займ на карту онлайн потребительский кредит

Pesë mënyra për t’i kaluar pushimet me fëmijët gjatë grevës në arsim

Janar 16, 2019 - 8:00 pm

Kur ka grevë të arsimtarëve, ka edhe dilema se si të organizohet koha e fëmijëve në mënyrë që të mësojnë diçka.

Greva po vazhdon, bora s’ka të ndalur dhe organizata TOKA po ofron sugjerime se si të shpenzoni kohën tuaj në pesë mënyra zbavitëse, por edhe edukative.

Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë ekzekutive në organizatën “Toka” ka treguar për gjithë ata që po i mbikëqyrin fëmijët se si t’i kalojnë këto ditë greve.

Jehona Gjurgjeala, Organizata ‘TOKA’

Këshilla e parë që na jep “TOKA” është të eksperimentojmë mësimet nga lënda e fizikës dhe kimisë duke përdorur materialet e gjetshme në ambientet shtëpiake.

#EKSPERIMENTO!

Ilustrim

Në këtë link mund të gjeni gjithçka që iu nevojitet për të realizuar aktivitete zbavitëse-edukative në ngohtësinë e shtëpisë suaj.

Për fëmijët e apasionuar me shkencat e natyrës, në këtë link mund të gjeni demonstrimin e 4 eksperimenteve nga lënda e fizikës dhe kimisë në gjuhën shqipe, të cilat me pak materiale shtëpiake mund të realizohen edhe në ambientet e shtëpisë suaj.

Ofertë speciale falas për prindërit super-entuziastë!

Për më shumë aktivitete interesante dhe edukative, TOKA ofron mundësinë e regjistrimit në Databazën e Aktiviteteve për Edukim, me më shumë se 200 aktivitete që zhvillojnë shkathtësi dhe kompetenca të ndryshme. Klikoni këtu për t’u bërë pjesë e kësaj platforme. Kjo mundësi është e hapur deri në fund të grevës, andaj nxitoni.

#LEXO!

A e dini se shumë studime kanë dëshmuar se leximi është çelësi i suksesit? Leximi që nga mosha e hershme zhvillon teë fëmijët aftësitë e kuptimit të informatave, vëmendjen, kujtesën afatshkurtë dhe afatgjatë, imagjinatën e shumë aftësi të tjera. TOKA mori rekomandime nga prindërit dhe libraritë për 10 librat më interesant për fëmijët tuaj:

  • Maçoku me kapele doku” nga Dr. Seuss për fëmijë mbi 4 vjet
  • Matilda” nga Roald Dahl për fëmijë mbi 6 vjet
  • Harri Poter dhe Guri Filozofal” nga J.K. Roëling për fëmijë 7-9 vjet
  • Rrjeta e Sharlotës” nga E.B. Ëhite për fëmijë 8-10 vjet
  • Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupery për fëmijë mbi 10 vjet
  • Hobiti” nga J.R.R. Tolkien për fëmijë 10-12 vjet
  • Kryezoti i unazave” nga J.R.R. Tolkien për fëmijë mbi 12 vjet
  • Hajdutja e librave” nga Markus Zuzak për fëmijë mbi 13 vjet
  • Lojërat e urisë” nga Suzanne Collins për fëmijë 14-16 vjet
  • Ne jemi pafundësi” nga Stephen Chbosky për fëmijë mbi 16 vjet

#SHIKO

Nëse fëmija juaj ështe adhurues i videove, apo kupton më mirë përmes shqisës së të parit, më poshtë gjeni një listë të disa videove informuese në shqip:

Kino ‘Armata’, Prishtinë
  • Tema e demokracisë e shtjelluar nga vetë fëmijët: VIDEO
  • Tema e shkencës, teknologjisë dhe shkencave sociale në formë të animuar, të punuara nga Videosinteza;
  • Videot më të mira edukative ndërkombëtare, të përzgjedhura dhe të përkthyera në shqip nga portali ZGJOI.

#AKTIVIZOHU

Të gjithë ju të cilët dëshironi të përjetoni një aventurë të vogël kulturore, atëherë bashkangjjituni në një rrugëtim të veçantë në disa nga institucionet tona kulturore.

Ilustrim
  • Teatri Dodona, në të cilin keni mundësi të shihni shfaqje me kukulla për fëmijë gjatë të ditëve të shtunë. Për orarin e këtij muaji, mund të vizitoni faqen e Teatrit ‘Dodona’.
  • Teatri Kombetar ka shfaqje baleti këtë të enjte që është e pershtatshme për fëmijë.
  • Galeria Kombëtare e Kosovës, deri më datën 18 janar mban dyert e hapura për ekspozitën e artistit Gani Llalloshi e titulluar “Qielli është i kaltër”. Këtë ekspozitë mund ta shihni nga e marta në të premten në orarin 10:00-18:00, dhe gjatë ditëve të shtunë dhe të dielë në orarin 10:00-17:00. Për informata shtesë, vizitoni faqen e Galerisë së Arteve.
  • Fakulteti i Arteve, Departamenti i Arteve Muzikore, gjatë këtij muaji organizohen disa koncerte dhe provime të hapura të klasëve të ndryshme nga studentë të këtij Departamenti, të cilat edhe ju mund t’i ndiqni e t’i përcillni këto ditë të ftohta dimri me tinguj të ëmbël. Vizitoni objektin e këtij Departamenti për të parë në buletin ngjarjet në të cilat ju mund të jeni pjesë. Ja udhëzimet se si të arrini deri te Fakulteti i Arteve:
  • American Corner në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është i hapur nga e hëna në të shtunë për të lexuar libra, libra nga pajijset elektronike të leximit si Kindle, për të parë filma apo edhe të luajtur lojëra të ndryshme. American Corner organizon edhe Klubin e Librit Kindle në gjuhën angleze, Movie Nights, si dhe programe të ndryshme për teknologji. Mbi të gjitha, ju mund të huazoni libra, filma në formatin DVD, Kindle me librat e dëshiruar dhe të vazhdoni me leximin e shikimin në shtëpitë tuaja. Të gjitha këto shërbime janë të hapura për të gjithë fëmijët dhe janë pa pagesë. Për informata të tjera, vizitoni faqen e American Corner.
  • Kino ARMATA, një hapësirë publike në Prishtinë, e cila promovon aktivitete kulturore alternative dhe dialog shoqëror, hap dyert e saj falas për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të kalojnë netët e tyre duke parë filma interesant. Nga 15 janari, kjo kinema hapet me shfaqjen e filmit “The Man With The Golden Arm” (1955) nga ora 20:00, e duke vazhduar më pas me filma të tjerë. Për detaje të tjera, vizitoni faqen e Kino ‘Armata’.

#LUAJ!

Ilustrim

Të menduarit logjik dhe strategjik, fokusi dhe vëmendja, durimi, bashkëpunimi, të menduarit kritik e kreativ dhe zgjidhja e problemeve, menaxhimi i burimeve dhe zhvillimi i shkathtësive të komunikimit janë këto disa aftësi të cilat zhvillohen nga lojërat e njohura si “Board Games”.

Për t’i shoqëruar ngrohtësisht momentet më dimërore të vitit, bashkë me fëmijët tuaj vizitoni Mana Board Games Bar dhe njoftohuni me lojëra të ndryshme. Nga ora 11:00 Mana Board Games Bar iu mirëpret për të luajtur me familjet tuaja lojëra të cilat kushtojnë 1 euro. E nëse një lojë iu pëlqen më shumë se të tjerat, merreni atë me qera për 5 euro! Vizitoni faqen në Facebook për të kuptuar më shumë.

Nëse ju keni ide apo propozime për prindërit dhe kujdestarët  e tjerë, të cilët ashtu si ju dëshirojnë të shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre larg ekraneve të televizionit dhe  “smartphone”, atëherë na shkruani dhe sigurisht shpërndani ato ide me prindërit dhe fëmijët e tjerë!

Këto propozime janë dhënë nga Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë e TOKA-s.

Të ngjajshme