Artistja braziliane Laura Dalla Vecchia, përdor natyrën si pikë qendrore të artit të saj.
Ajo merr atë që kanë për të ofruar pemët lokale, gjethet e tyre dhe i qëndis mbi to kafshët me ngjyra të ndryshme. Rezultatet janë mahnitëse dhe frymëzojnë një lidhje më të thellë me mjedisin që na rrethon.
Disa nga punimet e artistes Laura Dalla Vecchia./KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare e cila ka prekur majat e botës, Dua Lipa, ka mbajtur këtë vit një mbrëmje gala të organizuar nga Këshilli Atlantik dhe përfaqësoi Kosovën në nivelet më të larta diplomatike, sikurse të ishte në rolin e një ambasadoreje, shkruan KultPlus.
“Ne e kemi në gjene të lulëzojmë”, – ishte njëri prej mesazheve që Lipa u mundua të shpërndajë te të gjithë të pranishmit e famshëm që ishin në atë mbrëmje.
E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dua Lipa, pati një fjalim shumë emocionues, ku edhe pranoi një çmim “Artistja e shquar e vitit 2021”.
“Unë qëndroj përpara jush si një fëmijë i Kosovës, e lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam sot si mysafire e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush e keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë ajo.
Duke kujtuar edhe një herë problemet e jashtëzakonshme që Kosova ka me viza, Lipa rikujton që shteti i prejardhjes së saj është më i riu në Evropë, por nuk gëzon të drejta demokratike.
“Kosova është shteti më i ri në Evropë. Kemi vetëm 13 vite në rrugëtimin e tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha më tej 26-vjeçarja.
Duke mbështetur gjithnjë të rinjtë dhe duke përcjellur mesazhe shumë pozitive, Lipa përmbylli fjalimin e saj, me ç ‘rast bëri krenar një popull të tërë. /KultPlus.com
Nermin Shurdha, është një nga personazhet më të njohura në qytetin e Shkodrës. Ajo ka përfunduar studimet për ekonomi, por nuk e lënë pas dore pasionin e saj për artin. Një art të veçantë që në Shkodër, pak kush e praktikon. Ndryshe quhet vajza që pikturon muret.
Nermin Shurdha rrëfen për Report TV, se si e nisi rrugëtimin e saj në këtë zhanër 10 vite më parë, përcjell KultPlus.
“Muralet edhe pse bëjnë figurë, është më e lehtë për t’i vizatuar se sa në letër, sepse muralet mund të korrigjohen. Ishte diçka që më parë nuk bëhej në Shkodër fillova ta bëj në fillim tek njerëz të njohur, por më pas pati kërkesa dhe njerëzve u ka pëlqyer”, tha ajo.
Për të e rëndësishme është të ndjekësh pasionin dhe të lësh pas paragjykimet.
“Çdo person që kam pasur punë për të bërë murale, ma ka thënë bëj diçka por me iu përshtat temës, kësisoj pra motivet i ka zgjedh vetë, por ama ajo që e kam zgjedhur vetë 100 për qind ka qenë ‘puthja e Klimtit’. E kam veshur me veshje tradicionale të Malësisë së Madhe dhe është kthyer në pikë turistike tani, ka shumë kërkesa për ta vizituar”, tha ajo.
Ajo tregon se çdo javë pothuajse i pëlqen të eksplorojë natyrën dhe veçantitë e Shkodrës e më gjerë.
“Qyteti është monoton, është e nevojshme të dalësh për fundjavë. Shqipëria ka vende të bukura plot”, tha Shurdha.
Pasioni I saj për muralet, tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e bizneseve në Shkodër të cilët kontaktojnë Nermin Shurdhën për të zbukuruar ambientet e tyre dhe në këtë pikë zgjedh produkte 100 % shqiptare.
“Këtu tek ky lokal pronari më kërkoi të bëj një murale. Unë po bëj një lule të veçantë që quhet tulipani shqiptar dhe rritet vetëm në Kukës”, shtoi ajo.
Nermin Shurdha e sheh artin si një mënyrë për t’u arratisur nga realiteti dhe monotonia. Një gjë të tillë ua këshillon dhe të rinjve, që të mos qëndrojnë të mbyllur por të shprehin aftësitë e tyre, pse jo nëpërmjet artit. /shqiptarja/ KultPlus.com
Mbledhja e guacave dhe guralecëve është një prej hobive të artistes amerikan Anna Chan dhe vajzës së saj.
Ato të dyja jo vetëm që i mbledhin këto produkte kudo që kanë mundësi, por edhe krijojnë vepra arti prej tyre.
Chan është një dizajnere bizhuterie por si për shumë të tjerë, edhe puna e saj ishte zvogëluar gjatë mbylljes si pasojë e pandemisë me koronavirus. Për t’i kaluar këto ditë të vështira, ajo dhe vajza e saj 10-vjeçare kishin qëndruar për një kohë të gjatë në plazh, ku edhe filluan të mblidhnin guaca dhe të krijonin skulptura kafshësh prej tyre.
Chan ka thënë për “My Modern Met” se kjo punë i ka ndihmuar asaj dhe të bijës, për t’i kaluar më lehtë ditët sfiduese të mbylljes nga pandemia, transmeton KultPlus.
Ajo ka thënë se gjithçka nisi si një lëvizje për të kaluar kohë mirëpo që po vazhdon edhe më tutje. / KultPlus.com
Të gjithë e njohim shprehjen ”Një foto vlen sa një mijë fjalë”, por artistja Amrita Sethi beson se një fjalë vlen sa një mijë piktura.
Tre vite më parë, 40-vjeçarja ndërpreu një karrierë të suksesshme në botën e financës për t’u përqendruar në pasionin e saj, artin. E vendosur në Dubai, ajo nisi të bënte shpejt emër pasi krijonte vepra artistike nga zëri i saj.
“Dua që të hedh në letër emocionet që dalin nga zëri”, thotë ajo për mediet në Dubai, përcjell KultPlus.
Në momentin që ajo flet, një kompjuter prodhon imazhe përmes valëve të saj të zërit. Më pas, ajo printon formën abstrakte dhe vizaton mbi të për të krijuar një pikturë të frymëzuar nga kuptimi i fjalës apo frazës që ka shqiptuar. / KultPlus.com
Artistja Tracey Emin ka thënë se kanceri i saj është zhdukur pas disa operimeve të rënda që ajo ka bërë.
57-vjeçarja tha se ajo ia doli mbanë javën e kaluar kur skanimet e saj tre-mujore ishin të gjitha të qarta, transmeton KultPlus.
Emin u diagnostikua me një kancer të fshikëzës i cili u përhap shpejt vitin e kaluar.
“Nuk jam duke pikturuar sepse po përdor vullnetin tim për të qëndruar gjallë. Kjo është ajo që po bëj,” tha ajo.
Por ajo shtoi se gjatë viteve të ardhshme shpresonte të kthente energjinë e saj në pikturë, si dhe “të ishte e lumtur, duke buzëqeshur më shumë, thjesht duke shijuar jetën”.
“Asnjëherë nuk e kuptova sa doja të jetoja derisa mendova se do të vdisja”, tha ajo.
Emin, e cila është e njohur për artin e saj të sinqertë, rrëfyes, tha se ajo kishte hequr fshikëzën e saj, një histerektomi të plotë, uretrën e saj të hequr, nyjet limfatike, “gjysmën e vaginës sime hequr”, dhe një pjesë të zorrëve të saj hequr për të ndaluar përhapjen të kancerit.
Tracey Emine njohur për instalime të tilla si shtrati i saj i paprekur dhe çadra Everyone I Have Slept With, Emin po fliste për të hapur një ekspozite të përbashkët të punës së saj me piktura nga Edvard Munch më 18 maj, e cila ishte mbyllur nga Anglia këtë dimër. / KultPlus.com
Blinera R. Ibishi është artistja e parë që do t’i ekspozojë disa nga punimet e saj në hapësirat e Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, shkruan KultPlus.
OEGJK është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me artistë lokalë për t’i mbështetur në promovimin e punimeve të tyre, duke i ofruar hapësirat e Odës si hapësirë për ekspozim.
Në këtë institucion zhvillohen takime të shumta me biznese të rëndësishme kosovare dhe gjermane, me partnerë strategjik dhe me investitorë të huaj, ndërsa tani hapësirat e zyrave do t’i ofrojmë edhe për ekspozimin e artit lokal.
OEGJK çdo gjashtë muaj do t’i ndërrojë veprat e ekspozuara me punime të reja. Artistët e interesuar inkurajohen ta kontaktojnë Odën në [email protected]/ KultPlus.com