Zelensky krahason sulmin rus me atë të Hitlerit

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës e ka krahasuar sulmin rus ndaj vendit të tij si sulmet e papritura të Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur po vazhdon beteja për qytetin Severodonetsk dhe Lysychansk.

Forcat ruse pretendojnë se i kanë rrethuar ushtarët e Ukrainës në jug të qytetit.

Perëndimi është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me armë të avancuara.

Lufta në lindje po vazhdon, ku Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas. /Express / KultPlus.com

Kutia e duhanit dhe krehëri i Hitlerit shiten për një shumë të madhe parash në ankand

Një ankand ku u shitën disa nga sendet personale të Adolf Hitler, ishte një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit në Australi.

8 sende që i përkisnin drejtuesit të nazistëve u shitën për shifra të konsiderueshme në ankandin e Sendeve të Vjetra Ushtarake në Morley, në verilindje të Perth.

Mes tyre binin në sy një kuti duhani dhe një krehër të përdorura nga Hitleri që u shitën respektivisht për 29 mijë dhe 19 mijë dollarë.

Ankandi u dënua ashpër nga shumë njerëz të cilët e konsideruan atë si një glorifikim të regjimit të një prej diktatorëve më të ashpër në glob. / Gazeta express / KultPlus.com

Historia e mrekullueshme e ‘Markezës’, piktura me të cilën Francisko Franko synonte të joshte Hitlerin

Joakina Telez-Zhiron (Joaquina Téllez-Girón), vajza e dytë e dukës së Osunës, ishte një hyjneshë e vërtetë, një nga ato femra që formojnë Yllin Polar të një epoke. E bukur, e hijshme, mikpriste artistët më të rëndësishëm të kohës së saj në sallonin e Madridit, shpërblyer me komisione dhe dhurata. Martesa me José Gabriel de Silva-Bazán y Waldstein, në vitin 1802, e shndërroi në Markezën e Santa Cruz-it: tre vjet më vonë Francisko Goja e pikturoi të veshur me fustanin e Euterpës, muza e lirikës. Piktori gjenial e kishte pikturuar edhe shumë vite më parë, në 1788, kur ishte fëmijë katër vjeçare, në pikturën e familjes – të gjithë duken si kukulla engjëllorë – “Los duques de Osuna y sus hijos” (“Dukët e Osunas dhe fëmijët e tyre”). “Markeza e Santa Cruz”-it është rehatuar në divan, fustani i saj i gjatë e bardhë ia lë krahët dhe një pjesë të gjoksit të zbuluar, pak a shumë si Paolina Bonaparti.

Njërën dorë mbështetur mbi një lirë, me tjetrën shtrëngon një shami të bardhë, fytyra, si një kukull, ka një pamje të vendosur, të pamëshirshme, të dikujt që mund të korrë një mori të dashurish dhe admiruesish. Piktura e Gojas, prej bronzi klasik, gjendej zakonisht në Prado, për të cilën markeza, në kohën e saj, ishte përgjegjëse, aktualisht ndodhet në “Museo de Bellas Artes” në Bilbao dhe është zemra e një intrige. Ekspozita paraqet veprat, që ishin në pronësi të Félix Fernández-Valdés (1895-1976), një biznesmen bask, i cili në rrugëtimin e jetës së tij kishte seleksionuar më shumë se 400 kryevepra, nga El Greko te Ribera, nga Zurbaran te Murijo, Van Dyck dhe Goja.

Në esencë, vepra, e prezantuar në Prado në 1928, për një antologji kushtuar Gojës, u soll në Zvicër gjatë trazirave të Luftës Civile. Piktura u kthye në Spanjë në 1940 dhe Francisko Franko, Il Caudillo, porositi që ajo të blihej nga pronarët, familja Silva, për një milion peseta. Strategjia e Frankos ishte vdekjeprurëse: të joshte Hitlerin me bukurinë, gjatë takimit të Hendaye, i cili u zhvillua më 23 tetor 1940. “Gjatë shekujve, njerëz të fuqishëm arritën të joshen përmes stomakut. Hitleri ishte i prirur për një dietë vegjetariane dhe kishte frikë nga helmimi. Si rrjedhojë, ai duhej joshur me mjete të tjera. Arti – siç dihet, ai ishte një piktor fatkeq dhe i zhgënjyer në rininë e tij – ishte një nga dobësitë e tij. Kur Franko kuptoi se lideri nazist mund të pushtonte botën, ai u përpoq t’i afrohej. Filloi duke i dhuruar tri punë nga Ignacio Zuloaga, një artist që Hitleri e admironte. Ngjarja kryesore, sidoqoftë, do të kishte qenë “Markeza e Santa Cruz”-it e Gojas… Nga ana e tij, gjermani do të kishte këmbyer me një model të fundit Mercedes (Jesús Ruiz Mantilla: “El ‘goya’ con el que Franco quiso conquistar a Hitler”).

Zgjedhja pikërisht e kësaj pikture të Gojas, nuk ishte thjesht estetike: në lirën e përdorur nga markeza dallohet e gdhendur simboli i lauburu, kryqi bask, një shenjë me origjinë keltike, ndoshta shumë e ngjashme me svastikën. Gjithsesi, takimi shkoi keq: piktura mbeti në zyrën doganore të Hendaye, ngjarjet e luftës e detyruan Hitlerin në të tjera mrekulli. Në vitin 1944, piktura u raportua në Prado; tre vjet më vonë, ajo u ble nga Félix Fernández-Valdés për 1.5 milionë peseta, paguar Francisco Franco Salgado, kushëriri i Frankos. Pas vdekjes së koleksionistit, koleksioni i tij i çmuar u nda midis trashëgimtarëve, nganjëherë edhe u zhdukën. Në të vërtetë, piktura e Gojas u shit në Angli në vitin 1983; tre vjet më vonë ajo u shfaq në një shtëpi ankandi, në pronësi të njëfarë Lordi Wimborne. Qeveria spanjolle, pasi denoncoi që piktura kishte dalë në mënyrë të paligjshme, bllokoi ankandin dhe konfiskoi pronën. Megjithatë, me detyrimin për të kompensuar lordin anglez: veprimi kushtoi gjashtë milionë dollarë. Normale… e bukura nuk ka çmim./konica/KultPlus.com

Kështu i magjepsnin turmat diktatorët

Pse pikërisht ai? Sepse në një moment të caktuar të historisë një njeri i vetëm merr pushtetin dhe e ushtron në mënyrë despotike dhe pa kontroll? Gjenerata psikanalistësh kanë rrëmuar në biografitë e Hitlerit, Stalinit e Mussolinit në kërkim shenjash paralajmëruese apo psikopatishë që u kanë shpëtuar diagnozave.

Gjithçka e kotë. Tipari i vetëm i personalitetit që duket se kanë të përbashkët diktatorët e mëdhenj të nëntëqindës nuk ka asgjë patologjike: është aftësia për të komunikuar, pra retorika. Të gjithë qenë oratorë brilantë, shprehnin pikëpamje përrallore dhe projektonin zgjidhje të thjeshta ndaj probemeve komplekse të shoqërisë.

Diktatorëve nuk e shërbejnë aftësi të veçanta. Më e rëndësishmja është të shfaqet njeriu i duhur në momentin e duhur:

  • Mëshimi më shumë mbi ndjenjat sesa mbi arsyen: më mirë pasioni sesa koherenca. Në fund të fundit, fjala “dashuri” është përdorur shumë në diktatura (Mussolini: “Do të doja që një ditë italianët të dinin të kujtonin se parasëgjithash i kam dashur”);
  • Përdorimi i miteve, që kanë një forcë bindëse më të madhe pasi lëvizin vetëdijen dghe shmangin konfrontimin me realitetin. Hitleri i bëri apel mitit të racës ariane, Mussolini atij të romanizmit perandorak;
  • Falsifikimi i realtetit në mënyrë funksionale, me qëllim që të bëhet e pamundur ndarja e të vërtetës nga e rremja. Në diskutimet e tij Stalini përhapte ide (false) konspiracionesh kundër revolucionit që ftonin të bëheshin denoncime anonime.

Joseph Goebbels, Ministër i Propagandës i Rajhut të Tretë, teorizonte se “çdo  gënjeshtër, nëqoftëse përsëritet shpesh, do të transformohet gradualisht në të vërtetë”.

GERMANY – JANUARY 01: Adolf Hitler holding a speech, about 1925. (Photo by Imagno/Getty Images) [Hitler haelt eine Rede. Photographie. Um 1925.]

Shtëpia ku u lind Hitleri shndërrohet në stacion të policisë

Është zbuluar plani që do ta shndërrojë në stacion të policisë ndërtesën ku ishte i lindur lideri nazist, Adolf Hitler.

Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer dhe drejtues të tjerë kanë paraqitur detaje të planit në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Vjenë të martën. Shtëpia në Baunau am Inn, qytetin në kufi me Gjermaninë, ka qenë subjekt i një mosmarrëveshje të gjatë.

Qeveria e Austrisë shumë kohë më parë e mori ndërtesën me qira nga pronari i saj, me qëllim për ta ndalur turizmin e ekstremit të djathtë që zgjati dekada. Në vitin 2017 gjykata më e lartë në Austri vlerësoi se qeveria kishte të drejtë të shpronësonte ndërtesën, pasi pronari nuk po pranonte ta shiste.

Nehammer ka thënë se shndërrimi i shtëpisë në stacion të policisë ka kuptim, pasi policia mbron lirinë e njerëzve.

Hermann Feiner, udhëheqës i komisionit për ridizajnim, ka thënë se ristrukturimi i shtëpisë do të kompletohet deri në vitin 2022 dhe do të kushtojë pesë milionë euro.

Arkitekti Robert Wimmer ka thënë se aspektet historike të shtëpisë do të mbrohen.

Projekti ishte iniciuar në nëntor të vitit 2019, ndërsa arkitektë nga mbarë Evropa ishin ftuar për të paraqitur planet. Të martën u shpall projekti fitues. /KultPlus.com

Zbulohet vendi me 28 ton flori që i fshehu Hitleri

Vendndodhja e 28 ton ari të epokës naziste të fshehur në periudhën e Luftës së Dytë Botërore është gjendur në një pallat në Poloni. Ari me vlerë miliarda euro, si dhe sendet e tjera po me vlerë thuhet se janë 60 metra nëntokë në fund të një pusi në bazat e Pallatit Hochberg në Roztoka, afër Wałbrzych. Pallati është vendi i familjes së famshme Hochberg, pronarë të pasurive të shumta në zonë.

Studiuesit kanë gjetur informacionin rreth vendit të fshehjes së sendeve të çmuara duke analizuar ditarin e një oficeri. Ditari u shkrua nga Egon Olenhauer, të cilin Hitleri e urdhëroi të fshihte thesarin nazist.

Aty përshkruhet operacioni për të fshehur thesarin e kontrolluar si dhe detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet në Silesian e Poshtme dhe Opole, ku gjërat e vlefshme, përfshirë këtu artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare, si dhe artet nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia thuhet se gjenden.

Nëse supozimet e studiuesve janë të vërteta, sendet e vlefshme me vlerë rreth 1.3 miliardë euro mund të jenë fshehur në Poloni. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë marrë ende leje për të gërmuar në vendin e fshehjes, transmeton Shekulli raportimin e Daily Mailit.

Përfaqësuesit e fondit pretendojnë se ata kanë marrë tashmë miratimin paraprak për zbatimin e punimeve nga pronari i kështjellës.

Ditari i Egon Olenhauer u bë i famshëm në vitin 2018. Sipas studiuesve, kur Ushtria e Kuqe filloi ofensivën. / KultPlus.com

Irena, gruaja që shpëtoi mbi 2 mijë fëmijë nga Hitleri duke i futur në valixhe

Irena Sendler, ka shpëtuar 2.500 fëmijë hebraikë nga getoja e Varshavës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sendler para shpërthimit të luftës ka punuar si punonjëse sociale me familje të varfëra hebraike në Varshavë. Nga fundi i verës së vitit 1942 Sendler mbetet anëtare e lëvizjes së rezistencës Zhegota, e cila i ndihmon hebraikët.

Fëmijëve më të mëdhenj u jepte qetësues dhe u thoshte rojeve që ishin të vdekur, kurse emrat e të gjithë fëmijëve ajo i ruante në një listë speciale. Kur foshnjat brenda bodrumit të kampit qanin, Sendlerowa përdorte qenin e saj, i cili lehte sa herë t’i thuhej kështu në mënyrë që rojet të mos dëgjonin të qarat e fëmijëve hebrenj.

Ajo fshehurazi largon 2.500 fëmijë nga getoja në Varshavë dhe i dërgon në familje katolike dhe manastire. Fëmijët janë dërguar në valixhe dhe janë transportuar nga automjete zjarrfikëse dhe automjete për marrjen e mbeturinave apo nën palltot e njerëzve të cilët kanë patur qasje deri te lagjet hebraike. Aksioni është zbatuar në tetor të vitit 1940 deri në prill të vitit 1943, kur nazistët e djegin geton dhe i vrasin apo i dërgojnë në llogore koncentracione njerëzit që kanë jetuar në të.

Irena Sendler është arrestuar më 20 tetor të vitit 1943, e dënuar me vdekje, por e shpëtuar nga oficeri gjerman të cilin rezistenca arrin ta korruptojë.

Në vitin 1965 ajo u shpërblye për heroizëm me medalje nga instituti Jad Vashem nga Jerusalemi. / KultPlus.com

Kur Mbreti Zog nxori në shitje Mercedesin që ia kishte dhuruar Hitleri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2019

Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të mercedezit të mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për mbretin Zog, shkrimi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj :

Tradhëtia në qendër të vëmendjes

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në gazetën britanike “The Autocar”, lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues : “Në shitje Mercedez i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi : 3,250 sterlina…”.

1.623.000 franga, nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë, ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e mbretit Faruk të Egjiptit.

Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë ! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet… / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-autocar-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton/

Teoritë më të diskutueshme mbi Hitlerin

Nga James Friend

Adolf Hitleri, është figura historike më e shëmtuar, por ndoshta edhe më e fuqishme e saj. Ai ishte, më shumë se cilido tjetër, arkitekti i Luftës së Dytë Botërore , një konflikt që ndryshoi botën përgjithmonë. Udhëheqësi nazist, ka qenë subjekt i më shumë librave, filmave dhe dokumentarëve se çdo individ tjetër, i gjallë apo i vdekur. Megjithatë, pavarësisht nga ky interes intensiv dhe i qëndrueshëm, ka ende shumë gëra mbi Hitlerin, të cilat ne nuk i dimë me siguri.

Ja cilat janë 10 nga teoritë më të debatuara, mbi jetën dhe vdekjen e Fyhrerit.

Ai ishte Hitleri një ushtar trim?

Historia thotë se ai ishte një ushtar trim, që rrezikonte periodikisht jetën. Ky ishte sigurisht versioni i historisë i paraqitur nga nazistët, por studimet e fundit sugjerojnë se trimëria e tij në Luftën e Parë Botërore, mund të jetë zmadhuar shumë.

Dr.Tomas Ueber i Universitetit Aberdin në Skoci, ka studiuar çdo ditar apo letra që gjeti të shkruara nga ushtarët, që kishin shërbyer në regjimentin e Hitlerit. Ai zbuloi se Hitleri angazhohej kryesisht në përçimin e informacioneve nga fronti tek shtabi qëndror, një detyrë që e zhvendoste disa kilometra  pas linjave të para të betejave.

Ai ishte Hitleri pjesërisht hebre?

Detajet e pemës familjare të Adolf Hitlerit nga e ëma dihen mirë. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë të atin. Alois Shiklgryber, që më vonë e ndërroi mbiemrin e tij në Hitler, ishte një fëmijë jashtë martese. Askush nuk e dinte se kush ishte i ati i Shiklgryber.

Historianët janë përpjekur shumë të zbulojnë identitetin e vërtetë të gjyshit të Adolf Hitlerit. Misteri nuk është zgjidhur kurrë, por një nga kandidatët potencialë, është një hebre me emrin Leopold Frankenberger. Nga rezultati i AND-së së 39 prej të afërmve të Hitlerit që i mbijetuan luftës, rezulton se ai e ka prejardhjen pjesërisht nga berberët e Afrikës Veriore, dhe populli hebre.

A ishte një ushtar britanik që i kurseu jetën e Hitlerit?

Henri Tandej ishte një hero lufte, një nga ushtarët më të dekoruar në ushtrinë britanike, dhe ndoshta njeriu që pa dashje humbi një mundësi të artë, për të parandaluar Luftën e Dytë Botërore. Legjenda thotë se Tandej dhe Hitler u takuan ballë për ballë në një fushë beteje të Luftës së Parë Botërore.

Thuhet se britanku e mëshiroi, dhe e la të largohej Hitlerin e paarmatosur dhe të plagosur.

Në shtatorin e vitit 1938, kryeministri britanik, Nevil Çamberlen, shkoi në Gjermani në një përpjekje optimiste, por në fund të dështuar, për të siguruar  paqen në Evropë.

Ai vuri re një fotografi të një ushtari britanik, Henri Tandej, në muret e studios së Hitlerit. Fyheri shpjegoi se ai e kishte parë foton e Tandej në një gazetë, dhe e njohu atë si njeriun që i kurseu jetën e tij gjatë Luftës së Madhe. Ndoshta Hitleri mund të ketë gabuar. Ndoshta ai e shpiku historinë, për të forcuar mitin e tij si një njeri të mbrojtur nga fati. Megjithatë, Tandej e konfirmoi vetë se i kishte kursyer jetën disa ushtarëve gjermanë. Ka gjasa që njëri prej tyre të kete qenë Adolf Hitleri.

A ishte Hitleri një diktator i dobët?

Në kulmin e fuqisë së tij, Adolf Hitleri udhëhiqte një perandori të madhe që shtrihej pothuajse në tërë Evropën kontinentale, dhe një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Imazhi konvencional i Hitlerit, është ai i një sundimtari në qendër të këtij rrjeti të gjerë, që merrte të gjitha vendimet e rëndësishme dhe tërhiqte nga lart të gjitha fijet.

Mbështetësit e teorisë së një diktatori të dobët, e pranojnë se Hitleri ishte njeriu më i fuqishëm në Rajh. Por ata argumentojnë, se ai qe i paaftë të ushtronte llojin e kontrollit të drejtpërdrejtë ndaj vartësve të tij, sikurse Josif Stalini në Bashkimin Sovjetik.

A ishte Hitleri i obsesionuar pas okultizmit?

Disa nga pjesëtarët e rrethit të ngushtë të Hitlerit, besuan fuqishëm në fuqinë e mbinatyrshme dhe magjinë. Hajnrih Himler krijoi një njësi të posaçme brenda SS, për të mbledhur informacione mbi magjinë, ndërsa marina gjermane ngriti madje Institutin Kombëtar të Pendulumit në Berlin.

Ndërsa britanikët, përdornin sonarin për të gjurmuar nëndetëset së gjermane, gjermanët u përpoqën t’i gjenin anijet britanike, duke përdorur lavjerrësin mbi hartat e Oqeanit Atlantik.

Sesa ishte i bindur Hitleri në ekzistencën e fuqive të mbinatyrshme, kjo është e diskutueshme. Megjithatë, s’ka dyshim që ai fliste shpesh për një forcë, që ai e quajti “providencë”, e cila e mbronte atë, dhe udhëzonte veprimet e tij.

A ishte Hitleri një përdorues droge?

Adolf Hitleri nuk pinte duhan, alkool, dhe nuk hante mish. Ai madje nuk konsumonte as kafe. Propaganda naziste e portretizoi atë si një njeri të përkushtuar gjithë jetën e tij në shërbim të Gjermanisë:ai s’kishte as kohë, dhe as prirje të ndiqte kënaqësitë tokësore.

Por realiteti, ishte se Hitleri e kaloi pjesën më të madhe të luftës i droguar me një koktej të tmerrshëm lëndësh narkotike. Në fillim të vitit 1945, fabrikat që prodhonin medikamentet me të cilat ai mbahej në këmbë, u shkatërruan nga bombarduesit aleatë. Hitleri nisi të dridhej gjithnjë e më shpesh, dhe jo sëmundja e Parkinsonit siç është hipotetizuar shpesh, por nga mungesa e barnave, gjë që e  përkeqësoi gjendje e tij mendore dhe fizike, kur lufta në Evropë po i afrohej fundit.

A i mbijetoi Hitleri luftës?

Nga të dhënat, e dimë me shumë siguri se Hitleri ndodhej ende në Berlin në ditëlindjen e tij, më 20 prillit 1945, vetëm 2 javë para se qyteti të kapitullonte. Kur kjo ndodhi, policia sekrete e Stalinit e pengoi Marrshallin Zhukov, komandantin e lartë sovjetik në të gjithë Frontin Lindor, të inspektonte  bunkerin e Hitlerit nën kancelarinë e Rajhut.

Kur mbërritën amerikanët dhe britanikët, Hitleri, qoftë i gjallë apo i vdekur, ishte zhdukur prej kohësh. Me mungesën e ndonjë mbetje fizike për të shqyrtuar, FBI dhe CIA fillimisht mbetën të hapura ndaj skenarit që Hitleri mund të kishte shpëtuar gjallë.

Dhe kjo nuk qe aspak e paimagjinueshme. Por provat e shumta, tregojnë që ky nuk ka të ngjarë të ketë qenë rasti. Dhjetëra dëshmitarë okularë, konfirmojnë praninë e Hitlerit në Berlin, kur Ushtria e Kuqe gjendej shumë pranë bunkerit të tij. Nëndetësja për të cilën u tha se u arratis, u gjet më vonë e fundosur në Detin e Veriut midis Danimarkës dhe Norvegjisë.

Këtë vit, Arkivi Kombëtar i Rusisë, i lejoi ekspertët të studionin një palë dhëmbë që thuhej se i përkisnin Hitlerit. Një ekip patologësh francezë, i krahasoi ato me një grafi të dhëmbëve të Hitlerit në vitin 1944, dhe gjeti një përputhshmëri të madhe. Gjithsesi thashethemet se ai u arratis në Amerikën e Jugut apo edhe në Antarktidë, nuk vdesin lehtë. / KultPlus.com


“Nëse e thoni një gënjeshtër mjaftueshëm të madhe dhe e përsërisni atë vazhdimisht, ajo do të besohet”

“Nëse e thoni një gënjeshtër mjaftueshëm të madhe dhe e përsërisni atë vazhdimisht, ajo do të besohet.”

“Mos e krahasoni veten me të tjerët. Nëse e bëni atë, jeni duke e fyer veten.”

“Nëse dëshironi të shkëlqeni si dielli, ju fillimisht duhet të digjni si ai.”

“Me fitoren mund të merret secili, por humbjen mund ta përballojë vetëm i forti.”

“Kur diplomacia përfundon, lufta fillon.”

“Emocionet i përdori për shumicën, ndërsa aryen e rezervoj vetëm për disa.”

“Përceptimi i masave është i limituar, inteligjenca e saj është e vogël, por fuqia e saj për të harruar është enorme. Si pasojë e këtyre fakteve, e gjithë propaganda efektive duhet të limitohet në shumë pak pika dhe të kumbojë mbi sllogane derisa anëtari i fundit i publikut ta kuptojë se çfarë dëshiron ti që ai të kuptojë nga sllogani yt.”

“Për ta pushtuar një komb, fillimisht ç’armatosi qytetarët e tij.”

“Forca më e madhe e shtetit totalitar është se ai i detyron ta imitojnë ata të cilët i frikësohen atij.”

“Ai që do të jetojë duhet të luftojë. Ai që nuk dëshiron të luftojë, në një botë ku lufta është ligj i jetës, nuk ka të drejtë të jetojë.”

“Njeriu i fortë është fuqimisht vetëm.”

“Përmes aplikimit të mençur dhe të vazhdueshëm të propagandës, njerëzit mund t’i bësh që parajsën ta shohin si ferr, dhe gjithashtu edhe anasjelltas, që llojin më të mjerë të jetës ta shohin si parajsë.”

“Jeta nuk e fal dobësinë.”

– Këto shprehje janë marrë nga libri i Adolf Hitlerit “Lufta ime” dhe gjithashtu edhe nga letrat dhe shënimet e tij që janë publikuar më vonë. / KultPlus.com

Brenda spitalit të tmerrshëm, aty ku u mjekua Hitleri

Spitali ushtarak “Beelitz-Heilstatten” në Berlin të Gjermanisë, është një nga vendet më të frikshme në botë, kjo duke qenë se aty është mjekur Hitleri, njeriu që njihet si krimineli më i madh që ka njohur historia që tentoi të eliminojë një komb të tërë, hebrenjtë.

Ish-dikatori gjerman është pranuar në atë spital, pas plagëve që ka marrë nga sulmet britanike me gaz. Ky spital përveç Hitlerit trajtoi mijëra ushtarë gjermanë gjatë luftës, dhe vazhdoi ta bënte atë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u kujdes për ushtarët sovjetikë pas luftës deri në rënien e Murit të Berlinit në 1990.

Spitali është ndërtuar në vitin 1898 si një sanatorium për pacientët neurologjik dhe rehabilitim, dhe pacientët me tuberkuloz.

Pasi u mbyll përfundimisht në vitin 1995, spitali u braktis, por gjithçka tjetër mbeti në të, nga dhomat e operacionit në dhomat e izolimit që deri më tani janë shkatërruar plotësisht dhe duken të frikshme.

Conde Nast Traveler sapo e ka shpallur këtë spital vendin më të tmerrshëm në botë dhe fotografitë e provojnë atë./gazetametro/KultPlus.com

Arti i Diktatorit

Duke e kaluar kohën e tij, si i ri, në ecajaket në qytetin e Linzit, Austri, në vizitat e tij të bëra në muze, duke marrë pjesë në opera dhe duke u ulur pranë lumit të Danubit, duke ëndërruar të bëhej një artist i madh, si i ri kohën e tij do ja kushtonte leximit dhe pikturës, ëndërr që do i shembej me refuzim nga Akademia prestigjioze e arteve të Vjenës në Austri me 1907.

Instituti konsideronte se ai kishte më shumë talentë në arkitekturë sesa në pikturë.

Piktura do i bëhej hobi, Hitleri do të pikturoj pothuajse deri në fund të jetës së tij, që përfundoj me vetëvrasje. Përpjekjet e Hitlerit për t’u bërë një artist ishin pjesë e identitetit të tij./KultPlus/

Hitleri vrau 6 milionë hebrenj, por fali vetëm 1

Diktatori nazist Adolf Hitler refuzoi të vizitonte kampet e shfarosjes dhe gjithashtu kërkoi shkatërrimin e dokumenteve që kishin të bënin me Holokaustin. Në një rast diktatori gjerman madje rrëzoi një të verbër me karrocë, i cili pritej të transportohej drejt kampeve të përqendrimit.

Në dokumentarin e ri që po bëhet për Hitlerin, thuhet se asnjëherë nuk vizitoi një kamp përqendrimi, ku gjashtë milionë hebrenj u masakruan para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe miliona të tjerë u prekën dukshëm nga vendimi i çmendur i tij.

Detajet e reja të jetës së liderit nazist kanë dalë në dritë në dokumentarin e quajtur “Private Lives”.

Aty dokumentohet fëmijëria abuzive e Hitlerit, aspiratat artistike dhe marrëdhëniet me disa gra të reja.  “Ndërsa mizoritë po kryheshin në emër të tij, ai kurrë nuk vizitoi një kamp shfarosjeje. Hitleri kurrë nuk donte të ballafaqohej me realitetin brutal të asaj që po ndodhte. Ai vetëm donte të dinte se urdhri i tij po kryhej”, tha prezantuesi Tracy Borman.

Besohet se i vetmi hebre që Hitleri shpëtoi ishte një mjek i quajtur Eduard Bloch, i cili kishte trajtuar nënën e tij për kancerin e gjirit, madje edhe duke ndihmuar atë që të emigronte në Amerikë në vitin 1940.

Dosjet tregojnë se ai hante një mëngjes të pazakontë; me dy gota qumështi të vakët, deri në 10 biskota “Leibniz” dhe një copë çokollatës, që e konsumonte në këmbë. Gratë e shumta në jetën e Hitlerit gjithashtu janë në qendër të vëmendjes, duke parë disa nga marrëdhëniet e tij më të ngushta, përfshirë këtu edhe me mbesën e tij. /tch/ KultPlus.com

Dështon shitja e pikturave që i atribuohen Hitlerit

Pesë piktura që thuhet se janë realizuar nga udhëheqësi nazist Adolf Hitlerit kanë dështuar të shiten në një ankand në Gjermani. Shtëpia e ankandit “Weidler” shpresonte të merrte 45 mijë euro nga vepra më e shtrenjtë.

Ankandi u mbajt në Nuremberg, qyteti gjerman dikur i njohur për tubimet masive të Hitlerit ku nazistët kryesorë u provuan më vonë edhe për krime lufte. Akuzat e falsifikimit e dëmtuan ankandin dhe kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi atë si “shije të keqe”. Shitja përfshiu edhe gjërat që thuhet se ishin në pronësi të diktatorit, në mesin e të cilave edhe një vazo dhe një karrige me një svastikë në njërën anë.

Nën sundimin e Hitlerit (1933-1945), Gjermania naziste filloi Luftën e Dytë Botërore, duke ndjekur një politikë që u shndërrua në gjenocid e rezultoi në vdekjen e rreth gjashtë milionë hebrenjve dhe dhjetëra miliona civilëve e luftëtarëve.

Shfaqjet publike të simboleve naziste janë kundër ligjeve aktuale në Gjermani, përveç disa rasteve të veçanta, si për shembull për arsye arsimore ose historike. Shtëpia e ankandit mori masa për të qenë në rregull me ligjet duke përdorur ndërhyrje në simbolet e paraqitura në katalogë.

Dhjetëra vepra arti, duke përfshirë edhe disa të vendosura për shitje, u konfiskuan nga shtëpia e ankandit javën e kaluar nga policia gjermane. Prokurorët thanë se gjithsej 63 sende që mbanin nënshkrimet “AH” ose “A Hitler” u konfiskuan.

Një hetim u hap për individë të paidentifikuar “me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve dhe tentativave të mashtrimit”, ka thënë për AFP kryeprokurorja e Nurembergut, Antje Gabriels-Gorsolke.

Ajo konfirmoi se shtëpia e ankandit kishte bashkëpunuar dhe i kishte dorëzuar punimet vullnetarisht.

Shitjet e pikturave që pretendohet të jenë realizuar nga diktatori shpërfaqin rregullisht polemika dhe akuza për falsifikim.

Muajin e kaluar policia gjermane konfiskoi një koleksion në rrugë e sipër për t’u nxjerrë në shitje në Berlin, pas shqetësimeve për vërtetësinë e tyre.

Hitleri, i cili u refuzua dy herë nga Akademia e Arteve e Vjenës, dihet se ka shitur veprat e tij artistike në rininë e tij.

Dhjetëra vepra që i atribuohen atij, të cilat u konsideruan nga ekspertët e artit si të cilësisë së dobët, janë shitur gjatë viteve të ndryshme.

Në vitin 2015, shtëpia e ankandit “Weidler” shiti shumë piktura që atribuohen si punime të Adolf Hitlerit për gati 400 mijë euro.

Ofertuesit thuhet se vijnë nga Gjermania, Kina, Franca, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vitin 2014, shtëpia e ankandit shiti akuarelë të Hitlerit në sallën e qytetit të Mynichut për 130 mijë euro.

Shitja e relikteve naziste mbetet një temë përçarëse në mbarë botën.

Disa blerës thonë se kjo bëhet për arsye historike, por grupet e fushatës kundër paralajmërojnë se sendet janë blerë edhe nga anëtarët e grupit ekstrem të djathtë që idealizojnë regjimin.

Vitin e kaluar disa grupe në Mbretërinë e Bashkuar nxitën shitësit online për të rregulluar më mirë çështjen e shitjeve të relikteve naziste./BBC / KultPlus.com

Pritet të publikohet online “arti i degjeneruar” i Hitlerit

V & A do të publikojë për herë të parë në internet listën e plotë të “artit të degjeneruar” që ishte konfiskuar gjatë periudhës së Hitlerit.

‘Entartete Kunst’ (arti i degjeneruar), i cili përbëhej kryesisht nga arti modern, ishte konfiskuar nga regjimi nazist nëpër institucionet publike të Gjermanisë gjatë viteve 1937-38.

Veprat e artit u konfiskuan për arsye se konsideroheshin si jo-gjermane, për shkak se ishin të autorëve hebrenj ose përmbanin mesazhe hebraike.

Ata konsideroheshin si artistë të degjeneruar dhe iu ndalohej që t’i ekspozonin veprat e tyre.

Në këtë klasë bënin pjesë edhe veprat e disa piktorëve me nam siç janë: Marc Chagall, Henri Matisse, Pablo Picasso dhe Vincent van Gogh.

Shumica e veprave të konfiskuara ishin të punuara nga artistë ekspresionistë gjerman. Ndër ta bënin pjesë: Ernst Ludwig Kirchner dhe Max Beckmann, si dhe Emil Nolde dhe Erich Heckel./KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Hitlerit duke dalë nga një klub nate (FOTO)

Hitleri, është emri që me dekada ka tmerruar njerëzimin me diktaturën e tij. Ai ka udhëhequr Gjermaninë për shumë vite dhe ka pushtuar një pjesë të madhe të Europës dhe Afrikën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por, jashtë politikës e udhëheqjes së tij në Gjermani ai njihet edhe për një jetë jo të pastër që do t’i shkonte një presidenti, megjithatë Adolf Hitler nuk ishte si asnjë kryetar në shumë pikëpamje.

Në fotografi më lartë shihet Hitleri duke dalë nga një klub nate i shoqëruar me dy vajza në Berlin, në vitin 1942. Nga kjo fotografi shihet gjendja e dehur e tij, që mbanë një në dorën e majtë dhe është i shoqëruar me dy vajza të zhveshura nga lart. / KultPlus.com