Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e konklavës më 7 maj, zgjedhja e shumëpriture një Pape të ri pas vdekjes së Françeskut.

“Kardinalët do të mblidhen fillimisht në orën 10:00 për Meshën e njohur në latinisht si “Pro Eligendo Romano Pontefice” në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan”, thuhet në njoftim.

Në orën 16:15, kardinalët me të drejtë vote do të mblidhen në Kapelën Pauline në Pallatin Apostolik, nga ku do të shkojnë në Kapelën Sistine në orën 16:30.

Vatikani fillimisht nuk dha detaje të mëtejshme.

Megjithatë, tradicionalisht, kardinalët duhet, pas procesionit solemn, të betohen për të respektuar rregullat e konklavës dhe për të ruajtur fshehtësinë absolute në lidhje me zgjedhjen.

Kryetari i kremtimeve liturgjike papale më pas thërret “Extra omnes” (Të gjithë jashtë), duke i udhëzuar të gjithë ata që nuk janë zgjedhës të largohen nga kapela.

Procesi për votimin e parë në ditën e parë është tashmë i qartë. Ritmi pasues përbëhet nga dy votime në mëngjes dhe dy në pasdite.

Që një papë i ri të zgjidhet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash e kardinalëve votues.

Nuk ka afat kohor për konklavin.

Dy kardinalë mungojnë për arsye shëndetësore

“Dy kardinalë do të mungojnë në konklavë për arsye shëndetësore”, u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Një total prej 135 kardinalësh kanë të drejtë të votojnë në konklavë. Pas anulimeve, tani janë vetëm 133 kardinalë që do të votojnë nga e mërkura e javës së ardhshme.

Bruni nuk përmendi asnjë emër, por kryepeshkopi emeritus i Valencias, Antonio Caizares, 79 vjeç, deklaroi një javë më parë se nuk do të ishte në gjendje të udhëtonte në Romë për arsye shëndetësore.

Kryepeshkopi emeritus i Sarajevës, Vinko Puljic, 79 vjeç, kishte kërkuar falje për të njëjtën arsye. Disa ditë pas anulimit të tij, Puljic i tha transmetuesit “Radio Medjugorje” se mjeku i tij e kishte lejuar të udhëtonte. / atsh/ KultPlus.com

TKK publikon programin e muajit nëntor

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar programin e muajit nëntor 2023, shkruan KultPlus.

Shfaqja e parë e cila do të jepet më 1 nëntor është ‘Correr o Fado” nga Baleti Kombëtar i Kosovës, përderisa shfaqja “Udhëtim i gjatë drejt natës” do të jepet më 2 dhe 3 nëntor.

Më poshtë mund të gjeni programin e plotë të Teatrit Kombëtar të Kosovës për muajin nëntor:

TV zviceran publikon pamjet e gërmimeve nën ujë në vendbanimin më të vjetër në Evropë (VIDEO)

Vendbanimi më i vjetër buzë liqenit në Evropë u gjet gjatë gërmimeve në liqenin e Ohrit në Shqipëri.

Provat e para shkencore janë tashmë të disponueshme se “Lin” është ndërtuar midis 5800 dhe 5900 para Krishtit.

Kjo e bën atë rreth 2000 vjet më të vjetër se vendbanimet më të vjetra të njohura në Zvicër. Sipas studiuesve të përfshirë, ky është projekti më i madh arkeologjik në Evropë./GazetaExpress/KultPlus.com

Ministria e Arsimit publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë, 52.1 përqind e nxënësve e kaluan

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 përqind.

Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 përqind, Gjuhë angleze 62 përqind, Histori 55.2 përqind, Gjeografi  49.2 përqind, Matematikë 44.9 përqind, Informatikë 53.4 përqind, Fizikë 42.9 përqind, Kimi 44.4 përqind, Biologji 51.8 përqind.

Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

Bebe Rexha publikon albumin e ri dhe këngën me videoklip ‘Break My Heart Myself’ (VIDEO)

Bebe Rexha më në fund ka publikuar të gjitha këngët e albumit të saj të katërt me radhë, ”Better Mistakes”, shkruan KultPlus.

Albumi përfshin gjithsej 13-të këngë, disa prej të cilave tashmë janë publikuar në versionin Audio e disa prej tyre edhe me videoklipe.

Nga këngët e reja, është publikuar me videoklip kënga “Break My Heart Myself” në bashkëpunim me bateristin e grupit rok “Blink 182”, Travis Barker.

Vetëm pak orë pas publikimit, Rexha ka pranuar mjaft kritika pozitive nga adhuruesit të saj. / KultPlus.com

Taylor Swift publikon këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka publikuar këngën e saj më të re “Call it Whay You Want”.

Kënga, e cila është realizuar pa klip, sipas medieve britanike, i është dedikuar të dashurit të saj, aktorit Joe Alwyn, 26-vjeçar.

Kënga e re u publikua të enjten, gjatë të cilës ajo postoi në Instagram një seri videosh që besohet se i ka realizuar i dashuri i saj./ KultPlus.com