Shfaqja ‘Peer Gynti nga Kosova’ do të shfaqet në Cyrih

Shfaqja „Peer Gynti nga Kosova“ e autorit Jeton Neziraj dhe me regji të Agon Myftarit do të jetë pjesë e Festivalit „Blickfelder Festival“ që organizoher nga Kantoni i Zurich-ut dhe këtë vit mbahet nga 13 deri me 23 qershor 2019 në Zurich. 

„Peer Gynti nga Kosova“ do të shfaqet tri herë radhazi, me 18 dhe 19 qershor të këtij viti.

„Blickfelder Festival“ është festivali kryesor i teatrit për fëmijë dhe të rinjë në Zvicër dhe njëri ndër festivalet më të rëndësishme në Evropë. Ai ka karakter ndërkombëtar dhe sivjet, pos shfaqjes nga Kosova, do të prezentohen edhe dhjetra shfaqje nga Zvicra dhe vende të ndryshme të botës.

„Peer Gynti nga Kosova“ është realizuar në maj të vitit 2017, kurse nga ajo kohë ka pasur mbi 20 repriza në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Gjermani. Sivjet ndërsa, pos në Zvicër, do të shfaqet edhe në Lyon të Francës.

„Peer Gynti nga Kosova“ është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe ka pasur premierën në maj të vitit të kaluar. Në të luajn aktorët: Bujar Ahmeti, Donikë Ahmeti/Semira Latifi, Shpëtim Selmani dhe Tristan Halilaj.

Skenografinë e shfaqjes e ka punuar nga Nicola Minssen, kostumet nga Yllka Brada, kurse kompozimin muzikor Gabriele Marangoni. Dramaturg i shfaqjes ka qenë Stefan Schletter. 

„Peer Gynti nga Kosova“ është rrëfim për një ëndërr të dështuar. I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të ardhmen në ‘parajsën’ e quajtur Evropë. Ajo çka ndodhë me këtë të ri gjatë këtij udhëtimi reflekton eskperiencat e shumë desperadove të rinjë të cilët çdo vjet, të mbushur me shpresë, lëshojnë atdheun e tyre. Shpesh, në atdheun e tyre të ri, të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar dhe larg nga shtëpia, me mungesë perspektive dhe të mospërfshirë në shoqëri, atyre ëndërra u bëhet një makth i madh. 

Në dëshirën e tyre për t’u pranuar ata shpesh biejn viktima të shokëve të këqinjë, të cilët ua ofrojnë “sigurinë e munguar”.

Në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe I argëtuar në mënyrë perkfekte. / KultPlus.com

Kosova prapë blen ‘Plazma’, ‘Smoki’ dhe ‘Eurokrem’

“Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe produkte tjera të prodhuara në Serbi janë paraparë të blihen përmes një tenderi prej 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Produktet ushqimore që do të blihen janë të destinuara për një numër të madh të institucioneve qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Produkte ushqimore të prodhuara në Serbi, siç janë: “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe disa të tjera janë paraparë të blihen përmes tenderit publik 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në dokumentet që i ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se produktet që do të blihen janë të destinuara për shumë institucione qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë.

Foli mendjes edhe atëherë kur të dridhet zëri, reflekto dhe mos u ndjej asnjëherë vetëm…

Shkruan: Besnik Peci – Psikolog

Çfarëdo që keni bërë deri tani ose jeni duke bërë, NDËRPRITENI! Është koha kur ju duhet të bëni një pushim të shkurtër!

Ikin sekondat, minutat, orët, ditët dhe vitet e ne nuk po arrijmë të kuptojmë se çfarë me të vërtet po ndodh NË dhe me jetën tonë. Një gjë e dijmë dhe e ndjejmë çdo ditë, jemi human por të kapluar nga sjelljet robotike jo humane. Nuk po na pëlqen, por po dorëzohemi e konformohemi lehtë me këtë status. Herën e fundit kur me një djalosh u fjalosëm, me dhimbje më tha se nuk ka kohë të flasë e mendoj për veten e tij. Thellë në palcë sistemi robotik i jetesës e kishin okupuar kohën dhe nuk i jepnin rast mendjes të propozojë asgjë të re. Po, ky ishte motiv shtesë të shkruaj.

Na është bërë klishe të dëgjojmë ankesat për ujin, rrymën, komunikacionin, sjelljen e komshiut, përmbajtjen e programeve në televizionet tona, mungesën e transparencës në të gjitha nivelet, e forca jonë dhe kufijtë tanë për t’a ndryshuar këtë realitet duke praktikuar metoda dhe mjete të njëjta vetëm sa vijnë e trashen. Optimizimi i pabazë dhe i tepërt sjell vetëm terr. Një person mund të jetë i mençur, por që të veproj mençur, inteligjenca nuk mjafton, nevojiten edhe shumë komponente tjera.

E kuptojmë se në mendjen e secilit egziston një kufi përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh, pasi e keni kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh prapa thoshte Dostojevski. Pavarsisht që pikëpamja negative e kësaj shprehje është sinonim edhe i çmendurisë por në të njëjtën kohë është sinonim edhe i gjenialitetit! Pas çdo suksesi fshihet edhe një rrisk potencial, pas çdo udhëtimi ne jemi ndryshe jo si më parë.

Dikur në fillet tona një mik i imi thoshte se, Bill Gates po propozon të meditojmë së paku pesë minuta në ditë, sepse vetëm kështu hapemi ndaj ideve inovative. Me ëndje e thoshte se është proces i dëshirueshëm për ndërrmarrësit e rinjë! E ne sot po flasim për humanin ku kërkojmë me dashamirësi që t’a kthejnë objektivin drejt vetes t’a ruajnë vetën e tyre nga vetvetja dhe ky mjedis social që sillet me ne me një agresion të pa kuptueshëm e vështirë të konceptueshëm. Humani ka nevojë për pushim dhe reflektim. “Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë një rreze dielli në shpirtin tend” Andaj hapi perdet e territ përmes reflektimit, lejoje veten tënde të frymoj sepse besoj që e meriton !

Dinamika e jetës është fajtore, puna, kushtet janë problematikat e shumicës. Me një kompromis të dhimbshëm dhe me një pajtueshmëri të lartë jemi duke u konformuar me këto konkluzione. Pyes shpesh veten a kaq të pafuqishëm jemi?! Pastaj zhytja në skëterrat e botës virtuale sikurse dikur zhytej në përrallat e veta unike Liza në Botën e Çudirave, nuk janë bota e realitetit, do duhej të qëndrojmë sa më larg kësaj bote. Do duhej ta shfrytëzonim ne atë e jo ajo të na kaplonte ne. Virtualiteti ja ka humbur kuptimin madje edhe “dhimbjes” më nuk po mësojmë e bashkndjejmë nga ajo si dikur !

Mos të lejojmë ta mbushim kujtesën tonë me të gjitha momentet kur jemi ndier të fyer, mund të përfundojmë duke mos lënë hapsirë për momentet briliante që keni përjetuar në jetë. Ruaje higjenën tënde mentale, ka vlerë më të madhe se sa dhëmbët tuaj që i pastroni së paku dy here në ditë. Duajeni vetëveten sepse duke u kujdesur për vetën tuaj ju e doni jetën, shoqërinë dhe vendin tuaj. Duke e dashur vetën ju jeni i dobishëm për shoqërinë. Mos harroni se mënyra më e shpejtë për tu bërë i lumtur është të ndihmoni, kështu thoshte emblema e altruizmit Gonxhe Bojaxhiu. Reflektimi të ndihmon të zbresësh në tokë, të ndjesh materien e trupit tënd, aromën e tij dhe fundin.

Pa qëllime në jetë, njeriu ndihet i mbytur! Ai, reflektimi, të ndihmon të ndërtosh qëllimet. Ai të ndihmon që kur të gjithë të braktisin duke të kthyer kurrizin ti asnjëherë të mos ndihesh vetëm. Ahh ai të ndihmon që edhe atëherë kur të dridhet zëri, mendja jote të punoj në shërbim të qetësisë dhe lumturisë tënde shpirtërore. Një status në rrjetetet sociale, një ese studentore, një hartim shkollor kur shkuruhet poqëse nuk e korigjuat nuk do ta marrë vlerësimin e dëshirueshëm andaj korigjo jetën tënde duke reflektuar.Mos kërkoni konkluzione të gatshme jo vetëm nga ky artikull por në përgjithësi në jetë, jepini hapsirë reflektimit dhe eksplorimit dhe lejojini vetes të nxirrni përfundimet tuaja.

Nesër mund të jeni model!

Ermal Meta, edhe këtë vit në Sanremo të Italisë

Këngëtari Ermal Meta, shqiptari i cili vitin e kaluar e fitoi festivalin më të rëndësishëm në Itali, Sanremo, sivjet do të kthehet prapë në këtë festival.

Siç ka treguar ai me anë të Twitter, Ermali do të rikthehet në Sanremo duke performuar krahas Simone Christicchi. Simone është këngëtar i njohur i cili e fitoi Sanremon në vitin 2007 me këngën ‘Ti regalero una rosa’, shkruan KultPlus.

Ermali ka treguar se ndihet i nderuar që do të këndojë krahas Christicchit, ndërsa normalisht do të jetë jashtë garës këtë vit pasi ka treguar se ka përzgjedhur projekte të tjera muzikore për realizim gjatë këtij viti.

Sanremo do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Christicchi e ka ftuar Ermalin vetëm si mysafir ndërsa vetë do të jetë në garë, por meqë Sanremo mbahet pesë netë me radhë, në një prej netëve këngët garuese vijnë në duet.

Ermali tanimë ka marrë famë në Itali pasi përfaqësoi Italinë në Eurovizion dhe u fut në top 10 e rezultateve finale vitin 2018-të. / KultPlus.com

https://twitter.com/MetaErmal/status/1086384038842167296

‘Teksti i këngës për bashkim tingëllon më së qarti serbisht’

Bëhuni gati për fjalën e radhës, bashkim

Teksti i këngës për bashkim tingëllon më së qarti serbisht.

Veton SURROI

1.

Në vitin 2018 u legjitimua fjala “korrigjim” (eufemizëm për ndarje dhe këmbime territoresh në baza etnike), ndërsa sapo kemi hyrë në vitin kur po legjitimohet edhe një fjalë tjetër që ishte pjesë e paketës ndërkombëtare të “vijave të kuqe”, fjala bashkim si në “bashkim kombëtar”. Nga pak u prek gjatë vitit të kaluar duke ravijëzuar një sekuencë logjike: Kosova dhe Serbia këmbejnë sa më shumë serbë e shqiptarë në shtetet e tyre respektive, së bashku me një pjesë të territorit ku banojnë, dhe meqë tash do të ishin në realitete të reja, Kosova e Serbia do të kishin të drejtë të bënin çka të donin me territorin e vet. Sapo filloi ky vit dhe kryeministri i Shqipërisë e thjeshtësoi tërë procesin negociator: Kosova të përfundojë ç’ka problem me Serbinë dhe pastaj Shqipëria e Kosova të bashkohen.

Mund të tingëllojë si muzikë për veshët e shqiptarëve të Kosovës, të frymëzuar nga metafora e mungesës historike në ngritjen e flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë si mungesë e shtetit të përbashkët. Por, ndonëse muzika mund të tingëllojë e këndshme, duhet shikuar me shumë kujdes tekstin e këngës që ka brenda këtë formulë: një herë ndarje territoriale, pastaj bashkim. Varësisht ku këndohet, ajo do të tingëllojë tjetër, madje krejtësisht ndryshe prej këndimit paraprak.

2.

Këndimi në Prishtinë do të ballafaqohet me shpërputhje në tekst. Procesi negociator i tanishëm, thonë Delegacioni shtetëror dhe opozita që nuk është në këtë delegacion, duhet të prodhojë njohje të Pavarësisë së Kosovës në territorin e saj të tanishëm, duhet të prodhojë njohje të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur dhe anëtarësim në OKB. Rrjedhimisht, duhet të krijojë mundësinë e integrimit në NATO e BE.

Por nëse kënga po thotë se një herë duhet të bëhet “korrigjimi” e pastaj bashkimi kombëtar, atëherë qenka një proces tjetër negociator. Për Delegacionin shtetëror – dhe opozitën që nuk është pjesë e tij – nuk do të kishte ndonjë sens të negociohet për të zhdukurit e borxhet ndaj kursimeve të qytetarëve, për shkatërrime të shtëpive e për të drejtat minoritare brenda Republikës së Kosovës në mënyrë që të sigurohet njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia, të gjitha shtetet e BE-së dhe anëtarësimi në OKB e NATO me këtë emër, nëse ekzistuaka një proces tjetër negociator, i cili siguron që njëherë të bëhet copëtimi i territorit të Kosovës e pastaj bashkimi i tij me Serbinë, gjegjësisht Shqipërinë.

Apo është fjalë për një këngë tjetër?

3.

Kjo këngë ka gjasa të tingëllojë mirë për veshët në Serbi. Një proces negociator që, siç u shpreh presidenti i Serbisë, do të krijojë vijën ndarëse historike mes serbëve dhe shqiptarëve do të prodhonte një territor kompakt në Kosovë me sa më pak serbë në të dhe një territor në Serbi me sa më pak shqiptarë në të (pa përdorim të dhunës, por nëpërmjet të këmbimit paqësor territorial). Territori kompakt me shqiptarë do të kishte të drejtën e bashkimit me Republikën e Shqipërisë dhe meqë Republika e Serbisë e njeh këtë të Shqipërisë, Serbia do të përmbushte një nevojë dhe një premtim njëkohësisht. Do të përmbushte nevojën që të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht premtimin që kurrë të mos e njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kënga serbisht, pastaj do të ishte me më shumë refrene sesa ajo në versionin shqip. Bashkimi i sa më shumë shqiptarëve në një shtet do të ishte ftesë që një gjë e tillë të ndodhte edhe me Serbinë, nëpërmjet të bashkimit të Republikës serbe në Bosnjë-Hercegovinë.

As varianti rus nuk do të tingëllonte keq. Nëse mund të bashkohen shqiptarët, pastaj serbët, çka kanë rusët që nuk mund të bashkohen?

4.

Kjo këngë nuk tingëllon mirë gjermanisht. Një lexues i vëmendshëm i lirikës së re ballkanike do të hetojë se këngës, e cila thotë “një herë ndarje, pastaj bashkim” i mungon njëri prej përcaktimeve thelbësore të shtetndërtimit, njohja. Procesi negociator që fillon me këmbime territoriale dhe kalon e përfundon me bashkim – njëherë spastrohen çështjet me Serbinë, pastaj Kosova bashkohet me Shqipërinë – anashkalon pikën më të lartë historike të Kosovës, barazinë e Kosovës me shtetet e tjera, përfshirë Serbinë, përfshirë Shqipërinë. Pra, anashkalon të drejtën e qytetarëve të Kosovës që nëse duan të krijojnë procesin dhe institucionet e bashkimit me Shqipërinë, në çfarëdo formati dhe me çfarëdo shpejtësie që të dëshirojnë – union doganor alla BE, bashkim konfederal, bashkim në një shtet. Sot, pas dhjetë, njëzet a pesëdhjetë vjetësh.

Andaj gjatë vitit të kaluar përgjatë legjitimimit të fjalës “korrigjim” u shmang vëmendja nga fjala “njohje”, si në njohje të ndërsjellë. Dhe andaj, gjatë këtij viti, me legjitimimin e fjalës “bashkim” do të shmanget vëmendja sërish nga fjala “njohje”. Kjo nuk është rastësi. Është pjesë e një përpjekjeje që me një proces “shpejt e shpejtë” të krijohet një marrëveshje që nuk do të trajtojë okupimin dhe luftën e Kosovës – parakushte për të arritur një marrëveshje paqeje – por do të zbresë tërë problemin shekullor në një emërtues të përbashkët, që shqiptarët të jetojnë me sa më pak serbë, dhe serbët me sa më pak shqiptarë, caqe këto të çdo ideologu serbomadh që nga themelimi i shtetit serb në shekullin XIX, caqe të manifestuara në luftën e fundit të Kosovës dhe dëbimin me dhunë të një milion shqiptarëve nga Kosova.

5.

“Bashkimi”, si në bashkim kombëtar, kështu, hyn në stadin e vet të tretë të jetës si koncept politik. Përgjatë shekullit XIX dhe një pjese të madhe të atij XX ishte synim i rilindësve, nacional-demokratëve, komunistëve, fashistëve, romantikëve, ëndërrimtarëve, poetëve, ekonomistëve e të tjerëve. Pas rënies së komunizmit deri më sot u shndërrua në kërcënim: o do të pavarësohet Kosova, o do të bëhet bashkimi kombëtar; o do të integrohet Shqipëria në BE, o do të integrohen të gjithë shqiptarët në një shtet, o do të fitojnë të drejtat e veta shqiptarët në Maqedoni, o do të bëhen pjesë e Shqipërisë.

Tash, në stadin e tretë merr kontura që nuk do të mundë të besoheshin gjatë njëqind vjetëve. Në vend të njohjes së ndërsjellë dhe të drejtës së qytetarëve të Kosovës të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, do t’u këndohet kënga e bashkimit. Në versionin serbisht, do t’u thuhet se mund të jenë të barabartë vetëm si shtetas të Shqipërisë. Në versionin shqip, do t’u thuhet se u gjet zgjidhja për të gjitha problemet e Kosovës (OKB, BE, NATO) e njëkohësisht u gjet formula se si të përmirësohet çdo gjë tek qeverisja e shqiptarëve; dy shtete të kapura me institucione të brishta e të sulmuara me sukses nga krimi i organizuar do të funksionojnë si një shtet funksional ditën kur pranohet plani serb i deklamuar shqip: një herë ndarje, pastaj bashkim.

Njohja? Kush kërkoi këngën njohja?

(Nga Koha Ditore)

Fëmijët nuk do t’i marrin shtesat prej 10 eurosh as këtë vit

Fëmijët kosovarë nuk do t’i marrin shtesat këtë vit, siç u premtua. Rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ende nuk është hartuar në ligj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe rrjedhimisht me këtë vonesë nuk do të mundë të përfshihet as në buxhetin e vitit 2019, kur të dalë në votim.

Fëmijët në Kosovë nuk do t’i marrin shtesat prej 10 eurove as gjatë muajit janar, siç u ishte premtuar, por as gjatë këtij viti për shkak se rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ende nuk e ka hartuar legjislacionin për shtesat.

Përderisa kjo rezolutë nuk hartohet në legjislacion, atëherë është e pamundur të përfshihet në buxhetin e këtij viti, i cili ka kaluar në lexim të parë pa i përfshirë këto shtesa dhe se ka pak hapësirë nëse ato do të jenë pjesë e buxhetit kur ai të vendoset për votim në lexim të dytë. Kjo rezolutë vlerësohet se do të marrë kohë derisa të përpilohet në ligj dhe se me shumë mundësi do të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm, por jo për këtë vit.

Në të pritet të përfshihen disa kategorizime se si do të shpërndahen këto paga, duke marrë parasysh statusin financiar të fëmijëve.

Të rinjtë që duhen puthen në këmbë

Poezi nga Jacques Prévert

Të rinjtë që duhen puthen në këmbë
Përballë portës së natës
Dhe kalimtarët që kalojnë i tregojnë me gisht
Por të rinjtë që dashurohen
S´ndodhen aty për askënd
Është vetëm hija e tyre
Që dridhet në errësirë
Duke shkaktuar tërbimin e kalimtarëve
Tërbimin e tyre përbuzjen e tyre nënqeshjet e tyre
Zilinë e tyre
Të rinjtë që dashurohen s´janë aty për askënd
Ata janë gjetiu shumë më larg se nata
Shumë më lart se dielli
Janë në shkëlqimin verbues të dashurisë së tyre të parë.

Ndërron jetë kompozitori i njohur shqiptar

Kompozitori shqiptar Kozma Lara është ndarë nga jeta mbrëmë vonë.

Lajmin për vdekjen e tij në moshën 87 vjeçare e ka dhënë akademiku Vaso Tole, teksa ka ndarë me miq e të njohur lajmin e dhimbshëm.

Lara lindi më 1932 në Durrës dhe është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë.

Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë. / KultPlus.com

Leze Qena tregon domethënien e ‘Lulja n’saksie’

Ajo është ndër aktoret më të dashura shqiptare dhe publiku shqiptar gjithmonë i ka shikuar filmat dhe serialet kudo që është shfaqur Leze Qena.

Së fundi, e dashura Leze është bërë e famshme gjithandej edhe në internet, pas interpretimit të një kënge që ka marrë vëmendjen e të gjithëve, në serialin ‘Çka ka shpija’.

Leze Qena për Sevenbizz ka treguar se gjithçka ka qenë rastësisht.

“Gjithçka ka qenë rastësisht, erdh momenti duhej të këndoja dhe më thanë këndo çfarë të duash, dhe e këndova “Lulja n’saksi, saksija n’lule. Kjo këngë në gjeneratën time, artistat kur shkonim nëpër turne, këndonim këtë këngë gjithë rrugës në autobus, mu kujtua dhe e këndova në serial, dhe tani u bë hit. Po të më jepnin përqindje këta të gjithë që po e këndojnë do rrija si pasha”, u shpreh Leze Qena. / KultPlus.com

‘Ku? Ku, ku kum kunkuru?’

POEZI POSTMODERNISTE KUNKURIANE

Aventurat e kunkuristit kunkurian Kunkuron Kunkurusi në Kunkublikën e Kunkurisë

* * *

Kuku! 
Kunkurusi kunkurian ka kunkuru!

Ku? Ku? Ku, ku kum kunkuru?
Kuku, paskum kunkuru! 
Ku s’kum kunkuru…

Amo qetu s’kum kunkuru kunkurisht!
Kuku, kum kuku-kunkuru! Ku?
Ku kum kunkuru, o kunkurtar i kunkurushëm?

Ku, ku? Kuku! Pasha kunkuzotin!
Krejt Kunkuria e din qi s’kum kunkuru!
Ku kunkuron kun, kur s’mun! 
Ka kunkurana e kunkuresha të pakunkurushme?

Qetu paske kunkuru! 
Kuku! Paskum kunkuru! Ku, ku?
Emnin e paske qetu; 
Kunkurisht e ke kunku-shkru: Kunkuron Kunkurusi!
– Kuku! A na ra rusi? 
– Jo, ti je kunkurusi! 
S’asht kund këtu rusi!
Na veç pijmë çaj rusi!

Ashtu kunkuroke kunkurushëm në çdo kunkurim!
Si zbukurim! O Kunkurim Kunkurusi kunkutrim!

Kuku! Paskam kunkuru! Ku, ku?
I lumi û!
Kuku! Kukumkunkuruku?

Hajt, bre, kunkutrim!
Sa kunkurueshëm kunkuroke, o Kunkurim!

(E huazuar nga Agim Morina / Facebook)

Kur bota m’vret, ti s’më le me e lëshu jetën

Kur ti sëmuresh, bota fle
Unë rri mbi kokën tënde,
Çdo gradë më shumë e zjarrmisë
E djeg zemrën time.
Kur ti s’ha, bota ngopet
Mua buka m’bëhet nyje,
Gjej pafund mënyra me t’bë me hëngër.
Kur ti qan, bota s’dëgjon,
Unë e ndali rrjedhën e jetës për t’i fshirë lotët e tu.
Kur ti rrëzohesh,
Trupi im mavijoset.
Kur ti buzëqesh,
Oh,
Lule çelin n’mua.
Kur ti ec,
Zemra ime t’vjen pas si hije,
Kur m’thua “nana”
Universi ndalet,
Parajsa zbret n’Tokë..
Kur bota m’vret,
Ti s’më le me e lëshu jetën.

Autore: Shqipe Palloshi Zumberi/ Supergratë/ KultPlus.com

Suedia dhe Kosova, e bardha dhe e zeza për të drejtat e njeriut

Arbër Selmani

Një shok i imi, Daniel Silberstein, duhet të mendohet goxha si shumë për të ma gjetur një gjë të vetme që nuk ecën mirë në Suedi. Shteti i gjelbër, apo vendi i cili që nga viti 2009 ka aprovuar martesat mes të gjitha gjinive, ndoshta edhe nuk ka diçka që thjeshtë nuk funksionon.

“Duhet të mendohem. Problemi i vetëm është ndoshta ideologjia naziste e cila pak po del në pah viteve të fundit. Përndryshe, moti i keq është ai që nuk i pëlqen suedezëve” tregon Danieli. Ironike, por këtë bisedë e bëmë në Stokholmin e fillim-gushtit 2018, ku temperaturat shënonin mbi 30 gradë dhe Suedia po e përjetonte verën më të nxehtë në 260 vite, prej kur edhe ky shtet e mat temperaturën e ajrit.

***

Stokholmi është kryeqyteti i Skandinavisë, ose kësisoj figuron nëpër broshurat e promovimit të qytetit. Ndërtuar aty ku liqeni takon detin, me 14 ishuj dhe me 57 ura, qyteti merr frymë me mendje të hapura në rrugë të ngushtuara. Prej këtij qyteti kanë dalë idetë e mëdha që sot mbajnë emrin Spotify, Skype, Ericsson… Por më e rëndësishme se të gjitha këto është se qyteti është i pranueshëm ndaj të gjitha komuniteteve. Këtë vit, 60 mijë qytetarë morrën pjesë në parakalimin brenda Paradës së Krenarisë së komunitetit LGBTI – gej, lezbik, transgjinor, biseksual dhe interseks, dhe rreth 500 mijë të tjerë e ndoqën paradën nga ballkonet e tyre, anash rrugës, si spektatorë të festës së madhe.

Me 4 gusht, e shtune, një ditë me shi do të ‘provonte’ të ndalte hovin e suedezëve dhe njerëzve që nga mbarë bota të cilët erdhën në Stokholm për të qenë pjesë e Paradës së Krenarisë. Mes tyre, edhe disa shqiptarë. 

“Është e mahnitshme kjo ndjenjë në Stokholm. Këtu nuk duket asgjë sikur një Paradë, por më shumë si një ditë feste për këtë popull. As edhe një shikim të vetëm të keq nuk e pashë prej njerëzve që na shikonin prej rrugëve, ballkoneve, apo prej kafeve ku po pinin. Sa normale është kjo ditë për këta njerëz, më duket absurde” tregon Aras, një aktivist për të drejtat e njeriut nga Turqia, një shtet që me gjithë integrimin nuk ka arritur viteve të fundit ta pranojë komunitetin LGBT, duke shtypur e ndaluar disa herë Paradat e Krenarisë në Stamboll dhe në qytetet tjera kryesore.

E kur shikon statistikat dhe datat, Suedia ka qenë zgjuar kur shumë shtete në Evropë kanë fjetur. Në vitin 1845, në Suedi është garantuar barazia mes burrave dhe grave në të drejtën e trashëgimisë, në vitin 1921 gratë fillojnë të votojnë, në vitin 1965 shteti e aprovon ligjin kundër dhunës në martesë. Që nga viti 1974, në Suedi të drejtën për të marrë pushim e kanë të dy prindërit, pas lindjes së fëmiut. Një vit më vonë lejohet aborti pas javës së 18-të.

Në vitin 2002 kriminalizohet trafikimi me qenie njerëzore për qëllime seksuale ndërsa që nga viti 2009, në Suedi nuk i bën askujt përshtypje nëse je burrë e martohesh me burrë apo grua, apo nëse je grua dhe dëshiron që partner jetësor të kesh një grua, ose një burrë. Edhe Kisha e Suedisë nuk ka asnjë problem me këtë punë. Kjo pasqyrë është majftueshëm bindëse për të konfirmuar “Suedinë e mirë”, vendin ku merr frymë lirshëm në çfarëdo forme të jetesës njerëzore derisa nuk rrezikon mirëqenien e tjetrit.

Nadja Karlsson është një tjetër shembull i gjallë i Suedisë paqësore. Ajo është transgjinore. Nëna e saj e ka pranuar faktin që Nadja do të jetë një grua deri në fund të jetës së saj. Mbesa e saj e ka pranuar edhe pse vëllau i Nadjas e ka konsideruar të tmerrshme që idenë që Nadja të vazhdojë me këtë stil të jetesës.

“Unë organizoj shëtitje nëpër qytet dhe e rrëfej historinë e komunitetit LGBT këtu. Nuk ka qenë gjithmonë parajsë dhe ambient i lehtë, por me kalimin e kohës të gjitha institucionet janë bashkuar për të përmirësuar situatën” tregon Nadja. Ajo ka përmendur librin “Sodomsäpplet” nga Bengt Martin, libër ky i cili flet për lidhje homoseksuale dhe i cili ka pasur ndikim në mentalitetin e suedezëve që nga botimi i tij në vitin 1968.

***

Hoxhë Sadullah Bajrami predikonte dikur në ligjëratat e tij për këtë komunitet njerëzish, kur në internet gjenden fjalimet e tij mbi homoseksualitetin, këtë “sëmundje e cila sjell edhe sëmundje të tilla”.

“Nuk kemi nevojë që lesbiket të na dalin në rrugë e të na tregojnë trashëgiminë dhe virtytet e popullit të tyre” thotë mes tjerash Bajrami. Homologu i tij, Kujtim Hasani, thotë se të jesh homoseksual është e pështirë dhe e ndyrë, duke kujtuar e rrëfyer se një kohë paska ekzistuar një vend i tërë me “njerëz të tillë”, dhe të cilin All-llahu e rrokullisi, dërgoi lehjen e qenve dhe gurët vrastarë, duke i dhënë fund këtij degjenerimi kolektiv. Gripi i pulave apo sida, sipas Hasanit, janë pjellë e ardhur nga gejët e lesbiket.

Gëzim Kelmendi, një tjetër perlë e mendimeve në këtë fushë, e ka quajtur disa herë komunitetin LGBT si komunitet të sëmurë. Hov morri edhe vitin e kaluar, kur në Kosovë u mbajt për herë të parë Parada e Krenarisë – me disa marshe nëpër vite para saj, kur prapë e shpërfaqëi në rrjete sociale urrejtjen e tij dhe argumentet pse nuk e do këtë komunitet si pjesë të familjes së madhe shqiptare.

Kjo veç sa për të lidhur paralele me atë se çfarë përfaqëson, proklamon dhe përkrahë Kisha e Suedisë. 64 % e qytetarëve në Suedi janë pjesë e Kishës, dhe besojnë fuqishëm në këtë institucion fetar.

***

Derisa në Kosovë në librat shkollorë, përfshirë edhe librat për fëmijë, skandalet e ndryshme dalin si këpurdha kohë pas kohe, në Suedi është krejt më ndryshe.

Para disa kohësh, në një libër prej të cilit edukohen gjeneratat e Kosovës shkruante se muzika rok është kriminale. Në një tjetër, baraz skandaloz, personat me Syndrome Doën konsiderohen ‘idiota mongoloid’.

Në Suedi, fëmijët i mësojnë rolet e ndryshme gjinore si të barabarta qysh në librat me figura e vizatime, të kuptueshëm për ta.

Kristina Henkel nga OLIKA – shtëpia botuese e cila përkujdeset që fëmijëve që rriten në Suedi tu tregojë barazinë gjinore me anë të librave për fëmijë, tregon më shumë për revolucionin suedez të librave për fëmijë.

Nuk është për çudi, kur merret me mend fakti se Pipi Çorapegjata është produkt suedez, i shkrimtarit Astrid Lindgren. ‘Letërsia e mirë i jep fëmijut një vend në këtë botë…dhe botës një vend brenda një fëmiu’.

“Në librat për fëmijë, gjithmonë vajzat janë të thyera, të dëshpëruara, pasive, brenda shtëpisë, shumë emocionale, ndërsa djemtë janë të fortë, të frustruar, plot avantura, të guximshëm. Ne kemi nisur moti ta ndërrojmë këtë praktikë. Ne nisemi prej faktit, normalizo – mos problematizo” tregon Henkel.

Ja shembull, libri “Ta pastrojmë veturën” tregon se si burri i shtëpisë e mban fëmiun ndërsa gruaja e pastron veturën, ndërsa te libri “Fustani i Konradit” është personazhi kryesor simpatik, Konradi, ai që vesh fustanellën e motrës dhe bashkë luajnë e kërcejnë.

“Kur publikojmë një libër për fëmijë, kontrollojmë që gjithçka të jetë e barazpeshuar. Mosha, religjioni, klasa sociale, gjinia, ngjyra e lëkurës, dëshirat, preferencat, aftësitë e veçanta, dashurinë mbi të gjitha” vazhdon Henkel.

***

Në anën tjetër, në aspektin e të drejtave të njeriut, Kosova nuk është një nxënëse e mirë.

Human Rights Watch e ka publikuar para pak ditësh raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2018. Kosova është e përfshirë në të njëjtin seksion me Serbinë, por ta zëmë se ky fakt nuk është asgjë politik.

“Urrejtje në rrjete sociale kundër lezbikeve, gejave, biseksualëve dhe transgjinorëve pati gjatë tërë vitit, njëjtë sikur edhe adresuar aktivistëve, sidomos gjatë Paradës në muajin tetor. Në maj, autoritetet e kundërshtuan kërkesën e një transgjinori për të ndërruar gjininë në dokumente dhe emrin. Nuk pati incidente në Paradën e Krenarisë” shkruhet mes tjerash në këtë raport nga HRW.

Megjithatë, as në Serbi situate nuk është ndryshe.

DA SE ZNA, organizatë serbe që merret me të drejtat e komunitetit LGBT, ka pasur mbi dhjetë sulme adresuar aktivistëve të saj. 

Në Kosovë, planet janë që edhe këtë vit të mbahet Parada e Krenarisë, ndërsa do të jetë e treat herë që kjo do të ndodhë, me shpresë që popullata të vetëdijësohet dhe të pranojë këtë komunitet.  / KultPlus.com

(Teksti është realizuar me ndihmën e Swedish Institute dhe Ambasadës së Suedisë në Kosovë)

Historia e trishtë e dashurisë mes Sylvia Plath dhe Ted Hughel

Ajo shëtiti gjatë atë mbrëmje rrugëve të Londrës, e bindur se djaloshi që një natë më parë e kishte puthur lehtë në qafë do të shfaqej sërish në jetën e saj. Ai ishte i gjatë, shumë më i gjatë se ajo dhe në fytyrë i dalloheshin ca rrudha të lehta, edhe pse sapo i kishte kaluar të 30-at. Sylvia Plath atëherë nuk mund ta besonte se vargjet që kishte lexuar në revistë muaj më parë ishin të tij.

Ai shkruante bukur dhe ndjeshmërinë e vargjeve ajo e ndjeu dhe kur fytyra e tij u skuq ndërsa prekte të sajën. Atë natë ata kishin pirë nën shoqërinë e disa miqve të përbashkët dhe Sylvia ndjente sikur kishte kohë që kishte qenë pranë tij. Dy ditë më pas, ai do të telefononte në shtëpinë e saj dhe teksa rendte në vrap për ta takuar atë në kafenenë bri rrugës, ajo ndjehej e gjitha e pushtuar prej tij.

Sylvia Plath dhe Ted Hughel do të bashkonin duart poshtë tavolinës ku gjendeshin dy filxhanë çaj për të mos u ndarë më për vite me radhë. Lidhja me Ted, një nga poetët më të rëndësishëm të shekullit XX, nuk do të ishte thjesht një lidhje dashurore, por një lidhje që do të ndikonte në krijimin e individualitetit të saj si poete.

Ted diti të shihte brenda trishtimit të saj dhe të shtynte talentin e lindur të kësaj gruaje të shpërthente. Në ditarin e saj, Plath do të përshkruante orët e gjata të mbrëmjes që ata i kalonin duke i lexuar poezi njëri tjetrit. “Ted ishte si një këngëtar. Ai lexonte aq bukur dhe u jepte fjalëve ritmin e duhur”, shkruante ajo. Më 15 qershor të vitit 1956, ata u martuan. Vitet e para të martesës do të ishin të mbushura plot pasione për çiftin që adhuronte letrat. Në këto kohë, ata shfaqën interes për astrologjinë dhe të mbinatyrshmen.

Pas një depresioni që kishte kaluar në adoleshencë, Plath gjithnjë kishte frikë të afrohej me poezinë. Ajo e ndjente se depërtimi i thellë brenda vetes, mund ta fuste në skuta të errëta nga të cilat do ta kishte të vështirë të dilte. Por, Ted e ndihmoi të bënte këtë rrugëtim dhe të nxirrte prej andej jo copa errësire, por vargje që ende lexohen sot me ëndje.

Në vitin 1957, ata u zhvendosën për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Plath nisi të studionte në Kolegjin Smith. Kjo do të ishte një kohë e vështirë për vajzën që ishte mësuar të kishte më shumë hapësirë për poezinë, ndaj vetëm një vit më vonë ata zhvendosen në Boston. Ajo nisi punë si recepsioniste në një spital psikiatrik dhe filloi të ndiqte leksionet mbi poezinë nga Robert Lowell, ku shkonin dhe poetë si Anne Sexton apo George Starbuck. Të dy, Lowell dhe Sexton, e inkurajuan Plath të shkruante përvojat e saj dhe ajo ashtu bëri.

sylviaAta diskutuan hapur për depresionin apo për përpjekjet për vetëvrasje që Sexton kishte bërë shpesh, duke e shtyrë Plath të shkruante nga një perspektivë më shumë femërore. Në këtë kohë, Sylvia nisi ta shihte veten si një poete më serioze, duke parë që vargjet që shkruante nisën të merrnin formën që vetë ajo kishte dashur t’u jepte kohë më parë. Në dhjetor të vitit 1959, çifti kthehet sërish në Londër.

Një vit më vonë, lind vajza e tyre Frieda. Përmbledhjen e saj të parë me poezi “Koloseo” ajo e botoi më 1961. Shtatzënia e saj e dytë përfundoi me dështim, gjendje të cilën poetja nuk do ta kalonte lehtë. Pothuajse të gjitha poezitë e shkruara në atë periudhë përfshihen nga dëshpërimi. Në gusht të atij viti, ajo botoi dhe një libër autobiografik. Nikolasi, fëmija i saj i dytë lindi më 1962.

Në shtëpinë e madhe, Hughes nisi të mbante bletë që u bënë frymëzim për disa poezi të Plath. Ajo përfshihet në këtë kohë në një aksident me makinë, që u interpretua si një tentativë për vetëvrasje nga miqtë e saj. Pas këtij incidenti, jeta e saj nuk do të ishte më ajo e dikurshmja. Ajo zbulon tradhtinë e të shoqit me Assia Wevill dhe kërkon divorcin.

Kjo ndarje do të shënonte dhe rrugëtimin drejt fundit të jetës së Plath. Pas ndarjes, ajo jetonte në “Fitzroy Road” vetëm disa metra larg apartamenteve Chalcot, ku kishte jetuar poeti i njohur irlandez Willliam Butler Yeats. Plath e quante një shenjë të mirë faktin që ai kishte jetuar aty. Depresioni, të cilin ajo mendonte se e kishte mposhtur, kthehet sërish, por këtë herë Ted nuk ishte pranë saj për ta mbrojtur. Asnjë burrë nuk ishte pranë gruas me sytë e thellë kafe dhe flokët e verdhë. Ajo nuk mundi ta përballonte dot mendjen e saj, dimrin e madh e të gjatë të vitit 1963…

Pavarësisht kurimeve që mori, Plath, një nga zërat më interesantë të poezisë, i dha fund jetës së saj më 11 shkurt 1963 dhe ishte vetëm 31 vjeçe. Robert Lowell, mik i sfidave të përbashkëta me të, do ta quante atë “një heroinë të madhe klasike”.

Plath është autore e një sërë librash poetikë, tronditës e mallëngjyes të publikuar në shekullin XX. Imazhet janë ato që karakterizojnë dhe e bëjnë të dallueshme poezinë e Plath. “Unë duartrokas përdorimin e fjalëve si mjete për të skalitur imazhe nga ajri i hollë dhe për t’iu dhënë atyre substancë”, shprehej dikur ajo.

Plath ka dhënë një kontribut të madh në thyerjen e tabuve në vitet 1960. Ajo solli një stil krejt të ri në të shkruar dhe në tematikë. Kjo do ta bënte atë të radhitej ndër autoret më të veçanta, duke marrë parasysh edhe tiparet rrëfimtare, që bëri që të tërhiqej më shumë vëmendja drejt jetës së saj. Ndër veprat e saj më të rëndësishme janë “The Colossus and Other Poems” dhe “Ariel”. Në vitin 1982, ajo u nderua me çmimin “Pulitzer” pas vdekjes për “Poema të zgjedhura”.

Kritika vijon ta shohë poezinë e saj si thellësisht vetjake dhe të ndjerë, një rrëfim i çiltër deri në brutalitet i një ekzistence të trazuar e me fund tragjik. Sylvia Plath lindi më 27 tetor, në Jamaica Plain, Massachusetts. Fëmija e parë e Ottos dhe Aurelia Schoeber Plath. I ati ishte profesor gjermanishteje dhe entomologjie (specialist bletësh) në Universitetin e Bostonit; e ëma ishte mësuese gjimnazi dhe nxenëse e të shoqit. Sylvia ndoqi shkollat në Wellesley, Massachusetts dhe më pas shkoi në Kolegjin Smith, në sajë të meritave shkollore.

Në vitin 1953, u zgjodh në bordin e kolegjit për revistën “Mademoiselle”, falë publikimit të poezive dhe tregimeve të saj. Gjatë vitit të parafundit në kolegj, e ëma vuri re tiparet e depresionit (sëmundje kjo që rridhte në familje nga ana e të atit). Si rrjedhojë, Sylvia iu nënshtrua mjekimeve të njohura si elektrokonvulsivë bipolarë. Në gusht të vitit 1953, tentoi vetëvrasje, duke pirë sasi të madhe ilaçesh. Pas shërimit (gjashtë muaj në terapi intensive), iu kthye shkollës.

Diplomën e mbrojti me një ese mbi Dostojevskin, duke u diplomuar në fund me të gjitha nderet. Fitoi më pas bursë studimi për në Kolegjin e Newnham, Kembrixh, për ku u nis në vitin 1955. Jeta e saj në Angli njihet si tepër “seksuale”. Në shkrimet e asaj kohe vihet re kundërshtimi dhe urrejtja e saj kundrejt sjelljeve me standard të dyfishtë, si dhe shpalosja e idesë së heqjes së kufijve mbi të drejtat e saj në lidhje me përvojat seksuale (nga kjo anë kërkonte barazi me burrat).

Sylvia vrau veten ne 11 Shkurt, 1963./ filozofia.al/ KultPlus.com

Murali i Banksy shitet për 100 mijë funte

Një mural nga Banksy që përshkruan një fëmijë që shijon rënien e borës dhe që në fakt është ndotja nga një kazan i djegur, është shitur për mbi 100,000 funte tek një tregtar arti britanik.

“Nga njëra anë, muralet “Përshëndetjet e sezonit” në një garazh të betonit në Uells tregojnë një djalë të vogël me gjuhën e tij jashtë për të kapur fjolla borë, që kur shihet nga një anë tjetër, rezulton të jetë hiri nga një kazan industrial.

“E bleva atë dhe më kushtoi gjashtëfish më shumë”, i tha Reuters në telefon John Brandler nga Galleries Brandler.

“Unë jam duke e marrë atë në Port Talbot për një minimum prej dy apo tre vjetësh. Unë dua ta përdor atë për një qendër artesh që do të sillte artistë të njohur ndërkombëtarisht në Port Talbot “.

Muret u shfaqën muajin e kaluar në qytet në buzë të Gjirit të Swansea, në uzinën më të madhe të shkrirjes së çelikut.

Brandler, 63 vjeç, tha se të gjithë muralet – në cep të një garazhi – duhej të lëvizeshin në një copë. Ai nuk pranoi të jepte një çmim specifik për copë.

“Hobi im është biznesi im. Hera e fundit që shkova në punë ishte kur isha 18 vjeç, “tha Brandler.

Banksy, i cili mban privat emrin e tij të vërtetë, është bërë artisti më i famshëm i rrugës në botë duke u bërë argëtues në ekseset e kapitalizmit modern dhe duke vënë në dukje ikonat e zbrazëta, sloganet dhe mendimet./ekonomiaonline/ KultPlus.com

Rreth librit “Strehë Dashnie” nga Besnik Camaj

(Besnik Camaj: “Strehë Dashnie”, “OM”, Prishtinë, 2018)
Shkruan Vlora Ademi

Në kohën kur poezia po shpërfytyrohet gjithnjë e më shumë, Strehë Dashnie na vjen si vlerë e padeformuar, duke e ruajtur thelbin e mirëfilltë të poezisë, me një shije të stërholluar estetike. Përderisa erotika në poezinë shqipe është trajtuar si ankth dhe ka vërshuar si liri e munguar, në Strehën e autorit Besnik Camaj, atë e ndjen si ndjenjë fisnike, si përjetim hyjnor, me një thelb plot filozofi.

Mes faqeve të librit, lexuesi jo vetëm strehohet në ngrohtësinë e vargut, por takon edhe ndjenjën më të bukur njerëzore, dashurinë. Dhe kjo ndjenjë është e kultivuar në mënyrë shumë të çiltër nga autori. Aq natyrshëm përjetohet kjo ndjesi mes rreshtash, sa që vetvetiu kuptohet se i vetmi synim i autorit është, ta ndajë dhe ta përçojë tek lexuesit këtë ndjenjë.

Në vargjet e Strehës, përpos që janë shkrirë dy muza të poezisë, euterpa dhe errata, në poemat e saj Republika dhe Art-i, është shkrirë edhe muza epike, kaliopa, që i jep përmasa shumëdimensionale veprës dhe një diskurs lirik me botë të thellë përceptimi. 

Para së gjithash, tek Streha nuk mund të mos e vërejmë edhe dialektin e poetit, si simbolikë e veçantë që tashmë i karakterizon ligjërimet e tija dhe e bën poezinë e tij shumë më semantike duke ndërtuar një stil thuajse origjinal.

Libri fillon me poemën e Republikës, totemit të veprës siç e quan prof. Zija Vukaj, dhe vazhdon me pjesën e parë Brigjeve, ku autori ndërton raportin e tij me “mëkatin”, por që, në të njejtën kohë ec brigjeve përkrahë tij:

heret-a-vonë

kam qejf me ba dashni me ty

le të marr’ n’thu edhe Toka

ndoshta kthehet në krah t’duhun

e ia sheh t’mirën tanë bota

f.28

Tek pjesa e dytë Shtigjeve, autori i bënë lexuesit shtegës të imagjinatës dhe përjetimeve të vargëzuara me delikatesë të spikatur, duke shpërfaqur dellin e mprehtë të penës dhe të lirikës:

Kurrë nuk u bëmë bashkë

sa i ngushtë ky shteg

për t’u ça

sa e shkurtë kjo jetë

për t’u nda

f.49

Gjuha metaforike e poetit, shpeshherë e futë në grackë të një mendimi më të thellë lexuesin, për ta kuptuar thelbin e vargut.

Në pjesën e tretë Majave, vargjet bëhen më të mprehta dhe thumbuese, sikur është poezia Pa dashtë (f.67),  megjithatë, në këtë pjesë, poeti i ka trajtuar majat në dy dimensione. Në rastin e parë, si element “thumbues”, ndërsa në të dytin si element kulmor, duke ndërtuar një antitezë kuptimore:

Si

shi sigjim

kacavaresha

ujvarës së qiellit

f.79

Dhe si ndodh rëndom, në pjesën e fundit, Qiejve, gjithmonë takojmë të pazakonshmen, atë më të veçantën, më të bukurën, njashtu sikur poemën ART-it, që kuptohet se jorastësiht i takon kësaj pjese të librit. Kjo poemë vjen me porosi të posaçme, si testament për lexuesit, tipike e stilit të Redyard Kipling, por jo edhe e zhveshur poetikisht. Nuk është poemë që lexohet vetëm njëherë. Është poemë që lexuesi do ta mbartë me vete dhe do t’ia përsëris vetes dhe të tjerëve paprajshëm. Është poemë që ka mesazh kuptimplotë me refleksione dhe ide që vijnë e shtresohen tek lexuesi, sa herë që të rilexohet. Vramendja estetike krijohet vetvetiu, ngase porositë kanë rrënjë të kahmotshme, por që janë sjellë me shembuj konkret nga subjektiviteti i autorit dhe me një gjuhë të bukur figurative. Pa dashur të bëhen dallime mes vargjeve, mesazhin më kuptimplotë të kësaj poeme e gjejmë tek pjesa e katërt e saj, saktësisht në faqen 86.

Art nuk asht

përçapja e arrës gojëhapun

po thyemja e saj me një t’rame dore

kur ke shumë kokrra

që vijnë nga trupa të ndryshëm

e ti me një t’prekun t’gëzhojës

me mollëzat e gishtave

ia gjen masën e goditjes secilës

e i then pa i shkallmue

për me ua nxjerrë thelbin e plotë

f.86

Kam përshtypjen që hijeshia e gjithë mozaikut të poezive përmblidhet në këtë strofë. Përmes këtij kombinimi kaq domethënës të realitetit me nuanca arti, poeti Bes Camaj, na jep një mesazh të skalitur me thekshmëri dhe këmbëngulësi poetike. Në këtë strofë, përqëndrimi i autorit është tek masa, por të përmblidhet ky koncept në këtë formë të bukur letrare, kjo po që është dhunti artistike. Për ta ditur dhe kuptuar vlerën e masës së gjërave dhe pastaj të veprosh drejtë me to, pa i dëmtuar, pa i ngatërruar, pa i keqpërdorur është ndjenjë fisnike, madje dhe hyjnore.  Aq më shumë kur me kaq mprehtësi artistike, duke ndërtuar një kocept filozofik, e pasqyron idenë e tij përmes frutit të arrës të cilën e ngrit në kuptimin e një simboli, të rrallë në poezinë tonë. Në këtë pikë qëndron gjithë fuqia poetike e fjalës, për t’i sjellë lexuesit dhe letërsisë një vepër të plotë arti, siç është vepra Strehë Dashnie.

Ti nuk ke nevojë për dikë që nuk ka nevojë për ty…

Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri të ikin. Fiksoji mirë dhe thuaja vazhdimisht vetes këto fjali: “ Unë nuk kam nevojë për asnjë telefonatë apo asgjë tjetër. Unë nuk kam nevojë të shpresoj nga askush”.

Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lërini ata të ikin. Nuk duhet t’i lutesh askujt që të qëndrojë me ty, të të dojë ty, të të telefonojë, të të mbështesë, të bëhet merak për ty, të vij të të vizitojë, apo të jetë i fokusuar tek ty.

Dua të të them, është më mirë që ta fikësh telefonin. Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri të ikin. Nuk duhet të të interesojë se sa të mrekullueshëm ata janë. Nuk duhet të të interesojë se sa tërheqës ata janë. Nuk duhet të të interesojë se cfarë ata kanë bërë për ty 20 vitet e fundit. Nuk më interesojë asgjë tjetër, në fakt. Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri ata të ikin.
Fati yt nuk ka pse të jetë i varur nga personi që largohet. Ai u largua prej teje, kur në fakt ai nuk ka qenë kurrë me ty. Nëse ai do të kishte qenë për ty, padyshim që s’do të donte kurrë të largohej prej teje.

Njerëzit largohen sepse nuk ndihen të kënaqur. Dhe nëse ata nuk ndihen të kënaqur me ty, ti behesh person i padëshiruar. E ti nuk mund t’i detyrosh ata të qëndrojnë. Lëri të ikin! Nese ata duan të largohen, kjo gjë nuk ndodh më kot.

Nëse ti përpiqesh ta bësh diçka të funksionojë dhe përsëri nuk ia del, përsëri ky nuk është një aksident. Pranoje atë si diçka nga Zoti! Hapi krahët, laj fytyrën, bëj lëvizjen tënde dhe vazhdo përpara.

Më lejo të të them diçka… Duhet të mësosh të thuash lamtumirë. Unë jam i sigurtë se Zoti një ditë do ta japi atë, për të cilën ti ke nevojë. Edhe nëse do të duhet të derdhësh shumë djersë për ta arritur atë, përsëri nuk duhet të ndalosh. Por një gjë duhet ta kesh përherë parasysh. Kur njerëzit do të duan të largohen prej teje, duhet t’i lësh ata të ikin…!

Huazuar nga Bota.al / KultPlus.com

Bill Gates dhe modestia, miliarderi që pret në radhë për hamburger

Miliarderi Bill Gates është parë duke pritur në radhë për një hamburger.

Megjithëse është një ndër njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates shumë shpesh e ka dëshmuar se është një njeri mjaft modest.

Ai është një person që shumicën e kohës merret me bamirësi, gjithmonë duke ndihmuar njerëzit e tjerë dhe njerëzit në nevojë.

Themeluesi i Microsoft, filantropisti dhe një nga burrat më të pasur në botë, u fotografua së fundmi në vendin “Dick’s Drive-In” në Seattle.

‘Bini Toskë e bini Gegë…’, 20-të vjeçarët këndojnë vargjet e Fishtës te Memoriali i Skënderbeut

‘Porsi fleta e ejllit t’Zotit, po rreh flamuri i Shqipnisë, thërret bijt’ e Kastriotit, mu mbledh tok çetët e ushtrisë…‘ “vargjet e Imzot Gjergj Fishtës, të cilat për një mbrapshti të historisë nuk u bënë dot Hymni i Shqipërisë, edhe pse menduar si të tilla, kjo nuk do të thotë se kumbimi i tyre nuk mund të jetë i fortë edhe sot.

Kjo është prova se vargjet e Imzot Fishtës, e kanë kaluar testin e kohës, energjia dhe forca e tyre evokojnë edhe sot pas kaq brezash ndjesinë e pamohueshme të krenarisë dhe atdhedashurisë.

Këta djem janë të gjithë 20-vjeçarë, studiojnë në Akademinë e Arteve, mbrëmë ata, në ora 23:00 të mbrëmjes mund të ishin kudo, në xhiro, në udhëtime, me familjen, me shoqërinë, me të afërmit, por jo…

…ata vendosën të ishin aty ku ajo forcë e brëndshme i udhëzoi, ajo forcë e brëndshme që i bëri bashkë e u ngrohu zemrat, ajo forcë që s’mund të ketë emër tjetër veçse atdhedashuri.

Sa ndjesi e mirë dhe dëshirë përbashkuese të ngjall përcjellja e një lajmi të tillë, kur sheh që një brez i ardhshëm të rinjsh, këndon Fishtën, brenda memorialit të Gjergj Kastriot në Lezhë, një brez i cili kupton fort mirë çfarë është atdhedashuria dhe ngrohtësia që ai sjell duke mos e ngatërruar për asnjë sekondë me atë çfarë është nacionalizmi i thekur dhe rrezikun që sot më shumë se kurrë struket nën të, në formën e disa tregtarëve flamujsh të rrejshëm.

Adelion Kola, Bern Ndoci, Elton Nikolli, Klark Kodra, Harlen Nikolli, Anduel Kovaçi e mbushën memorialin e heroit me kumbimin e tingujve të vargut të Fishtës, na ngrohën zemrat, e na bënë krenarë të gjithëve.

Elva Margariti fillon punën si Ministre e Kulturës

Pas afro 6 vitesh në krye të Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro ka kaluar detyrën tek ministrja e re, Elva Margariti. Gjatë fjalës në ceremoninë e orgazuar me këtë rast, Kumbaro evidentoi disa prej arritjeve të punës së saj, si dhe falenderoi gjithë ekipin me të cilin punoi.

“Ajo që nuk kisha arritur të artikuloja më parë, sikurse e bëra kësaj radhe, ishte që pa e thënë si të tillë, kam punuar çdo ditë si të ishte dita ime e fundit këtu, me shqetësimin se mos kjo ishte dita e fundit dhe më ngelen ca gjëra pa bërë.

Kjo ka qenë thellë-thellë motori i atij presioni që ju ndoshta keni ndjerë nga unë; që të bëhet dhe kjo të bëhet dhe ajo. Fantastike është që edhe unë kam ndjerë të njëjtin presion nga ju. Jemi ministria me buxhetin më të vogël, por me vizibilitetin më të madh. Secili nga ju ka qenë një potencial fantastik profesional dhe shpirtëror. Kjo ka bërë që ne të relizojmë gjithë ato gjëra bashkë”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e re Elva Margariti vlerësoi punën e Kumbaros dhe theksoi se sfida e saj e vetme në krye të Ministrisë së Kulturës është të arrijë të mbajë të njëjtin ritëm si paraardhësja.

“Shikoj sot një detyrë shumë të madhe që më është ngarkuar dhe ndiej mbi të gjitha nder, nder se më është besuar një ministri me buxhet të vogël, por me përgjegjësi të madhe. Punët e mira bëhen me ekip. Unë besoj se së bashku do të ndërtojmë vazhdimësinë e një pune, që ju e keni nisur, që Mirela e ka nisur dhe e ka çuar përpara me shumë përkushtim e me shumë rezultate. Kjo për mua është e vetmja sfidë, të arrijmë të mbajmë të njëjtin ritëm”, tha Margariti.

Gjatë ceremonisë u shfaq gjithashtu edhe një klip ku ishin përmbledhur disa prej momenteve kryesore që shenjonin punën e Mirela Kumbaros në krye të Ministrisë së Kulturës për afro gjashtë vjet. Kumbaro është ministrja më jetëgjatë në këtë dikaster që prej vitit ’92.

#20YearChallenge – “Ajshe” sot dhe dikur nga Grupi Marigona

E premte sot, prandaj duhet patjetër muzikë e mirë.

Meqë shija është relative, ne po e sjellim fillimisht një këngë të veçantë dhe e cila nëse dëgjohet sot, nënkupton që i ka mbijetuar kohës.

“Ku ke ti moj Ajshe, moj te molla” – kësisoj fillon kënga e njohur “Ajshe” të cilën në një edicion festiv të këtij Viti të Ri e ka sjellë Vullnet Sefaja nga grupi Marigona.

https://www.youtube.com/watch?v=2zkRTUJwkHU

Duke marrë shkas prej sfidës së njohur #10yearchallenge, e cila këtyre ditëve ka pushtuar rrjetet sociale, po e sjellim këngën në versionin e para 20-të vitesh, dhe atë në vitin 2019. Kësaj radhe, janë dy dekada, #20YearsChallenge.

Kënga “Ajshe” është rikthyer disa herë ndër vite nga artistë të ndryshëm shqiptarë, por gjithmonë një melankoli na lidhë me grupin Marigona dhe me versionin fantastik të tyre. / KultPlus.com

‘Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë’, hapet ekspozita e Maks Velos

Galeria e artit FAB nis vitin artistik me ekspozitën personale të piktorit Maks Velo.

Ekspozita që vjen me titullin “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë” është e kuruar nga Mikel Temo dhe përmban rreth 30 punime në pikturë. Kuratori tregon se ekspozita që u çel mbrëmë në galerinë e artit FAB me punimet e piktorit Maks Velo, ato janë realizuar gjatë vitit që lamë pas dhe prezantohen për herë të parë për publikun.

Artisti-piktor Maks Velo, një emër i njohur për publikun si arkitekt, piktor e aktivist aktiv, sipas kuratori Mikel Temo ai vazhdon në krijimtarinë e tij të krijojë imazhe të një karakteri të veçantë.

“Maks Velo tashmë në të 80-tat, ai vazhdon të angazhohet e krijojë imazhe të një karakteri të veçantë, reminishenca të një të kaluare të rëndë persekucioni që pa dyshim ndërthuren e ndriçohen nga ndryshimi dhe e sotmja”, pohon kuratori Mikel Temo.

Ekspozita që u çel mbrëmë në galerinë e artit FAB mblodhi në ceremoninë e saj dhe artistë të tjerë, emra të njohur të artit si dhe më gjerë. Për kuratorin Mikel Temo Galeria e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB) e pret publikun këtë muaj të parë të këtij viti me një krijimtari të pasur.

Në tre salla të galerisë së artit FAB piktori Maks Velo prezanton këtë janar “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë” dhe sipas kuratorit Mikel Temo duke qenë një natyrë aktive me problemet që kalon sot vendi ynë, motivimi i tij është drita. “Janë punime të gjitha, që janë realizuar gjatë vitit që lamë pas. Janë piktura nudo, janë punime të tjerë në pikturë të mirëfilltë. Salla e vogël e galerisë është me punimet nudo, ndërsa dy sallat e tjera janë me pikturë kompozicionale që autori e titullon “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë”. Në ekspozitë janë rreth 30 punime që janë realizuar nga piktori, si dhe një skulpturë. Ju e dini që ai si natyrë është aktiviste dhe i angazhuar dhe me problemet që kalon vendi ynë sot. Kryesisht fshati është e gjithë Shqipëria në kuptimin e primitivizmit krahasuar me vendet përreth që kemi dhe ndriçuar nga meteorët, por e vetmja dritë që ne kemi është drita e diellit, drita e natyrës na mban gjallë. Këtë kuptohet e ka dhe si motivimin e tij”, pohon kuratori Temo.

 Aktiviteti i artistit

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës.

Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Julia Vrapi / Sot.al / KultPlus.com

Arbnor Karaliti, me 19 janar vjen me ekspozitë në Destil Hostel në Tiranë

Artisti Arbnor Karaliti do të sjellë këtë të shtunë një ekspozitë fantastike në Tiranë.

Ekspozita do të përmbajë disa mediume artistike me të cilat punon Karaliti, përfshirë pikturën, vizatimin, fotografinë, videon e instalacionin.

Ekspozita hapet me 19 janar, e shtunë, në ora 20:00 në Galerinë alternative të Destil Hostel në Tiranë, ndërsa është kuruar nga Sovran Nrecaj.

Punët e artistit janë përmbledhur në ekspozitën e cila titullohet ‘”Emotions and thoughts, a feeling just by making eye contact.” – Emocione dhe mendime, ndjenjë që vjen vetëm me anë të shikimit.

Kur i takon njerëzit për herë të parë, a e din si t’i lexosh? A i din ndjenjat e tyre dhe emocionet? A mund ta dish çka ndjen një person vetëm duke u shikuar mes vete? Pak a shumë rreth këtyre pyetjeve sillen përgjigjjet që Karaliti do t’i sjellë në ekspozitën e tij.

Karaliti ka lindur në vitin 1996 në Gjilan ndërsa ekspozitën e parë personale e hapi në vitin 2014-të.

Vizitojeni Galerinë alternative të Destil Hostel në Tiranë, nga e shtuna e 19 janarit, për të zbuluar më shumë punën dhe artin e tij. / KultPlus.com

‘I kam mbajtur ligjeratat, ua kam qit rezultatet, ua kam skjaru krejt’…. perlat e Universitetit të Prishtinës

Sot edhe profesorët dhe ligjëruesit dhe asistentët e tyre nga Universiteti i Prishtinës mund të futen në grevë, por kjo nuk e largon faktin se ka prej tyre që në fakt janë perla.

PERLA TË UP-së, pikërisht kështu titullohet një prej faqeve të numrit të tretë të revistës ‘Tempulli i Dijes’ e cila trajton arsimin  në Kosovë, përparësit dhe ngecjet e tij.

E në këto perla, është tmerrësisht e mahnitshme se çfarë ka shkruar një Profesor asistent në UP.

E këto përshkrime as nuk kanë të ndalur, dhe asnjëra nuk bëhet më pak qesharake se tjetra.

Ndërsa, nga po e njëjta revistë po e nxjerrim edhe një CV që kjo revistë e ka identifikuar si CV e Ajvaz Berishës, në gjuhën angleze, ku dukshëm ka gabime esenciale dhe është përdorur Google Translate- përkthyesi fjalë-për-fjalë nga Google që shpesh nuk ia qëllon fare.

Redaktor i ‘Tempulli i Dijes’ është Rron Gjinovci i cili edhe e shkruan fjalën hyrëse të revistës, një projekt i financuar nga Ambasada Amerikane. / KultPlus.com