‘Jam paragjykuar për dialektin’, Shahini shfaqet e prekur: Kanë ofenduar gjithë veriun, jo vetëm Kosovën

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, duke folur për largimin e saj nga detyra, ka thënë se shumicën e kohës është ndjerë e paragjykuar me fyerje raciste.

Sipas saj, ish-deputetë dhe eksponentë të tjera brenda PD-së e kanë ofenduar dhe sulmuar duke marrë për bazë dialektin e saj.

Shahini e prekur ka thënë se kjo është diçka antishqiptare dhe se PD ka humbur pikë pasi ka elektorat të madh në veri të Shqipërisë, ku flitet në dialekt.

Gjithashtu, Besa Shahini ka thënë se në bindjet ideologjike ajo është më e majtë se Rama dhe PS. Sipas saj PS shqiptare nuk është një e majtë e vjetër dhe popuiste, por është më centriste se do të donte ajo.

“Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD. Dhe eksponentë të tjerë, analistë që bëjnë pjesë në PD. LSI më pak. Ata kanë shfrytëzuar një element të gabuar. Kanë ofenduar gjithë veriun e Shqipërisë jo vetëm Kosovën. Është antishqiptare. Kanë fyer dhe shumë votues të tyre. Ka qenë një keqkalkulikim duke bërë sulme për tema që nuk duheshin ngritur. Është ok të kritikohet puna, por jo ok të kritikohet personi dhe dialekti. Unë jam paragjykuar shumë. Nuk mund të thuash që prej dialektit do të thotë që s’di. Pse je nga Kosova nuk mund të marrësh vendime të rëndësishme në Arsim”. / Korrieri / KultPlus.com

Besa Shahini dorëhiqet nga posti i Ministres së Arsimit në Shqipëri

Kohë më parë Besa Shahini kishte paralajmëruar për një dorëheqje të mundshme nga posti i Ministres së Arsimit, ndërsa sot, Shahini e zyrtarizoj dorëheqjen e saj, shkruan KultPlus.

Ajo përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar për dorëheqjen, ku është shprehur se ndjehet me fat që ka pasur nderin të shërbej drejt përmirësimit të sistemit arsimor në Shqipëri, në vendin që sipas saj e ka dashur dhe e don edhe më shumë tani që e njeh çdo cep të saj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Shahinit.

Angazhimi im në Shqipëri filloi para tri viteve, kur përmes një telefonate, kryeministri më ftoi të takoj ekipin e tij për bashkëpunim të mundshëm me qeverinë shqiptare. Une isha aktiviste në Kosovë dhe kur advokoja për çështje të arsimit, merrja Shqipërinë si shembull që duhej ndjekur, për shkak se reformat që ishin ndërmarrë nga qeveria socialiste kishin dhënë rezultate të matshme pozitive.

Ndihem me fat që pata nderin të shërbej drejt përmirësimit të mëtejshëm të sistemit arsimor, në Shqipërinë që kam dashur shumë duke e parë nga jashtë, dhe e dua akoma më fort tani që e njoh çdo cep të saj. Nga Dibra në Durrës, nga Puka në Sarandë, kam takuar dhe dëgjuar mijëra mësues dhe nxënës, për të kuptuar se si sistemi arsimor mund të bëhet akoma më gjithëpërfshirës, më i barabartë e me cilësor, si dhe të ofroj përvojë më të mirë arsimore për të gjithë. Por, kam kuptuar edhe se si rreh zemra e madhe e Shqipërisë, një vend që nuk gjunjëzohet, por përballon, forcohet me çdo sfidë dhe vazhdon përpara. Asnjëherë më qartë e më mirë nuk është parë kjo se sa pas tërmetit dhe gjatë fillimit të pandemisë, kur njerëzit u bën bashkë dhe qëndruan.

Jam krenare me punën që kemi bërë me “Paktin për Universitetin”, projekti kryesor që është zbatuar ndonjëherë në arsimin e lartë, i cili ngërthen në vetvete investimet në infrastrukturë, ndërhyrjet në cilësi të arsimit, si dhe pjesën financiare me bursat dhe përgjysmimin e tarifave, efektet e të cilave u ndjenë nga mbi 90 mijë studentë.

Sivjet, kemi siguruar edhe qasjen në platformën antiplagjiaturë për të gjitha universitetet publike. Fatkeqësisht, kjo platformë nuk është përdorur akoma sa duhet. Ekziston një mospërputhje mes nevojës për të ruajtur autonominë akademike në universitete dhe mënyrën se si universitetet e kanë përdorur këtë autonomi, shpesh në kundërshtim me përpjekjet për rritje të cilësisë së arsimit. Duhet të gjendet mënyra për të detyruar universitetet që të sigurojnë integritet akademik. Ky është një premtim që ia kemi dhënë studentëve dhe forma e vetme për të bërë kapërcimin në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Kritikët më kanë cilësuar si ministre teknike, por të gjithë e dinë shumë mirë se angazhimi im ka qenë politik. Kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike kur kam njoftuar kryeministrin në korrik se unë nuk mund të vazhdoj edhe për një mandat tjetër larg familjes, rrjedhimisht nuk duhet të mbaj një post kaq të lartë politik para betejës së madhe së PS për mandatin tjetër, të cilin duhet patjetër ta marrë nëse e duam Shqipërinë të eci përpara.

Gjithashtu, bashkimi kombëtar nuk është çështje teknike, ndaj angazhimi për të, siç jam angazhuar unë, është angazhim politik. Kurajo që ka treguar kryeministri dhe Partia Socialiste, për të përfshirë aktivistë politikë nga Kosova në qeverisjen në Shqipëri, tregon përkushtimin për një bashkëpunim të thelluar kombëtar shqiptar.

Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanë punuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet.

Beteja politike ditore mes partive nuk guxon të dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve. Për këtë arsye, unë nuk do të ndaloj kurrë së punuari drejt afrimit të kombit tonë. Është dhurata më e mirë që mund t’ia lëmë gjeneratave që vijnë.

Unë, do të angazhohem gjithashtu edhe për të majtën: një të majtë të re dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhe populiste. Një të majtë që ngërthen më thellë diskursin feminist se sa vetëm në përfaqësim të grave në qeverisje, që Partia Socialiste e ka bërë shumë mirë, por që nuk mjafton për ta luftuar patriarkalizmin.

Do ta mbështes ministren e re Evis Kushi edhe përtej dorëzimit të punës, që të sigurojmë vazhdimësi të projekteve kryesore, si dhe dhe do të jem gjithmonë në dispozicion për çfarëdo lloj kontributi që mund të ofroj për qeverinë shqiptare. / KultPlus.com

Shahini: Edukimi feminist, një prej projekteve më të rëndësishme që parandalon dhunën dhe abuzimin ndaj vajzave dhe grave

 “Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit – apo pabarazisë gjinore – që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave”, thekson ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ndërsa njofton se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit socialë shkollorë.

Duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve, ministrja Shahini e cilëson gjithashtu si “një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike”.

“Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi “edukimin feminist” – shprehet ndër të tjera Shahini. /KultPlus.com

Shahini: E rrezikshme nëse mbjellim sentiment anti-shqiptar

Përmes një postimi në facebook, Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka reaguar ndaj ”sulmeve” në lidhje me prejardhjen dhe dialektin, siç thotë ministrja, e cila këtë reagim të gjatë nuk e ka pasur as kur maturantët dolën në protestë dhe e gjithë bota qeshi me ”turin”.

”Nuk e kam kuptuar kurrë se si disa përfaqësues të opozitës, deputetë të dorëhequr dhe në shërbim, këshilltarë dhe ish-këshilltarë – bashkë me portalet e tyre, ia kanë lejuar vetes të më kritikojnë prejardhjen dhe dialektin, duke shfaqur përçmim ndaj shqiptarëve që flasin si unë dhe në veçanti ndaj kosovarëve. Të thuhet “Kthehu prej nga ke ardhur!” ka qenë e papranueshme gjithmonë por t’i thuhet një shqiptari me prejardhje nga Kosova në 2020-ën, është skandaloze”.

Ajo thekson se ky reagim ka ardhur edhe pas protestave të fundit të maturantëve, sipas saj të organizuara nga opozita. “Ky sentiment anti-shqiptar, gati racist i disa opozitarëve, është në mospërputhje të plotë me realitetin e një shkëmbimi dhe bashkëveprimi serioz të bashkëkombësve tanë në të gjithë rajonin. Qytetarët e Shqipërisë ndajnë të njëjtin gëzim që kam edhe unë për faktin se shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë, një prej dëshmive të së cilit është padyshim edhe prezenca e ministrave me prejardhje nga Kosova në qeverinë e Republikës së Shqipërisë”. /KultPlus.com

Shahini: Provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësitë, stërpolitizimi i shpërqendroi ata

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini me anë të një video-mesazhi, i është drejtuar maturantëve dhe prindërve të tyre, duke i siguruar ata se kanë në dispozicion të gjithë ministrinë dhe se çdo shqetësim do ta zgjidhin së bashku.

Lidhur me debatin e ditëve të fundit për provimet e maturës, të cilin ajo e cilëson “një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm”, Shahini thekson se ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin.

Gjithsesi, ajo nënvizon qartë se Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.

Ministrja Shahini shprehet gjithashtu se “provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit”, duke theksuar se ata janë të dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë”.

“Këtë e bën pikërisht testi PISA, që është standardi i vlerësimeve për nxënësit dhe mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre”, tha Shahini duke nënvizuar se ky lloj testi e informon edhe QSHA-në që të orientojë provimet kombëtare drejt një matjeje të tillë.

“Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha ndër të tjera Shahini.

Në video-mesazh, ministrja Shahini komentoi edhe protestat e ditëve të fundit:

“Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo. /KultPlus.com

Shahini: Suksese të përzemërta maturatëve në provimin e parë të Maturës

Nesër është provimi i parë i Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit, Besa Shahini, përmes facebook ka lajmëruar përfundimin e vitit shkollor. Nga ana tjetër, Shahini i ka uruar suksese nxënësve të cilët të hënën kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Postimi i plotë:

Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor. /KultPlus.com

SHAHINI THIRRJE STUDENTEVE PROTESTUES -Ministrja e dekretuar e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Besa Shahini duke folur gjate nje konference shtypi, ku i beri thirrje studenteve protestues qe te mos bllokojne punen e sekretarive mesimore. /r/n/r/nSHAHINI IN PRESS CONFERENCE – Decreed Minister of Education, Sport and Youth Besa Shahini, speaks during a press conference, calling on protesting students not to block the work of secretariats.