‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

Nga Hasan Bello

Në fjalën e hapjes së Parlamentit të parë osman sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) premtoi se në kuadër të reformave që do të realizonte do të hapte edhe një shkollë për përgatitjen e nënpunësve e kuadrove të lartë të shtetit osman dhe se brenda një viti do të sillte në Parlament një rregullore të re mbi arsimin.

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlament lidhur me legjislacionin e vilajeteve dhe bashkive u vu re se zbatimi i këtyre ligjeve ishte i kushtëzuar nga nënpunësit e shkolluar dhe nga populli që dinte shkrim e këndim. Këto diskutime nxorrën në pah gjendjen e mjeruar që ekzistonte në mbarë Perandorinë Osmane. Deputeti i Ajdënit, Ahmet Efendiu, ngriti shqetësimin se në zonën e tij, me përjashtim të imamëve, nuk kishte njerëz që dinin të lexonin.

Një diskutim po aq të zjarrtë lidhur me këtë problem, më 14 janar 1878, mbajti me cilësinë e deputetit të Janinës edhe Abdyl bej Frashëri.

Ai e filloi diskutimin e tij duke shtruar pyetjen: “Cili është vallë shkaku i prapambetjes dhe i moszhvillimit të Perandorisë Osmane, i mbarë viseve që ajo zotëron në Europë, në Azi dhe në Afrikë?

Sipas disa hamendësive tre janë shkaqet kryesore: shkaku i parë është injoranca, shkaku i dytë despotizmi dhe shkaku i tretë është paaftësia e funksionarëve që ndodhen në krye të punëve, të cilët merren ose me argëtime ose me kotësira, por aspak me përparimin e shtetit dhe të kombit”.

Abdyl Frashëri mbajti një qëndrim kritik, sidomos ndaj mos zbatimit siç duhej të reformave të Tanzimatit (1839) të nisura nga sulltan Abdylmexhidi lidhur me përmirësimin e arsimit.

Sipas tij, baza e një shteti dhe e një populli ishte arsimi, ligjet e drejta dhe zbatuesit e tyre. Por këto tre elementë në Perandorinë Osmane ishin të mangëta.

“Që shteti osman të qytetërohet,-vazhdoi më tej ai,-është detyrë parësore që një orë e më parë të përqëndrohet në zgjidhjen e tre shkaqeve të mësipërme. Çdo begati dhe lulëzim që ka lidhje me qytetërimin është arritur me anë të arsimit.

Pa arsim, asnjë popull nuk ka përparuar, por ka rënë poshtë nga dita në ditë derisa më në fund është ballafaquar me gjithfarë fatkeqësish. Që na mungon arsimi, dhe në fakt na mungon shumë, besoj se të gjithë jemi në gjendje ta vërtetoni.

Në këtë fushë, jo vetëm nuk është bërë sa duhet, por nuk është bërë asnjë grime përpjekje…Përveç disa medreseve të zakonshme, çfar shkollash të tjera kemi në popull? Disa kohë më parë u hap një universitet, por ende pa filluar mirë edhe ai u mbyll. Pastaj u hap Liceu i Gallatasaraj, por edhe kësaj shkolle ende nuk ia kemi parë frytet.

Po në provinca si është gjendja? Përveç disa qyteteve që kanë shkolla plotore, ku mësimet zhvillohen pa plan dhe pa program, në qytetet e tjera dhe sidomos në fshatra nuk ka jo vetëm plotore por as fillore, madje as foshnjore.

Edhe pse nuk e njoh Anadollin mendoj se atje nuk ka ndonjë dallim nga Rumelia ose, për shembull, nga Shqipëria, ku nuk ka shkolla në asnjë fshat…Nëse banorit fatkeq të këtyre viseve do t`i kërkohet një dokument me shkrim, ai nuk është në gjendje, për shkak të mos arsimimit, të paraqesë asgjë tjetër përveç letërnjoftimit. Të kemi mëshirë…Si do të qytetërohemi me këtë padituri? Si do të përparojmë?

Kur do të zgjohemi nga ky gjumë i rëndë shekullor? Pastaj, përveç dy shkollave për vajza që janë hapur tani vonë në Stamboll, në provinca nuk ka asnjë shkollë për to. Çfar të bëjmë? Mos duhet t`i përzemë gratë nga rendi shoqëror?

Ne duhet të interesohemi edhe për edukimin e tyre. Nuk duhet të harrojmë se edukata e burrave është në varësi të edukatës së vajzave. Në qoftëse nëna është e paditur, ju e kuptoni se në ç`shkallë të ulët do të mbetet fëmija pa edukatë, pa moral, pa karakter.”

Për të përmirësuar dhe zgjeruar sistemin arsimor, Abdyl beu propozoi që të merreshin këto masa emergjente: në medresetë dhe shkollat ekzistuese të ndryshohej metodologjia e mësimdhënies dhe kategorizimi i tyre; në çdo fshat të hapeshin shkolla fillore dhe të ciklit të të ndërmjetëm për djem e për vajza; në çdo qendër vilajeti të hapej nga një shkollë e mesme (idadije); në Stamboll të themelohej një universitet ku nën shembullin e vendeve europiane të kishte nga një degë për çdo shkencë; për t`i shërbyer akoma më mirë nevojave të arsimit të themelohej një Akademi.

Ai e mbylli fjalën duke kërkuar që këto masa emergjente për arsimin, të mos liheshin për vitin tjetër, por një orë e më parë të silleshin në Parlament për t`u miratuar.

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej këtë problem, në shenjë refuzimi kishin braktisur sallën, ndërsa shumica e të pranishme e duartrokiti fort në shenjë miratimi.

Sadi efendiu, deputeti i Halepit (Siri), vuri në dukje se fjalimi i Abdyl beut duhej rregulluar dhe plotësuar në disa vende, sidomos në lidhje me viset e Anadollit, për të cilat, sipas tij, Abdyli beu nuk kishte thënë asnjë fjalë. “Ndoshta nuk më dëgjuat me kujdes,-ndërhyri Abdyli,-nuk fola për anën e Anadollit mbasi nuk e njoh aq mirë, kurse Rumelinë, sidomos Shqipërinë, e njoh fare mirë. Ajo është më poshtë se errësira”.

Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ahmet Vefik Pasha për të zbutuar situatën, meqenëse në sallë ishin të pranishëm edhe përgjegjësit e vërtetë të kësaj gjendjeje theksoi se, shpirti i një kombi ishte arsimi dhe komentoi se qëllimi i Abdyl beut ishte nxjerrja në e pah e mangësive të sistemit arsimor dhe jo mohimi tërësor i tij. Ai i kërkoi Abdyl beut që diskutimin, i cili kishte sipas tij, pamjen e një parashtrese, t`ia dorëzonte komisionit të posaçëm të çështjeve arsimore.

“Dakord,-iu përgjigj ai, e pastaj shtoi,-Do të jetë mirë sikur atë ta shqyrtojnë njerëz të aftë. Besoj, se midis anëtarëve të komisionit ka njerëz të tillë.

Pakujdesia nganjëherë është më e keqe se padituria, prandaj ne nuk përparojmë. Se nga anon më tepër burimi i së keqes sonë, nga paaftësia apo nga padituria, kjo nuk dihet. Megjithatë, nga çdo anë që të peshojë, për ne është njësoj”.

Kësaj çështjeje Abdyl beu iu rikthye edhe një herë në diskutimin që ai mbajti mbas dhjetë ditësh. Kështu, më 24 janar 1878 kur iu desh të mbronte parashtresën që kishte mbajtur një ditë më parë deputeti shqiptar Mehmed Ali Vrioni lidhur me organizimin e vilajeteve, zërave kundërshtues ai iu drejtua me këto fjalë: “Do t`u jap një përgjigje diskutantëve që kundërshtuan Mehmed Aliun. Ata nuk pranojnë se ne jemi të paditur.

Ne, pohojnë ata, jemi me qytetërim të përkryer, ne jemi një popull që kemi dalë nga kombi arab. Natyrisht ne jemi të qytetëruar, dhe ashtu siç e morëm ne qytetërimin nga grekët e lashtë, ashtu edhe europianët e morën qytetërimin nga ne, me ndryshimin se ata e morën në një mënyrë të tillë sa nuk na lanë ne asgjë. Ne kemi mësuar histori dhe e dimë se si ishte gjendja e kaluar e perandorisë dhe në ç`shkallë është sot.

Dje, foli Haxhi Ahmed Efendiu për mungesën e shkollave tek ne dhe për gjendjen e keqe të medreseve. Këto fjalë nuk i pranuan ato katër a pesë deputetë që po kundërshtojnë edhe sot Mehmed Aliun. Por fjalët që tha ai dje mbi arsimin dhe ato që thashë edhe unë disa ditë më parë, po i përsëris: te ne nuk ka asnjë shkollë që të jetë me të vërtetë shkollë”.

Kjo deklaratë ngjalli reagime në të forta në Parlament dhe bëri që disa deputetë të brohorisnin në formë kundërshtimi se shkolla kishte kudo. “Unë,-deklaroi Abdyl beu,-përkundrazi, po dëshmoj se nuk ka.

Edhe në Shqipëri edhe në Arabi nuk ka shkolla. Dikur, 600 vjet, madje edhe 1000 më parë, në Damask dhe në Bagdad, kishte shkolla ku mësoheshin shkencat, kurse tani nuk ka mbetur asgjë, sepse po të kishte shkolla për të qenë, nxënësit që dalin nga medresetë tona do të ishin në një nivel tjetër.

Të themi të drejtën, te ne nuk bëhet asnjë punë për të qenë. Çdo gjë që bëjmë ne, e bëjmë për provë, prandaj nuk shohim asnjë rezultat prej tyre. Ne duhet të heqim dorë nga kjo praktikë. Ne vetë nuk jemi në gjendje të realizojmë gjësendi. Në qoftëse duhen bërë reforma, duhet që ato sende që europianët i morën nga Azia dhe i përkryen, ne tani t`i marrim prej tyre dhe t`i zbatojmë në vendin tonë”.

Në njëmemorandum që Abdyl bej Frashëri i dërgoi sulltan Abdylhamidit II më 13 tetor 1880 mbi çështjen shqiptare, ndërmjet të tjerash trajtoheshin edhe tre problematika kryesore: pikëpamjet e tij mbi politikën e vendeve europiane ndaj Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë; disa propozime lidhur me riorganizimin administrativ të vilajeteve shqiptare dhe bashkimin e tyre në një të vetëm; dhe disa sugjerime mbi çështjet e arsimit dhe gjuhës shqipe tek popullsia shqiptare.

Në memorandum Abdyl Frashëri ngrinte shqetësimin mbi rrezikun e madh që u kanosej shqiptarëve nga përhapja e shkollave të huaja, sidomos të atyre që ishin hapur nga shtetet ballkanike, të cilat përdornin gjuhën greke, sllave e latine dhe që shumë shpejt ndërmjet popullit shqiptar do të shkaktonin përçarje kombëtare, krahinore dhe fetare. Shkaku kryesor i kësaj situate, sipas tij, ishte mospasja e shkollave shqipe dhe mungesa e shkollave në përgjithësi tek popullsia myslimane.

Si rezultat, një pjesë e mirë, duke mos përfituar saç duhej nga shkollat ekzistuese kishte mbetur injorante, ndërsa pjesa tjetër ashtu si popullsia e krishterë për nevojat e saj sociale apo tregtare ishte e detyruar të mësonte greqisht, sllavisht, italisht apo ndonjë gjuhë tjetër.

Situata ishte e tillë saqë në Janinë popullsia duke mos përdorur gjuhën shqipe nga dita në ditë po e braktiste atë dhe po përdorte çdo ditë e më shumë gjuhën greke, ndërsa në Manastir, Kosovë dhe Shkodër numri i atyre që përdornin gjuhën sllave e italiane po vinte duke u rritur. Kështu, serbët, grekët dhe bullgarët bashkë me përhapjen e gjuhëve të tyre ishin duke përparuar drejt territoreve shqiptare.

Si zgjidhje të kësaj situate, Abdyl beu propozonte përdorimin dhe mësimin e gjuhës shqipe nëpër shkolla. Vetëm në këtë mënyrë, qoftë myslimanët qoftë të krishterët shqiptar krahas gjuhës së tyre do të mësonin edhe gjuhën osmane, që ishte gjuha zyrtare e shtetit. Ai bënte thirrje që sistemi arsimor të mos lihej në duart e të huajve; arsimimit nga shkollat e mësuesit e huaj t`i jepej fund dhe që Shqipëria të shpëtohej nga kjo gjendje.

Prapambetja e popullsisë myslimane për shkak të mos arsimimit, krahasuar kjo me popullsinë e krishterë, do të shoqërohej me një prapambetje edhe në fushën e tregtisë dhe industrisë, çka sipas tij do të prishte ekuilibrat e brendshëm dhe brenda pak vitesh do të bëhej shkak për trazira./ KultPlus.com

‘Të martohesh dhe të themelosh një familje është shkalla e fundit që mund të presë një burrë’

Franz Kafka, shkrimtari i madh i shekullit të kaluar, i lindur në Pragë por një novelist më shumë i dashuruar në të shkruarit në gjuhën gjermane, në letrën kushtuar babait ka hapur zemrën e tij.

Kafka ka pasur një raport të tmerrshëm me babanë e tij, dhe kjo sipas kësaj letre për fajin e këtij të fundit, pasi ai nuk ka dashur asgjë dhe aski që Kafka ka pëlqyer a ka treguar interesim, gjatë jetës së tij.

Në letrën që është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe, Kafka në një pjesë flet për krijimin e familjes. Kafka gjithmonë dëshironte të martohej më vonë ndërsa disa tentime i dolën të dështuara.

“Të martohesh, të themelosh një familje, ti pranosh fëmijët e tu që të lindin, ti bësh të jetojnë në këtë botë të pasigurt dhe madje, nëse është e mundur, ti udhëzosh ndopak, kjo është jam i sigurt për këtë, shkalla e fundit që mund të presë një burrë. Fakti që shumë njerëz ia arrijnë kësaj aq lehtë në dukje, nuk është një provë e së kundërtës, sepse së pari, nuk ka aq shumë që ia arrijnë vërtet, dhe së dyti, ky numër i vogël nuk ‘bën’ në përgjithësi asgjë, por ‘pëson’ diçka: vetëkuptohet se nuk është këtu kjo shkalla e fundit për të cilën po flas, por kjo mbetet shumë e madhe dhe e respektueshme (aq më tepër që nuk është e mundur të shquhet qartë ndërmjet të bësh dhe të pësosh). Dhe së fundmi nuk bëhet fjalë madje për këtë shkallë të fundit, bëhet fjalë vetëm për një përafrim të largët, por të ndershëm, nuk është vërtet e nevojshme të marrësh fluturimin për të arritur në mes të Diellit, por ka rëndësi të zvarritesh mbi tokë derisa të gjesh një vend të vogël ku Dielli të shndrisë nga njëherë dhe ku është e mundur të ngrohesh nga pak”.

Kjo është vetëm një pjesë nga libri i Shtëpisë Botuese Pema, përkthyer nga Urim Nerguti, për librin “Brief an den Vater” të Kafkës ku tregohen edhe situatat më komplekse e agresive mbi raportin mes Kafkës dhe babait të tij, një Kafkë më ndryshe se Franzi të cilin e shijon dhe lexon mbarë universi, shkruan KultPlus.

Kafka flet më shumë për martesën, për familjen, dhe jo vetëm, brenda letrës. Kafka vdiq në vitin 1924 në moshën 40-të vjeçare, nga tuberkulozi. / KultPlus.com

Dhjetë fakte të pazakonta për Michael Jackson, mbretin e muzikës pop

Mbreti i Pop-it u bë muzikanti më i suksesshëm dhe më me ndikim i të gjitha kohërave. Michael Jackson është këngëtari më i vlerësuar në histori. Ai ka thyer deri në 23 rekorde Guinness dhe ka shitur më shumë se 850 milionë kopje të albumit “Thriller”.

Rreth tij qarkulluan histori të ndryshme, por një gjë është e sigurt, Michael Jackson ishte një artist që askush nuk do të mund ta zëvendësojë, autenticiteti i tij nuk harrohet. Ai ka edhe sot miliona fansa dhe këngët e tij dëgjohen në të gjithë botën.

Edhe pse jeta e tij ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, disa fakte mund të jenë ende të panjohura për ju.

Ai i kishte borxh bibliotekës

Majk mori me qira libra dhe pothuajse nuk i ktheu kurrë, duke e lënë bibliotekën me një borxh milion dollarësh.

Ai ishte dhunuar si fëmijë

Libri “Michael Jackson, Magic and Madness” thekson se Michael ishte abuzuar nga babai i tij. Këngëtari ka deklaruar se babai i tij e ka tallur dhe e ka rrahur me rrip. Motra e tij konfirmoi një histori të ngjashme në kujtimet e saj, por më vonë i mohoi ato. Abuzimi seksual nuk është vërtetuar kurrë.

Historia e kërcimit legjendar “Moonwalk”

Këtë kërcim ai e ka realizuar për herë të parë me këngën “Billie Jean” në vitin 1983. Atëherë bota ishte magjepsur, askush nuk mund ta besonte sesi ai arriti të sfidonte ligjet e fizikës.

I lyente buzët

Autopsia tregoi se ai i ka lyer buzët me pigment rozë dhe i ka errësuar vetullat me një tatuazh të përhershëm.

Polemika për vdekjen e tij

Informacioni i parë ishte se ai vrau mjekun e tij, i cili po i jepte ilaçe të papërshtatshme. Ai u arrestua në vitin 2011 dhe pas vuajtjes së dënimit, detektivët që po punonin për këtë rast zbuluan detaje të tmerrshme nga dhoma ku vdiq Michael Jackson. Letra me fjalëkalime të shkurtra ishin ngjitur gjithandej, në krevat kishte një kompjuter, një kukull vajze dhe foto të foshnjave. Në çantën e mjekut është gjetur droga që supozohet se ka vrarë mbretin e popit.

Ai kishte një sëmundje të lëkurës

Duke folur me prezantuesin Winfrey në vitin 1993, ai pranoi se kishte vitiligo, një sëmundje që lë njolla të çrregullta të lehta dhe se bën make-up për të barazuar ngjyrën e tij. Kjo dyshohet se është konfirmuar nga autopsia.

Disk muzikor më i shitur i të gjitha kohërave

“Thriller” është rekordi më i shitur i të gjitha kohërave, me rreth 50 milionë kopje.

Ai krijoi këpucë specifike për vallëzim

Michael shpiku këpucë të dizajnuara për kërcimtarë, në të cilat ato mund të shkonin shumë poshtë. Kështu ai tronditi sërish publikun, teksa performonte këngën “Smooth Criminal”, duke u përkulur thuajse në dysheme.

Ai mori dy yje në Walk of Fame

Madje ka dy yje në Hollywood Walk of Fame. Njëri si artist solo dhe tjetri si anëtar i grupit Jackson 5.

Famën e ka arritur në fëmijëri

Performanca e tij e parë ishte kur ai ishte vetëm pesë vjeç dhe ai shkroi këngën e tij të parë “Ben” në vitin 1972, e cila arriti në krye të top listave muzikore në Amerikë./KultPlus.com

185 vite nga lindja e ideologut të Rilindjes Kombëtare, Abdyl Frashërit

29 gushti, shënon 185 vjetorin e lindjes së atdhetarit shqiptar, Abdyl Frashërit, shkruan KultPlus.

Abdyl Frashëri ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi më 29 Gusht 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX u shqua si personalitet politik.

Ishte i biri i Halit beut dhe Emine hanëmit. Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahori

Ai u shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare.

Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane.

Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll (Komiteti i Stambollit).

Sipas tij zgjidhja më e përshtatshme (ne përkohëshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.

Abdyl Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë për mbajtjen e Kuvendit të Prizrenit në vitin 1878. Ai u ngarkua nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për të mbrojtur çështjen shqiptare pranë qeverive të Fuqive të Mëdha. A. Frashëri mori pjesë në kuvendet e Dibrës, Prevezës dhe Gjirokastrës. Në janar të vitit 1881, u zgjodh anëtar i qeverisë së përkohshme të drejtuar nga Ymer Prizreni.

Autoritetet osmane e arrestuan dhe e dënuan me vdekje, dënim që u kthye më pas në burgim të përjetshëm. 

Vdiq në Stamboll më 23 Tetor 1892. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /KultPlus.com

Nis restaurimi i kishës së Shën Nikollës në Vuno

Në fshatin Vuno ka nisur puna për restaurimin e kishës së Shën Nikollës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën të ditur se në kuadër të projektit për restaurimin e kishës janë planifikuar të bëhen ndërhyrjet si më poshtë: konsolidim strukturor; restaurim i strukturave të gurit; ndërtim çatie; sistemim territori; drenazhim përreth dhe dyer dhe dritare druri.

Sipas IKTK-së, aktualisht kisha, e ndodhur në pjesën e sipërme të fshatit, është e rrënuar, duke mos i shërbyer prej vitesh komunitetit të fshatit.

Kjo kishë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë (I) në vitin 2015, ndodhet në fshatin Vuno, rreth 9 km nga qyteti i Himarës.

Projekti për restaurimin e kishës u financua nga Banka Amerikane e Investimeve.

Kisha u ndërtua në shekullin XVI nga dy familje autoktone dhe dishendente nga të cilat vijnë dhe dy emra të shquar të artit shqiptar si aktori Robert Ndrenika dhe regjisori Dhimitër Anagnosti.

Kisha ishte e ruajtur në formën e saj më të mirë deri në vitin 1967, pas shembjes me vendim të regjimit komunist. Tashmë aty gjenden vetëm rrënojat e mureve, të cilat japin më së miri idenë mbi bukurinë që ka pasur./atsh/KultPlus.com

66 vite nga lindja e ‘Mbretit të popit’, Michael Jackson

Sot janë bërë 66 vite nga lindja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, shkruan KultPlus.

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana.Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni./ KultPlus.com

Oficeri i FSK-së, merr çmimin Dexter për performancë superiore akademike në ShBA

Oficeri dhe togeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Korab Seferi, ka marrë çmimin për performancë superiore, Dexter, pas përfundimit të kursit “Signal Basic Officer Leaders Course” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Toger Korab Seferi ka përfunduar me sukses të lartë kursin ‘Signal Basic Officer Leaders Course’ në Fort Eisenhower Cyber Center of Excellence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të arritjeve të larta akademike toger Seferi ka marr çmimin Dexter për performancë superiore akademike”, njofton FSK.

Sipas njoftimit, kursi bazik i Oficerëve për Sinjale ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për Doktrinën e Operacioneve Ushtarake, procedurat e udhëheqjes së trupave, procesin e vendimmarrjes ushtarake, sistemeve të informimit, planifikimin, ekzekutimin dhe menaxhimin e komunikimeve dhe menaxhimin e kërkesave për komunikim në nivel Batalioni dhe Brigade.

 Shumë yje pretendentë për ”Luanin e artë”

Festivali i 81-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia fillon sot me 21 filma ndërkombëtarë që konkurrojnë për çmimin kryesor ”Luani i artë”.

Ngjarja gala’ është planifikuar të fillojë në orën 19:00 (17:00 GMT), me aktoren italiane Sveva Alviti që drejton mbrëmjen.

“Beetlejuice Beetlejuice” i Tim Burton, me Winona Ryder dhe Michael Keaton, do të shfaqet në hapje.

Kandidatët për ”Luanin e artë” variojnë nga filmat e mbushur me yje deri te kinemaja artistike premtuese.

Lady Gaga dhe Joaquin Phoenix luajnë në vazhdimin e Todd Phillips “Joker”.

Nicole Kidman është një biznesmene që fillon një lidhje me një praktikante të re në “Babygirl” të Halina Reijn.

Regjisori spanjoll Pedro Almodóvar shfaq filmin e tij të parë në gjuhën angleze “The Room Next Door”, i cili tregon historinë e dy miqve të portretizuar nga Julianne Moore dhe Tilda Swinton.

Angelina Jolie luan këngëtaren e njohur të operës Maria Callas në filmin biografik “Maria” nga Pablo Larraín.

Ndërkohë, filmi aksion i bashkëshortit të saj Brad Pitt – “Wolfs” nga Jon Watts – shfaqet jashtë konkurrimit.

Vendimi për ”Luanin e artë” i takon një jurie prej nëntë anëtarësh të udhëhequr nga aktorja franceze, Isabelle Huppert.

Ai do të jepet në natën e mbylljes së festivalit më 7 shtator./atsh/ KultPlus.com

”Fest ’63” – Hapen aplikimet për këngët nga datat 27, 28 dhe 29 shtator

E ndërsa ditët kalojnë për t’ju afruar netëve Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar duket se përgatitjet kanë nisur.

Thirrja e parë për kompozitorët, artistët, krijuesit sapo ka nisur të përcillet nga ekrani dhe social media e RTSH-së.

 Është vetë Elhaida Dani ajo që po fton, përmes një spoti, artistët që të aplikojnë e të sjellin krijimet e tyre për festivalin e këtij viti, duke kujtuar edhe një herë faktin se gara e vërtetë e muzikës i ka rrënjët tek festivali i këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

“Eja fitoje!” është ftesa e drejtpërdrejtë e artistes drejtuar artistëve, duke synuar të përcjellë tek ata krahas informacionit edhe besimin për një konkurim të drejtë e transparent, ashtu siç e ka dashur dhe vlerësuar, sa herë ka marrë pjesë në festivale, edhe vetë ajo.

Nuk dihet ende nëse këtë vit do të ketë dy apo një çmim të parë, nëse fituesen që do të na përfaqësojë në Eurovizion do ta zgjedhë sërish vota e publikut apo jo. Këto janë detaje që do të zbardhen ditë pas dite. Ajo çfarë dihet e saktë sot për sot është se në datat 27-28 dhe 29 shtator.

Kurti, delegacionit danez: Kosova meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti ditën e sotme anëtarë nga delegacioni danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilëve ua shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre aktiv në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në avokimin në përkrahje të Kosovës, të cilat, sipas Kurtit, pasqyrojnë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta.

Sipas njoftimit për media, Kurti ka rikujtuar në takim votën pro në shumicë të përfaqësuesve nga Danimarka (4 nga 5) por edhe në total të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës – me 82 përqind të votave në favor – në prill të këtij viti, duke rekomanduar që Komiteti i Ministrave të ftojë Kosovën që të bëhet anëtare e plotë e organizatës.

Kryeministri theksoi se “ky rekomandim ishte një moment historik dhe i rëndësishëm, që reflekton përafrimin e Kosovës me standardet dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

“Demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë tri shtyllat kryesore të Këshillit të Evropës në të cilat Kosova ka bërë progres të madh në rajon dhe ka një kornizë ligjore të avancuar me të drejta të zgjeruara për komunitetet pakicë”, theksoi Kurti.

Ai thuhet se e njoftoi delegacionin me progresin në avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik dhe theksoi se “nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përfitojnë të gjithë qytetarët, sidomos komunitetet jo shumicë të cilat përfitojnë nga qasja në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg”.

Kurti, sipas njoftimit, “nënvizoi suksesin e Kosovës në demokraci dhe socio-ekonomi përkundër përpjekjeve destabilizuese e agresive të Serbisë pro-ruse”.

Kreu i ekzekutivit tha se “Republika e Kosovës meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, pasiqë i ka përmbushur plotësisht standardet, kriteret, kushtet dhe parakushtet e nevojshme për anëtarësim të plotë në këtë organizatë”.

Ndër të tjera, Kurti foli edhe për raportet shumë të mira bilaterale mes Kosovës dhe Danimarkës dhe i falënderoi deputetët për kontributin e vazhdueshëm të Danimarkës në çlirim dhe zhvillim të Kosovës, duke theksuar orientimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. 

Edicioni i pestë i Festës së Këngës Shqiptare, një natë kushtuar poetëve dhe fuqisë së fjalës

E para është Fjala… Kjo ishte motoja e edicionit të pestë të festivalit “Festa e Këngës Shqiptare”, ideuar dhe organizuar nga kantautori Gjergj Leka. Një edicion i dedikuar jo vetëm muzikës së lehtë shqiptare, por edhe një nderim për penat më të shquara të poezisë shqipe.

Nga Lasgush Poradeci, te Migjeni, nga Dritëro Agolli te Teodor Keko e Timo Flloko, Skënder Rusi ishin disa prej poetëve, vargjet e të cilëve ishin përzgjedhur, përshtatur e muzikuar, për këtë festival. Leka kishte zgjedhur që ta çelte natën finale të edicionit të pestë me vargje të recituara nga poeti, bardi dhe i pagëzuari si “princi i polifonisë shqiptare”, Lefter Çipa.

Edhe këtë vit nuk mungoi prania e disa prej emrave të mëdhenj të këngës së lehtë, që kanë shoqëruar breza dhe kanë fituar çmime të para në festivalet e këngës në Radio Televizionin Shqiptar si Alida Hisku, Kozma Dushi, Elida Shehu, Rajmonda Kamberi e Arta Babaramo, por surpriza ishin të rinjtë.

Këngëtarë që e kanë nisur formimin në shkolla muzike dhe lice, disa prej tyre edhe instrumentistë të talentuar në kitarë, piano apo edhe flaut përjetësuan me vokalet e tyre disa prej poezive më të bukura shqip të shekullit XX, ndërsa disa prej tyre u nderuan edhe me çmime inkurajuese si “Çmimi i Publikut”, “Çmimi i Kritikës”, “Çmimi i Produksionit”, Çmimi i Radio Rush- Interpretimi më i mirë”, “ Çmimi i News 24 -Kënga Hit”.

Çmimet:

Dea Amoniku (çmimi i kritikës)

Rezarta Caco (çmimi i publikut)

Kejtlin Gjata (interpretimi me i mirë)

David Kerri (çmimi i produksionit)

Hersilia Koçeku (kënga hit)

Poezia e njohur e Dritëro Agollit “Mjatas Dreqër, djathtas djaj” erdhi nën zërin e këngëtares së re Delina Murati, me muzikë të kompozitorit italian Stefano Bossi, po ashtu Dea Amoniku këndoi vargjet e Lasgush Poradecit, “Mall”, muzikuar nga Amir Karalic. Belkisa Shehi, solli një version muzikor të po4ezisë së Skënder Ruasit “Nuk e mbaj mend”, ndërsa Hersilia Koçeku të famshmen poezi të Timo Fllokos “Miqtë”. I riu David Kerri, i cili gjithashtu interpretoi në flaut solli një këngë me vargjet e poetit rus Fjodor Tutçev, shqipëruar mjeshtërisht nga Petraq Kolevica. Po ashtu këngë që u duartrokitën ngrohtë nga publiku ishin ato të interpretuar nga Kejtlin Gjata e  Rezarta Ceco. Kantautori dhe producenti prej pesë vitesh i festivalit “Festa e Këngës Shqiptare” dhe i emisionit “Na ishte njëherë muzika” i ka kushtuar gjithnjë vëmendje të veçantë lirikave të këngëve, ndërsa ngulmon fuqimisht të ruajë vlerat e vërteta të vargjeve dhe muzikës shqipe edhe si kundërpërgjigje e rrymave që e vulgarizojnë sot muzikën dhe teksteve banale.

Mbrëmja ishte gjithashtu një homazh për  shkrimtarin e madh Ismail Kadare. VEcc këngës konkurruese në festival “Ti dhe Hëna”, kënduar nga Era Hasanaj, me vargjet e Ismail Kadaresë, kantautori solli një prej hiteve të tij, me një prej poezive më të bukura të shkrimtarit të madh, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Këngë të cilën Leka e solli në një  duet surprizues me gazetaren Anila Jole, kryeredaktore prej 16 vitesh në Neës 24.

E rritur në një familje artistësh, piktorë e muzikantë, gazetarja u ngjit në skenë për herë të paë si këngëtare me këngën “Në parkun që mbuluan fletët”, shoqëruar në piano nga kantautori Leka, i cili është i njohur për muzikimin e disa prej vargjeve më romantike të poetëve  të njohur shqiptarë. Një performancë  që u prit me duartrokitje nga publiku.

Një tjetër surprizë ishte edhe pjesëmarrja e Sara Payman, një fenomen i Instagramit, e cila është bërë virale me këngët që shkruan dhe kompozon vetë në gjuhën shqipe. Me prejardhje nga India dhe Irani, e lindur dhe e rritur në Britaninë e Madhe, Payman prej një viti jeton në Shqipëri. Ajo solli një këngë, të cilën e kishte kompozuar vetë me vargjet e Migjenit, titulluar “Pranvera erdhi”.

Publiku u emocionua edhe me vokalin e spikatur të Anjeza Shehu Agolli, profesoresha e kantos që përgatit brezat e rinj, e cila këndoi këngën “Puthje për nënën”, me vargjet e Teodor Kekos.

E nisur me fjalën poetike, nata finale u mbyll po ashtu me poezi. Aktori Ervin Bejleri recitoi për publikun në amfiteatrin e “Flumen Park” në Ibë “Do të jemi Popull” nga Mahmoud Darëish.  Edhe këtë vit, festivali pati mbështetjen e News 24, Radio “News 24”./ (Balkanweb)

Ishulli i pazbuluar evropian me plazhe mahnitëse e oferta ekonomike që ‘lutet’ për vizitorë

Një ishull i pavlerësuar si duhet mes destinacioneve të Evropës për bukuritë e tij dhe mikpritjen, kërkon vizitorë të huaj për sezonin veror.

Korsika – e njohur si ishulli i mrekullueshëm i grekëve të lashtë me mijëra kilometra bregdet – konsiderohet ende si një destinacion ‘sekret’ pasi pak turistë e zgjedhin atë në sezonin veror.

Por meqënëse besohet se aty ka lindur perandori famëkeq Napoleon Bonaparte, nuk preferohet nga turistët francezë, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Janine Marsh, e cila jeton në veri të Francës thotë se është e habitur përse bashkëatdhetarët e refuzojnë ishullin që dikur ka qenë italian, teksa tregonte për rrjetin GB News: “Është vend i mrekullueshëm, i mbushur me pemë të egra limoni, fiku e ullinj. Fshatra të vegjël piktoreskë qe i ngjitën faqes së malit si midhjet në kurrizin e balenës, me arkitekturë të stilit barok, fortifikime të vjetra dhe plazhe me rërë të pastër.”

Ishulli ka më shumë se 200 plazhe dhe mbanë një prej hekurudhave me të bukura të Evropës.

Ndërsa Porto-Vecchio, është qyteza piktoreske me pamje sensacionale të plazhit Santa Giulia.

Porti më jugor i ishullit, Bonifacio tërheq vëmendjen me citadelën në majë të shkëmbit.

Operatorët turistike thonë se nëse mërziteni në Korsika, ishulli italian i Sardenjës është vetëm një orë larg me traget. Korsika është një vendbanim me sens të lartë pavarësie dhe kërkon shkëputjen nga Franca, e cila e ka blerë atë nga Italia shekuj më parë, shkruan The Mirror./tch/ KultPlus.com

Pa titull

Poezi nga Yannis Ritsos, sjellë në shqip nga Eleana Zhako.

Më more të gjithin.
Vdekja nuk do ketë më ç’të marrë.
Frymoj brenda trupit tënd.
Njëmijë djelmosha kam mbjellë në shkurrnajën tënde të djersitur.
Njëmijë kuaj rendin në mal, duke tërhequr pas bredha rrënjëshkulur.
Zbresin në afërsi të qytetit, ngrejnë kokën lart
e me sytë e zinj si të bajames vështrojnë Akropolin,
ndriçuesit shtatlartë të rrugëve,
hapin e mbyllin qepallat e tyre qerpikshkurtër;
hutohen nga sinjali i gjelbër dhe i kuq i semaforëve,
nga lëvizjet akrobatike të kujdestarit të qarkullimit rrugor,
që duket sikur rreket të kapi nga nata një frut të padukshëm ose një bisht yllor.
Kthehen pas si luftëtarë të mposhtur në një betejë të pakryer,
dhe papritmas shkundin krifën dhe nisen turravrap drejt detit.
Në më të bardhin prej tyre, ndodhesh sipër ti, krejt lakuriq.
Të thërras. Në gjokset e tua kryqëzohen dy kërcenj zambaku.
Një kërmill prehet në flokët e tu.
Të thërras: dashuri.
Tre kumarxhinj futen pas lojës së natës, në bulmetoren e mëhallës.
Po agon. Shuhen dritat e qytetit.
Mugëtira e madhe derdhet e lëmuar mbi lëkurën tënde.
Jam brenda teje. Thërras nga brenda.
Të thërras atje ku bashkohen lumenjtë buçitës dhe qielli rrëshket brenda trupit njerëzor,
duke marrë sipër sende dhe krijesa të vdekshme
-rosa të egra, dritare, buaj, sandalet e tua verore, njërin rreth dore, një iriq, dy pëllumba,
në kopshtin e hapur të një përjetësie të çuditshme, që se kërkoi kush.

PRIFEST prezanton kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm

PRIFEST prezanton filmat konkurrues në kategorinë e metrazhit të mesëm. Programi i sivjetëm përfshin një gamë të larmishme filmash nga katër vende evropiane.

Në njoftim thuhet se këtë vit, do të shfaqen dy premiera botërore dhe dy ndërkombëtare, duke ofruar një pasqyrë të ndryshme dhe të ndërlikuar të artit filmik në këtë format unik. Ky program eksploron temat e thella dhe të ndjeshme që sfidojnë perceptimet dhe kërkojnë reflektim.

AND THE WIND WEEPS nga Aulona SELMANI, Zvicër/ Premierë regjionale (25min).

Filmi flet për historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre kui ështe vrarë djali, ai për 20 vite është pregaditur për letrën që do ta lexojë nësë një ditë do e thërrasin në Hagë për të dëshumarpër terrorin që kishte ndodhur atë ditë. Djegia e kujtimeve bëhetakoma më e rëndë kur Dauti merr lajmin se vëllau i tij ka vdekurnga një sëmundje, duke e lënë Dautin si të vetmin dëshmitar tëngjarjes. Kujtesa e tij fillon ta tradhëtojë në detaje tërëndësishme të dëshmisë. Ai ndoshta nuk do arrijë të vëjë drejtësinë në vend për djalin e tij. Për vëllaun e tij, për shokët e tij. A do e falin të vdekurit Dautin që ai i është nënshtruar harresës?

THE SMUGGLERS OF SILENCE nga Olivier SIMON, Francë/ Premierë regjionale (42min).

Një grua bionde, e dalë nga një film noir, endet nëpër Paris duke kërkuar një burrë misterioz me një valixhe. Ai mban kujtimet e Irma Vep dhe ndjeket nga një muzikant,narrator enigmatik. Kështu fillon një ndjekje nëpër rrugicat e Parisit, një qytet që duket sikur nuk i përket më askujt…

WHY DIG WHEN YOU CAN PLUCK nga Cambria Matlow, Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ Premierë evropiane (51min).

Filmi tregon historinë e Spring, një nënë dhe kineaste, që shkon me familjen e saj për kamping në bregun e Oregonit. Ajo përballetme një burrë të paqëndrueshëm dhe një fëmijë sfidues, ndërsapërpiqet të gjejë frymëzim për artin e saj. Ndërsa Spring shkruan, pi marijuanë dhe fotografon peizazhin, ajo ballafaqohetme vendimet e vështira që duhet të marrë për veten dhe familjene saj. Filmi sfidon normat rreth nënave dhe artisteve femra, duke trajtuar temat e besimit, dhunës dhe dashurisë.

THE GREEN INK nga Paweł Wyszomirski, Polonia/ Premierë regjionale (50min).

Një studente rebele e inxhinierisë së zërit arrestohet për shfaqjene një arme në universitet, duke vënë në rrezik karrierën e sajshkencore. Ajo merr një shans të fundit nga profesori i saj, por kushtet për të qëndruar në universitet janë të pazakonta dhe sfiduese.

Edicioni i 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024./ KultPlus.com

Papa Françesku kundër ligjeve më të ashpra për migracionin

Papa Françesku është shprehur kundër shtrëngimit të ligjeve të migracionit dhe bëri thirrje për një “menaxhimi global të migracionit” bazuar në parimet humanitare.

Papa, në audiencën e tij të përgjithshme javore sot, tha gjithashtu se kontrabandistët e qenieve njerëzore duhet të ndalohen.

Kreu i Kishës Katolike ka shprehur vazhdimisht dhimbjen e tij për shumë njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre ose për shkak të dhunës ose kushteve jashtëzakonisht të këqija të jetesës.

”Mesdheu është bërë varrezë. Shumica e këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar”, tha ai.

”Por, marrja nën kontroll e migracionit përmes ligjeve më të ashpra nuk është rruga e duhur”, tha papa Françesku.

”Kjo nuk arrihet me ligje më të rrepta, jo përmes militarizimit të kufijve, jo përmes kufijve, jo me zmbrapsje”, theksoi ai.

Në vend të kësaj, ai bëri thirrje për “rrugë të sigurta dhe të rregullta” për migrimin.

”Ajo që nevojitet është menaxhimi global i migracionit të bazuar në drejtësi, vëllazëri dhe solidaritet”, përfundoi ai./

Ekipi olimpik shqiptar, Manastirliu: Për medalistët ka shpërblim të veçantë

Ekipit Olimpik Shqiptar është pritur me një ceremoni në ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për të shprehur mirënjohje dhe nderime në paraqitjen e tyre në Paris 2024. Shqipëria arriti një sukses historik me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që morën dy medalje bronzi dhe ngritën lart flamurin kombëtar.

Ata u pritën nga ministrja Ogerta Manastirliu vlerësoi paraqitjen e të gjithë ekipit olimpik shqiptar, ndërsa tha se kjo fitore është fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre por edhe i gjithë ekipit, KOKSH dhe investimeve dhe mbështetjes së dhënë nga qeveria gjatë viteve të fundit.

Manastirliu tha se medalistët kanë një shpërblim të veçantë për fitoren e tyre me sistemin e ri të shpërblimeve që është vendosur nga qeveria për sportistët kamionë.

Ministrja tha se prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror.

“Kënaqësi t’ju shpreh mirënjohjen. Na keni bërë krenar duke ngritur lart flamurin tonë kombëtar, është një ngjarje historike që kemi marrë dy medalje olimpike të bronzta. Çdo fitore është mund personal por është e gjitha edhe një fitore e një ekipi. Dua të falënderoj edhe dy medalistët tanë që na bën krenarë. Dua t’ju them se qeveria është e angazhuar për mbështetjen e sportistëve në shumë drejtime përmes infrastrukturës sportive kemi mundësuar rritjen e  buxhetit për 8 federata, ku edhe ajo e mundjes ka pasur një buxhet më të rritur për të mundësuar përgatitjen e mundësve. Fakti që vini me medalje sistemi i shpërblimeve ka shpërblime të dedikuara edhe për medalistët tanë. Do kemi mbështetje specifike nga qeveris përmes sistemit të shpërblimeve të vendosur”, tha Manastirliu.

Për herë të parë në histori Shqipëria artriti të merret në lojërat olimpike Paris 2024 dy medalje bronzi, konkretisht përmes Islam Dudaev dhe Chermen Valiev në kategorinë 65 dhe 74 kg në disiplinën e mundjes stil i lirë./ rtsh/ KultPlus.com

Ardita Sinani akuzon Vullinin se e ka futur në ‘blacklist’, thotë se ndalohet sa herë kalon kufirin e Serbisë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se sa herë e kalon kufirin e Serbisë ndalohet dhe mbahet nga zyrtarët kufitarë serbë.

Në një postim në Facebook, ajo është shprehur se ndalimi i saj nuk është një rastësi, por është në kuadër të një listë të zezë, sipas saj, të cilën e ka krijuar zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin.

“Diskriminim i vazhdueshëm në kufi dhe përndjekje nga lista e Vullinit. Si përfaqësuese e shqiptarëve në Preshevë dhe si kryetare e Preshevës, sa herë kaloj kufirin, ndalohem dhe mbahem pa asnjë arsye të justifikueshme, me raste edhe deri në një orë. Ky trajtim është i papranueshëm dhe është një formë e qartë presioni dhe diskriminimi”.

“Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të individëve të konsideruar të padëshiruar nga qeveria serbe. Kjo listë jo publike, besohet se përfshin emra të atyre që kundërshtojnë politikat e qeverisë, veçanërisht në lidhje me pakicat etnike dhe disidentët politikë. Është e qartë që kjo nuk është një rastësi, por një përndjekje e orkestruar, e lidhur ngushtë me listën famëkeqe të Vulin, ku individë të padëshiruar për të dhe zëra të guximshëm për të drejtat e shqiptarëve gjenden në shënjestër të shtetit”.

“Kjo listë është krijuar për të frikësuar dhe heshtur ata që guxojnë të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve. Por, asnjë formë presioni apo përndjekjeje nuk do të më ndalojë të vazhdoj punën time për të drejtat dhe dinjitetin e popullit tim. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të vazhduar”, ka thënë Sinani në Facebook. /Klankosova.tv/ KultPlus.com

FemArt vjen me edicionin e 12-të

Edicioni  12-të i Festivalit FemArt do të mbahet nga 25-30 Shtator 2024.

Tema e këtij viti, “MOTËRZIMI: N’Kohë Lufte dhe Paqe,” feston lidhjen e pathyeshme të motërzimit përmes një përzierjeje të gjallë të artit dhe aktivizmit.

Nga baleti flamenko tek arti feminist, do të paraqiten performanca të fuqishme, shfaqje teatrore, koncerte, filma dokumentarë dhe të shkurtër, punëtori, ekspozita, konferencë, ngjarje rrjetëzimi dhe diskutime që kapërcejnë kufijtë dhe na bashkojnë të gjithëve. / KultPlus.com

Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit

Sot përkujtohet 100-vjetori i lindjes së fratit françeskan, publicistit dhe shkrimtarit memuarist shqiptar, At Zef Pllumi.

Biblioteka Kombëtare çeli ekspozitë në nderim të kësaj figure të rëndësishme të jetës kulturore, politike dhe ndërgjegjes kombëtare. Ekspozita me libra dhe dorëshkrime do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin kryesor të BKSH-së.

At Zef Pllumi vuajti për 26 vite në burgjet politike komuniste dhe pas rënies së diktaturës hodhi në letër kujtimet e tij.

Vepra më e madhe dhe më e rëndësishme e tij është triologjia “Rrno vetëm për me tregue”, botuar për herë të parë në vitin 1995, shoqëruar me parathënien “Nën këmishën e hekurt të kujtimeve” të prof. Aurel Plasarit. Botimi i dytë në 2006 u shoqërua me një parathënie nga kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Zef Pllumbi lindi në Bogë, më 28 gusht 1924. Që në fëmijëri u njoh nga afër me fretërit françeskanë Gjergj Fishta dhe Anton Harapi, të cilët ndikuan në formimin e tij fetar. Më 1931 hyri në kolegjin françeskan të Shkodrës, ku jepnin mësim personalitete si vetë Fishta, Harapi, kompozitori Martin Gjoka etj. Merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinishten, italishten, frëngjishten, gjermanishten dhe greqishten e vjetër.

Në vitet 1943-1944, Zef Pllumbi ishte një nga bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” dhe sekretar personal i at Anton Harapit, i cili e caktoi që të rendiste e ndihmonte në Arkivin Françeskan. Zef Pllumi njihet aty me dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare.

Afria dhe bashkëpunimi i Zef Pllumbit me emra të rëndësishëm të klerit katolik u bënë shkak për arrestimin dhe dënimin e tij. Për herë të parë u arrestua dhe u dënua në 1946, kur ishte vetëm 22 vjeç.

Më 1989 lirohet nga burgu dhe me vendosjen e demokracisë, at Zefi fillon meshtarinë te Kisha e Shn’Andout në Tiranë deri në vitin 1997.

Në vitin 2006 At Zef Pllumbi dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe vlerësohet me çmimin “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue”.

Ekspozita përfshin veprat e tij si “Françeskanët e mëdhaj”, “Siç thonim dje…= Ut heri dicebamus”, “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Saga e fëmijnisë”, “Antipoezi për shekullin e njizetë”./atsh/KultPlus.com

Shtëpi muze për Dritëro Agollin, në fshatin e tij të lindjes do jenë veprat e tij

Së shpejti shkrimtari i madh Dritëro Agolli do të ketë një shtëpi muze në fshatin e tij të lindjes në Menkulas të Devollit. Ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati, kërkesë e cila pritet që së shpejti të bëhet realitet.

Një projekti do të sjellë një shtëpi muze të denjë për gjeniun e letrave shqipe por edhe një atraksion të ri turistik në këtë zonë.

“Përfshin ndërtimin nga e para të shtëpisë muze, do të shërbejë për të shfaqur gjithë veprimtarinë e kolosit të veprave shqipe në Devoll dhe të shpresojmë që do jetë një atraksion turistik për Devollin. Implementimi i veprës kap shifrën e 31 milion lekëve të reja dhe 60% e financon këshilli i qarkut dhe 40% bashkia Devoll”, tha Eduart Duro, kryetar i Bashkisë Devoll.

Vitin që vjen pritet që ky muze të jetë i perfunduar dhe hape dyert për vizitorët ndërkohë që gjithë ndërtesa do të jetë multifinksionale, thotë kryetari i këshillit të qarkut Korçë

“Është procedura e përgatitjes së tenderimit dhe shpresojmë që brenda këtij viti të kemi ecur me ndërtimin dhe brenda vitit tjetër të ketë përfunduar. Ndertesa është konceptuar të jetë multifinksionale, të ketë pjesën që i takon jetës së Dritëro Agolli, i cili është NDER i KOMBIT, ndërkohë do të ketë pjesë funksionale që do të shërbejnë për aktivitete kulturore artistike për rajonin”, tha Erjon Nexhipi, kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë.

Qarku i Korçës ka numrin më të madh të muzeve në vend, fakt ky që ka tërhequr me mijëra turistë të huaj, kryesisht nga Europa Veriore. /euronews.al/KultPlus.com

”The Independent”: Zbuloni bukuritë e pakrahasueshme natyrore të Shqipërisë

Shkova në kufirin e fundit të vërtetë të egër të Evropës për të gjetur aventura dhe për të shpëtuar nga turmat, shkruan Laura Sanders për gazetën e njohur britanike ”The Independent”.

”Është shpallur si destinacioni tjetër i madh i pushimeve në plazh, por tre të katërtat e Shqipërisë janë male, lumenj dhe liqene, ku zbuloni bukuri të pakrahasueshme natyrore të saj.

Edhe një javë pasi u ktheva nga Shqipëria, në mendjen time isha ende në Bjeshkët e Nemuna dhe pyjet e dendura të ahut që qëndronin para meje.

Me skena që ngjasojnë me Andet peruane, ishte e vështirë të besohej se ishte vetëm tre orë fluturim larg shtëpisë në MB.

Këto peisazhe të pazbutura kanë pak shenja qytetërimi, pa llogaritur numrin në rritje të alpinistëve në Qafën e Valbonës.

Një detoks për jetën moderne, luginat janë të mbushura në mënyrë sporadike me kulla, të cilat janë qindra vjeçare, ndoshta të njëjtat me ato që ka kaluar edhe shkrimtarja e udhëtimeve viktoriane, Edith Durham.

Në udhëtimin e saj të vitit 1909, ajo vuri në dukje se si “koha ndaloi” në Theth dhe fshatrat përreth.

Dikush mund të argumentojë se nuk ka lëvizur shumë që atëherë, me disa përjashtime.

Ka një grusht hotelesh pas një bumi të turizmit dhe, fatmirësisht, kulla e izolimit është thjesht një muze këto ditë, pasi gjakmarrja është një gjë e rrallë.

Sigurisht, tani ka edhe ujë të ngrohtë dhe Wi-Fi, kështu që nuk jeni plotësisht jashtë rrjetit.

Fermat atje kanë kaluar brez pas brezi dhe kujdesen në mënyra tradicionale; familja me të cilën qëndrova ende i çon bagëtitë e tyre në kullotat e larta verore në Theth dhe përsëri në ultësirë ​​në Shkodër për t’i shpëtuar dimrave të ashpër.

Shumë si ata tani po hapin shtëpitë e paraardhësve të tyre për alpinistët, duke ofruar një shkëmbim kulturor të çmuar, ushqim të gatuar në shtëpi nga ferma në tryezë dhe bukuri bukolike gjithëpërfshirëse.

Bota natyrore mbetet edhe më e pandryshuar.

Pjesë të mëdha të pyjeve janë aq të paprekshme sa konsiderohen të lashta, veçanërisht afër kufirit me Kosovën, ku ka pemë që mendohet të jenë më shumë se 350-vjeçare.

Ndërsa ngjitesha Qafën e Valbonës (1 800 metra mbi nivelin e detit) te një kor qyqesh, hodha sytë poshtë lumit prizmatik të Valbonës. Ai është një nga lumenjtë më të pastër të Evropës.

Megjithatë, pretendimi përfundimtar i Shqipërisë për të qenë kufiri i egër i fundit i Evropës është Vjosa e fuqishme, lumi i fundit krejtësisht i paprekur i kontinentit.

Ndonëse një pjesë e tij përshkon Greqinë, shumica kalon nëpër Shqipëri, ku u bë lumi i parë që u caktua park kombëtar në vitin 2023 për ta mbrojtur atë.

Shtatëdhjetë e pesë për qind e Shqipërisë përbëhet nga këto peizazhe, që mund të cilësohen edhe si destinacioni i përballueshëm i fluturimeve.

Në vend të kësaj, shkoni edhe në Tiranë.

Brenda pak minutash nga largimi nga aeroporti, ju kaloni me makinë nëpër kullota,  pemishte frutash, barinj që kullosin delet e tyre dhe male të mjegullta përgjatë horizontit.

Ndaloni për të admiruar pamjet me një drekë te ”Mrizi i Zanave”, një restorant agroturistik i vlerësuar me çmime ku vendasit dynden gjatë fundjavave.

Bëni një turne falas në dyqanet e tyre të verës dhe djathit dhe mësoni se si ata prodhojnë ushqimin e tyre në vend. Nuk ka menu, por do t’ju shërbehet çfarëdo që është në sezon.

Vazhdoni për dy deri në tre orë të tjera për në Shkodër, emri i liqenit më të madh të Evropës Jugore, i cili lulëzon në kufirin me Malin e Zi.

I njohur si qyteti i çiklizmit në Shqipëri, Shkodra është një bazë e përkryer për të eksploruar liqenin dhe Alpet Shqiptare. Një pasdite qershori në 30 gradë Celsius, u futa në një rezervat natyror të rrethuar nga zambakë uji në një varkë me vozitje dhe i zhyta këmbët në liqen.

Pak më vonë, vazhdova të lahesha në ujin freskues në resortin e Liqenit të Shkodrës, ku, pas një zhytjeje në perëndim të diellit, e kalova duke parë Malin e Zi, u tërhoqa në çadrën time dhe u largova në thirrjet e çiftëzimit të bretkosave të ujit.

Bukuria e liqenit ka tërhequr prej kohësh turistët gjermanë, por pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore ende nuk është në dijeni të bukurisë së fshehur të Shqipërisë së Veriut.

Të zgjoheshe dhe të shikoje Bjeshkët e Nemuna në njërën anë dhe kufirin malazez nga ana tjetër ishte magji.

Udhëtimi i ngadaltë është qasja më e mirë këtu. Duke ecur më këmbë, duke ecur me biçikletë dhe duke vozitur nëpër të, ju kuptoni historinë e plotë./atsh/KultPlus.com

E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani-tjetrit (VIDEO)

At Zef Pllumi është nga nga figurat me të ndritura shqiptare, i cili njohu çdo të mirë dhe të keqe të kombit tonë, madje kjo shihet qartë në një intervistë të rrallë televizive të cilën e kishte dhenë në një moshë të shtyrë, por me mendje të kfjelltë, shkruan KultPlus.

Në një pjesë të intervistës, gazetarja e pyet se prej nga ju vjen e keqja shqiptarëve, At Zefi përgjigjet me një bindje të plotë dhe me një zhgënjim të thellë në ftytyrën e tij.

 “E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani tjetrit, prej shqiptarëve. Na s`kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër…Kjo asht e keqja e madhe që na vjen…që na ka ardhë historikisht”, shprehet At Zef Pllumi.

Një burrë i urtë dhe një mendimtar, frati françeskan ka qenë publicist e shkrimtar dhe gjithmonë në kërkim të të vërtetës. Ai ndërroi jetë në vitin 2007 në Romë të Italisë.

“Kjo është e keqja e madhe që na vje e që na ka ardhë historikisht” tregon At Zef Pllumi në vazhdimësi të kësaj interviste. / KultPlus.com

Mark Krasniqi: Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, edhe shqipja dykrenore 

Sot në përvjetorin e vdekjes së tij, KultPlus ju sjell dy thëniet e tij më të njohura, të cilat për së gjalli i tha për vdekjen e tij.

-Ata të cilët i kisha armiq për së gjalli i kam edhe për së vdekuri, shpresoj që mos t’më vijnë tek varri.

-Kryqit as Hënës nuk ju kam bërë hyzmetin, po as nuk kam qenë kundër tyre. Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, edhe shqipja dykrenore mbi atë emër. / KultPlus.com

100 vite nga lindja e At Zef Pllumit

Pater Zef Pllumi ka lindur në malin e Rencit (Lezhë), më 28 gusht 1924. Më 1931 kreu Kolegjin Françeskan në Shkodër.

Pas kolegjit ka studiuar në liceun “Illyricum”, të cilin e përfundoi në vitin 1942. Gjatë viteve 1943-1944 ka shkruar artikuj të shumtë në revistën “Hylli i Dritës”. Më 1946, kur ishte në moshën 22-vjeçare, e arrestojnë dhe dënohet me tre vjet burg.

Më 1949 lirohet nga burgu dhe vendoset në kuvendin e Arrës së Madhe në Shkodër. Në këtë kuvend qëndroi prej vitit 1949 deri më 1958. Më 1956 shugurohet meshtar dhe shërbeu për 12 vjet në Shosh të Dukagjinit. Me mbylljen e kishave më 1967, e arrestojnë përsëri dhe dënohet me 25 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti nëpër burgjet e Shkodrës, Spaçit, Ballshit, Zejmenit, etj.

Më 11 prill të vitit 1989, Patër Zefi u lirua nga burgu. Në 25 dhjetor 1990 celebroi meshën e parë në kishën e Shna Nout në Tiranë. Me ardhjen e demokracisë Patër Zefi filloi të botojë revistën françeskane “Hylli i Dritës” (1993-1997). Z. Pllumi ka botuar këta libra: “Rrno vetëm, për me tregue” tre vëllime (1995-2001), “Françeskanët e mëdhanj” (2001), “Antipoezi për shekullin e njëzetë” (2001), “Siç thonim dje” (2002), “Para njimijë vjetve” (2003), “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës” (2004), etj. Më 2006, Patër Zefi është vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” / KultPlus.com