Akademi përkujtimore në qytetin e Shkupit, me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së Teki Dervishit

Te premten me datë 28 qershor në ora 14.30, ne Qendrën Informative Kulturore ne Shkup Sallonin 19”19, do të organizohet manifestimi kulturor “ Teki Dervishi korifeu i letërsisë shqiptare ”

Kjo akademi përkujtimore mbahet me rastin e tetëvjetorit te vdekjes se Teki Dervishit dhe organizohet na grupi joformal Odisse dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kultures se Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmares do te jenë kritik letrar, aktor, miq dhe dashamirë te poetit , shkrimitarit, publicistit dhe dramaturgut te mirënjohur Teki Dervishi, te cilët me fjale rasti do të përkujtojnë krijimtarinë letrare të Teki Dervishit./ BotaSot/ KultPlus.com

Nesër në TKK mbahet akademi përkujtimore për artistin Blerim Peci

Nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të dielën (09.12.2018), duke filluar nga ora 18:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të organizohet akademia përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci.

Aktori Blerim Peci ka ndërruar jetë më 9 dhjetor 2017. Blerim Peci ishte i njohur për një varg serish humoristike, përfshirë këtu edhe serinë televizive “Vikendi”./ KultPlus.com

Gjilani me akademi përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova

Si sot më 21 dhjetor 2006, nga një sëmundje e rëndë pati ndërruar jetë presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.

12 vite pas, presidenti historik vazhdon të kujtohet me shumë mall nga populli i tij dhe bashkëpunëtoret e tij. Kësisoj, me këtë rast sot në Gjilan, nën patronazhin e kryetarit të kësaj komune Lutfi Haziri, mbahet akademi përkujtimore në shënim të përvjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo akademi mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit-Salla e Teatrit sot dot e diel 21 janar, me fillim nga ora 16:00./ KultPlus.com

Akademi përkujtimore në 30 vjetorin e ndarjes nga jeta të Lasgush Poradecit

Klubi letrar “Metafora” që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë “Tradita”, organizon Akademinë Përkujtimore kushtuar gjeniut të letërsisë shqiptare, Lasgush Poradecit, shkruan KultPlus.

Akademia do të organizohet në 30 – vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit kombëtar, me ç’rast intelektualë të njohur, profesorë universitarë, studentë, veprimtarë të arsimit, të shkencës dhe të kulturës nga qyteti i Tetovës dhe më gjerë, do ta përkujtojnë jetën dhe veprën e poetit dhe shkrimtarit emblematik të letërsisë sonë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të edicionit të pestë të “Tetova feston nëntorin” dhe do të mbahet më 12 nëntor (e diel), në orën 18:00, në Klubin e artistëve “Oda” (Qendrën për kulturë të Tetovës). / KultPlus.com

Sot mbahet akademia përkujtimore për Shote Galicën

Heroina e popullit, Shote Galica sot do të përkujtohet në një akademi, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Akademia do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, duke filluar nga ora 11:00.

Shote Galica u lind në vitin 1895 në Drenicë. Ajo ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.

Në korrik 1924, pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924, luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e serbëve 22 anëtarë të familjes.

Më 3 korrik 1927, Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë, e braktisur nga qeveria e Zogut./ KultPlus.com

Akademi përkujtimore për Robert Elsie

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës sot do të mbajë një mbledhje komemorative për ndarjen nga jeta të albanologut Robert Elsie.

Kjo mbledhje komemorative do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave me fillim nga ora 10:00.

Ky është njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsie-t, njërit nga albanologët më të shquar të kohës sonë, studiues i gjuhës, i letërsisë, i historisë dhe të traditës shqiptare, përkthyes, hulumtues arkivash dhe dokumentesh të hershme, nga ato gjuhësore, historike, deri te zhvillimet më të reja të artit dhe të letërsisë sonë.
I lindur në Vankuver të Kanadasë në vitin 1950 ai do të njihet shumë herët me shqipen dhe me kulturën shqiptare dhe do t’ia përkushtojë gjithë jetën thesareve të saj. I konsideruar si një nga penat më aktive të përhapjes së kulturës dhe të trashëgimisë sonë në botë, veprimtaria e tij, e gjerë dhe e gjithanshme, është shtrirë në disa gjuhë botërore të cilat i zotëronte ai si një poliglot i vërtetë.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtar i jashtëm i së cilës ishte ai që nga viti 2000, duke konsideruar humbjen e tij të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta anëtarëve të familjes Elsie, miqve dhe dashamirëve të tij të shumtë në të gjitha trojet shqiptare.
Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut Robert Elsie, ASHAK do të mbajë një mbledhje përkujtimore në mjediset e Akademisë, më 4 tetor 2017, në orën 10./ KultPlus.com