Italia do ta dërgojë kafen ‘espresso’ si trashëgimi kulturore në UNESCO

Pas picave napolitane, ekspresi i famshëm pret që të njihet nga agjencia e OKB-së, si trashëgimi kulturore: Italia do të çojë në UNESCO edhe kafen ekspres.

“Është një ritual autentik dhe një shprehje e socializimit tonë si popull, tipar që na dallon në mbarë botën”, – shprehet Gian Marco Centinaio, nënsekretari për Bujqësinë, duke konfirmuar se aplikimi ishte dorëzuar.

Kafeja ekspres u bë shpejt një pjesë integrale e identitetit kombëtar, pasi u shfaq për herë të parë në Torino, në fund të shekullit XIX.

Konsumimi i një ekspresi, sjell edhe një rast për t’u takuar, për të diskutuar mbi politikën, a futbollin, për të shprehur pakënaqësitë apo ankesat, për t’u pjtuar me dikë ose për t’i paguar borxhin.

Sipas Institutit Italian Espresso, themeluar më 1998 me qëllimin specifik për të mbrojtur dhe promovuar ekspresin origjinal, tregu vlen më shumë se 4 miliardë euro (3.3 miliardë £) në vit. Ndërsa,  më shumë se 90 për qind e italianëve, pijnë të paktën një filxhan në ditë.

Rregulloret strikte të institutit për ekspresin e përsosur, përfshijnë përdorimin e një përzierje të çertifikuar kafeje, pajisje të çertifikuara dhe deri te personeli i licensuar.

Tradita e ekspresit italian kërkon që shkuma e lehtë që qëndron në sipërfaqe të pijes “duhet të jetë uniforme dhe e qëndrueshme, për së paku 120 sekonda, nga koha kur kafeja është bërë dhe nuk është përzier ende”.

Ngjyra e ekspresit ideal, duhet të jetë “kafe- lajthi, në kafe të errët dhe karakterizohet nga reflekse të errëta“.

Centinaio thotë, se kandidatura e ekspresit është një mënyrë për të festuar rikthimin në ndërveprimin social në Itali, pas kufizimeve që kushtëzoi pandemia, dy viteve të fundit./konica.al /KultPlus.com

Elina Duni nesër nis turneun në Itali

Artistja shqiptare e muzikës xhaz, Elina Duni do të nis këtë të shtunë turneun e saj në Festivalin e Ethnos në Napoli. Më pas më datë 23 shtator këngëtarja shqiptare do të performojë në Firence, dhe një ditë më pas më 24 shtator në Venecia.

Gjatë kësaj vere artistja Elina Duni zhvilloi një tur ballkanik, ku sigurisht nuk mund të mungonte Shqipëria. Këngëtarja shqiptare e xhazit, e cila kombinon këngët tradicionale folklorike shqiptare me jazzin, interpretoi me Rob Luft, Gent Rushin dhe Viktor Filipovski.

Në vitin 1991 Elina u largua në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore. / KultPlus.com

Në Napoli vendoset skulptura kundër izolimit

Një fëmijë i shtrirë në krah, një pozicion fetal, me një zinxhir që, simboli i kordonit ombelikal, është ankoruar në dysheme: “Shikoni poshtë”, skulptura e re nga Iago, një artist i njohur i Frosinone, i cili u shfaq këtë natë në qendra e “Piazza Plebiscito”, në zemër të Napolit, transmeton KultPlus.

E dukshme është përqasja me izolimin, mbyllja e gjithanshme e aktiviteteve dhe zerimi i shoqërisë, miratuar në kohërat e koronavirusit.

Ishte vetë skulptori, ai që ndau një video disa sekonda në kanalet e tij sociale, në të cilën ne shohim të njëjtin Jago që shoqëron lëvizjen e vinçit që vendos punën e rëndë në mermer të bardhë në trotuarin e sheshit.

Kuptimi i veprës shpjegohet nga artisti bashkohor dhe fondacioni “Comunità San Gennaro”, i cili bashkëpunoi për instalimin e skulpturës: “Kuptimi i punës time? Shkoni dhe pyesni të gjithë ata që, në këtë moment, janë lënë të lidhur me zinxhirë në përditshmërinë e tyre”.

Për më tepër:

“Shikoni poshtë” është një ftesë për të “parë poshtë” problemet që shqetësojnë shoqërinë dhe frikën nga përhapja e varfërisë, që duket të jetë shumë shqetësuese, veçanërisht për shtresën më të prekur. / KultPlus.com