Çelet ekspozita ‘Muri’ në galerinë ‘Vilson Kilica’ të Fierit, ekspozohen piktura dhe skulptura të 13 artistëve

Në Fier është çelur ekspozita me piktura dhe skulptura e grupimit artistik “Muri” e cila do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.

Grupimi artistik “Muri”, përbërë nga 13 artistë të arteve pamore çeli ekspozitën e pestë në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” të qytetit të Fierit. Artistët sollën punimet e tyre në pikturë, skulpturë, karikaturë apo teknikë mikse.

Në të marrin pjesë Adrian Devolli, Mustafa Arapi, Violeta Kongo, Mira Kuçuku, Llambrini Dëna, Fatmir Tufina, Agron Polovina, Arben Meksi, Fatmir Minga, Leon Çika, Luan Boriçi, Idriz Balani dhe Marjana Goxhabelliu.

“Është një urë bashkëpunimi dhe prezantimi të punimeve më të fundit të këtij grupimi. Ai përbëhet nga disa nga personalitetet më të rëndësishëm të artit shqiptar si. Pikturë, skulpturë, karikaturë apo teknikë mikse ajo përveç vlerave të padiskutueshmë estetike është një mundësi për të kuptuar zhvillimet më të fundit të artit vendas. Si e tillë ajo është një mundësi për gjithë publikun artëdashës të qytetit tonë për tu lidhur e komunikuar me kolegët e tyre”, tha Arben Meksi.

Ky është edicioni i 5-të i “Muri”-t dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 shkurt në  qytetin e Fierit./Shqiptarja.com/KultPlus.com

Bregdeti i Darzezës e Pish Poros në Fier, atraksion për të apasionuarit e sporteve të ujit

Bregdeti i Darzezës e Pish Poros në Fier, me valët e forta të detit, është kthyer në atraksion për të apasionuarit e sporteve të ujit.

Të apasionuarit e kitesurfing, windsurf, wakeboard, si dhe sporteve të tjera ujore i janë drejtuar këto ditë bregdetit të Fierit për të shijuar dallgët e forta.

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Darzezës dhe Pish Poros në Fier, me vijën e gjerë bregdetare që ofron hapësira publike dhe frekuentohet çdo ditë nga pushues të shumtë.

“Tashmë ky bregdet i mrekullueshëm frekuentohet nga turistët e huaj dhe vendas që ushtrojnë sportet ujore”, u shpreh Balla.

Me rreth 9.5 km vijë bregdetare, Pish Poro në Fier ofron plazhe ranore të pashfrytëzuara me detin e pastër dhe pyllin me pisha të buta.

Vija bregdetare ranore e Pish Poros në Novoselë, mbetet një destinacion turistik ende për t’u zbuluar.

E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pish Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.

Pishë Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.

Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat). Pish Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët./atsh/KultPlus.com

Vijon tradita e nisur 7 vite më parë, orkestra “Magna Grecia” koncert për paqen në Fier

Kur paqja në botë është vënë para sprovave të vështira dhe politikat për shuarjen e luftërave po dështojnë, muzika vjen si një sfidë për të dhënë mesazhe për paqen dhe bashkëjetesën midis popujve.

“Një Koncert për Paqen” rikthehet në Fier, traditë e nisur 7 vite më parë.

Kori italian “Le Chorus, orkestra “Magna Grecia”, drejtuar nga dirigjenti Luigi Leo, zëri i sopranos Valentina Variale dhe baritonit Giuseppe Naviglio mblodhën shumë artdashës në teatrin “Bylis”.

“Të bësh një koncert në paqe për paqen, në moment historik, është një  shenjë e mirë për të zbutur zemrat. Të përfshihemi të gjithë për të bindur kokat e shtetit, për të rikthyer paqen”, tha dirigjenti Luigi Leo.

Një poet dhe një kompozitor, dy krijues të rinj italianë, pasi kanë shëtitur në vendet e antikitetit, sollën një vepër e veçantë, “Like a tree”, që u kushtohet luftëtarëve, sportistëve dhe artistëve të “Magna Grecia antike”.

Një rrëfim përralle panhelenike, në 3 korniza muzikore dhe një interlud për soprano, bariton, kor dhe orkestër. Vepër e gjitha për paqen.

 “Harmonia midis tingujve simbolike, si harmonia midis njerëzve, në një moment të vështirë si ky. Kemi nevojë të manifestojmë paqen. Dhe kjo muzikë, veçanërisht është e rëndësishme, sepse duhet të pushojmë së bëri muzikë “muzesh”, muzikë repertori tradicional. Është e rëndësishme të promovojmë muzikë të re, sidomos me këtë përmbajte në situatën që po jetojmë sot”, tha baritoni Giusepe Naviglio.

“Koncerti për paqen” është duartrokitur nga dhjetëra artdashës fierakë./abcnews.al/ KultPlus.com

Fotografi Burim Myftiu hap ekspozitën “Kujtesa” në Fier

Fotografi shqiptaro amerikan Burim Myftiu sjell tmerret e luftës në dimensionin artistik.

Në ekspozitën e artistit të lindur në Prizren vijnë portrete njerëzish të panjohur që përpiqen të mbulojnë dhe të fshehin gjendjen e tyre shpirtërore, kujtimet dhe tmerret e së kaluarës.

Arti i Myftiut përcjell ankthin e luftës, një sfidë kjo për çdo artist që zgjedh ta pasqyrojë. Ekspozita “Kujtesa” është hapur në Fier për t’u zhvendosur më vonë në Maqedoninë e Veriut. / KultPlus.com

Kosova shprehet e gatshme për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë pas përmbysjeve të fundit

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria është përfshirë nga disa përmbysje në zonë e Fierit dhe në disa zona të tjera, shkruan KultPlus.

Ministri i Mbrojtës në Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” se janë në gatishmëri të plotë për t’iu ofruar ndihmë.

Postimi i tij i plotë:

“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!”

Situatë problematike për shkak të reshjeve që vazhdojnë prej disa ditësh paraqitet dhe në Himarë. Lumi Shushica ka shkatërruar tërësisht urën e fshatit Kallarat. / KultPlus.com

Shqipëria synon ta bëjë atraksion edhe trashëgiminë shpirtërore

Fshati Pojan në Fier, i përfshirë në programin “100 fshatrat”, në fundjavë është kthyer në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare.

“Festa e grurit” mblodhi bashkë me qindra banorë, duke e bërë Pojanin në epiqendër të festimeve dhe një vend atraktiv për vizitorët. Kjo është vetëm një prej ngjarjeve nëpërmjet të cilave shteti shqiptar synon që krahas trashëgimisë materiale ta bëjë atraksion për vizitorë edhe atë shpirtërore.

Me sloganin “Pusho shqip”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, vlerësoi rëndësinë e “Festës së grurit”, një festë tradicionale e Pojanit të Fierit.

“Vizitorët e Apolonisë shijuan dhe këtë festë që erdhi si ndërthurje e folklorit me demonstrimet e mekanikës bujqësore, me panairet e prodhimeve të grurit, bukës, duke kulmuar me gatimin e festës, të bibës në çerep”, citohet nga mediat shqiptare, Klosi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi fantastike atmosferën e krijuar në qytetin antik të Apolonisë.

“Festa e grurit në Myzeqe, një paradë e veshjeve, këngëve e valleve tradicionale, e bukurisë e mikpritjes myzeqare, mblodhi bashkë jo vetëm banorë të zonës, por priti edhe shumë miq, që shijuan për orë të tëra harmoninë mes natyrës dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore. Një mesazh i bukur për jetën dhe gëzimin e të qenit së bashku”, ka thënë Margariti në Myzeqe, që ndryshe njihet edhe si “Hambari i Shqipërisë”.

Me qindra njerëz u bënë pjesë e kësaj feste bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

“Festa e grurit”, me një histori gati 50-vjeçare në Myzeqe, i solli të gjitha si dikur bukën dhe grurin e ri, lëmin e fshatit dhe mekanikën, këngët dhe vallet, bibën në saç dhe dhallin e ftohtë.

“Festa e grurit” është një nga festat më të mëdha që organizon Bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor. / atsh / KultPlus.com

UNICEF fillon në Fier fushatën kombëtare kundër abuzimit ndaj fëmijëve

Fushata kombëtare “Të Besoj” e UNICEF-it në Shqipëri ka nisur sot edhe në qytetin e Fierit.

Instalacioni prej rreth 50 silueta fëmijësh, secila me një histori reale të abuzimit seksual është vendosur pranë parkut të qytetit dhe do të qëndrojë aty për dy javët në vazhdim.

Aktiviteti u përshëndet nga nënkryetarja e bashkisë, Enkelejda Peshkëpia, e cila ritheksoi angazhimin e Bashkisë Fier në lidhje me adresimin ndaj këtij fenomeni.

“Të gjithë bashkë duhet të bëhemi një zë dhe krah njëri-tjetrit për t’i thënë stop këtij krimi të shëmtuar që lë gjurmë në mbarë shoqërinë globale. Interesi më i lartë i fëmijës është parimi që na udhëheq në punën tonë të përditshme, me qëllim fuqizimin dhe ngritjen e strukturave të reja në ndihmë të identifikimit, referimit dhe parandalimit të rasteve të fëmijëve jo vetëm viktima të dhunës seksuale, por të të gjitha formave të tjera të dhunës”, u shpreh ajo.

Ndërkohë zv.përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Edina Kozma, u shpreh mbi rëndësinë e kësaj nisme. “Nëpërmjet kësaj fushatë ne duam t’i japim fund heshtjes rreth abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve të cilët presin përgjigje nga ne. Të gjitha historitë janë reale dhe i kanë ndodhur fëmijëve në Shqipëri, ndaj dhe ne kemi vetëm një mesazh të qartë për të gjithë – Na besoni, dhe na ndihmoni t’i japim fund dhunës”, tha ajo.

“Të Besoj” është një instalacion publik nga UNICEF Shqipëri, i cili pasqyron siluetat e disa fëmijëve të abuzuar seksualisht, ku secila prej tyre tregon një histori të vërtetë të ndodhur në Shqipëri.

Pas çdo siluete fshihet historia e një fëmije të vërtetë, një personi të vërtetë, i cili ende vuan pasojat e abuzimeve që ka përjetuar. Historitë nuk përmbajnë emra të fëmijëve apo ndonjë informacion tjetër që mund të çojë në identifikimin e tyre. /ata/ KultPlus.com

Spektakël i rrallë hipizmi në vijën bregdetare Darëzezë – Pishporo

Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik.

Me qindra pjesëmarrës nga gjithë Shqipëria e Kosova përjetuan spektaklin e rrallë të hipizmit në vijën bregdetare Darëzezë – Pishporo.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi lidhur me organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportivo turistik u shpreh se “kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i vunë një kurorë të artë turizmit tonë bregdetar”.

“Mirënjohje për organizatorët fierakë dhe Shoqatës “Bilali” të hipizmit që e kthyen Darëzezën tonë në pistën me fantastike të hipizmit mbarëkombëtar”- tha Subashi.

Për herë të parë bregdeti i Darëzezës në Fier është shndërruar në një “pistë” hipizmi.

Iniciatorët e kësaj gare u bënë disa të rinj fierakë, të cilët prej janarit të këtij viti çdo ditë për hobi bënin shëtitje me kuaj në bregdet. Gara u zhvillua në bregdetin e Darëzezës dhe Pishporos për shkak të gjatësisë të pandërprerë, prej 10 km.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan dy gara, një garë shpejtësie ku marrën pjesë 15 kalorës që zgjati 1 minutë dhe gara tjetër zgjati më shumë. Gara e gjatë e rezistencës është e gjatë 10 km, vajtje ardhje nga Darëzeza në Pishporo dhe nga Pishporo deri tek grykëderdhjen e Vjosës ku kufizohet Fieri me Vlorën.

Hipizmi është prej shekujsh një sport i preferuar për adhuruesit e tij, i cili sjell emocione dhe adrenalinë të papërshkrueshme. Mund të ushtrohet nga të gjithë grupmoshat. Ky sport vë në lëvizje të gjithë pjesët e trupit si dhe mendjen në të njëjtën kohë./ atsh/ KultPlus.com

28 mjeshtra evropian të akuarelit hapin ekspozitë në Galerinë e Qytetit të Fierit

Në kuadër të “Javës me Europës”, 28 artistë ndërkombëtarë mblodhën punimet e tyre për t’i shfaqur për publikun shqiptar në një ekspozitë titulluar “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit” në Galerinë e Qytetit të Fierit.

Në këtë ekspozitë të kuruar nga akuarelisti i njohur Helidon Haliti, janë të paraqitura 50 punimeve të punuara nga mjeshtrit të teknikës së akuarelit në Eruopë dhe që ekspozojnë punimet e tyre në galeritë më të famshme dhe të mëdha të botës.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se ky aktivitet kulturor është në kuadrin e disa organizimeve për Javën e Europës. “Janë një sërë aktivitetesh të cilat kanë mesazhet e veta. Pa dyshim, që forcojnë idenë se ne jemi evropian dhe jemi pjesë e Europës. Jam i kënaqur dhe i befasuar për nivelin dhe cilësinë e punimeve. Ajo që më ngacmoi ishte se në një moment të dytë duhet të rikthehemi për të sjellë këtu dhe autorët. Ne jemi të gatshëm si bashki për ta përballuar këtë event nga të gjitha drejtimet, ndaj do të thosha që të fillojmë ta mendojmë që tani dhe në shtator mund ta bëjmë realitet , pasi do të jetë një nder dhe kënaqësi shumë e madhe që të gjithë këto autorë të jenë edhe fizikisht prezent, jo vetëm me veprat e tyre”, deklaroi Subashi. Ai falënderoi kuratorin Haliti për hapjen e kësaj ekspozitë. “Kjo është shtëpia juaj, është shtëpia e artit, është një galeri që e kemi ngritur me shumë mundim, pas shumë debatesh e diskutimesh që bëmë, por më në fund e fituam dhe ia kemi dhënë artistëve jo vetëm të Fierit, por të gjithë Shqipërisë dhe ne do të bëjmë përpjekjet që kjo kështu të qëndrojë gjithmonë”, theksoi Kryetari i Bashkisë së Fierit.

Kurator i ekspozitës “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit”, Helidon Haliti, bëri të ditur se përzgjedhja e punimeve është bërë në mënyrë inteligjente. “Prej 5 vitesh artistët i njohim shumë mirë, pasi shumica prej tyre kanë pikturuar në Shqipëri dhe kanë dhënë mësime falas për studentët dhe nxënësit e shkollave. Akuareli është ai që na bashkon të gjithëve dhe në rastin konkret na jep atë freski. Në një hapje të dytë, mjeshtrit do t’i sjellim të demonstrojnë në qytetin e Fierit. Më e favorshmja është që ky koleksion është permanent i Shqipërisë. Ne mundohemi që të gjitha krijimet që bëhen t’i mbeten Shqipërisë, por edhe bashkive përkatëse. Kjo është padyshim një diçka për të pasur padyshim vlera”, tha Haliti.

Drejtori i Galerisë së Arteve Fier “Vilson Kilica”, Pandeli Lena, vlerësoi punën e bërë për hapjen e kësaj ekspozite. “Gjeografia e shtrirjes së këtyre vendeve është nga e gjithë Europa. Falenderoj kuratorin dhe mjeshtrin e akuarelit, Helidon Haliti, i cili me shumë përkujdesje dhe dashuri, e ka organizuar dhe ka punuar për të sjellë këtë ekspozitë në qytetin tonë. Është një ekspozitë vërtetë mjeshtrash akuareli, të cilët janë një shkollë për artistët fierak dhe Liceun Artistik”, u shpreh Lena./KultPlus.com

Transformimi i pabesueshëm i ish-fabrikës së miellit në Fier

Pas rehabilitimit, ish-fabrika e miellit në Fier u kthye në një kompleks arkitektural tërësisht në shërbim të qytetarëve, duke u tjetërsuar nga simboli i portës së industrializimit në Fier, në një godinë që ruan origjinalitetin historik dhe kulturor të qytetit dhe më gjerë.

Në një prononcim për ATSH-në, deputetja e Partisë Socialiste në Fier, Antoneta Dhima flet për këtë sukses të projekteve të Zhvillimit Urban, që e shndërroi godinën e vjetër të ish-fabrikës së miellit, në një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

Duke bërë një historik të kësaj godine dhe vlerave që ajo mbart, Dhima u shpreh se “ish-fabrika e miellit në Fier ka marrë tashmë rolin e pazëvendësueshëm të një qendre që i jep parkut të qytetit, një dimension sa argëtues, aq edhe të mbështetur në histori dhe vlera urbanistike qytetare fierake”.


E rikonstruktuar, por pa i prishur formën dhe origjinalitetit, sot këtu ndodhet Galeria e Artit “Vilson Kilica”, pjesë e parkut të madh të qytetit të Fierit.

“Nëse më të moshuarit kujtojnë me nostalgji ish-fabrikën e miellit, sot brezat e rinj shohin një Galeri Arti bashkëkohore, një ndër më të mirat jo vetëm në rang kombëtar por edhe më gjerë”, shprehet Dhima për ATSH-në.

Nga një godinë e braktisur, sot një qendër shumëfunksionale

Ish-Fabrika e Miellit është vepra e parë industriale në Fier, e cila ka mbetur në “këmbë” edhe në ditët e sotme.

Në fakt, shprehet Dhima, kjo godinë ishte braktisur qysh nga vitet 1997, dhe ishte kthyer në një objekt grumbullimi mbetjesh të ndryshme, duke krijuar kështu një situate aspak të hijshme në qendër të qytetit të Fierit.

Projekti për kthimin e saj në një qendër shumëfunksionale, sipas saj, lindi fillimisht si një ide e kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

Duke u nisur nga kjo ide ai ftoi në disa takime bashkëbiseduese dhe konsultuese, arkitektë e specialistë të urbanistikës, jo vetëm nga Fieri por edhe nga kryeqyteti.”Pas shumë diskutimeve, debateve, mendimeve të specialistëve urbanistë dhe arkitekëve u vendos që ish-fabrika e miellit të mos shembet, por të rehabilitohet tërësisht dhe të jetë pjesë e ekzistencës së saj brenda projektit të Parkut Qendror të Qytetit”, tha Dhima.

Idea e shumëdiskutuar dhe debatuar u konkretizua në kuadrin e projektit të madh të ndërtimit të Parkut Qendror të qytetit.

Kjo gjendje, amortizimi i saj dhe vetë specifikat e projektit të ndërtimit të parkut, që kërkonte hapësirë të gërshetuar me gjelbërim dhe mjedise çlodhëse për qytetarët, sipas deputetes socialiste, “nxitën dhe prodhuan ide dhe mendime të ndryshme, që shkonin deri dhe për një shembje e zhdukje nga hapësira të godinës së ish fabrikës së miellit, por që nuk ndodhi.

Projekti modern polifunksional dhe gjithëpërfshirës i Parkut të qytetit, që kap vlerën e 300 milionë lekëve të reja, sipas Dhimës, “përfshin brenda tij parkun e madh urban, me gjelbërim, me zona rekreative për të gjitha grupmoshat, si dhe hapësira për artin dhe kulturën”.

Pjesë e rëndësishme e tij, sipas Dhimës, “është unifikimi i fasadave në katet përdhe duke i dhënë përparësi zonës së biznesit, restaurim të fasadave, rikthim të elementëve karakteristike historik dhe kulturor të qytetit, shtim të zonës së gjelbër, lirim të hapësirave publike dhe sistemim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore”.

Pak historik

Rreth 80 vite më parë, në vitin 1936, mjeshtrat e mirënjohur dibran me banim në Fier, Ago dhe Jonuz Boriçi do të vendosnin gurët e parë në themelet e fabrikës së miellit një nga gjashtë fabrikat e ndërtuara në Shqipëri.

Kjo fabrikë u ndërtua me makineri të importuara nga Gjermania dhe prodhonte miell të cilësisë së lartë. E ndërtuar në një sipërfaqe prej 2 308 m2 dhe e rrethuar në atë kohë edhe me mur me gjatësi 102 ml, ish-fabrika e miellit ishte më tepër se një simbol i urbanizimit, me arkitekturën e saj të veçantë.

Kjo godinë e ish- fabrikës se miellit u projektua nga specialistët italianë me dimensione 20 m gjatësi, 6.5 m gjerësi, 16 m lartësi dhe materialet e ndërtimit, duke përjashtuar inertet, u importuan nga Italia.

Prodhimi i miellit ambalazhohej në thasë 30 kg dhe mbante stampën LTD, ( Lidhja Tregtare e Drithit ). Prodhimet e kësaj fabrike shpërndaheshin në Shqipëri, si dhe eksportoheshin nëpërmjet skelës së Semanit në Itali dhe Greqi.

Në 15 tetor 1944 gjatë tërheqjes së tyre, në këtë fabrikë u paraqit një skuadër gjermane për ta djegur.

“Më vjen keq që do ta digjni, – iu drejtua atyre kryemekaniku i saj, një ish-emigrant i përpara luftës në Gjermani. Kjo fabrikë, – vijoi ai, – është e vetmja shenjë gjermane në këtë qytet”.

Kështu fabrika shpëtoi dhe është në këmbë edhe sot e kësaj dite, për të dëshmuar aktivitetin e suksesshëm të kësaj dhome tregtie. /KultPlus.com

Piktorja angleze sjell artin modern në Fier

Ngjyrat dhe veprat më të fundit të artit kontemporan vijnë tek artdashësit fierakë përmes ekspozitës së piktores angleze, Lina Ogaily.

Piktorja nga Anglia, por me origjinë irakiane, hapi për herë të parë në Fier ekspozitën e saj personale. Ajo zgjodhi Galerinë e re të Arteve në Fier, e cila u transferua në godinën që ndodhet në Parkun Qendror të qytetit.

Lina Ogaily është piktore angleze me origjinë irakiane. Ekspozitat e saj të mëparshme janë zhvilluar në Londër dhe Dubai, por dhe në vende të tjera, ku ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët për stilin e saj të veçantë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë një jave, (22-29 shtator), për të gjithë artdashësit fierakë në Galerinë e Artit “Vilson Kilica”./ ata

Çmimi i parë i ‘Fokus 2017’ shkon në Hungari

Fotografi hungarez Andrea Kiss u nderua me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Fokus 2017”, të çelur mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve në Fier.

Në edicionin e 8-të të këtij konkursi organizuar nga Bashkia e Fierit dhe “Benart Print”, ekspozuan punimet e tyre 55 fotografë nga 18 shtete si Shqipëria, Franca, Zvicra, Kosova, Hungaria, Maqedonia, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Italia, Kroacia, Spanja, Ukraina, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Austria dhe Irani. Juria e konkursit vlerësoi me çmim të dytë Igor Coko nga Serbia dhe çmim të tretë Ardian Fezollari nga Shqipëria.

Kuratorët Osman Demiri dhe Burim Myftiu kanë bërë selektimin e pjesëmarrësve për ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “FOKUS 2017”.

Themelues i këtij konkursi është fotografi Arben Alliaj, i cili me shumë entuziazëm vazhdon këtë traditë, në qytetin e tij në Fier.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin:
Avin Abassi -Iran, Andi Agaraj -Shqipëri, Burhan Ahmeti -Maqedoni, Dali Alili -Macedonia, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, Ergys Baki – Shqipëri, Ahmad Belbasi -Iran, Roland Beqiraj -Shqipëri, Fjolla Besimi -Kosovë, Goran Boricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, Taras Bychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi- Kosovë, Igor Coko – Serbi, Haris Čalkić -Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Oliva Delgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ando Fuchs -Austri, Nima Ghari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, Ahmed Hadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, Arton Humolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, Dashmir Izairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, Eduina Jaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, Ognjen Karabegović -Kroaci, Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Artan Korenica -Kosovë, Halim Luta-Maqedoni, Ivano Mercanzin -Itali, Aleksander Mogilo-Bulgari, Olsi Qazimi -Gjermani, Vasil Qesari- Francë, Hazir Reka – Kosovë, Shkëlzen Rexha -Kosovë, Kaveh Safarnejad – Kanadë, Fahredin Spahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, Burak Şenbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipëri, Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, Enea Veria – Shqipëri, Qerim Vrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni./ KultPlus.com

55 artistë të fotografisë pjesëmarrës në ekspozitën ‘Fokus 2017’

Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë ‘FOKUS 2017’ me kuratorët Osman Demiri dhe Burim Myftiu, tashmë kanë bërë selektimin e pjesëmarrësve për ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “FOKUS 2017”, shkruan KultPlus.

Në këtë edicion të 8-të do të paraqiten 55 artistë të fotografisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Irani, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Gjermania, Kroacia…

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier. Shpallja e fituesve, do të bëhet ditën e hapjes nga grupi i jurisë profesionale ndërkombëtare.

Në vijim po sjellim emrat e artistëve pjesëmarrës të Fokus 2017:

Avin Abassi -Iran, Andi Agaraj -Shqipëri, Burhan Ahmeti -Maqedoni, Dali Alili -Macedonia, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, Ergys Baki – Shqipëri, Ahmad Belbasi -Iran, Roland Beqiraj -Shqipëri, Fjolla Besimi -Kosovë, Goran Boricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, Taras Bychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi- Kosovë, Igor Coko – Serbi, Haris Čalkić -Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Oliva Delgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ando Fuchs -Austri, Nima Ghari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, Ahmed Hadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, Arton Humolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, Dashmir Izairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, Eduina Jaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, Ognjen Karabegović -Kroaci, Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Artan Korenica -Kosovë, Halim Luta-Maqedoni, Ivano Mercanzin -Itali, Aleksander Mogilo-Bulgari, Olsi Qazimi -Gjermani, Vasil Qesari- Francë, Hazir Reka – Kosovë, Shkëlzen Rexha -Kosovë, Kaveh Safarnejad – Kanadë, Fahredin Spahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, Burak Şenbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipëri, Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, Enea Veria – Shqipëri, Qerim Vrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni. / KultPlus.com

Hapet konkursi ndërkombëtar i fotografisë ‘Fokus 2017’ në Fier

Është hapur edicioni i 8-të i konkursit tashmë tradicional ndërkombëtar të fotografisë “Fokus 2017”.

Të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e këtij konkursi duhet të dërgojnë fotografitë e tyre të cilat do t’i nënshtrohen procesit të selektimit nga ana e kuratorëve të kësaj ngjarjeje, fotografët Burim Myftiu dhe Osman Demiri. Fotografitë e nominuara për ekspozitë do të përzgjidhen në bazë të kritereve teknike dhe vlerave artistike. Fotografitë më të mira, do të shpërblehen me 3 çmime nga juria profesionale ndërkombëtare.

Themelues i këtij konkursi është fotografi Arben Alliaj i cili me shumë entuziazëm vazhdon këtë traditë, në qytetin e tij në Fier. Ekspozita ekskluzive me fotografi të nominuara do të hapet më 3 nëntor 2017, në Galerinë e Arteve në Fier.

Afati i fundit për aplikim është deri të premten më 15 shtator 2017 në emailin: [email protected]./ KultPlus.com

Apolonia hynë në agjendën evropiane të turizmit

Qindra të huaj vizitojnë çdo ditë Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Gjatë muajve korrik dhe gusht në park janë regjistruar mbi 13 mijë turistë të huaj.

Numrin më të lartë e kanë shënuar turistët nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca dhe Polonia, të cilët ndajnë përshtypjet më të mira për vizitën në Shqipëri.

“Vijmë nga Gjeneva. Jemi me të vërtetë të habitur me Shqipërinë. Ka shumë monumente arkeologjike. Jemi të surprizuar, nuk e prisnim. Vizituam dhe Beratin, qytetin e “një mbi e një dritareve”. Çdo gjë që kemi parë me të vërtetë na ka surprizuar dhe shpresoj të rikthehemi. Jemi shumë të kënaqur dhe nga pritja që kemi gjetur kudo, ndaj kur të kthehemi në vendin tonë, do flasim për këtë e besoj së përshtypjet tona, do të bëjnë që të vijnë edhe më shumë turistë”, thotë një vizitor i huaj.

Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, thotë për rtsh se shtimi i vizitave është një konfirmim se Aplonia sivjet ka hyrë në agjendën evropiane të vizitueshmërisë. Por ç’ka konsiderohet e rëndësishme në këtë moment për Parkun Arkeologjik të Apolonisë është rikthimi i ekspeditës kërkimore studimore franko-shqiptare. Sipas zotit Haxhimihali ekspedita po përdor metodat më të fundit të fotogrametrisë dhe atyre informatike në arkeologji në lidhje me Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
“Finalja është plotësimi i muzeut me disa elementë që janë zbuluar nga ekspedita, por që nuk janë respektuar më parë”, tha ai.

Ekspedita francezo- shqiptare vepron në Apoloni që në vitin 1993 me ndërprerje e rikthime, ndërsa këtë herë do të bëjë të mundur ndërtimin për herë të parë të hartës digjitale të Parkut. Apolonia është ndër qytetet më të mëdhenj në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. / KultPlus.com