Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpallë ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të bëhen pjesë e një procesi specifik që përfshinë vlerësimin e veprave dhe artistëve nga një juri kredibile ndërkombëtare, mundësi që të bashkëpunojnë me ekipin kuratorial të Stacion – Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë dhe të marrin pjesë në ekspozitën vjetore të finalistëve të çmimit “Artistët e së nesermës” edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited. Pas kthimit nga SHBA artistët fitues bëhen pjesë e programit vjetor të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë me ekspozitën personale që shfaqet në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020, e përbërë nga Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Flaka Haliti, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2020 bazuar në propozimet e tyre premtuese dhe punën egzistuese. 

Laureta Hajrullahun është përzgjedhur në listën e ngushtë për projektin dhe qasjen e saj poetike ndaj çështjeve kritike të kohës sonë – si marrëdhënjet midis jetës sintetike dhe organike, natyrës dhe civilizimit, dhe qenieve njerëzore dhe teknologjisë – dhe konsideratën se çka sfidat shoqërore ose realitetet e reja që ato i sjellin. Në punën e saj, Hajrullahu i sheh mediat digjitale si tipar përcaktues të jetës bashkëkohore dhe mjet me të cilin mund të zbërthehen kufijtë midis botës fizike dhe asaj virtuale.

Laureta Hajrullahu (1997) ka lindur në Preshevë. Është artiste vizuale në fillim të karrierës së saj. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në të njejtin vend. Më pas, vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. 
Interesat artistike të Lauretës qëndrojnë në temat e privatësisë, gjinisë, intimitetit, ekosistemeve digjitale, udhëtimit në kohë, dritës artificiale dhe të ardhmet e pamundshme… Prandaj, ajo paraqet një larmi pikëpamjesh kritike mbi realitetin duke dekonstruktuar dhe vazhdimisht duke rikrijuar kufijtë midis botës virtuale dhe asaj fizike, duke përdorur media digjitale.

Finalisti i dytë është Shkamb Jaka, pikturat e të cilit me forma abstrakte dhe figurative përmbajnë imazhe të koduara që kanë të bëjnë me përvoja reale ose të imagjinuara, ose ato që ai i konsideron si “në mes”. Juria ishte e interesuar për procesin artistik të Jakës që përfshin dekonstruktimin e sjelljeve njerëzore dhe mënyrën e të menduarit dhe më pas “ri-materializimin” e tyre, kryesisht përmes mediumit të pikturës dhe së fundmi, me një masë humori, në film.

Shkamb Jaka është i lindur në vitin 1997 në Gjakovë. Në 2017 ai u zhvendos në Prishtinë për të studiuar pikturën në Fakultetin e Arteve në Univesitetin e Prishitnës, ku edhe diplomoj në vitin 2020. Gjatë studimeve ai ka qenë pjesë e disa ekspozitave grupore dhe ekspozitës personale “DisDeKodim” të mbajtur në “Menza Ramiz Sadiku” në vitin 2020. Puna e tij fokusohet në pikturë mirëpo hulumton edhe media të tjera.

Finalisti i tretë është Brilant Milazimi, pikturat figurative të të cilit duken edhe të afërta dhe të frikshme në përshkrimin e tyre të formave të zgjatura njerëzore brenda një hapësire të papërcaktuar ose disi të luhatshme. Duke u bazuar në rrëfime personale dhe kolektive, puna e Milazimit pasqyron një hulumtim të vazhdueshëm të zhvillimit shoqëror dhe politik të shoqërisë civile në Kosovë dhe asaj që ai e sheh si një “psikologji shoqërore” më të madhe të formuar nga sfidat rreth lirisë së shprehjes dhe lëvizshmërisë.

Brilant Milazimi është i lindur më 1994, në qytetin e Gjilanit, ku e kreu edhe shkollën e mesme profesionale të artit “Adem Kastrati” në drejtimin e pikturës. Diplomoi ne Fakultetit e Arteve në Prishtinë. Milazimi është një ndër themeluesit e “Hap” – komunitetit për art bashkëkohor, përbërë prej 4 artistëve, të cilët vazhdojnë të japin kontributin e tyre në drejtimin e artit bashkëkohor që nga viti 2017. 


Ekspozita e parë personale e Brilant Milazimit ishte “Woke” (2019) e mbajtur në “LambdaLambdaLambda”, Prishtinë, Kosovë. Ai, gjithashtu ka qenë pjesë e ekspozitave kolektive, në vitin 2020 me ekspozitën “Keeping the Balance” në Ludwig Museum, ekspozitë e përkohshme që paraqet rreth gjashtëdhjetë punime nga Art Collection Telekom dhe ekspozitën virtuale “Artistët në karantinë” organizuar nga Shtëpia e Evropës në Prishtinë ne bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.


Në vitin 2019 ka marrë pjesë në ekspozitat: “A Pristine Blind Date”, ekspozitë e realizuar si pjesë e punëtorisë mbajtur nga Petrit Halilaj dhe Elise Lamme; ekspozita “Artistët e Rinj”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës; Çmimi “Gursel Sylejmani”, Galeria e Arteve, Ferizaj; “External”, interevenim publik, instalacion në kuadër të “Hap”, përballë Galerisë Kombëtare. Në kuadër të “Hap”, në vitin 2018 ka realizuar intervenimin në hapësirë publike, instalacion/performacë, “You need we need!” në oborrin e Fakultetit të Arteve, Prishtinë dhe me 2017 si pjesë e ekspozitës “Emerge” në hapësirat e Fakultetit të Arteve, Prishtinë.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 do të shpallet me 11 dhjetor 2020 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2020. 

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York dhe The Trust for Mutual Understanding në New York. 

Qëllimi i çmimit “Artistët e së nesërmës”, i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artistët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”. 


Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë territorin e Kosovës.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2020 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.

Ekspozita do të mund të vizitohet nga të gjithë të interesuarit që gjatë vizitës ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje personale nga COVID-19, duke mbajtur maska higjenike, duke mbajtur dorëza apo pastruar duart në hyrje dhe duke respektuar distancën e rekomanduar nga vizitorët e tjerë gjatë vizitës në hapësirën ekspozuese. / KultPlus.com

“Stacioni” shpallë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmes”

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallë artistët e rinj që kanë aplikuar në konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2019, përcjellë KultPlus.

Artistët që kanë aplikuar në konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2019 janë: Melos Gashi, Fatbardha Goga, Shkamb Jaka, Arbnor Karaliti, Edona Kryeziu, Enkela Maxhuni, Brilant Milazimi, Butrint Morina, Shkurte Ramushi, Vernona Rrustemi, Sadie Tadi Suhodolli, Jetullah Sylejmani, Somer Şpat, Valdrin Thaqi, Yll Xhaferi dhe Dion Zeqiri.

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të shpallen më së voni deri më 4 tetor 2019. 

Anëtarët e jurisë të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 janë: Sezgin Boynik, Qëndresa Deda, Charles Esche, Adam Kleinman dhe Jelena Vesić.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezantime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë në ekspozitën e përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion – Qendrën për Art Bashkëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndrimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Qëllimi i çmimit “Artistët e së nesërmes”, i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të përzgjedhen nga juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 duke marrë për bazë shqyrtimin e portfolios artistike, arritjet profesionale, ekspozitat e mëparshme dhe potencialin e demonstruar të artistëve aplikues.

Tre finalistët e zgjedhur të çmimit do të shfaqin veprat e tyre në ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, që hapet me 6 nëntor 2019, në Klubin e Boksit në Prishtinë. 

Juria do të shpallë fituesin/en në mbylljen e ekspozitës të tre finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, që do të mbahet me 6 dhjetor 2019, në Klubin e Boksit në Prishtinë. Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Mbështetësit kryesor të “Artistëve të së nesërmes” 2019 janë: Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë. / KultPlus.com

Shpallet i hapur konkursi për çmimin “Artistët e së nesërmes”




Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka shpall të hapur konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2019 për artistët e rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare, thuhet në njoftim, transmeton KultPlus.com

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetët nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Afati i fundit për aplikim është 27 shtator 2019.
Rezultatet e konkursit do të shpallen më së voni deri më 4 tetor 2019.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2020, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2020.

Artistët që punojnë në fushën e artit bashkëkohor, që përfshijnë punën në pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, instalacion, fotografi, video, mediat e reja dhe art performues inkurajohen të aplikojnë. Artistët nuk mund të aplikojnë me punë në artet aplikative, dizajn, teatër, vallëzim dhe film artistik.

Mbështetësit kryesor të “Artistëve të së nesërmes” 2019 janë: Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) zyra në Prishtinë. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.

Për procesin e aplikimit dhe të dhënat tjera të detajuara drejtohuni tek linku mëposhtë. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/532992444109044/

Hapet ekspozita e finalistëve “Artistët e së nesërmes”, pas një muaji përzgjedhet fituesi

Gili Hoxhaj

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë mbrëmë hapi ekspozitën e çmimit Artistët e së nesërmes për vitin 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele – YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Punët e Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri erdhën mbrëmë të shtrira në Klubin e Boksit ndërsa si të tilla mbulojnë një rrafsh të gjerë të praktikës artistike aktuale në Kosovë, duke përfshirë, pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë. Punët ndajnë një interesim të përbashkët për marrëdhëniet mes kontekstit lokal dhe jetës bashkëkohore si dhe gjetjen e trajektores personale të procesimit të materialit dhe ambientit psikologjik të qyteteve kosovare. Një intimitet gjendet në shumë prej punëve, ndërsa implikimet janë shpesh shoqërore dhe politike.

Qëndresë Deda është artiste që punon përmes disiplinave të ndryshme, zakonisht duke vënë vetën në rol të objektit dhe subjektit, ndërsa mbrëmë punën e saj e kishte përfshirë në mediume të ndryshme, duke nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe kontrastet e tyre. Kur shfrytëzon fotografinë, ajo e trajton kamerën si pasqyrë. Edhe pse puna e saj duket të jetë personale dhe intime, ajo merret me fenomenet e rrethanave të menjëhershme.

Për KultPlus, ajo tha se në këtë ekspozitë prezanton një video ku ngrit pyetje e mesazhe të shumta ndërsa pjesa tjetër thotë se është skulpturë. Ajo ka paraqitur objekte që janë përdorur edhe në video e të cilat lidhen me historinë.

“Projekti ka ndryshuar që nga fillimi deri tash, fillimisht ka qenë propozimi për të paraqitur diçka më ndryshe por jam bazuar edhe në disa shkrime që kanë qenë të prezantuara edhe para dy viteve në ekspozitë, një prej tyre është “Story of the stones”. Po ashtu më ka interesuar edhe mënyra se si materialet funksionojnë me njëra- tjetrën, siç është guri më natyral dhe më i pagdhendur dhe xhami apo kubi. Kam provuar ta trajtojë njëjtë sikur gurin që është më i çmueshëm e po ashtu edhe gurin natyral”, tregoi Deda duke vazhduar të thotë se do donte që puna e saj të jetë më përjetuese dhe që çdokush që e sheh ekspozitën t’u përgjigjet pyetjeve që janë paraqitur në video duke i lidhur objektet me historitë personale.

Njëri nga finalistët e tjerë, puna e të cilit ka zënë vend në ekspozitë është Dion Zeqiri. Praktika e Dion Zeqirit është pikënisje e përvojës së tij personale. Ai ka punuar për të fuqizuar subjektet që përfshijnë emocione aktuale apo kushte fizike, duke hapur interpretime të reja rreth rrethanave dhe dukurive.

Puna për ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 trajton transformimin e hapësirës urbane si rezultat i ndërtimit të keq si dhe shumë faktorë të tjerë. Këto situata bëjnë që objekti, hapësira, shenjat e trafikut, dhe gjëra të tjera të mos shfrytëzohen për destinimin e tyre themelor.

“Deterritorializimi” dhe zhvendosja e tyre në kushte të tjera, tregon interpretime të ndryshme. Zeqiri tha se “Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë” e ka një përmbajtje më të bujshme që duhet të kesh disa kritere që të mund të ekspozohesh brenda saj, kështu që ai thotë se ndihet shumë mirë që ka arritur të jetë pjesë e finalistëve të kësaj gare.

“Koncepti e trajton një problematikë të hapësirave të qytetit ku kryesisht janë disa hapësira që janë projektuar dhe destinuar për një funksion të caktuar dhe më pas e kanë ndryshuar funksionin. Kryesisht ka raste kur parkingjet para shkollave apo në disa lagje të Prishtinës janë shfrytëzuar edhe si parqe për fëmijët dhe kjo është një mënyrë se si është rifunksionalizu hapësira. Unë i kam marr ato objekte dhe i kam konservuar me ç’rast e kam bërë një lloj arkeologjie të qytetit, për të treguar se si këto hapësira nuk funksionojnë për qëllimin që e kanë pasur”, tregoi Zeqiri për KultPlus.

Në ekspozitën e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, është pjesë edhe artisti Altin Krasniqi.
Ai sjellë “Dyqani i pavarur tregtar” që shpërfaq raportet shoqërore, si dhe mjedisin shoqëror, ekonomik, politik e kulturor. Kjo praktikë ndonëse rrënjët i ka tek përvoja personale, shpërfaq gjithashtu edhe ndikimin kolektiv dhe raportet shoqërore në përgjithësi. Përtej një dyqani të vogël tregtar, kjo punë nuk kufizohet vetëm në hapësirat gravituese përreth dyqanit, por priret të i tejkalojë këto hapësira dhe të shfaqë aspekte të përgjithshme të karakterit shoqëror. Kjo punë shfaq pasojat dhe peripetitë në të cilat kalon një shoqëri tranzicionale. Këto pasoja janë më të ndjeshme në aspektin ekonomik. Këto dyqane, sipas artistit, paraqesin ndikimin kapitalist në shoqëri. Ai tha se për të pjesëmarrja në Çmimin “Artistët e së nesërmes” është përvojë shumë e re dhe goxha sfiduese.

“Ky është dyqani i babait tim që ka funksionuar si dyqan prej vitit 2000 deri në vitin 2013. Më pas unë kam filluar të futem brenda dyqanit dhe kur e kam shfletuar fletoren më ka tërhequr drejt hulumtimit ku tregon diçka të re si për mënyrën e ndërrimit të valutës dhe respektit që ka qenë mes nesh. Këto fletore më kanë kthyer shumë mbrapa. Ato tregojnë emrat e disa personave me ç’rast më ka intriguar shumë edhe ajo afërsia mes njerëzve”, u shpreh Krasniqi për KultPlus.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 këtë vit përbëhet nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet më 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmim kyç dhe i pavarur i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në New York./ KultPlus.com

Stacion hapë ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së Nesërmes 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë hapë ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2018. Ekspozita vjen më 5 nëntor në Klubin e Boksit në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele – YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjajshme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018

Punët e Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri mbulojnë një rrafsh të gjërë të praktikës artistike aktuale në Kosovë, duke përfshirë, pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë. Punët ndajnë një interesim të përbashkët për marrëdhëniet mes kontekstit lokal dhe jetës bashkëkohore si dhe gjetjen e trajektores personale të procesimit të materialit dhe ambientit psikologjik të qyteteve kosovare.

Një intimitet gjendet në shumë prej punëve, ndërsa implikimet janë shpesh shoqërore dhe politike.

Qëndresë Deda (1988) ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Dizajn Grafik (2008 – 2010). Aktualisht studion në Universitetin e Ljubljanës, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajn – Department i videos dhe mediave të reja.

Qëndresë Deda është artiste që punon përmes disiplinave të ndryshme, zakonisht duke vënë vetën në rol të objektit dhe subjektit. Kur shfrytëzon fotografinë, ajo e trajton kamerën si pasqyrë. Edhe pse puna e saj duket të jetë personale dhe intime, ajo merret me fenomenet e rrethanave të menjëhershme.

Lista e disa ekspozitaveve të zgjedhura individuale dhe kolektive: Çmimi Artistët e sënesërmës 2016 (finaliste) – Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, 2016, Do you want something sweet? – Obalne galerije Piran (ekspozitë kolektive) maj 2015, Bienalja e artit grafik Ljubljana (28 gusht – 3 dhjetor 2015), (Pjesa II) Program shkëmbimi i artistëve të rinj nga Kosova në Villa Romana – mars 2015, Çmimi Aristët e së Nesërmës (finalist) – GAK – 2014, Hajde, Here And There, solo, mars 27. 2014 – prill 25. 2014 – Qendra Kulturore Tobacna 001 – kurator: Alenka Trebušak,!, It Doesn’t always have to be beautiful unless it’s beautiful, Çmimi Muslim Mulliqi, Galeria e Arteve e Kosovës,30.05.2012 – 30.07.2012, kuruar nga Galit Eilat & Charles Esche, maj 2012, Prishtina, AFTERMATH – CHANGING CULTURAL LANDSCAPE – Tendencat e fotografisë të angazhuar bashkëkohore Post-Jugosllave, përzgjedhja e artistëve nga Kosova, Çmimi Gjon Mili, Galeria e Arteve e Kosovës, 13.09.2013 – 13.10.2013, kuruar nga Frits Gierstberg, Prishtina, Bienalja XV de la Mediterranée – Symbiosis – Selanik 2011, Alone together: photography and the other, D me Qendresa Deda – Projekt kuratorial nga Albert Heta – 16/12/2010 – 29/1/2011, Right Turn – Turn Right, kuruar nga Lulezim Zeqiri, Galeria Trafik, Prishtina, Ekspozitë personale në ECF (L’Espace Culturel Francais), Prishtina, Perspektiva 2010, kurar nga Erzen Shkololli, Tetris – Hapësira Manipuluese, Prishtina.

Puna e Qëndresë Deda e ekspozuar në ekspozitën e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 ka të bëjë me çështjet e identitetit, “hapësirë utopike” të lirisë, refuzimit, dhe të gjithë etiketimeve që mund t’i refuzosh, peshës së rëndë të çkado që mban me vete, rëndësisë së krijimit të hapësirës, dhe kur nuk ke hapësirë që përdor trupin-vetën si hapësirë.

Nga pjesët simbolike të imazheve, Qëndresë Deda ka ndërlidhur imazhin e “gurit”, që ka qenë metaforë për mitin e Sizifit dhe të peshës së rëndë me tekst, që ka qenë pjesë e ekspozitës para dy viteve, që për të ka një vend me rëndësi për pozitën në të cilën ajo qëndron në tash (si dhe të gjithë ne). Tjetërsinë që shihet në ne, profesioni, zhvendosja si dhe univerzalja me dëshiru dhe nevoja për liri.

Altin Krasniqi (1994) është artist që vepron në Kosovë. Në vitin 2014 Krasniqi ka përfunduar shkollën e mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Pejë, në drejtimin e pikturës. Duke vazhdur studimet në drejtimin “Pikturë dhe Arte Vizuele” nga viti 2014 deri në vitin 2017. Krasniqi ka marrë pjesë në koloni të shumta artistike dhe ekspozita kolektive ku ndër të tjera janë: “Jutopia” Soma Book Station, 2018, Prishtinë, Kosovë; ekspozita dhe çmimi “AR 2017″ Galeria Kombëtare e Kosovës. Altin Krasniqi ishte fitues i çmimit të dytë dhe pjesmarrës në punëtorinë “Urgjencat delikate” – Cittadellarte, Itali dhe Art House, Shkodër, Shqipëri.

Për ekspozitën e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, Altin Krasniqi tregon punën “Dyqani i pavarur tregëtar” që shpërfaq raportet shoqërore, si dhe mjedisin shoqëror, ekonomik, politik, kulturor.
Kjo praktikë ndonëse rrënjët i ka tek përvoja personale, shpërfaq gjithashtu edhe ndikimin kolektiv dhe raportet shoqërore në përgjithësi. Përtej një dyqani të vogël tregetar, kjo punë nuk kufizohet vetëm në hapësirat gravituese përreth dyqanit, por priret të i tejkaloj këto hapësira dhe të shfaqë aspekte të përgjithshme të karakterit shoqëror.
Ndonëse për nga paraqitja strukturore, formale e artistike puna tregohet përmes eksterierit, enterierit dhe elementeve të tjera përcjellëse nga aspekti përmbajtësor, kjo punë e tejkalon anën e paraqitjes formale dhe merr karakter të një realiteti të ri social. Kjo punë shfaqë pasojat dhe peripetitë në të cilat kalon një shoqëri tranzicionale. Këto pasoja janë më të ndieshme në aspektin ekonomik. Këto dyqane, sipas artistit, paraqesin ndikimin kapitalist në shoqëri.

Dion Zeqiri (1996) ka përfunduar studimet bachelor në dizajn enterier në Universitetin e Prishtinës (2018). Ai punon në një kompani të dizajnit si përpiluës i projekteve kreative. Dion Zeqiri ka filluar të pikturoj në shkollën fillore, në stile të ndryshme. Zeqiri punon me mediume të ndryshme si: instalacion, skulpturë, video dhe objekte të gatshme të gjetura, që në vazhdimësi kërkon të vë në pyetje ato objekte të gjetura për përkthimin e tyre në komunikim, që e bën gjuhën në shkallë shoqërore.
Ekspozita e parë e Dion Zeqirit ishte ekspozita personale “Rumination” (2018) e mbajtur në “Hapësira Motrat”, Prishtinë, Kosovë.

Praktika e Dion Zeqirit është pikënisje e përvojës së tij personale. Ai ka punuar për të fuqizuar subjektet që përfshijnë emocione aktuale apo kushte fizike, duke hapur interpretime të reja rreth rrethanave dhe dukurive.
Puna për ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018 trajton transformimin e hapësirës urbane si rezultat i ndërtimit të keq si dhe shumë faktorë të tjerë. Këto situata bëjnë që objekti, hapësira, shenjat e trafikut, dhe gjëra të tjera që nuk shfrytëzohen për destinimin e tyre themelor. Kur këto objekte, të cilat kanë pasë një funksion, edhe pse të njejtë në pamje, ato tashmë nuk përdorën për atë destinim. “Deterritorializimi” dhe zhvendosja e tyre në kushte të tjera, tregon interpretime të ndryshme.

Pyetjet gjithnjë e bëjnë Dion Zeqirin të hulumtoj esencën e dukurive, objekteve apo subjekteve. Për këtë ai thotë “Kur duhët të komunikoj, duhët të paraqes pyetje, dhe fillimi i pyetjeve është kur duhën të dhëna dhe mbledhja e njohurive të reja. Ato sjellin debat, formulojnë fjali të reja, citime të reja dhe elemente stukturore të shumë interpretimeve që kanë dhënë më shumë kontekst për punën”.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet me 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmim kyç dhe i pavarur i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në New York.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion – Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.
Qëllimi i çmimit “Artistët e së nesërmës”, i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artitët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizem dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyes ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor and për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Në vitin 2017, Bordi i the Trust for Mutual Understanding aprovoj kërkesën e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë qê çmimi “Artistët e së nesërmes” të kthehet në program qê organizohet çdo vit në Kosovë. Në vitin 2014 organizatorët e programit YVAA kishin vendosur qê çmimi Artistët e së nesërmes të organizohet çdo të dytin vit.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë teritorin e Kosovës.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” 2018 është përkahur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) zyra në Prishtinë. Çmimi është mbështetur edhe nga Drejtorati për Kulturë i Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG./ KultPlus.com

Prezantohen para publikut punët e tre finalistëve të çmimit ‘Artistët e së nesërmes 2017’ (FOTO)

Gili Hoxhaj

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka bërë mbrëmë hapjen e ekspozitës së finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes 2017”, e cila erdhi e kuruar nga Vala Osmani dhe Albert Heta, shkruan KultPlus.

Veprat e finalistëve Meriton Maloku, Enesa Xheladini dhe Jetullah Sylejmani, mbrëmë zunë vend në Klubin e Boksit në kryeqytet. Brenda mureve të vjetra të kësaj hapësire, veprat e tyre shprehnin një frymë bashkëkohore të artit.

Përgjatë korridorit jo dhe aq të gjatë në hyrje të kësaj ndërtese, vërehej një derë që hapej e mbyllej duke zbuluar kështu disa nga veprat e finalistit të parë, Meriton Malokut. Një mini-dhomë brenda mbante shumë dhoma të tjera, që vinin përmes pikturave të tij dhe pasqyronin vizionin e ndërthurjes së tematikave më aktuale të përditshmërisë. Këto piktura nuk ngjajnë në një madhësi strikte me njëra-tjetrën dhe pse në esencë përmbajnë të njëjtin koncept. Ai këtë punë e ka ndarë në dy pjesë, në dhoma dhe portrete.

“Koncepti është pak më i gjatë por teknikisht puna ndahet në dy pjesë, janë punë brenda dhe ajo jashtë. Jashtë kësaj dhome, e kam dizajnuar dhe punuar këtë dhomë këtu në hapësirë për t’iu përshtatur pjesës së jashtme. Është njëfarë zvogëlimi i dhomës dhe ndahet në dy pjesë: janë dhomat dhe janë portretet. Dhomat janë përsëritje të dhomave, dhomë në një dhomë. Në secilën janë një portret, një personazh që shfaqet por realisht nuk ka dritare në to. Ka lojë, përzgjedhje vizuale me balancu atë ndjenjën, ka absurditet. Mandej është përballja me portretin jashtë që shihet prej këtu e që rrin subtil dhe kush don e sheh, kush nuk don s’e sheh”, tha Maloku për KultPlus.

Në hapësirën më të madhe të Klubit të Boksit, sytë e të pranishmëve parakalonin para dy pikturave me një madhësi më të madhe, e që ishin ekspozim i punës së Jetullah Sylejmanit. Veprën e tij artisti e ka titulluar “Socekpresionizm” dhe ishte kolazh me pjesë të pikturave soc-realiste, përmes të cilave ai hulumton pyetjet civilizuese mbi burimet, luftën dhe demokracinë në një mënyrë të theksuar ambicioze vizuale.

“Në mesin e problemeve që mundohem t’i trajtoj unë është edhe problemi i socrealizmit, që ka qenë një art zyrtar i shteteve komuniste dhe i cili nuk u ka dhënë hapësirë artistëve që të punojnë jashtë këtij drejtimi, do të thotë nuk kanë pasur mundësi të punojnë në të gjitha drejtimet e artit të shekullit njëzet, siç është shembull ekspresionizmi, kubizmi etj. Kështu unë marr disa segmente, pjesë e copëza të veprave dhe mundohem të krijoj një vepër të frymës bashkëkohore, siç është ekspresionizmi”, tha Jetullah Sylejmani për KultPlus.

Në një mënyrë tejet të veçantë shfaqet edhe puna e arkitektes Enesa Xheladini. Vepra e saj e titulluar ‘…vijë, pikë, çarje!’, vjen e shtrirë përmes vizatimeve në fletore, ndërsa ajo që e ka intriguar në këto vepra është përkthimi i një imazhi minimal dy dimensional në një ndjenjë të caktuar.

“Konceptet e mia janë multidimensionale prandaj edhe po i quaj koncepte dhe jo vizatime sepse mund të përkthehen në forma të ndryshme: për shembull mund të përkthehet në skulptura me përmasa monumentale, apo në dizajn të bizhuterive apo dizajn të produksionit, shembull ndriçimet etj. Mund të përdoren sepse këto janë vetëm koncepte. Si të vizatohet muzika, frymëmarrja, ndjenja të cilat përjetohen nuk shihen, kjo ka qenë si sfidë si të përkthehen në vizatime diçka që është e brendshme, veç ndjenjë”, tregoi Enesa Xheladini për KultPlus.

Ekspozita do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 4 dhjetor, atëherë edhe kur shpallet fituesi i këtij çmimi, në Klubin e Boksit në kryeqytet./ KultPlus.com