Nata finale e ‘Pen For Culture’ vjen me leximin e eseve nga të rinjtë

23 Janar, 2020 - 6:47 pm

E diele, 26 janar | ora 19:00 | KultPlus Caffe Gallery

OJQ “ProPlus” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë do të mbajë në datat 24, 25 dhe 26 janar, punëtorinë tre ditore me të rinjtë e të gjitha komuniteteve në kuadër të projektit “PEN FOR CULTURE” që ka për qëllim fuqizimin, paqen, socializmin dhe punën ekipore nëpërmjet artit.

Në këtë punëtori janë përzgjedhur dhjetë të rinj prej moshës 13 deri 18 vjeç, të cilët kanë talent në të shkruarit e eseve.
.
Punëtoria do të mbahet nën mbikëqyrjen e profesoreshës Vjosa Sadriu – Hamiti dhe në fund të punëtorisë, nxënësit pjesëmarrës do të kenë të gatshme nga një ese të cilën do ta lexojnë para publikut në një mbrëmje dedikuar veçanërisht atyre.

Ky event do të mbahet ditën e diele, në KultPlus Caffe Gallery duke filluar nga ora 19:00.

Në këtë mbrëmje të rinjtë do t’i shoqërojë me muzikë artisti Endrit Rexhepi. Ngjarja është e hapur për të gjithë. Ju presim!

Të ngjajshme