займ на карту онлайн потребительский кредит

Prindërit protestojnë, ndërpritet mësimi në “Mësonjëtoren e Parë Shqipe”

Shtator 20, 2018 - 2:30 pm

Prindërit e fëmijëve të dy klasave në shkollën “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në qytetin e Korçës protestojnë kundër vendimit për ta zhvilluar pasdite mësimin.

Ata thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë deri në zgjidhjen e problemit. Sipas tyre zhvillimi i mësimit për dy klasat e pesta pasdite është i papërshtatshëm dhe thonë se fëmijët nuk do të mund ta përballojnë ngarkesën.
“Klasa e pestë këtë vit ka provime, ne nuk do të pranojmë që të kthehet pasdite. Fëmijët nuk i çojmë në shkollë. Ne si prindër nuk jemi dakord që mësimi të zhvillohet pasdite. U bie e gjithë ngarkesa fëmijëve”, shprehen disa prej prindërve.

Drejtoria Arsimore Rajonale sqaron se vendimi për kthimin e mësimit pasdite ka ardhur si pasojë e mbipopullimit të shkollës.

“Fakt është se ambientet nuk janë të mjaftueshme që të gjithë të zhvillojnë mësimin paradite dhe detyrohemi që 2 nga klasat t’i çojmë pasdite. Pastaj nëse janë klasa e 5-të, apo e 4-të, ka një drejtues që po e ndjek çështjen. Por nuk shikoj ndonjë vështirësi, pasi ne u përgjigjemi nga ana infrastrukturore dhe realizojmë zhvillimin normal të mësimit”, u shpreh Kristaq Grabocka, Drejtor i DAR, Korçë.

Dy prej shkollave të qytetit të Korçës përballen me mbingarkese si pasojë e kërkesës së lartë të prindërve./ KultPlus.com

Të ngjajshme