Jack O’Connell zgjedhet aktori më i mirë me filmin kosovaro-britanik “Home”

Aktori Jack O’Connell është shpërblyer si aktori më i mirë, në Festivalin e Filmave të Shkurtë të Budapestit (BUSHO), për rolin e tij në filmin “Home”, shkruan KultPlus.

Filmit “Home” është ko-produksion i “DokuFest”-it në Kosovë dhe kompanive britanike BlackSheep dhe SomeSuch Films. Fimi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy sjellë jetën e qetë të një familje britanike e cila për 20 minuta sa zgjat filmi, bëhet e rrezikshme dhe e paparashikueshme.

Jack O’Connell dhe Holliday Grainger të cilët kanë rolin kryesor marrin dy vajzat e tyre dhe kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për të shkuar në një zonë lufte ku nuk dihet se çfarë do të ju ndodhë. Ata janë gjatë gjithë kohës duke u munduar që të qëndrojnë të gjallë pasi që familjes së tyre përveç që i duhet që të jetojë nëpër kampe më refugjatët e tjerë, të sigurojë vetë ushqim u duhet të kalojnë rrugë të gjata në këmbë duke mbajtur fëmijët në krahë. Familja e tyre përballet edhe me trafikantët të cilët i vendosin në bagazhe të veturës dhe të ndarë nga njëri-tjetri për të kaluar kufirin ilegalisht.

Filmi Kosovaro-Britanik “Home” është fitues edhe në BAFTA. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA), filmi kosovaro-britanik “Home” u shpall më i miri në kategorinë e filmave të shkurtër.

Festivali për Filma të Shkurtë në Budapest, BUSHO, në vitin 2004 nga një grup regjisorësh të ri hungarezë të cilët si qëllim patën që të mbushnin boshllëkun për filma të shkurtë që ekzistonte në kategorinë e filmave të shkurtër. Por, më kalimin e viteve ky festival arrit më shumë. Festivali arriti që të njihet ndërkombëtarisht që në edicionin e 3-të, në vitin 2007 kur u shfaqen filma të shkurtër nga 47 vende të ndryshme të botës. / KultPlus.com

“Home” dhe “Shpat Deda Band” mahnitën mbrëmë Parisin (FOTO)

Mbrëmë në Paris, në kuadër të Organizimeve Kulturore “Parantezë kosovare”, u shfaq filmi “Home” dhe u mbajt koncerti “Shpat Deda Band”, shkruan KultPlus.

Ky organizim erdhi nga Ambasada e Kosovës në Francë në bashkëpunim me Bashkinë e Parisit 4, me mbështetjen dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkisë, Christophe Girard.

“Krenar me arritjet e fundit të kinematografisë kosovare dhe të artit kosovar në përgjithësi. Filmi « Home » është ko-produksion anglez dhe kosovar, dhe fitues i çmimit BAFTA 2017 për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Qëndrim Gashi ambasadori i Kosovës në Francë.

Në koncertin pas filmit, Shpat Deda me anëtarët e grupit Nesim Maxhuni, Fatjon Miftari dhe Art Lokaj interpretoi këngë origjinale nga dy albumet e tij, “Molla e Parë” (2010) et “Shkëndijë” (2014)./ KultPlus.com

“Home” shpërblehet me dy çmime në festivalin “For Rainbow” në Brazil

Filmi “Home” me regji të More Raçës e muzikë të Florent Boshnjakut është shpërblyer me dy çmime në festivalin e filmit “For Rainbow” i cili është mbajtur në Brazil, shkruan KultPlus.

Në kuadër të festivalit më të madh të diversitetit “For Rainbow” ky film ka arritur të triumfoj në dy kategori si “Filmi më i mirë internacional” dhe në kategorinë “Muzika më e mirë origjinale” ku muzika e këtij filmi është prodhim i kompozitorit Florent Boshnjaku.

Festivali “Rainbow” është një nga hapësirat më të rëndësishme për debat dhe përhapjen e respektit për pluralitetin seksual dhe gjinor në Brazil.

‘Home’ deri më tani është shpërblyer edhe me shumë çmime të tjera ndërkombëtare. Ndërsa në kastën e aktorëve janë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina./ KultPlus.com

Bebe Rexha në projekt filmik (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha po vazhdon suksesshëm karrierën e saj.

Ajo tashmë do të jetë pjesë e një projekti filmit të titulluar ‘Home’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Rexha, përmes rrjetit social Instagram.

““Home” së shpejti nga David Ayer”, ka shkruar ajo.

28-vjeçarja po bashkëpunon në këtë projekt me Machine GunKelly dhe X Ambassadors./ KultPlus.com

Home. Coming soon. 📽 by: David Ayer

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ekspozita e Simon Shirokës e hapë ‘Parenthèse kosovare’ në Paris

Parisi do të mirëpresë këtë muaj një pjesë të kulturës shqiptare, në një organizim që quhet “Parenthèse kosovare”.

Nga data 10 deri me 25 nëntor, një ekspozitë, një shfaqje filmi dhe një koncert vijnë në kryeqytetin e Francës.
Salle Jean Mouly mirëpret ekspozitën e artistit të njohur Simon Shiroka, shkruan KultPlus.

Simon Shiroka u lind më 20 mars 1927 në Prizren, në qytetin me thesarin më të lashtë dhe më të larmishëm të artizanateve të traditës së përpunimit të metaleve të çmueshme. Mori dorë të mjeshtrit nga filigranistët më të shquar prizrenas dhe, duke pasuar ambicie më të madhe se shansi për t’u bërë një zanatçi i dalluar, vazhdoi ushtrimin dhe shkollimin e mëtejmë së pari në Beograd e pastaj në Zagreb, për t’u kthyer në Prishtinë dhe për të nisur një veprimtari tepër të pasur aplikative dhe artistike. Duhet theksuar se interesi i Shirokës për të aplikuar argjendin dhe materialet tjera fisnike në pikturë apo skulpturë artistike nuk ishte as i rastësishëm as i sforcuar.

Ai buronte nga një shpirt tejet i gjallë dhe i shqetësuar që hidhej në kërkime të vazhdueshme nga një entuziazëm çfarë rrallë mund të gjendet te artistët tjerë, edhe atëherë kur piktorët dhe skulptorët shqiptarë ishin mjaft të rrallë.

Simon Shiroka, jo vetëm që e avancoi artin e filigranit, por në të njëjtën kohë, edhe krijon vizione të reja me fantazinë e vet shpirtërore, duke shprehur ndjeshmëri për një art të lartë artistik. Talenti i mirëfilltë, përvoja dhe dashuria e zjarrtë për diçka të re, në artin e filigranit, gjurmon rrugë të teja sensitive, për ta sintetizuar artin kreativ dhe shprehjen e lartë artistike. Shiroka ka ndërruar jetë në vitin 1994.

Pos ekspozitës së Simon Shirokës, vjen edhe filmi “Home” me regji nga Daniel Mulloy.
“Home”, me aktorët Holliday Grainger dhe Jack O’Connell, fitues i çmimit BAFTA, flet për refugjatët. Arta Dobroshi, aktorja nga Kosova, është në mesin e ekipit që e ka realizuar filmin.

Filmi “Home” gjegjësisht trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes. Familja në fjalë është angleze. Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Pas shfaqjes së filmit, me 15 nëntor në ora 19:00 në Mairie du 4ème à Paris, këngëtari Shpat Deda, një prej producentëve të filmit, do të jetë i pranishëm për përgjigje ndaj pyetjeve të të interesuarve.

Deda në anën tjetër do të mbajë edhe një koncert, bashkë me artistët Nesim Maxhuni, Fatjon Miftari dhe Art Lokaj. / KultPlus.com