Qendra e Tiranës atraksion urban, pret çdo ditë mijëra turistë

Tirana vitet e fundit është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rrugët dhe sheshet e Tiranës të mbushur me turistë të huaj.

Rama tha se qendra e Tiranës po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike.

“Turistët qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese”, theksoi Rama.

Turistët i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Skënderbej” tek “Piramida”, në Bunk Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj.

Transformimi që ka pësuar Tirana po zë çdo vit gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës./ KultPlus.com

Festivali i Kajakëve në Valbonë, 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Ky sport ujor mblodhi këtë fundjavë një numër të lartë të pasionuarish vendas dhe nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët lundruan me kajak në lumin e Valbonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga Festivali i Kajakëve, që u zhvillua në 26-28 prill në lumin e Valbonës.

“Festivali i Kajakëve në Lumin e Valbonës ka mbledhur rreth 80 pjesëmarrës në Tropojë për 3 ditë 26-28 Prill me pjesëmarrje nga Shqipëria, Kosova, Italia, Bullgaria, Austria dhe Gjermania”, tha Rama.

Përveç pjesëmarrjes në gara sportive me kajakë, ky festival shërben edhe për promovimin e turizmit në Luginën e Valbonës.

Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.

Kaltërsia e Valbonës është si e asnjë lumi tjetër. Teksa udhëton, kaltërsia e lumit të magjeps, ndërkohë në të dy krahët ngrihen malet e larta.

Çdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka pësuar rritje në Luginën e Valbonës, të cilët njihen edhe me bukuritë natyrore, historinë, zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit./ KultPlus.com

Anna Oxa dhe zëri i saj unik në këngën ‘Imagine’ (VIDEO)

Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana Hoxha) më 28 prill 1961 në Bari, është këngëtare italiane me origjinë shqiptare, e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë “Ti lascerò”, “Storie” dhe “Senza pietà”, kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare jashtë kufijve, e cila kishte shënuar sukses edhe në skenën e madhe të Sanremos, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell interpretimin e këngës Imagine nga Anna Oxa, këngë që e ka interpretuar në një ndër televizionet prestigjioze italiane./ KultPlus.com

Mbi 54 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre tre muajve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë.

Gonxhja deklaron se “54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtare në periudhën janar-mars 2024 ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”.

“Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit. / KultPlus.com

Sopranoja Kajtazi: Ky do të jetë moment historik, skena e Vjenës është skena që e kam synuar

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi e cila ka shënuar një sukses të madh nëpër teatro të njohura evropiane, së fundmi ka bërë të ditur se do të ngjitet në një ndër skenat më të rëndësishme të botës operistike, atë të Vjenës, përcjell KultPlus.

Në produksionin e mirënjohur të Franco Zefirellit ku kanë performuar këngëtarë të mëdhenj lirikë, ajo do ta ketë mundësinë të vesh petkun e Mimis, nga opera “La Boheme”.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Të dashur miq,

Jam shumë e nderuar dhe e lumtur që në sezonin e ardhshëm do të ngjitem në një ndër skenat më të rëndësishme të botës operistike, e ajo është Opera Shtetërore e Vjenës. Në produksionin e mirënjohur të Franco Zefirellit ku kanë performuar këngëtarë të mëdhenj lirikë, do të kem mundësinë të vesh petkun e Mimis, nga opera “La Boheme”. Ky do të jetë një moment historik në karrierën time, pasi në të gjithë këto vite pune dhe përkushtimi, kjo është pikërisht skena që kam synuar.

Prandaj miq të dashur, mos harroni që puna dhe përkushtimi gjithmonë do t’ju shpërblehen. / KultPlus.com

Çfarë paraqet ikona e Onufrit “Hyrja e Hyjlindëses në tempull”

Ikona “Hyrja e Hyjlindëses në tempull” ndodhet në Kishën “Ungjëllizimi” në Berat. Ikona është pikturuar nga Onufri në shekullin XVI.

Muzeu Historik Kombëtar përcolli informacione me vlerë për këtë ikonë e cila është punuar në tempera mbi dru dhe ka përmasa 54 x 34 cm.

Ekspertët sqarojnë se shkrimi i Shenjtë nuk e përshkruan lindjen e Shën Mërisë; prandaj Onufri e ka marrë tematikën e ikonës  nga tekstet apokrife.

Këto tekste na japin të dhëna rreth viteve të fëmijërisë së Hyjlindëses, të  cilat nuk përmenden në ungjijtë kanonikë.

Kur mbushi tre vjeç, prindërit e çuan Shën Mërinë në Tempull, që  të  rritej  dhe  të  edukohej atje, për të përmbushur premtimin, që i  patën  dhënë Perëndisë.

Në  ikonë paraqitet Joakimi dhe Ana së bashku me  një  grup virgjëreshash. Shën Mëria pritet në Tempull nga kryeprifti Zakaria. Ajo ka qëndruar në tempull dymbëdhjetë vjet. Në pjesën e sipërme të ikonës paraqitet Shën Mëria, ku merr ushqimin hyjnor nga një engjëll./ KultPlus.com

Daily Mail: Kosovari me nënstetësi angleze po mbahet në një burg ferri në Serbi, situata është shumë serioze

Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për Sadik Durakun, 53-vjeçarin nga Kosova me nënshtetsi angleze, i cili më 17 shkurt u ndalua nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij dhe po mbahet në paraburgim me pretendimet se “ka kryer krime lufte”.

Daily Mail shkruan se ai po mbahet gabimisht në një burg në Serbi që dikush ia ka përshkruar mediumit si ferr.

Duraku u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e fyerjeve gjatë luftës në Kosovë.

Mediumi britanik shkruan se familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u lëvizi më nga vendi deri në vitin 2004.

Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksander Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës, shkruan Daily Mail.

Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan për arrestimin e babait të saj mbi akuza të rreme, duke kërkuar ndihmën e institucioneve britanike për lirimin e tij.

Sadik Duraku me familjen e tij

Për Sadik Durakun, vajza e tij shkroi se është “i sëmurë me sëmundje të zemrës” dhe se në vitin 2021 kishte një sulm dhe sot ka “një valvul që rrjedh dhe presion të lartë të gjakut”.

Daily Mail kujton se Vuçiq është akuzuar se kërkon ta imitojë aleatin e tij rus, Vladimir Putin duke nxitur tensionet me Kosovën.

Duraku, drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm, shkruan mediumi britanik, duke cituar një burim që u ka thënë se “situata është shumë serioze”, dhe se ai po qëndron në një burg ferri.

Në orët e para të 17 prillit Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë. /Express/ KultPlus.com

Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut

Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupin e njeriut më të pasur në bordin e Titanikut është shitur për një shumë marramendëse. Plot 1.4 milionë euro.

Ora iu shit një koleksionisti privat në SHBA nga Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire, për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për reliket e Titanic.

Ora pritej të shitej diku mes 100,000 dhe 150,000£. Objekti prej ari është një ndër artikujt që ofrohen në shtëpinë e ankandit Henry Aldridge & Son në Wiltshire, Angli, duke përfshirë valixhen që përmbante violinën që luante drejtuesi i grupit kur u mbyt anija, si dhe një libër xhepi që regjistron udhëtimet e planifikuara të Titanikut.

Ora i përkiste John Jacob Astor, 47 vjeç, i cili u fundos bashkë me anijen më 15 prill 1912 pasi ndihmoi gruan e tij në një varkë shpëtimi.

Në vend që të provonte fatin në një varkë tjetër shpëtimi, biznesmeni i veshur gjithmonë me shije, një anëtar i shquar i familjes së pasur Astor, u pa për herë të fundit duke pirë një cigare dhe duke biseduar me një pasagjer tjetër.

Trupi i tij u gjet në Atlantik, shtatë ditë pas fundosjes së anijes. Pasi u nxor nga uji, bashkë me të u gjend edhe ora e arit 14 karatë, në të cilin ishin gdhendur inicialet JJA.

Ora ishte ndër sendet personale që u gjetën me trupin e Astorit pas fundosjes së Titanikut, sipas shtëpisë së ankandit. Ai kishte po ashtu mansheta floriri, një unazë diamanti, para dhe një portofol.

Pasi trupi i Astorit u gjet, këto sende iu dërguan djalit të tij, Vincent Astor, i cili e rivendosi plotësisht orën në gjendje pune. Në vitin 1935, Vincent ia dha orën si dhuratë pagëzimi djalit të tij të vogël William Dobbin IV, sekretarit ekzekutiv të John Jacob Astor, sipas shtëpisë së ankandit.

Aldridge i tha CNN se familja Dobbyn e mbajti  orën deri në fund të viteve 1990, kur ajo u nxor në ankand.

Astor konsiderohej si një nga njerëzit më të pasur në botë në kohën e fundosjes së Titanikut, me një vlerë neto prej rreth 87 milion dollarë – ekuivalenti i disa miliardë dollarëve sot. /A2CNN/ KultPlus.com

20 filmat më të mirë të aktores spanjolle, Penelope Cruz

Në ditëlindjen e saj të 50-të, në vijim gjeni rënditjen e filmave më të mirë të yllit karizmatik spanjoll të filmit, Penelope Cruz, e cila u nominua për Oscars me filmin ‘Parallell Mothers’, transmeton KultPlus.

20. Don’t Move (2004)

19. Captain Corelli’s Mandolin (2001)

18. Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides (2011)

17. Soy Uno Entre Cien Mil (or, I am One In A Hundred Thousand) (2016)

16. Belle Époque (1992)

15. I’m So Excited (2013)

14. Vanilla Sky (2001)

13. The Queen of Spain (2016)

12. Live Flesh (1997)

11. Elegy (2008)

10. Everybody Knows (2018)

9. Jamón Jamón (1992)

8. Ma Ma (2015)

7. Abre Los Ojos (or, Open Your Eyes) (1997)

6. Vicky Cristina Barcelona (2008)

5. Broken Embraces (2009)

4. All About My Mother (1999)

3. Pain and Glory (2019)

2. Parallel Mothers (2021)

1. Volver (2006)

Rrëfimi i ish kryeministrit Kosumi: Raporti me presidentin Rugova, Konferenca e Rambujesë, letërsia…

Intervistë me Bajram Kosumin

Intervistoi: Ardit Gjinali

Bajram Kosumi ish kryeministër i Kosovës, tashmë profesor e autor librash ishte vetëm disa ditë më parë në një bisedë të hapur me studiuesin Ardit Gjinali në Universitetin e Tiranës, duke bërë një udhëtim në jetën e tij letrare e politike, revolucionin e vitit 1981, burgosjen, por dhe duke dhënë një vështrim mbi atë çfarë ndodh me shqiptarët sot në rajon.

Një parashtrim i përgjithshëm mbi elementët kryesorë të rrugëtimit tuaj vetjak, profesional dhe krijimtarisë letrare?

Në fëmijërinë e vonshme, nën ndikimin tepër të madh tërilindësve dhe autorëve të tjerë të traditës shqipe, ëndërroja t’i shkruaj dy libra: Histori e Skënderbeutdhe Poezi të zgjedhura. De Rada shkruan për Skënderbeun, Naimi po, Noli po dhe krye shkrimtariMarin Barleti po, edhe unë duhet të shkruaj. Poetët e traditës filluan të botohen edhe te ne, të censuruar, me tituj veprash Poezi të zgjedhura, prandaj mendoja se duhet shkruar shumë poezi e duhet botuar vetëm disa tëzgjedhura. Ende nuk e kam shkruar asnjërin libër, e jam i sigurt nuk do t’i shkruaj kurrë. Një buzëmbrëmje të vitit 1974 ose 75, pasi shkrova me dorë në dy kopje mëindigo, ngjita në dy tabela komunikacioni traktet e mia tëpara anti-jugosllave. Edhe sot kur e kujtoj më kap trishtimi! 

Në shkollën e mesme shkruaja poezi moderne- besoj nuk paraqesin ndonjë vlerë, edhe po t’i kisha ruajtur, por në kohën kur i lexoja në orët letrare në gjimnazin e Kamenicës, më krijonin një status të privilegjuar prej poeti-nxënës.

Kështu disi vazhdova. Në Universitetin e Prishtinës, nëvitet më të bujshme të historisë së tij, në vitet mërevolucionare, endesha midis poezisë dhe revolucionit. Lexoja tepër shumë, sikur shumë studentë të tjerë, diskutonim me zjarr për letërsinë, për filozofinë, për politikën, orë të tëra me çajin e zi dhe debatet e pafundme për kulturën, muzikën…, e disa e vazhdonim në grupet e fshehta patriotike, të cilat vepronin për çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga Jugosllavia. Ajo ishte koha kur e shisnim triskën e racionit të darkës, për ta blerë një libër!

Çka doli prej këtij zjarri e këtij vrulli letrar, kulturor, filozofik e politik?

Nisi Revolucioni 1981. Për herë të parë pas vitit 1968, studentët e Prishtinës, më 11 mars, dolën rrugëve tëPrishtinës me parulla sociale, si “Duam bukë”, por edhe ndonjë gjysmë politike, si “Lironi shokët nga burgu”. Shpërtheu me tërë forcën më 26 mars, atëherë kur organizuam në Qendrën e Studentëve debatin e parë tëhapur politikë me njerëzit e ftuar të pushtetit, dhe argumentuam se shqiptarët nuk janë jugosllavë, se Kosova duhet të jetë republikë etj. Aty, për herë të parë, intervenoi policia speciale jugosllave. Duke parë se si i dhunonin studentët, jam bindur që të njëjtën do t’ua bëjnë edhe studentëve serbe, kroatë, sllovenë etj. Aty jam bindur se nuk do të ketë Jugosllavi.

Në mbrëmjen e asaj dite, sigurimi më arrestoi mua dhe shumë shokë të mi. Pas gjashtë muajve më dënuan me 15 vite burg, bashkë me 21 studentë të tjerë, nga të cilët po me 15 vite u dënuan edhe Ali Lajçi, Gani Koci e Merxhan Avdyli. Vetëm, shtatë ditë pas arrestimit tonëdhe shumë studentëve të tjerë, më 1, 2 e 3 prill shpërtheu gjithë populli i Kosovës në një asi demonstrate e proteste, sa që, me të drejtë, shumëstudiues të shpërbërjes së Jugosllavisë thonë se nëPrishtinë, në këto ditë, ka filluar ky proces.


Burgosja politike, një moment më shumë se shenjues në jetën e individit, e tillë që nuk mposhti dot shkrimtarin dhe veprimtarin, nuk mposhti dot shpirtin krijues dhe idealin kombëtar.

Burgu deri në periudhën moderne në Europë, ashtu si e shpjegon Mishel Fuko, është konceptuar si ndëshkim për një krim të bërë. Pas periudhës moderne konceptohet si riedukim. Modeli i Panoptikonit tëarkitektit francez Jeremi Bentham, është modeli ideal i burgut modern, për zhveshjen deri në palcë të qenies njerëzore, për ta mbjellë një shpirt tjetër në të. Këtë eëndërroi edhe Zeusi, si na tregon Eskili, i indinjuar me veprimin e Prometeut: ta zhdukë njeriun dhe ta krijojënjë tjetër, më të mirë, një njeri të ri. Këtë ëndërruan edhe diktatorët komunistë me Njeriun e Ri. Këtë ëndërronin edhe diktatorët e Beogradit për shqiptarët në Jugosllavi: t’i zhduknin përmes dëbimeve dhe dhunës, ose e pakta, t’i asimilonin në jugosllavë.

Por, kur një individ, poende, një brez, si ishte brezi i artëi tetëdhjetenjëshit, beson te liria, beson te humanizmi, beson se është në rrugë të drejtë, beson te e ardhmja…, kush mund ta ndalë? Të gjithë ish të burgosurit e dëshmojnë: burgu i bëri më të fortë, më tëqëndrueshëm, më të vendosur në rrugën e nisur, mëpatriotë. Ata pastaj u bënë promotori i të gjitha lëvizjeve të mirëfillta patriotike në Kosovë, deri te UCK dhe çlirimi.


“Arra që nuk thyhet” si parathënie dhe personifikim i qëndrueshmërisë, rezistencës, ëndrrës që vijon.“Njeriu i pathyer” në bindje, veprim dhe dëshmi e së tillës në sprovën e vendosur nga fati. Është Enciklopedia imagjinare, vepra juaj e fundit, dëshmi jetësore e “arrës që nuk u thye?“


Enciklopedia imagjinare / postroman (2023) është libër që është ngjizur në qelitë e ftohta e të nëndheshme tëBurgut të Nishit. Ishte dimri i viteve 1985-86, një dimër shumë i ftoftë, drejtori i burgut më dënoi me qëndrim tëgjatë në qeli. Që t’i shpëtoja të ftohtit, baritja nëpër hapësirën e ngushtë për orë të tëra dhe mendoja ta gjejë një formë ligjërimi e në të cilën e thua një fjalë, sikur të thoshe njëqind, e lexuesi të kuptonte sikur tëthoshe një mijë. Të gjithë shkrimtarët e vërtetë e ëndërrojnë këtë mundësi, natyrisht, askush nuk e arrin, sepse kjo mbase është veti e zotit: vetëm ai thotë“bëhu!” dhe krijohet kozmosi, planetët, pafundësia, koha, toka, uji… Por, unë e synoja dhe shpika një formëenciklopedike të ligjërimit letrar, pak a shumë, kjo qëështë sot Enciklopedia imagjinare. Më vonë gjeta ngjashmëri e analogji, si te Borhesi, Rejmond Viliamsi, Danillo Kish etj., por unë e shpika llupën apo pasqyrën time në njëqind vjetët e vetmisë sime. Dhe, ashtu e mbaj. 

Arra që nuk thyhet është njëra prej këtyre fjalëve. Nuk është më e mira, por për shkak të konotacionit politik, po përmendet shpesh. Më thoshte hetuesi im, i dëshpëruar tejmase me qëndrimin tim, pothuajse përbuzës për të e Jugosllavinë e tij, madje edhe për kërcënimin prej 15 viteve burg: “Si nuk e kupton? Ti je si arra në  mes të dy gurëve; kur të duam ne i shtypim gurët dhe të thyejmë.” Ai e përdorte për mrekulli këtë frazeologji shqipe, “arra midis dy gurëve” kundër meje. Ka shumë metonimi e simbole të ngjashme, si maestro i rrotullimit të pendrekut(shkop gome të fortë për të rrahur të burgosurit) te tregimi “Leximi i librave në Burgun e Leskocit”, ose fjala “katrani”, te tregimi me të njëjtin emër. Po i quaj tregime, për shkak të kuptimit më të saktë nga audienca, përndryshe nuk janë të tillë. Janë zëra imagjinar enciklopedikë.

Por, e theksoj, Enciklopedinë imagjinare e kam shkruar tërë jetën, jo vetëm në burg. Ky është libri në të cilin kam synuar ta shpalos petë-petë mendjen e shpirtin e ishullarit tim, e i cili mund të jetë shqiptari, ballkanasi apo edhe secili njeri i botës, nga viti 6000 para Krishtit e deri më sot. Aty shpërfaqet tërë përvoja ime, si njeri, si individ, si shqiptar, si filozof, si shkrimtar, si Bajram, si krijues dhe tejkrijues që zbërthen më tej tekstet kanonike të letërsisë botërore, si Borhesi, Eko, Kadare, Kafka, Tolstoj, Dostojevski, Gëte, Erazmo Roterdami, Da Vinci, Shekspiri, Servantesi… e deri te Eskili dhe te librat e shenjtë, apo edhe përtej tyre, deri te dorëshkrimet sekrete të Librit të Vdekurve…



Pjesëmarrës në delegacionin Kosovar në Konferencën e Rambujesë, impresion i shkurtër shprehës pëaudiencën e sotme, shumica e tëcilëve në periudhën përkatëse ende nuk kishte ardhur në këtë jetë.


Rambuje dhe gjitha ajo që lidhet me të në Konferencën për Kosovën është sikur të ecësh nëpër teh shpate, sikur të ecësh Urën e Siratit e vendosur mbi ferrin, në tëcilën duhet të kalojë çdo njeri. Aty e kam kuptuar nga përvojat tona se sa i hollë është kufiri midis së mirës  e së keqes, midis dritës e errësirës, midis parajsës e ferrit, midis gjenisë e budallait, midis trimit e frikacakut, midis patriotit dhe tradhtarit. Aty është një kufi i hollë vetëm sa një fije floku. Nëse mendoni se po bëjë metafora, gaboheni shumë: po flas për fakte reale, pragmatike, tëprekshme e të dukshme.

Problemi më i madh shfaqej mu në thelbin e marrëveshjes: nuk dilte nga marrëveshja shteti i Kosovës, por ne nuk e linim Kosovën pa një dalje tështeti. Dialogu nuk bëhej me serbët, sepse ata hanin mirë, pinin verë të shtrenjtë, pinin puro dhe këndonin tërë natën, ndërsa ne rrinim pa gjumë tërë natën duke gjetur shtigje për shtetin e Kosovës. Dialogu bëhej me ndërkombëtarët e Grupit të Kontaktit (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, me pjesëmarrjen edhe të Rusisë): ata na sugjeronin një shtegdalje për shtetin që nuk shkruhet askund (sepse nuk do tëpranonin rusët), por ne donim një shtegdalje qëshkruhet dhe njihet ndërkombëtarisht. Kështu erdhëm deri te paragrafi i famshëm i nxitur pre Medlin Ollbrajt, sekretares amerikane, se tre vjet pas kësaj marrëveshje do të organizohet një referendum për të ardhmen e Kosovës.

Por, pikërisht kjo e bën edhe akt historik Konferencën e Rambujesë. Unë besoj se në vitin 1981 shqiptarët e kanë ndarë fatin e tyre nga Jugosllavia në të gjitha sferat e jetës, ndërsa në vitin 1999, në Rambuje kjo është legjitimuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Ajo qëështë më pozitivja, në anën e Kosovës në këtë kohëkanë qenë dhe ende janë vendet më demokratike e mëhumaniste nga gjithë bota, intelektualët më përparimtarënë të gjithë botën. Ose më drejt: pas një kohe të gjatë tërobërisë e të territ, Kosova u bashkua me pjesën më tëmirë të botës.


Jeta fizike është një e vetme, por rrethanat kohore dhe jetësore na dërgojnë drejtë sfidave të ndryshme profesionale dhe vetjake, gjithashtu. Bajram Kosumi, gazetar, shkrimtar, por dhe politikan. Në secilin sistem, demokratik a jo i tillë, “politika “ka humbur betejën me “krijuesin” përtej fuqisë së saj që buron nga i quajturi ”zë i shumicës.”

Zëri i “shumicës” shumë herë është shumë cinik dhe i padrejtë. Vota e shumicës ka një kuptim, krejtësisht tëthjeshtë, sepse nuk ka tjetër sistem më të mirë, por dyshoj që “zëri i shumicës” ka kuptim, edhe pse ju “zë i shumicës” e keni përdorur si “votë e shumicës”. Xhordano Brunos në flakë, shumica e ngazëllyer i hakërrehej.

Unë politikën e ndaj në dy vija: politikën e përditshme, tëndërlidhur me pushtetin, me votën, me qeverisjen etj., tëcilën e quaj “politikë pragmatiste”, dhe politikën egjendjeve të jashtëzakonshme, si lufta, revolucioni, katastrofat natyrore, ose krizat globale etj., të cilën e quaj “politika idealiste”. Në “politikën idealiste”, politikani dhe politika pushojnë së qenë qëllim për vete dhe shndërrohen në mekanizëm për të mirën e përgjithshme, ndërsa në “politikën pragmatiste”, politika dhe politikanët janë mekanizëm për dominim, për pasurim në kurriz të të tjerëve etj. 

Deri në vitin 2008, kur e shpallëm Pavarësinë e Kosovës, politika e Kosovës ka qenë ajo e dyta, idealistja. Nga aty fillon ajo politika e parë, pragmatikja. Kufiri që i ndanë këto dy politika është parulla më e famshme e shqiptarëve në dy dekadat e fundit: “Bac, u kry!”, që i referohet, me të drejtë, Adem Jasharit. Pavarësisht nga qëllimi i mirë i autorit, ndryshe do tëduhej të ishte parulla: “Bac, sot filloi!” Pra, në mendimin e elitës politike në Kosovë ka mbizotëruar bindja se bërja e shtetit u krye, përfundoi, kaq e pat. Atëherë, çkaduhet bërë tash, mbasi e përfunduam misionin për shtetin? Duhet të mendojmë për veten. Kështu disi zbërthehet enigma, se si u bë që një hero i lirisë, u shndërrua në hero të parasë, të nepotizmit, tëkorrupsionit etj.

Ta rezymoj përgjigjen për politikanin e shkrimtarin: kur përfundon ajo “politika idealiste”, shkrimtari ikën nga politika si nga zjarri i ferrit. Ashtu bëra edhe unë. Sado, kjo ikje nuk qe shumë e lehtë, si e paramendoja, sepse një politikan nuk vepron i vetëm, pra ka rreth njerëzish, të cilët nuk mund t’i hedh aty për aty. Po ç’bën pastaj shkrimtari? Tash më kujtohet një karikaturë për shkrimtarin turk, kritik dhe satirizues i politikës dhe qeverisë, Aziz Nesin, në të cilën paraqitet ai i varur nëlitar, me këmbët mbi librat e tij; pranë këmbëve të tij kryeministri i disahershëm turk Bylent Exhevit, lexon librat e tij dhe qesh e kënaqet; sa më shumë libra lexon, aq më shumë qesh, por aq më shumë i shtrëngohet laku Nesinit; kur ta lexojë të fundit libër, Nesini do të ngulfatet e do të vdesë; madhështia është se edhe Nesini qesh në këtë proces të vdekjes së vet. Pse qesh Aziz Nesini? Ai po vdes, por librat e tij do t’i kënaqin brezat e ardhshëm, qoftë edhe qeveritarët, dhe do t’ua bëjnëjetën më të lumtur.


Ministër dhe më vonë Kryeministër në një kohë të shkurtër dhe në një moment asfare të thjeshtë, pas thirrjes së parë ndaj Kryeministrit të kohës, Ramush HARADINAJ nga Tribunali i Hagës. Një përcjellje e momenteve kryesore të rrugëtimit qeverisës dhe një kujtesë mbi bashkëpunimin institucional me Presidentin e kohës, Dr. Ibrahim RUGOVA.

Ka qenë një momentum tepër i brishtë atë kohë. U ftua nga Tribunali i Hagës një udhëheqës i lartë politik, si kryeministri Haradinaj. U shfaq përnjëherësh një dyshim dhe mosbesim i thellë në atë që po bënte drejtësia ndërkombëtare. Pati persona që kundërshtonin dhe kërcënonin. Këso rastesh mosbesimi dhe dyshimi presin edhe armiqtë e Kosovës, prandaj edhe ndodhën disa ngjarje radhazi, të gjitha me një mal dilemash e dyshimesh nga prapa, si vrasja e vëllait të Haradinajt, atentati në presidentin Rugova, kërcënimet e opozitës për mos-dëgjueshmëri qytetare ndaj qeverisë etj. Kur unë hyra në Kabinetin e Kryeministrit, Kosova vlonte si para një shpërthimi, nga brenda e nga jashtë. Disa muaj u mora vetëm me qetësimin e situatës. Më ka përkrahur më të gjitha forcat edhe presidenti Rugova dhe krye-parlamentari Nexhat Daci dhe ia arritëm ta qetësojmësituatën dhe të ulim gjakrat.

Pastaj jam marrë me përgatitjen e Kosovës për të hyrënë fazën finale të përcaktimit të statusit final të saj. Tëgjithë ministrat që kam udhëhequr, të gjithë kryetarët e komunave, e dinin dhe koordinoheshin perfekt në këtëplan. Agjenda numër një për mua ka qenë nisja e procesit të përcaktimit të statusit final për Kosovën. Ishte momenti ideal për këtë punë historike, prandaj nuk doja asnjë detaj të shmangej nga rruga. Personalisht jam angazhuar që ta shpejtoj këtë proces, sepse i frikësohesha një viti tjetër 2004 (anarkia e marsit). Ne e kishim qeverinë, por nuk e kishim asnjë mekanizëm tjetër për ta orientuar situatën në terren, përveç bindjes politike. Nuk kishim polici, as ushtri, as shërbim inteligjent etj. Kosova vlonte nga shërbimet e huaja inteligjente, edhe armiqësore, dhe mund të shpërthente gjithçka nga rasti në rast. Një ndihmesë të madhe kanëdhënë këtu shërbimet inteligjente të vendeve mike dhe KFOR.

Fatkeqësisht, një pjesë e opozitës nuk e ka parë se shpejtësia e përmbylljes së statusit final është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, prandaj ata kërkonin zvarritje, duke formuar komision pas komisioni, sepse ata dëshironin të vinin vetë në pushtet, prandaj mëshumë punonin për zgjedhje se sa për statusin final. Kjo nuk do të jetë pa pasoja, më vonë.

Sekretari Gjeneral i Këshillit të Sigurimit, z. Kofi Annan, e caktoi ambasadorin norvegjez, z. Kai Eide, për tëhartuar raportin për përmbushjen e kushteve për nisjen e procesit për statusin final të Kosovës. Misioni i Aides ka zgjatur rreth tre muaj dhe unë kam aktivizuar edhe qelizat më të vogla të pushtetit që të jenë në gjendje gatishmëri për atë raport. Në fillim të tetorit të vitit 2005 ambasadori Eide ia dorëzon raportin Sekretari Gjeneral Kofi Annan, ndërsa ai ia dërgon kryetarit të Këshillit tëSigurimit, i cili më 24 tetor e shpallë një Deklaratë në tëcilën e pranon Raportin e Ambasadorit Eide dhe e fillon procesin e emërimit të një ndërmjetësuesi për statusin final të Kosovës. Ky momentum ka qenë kulmi i përgatitjes së Kosovës për statusin final, i cili u zhvillua më vonë, nën ndërmjetësimin e presidentit finlandez Marti Ahtisari dhe rezultoi me shpalljen e pavarësisë sëKosovës.

Në ndërkohë vdes presidenti Rugova dhe LDK hyn nënjë krizë të thellë, e duke pasur ajo numrin më të madh të votave për qeverinë, në mars të vitit 2006 u luhat pozita e qeverisë së udhëhequr nga unë. Shto kësaj edhe presionin e opozitës si dhe disa ndryshime nëpolitikën e jashtme të Rusisë, drejt pozicionimit të saj ndaj Kosovës në varësi të politikës serbe, e që u bëshkak për shtyrjen e statusit final të Kosovës edhe për dy vjet.

Bashkëpunimin institucional me presidentin Rugova e kemi pasur në shkallën më të lartë. Edhe pse në politikëkemi qenë në pozita të kundërta, por në udhëheqje tëKosovës, ai si president dhe unë si kryeministër kemi funksionuar për mrekulli: ai më ka besuar pafundësisht dhe është mbështetur njëqind për qind te unë nëstatusin final të Kosovës (pasi ai atë kohë kishte probleme me sëmundjen dhe nuk mund të angazhohej me tërë potencialin), për çka e falënderoj edhe sot. Njëkohësisht, edhe unë i kam besuar dhe jam mbështetur pafundësisht në përkrahjen e tij në këtëproces.



Përtej rrugëtimit në politikë, si mund të bashkëveprojë “politikani” te “letrari” e shkrimtari? “Shkrimtari dhe politikani” apelojnë në secilin rast tej vetvetes pavarësisht natyrës së ndryshme të përcjelljes së mesazhit. Te ju, fitoi vokacioni individual i njeriut të letrave mbi individin e angazhuar në politikë që apelon tej vokacionit individual?

Shfaqjet e shkrimtarëve në politikë nuk janë të reja e as nuk janë të veçanta. Vetëm Platoni donte t’i largojëpoetët prej shtetit e politikës. Biografia ime nga viti 1981 e deri në vitin 1999 nuk është politike, por biografi e njërevolucionari. Vetëm mbas vitit 2000, kur fillojmë me procesin e zgjedhjeve, e deri kur jam larguar nga politika, te vitet 2010-13, kam një biografi të pastër politike. Unë kam mësuar shumë nga të dy pjesët e rrugës: edhe nga revolucioni 1981, nga burgu, nga pasburgu dhe puna e partive politike në Kosovën e robëruar, por edhe nga politika e pas çlirimit. Besoj, kjo më ka ndihmuar edhe për letërsinë.

Unë besoj se kjo pyetje e juaja nuk duhet të kufizohet vetëm te politika. Sepse, besoj thellë, se një shkrimtar i madh, nuk mund të jetë i madh po nuk qe edhe filozof i madh, po nuk qe historian i madh, po nuk qe sociolog i madh, po nuk qe antropolog i madh dhe po nuk qe psikolog i madh. A mund ta përmend dikush, qoftë edhe vetëm një shkrimtar të madh, e që nuk i ka këto dije?

Por, ka një mospajtim midis diskursit politik dhe diskursit letrar. Jo vetëm teorik, por edhe praktik. Kur u largova nga politika, punoja orë të tëra brenda një dite nëstudimet e letërsisë. Kur lodhesha, lexoja libra. Por, kur shkruaja, vërejta një shpërputhje të tmerrshme midis diskursit politik dhe atij letrar. Çka bëra? I lash leximet, studimet dhe shkrimin. E mora Fjalorin e gjuhës shqipe dhe për tre muaj rresht e lexova dhe e studiova fjalë për fjalë. E bëja për herë të dytë, sepse herën e parë e pata bërë në Burgun e Beogradit, fjalorët e botuar nga Rilindja e Prishtinës. Vetëm pastaj arrita në djepin tim, në diskursin e letërsisë dhe iu ktheva përsëri studimeve.

Në fund të karrierës sime revolucionare dhe politike, jam shumë i kënaqur që i jam kthyer ëndrrës së fëmijërisë. Prandaj edhe e nisa përgjigjen e parë me ëndrrat e fëmijërisë për dy libra. Enciklopedia imagjinare ështëdëshmia ime më e madhe, se letërsia dhe diskursi letrar është zhvilluar dhe ka jetuar te unë në të gjitha rrethanat. Ai diskurs ka qëndruar i heshtur, në disa rrethana, por ka ngritur krye në rrethana të tjera, pra ka qenë shumë dinak dhe i sofistikuar. Por, ama, nuk ka heshtur kurrë. Enciklopedinë imagjinare e shkrova për dyzet vjet, jo çdo ditë, se në vitet e krizës ekzistenciale të Kosovës, ndoshta dy-tre vjet, nuk e kam prekur me dorë. Por, vitet e tjera, jo gjithmonë çdo ditë, por në njëpjesë të mirë të kohës, herë pas here, pa shkëputje, kam menduar, shkruar e redaktuar për dyzet vjet. Unëjam i kënaqur me këtë proces jetik, pa marrë parasysh si e lexon kritika sot Enciklopedinë. Jam i kënaqur edhe me kritikën, por pavarësisht nga ajo, ky libër ështëprodukti më esencial imi, që bartë një përvojë të gjatënjerëzore dhe alarmon se jeta është një dhe e fundme, e në të cilën njeriu zotëron veç një arbitraritet: kohën. Njeriu është mbreti i kohës, e kjo është pasuria më e madhe në botëkuptimin njerëzor, pas së cilës vije edhe vetë hapësira. Njeriu duhet ta gjurmojë çdo çast tëkohës së tij për të qenë i lumtur dhe për t’i bërë të tjerët të lumtur. Ky është çelësi.


“Libri dhe Krijimi” sot në Kosovë, arritje dhe sfida në perspektivë sipas një gjykimi të shëndoshë intelektual.

Nuk kam një përgjigje të thjeshtë. Nga njëra anë, libri dhe botimi i tij është decentralizuar aq shumë, sa që jo vetëm ai që ka 1000 euro mund ta botojë cilindo libër, por edhe pa ato para mund ta publikojë një e-book. Padyshim që kjo është diçka e mirë dhe do të çlirojëshumë mendje njerëzore për të krijuar ide e vepra madhështore. Por, a është kjo e sigurt?

Nëse besojmë te teoria mediale e ngopjes, truri i njeriut është në gjendje të pranojë disa mijëra informata në ditënë mënyrë kritike. Kur kalohet kjo sasi e informatave, truri kalon në një gjendje letargjie dhe humb aftësinë e perceptimit objektiv e kritik. Kjo më shqetëson shumë. Kur hyj në një librari të madhe, sillem dy-tri orë, dal i sëmurë prej saj, dal në atë gjendjen e letargjisë së trurit, më humb çdo vullnet për të lexuar e shkruar, sepse aq shumë libra shoh, aq shumë libra të mirë që duhet t’i lexoj e nuk do t’i lexoj kurrë! Dhe atëherë më kap ndjenja e inferioriteti: unë jam një pikë e humbur nëkozmosin e dijeve, të arteve e të letërsisë dhe s’do tëarrijë kurrë, edhe po t’i kem dy e tri jetë, të bashkohem në atë det. 

Kjo shfaqje po ndodhe edhe në letërsinë e në kulturën shqipe. Edhe në Kosovë. Sot ka në letërsinë shqipe autorë që kanë botuar tetëdhjetë vepra letrare, por nuk ua di emrin. Kështu, po humbet lexuesi. Letërsia e shekullit XX ka eksperimentuar shumë dhe kjo ka barë që lexuesi të ikën prej saj. Kujto letërsinë hermetike dhe sidomos kritikën hermetike, të cilën e përqesh Todorovi te Letërsia në rrezik. Ose kujto tendencat për ta shpëlarë letërsinë prej çdo misioni tjetër, jashtë ligjërimit të bukur. Kur i shton kësaj edhe rritjen e dinamikës së jetës, nën shtytjen e teknologjisë digjitale dhe jetës virtuale, askush sot nuk ka kohë ta lexojë një roman shtatëqind faqesh. Vetëm studentë e letërsisë e lexojnë Luftën dhe paqen të Tolstojt, për detyrim.

Letërsia nuk duhet të dorëzohet. Nuk duhet të bëhet si gazetaria, të shkojë sipas masës së lexuesit, por duhet të përshtatet dhe ta tërheq lexuesin nga balta e përditshme drejt katarsisit. Unë jam prej atyre që besoj te letërsia dhe misioni që ka ajo te ne, deri në kohën kur njeriu është ende ky që është sot, dhe nuk është një produkt serik prej çipash elektronikë.

Por, edhe Enciklopedia imagjinare është shtatë-tetëqind faqe?

Fatkeqësisht, po. Mirëpo, unë kam krijuar një model të ri për leximin e saj, të huazuar nga modelet enciklopedikedhe që ua lehtëson lexuesve bashkëkohorë leximin: Enciklopedia imagjinare nuk do të thotë të lexohet si roman. Ajo nuk është roman, por postroman. Është pak a shumë si modeli parak i miteve: sikur të lexosh njëlibër me mitet e lashta, lexon një që të pëlqen, kalon disa faqe dhe lexon një tjetër që ndërlidhet me të parin, lexon të tretin që ndërlidhet me një personazh nga i dyti…, për të vazhduar kështu në një sistem rrjetash të ndërthurura, si në Bibliotekën e Babelit të Borhesit, ose si më pëlqen mua: si te Libri prej rëre i Borhesit, një libër me tekste të pafundme, në të cilin nuk e gjen dot kurrë faqen e parë dhe të fundit… / KultPlus.com

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 63-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28 prill 1961 në Bari, është këngëtare italiane me origjinë shqiptare, e njohur me shfaqjet e veta në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë “Ti lascerò”, “Storie” dhe “Senza pietà”, kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.

Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989.

Ajo ka qenë një ikonë e muzikës italiane për shumë vite dhe ka shfaqur një talent të jashtëzakonshëm në fushën e këngës.

Gjatë karrierës së saj, Anna Oxa ka performuar në shumë koncerte dhe ka lëshuar shumë albume të suksesshëm, duke bërë bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur si Fausto Leali, Umberto Tozzi dhe Riccardo Cocciante. Ajo ka arritur të shfaqet edhe në teatër dhe në film, duke treguar një aftësi të rrallë për të shprehur emocione nëpërmjet artit.

Anna Oxa ka shfaqur gjithashtu një angazhim të lartë për të drejtat e njeriut dhe për mbrojtjen e mjedisit, duke u bërë një zë i fuqishëm në Itali për këto çështje.

Sot, ajo feston 63 vjetorin e lindjes, duke vazhduar të mbetet një nga këngëtaret më të dashura dhe më të respektuara në Itali, e cila ka ndikuar thellësisht në muzikën italiane dhe në kulturën e vendit. / KultPlus.com

Sead Vuniqi dhe Julind Dervishini së shpejti me premierën e baletit “Thirrje”

Balerini i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sead Vuniqi ka bërë të ditur se së shpejti do të jepet premiera e shfaqjes së baletit me titull “Thirrje”, shkruan KultPlus.

Në shfaqje luan vetë Vuniqi, si dhe balerini nga Shqipëria, Julind Dervishini. Ndërsa, premiera e shfaqjes ipet më 6 maj në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, e më vonë në muajin nëntor, edhe në Tiranë.

Shfaqja realizohet me mbështetjen e Baletit Kombëtar të Kosovës dhe TOKB-së.

Biletat mund të rezervohen nëpërmjet 044 430 693, dhe fizikisht në Biletorën e TKK-së pranë Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Asistente:

Rovena Shqevi

Muzika:

Various Artist ,Andi Vrapi – Edit

Skenografia:

Sead Vuniqi & Julind Dervishi

Kostumografia:

Jeta Meni 

Mjeshtër ndriçimi: 

Mursel Bekteshi

Realizator i skenografisë: 

Aziz Maloku ,Rrahman Mehmeti, Hysen Kuleta 

Foto&video: 

Qendrim Morina / #qeqeland

Organizator të projektit: 

Shpëtim Mejtani & Besjanë Bytyçi  / KultPlus.com

17 vjet nga vdekja e shkrimtarit Iljaz Prokshi

Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949 ndërsa vdiq në Prishtinë, më 28 prill 2007, shkruan KultPlus.

Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesme në Mitrovicë ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues.

Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës.

Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë.

Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit. /KultPlus.com

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në momentin që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Presidentja Osmani, Zyra qeveritare për të pagjeturit dhe Instituti për Krime të Luftës, inkurajojnë qytetarët që të bëjnë gati paditë. E familjarët shpresojnë që kjo do të jetë mundësi e mirë që të triumfojë drejtësia.

Vëllai i Lutfijes, doktor Adem Ademi vazhdon të jetë në mesin e të zhdukurve me dhunë tash e 25 vjet. Familjarët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar të dinë për fatin e tij, por as nuk ia gjejnë eshtrat e as nuk ia dinë varrin.

“Që 25 vite jetojmë me shpresë se do t’i gjejmë familjarët tonë”, tha Lutfije Ademi Vokshi.

Familjes së Lutfijes u ka mbetur një shpresë që ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në momentin që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Ne familjarët e presim me padurim rezultatin pozitiv që Kosova të pranohet në KiE dhe besoj që çdo familjar sikur unë, do të bëjnë padinë edhe individualisht, por kisha pas dëshirë që edhe institucionet e Kosovës të bëjnë padi, që të jemi sa më të fuqishëm, të ngrisim zërin sa më lartë që Serbia të marrë dënimin e merituar për krimet që i ka bërë në Kosovë”, shtoi ajo.

Në këtë çështje familjarët kanë përkrahje edhe nga presidentja Vjosa Osmani. “Nga anëtarësimi në KiE përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, por më së shumti përfitojnë familjet të cilave u është mohuar drejtësia tash e 25 vjet”, tha presidentja.

Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, thotë se si shtet janë edhe disa procedura të tjera që duhet t’i ndjekin deri te padia ndaj Serbisë për gjenocid.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë të prekur direkt apo indirekt nga lufta 98-99 në çfarëdo lloj mënyre që të përgatiten dhe të fillojnë të gjejnë mundësinë për paditë e tyre ndaj shtetit serb sepse mendoj që jemi vonë dhe është koha ta bëjmë përgjegjës atë që i ka bërë këto krime, ku dikush patjetër duhet të përballet me drejtësinë. Ata që kanë kryer këto krime patjetër që duhet të jenë në burgje”, tha Hoti.

Instituti për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë po bëhet gati të mbledhë sa më shumë dëshmi. “Të gjithë ata akterë, individ, institucione që deri më tash kanë arritur të grumbullojnë materialet që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës, duhet të dorëzojnë nga një kopje edhe në institut, të cilat pastaj do të plotësohen nga ana e institutit”, tha Atdhe Hetemi.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, deri tani vetëm 45 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës. /rtklive/ KultPlus.com

Duajeni i muzikës së vjetër qytetare, Ismet Peja

Ismet Peja ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai u lind më  27 Prill 1937.

Me muzikë filloi të merrej qysh në fëmijëri, prej moshës 13-14 vjeçare duke vazhduar ta pasurojë melosin shqiptar deri në vitet e fundit të jetës së tij.

Shoqëria muzikore e asaj kohe “Hajdar Dushi” ishte institucion i cili i hapi dyert e sukseseve të mëvonshme, duke pasur prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Ismet Peja ka të publikuara një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta. Përderisa në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Disa këngë me të cilat interpretoi përgjatë viteve janë: Errësinë e pyllit, Sarajeva shehër i bukur, Gazel, Në muzeun historik, Dal e dal po vjen behari, 30 ditë në Ramazan, Fustani me pika, Un e qeli deren hej un e msheli derën, Këngë për Anton Çettën, Dy dele – 300 pare, M`kanë thanë shoqet mramë, M`ka shkue djali në Gjermani, Po të lutem shoku im, Seç po punojshin tre vllazën, Mori Shkodër -Shkodra jonë etj.

Ai vdiç më 23 Nëntor 2020, në moshën 83 vjeçare./KultPlus.com

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet.

Çitaku – Dibrani këtë çmim e ka fituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police.

“Të shpërblehesh në nivel botëror, nuk ka nder më të madh për mua, komunitetin tim dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Çitaku – Dibrani,

Shtëpia-muze ‘Qako’, muzeu më i ri i Beratit

Qytetit të Beratit i është shtuar edhe një muze i ri: Shtëpia-muze “Qako”.

Lajmi bëhet me dije nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo.

Vetë shtëpia e familjes Qako, e ndërtuar në shekullin XVIII është muze. Pozicionimi në lagjen karakteristike të Goricës, tavanet me gdhendje druri, arkitektura mbresëlënëse e bëjnë të tillë.

Afresket që mban brenda shtëpia janë vlera e shtuar e saj.

Vizitorët vendas dhe të huaj e kanë të hapur derën çdo ditë, me mikpritjen karakteristike beratase dhe likonë e famshme për qerasje.

“Se Shtëpia Muze “Qako” e konsideron mik këdo që kalon pragun e portës shekullore”, shkruan Demo në rrjetet sociale./atsh/KultPlus.com

Dhjetë “urdhëresat” e Niçes

Këto dhjetë rregulla, Friedrich Nietzsche i parashtroi në një seri letrash, mes 8 dhe 24 gushtit të vitit 1882, dërguar Lou Andreas-Salomé:

1-Si nevojë e parë e jetës, stili i një autori duhet të jetë i gjallë;

2-Stili duhet t’i përshtatet tipit të personit të cilit i drejtohet vepra;

3-Shkrimi është imitim i pastër: para se të nxjerrë jashtë çfarëdo qoftë, shkrimtari duhet ta ketë fare të qartë çka dëshiron të komunikojë dhe si dëshiron ta paraqesë;

4-Shkrimtari duhet ta mbajë prore në mendje një model shprehjeje, një lloj nevoje personale që duhet të shndërrohet në fjalë të shkruar për ta kuptuar plotësisht domethënien e saj;

5-Pasuria e fshehur në hollësi është çelësi: shkrimtari duhet të mësojë ta kapë dhe ta perceptojë çdo gjë: nga frazat e gjata dhe të tepërta te pikësimi, zgjedhja e fjalëve të caktuara, pauzave dhe sekuencave të argumentimeve;

6-Bëj kujdes me periudhat tepër të gjata: vetëm ata që ia dalin ta mbajnë frymën gjatë mund t’i durojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë për fraza të thata dhe të shkurtra;

7-Të kesh stil do të thotë të dëshmosh se i beson një ideje, ta ndiesh e jo vetëm ta mendosh;

8-Sa më shumë që është abstrakte një e vërtetë të cilën dëshiron ta bësh të kapet, aq më shumë do të kesh nevojë t’i bindësh dëgjuesit e tu ta perceptojnë kuptimin e idesë tënde;

9-Strategjia e një shkrimtari të zot në prozë konsiston në afrimin kah stili poetik në kompozimet e tij pa u shërbyer me të kurrë në të vërtetë;

10-Është një sjellje e edukuar dhe me mend t’i lejosh lexuesit të bëjë vërejtje dhe ta zhvillojë një gjykim të vetin përkitazi me atë që është shkruar nga autori; është gjithmonë më mirë t’ia lësh lexuesit mundësinë ta zbulojë që nga konsiston kuintesenca e urtësisë njerëzore. / KultPlus.com

‘Të desha me hakikat’ nga Shpresa Berisha

Shpresa Berisha është këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare shqiptare, shkruan KultPlus.

Disa prej këngëve të cilat ajo ka interpretuar ndër vite janë:

“Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Të desha me hakikat”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “Fytyra jote”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Si t’ja bëj hallit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse”.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Të deshta me hakikat’ nga Shpresa Berisha:

Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë.
Mir’po paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë.

Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.

Një kujtim që m’a ke dhanë-e
Po e ru’j me dashuni.
Do t’a kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.

Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të pata me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet./ KultPlus.com

BBK mban audicion për shfaqjen ‘Peter Pan’, drejtori Kajtazi: Vezullimi në sytë e fëmijëve na obligon të punojmë për një të ardhme më të mirë për ta

Sot, Baleti Kombëtar i Kosovës ka mbajtur në audicion me fëmijë për shfaqjen e baletit “Peter Pan”.

Drejtori i BKK, Sinan Kajtazi me këtë rast ka thënë se vezullimi në sytë e fëmijëve të cilin e ka parë sot përgjatë këtij audicioni të obligon për të punuar për një të ardhme më të mirë për ta.

Shfaqja “Peter Pan” do të jepet premierë në datën 1 qershor, në Ditën Botërore të Fëmijëve./KultPlus.com

Kur Ismet Bogujevci e Nexhmije Pagarusha këndonin bashkë këngën ‘Njëri tjetrin duam shumë’

Nexhmije Pagarusha dhe Ismet Bogujevci, ishin këngëtarë të njohur të muzikës popullore shqipe, të cilët vazhdojë të kumbojë përherë në veshët e atyre që e deshën muzikën e tyre, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell sot këngën “Njëri-tjetrin e duam shumë” e shoqëruar memelodi e tekst mjaft të ëmbël e nostalgjik për secilin. /KultPlus.com

‘Oj Kosovë, mos thuej mbarova, se djemtë tu ende janë gjallë…’

Kosova

Poezi e shkruar nga Bekim Lumi.

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma
I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta
Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta
Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…”./ KultPlus.com

Alain Robbe-Grillet: Zëvendësimi

Alain Robbe-Grillet (1922 – 2008), ka qenë prozator, eseist, regjisor dhe skenarist francez. Një prej eksponentëve të Nouveau roman, ishte zgjedhur anëtar i Académie française më 25 mars 2004, duke e pasuar Maurice Rheims-in.

ZËVENDËSIMI

Alain Robbe-Grillet

Nxënësi bëri një hap prapa dhe shikoi para kah dega më e afërt. Atëherë bëri një hap përpara që të kapte një degë që dukej krejt afër grushtit të tij; u ngrit maje gishtave dhe e zgjati dorën aq lart sa mundi, por s’arriti ta kapte. Pas disa përpjekjesh të kota, veçse u dorëzua. I lëshoi duart poshtë dhe vazhdoi thjesht t’i mbante sytë në një gjë mbi gjethe.

Mandej u kthye te këmbët e pemës, ku mori pozicionin e mëparshëm: gjunjët e tij pakëz të lakuar, pjesa e sipërme e trupit të tij e anuar në të djathtë dhe koka e tij e lëshuar përpara supeve të tij. Ende mbante çantën e tij të librave në dorën e majtë. Ishte e pamundshme të shihej dora tjetër, me të cilën pa asnjë dyshim po mbështetej për drurit, ose për fytyrës së vet, e cila ishte ngjitur për lëvorës së drurit, thua se po shqyrtonte me hollësi ndonjë detaj rreth një jard e gjysmë mbi tokë.

Djaloshi prapë e kishte ndalur leximin me zë, por këtë herë mund të kishte qenë ndonjë pikë, me gjasë madje edhe ndonjë kryeradhë, dhe la përshtypjen se po përpiqej të tregonte përfundimin e paragrafit. Nxënësi u drejtua që të inspektonte lëvoren e drurit shumë më lart.

Në klasë mund të dëgjoheshin pëshpërimat. Mësuesi ktheu kokën dhe vërejti se shumica e nxënësve po shikonin lart, në vend se të ndiqnin leximin gojor në librat e tyre; prapë ai që ishte duke lexuar me zë shikoi drejt tavolinës së mësuesit me një shprehje të vagullt pyetëse, ose frikë. Mësuesi tha me rreptësi:

“E çka po pret?”.

Sytë e tyre shikuan poshtë në heshtje dhe djaloshi vazhdoi me të njëjtin zë studiues, pa shprehje dhe pakëz tepër të ngadalshëm, çka i jepte çdo fjale emfazën e njëjtë dhe madje i ndante prej atyre që vijonin:

“Sidoqoftë, atë mbrëmje, Joseph de Hagen, njëri prej nënkolonelëve të Philippit, shkoi te pallati i kryepeshkopit me pretekstin se po i bënte një vizitë kortezie. Siç kanë bërë të ditur së fundmi dy vëllezërit…”.

Nga ana tjetër e rrugës nxënësi përsëri shikoi nga afër gjethet në degët e poshtme. Mësuesi qëlloi tavolinën me shuplakën e dorës:

“Siç kanë bërë të ditur, presje, dy vëllezërit…”.

Duke shikuar pasazhin në librin e tij, ai lexoi me zë, duke e tepruar me shqiptimin:

“Fillo te: ‘Siç kanë bërë të ditur së fundmi, dy vëllezërit ishin tashmë aty, ashtu që mund, po të dilte nevoja, të mbronin veten me këtë alibi…’ dhe ki mendjen tek ajo që po lexon”.

“Siç kanë bërë të ditur, dy vëllezërit ishin tashmë aty, ashtu që mund, po të dilte nevoja, të mbronin veten me këtë alibi – një alibi e dyshimtë thënë të vërtetën, por më e mira që mund të gjendej për ta në këto rrethana – pa e përzier kushëririn e tyre të dyshimtë…”.

Zëri monoton u ndërpre në mënyrë të vrazhdë, në mes të fjalisë. Nxënësit e tjerë, tashmë me sytë e ngulur te kukulla e letrës e varur në mur, iu kthyen menjëherë librave të tyre. Mësuesi ktheu shikimin nga dritarje te djaloshi që ishte duke lexuar me zë, në anën tjetër të dhomës, në rreshtin e parë afër derës.

“Mirë pra, vazhdo tutje! S’ka asnjë pikë më aty. Duket se ti nuk po merr vesh gjë nga ajo që po lexon!”.

Djaloshi e shikoi mësuesin dhe mbrapa tij, pakëz në të djathtë, kukullën e bërë prej letre të bardhë.

“A po kupton, apo jo?”.

“Po”, tha djaloshi pa ndonjë bindje të thellë.

“Po, zotëri”, e korrigjoi mësuesi.

“Po, zotëri”, përsëriti djaloshi.

Mësuesi i hodhi sytë te teksti i shtypur dhe pyeti:

“Çka do të thotë fjala ‘alibi’ për ty?”.

Djaloshi shikoi kah kukulla e nxjerrë nga letra, pastaj kah muri i bardhë drejt para tij, pastaj te libri i dergjur në tavolinën e tij; e më pastaj përsëri kah muri, për pohtuajse një minutë të plotë.

“Atëherë?”.

“Nuk e di, zotëri”, tha djaloshi.

Mësuesi ktheu sytë ngadalë kah nxënësit e tjerë në klasë. Një djalosh e ngriti dorën, afër dritares mbrapa. Mësuesi pa drejt tij dhe djaloshi u ngrit në këmbë anash bankës së tij:

“Do të thotë t’i bësh të tjerët të mendojnë se ishin aty, zotëri”.

“Për çfarë e ke fjalën? Kush janë ata?”.

“Dy vëllezërit, zotëri”.

“Ku duan ata që të tjerët të mendojnë se ishin?”.

“Tek kryepeshkopi, zotëri”.

“E ku ishin në të vërtetë ata?”.

Djaloshi mendoi  për një moment para se të përgjigjej.

“Po ata ishin aty përnjëmend, zotëri, veçse donin të shkonin dikund tjetër dhe t’i bënin të tjerët të mendonin se ishin ende aty”.

Natën vonë, fshehur pas maskash të zeza dhe mbuluar me pelerina të mëdha, dy vëllezërit zbritën përmes një shkalle të gjata litari në një rrugë të shkretë të vogël.

Mësuesi luajti kokën ngadalë disa herë, thua se ishte duke e dhënë pëlqimin e tij me gjysmë zemre. Pas ca sekondash, ai tha: “E saktë”.

“Tash do ta përmbledhësh për ne gjithë pasazhin e lexuar, për të mirën e shokëve të tu, të cilët mund të mos kenë kuptuar”.

Djaloshi shikoi jashtë dritares. Pastaj i uli sytë te libri i tij, pastaj prapë lart kah tavolina e mësuesit.

“Ku duhet të filloj, zotëri?”.

“Fillo në fund të kapitullit”.

Pa u ulur fare, djaloshi i shfletoi faqet e libri të tij dhe, pas një heshtjeje të shkurtër, nisi të përmblidhte konspiracionin e Philippe de Cobourg. Pavarësisht ndalesave dhe rifillimeve të shpeshta, e bëri pothuajse në mënyrë koherente. Nga ana tjetër, vuri theksin pa vend te një numër gjërash dytësore, ndërsa i përmendi shkarazi, ose fare, disa ngjarje kruciale. Meqë kryesisht ishte i gatshëm të fliste me hollësi për veprimet më parë se sa për motivet e tyre politike, do të ishte tepër e vështirë për një dëgjues të painformuar të gjejë arsyet e atij episodi ose lidhjet mes ngjarjeve të ndryshme të përshkruara, ose mes njerëzve të involvuar. Mësuesi e lëshoi shikimin e tj të merrte udhë përgjatë dritares. Nxënësi ishte kthyer te pika përposh degës më të ulët të pemës; e kishte vënë çantën te këmba e pemës dhe po kërcente lart e poshtë, duke e mbajtur njërën dorë lart. Duke e parë se të gjitha orvatjet e tij po shkonin poshtë, përsëri u ndal në vend, me sytë te gjethet e paarritshme. Philippe de Cobourgu kishte vendosur tendat e fushimit buzë Nekarit. Nxënësit, të cilët më nuk u kërkohej të ndiqnin tekstin e shtypur, i kishin ngritur të gjithë kokat dhe në heshtje po e këqyrnin letër kukullën e varur në mur. Nuk kishte duar as këmbë, po veç katër gjymtyrë të nxjerr jashtë në mënyrë mizore dhe një kokë të rrumbullakët, tepër të madhe, përmes së cilës kalonte peri që e mbante. Disa inç më lart, në skajin tjetër të perit, mund të shihej topi i vockël i përtypur i letërthithëses që e mbante në mur.

Po djaloshi që po përgjigjej po e humbiste rrugën e tij në hollësi të pakuptimta të panumërta, kështu që mësuesi më në fund e ndaloi:

“Mjaft me kaq”, i tha, “mësuam mjaftueshëm për këtë. Ulu dhe ne do të rimarrim leximin nga fillimi i faqes: ‘Por Philippe dhe ndjekësit e tij

E gjithë klasa, si një i vetëm, u kërrusën mbi banka dhe një lexues i ri filloi, me një zë po aq të pashprehje sa ai i shokut të tij të klasës, edhe pse duke treguar me vetëdije presjet dhe pikat:

“Por Phillippe dhe ndjekësit e tij nuk ishin të asaj mendjeje. Nëse shumica e dietëve – ose edhe vetëm pjesa e baronit – do të hiqte dorë në këtë mënyrë nga prerogativat që u lejohen atyre, atij po aq sa atyre, si rezultat i një ndihme të çmueshme që i kanë dhënë kauzës së kryepeshkopit gjatë kohës së kryengritjes, tash e tutje nuk do të kenë mundësi, as ata as ai, të kërkojnë akuzimin e ndonjë të dyshuari të ri, apo pezullimin pa gjyq të të drejteve të tij pronësore. Ishte absolutisht esenciale që këto negociata, të cilat atij i dukej të kishin filluar në mënyrë aq të pafavorshme për kauzën e tij, të ndërpriteshin para datës së kobshme. Andaj, atë mbrëmje, Joseph de Hagen, njëri prej nënkolonelëve të Philippet, shkoi te pallati i kryepeshkopit me pretekstin se po i bënte një vizitë kortezie. Siç kanë bërë të ditur së fundmi, dy vëllezërit ishin tashmë aty…”.

Fytyrat mbetën të kërrusura dëgjueshmërisht mbi banka. Mësuesi shikoi kah dritarja. Nxënësi po kërrusej kah pema, i përhumbur në shqyrtimin e lëvorës. U kruspullos ngadalë, thua se po ndiqte ndonjë vijë që shkonte teposhtë trungut – në anën që nuk dukej nga dritarja e shkollës. Rreth një jard e gjysëm mbi tokë, lëvizjet e tij ndaluan dhe ai anoi kokën nga njëra anë, në të njëjtin pozicion që e kishte zënë më parë. Njëra pas tjetrës fytyrat në klasë shikuan lart.

Nxënësit e shikuan mësuesin, mandej në dritare. Por panelet e poshtme ishin prej xhami të errët dhe, sipër, mund të shihnin veç majat e pemëve dhe qiellin. Asnjë mizë as fluturë nuk dukej në panelet e dritareve. Kështu që menjëherë kthyen sytë e tyre kah ndërprerësi prej letre të bardhë i një njeriu.

\Marrë nga The Art of the Tale – An International Anthology of the Short Stories, Penguin, 1987

/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, komuniteti shqiptar: Nuk është hera e parë që ndodh

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (26 prill), një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Gjenevë të Zvicrës ku është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet i vendosur vetëm pak metra përballë zyrave të OKB.

Le Canton27.ch shkruan se autoritetet zviceriane kanë nisur menjëherë hetimin lidhur me rastin e vandalizimit.
Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësiminpër rastin ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që busti i Skënderbeut është dëmtuar.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Bustin e heroit tone kombëtar e mundësoi Zvicra ne shenje falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i te cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit te “Skenderbeut” morën pjesë qindra persona, ne mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane./tch/KultPlus.com