Sot, Dita Botërore e Fotografisë

Fotoografia i ka fillimet te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë, fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”, e cila përfshinë fotografi të vjetra 150 vjet, e të cilat ruhen në Shkodër.

Arti i fotografisë është padyshim i veçantë. Në hisotrinë e popullit shqiptar, ka hyrë fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë dhe u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999. Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre,   ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën. /KultPlus.com

BBC rendit fotografinë e super hënës në Prishtinë, si ndër më të bukurat në botë (FOTO)

Vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën panë një Hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht, të martën mbrëma.

Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Hëna e Sturgeon, ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik.

Ndërkohë, BBC ka renditur disa nga fotot më të mira të superhënës së të martës nga e gjithë bota dhe në krye të listët qëndron fotografia ku Hëna shkëlqen mbi ndërtesat në Prishtinë, Kosovë. / KultPlus.com

Përfundon edicioni i dytë i filmit ndërkombëtar dhe fotografisë, 22 artistë shpërblehen për punën e tyre krijuese

Rrugëtimi i autorëve të huaj anembanë botës drejt edicionit të II i filmit nderkombetar dhe Fotografisë, u përmbyll sonte me plot çmime të dhëna në Amfiteatrin e Tiranës.

Poshtë yjeve dhe rrethuar nga entuziazmi dhe energjia e mirë, plot 22 nga 50 producentë pjesëmarrës u shpërblyen për punën e tyre kreative. 6 fotografë, për syrin e tyre të mprehtë dhe detajist.

Ishte juria me profesionistë të fushave të ndryshme, ata që i mirëpritën këta turistë të etur jo vetëm për art, por edhe për histori e kulturë.

Çmimi për “Fotografinë më të mirë” shkoi për Michael Stoeger me “Wintery Skies”.

“Faleminderit shumë! Kjo nuk ndodh çdo ditë! Jam i lumtur që jam ketu dhe i prekur shumë për këtë çmim. Për këtë foto do thoja është realizuar në Jug të Australisë. Shtëpia jonë e vërtetë, është Universi. E di këtë që fëmijë, ndonëse kur rritesh shpesh e harron këtë gjë”, – u shpreh Michael Stoeger.

Çmimi për “Filmin më të Mirë”, shkoi për Julien Guéraud me “Quest for Silence”; film ky për zhurmat e jetës dhe betejat me to.

“Ky është çmim shumë i rëndësishëm për mua, sepse nuk do e mendoja kurrë përpara pesë vitesh, ndërsa punoja në dhomën time të vogël, se do ta fitoja. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në këtë vend të bukur si Shqipëria, me njerëz të mrekullueshëm”, – u shpreh Julien.

Çmimi nga vetë organizatorët e Travel Fest Festival, iu dha Mikael Kyster për dokumentarin e shkurtër e komik “The Kyster Family in Albania”.

Në këtë festival, nuk munguan videocall-et nga autorët e mos pranishëm dhe një prej tyre ishte edhe ajo e Mikaelit.

Ai i mëshoi me përshëndetjen e tij, të njëjtës shprehi të veçuar nga produksioni i tij, se “Çmimi i vërtetë nuk është një trofe, por njerëzit që gjithkush takon rrugës”, duke iu referuar kështu eksperiencës së kaluar në Travel Fest Albania.

Ndërsa përshtypjet për bukurinë dhe vlerat e Shqipërisë, veçse artikuloheshin nga një çmim në tjetër, nga një autor në tjetër, pati edhe lëvdata nga pjestarët e jurisë; të gjithë u bënë bashkë jo vetëm për organizimin në përmasa të mëdha, por mbi të gjitha për cilësinë e origjinalitetin e filmave konkurrues.

“Jam befasuar! Kam parë disa dokumentarë shumë interesantë për nga ndërtimi, struktura dhe filozofi shumë të thjeshta. Kam parë shumë pak fryrje, modele tipike…”, – u shpreh Ermal Hasimja, ndërsa shtoi në nota humori: “E sigurt, vitin tjetër do të jem edhe unë konkurrues”.

Çmimi për kategorinë “Mjedisi dhe Ekologjia” shkoi për regjisorin Karsten de Vreugd me “Paved Paradise”.

“Një falenderim i veçantë shkon për vullnetarët e këtij festivali, që kanë punuar fort për realizimin, si dhe njerëzit pas kamerave. Pa ta, nuk jemi asgjë”, – tha de Vreugd.

Prej datës 3 deri më 7 Korrik, 112 filma janë transmetuar në Tiranë, Durrës e Gjirokastër. 112 filma bënë të mundur të zgjonin shqisat e një audience të gjerë.

Edicioni i II ishte padyshim rendës i edicionit të I për nga suksesi./Balkanweb/KultPlus.com

Tirana mirëpret kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota

Tirana mirëpret edhe këtë vit kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota për të qenë pjesë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike. Edicioni i dytë i Travel Fest Albania ka ngritur siparin në Amfiteatrin e Tiranës, falë një ekrani gjigand e plot filmave premtues.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Fotografisë “Travel Fest Albania” në Amfiteatrin e Tiranës!Tirana mirëpret edhe këtë vit kineastë dhe fotografë nga e gjithë bota për të qenë pjesë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike”, thekson Veliaj.

Në tërësi do të shfaqen 112 filma të përzgjedhur, të cilët i adresohen njeriut, qenies që mbetet gjithmonë e njëjtë, pavarësisht vendit ku jeton e vepron.

Ekrani i madh në zemër të Amfiteatrit të Tiranës tërhoqi pas vetes grupmosha të ndryshme. Dhe ekrane të ngjashme premtojnë se do të dallohen nga i njëjti pasion e dashuri për kinematografinë, për plot 4 ditë dhe në qytete të tjera.  /tvklan.al/ KultPlus.com

“Fotoja vlen sa njëmijë fjalë”

19 gushti shënon Ditën Botërore të Fotografisë.

Më poshtë gjeni disa prej thënieve më të mira për fotografinë. /KultPlus.com

Fotoja vlen sa njëmijë fjalë.

— Napoleon Bonaparta

Një foto vlen sa 1000 mohime.

— Ronald Reagan

Unë besoj në barazinë e gjithkujt, përveç reporterëve dhe fotografëve.

— Mahatma Gandi

Postieri kërkon një autograf. Taksisti kërkon një foto. Kamarjerja kërkon një shtrëngim duarsh. Secili e kërkon një pjesë tënden.

— Xhon Lenon

Fituesit e konkursit PRISHTINA N’FESTE

Platforma PRISHTINA.PHOTOS në bashkëpunim me artistë, dizajnerë dhe fotografë të qytetit, kanë hapur garën e fotografisë PRISHTINA N’FESTË, ku përmes fotografisë qytetarët kanë ndarë momentet nga festat e tyre. Përmes shkrepjeve kanë ndarë momente nga festa në  shtëpi, në rrugë, në bare, kafene, punë, familje e natyrë.

Juria profesionale e përbërë nga Nita Deda, Rina Abazi dhe Blerta Basholli, kanë bërë përzgjedhjen e fotografive fituese të garës PRISHTINA N’FESTË.

Vendi i parë i është ndarë fotografisë së Linda Mustafa, e cila përveç se ka një kompozicion dhe dritë shumë të mirë, kap një moment të sinqertë e spontan të një feste që feston lirinë e të qenit vetvetja! 

Vendi i dytë ndahet për fotografinë e Tesa Krasniqi, për kombinim të ngjyrave, të cilat janë plotë jetë e rrezatojnë energji festive, të cilat bashkë të japin emocion të veçantë e festiv.

Ndërsa vendi  tretë ndahet për fotografinë e shkrepur nga Edona Murseli, për çasje të sinqertë, reale e dokumentare të një momenti të bukur të fëmijëve,buzëqeshja e të cilëve të merr me vete për të 
festuar borën bashkë me personazhet.

Kujtojmë se platforma PRISHTINA.PHOTOS ka organizuar gara të ndryshme të fotografisë si Prishtina n’Shpi e cila ka grumbulluar fotografitë e qytetarëve të Prishtinës, duke mbledhur kështu momentet më të bukura të përditshmërisë sonë gjatë karantinimit. Platforma PRISHTINA.PHOTOS mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe ICK dhe do të vazhdojë të sjellë gara të reja të fotografisë./KultPlus.com

Fotoja fituese
Vendi i dytë
Vendi i tretë

“Fuqia e fotografisë”, historia e prekshme e fotografisë fituese të ‘Pulitzer’ që nxiti fotografin ta vriste veten (FOTO)

Fotografi Kevin Carter ka bërë një nga fotografitë më historike duke kapur pamjen e një vajze të vogël e cila ishte tejet e uritur. Ajo në këtë fotografi paraqitet duke u zvarritur për të arritur deri tek ushqimi dhe jo shumë larg saj ndodhet një shpend grabitqar i cili pret për ta gllabëruar vajzën, përcjellë KultPlus.

Kevin Carter e shkrepi këtë fotografi në Sudanin Jugor në vitin 1993 derisa po mundohej të paraqiste urinë e njerëzve atje, në mënyrë që të shtoj përpjekjet ndërkombëtare në ndalimin e saj. Ai më pas kishte treguar që pas marrjes së fotografisë e kishte larguar shpendin, mirëpo nuk e kishte prekur fëmijën.

Kur fotografia u paraqit për herë të parë në The New York Times, ajo u pasua me shumë reagime që përfshinte urime dhe mllef në drejtim të fotografit Carter, i cili me këtë fotografi fitoi edhe Çmimin Pulitzer, përcjellë KultPlus.

Jo shumë kohë pas marrjes së çmimit, ai kreu vetëvrasje ndërsa la pas një shënim në të cilin thotë se ka një kohë të gjatë që ai po jeton në depresion dhe se ndihet i lodhur nga trauma që kishte përjetuar nga karriera e fotografit i cili kishte kapur pamjet dhe situatat më të tmerrshme. /KultPlus.com

Dita e fundit për t’u bërë pjesë e garës së fotografisë “Colours of Albania”

Ky është viti i parë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës organizojnë bashkërisht konkursin “Colours of Albanians” apo “Ngjyrat e Shqiptarëve”, shkruan KultPlus.

Konkursi funksionon fare thjeshtë: Çdokush me një aparat të telefonit të tij apo aparat fotografik, ftohet të fiksojë një moment nga jeta e përditshme, nga udhëtimet, një moment nga jeta personale si banor apo vizitor në Shqipëri dhe Kosovë dhe ta postojë këtë foto/ video në platformën sociale Instagram #ColoursofAlbanians llogaria zyrtare e këtij konkursi, duke përdorur hashtagun #ColoursofAlbanians2022 dhe tag @ColoursofAlbanians, derisa sot është dita e fundit për ta dërguar një fotografi

Colours of Albanians synon të jetë frytdhënëse në tri drejtime:

Promovimi i trashëgimisë kulturore të vendeve tona të transformuar në rrugën drejt integrimit në BE;

Forcimi i markës kombëtare dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë e Kosovës nëpër botë;

Forcimi i marrëdhënieve mes diasporës me vendin e origjinës dhe promovimi i identitetit kombëtar të  komuniteteve të diasporës;

Fushata do të ketë dy evente kryesore; ceremoninë e hapjes më 26 nëntor 2021 në Shqipëri dhe atë  të mbylljes dhe dhënien e çmimeve fituese më 17 Shkurt 2022 në Kosovë.

“ColoursofAlbanians” është një iniciativë e rregullt vjetore nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.

Deri më sot janë organizuar 5 edicione të #ColoursofAlbania nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, po ashtu një edicion i ngjashëm është organizuar edhe në Kosovë. / KultPlus.com

Arton Humolli në intervistë për revistën amerikane: Moda, portreti, fotografia nudo dhe arti i bukur janë zhanret e mia të preferuara

Fotografi Arton Humolli i cili së fundmi u shpall fitues i çmimit “Fotografia më e mirë e vitit” në festivalin New York Nil Gallery, ka dhënë një intervistë së fundmi për revistën amerikane “nyglamour.net”, përcjellë KultPlus.

Arton Humolli ka lindur në vitin 1981 në Prishtinë. Ai i përket brezit të mesëm të artistëve të fotografisë që është ndër të paktët fotografë shqiptarë që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, shkruan nyglamour.net, transmeton KultPlus.

Krijimtaria e tij fotografike shtrihet njëkohësisht në disa tema dhe fusha fotografike si: fotografia e modës, portreti, fotografia nudo dhe ajo e artit të bukur.

Bie në sy mjeshtëria e tij në përdorimin e ndriçimit, sidomos atij artificial, si dhe një kujdes i shtuar në përsosmërinë teknike të realizimit të fotografisë. Janë pikërisht këto vlera që u theksuan, ato që tërhoqën vëmendjen e disa revistave të huaja të cilat herë pas here publikojnë fotot e Arton Humollit.

Mund ta sjellim në fokus revistën prestigjioze pariziane PHOTO (e themeluar në vitin 1967) në të cilën fotografi Humolli, fillimisht kishte fituar një konkurs të shpallur nga redaksia e saj (“Le Plus Grand Concours Photo du Monde”, 2020) dhe më pas pasoi një prezantim i artistit në një nga numrat e mëposhtëm të kësaj reviste fotografike.

Kur shikon portretet e Artonit, kupton vërtet gjithë seriozitetin dhe ndjenjat që ai ka derdhur brenda kornizës fotografike si dhe interesin e madh të njerëzve të ndryshëm (kryesisht nga komuniteti i artit) për t’i dalë përpara aparatit të tij dhe për t’u bërë objekt i trajtimi i fotografisë.

Sipas revistës, udhëtimi me makinë në studion e fotografit Arton i ka kujtuar atyre një thënie të fotografit të madh amerikan Richard Avedon: “Shpesh mendoj se njerëzit më vijnë për t’u fotografuar, ashtu siç do të shkonin te një mjek ose një fallxhore – për të zbuluar si janë. Pra, ata janë të varur nga unë. Unë duhet t’i angazhoj ata. Përndryshe, nuk ka asgjë për të fotografuar. Përqendrimi duhet të vijë nga unë dhe t’i përfshijë ata. Ndonjëherë forca e tij bëhet aq e fortë sa tingujt në studio nuk dëgjohen. Koha ndalon. Ne ndajmë një intimitet të shkurtër dhe intensiv. Por është e pafituar. Nuk ka të kaluar, nuk ka të ardhme. Dhe kur të mbarojë seanca – kur të mbarojë fotografia – nuk ka mbetur asgjë përveç fotografisë… fotografisë dhe një lloj sikleti. Ata largohen… dhe unë nuk i njoh”.

Ttuje, revista shkruan se ndër sukseset e tjera fotografike të Arton Humollit janë dhjetëra pjesëmarrje në ekspozita ndërkombëtare të artit në grup, në të cilat ai shpesh shpërblehej për fotografitë e tij unike. Ekspozitën e tij personale “Trupi dhe shpirti” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë – Shqipëri e ka mbajtur në vitin 2015. Artoni është autor dhe producent i dokumentarit “Udhëtim nga kampioni” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës (2018). Kurse, në janar 2022 Arton Humolli fitoi çmimin “Fotografia më e mirë” në New York Nil Gallery, edicioni i 5-të.

Arton Humolli – My Eagle

Më poshtë KultPlus ua sjell intervistën e plotë:

NY Glam: Na trego pak për veten. ku je rritur?

Arton Humolli: Jam lindur dhe rritur në Prishtinë, kryeqyteti i Republikës së Kosovës. Kam studiuar për komunikim masiv – prodhim mediatik.

NY Glam: Sa kohë keni qenë fotograf?

Arton Humolli: Unë jam fotograf që nga viti 2005.

NY Glam: Për çfarë lloj fotografie jeni të interesuar?

Arton Humolli: Unë zakonisht fotografoj njerëz. Moda, portreti dhe arti i bukur janë zhanret e mia të preferuara.

NY Glam: Si do ta përshkruanit stilin tuaj?

Arton Humolli: Arti dhe bukuria në një.

NY Glam: Cilat i konsideroni depërtimet më të rëndësishme në karrierën tuaj dhe pse?

Arton Humolli: Puna ime e botuar në revistën prestigjioze franceze “PHOTO” në vitin 2008 (dhe në vazhdim).

NY Glam: Për çfarë po punoni aktualisht?

Arton Humolli: Unë jam duke punuar në ekspozitën time të radhës dhe kjo është gjithçka që mund të them tani për tani.

NY Glam: Cili është një nga xhirimet më interesante që keni bërë?

Arton Humolli: Në karrierën time 17 vjeçare si fotograf kam pasur shumë xhirime interesante. Do të përmendja një në ujëvarën e Mirushës. Na u desh të ngjiteshim qindra metra me të gjitha pajisjet. Ishte e rrezikshme por edhe argëtuese.

NY Glam: Kush është modeli juaj i preferuar me të cilin keni bërë një xhirim dhe pse?

Arton Humolli: Kam shumë modele të preferuara por për t’iu përgjigjur pyetjes suaj do të përmend dy: Dhurata Lipovica (Prishtinë) dhe Gresa Hoti (Milan). Ato janë dy profesioniste dhe të mahnitshme në mënyrën e tyre. Ato gjithmonë bëjnë çmos për t’iu përshtatur ideve dhe koncepteve.

NY Glam: A keni një kombinim të preferuar të të gjitha kohërave kamerë/lente?

Arton Humolli: Që nga dita e parë si fotograf unë shkrep Nikon, nga FM3a, F4, D200, D4s, Z6… Çdo kombinim me pajisjet Nikon funksionon shumë mirë për mua.

NY Glam: Përshkruani arritjen tuaj më të madhe deri më sot?

Arton Humolli: Në këtë rast do të përmendja tre: 1. Fitimi i konkursit më të madh të fotografisë në botë “Le Plus Grand Photo Concourse du Monde” – Paris, Francë. 2. Ekspozita ime personale “Trup dhe shpirt” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë – Shqipëri. 3. Fitimi i çmimit “Best Photography Award” në Galerinë Nil të Nju Jorkut.

NY Glam: Kë do të dëshironit të fotografonit më pas?

Arton Humolli: Ka shumë në fakt, por do të filloja sërish me Dua Lipën, pastaj Rita Orën dhe pse jo Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Michael Jordan…

NY Glam: Kush/çfarë ju frymëzon?

Arton Humolli: Jeta e përditshme, njerëzit në rrugë, filmat, muzika…

NY Glam: Keni udhëtuar shumë për punë? Keni një vendndodhje të preferuar?

Arton Humolli: Për shkak të kufizimeve me viza nuk kam udhëtuar aq sa do të doja. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të jenë të parët që do ti vizitoj.

NY Glam: Citimi i preferuar?

Arton Humolli: “Ju nuk bëni një fotografi, ju e bëni atë” nga Ansel Adams.

NY Glam: Cila është këshilla juaj për fotografët aspirantë?

Arton Humolli: Për të dalë atje dhe për të xhiruar, analizoni punën tuaj dhe të tjerët punojnë gjithashtu. Bëni të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe përfundimisht do të zbuloni se çfarë ju përshtatet më shumë për fotografinë, çfarë zhanri dhe stili ju pëlqen dhe më pas vazhdoni ta bëni këtë me dashuri.

NY Glam: Çfarë është më pas për ju?

Arton Humolli: Më shumë punë / KultPlus.com

“Fotografia më e mirë” në New York Nil Gallery – Arton Humolli

“Ngjyrat e shqiptarëve”, konkursi i fotografisë që sjell ngjyrat e shqiptarisë

“Ngjyrat e shqiptarëve” është konkursi i fotografisë, që sjell ngjyrat e shqiptarisë.

Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, deklaroi dje në një intervistë televizive se: “Ngjyrat e shqiptarëve” (Colours of Albanians 2022), është një koleksion fotosh dhe videosh, të bukurive të vendit tonë të shqiptarëve. Këtë vit në fakt një nga risitë është edhe fakti që futen edhe videot. Ky konkurs nuk ka qenë i ri për Shqipërinë, ka nisur në vitin 2015-2019. Për fat të keq prej pandemisë vitin e shkuar nuk u organizua dot. Ndërkohë që këtë vit, me një emër të ri, “Colours of Albanians”, sepse është në kuadër dhe të protokollit zbatues në fushën e diplomacisë kulturore midis dy ministrive të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Fino theksoi se: “ky konkurs është lançuar në 26 nëntor në kuadër dhe të takimit të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”

Fino u shpreh se: “se ky konkurs ka qenë gjithmonë i hapur, megjithatë tani është një shtrirje edhe më aktive e Diasporës, më e gjerë. E një audience më e gjerë jo vetëm e trojeve shqiptare, po e shqiptarëve kudo që ndodhen. Është një formë kreative për të ardhur së bashku dhe për të bërë diçka të bukur bashkë”.

Fion theksoi se: “konkursi është fare i thjeshtë, mund ta bëjë kushdo që ka një aparat celular, por edhe nëse ka një aparat fotografik më profesional. Një foto, një video, të kapë një moment të bukur, të jetës së vetë, të ditës së vetë, të shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, po kudo që jetojnë, punojnë, studiojnë. Ta hedhin në profilet e tyre të instagramit dhe të vendosin Colours of Albanians 2022 duke na bërë tag edhe ne në profilin zyrtar në instagram që kemi hapur enkas për këtë konkurs, i cili titullohet “Colours of Albanians”.

“Unë do sugjeroja që të vendosej në fakt edhe vendndodhja e bën më interesante. Mund të shohim vende të cilat ne nuk i kemi eksploruar më parë, vende të reja, që mund të duam t’i shikojmë në një të ardhme”, tha Fino.

“Në 5 edicionet e mëparshme që janë bërë ka qenë në fakt konkursi në periudhën e verës, më shumë nga periudha maj-gusht, ndërkohë që këtë viti ky edicion sjell dhe një risi tjetër që është që po organizohet në periudhën e dimrit, përkon me festat e dimrit”, theksoi Fino.

Fino u shpreh se, “për diasporën do të përdoren dy hashtag, përveç Colours of Albanians 2022, do të përdoret edhe diaspora shqiptare. Përtej kësaj në fakt motoja e konkursit këtë vit ka qenë “Gjurmë identitare”. Kjo është motoja e madhe, ndërkohë që ka nën tema të vogla çdo javë, është ndryshe. Në javën e parë që ka nisur ky edicion tema ka qenë peizazh dhe turizëm. Në këtë javë që jemi është portreti identitar dhe familja, dhe kështu ndryshon çdo javë deri më 17 shkurt”.

Sa i përket jurisë, Fino tha se, “kemi një juri prej 7 anëtarësh, që janë artistë profesionistë të spikatur. Është juri e përbashkët. Janë shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Diasporës. Ata do të përzgjedhin 50 foto dhe videot përmbyllëse dhe në fund nga këto do të zgjedhin 6 foto dhe videot fituese”.

Juria përbëhet nga Elina Duni, Fadil Berisha, Arian Mavriqi, Alban Nimani, Andi Deliana, Ilir Kaso, Dardan Luta.

Sa i përket çmimeve, Fino tha se, “do të jenë çmimi i parë, i dytë dhe i tretë. Është çmimi i publikut i cili do të përzgjidhet nëpërmjet pëlqimeve në instagram. Kemi shtuar çmimin video më e mirë, duke marrë parasysh që këtë vit hyjnë dhe videot. Dhe është edhe çmimi i Diasporës, të cilit në bashkëpunim me IOM, do t’i dhurohet një aparat fotografik profesional”.

“Ceremonia përmbyllëse do të mbahet më 17 shkurt në Kosovë”, theksoi Fino.

“Fotot në fund do të përmblidhen dhe do të botohen në një album, i cili do të shpërndahet kudo në botë, në fakt nëpërmjet përfaqësive diplomatike të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës”, u shpreh Fino.

E pyetur për toponimet në hartat e Apple, Google, të cilat kishin vende, lumenj shqiptarë, por me toponime të huaja, Fino tha se, “janë ndryshuar disa prej tyre në fakt. Ka qenë iniciative e Ministrisë së Jashtme për këtë, duke dërguar letra, duke shtyrë, duke lobuar që të ndryshojnë, siç ka qenë rasti në Google dhe në Bing ka pasur raste të tilla. Edhe ajo është një tjetër iniciativë interesante”. / KultPlus.com

Fotografja Eriselda Xhaferri pjesë e ekspozitës “Zëri i shpirtit” në Romë

Në datën 16 nëntor fotografja durrsake Eriselda Xhaferri do të performojë në Romë në ekspozitën e artit kolektiv “Zëri i shpirtit”, që do të mbahet në Via del Corso 528 në ora 17.00.

Organizuar nga shoqata socio-kulturore “Bota blu”, që ka presidente operatoren sociale Mihaela Mitrut dhe që është e specializuar në promovimin e artistëve të huaj që jetojnë në Itali, ekspozita do të zgjasë tre ditë, duke përfshirë – veç fotografisë – edhe vizatimin e pikturën.

Xhaferri e përshkruan kështu Unin e saj bioprofesional: “Kam ardhur në Itali në 2001-shin. Kam nisur të fotografoj prej pasionit, më pasionon përpjekja për kapjen e shpirtit, grimcat e ndryshme përmes fytyrave, objekteve e gjithçkaje që rrethon mjedisin përreth e brenda qenies njerëzore”.

Aktivizuar në evente artistike shqiptare e shumëetnike në Itali, pjesë e grupit shqiptar në Ekspozitën universale Milano 2015, aktiviste shoqatash, Eriselda vendos në qendër të fotove të saj gruan që kërkon të mbajë të paprekur vokacionin e vet gjinor brenda një shoqërie që përpiqet ta kapë në rrjetën e prototipit të asaj që duhet të kënaqë kohën e të tjerëve.

Së fundmi ka marrë pjesë në mostrat në Galerinë Arca di Noesis e Sguardo di donna (“Vështrim gruaje”) – ku u rendit mes finalistëve me foton “Pritja” -, mbajtur në Romë.

Themeluar në 2015, “Bota blu” organizon shpesh evente për të promovuar kulturën e traditat e të huajve në Itali. Merr pjesë në konkurset për thithjen e fondeve në kuadrin e organizimit të shfaqjeve e formimit të rinjve, duke bashkëpunuar me ente publike e private. Presidentja Mitrut është zgjedhur në 2019 si drejtuese e Qendrës Dëgjimore bashkiake romane  dhe bashkërendon konsultën për të huajt në Minibashkinë VII.

“Bota blu” vepron edhe kundër dhunës dhe mbron të drejtat e punëtorëve. / KultPlus.com

Fotografja që dokumentonte të pastrehët, gjen babain në mesin e tyre

Diana Kim, një fotografe dhe studente e drejtësisë ishte braktisur nga babai i saj kur ishte vetëm 5 vjeç, duke rezultuar në një jetë aspak të lehtë për fotografen.

Në vitin 2003 kur ajo kishte filluar të fotografonte të pastrehët nëpër rrugë si pjesë e një projekti të saj personal që e kishte nisur për t’i ndihmuar këta persona. 9 vite më vonë, në vitin 2012, përmes këtij projekti ajo kishte arritur të zbulonte babain e saj biologjik. Njeriu të cilin e mban mend se ia ktheu shpinën atëherë kur i nevojitej më së shumti, kishte mbetur pa shtëpi, i palarë, me rroba të pista dhe tejet i dobët fizikisht. Ai madje as nuk e njihte të bijën, shkruan NBC News, përcjell KultPlus,

I prekur nga skizofrenia, ai refuzonte të merrte trajtim mjekësor, të hante, të lahej apo të vishte rrobat që Kim ia blinte. Mirëpo, pak vite më vonë kur i ati kishte pësuar sulm në zemër, pas trajtimeve mjekësore ai ishte kthyer në gjendjen e mëparshme duke rezultuar kështu në rregullimin e raporteve me të bijën.

Tani Kim tregon se babai i saj është në gjendje të mirë dhe kanë raporte të mira me njëri-tjetrin. / KultPlus.com

Fotografi Hazir Reka takon pas 22 vitesh vajzën që e kishe fotografuar në luftë duke qarë

Fotografi i njohur, Hazir Reka ka pranuar si dhuratë një fotografi të cilën e ka realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një dhuratë kjo të cilën ia ka bërë vetë protagonistja e asaj fotografie, e cila në atë kohë kishe përjetuar tmerrin e luftës, përcjell KultPlus.

22 vite pasi është shkrepur fotografia, ajo ka falënderuar fotografin Reka për kontributin e tij. Kështu ka bërë të ditur vet fotografi Hazir Reka përmes një postimi në Facebook

Ai ka takuar protagonisten e fotografisë, Vjollca Qerimi-Hysenin ndërkaq ka pranuar fotografinë në kornizë me fjalët falënderuese për të.

Më poshttë gjeni postimin e plotë të Rekës. / KultPlus.com

Fotografia e çastit e realizuar para 10 vjetëve bëhet virale dhe blihet nga Google

Fotografitë të cilat kanë mbetur gjatë në kujtesë janë rezultat i të qenit në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Kështu ka ndodhur me gruan nga Anglia, Hannah Huxford në vitin 2011, shkruan My Modern Met. Huxford kishte dalë për një shëtitje rreth bregdetit anglez, me bashkëshortin dhe derisa po ecnin kishin vendosur të blinin patate të skuqura. Siç ka shpjeguar ajo, derisa po hanin kanë vërejtur një pulëbardhë që po qëndronte afër, ndërkohë që bashkëshorti i kishte ofruar shpezës po ashtu patate të skuqura.

Në momentin që pulëbardha kishte filluar t’i kapte për t’i ngrënë, Huxford kishte nxjerrë telefonin e saj, një iPhone 3 dhe po fotografonte. Ajo kishte realizuar një sërë fotosh derisa kishte kapur momentin kur pulëbardha e ka pataten e skuqur në sqep, pak para se ta gëlltiste.

Kjo fotografi artistike ishte hedhur më pas në rrjetet sociale dhe ishte bërë virale, derisa tek dhjetë vjet më vonë, kur e kishte ripostuar në Instagram, e kishin kontaktuar nga Google, të cilët kishin kërkuar që t’ia blinin për një kampanjë reklamuese.

Image

Gruaja angleze kishte pranuar ofertën e gjigantit amerikan të teknologjisë të bërë në vitin 2021, duke bërë që fotografia e saj të qarkullonte gjithandej nëpër posterë e billborda të vendosur nëpër rrugë.

Që nga atëherë, Hannah Huxford ka vazhduar pasionin e saj për fotografinë duke synuar edhe më tutje që të kapë momente interesante të ngjashme. /koha/ KultPlus.com

Image
Hannah Huxford

Shqipëria nën aparatin e fotografit Thimi Raçi (FOTO)

Nga Luljeta Peci

Fotografia në Shqipëri nisi vonë krahasuar me vendet e tjera, e për herë të parë Papa Jani Zengo filloi shkrepjen e fotografive nga shqiptarët, por kishte edhe pasues të tij.

Njëri ndër ta ishte edhe Thimi Raçi (1886-1966) i cili punoi kryesisht në vitet’20 dhe ’30 në fshatin Dardhë afër Korçës.File:Thimi Raci.jpg - Wikimedia Commons

©commons

Raçi lindi në fshat ku ndoqi një shkollë greke, kurse në moshën 15-vjeçare emigroi në Rumani për punë, si shumë shqiptarë të atyre zonave. Pas kthimit në Shqipëri punoi teneqexhi në Korçë.

CBC radhit disa prej fotografive ikonike të këtij fotografi të hershëm shqiptar, që dha kontribut të madh në koleksionimin e imazheve me personazhe shqiptare.Dardha, stands in the first place of our climatic countries and as a developed society, because …” / When the press of the Zog Monarchy promoted tourism – Memorie.al

©memorie.al

Mjeshtërinë e fotografit e mësoi nga Pero Kaçauni, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1910, dhe i la Thimit të gjitha pajisjet e fotografimit. Një vit më vonë, në fshatin Dardhë kishte një dyqan me tabelën, “Thimi Raçi- teneqexhi dhe fotograf”.The Photo Collection of Thimi Raci

©albanianphotography

Për sa u përket temave, fotografitë e Thimi Racit janë të zakonshme, kryesisht portrete familjesh, fëmijë, dasma dhe foto të ngjarjeve të fshatit, mirëpo në rast se mbahet parasysh se në gjithë Shqipërinë e asaj kohe kishte fotografë vetëm në Shkodër dhe në Korçë, mahnitemi nga kontributi i jashtëzakonshëm i Thimi Racit.Pin på History of Albania

©pinterest

Vëzhguesi i kujdesshëm do të habitet gjithashtu për nivelin e lartë të mirëqenies, të progresit shoqëror dhe të ndikimit perëndimor që shfaqet në fotografitë e Dardhës, po të krahasohen me pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ende e varfër, e prapambetur dhe orientale në atë kohë.The Photo Collection of Thimi Raci | Albanian culture, Albanian people, Albanians©pinterestDardha, Albania | Albanian culture, Ancient greek clothing, Photo

©pinterest. /cbc.al/ KultPlus.com

Ryvije Elshani, gruaja që me vajin për vëllain e vrarë kishte kthyer sytë e botës nga Kosova

Ryvije Elshani e cila ndërroi jetë në tetorin e vitit të kaluar, kishte kthyer sytë e botës nga Kosova përmes një fotografie ku shihej tek vajtonte vëllain e saj të vrarë. Fotografia e saj e kapur nga aparati i Georges Mérillon në 29 janarin e vitit 1990 paraqet atë përgjatë funeralit të vëllait, Nasim Elshanit, një fotografi kjo që u kthye edhe në skulpturë nga artisti francez Pascal Convert, shkruan KultPlus.

Në atë kohë, vështirë se dikush interesohej për Jugosllavinë, aq më pak për Kosovën. Deri në eksodin e kosovarëve dhe ndërhyrjen e NATO-s në 1999, kjo fotografi u konsiderua si një ngjarje fotografike estetike, si një “imazh i bukur” dhe jo si një dëshmi.

Ndërkaq vrasja e katër të rinjve, një ndër ta edhe Nasim Elshani, të cilët protestuan për të drejtat themelore kundër pushtetit jugosllav në një demonstratë në Rahovec ishte versioni real dhe dëshmia historike e saj.4

KOSOVO / 29.01.1990 (569.493)Nagafc: veillée funèbre au Kosovo autour du corps de Nasimi Elshani, tué lors d’une manifestation pour l’indépendance du Kosovo.PHOTO © GEORGES MERILLON / GAMMA

Në fotografinë që futi Kosovën në hallkat e vëmendjes botërore duket nëna Sabrie pranë kokës së djalit të saj të vrarë, në të djathtë motra e vogël, Afërdita 16 vjeçare. Dhe ajo, përmes së cilës kjo fotografi bëri bujë, Ryvije Elshani në qendër, e tronditur nga pikëllimi i ndarjes nga vëllai.

Ndërkaq fotografi Georges Mérillon ishte kujdesur që përveç pamjeve, t’i dëshmonte ngjarjet edhe me fjalë, kështu duke shkruar në bllokun e shënimeve të tij.

“Mbërrij në shtëpinë e familjes Elshani. Jam bërë gati për të hyrë në dhomë të parë. Të gjithë burrat në familje janë ulur në dysheme, të rrethuar nga fqinjët dhe miqtë. Pastaj hyj në një dhomë të dytë. Trupi i Nasimi Elshanit i shtrirë në tokë. Përreth ka vetëm gra. Dëgjoj vetëm vajtime. Kameramani hyri me mua dhe ndezi pishtarin e kamerës. Projektori më në fund fiket dhe unë vazhdoj të fotografoj. Drita është e dobët dhe hyn në dhomë përmes një dritareje të vetme. Një mjegull e trashë është formuar në dritare dhe shpërndan një dritë të çuditshme me kapuç. Bëj fotografitë për një minutë dhe pastaj dal. Më vonë unë isha në gjendje të vendosja emra në fytyrat e këtyre grave. Rreth trupit të Nasimit ndodhet Sabrié, nëna e tij që qëndron afër kokës së tij dhe Afërdita në të majtë motra e tij e re 16-vjeçare. Në qendër me lot, motra tjetër Ryvije”, kishte shkruar fotografi Mérillon.

Vigjilja e varrimit në Kosovë, e quajtur shpesh “Pietà e Kosovës”, fitoi Çmimin Botëror të Shtypit në 1991. Mirëpo, dhimbja që shihej nuk kishte se si të mbetej vetëm në korniza të një fotografie. Kështu, artisti frances Pascal Convert e ktheu atë në skulpturë, duke e shndërruar në një imazh në zhivë të lëngshme./KultPlus.com

Historia e një fotografie të vitit 1938, takimi në Shkodër i penave më të njohura shqiptare

Ishte viti 1938. Ky vit shënonte 30-vjetorin e veprimtarisë si Ordinar Universiteti të Profesor Ernest Koliqit.  Me këtë rast u botua edhe kjo foto në të përkohëshmen, “Përpjekja Shqiptare” që, sipas revistës “Shëjzat”, (10-12, 1969) përgjithmonë kujton takimin e katër poetëve, më të njohur të Shqipërisë të asaj kohe, dy breza letrarësh – dy nga jugu e dy nga veriu – At Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi.

Ata kishin udhëtuar në Shkodër, të ftuar nga Ernest Koliqi me rastin e kujtimit të 30-vjetorit të tij si Ordinar Universiteti.  Në revistën Shëjzat shënohet se me atë rast, poetët u pritën nga banorët e Shkodrës me, “shfaqje të nxheta simpatije e admirimi”, për ta dhe thuhet se para një numri jashtzakonisht të madh qytetarësh, të mbledhur në Sallën e Kinema Rozafat, Poeti Kombëtar At Gjergj Fishta u dha “mirëseardhjen dy poetëve toskë me nji fjalim të shkëlqyeshëm si Ai e kishte zanatë”.

Në revistën “Shëjzat” shënohet, shkurtimisht, në kujtim të kësaj fotografie, se asaj radhe Asdreni e Poradeci qëndruan në Shkodër për pesë ditë, kur edhe u muar kjo fotografi e ku paraqiten të bashkuar katër poetët më të njohur shqiptarë të asaj kohe, e të cilët njiheshin gjtihashtu si, “përfaqsuesit ma të cilësuem të Parnazit shqiptar”.

Ashtu siç shënohet edhe në fotografi, ajo është së pari botuar në të përkohëshmen e dalluar të asaj periudhe të historisë së Shqipërisë, “Përpjekja Shqiptare”, e që drejtohej nga “shkrimtari shumë me vlerë dhe nji njeri i pajisun me kulturë të gjanë historike e sociologjike, Branko Merzhani”, theksohet në shënimin e revistës “Shëjzat” të Ernest Koliqit.

Është kjo një fotografi historike që tregon përfaqësinë intelektuale më të denjë të Kombit shqiptar, por nepërmjet tyre tregon edhe unitetin kombëtar në fushën e gjuhës e të letërsisë, të politikës dhe të diplomacisë shqiptare të asaj kohe. Këta të katër përfaqsues unik të kombit shqiptar me të cilët do krenohej çdo popull i qytetëruar – Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe Asdreni — shpesh janë cilësuar edhe si, “katër gur themelet e binasë sonë kombëtare, qytetnuese, letrare, politike dhe diplomatike.”

Vet Lasgush Poradeci në një analizë rreth jetës dhe veprës së At Gjergj Fishtës, e ka quajtur Poetin e Madh si “Shkëmb i Tokës dhe Shkëmb i Shpirtit Shqiptar”.  Në një shkrim botuar tre muaj pasi kishte ndërruar jetë Gjergj Fishta, në Mars të vitit 1941, Lasgush Poradeci vlerëson lartë veprën dhe figurën e At Gjergj Fishtës. Ja një fragment të shkurtër nga vlerësimi i Poradecit, ndaj punës fetare dhe atdhetare të Fishtës:

“Gjithë vepra poetike dhe shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjëshme për t’a derdhur dhe kënduar në art, sesa ideja e Zotit, ideja e Atdheut! Këto thema Fishta i përlavduroj si artist dhe si njeri dyke realizuar të dy atributet e përjetëshme, luftonjësinë dhe mendonjësinë të besimit fetar ku ish kushtuar, të cilin ay e rrethonte përhera me fytyrën mistikërisht të adhuruar të Atdheut.

Thua se gjithë vepra e tij, në krye të së cilës dhe veçanërisht për sa po mirremi ne këtu përmi çdo tjetër konsiderim Lahuta është konceptuar dhe trajtuar nga një frymëzim i realitetit të prerë shqiptar. Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar – ky është si të thesha monopolariteti gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit: në të cilën duket sikur këndon ose lufton vëndi dhe jo fjala, dhe e cila duket sikur është mbërthyer ose shpërthyer prej tokës dhe jo prej fjalës.

Tashi jemi në Qëndrën e artit të tij. Një fjalë, një shprehje, na tërheqin përnjëheresh vërrejtjen t’onë. Sepse ajo fjalë s’ është fjalë po element, ajo shprehje s’ është shprehje po prapë element, element i pandarë dhe integrant i naturës që është Dhënësja e madhe e përjetëshme e frymëzimit të tij. Natura i jep Fishtës copa nga gjiri i saj, jo ekspresione. Dhe kur themi naturë duhet të kuptojmë gjithnjë Shqipërinë, ky është urdhëri i çasit dhe i ditës dhe i kohës dhe i jetës së At Gjergj Fishtës që domethënë jeta e Shqipërisë, e Atdheut të shkëmbshëm dhe të shtërgatshëm të burrave të dheut. Prej asaj shtërgate dhe mi ata shkëmbenj dhe përmi krye të kësij burrave këputen dhe përplasen shkrepjet e elementeve, të ndrydhura me vështirësi ndër prangat e gjuhës së hekurt, në lëndën e stilit fizik të Fishtës:

Fishta e ka veshur lirizmën e tij të vërtetë si tërë kryeveprën epike në një stil thelbësisht origjinal të shkulur për rrënje nga trupi dhe nga truri i racës, dyke fituar me këtë atavizmë artistike gjithë të drejtat e përjetësisë ndaj Kombit — anasjelltas dyke i dhënë Kombit privilegjin e mburrjes dhe të mbështetjes së kurdoherëshme mi Këngëtorin e math të fateve të tija. Sikundër e pat lënë shprehursisht për trashëgim me verbin solemn të gojës së vet përmes shokut të pandarë At Pal Dodajt dy ditë përpara vdekjes, të Premten më 27 Dhjetor 1940, ora 3.30′ pas mesdite, në Spitalin e Shtetit në Shkodër: trashëgim i shqiptuar për kuptim të math në gjuhën paralajmëronjëse dhe të djegur për Atdhe të Dantes: fundi i fundit, edhè Kombi ka të drejta mbi mua”, ka shkruar Poradeci për jetën dhe veprën e mikut të tij At Gjergj Fishtës.

Me këtë citim të Poradecit të amanetit të fundit të mikut të tij të shtrenjtë — dy të mëdhejve të Kombit — na lë të kuptohet se Fishta ishte i vetdijshëm për kontributin ndaj Atdheut dhe si i tillë mendonte se me të drejtë edhe Atdheu, anasjelltas, në fund të jetës së tij kishte të drejta mbi të, pasi me lapidarian që kishte lënë pas, ai tani i përkiste mbarë Kombit.  Fati i keq e tragjik i At Gjergj Fishtës nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dihet mirë, aq sa që as varri nuk i dihet dhe eshtrat ia kanë tretur, i cilësuar si “armik i popullit”, “tradhëtar” dhe “kolaboracionist”.

Po sot, pothuaj 30-vjet post-komunizëm në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, cili është kujtimi dhe trajtimi i këtyre katër të mëdhëjve të Kombit, përfshirë mikun e ngushtë Lagush Poradecit, At Gjergj Fishtën, që në një libër dhuruar Poetit të  madh kishte e cilësuar atë si, “Njeriun e Zotit meditans dhe militans, burrin shqiptar përfaqësonjës më të madhit epik të shekullit”.

Në këtë 80-vjetor, e botojmë këtë fotografi jo vetëm në shenjë kujtimi e falënderimi për punën e këtyre katër të mëdhejve të Kombit, por edhe si shpërblim fisnikërie ndaj këtyre dhe veprës së tyre të madhe ndaj Kombit dhe për trashëgiminë lënë pas, të shembullit të tyre të bashkpunimit vëllazëror për të mirën e Atdheut të përbashkët, dashurisë e miqësisë me njëri tjetrin, si shqiptarë të vërtetë — mbrojtës të mëdhej të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta shekullore. I kujtojmë edhe si përfaqsues të përjetëshëm të “fshehtësisë e forcës dhe të fuqisë së racës shqiptare, atavizma dhe dinamizma e gjakut shqiptar”, siç është shprehur, ndër të tjera, Lasgush Poradeci për At Gjergj Fishtën./frankshkreli/ KultPlus.com

Mariposa Fa, fotografja e autoportreteve që përjetëson figurën e gruas përmes dhimbjes, trishtimit e nostalgjisë

Xhemile Hysenaj

Autoportrete, korba, lule e portrete, janë këto personazhet e fotografisë së Mariposës. Mjafton një shkrepje përmes së cilës fotografja përjetëson dhimbjen, lumturinë, nostalgjinë e trishtimin. Ajo tash e pesë vite ka krijuar një lidhje tejet të ngushtë me artin e fotografisë që tashmë është bërë një me të. Ngjyrat, imazhet e mesazhet që ajo shfaq në fotografinë e saj shkojnë përtej gjithçkaje. Një artiste e rrallë dhe tejet e veçantë në fushën e fotografisë. Ajo për herë të parë për KultPlus, ka rrëfyer për raportin e saj me artin, fotografinë, artistin në përgjithësi dhe figurën e gruas në artin e saj.

KultPlus: Na tregoni fillimisht për fillet e juaja në artin e fotografisë, kur e keni kuptuar se është fotografi ajo përmes së cilës ju do të shfaqnit artin tuaj?

Ka pesë vite tashmë që shkrepi fotografi në cilësinë e një autodidakteje. Kam kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë shëndetësore dhe ideja t’i ngrijë ato emocione, ishte pikërisht ajo çfarë më duhej në ato momente. Prandaj fotografia për mua mbi të gjitha mbetet terapia më efikase e shpirtit.

KultPlus: Na flisni për një ditë tuajën të zakonshme, cila është rutina juaj si fotografe?

Si fotografe për fat të mirë nuk kam rutinë fare, për shkak se fotot i bëj instiktivisht. Një ditë e zakonshme mundet me pasë një dritë shumë të mirë, prandaj e kam të pamundur të mos e përjetësoj atë dritë-hije të momentit. Poashtu e dua shumë vizatimin, pikturën, reciklimin e rrobave, dhe sinqerisht çdo ditë kam diçka të re për të krijuar.

KultPlus: Çfarë saktësisht i frymëzon shkrepjet e juaja?

Çdo gjë që më jep një ndjesi interesante më frymëzon, mirëpo burimi kryesor i frymezimit tim ka të bëj me gruan dhe pozitën e saj në shoqëri . Për mua kjo temë mbetet më e rëndësishmja në të gjitha aspektet.

KultPlus: Në fotografitë tuaja, ngjyrat që dominojnë janë kryesisht ato të errëta, na flisni ma shumë për lidhshmërinë tuaj si artiste me këto ngjyra?

Unë mendoj se nuk janë ngjyrat ato që janë të errëta mirpo shpesh herë zhanri i imazhit të cilin e paraqes në publik. Fotografitë që i bëj nuk kanë frikë ta shfaqin nostalgjinë, trishtimin, dhimbjen apo edhe përditshmërinë e një gruaje të zakonshme, e pse jo edhe në intimetetin e saj. Ndoshta është e kaluara ime që flet më shumë në atë që krijoj, mirpo jam shumë e lumtur që janë pranuar mirë nga publiku ashtu siç janë.

KultPlus: Ajo çfarë ju bënë më të veçantë juve si fotografe, është fakti se ju vetë jeni protagoniste e fotografive tuaja. Na tregoni pse pikërisht autoportrete dhe sa është e vështirë një realizim aq profesional i tyre?

Autoportreti më jep përgjegjësi të madhe për mesazhet që dua ti përçoj. Është një fije shumë e hollë në mes asaj se çfarë fotografoj dhe asaj çfarë jetoj në përditshmëri. Fillimi ka qenë shumë më i vështirë sepse paragjykimet ishin shumë prezente. Ka pasur momente që ky presion më ka bërë të dyshoj në punën që bëja. Falë përkrahjes dhe shtytjes që më kanë dhënë shumë fotografë, sot, më e vendosur se kurrë më parë, vazhdoj të jem pranishme në botën e artit të shkrepjes.

Pastaj është edhe nga ana shpirtërore që autoportreti më ka mësuar ta jetoj një lloj ‘Autoportreti’, ma dhuron lirinë të cilën e jetoj duke u shfaqur ashtu si jam. Njëkohësisht i zhveshi edhe ata që percjellin punën time duke i pranuar ashtu siç janë. Për mua kjo është magjia e fotografisë!

KultPlus: Përpos autoportreteve, çfarë preferoni më shumë të fotografoni?

Fotografoj çdo gjë që ma ngacmon syrin, apo më mirë të them, e ngacmon mënyrën se si i shoh unë gjërat. Për shembull i dua shumë korbat, portretet apo lulet. Çdo gjë që ekziston në rrethin ku jemi, mund ta kete formën e duhur për të mbetur në një imazh.

KultPlus: Ky vit ka bërë që shumë artistë të inspirohen nga situata aktuale, duke e kthyer këtë inspirim në krijimtari. Si po e përjetoni ju si artiste këtë periudhë dhe sa ka ndikuar situata pandemike në artin tuaj?

Sigurisht që ky vit ishte i rëndë për të gjithë, mirpo inspirimi për të bërë foto nuk ka munguar. Në gusht u hap ekspozita ime e parë personale ” NGA PLANETI GRUA” në Galerinë ODA në Shkodër, ku kuratore dhe nikoqire ishte fotografja e njohur Rozafa Shpuza. U prit shumë mirë nga publiku dhe kisha shumë kritika pozitive sa i përket punës. Në të vërtete nuk e kam pritur se do të ketë aq shumë visiztorë, për shkak të pandemise. Ishte një befasi shumë e këndshme. Shpresoj që viti i ardhshëm të sjellë një situate më të qetë dhe sigurisht që do të ketë evente tjera.

KultPlus: Arti konsiderohet të jetë mjeti më i mirë për të shpalosur brendësinë e një artisti. Çfarë saktësisht tentoni të përçoni ju përmes fotografisë?

Mundohem të zbuloj para publikut dicka të sinqertë e të thjeshtë. Besoj që është mënyra më e lehtë që dikush ta shoh vetën në këto fotografi dhe të identifikohet në to. Mundohem të jem gjithmonë autentike, dhe shpresoj të jem në atë rrugë. Ska gjë më të bukur sesa kur të njihet puna nga njerëzit që kanë përvojë të gjatë në këtë drejtim. Dhe ska gjë më të çmuar kur merr mesazhe nga njerëzit që kalojnë momente të vështira dhe më falënderojnë që nga një imazh imi, kuptojnë që nuk janë vetëm.

-Një grua më shkroi një ditë, pasi që kishte pa një foto timen, dhe me tha: Kam imputim në dy këmbët, dhe duke pa këtë foto, më bëri të mos ndihem aq e vetme, të faleminderit shumë. Ky mesazh më ka prekur shumë.

KultPlus: Cili mendoni se është roli i artistit në shoqëri?

Artistët dhe krijimtarët e çdo fushe, e kanë rolin kryesor në shoqëri. Vetëm përkushtimi dhe puna e tyre e mirëfilltë, arrijnë ta hapin mendësinë e një populli.

KultPlus: Si e shihni figurën e gruas në art, e kryesisht në artin e fotografisë?

Gruaja jo vetëm që është inspirimi kryesorë për kryeveprat e mëdha në historinë e artit, por është edhe krijuese po aq e rëndësishme në të gjitha sferat e jetës. Mendoj që shumë fotografe kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë me plot kreativitet dhe cilësi ta pasurojnë artin e tetë. / KultPlus.com

Historia reale e fotografisë që u bë viruale dhe u kthye në frymëzime artistike

Doktori amerikan Joseph Varon ngushëllonte një pacient të moshuar, pa e ditur që fotografia  e tij do të bëhej e njohur, shkruan KultPlus.

Fotografia ishte shkrepur në Ditën e Falenderimeve, teksa Varon po shfaqte një afërsi me pacientin e tij në spitalin United Memorial Medica Center në Hjuston.

Në një intervistë të dhënë për CNN, doktori tregoi historinë e këtij momenti që është kapur nga aparati fotografik.

“Ai është në të 70-tat. Po qante si një fëmijë. Unë e pyeta se çfarë kishte. Ai më tregoi se dëshironte të kishte pranë familjen. Po mendoja për këtë burrë dhe për qindrat herët që kjo ka ndodhur me pacientët e tjerë”, kishte treguar Varon.

Tutje ai përveç kësaj historie ka treguar se si po përballen me pacientët, duke tentuar çdo herë të jenë pranë tyre.

“Hyj në dhomat e tyre; ulem në shtratin e tyre dhe bisedoj me ta, sepse ata me të vërtetë kanë nevojë për dikë që t’u shtrijë një dorë. Dhe stafi im është shumë i mirë e bën shumë mirë këtë, por ne kemi kaq shumë pacientë sa që nuk mund t’i mbajmë dorën çdo pacienti. Mundohemi të jemi njerëzor. Disa prej tyre qajnë pa pushim. Kemi pasur raste kur kanë tentuar të hidhen nga dritarja, është e tmerrshme për ne”, ka shtuar doktori nga Hjuston.

Kujtojmë që këtë fotografi që tanimë ka pushtuar botën sociale, piktori Agim Sulaj e ka sjellur me magjinë e brushave, e që shumë shpejt artdashësit nga Tirana do të kenë rastin ta shohin për së afërmi në ekspozitën e tij personale. / KultPlus.com

Pen for Culture nisi punëtorinë me fotografi, Hazir Reka i mahnitur me talentin e të rinjve

Medina Pasoma

Fotografitë: Nok Selmani

Laramania e ngjyrave të vjeshtës i kishte falur një freski parkut të Gërmisë, teksa dëgjoheshin vetëm zërat e zogjve dhe të aparatit fotografik që jetësonte momente nga kënde të ndryshme. Fokusi e këndvështrimi i syrit dhe lëvizjet e gishtave të të rinjve bashkë me udhëzimet profesionale të Hazir Rekës, u bashkuan në punëtorinë e fotografisë  të organizuar nga organizata “ProPlus”, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Mëngjesi i freskët i ditës së sotme i gjeti të rinjtë e komuniteteve të ndryshme të shoqëruar nga bukuria e vjeshtës nën kombinimin e ngjyrave të shumëta, duke i falur natyrës një pamje të mrekullueshme. Pjesëmarrësit e punëtorisë me të arritur në parkun e bukur të Gërmisë filluan ta vështronin ambientin, duke krijuar në mendjet e tyre ide kreative për t’i marrë pozat e natyrës. Ishte fotografi i njohur, Hazir Reka ai i cili i drejtonte të rinjtë dashamirës të artit fotografik rreth mënyrës se si do të dilte më e bukura në pah, nëpërmjet tekniknave profesionale.

Këndvështrimet e ndryshme të gjithësecilit ishin vlerë dhe pasuri përgjatë procesit të punës. Dikush fokusohej në një pamje më të gjerë, dikujt ia ngacmonin sytë detajet, për dikë lëvizjet e për dikë statikja kishte rëndësi mirëpo, ajo që i bashkoj që të gjithë ishte përpjekja që të gjitha këto të reflektonin në fotografi, në mënyrë që një moment të mbetej në kujtesë përgjithmonë.

Fotografi i cili nëpërmjet aparatit të tij fotografik e ndali momentin në gjendje lufte e paqeje, na solli ndër vite pamje të natyrës e portrete të ndryshme, Hazir Reka ishte i gëzuar që kishte fatin të punënonte me të rinj dhe gjithë profesionalizmin e tij t’ia përçojë atyre përgjatë tre ditëve sa pritet të zgjasë kjo punëtori.

“Për mua është interesante sepse në moshën që janë ata, 40 vite më parë unë kam filluar ta zhvilloj filmin e parë dhe të fotografoj, pa më ndihmuar askush, ndërkaq do të dëshiroja që edhe këta të rinj ta vazhdojnë këtë rrugëtim ashtu siç unë kam bërë deri sot”, u shpreh për KultPlus fotografi Reka.

Ambienti i përzgjedhur për ditën e parë të punëtorisë, parku i Gërmisë për Rekën vlerësohet të jetë i qëlluar për shkak të natyrës së pasur.

“Sot përgjatë punëtorisë patëm fat që ndriçimi ishte i duhur, peizazhi shumë i mirë, plus kur i shtojmë edhe ngjyrat e vjeshtës të cilat janë më të pranueshme për të realizuar fotografi”, theksoj tutje Hazir Reka

Entuziazmi me të cilin kishin punuar të rinjtë dhe fotografitë të cilat i kishin shkrepur i pëlqyen Rekës. Nga të gjitha fotografitë e shumëta të realizuara sot, ai veçoi dy peizazhe dhe tre portrete. Përderisa peisazhet paraqitnin bukurinë e drunjve, të barit dhe ngjyrave, tre portretet shpalosnin shpirtërat e protagonistëve të fotografisë.

Haziri i cili ka kaluar një periudhë të gjatë duke u marrë me fotografinë dhe artin që përçohet nëpërmjet pamjes, mendon se puna është bazamenti i suksesit për një të ri që e do këtë fushë.

“Një fotograf i ri duhet ta ketë vullnetin dhe dëshirën, ngase nuk i ka nuk mjafton vetëm ta ketë aparatin”, shtoj tutje Haziri.

Për Vlerë Mehmetin, njërën nga pjesëmarrëset, punëtoria për fotografinë do të mbetet një eksperiencë e mirë, duke shtuar këtu edhe vullnetin e përbashkët të ekipës dhe të fotografit Reka.

“Ishte shumë interesante që ne u munduam t’i zëmë disa momente dhe t’i shkrepim disa fotografi vet nëpërmjet mundësisë që na u dha. Ne kemi bërë fotografi por jo kaq profesionalisht me aparat fotografik”, u shpreh Mehmeti.

Vlera theksoj se pëlqen shumë të fotografoj, e sidomos natyrën. Ndërkaq nga të gjitha fotografitë të cilat ka pasur rastin t’i shkrep, njëra i ka mbetur në mendje më së shumëti. Ishte pamja e një të moshuari, ajo që ia fali një ndjesi ndryshe asaj.

“Në park në vendin ku u realizuan fotografitë ishte një i moshuar, ishte kënaqësi për ne që ajo pranoj që ta fotografonim te një burim i ujit. Te ai interesante ishte ngjasimi i tij me gjyshin tim për nga pamja, rrudhat e tij në fytyrë më ngjallën një nostalgji”, shtoj tutje Vlerë Mehmeti.

Ky moment nuk do t’i mbetet në kokë vetëm Vlerës. Është pjesëmarrja tjetër e punëtorisë, Bora Thaçi ajo e cila poashtu pëlqej më së shumëti momentin e fotografimit të plakut.

“E kemi takuar një të moshuar dhe i kemi kërkuar t’ia bëjmë një fotografi. Ka qenë një moment shumë i mirë për mua, është habitur shumë por, në të njëjtën kohë ka buzëqeshur sepse i ka ardhur shumë interesant që dikush po i kërkon t’i bëj foto, edhe për atë më ka pëlqyer shprehja emocionale e tij”, u shpreh Bora, teksa kujtonte momentin.

Thaçi ka nisur rrugëtimin fotografik në mënyrë profesionale për herë të parë në këtë punëtori mirëpo, interesimi i saj kishte lindur qyshmoti, e që tanimë gjeti realizimit të saj.

“Kjo punëtori definitivisht ma ka rritur interesimin për fotografi shumë më shumë. Më ka pëlqyer edhe atmosfera tejet e mirë dhe shoqëruese si dhe thjeshtëzimi i teknikave, se ku binte dielli, ku janë hijet dhe gjëra të tjera”, tha Bora Thaçi.

Tanimë që ajo ka mësuar disa teknika të nevojshme, iu ka ndërruar edhe këndvështrimi për fotografinë, të cilën e vlerëson se kurrë nuk del nga moda.

“E shoh si një mënyrë më të lehtë për t’i kapur momentet sepse kjo është e vetmja formë dhe mund të krijosh shumë gjëra më të bukura dhe mendoj që kjo gjë na vyen të gjithëve shumë”, theksoj Bora Thaçi.

Në anën tjetër fotografinë Diar Besaj e ka hobi, të cilën e realizon kohë pas kohe, mirëpo ndihma e profesionistit Reka e ka bërë t’i pëlqej edhe më shumë.

“Falë fotografit me përvojë që e kemi pasur, na ka bërë t’i kuptojmë disa elemente më shumë të cilat nuk i kemi pa më parë me sy, e të cilat ishin detaje më të vogëla, përshembull reflektimi i dritës në objekte”, tha Besaj.

Për Diarin momenti i cili i ka pëlqyer më së shumëti mbetey kur aparatin e tij ai e drejtoj ndaj një ambienti të fëmijëve, të cilit ishin të lumtur duke luajtur.

“Më ka pëlqyer shumë sepse të gjithë kanë qenë në një ambient gazmorë dhe të buzëqeshur, e kjo ka bërë të kem mbresa të mira”, tha Diar Besaj.

Përtej peisazheve natyrore, organizatorët ishin kujdës që të rinjtë të fotografonin edhe pamje urbanistike, kështu rrugët e qytetit të Prishtinës u bënë destinimi i tyre, në përpjekjë për të kapur punimet arkitektonike, ndërtesat dhe ngjyrat e qytetit pa lum.

Kjo punëtori e fotografisë u realizua në kuadër të projektit “Pen For Culture” me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq ishte hera e tretë me radhë prej kur “ProPlus” përdori artin si mjet për të sjellur një frymë multientike në mes të rinjve, pas punëtorive për ese dhe pikturë. / KultPlus.com

Historia e çiftit që po pikëllon gjithë botën, fotografitë e martesës që nuk ndodhi kurrë

Debbie Gerlach, nga Arizona e Amerikës, ka thyer zemrat e mijërave përdoruesve të rrjeteve sociale kur ka publikuar sesion fotografikë të martesës në Facebook, me të fejuarin e saj tashmë të ndjerë Ryan.

Gjatë kohës kur janë bërë fotot Ryan ishte veçse i vde kur, por ai u shtua në foto përmes editimit.

Fotografitë janë publikuar në të njëjtën ditë kur ishte planifikuar të bëhej martesa, por 8 muaj para martesës ai ishte përfshirë në një aksident dhe kishte humbur jetën, raporton “Bright Side”.

Por Debbie kishte publikuar fotografitë për një arsye, duke na thënë një mesazh të gjithë ne me këtë letër të cilën e ka publikuar bashkë me fotografitë.

Sot duhej të ishte dita më e lumtur e jetës time, dita ku do të martohesha me shokun tim të ngushtë. Sot do të zgjohesha në mëngjes do të vishja vellon do bëja grimin dhe do martohesha me njeriun e zemrës time, ku para të gjithë familjes dhe të të ftuarve to të bekonim dashurinë tonë.

Por sot u zgjova vetëm, ashtu siç po zgjohem çdo ditë. Sot u zgjova me zemër të thyer. Sot babi im nuk do të më përcjell deri tek ai dhe të shoh fytyrën e Ryan. Sot nuk do t’i shoh të anëtarët e familjes, nuk do t’i shoh shoqërinë dhe nuk do të kem një burrë.

Dhe kjo ndodhi për shkak një personi i cili ma ndryshoi jetën, duke mos ndaluar në shenjën e ndalesës kur Ryan po kalonte me motor, por në vend atij ju ngut duke më lënë pa dashurinë e jetës time.

Andaj ju lutem keni kujdes dhe shikoni për motorët dhe bicikletat, ndaloni kur është shenja dhe vozitni me kujdes sepse kurrë nuk e dini se bota e kujt është në atë motor. Ndoshta, nëse ajo makinë do të kishte ndaluar, unë sot të martohesha me shokun tim të ngushtë, me dashurinë e jetës time.

Të dua, Randy Z Zimmerman

Reagimet e sinqerta të 17-të grave pas frazës ‘Ti je e bukur’ (FOTO)

Në vitin 2016, fotografi turk, Mehmet Genç, i cili po ashtu njihet edhe me pseudonimin Rotasiz Seyyah, postoi fotografi të grave autoktone nga çdo vend që vizitoi.

Shumica e jetesës së këtyre grave rrotullohet rreth punës së tyre të palodhur dhe fotografi zbuloi se shikimet e tyre ishin shpesh të trishtuara. Kështu, që ai gjeti një truk të bukur për t’i bërë ato të buzëqeshin: i rikujtoi secilës prej tyre se ishin të bukura, pavarësisht çdo gjëje.

Pasi i dëgjonin këto fjalë, gratë, që në fillim dukeshin me fytyra të shqetësuara ose trishtuara, filluan të shfaqnin buzëqeshje të ndrojtur dhe të sinqertë.

Fotografitë e mëposhtme dëshmojnë se një kompliment i thjeshtë mund të ndryshojë botën e një personi. / KultPlus.com

A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”
A Turkish Photographer Captured the Honest Reactions of 17 Women to the Phrase, “You Are Beautiful”

Historia e prekshme e fotografisë fituese të ‘Pulitzer’ që nxiti fotografin ta vriste veten (FOTO)

Fotografi Kevin Carter ka bërë një nga fotografitë më historike duke kapur pamjen e një vajze të vogël e cila ishte tejet e uritur. Ajo në këtë fotografi paraqitet duke u zvarritur për të arritur deri tek ushqimi dhe jo shumë larg saj ndodhet një shpend grabitqar i cili pret për ta gllabëruar vajzën, përcjellë KultPlus.

Kevin Carter e shkrepi këtë fotografi në Sudanin Jugor në vitin 1993 derisa po mundohej të paraqiste urinë e njerëzve atje, në mënyrë që të shtoj përpjekjet ndërkombëtare në ndalimin e saj. Ai më pas kishte treguar që pas marrjes së fotografisë e kishte larguar shpendin, mirëpo nuk e kishte prekur fëmijën.

Kur fotografia u paraqit për herë të parë në The New York Times, ajo u pasua me shumë reagime që përfshinte urime dhe mllef në drejtim të fotografit Carter, i cili me këtë fotografi fitoi edhe Çmimin Pulitzer, përcjellë KultPlus.

Jo shumë kohë pas marrjes së çmimit, ai kreu vetëvrasje ndërsa la pas një shënim në të cilin thotë se ka një kohë të gjatë që ai po jeton në depresion dhe se ndihet i lodhur nga trauma që kishte përjetuar nga karriera e fotografit i cili kishte kapur pamjet dhe situatat më të tmerrshme. /KultPlus.com

Nostalgjia për të kaluarën përmes fotografive

Ngjarjet që ndodhën në familjen tuaj të kaluarën mundeni t’i shihni sado pak me anë të fotografisë. Shumë herë ndoshta ju ndodh të merrni albumin e vjetër të familjes dhe uleni të shikoni fotografitë interesante që janë realizuar vite më parë .Në këto fotografi do të shihni modele të ndryshme të rrobave, modele të ndryshme të flokëve dhe shumë gjëra të tjera.

Kështu disa persona kanë vendosur që fotografitë e familjes t’i shpërndajnë në internet, këtu më poshtë keni disa prej tyre:

/klankosova/ KultPlus.com