Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

“Ne e dimë si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të fokusuar,” tha ajo në Berlin. “Por ne gjithashtu shohim me rritjen e shifrave, që po të mos i përmbahemi asaj që dimë për virusin, ne kalojmë në situata që janë shprehimisht të vështira.”

Merkeli foli përpara një takimi të rëndësishëm me liderë të landeve, të caktuar për të mërkurën, në të cilin ajo pritet të bëjë presion për kufizime më të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID-19./ KultPlus.com

Thirrja e Merkel-it për gjermanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka apeluar tek disiplina e qytetarëve gjermane në luftë kundër përhapjes së virusit Corona. “Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj”, u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.

“E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra”, pranon Merkel, por kjo do të jetë vetëm për një kohë të caktuar, e në fund të fundin njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë edhe për veten e tyre. “Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t’ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës.”, raporton DW, përcjell albinfo.ch.

Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë, tha Merkel. “Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë”, është shprehur kancelarja gjermane, e cila në video-mesazhin e saj javor ka vlerësuar kujdesin e gjermanëve që duke respektuar rregullat bënë që Gjermania të përballojë krahasimisht mirë pandeminë në gjysmën e parë të vitit.

Ajo vlerësoi edhe punën e zyrave të shëndetësisë, por theksoi, se nëse pandemia përhapet kaq shpejt, nuk do mund të identifikohen dot kontaktet. Që këtë javë po bëhet e qartë, se kemi arritur në “një fazë serioze të pandemisë”, tha Merkel. “Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti.”, shpjegon Merkel.

Pas një vere krahasimisht të relaksuar, para nesh qëndrojnë muaj të vështirë, tha Merkel. Tani duhet bërë gjithçka që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. “Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel./ KultPlus.com

epa08557302 German Chancellor Angela Merkel wears a face mask during a roundtable discussion on the fourth day of the ongoing Special European Council leaders’ summit, the first face-to-face meeting between EU statespeople held since the eruption of the ongoing pandemic of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus, in Brussels, Belgium, 20 July 2020. The heads of state and government discussed the bloc’s response to the pandemic and the new long-term budget. EPA/JOHN THYS / POOL

Reagimi epik i Angela Merkel, qesh kur pyetet nëse Trumpi e ka magjepsur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qeshur kur është pyetur nëse presidenti amerikan Donald Trump e ka magjepsur ndonjëherë.

Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani, të mërkurën deklaroi se kishte parë vetë teksa Trumpi kishte magjepsur Merkelin.

E pyetur për këtë koment, në konferencën e së premtes, Merkel u pa e befasuar nga pyetja duke kërkuar sërish sqarime nga gazetari, duke i thënë “Çfarë ka bërë ai (Trumpi)?”

Kur gazetari shtoi se Grenelli ka thënë se Trumpi “ka magjepsur” Merkelin, kancelarja gjermane u ndal pak dhe nisi të qeshte.

Më pas refuzoi të komentonte duke thënë se nuk preferon të flasë për bisedat private. / KultPlus.com

Gruaja më e fuqishme në botë jeton në një shtëpi të thjeshtë, Merkel: Mendoj për popullin

Është gruaja më e fuqishme në botë, mirëpo nuk është e dhënë pas luksit dhe markave të shtrenjta. Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila jo rrallëherë është vënë në fokus të mediave për shkak të jetës modeste që bën.

Merkel, përkundër të ardhurave nga pozita e rëndësishme që mban në shtetin gjerman, jeton në një banesë me qira në Berlin. Ajo bashkë me burrin e saj prof. Dr. Joachim Sauer, jeton në një banesë në katin e 4-të në Am Kupfergraben 6, në “Muzeun e Ishullit”, në një hapësirë prej vetëm 80 metrash katrorë. / KultPlus.com

Gruaja më e fuqishme në botë feston 66 vjetorin e lindjes

Në dhjetor të vitit të kaluar Angela Merkel u shpall gruaja më e fuqishme në botë nga revista prestigjioze ‘Forbes’, shkruan KultPlus.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

Sot, në 66 vjetorin e lindjes së Merkel, KultPlus ju sjell disa fakte pak të njohura rreth saj.

-Angela Merkel është gruaja me mandatin më të gjatë në Evropë. Ajo ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005.

-Angela është një bukëpjekëse dhe një kuzhinere eksperte.

-Gjyshi i saj ishte polak. Ludwig Kazmierczak lindi në Poznan, Poloni në 1896. Babai i saj gjermanizoi emrin e familjes në vitet 1930.

-Nofka e Angela’s është ”Mutti”, ose ”Mami”. Përkundër faktit se ajo nuk ka fëmijë, gjermanët i kanë vënë asaj këtë pseudonim.

-Ajo ka shumë frikë nga qentë. Angela u frikësua nga qentë pasi u kafshua nga një në vitet 1990. Vladimir Putin e dintë këtë kur lejoi qentë e tij në një takim me Merkel, disa vjet më parë.

-Ajo flet rrjedhshëm rusisht.

-Ajo është gruaja e vetme që zë pozicionin në seksionin e kimisë teorike të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Lindore.

-Angela mbajti mbiemrin e burrit të saj të parë. Burri i saj i parë ishte një fizikant, me të cilin Angela ishte e martuar për 5 vite. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer që nga viti 1998.

-Ajo është një impresioniste e shkëlqyer. Angela Merkel pëlqen të bëjë përshtypje tek liderët e tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putin, Papa Benedikti XVI, ish presidentin francez Nicolas Sarcozy etj./ KultPlus.com

Angela, Kristin dhe Ursula, tre gratë e mençura që po e shpëtojnë Evropën

Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të rimëkëmbjes ekonomike, të bazuar tek solidariteti, kundër rrënimit ekonomik dhe social të shkaktuar nga një pandemia e Covid-19, e cila kërcënoi t’i jepte një goditje fatale kohezionit në Bashkimit Evropian?

Përgjigja qëndron tek një treshe:Kristin Lagard, Ursula Von der Lejen dhe Angela Merkel, 3 gra me personalitete dhe prejardhje të ndryshme, por që secila në pozicionin e saj kryesor, diti të merrte vendimet e duhura dhe në kohën e duhur.

Tre gratë, në të 60-at e tyre, nuk prisnin të bëheshin “fanari ndriçues” i këtij momenti delikat. Mendohej se Merkel ishte në vitet e saj të muzgut politik. E konsumuar dukshëm pas 13 viteve në pushtet në Berlin, “dekania” e liderëve evropianë kishte njoftuar në fund të vitit 2018, se do të hiqte dorë nga një mandat i pestë si kancelare e Gjermanisë.

Von der Lejen, që disa muaj më parë u zgjodh presidente e Komisionit Evropian, ishte po aq e re sa Merkel, por kancelarja kishte më shumë përvojë. Ministrja jopopullore gjermane e Mbrojtjes, që u imponua si kryetare e ekzekutivit të BE-së nga krerët e shteteve dhe qeveritë, mori vetëm një mbështetje me rezerva nga anëtarët e Parlamentit Evropian.

Kristin Lagard, ishte gjithashtu tërësisht e huaja për qarqet e Brukselit, kur u propozua nga Emanuel Makron për të qenë drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane (ECB). Fakti që ajo është një grua, ishte domethënës në këtë përzgjedhje, në emër të barazisë gjinore për pozicionet kryesore në institucionet evropiane.

Ish-ministrja franceze e Financave, nuk kishte drejtuar më parë një bankë qendrore si paraardhësit e saj në Frankfurt; dhe nuk ishte as ekonomiste. A do ta dinte ajo si të reagonte në rastin e një krize? Ishte Lagard, ajo që pas një gabimi që i shërbeu si paralajmërim, u vendos në linjën e parë të mbrojtjes përballë krizës.

Më 18 mars, presidentja e BQE njoftoi se do të niste zbatimin e një plani masiv për të mbështetur ekonominë. Banka shpalli blerjen e 1.000 miliardë eurove borxhe të qeverive, dhe brenda disa muajsh pati një strategji që ishte më ambicioze se sa ajo e Rezervës Federale në SHBA.

Synimi ishte të lehtësohej presioni mbi normat e interesit, dhe të largohej rreziku i copëtimit të eurozonës. “Kohët e jashtëzakonshme, kërkojnë veprime të jashtëzakonshme”-tha ajo në atë kohë. Banka Qendrore shtoi përpjekjet e saj në fillim të qershorit, duke akorduar 600 miliardë euro shtesë.

Lagard ka mësuar leksionet e krizës së vitit 2008 në krye të një banke qendrore, që tani po përdor të gjitha burimet që ka në dispozicion. Merkelit i është dashur pak më gjatë që të reagojë. Por tani, ajo po e kupton më në fund se depresioni ekonomi në zhvillim e sipër, do t’i gjunjëzojë vendet e Evropës Jugore, dhe mund të kërcënojë ndjeshëm Tregun e Përbashkët Evropian.

E shtyrë në limitet e saj nga Gjykata e Lartë e Gjermanisë, që vuri në dyshim ligjshmërinë e veprimit të Bankës Qëndrore Evropiane, presidenca franceze e nxitin homologen e kujdesshme dhe të arsyeshme të vepronte dhe të thyente tabunë e solidaritetit financiar.

Bashkë me Emanuel Makronin, ajo po propozon tashmë një fond rimëkëmbje prej 500 miliardë eurosh, të huazuar në mënyrë kolektive nga Bashkimi Evropian, dhe të rishpërndara nga buxheti i BE-së tek vendet më të prekura.

Ishte kthesa e fortë e Merkelit, ajo që do t’i japë mundësi Von der Lejenit të luajë rolin e vet. Kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq që nga fillimi i krizës, duke bërë thirrje të vazhdueshme për bashkëpunim midis shteteve anëtare, dhe duke prezantuar që në fund të muajit shkurt programe të përbashkëta të blerjes se pajisjeve mjekësore mbrojtëse.

Ndërkohë më 19 mars, organizoi krijimin e rezervës së parë të përbashkët në historinë e BE-së të pajisjeve mjekësore të urgjencës. Ndërsa Parisi dhe Berlini e shohin të përshtatshëm bllokimin e eksporteve të maskave, për të shmangur zhdukjen e rezervave për vendet e tyre,  një Ursula empatike, u kërkoi ndjesë italianëve për mungesën e solidaritetit dhe reagimet egoiste të shteteve anëtare.

Pas marrëveshjes franko-gjermane të 18 majit, Komisioni Evropian i drejtuar Von der Lejen ndryshoi ndjeshëm qasje duke propozuar një plan të madh të rimëkëmbjes ekonomike, dhe rritur në 750 miliardë euro mbështetjen e BE-së ndaj vendeve anëtare.

Ky plan hodhi themelet për një union shëndetësor, duke propozuar mbrojtjen e industrive strategjike evropiane nga vendet e huaja, si Kina, përmes subvencioneve shtetërore. Ndërkohë, ai mobilizon fonde për kërkime mbi një vaksinë të disponueshme për të gjithë.

Secila në fushën e vet, dhe me një lloj përulësie, Kristin Lagard, Angela Merkel dhe Ursula Von der Lejen, kanë treguar vlerën e shtuar të Bashkimit Evropian kur ai ecën përpara i bashkuar, dhe i nxitur nga e njëjta ambicie. /Les Echos/ KultPlus.com 

5 masat e reja në Gjermani, gjoba deri 20 mijë euro

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë ka njofttuar masa të reja për të luftuar koronavirusin.

Merkel urdhëroi të gjithë qytetarët të mbajnë një distancë prej 1.5 metra largësi, duke paralajmëruar se kush nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet nga 250 euro deri në 20 mijë euro, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka faldëneruar 17 Landet për një politikë unike, si dhe qytetarët për zbatimin e rregullave.

Merkel e ka quajtur një “sukses të brishtë” atë që është arritur deri tani në Gjermani, e cila vijon të shënojë numër të vogël viktimash, duke shtuar se “nuk duhet të harrojmë se virusi është ende në ajër dhe ende s’ka vaksinë”.

Por, disa masa do të lehtësohen deri para 4 majit, kur do të merret vendimi i ardhshëm.

5 masat e reja:

1,5 m largësi mes njerëzve. Nëse nuk do zbatohet do zbatohen gjobat (250€-20.000€)

Do të zhvillohet një App për telefona që do instalohet me dëshirë dhe do të funksionojë për paralejmërim se kush mund të jetë i sëmurë.

Pas 4 majit hapje e shkallëzuar e shkollave. Një herë ata që janë para provimeve, diplomimeve dhe të shkollave do të kenë përparesi.

Dyqanet do të hapen nga java tjetër nën mbajtjen rigoroze të rregullave.

Parukeritë do të hapen pas javës tjetër, pasi të përpilojne një plan/ rregullor higjenik për trajtimin e klientëve.

School Resource Officer Donald Lee locks the gates of the Dr. Martin Luther King, Jr. Elementary School for Science and Technology, after all the students left, in New Orleans, Friday, March 13, 2020. Louisiana Gov. John Bel Edwards on Friday closed K-12 public schools across the state for roughly a month and banned gatherings of more than 250 people in an effort to slow the spread of the coronavirus. He said he also planned to postpone the presidential primary until June.(AP Photo/Gerald Herbert)

Merkel nuk ka koronavirus

Testi i kancelares gjermane, Angela Merkel për koronavirus ka rezultuar negativ, ka thënë një zëdhënës i saj, duke shtuar se liderja e Gjermanisë do të vazhdojë të kryejë edhe testime tjera.

Merkel, 65-vjeçare, ka hyrë në karantinë të shtunën, pasi ka qenë në kontakt me një doktor të infektuar.

Zëvendës-kancelari, Olaf Scholz ka thënë të hënën se Merkel ka shëndet të mirë dhe se është duke punuar nga shtëpia.

“Testi ka qenë negativ. Do të kryhen edhe teste tjera”, ka thënë zëdhënësi i saj.

Merkel ka marrë të premten një vaksinë kundër një bateri që shkakton pneumoninë, mirëpo më vonë ka hyrë në karaninë, pasi mjeku që e ka trajtuar ka qenë i infektuar me Covid-19.

Gjermania ka mbi 26,220 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 86 pacientë kanë vdekur. Radio Europa e Lirë / KultPlus.com

Dhjetë fakte për gruan më të fuqishme në botë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila konsiderohet të jetë gruaja më e fuqishme në botë, nuk është se dihet edhe shumë për jetën e saj private, shkruan KultPlus.

Në vijim mund të lexoni dhjetë fakte për këtë grua që është në krye të pushtetit tash e 15-të vite.

-Angela Merkel është gruaja me mandatin më të gjatë në Evropë. Ajo ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005.

-Angela është një bukëpjekëse dhe një kuzhinere eksperte.

-Gjyshi i saj ishte polak. Ludëig Kazmierczak lindi në Poznan, Poloni në 1896. Babai i saj gjermanizoi emrin e familjes në vitet 1930.

-Nofka e Angela’s është ”Mutti”, ose ”Mami”. Përkundër faktit se ajo nuk ka fëmijë, gjermanët i kanë vënë asaj këtë pseudonim.

-Ajo ka shumë frikë nga qentë. Angela u frikësua nga qentë pasi u kafshua nga një në vitet 1990. Vladimir Putin e dintë këtë kur lejoi qentë e tij në një takim me Merkel, disa vjet më parë.

-Angela Merkel është gruaja më e fuqishme në botë. Forbes e pozicionoi atë në vendin e parë, në mesin e 100 grave më të fuqishme në botë.

-Ajo flet rrjedhshëm rusisht.

-Ajo është gruaja e vetme që zë pozicionin në seksionin e kimisë teorike të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Lindore.

-Angela mbajti mbiemrin e burrit të saj të parë. Burri i saj i parë ishte një fizikant, me të cilin Angela ishte e martuar për 5 vite. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer që nga viti 1998.

-Ajo është një impresioniste e shkëlqyer. Angela Merkel pëlqen të bëjë përshtypje tek liderët e tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putin, Papa Benedikti XVI, ish presidentin francez Nicolas Sarcozy etj./gazetametro/ KultPlus.com

Një ndër gratë më të fuqishme në botë kryen vet blerjet për shtëpi

Angela Merkel mbetet një nga personalitet më të fuqishme politike, që arriti të mbajë postin e Kancelares Federale të Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa që 10 prilli 2000, kryetare e Unionit Demokristian të Gjermanisë(CDU).

Angela Merkel ka luajtur rëndësishëm në politiken Europiane prandaj me 31 Dhjetor 2014 u zgjodh personi i vitit nga revista prestigjioze NEW YORK TIMES. Merkel krahas kësaj mbetet një person modest dhe shumë njerëzor.

Aktori Jeton Zogjani e ka publikuar një fotografi të Merkel derisa shihet duke kryer blerjet në një super-market në Gjermani./ KultPlus.com

Çfarë tha kancelarja Merkel ditën e vdekjes së presidentit Rugova?

Në ditën e ndërrimit të jetës së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, 21 janar 2006, detyrën e kancelarit gjerman e ushtronte prej atëherë Angela Merkel. Kjo e fundit bëri një deklaratë për shtyp, ku krahas ngushëllimit shprehej se ishte e “shokuar” dhe e “hutuar” nga marrja e lajmit.

Nën udhëheqjen e tij “Kosova ka bërë hapa përpara drejt konsolidimit si vend demokratik, shtet të së drejtës, duke zhvilluar edhe ekonominë e tregut”, thoshte mes tjerash Merkel në Berlin gjatë 21 janarit. Principet e tij për demokraci dhe paqe “duhet të jenë pasqyrë për secilin që merr përgjegjësite e politikës në Kosovë.”

Gjatë kurimit të sëmundjes vdekjeprurëse, Ibrahim Rugova qëndroi disa kohë në spitalet gjermane.

Ndryshe, Kancelarja Merkel, është kundër të ashtuquajturit “Korrigjim i kufijve” me Serbinë përkatësisht kundër ndarjes së Kosovës, ashtu siç ishte kundër kësaj ideje edhe Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. “Korrigjimi i kufijve” është hedhur si ide nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa është kundërshtuar nga Gjermania dhe vendet e tjera mike të Kosovës./BS

Panairi i Frankfurtit: Merkeli dhe Macroni me apel për diversitetin kulturor

Në hapje të Panairit të librit në Frankfurt, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel premtuan se do të nxisin këmbimet kulturore dhe unitetin evropian.

“Sa më e varfër do të ishte Gjermania pa ndikimin e kulturës franceze, dhe sa më e varfër do të ishte Franca pa gjermanët?” Kancelarja gjermane, Angela Merkel e shtroi këtë pyetje në hapje të Panairit të Librit në Frankfurt, të martën në mbrëmje.

Ajo u bëri jehonë fjalëve të folura nga Presidenti francez Emmanuel Macron më herët në mbrëmje, që tha se “identiteti i gjuhës jeton përmes konfrontimit me gjuhë të tjera”. Franca është këtë vit e ftuara e nderit në Panairin e Librit të Frankfurtit, në panairin më të madh të librit në botë. Kjo është hera e dytë për Francën. 28 vjet më parë, kur Franca luajti një rol të rëndësishëm në panair, Evropa qe modeste dhe e ndarë, Muri i Berlinit ende nuk qe rrëzuar. Këtë e kujtoi Kancelarja Merkel kur me goditjen e çekanit e hapi Panairin.

Merkeli theksoi më tej rëndësinë bashkëpunimit gjermano-francez për Evropën, duke theksuar solidaritetin dhe miqësinë midis të dyja vendeve, që forcohet dhe përmes letërsisë. “Autorët mund të jenë krijues idesh dhe ndërtues urash”, tha ajo.

Kancelarja gjermane përmendi më tej “shkëmbimin kulturor” tradicional midis Gjermanisë dhe Francës, duke përmendur Hugenotët që erdhën në Berlin dhe faktin që poeti gjerman, Heinrich Heine jetonte më të shumtën e kohës në Paris.

Librat si armë

Në fjalën e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi populizmin në rritje dhe nacionalizmin në Evropë. Macroni foli për fuqinë bashkuese të letërsisë. “Ne luftojmë për librat tanë dhe për kulturën”, tha ai. “Pa kulturë, nuk ka Evropë. Librat janë arma më e mirë”, shtoi ai. “Asgjë nuk është më efektive se sa libri. Është gjëja më e vlefshme që kemi në botë.”

Presidenti francez me njohuri filozofike hoqi një hark të gjerë në histori, pas deri te Johann Wolfgang von Goethe dhe përkthyesi i tij tepër i ri francez, dhe theksoi miqësinë midis fqinjëve Gjermani dhe Francë. “Gjuha bëhet më e fortë, kur pranon botë përfytyrimi nga kultura të tjera”, tha ai në fjalën e tij prej gjysmë ore.

Duke theksuar rëndësinë e fjalës së shtypur, Macroni dhe Merkeli shtypën faqen e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut me një shtypshkronjë replikë të Gutenbergut, që u shpik rreth 600 vjet më parë në Mainz, pranë Frankfurtit. Kancelarja gjermane tha se na “nevojiten impulset intelektuale dhe krijuese që vijnë nga letërsia në të gjitha situatat”. “Një libër na fton të ëndërrojmë dhe na zgjeron horizontin.”

Merkeli e falenderoi Macronin, që në veprimet e para të tij pas marrjes së mandatit ai rihapi sërish në Francë gjimnazet bilinguale. Edhe kancelarja Merkel e hodhi vështrimin pas në histori dhe kujtoi Konrad Adenauerin, ish-kancelarin gjerman, i cili e quajti solidaritetin dhe miqësinë midis Gjermanisë dhe Francës si parakusht për një Evropë në paqe.

Macroni tha se të rinjtë duhet të jenë të lirë që të qarkullojnë midis vendeve dhe gjuhëve, se duhet të ekzistojnë universitete evropiane, të cilat të përpiqen të riafirmojnë Evropën mbi bazën e gjuhëve të ndryshme.

Për temën e unitetit evropian, të kërcënuar nga Brexit-i dhe forcimi partive euroskeptike të djathta si Alternativa për Gjermaninë, Merkeli e mbylli fjalën e hapjes të panairit me fjalët: “Çdo autor i panairit kontribuon për ta bërë Evropën më të fortë.”/DW

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të hapin Panairin e Librit në Frankurt

Margaret Atwood, Dan Brown dhe Nicholas Sparks janë ndër autorët dhe emrat më të mëdhenj që do të zbresin në Panairin e Frankfurtit, që do të hapet këtë të martë, ndërsa panairi më i vjetër i librit në botë po bëhet për brezin e Instagram-it, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Hapjen zyrtare të këtij panairi do ta bëj presidenti francez Emmanuel Macron së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pasi panairi i vitit të kaluar u përqendrua në mënyrat se si botuesit të përdorin teknologji të reja, si realiteti virtual dhe printimi 3D, këtë vit organizatorët po kthehen përsëri në fillimet e botimit duke u dhënë vëmendjen përsëri shkrimtarëve dhe lexuesve të tyre.

“Ekziston një dëshirë për t’i parë autorët, për t’i prekur ata në jetën reale”, tha zëdhënësja e panairit Katja Böhne para gazetarëve përpara ngjarjes pesëditore, që pritet të tërheqë më shumë se 270,000 vizitorë.

“Libri është më i gjallë se kurrë, “tha Böhne, duke përshkruar një prirje në rritje të adhuruesve që radhiten për të parë autorin e tyre të preferuar në një atmosferë si të “pop-koncerteve “.
Franca është shteti mysafir në këtë panair dhe do të sjellë më shumë se 180 shkrimtarë në Gjermani, duke përfshirë disa nga autorët më të njohur të gjuhës franceze në botë. Ndërsa shfaqja e përbashkët e Macron dhe Merkel në këtë panair vjen pasi udhëheqësi francez kërkon të forcojë partneritetin e dy vendeve në shtytjen e tij për reformat evropiane.

Panairi i Librit në Frankfurt është ngjarja më e madhe botuese në botë, duke mbledhur së bashku më shumë se 7,000 ekspozues nga më shumë se 100 vende të botës. Ndryshe, kjo ngjarje daton që nga mesjeta, e cila pati një zhvillim të hovshëm pas shpikjes së shtypshkronjës së Gutenbergut në Mainz./KultPlus.com