18 vjeçari nga Malisheva, pa duar e me ëndërr të bëhet piktor

Arijon Krasniqi, 18-vjeçar nga Malisheva, ka lindur pa duar. Duart i ka zëvendësuar me këmbët e tij, duke i përdorur për çdo gjë, madje edhe për të pikturuar.

“Ëndrra ime është që të bëhem piktor, artist, edhe pse thjesht këtë e kam si hobi”, thotë Krasniqi.

Ai ëndërron të shkojë në fakultet, por fatkeqësisht, familja e tij nuk arrin ta financojë sepse atij i duhet një përcjellës.

Fotografitë nga lufta e Kosovës, në New York Times dhe në ‘Shooting War’

New York Times jo rrallë përkujdeset të publikojë fotografi që dokumentojnë mirë vuajtjen dhe gjenocidin e shkaktuar në Ballkan, më së shumti prej serbëve.

Kjo pjesë e Evropës për disa vite ka vuajtur dhe ka kaluar nëpër luftëra që nisën me Kroacinë dhe më pas kulmuan me Bosnjën dhe Kosovën, dy shtete që humbën qindra e mijëra njerëz nga dora e shovinizmit serb.

Në një shkrim të fundit, NYTimes i kushton rëndësi librit “Shooting War” (Ta fotografosh luftën) me autor Anthony Feinstein, ku natyrisht bëjnë pjesë edhe fotografi të realizuara në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99.

Refugjatët kurd

Një fotografi tregon dy kosovare që kthehen nga Mitrovica në Prishtinë në kohën kur po çlirohej vendi. Fotografia është realizuar nga Alexandra Boulat, shkruan KultPlus.

Tjetra fotografi tregon gazetarët e AP të cilët e përcollën luftën në Kosovë, duke e dokumentuar kësisoj secilin moment të tmerrshëm që i ndodhi popullatës së pafajshme kosovare.

Në këtë libër nuk ka se si të mungojë fotografia e ushtarëve të Arkanit të cilët vrasin popullatën në Bosnje, popullatën myslimane atje.

E meqë luftërat dhe gjenocidi në Evropë nuk kanë ndalur asnjëherë, libri ka material të bollshëm edhe me tregimet nga Ruanda, Turqia, popullata kurde, Afganistani, Haiti dhe zona tjera ku ka ndodhur luftë dhe ku fotografët e gazetarët është dashur të raportojnë e të gjenden ballë me rrezikun. / KultPlus.com

Zana Berisha, misi që po bëhet objekt talljeje për shqiptarët

Pak ditë më parë, Prive.al vuri në pah paraqitjen skandaloze të Miss Universe Kosovës, Zana Berisha në evenimentin e madh të bukurisë.

Vajza që përfaqësoi Kosovën, e dalë nga një event fiktiv për të cilin s’dëgjoi kush, kishte vështirësi të jashtëzakonshme të artikulimit jo në anglisht, por edhe në gjuhën shqipe.

Kaq ka mjaftuar që videot e saj të bëhen virale.

Sekuenca kur prezantohet me katër fjalë, ‘Zana Berisha from Kosovo’ ishte skandal më vete.

Bukuroshja bërtet para mikrofonit në mënyrë të pakontrolluar.

https://twitter.com/kryemadhis/status/1076003307800485889

1998, plaku që goditi serbët dhe pranoi dhuratë nga Ibrahim Rugova

Plaku që më 1998 godiste me shtagë policin serb e që mori dhuratë nga Rugova

Fotografitë e shumta gjatë protestës së marsit më 1998 kishin kapur edhe Hasan Hoxhën. Plaku nga Malisheva po “luftonte” fyt më fyt me një polic serb në protestën e cila ishte organizuar pas masakrës së Likoshanit.

Derisa ai goditej me shqelm nga polici, Hasani nga fshati Bellanicë i Malishevës e godiste me shtagën e tij në të cilën mbahej në kokë atë. Pas këtij akti, ish president Ibrahim Rugova e kishte pritur dhe i kishte dhënë një nga gurët e tij.

Hasan Hoxha megjithatë e kishte pritur lirinë e Kosovës dhe kishte ndërruar jetë më 25 gusht të vitit 2006. Haxhi Hasani ndryshe ka qenë i njohur për aktivitete atdhetare gjatë jetës së tij.

Ai kishte marrë pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve në komunën e tij. / KultPlus.com

Studentët e UP-së të hënën protestojnë para zyrës së BE-së për mos liberalizimin e vizave

Studentët e Universitetit të Prishtinës të hënën do të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave, transmeton KTV.

“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.

Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.

“Pas plotësimit të 95 kritereve për liberalizim të vizave, kërkesa jonë për liberalizim ende nuk u realizua, madje si një ndër kriteret më të rëndësishme u caktua votimi pro demarkacionit me Malin e Zi, votimi i cili iu imponua deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga zyrtarë të lartë të BE-së. Po ashtu do t’i bëjmë një dhuratë simbolike zonjës Mogherini një kuti të votimit me pasaportat tona të pavlera si një shenjë për izolimin që po i bën shtetit tonë Kosovës”, kanë konfirmuar studentët për KTV-në.

Ata kanë edhe një pyetje për Mogherinin me këtë: “A është izolimi vlerë e BE-së?”. / KultPlus.com

Rita Ora në Bataclan, teatri ku ndodhën sulmet terroriste në Paris

Rita Ora ka qenë mysafir në emisionin e njohur francez ‘C a vous’.

Këngëtarja kosovare me të cilën të gjithë jemi krenarë, ka kënduar në këtë emision këngën e saj të re ‘Let you love me’.

Rita ka treguar gjatë emisionit se vitin tjetër do të performojë në një prej vendeve ikonike të Parisit, hapësirën Bataclan, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=gN37_R8_OII

Duhet kujtuar pikërisht në këtë vend, në dhjetor të vitit 2015-të u bënë sulme terroriste ku u vranë 89 persona, në këtë teatër të njohur ku ndodhin ngjarje të ndryshme kulturore e artistike.

Koncerti i Rita Orës në Paris do të mbahet me 2 maj. / KultPlus.com

Rita Ora performon në France 5 (VIDEO)

Rita Ora ka qenë mysafire në emisionin e njohur francez ‘C a vous’.

Këngëtarja kosovare me të cilën të gjithë jemi krenarë, ka kënduar në këtë emision këngën e saj të re ‘Let you love me’.

Rita si gjithmonë është e saktë në këndimin e saj dhe sjellë befasi në dukjen e saj dhe energjinë që jep përreth saj.

Franceët ndër vite e kanë përkrahur gjithmonë Rita Orën dhe jo pak herë ajo ka performuar në Francë. Poshtë e keni performancën e Ritës, gjithmonë e freskët dhe aspak monotone. / KultPlus.com

Nga dy kosovarë, vetëm njëri shkon në finalen e Festivalit të TVSH-së

Është mbajtur mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nata e dytë e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali me një traditë dhe me kulturë brenda, edhe këtë vit ka sjellë emra të fuqishëm të artit e muzikës.

Mbrëmë, në natën e dytë, nga 22 këngët sa u futën në festival vetëm 14 u bënë publike si këngët finalist, të cilat këndojnë sonte për të synuar triumfin.

https://www.youtube.com/watch?v=KZEb-OYXRf4

Në mesin e kësaj liste nuk gjendet këngëtari Mirud, nga Kosova. Eliza Hoxha, këngëtarja tjetër që vjen nga Kosova ka arritur të kualifikohet.

Mirud, me baladën “Nënë”, edhepse një prej këngëve favorite dhe më të pëlqyera, duket se nuk e ka marrë votën e duhur për tu future në finalen e sotme dhe në rrjetet sociale e në forumet e ndryshme njerëzit janë çuditur me këtë fakt.

Vlen të përmendet fakti se për këngëtarët nga Kosova, festivali i TVSH-së është e vetmja mundësi për të provuar pjesëmarrjen në Eurovizion pasi Kosova nuk mund të marrë pjesë në garën evropiane të muzikës, për shkak se RTK nuk është pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropianë. Normalisht këtu hyn edhe politika dhe animet e ndryshme gjeografike.

https://www.youtube.com/watch?v=Pp73jSsnyb4

Sonte në finale do të ngjiten 14-të këngë dhe kënga fituese do të shkojë në Eurovizionin e vitit tjetër në Izrael. / KultPlus.com

Sonte finalja e Festivalit të TVSH-së, këto janë 14 këngët finaliste

Pas dy ditë konkurimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili po mbahet në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, janë përzgjedhur 14 këngët finaliste të natës së tretë.

Juria pranoi se kjo ishte një zgjedhje e vështirë pasi gati të gjithë konkurentët dhe këngët e tyre ishin në një nivel të lartë. Përfundimisht këngët finaliste janë:

1. Jonida Maliqi

2. Artemisa Mithi & Febi Shkurti

3. Lidia Lufi

4. Marko & Imbro

5. Orgesa Zaimi

6. Bojken Lako

7. Elton Seda

8. Eliza Hoxha

9. Gjergj Leka

10. Soni Malaj

11. Klinti Collaku

12. Alar Band

13. Dilan Reka

14. Eranda Libohova

KultWoman me Pranvera Badivukun vjen përmes kësaj galerie

Me datë 20 dhjetor, dje, KultPlus e organizoi mbrëmjen e dytë në kuadër të ‘KultWoman me…’.

Kësaj radhe, protagoniste ishte kompozitorja Pranvera Badivuku, një grua e veçantë dhe një shpirt i mbushur me kujtime e sfida jetësore të cilat i kalon gjithmonë me pozitivitet dhe me dashuri të njerëzve përreth.

Për tregimin e saj dhe këtë natë ku salla ishte e mbushur plot, mund të lexoni duke klikuar këtu.

Poshtë gjeni edhe fotografitë nga kjo natë simpatike me Pranvera Badivukun dhe audiencën që e dëgjoi për rreth një orë të tregonte historinë e saj, jetën e saj, familjen, muzikën dhe kompozimet më të dashura.

Gani Llalloshi përmes kaltërsisë së qiellit futi publikun në kopshtin e tij të dashurisë

Gili Hoxhaj

Kaltërsinë e qiellit, piktori Llalloshi e kishte vendosur kudo. Qielli i tij ishte më i errët. Ai ishte në dhomën e nënës, në fshatin e babait, në dhomën e së bijës, në ëndrrën e tij të parë, pranë shkrimtarit Ali Podrimja.

Autori mundohet të sjellë gjithçka nën qiellin e vendlindjes. Ai shihej jashtë në natyrë, e diku shihej përmes xhamave të dritares. Përveç në pikturë, në njërën prej këndeve edhe perdet kishin këtë ngjyrë. Në hyrje të ekspozitës veçse e kishte theksuar këtë.

“E kaltra si dëshirë, si mallëngjim, si ndjenjë dhe sistem nervor” e përshkruan kuratori Medved, ndërsa thekson se piktura dhe pikturimi i autorit Llalloshi thjesht janë tejkalime në art.

“Qielli është i kaltër”, ishin fjalët e para që vizitorët lexuan në mur në të shkelur pjesën e ekspozitës e cila mbrëmë u hap në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Pikturat e tij si përplasje mes botës së jashtme dhe të brendshme, për këdo mund të jenë reflektim për mjedisin ku jeton.  Kaltërsia shpesh thyhej nga kontrasti i bardhësisë të cilën autori e kishte ndarë nga piktura. Tek nëna e cila shihej qartë se qëndronte në pritje, ai kishte vendosur edhe një bez ku ishin qepur “duart e saj të bardha”. Pranë pamjes së ëndrrës së tij të parë, ai mënjanë kishte vendosur krahët, tërësisht në të bardha. Kështu e kishte lënë Llalloshi vendlindjen, nëpër qiell, ndërsa ishte nisur me ëndrra.

“Unë kur kam ikur, kam ikur nëpër qiell. Andrra ime e parë është se kam pasur dëshirë të kem krah të fluturoj mirëpo siç tha edhe Andrej kjo është e kaltër që reflekton edhe dashurinë jo vetëm për vendlindjen por gjithë rrethin ku unë jetoj”, tregoi Llalloshi.

Ai ndër të tjera i kujtoi edhe ftesat që Podrimja ia bënte në Ljubljanë, ku Llalloshi studionte, ndërsa fakti që ka vendosur letrat për të lënë një fjalë për Podrimën, lidhet me një nga takimet e tyre.

“Për mua ishte një privilegj, një përkrahje e madhe që më jepte elan për të sjellë edhe më shumë, sidomos atëherë ishin kohëra të vështira dhe kishte shumë pak kosovarë atje. Një ditë erdhi tek unë në atelie dhe unë e kam zakon i ngjis shënimet që të mos i harroj. Ai më tha po më pëlqen shumë kjo ide e jotja dhe do ta vjedh, unë ia ktheva këtë kompliment me këtë interaktivitet, që secili prej jush të hyjë në rrethin e Ali Podrimës” shpjegoi Llaloshi.

Ato mbrëmë erdhën si një reflektim për më të afërmit, a për poetin e shpirtit që iku diku tjetër. Për poetin që mjafton të lexosh një fjalë, e t’ia kujtosh gjithë vargun. Në pikturë, Ali Podrimja qëndronte symbyllur në tërë kaltërsinë. Këtë kaltërsi e thyente veç ulësja, ku trupi i tij qëndronte i shtrirë. Rrugën drejt tij e kishte marrë ujku. Krejt kjo në mendje të kthente poezinë e tij “Kush do ta vrasë ujkun”, poezi që Podrimja e kishte shkruar në vitin 1988. Pak më larg pikturës, në anën tjetër qëndronte një karrige ku mund të uleshe e të shkruaje një fjalë pranë atyre që qëndronin në murin e bardhë.

Çdo kënd i të dy kateve të galerisë, pothuajse përmbante një vepër të autorit. Largësia mes tyre dhe hapësira për çdo punim bënte që publiku të pushonte në reflektim në secilën vepër.

Andrej Medved tha se pikturat e Llalloshit mund të riemërohen si dhuratë, si dashuri për pikturën… për vendlindjen. Ai thotë se në pikturat e Llalloshit çdo gjë është mjeshtërisht në rregull edhe pse e zbutur dhe e mjegulluar. Ai thotë se figurat e tij na hyjnë në vetëdije, në nënvetëdije, në jehonën e kujtesës.

“Bota origjinale, qasja autentike gjithashtu vërehet në procesin e pikturës. Llalloshi nuk i pikturon pikturat me brushë dhe ngjyrë (çdo pikturë dhe të kaltrën) po sikur e zhytë ngjyrën në pëlhurë”, u shpreh mbrëmë kuratori i ekspozitës.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, në ceremoninë hapëse të ekspozitës, theksoi se Llalloshi ka vënë hapat e parë në artin bashkëkohor ndërsa është personi kyç që u ka ndihmuar edhe shumë artistëve të tjerë të zhvillojnë artin e tyre.

Piktorja Zake Prelvukaj tha për KultPlus se piktori Llalloshi mbrëmë solli tema sociale, lidhur me atë se çfarë njeriu ndjen ndaj fëmiut të tij, ndaj jetës që e ka lënë në vendlindje. Prelvukaj shtoi se ekspozita e tij me tema sociale e impresive, tregon se Llalloshi është një artist që punon vazhdimisht, shumë serioz, artist i mençur dhe që di çfarë t’i dhurojë galerisë.

“Gjithmonë fëmijëria na duket më e bukur, edhe pse ndoshta nuk ka qenë aq e bukur sa na duket neve kur largohemi prej vendlindjes. Ganiu është një artist që ka ditur të absorboj prej rrethit dhe e ka plasuar në artin e tij. Prej largimit të tij në Slloveni, ky ka marr diçka që ne s’mund ta marrim pasi që ai ndryshe e sheh botën dhe ndjeshmërinë ndaj gjanave”, u shpreh për KultPlus piktorja Zake Prelvukaj.

Gani Llalloshi u lind më 8 maj 1965 në Prishtinë. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 1989, në drejtimin e pikturës në klasën e profesor Nysret Salihamixhiqit, po të njëjtin vit u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura në Lubjanë, Slloveni.

Studimet pasuniversitare në pikturë i përfundoi në vitin 1991 te profesor Andrei Jemec, ndërsa në vitin 1993 e përfundoi grafikën te profesor Lojze Logar. Si bursist nga Qeveria Gjermane me bursën DAAD në vitet 1997/98 studioi në HDK (Shkolla e Lartë e Artit) në Berlin.

Që nga viti 1989 është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Kosovës si dhe nga viti 1990 është anëtar i ZDSLU (Shoqata e Artistëve Slloven). Ai jeton dhe punon në Piran, Slloveni.

Ekspozita “Qielli është i kaltër”, do të qëndrojë e hapur deri më 18 janar në Galerinë Kombëtare të Kosovës./ KultPlus.com

Bekim Fehmiu rikthehet në RAI në Itali

Me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, RAI do të ritransmetojë serialin televiziv ODISEA, ku protagonist është aktori me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu.

Seriali do të shfaqet nga datat 22 – 29 dhjetor 2018, ne kanalin RAI Storia, në ora 19.00, kurse repriza e serialit do të shfaqet të nesërmen në ora 12.00.

Ndërsa me datë 28 dhjetor 2018, ky televizion ka ftuar në studio ambasadoren e Kosovës në Itali, Alma Lama, për të folur rreth figurës së aktorit me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu.

Kjo iniciativë u ndërmorr në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike për promovimin e Kosovës dhe me rastin e 50 vjetorit të transmetimit të serialit ODISEA. / KultPlus.com


Kosova, shtet në Kushtetutën e Maqedonisë

Medie serbe sot shkruajnë me habi se Kosova do të bëhet pjesë e Kushtetutës së ndryshuar të Maqedonisë, transmeton Koha.net.

Kjo, pasi në një amendament të kësaj Kushtetute thuhet se “Maqedonia, pos me Serbinë, Bullgarinë, Greqinë e Shqipërinë, kufizohet edhe me Kosovën”.

Këtë amendament e kishte propozuar Aleanca për Shqiptarë.

Për këtë amendament, ankohet agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Maqedonia pavarësinë e Kosovë e njeh edhe Kushtetutë.

Petrit Halilaj dhe Banksy, në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

Një ndër artistët që ka lënë gjurmë në art gjatë këtij viti është edhe Petrit Halilaj.

Artisti kosovar, i cili edhe këtë vit nuk është ndalur me ekspozitat në mbarë botën dhe me projektet e tij të ndryshme artistike, është përfshirë në listën e My Art Guides në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë për sivjet, shkruan KultPlus.

Halilaj madje sfidon edhe Banksy – artistin e njohur misterioz anglez, i cili gjendet në listë.

Në këtë listë kanë arritur të futen edhe Alfredo Jaar dhe Tomas Saraceno, mes artistëve tjerë.

Marrë paraysh sa vështirë është të futesh në këtë listë, Petriti vazhdon të na bëjë krenarë.

Halilaj momentalisht e ka të hapur ekspozitën “Shkrepëtima” në Fondazione Merz, deri me 3 shkurt. Vitin e kaluar Halilaj morri Mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias në Itali. / KultPlus.com

Kjo është juria e Festivalit të Këngës në RTSH

Ndërsa Festivali i Këngës në RTSH po vijon, janë prezantuar emrat që do të votojnë për këngëtarin fitues.

Anëtarët e Jurisë së këtij edicioni janë: Hajg Zaharjan, Rona Nishliu, Arta Marku, Olsa Toqi, Pali Kuke, Durim Cene, Agim Krajka, Shpëtim Kushta dhe Rovena Dilo.

Ndërsa aktori Viktori Zhusti bëri prezantimin duke përmendur profesionin e secilit prej anëtarëve të jurisë evidentoi se “Rovena Dilo nuk ka nevojë për prezantim”.

Duke pasur parasysh kontributin e secilit prej anëtarëve të jurisë në kulturën shqiptare, ndoshta ky veçim për shumë mund të dukej i tepruar. E megjithatë entuziazmi i Festivalit sigurisht që i prek të gjithë, veçanërisht ata që janë si protagonist në skenën e madhe. / KultPlus.com

Shpirti i keq

Poezi nga Dije Demiri Frangu

Gjithçka është qullur
fjalët rrjedhin ujë meduzash
e shpirtrat si lecka të djegura varur
nëpër degët e dhembjes tymojnë idhët
e të shoh në çdo tatu
në shpina vashash të bukura
derisa qepallat më bien trotuareve
e sa i keq më është bërë shpirti

disi si ujk të shoh
që han ëndrrat e mija
e unë s dua të jem dele e zezë

Nek dhe Il Volo, në mesin e pjesëmarrësve në Festivalin e Sanremos

Në Sanremo – Festivalin e madh të muzikës në Itali, këtë vit do të rikthehen emra të mëdhenj dhe të njohur për muzikën italiane dhe botërore.

Mbrëmë janë prezantuar edhe këngëtarët e radhës që do të këndojnë në finalen e Sanremos.

Në këtë listë shohim këngëtarin e njohur Italian Nek. Nek rikthehet në Sanremo, ndërsa së fundmi në vitin 2015-të ai u radhit në vendin e dytë në festival.

Il Volo, grupi i djemve që përfaqësuan Italinë në Eurovizion në vitin 2015-të do të kthehen në këtë garë poashtu, me këngën “Musica che resta”.

Italia gjithmonë ka sukses në Eurovizion ndërsa Sanremo ka një strukturë shumë të rreptë për të zgjedhur fituesin në këtë garë të madhe.

Këngëtarët tjerë të festivalit do të bëhen të ditur ditëve në vazhdim.

Festivali zyrtarisht mbahet me 5,6,7,8 dhe 9 shkurt të vitit 2019-të. / KultPlus.com

Filmi “Skënderbeu” i vitit 1953 mbledh artistët dhe kineastët në Krujë

Në prag të mbylljes së Vitit të Skënderbeut, mbrëmë në Krujë artistët u bënë bashkë duke risjellë në vëmendje dhe filmin “Skënderbeu” të vitit 1953, por nuk munguan dhe dy premiera të tjera filmi për të pranishmit.

Nëpërmjet sekuencave filmike nga realizimi i filmit “Skënderbeu” u sollën në vëmendjen e publikut mbresa nga artistë dhe kineastë të njohur për këtë produksion, që u realizua dekada më parë. E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kinemasë ishte motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare në realizimin e këtij filmi, që i reziston kohës edhe sot. Ky show kinematografik ishte nën moderimin e Silvana Braçes, dhe u organizua nga Bashkia e Krujës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Production Cinemania. Producenti Skënder Jaçe tregon se ky aktivitet është në vijim të veprimtarive që janë bërë dhe në qytete të tjera me filmat, por në Krujë merr një rëndësi të veçantë pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

“Filmi “Skënderbeu” është një produksion gjigand shqiptaro- rus i vitit 1953 nga regjisori i njohur rus Sergei Yutkeviç, ku luajnë dhe artistët shqiptarë si Naim Frashëri, Adivie Alibali, Besa Imami, Marie Logoreci, Ndrec Shkjezi, Kadri Roshi, Mihal Popi, Lec Shllaku etj. Në rolin e Mamicës, Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmitare e filmit, duke na sjellë të gjallë luftën heroike dhe qëndresën e madhe kundër perandorisë otomane, të heroit tonë kombëtar luftëtarit dhe diplomatit Skënderbeu lozur me mjeshtëri nga aktori rus Akaki  Khorava”, u shpreh kineasti Jaçe para fillimit të këtij aktiviteti në Krujë. Filmi “Skënderbeu” u shfaq në Shqipëri në 28 nëntor të vitit 1953 njëkohësisht dhe në Moskë. Në USA 3 korrik 1954 në New York. Si dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Suedia etj.

 Filmat në Krujë

“Skënderbeu” është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastrioti dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik. Filmi u emërua për tre çmime në Festivalin e Filmit në Kanë, për regjisorin Sergei Yutkevic, dy nga të cilat i fitoi. Në Krujë në vijim të aktivitetit u shfaq dhe filmi i metrazhit të shkurtër “I ardhur nga ëndrrat” si premierë me skenar të Vladimir Priftit dhe regji të Klajd Papadhimitri, si dhe filmi që rrëmbeu çmimin si filmi më i mirë në festivalin e filmit në Varshavë “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji nga Bujar Alimani. Filmi “I ardhur nga ëndrrat” sipas regjisorit Papadhimitri është një dyzim midis realiteti dhe ëndrrës. Historia e dy pleqve, që mashtrohen nga një person (i cili bën 4 karaktere të ndryshme që është i njëjti personazh) për të mbjell fusha me hashash. Aktorja Marjana Kondi vjen në rolin e gruas (Hajria), aktori Todi Llupi në rolin e burrit (Sadriu), aktori Herion Mustafaraj luan katër personazhe.

Në film me regji nga Bujar Alimani luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.  / Julia Vrapi / KultPlus.com

Tajlandezët e quajnë “motra e vogël” Trejsi Sejdinin

Shqipëria dhe Tajlanda mund të mos jenë takuar ndonjëherë në histori, por “Miss Albania” sapo krijoi një lidhje të fortë gjatë “Miss Universe” që u zhvillua së fundmi në vendin aziatik.

Ndjekësit tajlandezë të Trejsi Sejdinit, 18 vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, e kanë përcjellë me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës në aeroportin e tyre.

Ata e kanë quajtur madje “Nong Trej”, ose “Motra e Vogël Trej”. Rrjetet shoqërore në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të vajzës që tajlandezët mendojnë se duhej të kishte fituar, transmeton tch.

“Ajo duket si një person me karakter të fortë dhe të ëmbël njëkohësisht”, tha një nga mbështetësit më të zjarrtë të Miss Universe, Patty Suvanmanee. “Ajo thyen rregullat. Nuk ka frikë të bëjë poza seksi, dhe as nuk shtiret si ‘vajza e mirë’ që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes sepse ajo është vetvetja”.

“Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të”, thotë Patty.

Shumë video të Sejdinit janë bërë virale në Tajlandë, në të cilat ajo thotë në gjuhën tajlandeze “Mama, jam këtu. Jam vajzë e mirë”. / KultPlus.com

Kristo Krisiko mahnit me projektin skulpturor dedikuar Bankës së Shqipërisë

“Një projekt i bukur skulpturor në qeramikë, ishte nisur për Bankën e Shqipërisë, por nuk u aprovua”, deklaroi kuratori Ardian Isufi në ekspozitën e Kristo Krisikos “PROLOG/EPILOG”, që u çel mbrëmë në Galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve.

Vizitorët e shumtë kanë vlerësuar projektin tërheqës, dhe më tej koleksionin e ekspozuar të veprave të skulptorit të njohur. Vepra në qeramikë dedikuar BKSH kishte aftësinë të përcillte profile dhe portrete të rinjsh e të rejash shqiptare, ku shtrirja ndihej se ishte e gjatë në kohë. Vërehej një tipologji e veçantë e karaktereve që të bënte të kërkoje fytyra të ngjashme ne realitetin, profile që mund t’i thoshe vetes se ku i kam parë, por në të vërtetë ato ishin premierë e artistit Kristo Krisiko.

Vepra e shtrirë në faqen e dy mureve të Galerisë FAB dukej si një metaforë e rilindur në kohën kur ekspozita sapo u çel. Në anën tjetër kishte një mister antik të krijuar nga pluhuri i harresës edhe nga vet artisti. Veprat e Kristo Krisikos bashkë me projektin dedikuar Bankës së Shqipërisë do të qëndrojnë të  ekspozuara në Galerinë FAB deri më 9 janar 2019.   

Krisiko që në vitet ’90 ka spikatur për skulpturën moderne. Adrian Isufi u ka kujtuar gjatë çeljes së ekspozitës të pranishmëve se moderniteti i veprës së tij binte në sy edhe gjate periudhës së realizmit socialist, modernieti i tij në krijimtari i rezistoi censurës.  

Sipas kuratorëve të ekspozitës, Adrian Isufi dhe Sadik Spahija, “PROLOG i një kronike të paralajmëruar që zhvillohet përgjatë një eksperience të gjatë artistike, vjen në krijimtarinë e Kristo Krisiko si një sintezë e qenies humane e përshkruar në mënyrë të dëlirë në kohë dhe hapësirë.

“Hapësira kohore parë në rrafshin historik shtrihet në dekada të jetuara para-pas viteve ’90-të me shpërthime haluçinante të saj që fillimisht vinin si shkak-pasojë e izolimit komunist nën trysninë e rregullit të realizmit socialist të kushtëzuar në artet pamore duke u pasur në vitet e demokracisë në një arratisje në tokën helene, pra larg-afër vendit të tij.”, tha Isufi duke kujtuar se “Koleksioni që prezantohet në këtë ekspozitë e përmbledh këtë frymë lirie në çdo kohë apo periudhë të tij duke nisur me projektin skulpturor në qeramikë të Bankës së Shqipërisë që daton në fund të viteve ’80-të e deri në të përditshmen tonë postmoderme.” Sipas kuratorit Spahija “

Sipas konceptit kuratorial qendra e qendrës në veprën e tij është figura femërore që sendërtohet në forma poetike dhe në të vërtetat e saj humane. Camille Clodel nën një analizë të mprehtë dhe radikale thotë: “Roden, ti je skulptor dhe jo skulpturë.” E pra, nëse shumë kolegë të tij sidomos në periudhën e realizmit socialist paradoksialisht rendën të ngrenë monumentin e vetes së tyre nën efektin e temave të mëdha të “njeriut të ri socialist”, ndodh e kundërta në krijimtarinë e Krisikos me çiltërsinë dhe modestinë e tij artistike duke prezantuar marrëdhënien njerëzore pothuajse në një rrafsh intim.”

“EPILOG i një metamorfoze formash të abstraguara, apo thënë ndryshe “forma në zhvillim” shfaqin një qasje pothuajse të re në rrugëtimin e tij artistik të viteve të fundit. Skulptura ka një dimension tjetër në kërkim duke evidentuar më shumë procesin e formave në lëvizje sesa aspektin figurativ. Fillimisht duken si një arratisje volumesh pa adresë por që gjithmonë kthehen në destinacione kompozicionale të mirë shenjuara.”, tha kuratori IsufiMateria e formës tokësore ndërthuret me forma kozmogonike, sikur shkelin “njerëz të rinj në tokë të lashtë” nëpërmjet një futurizmi më shumë mental sesa estetik.

Prishtinalike

Nga Alban Fejza

mashtrove dy kokat e shqiponjës.
_________________________________________________

flitet që ndjekë hardhuca në keramikë.
mjelesh rastësisht n’sezonë vjelëse.
luan me zogun në kafez.

natën që të pashë.
doja të kisha gojën e madhe sa dimenzionet e tua.
të t’përtypja pa kujdes.

kërkohet iza.
zënkë me tesha t’shkollës.
mungesa t’pa arsyeshme.
shkëlqyeshëm me një katërshe.

‘Home Alone’, aktori prapë i vetëm në shtëpi, pas shumë vitesh (VIDEO)

Macaulay Culkin, aktori që luan tek filmi i famshëm ‘Home Alone’, ka mbetur i vetëm në shtëpi, prapë.

https://www.youtube.com/watch?v=xKYABI-dGEA

Siç sugjeron edhe titulli i filmit i përkthyer në shqip, aktori ka xhiruar një sekuencë të filmit përshtatur në kohë moderne.

Culkin është ndihmuar për xhirimet edhe nga Google, ndërsa po promovohet Google Assistant, programi që ndihmon përdoruesit e Google me shumë funksione. / KultPlus.com

Ermal Meta: Në Shqipëri kthehem sepse këtu i kam rrënjët e mia

Kur është larguar para 25 vitesh nuk e kishte menduar asnjëherë, se një ditë do të ngjitej në Festivalin e Këngës në RTSH.

Por, kjo ëndërr iu bë realitet fill pasi u shpall fitues i Festivalit të Sanremos në Itali, Bëhet fjalë për kantautorin e njohur Ermal Meta, i cili është i ftuar special i edicionit të 57-të të këngës në RTSH. Artisti ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë natës së parë të festivalit, mbrëmjen e 20 dhjetorit, për të interpretuar dy këngë, atë fituese në Sanremo “Non mi avete fato niente” dhe” Piccolo anima”. Për “ReportTv” kantautori shqiptar ndalet tek rëndësia që ka ky rikthim në vendin e tij

 Është vendi im, këtu kam rrënjët, rrënjët nuk shkulen kështu që është një gjë natyrale për mua.

Kam kujtime shumë të bukura, më kanë thënë gjëra shumë prekëse. Një moment që do e mbaj gjithmonë në zemër është koncerti i parë në Tiranë, që nuk e prisja që gjithë ata njerëz të këndonin këngët e mia, e ndjeja veten në faj që këndoja në italisht. Pesë këngët e para më vinte që të qaj.

Ermal Meta ka një falënderim të veçantë, por jo vetëm për ata që e ndihmojnë.

Dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, familja ime më të gjitha, por dua që të falënderoj që të gjithë ata që më kanë penguar, se të japin një forcë shumë të madhe se ata që të ndihmojnë.

Ermal Meta ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datë 20 dhjetor, natën e parë të Festivalit të Këngës.