Barack Obama rendit ‘Quo vadis, Aida’ si një nga filmat e tij më të preferuar gjatë vitit 2021

Ish-presidenti amerikan Barack Obama publikoi një listë të filmave të tij të preferuar gjatë vitit 2021 dhe në të është filmi boshnjak “Quo vadis, Aida?” i cili trajton qytetin lindor të Bosnjës, Srebrenicën gjatë gjenocidit të vitit 1995, përcjell KultPlus.

“Në vijim janë filmat e mi të preferuar të vitit. Secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t’i shijoni po aq sa unë”, shkroi Obama në Twitter.

Pak ditë më parë filmi me regji të Jasmila Zbanic u shpall filmi më i mirë evropian i vitit 2021 në Berlin në 34th European Film Aëards.

Zbaniq dhe aktorja kryesore, Jasna Gjuriq u shpallën regjisorja dhe aktorja më e mirë evropiane.

Filmi “Quo vadis, Aida” u nominua për Oscar dhe dy çmime BAFTA dhe fitoi një sërë çmimesh të tjera.

Kujtojmë se një nga emrat që luajti në këtë film është edhe aktori  kosovar, Alban Ukaj./KultPlus.com

Filmi për Srebrenicën ku luan Alban Ukaj, triumfon me tre çmime në ‘European Film Awards’

Filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?” nën regji të Jasmila Zhbaniqit, ka triumfuar në ‘European Film Awards’ me gjithsej tre çmime kryesore.

Në ceremoninë e sivjetme të “European Film Awards” në edicionin e 34-të të kësaj gare, filmi “Quo Vadis, Aida?” fitoi Çmimin për filmin më të mirë evropian, Çmimin për regjinë më mirë (Jasmila Zhbaniq) dhe aktoren më të mirë (Jasna Gjuriçiq).

Jasmila Žban, që fitoi çmimin për “Regjisorin më të mirë”, në fjalimin e saj falënderoi për bashkëpunimin gratë e Srebrenicës, ekipin e aktorëve me të cilët punoi në film, bashkëshortin e saj, producentin Damir Ibrahimoviç dhe vajzën e tyre për mbështetjen.

Falënderoj Gratë e Srebrenicës, të cilat janë zëri më i fortë i paqes sot. Po ashtu edhe vajzën time, e cila më frymëzon të jem më e përgjegjshme për gjeneratën e grave që do të ndërtojnë një Evropë më të mirë se ajo që kemi”, tha Zhbanić.

Pjesë e kastës së aktorëve të kësaj drame të fuqishme për masakrën e Srebrenicës, është edhe aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj. Ai luan rolin e Tarikut.

Kjo ishte hera e dytë që një film nga Bosnja ishte nominuar për “Oscar”, pas atij të vitit 2002 “No Man Land” i cili edhe arriti të shpërblehet në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”. Por nuk arriti ta marrë çmimin e madh, në ceremoninë që u mbajt në prill. / KultPlus.com

Mediat serbe për ‘Quo Vadis, Aida?’: I nominuar për Oskar ky film propagandues ndaj Serbisë

Revista amerikane “Variety” i ka dhënë një vlerësim të lartë filmit boshnjak “Quo Vadis, Aida?” dhe se i njëjti duhet të fitojë çmimin Oskar. Mediat serbe e kanë quajtur këtë propagandë amerikane kundër Serbisë.

Novosti ka shkruar se filmi është i diskutueshëm pasi një ushtar serb prezantohet në kërkim të një delegacioni të muslimanëve nga Srebrenica, si dhe ai prek një grua përfundi veshjes së saj, teksa sipas tyre në arkivat origjinale shfaqen ushtarët serbë që e lejojnë gruan nga delegacioni që të hyjë brenda.

Mediat serbe kanë reaguar edhe për postimin e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton e cila ka rekomanduar që të shikohet filmi boshnjak që tregon ngjarjen e gjenocidit të Srebrenicës. /gazetaexpress/ KultPlus.com

Hillary Clinton rekomandon filmin ‘Quo Vadis, Aida’, ku luan aktori shqiptar Alban Ukaj

Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse, është rekomanduar për tu parë nga ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton.

Filmi flet për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë. Në film luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj.

Personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Hillary Clinton ka rekomanduar filmin që rrëfen gjenocidin në Srebrenicë në prag të shpalljes së çmimeve akademike. / KultPlus.com

Regjisorja e ‘Quo Vadis, Aida?’: Pas këtij filmi, bota kurrë nuk do ta harrojë Srebrenicën

Filmi ‘Quo Vadis, Aida’, tashmë ka marrë vëmendjen e botës, në këtë film poashtu luan edhe aktori i njohur shqiptar Alban Ukaj, shkruan KultPlus.

Në një intervistë për RadioSarajeva, regjisorja e këtij filmi Jasmila Zhbaniq, ka folur më shumë rreth filmit të saj.

‘Edhe pse për ne Jasmila është tashmë një fituese e Oskarit dhe shumë më tepër se kaq, duke pasur parasysh rëndësinë e punës së saj, ajo, mund të themi lirisht, lufton për kulturën e kujtesës, filmit dhe artit në përgjithësi, vendimi i nesërm nëse Aida do të jetë pesë filmat e nominuar për çmimin më prestigjioz në botë çmimi i filmit duhet të konfirmojë vetëm arritjet më të larta të këtij autori dhe artistit të vërtetë’, thekson gazetari Faruk Vele, përcjell KultPlus.

”Pas filmit Aida, bota kurrë nuk do ta harrojë Srebrenicën”, ka potencuar regjisorja e filmit.

Bashkangjitur gjeni linkun e plotë të intervistës. / KultPlus.com

https://radiosarajevo.ba/metromahala/lica/jasmila-zbanic-poslije-aide-svijet-nikada-nece-zaboraviti-srebrenicu/410037?fbclid=IwAR0jHyl7BLj_snDBPM5W9ghaf-uweHjW3mtUOdbiI_dp7vLXk7WOcvtHiZY

‘Quo Vadia, Aida’ në ‘BAFTA’, luan edhe Alban Ukaj

Me regji të Jasmila Zbanic, filmi “Quo Vadis, Aida” pas sukseseve të shumta kësaj radhe është nominuar edhe në ‘BAFTA’, e në të cilin luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj, shkruan KultPlus.

Filmi ‘Quo Vadis, Aida’ është nominuar në kategorinë e filmit më të mirë jo amerikan kurse regjisorja e këtij filmi Jasmila Zbanic në kategorinë e regjisorëve më të mirë.

Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.  

Aktori shqiptar, Alban Ukaj që luan në këtë film ka rolin e përkthyesit Tarik./ KultPlus.com

‘Quo Vadis, Aida’ në listën e ngushtë të Oscars, luan edhe Alban Ukaj

Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit. Aktori shqiptar, Alban Ukaj që luan në këtë film ka rolin e përkthyesit Tarik.

‘Quo Vadis, Aida’ tashmë nisi rrugëtimin edhe në Oscars, duke hyrë kështu në listën e ngushtë të kategorisë ‘International Feature Film’, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni listën e të gjithë filmave të nominuar në këtë kategori.

Bosnia and Herzegovina, “Quo Vadis, Aida?”
Chile, “The Mole Agent”
Czech Republic, “Charlatan”
Denmark, “Another Round”
France, “Two of Us”
Guatemala, “La Llorona”
Hong Kong, “Better Days”
Iran, “Sun Children”
Ivory Coast, “Night of the Kings”
Mexico, “I’m No Longer Here”
Norëay, “Hope”
Romania, “Collective”
Russia, “Dear Comrades!”
Taiëan, “A Sun”
Tunisia, “The Man who Sold His Skin”
/ KultPlus.com

Një shqiptar në Venecia, Alban Ukaj në filmin “Quo Vadis, Aida”, publiku e duartroket këtë film për dhjetë minuta (VIDEO)

“Quo Vadis, Aida” është prezantuar me premierë sonte në Festivalin prestigjioz të filmit në Venecia, dhe audienca e atjeshme duket të jetë mahnitur me punën tetë vjeçare të regjisores Jasmila Zbanic. Publiku,  ekipin e filmit e ka duartrokitur për dhjetë minuta rresht, kurse Alban Ukaj ekskluzivisht në një intervistë për KultPlus ka thënë se ky film, do të jetë filmi që nuk ka për ta harruar për tërë jetën.

Ardianë Pajaziti

Me regji të Jasmila Zbanic, filmi “Quo Vadis, Aida” po garon në një ndër festivalet më prestigjioze të botës, përkatësisht në edicionin e 77-të të Venice International Film Festival, në konkurrencë zyrtare, e që në bosht ka një dhimbje shumë të madhe, masakrën e mbi 8 mijë civilëve të Srebrenicës, shkruan KultPlus.

Mediet prestigjioze të botës janë bërë sy e vesh për prezantimin e këtij filmi nga Bosnja e Hercegovina, Austria, Rumania, Holanda, Gjermania, Polonia, Franca, Norvegjia e Turqia, e për këtë projekt është investuar me një fond prej afro katër milionë euro.

Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.  

Por filmi “Quo Vadis, Aida”, ka edhe një margaritar tjetër në ekipin e filmit. Është aktori shqiptar Alban Ukaj që luan në këtë film dhe ka rolin e përkthyesit Tarik.

https://www.youtube.com/watch?v=hFB8-VClfJE

Alban Ukaj në intervistë ekskluzive për KultPlus për përvojën me këtë film ka thënë se filmi “Quo Vadis, Aida” do të mbetet filmi që nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e filmit të ri të regjisores Jasmila Zbanic”, ka thënë Ukaj për KultPlus, i cili ka thënë se përgjatë xhirimeve ai ka përjetuar ndjenja të përziera,  edhe ndjenja të bukura por edhe aso të dhimbjes, duke pas parasysh temën e rëndë të këtij filmi. “Është një prej filmave më studioz që është bërë ndonjëherë për Srebrenicën”, ka thënë Ukaj, i cili shpjegon më tej, se në këtë film ka luajtur rolin e një përkthyesi, i cili ka humbur anëtarët e familjes.  

“Nuk do ti harroj xhirimet e këtij filmi asnjëherë, dhe besoj se të njëjtën ndjesi do ta kenë krejt aktorët e këtij filmi, sepse ky film ka lënë vulë në secilin prej nesh. Do ta kujtojmë krejt procesin e këtij filmi, e besoj që për regjisoren do të jetë edhe një ndjesi më e veçantë, e cila ka punuar mbi tetë vjet për realizimin e filmit “Quo Vadis, Aida””, ka thënë Ukaj.

Ukaj ka thënë se ky film aq shumë ka krijuar një lidhje mes aktorëve, duke mos i përjashtuar as figurantët që ishin pjesë e këtij filmi.

Kurse për premierën e sotme në Venecia të Italisë, Ukaj ka thënë se ka pas shumë dëshirë të jetë në mesin e kolegëve, por si pasojë e pandemisë nuk ka mund të lëvizë.

“Pas Venecias, filmi do të shfaqet në Toronto, mezi po pres ta shoh këtë film, por po kam durim deri sa të vjen momenti që ta shoh në kinema, këtë film nuk dua ta shoh në një format tjetër, vetëm në kinema”, ka thënë Ukaj.

Ukaj për filmin “Quo Vadis, Aida”, ka thënë se ka një rol më të vogël, po ai e vlerëson te jetë shumë i madh për të, duke pas parasysh përvojën dhe kënaqësinë që ka mar nga ky film.

Jasna Duricic është aktorja që luan kryesor në këtë film, kurse në këtë film janë të përfshirë edhe shumë aktorë të tjerë, që janë të treguar edhe në filma më të hershëm. KultPlus ju sjell momentet e duartrokitjeve pas premierës në Venecia, ku audienca e atjeshme është ngritë në këmbë për të nderuar ekipin e këtij filmi./KultPlus.com

https://www.facebook.com/alban.ukaj1/posts/10158764362085168