Diamant Salihu, gazetari i njohur hulumtues në Suedi me origjinë nga Kosova, është shqiptari tjetër i nominuar për çmimin televiziv “Kristallen”. Salihu u nominua për emisionin “Bedragarna”, të publikuar këtë pranverë në programin “Uppdrag granskning” të SVT-së.
Përveç gazetarit Salihu, për çmimin “Kristallen” është nominuar edhe aktorja Dodona Imeri. Kristallen është një çmim vjetor që nderon personalitete dhe programe televizive në Suedi, dhe u dha për herë të parë në vitin 2005. Ky çmim është krijuar me qëllim që Suedia të ketë një ekuivalent të çmimit prestigjioz amerikan, Emmy Award./ KultPlus.com
Dodona Imeri, aktorja e talentuar nga Kosova, është nominuar për çmimin “Kristallen” në kategorinë e aktores më të mirë për rolin kryesor në serialin “Painkiller,” i cili transmetohet në SVT.
Kristallen është një çmim vjetor që nderon personalitete dhe programe televizive në Suedi, dhe u dha për herë të parë në vitin 2005. Ky çmim është krijuar me qëllim që Suedia të ketë një ekuivalent të çmimit prestigjioz amerikan, Emmy Award./ KultPlus.com
Edicioni i 10-të i festivalit ” Divani lunxhiot” mblodhi së bashku 14 ansamble dhe grupe popullore nga të gjitha zonat e vendit. Artistët popullorë performuan në skenën natyrore në fshatin Dhoksat, Lunxhëri duke prezantuar vlerat më të mira të folklorit, polifonisë, valleve, veshjeve popullore.
Pjesë e këtij festivali ishin edhe këngëtarët me emër të skenës së folkut të cilët e cilësuan të rëndësishëm transmetimin e vlerave të traditës tek brezat e rinj.
Skena e “Divanit lunxhiot” shërbeu edhe për promovimin e artistëve të rinj të folklorit, këngëve dhe valleve popullore
Festivali ” Divani lunxhiot” u zhvillua për dy net me radhë duke gjallëruar krahinën e Lunxhërisë dhe promovuar vlerat turistike të saj./topchannel/KultPlus.com
Javët Kulturore Ndërkombëtare rikthehen së shpejti për t’i dhënë gjallëri jetës kulturore në vend. Një prej aktiviteteve që pritet të nisin në muajin shtator, është EA Festival – Freedom & Transformation. Ky festival vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike.
EA Festival – Freedom & Transformation është një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike ne Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, Profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit “Të Lirë”, përkthyer në 30 gjuhë të botës. Festivali vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.
“Liri dhe Transformim” është një event dyditor kulturor ku shkrimtarë, publicistë dhe mendimtarë do të diskutojnë mbi historinë, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë dhe migracionit, politikën dhe poezinë.
Organizatorët e JKN ftojnë të bëheni pjesë e EA Festival për të përjetuar një pelegrinazh idesh drejt lirisë dhe shpresës pasi letërsia dhe arti kanë aftësinë magjike për të ndryshuar mendje dhe zemra./atsh/KultPlus.com
Në ditët e Festivalit “Strugë Jeho”, korrik 2024, në Hotelin “Diplomat” u takova me poetin, prozatorin dhe intelektualin e afirmuar Agim Vinca. Ishte po ai, që kisha takuar në Apoloni, Tiranë dhe Prishtinë, i thjeshtë e njerëzor. M’u përforcua bindja, se Agimi ishte profesori dhe edukatori me një ndërgjegje atdhetare dhe dashuri të madhe për emrin shqiptar, për Shqipërinë, me individualiet të spikatur dhe kurajo qytetare për të prekur temat e nxehta në shërbim të vendit të tij, që shumë intelektualë shqitarë u shmangen.
Me sjelljen e tij të natyrshme dhe ngrohtësinë tepër njerëzore, me natyrën e çiltër dhe modestinë mbresëlënëse, më krijoi një marrëdhënie vëllazërore, për të cilën kisha nevojë. Më dhuroi dy libra me poezi të përkthyera edhe në gjermanisht dhe më pohoi, se në bibliotekën e tij kishte dy libra të miat; “Dritat dhe hijet e Faik Konicës”, dhe “Në vdeksha qamë me ligje”. Me gjithë komplekset e inferioritet, që kisha para një intelektuali madhor, si Agim Vinca, u ndjeva mirë nga fryma e tij vëllazërore dhe e falenderova për marrëdhëne kaq të natyrshme që po më ofronte.
Duke pirë kafen, më lexoi një poezi për fshatin e lindjes, Veleshtën: poezi plot mbresa, plot nostalgji dhe frymëzim prekës, imazhe, e qëndrime ideoemocionale të freskëta, si t’i lëshonte në fluturim për ta lehtësuar shpirtin e brengosur nga braktisja fshatit. Ndjeva se poezia ishte ndërtur mbi tonalitete simfonie, me përsiatje, ku fëmijëria e tij në fshatin e lindjes, mbetej burim poezie dhe poezia si reflektim dhe frymëzim jete. Në thjeshtësinë e bukur kishte rrjedhshmëri rrëfimi, kthelltësi mendimi, çiltërsi ndjenje dhe lehtësi vargëzimi. M’u duk se poezia ngërthente dashurinë për fshatin e intelektualit të larguar, trishtimin e largimit të banorëve me shtëpi të mbyllur. Jetës i mungonte gjallëria e fëmijërisë së tij të dikurshme. Ishte poezi e lindur nga dashuria për vendlindjen.
Pas një bisede të gjatë, më mori me makinë dhe më shëtiti në fshatin e tij Veleshtë, Duke kaluar nëpër ambientet e hotelit dhe rrugët e Veleshtës, e takonin me shumë respekt të njohur dhe ish studentë, duke i shprehur mirënjohjen e tyre për vlerat e tij intelektuale dhe njerëzore. Ky shoqërim, më pasuroi shumë shpirtërisht, mbeti për mua një emocion i fortë, një detyrim vëllazëror, sepse ndjeva njeriun e çliruar prej tjetërsimesh, që prezantonte vetveten si njeri plotësisht shoqëror. Gjatë bisedave e ndjeva si një enciklopedist në kulturën shqiptare, veçanërisht në letërsi, si pedagog në Universitetin e Prishtinës prej 40 vjetësh.
Nuk kisha aftësinë dhe sigurinë për të dhënë mendime për krijimtarinë e Agim Vincën, por me sa dija unë, në analiza, interpretime dhe vlerësime, ka qëndruar sa më pranë mendimit kritik të kohës. Në trajtime periodike, autori e ka trajtuar letërsinë realiste, jo si dukuri të shkëputur, po si stad i veçantë i historisë së letërsisë shqiptare, si zhvillim risor i traditave popullore, atdhetare e përparimtare të mëparshme, si një letërsi në shndrim e lartësim të pandrëprerë bashkëkohësimi e cilësie. Me krijimtarinë e tij, Agim Vinca e ka ndier veten përfaqësues të popullit, me misionin e lartë që veprat e tij t’i shërbenin çlirimit, emancipimit dhe aktivizimit të masave, në lartësim të dinjitetit njerëzor dhe shndrim të marrëdhënieve shoqërore.
Poeti dhe shkrimtari Agim Vinca, është përfaqësues aktiv i formës kombëtare, me të cilën kupton jo vetëm mjetet e shprehjes artistike apo vetëm gjuhën, por veçanësitë e konstitucionit shpirtëror kombëtar dhe veçoritë e zhvillimit historik. Në çështje të formës e të mjeshtërisë artistike, origjinaliteti i të shprehurit artistik, gjetja e formave dhe strukturave sa më të përshtatshme të pasqyrimit, shfrytëzimi sa i më i efektshëm i mundësive dhe i pasurisë shprehëse të gjuhës shqipe, e pasuroi ideoemocialisht letërsinë e Agim Vincës.
Në morinë e veçorive kombëtare dhe shpërfaqjen e individualitetit të tij në rrafsh shoqëror, mënyrat e pasqyrimeve të drejpërdrejta epike, të reflektimeve meditative, të ndërtimit të veprave mbi bazë herë metaforike e konvencionale janë vetëm forma artistike, që nuk përjashtojnë as realizmin as tendenciozitetin.
Personazhet e Agim Vincës, janë karaktere jetësor, me fizionomi të përcaktuar shoqërore e veçori vetiake, kalitur në kudhrën e jetës, me rrënjët në historinë kombëtare, në rrethana të përcaktuara historike e bashkëkohëse, në mendimin, se njeriu duhet të ngadhnjej në jetë e t’i bëjë rrethanat sa më njerëzore. Kjo është një vlerë artistike e krijuar, një përvojë pozitive dhe dëshmi artistike e çmueshme. Këto e ritën prestigjin e Agim Vincës, të arrinte popullarit e lartësi. Poezia e tij përthyente në imazhe poetike të përgjithësuara, përplasjet dramatike, shpreh tendosjen nervore dhe shqetësimet e gjendjeve të krijuara, vizaton tiparet shoqërore të bashkëkohësit dhe ndërgjegjen e tij të paqetë me të cilat ndikon fuqishëm te lexuesit.
Agim Vinca formon profile artistike të veçanta, tipare individuale, duke dhënë kontribute për modernizimin e letërsisë në përvijimin e rrugëve për pasurimin e mundësive pasqyruese e shprehëse të saj dhe daljen në pararojën e letërsisë kombëtare, madje kontribon të njihet e të çmohet letërsia shqiptare edhe jashtë kufijve të vendit.
Aktualisht nuk shkruhet për formën, teknikën artistike, për estetikën e veprave, flitet pak për individualitetin e penave më të shquara, ndërkohë që letërsia shqiptare e para viteve ‘90 del e përfaqësuar nga vlera të shumta, të cilat jo vetëm janë pasqyrë e kohës, shprehëse të një fryme humaniste e demokratike, frymëzuese dhe mishëruese të fizionomisë kombëtare, por edhe për natyrë dhe realizëm artistik; shpërthimin e talenteve, krijonte të bukurën, ecte drejt emancipimit të gjithanshëm të personalitetit të njerëzve, pra edhe të letrarëve dhe të artistëve.
Te Agim Vinca gjejmë mirënjohjen dhe respektin e thellë për shkrimtarin dhe intelektualin, që vuri një gur themeli në letërsisë tonë. Në krijimtarinë e tij harmonizohen maturia dhe ekuilibri në gjykime e vlerësime, dashuria e thellë për kulturën kombëtare, atdheun dhe popullin, qëndrimi i ftohtë kritik dhe pasioni i fuqishëm i intelektualit krijues. Në krijimtarinë e tij ka përgjithësime dhe interpetime që do t’i qëndrojnë kohës.
Më duket, se mendimi vjen tek Agim Vinca si reflektim intelektual e emocional për historinë dhe bashkëkohësinë, për problematikën e kohës; për fizionominë, botën shpirtëtore, përgjgjësitë dhe aspiratet e brezit të ri.
Agim Vinca ështe një pasuri intelektuale e një brumi të veçantë, i paisur nga natyra me aftësinë e njeriut që ka dhunti forcën e shprehjes, guximin, formën tërheqëse dhe stilin e ngjeshur me mendim. Ai do të mbetet pasuri e kulturës tonë kombëtare, për tërë atë trashëgimi letrare e estetike për të cilën edhe ka shkruar:
Këtu jam vetëm
Po me mua janë: Naimi,
Mjeda, Noli, Migjeni, Agolli,
Kadareja…
Shpirti me ta fluturon i lirë
E trupi shpëton nga vdekja.
Agim Vinca e ka publikuar misionin e tij artistik: “Kot e kini, nuk mbyllet në burg poeti”. “Të jesh fanar mes errësirës”
U largova nga Struga me dashurinë e një vëllai të një gjaku, mora urtësinë e një intelektuali të këtij trualli dhe bindjen e një patriotizmi të brendshëm që i qëndronte si stolia e ndritur në zëmrat shqiptare./ KultPlus.com
Berati, përtej shijimit të pjesës muzeale është shndërruar edhe në një pikëtakim fantastik të përvojave të sporteve të aventurës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga xhirot me kayak në liqenin e Qafë Dardhës, tek hiking me mushka në Kalanë e Tomorit.
Kryeministri theksoi se “aksesimi i këtyre destinacioneve falë investimeve në infrastrukturë dhe ideve të bukura të guximtarëve në industrinë e turizmit, e kanë disafishuar hartën turistike të Beratit brenda pak vitesh”.
Berati vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit. Në periudhën janar-qershor 2024 qytetin e Beratit e kanë vizituar mbi 400 mijë vizitorë vendas e të huaj, shifër që pritet të dyfishohet deri në fund të këtij viti.
Përveç vizitave në kalanë historike dhe lagjet muzeale Mangalem e Goricë, turistët këtë vit janë orientuar edhe ndaj sportit të aventurës dhe degustimit në kantina.
Turizmi i aventurës shkon paralel me atë historik dhe turizmin eksplorues të kulturës mijëravjeçare, një pikë kjo mjaft e fortë e këtij sezoni./atsh/KultPlus.com
Festivali Etnofest çdo vit mbledh së bashku gjenerata të ndryshme për të festuar dhe ruajtur traditat e lashta të shoqërisë tonë. Vetëm 30 minuta nga qendra e Prishtinës, etno-kompleksi i ndërtuar me një arkitekturë unike, autoktone, me gurë e dru, në thellësi të fshatit Kukaj, po mirëpret vizitorë, mysafirë nga gjithë Kosova, bile shpesh hasim edhe në familje e të rinj nga diaspora, që ditët e pushimeve të tyre në vendlindje po i kalojnë në këtë festival, i cili po cilësohet si një festival mallëngjyes ndaj historisë sonë të vjetër, zakoneve dhe virtyteve që na karakterizojnë si popull.
Edicioni i 14-të i Etnofest-it tashmë ka zhvilluar pjesën e parë të programit të tij. Gjatë këtyre 4 ditëve është vërejtur një rritje e prezencës së një publiku të gjerë, dhe jo vetëm nga komuniteti i fushës së artit, por edhe nga adhurues të historisë sonë, atyre që duan ta njohin më thellë kulturën e tyre, traditën e përcjellë gjeneratë pas gjenerate.
Që nga dyert e hapura të etno-kompleksit, në çdo skenë, hapësirë, shtëpi, tavolinë e muze, publiku kalon në një horizont tjetër, në qetësinë që ta jep ky vend, freskinë, e në të njëjtën kohë dinamikën e ngjarjeve që ndodhin duke e bërë çdo vizitor të përjetojë diçka ndryshe, të veçantë, varësisht nga format artistike që parapëlqen, qofshin ato piktura, skulpturat, punimet tradicionale, shfaqjet, performancat e ansambleve, muzika apo ushqimi.
Pra, publikut në Etnofest po i ‘ekspozohet’ një gërshetim i artit dhe kulturës shqiptare në detaje të cilat rikthejnë një nostalgji dhe nevojë për ‘t’u ushqyer’ me ndjenja të thella të origjinës dhe kuptimit të saj. E kur jemi te të ushqyerit, si shoqëri, njëra ndër traditat që ende e konsumojmë është ajo e ushqimit tradicional. Pitja dhe flija, të shoqëruara me djathë natyral dhe perime nga bahçet e shtëpive tona, janë ndër pjatat e preferuara të çdo familje shqiptare, e sidomos në bashkimet familjare. Ndaj gatimi i ushqimit tradicional mbetet edhe sot e kësaj dite simbol i bashkimit në sofër, ndjesi e ngrohtësisë, dashurisë e lirisë të të qenurit pranë njerëzve më të dashur, duke shijuar pjatat e begatshme.
Gatimi i ushqimeve tradicionale si pjesë e gastronomisë në Etnofest është një nga momentet më të rëndësishme të festivalit. Në ditën e katërt, përgjatë ditës pati trajnime nga gratë që gatuanin ushqimet duke sjellë në jetë shijen dhe aromën e traditës shqiptare. Ky aktivitet nuk është vetëm një demonstrim, por një rit që lidh të kaluarën me të tashmen, duke i dhënë brezave të rinj mundësinë të mësojnë teknikat e vjetra të gatimit që janë trashëguar nga gjyshet tona.
Në Etnofest, gatimi shndërrohet në një formë arti, ku çdo hap i procesit është i mbushur me kujtime dhe rrëfime të së kaluarës. Ky aspekt i gastronomisë tradicionale jo vetëm që ruan dhe promovon kulturën shqiptare, por gjithashtu thekson rëndësinë e ushqimit si një element kryesor i identitetit kombëtar. Një karakteristikë tjetër e identitetit tonë, përgjatë shekujve janë edhe veshjet e punuara me dorë.
Këto veshje zënë një vend të veçantë edhe në Etnofest, ku simbolet, ngjyrat dhe detajet e veshjeve i gjejmë në copëza të ndryshme, në mindila, çorape, fustana e këmisha të ekspozuara gjithandej.
Gratë nga Dukagjini, si Buqe Alaj dhe Mihrije Elshani, që janë pjesë e festivalit që nga edicionet e para, janë një shembull i gjallë i ruajtjes së trashëgimisë familjare. Ato sjellin në festival veshjet kombëtare të punuara me gërshërë dhe gjilpëra, duke përdorur veglën tradicionale ‘veku’ për qepjen këtyre veshjeve. Zonjat potencuan me plot zë, që këto punime dore i përmbushin shpirtërisht dhe dëshirojnë që këtë zanat ta përcjellin brez pas brezi, ashtu siç gjyshet e tyre i kishin mësuar.
E për t’u rikthyer në ecurinë e programit të ditës së katërt, sigurt edhe në mbrëmjen e 13 gushtit nuk mungoi një shfaqje. Shfaqje e destinuar për paraqitje në këtë natë ishte ajo e aktoreve Anisa Ismaili dhe Fitore Broqi. ‘Jepi ngjyrë jetës’ ishte performanca që iu prezantua publikut, i cili mirëpriti fabulën e kësaj paraqitje.
Kapërcimi mes 2-3 kohërave, duke vënë në pah revoltimin, plagët dhe traumat, e mbi të gjitha mësimet dhe përvojat që ndryshojnë jetën, ishin tematika që aktoret përmes rrëfimeve të bazuara në ngjarje të vërteta, përcollën mesazhet sensibilizuese ndaj temave të ndjeshme siç janë dhuna në familje, ndalimi i shkollimit dhe vendosmëria për t’i ndjekur ëndrrat.
‘Nuk ka qeli që mundet me i burgos andrrat’ ishte një nga shprehjet që gjallëroi edhe publikun, i cili kishte stërmbushur amfiteatrin e asaj skene. Në fund, shikuesit u ftuan për të ndarë historitë e tyre personale, gjë kjo që i dha mundësi publikut për ndërlidhje më intime me gjithë konceptin e kësaj pjese artistike.
E pas këtij emocioni sublim, vizitorët u panë ta shijonin deri në mesnatë, natën e cila u karakterizua nga energjia pozitive, që po mbizotëronte pistën e vallëzimit, mes këngëve të bukura shqipe, të kënduara njëzëri nga publiku, bashkë me grupin muzikor ‘Don’t Listen to Your Neighbors’ të cilët kishin përzgjedhur këngë të moçme, të përpunuara e interpretuara sipas stilit të tyre.
Përderisa përmbyllet edhe një natë tjetër e këtij festivali, kuptojmë që Etnofest është një rrëfim i gjallë i kulturës sonë. Çdo element, nga aromat e ushqimeve tradicionale deri te zëri i fuqishëm i këngëve dhe valleve, na e sjell të kaluarën në të tashmen, duke krijuar një lidhje të pandashme mes brezave./ KultPlus.com
Xhubleta vjen e shpalosur në të gjitha dimensionet e saj në festivalin tradicional që promovon traditat malësore, “Logu i Bjeshkëve”.
Lajmin e dha dje kryeministri Edi Rama, i cili ndau foto nga kjo veshje shqiptare katërmijëvjeçare.
“Hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, si përkujdesje ndaj kulturës sonë kombëtare me vlera të pasura e të patjetërsueshme”, theksoi më tej kreu i qeverisë.
Në Malësinë e Madhe organizohet eventi i kthyer tashmë në traditë, “Logu i Bjeshkëve”, që bën bashkë artistët, këngëtarët dhe valltarët me fokus promovimiin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Ky aktivitet artistik është një shfaqje unike e folklorit dhe xhubletës.
Xhubleta shqiptare katërmijëvjeçare u pranua në 28 nëntor 2022 në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.
Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.
Xhubleta është një veshje e punuar me dorë, e veshur nga gratë dhe vajzat në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zezë me motive shumëngjyrëshe të qëndisura, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit. Ajo tregonte statusin social dhe ekonomik të mbajtësit. Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i saj ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për arsye socio-politike dhe ekonomike./tema/KultPlus.com
Programi BA Dizajn Interieri është i fokusuar në mësimin e teknikave më të fundit me teknologjinë më inovative dhe gjithëpërfshirëse, që ofron lëndë të fokusuara në aspektet themelore dhe jetike të dizajnit të brendshëm.
Ky program përgatit studentët të bëhen dizajnerë profesionistë të brendshëm të cilët identifikojnë, hulumtojnë dhe zgjidhin në mënyrë krijuese problemet që kanë të bëjnë me funksionin dhe cilësinë e mjedisit të brendshëm.
Të diplomuarit në BA Dizajn Interieri kanë këto mundësi të punësimit:
Regjistrimet kanë filluar! Mos e humbisni mundësinë për të krijuar suksesin tuaj me edukim amerikan, të fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
UNI-Universum International College vazhdon të investojë në ofrimin e mundësive të shkëlqyera edukative dhe të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve UNIK duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe industrisë në tërësi.Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebookdhe Instagram.
Me 58 metra i gjatë, pak më i gjatë se Kulla e Pizës, por me shumë më tepër peshë – bunkeri i Shën Pauli në Hamburg, Gjermani, ka dominuar horizontin e qytetit për pak më shumë se 80 vjet.
E ndërtuar duke përdorur punë të detyruar gjatë regjimit nazist të Adolf Hitlerit, është një relike e periudhës më të errët në historinë e Gjermanisë – por kjo kafsha konkrete ka pasur një rilindje befasuese.
Bunkeri i rifilluar i Hamburgut tani është i mbushur me dy restorante, një Hotel Hard Rock pesëkatësh dhe një bar dhe kopsht të sapondërtuar në çati si piramida nga i cili gjelbërimi rrjedh me bollëk mbi fasadën e betonit.
REVERB nga Hard Rock është një shtesë e përshtatshme për një qytet me një histori mbresëlënëse muzikore – në fund të fundit, këtu The Beatles filluan karrierën e tyre në fillim të viteve 1960.
Lagjja Karoviertel në të cilën ndodhet bunkeri i ngjashëm me kështjellën është një enklavë e lezetshme e mbushur me kafene elegante dhe dyqane të vjetra, plus klubin e natës Knust në një thertore të ripërdorur./euronews/KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi sot, në 110- vjetorin e lindjes, shkrimtarin Sterjo Spase (1914-1989). Sterjo Spasse është një nga autorët më në zë në letrat shqipe pas viteve `30, prozator me kontribute të spikatura.
Romani “Pse?”, i botuar në vitin 1935, mbahet si romani i parë filozofik i shkruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe.
QKLL shkruan se Spasse mbetet një prozator emblematik i atyre viteve, duke u larguar nga tematika e zakonshme romanore e kohës për të shenjuar dhe një tipologji të re të rrëfimit në historinë e prozës, të romanit shqip, duke e shpënë llojin letrar drejt modernizmit.
Sterjo Spasse lindi në Gollomboç dhe u nda nga jeta në Tiranë në vitin 1989. Veprimtaria letrare e shkrimtarit Sterjo Spasse është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane, etj.
Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare, zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën shkrimtari Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit.
Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kurorë rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat” (1954), “Buzë liqenit” (1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).
Redaksia e botimeve “Rilindja” i botoi në vitin 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra”, me nëntë vëllime. Në vitin 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”./atsh/KultPlus.com
“Ndoshta disa njerëz nuk do të jenë përgjithmonë në jetën tonë. Disa mund të jenë duke kaluar në të. Është njësoj si disa njerëz që kalojnë në jetën tonë për të na sjellë diçka: një dhuratë, një bekim, një mësim që duhet ta mësojmë. Për këtë arsye, ata shfaqen në jetën tonë”.
“Gjëja që më prek më shumë në shpirt, është kur dikush më thotë “Ti vërtet ke bërë ndryshimin””.
“Mos u shqetëso shumë. Gjëja e duhur do të vijë në kohën e duhur. Gjërat ndodhin në mënyrën se si janë shkruar të ndodhin”.
“Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Asgjë nuk ndalon të qëndrojë ashtu siç është, por vazhdon të ecë. Si një lumë”.
“Fati është i përkohshëm, romanca mund të jetë e bukur, por dashuria është gjëja më e rëndësishme. Pa dashurinë, fati dhe romanca do të kishin një jetë shumë të shkurtër”.
“Unë besoj tek dashuria me shikim të parë për një shtëpi, por jo për njerëzit”.
“Është e vështirë të bësh ndryshime. Mësohesh me gjërat dhe nuk dëshiron të largohesh prej tyre. Ndoshta do të bëjë mirë të ndihesh pak jo në rehat me gjërat që ke, për ca kohë, dhe të bësh diçka ndryshe”.
“Unë nuk kam nevojë për një mashkull që të jem e lumtur. E kisha dikë, ishte mjaftueshëm i mirë. Nuk pres të gjej dikë tjetër si ai, ndaj pse të kënaqem me diçka më pak? Jam shumë herë më mirë e vetme”.
“Më mban mend mua? I jam kthyer vetes sime të shkuar. Pa përgjegjësi, pa detyrime, pa ankesa. Nuk dua të zotëroj gjë, të dua dikë apo të lidhem shumë me njerëzit, vendet apo gjërat. Ky është një rregull që funksionon shumë mirë për këdo”.
“Mos e lër jetën të të fluturojë nga duart. Ajo nuk do të kthehet më mbrapsht. Nuk ke për të pasur më një mundësi të dytë”.
“Mos merr vendime me frikë, pasi ato asnjëherë nuk do të të çojnë atje ku dëshiron”.
“Për disa gjëra në jetë, ia vlen pritja”.
“Dashuria është e ngatërruar. Nëse vërtet e do dikë, nuk mund ta shmangësh dot dhimbjen. Njerëzit vdesin, largohen, gjërat ndryshojnë. Por ka raste kur gjithçka funksionon dhe nga ato duhen marrë shembuj”. /KultPlus.com
Krijimtaria artistike në kohë shtrëngatash e kolosit të skenës që vuri themelet e teatrit profesionist të Gjilanit
I shoqëruar nga familja, me nipër e mbesa në Kanadanë e largët jeton fizikisht Ruzhdi Mehmeti, një emër jo pak i njohur për artdashësit gjilanas dhe më gjerë, i cili me zemër dhe me shpirt vazhdon të jetojë diku në teatër, në skenë, bashkë me ata që dashurojnë artin dhe të bukurën.
Natyrshëm, distanca dhe mosha e bëjnë të jetë më mallëngjyes e më emocional sa herë që flet me te për tema të ndryshme ku në të shumtën dominojnë vetëm dy – atdheu dhe teatri.
E thënë më drejtpërdrejtë janë këto tema që vazhdojnë të preokupojnë dhe ta mbajnë të trazuar shpirtin kërkues të mjeshtrit të skenës që tërë jetën ia dedikoi emancipimit kulturor të shoqërisë kosovare.
Ata që e kanë pasur fatin të bashkëpunojnë dhe ta njohin sado pak Ruzhdiun, e dinë që emri i tij është simbioze e përkushtimit, mjeshtërisë dhe të aplikimit të një disipline të fortë në ekip që përshkon kufijtë e një rregulli pothuaj ushtarak në punë. Regjisura dhe aktrimi i tij janë vetë jeta e tij që me dedikim maksimal nuk ngurroi të mos kursej asgjë nga vetja, vetëm e vetëm të jetë në shërbim të teatrit dhe kauzës kombëtare.
Përgjatë karrierës së tij të bujshme, kritika letrare me meritë e ka vlerësuar si një gjigand të skenës i cili me shfaqjet që ka nxjerrë në dritë ka rrëmbyer vetëtimthi zemrën e publikut si dhe çmimet më të larta në të gjitha nivelet kudo që ka përfaqësuar. Të gjitha këto të arritura kolosale u bënë të mundura falë dashurisë që Ruzhdiu kishte për fjalën e shkruar, për skenën, për letërsinë, artin, për emancipimin kulturor dhe gjithë këto vlera i shfaqi në mënyrën më të bukur, më të dinjitetshme dhe më të saktë.
Me pak fjalë, Ruzhdiu mund të quhet si një nga kalorësit më të denjë që i shërbeu ngritjes intelektuale e kulturore të shqiptarëve në Anamoravë dhe më gjerë, si fanar ndriçues i fjalës shqipe në nxitjen e frymës së rimëkëmbjes së ndjenjës së identitetit kombëtar e kulturor.
Harku kohor në të cilën veproi dhe krijoi Ruzhdiu është i gjatë, por marrë për bazë turbulencat politike të kohës veprimtaria e tij ishte e shtrirë në kohë shtrëngatash e fortunash të forta në të cilën kërkohej takt, zgjuarsi dhe trimëri për të percjell mesazhin revolucionar dhe atdhedashës që shqiptarët donin ta dëgjonin dhe ta shihnin në skenë.
Pjesa dominante e krijimtarisë së tij është zhvilluar nën shtypjen e fjalës së lirë që vinte nga regjimi gjenocidal i Beogradit si dhe pjesa tjetër nën tytat e automatikëve te po këtij regjimi vrastar. Kreativiteti dhe guximi i tij intelektual i mundësuan që të i përgjigjej kërkesës së kohës dhe të qëndronte me artin e tij përballë këtyre shtrëngatave.
Për nga karakteri dhe mënyra se si ushtronte zejen e tij, padyshim që Ruzhdiu ishte një nga gjeneralët e skenës që fjala e tij peshonte rëndë por jo vetëm sepse edhe në jetën publike ishte po aq burrë i fjalës, i besës dhe i punës. Këto vlera unike, talentin e tij dhe profesionalizmin e pashoq, me shumë krenari e elokuence Ruzhdiu e përcolli edhe tek gjeneratat e reja duke i mësuar se si duhet shtrydhë i gjithë potenciali intelektual e njerëzor në shërbim të artit.
Të shumtë janë aktorët e regjisorët e rinj që nëpër etapa të ndryshme kohore që ky kolos i madh i skenës i piketonte nga grumbulli i amatorëve dhe i ushqente me dashuri për teatrin dhe në këtë mënyrë ju ndihmonte të vijëzonin dalëngadalë rrugëtimin e tyre drejt një karriere në shërbim të skenës dhe artit.
Kishte edhe të tillë të cilët shkelën dërrasat e teatrit dhe kishin vullnetin për të përkaluar këtë dashuri në profesion, që Ruzhdiu i mori dhe i përgatiti zellshëm për të fituar të drejtën e studimit në akademinë e arteve në Prishtinë e gjetiu, të cilët sot janë figura eminente të ekranit dhe skenës.
Para se të zbërthejmë shpirtin artistik e edukues të Ruzhdiut, të ndalemi në gjenezë, pikërisht tek karriera e hershme të tij për të kuptuar lexuesit se kush është në të vërtetë ky artist dhe si e filloi karrierën e tij drejt këtij suksesit te madh.
Cili ishte rrugëtimi i regjisorit Mehmeti, për të qenë avokues i ri-ngritjes së vetëdijes intelektuale e kulturore respektivisht cila ishte karriera e hershme e adoleshentit që e donte teatrin pa kushte?
I inspiruar nga ambiciet dhe sukseset e dëshmuara të të vëllait regjisorit të famshëm Fetah Mehmeti, Ruzhdiu nuk e fshehte dëshirën e flaktë të tij të bëhej një ditë alfa dhe omega e Teatrit. Këtë dëshirë të zjarrtë nuk e fshehu asnjëherë, ngaqë me kureshtje të madhe ndiqte nga afër dhe me shumë zell e delikatesë punën e të vëllait duke ju ngjitur si hije, në prova, në shfaqje, në premiere kudo që ai realizonte projekte të ndryshme qoftë në teatrin e Shkupit, Beogradit, Prishtinës apo Gjilanit. Ishte ndikimi i vëllait, i cili lundronte konkurrencën e fortë të artit teatral në ish Jugosllavi që i dha kurajon dhe përgatitjen Ruzhdiut të bëhej një emër i madh i teatrit dhe skenës në Kosovë dhe më gjerë.
Që në adoloshencë të hershme mund të thuhet se Ruzhdiu e kuptoi dhe e lexoi saktë substancën dhe finesat e zanatit të regjisorit dhe të aktorit duke ndjekur me kërshëri mënyrën se si punohej në teatrot e mëdha në ish Jugosllavi, si ndërtonin aktorët rolet dhe si ustallaret e punës ndërtonin konceptin regjisorial për një shfaqje të nivelit të lartë. Aksesi si vrojtues, zgjoi tek ai kreativitetin dhe vullnetin e hekurt për të punuar vepra të mëdha artistike dhe me kalimin e kohës u vërtetua që ai ishte një emër qe i duhej teatrit në Gjilan dhe Kosovë.
Ne fillim të viteve “70 si gjimnazist iu përvesh punës si aktor amator në teatrin e Gjilanit në cilësinë e ndihmës regjisorit dhe rolit kryesor në shfaqjen “Fosilet” e Azem Shkrelit duke u shpallur si aktori më i mirë ne kompeticionin rajonal të asaj kohe në Preshevë. Po në këto kohë, sfidoi veten duke realizuar regjisurën e shfaqjes “Kush nuk vdes nuk është njeri” vetëm me nxënësit/kolegët e Gjimnazit ku vijonte mësimet, shfaqje e cila në një mënyrë apo tjetër, për të ishte bileta hyrëse në botën e artit e kulturës.
Arritjet profesionale te Mehmeti një gur kilometrik që tejkaluan pritshmeritë e të gjithëve.
Interesimi dhe përkushtimi i treguar gjimnazistit ambicioz në aktivitete extrakurrilare të kohës ishte evident, fakte që i binden njerëzit e kulturës të investonin në Ruzhdiun duke i ofruar punë me orar të plotë në teatrin e qytetit si aktor si dhe vendosën të subvenciononin studimin e avancuar të tij në Akademine e Arteve, respektivisht ndjekjen e studimeve paralele në shkollën e artit dramatik në Prishtinë.
Bashkëveprimtarët flasin për Ruzhdiun si njeri që nuk e kishte synim plotësimin e normës së punës dhe marrjen e rrogës, ai kërkonte gjithmonë diçka më shumë, gërmonte shumë më thellë se sa të tjerët, gjithnjë ishte në kërkim të një sfide më të madhe. Kjo përqasje e tillë e tij ne fillim të karrierës u vu re, sepse që nga viti i punësimit zyrtar të tij, viti 1975 gjithmonë iu besuan rolet kryesore dhe ju vendos barra më e rëndë në të gjitha shfaqjet që ishin në repertoar për më shumë se një dekadë. Shumë shpejt përgjegjësitë e tija u konvertuan në suksese, secili më i fortë se tjetri, gjë që e vërteton historiografia e teatrit të Gjilanit ndër vite ku kritikët e kohës e quanin e ardhmja e teatrit të qytetit dhe gjeniu i skenës.
Aspak e çuditshme, sepse ai edhe me rolet episodike ka arritur të përpunojë rolin deri gati në perfeksion dhe kjo është dëshmuar edhe me rrëmbimin e çmimit të parë për rol episodik në shfaqjen “Dasëm Lufte” te Minush Jeros, çmim të cilin e fitoi bindshëm në festivalin republikan të Jugosllavisë në Kullë të Vojvodinës. Këto arritje ishin shpresëdhënëse për karrierën në rritje të këtij aseti i cili ne çdo instancë njihte vetëm sukses dhe arritje maksimale.
Në punën e tij, Ruzhdiu kishte objektiva të kristalta dhe arrinte pothuasje të sfidohej në çdo sferë të artit skenik, sepse shpejt krahas roleve kryesore filloi tashmë më një ritëm solid të zhytej edhe në botën e regjisurës duke filluar me realizimin e shfaqjeve të shumta që morën vëmendjen e menjëhershme të kritikës dhe publikut.
Si regjisor, ai ishte krejt ndryshe nga të tjerët, rruga qe ai zgjidhte për të përçuar mesazhin përbënte elementë vetëshpjegues, ku në të shumtën konteksti kohor justifikonte veprimin dhe përmes simbolikës së largët arrinte të nxiste publikun të lexonte mes rreshtave. Përmes regjisë ai dinte shumë mirë të artikulonte brengën, dhimbjen si dhe dëshirën që publiku mëtonte të prekte dhe një gjë të tillë e realizonte me shumë delikatesë, sepse ai dinte të guxonte profesionalisht.
Qershia mbi tortë është realizimi monumental i shfaqjes “Princi i Hijeve” i autorit Mehmet Kraja vepër e cila mund të quhet edhe piku i karrierës profesionale të kohës.
Festivali i tetarove amatore të Jugosllavise së asaj kohe ishte kompeticioni më i fortë kuturor në të cilin festival dominonte rivaliteti mes shkollës së artit të Beogradit dhe Zagrebit, në të cilin rivalitet sporadikisht në horizont mund të dukej ndonjë teatër nga republikat e tjera por shumë vështirë të kapeshin nga radarët shfaqjet e ardhura nga Kosova. Regjisori Mehmeti me “Princin e Hijeve” arriti jo vetëm te fitoje nominim në këtë garë titanesh por arriti ta magjeps publikun dhe të rrëmbejë çmimet më të dalluara te festivalit. Princi i Hijeve u shpërblye me çmimin e parë në nivel federativ për kostumografinë më të mirë, roli kryesor i luajtur nga Muharrem Sylejmani si roli më i mirë i realizuar që u stolis me maskën e artë, gjithashtu muzika e shfaqjes u dallua si muzika më e mirë e festivalit. Suksesi i arritur përveç se ishte suksesi më i madh i karrierës së regjisorit poashtu ishte edhe vlerësimi më i lartë që kishte pranuar ndonjëherë qyteti i Gjilanit si teatër në perfaqësimin Krahinor dhe Federativ të kohës. Thënë shkurt e shqip, shtylla kurrizore e këtij suksesi me të cilin krenohej atë botë Kosova kishte një emër dhe ai ishte Ruzhdi Mehmeti.
Çfarë bëri më veçantë regjisori Mehmeti kur e punoi kryeshfaqjen e kohës?
Ruzhdiu kishte një metodikë pune unike. I shoqëruar gjithmonë nga cigarja dhe kafeja kalonte shumë kohë vetëm në përsiatje me tekstin që e kishte subjekt analize. Studimin e bënte deri ne detajet më të vogla të mundshme si dhe e analizonte me sy kritik periudhën kohore dhe kontekstin historik. Gjatë kësaj “heshtje” që realisht ka qenë studim intensiv i lëndës deri në detajin më të vogël ishte vendimi i tij për të përzgjedhur rolet. Kështu bëri me Princin, por kësaj radhe e ndjente që ishte momentumi për të shpërthyer.
Ruzhdiu përzgjodhi Muharrem Sylejmanin në rolin e Princit i cili ishte trupshkurtër dhe jo fort i shëndetshëm. Provat intensive bënë arritjen objektivit te tij ku kërkohej të dobësohej edhe më shumë për të dalë në skenë me një Princ shumë thatanik që për nga karakteri duhej të lëvizte vetëm rreth boshtit të tij. Trajektorja e plakut Dhear ishte menduar të përshkonte rrugë vetëm të drejtë, i cili ecte me një shkop në formë V (lexo Victory). Mos të harrojmë që ka qenë viti 1983 dhe regjisori përmes plakut Dhear përshkruante rrugën e drejtë dhe pakthim të popullit (lexo populli i Kosovës) dhe krejt realizimi regjisorial me të gjitha elementët u vlerësua me konsideratat më të larta nga juria profesionale e asaj kohe. Si arriti të përçojë këtë mesazh krejt nëndheshëm dhe të dal fitues nga ky konkurrim në Jugosllavinë e asaj kohe, gjë e cila mbetet akoma enigme!!!
Fatkeqësisht sot arkiva e teatrit të qytetit nuk ka asnjë video incizim, për ta prekur sado pak ndjesinë e kësaj shfaqje por posedon vetëm fotografi të cilat mbase mjaftojnë deri diku për ta rikujtuar madhështinë që ka dhuruar “Princi i Hijeve”. Sipas atyre që kanë patur privilegjin ta kenë pare shfaqjen, tregojnë se publiku ka përjetuar emocione tmerrësisht të forta krenarie dhe madhështie që asnjë shfaqje tjetër nuk ka arritur të prek këtë zenit të arritur.
Periudha post-Princ deri në fillimet e viteve “90 kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë, gjeti Ruzhdiun të përfshirë edhe në aktivitete, role dhe realizime të ndryshme artistike qe i realizoi në bashkëpunim me Televizionin e Prishtinës TVP. Si bashkëpunëtor i jashtëm, udhëheqësia e televizionit publik ia besoi Ruzhdiut një mori projektesh apo cikël emisionesh artistike të ndryshme, skeçe të shumta televizive, pjesëmarrje në programet festive të TVP, pjesëmarrje në realizimet ekskluzive etj.
Me aplimkimin e masave të dhunshme dhe mbylljen e TVP-së për shqiptarët, Ruzhdiu pa asnjë ngurrim u rreshtua në ballë të rezistencës aktive kulturore por tashmë me mision dhe objektiva konkrete për të qëndruar stoik në përballje me armikun në çdo lloj forme. Caku i radhës i pushtetit serb nuk mund të mos ishte Teatri dhe punonjësit e saj në Gjilan, e për rrjedhojë Ruzhdiu bashkë me kolegët e tjerë u hodhën në rrugë.
Në Gjilan e Anamoravë, nën drejtimin e fituesit të çmimeve më prestigjioze të kohës, filluan nismat e rezistencës aktive të cilat ndiqeshin hap pas hapi nga agjentura dhe sigurimi i pushtetit serb. Normalisht që kjo gjë nuk e trembi aspak patriotin Mehmeti, për më shumë reprezaljet e pushtetit ishin shtysë për të krijuar më shumë në mbarëvajtjen e rezistencës dhe mbajtjes gjallë të jetës kuturore. Ruzhdiu erdhi natyrshëm ne krye te karvanit për krijimin e teatrit alternativ “Aleksandër Moisiu” në Gjilan, të cilin e udhëhoqi deri në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Nëpër salla “teatri” të improvizuara, bodrume të qytetit, lokale dhe nëpër garazha, pa skenografi adekuate, pa mjete financiare, pa mbështetje logjistike, vetëm me amatorë të zellshëm Ruzhdiu arriti të realizojë shfaqje teatrale tejet cilësore që e ushqyen mjaftueshëm komunitetin artdashës. Si unikale për nga realizueshmeria mbeten shfaqjet “Gjergjezi” e autorit Beqir Musliu , “Pas Vdekjes” e Çajupit, “Bileta e Llotarisë” e Dionis Bubanit, “Heronjtë e Kombit” e Ymer Shkrelit, “Klasa IV/5 etj.
Keto vepra teatrale u krijuan në rrethana dhe kondita të paimagjinueshme që vetëm dikush si Ruzhdiu mund të i bënte, por plasimi te spektatori ishte po aq i paimagjinueshëm dhe i vështirë për te mos thënë i pamundur. Për ta çuar shfaqjen teatrale tek spektatori u desh të përdoren objektet shkollore nëpër fshatra e qytete, salla të improvizuara, objektet e shtëpive të kulturës etj të cilat kërkonin më shumë se zotësi për të realizuar artistikisht një shfaqje. Gjatë kësaj periudhe aktivitetet kulturore survejoheshin me llupë nga regjimi gjenocidal serb, dhe përkundër presionit nga policia ka patur shfaqje që është reprizuar në rrethin e Anamoravës deri në 60 herë në lokacione të ndryshme, për të cilat pushteti i burgoste dhe ndëshkonte pamëshirshëm organizatorët e bartësit, te cilat aktivitete kishin një emër të përveçëm e ai ishte Ruzhdi Mehmeti.
Trupa e drejtuar nga Ruzhdi Mehmeti nuk ushqente spektatorin me shfaqje teatrale e aktivitete letrare vetëm në Komunën e Gjilanit por edhe në komunat tjera të Kosovës deri në Ulqinin e largët e gjetiu, organizime në të cilat ai shkonte me shumë vullnet si pjesë e eventeve kulturore të sistemit paralel në Arsim e Kulturë.
Ruzhdiu, aq sa i donte dërrasat e skenës dashuronte edhe filmin dhe kjo dashuri ishte e dyanshme, sepse syri i kamerës e pranonte aq natyrshëm si një aktor virtuoz i filmit aq sa e donte ky filmin. Edhe rolet që ka luajtur në filmat e metrazhit të shkurtër apo filma televiziv të kohës janë role që spektatori i ka vlerësuar me nota superlative. Te kujtojmë rrethanat e kohës kur kasetat filmike qarkullonin shtëpi më shtëpi, dorë më dorë për të parë në ekran një realizim në gjuhën shqipe, dhe njerëzit prisnin me padurim të shihnin diçka më shumë në mbushjen e boshllëkut kulturor.
Rolet e Ruzhdiut në këto projekte filmike mbeten sot e asaj dite si role të pavdekshme që janë skalitur në memorien publike si role që pasuruan kolazhin artistik të industrisë së filmit për të cilin mund të themi pa pike dyshimi që e dha kontributin e tij gjatë kohës kur arti kishte më së shumti nevojë për te.
Për punën e realizuar, Ruzhdiu sot ndjehet i plotësuar por në të njëjtën kohë i mërzitur që mbase mund të kishte dhënë më shumë për artin në Gjilan dhe Kosovë, edhe pse ai në njëfarë mënyre përjetoi të njëjtin fat që përjetoi Kosova deri në çlirimin e saj. Pengu i tij është se pas largimit për në Kanada nuk ka arritur t’i rikthehet aktivisht krijimtarisë artistike në vendlindje edhe pse ai viziton Kosovën rregullisht, por dëshirat e tij varen nga gjendja shëndetësore dhe rrethanat që i imponohen nga faktori moshë.
Ai vazhdon se menduari që disi duhet bërë më shumë për dy temat që vazhdojnë ta preokupojnë shpirtin e tij – teatrin dhe atdheun./ KultPlus.com
Shtatë mujori i 2024 ka mbledhur mbi 651 mijë vizitorë në sitet kulturore ose 42% më shumë se 7 mujori i vitit të shkuar, ku 23% janë turistë të huaj.
Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës, pesë destinacionet më të preferuara janë Kalaja e Gjirokastrës e cila mban vendin e parë për nga numri i vizitorëve, ndjekur nga muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, Parku Arkeologjik i Shkodrës, Butrintit dhe Apolonisë.
Muajt e verës kanë sjellë fluksin më të madh të vizitorëve të huaj, e kjo vihet re nga rritja e shpejtë numrave në Parkun e Butrintit dhe Apolonisë ndryshe nga muajt Prill, Maj.
Nga këto shifra vihet re një frekuentim më i lartë në Parqet Arkeologjike, por që rritja është po aq pozitive edhe në monumente të tjera./tema/KultPlus.com
Aktualisht Muzeu “Marubi” është në procesin e instalimit të ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”. Stafi i tij po punon që gjithçka të jetë gati për datën 19 gusht kur do të vije ekspozita e shumëpritur.
Gjithsesi, gjatë këtyre ditëve muzeu do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri 19:00 ku mund të vizitohet ekspozita e koleksionit të përhershëm të Dinastisë Marubi.
Ekspozita e re do të vijë në Ditën Botërore të Fotografisë (ditën e hënë më 19 gusht). Për çeljen e saj, Muzeu “Marubi” ka bashkëpunuar me Institutin e Antropologjisë.
Luçjan Bedeni, i cili është kuratori i kësaj ekspozite, rrëfen historinë e atelierit, që pas vdekjes së Pietro Marubbit (1903), pati si pronar Kel Marubin. Tërmeti i vitit 1905 i cili shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të Shkodrës, solli edhe rrënimin e Foto Studio “Marubi”. Është ky momenti kur Kel Marubi vendos të blejë një banesë të re dhe një dyqan në të cilin të rindërtonte nga e para studion e tij. Me një vizion të ri, Keli e shndërroi atelierin në një manifakturë që tregtonte materialet më të mira fotografike që vinin nga Parisi, Viena, Milano e Drezdeni, duke e bërë pikë reference për rajonin.
Në vitet 1908-1912 shfaqet kontributi i Kel Marubit si përkrahës i atdhetarëve. Në atelierin me emrin e shqiptarizuar në “Dritëshkroja Marubbi”, themelohet klubi “Gjuha Shqipe”, ndaj nuk është e rastësishme që shumë patriotë të fotografoheshin nga Keli. Madje fotografive të tyre, Kel Marubi do t’i dedikonte edhe një regjistër të veçantë të quajtur “Njerz në za e sende të kujdesshme”.
Në këtë regjistër gjenden edhe tre fotografi me rëndësi si: “Kongresi i Elbasanit”, “Profesorat e Shkollës Normale të Elbasanit” dhe “Nxanësit e Shkollës Normale të Elbasanit” të cilat në dukje janë riprodhime. Deri më tani për këto fotografi të publikuara nuk ka patur asnjë informacion se kush mund të ishte autori dhe për rrjedhojë i janë atribuar Kelit. Me digjitalizimin e fototekës së Instituti të Antropologjisë është zbuluar që këto fotografi janë shkrepje të Kolë Idromenos. Kjo gjë përveçse ka sjellë një informacion të ri, na prezanton edhe me imazhe me cilësi të qartë që për vite me rradhë janë publikuar të turbullta për publikun./atsh/KultPlus.com
Parodistët e Vlorës mbeten një prej grupeve më të dashura të humorit shqiptar.
Pikërisht për të nderuar repertorin e pasur humoristik që ata kanë ofruar në skenat shqiptare po realizohet edhe një murale e posaçme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga muralja me parodistët e Vlorës, që vjen si një kujtesë për humorin e hollë.
Katër parodistët e Vlorës Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika, i cili është ndarë nga jeta, dolën për herë të parë në skenë në vitin 1974 duke dhuruar të qeshura e gëzim.
Në 50 vite në skenat shqiptare Parodistët e Vlorës vijojnë të jenë po aq aktualë e të dashur për publikun./atsh/KultPlus.com
Përmes një kolazhi fotografish të realizuara nga Pietro Marubi (14 gusht 1832 – Shkodër, 22 maj 1903), ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, nderoi sot figurën e madhe të fotografisë shqiptare në ditën e lindjes.
“Me pasionin dhe përkushtimin e tij, Marubi vendosi themelet e fotografisë artistike në Shqipëri, ku nëpërmjet lenteve, na ka lënë një trashëgimi të madhe momentesh unike dhe emocione të popullit shqiptar ndër vite”, shkroi ministri Gonxhja.
Pak dihet saktësisht për vitet para ardhjes së tij, në Shqipëri. Udhëtimi i tij nisur nga Italia ka si piketa Korfuzin e Greqisë, kalimin në Shqipëri duke u ngjitur prej jugut në veri, nga Vlora në Durrës, gjersa arrin e vendoset përfundimisht në Shkodër. Vinte me njëfarë përvojë si arkitekt, piktor e skulptor, e ndër veprat e tij më të përmendura në Shkodër janë projekti i Katedrales Katolike të Shën Shtjefnit, Selisë së Konsullatës Italiane dhe pikturat murale të Kishës Ortodokse.
Në Shkodër ka meritën e sjelljes së mediumit të fotografisë, në 1856, kur ishte vetëm 22 vjeç. Marubi hapi studion e parë fotografike (Foto – Studio “Marubbi”, Casa Fondata nel’ 1856). Duke u gjendur në krye të një aktiviteti premtues, ai mori si ndihmës bijtë e Rrok Kodhelit, Matinë e Kelin. Kujdeset që t’i instruktojë ata në fushën e fotografisë duke i dërguar rreth viteve 1875 të njihen më thellë me këtë medium pranë studios fotografike “Sebastianutti and Benque” në Trieste të Italisë.
Marubi realizoi kartolina me foto shqiptarësh veshur me kostume të zonave fushore e malore, si dhe portrete kartëvizitash në formate të ndryshme.
Në fillim të viteve 1870 punonte dhe si reporter i revistave të huaja si: “L’Illustrazione Italiana”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News” duke pasqyruar me fotografi jetën në Shqipërinë e atyre viteve. Ishte mësuesi i parë i artit në Kolegjin Saverian të Jezuitëve (1878). Fotografoi edhe në vendet fqinje si familjen mbretërore të Malit të Zi, por dhe banorë e peizazhe. Teknika e përdorur fillimisht prej tij ishte ajo e kolodiumit të njomë e më pas e xhelatinës së thatë. La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 4000 negativë në xham të përmasave të ndryshme./atsh/KultPlus.com
Turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë zgjedhin përveç detit edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë.
Qafa e Valbonës është shteg epik për krejt Alpet Shqiptare i kërkuar dhe përshkuar nga shumë udhëtarë shqiptarë e të huaj, tashmë në çdo stinë të vitit.
E vendosur në një lartësi 1759 m mbi nivelin e detit, ajo rrethohet nga maja të tjera më të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.
Shtegu i kalimit këmbësor fillon në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam të Shalës. Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahët, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë, por nga Valbona itinerari është më i lehtë.
Ecja drejt Qafës së Valbonës mund të fillojë nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbonës ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar.
Qafa e Valbonës mund të arrihet në 2.5 – 3 orë, bashkë me ndalesat, nga cilido krah. Në total ky shteg merr 6-7 orë ecje./atsh/KultPlus.com
Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë pasur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet profesionale në marrëdhëniet publike dhe reklama, para se të fillonte të shkruante romane herët në vitet ’70.
Ashtu si Barbara Cartland dhe Stephen King, Steel ka injoruar snobët mes njerëzve të dijes me sukses popullor të jashtëzakonshëm. Shumë nga romanet e saj janë kthyer edhe në filma televiziv të suksesshëm. Ajo ka shkruar gjithashtu një seri librash për fëmijë si dhe disa libra joletrar, përfshirë librin Një yll që shkëlqen i vitit 1998, një libër dedikuar të birit Nick Traina, i cili vrau veten në moshën 19 vjeçare pasi luftoi abuzim me drogën dhe sëmundjet mendore.
Emri i saj i lindjes është Danielle Fernande Dominique Schuelein-Steel. Deri në vitin 2005, romanet e saj janë shitur në 530 milionë kopje. Romanet e saj kanë ruajtur shkallën e librit më të shitur te Neë York Times për më shumë se 390 javë radhazi dhe 22 prej tyre janë adoptuar për televizion. Në 2001 ajo u shpall njëra nga “30 gratë më të pushtetshme të Amerikës” nga Ladies’ Home Journal. Në vitin 1997, pasuria e saj vlerësohej në 600 deri 800 milionë dollarë. Sot kjo shifër është dyfishuar.
Steel lindi në San Francisco të Kalifornisë. Prindërit e saj qenë : John Schulein Steel, një pasardhës i themeluesve të birrës Lowenbrau dhe Norma da Câmara Stone Reis, vajza e një diplomati portugez. Steel kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Francë. Që kur qe e vogël, u përfshi në festat e organizuara nga prindërit, duke pasur rastin të vëzhgojë sjelljet dhe jetët e të pasurve dhe të famshmëve. Prindërit e saj u divorcuar kur qe shtatë vjeç dhe ajo u rrit kryesisht në New York nga i ati, duke u takuar rrallë me të ëmën që kishte lëvizur në Evropë.
Steel filloi të shkruajë tregime si fëmijë, dhe kur qe adoleshente, filloi të shkruajë poezi. E diplomuar në liceun Francez të Nju Jorkut më 1965, ajo studioi letërsi, kompozim dhe kompozim mode, fillimisht te Shkolla Parson e më pas në Universitetin e Nju Jorkut. /KultPlus.com
Shqipëria – destinacioni i ri mesdhetar – ofron brigje të pacënuara, male të larta dhe një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë – Lumi i Vjosës. Një vend në lëvizje dhe me një trashëgimi të pasur kulturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen gjermane “Prisma”.
Vitet e fundit, ka pasur një tendencë në rënie për të planifikuar udhëtime në vende të largëta për pushime.
Shqipëria – dikur një vend i izoluar – në kohën e komunizmit – tani po gezon një reputacion si një destinacion i guximshëm, i pacënuar, plot aventura dhe shumë i përballueshëm.
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik.
Me plazhe që të lënë pa frymë, male piktoreske dhe një histori të pasur, vendi mesdhetar ofron një alternativë interesante kundrejt destinacioneve të mbipopulluara të pushimeve si Italia apo Greqia.
Shqipëria ofron gjithçka për çdo lloj vizitori. Nuk është çudi që Tirana dhe Riviera Shqiptare të bien në sy!
Bregu i Shqipërisë në detin Jon ofron të gjitha bukuritë tipike të rivierës mesdhetare, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.
Në veri, mund të shijoni peizazhin malor kryesisht të paprekur, me lumenj bruz që rrjedhin nëpër një horizont të pafund majash të mjegullta.
Në bregdet, ujërat blu të shndritshëm takohen me plazhet ranore të ndriçuara nga dielli, të ndara nga brigje shkëmbore dramatike, dhe në brendësi mund të zbuloni kulturën tradicionale shqiptare.
Dhërmiu është një nga vendet më magjepsës për pushime verore.
Plazh i gjerë me rërë, bare plazhi dhe një numër në rritje vendpushimesh.
Në fshatin e vjetër bregdetar po punohet për ruajtjen e traditës dhe paprekshmërinë e siteve kulturore.
Shtëpitë e vjetra po restaurohen dhe shndërrohen në hotele – duke ruajtur vlerat historike.
Vetëm aventurë! Ju mund të shijoni pamjet mahnitëse të Rivierës Shqiptare përmes një udhëtimi me varkë.
Kryeqyteti, Tirana është i ri dhe plot gjallëri – ngjyrat e theksuara të mureve të ndërtesave largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste.
Shqipëria ofron hotele të reja edhe në fshatrat e vjetër. Një vend në tranzicion që po zhvillohet me ritme të shpejta!/atsh/KultP
“Kurjer Wileński” ka botuar, të enjten e 13 korrikut 1939, në faqen n°4, intervistën ekskluzive të “Kurjer Warszawa” me Mbretëreshën Geraldinë në Poloni, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
Ditën e premte, më 7 korrik, ish-mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, mbërriti në Varshavë me familjen dhe suitën e tij. Fotoja tregon momentin e mbërritjes së ish-mbretit me gruan, motrën dhe suitën e tij në stacionin kryesor hekurudhor në Varshavë. “Kurjer Warszawa” boton një bisedë interesante që përfaqësuesi i revistës ka zhvilluar në Varshavë me mbretëreshën shqiptare, Geraldina:
Dera e mbyllur e dhomës Nr.164, në Hotel “Europejski”, u hap. Në takim, një figurë e gjatë, e hollë me një fustan blu të kaltër me jakë dhe mëngë të bardha u ngrit nga divani. Mbretëresha Geraldinë duket edhe më rinore nga afër dhe në këtë moment me një fustan modest, me kaçurrelat e arta, të jep përshtypjen e një nxënëseje. Buzëqeshja e saj ishte thjesht simpatike, sikur të ishte shfaqur dielli në dhomë. Ajo u përgjigjet pyetjeve po me këtë buzëqeshje.
– Si ndihet tani Madhëria juaj pas sëmundjes së rëndë për të cilën patëm lajme?
– Faleminderit shumë – buzëqesh mbretëresha – tani ndihem plotësisht mirë.
– Cili ka qenë edukimi i Madhërisë Suaj – evropian apo amerikan? (Nëna e Mbretëreshës Geraldinë është amerikane.)
– Oh, shumë evropian! U diplomova në Sacré-Coeur afër Vjenës dhe vazhdova shkollimin në Hungari.
– A ka ndonjë traditë miqësie polako-hungareze në familjen hungareze të Madhërisë suaj, apo ndoshta edhe disa lidhje familjare?
– E gjithë aristokracia hungareze është e lidhur me polakët, ndaj mendoj se kam edhe disa të afërm në Poloni.
– Çfarë dinte Madhëria juaj për Poloninë dhe çfarë pa pas mbërritjes së saj?
– Oh, dija shumë, shumë për Poloninë, dija për të kaluarën e saj heroike, për luftën e kombit tuaj për liri, megjithatë, duhet të pranoj se u mahnita kur pashë vendin tuaj të bukur. U preka nga varret e fëmijëve që vdiqën duke mbrojtur Lviv, më pëlqeu shumë ky qytet heroik.
– Si u ndje në Shqipëri Madhëria Juaj, gjysmë hungareze e gjysmë amerikane?
– Si një grua shqiptare – buzëqesh mbretëresha. – Populli i Shqipërisë më pranoi si të tijën.
– A mund të shoh princin e vogël?
– Tani për fat të keq ai po fle. Mund t’ju them vetëm se ai peshon 6 kg e 300 g, se ka sy blu dhe flokë ngjyrë ari dhe se është – të paktën në sytë e saj – fëmija më i këndshëm në botë… Mendoj se është e qartë se gratë polake janë në gjendje të rrisin fëmijët e tyre, të jenë njerëz kaq të guximshëm dhe atdhetarë.
– Më lejoni t’ju bëj edhe një pyetje. Ju lutem, më falni për indiskrecionin tim, por si e takoi Madhëria juaj burrin e saj?
– Motrat e tij kaluan kohë në Hungari dhe atje u miqësuan me mua. Ato ishin ndërmjetëset (shkeset) tona.
– A e di Madhëria Juaj që ajo është jashtëzakonisht e njohur në Poloni? Madje në një nga teatrot këndojnë këngën e bukur “Geraldina”?
– Unë gjithmonë kam besuar në zemrën fisnike të kombit polak – mbretëresha buzëqesh dhe ngrihet në këmbë.
Ministri i oborrit shfaqet në prag dhe përulet, duke vendosur dorën në gjoks. Biseda mbaroi.
Ekipi olimpik shqiptar dhe katër ekipe tjera, si Cabo Verde, Republika Domenikane, Saint Lucia dhe Ekipi i Refugjatëve, siguruan medaljet e tyre të para olimpike në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Eurosport ka publikuar një foto, ku rendit edhe Shqipërinë me dy mundësit tanë Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën rezultate historike duke sjellë në Tiranë dy medalje të bronxta.
“Skuadrat që siguruan medaljet e tyre të para olimpike në Paris 2024”, shkruan Eurosport në rrjetet sociale./atsh/ KultPlus.com