Ekspertët alarmojnë: Keqpërdorimi i të miturve në rrjetet sociale është në rritje

Mbi 95 për qind e popullsisë në vend janë përdorues të internetit dhe si pasojë e kësaj, keqpërdorimi i të miturve në rrjetet sociale është në rritje. Sipas sociologeve dhe ekspertëve, ky fenomen ka pasoja të rënda për të ardhmen e fëmijëve dhe se familjet e institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë me shumë për sa i përket sigurisë së fëmijëve gjatë përdorimit të internetit.

Keqpërdorimi i të miturve në rrjetet sociale është në rritje dhe se raportimi i rasteve mbetet sfidë, pasi që në Kosovë mbi 95 për qind e popullsisë është përdorues i internetit dhe një pjesë e madhe e tyre janë të mitur. Se kjo situatë është shqetësuese dhe është jashtë çdo kontrolli e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën eksperti dhe ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

“Shqetësuese është moskufizimi i qasjes i cilësdo moshë në ueb faqe që konsiderohen ose janë të ndaluara në vendet e tjera për arsye të tjera. Kriteri tjetër që duhet të ekzistonte së paku është të identifikohen ata të cilët hyjnë në këto ueb faqe, të gjurmohet që të ketë një gjurmë eventualisht për vlerësimin e të dhënave që mbikëqyren. Ajo që është edhe më keqe është ekspozimi edhe në mediet publike dhe private”, ka theksuar Jashari për RTK-në.

Po ashtu, ai tha se pasojat nga ekspozimi i të miturve në rrjetet sociale  janë shumë të mëdha sa që sipas disa studimeve të bëra, edhe ADN- ja e këtyre personave ndryshon në moshën madhore si pasojë e keqpërdorimit të tyre në rrjetet sociale.

“Aq i thellë është ndikimi sa që në shkencë është vërtetuar që  ai person në moshën madhore pëson ndryshim të ADN-së. Kaq i thellë është ndikimi  për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm dhe unë, sa isha në pozitën e Avokatit të Popullit, e pata  bërë një publikim të kësaj natyre për t’i vetëdijesuar institucionet përgjegjëse për të kuptuar se sa i madh është ndikimi. Por, për fat të keq, nuk pati ndonjë reagim pozitiv të institucioneve që merren me trajtimin shëndetësor, social dhe atë  psikologjik dhe për të njoftuar edhe popullatën se çfarë ndikimi mund të kenë sjelljet e tilla te fëmijët dhe në përgjithësi”, ka shtuar Jashari.

Se pasojat janë të mëdha gjatë abuzimit të fëmijëve në rrjetet sociale e thotë për Radio Kosovën edhe sociologu Shkodran Ramadani, që është edhe drejtor i Qendrës për Studime të Avancuar e që kanë organizuar studime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, të miturit që keqpërdoren në rrjetet sociale, në të ardhmen do të bullizohen, tha Ramadani.

“Numri i ulët i raportimit nuk është thjesht mos ekzistencë e këtij fenomeni, por ekziston një lloj hezitimi dhe frike për ta raportuar rastin për arsye se në disa raste të caktuara raportimi i rastit nënkupton edhe shpërndarje më të madhe të  materialeve. Por frika tjetër është edhe bullizimi”, ka theksuar Ramadani.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në një përgjigjeje përmes postës elektronike i tha Radio Kosovës se hapësira kibernetike vazhdon të jetë ambient i përshtatshëm për keqbërësit për kryerjen e veprave të ndryshme penale, duke përdorur programe kompjuterike dhe se qytetarët nuk kanë njohuri të mjaftueshme për rreziqet. Policia bënë të ditur se nuk disponojnë të dhëna të ndara për rastet e mashtrimeve online, sepse rastet evidentohen ashtu siç janë te përkufizuara sipas kodit penal te RKS-së. / Gazeta express / KultPlus.com

Fitoni të ardhura nga rrjetet sociale! Vjen platforma më e veçantë dhe inovative në vendin tonë

Mbani në mend emrin “Instinct” sepse do të jetë dritarja e shumë mundësive të reja për ju!

Nëpërmjet aplikacionit “Instinct” që u lansua, shumë njerëz do të fitojnë të ardhura nga rrjetet e tyre sociale, si dhe bizneset do të kenë mundësinë të promovohen përmes tij në të njëjtën kohë.

Instinct, një kompani e cila aspiron të bëhet lider në ofrimin e shërbimeve më inovative të marketingut. Duke mundësuar kështu lehtësimin e lidhjeve të nevojshme të individëve të njohur si “influencers” dhe kompanive të ndryshme.

Instinct ndihmon në lehtësimin e lidhjeve të nevojshme të individëve të njohur si “Influencers” dhe kompanive të ndryshme, së bashku me shërbimet shembullore të marketingut dhe reklamimit që synojmë të ju ofrojmë për të arritur qëllimet tuaja.

Instinct ofron shërbime te cilat me anë të aplikacionit ju do të mund të zgjidhni preferencat tuaja për bashkëpunime. Qëllimi jonë është të ofrojmë punë duke ju reklamuar produktet dhe shërbimet tuaja përmes rrjeteve sociale,duke krijuar vetëdijen e markës suaj dhe besnikërinë tonë, si dhe të fitoni duke kontribuar pozitivisht në një kauzë shoqërore që ka një perspektivë globale.

Përfitoni nga kjo mundësi unike dhe shkarkoni falas tani në Apple Store dhe Play Store! /KultPlus.com

Fiku njoftimet e rrjeteve sociale për 1 javë, ky ishte rezultati në jetën e tij

Diku lexova se fikja e njoftimeve të telefonit mund të na bënte më të qetë dhe më pak të stresuar, kështu që vendosa ta provoj. Në fillim, u tmerrova pak nga ideja për të fikur të gjitha njoftimet e telefonit tim.

Në fund të fundit, jam mësuar aq shumë që të shoh ekranin sa herë ndizet drita dhe del një njoftim, sa në një farë mënyre është bërë pjesë e dorës sime. Gjithsesi, doja të sfidoja veten, kështu që i fika. E nisa me email-in, pastaj me Facebook, Instagram, YouTube, TikTok. Mbyllja e WhatsApp-it ishte më e vështira, por pasi mbarova disa mesazhe të rëndësishme punësh, i mbylla dhe njoftimet aty. 

Gjithë verën e kam kaluar duke qëndruar zgjuar vonë, duke parë rrjetet e mia sociale apo video qesharake në YouTube dhe TikTok. Por tani që i jam kthyer shkollës, më duhej me patjetër diçka që të më rikthente në rutinën time të gjumit.Dikush fiku njoftimet e rrjeteve sociale për 1 javë dhe ky ishteDITA 1

Ja si ndryshoi jeta ime, një javë pasi “fika” telefonin

– Më në fund arrita të përshtatem me rutinën time të kthimit në shkollë, dhe tani jam duke fjetur në mënyrë paqësore në orën 10:30-11:00 të mbrëmjes. Ndonjëherë, edhe pak më vonë. Megjithatë, sigurohem që të mos kalojë thuajse asnjëherë ora 00:00.

– Ndihem më e qetë, edhe pse fillimi i vitit shkollor është zakonisht shumë stresues. Unë në fakt, nuk ndihem aspak e stresuar.

– Koha ime para ekranit u zvogëlua në mënyrë dramatike. Unë kaloj më pak kohë duke parë telefonin tim dhe tani mund të gjej mënyra më të mira për ta përdorur këtë kohë “shtesë”. Tani do preferoja të shëtisja ose të lexoja një libër, sesa të përpiqesha të ndiqja trendet e fundit në TikTok.

– Është më e lehtë për mua të përqendrohem në studimet e mia. Rezulton se unë mund të punoj një ese për një 30-45 minuta rresht pa u shpërqendruar. Kujt ia kishte marrë mendja?!

– Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i eksperimentit tim dhe, për të qenë e sinqertë, nuk dua të ndalem. Kam ndezur vetëm njoftimet e WhatsApp-it sepse më duhen dhe asgjë tjetër. Do të shohim se ku do më çojë ky “eksperiment”, por tani për tani dua ta vazhdoj sepse po më pëlqen ky version i ri i vetes. Po më pëlqen të kuptoj se po, orët e një dite mjaftojnë për të bërë gjithë punët që kam. /brightside/ KultPlus.comDikush fiku njoftimet e rrjeteve sociale për 1 javë dhe ky ishteDITA 7

TikTok-u, aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2020

Aplikacioni TikTok është shpallur më i shkarkuari gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara të martën nga kompania që ndërmerr analiza digjitale, App Annie, transmeton KultPlus.

Platforma kineze e shpërndarjes së video-materialeve është bërë aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara në gjithë botën.

Edhe në Kinë, kompania pronare e TikTok-ut, “ByteDance”, e mban primatin e lideres me aplikacionin për gjuhë, Douyin.

Popullariteti i TikTok-ut është zgjeruar edhe më shumë, pasi që presidenti i mëparshëm amerikan, Donald Trump, kishte bërë përpjekje për ta ndaluar përdorimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aplikacionet në pronësi të Facebook-ut kanë mbajtur pozitat e para qyshkur ka nisur të realizohet sondazhi në këtë fushë gjatë vitit 2018. Edhe tani, ato ende e kryesojnë listën.

Facebook, kompani kjo gjigante në pronësi të Mark Zuckerbergut, është renditur në krye të listës bashkë me platformat e tjera, si WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger. / KultPlus.com

Refuzimi i rrjeteve sociale në krijimin e identitetit

Nga Ridona Berisha

Platformat e mediave sociale kanë një rëndësi në rritje në jetën tonë pasi ato janë vendet ku ne shfaqim përvojat tona të jetesës. Një rëndësi tjetër e tyre që vlen të përmendet është se ato shfaqin një larmi dimensionesh në lidhje me pozicionin tonë në jetën shoqërore virtuale dhe fizike. Kështu janë pikërisht këta dy faktor që bëjnë njerëzit të luajnë personazhe të caktuara në arenën sociale.

“Mediat sociale mundësojnë shprehjen, eksplorimin dhe eksperimentimin e identitetit: diçka e natyrshme për përvojën njerëzore”.

Përmes rrjeteve sociale individëve i’u mundësohet të paraqiten para të tjerëve dhe të përcaktojnë mënyrën se si ata do të donin të përceptoheshin, përveç se i ndihmon të lidhen dhe të ndërveprojnë me njerëzit e tjerë dhe të marrin pjesë në aktivitetet që ata dëshirojnë. Në rrjetet sociale komunikimi ofron mënyra për tu lidhur me të tjerët, poashtu individët mund të përdorin ose jo emrat e tyre po edhe mund të hapin aq llogari sa ata duan. Janë pikërisht këto arsye që disa individ i nxitin në qasjen në rrjetet sociale duke krijuar llogari në emrat e tyre dhe duke qenë mjaft aktiv, duke shpenzuar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre aty, por në anën tjetër mund të theksojmë se janë pikërisht këto disa nga arsyet që individ të tjerë të mos parapëlqejnë hapjen e rrjeteve sociale. Gjatë intervistimit të disa personave të cilët nuk kanë rrjete sociale ose kanë pasur por tani i kanë mbyllur, ata theksojnë se rrjetet sociale i marrin shumë kohë dhe shkaktojnë lodhje psikike.

“Një brez i shpërqendruar që nuk mund të përqendrohet në asgjë”. Në mungesën e rrjeteve sociale sipas tyre ata janë më të aftë të organizojnë ditët e tyre, kështu këtë kohë e shfrytëzojnë duke lexuar libra apo duke u marrë me ndonjë aktivitet tjetër që ju ndihmon.

“Me mbylljen e rrjeteve sociale tashmë unë shumë më mirë e organizoj kohën time, gjumin, leximin, të mësuarit etj”. Poashtu theksojnë se kohën që e kanë humbur më parë në rrjetet sociale ata tani e shfrytëzojnë me miqtë dhe familjen, gjë që sipas tyre është shumë më e rëndësishme. Një arsye tjetër që ndikon në refuzimin e rrjeteve sociale është se individët në rrjetet sociale në të vërtetë nuk janë ata që janë në jetën reale, domethënë në jetën e tyre të përditshme. Në këtë rast një respondent është shprehur kështu: “Arsyeja kryesore ishte sepse jeta e rrjeteve sociale mua më duket e rreme”.

Personat në rrjetet sociale përpiqen të shfaqin një imazh të vetës që do të ishte i pëlqyer apo i favorizuar nga shoqëria dhe në këtë aspekt ne ndjehemi sikur po krijojmë identitete që nuk i përshtaten asaj që realisht jemi dhe bëjmë. “Pikërisht për shkak se rrjetet sociale përcjellin mënyrën e të jetuarit “lifestyle”, kjo sjell pasiguri tek të rinjtë por edhe tek të tjerët”. Kështu mund të shtojmë se rrjetet sociale ndikojnë negativisht në vetëbesimin tonë, këtë rast e lidhim me “like”, kjo nënkupton që disa persona bëhen shumë të varur nga pëlqimet që marrin në rrjetet sociale dhe në rastet kur ata nuk marrin pëlqime kjo i bën të humbasin vetëbesimin e tyre.

Në rrjetet sociale ne humbim një sens të të qënurit vetvetja. Duke përmbledhur të gjitha këto mund të theksojmë se rrjetet sociale krijojnë krizë identitare. Sipas tyre rrjetet sociale nuk janë aspak të mira për të njohur njerëz. Sa i përket pjesës që nëse ata ndihen më inferior në një shoqëri ku të gjithë kanë qasje në rrjete sociale, ata mendojnë që kjo nuk ju pengon aspak dhe që pothuajse po të njëjtat informacione ata mund t’i marrin nga gazetat apo televizioni.

“E kam rrethuar vetën me njerëz që më njohin më të vërtet, jashtë rrjeteve sociale dhe nuk më gjykojnë siç bëjnë disa të tjerë duke më thënë se njerëzit që nuk kanë rrjete sociale janë të prapambetur”. Pra duke e pasur parasysh që rrjetet sociale pasurojnë identitet tona, sipas tyre rrjetet sociale krijojnë identitete fallco tek ne, ndërsa joqasja në rrjete sociale të ndihmon të formosh një identitet të vërtetë, kështu ti vetë zgjedh për disa nga faktorët nga të cilët dëshiron të ndikohesh në aspektin e formimit të identitetit, duke qenë të aftë të zgjedhin vetë se çfarë është pozitive dhe negative nga shoqëria, në këtë rast theksohet shumë aspekti se ne mund të pasurojmë identitetet tona përmes ndërveprimit në jetën reale me familjen dhe miqtë e afërt. / KultPlus.com

Ngacmonte seksualisht fëmijët përmes rrjeteve sociale, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, meqenëse i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me këtë rast është kontrolluar një lokacion dhe se në cilësi të provave janë sekuestruar një llaptop dhe një telefon mobil.

“Prishtinë 26.11.2020-17:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Express/ KultPlus.com

Dr. Dre: Rrjetet sociale shkatërruan mistikën e artistit

Duke folur gjatë një interviste së bashku me mikun dhe partnerin e tij të biznesit Jimmy Iovine, producenti i famshëm dhe themeluesi i N.W.A. Dr. Dre, foli për famën në epokën e mediave sociale dhe tregoi pse nuk është adhurues i tyre, shkruan revista NME.

“Kur filloi fama ime, me siguri do t’i urreja mediat sociale nëse do të ekzistonin atëherë”, tha Dr. Dre për revistën GQ. “Shkatërrohet një lloj mistike. Më pëlqen pritja. Nuk kam nevoj që çdokush të dijë secilën minutë ku jam dhe çka bëj. Apo çka do të bëj. Ka ekzistuar një misticizëm që vinte me muzikën dhe pritja se çka do të ndodhë ishte argëtuese”.

Ndërsa miku i tij Iovine tha: “Mendoj se tani fama është më e rëndësishme se që ka qenë, pëlqimet në faqet e rrjeteve sociale etj. Ndërsa përpara, muzika e re dhe puna kanë qenë marketingu i vetëm”.

Gjatë intervistës, Dr. Dre dhe Iovine diskutuan për planet e nisjes së shkollës së tyre të mesme private.

Muajin e kaluar albumi debutues i Dr. Dre “The Cronic”, i publikuar në vitin 1992, u publikua në të gjitha platformat për dëgjim online, transmeton Koha. / KultPlus.com

Postoi fotot e nipërve në Facebook, gjyshja dërgohet në gjykatë

Një gjyshe duhet t’i fshijë fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i postoi në Facebook dhe Pinterest pa lejen e prindërve të tyre, ka vendosur një gjykatë në Holandë.

Gjyshja përfundoi në gjykatë, pasi vajza e saj e paditi atë. Gjykatësi vendosi që çështja ishte brenda rregullave të Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave.

Rasti shkoi në gjykatë pasi gjyshja refuzoi t’i fshinte fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i kishte publikuar në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.

Nëna e fëmijëve i kishte kërkuar asaj disa herë që t’i fshinte fotografitë, por ajo nuk e kishte bërë. Rregullorja e BE-së zakonisht nuk aplikohet për të dhënat “shumë personale” ose “shtëpiake”.

Por, pavarësisht kësaj, rasti nuk u përjashtua për shkak se postimi i fotografive në rrjete sociale i bëri ato të gatshme në një audiencë më të gjerë, thuhet sipas vendimit të gjykatës.

“Nuk mund të përjashtohet fakti se fotografitë e vendosura në Facebook mund t’iu bien në dorë palëve të treta”, tha vendimi. Gjyshja duhet t’i fshijë fotografitë ose të paguajë dënim 50 euro në ditë, nëse nuk i fshinë. /KultPlus.com

Çfarë e shtyen njeriun ta publikojë jetën personale në rrjete sociale?

Fillimisht ajo që duhet të sqarojmë është ajo për të cilën duhet vetëdijesohemi. Se për çfarë funksionon Facebook dhe një mori mundësisht të komunikimit, secili nga ne është në dijeni, por fare pak prej nesh e shndërrojnë funksionalitetin e këtyre kapaciteteve në një qasje vullnetmirë të shfrytëzimit bujare që ofron teknologjia. Imagjinojeni se çfarë mizorie, çfarë kaosi dhe kolapsi do të sillnin ndryshimi i destinacionit që kanë secili komponent i ekzistencës, që nga organet tona deri tek mekanizmi i fshehtë i komunikimit dhe ndërveprimit të hapësirës me planetin tokë dhe tërësinë e trupave të tjerë galaktikë.

Fal vlerësimit rigoroz të funksioneve te çdo ndërvepruesi, pjesë e së cilës jemi dhe ne, bota dukshëm, shpërfaq një harmoni perfekt të veprimit dhe ndërveprimit, që nga trilionat e baktereve që drejtojnë funksionimin normal të trupit tonë, deri te reciprociteti i gjallimit të çdo krijese, fal të cilave ndodhin shumë fenomene, dhe rrjedhimisht njeriu ende nuk ka mundur ta rroki plotësisht me njohje.

Në këtë spektakël të komunikimit të së dukshmes dhe pakapshems nga receptorët tanë vetëdijësues dhe njohës, njeriu bën përjashtim, e sotmja vë në evidencë. Ai tregon me këmbënguljen e çdo force që vë në lëvizjes gjërat, se është i destinuar të jetë jo vetëm kundërrrjedhë, por edhe kundërspecie, jo vetëm egoist por edhe sadist, jo vetëm patetike dhe jargavitës deri në poshtërim, por edhe arrogant dhe megaloman… përtej çdo caku. Ndaj kujt? Ndaj vetes, asaj brenda strukturës anatomike, dhe ndaj tërësisë së botëkuptimit dhe ndjimit.

Atëherë, e nisi me pyetje.

– Çfarë ndryshon në jetën e njeriut publikimi në rrjetet sociale i diçkaje personale, foto apo video qoftë ajo?

– Cilat është arsyeja që shtyn atë që të bëjë të njohur, minimalisht miqve të tij/saj, virtual, se çfarë ai/ajo po bën, ku ndodhet dhe me se po merret, për sa kohë që vetëdija nuk e kanalizon këtë qëllim me idenë fikse të informimit apo faktit?

– A janë shtysat; të egoizmit, inateve, mendjemadhësisë, smirës dhe cinizmit, apo narcizmit ato që shtyjnë një person të tregojë, me foto apo me video, me ligjërim fin e grotesk surrogat, se ku ishte për drek, me kë po darkon, kush e shoqëron për kafe, ku po i bën pushimet, etj.?

– Këtë manifestim vetëmburrjeje dhe megalomanie e bëjmë thjeshtë për një kënaqësi vetjake, të cilën dikush dëshiron ta ndaj me dikë tjetër, apo një zemërplasje qëllimligë, deleguar për atë mik apo mike, me të cilin/cilën, jeta nuk është treguar aq bujare dhe dorëlëshuar, aq e begatë dhe shpërblyese, sa t’i japë mundësi të shkojë për fundjavë atje ku dëshiron, apo me pushime atje ku ka ëndërruar, për drekë apo për darkë, për kafe apo për meditim, diku që do të dëshironte?

– A mund të jetë kjo dashakeqësi vetëmburrjeje një instrument persekutimi ndaj atyre miqve jofatlum, apo thjeshtë një nevojë për të rritur kredencialet në sytë e tyre, apo për t’u “hakmarrë” ndaj asaj që nxit ata të jenë gjithmonë aty, ku nuk do të mund të ishte subjekti i rënë pre e “sulmit”?

– Ku ndryshon kjo megalomani, kjo propagandë e mburrjes, nga ai arsenal mjetesh bullizmi, ndaj të cilit kemi shprehur qëndrimin kundërshtues, të paktën sepse kështu kërkohet, apo ky pozicionim na mban në fokus?

– Kjo mendjemadhësi, a është një fyrje dhe denigrim që i bëjmë qëllimkeq miqve dhe të njohurve, jeta e të cilëve është një kalvar mes halleve të familjes dhe sfidës së çdoditshme të luftës për të fituar bukën e gojës?

– Ku ndryshojnë mjetet e torturës psikologjike nga propagandimi i të mundshmes ëndërruese në sytë dhe vëmendjen e atyre fatkeqe, që e vetmja gjë që u mbetet është të shfrejnë me hidhërim, të turfullojnë toksinë, të shajnë e të mallkojnë veten… dhe të ndejnë një lloj neverie për ata, egoja e të cilëve nuk ka mëshirë tu rrëmojë plagën që u dhëmb?

– Pse duhet që kënaqësitë, me të cilat na shpërblen mundësia, dhe çastet tona të lumtura që vjelim në pemën që i kemi shërbyer me përkushtim, domosdo duhet t’i ambalazhojmë me fatin dorështrënguar të një miku apo mikeje?

– Pse duhet që armiqësinë me “miqtë” tanë virtual apo edhe më shumë, të afërmit dhe dashamirët, ta shprehim nëpërmjet atyre momenteve, me të cilat na ledhaton fati?

– A mjaftojnë vallë gjithë këto mundësi vetëmburrjeje për të mbushur atë zbrazëti që ka krijuar brenda nesh ambicia dhe egoja, për të bërë dhe për të përjetuar, jo çfarë na bën të lumtur, por çfarë na bën sadist?

– Edhe nëse mundësia dhe fati ishte aq bujar me ju, a do të ishte më mirë që atë kupë kënaqësie ta rrëkëlleje për dehjen tënde, apo ta derdhje si një enë me acid mbi fytyrën e shushatur apo surratin e shtrembëruar të një miku?

– Pse duhet të jete qëllim në vete, që momentet e gëzimit t’i shndërroni në nxitës së një miqësie urryese, të një afiniteti hipokrit, apo të një lëvdate gërryese?

– Natyra ashtu siç na ka dhënë një numër të pamat mundësish për të ndërtuar brenda vetes një realitet ekuilibrash të përsosur të bashkëveprimit me gjithçka rreth nesh, çfarë është ajo që na shtyn që ne t’i vëmë kazmën këtij perfeksioni?

– A i’a vlen të përpiqemi që në vend që të jemi mirënjohës mundësisë që jeta na shpërblen me kaq shumë ngjyra dhe hare, dritë dhe dëshirim, gaz dhe dashuri, të ushtrojmë atë pushtet “mizor” të vetëkënaqësisë, megalomanisë dhe mburrjes, ndaj kujt, atyre që kemi zgjedhur t’i kemi miq dhe dëshirojmë t’i mbajmë si skllav dhe të nënshtruar të veseve tona të ultë dhe qëllimsive tona dashakeqe?

Pse duhet që jeta jonë virtuale të kërkojë t’i ngjasojë një telenovele, një realiteti fasadë, gjithnjë e më pak interesant, gjithnjë e më shumë refuzues?

Cili nga ne u mburr me punën që bën, dhe tregoi me mburrje djersën e ballit si një medaljon krenarie dhe ngadhënjim misionari?

A nuk është përpjekja jonë për ta paraqitur gjithnjë e më shkëqyese veten në sytë e të tjerëve, një lloj shtirje dhe manipulimi, i ngjashëm me atë që përdor politika për të kamufluar veprën e vet të poshtërsisë dhe plaçkitjes?

Pse duhet të kemi frikë të themi gjithnjë atë që mendojmë dhe të vendosim domosdoshmërisht veten në anën e gabuar, vetëm e vetëm për treguar se ne nuk jemi si gjithë të tjerët?

A kemi menduar ndonjëherë se ana e pasme e çdo medaljoni është e errët dhe do të ishte më shumë se kaq, nëse përpjekja jonë që anën e ndritshëm të saj të jetë sa më shumë e ilustruar me gjëra të paqena dhe trajta ireale?

Nëse miqtë që nuk na njohin kanë një arsye më shumë për të besuar se guaska ku ne strukemi është po kaq madhështore dhe solemne sa dhe masa e qullët prej krimbi që struket në të, a do të jetë munduese pë ne ruajtja e kësaj status quo-je në vetëdijen e atyre, me të cilën ndajmë shumë gjëra, përfshi këtë edhe njohjen?

Frika nga vetja a është më e rrezikshme se sa kërcënimi i asaj për të cilën ne kemi frikë?

Çfarë i potencon ankthet dhe makthet tona më shumë se pasiguria për të bërë atë që duhet, dhe të kemi atë që duam… ajo që tregojmë dhe të tjerët duhet të besojnë, ndoshta?

Pse u dashaka që një grua të ketë frikë të tregojë se i ra bretku me punët e shtëpisë dhe se koha për t’i bërë të gjitha siç duhet ishte e pamjaftueshme, dhe për këtë i kërkon ndjesë miqve të saj virtual se nuk mund t’i ndjekë sa ajo dëshiron?

Një nënë nuk ka pse të përdori fëmijën si një trofe të vetëkënaqësisë së saj, në vend që ta provojë këtë si një fitore e sakrificave dhe mundimeve për të qenë një nënë e mirë?

Asnjëherë nuk është vonë që të kuptojmë rëndësinë që kanë gjërat në jetën tonë dhe për t’i konsiderar ato mekanizma ndihmës për të arritur tek përmirësimi cilësor i përditshmërisë sonë, përfsi këtu edhe komunikimin.

Teknologjia na ka dhënë privilegjin t’i përkasim një bote që ndryshon me rritme marramendëse dhe i gjithë ky spektakël. Të argëtohemi!/Albert Vataj / KultPlus.com

Paraqiten probleme në Facebook, Instagram dhe WhatsApp – nuk shfaqen fotografitë

Facebook, Instagram dhe WhatsApp po përballen me një problem në shfaqjen e fotografive.

Përdoruesit raportojnë se postimet ose fotografitë specifike nuk po shfaqen, por ato mund të ngarkohen.

Probleme të tilla po raportohen nga përdoruesit në të gjithë botën.

Problemet po ndodhin në të njëjtën edhe në WhatsApp.

Edhe përdoruesit e Instagram’it gjithashtu raportojnë se kanë probleme, me fotot që po dështojnë të shfaqen.

Profesori i psikologjisë: Pse shqiptarët shajnë kaq shumë në rrjetet sociale

Profesori i Psikologjisë Edmond Dragoti shpjegon se përse shqiptarët janë kaq agresivë në rrjete sociale, shajnë e fyejnë të tjerët dhe komentojnë në dritë negative pothuajse çdo gjë.

Profesori e shpjegoi këtë me disa fenomene sociale tipike shqiptare dhe ja se cilat janë arsyet se përse inati, mllefi, urrejtja dominojnë emocionet në rrjetet tona sociale, shqiptare.
Pse jemi kaq të inatosur dhe të ngarkuar me gjendje negative emocionale?
1. Sepse kemi shumë nevoja bazë të paplotësuara dhe për një kohë të gjatë;
2. Kemi inferioritet kulturor, jemi të pakënaqur me statusin e grupit tonë shoqëror dhe e mohojmë atë për t’iu referuar grupeve me status më të lartë;
3. Jemi në stadin adoleshent të zhvillimit shoqëror, që krijojmë identitetin tonë social duke iu kundërvënë të tjerëve, siç bën adoleshenti kur iu kundërvihet prindërve pa argumenta!
Prandaj kemi aq pak përgjegjësi sociale për ato që themi dhe ato që bëjmë…
Shkaqet janë edhe më tepër, mjafton që secili të shikojë veten dhe ta kuptojë atë… / KultPlus.com

Më mungojnë kohët kur fotot bëheshin për të ruajtur kujtime, jo për t’u hedhur nëpër rrjetet sociale

Shumë njerëz janë nostalgjik për kohën e shkuar, sidomos për raportin social, që viteve të fundit ka ndryshuar shumë, shkruan KultPlus.

Loja mes fëmijëve, dashuria mes njerëzve, komunikimi, ndihma për njëri tjetrin kanë qenë specifika që kanë dalluar kohën e shkuar me ditët e sotme. Dhe këto kënaqësi janë ndërlidhë shumë edhe me fotografi, pothuajse të gjithë e vërtetojnë se më herët, fotografia ka kap momentin e kënaqësisë, kurse sot, nuk shijohet momenti, por momenti i plasuar në rrjete sociale.

Lumturia e një fotografie të ditëve të shkuara, shihet edhe në këtë fotografi, të cilët nuk e kanë pasur mendjen tek like, apo te ndonjë koment./KultPlus.com

Fotografitë e fëmijëve të cilat nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale

1. Foto nga dushi
Çdo foto e fëmijës suaj pjesërisht ose tërësisht e zhveshur nuk është mirë që të publikohet. Për ju mund të jetë një moment i dashur, por mund të bjerë në duar të gabuara si ato të pornografëve. Kështu që për sigurinë e fëmijëve tuaj mos i postoni këto foto.

2. Kur janë të sëmurë

Si prindër, mbrojtja e fëmijëve është detyra kryesore dhe nuk duhet të përfitoni prej tyre. Përpara se të postoni foto të tilla pyesni veten nëse do ju pëlqente që dikush të postonte një foto tuajën në atë gjendje.

3. Foto që i vënë në siklet
Foto të tilla mund të kenë efekt shkatërrues për fëmijët. Jo vetëm që shkel besimin mes prindërve dhe fëmijëve, por shkakton çrregullime stresi post-traumatik, depresion dhe ankth.

4. Foto nga uturaku
Mos harroni se çdo gjë që postohet në internet zgjat përgjithmonë dhe ndoshta fëmijës suaj nuk do t’i pëlqente të shikonte një foto të tillë kur të rritet.

5. Detajet private
Mbajini fëmijët të sigurt duke mos ndarë kurrë emrat e tyre të plotë, adresat, ku shkojnë në shkollë, adresën ku i mban dadoja etj.

6. Foto në grup
Nëse vendosni të ndani fotot e fëmijëve tuaj në internet, kjo është zgjedhja juaj. Por, duhet të bëni kujdes me fotot ku ka edhe fëmijë të tjerë pasi ju nuk keni të drejtë të merrni këtë vendim për ta.

7. Kujdes bullizmin

Tregohuni të vëmendshëm, sepse mund të ketë foto që nxjerrin në pah ndonjë dobësi të fëmijës suaj dhe kjo mund të bëhet objekt që ta tallin në shkollë, kopsht etj.

8. Aktivitete të pasigurta
Foto me një gotë alkool ose cigare në dorë? Mos i postoni këto foto në rrjete sociale sepse përcillni mesazhe të gabuara dhe nxisni diskutime që do t’ju lëndojnë. / KultPlus.com