Vdes reperi, Rich Homie Quan

Homazhe të shumta janë bërë për reperin amerikan Rich Homie Quan, pasi vdekja e tij u konfirmua nga autoritetet të enjten.

Artisti, i cili ishte në fillim të të 30-ave, ndërroi jetë në Atlanta, Georgia, tha Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Fulton, transmeton Klankosova.tv.

Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet, ndërsa autoritetet mjekësore lokale thanë se autopsia është planifikuar për të premten.

Rich Homie Quan, emri ligjor i të cilit ishte Dequantes Devontay Lamar, ishte një nga reperët modernë më të njohur të Atlantës./KultPlus.com

Kënga e burrit të pabesë


ALDA MERINI / Përktheu Beti Njuma

Burri im është i barabartë me Zotin.
Burri im është i barabartë me perënditë.
Nëse më prek
unë ndjehem grua
dhe ndiej ujin që rrjedh
në liqet e jetës.
Burri im është një kalë race që vrapon
ndërsa unë kalorëse e pavlerë
përdhe s’luaj vendit
burri im është një kitarë e lumtur
dhe unë jam kënga e tij
por ai s’më këndon asnjëherë
përse?
Pres që kitara të bëhet copë e çikë
për të jetuar…
Burri im është një burrë katil
burri im është lutja ime
është i njëjtë me Rilken dhe Garsian
është i njëjtë me Savonarolën
por burri im prek të tjera baqthe e të tjera flokë
është bujar me vashat e praruara
dhe mua më lë të mjerë
prej pleqërisë dhe jetës të vdes për të.
Burri im nëse zhvishet
e ka kraharorin leshtak si shqiponjat
por një sqep që të lëndon thellë
dhe ndëshkon pendesat e dashurisë
atëherë unë i tregoj mishrat e mi të plagosur
dhe fatin mallkoj,
por nëse burri im buzëqesh
unë sërish lulëzoj dhe bëhem një hënë e bardhë
që në det pasqyrohet./KultPlus.com

Legjenda e muzikës braziliane Sergio Mendes vdes në moshën 83-vjeçare

Muzikanti dhe pianisti i Jazz-it Sergio Mendes ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Los Anxhelos, njoftoi familja e tij në një deklaratë, sipas TMZ.

Mendes ishte një muzikant brazilian me famë botërore, i cili bashkëpunoi me artistë të mëdhenj të Jazz-it si, Herb Alpert dhe Cannonball Adderley gjatë karrierës së tij gati 60-vjeçare.

Ai fitoi një “Grammy”, dy “Latine Grammys” dhe u nominua për një çmim “Oscar” në 2012 me këngën “Real in Rio” – kolona zanore në filmin e animuar “Rio”.

Grupi i tij me famë botërore “Brasil ’66” ndihmoi në popullarizimin e Bossa Nova, një stil Jazz i sambas.

Albumi i vitit 1966 “Herb Alpert Presents Sergio Mendes & Brasil ’66” regjistroi 1 milion shitje –  dhe kënga e tij në krye të listës “Mas Que Nada” u ripërpunia më vonë me grupin amerikan “Black Eyed Peas”, në 2006.

Mendes ishte subjekt i filmit dokumentar të vitit 2020 “Sergio Mendes: In the Key of Joy”. Ai filloi karrierën e tij si pianist klasik përpara se të kalonte në Jazz dhe Bossa Nova.

Ai publikoi albumin e tij debutues “Dance Moderno” në vitin 1961, dhe bashkëpunoi me muzikantët e Jazz-it Cannonball Adderley dhe Herbie Mann.

Interpretimi i tij në vitin 1967 i këngës së Burt Bacharach “The Look of Love” u bë më popullor se regjistrimi i Dusty Springfield, i cili u shfaq në filmin “Casino Royale” të James Bond të vitit 1967.

Mendes ishte i martuar me Gracinha Leporace, një këngëtare braziliane, me të cilën kishte pesë fëmijë./KultPlus.com

“Hardh Talk” diskuton për trashëgiminë kulturore dhe historike të kultivimit të hardhisë së rrushit dhe prodhimit të verës

Në kuadër të festës tradicionale të rrushit, Hardh Fest, sot në sallën e kuvendit të Komunës së Rahovecit u mbajt “Hardh Talk” – tryeza shkencore për kultivimin e hardhisë, ku mes tjerash u fol për traditën e lashtë, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj kulture bujqësore strategjike.

Ideuar dhe prezantuar nga Prof. ass. Dr. Hamëz Rama, tema u prit me interes nga të pranishmit.

Ndër të tjera ai potencoi nevojën e ndërmarrjes së disa hapave, siç janë ligj i veçantë për trashëgiminë e kultivimit të hardhisë, mbështetje institucionale, ngritje profesionale e kuadrit të ri, hulumtime shkencore – dokumentare, pjesëmarrje në panaire e tregje ndërkombëtare të prodhuesve e përpunuesve të rrushit, përfshirja e palëve të interesit në proces, edukim dhe trajnim të prodhuesve të rrushit, nxitja e turizmit të verës dhe stimulimi institucional i këtij sektori./KultPlus.com

Grupi U2 dhe Luciano Pavarotti me këngën ‘Miss Sarajevo’ i bënë jehonë luftës së Bosnjës (VIDEO)

Grupi i njohur botërisht U2 dhe tenori Italian Luciano Pavarotti  këngën “Miss Sarajevo”ia kanë kushtuar Sarajeves dhe luftës mizore që ka ndodhur në atë vend, transmeton KultPlus.

Fillimisht shkrimtari dhe regjisori amerikan Bill Carter i cili ka realizuar filmin për vuajtjet dhe tmerret që kanë përjetuar qytetarët e Bosnjës në luftën e tyre kundër Serbisë, dhe këto pamje kanë lënë gjurmë të përjetshme te regjisori i cili ka vendodur ti paraqesë në ekran dhe tu tregoj gjithë botës një realitet të vrazhdë dhe të hidhur ku vetëm kështu mund të ndalohet e mos të përseritet dicka e tillë, diku tjetër. 

Kënga “Miss Sarajevo” i është kushtuar vajzave të bukura të Bosnjës të cilat kanë thirrur: “Mos lejoni të na vrasin!”.

Carterit i është dukur që botës nuk është duke i interesuar ajo cfarë ka ndodhur në Bosnjë andaj përmes bashkëpunimit me U2 kanë vendosur t’ua bëjnë me dije të gjithëve për vuajtjet e njerëzve. / KultPlus.com

Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar shkojnë drejt Shkodrës

Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” vjen në Shkodër.

Në kuadër të sezonit turistik 2024, më datë 10 shtator, pranë sheshit përpara Bashkisë Shkodër, Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitën fotografike “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

Ekspozita përbëhet nga 27 stenda që shfaqin fotografi të objekteve të rralla nga pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë do të jetë si një udhëtim në kohë dhe një mundësi për t’u njohur nga afër me thesaret e trashëgimisë sonë kulturore.

Muzeu, bashkia dhe organizatorët e tjerë të aktivitetit ftuan artdashësit të marrin pjesë dhe të zbulojnë historinë dhe pasurinë kulturore të Shqipërisë./KultPlus.com

Një tjetër dritare, ku ende nuk flihet…


KultPlus ju sjellë një poezi të poetes ruse Marina Tsvetaeva. Shkrimet e të cilës janë çmuar shumë sidomos në literaturën ruse të shekullit XX.

Marina Tsvetaeva – Pa titull

Ja …, një tjetër dritare,
ku ende nuk flihet.
Ndoshta -verë pijnë,
ndoshta -thjesht rrinë,
ose krejt thjesht-dy duart shtrënguar.
Ka një dritare të tillë,
në çdo shtëpi, miku im.
As qirinj, as llampa
ndezin errësirën:
por sy të pagjumë!
Pasthirmë ndarjesh e takimesh:
ti, dritare e natës.
Ndoshta qindra qirinj,
ndoshta tre…
Nuk ka, nuk ka qetësi mëndja ime.
Hyri edhe në shtëpinë time diçka e tillë.
Lutu, mik, për shtëpinë e pagjumë,
për dritaren me dritë./KultPlus.com

Ndërtohet ora atomike më e saktë në botë

Prodhohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ora atomike më e saktë në botë, e para orë e aftë të zbulojë në një shkallë mikroskopike efektet e gravitetit të parashikuara nga teoria e relativitetit të përgjithshëm.

Ora u zhvillua nga studiues në Institutin e Astrofizikën Laboratorike duke përdorur një rrjet drite që na lejon të kapim dhe matim njëkohësisht dhjetëra mijëra atome individuale.

Rezultati premton të hapë skenarë të rinj për fizikën, nga ripërcaktimi në llogaritjen kuantike e deri tek eksplorimi i Marsit.

Ora e re atomike është dy herë më e saktë se sa ora e mëparshme e thyerjes së rekordeve e bërë gjithashtu nga JILA.

Sekreti i saj qëndron në kapjen e atomeve me një rrjet më të cekët dhe më delikat të dritës lazer se sa orët e mëparshme të rrjetës optike.

Kjo karakteristikë e saj zvogëloi ndjeshëm dy burimet kryesore të gabimit: efektet e atomeve që kapin dritën lazer dhe përplasjet midis atomeve që përplasen kur janë shumë afër njëri-tjetrit.

“Kjo orë është aq e saktë sa mund të zbulojë efekte të vogla të parashikuara nga teoritë si relativiteti i përgjithshëm, madje edhe në një shkallë mikroskopike”, theksoi Jun Ye, një fizikan në NIST dhe JILA.

”Aftësia për të vëzhguar efektet e relativitetit të përgjithshëm në një shkallë nënmilimetër (të barabartë me trashësinë e një qime floku) do të jetë në gjendje të kapërcejë hendekun midis botës kuantike dhe fenomeneve në shkallë të gjerë të përshkruara nga relativiteti i përgjithshëm. Për më tepër, të kesh një orë atomike ultra të saktë do të lejojë gjithashtu lundrim më të saktë në hapësirë. Nëse duam të ulim një anije kozmike në Mars me saktësi maksimale, do të na duhen orët që janë urdhra të përmasave më të sakta se ato që kemi sot në GPS”, shton Ye.

Sipas studiuesve, ora e re atomike do të jetë gjithashtu në gjendje të japë një kontribut të rëndësishëm në kërkimin mbi lëndën e errët dhe energjinë.

Për më tepër, të njëjtat metoda të përdorura për të kapur dhe kontrolluar atomet mund të prodhojnë gjithashtu përparime në fushën e llogaritjes kuantike./KultPlus.com

Ekspozitë e artistes hungareze tek Piramida e Tiranës

Sot përmbyllet ekspozita dhe workshop-i i artistes së talentuar hungareze Anna Konya, titulluar “Otthonuk – our home”.

Tema e workshop-it ishte “Shtëpia është aty ku ndodhet zemra”, ku pjesëmarrësit shprehën me anë të pikturës atë cfarë ata quanin “shtëpi”, përmes krijimeve personale.

Ekspozita u realizua në kuadër të Javës Kulturore Hungareze.

Prej vitesh artistja Anna Konya ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri, e cila sipas saj e frymëzon në artin e pikturës.

Anna tha se, përmes kësaj ekspozite synon të tregojë vendin ku gjen qetësinë.

Hapësirat e Piramidës, ku pikturat e saj u ekspozuan, artistja i cilësoi si një vend i mrekullueshëm, për të cilin mendon se shqiptarët duhet të krenohen. Javët kulturore ndërkombëtare rifilluan pas një pushimi veror, me Hungarinë, aktivitetet e së cilës përmbyllen sot dhe më pas do të vazhdojnë me vendet e tjera./atsh/KultPlus.com

Të rejat e edicionit të 22-të Tirana International Film Festival 2024

Edicioni i 22-të i “Tirana International Film Festival – Oscar® & European Film Awards qualifying” do të mbahet nga data 22-28 shtator 2024.

Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars 2025 si dhe European Film Awards 2024.

Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy (SAA).

TIFF është gjithashtu që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme online, por edhe fizikisht nga HFPA – Hollywood Foreign Press Associations.

Programi Ditor i TIFF kombinon mbi 200 premiera të filmave në konkurim në të gjitha kategoritë dhe zhanret. Kalendari i këtij viti është pasuruar me një program special ekskluziv:

  • Homazh për një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave Marcello Mastroianni. Në 100 vjetorin e lindjes së tij do të shfaqim një program special me 4 filma:

8 e Mezzo by Federico Fellini

La Dolce Vita by Federico Fellini

Che ora è by Ettore Scola

Io, Io, Io e gli Altri by Alessandro Blasetti

  • Premiera botërore e filmit të mirënjohur KAPEDANI të restauruar në 4K do të ketë shfaqjen e vet ekskluzive gjatë TIFF në kinema Millenium. Komedia më e suksesshme e kinematografisë shqiptare mbetet akoma një referencë për të gjithë brezat.
  • Kosova’s Young Film Talents – program special me filmat e shkurtër nga studentët më të shquar të Fakultetit të Arteve, dega Regji filmi gjatë 4 viteve të fundit si dhe studentët Master, program i cili sapo u prezantua në Festivalin e Kanës 2024.
  • “SCREENPLAY ContesTIFF” synon të vlerësojë nga prodhuesit dhe distributorët tanë partnerë skenarin më të mirë dhe të mundshëm për t’u prodhuar prej tyre me shanset më të mëdha për t’u shpërndarë me sukses në festivalet më të njohura ndërkombëtare të filmave të shkurtër.
  • Partnerët tanë kanë nominuar 10 skenarë për Pitching dhe në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve, 28 shtator 2024 do t’i shpërblejnë skenarët fitues me Distribution Award dhe mundësinë e nënshkrimit të një kontrate prodhimi ose shpërndarjeje me fituesit.
  • ICDA’s Semiramis Award for Excellence in Casting:

Kemi kënaqësinë të presim 40 anëtarë të ICDA – International Casting Directors Association, si pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimit të ICDA’s Semiramis Award for Excellence in Casting, për të vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme në casting.

Qëllimi i ICDA në krijimin e këtij çmimi ishte të ndriçonte rolin kryesor që luajnë regjisorët e kastit në procesin krijues të filmit.

Një prani e dukshme e drejtuesve të kastingut në festivalin tonë është automatikisht një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e casting-ut për realizimin cilësor të filmit.

  • Rrjeti i Festivaleve në Rajonin e Adriatikut

Tirana International Film Festival është tani pjesë e Rrjetit të Festivaleve në Rajonin e Adriatikut, që është programi i përbashkët i tre festivaleve themelues – Festivali i Filmit në Sarajevë (BiH), Festivali i Filmit Auteur (Serbi) dhe Festivali i Filmit në Zagreb (Kroaci). me anëtarë të asociuar Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Lubjanë (Slloveni) Festivali i Filmit Vëllezërit Manaki (Maqedonia e Veriut) dhe ambasadorët e Çmimit të Audiencës Adriatik, Festivali i Filmit Herceg Novi (Mali i Zi) dhe Festivali i Filmit Pesaro (Itali).

Secili nga tetë festivalet mban një program special të përbashkët, ndërsa filmat më të mirë do të zgjidhen nga publiku në të pesë vendet. Duke numëruar votat e audiencës, filmi më i mirë do të nderohet me çmimin e publikut Adriatik, që i jepet fituesit në Festivalin e Filmit Autor në Beograd.

Experimental and Personal Filmmaking – Masterclass nga Rouzbeh Rashidi, themelues i Experimental Film School, Iran-Irlandë.

Promovim i eksperiencës së suksesshme të degës të regjisë së filmit në një takim të hapur me studentë, regjisorë e kineastë shqiptarë e të huaj në praninë e z.Hazir Sh. Haziri, drejtues i Fakultetit të Arteve, z.Ismet Sijarina, drejtues i Departamentit të Filmit & TV si dhe studentëve nga Kosova të pranishëm në festival.

“KIDs Program” është program i përvitshëm i dedikuar për fëmijë nga 5-10 dhe 11+ vjeç me rreth 30 filma të shkurtër. Salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik do të jetë në dispozicion të këtij programi ku fituesit do të dalin nga votat e fëmijëve.

Këtë vit ky program do të pasurohet me një seksion të veçantë të quajtur TEENs, me filma narativë krijuar enkas për këtë moshë delikate.

me seksionet tematike dhe alternative si GENERATIONs, NEW WORLD, DIVERGENT MINDs, PARADE, Reflecting Albania dhe për herë të parë do të sjellim një program me filma të krijuar me AI shoqëruar me diskutime e debate rreth kësaj alternative të re audiovizuale.

Konkurimi zyrtar konsiston në filmat e metrazhit të gjatë:

Feature, PerspecTIFF, Documentary dhe Short Films: Live Action, Animation, Documentary, Video Art & Experimental, Students, Balkan shorts si dhe In ALBANIAn.

Këto kategori do të vlerësohen nga 6 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të industrisë kinematografike, si:

Hu Wei, regjisor (Kinë, Francë – AMPAS member), Mónica Santos, regjisore (Portugali – AMPAS member), Goran Gocić, kritik, studiues (Serbi), Thanasis Neofotistos, regjisor (Greqi), Rouzbeh Rashidi, regjisor (Iran, Irlandë), Hazir Sh. Haziri, regjisor (Kosova), Tonia Mishiali, regjisore (Qipro), Goce Cvetanovski, regjisor (Maqedoni e Veriut), Otilia Babara, regjisore (Moldova), Anja Dihrberg-Siebler, Casting director (Gjermani), Sofia Georgovassili, regjisore (Greqi), Ardit Sadiku, regjisor (Shqipëri), Bruno Carnide, regjisor, drejtor festivali filmi (Portugali), Adam Selo, distributor, (Itali).

Për herë të tretë seksioni PANORAMA do të jetë në konkurim dhe juria do të jetë e përbërë nga përfaqësues të partnerëve tanë institucionalë dhe mediatikë.

Gjithashtu, këtë vit, për herë të parë, do të krijojmë një juri speciale të formuar nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët përveç vlerësimit të filmave të zgjedhur në kompeticionin zyrtar do të jenë aktivë pas çdo seance filmike në kinema me Q&A, duke nxitur kështu mendimin kritik tek kineastët e rinj dhe iu dhënë mundësinë për t’u njohur e bashkëpunuar me regjisorët dhe producentët e huaj pjesëmarrës në TIFF./euronews/KultPlus.com

Një interpretim i mrekullueshëm nga Luciano Pavarotti dhe Spice Girls (VIDEO)

Një performancë e rrallë e cila u bë në vitin 1998, në kuadër të koncertit “Pavarotti dhe miqtë e tij”. Luciano Pavarotti këndoi këngën “Viva Forever” të grupit Spice Girls së bashku me anëtaret e grupit.

Grupi “Spice Girls” përbëhej nga Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Debutimi i tyre i pare ishte më këngën “Wannabe” në vitin 1996.

Lucino Pavarotti ishte një tenor operistik, italian, i cili arriti të bëhej një nga tenorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të shumta të operave të plota dhe arieve individuale, duke fituar famë botërore për cilësinë e tonit të tij dhe përfundimisht u bë një ndër tenorët më të mirë të shekullit XX./ KultPlus.com

Një vit nga vdekja e nobelistit dhe mjekut shqiptar me famë botërore, Ferid Murati

Një vit më parë më 6 shtator 2023, ka vdekur mjeku me famë botërore, nobelisti në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murati.

Lajmin për vdekjen e tij e kishte bërë të ditur miku i tij nga Amerika, Bruno Ceka.

Ferid Murati ishte mjek i njohur në botë me prejardhje shqiptare nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut./KultPlus.com

Java Kulturore Hungareze në Elbasan, mbushur plot aktivitete

Në kuadër të Javës Kulturore Hungareze një sërë aktivitetesh me fokus shkëmbimin por edhe njohjen me traditat, kulturën dhe historitë e dy vendeve do të zhvillohen më qytetin e Elbasanit.

I pranishëm për të hapur aktivitetet ishte ambasadori i Hungarisë në vendin tonë për të promovuar programet kulturore. Java nisi me pikturat e piktorëve hungarezë që transmetojnë art të shekullit 21.

Ambasadori u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria janë dy shtete larg njëra-tjetrës por kanë shumë të përbashkëta në traditë.

“Disa muaj më parë vendosa që të vija në Elbasan gjatë javës se kulturës hungareze. Sigurisht që më pëlqen ideja pasi Elbasani është një nga qytet më të vjetra në Shqipëri. Kalaja e Elbasanit është shumë unike, ne duhet të zbulonim se çfarë prodhimesh tradicionale mund të sillnim këtu dhe këto janë pikturat të cilat i përkasin shekullit të 21. Hungaria është gjithashtu një vend i vjetër si Shqipëria dhe dëshironin të sillnim diçka tradicionale, ndaj në mbrëmje në teatrin ‘Skampa’, grupi hungarez i valleve do të performojnë muzikë dhe valle tradicionale”,-tha Adam Lovassy, ambasador i Hungarisë.

Ekspozitën me piktura e vlerësuan edhe qytetarë dhe admirues të këtij arti, të cilët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave.

“Mundohemi që ti kuptojmë dhe ti pëlqejmë, që te kemi kënaqësi. Ata që e duan artin përshtaten me rrymat e reja, shumë të bukura ishin unë kam bërë disa fotografi.”

Aktiviteti i radhës do të mbahet në teatrin ‘Skampa’ ku artistë nga Hungaria do të performojnë për publikun elbasanas./tema/KultPlus.com

“Gjysmë historiani – përsëritet historia, Gjysmë idealisti, nuk bëhet Shqipëria”

Nga Fan Noli

Gjysmë mjeku – vdes njerëzia!
Gjysmë avokati – mbushet qelia!
Gjysmë komandanti – humb ushtria!
Gjysmë arkitekti – shembet shtëpia!
Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!
Gjysmë kleriku – nuk kuptohet Perëndia!
Gjysmë historiani – përsëritet historia!
Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria! /KultPlus.com

‘This is a man’s world’, nga zëri i jashtëzakonshëm i Luciano Pavarottit (VIDEO)

Sot janë bërë 17 vite nga vdekja e këngëtarit më të famshëm në botën e operas, Luciano Pavarotti, shkruan KultPlus.

Luciano Pavarotti është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.

Pavarotti lindi në Modena, Italinë e veriut, dhe vdiq po aty. I biri i një bukëpjekësi, Pavarotti kishte menduar të bëhej futbollist profesionist, por thoshte se dëshira e tij për të kënduar qëkur ishte katër vjeç kurrë nuk e kishte lënë.

Luciano Pavarotti pati një karrierë dyzetvjeçare në skenën botërore dhe brenda kësaj kohe u bë një prej artistëve më të shitur, krah për krah me artistë si Madona dhe Elton Xhon.

Sot, KultPlus, sjell një këngë që bëri bujë të madhe në skenën e muzikës ndërkombëtare. Bëhet fjalë për këngën e njohur ”This is a man’s world” të interpretuar nga Pavarotti në bashkëpunim me James Brown.

Ai i solli audiencë të re operës, në veçanti me melodinë karakteristike të tij Nesun Dorma nga Turandoti i Puçinit e cila u shndërrua në njërën prej himneve më të adhuruara të futbollit në botë.

Në disa intervista, para se të operohej Pavarotti u shpreh në disa intervista se ndihej një njeri me fat. “Unë jam dhe kam qenë një njeri me fat. Do të jem optimist deri në vdekje”. Në vitet e fundit, sidomos në Itali, Pavarotti është përfolur më shumë për jetën e tij personale se atë profesionale. Fillimisht ai u përfshi në një skandal taksash në Itali e më pas u kritikua pasi la bashkëshorten e tij prej 30-vitesh për t’u martuar me asistenten e tij të re. Pavarësisht të gjithave, Pavarotti, ka qenë sa ishte gjallë e do të mbetet dhe pas vdekjes, një prej ikonave më të shquara të skenës operistike.

Luciano Pavarotti përbën rekordin më të madh në historinë e muzikës së koncerteve live, plot 1200 duke e klasifikuar atë si një fenomen. / KultPlus.com

Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar shkojnë drejt Shkodrës

Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” vjen në Shkodër.

Në kuadër të sezonit turistik 2024, më datë 10 shtator, pranë sheshit përpara Bashkisë Shkodër, Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitën fotografike “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

Ekspozita përbëhet nga 27 stenda që shfaqin fotografi të objekteve të rralla nga pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë do të jetë si një udhëtim në kohë dhe një mundësi për t’u njohur nga afër me thesaret e trashëgimisë sonë kulturore.

Muzeu, bashkia dhe organizatorët e tjerë të aktivitetit ftuan artdashësit të marrin pjesë dhe të zbulojnë historinë dhe pasurinë kulturore të Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

Adele refuzon ofertën prej afro 180 milionë eurosh për ta zgjatur turneun

Adele përfundoi koncertet e saj në Munih javën e kaluar duke i thënë fansave: “Nuk do t’ju shoh për një kohë shumë të gjatë”.

Ylli britanik shtoi: “Thjesht kam nevojë për pushim. Kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj tani”.

Dhe mund të zbulohet se këngëtarja super-yll është e vërtetë në fjalën e saj, madje edhe më shumë. Sipas DailyMail, ajo refuzoi një mundësi prej 200 milionë dollarësh (179 milionë euro) — më e madhja në karrierën e saj — për të zgjatur turneun e saj.

Pjesa më fitimprurëse e marrëveshjes ishte një shumë me nëntë shifra për një turne të gjatë në një kazino në Makao, Kinë. Do të kishte qenë e ngjashme me performancat e saj “Weekends With Adele” në The Colosseum në Caesars Palace.

Ato filluan në nëntor të vitit 2022 dhe do të përfundojnë më 23 nëntor të këtij viti, deri kur këngëtarja do të ketë mbajtur 100 koncerte — duke fituar 500,000 funte (449 mijë euro) për shfaqje.

Filmi “Okarina” shfaqet në natën e dytë të PriFest

Filmi “Okarina” nga Alban Zogjani do të shfaqet në natën e dytë të edicionit të 16-të të PriFest, që do të mbahet nga data 10 deri më 15 shtator.

“Filmi paraqet një histori për sfidat familjare që lindin për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës pas zhvendosjes në një vend të ri, të nxitura nga dëshira e fortë për të përmirësuar kushtet e tyre. Shaqa dhe Selvia sfidojnë ndjenjën e tyre të “moralit” për të ndjekur një të ardhme më të ndritur. Ndërkohë, përfshirja e pavullnetshme e Giovannit e drejton rrugën e tyre në një drejtim të papritur. Megjithatë, udhëtimi i tyre nuk përfundon ashtu siç e kishin parashikuar”, thuhet në njoftim.

Producentë të filmit janë Rita Krasniqi, Dren Zherka, ndërsa skenari nga Albana Muja. Kurse, në film do të luajnë Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi, Kastriot Shehi.

Filmi do të shfaqet më datë 11 shtator 2024, në Kino Armata, nga ora 19:30. Biletat mund të blihen online ne Rave Travel dhe te Kino Armata nga data 10 shtator./KultPlus.com

Suksesi i artistëve shqiptarë në Festivalin e Dijon-it në vitin 1970

Më 6 shtator 1970, trupa e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve u nis drejt Francës për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të Dijon-it, ku artistët shqiptarë patën një përfaqësim dinjitoz.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, pikërisht aty trupa shqiptare, prej 30 anëtarësh, rrëmbeu “Gjerdanin e Artë” të festivalit, me një konkurim prej 15 minutash, edhe pse kjo ishte hera e parë që trupa e ansamblit shqiptar ankorohej në një shtet perëndimor.

Zërat më të mirë të skenës shqiptare performuan nën drejtimin e Tish Daisë. U kërcye “Vallja e Tropojës”, “Në garë” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, nën udhëheqjen artistike të Panajot Kanaçit. Ngjarja pati jehonë edhe në shtypin francez të kohës ku u shkrua: “Ata janë 2 milionë shqiptarë por edhe 2 milionë shqiponja”.

Ky festival mblidhte rreth vetes në formë promovimi të shtetit të Francës pjesëmarrës nga mbarë bota në atë që quhet ndryshe edhe si “Festivali i Vjeshtës” apo “festa e rrushit” (hardhisë). Kjo festë përfshinte një konkurrim të të gjithë trupave folkloristike për 3 ditë me radhë./atsh/KultPlus.com

25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, presidentja Osmani: Të jesh polic nuk është thjesht një profesion

Sot janë bërë 25 vite nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video, me momente të ndryshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke u shprehur se të jesh polic nuk është vetëm një profesion.

“Të jesh polic nuk është thjesht një profesion, është një mision e një kauzë për një mjedis ku të gjithë mund të njehen të sigurt e të lirë”, është shprehur Osmani gjatë videos së shpërndarë.

Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./KultPlus.com

258 nga lindja e fizikantit anglez John Dalton

Sot janë bërë 258 vite nga lindja e fizikantit anglez John Dalton.

John Dalton (6 shtator 1766 – 27 korrik 1844) ishte kimist, fizikant dhe meteorolog anglez. Ai është i njohur më së shumti për futjen e teorisë atomike në kimi dhe për hulumtimin e tij në verbërinë e ngjyrave, ndonjëherë i referuar si Daltonizëm për nder të tij.

John Dalton lindi në një familje Kuakerë nga Eaglesfield, Angli. Ai mori arsimin e tij të hershëm nga babai i tij dhe John Fletcher, i cili drejtoi një shkollë private në fshatin afër Pardshaw Hall. Familja e Daltonit ishte shumë e varfër për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë dhe ai filloi të siguronte jetesën e tij, që nga mosha dhjetë vjeç, në shërbim të Kuakerit të pasur vendas Elihu Robinson.

Kur ishte 15 vjeç, Dalton u bashkua me vëllain e tij të madh Jonathan në drejtimin e një shkolle Kuakere në Kendal, Westmorland, rreth 72 km nga shtëpia e tij.

Ai fitoi shumë njohuri shkencore nga udhëzimet joformale nga John Gough, një filozof i verbër që ishte i talentuar në shkenca dhe arte. Në moshën 27 vjeç ai u emërua mësues i matematikës dhe filozofisë natyrore në “New College” në Mançester, një akademi mospajtuese (paraardhësi linear, pas një numri ndryshimesh të vendndodhjes, i Harris Manchester College, Oxford). Ai qëndroi atje deri në moshën 34 vjeç, kur gjendja financiare e përkeqësuar e kolegjit e bëri atë të hiqte dorë nga posti i tij dhe të fillonte një karrierë të re si një tutor privat në matematikë dhe filozofi natyrore.

Jeta e hershme e Daltonit u ndikua nga një Kuaker i shquar, Elihu Robinson, një meteorolog kompetent dhe prodhues instrumentesh, i cili e interesoi atë në problemet e matematikës dhe meteorologjisë. Gjatë viteve të tij në Kendal, Dalton kontribuoi në zgjidhjen e problemeve dhe iu përgjigj pyetjeve për tema të ndryshme në The Ladies’ Diary dhe Gentleman’s Diary. Në vitin 1787 në moshën 21 vjeç ai filloi ditarin e tij meteorologjik në të cilin, gjatë 57 viteve pasuese, ai hyri në më shumë se 200,000 vëzhgime. Ai rizbuloi teorinë e qarkullimit atmosferik të George Hadley (tani e njohur si qeliza Hadley) rreth kësaj kohe. Në vitin 1793, botimi i parë i Dalton, Vëzhgime dhe Ese Meteorologjike, përmbante farën e disa prej zbulimeve të tij të mëvonshme, por pavarësisht origjinalitetit të trajtimit të tij, studiuesve të tjerë u kushtohej pak vëmendje. Një vepër e dytë nga Dalton, Elementet e Gramatikës Angleze (ose Një sistem i ri i udhëzimeve gramatikore: për përdorimin e shkollave dhe akademive), u botua në vitin 1801.

Dalton pësoi një goditje të lehtë më 1837 dhe një të dytë më 1838 e la me një dëmtim të të folurit, megjithëse ai mbeti i aftë të kryejë eksperimente. Në maj 1844 ai pësoi një tjetër goditje në tru; më 26 korrik ai regjistroi me dorë të dridhur vëzhgimin e tij të fundit meteorologjik. Më 27 korrik, në Mançester, Dalton ra nga shtrati i tij dhe u gjet i pajetë nga shoqëruesi i tij.

Daltonit iu dha një varrim civil me nderime të plota. Trupi i tij qëndroi në gjendje në Manchester Town Hall për katër ditë dhe më shumë se 40,000 njerëz paraqitën arkivolin e tij. Kortezhi i varrimit përfshinte përfaqësues të organeve kryesore civile, tregtare dhe shkencore të qytetit. Ai u varros në Mançester në Varrezat Ardwick; varrezat tani janë një fushë loje, por fotografitë e varrit origjinal mund të gjenden në materialet e botuara./KultPlus.com

Përkujtesë historike – Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).

Jusuf Buxhovi

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë paraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t’i jepeshin Malit të Zi.

Maxharr Pasha, anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë për t’i bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë Malit të Zi Plavën dhe të Gucinë. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Nga andej vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë ia tha ato që iu thanë edhe në Prizren dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, por kërkoi forca shtesë për të depërtuar në Plavë e Guci, që ato t’u jipen malaziasve nën trysninë e armëve, forcat e Lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit – përndryshe njëri ndër liderët e Lidhjes, ku kishte kërkuar strehim në formën e besës. Pas një lufte me forcat e Lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes të ndihmuar edhe nga vullnetarë nga Plava e Gucia, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.

Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi. Kjo formë e rezistencës do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, në Hot dhe Grudë dhe, përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit në vitin 1880, ku krahas forcave osmane, luftëtarët shqiptarë, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.

Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për autonomi politike dhe administrative, që me formimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes Shqiptare në fillim të vitit 1881, ndonëse jetëshkurtër, do t’ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq si qendër e të gjitha lëvizjeve kulturore dhe politike nga mesjeta e këndej.

(Shkëputje nga libri “Kongresi i Berlinit dhe dhe Lidhja Shqiptare 1878”, botoi “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, Prishtinë 2021)

17 vite nga vdekja e tenorit më të famshëm në histori, Luciano Pavarotti

Sot janë bërë 17 vite nga vdekja e këngëtarit më të famshëm në botën e operas, Luciano Pavarotti, shkruan KultPlus.

Luciano Pavarotti ka lindur më 12 tetor, 1935, është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.

Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romanja), Italinë e veriut, dhe vdiq po aty.

Babai i tij ishte këngëtar amator me një farë dhuntie, në ushtri shërbeu si furrëtar. Në fillim Pavaroti donte të bëhej mësues dhe mësoi dy vite nxënësit në Scuola delle Magistrale. Në vitin 1956 Pavaroti ka studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe për një kohë të shkurtër me M° Ettore Campogalliani në Mantova.

Pavaroti këndoi për herë të parë në botën e operas më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Regjo Emilias.

Debutimi në USA nuk vonoi të mbërrinte dhe kështu në shkurt të vitit 1965, në Miami (majemi) këndoi së bashku me sopranon Joan Sutherland (Xhoen Sadhërlend), në operan Lucia di Lammermoor.

Ai ka vdekur më 6 shtator 2007 në Modena të Italisë.

Një të cilën Pavaroti e ka thënë është:

“Mendoj që një jetë për muzikën është një jetë e kaluar mirë, dhe kjo është ajo që unë i jam përkushtuar”.

Disa prej veprave të tij ndër vite janë:

O sole mio (1979)

Mamma (1984)

Passione (1985)

Tutto Pavarotti (1989)

The essential Pavarotti (1990)

Ti amo – greatest love songs (1993)

Pavarotti Plus (1997)

Pavarotti greatest hits – the ultimate collection (1997)

Luciano Pavarotti – Ti adoro (2003)/KultPlus.com

“The Travel”: Vizitoni Ksamilin dhe Dhërmiun dhe përjetoni atmosferën tropikale si në Karaibe

Falë klimës së butë gjatë gjithë vitit dhe diellit të vazhdueshëm, Karaibet mbeten një vend i bukur dhe ideal për pushime.  Megjithatë, Karaibet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për shkak të kërkesës dhe rritjes së turizmit, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”.

Pasi vizitova disa ishuj të ndryshëm të Karaibeve – për mua asgjë nuk krahasohet me Ballkanin. Ballkani ofron pushime të përballueshme, plazhe më të qeta dhe më shumë diversitet për sa i përket natyrës dhe vijës bregdetare.

Ndërsa vendet tropikale mbeten ideale për pushime, Ballkani ofron pika bregdetare më të përballueshme, si dhe një histori tërheqëse.

Unë kam shijuar shumë nga plazhet e Shqipërisë. Shumë pika turistike ballkanike ofrojnë gjithashtu mot të mirë në fund të pranverës dhe në fillim të vjeshtës, duke i bërë ato  destinacionet ideale të sezonit.

Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut janë ndër vendet e mia të preferuara për të udhëtuar në Ballkan – të cilat ju japin ndjesinë sikur ndodheni në Karaibe.

Plazhi i Ksamilit, Shqipëri

Plazhi i Ksamilit është ideal për këdo që kërkon një atmosferë tropikale në Ballkan.

Ky është plazhi im i preferuar në jug të Shqipërisë.

Në vizitën time të fundit në vendin e bukur ballkanik, qëndrova në Sarandë për disa ditë dhe Ksamili më tërhoqi më shumë mes të gjitha pikave turistike – pasi ishte më i qetë dhe më piktoresk se të tjerët.

Me skajet e saj të lakuara dhe ujërat mahnitëse, të jepte ndjesinë sikur ishe në Gjirin Rendevous në Antigua.

Unë madje rekomandoj të vizitoni jugun e Shqipërisë në vend të Greqisë – nëse dëshironi të përjetoni atmosferën e Ballkanit njësoj si në ishujt Karaibe – në një mjedis më të qetë.

Shumë restorante rrethojnë plazhin, kështu që nuk keni nevojë të shkoni larg për të ngrënë. Gjithashtu ju mund të beni aktivitete të ndryshme si zhytje, vozitje apo ecje.

Shqipëria është aq e bukur sa do të mendoni sikur ndodheni në Karaibe.

Plazhi i Dhërmiut, Shqipëri

Plazhi i Dhërmiut është surpriza më e papritur pas një vizite në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Dhërmiun e zbulova pasi vizitova Parkun Kombëtar të Llogorasë, që ndodhet në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis deteve Adriatik dhe Jon.

Kalova disa orë në parkun kombëtar dhe disa vendas më rekomanduan disa plazhe dhe restorante të zonës.

Rekomandimi i tyre i parë ishte plazhi i Dhërmiut – një vend ekzotik me rërë të butë dhe ujëra të pastra kristal – të cilin ata e pershkruan si më të mirin në vend.

Pas një udhëtimi mahnitës 20-minutësh në jug, zbulova plazhin më të bukur larg plazheve jugore.

Plazhi i Dhërmiut është pak më i populluar, pasi është më i miri në zonë.

Është një vend i shkëlqyer për not dhe zhytje, prandaj sigurohuni që të përgatiteni për disa orë duke eksploruar ujërat e kristalta – për të parë lloje të ndryshme peshqish, koralesh dhe iriqësh deti.

Atmosfera dhe peizazhi janë te ngjashme si disa nga ishujt e Karaibeve; Saint Lucia dhe Barbados./atsh/KultPlus.com