Epidemia e kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe në rrëfimin e Atë Anton Harapit

Tek libri ‘Andrra e Prêtashit’, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.R.SH. – Vatikan.

Epidemia e kolerës së vitit 1916 në rrëfimin e Atë Anton Harapit, nga Ardian Ndreca:

Tek libri Andrra e Prêtashit, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.

Rrëfimi i tij ka vlerë si për me kuptue psikologjinë e malsorit që kur përhapen epidemi të atilla, ngujohet dhe s’pranon kurrsesi me rrezikue të tjerët, por edhe për me kuptue sensin e detyrës meshtarake që e çon Atë Anton Harapin me rrezikue vetveten, tue mos ngurrue me i ndejtë pranë pjestarëve të bashkësisë që janë prekë prej sëmundjes. Shtëpia e Lulashit në Pikale të Grudës asht izolue krejtsisht, aq sa edhe ujin ia çojnë fqinjët e ia lanë tek dera, vorfnia e skajshme ban të vetën, mungesa e çfarëdolloj ndihme mjeksore e randon gjendjen. Thirrjes së fratit “a don miq” i zoti i shtëpisë i përgjegjet se duhet të largohet sa ma parë prej andej se mund t’i “prâhet” (ngjitet) lëngata. Atëherë Patër Antoni, që e njeh mirë psikologjinë e malsorit, e prekë në telat e krenisë: “- Po si kështu, i thom, me t’u dhimbtë nji kafe e nji cingare duhan për Fratin?” dhe malsori ia pret: “Manà t’ishem shëndosh me rob, nuk pat me m’u dhimbët grimë as dashi i kumbonës, por mbasi Zoti, me këtë lëngatë më dau me gjith rob prej robnís tjetër, nuk ke çë bâ as ti ndër né, por nisu e shko, more zotní”. Edhe pse i pashkollë e i pashetitun, Lulashi ka nji respekt të thellë për jetën e tjetrit, sa vepron kundër rregullave të mikpritjes tue ia mbyllë derën.

Kuarantina për të ka nji kuptim të qartë: nëse jeta jeme ka humbë të paktën mos të rrezikoj bashkësinë! Çmimi i nji sakrifice të tillë asht i naltë, pse nuk ekziston asnji strukturë mbështetëse. Vendi asht në luftë, trupat austriake, siç shkruen Dr. Kadri Kërçiku tek nji monografi i mirënjohun e vitit 1962 rreth gjendjes së shëndetësisë në zonën e Shkodrës kishin ndërmarrë disa masa profilaktike, por vullneti i tyne i mirë nuk mbërrinte deri në majet e maleve shqiptare. Mbas ngulmimit të meshtarit, ma në fund Lulashi ia hapë derën dhe e grishë buzë votrës. Përshkrimi që Atë Anton Harapi i ban odës malsore asht ai i nji paradhome të ferrit dantesk: “Oda e tmerrshme prej vetit ishte mbushë me tym, sa me të qitë lotët prej syvet; kalamajt, të sëmuet, vikatshin sa ku mujshin, e âma, shtrî sa gjanë gjatë, mbulue me nji rubë të madhe, qi s’ishte as çarçaf as bataní, gulfa-gulfa qitëte vnér prej goje me të këputë shpirtin; në nji tjetër skaj të odës, nji burrë kund 40 vjeç, hapë kambë e krahë, ra në kokërr të shpinës, kishte qitë sytë kokërdhok, kah dyndë vneri, donte me e qitë, e s’ishte punë me shpërthye; atje mâ përtej prap nji djaloç i lám në vnér, gjimonte; afër kishte të motrën, e cila, zbé në fëtyrë e bâ verdhë si çapini, veç se nuk kishte dhanë shpirtin, se kishte dekë e shkue”. Mbasi frati kryen shartet e fesë përshëndetet me të zotin e shtëpisë në derë, e ky i fundit plot miradije i thotë: “T’a dijtë Zoti, more zotni, se sot m’a ke vjeftë gjysën e Pogdoricës … se edhe me më dekë robt, tash s’po ko’ dert kurr’i grimë, kaq m’asht ba zemra kotec për ketë punë”.

Ndjesia e solidaritetit që dikush ia tregon përtej çdo “conatus sese conservandi”, atij tensionit të ligjshëm që na shtyn me ruejt vetveten, ngushëllimi i fjalës së mirë, besimi se Zoti s’i ka lëshue doret, bajnë që malsorit t’i këndellet shpresa e lmekun. Mbas disa ditësh, vijon rrëfimin Atë Anton Harapi, Lulashi i vjen në derë me nji tas me qumësht në shenjë mirënjohjet, tashma kuarantina ishte hjekë prej shtëpisë së tij. Lulashi dhe njerëzit e tij e kanë marrë veten dhe asht ai vetë që spjegon gjendjen e randë shpirtnore në të cilën ishte ndodhë: “Kurr mâ ngusht nuk kjeçë se atë ditë, kur m’erdhe ti, e kurr mâ mirë se sot nuk kam kenë. Un për veti i pata xanë të shkuem e të mbaruem, as s’isha ma ngusht për ta se për salikime të tyne; droja se po më jesin mbi dhé, as s’po gjindet kush me m’ua ba vajin as gjamën… Kemi kërçikun e vogël, moré zotní, a jo për ma tepër, por erdha sa me të pá e me t’u falë nderës me nji cirkë tambël”.
Mirënjohja ma e thellë shprehet me pak qumësht, as vorfnia ma ekstreme nuk pengon kend me e shprehë këtë ndjenjë fisnike që hijeshon shpirtin njerëzor. Rreziku ka kalue, ajo që ka mbetë asht konfirmimi i mirënjohjes ndaj françeskanëve që s’e kanë braktisë kurrë popullin e vuejtun e të izoluem të maleve tona. Tek malsori krenar asht e gjallë edhe vetëdija se njeriu asht i pafuqishëm ndaj forcave të natyrës. Nji përvujtni e pazakontë për nji mendësi që jetën e barazon me nderin dhe humbjen e këtij e cilëson si diçka ma të keqe se vetë humbjen e jetës. Ajo që na ban përshtypje ende sot kur lexojmë këto faqe asht bindja dhe urtia e malësorit për me e pranue kuarantinën si mënyra e vetme për me i shpëtue lëngatës ngjitëse, edhe tue e dijtë se izolimi kur nuk ekzistojnë mjetet ma elementare të mbijetesës asht heroizëm dhe vetëmohim i skajshëm. Historia e epidemive, tue nisë prej përshkrimeve të Tukididit në luftën e Peloponezit në vitin 430 p.K. e deri më sot, na mëson se këto evente të kobshme e riformatojnë shoqnín njerzore, jo vetëm tue krijue për nji farë kohe imunitet, por tue i dhanë mundësinë me kuptue ma mirë se kush jemi dhe sa vlejmë! Kur njeriu e njeh njeriun nëpërmjet prizmit të frikës së nji pandemie, gjithçka që vjen mbrapa ndriçohet ndryshe, disa gjana zhvleftësohen, të tjera marrin vlerën e vërtetë.

Marrë nga e pёrjavshmja letrare kulturore ‘Ex Libris’,  21 MARS 2020. NUMËR 71. / KultPlus.com

Anton Pashku dhe kitara

Nga Anton Pashku

Zemra ime vallëzon vetëm atëherë kur dëgjon titrimin e telave të kitarës. Vetëm shpatat e zërit të saj mund ta copëtojnë brengën dhe t´ua falin flatrave të harresës. Po, vetëm kitara, kjo kitarë që rri përpara meje e varur aty në mur, mundet.

Edhe pse tash vrik jam mësuar të luaj me telat e saj, kitara ime lëshon zëra që, duke u ngatërruar ndërmjet vete, krijojnë jone, për mua shumë të hareshme. Vetëm për mua! Them vetëm për mua, sepse tingujt e saj janë shumë të çuditshëm. Nuk mund t´i kuptojë, ose nuk do t´i kuptojë, gjithkush: qajnë kur duhet të gëzohen, gëzohen kur duhet të qajnë.

Si tash më kujtohet vaji i vashës, që m´u lut t´ia këndoj një këngë. Pranova. Mora kitaren në duar. U ula pranë dritares, duke shikuar në qiellin e natës, i cili, nëpër dritaren time, dukej katërkëndësh me fillim, por pa fund. Pëlqeva telat dhe gishtat e mi zunë të luajnë nëpër to. Tingujt e kitarës përcillnin fjalët e këngës për Hënën e dashuruar në një yll që tradhtoi Diellin, i cili, zemëruar pamasë, shkreu që ta shëmtojë përgjithmonë fytyrën e Pabesës.
-Pse t´u mbush mendja ta këndosh këtë këngë?-pyeti ajo dhe sytë ia mbytën bulzat e lotëve që i gufonin pajada.
Rrudha krahët. Rrudha edhe ballin. Nuk dita ç´t´i them. Dita, por diçka më lidhi në fyt.

-Po pse, pse po loton?-dëgjova pyetjen mbasi doli prej gojës sime.
-Si…pse?!-tha ajo duke u munduar për t´i ndalë lotët, që i rridhnin nëpër faqe.
-Si, të lutem, si ka mundur Dielli të bëhet aq mizor…
-Mizor?!
-Po, po!-tha ajo—Si ka mundur të bëhet aq mizor ndaj Hënës, e cila për çdo mbrëmje del për ta stolisur lumin tonë me shtyllën e artë të rrezeve të veta?
-Shtylla e artë e Hënës?
-S´është e Hënës.
-Po e kujt është?
-Fol sa të duash, por ti s´je duke prekur telin e solit?
-Unë?
-Ti, pra. Të Pabesës…-thashë dhe u ndala. Mendimin, që desha t´ia them asaj, e përtypa në heshtje.
Më shikonte. Pesha e shikimit të saj, që më kaploi, ishte tepër e rëndë. Ishte e rëndë sa s´bëhet.
-Mirë, mirë!-thashë.
Preka telat e kitarës sime. U krijuan tinguj që s´kishin lidhje me njëri tjetrin.

-A di çka,-tha ajo,-ta lëmë Hënën.
-Ta lëmë, nëse na lë.
-Mos u tall!
-Nuk po tallem.
-Atëherë, pra, jipja këngës për sumllën e djersës!
-Për sumllën e djersës, pa të cilën nuk mbin as therra për gardhiqe?
-Po, ke të drejtë.
-S´dua!
-Pse?
-S´dua t´ia them asaj kënge, sepse është e dhimbshme.
-Ani që është e dhimbshme, ani.
-Por ti s´e merr vesh!
-Si nuk e marr vesh!-tha ajo.-Vëllaut tim të vogël ia shoh sumllën e djersës sa herë që mundohet ta gënjejë nënën…
-Eh…-thashë unë.
Një e qeshur, për mua fare e pakuptimtë, shpërtheu në gojën e saj. Ishte aq therrëse dhe e padurueshme, sa mua më hypi gjaku në krye.

Shikova nëpër dritare: m´u duk se një yll kishte zbritur dhe tashti ishte mu përpara syve të mi. Çova dorën dhe mora hov: desha ta thej kitarën në njërën këmbë të atij ylli. Por, sjellja shkoi kot: ylli ishte larg, atje lart duke hequr valle me shokët e vet.
-Ha, ha,ha!-dëgjohej e qeshura e saj.
Mora kitaren. Drodha një tel. I thashë:
-Për ty, për lëkurën tënde pa asnjë pore!
Ndali të qeshurit. Më shikoi me ballë të mrrolur. Drodha të gjashtë tela e i thashë:
-Për ty, për ty që m´je tingull i pazëshëm!
-Paska tinguj të pazëshëm?
-Ja, paska!
Brofi në këmbë. Bëri një hap dhe u ndal përpara meje.
-Shiko veten, o i mjerë!-tha ajo.
-O gjuetar i ëndrrave, a s´po sheh se je krejt lakuriq!
-Unë?

-Ti, ti…A s´po sheh se ke mbetur lakuriq?…A s´po sheh se kitara të solli në këtë ditë të zezë?…Hidhe atë kitarë e mos rri kështu lakuriq, se do të bëhesh gazi i botës…
Zonjusha Vulë lëvizi vendit. Megjithatë, shtrëngova kitarën. Kitara u dalldis. Kurse ajo u mrrol edhe më shumë. Dikur fluturoi jashtë, duke mbyllur derën me forcë.
Mbeta vetëm unë, kitara dhe tingujt e saj magjikë që përpiqeshin për ta zhdavaritur rrapëllimën e derës së mbyllur…

Shkurt, 1957 / KultPlus.com

‘Të ëndërrojmë parajsën e kuqe si vuajtjen tonë’

KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të Beqir Musliut, ”Mbretëria e rrënuar e Kosovës”.

Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil
Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri
Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit
Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur

Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë
As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata
Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten
Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë

Luftëtarët i varëm për degët e historisë
Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra
Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve
Apo i ndrydhën në këtë ditë që është jatagan

Nëse prapë zë fill beteja atëherë ku jemi ne
Do të ktheheshim në zanafillë apo do të mbylleshim
Në zemrat e bozhureve si në zemrat tona robër
Të ëndërrojmë parajsën e kuqe si vuajtjen tonë

Por këtu gjithçka tjetër është rrënuar përveç nesh. / KultPlus.com

Letra e Kafkës për të dashurën: Zemra ime rreh përmes gjithë trupit vetëm prej teje

Tani do të të kërkoj një favor që tingëllon pak si i çmendur, të cilin do ta përshëndes kur të marr unë letër. Është gjithashtu testi më i madh në të cilin mund të vihet njeriu më i mirë.

Mirë, ja ku është:

Më shkruaj vetëm njëherë në javë, kështu që letrat e tua të më vijnë ditën e diel, sepse nuk mund t’u rezistoj letrave të tua të përditshme. Për shembull, unë i përgjigjem një nga letrat e tua, dhe pastaj shtrihem në krevat në dukje i qetë, por zemra ime rreh përmes gjithë trupit vetëm prej teje. Unë të përkas ty. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur këtë, dhe kjo nuk është mënyra më e mirë. Po për këtë arsye nuk dua të di se çfarë vesh. Më ngatërron aq shumë, saqë s’mund të merrem me jetën. Nuk dua ta di që edhe ti ndjen për mua. Po ta dija, si mundja, si budalla që jam, të ulesha në zyrën time, apo këtu në shtëpi, në vend që të hipja në një tren me sytë që hapen dhe mbyllen vetëm kur jam me ty? Oh, ka një arsye të trishtueshme, që nuk s’e bëj dot këtë. Për t’i rënë shkurt: Shëndeti im është i mirë vetëm për të përballuar veten time. Ai s’është i mjaftueshëm për martesë, duke lënë mënjanë të bërit baba. Sidoqoftë, kur lexoj letrat e tua, ndjej se mund të lartësohem edhe mbi atë që nuk mund të lartësohet.

Ah sikur ta kisha përgjigjen tënde tani. Dhe sa keq të torturoj, dhe sa të detyroj ty në qetësinë e dhomës tënde të lexosh këtë letër, si letra më e ulët që është vënë ndonjëherë në tryezën tënde.

Ndershmërisht, ndjehem keq ndonjëherë kur lutem si një lugat mbi emrin tënd lumturues! Ah sikur ta kisha postuar letrën e së dielës, në të cilën të kisha kërkuar të mos më shkruaje më kurrë, dhe në të cilën të jepja një premtim të ngjashëm. Oh Zot, çfarë më ndaloi të ta dërgoja këtë letër? Çdo gjë do ishte në rregull. Por a është kjo zgjidhje e paqtë e mundur tani? Çfarë do të ndihmonte nëse ne do i shkruanim njëri-tjetrit vetëm një herë në javë? Jo, sikur vuajtja ime të kurohej nga mjetet të tilla, atëherë ajo s’do ishte serioze. Dhe tashmë parashikoj që s’mund të jem në gjendje t’iu rezistoj as letrave të së dielës. Kështu, për të kompensuar mundësinë e humbur të së dielës, të kërkoj me gjithë fuqinë që më ka mbetur në fund të kësaj letre: Nëse i vlerësojmë jetët tona, le të mos shkruajmë më.

Mos po mendoja të nënshkruaja me Dein? Jo, s’do të kishte gjë më false se sa kjo. Jo, unë jam gjithmonë i lidhur me zinxhirë me veten time. Ky jam unë, dhe kjo është ajo me të cilën duhet të jetoj.

11 nëntor, 1912

Kujtojmë që shkrimtari i njohur gjerman Franc Kafka e takoi për herë të parë Felice Bauer në vitin 1912. Për pesë vjet ata patën një histori dashurie. / KultPlus.com

137 vjet nga lindja e At Anton Harapit, i pushkatuar nga diktatura

At Anton Harapin, i pushkatuar nga regjimi komunist, lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij. Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme, si dhe botoi disa libra.

Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua nga diktatura. / KultPlus.com

93 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh, Umberto Eco

Umberto Eko, i lindur më 5 janar 1932, ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor universiteti italian. Njihet më së shumti për romanin e tij të 1980 Il nome della rosa, më pas shkruajti romane të tjera si Il pendolo di Foucault dhe L’isola del giorno prima. Romani i tij Il cimitero di Praga, botuar më 2010, kryesoi listën e librave më të shitur në Itali.

Umberto Eko, një shkollar në fushën e errët të semiotikës, që u bë autor i suksesshëm romanesh, mbi të gjitha me veprën “Emri i Trëndafilit”, vdiq të premten në Itali. Ai ishte 84 vjeç. Si një semiotikan, Eko kërkoi të interpretonte kulturat përmes shenjave dhe simboleve të tyre ? fjalëve, ikonave fetare, banerave, veshjeve, notave muzikore dhe madje edhe filmave vizatimorë.

Ai ka publikuar mbi 20 libra mbi këto çështje ndërsa jepte mësim në Universitetin e Bolonjës, më i vjetri në Europë. Por në vend që të veçonte jetën e tij akademike nga krijimtaria e tij popullore, Eko përfshiu në shtatë romanet e tij shumë prej shqetësimeve të veta akademike. Në bashkimin e këtyre dy botëve, ai nuk ka qenë kurrë më i suksesshëm sesa tek “Emri i Trëndafilit”, romani i tij i parë, që u publikua në Europë në vitin 1980.

Suksesi qe i madh dhe ai shiti më tepër se 10 milionë kopje në rreth 30 gjuhë dhe pati edhe një adaptim kinematografik në Hollivood.

Libri tregon për ngjarjet që ndodhin në një manastir italian në shekullin 14, kur murgjit vriten nga besimtarë të tjerë duke risjellë bukur një qasje filozofike të Aristotelit, harruar kohë më parë.

Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane.

Ai lindi më 5 janar 1932 dhe u nda nga jeta më 19 shkurt 2016. /KultPlus.com

Umberto Eco, critique et ecrivain italien. L’auteur du “Nom de la rose” et du “Pendule de Foucault” est venu a Paris presenter son dernier livre “Histoire de la laideur” paru en france le 2 octobre aux editions Flammarion. Ce livre illustre retrace en 15 chapitres les representations de la laideur dans la culture occidentale. Cette anthologie fait suite a “Histoire de la beaute” parue il y a deux ans et qui, traduit en 27 langues, s’est vendue a 500000 exemplaires. Paris,FRANCE-le 17/10/07

‘Ngado që kthenj sytë, shoh atje Zotn’ e vërtetë, q’është Një e s’ka të dytë’

Poezi nga Naim Frashëri

Sa e dua giithë jetën,
Se atje gjej të vërtetën,
Yjtë, hënën, hapësirën.

Të mugëtit, natën, ditën,
Mëngjeze, djellinë, dritën,
Mbrëmëm dh’atë errësirën.

Natën, kur ësht’ e qetuar,
Edhe gjësendi s’dëgjohet,
Qiellin kur ësht’ i edruar,
E hapësira ndritonet.

A kur hapen herë-herë,
Ret’ e zeza sten nd’erë,
Vapën, vjeshtën, dimrin, verën.

Retë, shinë dhe lumenjte,
Gjëmim, mjergullë, përrenjtë,
Dëborën, breshërin’ e erën.

Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat e gukat e shtigjet.

Oshëtimen, pyjet, drurët,
Shkëmbenjte, gërxhet’ e gurët.

Lulet, barërat që mbijnë,
E shpestë që fluturojnë,
Edhe këngera këndojnë,
E nëper dega levrojnë.
Dhe njerin’ e bagëtinë
Dhe giithe eshtë në jetë.

I dua si Perëndinë,
Se ngado që kthenj sytë,
Shoh atje Zotn’ e vërtetë,
Q’është Një e s’ka të dytë./KultPlus.com

Transformim i infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë gjatë këtij viti investimet për transformimin e infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm shifrat e  investimeve në infrastrukturën arsimore në shkolla dhe universitete, ku thekson se ambientet e reja janë ndërtuar për “të siguruar që nxënësit dhe studentët tanë të mësojnë në mjedise moderne dhe të mirëpajisura”.

Për sa i përket investimeve në shkolla, janë kryer investime në 100 shkolla të reja dhe terrene sportive.

Në 2025 do të vijojnë investimet në kantieret e hapura në 40 shkolla ndërsa vitin e kaluar janë instaluar 216 laboratorë smart në shkolla.

Ndërsa investimet në universitete janë: Ndërtimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit  dhe Fakulteti i Arkitekturës; Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe ndërtimi i muzeumit të Gjeologjisë dhe Minierave; fakulteti i Bioteknologjisë së Ushqimit në UBT; klinika e re e veterinarisë së ushqimit në UBT; Laboratori i anatomisë së kafshëve në UBT; ndërtimi fakultetit të studimeve profesionale në Universitetin e Durrësit; ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.

Ndërkohë këtë vit nis puna për ndërtimin e pistës së re të atletikës në Universitetin e Sporteve.

Buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.02 miliardë lekë. Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë./ KultPlus.com

“Ai ishte i zakonshëm”, SHBA mban ceremoninë mortore të Jimmy Carter

Në SHBA ka nisur ceremonia funerale gjashtë ditore për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq në moshën 100-vjeçare. Arkivoli i tij, i mbështjellë me flamurin e SHBA-së, ndaloi në qytetin e tij të lindjes, Georgia. Shumë njerëz dolën në rrugë për të parë kortezhin e varrimit. Arkivoli i Carter u soll më pas në Atlanta, ku trupi i ish-presidentit do të qëndrojë deri të martën.

Qytetarët që u mblodhën në anë të rrugës në kortezhin mortor vlerësuan modestinë e ish-presidentit.

“Ai ishte një njeri i mirë, ai ishte një person i zakonshëm. Do të na mungojë”, thanë disa nga të pranishmit.

Presidenti në largim Joe Biden do të mbajë një fjalim. Të ftuarit e pritur përfshijnë të katër presidentët e gjallë të SHBA, Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Biden shpalli të enjten ditë zie kombëtare dhe të gjitha agjencitë federale do të mbeten të mbyllura.

Flamuri i zisë do të varet gjithashtu në inaugurimin e mandatit të tij të dytë nga Trump më 20 janar, të cilin republikani e kishte kritikuar./ KultPlus.com

Clinton, Soros dhe Bono në mesin e të nderuarve me Medalje të Lirisë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, miliarderi, George Soros, pjesëtari i grupit U2, Bono, aktorët, Denzel Washington dhe Michael J Fox, futbollisti, Lionel Messi, dhe redaktorja e revistës Vogue, Anna Wintour, janë disa prej figurave që janë nderuar me medaljen më të lartë civile amerikane nga presidenti në shkuarje i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Përmes një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, ata e kanë pranuar Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Këtë vit janë nderuar 19 persona nga bota e kulturës, politikës dhe aktivizmit.

Shtëpia e Bardhë kanë thënë se personalitetet janë zgjedhur për “punën e mirë që kanë bërë dhe kontributin e jashtëzakonshëm për botën”.

“Së bashku keni lënë gjurmë të pashlyeshme, e them këtë me sinqeritet, keni lënë gjurmë të pashlyeshme në shtetin tonë”, ka thënë Biden.

Hillary Clinton ka qenë edhe kandidate e demokratëve në garën presidenciale më 2016.

Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, është nderuar me çmimin më të lartë kulturor edhe në Francë, Ai njihet për fushën që bën kundër varfërisë dhe mbështetjen e ofruar për të infektuarit me virusin HIV.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se filantropi miliarder, dhe donatori i madh i demokratëve, George Soros, “ka mbështetur organizata dhe projekte nëpër botë që kanë forcuar demokracinë, të drejtat e njeriut, edukimin dhe drejtësinë sociale”.

Nderimi me këtë medalje është traditë e krijuar prej ish-presidentit John F Kennedy.

Çmimi jepet me diskrecion të presidentit, por edhe me këshillën që i japin panelet e jashtme.

Në të kaluarën me këtë medalje janë nderuar sportistja Simone Biles, aktorja e shpërblyer me çmim Oscar, Michelle Yeoh dhe themeluesi i kompanisë Apple, Steve Jobs. /REL/ KultPlus.com

‘Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha, trimnesha qi Shqipnija din m’i ba’

Poezi nga Asdreni

Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
…Si vashë e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t’and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t’çohesh përseri
N’luftë t’mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q’i len, t’gjatë si selvija,
Sakola mali, shoq në bot’ që s’ kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue
Atdheun për m’e shpëtue!

Ke bij që s’kanë drojë asnjë pikë
As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s’vet;
E falin shpirt e jet!

Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin’ e ke me dal sot n’ballë
Se mbrrini koha, tokën për m’e mprue
Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue
Dhe n’ zjarm e kanë prue!

A mund m’e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t’venë ledhe
Për me t’rrzue nër kamb’ e për me t’shkel
Për me t’ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn’
Prej faqes s’dheut të t’shojn!

Disa “Serbi e vjetër” duen me i thanë
“Maqedhoni” do t’ jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë
Se s’ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur
Q’ anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes’ e fe
Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju
Të huejt me i u çnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me rrnue një Shqypni
Si zonjë në lumni.

Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini
Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë
Si ç’trimit mirë i prek
Me nder n’luftë me dek! / KultPlus.com

Media australiane “9Travel”: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima Skelley në revistën australiane “9Travel”.

Vendi regjistroi një numër rekord vizitorësh të huaj – 4,5 milionë në gjashtë muajt e parë të 2024 – një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm, vendas miqësorë, një kulturë dhe histori të pasur dhe çmime relativisht të lira – nuk është çudi që Shqipëria po kthehet në një pikë të rëndësishme turistike.

Aktivitetet që mund të bëni në Shqipëri

Ju mund të relaksoheni në plazh, të bëni një udhëtim disa ditorë, të notoni në burimet malore ose të humbisni veten në jetën e natës të një qyteti të ri, Shqipëria ofron gjithçka për ju.

Turistët që e vizitojnë vendin e vogël evropian për herë të parë, dhe kanë një muaj kohë për të eksploruar të gjithë vendin – mund të kryejnë disa aktivetete:

  • Marrin me qira e një varkë për vozitje në ujërat bruz të Ksamilit
  • Freskohen në ujëvarat e ftohta pas ecjes në afërsi të Thethit
  • Vizitojnë në muzeun/galerinë e nëndheshme Bunk’Art në Tiranë
  • Shijojnë ushqimet e freskëta të detit në Rivierën Shqiptare
  • Eksplorojnë rrugët me kalldrëm të shekullit VI të Gjirokastrës

Ku të qëndroni në Shqipëri

Shqipëria për turistët mund të ndahet në tre zona kryesore: bregdeti, malet dhe Tirana, kryeqyteti.

Nëse jeni pas pushimeve në plazh, plazhet e Sarandës, Ksamilit dhe Himarës janë opsionet më të mira.

Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në Rivierën Shqiptare, një vend i qetë ku mund të relaksoheni në pishinë ose plazh gjatë gjithë ditës dhe të shijoni një darkë të këndshme.

Saranda është një qytet i madh dhe një vend i mrekullueshëm për këdo që pëlqen të jetë aktiv.

Himara është një vend turistik, i shkëlqyer për not dhe një udhëtim të thjeshtë.

Për një atmosferë më shumë natyrale, drejtohuni në veri të vendit.

Alpet Shqiptare ofrojnë një sërë shtigjesh për ecje me peizazhe mahnitëse.

Berati një tjetër qytet i madh dhe magjepsës për adhuruesit e historisë është listuar në trashëgiminë e UNESCO-s.

Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për te shijuar pamje të mahnitshme.

Çfarë ushqimi të shijoni në Shqipëri?

Mënyra më e mirë për të përshkruar ushqimin shqiptar është se ai është ndikuar nga kuzhina greke dhe italiane – duke ofruar shumë pjata me mish dhe ushqime deti të shijshme dhe të freskëta.

Pjatat që duhet të provoni:

  • Byreku: një petë e mbushur me djathë, mish dhe perime
  • Tavë kosi: gjellë kombëtare me mish qengji
  • Qofte: Qofte shqiptare
  • Fërgesë: gjizë, speca dhe domate

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Plazhet e Shqipërisë – një nga atraksionet më të mëdha të vendit – i shijoni më së miri gjatë verës, nga maji deri në shtator.

Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar të verës. Shumë turistë italianë dynden në Shqipëri në këtë kohë pasi qyteti bregdetar i Sarandes është shumë afër me traget nga Italia.

Prilli dhe maji apo shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese.

A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?

Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor. Vendi përdor lekun si monedhën e tij, jo euron.

Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore.

Një vakt kushton rreth 5-10 dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë./ KultPlus.com

Hillary Clinton merr Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Biden

Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikësm Joe Biden, u ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 prej emrave më të famshëm në politikë, sport, argëtim, të drejtat civile, mbrojtjen e LGBTQ+ dhe shkencës, raporton ‘‘Time.

Një nga figurat që mori këtë medalje ishte edhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila ngjalli një ovacion të madh nga turma teksa mori medaljen e saj.

Klinton shoqërohej në këtë ngjarje nga bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, vajza Chelsea Clinton dhe nipërit e mbesat.

Pos saj, edhe filantropistit demokrat George Soros dhe aktorit-regjisorit Denzel Washington iu dha gjithashtu nderimi më i lartë civil i vendit në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

“Për herë të fundit si president kam nderin t’i jap Medaljen e Lirisë, nderin më të lartë civil të kombit tonë, një grupi njerëzish të jashtëzakonshëm, vërtet të jashtëzakonshëm, të cilët dhanë përpjekjen e tyre të shenjtë, përpjekjen e tyre të shenjtë, për t’i dhënë formë kulturës dhe kauzës. të Amerikës”, tha Biden në fjalën e tij hyrëse.

“Më lejoni t’i them secilit prej jush, faleminderit, faleminderit, faleminderit për gjithçka që keni bërë për të ndihmuar këtë vend,” tha Biden të shtunën.

Katër medalje u dhanë pas vdekjes. Ata shkuan te George W. Romney, i cili shërbeu si guvernator i Miçiganit dhe si sekretar i strehimit dhe zhvillimit urban; ish Prokurori i Përgjithshëm dhe Senatori Robert F. Kennedy; Ash Carter, ish-sekretar i mbrojtjes; dhe Fannie Lou Hamer, e cila themeloi Partinë Demokratike të Lirisë së Misisipit dhe hodhi themelet për Aktin e të Drejtave të Votimit të vitit 1965.

Kennedy është babai i Robert F. Kennedy Jr., kandidati i Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për sekretarin e shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore. Biden tha: “Bobby është një nga heronjtë e mi të vërtetë politikë. E dua dhe më mungon shumë.”

Romney është babai i ish-senatorit republikan të Utah, Mitt Romney, një prej kritikëve më të fortë konservatorë të Trump.

Bidenit i kanë mbetur edhe ditë të tëra në zyrën presidenciale dhe ka kaluar ditët e fundit duke dhënë çmime dhe medalje për veteranët trima ushtarakë, zyrtarë të guximshëm të zbatimit të ligjit dhe amerikanë të jashtëzakonshëm.

Shtëpia e Bardhë tha se marrësit e Medaljes së Lirisë kanë dhënë “kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”.

Filantropët kryesorë që marrin çmimin përfshijnë kuzhinierin spanjoll-amerikan José Andrés, bamirësia e të cilit World Central Kitchen është bërë një nga organizatat më të njohura të ndihmës ushqimore në botë, dhe Bono, drejtuesi i grupit rock U2 dhe një aktivist i drejtësisë sociale.

Djali i Soros, Alex Soros e pranoi medaljen në emër të babait të tij. Në një deklaratë të dërguar me email, Soros tha: “Si një emigrant që gjeti lirinë dhe prosperitetin në Amerikë, jam thellësisht i prekur nga ky nder”.

Yjet e njohur të sportit dhe argëtimit përfshijnë futbollistin profesionist Lionel Messi, i cili nuk mori pjesë në ngjarje; legjenda e basketbollit dhe biznesmeni i pensionuar i Los Angeles Lakers, Earvin “Magic” Johnson; aktori Michael J. Fox, i cili është një avokat i hapur për kërkimin dhe zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit; dhe William Sanford Nye, i njohur nga brezat e studentëve si “Bill Nye, Shkencëtari”.

Fitues të tjerë përfshijnë konservatoren Jane Goodall; Kryeredaktore e revistës Vogue për një kohë të gjatë, Anna Wintour; Dizajneri amerikan i modës Ralph Lauren; Themeluesi i Institutit Amerikan të Filmit, George Stevens Jr.; sipërmarrësi dhe aktivisti LGBTQ+ Tim Gill; dhe David Rubenstein, bashkëthemelues i firmës globale të investimeve The Carlyle Group.

Lauren është stilistja e parë e modës që merr këtë nder.

Vitin e kaluar, Biden u dha Medaljen Presidenciale të Lirisë për 19 persona, duke përfshirë të ndjerin Medgar Evers, Kryetaren e Dhomës Emerita Nancy Pelosi, Rep. James Clyburn nga Karolina e Jugut dhe aktoren Michelle Yeoh.

Medalja Presidenciale e Lirisë u dha 654 herë midis 1963 dhe 2024, sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit. Marrës të shquar të Medaljes së Lirisë nga e kaluara përfshijnë Dr. Martin Luther King Jr., Maya Angelou dhe Nënë Tereza./ KultPlus.com

Dita e Mesharit – 5 janar 1555

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuomshumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë mā e para vepër”.

Ja Pasthënia e Mesharit:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”./ KultPlus.com

Rama: Mali i Thatë në Pogradec, destinacioni dimëror për të apasionuarit e natyrës

Të rinj të apasionuar pas ngjitjeve në mal kanë zgjedhur si destinacionin e këtij fillimviti malin e Thatë në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa foto nga ngjitja e të rinjve në malin e Thatë, i cili ofron një pamje mahnitëse i mbuluar nga dëbora.

“Mali i Thatë në Pogradec, destinacioni dimëror për të apasionuarit pas natyrës dhe malit”, shkruan Rama.

Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit. Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit , e cila është 2,287 m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të vet./atsh/ KultPlus.com

Shtëpia botuese prestigjioze ‘Wiley’ boton në gjuhën angleze librin ‘Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm’ të autorit Fitim Uka

Shtëpia botuese prestigjioze Wiley e ka botuar në gjuhën angleze librin “Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” të autorit Fitim Uka, shkruan KultPlus.

Autori Uka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se libri “Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm’ i botuar tashmë në gjuhën angleze është shëndrruar në trashëgimi të shkruar të psikoterapisë globale.


Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të autorit Uka:

Megjithatë, nganjëherë ëndrrat e takojnë realitetin!

Kur ishte vetëm një ide, askush (përfshirë edhe veten time) nuk besonte se do të rrugëtonte kaq suksesshëm dhe do të arrinte kaq larg. Sot, duket thuajse e pabesueshme të shohësh kopertinën e këtij libri dhe të kuptosh që shtëpia botuese prestigjioze Wiley e ka botuar në gjuhën angleze Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm. Kritika e konsideron: “një qasje inovative dhe praktike”, “një burim të pazëvendësueshëm”, “një qasje kreative dhe të dobishme” dhe “një revolucion integrativ në psikoterapi”… dhe unë jam pa fjalë!

Kohezioni i Brendshëm ka folur fillimisht shqip, ndërkaq sot, ideja që ka për afiliacion Universitetin e Prishtinës, do të jetë pjesë e bibliotekave universitare në mbarë botën. Nga viti 2022 konceptualizimi ynë është prezantuar në ligjërata të ftuara, konferenca dhe simpoziume, ndërsa nga sot është edhe trashëgimi e shkruar e psikoterapisë globale.

Më duhet ta pranoj që sot jam më i lumtur se kurrë, krenar si asnjëherë më parë, por gjithashtu i përulur dhe thellësisht falënderues ndaj secilit që ka dhënë kontribut për këtë libër.

Në shkurt na pret një superpromovim i këtij botimi!

P.S. Siç thonë zakonisht: ky është vetëm fillimi dhe s’keni parë gjë akoma!/ KultPlus.com

Anthony Hopkins, jo vetëm një ikonë e artit skenik, por edhe një mendje brilante, një pianist dhe kompozitor i talentuar

Përgatiti: Albert Vataj

Tetë-vjeçari Anthony Hopkins u ul i vetëm në tavolinën e tij në vitin 1946, të qeshurat e mbytura të shokëve të klasës që gumëzhinin rreth tij. Ai nuk ishte pjesë e botës së tyre, një fakt që ai e dinte me dhimbje. Në Shkollën Grammar Cowbridge në Uellsin Jugor, Anthony ishte një i huaj, një djalë që përpiqej të përshtatej. Shokët e tij të klasës gjenin gëzim në lojëra dhe shaka, por mendja e Anthony-t endej diku tjetër, e konsumuar nga një ndjenjë e vazhdueshme shkëputjeje. Edhe mësuesit e etiketuan atë si “i ngadalshëm”, një gjykim që i rrinte si një re, duke e izoluar më tej nga grupi.

Një incident nga vitet e tij të shkollës ilustron gjallërisht vetminë e tij. Gjatë një pushimi, ndërsa të tjerët luanin në oborr, Anthony zgjodhi të ulej i vetëm në një stol të ftohtë, duke shtrënguar një skicë. Ai vizatoi forma të ndërlikuara, duke krijuar botë imagjinare shumë larg kaosit rreth tij. Atë ditë, një mësuese e vuri re punën e tij. “Ti ke një dhuratë,” tha ajo, duke ia kthyer vizatimin e tij të një kështjelle të vendosur në majë të një shkëmbi të thepisur. Për Anthonin, ato fjalë ishin të rralla nga të paktat rastet kur ai u ndje i parë.

Pianoja u bë një strehë tjetër. Në moshën nëntë vjeç, Anthony kishte zbuluar pianon e vjetër të pluhurosur në dhomën e muzikës së shkollës. Ndërsa djemtë e tjerë mblidheshin në klika, Antoni rrëshqiste, duke shtypur butësisht tastet në fillim, më pas me më shumë besim ndërsa mësonte veten të luante melodi të thjeshta. Muzika u bë gjuha e tij, një mënyrë për të shprehur emocionet që ai nuk mund t’i shprehte me fjalë. Nuk kaloi shumë kohë dhe prindërit e tij vunë re pasionin e tij në rritje dhe grumbulluan sado pak që mundën për t’i blerë një piano të përdorur. Mbrëmjeve, pas shkollës, Antoni e humbte veten në muzikë, duke gjetur ngushëllim në meloditë që krijonte.

Izolimi i tij nuk ishte vetëm social, por edhe emocional dhe intelektual. “U ndjeva si një alien”, do të kujtonte më vonë Hopkins. Në shkollë, ai luftoi me disleksinë, një gjendje që mbeti e padiagnostikuar në atë kohë, duke e lënë atë të frustruar dhe të keqkuptuar. Paaftësia e tij për të vazhduar akademikisht vetëm sa e thelloi ndjenjën e tij të pamjaftueshmërisë dhe ai do të tërhiqej më tej në botën e tij krijuese, duke skicuar dhe luajtur muzikë për orë të tëra.

Në moshën dymbëdhjetë vjeç, ndjekjet e tij artistike filluan të marrin formë si më shumë sesa thjesht hobi. Skicat e tij u bënë më të detajuara, pianoja e tij luante më e sofistikuar. Megjithatë, vetmia vazhdoi. Ai shikonte nga ana tjetër teksa bashkëmoshatarët e tij lidheshin pa mundim, jetët e tyre dukej të mbushura me lidhje që ai nuk mund t’i kuptonte. Por në vend që t’i nënshtrohej dëshpërimit, Anthony u kthye nga brenda, duke i kanalizuar ndjenjat e tij në artin e tij. Orët e vetmuara që ai kaloi me skeçin e tij ose në piano e përforconin aftësinë e tij për të vëzhguar, përvetësuar dhe shprehur një grup aftësish që do të bëheshin të paçmueshme në karrierën e tij të ardhshme si aktor.

Nëna e Anthony, Muriel, luajti një rol kryesor gjatë kësaj kohe. Duke e ndjerë luftën e tij, ajo shpesh e qetësonte atë. “Nuk duhet të jesh si gjithë të tjerët”, do të thoshte ajo. “Të jesh ndryshe nuk është dobësi; është një forcë.” Besimi i saj i palëkundur në potencialin e tij i dha atij guximin për të përqafuar individualitetin e tij, edhe kur ai e dallonte atë nga të gjithë të tjerët.

Ndërsa Hopkins kaloi në vitet e tij të adoleshencës, bota e tij filloi të ndryshonte në mënyrë delikate. Vendet krijuese që ai përdorte dikur për t’i shpëtuar vetmisë u bënë spiranca e tij. Dashuria e tij për pianon dhe artin evoluoi në një kuptim më të thellë të vetvetes. Ai filloi ta shihte statusin e tij të jashtëm jo si një mallkim, por si një dhuratë, një perspektivë që e lejonte të vëzhgonte natyrën njerëzore në mënyrat që bashkëmoshatarët e tij nuk mundën.

Ky vëzhgim i thellë i jetës, i lindur nga vitet e vetmisë, më vonë do t’i mbushte aktrimin e tij me thellësi të jashtëzakonshme. Aftësia e Hopkins për të portretizuar personazhe komplekse dhe të shtresuara mund të gjurmohet në këto vite formuese kur vetmia e tij e detyroi atë ta shihte botën ndryshe.

Përpjekjet e hershme të Anthony Hopkins me vetminë dhe tjetërsimin nuk ishin thjesht pengesa për t’u kapërcyer; ata ishin kutia në të cilën u farkëtua krijimtaria dhe ndjeshmëria e tij. I izoluar, ai gjeti qartësi. Duke qenë një i huaj, ai zbuloi fuqinë e introspeksionit. Udhëtimi i tij nga djali i vetmuar me një skicë në një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave është një kujtesë prekëse se ndonjëherë, betejat tona më të mëdha janë edhe mësuesit tanë më të mëdhenj.

Anthony Hopkins është një aktor, regjisor dhe producent i shquar britanik, i lindur më 31 dhjetor 1937 në Port Talbot, Uells. Ai është i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme interpretative dhe për rolet e tij në një sërë filmash të suksesshëm. Roli i tij më i famshëm është ai i Dr. Hannibal Lecter në filmin “The Silence of the Lambs” (1991), për të cilin fitoi një Çmim Oscar si Aktori më i Mirë.

Karriera e Hopkins përfshin një mori rolesh ikonike në filma si:

“The Remains of the Day” (1993)

“Legends of the Fall” (1994)

“Nixon” (1995)

“The Two Popes” (2019)

Më 2021, ai u bë aktori më i vjetër që ka fituar një Oscar për rolin e tij në “The Father” (2020). Ai është njohur edhe për kontributin në teatër dhe është i nderuar me tituj fisnikërie nga Mbretëria e Bashkuar. Përveç artit, Hopkins është një pianist dhe kompozitor i talentuar./ KultPlus.com

Golden Globes 2025: Kush janë të nominuarit, prezantuesit dhe filmi më i mirë?

”Golden Globes” do të rikthehet nesër falë një morie yjesh e emrash të nominuar, duke përfshirë Zendaya, Timothée Chalamet, Angelina Jolie, Daniel Craig, Denzel Washington, Ariana Grande e shumë të tjerë, shkruan BBC.

Nominimet për ceremoninë e 82-të të çmimeve u shpallën muajin e kaluar. Shfaqja do të transmetohet në CBS dhe do të transmetohet në Paramount+ duke filluar nga ora 20:00.

Kush e prezanton Golden Globes?

Komediania dhe aktorja Nikki Glaser është zgjedhur për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit të ardhshëm.

Glaser ka bërë emër për zgjuarsinë e saj tepër të mprehtë.

Glaser ka përmendur Tina Fey, Amy Poehler dhe Ricky Gervais si burime frymëzimi. Ajo do të pasojë prezantuesin e vitit të kaluar Jo Koy, i cili u kritikua nga kritikët për një monolog të ngathët hapës dhe një hap të nxituar.

Kush do të nominohet për Golden Globes këtë vit?

Muzikali i guximshëm i Jacques Audiard “Emilia Pérez”, i cili tregon për një bos droge meksikan që i nënshtrohet një operacioni për afirmimin e gjinisë, kryeson të gjithë të nominuarit me 10.

Kjo e vendos atë përpara konkurrentëve të tjerë si “Wicked”, thrilleri papal “Conclave” dhe epika e pasluftës “The Brutalist”.

“The Apprentice”, për Donald Trump e ri gjithashtu fitoi nominime për dy interpretimet e tij kryesore, nga Sebastian Stan si Trump dhe Jeremy Strong si Roy Cohn.

Zbuloni të nominuarit për Golden Globes 2024:

Filmi më i mirë, komedi ose muzikal priten të jenë “Wicked”; “Anora”; “Emilia Perez”; “Sfiduesit”; “Një dhimbje e vërtetë”; “Substanca”

Drama më e mirë: “The Brutalist”; “Një e panjohur e plotë”; “Konklavë”; “Dune: Pjesa e Dytë”; “Djemtë e Nikelit”; “5 shtator”
Gjeni listën e plotë të të nominuarve këtu dhe rishikoni disa nga mospërfilljet dhe surprizat më të mëdha

Me nominimin e tij të njëmbëdhjetë, Denzel Washington është artisti me ngjyrë më i nominuar në Globes.

Steve Martin është nominuar për të katërtin vit radhazi në kategorinë e aktorit të shquar televiziv në një seri muzikore ose komedi për “Vetëm vrasje në ndërtesë”.

Nominimi shënon të nëntin në total dhe mund të jetë fitorja e tij e parë në Globes.

Janë 26 të nominuar për herë të parë, duke përfshirë Grande, Dakota Fanning, Glaser, Seth Meyers, Zoe Saldaña dhe Pamela Anderson.

Kush janë prezantuesit?

Shumë njerëz të famshëm: Andrew Garfield, Anthony Mackie, Anthony Ramos, Anya Taylor-Joy, Ariana DeBose, Aubrey Plaza, Auliʻi Cravalho, Awkwafina, Brandi Carlile, Catherine O’Hara, Colin Farrell, Colman Domingo, Demi John Moore, Dway, Édgar Ramírez, Elton John, Gal Gadot, Glenn Close, Jeff Goldblum, Jennifer Coolidge, Kaley Cuoco, Kate Hudson, Kathy Bates, Ke Huy Quan, Kerry Washington, Margaret Qualley, Melissa McCarthy, Michael Keaton, Michelle Yeoh, Miles Teller, Mindy Kaling, Morris Chestnut, Nate Bargatze, Nicolas Cage, Rachel Brosnahan, Rob McElhenney, Salma Pinault, Sarah Paulson, Seth Rogen, Sharon Stone, Vin Diesel, Viola Davis dhe Zoë Kravitz.

Cilat janë çmimet Golden Globes?

Globes janë ceremonia e parë e madhe e sezonit të çmimeve. Ata nuk janë tamam një përfaqësues i çmimeve Oscar, por ata janë të njohur për disa gjëra: Ata janë një festë gazmore, ndonjëherë e pandershme dhe një mbledhje magjepsëse e yjeve më të mëdhenj të televizionit dhe filmit.

‘Arrëthyesi’ i TKOB me turne në Itali

Përralla magjike e Çajkovskit, “Arrëthyesi”, pas gjashtë shfaqjeve në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, këtë herë do t’i kalojë kufijtë e Shqipërisë.

Solistët dhe trupa e baletit, të përgatitur nga koreografi Edi Blloshmi dhe baletmaestër Alisa Gjoni, nisen drejt Italisë për ta ngjitur këtë kryevepër klasike në dy skena prestigjioze.

“Përralla magjike e ‘Arrëthyesit’ do të tregohet në Teatro di Piacenza më 5 janar dhe në Teatro Nuovo di Udine më 6 janar. Baleti është një gjuhë universale, dhe këtë fillim viti, ‘Arrëthyesi’ i TKOBAP dëshmon se arti nuk ka kufij, vetëm horizonte të reja për t’u arritur”, thuhet në njoftimin e TKOB.

“Arrëthyesi”, me muzikën e magjishme të Çajkovskit, vjen në TKOB çdo fundviti, duke tërhequr gjithnjë e më shumë një publik të ri në moshë. Ky balet, me subjektin e një përralle, është kthyer tashmë në një ikonë të periudhës festive, në të gjitha teatrot anekënd botës dhe pa dyshim që edhe TKOB nuk mund ta “prishte” këtë zinxhir festiv mbarëbotëror.

Nesër, sa çel dita…

Nga Viktor Hygo
Përkthimi: Nezir Kraki

Nesër, sa çel dita, kur fusha zbardhet
Do nisem, e di që ti m’pret
Do kaloj bjeshkë e do shkel malet
S’mund t’rri larg teje, kjo pritje vret.

Do ec i humbur në mendime
Pa shiku gjë jasht, as pa dëgju
N’vetmi, i panjohur e me dyshime
I mërzitur se edhe dita m’është terru.

S’do shikoj as qiellin e artë kur bie,
As velat atje larg drejt Harfleur kur ngjiten
Sa t’arrij aty, mbi varrin tënd do vendos
Një buqetë me bimë e lule që s’veniten./ KultPlus.com

Laguna e Karavastasë, Rama: Vizitoni një nga veprat më të përkryera të natyrës

 Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit është kthyer në një destinacion të turizmit të vrojtimit të shpendëve dhe jo vetëm, ku dominojnë më shumë flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të flamingove mbi lagunën e Karavastasë, që gjithnjë e më shumë prej kur ky park u shpall zonë e mbrojtur, po tërheqin vizitorë të shumtë.

“Fundjava e parë e 2025 me diellin që shkëlqen pavarësisht të ftohtit, është një moment i mirë për të vizituar një nga veprat më të përkryera të natyrës, Lagunën e Karavastasë”, shkruan Rama.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë, por edhe liqeni i Pogradecit.

Flamingot ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit.

Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Laguna e Karavastasë radhitet në lagunat me rëndësi të madhe si zonë e rëndësishme për llojet shtegtare dhe si habitat i mbi 20,000 shpendëve dimërues.

Gjatë verës, laguna frekuentohet dhe nga shpendë të tjerë. Ajo është e njohur për koloninë e madhe të pelikanit kaçurrel, e vetmja pikë folenizimi bregdetar të Shqipërisë.

Ndalimi i gjuetisë për një periudhë të caktuar ka sjellë shtimin e dukshëm të kolonisë së pelikanëve, madje edhe të flamingove, të cilat ishin tepër të rralla./atsh/ KultPlus.com

97 vite nga lindja e kompozitorit dhe baritonit të shquar shqiptar, Avni Mulës

Sot janë bërë 97 vite nga lindja e kompozitorit, baritonit dhe “Nderit të Kombit” Avni Mula.

Avni Mula ka lindur në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Ai vdiç më 29 tetor të vitit 2020. /KultPlus.com

Njeriu më i vjetër në botë, japonezja Tomiko Itooka vdes në moshën 116-vjeçare

Një grua japoneze që besohet të jetë personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 116-vjeçare, njoftoi sot stacioni televiziv publik japonez NHK.

“Tomiko Itooka vdiq nga pleqëria në një shtëpi të moshuarish më 29 dhjetor”, tha NHK, duke cituar këshillin e qytetit, Ashiya në prefekturën jugore, Hyogo.

“Ajo u lind më 23 maj 1908 në Osaka, fëmija i madh i tre vëllezërve dhe motrave, përpara se të transferohej në Ashiya rreth 30 vjet më parë”, sipas NHK.

Itooka u rendit nga Rekordet Botërore “Guinness” si njeriu i gjallë më i vjetër.

“Gjatë jetës së saj të gjatë, ajo na ka dhënë shumë kurajo dhe shpresë. Ne e falënderojmë edhe një herë dhe i ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të saj”, tha kryebashkiaku i Ashiya, Ryosuke Takashima.

Popullsia e Japonisë po plaket me shpejtësi.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, vendi numëronte një numër rekord banorësh prej më shumë se 95 100 njerëz të moshës 100 vjeç e lart.

Ky është viti i 54-të radhazi që numri i 100-vjeçarëve rritet. /atsh/ KultPlus.com

‘Vendi ku dua të jem është Shqipëria…’ — Intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Stokholm

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  4 Janar 2025

“Daily Express” ka botuar, të enjten e 20 korrikut 1939, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog në Stokholm, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hilde Marchant, e cila intervistoi mbretëreshën Geraldinë të martën, u prit dje nga ish-mbreti Zog. Në hotelin e tij, i rrethuar nga “të gjitha formalitetet e një pallati të vogël”, kryeprijësi malësor i dikurshëm ende i shënuar nga plagët e ditëve të tij të hershme, i ruajtur nga burra që mbanin thika të fshehura, foli për projektin e tij për t’u vendosur në Angli “deri në kthimin e tij në Tiranë”. 

Zogu mban audiencë

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3
Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

(Me një kostum bezhë, këmishë mandarinë dhe kravatë me pika të kuqe dhe të verdha)

Nazistët brohorasin poshtë dritares

Nga Hilde Marchant

Stokholm, e mërkurë.

Ahmet Zogu, ish-mbreti i Shqipërisë, ende mban kokën sikur të ishte duke mbajtur një kurorë.

I veshur me një kostum ngjyrë bezhë, këpucë ngjyrë bezhë, një këmishë mandarinë, një kravatë të verdhë me pika të kuqe, ai më priti sot në sallonin e suitës së tij të hotelit.

Ndonëse tani ai është një endacak nëpër hotelet madhështore të Evropës, dhoma e tij e dyfishtë (me banjë) ka të gjithë formalitetin e një pallati të vogël. Sekretari i tij më prezantoi, dhe ai më puthi dorën. Më pas, i ulur në një kolltuk të butë, ai më tregoi planet e tij për të hequr mbulesat e pluhurit nga froni i Shqipërisë.

Unë jam ende duke punuar për kthimin. Diplomatikisht jam ende aktiv dhe për pak kohë do të kthehem në Tiranë.

Zogu, i cili – me ndihmën e Italisë – mori fronin dhe titullin e Shqipërisë pas një sërë gjakmarrjesh me prijësit rivalë, po fiton me shpejtësi kulturën evropiane. Ai tha : “Unë i admiroj artet dhe arritjet shpirtërore të Veriut. Unë kam qenë gjithmonë një admirues i madh i kulturës së vendeve veriore.

Një gazetar danez pyeti nëse kishte ndërmend të shkonte në Danimarkë.

Kisha shpresuar të shkoja në Danimarkë, por për fat të keq nuk kemi kohë.

Një gazetar finlandez e pyeti nëse kishte në plan të shkonte në Finlandë.

Shpresoja të shkoja në Finlandë. Unë e admiroj shumë pavarësinë dhe përparimin tuaj. Por kam frikë se nuk do të arrij dot atje.”

Një gazetar holandez pyeti për Hollandën :

Vërtet e admiroj shumë Hollandën, por kam frikë se nuk do të mund t’ju vizitoj.

Kur e pyeta pse kishte zgjedhur Anglinë, ai tha : “Është e natyrshme që të shkoj në Angli. Unë me të vërtetë e admiroj shumë Anglinë dhe shpresoj të jem në gjendje të pranoj pak nga liria dhe mikpritja që ju u jepni gjithmonë njerëzve që janë shtyrë drejt ekzilit.

Sigurisht, vendi ku dua të jem është Shqipëria. Unë nuk mendoj se do të kalojë shumë kohë përpara se të arrij atje.

Një gazetari francez i tha : “E dua dhe e admiroj Francën. Unë do të shkoj atje vetëm për disa ditë, vetëm për një vizitë turistike.

Nuk kishte gazetarë të tjerë të huaj për të pyetur se çfarë admironte ai në vendet e tyre.

Ai u tha gazetarëve suedezë : “Unë e dua këtë vend dhe e admiroj mënyrën se si keni luftuar për pavarësinë tuaj. Ne u përpoqëm ta bënim këtë në Shqipëri, por për fat të keq shanset ishin kundër nesh.

Këtu mund të gjejmë lirinë, të mohuar më parë

Këtu, në Suedi, duke bërë turne dhe vizita me gruan time, ne jemi në gjendje të gjejmë lirinë që nuk na është dhënë në shtëpi.

Më pas, botës në përgjithësi : “Në shekullin e njëzetë asnjë komb, sado i vogël apo i madh qoftë, nuk mund të jetojë pa liri. Paqja e vetme midis kombeve, të vegjël dhe të mëdhenj, është kur ata lejohen të zhvillohen në liri.

Unë po e shijoj shumë udhëtimin tim. Kam vizituar galeritë e artit dhe muzetë, dhe vende me interes. Këtë pasdite do të shkoj në një observator për të vështruar qiellin.

Para kësaj, ai kishte planifikuar të bënte pazar me gruan e tij, ndërsa foshnja po ajrosej në park në shoqërinë e dadove dhe fëmijëve të shtresës së mesme të Stokholmit.

Sot në mëngjes, një anije e Forcave Gjermane ishte ankoruar në port, pikërisht nën dritaren e tij.

Në bord ishin ekipet e Lojërave Sudeze. Sapo mësuan se ish-Mbreti Zog ishte në suitën e katit të tretë, u mblodhën me dylbi, qeshën e brohoritën dhe bënë përshëndetjen naziste nën ballkonin e tij.

Intervista e Zogut ishte tejet formale. Ai nuk do të bënte asnjë koment për ditët e fundit të përballjes së tij në Tiranë.

Plagët dhe rojet e tij dëshmojnë për jetën e tij të hershme

Tani ai shpreson që, duke përvetësuar kulturën dhe veshjet evropiane, të ambientohet në peisazhin verior.

Megjithatë, ai ende mban shenja të prijësit malësor. Ai ka plagë në kyçin e dorës.

Burrat që bëjnë rojen në derën e tij duket se janë të paarmatosur, por shumica e tyre mbajnë thika të vogla në xhepat e tyre.

Zogu duket se është i prirur drejt një jete të zymtë fshatare në Angli.

Ai tashmë ka kërkuar një pronë, por me të mbërritur në Londër do të qëndrojë në shtëpinë e konsullit shqiptar, i cili që nga pushtimi italian nuk ka pranuar të shpërngulet.

Zogu më tha : “Shpresoj që anglezët të më duan. Ne kemi aq shumë nevojë për t’u vendosur në një shtëpi atje.

Për të paguar qiranë e tij, ai do të arkëtojë një pjesë të arit të tij të vjetër —përllogaritet se ai ka 1,000,000 sterlina. Kjo varet nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për t’i lejuar atij të bëjë një pushim të përhershëm.

Geraldina pret fotografin

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3
Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

Ndërsa Mbreti Zog priti dje gazetarët, mbretëresha Geraldinë u “intervistua – fotografua” nga fotografi i Daily Express në Stokholm. Ai është fotografi i parë që pritet zyrtarisht që kur mbretëresha e re u detyrua të ikte nga Shqipëria me foshnjën e saj, atëherë vetëm disa ditëshe. Fotot tregojnë se sa mirë është tani nga kalvari i udhëtimit të saj tetëmbëdhjetë orësh në rrugët me gunga drejt Greqisë. “Isha shumë e sëmurë,” i tha ajo Hilde Marchant-it të martën, “dhe nuk e dija vërtet se çfarë po ndodhte. Fëmija qau gjatë gjithë kohës… Tani ai është mirë.”/ KultPlus.com