Versioni i veçantë i këngës “Dhurata” në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta

Gjashtë fytyra publike të fushave të ndryshme janë bashkuar me gjashtë nëna të fëmijëve me aftësi të veçanta në përkrahje të fushatës “Ti barabartë unë” në ditën ndërkombëtare të tyre, shkruan KultPlus.

Në një video të mrekullueshme në kuadër të kësaj fushate, nënat, fëmijët dhe fytyrat publike sjellin pamje të interpretimit të këngës “Dhurata” të Miriam Canit dhe Alban Skënderajt.

Lyrical Son, Miriam Cani e Alban Skënderaj, Vjosa Osmani, Meriton Mjekiqi, Sellma Kasumoviq dhe Osman Azemi janë ata të cilët u janë bashkuar kësaj nisme

Përgjatë videos shohim se bëhet edhe komunikimi nëpërmjet gjuhës së shenjave, që është edhe një shkëndijë tjetër sensibilizuese për këtë kategori të veçantë të shoqërisë sonë.

Kjo video e përcjellur me këtë këngë shpreh më së miri mesazhin që personat me aftësi të veçantë duhet të trajtohen çdo ditë si dhuratë e jona. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/CIVvt9dgqq7/?igshid=1nphtp95f0i7o&fbclid=IwAR05QImulPcJ0ccvHYqSCt_PUUiFFhFa4Ex-gQKjaijDaDbPcEYIpSz5E98

Albani e Mirami sapo lansuan këngën e tyre më të re, klipi me momente të kurorëzimit në Maldive (VIDEO)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani para disa ditëve kanë kurorëzuar lidhjen me martesë. Çifti që është bashkë që 12 vjet, kishte përzgjedhur ishujt luksoze të Maldiveve për të kurorëzuar romancën e tyre.

Edhe pse larg syrit të publikut, dyshja pritet që gjatë fundjavës të bëjë edhe një dasmë.

Çifti shumë i dashur për publikun para disa ditës kishin paralajmëruar për këngën me të re të cilën sapo e publikuan sot, kënga titullohet “Duamë”, klipi i së cilës është xhiruar në Maldive me momentet më të lumtura të çiftit gjatë kurorëzimit të dashurisë së tyre./KultPlus.com

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikojnë “More than a song” (VIDEO)

Ashtu siç ka paralajmëruar mbrëmë, këngëtari i njohur shqiptar Alban Skenderaj së bashku me gruan e tij, po ashtu këngëtare, Miriam Cani, kanë publikuar këngën e re në anglisht.

Kënga titullohet “More than a song” (Më shumë se këngë), transmeton Koha.net. Çifti këtë këngë ia ka dedikuar vajzës së tyre Amelit.

Videospoti i “More than a song” është i njëjti me atë të këngës së publikuar nga çifti muajin e kaluar – “Dhurata”, të cilës po ashtu ia kanë dedikuar vajzës së tyre.

Për tekstin janë kujdesur vet këngëtarët, ndërsa për videoklipin Max Production./ KultPlus.com

Gëzuar festat e fundvitit me “Në tren për Përzeren” (VIDEO)

Këngëtarë dhe artistë shqiptarë kanë zgjedhur këngën “Në tren për Përzeren” për të uruar festat e fundvitit, shkruan KultPlus.

Këngëtarë të njohur si: Miriam Cani, Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa…, sikurse edhe moderatorë e gazetarë janë bërë pjesë e kësaj kënge e përcjellë edhe me videoklip. /KultPlus.com


Albani dhe Miriami sjellin “Dhurata” (VIDEO)

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, kanë publikuar bashkëpunimin më të ri të tyre me titull “Dhurata”.

Kënga e dedikuar për fëmijën e çiftit është titulluar “Dhurata”.

Për tekstin janë kujdesur vet këngëtarët, ndërsa për videoklipin Max Production.

Teksti i plotë:

DHURATA

S’është e lehtë

të këndosh një këngë për ty

të këndosh për ata sy

që janë plotë gëzim dhe jetë

Më beso nuk është e lehtë

Kur ti fle mbi gjoksin tim

Kur më fal një përqafim

Kur më thua “të kam xhan”

Është një emocion që thjesht nuk ka përshkrim

Është përtej poezisë, është përtej zërit tim

Se ti je dhurata më e bukur në jetë

Je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë

Se ti je shërimi i çdo plage në shpirt

Je esenca e jetës, je motivi cdo ditë

Ti je ajo, një dashuri që nuk njeh as kohë dhe as kufijë

Je më shumë se çdo fjalë, je më shumë se muzikë

Do të dua përjetë, shpirti im ti mos ki frikë

Se ta premtoj

që do jem gjithmonë me ty

dhe kur s’do jem aty

Si një engjëll do të mbroj

sa herë që do kesh nevojë

Është kështu kur do dikë

e në këmbim nuk do asgjë

Si më thonin prindrit e mi

“Do kuptosh një ditë kur të jesh prind dhe ti”

Sa shumë ndjenja që mban brenda saj kjo fjali

Miriam Cani sjellë “Meteor” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Meteor”.

Për muzikën e “Meteor” janë kujdesur Julian Feifel dhe Elyssa James, ndërsa për tekstin është kujdesur Alban Skenderaj.

“Anima Pictures” ka realizuar videoklipin.

Teksti i plotë i këngës:

Meteor
Ma rrembeve zemren vetem me nje fjale
Me nje fjale e theve ritmin ia ke ndalë
Ti je si dielli, te jep jete pastaj te djeg ngadale
Ti je si deti, te freskon por etjen nuk ta ndal
Sa embel ti me hidheron me buzet e tua
Ti shkon dhe vjen, sa te urrej dhe sa te dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem
E bardhe apo e zeze ti, engjell apo djall
Mendja te largon por zemra ka shume mall
Ti je si dielli, te jep jete pastaj te djeg ngadal
Ti je si deti, te freskon por etjen nuk ta ndal
Sa embel ti me hidheron me buzet e tua
Ti shkon dhe vjen, sa te urrej dhe sa te dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem
Me heshtje me denon
Dhe ditet duken nete kur si nje lamtumire me perqafon
Sa embel ti me hidheron me buzet e tua
Ti shkon dhe vjen, sa te urrej dhe sa te dua
Si meteor, meteor, meteor bie
Si meteor, meteor, meteor fikem

“The Voice Kids” konfirmon fillimin e spektaklit (VIDEO)

Në këtë edicion, trajnerë të fëmijëve janë artistët: Miriam Cani,Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka. Poashtu, ky show tashmë ka lansuar edhe videon, shkruan KultPlus.

Nga muaji janar, në ekranin e televizionit do të rikthehet ‘The Voice Kids’, shkruan KultPlus. Spektakli do të moderohet nga Ledion Liço, imazhi i të cilit tashmë është bërë pjesë e pandashme e këtij spektakli. Ai rikthehet për të shtatin vit radhazi për të moderuar spektaklin e talenteve.

Në këtë edicion, trajnerë të fëmijëve janë artistët: Miriam Cani,Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka. Poashtu, ky show tashmë ka lansuar edhe videon./KultPlus.com

Miriam Cani me fotosesion të ri (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Miriam Cani, e cila njihet për stilin e saj në muzikë, së fundi si duket ka realizuar një fotosesion, shkruan KultPlus.

Ajo nuk ka dhënë detaje se nga kush janë realizuar fotografitë, përpos asaj që shihet se Miriam Cani është e veshur me të bardha, dhe ashtu sikurse që është e veshur, i është përshtatur edhe ambienti ku edhe e ka realizuar fotografinë./KultPlus.com