Label – i ( shtëpia muzikore ) ‘’ Lahuta Music’’, i cili menaxhohet nga ONIMA nënshkruan kontratë me Luan Durmishin si trajnues vokali ( Vocal Coach ).
Kjo shtëpi muzikore bëhet a para shtëpi në të gjitha trojet shqiptare dhe me gjerë, me trajnues ( profesionist ) të vokalit, i cili do t’i trajnojë të gjithë këngëtarët me të cilët kjo shtëpi do të lidhë kontrata me ta.
Nga tash e tutje ‘’ Lahuta Music ‘’, e cila drejtohet nga Erkand Shabani do të nxjerrë artistë të rijnë dhe që janë në skenë në mënyrën me profesionale si këngëtar profesionist, të cilët do ta kenë target industrinë e muzikës moderne, pop etj… , duke ju ofruar kushtet më moderne në rajon si dhe me një ekip profesional e të përkushtuar për zhvillimin e artistëve.
Këngëtarët e kësaj shtëpie muzikore ekskluzivisht do të kenë mundësi të marrin instruksionet, teknikat vokale dhe ato interpretative më bashkëkohoret , të cilat aplikohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat Luan Durmishi ka specializuar dhe është certifikuar për teknikat vokale dhe ato interpretative‘’ Zëri për trupin, trupi për zërin’,’ në klasën e një prej pedagogeve më të mira në SHBA , Dorothy Stone./ KultPlus.com
Kur bota po mrekullohet çdo ditë e më shumë vetëm me artistët dhe sportistët kosovar, ju nuk e votoni ligjin për sponsorizim në kulturë dhe sport.
Ju nuk e votoni, sepse ju jeni turpi i këtij vendi. Ju kur
ndodh diçka e bukur në artin dhe sportin kosovar, brenda e sidomos jashtë
vendit, vraponi kush më shpejtë e kush më parë të bëj statuse mburrjeje për
sukseset tona të merituara!
Ju kur ndodh diçka e bukur nga artistët dhe sportistët
kosovar jashtë vendit, vraponi me shumicë për ti hipur aeroplanit ti merrni ato
dreq meditje që paguhen nga taksat tona dhe për tu dukur të “kulturuar” kinse
ne kuptojm nga arti dhe i suportojmë artistët dhe sportistët tanë!
Juve vetëm me art dhe sport ju ka mbetë të krenoheni dhe me
asgjë t’jetër, sepse jeni bërë vetë turpi për botën, kurse ne suksesi dhe
imazhi më i mirë !
Tash, kur erdhi momentumi jonë ta përfaqësojmë vendin më
lehtë dhe dinjitetshëm brenda dhe jashtë, siq e kemi bërë deri tash, ju nuk i
hapni rrugën artit dhe sportit për inatet dhe interesat e juaja personale.
Ju është e vërtet që jeni shumë më të fuqishëm se ne
ekonomikisht dhe në vendime të tilla, sepse vetëm ju më së miri e dini këtë, se
si keni mbërri deri aty, por e vërteta është se ju kurr nuk do të mund ta
luftoni dhe bllokoni fuqinë që e kemi ne si artistë dhe sportist.
Ju nuk e doni vendin tuaj, sepse interesat personale, inatet dhe paraja ju kanë rrëmbyer edhe atë pak dashni nesë e keni pasur për vendin ndonjëherë ! Kurse ne për dallim nga ju, e duam dhe do ta dojmë gjithmonë vendin, madje do të vazhdojmë pa u ndal ta bëjmë sa më të bukur që mundemi me punën tonë./KultPlus.com
Qendra Multimedia dhe ekipi i shfaqjes “55 shades of gay” janë tronditur nga komenti fashist i Xheladin Krasniqit, i cili është një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Luan Durmishi këtë e quan një kërcënim nga një zyrtarë i lartë shtetëror
ndaj lirive themelore.
“Kërcënimet nga zyrtarë të lartë shtetëror ndaj lirive themelore, në prag të përvjetorit të Pavarësisë. Prerje kokash dhe thirrje për shfarosje ndaj komunitetit LGBT dhe të artistëve, të cilët edhe tek ne si kudo në botë janë në vija të para të mbrojtjes së lirive të të gjithëve. Në këtë rast si artist performues në shfaqjen e Qendrës Multimedia “55 shades of gay” së bashku me kolegët e mij, jemi të shokuar se akoma ekzistojnë kësi lloj personash nëpër institucione, të cilat do të duhej të na shërbenin në mbrojtjen e lirive të të gjithëve. Edhe në kohën e Millosheviqit artistët kanë qenë të kërcënuar për idetë dhe veprat e tyre për lirinë. I bëjë thirrje prokurorisë që ta merr shumë seriozisht këtë kërcënim.”, ka thënë Durmishi. /KultPlus.com
Në fillim të marsit 2018, Kisha “Shën Ndou” në Prishtinë ishte mbushur plot me audiencë.
Krejt sy e
vesh ata dukeshin në mes të programit, së bashku me Korin e Filharmonisë së
Kosovës, e nën tingujt e violinës së Festim Fanajt kur kishin filluar të
zhyteshin në zërin e thellë të Luan Durmishit. Përballë tyre ishte dirigjenti që
vepron në Londër, Marsio Da Silva. Këtë interpretim më të veçantë e pat bërë
përjetimi i publikut që po dëgjonte “Këngën e Rexhës”, e cila erdhi nën
aranzhimin e kompozitorit Hajrullah Syla.
Kur vepra
mbaroi, publiku dukej sikur kishte gjetur prehje në interpretim e zor ishte
shkëputur nga kjo qetësi, për të vazhduar me duartrokitje të fuqishme. Luan
Durmishi nuk po e interpretonte këtë vepër për herë të parë. Para dhjetë vitesh
e kishte përjetuar një eksperiencë fort të veçantë derisa e kishte kënduar para
një publiku krejtësisht tjetër në Austri, që nuk dinte asnjë fjalë të veprës.
Nuk ishte vetëm publiku ai që nuk e kuptonte tekstin e saj, por edhe vetë këngëtarja
që kishte vendosur të interpretonte përkrah Durmishit.
Drejtoresha e teatrit “Lalish”, Nigar Hasib, përsipër kishte marrë rolin e nënës së Rexhës. Kishte përfunduar në skenë pa e ditur tekstin por duke e ndjerë e transmetuar fuqishëm atë. Kjo kishte ndodhur në saje të respektimit të rregullave të teatrit, ku artisti që përballet me tekste të vendeve të tjera, e transmeton atë vetëm përmes impulseve, lëvizjeve të trupit të cilat nxjerrin në pah fuqinë e zërit. Kështu Nigar e kishte interpretuar copëzën muzikore pa kuptuar as edhe një fjalë të saj, pa e ditur aspak historinë veprës, përkundër që gjatë provave e kishte ndjerë se vështirë po i rezistonte asaj. Përkundër këtyre, publiku e solistja e kishin shoqëruar veprën me një intensitet emocionesh, derisa publiku kishte përfunduar mes lotësh. Kështu e kujton tenori Luan Durmishi performancen që e cilëson si një nga eksperiencat më të veçanta të karrierës së tij.
Depërtimi i Durmishit në Lalish
Theater Labor në Vjenë
Lalish
Theater Labor në Vjenë është një teatër bashkëkohor, krejtësisht jokonvencional
që merret me traditën dhe eksplorimin e kulturave të qytetërimeve të ndryshme,
përmes të cilave gjen artistë të atyre vendeve që ata i konsiderojnë si
përfaqësuesit më të denjë të kulturave vendore, derisa kjo arrihet përmes një
punëtorie seleksionuese. Pas kësaj, artistët ftohen në teatër për të bashkëpunuar
në krijimin e performancave muzikore. Pasi një pjesë e këtij teatri kishin
vizituar Kosovën, kishin përzgjedhur Durmishin për të përfaqësuar Kosovën në projektin
e tyre ‘’Drei Brucken’’, ku ishin të përfshirë
Kosova, Ukraina dhe Irani.
“Artistët nga
Irani, për shkak të problemit të lëvizjes, nuk kishin pasur mundësi të jenë
pjesë e projektit dhe vendi i tretë është zëvendësuar me Vjenën, konkretisht me
bashkëthemeluesit e këtij teatri, artisten me prejardhje nga Kurdistani, Nigar
Hasib dhe Shamal Amin, dy udhëheqëset e këtij teatri”, tregon Durmishi.
Ajo çka e bën
edhe më të veçantë këtë teatër është “rregullorja” se në çdo ballafaqim me
kulturat e vendeve botërore, nuk duan të dinë se çka thotë teksti në fjalë i
një monologu ose kënge. Kur një artist i një vendi të caktuar sjellë tekst në
fjalë ose tekst notal në fjalë, në këtë teatër përmes eksperimentit laboratorik
deri te vënia e performancave në skenë, punohet vetëm përmes impulseve, lëvizjeve
të trupit të cilat nxjerrin në pah fuqinë e zërit, emocionin real përmes të
cilit praktikisht kuptohet domethënia e tekstit.
Rrugën për
atje, Durmishi e kishte marrë me një bagazh veprash të kulturës shqiptare, në
mesin e të cilave ishte edhe “Kënga e Rexhës”. Ai kishte interpretuar këtë këngë
në provat eksperimentale para bartësve të teatrit e kolegëve nga Ukraina. Interpretimi
e vepra i kishte goditur të gjithë, veçmas Nigar Hasib, e cila njihet si një
artiste e këngëtare e përmasave të mëdha që ka marrë në botë epitetin e divës së
këtij teatri.
“Te
nesërmen, drejtori i teatrit – Shamal Amin, artist dhe antropolog i
jashtëzakonshëm më thotë se Nigar ka vendosur të performojë vetëm me ty, në
njërën pjesë të performancës “Këngën e Rexhës” në duet. Natyrisht që për mua
ishte tejet privilegj të performoja vetëm me Nigar Hasib ”, shpjegon tutje për
KultPlus tenori Durmishi.
Për Nigar Hasib, “Kënga e Rexhës”
mbetet vepra që e ka emocionuar nga gishtërinjtë e këmbës e deri tek flokët
Durmishi
tregon se e kishin ndërtuar veprën në mënyrë spontane përmes lëvizjeve të
trupit dhe gjatë provave derisa ai këndonte “Këngën e Rexhës” në formën e tij
origjinale (accapella), Nigar lëshonte tinguj të çuditshëm nga trupi i saj. Gjatë
kësaj kohe, ajo e kishte ndjerë se nuk po mund t’i qëndronte rezistente kësaj storje
dhe kishte bërë përpjekje që për herë të parë t’i thyente rregullat e teatrit.
“Më thotë “rregullat
shpesh ja që thyhen. Nëse jo tash gjatë krijimit tonë të kësaj performance,
atëherë pas përfundimit të katër shfaqjeve tona, dëshiroj shumë ta di se çka
thotë teksti nga fillimi deri në fund”. Unë refuzoj natyrisht t’i tregoj domethënien
e tekstit gjatë eksperimentit dhe i premtoj që në fund të shfaqjes së fundit do
t’i tregoj saktësisht se çka është storja e këngës”, tregon tutje tenori
kosovar.
Kjo performancë ka mbetur fort e
ngulitur në mendjen e Durmishit, i cili e kujton në detaje. Ai thotë se Nigar,
aq magjishëm e kishte sjellë rolin e nënës, duke nxjerr nga trupi i saj tinguj
ofshame të një nëne ‘’shqiptare’’ pa e ditur tekstin, por në fakt duke e ditur
që bëhet fjalë për një tragjedi dhe një vajtim mortor. Ashtu siç e kujton
Durmishi, interpretimi i tyre i përbashkët kishte përlotur edhe audiencën.
“Unë gjatë
performancës tonë isha i ballafaquar për herë të parë me mrekullinë e artit dhe
për mua ai moment, ata tinguj të Nigarit që të rrëqethnin të gjithë trupin, ato
lëvizje të trupit të saj që tregonin dhimbjen për “djalin” e saj të vdekur, ajo
audiencë e tëra gati e përlotur nuk do të shlyhen kurrë nga memoria ime
artistike”, rrëfen Durmishi.
Kurse artistja Nigar Hasib kishte cilësuar ‘Këngën e Rexhës’ si veprën që e ka emocionuar më së shumti në karrierën e saj duke thënë se çdo tingull e kishte ndjerë nga gishtat e këmbëve e deri tek flokët.
“Zëri për këtë teatër është më tepër
se artikulim i fjalëve apo pasues i teksteve të mësuara përmendësh”
Përvojën e
tij në këtë teatër, Durmishi e cilëson si një ndër eksperiencat më të
rëndësishme në karrierën e tij, ndërsa tregon për veçantitë e këtij teatri, tek
i cili i kushtojnë shumë rëndësi zërit. Pushteti i artistit në skenë është i
definuar në zërin e tij. Durmishi për KultPlus tregon se vetëm në këtë teatër e
ka parë ballafaqimin me pushtetin e zërit të artistit. Zëri për këtë teatër është
më tepër se artikulim i fjalës apo pasues i teksteve të mësuara përmendësh.
“Zëri për ta
është pjesa më e rëndësishme e performuesit, duke e konsideruar se kryesisht
teatri tradicional euro-amerikan duke qenë i lidhur ngushtë me tekstin e
shkruar dramaturgjik, rolin e zërit e ka kufizuar gati krejtësisht, duke e vënë
në shërbim të dialogjeve verbale me përmbajtje apo domethënie të caktuar,
përmes aktorëve apo përgjithësisht artistëve performues të këtij teatri”,
tregon tutje tenori Luan Durmishi.
Në këtë
mrekulli të këtij teatri qëndrojnë dy ‘’bardet primitiv’, Nigar Hasib dhe Shamal Ami, të cilët janë
bartësit kryesor të Tetarit “Lalish” dhe të cilët përmes ekspeditave
etnologjike dhe antropologjike në kulturat dhe qytetërimet e hershme vazhdojnë
t’i gjurmojnë misteret e humbura të zërit njerëzor.
Durmishi tregon se në teatrin “Lalish” zëri nuk është vetëm diçka që dëgjohet, por ai edhe ‘’shihet’’ dhe si i tillë vepron. Nigar Hasib thotë “zëri për sy e jo sallë për vesh’’.
Në këtë teatër artistët nuk luajnë
role. Aty askush nuk imiton dhe kopjon askënd. Ata janë të gjithë vetja e tyre.
Në këtë teatër nuk ka role kryesore e as dytësore. Aty secili është rol
kryesor. Aty secili është autor, regjisor dhe aktor.
“Mund të
themi se në këtë teatër brenda një shfaqjeje, secili ashtu siç e ka rrëfimin
apo historinë, e ka edhe shfaqjen e tij
dhe paraprakisht në këtë teatër, kështu ndërtohet gjithçka nga fillimi
deri në fund. Kjo është magjia e teatrit “Lalish””, tregon Durmishi.
Durmishi
ndihet i lumtur që këtë interpretim ai ia ka falur edhe publikut të Prishtinës,
ani pse në një format krejtësisht tjetër.
“Natyrisht
ndjesia gjatë interpretimit tim si solist me “Këngën e Rexhës” ishte pothuajse e njëjtë dhe ajo u pa në
reagimin dhe sytë e publikut, por e ndryshme si koncept, sepse
interpretohej prej një mediumi dhe
formati krejtësisht tjetër të artit, atij të muzikës klasike”, tregon ai.
Durmishi
thotë se ajo çfarë i karakterizon performancat e tij artistike është emocioni. Ai
thotë se është produkt i studimeve edhe të dobëta edhe atyre superiore, por në
fund emocionin e fort dhe te sinqertë, nuk ka lejuar që ta shkatërrojë askush.
“Ti mund të
kesh shkollime të dobëta dhe brilante gjatë studimeve gjithkund në botë, por
emocionin ose e ke, ose nuk e ke. Interpretimi i një artisti në çfarëdo lloj
medium te artit nëse nuk transmeton emocion, rrezikon gjithmonë ta humbasësh
publikun, për arsyen sepse publiku është shumë i sinqertë kudo” tregon ai.
Luan Durmishi është tenor multidimensional, themelues dhe udhëheqës i Orkestrës “Rexho Mulliqi” dhe anëtar i korit të Filharmonisë së Kosovës. / KultPlus.com
Dje ka ndërruar jetë regjisori i njohur nga Kosova, Bekim Lumi i cili për më shumë se dy vite po përballej me sëmundjen e rëndë të kancerit, shkruan KultPlus.
Gjatë ditës së sotme do t’i ipet lamtumira e fundit ndërsa nga ora 12:00 do të fillojnë homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Tenori Luan Durmishi do ta jetësoj amanetin e tij që sot të përcillet me muzikë për banesën e fundit, me veprën “Vdekja nuk është fundi” të nobelistit Bob Dylan.
Më poshtë ju sjellin postimin e plotë të Luan Durmishit.
Miku im i dashtun !
E paske lënë amanet që unë sot të t’përcjellë në banesën tënde të fundit me këngë ! Unë, sot nuk e gjejë dot forcën të këndoj ! Të LUTEM falëm ! Por, unë sot gjithsesi do ta gjejë forcën dhe do ta përmbush amaneti , në tingujt e pianos , krijimin tim që ta kam dediku TY , me vargjet me të bukura dhe më të fuqishme, nga poeti , nobelisti dhe muzikanti Bob Dylan ” Vdekja nuk është fundi “.
Miku im i dashtun !
Më kujtohet kur më ke tregu , se fillimin e studimeve t’ua e ke nisur në muzikë , për t’i braktisur ato menjëherë , për shkaqe të rrethanave politike të asaj kohe ! Dhe si disident , që t’kanë konsideru , nëse nuk gaboj dhe dashuri të madhe që ke pas për Shqipërinë
kë lënë vendin , për t’i vazhdu studimet , për teatër në Tiranë.
Je kthy në Kosovë , në teatrin tënd të dashtun për të bërë mrekulli ! Unë, sot me shumë dhimbje , por i përmbushun që po ta plotësoj amanetin tënd , do t’përcjellë në banesën tënde të fundit me muzikë dhe vargje , sepse muzika për TY ishte dhe mbeti pika më e fuqishme e artit , sepse TI e doje aq shumë muzikën dhe ishe njeriu më muzikal dhe shije hollë për muzikë , që kam taku në jetën time.
Orkestra “Rexho Mulliqi” së shpejti do të shndërrohet në Orkester Simfonike A2.
Këtë e ka bërë të ditur për KultPlus, menaxheri i Orkestrës Luan Durmishi.
“Së shpejti Kosova do t’i ketë dy Orkestra Simfonike, atë të Filharmoinsë së Kosovës dhe Orkestrën Simfonike “Rexho Mulliqi”. Poashtu jemi duke punuar në repertorin e ri, i cili do të vijë me një koncert të madh për një ngjarje të rëndësishme”, ka thënë Durmishi.
Për këtë koncert të Orkestra “Rexho Mulliqi”, Durmishi ka thënë se janë duke punuar një grup të madh njerëzish profesionist të fushave të ndryshme./ KultPlus.com