100 vite nga lindja e mikut të madh të shqiptarëve, Bob Dole

Sot janë bërë një shekull nga lindja e mikut të madh të shqiptarëve, Bob Dole, shkruan KultPlus.

Robert Joseph “Bob” Dole (i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kansas – 5 dhjetor 2021) është një politikan amerikan, senator dhe ish kandidat presidencial (1996) i Partisë Republikane.

Në vitin 1941 Dole filloi të studiojë mjekësi në Universitetin e Kansas (KU). Ai shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si një toger i dytë në 10 Divizioni mal dhe ishte në Apennines veriore pranë Bolonjës në luftime në 14 prill 1945 plagosur rëndë nga armë zjarri makinës gjermane. Pas një qëndrimi 39-mujore në spital, ai mund të vazhdojë studimet e tij. Dole, megjithatë, humbi një veshkë dhe krahu i tij të drejtë ishte i paralizuar përgjithmonë.

Ai studioi ligjin në Universitetin e Arizonës dhe Universitetit të Kansas. Në vitin 1950 u zgjodh Dole për dy vjet në Dhomën e Përfaqësuesve nga Kansas. Pas studimeve punën e tij të parë ishte ai i Prokurorit të Qarkut (County Prokurorit të) në shtëpi rrethit County tij Russell, i cili është gjithashtu një zyrë zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Ai u martua në vitin 1948 Phyllis Holden, me të cilin ai ka një vajzë me emrin Robin, u vendos në vitin 1972, por divorcuar saj. Politikë

Në vitin 1961, Dole u zgjodh për Partinë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Që nga viti 1968 ai ishte anëtar i Senatit Amerikan në Kansas. Në vitin 1976 ai ishte kandidati republikan nënpresident, por ka humbur së bashku me Gerald Ford kundër demokrat Jimmy Carter dhe Walter Mondale.

1980 dhe 1988 kandidatë presidencialë vet tashmë të dështuar në zgjedhjet paraprake. Nga 1981-1985 ai ishte kryetar i Komisionit për Financa dhe 1985-1987 Kryetarit të Komitetit të Posaçëm për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në vitet 1985-1987 dhe 1995-1996 ai ishte edhe udhëheqës i shumicës në Senat. Në vitin 1987 ai mobilizoi së bashku me senatorin Jesse Helms, mbështetja amerikane për RENAMO ushtrisë çlirimtare në Mozambik. Në vitin 1996, ai ishte kandidati republikan për president, për të cilën ai dha në fillim të qershor 1996 edhe Senati e tij vend, por nuk arriti përsëri në zgjedhje, këtë herë kundër Bill Klinton. Bob Dole në një rast për të shënuar 60- Vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Sot.

Në vitin 1999 ai u dërgua nga Sekretari amerikan i atëhershëm i Shtetit Madeleine Albright në negociatat e Rambujesë, por intervenimi i NATO-s nuk mund të parandalojë në konfliktin e Kosovës. Ai ka që nga viti rimartuar, gruan e tij të dytë, Elizabeth Dole, i cili ishte ministër i Punës dhe Transportit i Shteteve të Bashkuara, si dhe senatori amerikan për Karolinën e Veriut.

Që nga viti 1999, në Kansas University në Lawrence, Kansas, J. Robert Dole Instituti për Politika Publike, konferenca për çështjet e politikës (presidenciale, politika ndërkombëtare, …) për të kryer një arkiv dhe është e lidhur me letrat e politike Doles menaxhon dhe vlerëson karrierën (të ngjashme me të ashtuquajturat Bibliotekat presidenciale të ish-presidentit amerikan). Honours

Më 17 janar 1997, presidenti amerikan Bill Klinton paraqiti Medaljen e Lirisë Dole (“Medalja presidenciale e Lirisë”), nderi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara./KultPlus.com

99 vjet nga lindja e Bob Dole, mikut të madh të shqiptarëve

Senatori Bob Dole, pati miqësi shumë të mirë me shqiptarët dhe shtetin e Kosovës, shkruan KultPlus.

Sot shënohet 99 vjetori i lindjes së tij, derisa më 17 janar 1997, presidenti amerikan Bill Klinton paraqiti Medaljen e Lirisë Dole (“Medalja presidenciale e Lirisë”), nderi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1999 ai u dërgua nga Sekretari amerikan i atëhershëm i Shtetit Madeleine Albright në negociatat e Rambujesë, por intervenimi i NATO-s nuk mund të parandalojë në konfliktin e Kosovës.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole.

Mendja e tij gjeniale dhe aftësitë njohëse në ligjvënie, e kanë karakterizuar Dolen, i cili ka pasur një karrierë të gjatë në Kongresin amerikan.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit të Kosovës.

Kosova kishte përuruar një pllakë përkujtimore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për nderë të senatorit. /KultPlus.com

DioGuardi me letër ngushëllimi për Bob Dole: Ishte i rëndësishëm për lirinë e popullit shqiptar

Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Bob Role, i cili vdiq këtë javë për shkak të një sëmundje, shkruan KultPlus.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole.

KultPlus iu sjellë letrën e plotë të ngushëllimit nga Lidhja Qyetetare Shqiptaro-Amerikane

“Të dashur miq dhe mbështetës,

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta Elizabeth Dole dhe anëtarëve të tjerë të familjes së senatorit Bob Dole.

Senatori Dole u bë shumë i rëndësishëm për lirinë e popullit shqiptar, kur kongresmeni Joe DioGuardi bëri me sukses rastin në qershor 1986 për të prezantuar me të Rezolutën e parë për të drejtat e njeriut dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar në Jugosllavi.

DioGuardi dhe Dole punuan në mënyrë aktive së bashku nga viti 1986 deri në vitin 1991 për t’i dhënë fund okupimit brutal ushtarak serb të Kosovës.

Më poshtë janë disa foto të paharrueshme të Bob Dole dhe Joe DioGuardi duke punuar së bashku në Uashington, DC

Gjithe te mirat,”

Mendja e tij gjeniale dhe aftësitë njohëse në ligjvënie, e kanë karakterizuar Dolen, i cili ka pasur një karrierë të gjatë në Kongresin amerikan.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit të Kosovës. /KultPlus.com

Krerët shtetëror do bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole

Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te busti i senatorit Bob Dole.

Senatori Bob Dole, i cili kishte vizituar Kosovën për herë të parë, ka vdekur pas kancerit që u paraqit në mushkërit e tij.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë gjatë të dielës.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit të Kosovës. /KultPlus.com

Pusho në paqe miku i madh Senatori Bob Dole - Bota Sot

Osmani për vdekjen e senatorit Bob Dole: Do të jemi mirënjohës përgjithmonë

Senatori Bob Dole, i cili kishte vizituar Kosovën për herë të parë, ka vdekur pas kancerit që u paraqit në mushkërit e tij, përcjellë KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar mbi vdekjen e senatorit, ku është shprehur gjithmonë mirënjohëse për kontributin e tij.

“Shumë e mërzitur të dëgjoj se senatori Bob Dole ka ndërruar jetë. Një hero i luftës, politikan shumë i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën”, shkroi Osmani.

Presidentja tutje shtoi se është mirënjohëse më së shumti për pjesën që Dole ka bërë për Kosovën, i cili ishte afër Kosovës gjithmonë në rrugëtimin për pavarësi. “Prehu në paqe mik”, përfundoi ajo.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole. /KultPlus.com

Senatori amerikan që vizitoi për herë të parë Kosovën, Bob Dole, vdes në moshën 98 vjeçare

Senatori Bob Dole, i cili kishte vizituar Kosovën për herë të parë, ka vdekur pas kancerit që u paraqit në mushkërit e tij, përcjellë KultPlus.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë gjatë ditës së sotme.

Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 gusht të vitit 1990 vizitoi Kosovën për herë të parë të udhëhequr pikërisht nga senatori Bob Dole.

Mendja e tij gjeniale dhe aftësitë njohëse në ligjvënie, e kanë karakterizuar Dolen, i cili ka pasur një karrierë të gjatë në Kongresin amerikan.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit të Kosovës.

Kosova kishte përuruar një pllakë përkujtimore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për nderë të senatorit. /KultPlus.com

Faton Bislimi: Pllaka përkujtimore për Bob Dole përmban të pavërteta



Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka reaguar ndaj përmbajtjes së pllakës përkujtimore që u inaugurua dje në Prishtinë bashkë me bustin e senatorit amerikan, Bob Dole, shkruan KultPlus.

Një tjetër gabim që është vënë re në këtë pllakë është që ajo në radhë të parë është shkruar anglisht e më pas në gjuhën shqipe e që duhej të ishte e kundërta.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se teksti i pllakatës përkujtimore përmban të pavërteta dhe tentim klandestin, i ulët dhe i gërditshëm për tjetërsim dhe personalizim pa bazë të historisë.

Faton Bislimi e konsideron shtrembërim të historisë faktin që në pllakat shkruhet se vizita e Dole dhe kolegëve të tij nga Senati Amerikan u bë për arsye të diasporës shqiptaro-amerikane të udhëhequr nga Jim Xhema. Sipas tij vizita e Dole dhe Senatit Amerikan ishte organizuar dhe përgatitur nga DioGuardi dhe Liga.

Tutje deputeti i LDK-së ka shtuar se historia se para hotelit Grand ka pasur përleshje të policisë kriminele serbe të asaj kohe me shqiptarët e tubuar aty është e ngatërruar me vizitën paraprake të një delegacioni të Kongresit të SHBA-ve të udhëhequr nga Kongresisti Tom Lantos dhe Joe DioGuardi e realizuar në Maj 1990.

Sipas tij ishte pikërisht kjo vizitë arsyeja se pse DioGuardi ishte shpallur person non-grata dhe i ishte ndaluar hyrja në Jugosllavi, prandaj ky i fundit dhe mungoj në vizitën e delegacionit të Dole në fund të Gushtit 1990.

Faton Bislimi i ka bërë thirrje ministres Haradinaj- Stublla që të përmirësoj gabimin që sipas tij është trashanik dhe keqbërës.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Personalizimi i rrejshem i historisë nuk na bënë nder — Ministrja Haradinaj-Stublla të mësojë faktet, të permirësojë menjëherë gabimin që të evitojë skandalin e turpshëm!

Teksti i Pllakës Përkujtimore i shpalosur sot në qendër të Prishtinës në nderim të 30 vjetorit të vizitës historike të delegacionit të Senatit Amerikan të kryesuar nga i madhi Bob Dole përmbanë të pavërteta dhe është tentim klandestin, i ulët dhe i gërditshëm për tjetërsim dhe personalizim pa bazë të historisë! Kjo pllakatë është vendosur nën patronatin e MPJ-së!

Të thuhet se vizita historike e Dole me kolegë tjerë nga Senati Amerikan u bë për shkak të diasporës shqiptaro-amerikane “të udhëhequr nga Jim Xhema” është shtrembërim i historisë që nuk kapërdihet dot! Çdo respekt për kontributin e madh dhe të pamohueshëm (edhe financiar bile) të z. Xhema, por ai në atë periudhë kohore ka qenë anëtar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi. E verteta sikur e bardha në të zezë është se vizita e delegacionit të Senatit në krye me Dole ishte organizuar dhe përgatirur nga DioGuardi dhe Liga. Ajo vizitë ka ardhë si rezultat i punës së mëherëshme të paktën pesë vjeçare të DioGuardit me Dole që nga viti 1985 kur të dy ishin në Kongres!

Po ashtu, storja se para Grandit pati përleshje të policisë kriminele serbe të asaj kohe me shqiptarët e tubuar aty është e ngatërruar me viziten paraprake të nje delegacioni të Kongresit të SHBA-ve të udhehequr nga Kongresisti Tom Lantos dhe Joe DioGuardi e realizuar në Maj 1990. Që nga kjo vizitë DioGuardi ishte shpallë “persona non-grata” dhe iu kishte ndaluar hyrja në Jugosllavi, prandaj edhe ai mungoi në vizitën e delegacionit të Dole në fund të Gushtit 1990!

I bëj thirrje urgjente Ministres Haradinaj-Stublla që ta përmirësojë menjëherë këtë gabim trashanik dhe keqbërës në tekstin e pllakës përkujtimore dhe të kërkojë falje publike për denigrimin që ka tentuar t’ia bëjë historisë së marrëdhënieve tona me SHBA-të, me apo pa qëllim! Mosreflektimi eventual i zonjës në fjalë do bëhet barrë edhe për Kryeministrin Hoti dhe të gjithë Qeveria e Kosovës!

Injorimi i të vërtetës faktike është skandal që nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, ndaj askujt! Boll mo me bajraktarizëm të rrejshëm! / KultPlus.com

Prishtina bëhet me bustin e senatorit Bob Dole

Sot me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Bob Dole në Kosovë në vitin 1990, ky i fundit u nderua me një bust, shkruan KultPlus.

Busti është vendosur në Lagjen Dardania në Prishtinë, pikërisht në rrugën që mban edhe emrin e senatorit Dole.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit në Prishtinë.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën para 30 vjetëve. Tridhjetë vite kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, tha Dole.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është nder i veçantë zbuli i bustit të një personi siç është senatori Bob Dole.
“Senatori Dole është i pari që ka vizituar Prishtinën dhe presidentin Ibrahim Rugova në kohët më të vështira”, u shpreh tutje Hoti.

Ndërtimi i bustit të senatorit Bob Dole u bë nga artisti i njohur Luan Mulliqi, ndërkaq projekti u financua nga Oda Amerikane në Prishtinë. / KultPlus.com

Kur senatori Bob Dole mbajti fjalim para mijëra shqiptarëve me moton ‘Liri dhe Pamvarësi për Kosovën (FOTO)

Fotografi Afrim Spahiu ka publikuar disa fotografi që paraqesin atmosferën e demostratës dhe fjalimin para Capitol Hill.

Me moton ‘Liri dhe Pamvarësi për Kosovën’, para mijë protestuesish shqiptarë, senatori Bob Dole, mbajti fjalimin emocionues dhe pas disa ditëve u nis drejt e në Kosovë.

”Përkundër gjithë dhunës nga regjimi i Millosheviqit , atë ditë para hotel Grand në Prishtinë, u mbajt demostratë e madhe dhe e përgjakshme ndaj demostrusve. Takimi i paraparë në Hotel Grand me dr. Ibrahim Rugovën dhe parinë politike kosovare u mbajt nën masa të tensionit dhe sigurisë të lartë të senatorit Doll!”, shprehet Spahiu në mbishkrimin e fotografive. / KultPlus.com

Shtatorja e senatorit amerikan Bob Dole së shpejti vendoset në Prishtinë

Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dorëzuar sot senatorit amerikan Bob Dole një fotografi të shtatores që do të vendoset në Prishtinës së shpejti.

Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ambasadori Kosnett përmes një njoftimi në twitter.

“Ishte kënaqësi që t’ia dorëzoja personalisht një foto të shtatores së Senatorit Bob Dole e krijuar nga Luan Mulliqi, e cila do të zbulohet së shpejti në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në twitter.

Vendimi për ndërtimin e një shtatore për një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës ishte marrë më 22 korrik të vitit të kaluar me rastin e ditëlindjes së senatorit Dole.

Vetë senatori ishte ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për lajmin e që kishte marrë rreth ndërtimit të një shtatoreje në Prishtinë.

https://twitter.com/SenatorDole/status/1232060136132399116?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1232060136132399116&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshtatorja-e-senatorit-amerikan-bob-dole-se-shpejti-vendoset-ne-prishtine%2F

Pamje rrëqethëse: Ish-senatori Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota dhe nderon George H.W. Bush

Ish-senatori Bob Dole ka nderuar Presidentin e ndjerë George H.W. Bush, duke u ngritur nga karrigia me rrota.

95-vjeçari u ndihmua që të ngrihej dhe të qëndronte përpara arkivolit të mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore pavarësisht nga vështirësitë shëndetësore dhe ato fizike.

Bush dhe Dole u ndeshën për herë të parë me njëri-tjetrin në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 1988. George H.W. Bush fitoi, ndërsa Bob Dole qëndroi në Senat. Më pas, të dy krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune. Bush dhe Dole, para se të anëtarësoheshin në Partinë Republikane dhe të përfshiheshin në politikë, kishin marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Dole ishte gjymtuar në njërin krah gjatë një beteje në Itali. Kurse Bush është veterani i fundit që ka qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.