Për nder të 100 vjetorit të Rexho Mulliqit, Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte në Portugali

Për nder të 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi, Kori dhe Orkestra e Filharmonisësë Kosovës do të mbajnë dy koncerte me muzikë arstistike në shtetin e Portugalisë, përcjellë KultPlus.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se koncertet do të mbahen në Qendrën Kulturore Belem dhe në Katedralen e qytetit të Bragas.

“Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantohen me dy koncerte në Portugali. Të hënën nga ora 19:00 në Qendrën Kulturore Belem në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës, Orkestra dhe Kori në drejtimin e Baki Jasharit do të intepretojnë vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri dhe Karl Jenkins. Dy ditë më vonë Filharmonia do të prezantohet me koncert edhe në Katedralen e qytetit të Bragas prej orës 21:30.”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Dje është shënuar 100 vjetori i lindjes së kompozitorit të mirënjohur Rexho Mulliqi, dhe këto ditë Filharmonia e Kosovës ka mbajtur një koncert me vepra të kompozitorëve të huaj dhe të Mulliqit, duke i dhuruar qytetarëve të Prishtinës një natë të pa harrueshme me muzikë artistike.

Filharmonia e Kosovës vitin 2023 e ka shpallur si viti i Rexho Mulliqit për shkak të këtij përvjetori jubilar, ku gjithë aktivitetin e saj do ta fokusojë te veprimtaria e kompozitorit të mirënjohur shqiptarë./KultPlus.com

Nën magjinë e ‘Bareshës’, shënohet  mes emocionesh të forta 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi

Flonja Haxhaj

100-vjetori i lindjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi, u shënua mbrëmë me koncertin e Filharmonisë së Kosovës, e cila për të nderuar këtë figurë që i dha shumë muzikës artistike shqiptare, i parapriu edhe sezonit që do t’iu kushtohet tërësisht veprimtarisë së kompozitorit Mulliqi, shkruan KultPlus.

Koncerti i organizuar për të shënuar një ditëlindje jubliare, solli magjinë e veprave që u përkasin stile të ndryshme, por në fund emocionet më të shumta publiku i përjetoi kur në skenë u jetësua ‘Baresha’ për orkestër simfonike.

Para një publiku që kishte zënë çdo cep të Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Antoin Marugier, u përcoll magjia e veprave të Beethoven, Prokofiev dhe Mulliqit.

Po ashtu, në rolin e solistit u rikthye edhe koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili luajti “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Pas performancës që dhuroi pafund emocione në publik, për KultPlus foli dirigjenti Antoine Marguier, i cili drejtoi Filharmoninë e Kosovës për herën e tij të dytë. E ndonëse skena në të cilën ai performoi mbrëmë mund të jetë shumë më e vogël nga ato që ai është mësuar të punojë, Marguier shprehet se më shumë se kaq për të është e rëndësishme emocioni që përçohet e që jo gjithmonë ka të bëjë me përmasat e skenës.

“Nuk ka skenë më të vogël, çdo skenë është e madhe, skena është vendi ku shpreh dëshirën e kompozitorit, kështu që ka gjithmonë të njëjtat përmasa kudo që të jetë sepse gjithmonë është më i rëndësishëm emocioni që shfaqet kur takohen interpretuesit, kompozitori e që nuk është në mesin tonë dhe publiku”, tha Marguier.

Më tutje ai foli edhe për kompozitorin Rexho Mulliqi, muzikën e të cilit, Marguier thotë se filloi ta studiojë pak javë më parë. 

“Unë nuk e kam njohur deri më tani kompozitorin Rexho Mulliqi. Fillova të studioja për të pak javë më parë dhe pata kohën të zbuloja këtë lloj muzike dhe shprehjet e tij. Gjithashtu njerëzit këtu dhe orkestra më treguan për të dhe sigurisht nuk është kurrë e lehtë të vij si i huaj nga një kulturë tjetër dhe të vendos këmbët e mia në një muzikë të re në vendin e muzikës”, tha më tutje Marguier duke falënderuar edhe pjesëtarët e orkestrës për bashkëpunimin.

Në këtë koncert të një rëndësie të madhe kombëtare, pjesa e parë ishte e rezervuar për pianisten Vesa Berisha, e cila në vitin e kaluar fitoi garën ‘Pianisti i ri 2022’. Ajo u paraqit suksesshëm duke iu bashkëngjitur orkestrës në interpretimin e kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni.

Ndërkaq, ajo ndau për KultPlus emocionet e kësaj nate, e që sipas saj përjetohen rrallëherë.

“Ka qenë një emocion që rrallëherë mund të përjetohet. Jam shumë me fat dhe e vlerësoj shumë mundësinë që më është dhënë që të performoj me Filharmoninë e Kosovës”, tha pianistja Berisha, e cila më tutje vlerësoi lart edhe punën me dirigjentin Antoine Marguier.

Për të folur rreth këtij koncerti që iu kushtua kompozitorit që i dha shumë muzikës artistike shqiptare, drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha për KultPlus se ky koncert është një koncert kompleks, marrë parasysh stilet e ndryshme të veprave që u luajtën.

“Ky është një koncert kompleks meqë janë shpalosur stile të ndryshme, vepra të kompozitorëve të ndryshëm duke filluar nga Bethoveeni që është një botë në vete, më pas Prokofievi i cili në botën e muzikës artistike konsiderohet si një kompozitor shumë i veçantë në stilin e tij dhe natyrisht këtu Visar Kuçi ka bërë një punë të mrekullueshme. Është e pashmangshme të përmendet që meqë është edhe ditëlindja e kompozitorit tonë të madh Rexho Mulliqi, e kemi parë të arsyeshme që në vigjilje të 100-vjetorit t’ia kushtojmë këtij kompozitori”, u shpreh Jashari, i cili mes tjerash tha se Filharmonia e Kosovës do të mundohet që me mundësitë e sa të bëjë promovimin e veprave të Mulliqit edhe jashtë vendit.

Ndërkaq, në sezonin artistik të vitit 2023, Filharmonia e Kosovës do t’ia kushtojë veprimtarisë artistike muzikore të Rexho Mulliqit./ KultPlus.com

‘Kompozitorin Rexho Mulliqi, për së gjalli e ndoqën, izoluan, burgosën, heshtën e anatemuan’

Shkruan: Ilaz Aliu

Edhe sikur Rexho Mulliqi, të ngritej nga varri, e të vetëdeklarohej i pakombësi, përsëri arti i tij, e bën atë shqiptar, dhe pjesë e fryt të kulturës tonë.

Kur gjatë një vizite në Tiranë e kishin pyetur se çfarë kombësie i takon, ai ishte përgjigjur shkurt : “Pyeteni muzikën time”.

Kompozitorin Rexho Mulliqi, për së gjalli e ndoqën, izoluan, burgosen, heshtën e anatemuan. Pas vdekjes, kombe e institucione, u përpoqën ta “përvetësojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre.

Serbët thonë se ai ishte jugosllav-serb, ndaj është i tyre. Boshnjakë thonë ishte boshnjak me origjinë, ndaj është pjesë e këtij kombi. Malazezët mendojnë se u takon kulturës së tyre, pasi ka lindë në rrethin e Plavës, maqedonasit lavdërohen më faktin që talenti i tij u zbulua gjatë shkollimit në Shkup, kurse shqiptarët e dinë, e duan dhe e respektojnë si kompozitor shqiptar. Mbi këto polemika qëndron një fakt i fuqishëm: Çdo gjë që Rexho Mulliqi krijoi, ishte shqiptare.

E bija (me gruan e parë) tenton që të i’a ndërron babait identitetin.

E bija e Rexho Mulliqit, Vesna Mulliq, thotë se babai i saj nuk mund të quhet kompozitor shqiptar. Madje, kërkon t’i respektohet emri dhe të mos shkruhet Rexho Mulliqi, por Rexho Mulliq.

“Ai është Rexho Mulliq dhe nuk ka nevojë të shkruhet Rexho Mulliqi”, thotë vajza e vetme e kompozitorit me nam nga martesa e parë e tij. “Ai nuk është kompozitor shqiptar”, reagon Vesna Mulliq, në pyetjen se si duhet referuar njërit prej krijuesve më në zë të muzikës shqipe. “Kurrë nuk është deklaruar shqiptar e as që ka mundur të deklarohej ashtu”, shton ajo.

Vajza e tij Vesna me gruan e parë, mund të flas për vete se çfarë përkatësie kombëtare ka, por nuk mundet të thotë se çfarë ka pas dhe si asht ndje kompozitori shqiptar Rexho Milliqi, apo Rexhep Mullaj. Përkundër që ajo ka pas privilegje për shkak të babait të saj, dhe asht pranua të punoj në korin e RTP, dhe si gazetare ku ka shkruar për muzikën, ajo edhe sot refuzon ti jep partiturat e babait Filharmonisë së Kosovës.

Identiteti, origjina e Rexho Mulliqit:

Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, Plavë, vdiq më 25 shkurt 1982 në Prishtinë, ishte një kompozitor shqiptar. Mbiemrin e mori nga fisi Mula, Mulaj, Mulaku, Muliqi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941, pastaj u vendos në Prishtinë. Për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin në Goli Otok. Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në anën tjetër, Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë përbërësit e saj.

Ai thoshte:” Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lumenjve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës dhe këngë e agimit të diellit…”.

Në fillim e thërrisnin Rexhep Mullaj, Rexho Mulliq, Rexhep Mulliqi, kurse ai vetë, në të shumtën e rasteve, ka nënshkruar si Rexhep Mullaj. Megjithatë, ai mbeti i njohur te ne si Rexho Mulliqi.

Nexhmija Pagarusha nuk do të ishte ajo që u bë pa mbështetjen e jashtëzakonshme të bashkëshortit, Rexho Mulliqit që është një nga gjenitë e muzikës shqipe.

Gjeneratat e reja, e njohin më tepër si autor të këngës së popullarizuar “Baresha”. Mirëpo ai krijoi vepra shumë më të mëdha e më komplekse se “Baresha”.

Sot, mund të supozojmë se inspirimi krijues për “Bareshën” , mbështetej në dy burime: Zërin brilant të Nexhmije Pagarushës, dhe natyrën magjepse të vendlindjes së kompozitorit.

Pas vdekjes së Mulliqit, posaçërisht gjatë luftës, në Kosovë filluan të zhduken dëshmitë e punës së tij. Në Prishtinë u zhdukë busti origjinal i kompozitorit, punuar nga i ndjeri Agim Cavëderbasha, pronë e Shoqatës së Kompozitorëve.

Dikush u përpoq të fshijë gjurmët krijuese të Mulliqit në Kosovë. Janë zhdukur të gjitha partiturat origjinale të kompozitorit në Prishtinë.

Ka artistë që për së gjalli gjithnjë u identifikuan si shqiptar, mirëpo ju mungoi krijimtaria. Rexho Mulliqi, e bëri të kundërtën: Nuk eksponoi shumë kombin e tij, mirëpo punoi, e krijoi – shqip.

Nga fëmijëria barte një plagë të thellë. Ishte gati foshnje, kur në derë të shtëpisë së lindjes, i kishin vrarë të atin. Fqinjët joshqiptarë, i kishin thëne “…babanë ta vranë shqiptarët”, kurse pushteti kishte sulmuar shtëpinë më pretekst se aty fshiheshin kaçakët shqiptarë. Rexhoja u rritë, jetoj e vdiq më këtë enigmë në zemër.

Mulliqi mbetet kompozitori më i madh që ka dhënë Kosova, dhe njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të muzikës artistike në botën shqiptare. Me Çeskë Zadenë, i cili priu në këtë fushë, janë dy etërit e simfonisë shqiptare.

FOTO : Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi dhe biri i tyre Leonardi. Vitet 1970-ta./ KultPlus.com

100 vjet nga lindja e kompozitorit Rexho Mulliqi

Shkruan: Hys Shkreli

Duket se koha po e bën gjithnje e më të madh, nga se  edhe sot, tri dekada pas vdekjës, disa  etnicitete e rrethe kulturore, akoma debatojnë rreth faktit së kujt i takon.  Kompozitorin Rexho Mulliqin, për së gjalli e ndoqen, izoluan, burgosen , heshtën  e anatemuan . Pas vdekjës,  kombe e institucione ,  u perpoqen ta “përvetsojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre..

Rexho Mulliqi   i njohur në rini si Rexhep Mullaj u lind me 18 Mars te vitit 1923 ne Guci, shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941

Shumë herët i  la  imazhet idilike të vendlindjes dhe bukurive piktoreske  të Bjeshkëve të Nëmura  për të u shkolluar në Shkup. U regjistrua në Medresën e Madhe të  këtij qyteti, e cila, ndonëse ishte menduar si shkollë fetare, u shëndrrua në vatër intelektualësh, patriotësh e disidentësh politik nga të gjitha viset shqiptare. Mulliqi shumë shpejtë ra në sy në këtë shkollë për talentin e tij, jo në muzike, por në pikturë. Në këtë shkollë  asokohe, pos shumë lëndëve tjera  mësohej edhe muzika, e pesë gjuhë të huaja. Megjithëkëtë, pak kush ka mund të parashikojë  që nga një medrese të dal një krijues i muzikës klasike. Aty, Mulliqi kishte arsimtar muzike një rus (Aleksander Zalijev),  i cili i pari  zbulojë talentin e djaloshit për muzikë dhe  i sygjeroi rexhistrimin në Akademinë e Muzikës. E futi në korin e shkollës, dhe i propozoi violinën, instrument në të cilën Mulliqi do të dashurohet shpejtë. Mirëpo, kjo përkrahje e arsimtarit rus , një ditë do të i kushtoi Mulliqit. Do ti hakmerret  e bëhet njollë politike, e akuzë e mëvonëshme.

Nga vitët e Shkupit, dashuri e Mulliqit do të bëhet violina. Më atë instrument, Mulliqi i ri, do të u bie ne sy edhe ushtarëve pushtues italian në vendlindje, ku ushtronte në një  depo të zbrazët pranë rezervuarit të ujësjellësit. Ushtarët italianë, një ditë rrethojnë vendin, mirëpo më të dëgjuar violinën, ulin armët dhe të befasuar më virtuozin e ri, e pagëzojnë atë “Paganini i vogël”…

Nga Shkupi ku qëndroi deri më 1941, Mulliqi transferohet në Shkollën Normale të  Prishtinës. Tri vjet më vonë , fillon studimet në Akademinë e Muzikës  në Beograd. Në këtë qytet, një ditë, të gjitha planet e ëndrrat e tij krijuese do të thyhen. Në vend të diplomës, do të  i dorëzohet fletëarresti, dhe  do të përfundoj në burg, si anti-titist e kundërshtar i sistemit . Në vitin 1948, Jugosllavia prishi marrëdhëniet më Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin. Pushteti  filloi gjuetinë  kundër politikanëve e  intelektualëve opozitar.  Kjo atmosferë, do të shfrytëzohet për të akuzuar, etiketuar e dënuar shumë  njerëz të pafajshëm. Të gjithë kritikët e opozitarët e sistemit jugosllav u futen në një thes dhe në një burg të ngritur mbi një ujdhesë të izoluar në Detin Adriatik. Ishte ky  burgu më i errët e më famëkeq i ish Jugosllavisë, në Goli Otok. Aty gjendej edhe një numër i madh shqiptarësh tjerë të burgosur. Vet emri Goli Otok, apo  “Ishulli i  xhveshur”, për ironi, sikur përkonte më qëllimin e pushtetit: zhveshjen nga dinjiteti, liritë personale e personaliteti i të burgosurëve dhe “krijimi i njeriut të ri” sipas dizajnimit komunist të kohës. Mulliqi nuk u thye…

Pas përfundimit të burgut, në vitin 1953,  Rexho Mullqi do ta lidhë ardhmërinë e tij më Kosovën; Sëpari me Prizrenin, ku punoi si pedagog,  pastaj më Prishtinën (1956) ku do të bëhet përgjegjës i Programit Muzikor të Radio Prishtinës, të vetmit radiostacion  më program në gjuhën shqipe në Kosovë.  Aty  themeloi Korin Radio Prishtinës, dhe sëbashku më Lorenc Antonin i vunë themelet institucionale traditës popullore dhe  muzikës artistike në Kosovë. Edhe pse tani në liri, etiketa e zezë – ish i burgosur politik, do të i rri e kërcënohet mbi kokë edhe për shumë vite. Megjithëkëtë, jeta  në Prishtinë do ta aktivizojë shpirtin e tij krijues. Më Kosovën, do ta lidhë jo vetëm muzika por edhe  gjëra tjera…

Mulliqi, kishte një fjali, si totem motivues: “Muzika ishte dashuria ime e parë dhe e fundit”, thoshte ai. Mirëpo në jetën e tij është një përjashtim nga kjo thënje. Ishte një kohë kur Rexho Mulliqi  kishte edhe një dashuri të dytë – pos muzikës… Duke punuar  në Prishtinë, ai  afrohet më një këngëtare të re  e të bukur, e cila përmbledhëte  në unin e sajë tërë atë qe një krijues muzikor mund ta këtë ëndërr  frymëzuese: Bukurinë,  sharmin e zërin. Ajo këngëtare quhej Nexhmije Pagarusha, dhe asokohe punonte në fonotekën e Radio Prishtinës. Dashuria  midis Mulliqit e Nexhmijës u rritë në martesë. Nga ajo martesë lindi i vetmi djal, Leonardi, kurse nga ajo dashuri , lindi kënga e famshme “Baresha”.

Sot,  mund të supozojmë se inspirimi krijues për  “Bareshen” , mbështetej në dy burime:  Zërin briliant  të Nexhmije Pagarushës, dhe natyrën magjepse të vendlindjes së  kompozitorit . Ai ishte lindë e rritur pranë Bjeshkëve të Nemura , midis  peizazheve kolorite, ku baresha është frymëzim e simbol i bukurisë femrore. Baresha , mbase  ishte një Nexhmije e ëndërruar dikur moti,  larg në rininë e jetën pastorale të lënë në vendlindje. Ndonëse martesa e Mulliqit më Nexhmijën një ditë përfundoi , ata mbetën në lidhje të pafund nëpërmjet këngës së përbashkët  “Baresha”.  Kjo këngë, ka një strukturë të pasur dhe komplekse për zhanrin të cilit i përket. Duket se kompozitori duke krijuar atë, kishte në mend një projekt më të madh. Në të vërtetë, elemente e sentenca  muzikore të “Bareshes” hasen edhe në dy simfonitë e Mulliqit. Më vonë, ai bëri edhe një variantë orkestrale të “Bareshës” dhe  kështu, ky kompozimi u bë kriter i standardeve për komponimin e këngëve në frymën e melosit popullor, për krijuesit tjerë.

Vitet e Prishtinës,  do të jenë periudha më e frytshme në jetën artistike të Rexho Mulliqit. Ai u shëndrrua në  institucion, që vuri themelet e  muzikës artistike në Kosovë , posaçërisht të simfonisë, si gjini e rëndësishme e këtij arti. E ndiej veten i hendikepuar, që nuk i takoj profesionalisht kësajë fushe për të u thelluar në vlerësimin e  veprave të Mulliqit. Mirëpo, duke studijuar jetëhecjën e tij, më lehtë kuptohet e përjetohet muzika që ai  krijoi dhe anasjelltas: Duke dëgjuar veprat e tij, ne sot lexojmë jetën e kompozitorit. Rexho Mulliqi është autor i simfonise së parë shqiptare të krijuar në Kosovë dhe pionier i muzikës kamertale në  këtë ambient. Ai është edhe i pari shqiptar që shkroi muzikë filmi në Kosovë.  Më përjashtim të operas,  Mulliqi krijoi në të gjitha gjinitë, nga muzika kamertale  e deri tek këngët për fëmijë. Ndër veprat tjera  të njohura të tij janë , Simfonia nr. 1 (1955), Simfonija e Dyte Kosovare, Fantazija simfonike, “Akuarelet e Prizrenit”, “Legjenda per violine dhe piano”, pastaj  kantatat  “Vdekja e heroit”, “Poema per ata”, “Baresha”, kompozimet vokale per kor “Vjeshta” I dhe II, “Kosova”, “Suita e vogel” etj.

Në opusin e tij të pasur artistik,veçohën veprat orkestrale, nga të cilat kurorë e punës së tij është Simfonija e Dyte Kosovare. Ajo është një biografi e Kosovës dhe poetit. Fillon më një shpërthim jete –  në tinguj, si një frymëlindje e  nevojë per hapsirë e energji, dhe pastaj qetësohet më piano, flautë e instrumente të lehta qe sikur pikturojnë   natyrën shqiptare të femijërisë  së autorit , apo edhe Dardaninë antike, para një shkundjeje që sikur paralajmëron fortunat historike nëpër të cilat kaloi ky vend. Në pjesën e dytë, ashtu si edhe jeta e kompozitorit dhe ambientit ku jetoi, ky motiv përshkrues piktural ngritet në një dialog dramatik më orkestrën e plotë, zhvilluar në etapat qe secila në vete përbën një rrefim të veantë muzikor, ndonëse kompakte në tërësinë e veprës. Eshtë një veper antologjike cfarë nuk ka egzistuar më heret si gjini në Kosovë. Elemente nga kjo simfoni, janë shfrytëzuar nga autori edhe në muzikën për filmin “Uka i Bjeshkëve të Nemura”, i cili ishte i pari koproduksion i shtëpisë së dikurshme filmike “Kosovafilmi”.

Mulliqi shkroi edhe muzikën për  baletin  “Nita” dhe “Legjenda mbi ngadhënjimin”, si dhe për shfaqjet teatrore: “Besa”,” Erveheja”,”Nita”, “Fosilet”,”Dundo Maroje”etj. Të gjitha këto, vepra janë realizuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës (ish Krahinor). Përpunoi dhe harmonizoi mbi 150 këngë te ndryshme popullore shqipe. Muzika e tij, u jetësua edhe në ekranin filmik e televiziv.  Ishte i pari kompozitor shqiptar nga Kosova që kompozoi muzikë për film. Filloi me filmin “Kapiten Lleshi” në vitin 1960, ku përdorë motivet e këngës së njohur “Po vijnë krushqit”, mirëpo në një ritëm paksa komercial. Ky film i  produksionit  jugosllav më akorë kombësish të ndryshme,  kishte  për subjekt  luftën antifashiste shqiptare, dhe konfliktin midis komunistëve dhe ballistëve. Filmi është shfaqur gadi në tërë botën, dhe një kohë,  ishte  hit në vendet e Ballkanit e deri në Kinë. Ne film paraqitën disa aktorë shqiptarë, kurse një rrol kryesor e luan Abdurrahman Shala. Motivi “Po vijnë krushqit”, që në film fatkeqësisht këndohet ne gjuhën serbokroate, është përkthyer e kënduar ne disa gjuhë të huaja, madje edhe në gjuhën kineze (mandarin). Duke mos ditur se si ka arritur kjo këngë në  film, viteve të fundit, në media digjitale, disa të rinjë shqiptarë kanë zhvilluar debate kritike duke besuar se  “serbët,  e kanë vjedhur këtë këngë shqiptare për filmin e tyre”. E vërteta është se kjo këngë shqipe ka hyrë aty nga Rexho Mulliqi, emri i të cilit qëndron më autorët tjerë të filmit. Sot, ky detal duket i parëndësishëm, mirëpo në vitët e gjashtëdhjeta ishte pjesë e afirmimit të folklorit tonë.  Mulliqi, shkroi muzikën edhe per filmat: ” Uka i Bjeshkëve të Nemura”,  ” Era e Lisi”, “Qerim hesapesh”, si dhe për një numër  filmash dokumentar.

Rexhep Mulliqi  ishte njeri  i qetë e modest,  më një kulturë  europiane për kohën e tij. Një shpirt lirik, në një kohë të zymtë. I kishte ndodhur qe të fitojë edhe shpërblime ndërkombëtare dhe këtë informatë të mos e ndaj as më miqtë më të afertë.. Një vullkan i qetë –  plot energji artistike.  Tradicional në komponim, por në hap e në komunikim më kohët e rrjedhat kulturore. Dukej apolitik ne jetën publike, por ishte  thellë i shqetësuar për ngjarjet qe e rrethonin. Ishte i heshtur, por plot ide e inovacione krijuese. Mulliqi nuk  fliste shumë për të kaluarën e tij as biografinë e tij. Një kohë, edhe disa individë shqiptarë, nga smira ose për arësye tjera,  ja mohuan përkatësinë etnike shqiptare. Kur gjatë një vizite në Tiranë e kishin pyetur  se çfarë kombësie i takon,  ai ishte  përgjigjur shkurt : “Pyeteni muzikën time”.  Heshtja e tij, fliste gadi sa edhe muzika qe kompononte. Ai nuk e zgjodhi heshtjen, por ajo ju imponua. Ishte i vetëdijshëm që hapi dhe fjala e tij kontrolloheshin  nga pushteti. Heshtja e tij ishte protestë. Kompozitori Akil Koci e quajti  “kompozitor i harruar”. Ndonjëherë, i vetmuar shoqërohej më një gotë. Por, kur gota e tradhtonte, atëherë nga goja e tij dilte e vërteta, siç kane thënë latinët. E kur Rexho fliste, të tjerët iknin, sepse fjala e tij shixhetë , godiste aty ku të tjerët s’ guxonin. Për shkak të së kaluarës se tij politike, flitej së ishte radhitur në listën e personave nën mbikëqyrje të përhershme nga shërbimi sekret. Njerëzit nga ajo listë, para çdo vizite të Titos  ose ndonjë partiaku të lartë jugosllav në Kosovë,  izoloheshin ose arrestoheshin. Pushteti i frigohej fjalës se Rexhës .

Muzika e tij, hyri në në Europë, atëherë kur ne  ishim larg sajë. Kompozimet e tij u kënduan ose ekzekutuan, nga Austria deri në  Angli, në kohën kur të tjerët fare pak dinin për ne. Dy këngët e tija më të njohura, për kor, janë  “Vjeshta” dhe “Vendi im”. “Vjeshta”, në vitin e 1966 ka fituar shpërblimin e parë ne Festivalin Ndërkombëtar Artistik në Langolen të Anglisë.

Për të i qetësuar  pushtetarët e kohës, të cilët  mbanin nën llupë punën e tij, Mulliqi aty këtu shkroi edhe ndonjë këngë ose kantatë  në tema që u imponoheshin krijueseve nga regjimi. Mirëpo, ky fakt nuk ia zbeh as ulë vlerën  kompozitorit as thesarit muzikor qe la pas.

Jeta e Rexho Mulliqit nuk ishte e qetë as e thjeshtë. Ai dukej sikur bënte jetë boemi, mirëpo në shpirtin e tij, zirëshin kohët e ngjarjet që kishte shkelur e jetuar. Nga fëmijëria barte një plagë të thellë . Ishte gadi foshnje,  kur në derë të shtëpisë së lindjes, i kishin vrarë të atin. Fqinjët joshqiptarë, i kishin thëne “…babanë ta vranë shqiptarët”,  kurse pushteti kishte sulmuar shtëpinë më pretekst se aty fshiheshin kaçakët shqiptarë. Dy detale që nuk qëndrojnë sëbashku. Rexhoja u rritë, jetoj e vdiq më këtë enigmë në zemër.

Jeta e tij ishte gadi si muzika që krijoi; E pasur më ngjarje, më ndonjë dashuri,  por edhe me drama të stuhishme. Mulliqi vdiq në Prishtinë në vitin 1982. Ishte ai vit i turbulltë për shqiptarët e Kosovës, ndaj shumë adhurues e miq të tij, munguan në nderimin e fundit para varrit, për shkaqe objektive ose pengesa të natyrës politike. Nuk dijmë  saktësisht ku dëshironte ta ketë varrin. Hyri në dheun e vendlindjes, më një ceremoni modeste, duke na e lënë terë pasurinë artistike qe kishte krijuar, si trashëgim dhe obligim. Në varrim, nuk u dëgjua asnjë tingull i tij.

.    Ata që e harruan për se gjalli, e refuzuan edhe pas vdekjes. Në vendlindjen e tij në Guci, u shpreh ideja që një rrugë të emërohet më emrin e tij, mirëpo kjo  u refuzua. Kundërshtarët  kishim po atë arsyetim i cili ishte akuzë kundër kompozitorit 60 vjet më parë: Ishte anti-tist,  kundërshtar i  sistemit etj. U refuzua poashtu  edhe vendosja e bustit të kompozitorit në një vend publik afër shtëpisë së lindjes. Duket se prapa këtyre kundërshtimeve, qëndronte  një inat i  disa fosileve të sistemit të kaluar, të cilët, nuk ja falen Rexhës faktin pse u identifikua – shqiptar. Më vonë një bustë “enigmatike” e kompozitorit u vendosë mbi varrin e tij , mirëpo ajo u çoroditë më mbishkrimin cirilike, i cili fare pak përdoret në këtë mjedis më shumicë shqiptare.

Pas vdekjes së Mulliqit, posaçërisht gjatë luftës, në Kosovë filluan të zhduken dëshmitë e punës së tij. Në Prishtinë u zhdukë  busta  origjinale e kompozitorit, punuar nga i ndjeri Agim Cafëderbasha, pronë e Shoqatës së Kompozitorëve . Nuk dihet nëse kjo është  busta e vendosur mbi varrin në Guci, ose jo.  Familjarët dhe  gruaja e tij e parë, Lubica, kishin deklaruar se, busta që po vendosnin ishte punuar nga miqët e Rexho Mulliqit në Kosovë. (!)

Dikush u përpoq të fshijë  gjurmët krijuese të  Mulliqi lënë në Kosovë . Janë zhdukur të gjitha partiturat origjinale të kompozitorit në Prishtinë. Disa akuzojnë të bijen, e disa thonë se ato gjenden në Vjenë e Berlin. Janë djegur madje edhe disa kopje të  partiturave, që gjëndëshin në ndërtesën e ish Radiotelevizionit të Prishtinës, tash RTK. Ky fakt, poashtu ngritë dilema e pyetje të reja, pasi që e bija e tij, ishte përgjegjëse e Pruksionit  muzikor të RTP-së në prag , dhe gjatë luftës në Kosovë. Pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga Radio Prishtina, në vitin 1990, ajo  mori timonin e drejtimit të Produksionit Muzikor të këtij institucioni, ndaj ka pasur të gjitha kompetencat dhe obligimin moral e familjar për të i siguruar ato nga “zhdukja”.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, nuk besojmë të ketë ndonjë dokument apo gjësend të ruajtur nga kompozitori më i madh i shtetit të ri. Në vend të investimit për gjetjen e partiturave, apo konservimin e ndonjë shënje personale të  kompozitorit, ky muze shpenzoi para do vitësh mbi 10.000 euro, për të bërë një video-klip të këngës “Baresha”. Realizmi ishte nën nivelin e këngës, ndaj  këngëtarja Pagarusha e ndaloi atë . Nuk kishim dëgjuar më parë qe muzeu të bej klipe muzikore. Pas gjashtë dekadash, Tirana arrijti të siguroi partiturat e Çesk Zadesë nga muzika e filmit “Skenderbeu” te humbura në Moskë në vitin 1952. Një shembull për  mësim…

Disa individë e institucione, si Filharmonija e Kosovës, i shprehen respektin e tyre Mulliqit, aq sa kishin mundësi. Në solemnitetin e shpalljës së pavarësisë, u egzekutua  premierë, Simfonija e tij e Parë . Kompozitorit  ju nda, pas vdekjës, edhe shpërblimi “Niket Dardani”.

Para një viti, edhe vajza e tij e vetme, nga martesa e parë, Vesna, hodhi një gurë akuze. Ajo na kritikoi  pse po e “bëjmë” Mulliqin shqiptar, çfarë ai nuk ishte, shkroi ajo. S’ka dyshim së vajza  është e ndikuar nga e ëma ose rrethi i sajë nacionalist serb. Ajo vetë,  jetoi në Kosovë dhe ishte e privilegjuar pikërisht pse mbante mbiemrin Mulliqi, të cilin ajo preferon ta shkruaj “muliç”. Këndoi edhe në festivalin “Akordët e Kosovës”. Megjithëkëtë, për hir të Rexho Mulliqit, shqiptarët ja shtrinë dorën Vesnës, duke e ftuar ate në manifestimin përkujtues për të atin, në  Prishtinë. Ajo refuzoi ftesën..

Edhe pas tërë këtyre gjurmëve të thella lënë në kulturën tonë, disa akoma kontestojnë  origjinën dhe biografinë  artistike shqiptare të Rexho Mulliqit. Ata qe sot duan ta përvetësojnë  Mullqin, nuk treguan këtë interesim për së gjalli. Rexho Mulliqi më se paku u ekzekutua në Serbi. Veprat e tij u  ekzekutuan në Vjenë, Berlin, Amsterdam e disa qendra qytete tjera europiane, por jo në Beograd, ku u shkollua e  burgosë. Simfonija e Dytë Kosovare , u ekzekutua madje edhe në Podgoricë, nga Orkestra Simfonike e Malit të Zi. Ishte ky  i vetmi ekzekutimi i gjallë premierë  i kësajë vepre, në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo simfoni e shkruar në vitin 1972, ishte  publikuar më herët,   por vetëm si  inçizim,  nga Orkestra Simfonike e Lubjanës. Polemika rreth Mulliqit na e kujton betejën midis serbeve e kroateve, për “përvetësimin” e një kompozitori tjetër te famshem. Njërin nder kompozitoret me te mëdhenj te Ballkanit Josip Shtolcer (Sllavenski), serbet e quajnë serb, ndonëse ai, gjithnjë është deklaruar kroat dhe ka lindur ne Kroaci. Shtolcer është i pari kompozitor nga ky rajon qe ne muzikën e tij përdori folklori shqiptare. Qysh ne vitin 1936 ai publikoi ne Paris “Këngët shqiptare”.

Kuj i takon Rexho Mullqi? Ai sëpari i takon muzikës. Artit më të vjetër të botës. E muzika u takon të gjithëve. Pastaj i takon kulturës shqiptare. Por, u takon edhe të gjithë atyre qe e duan e respektojnë punën e tij. Ate nuk kemi nevojë ta bëjmë ne – shqiptar. E bëjnë veprat e tij. Aktori Bekim Fehmiu, për së gjalli gjithnjë u identifkua si shqiptar, mirëpo mungoi në filmat shqip. Rexho Mulliqi, e bëri të kundërtën: Nuk eksponoi  shumë nacionin e tij, mirëpo punoi, e krijoi – shqip.  Kritikë e kundërshtarë ,  ja  lëkunden emrin e eshtrat  disa herë, por, veprën e tij – jo. Ai mbetet kompozitori më i madh qe ka dhënë Kosova,  dhe  njëri ndër krijuesit më të mëdhenjë të muzikës artistike  në botën shqiptare. Më Çeskë Zadenë ,i cili priu në këtë fushë, janë dy etërit e simfonisë shqiptare./ KultPlus.com

Filharmonia shpall vitin 2023 si viti i Rexho Mulliqit, sjell koncert artistik në nderim të kompozitorit

Filharmonia e Kosovës vitin 2023 e ka shpallur si viti i Rexho Mulliqit, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, ku përgjatë gjithë sezonit do të fokusojë programin e saj nga veprimtaria e kompozitorit të mirënjohur shqiptar, përcjell KultPlus.

Si pikënisje e këtij viti artistik në nderim të Mulliqit, Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00 ku interpretohet muzikë artistike.

Në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Pjesa e parë e koncertit është rezervuar për prezantimin tradicional të pianistëve të rinj në bashkëpunim me Dam Festival dhe International Piano Competition “Pianisti i Ri”-“The Young Pianist”-Kosovo, këtë herë me fituesen e çmimit “Pianisti i Ri 2022”, Vesa Berisha e cila do të luaj kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të drejtohet nga mjeshtri francez-zviceran Antoine Marguier. / KultPlus.com

“Se syt e tu të gjelbër e dinë më mirë, sa të dua” (VIDEO)

E shkëlqyer ajo ka qenë në interpretimet në muzikën popullore dhe në opera, por Nexhmije Pagarusha bëri karrierë të suksesshme edhe si aktore, në film dhe në teatër.

Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Sot po e kujtojmë këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm. / KultPlus.com

99 vjet nga lindja e kompozitorit Rexho Mulliqi

MKRS: Rexho Mulliqi është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë

Sot është mbajtur ceremonia përkujtimore për nder të kompozitorit Rexho Mulliqi, me ç’rast Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka cilësuar kompozitorin si njërin ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë, përcjell KultPlus.

“Mulliqi mbetet kompozitori më i madh që ka dhënë Kosova dhe njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të muzikës artistike në botën shqiptare”, ka shkruar MKRS-ja.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e tyre të plotë:

Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi, në 40 vjetorin e tij të vdekjes, është organizuar sot ceremoni përkujtimore nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku u mbajt ceremonia morën pjesë personalitete të shumta politike, akademike e artistike, drejtues të institucioneve qendrore të kulturës dhe trashëgimisë si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Për jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Mulliqi folën drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, kompozitor – dirigjent dhe muzikologia Rreze Kryeziu-Breznica. Po ashtu u realizuan dy pika artistike nga krijimtaria e kompozitorit Mulliqi, “Baresha” të cilën e interpretoi në violinë Arsim Gashi, dhe “Nji lule” nga sopranoja Urta Haziraj, të cilat u shoqëruan në piano nga prof. Valton Beqiri.

Rexho Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë.

Mulliqi mbetet kompozitori më i madh që ka dhënë Kosova dhe njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të muzikës artistike në botën shqiptare. / KultPlus.com

Përkujtohet Rexho Mulliqi, Rudi: Ndonëse Rexhoja nuk krijoi shumë vepra, rëndësia e tyre është e shumëfishtë

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Filarmonia e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës sot kanë përkujtuar kompozitorin e njohur shqiptar, Rexho Mulliqi, në 40-vjetorin e vdekjes së tij, përcjell KultPlus.

Në këtë ceremoni ku u kujtua jeta dhe vepra e Mulliqit u përmendën edhe bashkëpunimet e tij me shumë artistë të njohur.

Ceremonia e moderuar nga Dardan Selimaj dhe Rreze Kryeziu, u pasurua edhe me interpretimin e dy veprave të autorit Mulliqi e që janë ‘Me lule’ dhe ‘Baresha’.

Muzikologja Rreze Kryeziu para të pranishmëve ndajti disa nga momentet kyqe të jetës dhe veprimtarisë së Rexho Mulliqit.

“Pjesë përbërëse e gjeneratës së parë të kompozitorëve shqiptarë është pikërisht kompozitori Rexho Mullaj. Së bashku me kompozitorin Lorenc Antoni, jetuan dhe kompozuan në kohën e ish-Jugosllavisë, kur Kosova kishte fituar autonominë brenda Jugosllavisë. Megjithatë, kishte edhë momente brenda kësaj periudhe kur artet filluan kultivimin e tyre si dhe u ngritën institucionet universitare e performuese profesionale të ndryshme” – thotë Kryeziu duke shtuar se Mulliqi njihet si pionier i muzikës artistike në Kosovë jo vetëm për faktin se kanë krijuar bazat modern te një krijimtari muzikore por edhe për bartjen e përvojave nga puna me amatorë në këtë fushë, përcjell KultPlus.

“Ai është përfaqësues i identitetit kulturor kombëtar të Kosovës, tek i cili inspirimi nga folklori vërehet të jetë prezent në veprat e tij, por gjithmonë I trajtuar në suazat e hapësirave të tjera krijuese evropiane. Nga moduset e veprimtarisë së përbashkët në relacionin folklor-kompozitor, relacioni I tij është me karakter dhe shfaqet me përfshirjen e idiomës folklorike në gjuhën e tij.” – vazhdon ajo.

Më pas, solistja Urta Haziri dhe kompozitori Valton Beqiri sollën një interpretim të pashoq të këngës ‘Një lule’.

Ndonëse në këtë ceremoni mungoi profesor Rafet Rudi, u lexua fjala e tij për kompozitorin Rexho Mulliqi, të cilin ai e cilëson si nismëtar të muzikës artistike te ne.

“Ndonëse Rexhoja në kohën kur i bënte hapat e parë në krijimtari, nuk ka mundur plotësisht të jetë në korrent me aktualitetet muzikore në botë, për shkak të jetës së varfër muzikore që ekzistonte atëherë këtu, megjithatë, ai kishte njohje më tepër të veprimtarisë së kompozitorëve ‘stilistikisht të përmbajtur’, sesa të atyre ‘radikalistëve’ të tipit të treshit vjenez. Kurse, ishte krejtësisht larg muzikës së postvebrnistëve të kohës, të cilët ai i konsideronte ‘kundërshtarë ideologjikë’.” – thuhet në fjalimin e tij të lexuar nga Dardan Selimaj.

Në këtë fjalim u përmend edhe jeta muzikore në Kosovë pasi Rexho Mulliqi u kthye nga Beogradi, ku studioi në degën e kompozimit.

“Pasi u kthye, Rexhoja gjeti një nivel shumë të ulët të jetës muzikore këtu te ne, sidomos në lëmin e muzikës artistike, mungonin ansamblet muzikore, orkestrat, instrumentistët, mungonte jeta e gjallë muzikore që do të nxisnin kureshtjen e tij për kombozimin e veprave ambizioze”-  thuhet në vazhdim në këtë fjalim.

Ndonëse, Rexho Mulliqi  nuk shkroi shumë vepra, Rafet Rudi vlerëson se rëndësia e tyre është e shumëfishtë.

“Rexhoja krijoi vepra të rëndësisë së tillë, që për këtu te ne ato shënojnë fillet në disa gjini. Përmes veprës së tij, kontribuoi dukshëm në formimin e një stadi të caktuar të identitetit të muzikës artistike te ne. Muzika e tij, e cila mbështetej gjithmonë në folklorin e kësaj treve, bëri një hap të madh përpara në krijimin e një muzikë autoktone.”- përfundon fjalimi i kompozitorit Rudi.

Si përfundim, kompozitori Valton Beiqiri dhe violinisti Arsim Gashi interpretuan këngën ‘Baresha’, e që konsiderohet një prej kryeveprave të kompozitorit Mulliqi./ KultPlus.com

40 vjet nga vdekja e kompozitorit Rexho Mulliqi

Sot shënohet 40-vjetori i vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi, përcjell KultPlus.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë ceremoninë përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi.

Ceremonia do të mbahet të premten në ora 14:00, në sallën e koncerteve, Departamenti i Artit Muzikor, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës./ KultPlus.com

‘Kompozitorin Rexho Mulliqi, për së gjalli e ndoqën, izoluan, burgosen, heshtën e anatemuan’

Shkruan: Ilaz Aliu

Edhe sikur Rexho Mulliqi, të ngritej nga varri, e të vetëdeklarohej i pakombësi, përsëri arti i tij, e bën atë shqiptar, dhe pjesë e fryt të kulturës tonë.

Kur gjatë një vizite në Tiranë e kishin pyetur se çfarë kombësie i takon, ai ishte përgjigjur shkurt : “Pyeteni muzikën time”.

Kompozitorin Rexho Mulliqi, për së gjalli e ndoqën, izoluan, burgosen, heshtën e anatemuan. Pas vdekjes, kombe e institucione, u përpoqën ta “përvetësojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre.

Serbët thonë se ai ishte jugosllav-serb, ndaj është i tyre. Boshnjakë thonë ishte boshnjak me origjinë, ndaj është pjesë e këtij kombi. Malazezët mendojnë se u takon kulturës së tyre, pasi ka lindë në rrethin e Plavës, maqedonasit lavdërohen më faktin që talenti i tij u zbulua gjatë shkollimit në Shkup, kurse shqiptarët e dinë, e duan dhe e respektojnë si kompozitor shqiptar. Mbi këto polemika qëndron një fakt i fuqishëm: Çdo gjë që Rexho Mulliqi krijoi, ishte shqiptare.

E bija (me gruan e parë) tenton që të i’a ndërron babait identitetin.

E bija e Rexho Mulliqit, Vesna Mulliq, thotë se babai i saj nuk mund të quhet kompozitor shqiptar. Madje, kërkon t’i respektohet emri dhe të mos shkruhet Rexho Mulliqi, por Rexho Mulliq.

“Ai është Rexho Mulliq dhe nuk ka nevojë të shkruhet Rexho Mulliqi”, thotë vajza e vetme e kompozitorit me nam nga martesa e parë e tij. “Ai nuk është kompozitor shqiptar”, reagon Vesna Mulliq, në pyetjen se si duhet referuar njërit prej krijuesve më në zë të muzikës shqipe. “Kurrë nuk është deklaruar shqiptar e as që ka mundur të deklarohej ashtu”, shton ajo.

Vajza e tij Vesna me gruan e parë, mund të flas për vete se çfarë përkatësie kombëtare ka, por nuk mundet të thotë se çfarë ka pas dhe si asht ndje kompozitori shqiptar Rexho Milliqi, apo Rexhep Mullaj. Përkundër që ajo ka pas privilegje për shkak të babait të saj, dhe asht pranua të punoj në korin e RTP, dhe si gazetare ku ka shkruar për muzikën, ajo edhe sot refuzon ti jep partiturat e babait Filharmonisë së Kosovës.

Identiteti, origjina e Rexho Mulliqit:

Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, Plavë, vdiq më 25 shkurt 1982 në Prishtinë, ishte një kompozitor shqiptar. Mbiemrin e mori nga fisi Mula, Mulaj, Mulaku, Muliqi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941, pastaj u vendos në Prishtinë. Për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin në Goli Otok. Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në anën tjetër, Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë përbërësit e saj.

Ai thoshte:” Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lumenjve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës dhe këngë e agimit të diellit…”.

Në fillim e thërrisnin Rexhep Mullaj, Rexho Mulliq, Rexhep Mulliqi, kurse ai vetë, në të shumtën e rasteve, ka nënshkruar si Rexhep Mullaj. Megjithatë, ai mbeti i njohur te ne si Rexho Mulliqi.

Nexhmija Pagarusha nuk do të ishte ajo që u bë pa mbështetjen e jashtëzakonshme të bashkëshortit, Rexho Mulliqit që është një nga gjenitë e muzikës shqipe.

Gjeneratat e reja, e njohin më tepër si autor të këngës së popullarizuar “Baresha”. Mirëpo ai krijoi vepra shumë më të mëdha e më komplekse se “Baresha”.

Sot, mund të supozojmë se inspirimi krijues për “Bareshën” , mbështetej në dy burime: Zërin brilant të Nexhmije Pagarushës, dhe natyrën magjepse të vendlindjes së kompozitorit.

Pas vdekjes së Mulliqit, posaçërisht gjatë luftës, në Kosovë filluan të zhduken dëshmitë e punës së tij. Në Prishtinë u zhdukë busti origjinal i kompozitorit, punuar nga i ndjeri Agim Cavëderbasha, pronë e Shoqatës së Kompozitorëve.

Dikush u përpoq të fshijë gjurmët krijuese të Mulliqit në Kosovë. Janë zhdukur të gjitha partiturat origjinale të kompozitorit në Prishtinë.

Ka artistë që për së gjalli gjithnjë u identifikuan si shqiptar, mirëpo ju mungoi krijimtaria. Rexho Mulliqi, e bëri të kundërtën: Nuk eksponoi shumë kombin e tij, mirëpo punoi, e krijoi – shqip.

Nga fëmijëria barte një plagë të thellë. Ishte gati foshnje, kur në derë të shtëpisë së lindjes, i kishin vrarë të atin. Fqinjët joshqiptarë, i kishin thëne “…babanë ta vranë shqiptarët”, kurse pushteti kishte sulmuar shtëpinë më pretekst se aty fshiheshin kaçakët shqiptarë. Rexhoja u rritë, jetoj e vdiq më këtë enigmë në zemër.

Mulliqi mbetet kompozitori më i madh që ka dhënë Kosova, dhe njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të muzikës artistike në botën shqiptare. Me Çeskë Zadenë, i cili priu në këtë fushë, janë dy etërit e simfonisë shqiptare.

FOTO : Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi dhe biri i tyre Leonardi. Vitet 1970-ta./ KultPlus.com

Rafet Rudi: Lorenc Antonin dhe Rexho Mulliqin i respektoj për rolin e madh që kishin dhënë muzikës sonë, në një kohë fatkeqe

Shkruan: Rafet Rudi

Si i njoha Lorencin dhe Rexhon

Jetuan dhe vepruan në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend si dhe për të njëjtin qëllim, sidoqoftë, është më se i sigurt, ata i takonin, thjeshtë, dy botërave të ndryshme. Dallonin shumë njëri nga tjetri. Që të dy i njoha nga afër në fazën e fundit të jetës së tyre. Ndonëse na ndante diferenca e moshës (tridhjetë vjet me Rexhon, dyzet vjet diferencë me Lorencin), komunikoja me të dytë, në forma dhe në raste të ndryshme – me njërin për 9 vite me radhë (Rexhon) deri në vitin 1982 dhe tjetrin (Lorencin) për 18 vite me radhë, deri në vitin 1991. I njoha atëherë kur, që të dy, kishin përfunduar ciklin e tyre më të rëndësishëm krijues, kur ata, tashmë, ishin të njohur dhe të lavdëruar në shoqëri.

Vitaliteti i Lorencos dhe noshalanca e Rexhos

Duke qenë se Lorenci (Antoni) dhe Rexhoja (Mulliqi), si kompozitorë i takojnë periudhës së njëjtë të historisë sonë të re muzikore dhe duke qenë se ne i konsiderojmë të vetmit përfaqësues të një periudhe nismëtare të krijimtarisë sonë në muzikë (e cila mund të quhet periudhë pararendëse e muzikës sonë profesionale), fitohet përshtypja që ata kanë punuar bashkë, që ata i kanë koordinuar bashkë të gjitha hapat në vendosjen e filleve të muzikës klasike tek ne.
Lorenci dhe Rexhoja ndryshonin shumë. Ata ndryshonin për nga karakteri i tyre, për nga pikëpamja e tyre ndaj jetës, dallonin për nga natyra e tyre, ndryshonin për nga temperamenti i tyre, ndryshonin për mënyrën e komunikimit… megjithatë, përkundër këtyre vetive të shumta dalluese ata kishin pika të përbashkëta: të dy linin përshtypjet ë një intelektuali të rafinuar (natyrisht, secili në mënyrën e vet). Derisa Lorenci më tepër kishte pamjen e një shkencëtari (ta zëmë të një fizicienti), Rexhoja ndërkaq, përngjante më tepër në një filozof apo në një shkrimtar (me ato syza të mëdha shumë karakteristike që mbante, mua më përngjante në Artur Milerin). Lorenci ishte katërmbëdhjetë vjet më i vjetër se Rexhoja, pra një diferencë jo aq e vogël. Përkundër kësaj, megjithatë, ata linin përshtypjen e të njëjtës moshë!
Nëse i ke takuar në qytet njërin apo tjetrin (natyrisht, asnjëherë bashkë!), secili ka pasur një pamje tjetër. Lorencin e ke parë në qytet i thelluar në vete, është dalluar me një ecje relativisht të vendosur dhe të shpejt për moshën e tij. Ndonëse, në dukje, ishte i heshtur, te ai vërehej gjithmonë një vitalitet i theksuar. Derisa Rexhon e përshkonte një pamje noshalante me lëvizje komode të një gjentëlmeni, Lorenci (që ishte me shtat pakëz më i ultë), ishte përherë në lëvizje, ishte dinamik, dhe gjithmonë linte përshtypje të njeriut të angazhuar.

Lorenci e fliste një gjuhë simpatike, me premisa të një shqipe lokale (ai kishte lindur në Shkup, kurse kishte jetuar në Prizren), kurse Rexhoja nuk fliste shqip. Më thonin se e di mire gjuhën shqipe, por nuk kam rastisur asnjëherë ta dëgjoj. Me të, edhe unë edhe të gjithë kolegët shqiptarë, komunikonim, natyrisht, në gjuhën serbo-kroate.

Lorenci ishte serioz, i vendosur dhe linte përshtypjen e një personi pakëz nevrik. Ai fliste qetë, asnjëherë jo me zë të lart, ishte fjalë pak, i drejtpërdrejt dhe i qartë në mendime, dhe nuk pretendonte të bënë biseda të rangut intelektual. Kur fliste, nuk dukej se kishte aq artikulim të qartë të fjalëve, ndoshta edhe për shkak të nivelit të ultë të zërit, por ai nuk preferonte biseda të zgjatura, nuk elaboronte tema që nuk i hynin drejtpërdrejt në punë. Në këtë drejtim dukej mjaft pragmatik- i thjeshtë në mendime, por i prerë dhe i ashpër. Lorenci më dukej gjithmonë si një person i vetmuar e introvert dhe me një fjalë – “njeri jo i shoqërueshëm”. Ndonëse, më thonin se ai me të afërmit e vet, në rreth të ngushtë shoqëror, kishte një natyrë tjetër. Madje më shpjegonin se në rreth të ngushtë të miqve të vet, ai ka ditur të bëj shaka! Pse jo, mund të besoj në këtë. Pikërisht për këtë, kam pasur përshtypje, gjithmonë, se ai ka qenë “njeri i familjes” – ekzemplar karakteristik, i njeriut me kulturë dhe traditë familjare.

Rexhoja ishte intelektual që njihte literaturën, teatrin, filmin, dhe preferonte biseda intelektuale, por njëkohësisht (për çudi), ai ishte i prirur edhe për biseda të thjeshta, për temat e përditshmërisë, për temat politike aktuale etj. Ai, pa asnjë hezitim i komentonte edhe gjërat e thjeshta dhe ishte në gjendje të bisedonte gjatë edhe me njerëz të thjeshtë, me një pastrues të rrugës për temat që mund ta mundonin atë. Në biseda, Rexhoja ishte aktiv dhe ishte më i prirur për biseda lidhur me tema të lira. Ishte interesant të dëgjoje observimet e tija. Ka pasur një kënd të veçantë dhe origjinal të vështrimit të gjërave. Me të filluar bisedën me të, ke mundur ta vëresh se ka një butësi dhe e një drejtpërdrejtshmëri. Papritmas, kur me vëmendje e dëgjonte bashkëbiseduesin, te ai shfaqej një buzëqeshje diskrete me një rrudhje anësore të buzës ), që kishte premisa të një ironie të lehtë, por jo dashakeqe. Ndoshta, kjo ka qenë karakteristika kryesore që ke mundur ta vëreje në fytyrën e tij.

(Kështu kemi menduar të gjithë kompozitorët që vështronim portretin e tij të shkrirë në bronz që qëndronte një kohë të gjatë në Shoqatën e Kompozitorëve. Ky element i fytyrës së tij është shquar në këtë portret. Ishte ky punim, ndër më të mirët të punuar nga skulptori Agim Çavdarbasha e që ka qenë deri në kohën e pasluftës në Shoqatën e Kompozitorëve dhe pastaj është humbur në mënyrë misterioze!)

Lorenci dhe Rexhoja në Radio…

Në vitet ’70-ta dhe në fillim të ’80-tave, unë i kam ndesh shpesh në Radio, meqë ishin të punësuar aty, që të dy. Pos kësaj, Lorencin e takoja edhe në aktivitetet e Shoqatës së Kompozitorëve. Rexhoja vinte në Radio, jo aq për të punuar se sa për të bërë ndonjë bisedë nga ato “temat e lira” të cilat i pëlqenin. Ai në vitet e fundit të jetës së tij, në Radio-Prishtinë ka gëzuar statusin e “kompozitorit profesional”, d.m.th., ka marr pagë mujore si kompozitor (!). Sigurisht, duhet të ketë qenë kompozitori i vetëm, në ish Jugosllavi, që ka gëzuar këtë status! Këtë privilegj ia kanë mundësuar politikanët e kohës, të cilët e çmonin shumë. Dhe për ironi, pikërisht në këtë kohë, kjo etapë e jetës së tij, ndoshta ka qenë periudha që, më së paku ka kompozuar, siç mund të vërehet nga biografia e tij, nga lista e veprave të tij. Vajza e tij Vesna, me të cilën unë shoqërohesha, më tregonte se ai me vite e është duke punuar baletin “Besa”, dhe nuk po avanconte kurrsesi. Prej këtij baleti (të pambaruar), kanë mbetur disa fragmente sporadike, të cilat ai i ka shfrytëzuar shfrytëzuar si kolona filmi. Vepra e tij e fundit e rëndësishme ka qenë Simfonia e quajtur “Simfonia kosovare” e kompozuar më 1972, d.m.th., dhjetë vjet para vdekjes së tij! Gjithashtu edhe Lorenci, në vitet e fundit të punës së tij në Radio, vinte pahetueshëm në zyrën e tij. Punonte dhe zhdukej heshtur nga andej. Angazhimin e tij të madh, në fushën e folklorit (për të cilin ne më tepër e njohim), ai e kishte bërë vite më parë. Gjithashtu, edhe veprat e tija korale, të cilat ishin, që të gjitha përpunime të shkëlqyera të këngëve tona popullore, ai i kishte bërë vite më parë dhe ato, tashmë kishin zënë vend në repertorin e koreve tona të kohës. Sa e dij unë, një kohë kanë punuar që të dy bashkë, në një zyre të vetme, dhe duhet të kenë pasur afërsi, së paku, profesionale, por asnjëherë në kohën e lirë, qoftë në Radio apo jashtë godinës, nuk ke mundur t’i shohësh të shoqërohen, të bisedojnë apo të shkëmbejnë mendime. Secili ka jetuar në botën e vet personale.

Rexhoja boem i qytetit

Për Rexhon, kafeneja ishte ambient i natyrshëm i tij, sidomos në pjesën e fundit të jetës së tij. Pikërisht aty ngazëllehej, aty vinte në shprehje temperamenti real i tij. Aty kishte qejf të diskutonte për artin, për muzikën; aty ishte i hapur me të gjithë. Në moment që ulej në kafene, pranë gotës, ai ishte “në element”. Pra, ishte kjo pamja e vërtet e Rexhos, ishte tamam “imazhi autentik” me të cilën e njohin prishtinasit (e asaj kohe). Pamëdyshje ai ishte një prej boemëve më emblematik të Prishtinës, një boem që i ka dhënë pamje qytetit të Prishtinës. Atij ka mundur, në këtë drejtim, t’i “bëj ballë” vetëm Muharem Qena apo Mirko Gashi! Ndërkaq, Lorenci në këtë plan, ka qenë antipodi i tij. Nuk dij se a ka komsumuar ndonjëherë alkohol, por do të isha çuditur nëse po. Në kafiterinë emblematike “Alo, alo” (dhe ndonjë tjetër në rrethin afër Radios), aty ku shpesh gjatë ditës uleshin muziktarët e Radios, ke mundur ta takosh edhe njeriun e fundit të Radios, por sigurisht asnjëherë jo Lorencin. As rastësisht.

{Prishtinasit e vjetër e kujtojnë faktin se ata që dëshironin ta vazhdonin bisedën pranë gotës pas mesnatës, nuk kishin mundësi tjetër pos që duhej të shkonin në kafetë e Stacionit të trenit në Prishtinë apo në Fushë Kosovë! Atje ishte vendi i vetëm ku gjeje kafiteri të hapura! Flitej se një natë, Rexhoja, kishte qenë tepër “fjalëshlirë”, kishte prekur disa tema “të nxehta” politike të ditës, madje në komentimet për disa personalitete politike kosovare kishte qenë i ashpër, kështu që atë, e ndalojnë në polici. Dhe, siç ishte zakon ia hjekin flokët (Rregullat e atëhershme ishin që, qysh në ditën e parë të ndalimit policor, nëse konsiderohet një rast më i rëndë politik, atëherë, e qethnin). Për fatkeqësinë e Rexhos, kjo ishte një humbje e madhe, meqë ai kishte shumë flokë të bukur. Madje, përpos syzave të tij, edhe flokët ishin karakteristikë e dallueshme e pamjes së jashtme të tij.

Rexhoja dhe Lorenci – jeta shoqërore, politika…

Lorenci participonte në jetën shoqërore. Ai, kishte qenë Drejtor shkolle. Një kohë ishte Kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, ishte gjithashtu, pjesëmarrës aktiv në çdo organizim shoqëror. Madje, faza më e famshme e jetës së Lorencit dhe njëkohësisht faza për të cilën thurën legjenda të shumta për të, është pikërisht koha kur ai ishte Drejtor i Shkollës së parë të Muzikës në Kosovë (nga viti 1948 e tutje). Ai kishte qenë, siç më thonë të gjithë kolegët e mij (ish nxënës të asaj shkolle), tepër i angazhuar rreth funksionimit së Shkollës dhe Internatit të Shkollës. Kishte qenë gjithmonë i saktë dhe pedant në punë, punonte me manire tradicionale të shkollës së vjetër qytetare dhe shembull i disiplinës ekzemplare. Të gjithë nxënësit i druheshin atij por, njëkohësisht, edhe e çmonin, pa diskutim. Ndërkaq Rexhoja, në këtë drejtim ka qenë antipod i tij. Ai nuk ka pasur asnjëherë ndonjë post shoqëror, nuk merrte përsipër asnjë obligim drejtues apo çfarëdo obligimi shoqëror. Nuk interesohej fare për Shoqatë të Kompozitorëve, madje, nuk besoj se ka hy ndonjëherë në ndërtesën e Shoqatës! Edhe ku vinte ndonjëherë në koncerte, ai dukej i koncentruar në atë që dëgjonte, gjithmonë i heshtur dhe qëndronte disi në prapavijë.

Rexhoja fliste për politikë. Madje fliste guximshëm dhe nuk qante shumë kokën për pasojat. Në fakt, nuk është se mbronte ndonjë kauzë (shqiptare). Në biografinë e tij lexojmë se, në rininë e vet, ka qenë i burgosur. Megjithatë, ajo burgosje lidhet me çështjen e Informbyrosë e jo me çështjen shqiptare. Ai për temat e mëdha kombëtare nuk është përcaktuar. Mendoj se muzika e tij ka qenë e përcaktuar, ai jo! Ai asnjëherë nuk reagonte nëse emrin e tij, në botime apo në programe koncertesh e gjente të shënuar njëherë si Muliç, ndonjëherë si Mulliqi, apo herën tjetër si Mullaj! Ndërkaq Lorenci, nuk komentonte problemet dhe temat politike, por çdo veprim i tij ka qenë në drejtim të mbrojtjes së kulturës kombëtare, në ato suaza (mjaftë të ngushta) që mundësonte ajo kohë, bënte atë veprim që bënin intelektualët e vyeshëm shqiptarë të gjeneratës së tij.

Rexhoja në vitet e fundit të jetës gjithmonë, nuk zgjidhte miq e bashkëbisedues për të qenë afër gotës… por tash të tjerët e zgjidhnin atë. Në këtë kohë, Rexhos, shëndeti fillon ngadalë t’i rënohet, dhe kujdesin për të e kishte marr plotësisht përsipër vajza e tij (me gruan e parë) – Vesna, që kishte filluar të shprehte pikëpamje mjaft konzervative ndaj problemeve nacionale që gjithnjë ishin në rritje. Në këtë kohë, Rexhon në kafé e shoqëronin më shpesh disa kolegë serb të orkestrës dhe një shtresë e intelektualëve të afërt me rrethin e gazetës konzervative ‘Jedinstvo’. Kjo nuk kishte ndonjë sinjifikim të veçantë për të. Ai ishte një kozmopolit që ndryshe i vështronte gjërat. Nuk kishte për të me rëndësi me kënd ulej – por, për të tjerët kjo kishte kishte rëndësi (sidomos në kohën e tronditjeve politike të asaj kohe), për shkak të reputacionit që ai kishte.

Lorenci, Rexhoja dhe kënga popullore

Të përbashkët kanë faktin se, që të dy, nuk kishin mbaruar shkollim të lartë universitar, edhe pse këtu kishte një dallim: Rexhoja kishte filluar studimet e Kompozimit dhe kishte treguar (dhe dëshmuar) një nivel të konsiderueshëm profesional, sidomos në muzikën simfonike, me të cilën Lorenci nuk merrej. Për dallim nga pionierët e muzikës shqiptare në Tiranë, si Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Albert Paparisto e të tjerë, që kishin startuar në jetën muzikore pas mbarimit të universiteteve prestigjioze në Bashkimin Sovjetik, pionierët tanë të muzikës Lorenci dhe Rexhoja, ishin kompozitorë që mbështeteshin, para se gjithash, në talentin e tyre të sigurt.

Ajo që i bashkon Lorencin e Rexhon ishte fakti se që të dy ishin të lidhur ngushtë me këngën popullore shqipe, por që të dy, nuk shkëputen nga aspekti oriental i cili është futur në muzikën tonë. Nuk përpiqen të hulumtojnë shtresa të thella, arkaike të muzikës sonë popullore, të traditës sonë më të vjetër, e asaj që pa mëdyshje ka ekzistuar para shtrirjes së perandorisë osmane.

Përderisa për Rexhon, muzika popullore ishte pikënisja në procesin e krijimit, për Lorencin, ndërkaq, muzika popullore ishte cak. Të dy shfrytëzonin burimin e njëjtë frymëzues. Lorenci, muzikën popullore, jo vetëm që e përdorte (si kompozitor), por atë edhe e ruante atë nga humbja dhe harresa, si melograf ynë i parë. Rexhoja ndërkaq, folklorin e merrte si pretekst dhe si pikënisje.

Lorenci, muzikën popullore, jo vetëm që e përdorte (si kompozitor), por atë edhe e ruante atë nga humbja dhe harresa, si melograf ynë i parë. Rexhoja ndërkaq, folklorin e merrte si pretekst. Hapësira e aspiruar e botës muzikore të Rexhos ishte përtej këngës popullore. I frymëzuar fuqishëm nga kompozitorët e romantizmit nacional evropian i fundit të shekullit XIX, ai këngën popullore e vendoste në një kontekst të ri, në kontekst të muzikës profesionale, e cila në atë kohë nuk ekzistonte.

Lorenci dhe Rexhoja, që nga koha që i kam njohur, gjithmonë më dukeshin të rëndësishëm dhe fisnikë në punën që bënin. Edhe sot kam të njëjtin mendim. I respektoja, që të dy, për rolin e madh që kishin dhënë muzikës sonë, në një kohë fatkeqe, në një mjedis krejtësisht të pamundur për të vepruar si kompozitorë të muzikës!

Prishtinë, nëntor 2021 / KultPlus.com

Udhëtimi i Rexho Mulliqit dhe Muharrem Qenës për pogaçen e nënës, tri ditë rrugë prej Mitrovicës e deri në Beograd

Aktorja e njohur Igballe Qena në emisionin “Veç Kesh” ka ndarë disa kujtime për Muharrem Qenën e Rexho Mulliqin, të cilët për tri ditë udhëtuan për të shkuar në Mitrovicë, e të cilët kanë përfunduar herë në Kralevë e herë në Beograd, shkruan KultPlus.

Igballe Qena ka treguar se Rexho Mulliqi e Muharrem Qena kanë qenë shokë shumë të ngushtë, të cilët i ka ofruar edhe më shumë: kafja, puna e muzika. Qena këta dy artistë të mëdhenj i ka quajtur bohemë, e cila ka treguar një përvojë të tyre, se duke pirë e duke bërë qejfe nëpër stacione të trenave, për tri ditë nuk kanë arrite të shkojnë në Mitrovicë.

“Nisen prej Prishtinës për Mitrovicë për me hongër pogaçe të nanës, nisen prej stacionit të hekurudhës, aty zakonisht kanë pi deri sa nisej treni”, ka treguar Qena, e cila shpjegon se ashtu të dehur kanë hy në tren, por i ka zënë gjumi dhe se të njëjtit nuk kanë zbrit në Mitrovicë, por kanë përfunduar në Kralevë.

Ajo shpjegon më tutje se Mulliqi e Qena më pas kanë marr trenin tjetër për tu kthyer për Mitrovicë, por kanë vazhduar të pinë e të bëjnë qejfe, dhe sërish e kanë humbur zbritjen në Mitrovicë, dhe kanë vazhduar për Fushë Kosovë. Qena tregon se të dy kanë provuar edhe njëherë të kthehen prej Fushë Kosovës në Mitrovicë, por ashtu të dehur përfundojnë në Beograd. Qena këtë tregim e ka ndarë me shikuesit, duke treguar kështu jetën e dy bohemëve të cilët për tre ditë tentuan të shkojnë në Mitrovicë, por që të njëjtit kanë përfunduar në stacione të ndryshme të trenave. Të dy këta artistë lanë shumë për artin dhe kulturën e Kosovës, ku Rexho Mulliqi njihet më së shumti për këngën “Baresha”, kurse Muharrem Qena për këngën “Oj Hanë”./ KultPlus.com

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ReMusica sollën edhe një bashkëpunim të fuqishëm

Alberina Haxhijaj

Festivali ReMusica dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, dirigjuar nga Toshia Yanagisawa dhe shoqëruar nga violinisti Marc Bouchkov sollën mbrëmë një koncert të përbashkët, programi i të cilit ishte mjaft sfidues. Ky koncert ngërtheu në vete vepra të kompozitorit Rexho Mulliqi, Felix Mendelssohn dhe Sergei Prokofiev, shkruan KultPlus.

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica” është bërë traditë bashkëpunimi i këtij festivali me Filharmoninë e Kosovës. Bashkëpunim ky të cilin Filarmonia tashmë e ka traditë edhe me festivalet e tjera të njohura në Kosovë. Kështu mbrëmja e katërt e edicionit të 17-të të festivalit ReMusica bëri së bashku përsëri këtë dyshe.

Koncerti i cili u mbajtë mbrëmë në kuadër të festivalit solli një program mjaft interesant dhe sfidues si për dirigjentin, violinistin e po ashtu edhe për orkestrën e Filharmonisë. Fillimi i këtij koncerti e që ishte simfonia Nr.1 nga kompozitori shqiptar Rexho Mulliqi bëri hapjen e këtij koncerti duke shënuar edhe 95 vjetorin e lindjes së kompozitorit.

Kreacioni i simfonisë së parë siç e quan kompozitori e të cilën e ka lënë vetëm me një kohë, duke e vazhduar me simfoninë numër dy ku e ka vendosur edhe pianon, solli një rrugëtim jashtëzakonisht delikat bazuar edhe në kohën kur është shkruar kjo vepër.

E cila ka qenë sfiduese për dirigjentin Toshia Yanagisawa, pasi që tingujt të cilët janë në veprën e kompozitorit Rexho Mulliqi ai nuk i kishte dëgjuar më parë, kjo për shkak të dallimeve kulturore e të cilat sigurisht që vërehen dhe lënë gjurmë edhe në punët e kompozuesve.

“Jam shumë i lumtur që pata mundësin të dirigjoj simfoninë numër 1 të këtij kompozitori shqiptarë. Tingulli i kësaj vepre është shumë interesant për mua pasi që nuk është një tingull që mund ta gjejë edhe në vendin tim, nuk është në kulturën tonë”, u shpreh ai për KultPlus.

Vepra e dytë solli në skenë violinistin Marc Bouchkov i cili edhe bëri hapjen e këtij festivali duke sjellë tinguj të fuqishëm së bashku me kitaristin Petrit Çeku. Kësaj radhe para të pranishmëve në Sallën e Kuqe erdhi kompozitori Feliz Mendelssoh. Kjo vepër tingëlloi edhe më fuqishëm pikërisht përmes lojës së violinistit, duartrokitjet për të cilin nuk kishin të ndalur.

“Violinisti ndonjëherë ka tinguj shumë të fortë ndërsa ndonjëherë shumë të ndjeshëm. Ai jo vetëm që luan por edhe e dëgjon orkestrën dhe kjo e ka bërë shumë të lehtë bashkëpunimin. Ndonjëherë kemi instrumentistë të cilët nuk e dëgjojnë orkestrën por luajnë kryesisht vetëm dhe në ato raste është shumë e vështirë krijimi i një lidhje në mes të solistit dhe orkestrës dhe një dhimbje kjo për dirigjentin. Kuptohet këtë problem nuk e kisha sonte, kishim një solistë fantastik dhe jam shumë i lumtur”, tregoi tutje dirigjenti Toshia Yanagisawa, për KultPlus.

Pjesa e dytë e këtij koncerti iu dedikua një kompozitori tjetër. Kësaj radhë vëmendjen e mori kompozitori Sergei Prokofiev. Duke shënuar edhe 65 vjetorin e vdekjes së tij, erdhën pjesë nga suita nr.1 dhe nr.2 nga baleti “Romeo dhe Xhulieta”. Një përzgjedhje e dirigjentit, e cila ka qenë një sfidë për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

“Sergei Prokofiev është kompozitor i shekullit 20-të. Orkestra ka evoluar dhe krahas rritjes së sektorëve është avancuar edhe gjuha shprehëse e kompozitorëve, në veprat e tyre kanë futur elemente shumë komplekse e që kërkojnë përgatitje të jashtëzakonshme teknike dhe artistike profesionale të çdo muzikanti në orkestër. Me një fjalë ka qenë një sfidë realizmi i veprave të fundit dhe mendoj që më të vërtetë është arritur një sukses nga orkestra”, u shpreh ai.

Dita e pestë e Festivalit ReMusica po vazhdon të sjellë në Prishtinë ngjarje të shumta dhe atraktive për publikun. Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të jetë koncerti autorial nga Donika Rudi./ KultPlus.com

95-vjetori i lindjes së Rexho Mulliqit kremtohet me koncert

Nëntëdhjetepesë vjetori i lindjes së kompozitorit të njohur Rexho Mulliqi do të kremtohet përmes një koncerti, të cilin do ta organizojë festivali “ReMusica” në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës.

“Simfonia nr. 1”, të cilën e ka kompozuar disa vite më parë në Beograd, autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, do të luhet në këtë jubile nga Orkestra Simfonike Shtetërore, që do të udhëhiqet nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa.

Koncerti do të fillojë të martën nga ora 20 e 30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë./ KultPlus.com

Kjo është kronika e realizuar nga KTV:

Orkestra “Rexho Mulliqi” së shpejti në Orkestër Simfonike A2

Orkestra “Rexho Mulliqi” së shpejti do të shndërrohet në Orkester Simfonike A2.

Këtë e ka bërë të ditur për KultPlus, menaxheri i Orkestrës Luan Durmishi.

“Së shpejti Kosova do t’i ketë dy Orkestra Simfonike, atë të Filharmoinsë së Kosovës dhe Orkestrën Simfonike “Rexho Mulliqi”. Poashtu jemi duke punuar në repertorin e ri, i cili do të vijë me një koncert të madh për një ngjarje të rëndësishme”, ka thënë Durmishi.

Për këtë koncert të Orkestra “Rexho Mulliqi”, Durmishi ka thënë se janë duke punuar një grup të madh njerëzish profesionist të fushave të ndryshme./ KultPlus.com