Në 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një “surprizë” në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Google është ka ndryshuar imazhin, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.
Në faqen kryesore të motorit të kërkimit është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe nëse klikon mbi ikonën e flamurit mund të lexosh një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.
Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. / Express / KultPlus.com
Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj edhe njëherë ka sfiduar limitet e saj në artin e letrave origami, duke bërë me to flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë, në një sallë sporti në Skënderaj, qytet rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës, raporton Anadolu.
Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa rreth 70 mijë letra të tjera ajo i bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.
“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u deshën gjithsej rreth 1 milionë e 200 mijë palosje.
Ajo thotë se në këtë projekt, përpos familjarëve dhe nxënësve, është ndihmuar edhe nga një arkitekt, i cili ka bërë një plan specifik me parametrat e sakta, në mënyrë që flamuri kombëtar dhe shqiponja dykrerëshe në mes, të duken sa më proporcionale.
Fejza-Idrizi thotë se për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.
“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është 1.300 metra katrorë, është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.
Megjithëse mësimdhënësja nga Skënderaj në shkurt të vitit 2021 u bë pjesë e rekordit Guiness nëpërmjet flamurit shtetëror të Kosovës në origami të cilin e realizoi në të njëjtin vend, ajo thotë se puna e fundit e saj me flamurin kombëtar është puna më kulmore që ka bërë deri më tani.
“Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur. Mirëpo, kur është finalizuar, ta them të drejtën, nuk kam ardhur pothuajse deri në fund ta shikoj nga lart se si po duket dhe kam ngelur me emocione dhe ndoshta dhe lotët më kanë dalë nga gëzimi”, theksoi ajo.
Fejza-Idrizi me optimizëm pret lajm të mirë nga juria e Guiness-it, ku thotë se rregullat për të thyer rekord me këtë art janë shumë strikte dhe kërkohet që letra të jetë rezistente, praktikuese dhe pesha e letrave të jetë specifike.
Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë.
Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër. / KultPlus.com
Sot u bënë 26 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj. / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Kuvendi Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit
Me këtë rast e para e shtetit tha se në këtë ditë po festohen tri festa Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja për herë në skenë e UÇK-së.
Kjo ditë tha ajo na e kujton çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificat që janë bërë ndër shekuj, madje tha se kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi për atë që kanë bërë të gjithë heronjtë.
Osmani pohoi se nderimi për Familjen Jashari do të jetë i vazhdueshme duke shtuar se për këtë familje respekti duhet të jetë i jashtëzakonshëm.
“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja është familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë”.
“Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”.
Nga ana tjetër, Konjufca ka shprehur nderimet për familjen Jashari dhe ka theksuar rëndësinë e vendit ku ndodhet kompleksi memorial në Prekaz.
Ai gjithashtu ka përmendur datën e 28 nëntorit si një ditë historike për popullin e Kosovës duke i lavdëruar sakrificat e dëshmorëve për liri.
“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë E POPULLIT TË Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UCK-së. Po ashtu kjo datë është dalja publike e UÇK-së e po ashtu është ditëlindja e heroit Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë, uroj që neve të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, ka deklaruar Konjufca para mediave. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, të cilat i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.
Presidentja ka thënë se flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë dhe se kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
“Ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.
Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.
Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve!
Gëzuar të gjithëve! ”, shkruan presidentja Osmani. / KultPlus.com
Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.
Për nder të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Prishtinës ka planifikuar të organizoj disa aktivitete të rëndësishme.
Më poshtë është agjenda e ngjarjeve në kryeqytet:
10:00 Seanca solemne në Kuvendin Komunal
Respektimi i himneve
– Himni i Kosovës – Himni i Shqipërisë
– Dy pika muzikore
10:10 Hapja e seancës nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci
10:15 Fjala e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj 10:30 Fjala e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama
10:45 Foto në grup 10:50 Përfundimi i seancës 12:00 Libri shumëngjyrësh- teatri “Dodona” Shfaqje për fëmijë. 12:30 Ecje e kryetarit përgjatë sheshit në festimet e Kryeqytetit 13:00 Koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosja e flamurit – Performansë nga Nusret Muçiqi – Shpalosja e flamurit te hoteli “Grand” – Performansë nga grupi “Çamëria” – Performancë nga grupi “Labëria”
28 Nëntori nuk bën pjesë në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës, ani pse kjo ditë festohet çdo herë dhe e njëjta shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore. Historianë, edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë që kjo festë të jetë pjesë e kalendarit të festave zyrtare.
Sipas tyre, në këtë formë po cenohen vlerat kombëtare.
Dita e Flamurit, 28 Nëntori, shënohet pothuajse kudo që flitet shqip.
Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.
Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht, në vitin 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Drenicës.
Krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës.
Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, u vendos që festë zyrtare të jetë 17 Shkurti, dhe 28 Nëntori mbeti vetëm tek festat memoriale. Kjo doli nga pakoja e Ahtisaarit, përmes së cilës edhe u shpall pavarësia.
Derisa 28 Nëntori nuk bënë pjesë në kalendarin zyrtar të festave në Kosovë, aty ka data të tjera që shënohen me festë dhe ditë pushimi, por që konsiderohen si të panevojshme.
Aktualisht shteti i Kosovës ka 11 festa zyrtare: Vitin e Ri, Krishtlindjet Ortodokse, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Ditën e Kushtetutës, Ditën Ndërkombëtare të Punës, Ditën e Evropës, Bajramin e Madh, Bajramin e Vogël, dhe Krishtlindjet Katolike.
Festat si Dita e Kushtetutës, Dita e Evropës, apo 1 Maji, po konsiderohen të panevojshme në Kosovë, që të jenë festa zyrtare dhe në të njëjtat të jenë ditë pushimi. / KultPlus.com
Ti në kanape tani dremit Ndofta gjumi ende s’të ka zënë, Abazhuri mbi qerpikë ndrit Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Para teje ndal mendimi im: Jemi dashuruar edhe sharë Jemi ndarë shpesh në udhëtim, Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë. Të kam pasur ëndërr çast e orë, Ëndërr të trishtuar dhe të mire Po të jem vërtetë një Pitagorë Ti je teorema më e vështirë… /KultPlus.com
“Poezia, praa, si u paa, (e prandej deshtme ktû me folë pak si gjatë mii burrim t’sajë), âsht jehi i shpirtit t’nierit: pse ajo, n’gurrë t’vet s’âsht tjeter veç se nji fshâme qi ep shpirti, kuur kndellet n’ shkelxim t’rrezeve t’bukuriës. E tujë kênë se shkelximi i bukurtës i tfaqet nierit mas gjênjes s’shpirtit, a se mas zhdrivillimit t’mêndjes e t’shies estetetike t’tii: t’gjith nierzt nuk e kuptojnë bukuriën si nji nji: çiltas duket se shpirti i nji popullit, njifet mâa s’mirit prejë Poeziës popullore.”
Në vigjilje të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) u mblodhën sërish në Prishtinë, për të prezantuar ekspozitën e radhës, “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në dokumente arkivore”.
Të pranishëm në këtë aktivitet të zhvilluar në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ishin drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, homologu i tij, Bislim Bislimi, studiues, përfaqësues të institucioneve bashkëpunëtore dhe qytetarë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Bido theksoi se bashkëpunimet e këtyre përmasave, përkojnë me vizionin e kësaj date historike për një Shqipëri të bashkuar.
”Në këtë vigjilje të Ditës së Flamurit, që është edhe dita kur në mënyrë të vijueshme shqiptarët treguan se janë bashkë, të jemi sot në Prishtinë e nesër në evenimentet që do të organizohen në Tiranë, për të kremtuar Shqipërinë e pandarë nga kufijtë e imponuar prej të tjerëve, kufijtë artificialë politikë. Nesër do të festojmë ditën e Skënderbeut, të Pavarësisë, do të festojmë 28 nëntorin e Adem Jasharit, që po ashtu dha jetën për shqiptarinë”, u shpreh kreu i DPA-së.
Më tej, Bido shtoi se kremtimi i përbashkët i këtyre ngjarjeve me rëndësi kombëtare, dëshmon se nuk ka kufij kulturorë në hapësirën shqiptare.
“Komiteti është një nga organizatat politike më të mëdha që është krijuar ndonjëherë në trojet shqiptare, me përbërje të shqiptarëve të të gjitha trojeve, që ngritën zërin për Kosovën e shqiptarisë që ndodhej nën syrgjynosjen e Jugosllavisë. Është kënaqësi që sot përkujtojmë punën e palodhur të këtyre burrave dhe grave që mundësuan që identiteti shqiptar të mbijetonte në kushtet më të vështira të trevave të pushtuara. Janë themelet mbi të cilat Kosova do të ishte e pavarur 100 vite më vonë. Sot, kur shqiptarët gjenden në periudhën më të mirë të ekzistencës së tyre kombëtare, institucionet tona janë bashkarisht për të kremtuar këto data të rëndësishme të historisë kombëtare, që nuk kanë kuptim po u vendosëm kufij politikë. Nuk ka kuptim t’i ndjekim ata që tentojnë të krijojnë identitete të reja, shqiptariste ose kosovariste, në rrugët qorre që bëjnë”, përfundoi Bido.
Në fjalën e marrë, Bislimi vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me DPA-në dhe nënvizoi se përmes ekspozitave të paraqitura, festat kthehen në momente reflektimi mbi idealet kombëtare. “Po takohemi sërish, pas katër ditësh, për të prezantuar një ekspozitë të radhës me një tematikë kuptimplotë. Kthimi në kujtesë i punës dhe i kontributit historik të Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ përmes dokumenteve arkivore, është padyshim është një gjetje e rëndësishme për t’i kthyer festat e nëntorit të lavdishëm të shqiptarëve në momente reflektimi për secilën nga veprimtaritë e rëndësishme që lanë gjurmë dhe përjetësuan idealet kombëtare,” tha Bislimi.
Materialet dokumentare dhe fotografike të ekspozuara ilustrojnë angazhimin dhe kontributin e anëtarëve të Komitetit në drejtim të mbrojtjes së shtetit të pavarur shqiptar dhe arritjes së lirisë së Kosovës.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë./atsh/KultPlus.com
Personat optimistë kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë sesa ata që kanë një qasje më negative ndaj jetës, ka gjetur një studim amerikan.
Njerëzit pozitivë kishin më shumë gjasa të jetonin deri në moshën 85 vjeçare ose më shumë.
Teoria është se optimistët mund ta kenë më të lehtë të kontrollojnë emocionet dhe kështu të mbrohen nga efektet e stresit.
Studiuesit thanë se pesimistët mund të përfitojnë duke bërë gjëra të tilla si imagjinata e një të ardhme, ku gjithçka rezulton mirë.
Studimi përdori dy grupe ekzistuese të njerëzve të rekrutuar për studime të ndryshme – 70,000 gra në Studimin e Shëndetit të Infermierëve dhe 1.500 burra në Studimin e Shëndetit të Veteranëve, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit vlerësuan nivelet e tyre të optimizmit, si dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm. Ata gjithashtu janë pyetur në lidhje me stërvitjen dhe dietat, si dhe sa shumë pinë duhan dhe alkool.
Mesatarisht, burrat dhe gratë më optimiste kishin një jetëgjatësi më të gjatë prej 11-15%, dhe kishin më shumë gjasa të jetonin në 85 krahasuar me grupin më pak optimist.
Ndërsa dihet shumë për faktorët e rrezikut për sëmundje dhe vdekje të hershme, shumë më pak kuptohet për ato që studiuesit i quajnë “faktorë psikosocial pozitivë” që mund të mundësojnë plakjen e shëndetshme./ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.
Rama u shpreh se “nesër është përvjetori i 111-të i Pavarësisë sonë dhe besoj që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por po kështu edhe rajoni nuk ka qenë kurrë më mirë”.
Ai tha se edhe Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë shumë më tepër për të ndjerë për të qenë shumë më mirë.
“Kemi sfida që shtrihen përpara nesh dhe jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon, pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë që është kaq e ndërlidhur, na duhet të mësojmë dhe të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit dhe botës. Në të kundër të bësh njërën pa tjetrën nuk funksion”, tha kreu i ekzekutivit në një lidhje direkte nga Vlora.
Rama vuri në dukje se “kemi probleme për të zgjidhur. Kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ai shtoi se “kjo copëz politike më e vështira deri më sot në rajon, ka treguar se është vërtetë e domosdoshmëri. Në të kundërt kanë ndodhur hapa pas e mangësira, të cilat do të vazhdojnë të ndodhin”.
“Në kontekstin më të gjerë, në kuadër të agresionit rus në Ukrainë, dhe së fundmi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk përqendrohemi dhe punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë kufijve të rajonit tonë”, deklaroi kryeministri Rama.
Më tej, Rama deklaroi se çështja mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zgjidhet përfundimisht me njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes.
“Ne jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend shumë fetar, ku myslimanët e të krishterët jetojnë në harmoni dhe deri më tani ky ka qenë aseti ynë fantastik, si një bazë për një shoqëri tolerante. Ja pse besoj pse lufta midis Izraelit dhe Hamasit është vërtetë e rrezikshme, sepse Hamasi dhe të tjerë që e mbështesin Hamasin janë agjentë të vërtetë kaosi dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme, mundet të ndikojë edhe rajonin tonë, në qoftë se nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë gjërat në mënyrën e duhur për ta mbajtur kaosin jashtë dhe parandaluar që konflikti të na përfshijë të gjithëve”, shtoi ai.
“Kjo situatë që është përmirësuar shumë nëse marrim në konsiderate që deri 10 vjet më parë ne nuk flisnim as me njëri-tjetrin, duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe praktikisht me paqen përfundimtare”, nënvizoi Rama.
Kryeministri solli në vëmendje se “ajo çfarë ndodhi në ngjarjen tejet tragjike pak muaj më parë, ishte absolutisht një shenjë shumë e fortë dhe një kambanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u bërë një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Është shumë e qartë përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë drejtpërdrejt në veprimet kriminale, por edhe përgjegjësi e Beogradit i cili nuk e dënoi, por në të kundërt shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Megjithatë, edhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, e përshkallëzimeve, por të trefishojmë përpjekjet për t’u normalizuar dhe të bërë paqe”./rtk/KultPlus.com
Santino de Bartolo është një arbëresh i cili do të jetë i pranishëm në koncertin e 28 Nëntorit, ndërkohë që Shqipëria feston 111 –vjetorin e pavarësisë së saj, por do jetë i pranishëm edhe në festivalin e dhjetorit.
Ai ishte i ftuar këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku ka dhuruar edhe një performancë shumë të bukur në shqip.
Kitaristi tha ndër të tjerat se do donte të mësonte shqip, ndërsa ka zbuluar se ka bërë tatuazh simbolin tonë, shqiponjën.
Ai gjithashtu ka treguar se përse është bërë pjesë e festivalit të dhjetorit
“Ishte një ide e improvizuar e imja, kisha dëshirë të merrja pjesë në festivalin e këngës. Kjo është një aventurë, është një fitore për mua të jem pjesë në këtë festival”, tha De Bartolo./euronewsalbania/ KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot në ‘Ditën e Forcës’ ka thënë që kjo është një ditë e veçantë për të nderuar guximin e pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës.
Këto fjalë Rama i ka thënë përmes një postimi në facebook.
“Urime Dita e Forcës Kosovë! Me krenari dhe respekt, festojmë Diten e Forcës, Ushtrisë së Kosovës! Një ditë e veçantë për të nderuar guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të ushtrisë, të cilët me krenari mbrojnë vendin tonë. Jemi krenarë me FSK-në”, ka shkruar Rama./KultPlus.com
Një nënë australiane bëri gabimin e madh duke shitur një vepër arti për 200 dollarë para se të kuptonte se në fakt vlen 10 herë më shumë.
Sarah Bonner, nga Gold Coast, zbuloi se fillimisht kishte listuar pjesën abstrakte bardh e zi për 100 dollarë në Facebook Marketplace.
“Ai mbërriti vonë pasdite. Ai bisedoi dhe ishte vërtet i këndshëm”, tha nëna për Buletinin Gold Coast.
Megjithatë, të nesërmen, Bonner u informua nga dikush që e kishte parë reklamën e saj në internet se vlera aktuale e pikturës ishte 200,000 dollarë.
Duket të jetë një nga 200 veprat e koleksionit të Soulages të vitit 1957, “Lithografia nr. 3”, nga artisti dhe skulptori shumë i njohur francez Pierre Soulages.
Ai njihej gjithashtu si “mjeshtri i të zezës” dhe fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar.
Ndërsa nuk dihet se sa pagoi fillimisht vendasja e Gold Coast për këtë pjesë, ajo i tha medias në Queensland se absolutisht do ta kishte rritur çmimin nëse do ta dinte origjinën e saj të vërtetë.
Në mënyrë të ngjashme, disa vite më parë, një grua bleu një pikturë për 4 dollarë në një dyqan të parave në New Hampshire, vetëm për të kuptuar se vlente 250,000 dollarë. / KultPlus.com
Këngëtarja Rita Ora është takuar së fundmi edhe me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqirin, shkruan KultPlus.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.
Mundësia për bashkëpunime në fushën e filmit dhe muzikës ishin temat kryesore në këtë takim.
Postimi i plotë nga MKRS:
“Rita Ora dhe Taika Waititi në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.
E pranishme në këtë takim ishte edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, si dhe anëtarë të kabineteve qeveritare.
Gjatë takimin folën për fushën e artit dhe kulturës në Kosovë. U diskutuan planet e Qeverisë për zhvilluar industrinë e filmit vendor si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që Kosova ka me vendet e saj partnere në fushën e filmit. U trajtuan edhe mundësitë e format e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare jashtë vendit, përmes artistëve, muzikantëve e regjisorëve të rinj”, thuhet në postim. /KultPlus.com
Për nderë të 111 vjetorit të Pavrësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor Filarmonia e Kosovës do të mbajë “Koncertin me klasikët shqiptarë”, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Përgjatë kësaj mbrëmjeje do të interpretohen këngët e artistëve shqiptarë, nën shoqërimin e Orkestrës Harkore të Filarmonisë, Oktetit vokal të meshkujve, Ansamblit “New Born”, dhe sopranos Zana Abazi Ramadani.
Koncerti mbahet në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në ora 20:00/KultPlus.com
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes platformës X, ka përgëzuar Kosovën për mënyrën sesi po i qaset problemit të ngrohjes globale duke krijuar stimuj për investime të gjelbra.
Rohde është shprehur se reduktimi i ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicion.
”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra”, ka shkruar ai. / KultPlus.com
Në ambientin e Fakultetit të Edukimit sot u hap ekspozita me titull “Murali dhe grafiti me motive nga Prishtina e vjetër në pikturë” e organizuar nga kritiku i artit Ilir Muharremi, ndërsa kuratore e ekspozitës është artistja Albana Krasniqi.
Në ekspozitë janë prezantuar punime me motive nga Pristhina e viteve ’30,’40, ’50, dhe ’60… Qëllimi i kësaj ekspozite është të ruhet arkitektura e vjetër e kryeqyteti, mos të shkatërrohet trashëgimia kulturore e arkitekturës.
Sipas organizatori Muharremi, ekspozita ishte e domosdoshme për shkak se nëpër qytetet tona në formë brutale janë shkatërruar shtëpitë e vjetra të cilat është dashur vetëm të restarohen.
Ndërsa, kuratorja Krasniqi tha: “Është një frymë e viteve ’30,’50, ’60.. të kthen në kohë dhe artistët kanë punuar në forma realiste, impresioniste pikturat të cilat ngjajnë me dukjen e muralit”. Sipas saj, dominojnë ngjyrat neturale si gri derisa disa artistë kanë përdorë edhe ngjyra të ngrohta si e verdhë, portokalli duke u kujdesuar për imazhin e arkitekturës së vjetër të saj kohe. “Piktori është i lirë ta shprehë motivin dhe liria e tij kufizohet brenda konceptit”, tha kuratorja.
Ekspozita është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe do të jetë e hapur një javë. Artistët pjesëmarrës janë: Gentiana Kutllovci, Ajshe Ramadani, Diellza Gegollaj, Besnik Kabashi, Edona Osmani, Donjetë Gashi, Erjon Osmanaj. / KultPlus.com
Shkrimtari irlandez, Paul Lynch ka fituar çmimin “Booker” të Britanisë për trillim me romanin e tij distopian “Prophet Song”, një vepër e përshkruar nga gjyqtarët si “shpirt shkatërrues”.
Është një përrallë për luftën e një gruaje për të mbrojtur familjen e saj ndërsa Irlanda shembet në totalitarizëm dhe luftë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Shkrimtarja kanadeze Esi Edugyan, e cila kryesoi panelin e gjykimit, tha se libri është “një triumf i tregimit emocional dhe i guximshëm” në të cilin Lynch, “pret bëmat e gjuhës që janë mahnitëse për t’u dëshmuar”.
Lynch, 46 vjeç, kishte qenë favoriti i prestigjiozëve për të fituar çmimin prestigjioz, me vlerë 50 mijë euro, i cili zakonisht sjell një rritje të madhe në shitje. Libri i tij mundi pesë finalistë të tjerë nga Irlanda, MB-ja, ShBA-ja dhe Kanada, të zgjedhur nga 163 romane të paraqitura nga botuesit.
“Ky nuk ishte një libër i lehtë për t’u shkruar”, tha Lynch pasi iu dorëzua trofeu i “Booker”. “Pjesa ime racionale besonte se po e dënoja karrierën time duke shkruar këtë roman, megjithëse duhej ta shkruaja librin gjithsesi. Ne nuk kemi zgjedhje në çështje të tilla”.
Lynch e ka quajtur “Prophet Song”, romanin e tij të pestë, një përpjekje për “ndjeshmëri radikale” që përpiqet t’i zhysë lexuesit në përvojën e të jetuarit në një shoqëri në kolaps. / KultPlus.com
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në sallën e Kuvendit në kuadër të veprimtarisë “25 vite Kushtetutë”.
Në fjalën e tij, Begaj tha se parimi i shtetit të së drejtës është një nga elementet themelorë të sanksionuar në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Sipas tij, ky parim përbën një kusht të domosdoshëm për funksionimin e një shoqërie të lirë për paqen, mirëqenien, kulturën solidaritetin shoqëror dhe respektimin e vlerave të demokracisë.
“Po kaq me rëndësi është edhe parimi i ndarjes së pushteteve dhe balancimi i tyre që përbën thelbin e ekzistencës dhe mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës. Kushtetuta jonë arriti t’i paraprijë dhe të parashikojë procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë që lidhet ngushtësisht me parimin e së drejtës dhe sovranitetit shtetëror. Përmes kësaj Kushtetute u arrit të sanksionohen dispozita të rëndësishme që vendosin parimet bazë për përgatitjen dhe legjitimitetin e integrimit të Shqipërisë në aleancat ndërkombëtare duke i çelur rrugën anëtarësimin në NATO dhe procesit në integrimit në BE”, deklaroi ai.
Ai theksoi se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë me reformat që ka ndërmarrë, ndërsa veçoi reformën në drejtësi.
“Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 sollën ndryshime në sistemin e drejtësisë si dhe në formimin e organeve ekzistuese dhe krijimin e strukturave të reja me qëllim forcimin e pavarësisë dhe rritjen e llogaridhënies së organeve të drejtësisë. Referuar progres-raportit të këtij viti, Shqipëria ka bërë hapa pozitivë me reformat që ka ndërmarrë sidomos me reformën në drejtësi e cila po jep rezultate të dukshme duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pavarësisht arritjeve sot sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të madh të çështjeve që gjykata ka në shqyrtim”, u shpreh Kreu i Shtetit.
Begaj theksoi më tej se të gjithë ne kemi përgjegjësinë dhe detyrën që jemi garant të Kushtetutës dhe normave themelore që ajo pasqyron.
Sipas tij, respektimi i saj ndihmon si në rritjen e cilësisë ligjvënëse ashtu edhe të kontrollit kushtetues.
“Sot është dita për të vlerësuar edhe kontributin e Gjykatës Kushtetuese. Drejtësia kushtetuese dhe roli i kësaj gjykate ka ndihmuar në tre drejtime që ka të bëjë më parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e sigurisë juridike, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut”, nënvizoi Presidenti.
Gjithashtu, Begaj vuri në dukje se “kemi shumë punë për të bërë sidomos në drejtimin e integrimit në BE që mbetet objektivi ynë madhor dhe parësor”.
“Progresi është i vazhdueshëm, por edhe me sfida të reja për të cilat kërkohet angazhim maksimal nga institucionet për harmonizimin e plotë të legjislacionit tonë të brendshëm me atë të Bashkimit Europian dhe nxitjen e reformave të nevojshme në të gjitha fushat për të finalizuar sa më shpejtë anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Presidenti.
Aktiviteti i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë për “25 vite Kushtetutë”, Foto: Florian Abazaj. / atsh / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar kazermën “Adem Jashari” në nder të “Ditës së Forcës”.
Fillimisht ai ka uruar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për “Ditën e Forcës”.
Për FSK’në, Kurti tha se është forcë e bashkimi dhe krenarisë tone, teksa ka shtuar se FSK është trashëgimtare e UÇK’së.
“Është një ditë e gëzimit, kur në të njëjtën kohë i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuar por edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi ushtrinë tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj, kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, e kemi të qartë se FSK është trashëgimtare e UÇK’së dhe nesër e kemi 28 nëntorin, që e shënojmë në kujtrime të trinisë – flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë e të Adem Jasharit në Prekaz”, tha ai. / Express / KultPlus.com