AFP hap ankandin me 200 foto të personazheve historikë

Fotografitë e Che Guevaras, Nelson Mandelas, Martin Luther Kingut, Mohamed Aliut, Dalìsë dhe shumë të tjerëve janë nxjerrë në ankand nga agjencia franceze e lajmeve, AFP, më e vjetra dhe një nga më të rëndësishmet në botë.

Numri i fotografive është 200 dhe është nxjerrë nga arkivi i saj i periudhës 1944-1998.

Ankandi mund të jetë ndiqet drejtpërdrejt në faqen e internetit Digard.com, përmes platformës franceze Drouot dhe asaj amerikane Artsy.net, transmeton KultPlus.

Imazhe kulti, momente historike, ngjarje, skena të jetës së përditshme, përzgjedhja e të cilave ndalet në vitin 1998, do të jenë në fokus të ankandit të agjencisë franceze.

Një mundësi kjo për dashamirët e fotografisë, për të marrë pamje unike të momenteve emblematike dhe historike të rezervuara  deri tani për median ndërkombëtare. / KultPlus.com

Fotografitë më të mira të shtypit britanik

Shoqata e Fotografëve të Shtypit Britanik, ka hapur ekspozitën me fotot më të mira të anëtarëve të saj, transmeton KultPlus.

Ekspozita e sivjetme përfshinë fotot e bëra që nga prilli i vitit 2019. Një përzgjedhje të 20 fotove të ekspozitës, nga ditorja Guardian,

Policët e arrestojnë Patsy Stevensonin, në një protestë të 13 marsit 2021 në Londër, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Sarah Everardit. Fotografia: Hannah McKay/Reuters.

Dominic Cummings, ish-këshilltar special i kryeministrit britanik Boris Johnson, pret në rrugë me një kuti me gjësende personale, pasi u largua nga Kryeministria (Downing Street) më 13 nëntor 2020. Fotografia: Hollie Adams/Bloomberg.

Pas një pushimi dyvjeçar, tifozët dhe grupet e muzikës hevi-metal mblidhen në një festival në Parkun Donington. Fotografia: Katja Ogrin.

Flamuri britanik largohet nga ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel, më 31 janar 2020, para se Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian. Fotografia: Yui Mok.

Demonstruesit protestojnë më 25 janar 2020, në Sheshin Riad Al Solh të Bejrut, pranë vendit ku raportohej se jeton kryeministri libanez, Hassan Diab. Fotografia: Tom Nicholson.

Princi Charles, më 4 shkurt 2020, gjatë një vizite në marketin TK Maxx të Londrës. Fotografia: Jeff Moore.

Notarja në distanca të gjata, Sarah Thomas, 37 vjeçe, mbërrin në plazhin e Kentit, më 17 shtator 2019, pasi e kaloi katër herë, pa u ndalur, kanalin e La Manshit. Ajo notoi për më shumë se 54 orë. Fotografia: Tom Nicholson/The Times.

Balona me ajër fluturon mbi Londër, më 9 qershor 2019. Fotografia: David Mirzoeff.

Organizim i mbajtur më 8 shtator 2020, për të mbledhur fonde për pistën e garave të Jorkut. Fotografia: Gary Calton/The Observer.

Catherine, dukesha e Kembrixhit nën ombrellën e princit William, më 18 qershor 2019. Fotografia: Kelvin Bruce.

Një ceremoni mortore ganeze e mbajtur më 5 qershor 2020, jashtë shtëpisë në Londër të një burri 40-vjeçar që vdiq nga Covidi-19. Fotografia: David Levene/The Guardian.

Salah al Wahbel, nëntë vjeç, i cili humbi pjesën e poshtme të këmbës së majtë kur shkeli në një minë pranë shtëpisë së tij në Marib të Jemenit. Fotografia: Philip Coburn.

Protestuesi i organizimit “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë vlerë”, mban një të protestues të lënduar pranë metros së Londrës, më 13 qershor 2020. Fotografia: Dylan Martinez/Reuters.

Kujdestari i qenve Valter Andrade, me qenin e tij Lloyd në prag të paradës më të madhe të qenve, të spektalit të quajtur Crufts (më 5 mars 2020). Fotografia: Fabio De Paola.

Dhitë e malit bredhin rrugëve të Llandudnos të Uellsit, më 31 mars 2020. Fotografia: Christopher Furlong/Getty Images.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan marrin pjesë në ndarjen e çmimeve të Fondit Endeavour, më 5 mars 2020. Fotografia: Samir Hussein/Getty Images.

Stormzy performon në çmimet muzikore Brit, në Londër, më 18 shkurt 2020. Fotografia: Samir Hussein/Getty Images.

Infermierja neonatale Kirsty Hartley, mban fëmijën Theo të lindur para kohe, para nënës së tij Kirsty Anderson, në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, në qendrën e grave dhe të sapolindurve në Spitalin e përgjithshëm Burnley. Fotografia: Hannah McKay/Reuters.

Çiklist ndalet në mes të urës pothuajse të boshatisur të Uestminsterit, më 24 mars 2020, për ta bërë një fotografi në ora 1:15 pasdite, pasi Boris Johnson njofton izolimin e Britanisë së Madhe. Photograph: Peter Macdiarmid/LNP.

Lojtarët dhe stafi i klubit futbollistik të Liverpool-it, festojnë në autobusin e hapur, gjatë paradës së fituesve të Ligës së Kampionëve në Liverpul, më 2 qershor 2019. Fotografia: Danny Lawson/PA. / KulPlus.com

Fotografitë e shkrepura në momentin perfekt

Që kur fotografia e parë u shkrep në vitin 1826, fotografët amatorë dhe ata profesionistë kanë qenë në ‘’gjueti’’ për të kapur një moment perfekt.

Çdo fotografi tregon një histori, disa thjesht mbesin në histori për shkak të ‘momentit perfekt të shkrepjes së tyre. 

Nga ndërtesat e pamundura te perspektivat konfuze që do t’ju bëjnë të kruani kokën, shikoni më poshtë albumin e disa prej fotove më të pabesueshme që janë bërë në momentin perfekt. / KultPlus.com

Një fotograf udhëtimesh kaloi 210 ditë në Azi dhe solli fotot e rralla

Dima Gilitukha është një fotograf i suksesshëm, i cili ndërthur sfondin e tij shkencor me ekspeditat e gjata në vendet ekzotike.

Seria e fotove të Gilitukhas, e cila ishte pjesë e kërkimit të tij mbi zjarret në pyje, e bëri atë të njohur.

Dima kohët e fundit kaloi 210 ditë në Azi, dhe kjo përfshinte një qëndrim 1-mujor në Vietnam. Ai mori aparatin fotografik me vete dhe memorizoi momente të veçanta të natyrës dhe njerëzve, në vendet që vizitoi dhe çdo imazh është i veçantë, me një mesazh të caktuar. / KOHA.net / KultPlus.com

The Guardian: Fotografitë mashtruese që u bënë të famshme

E përditshmja britanike The Guardian ka publikuar disa fotografi që nuk kanë ndodhur në të vërtetë, pasi ka pasur ndërhyrje me photoshop, transmeton KultPlus.

Një ari, dy tripodë dhe katër burra duke vrapuar.

Kjo në fakt është foto gjatë xhirimeve të një filmi në Kolorado katër vjet më parë, kurse përmes photoshopit i kanë vendosur edhe ariun prapa për të bërë shaka me shoqëri, ndërsa ka qenë një nga fotot më të shpërndara në Facebook.

A është kjo një magjistare duke e shpëtuar një grua nga mbytja në ujë?

Jo.

Në fakt, kjo është një betejë e estradës në New Orleans në vitin 1940.

Evangeline (Oyster Girl) ishte shumë e mërzitur për shkak se Divena (Aqua Tease) i kishte marr rolin e saj, ndërsa nga tërbimi i tepërt Evangeline ishte ngjitur në skenë për të shkatërruar një akuarium në lokalin Bourbon Street.

Më Evangeline ishte arrestuar, ndërsa ishte gjobitur me dhjetë dollarë nga gjykata të nesërmen.

India e parë nga hapësira në festivalin e dritave Diwali.

Natyrisht se nuk duket kështu, Ajo është shumëfishuar duke përdorur shumë foto për të shfaqur rritjen e popullsisë.Image

A mund të jetë ky turist, Vladimir Putin (njeriu prapa fëmijës), në pritje për të shtrënguar duart me presidentin e ShBA-ve, Ronald Reagan gjatë vitete të 80-ta?

Kjo foto ka zgjuar shumë dyshime konspirative gjatë vizitës së Reaganit në Moskë gjatë viteve të 80-ta (Putin në atë kohë ishte agjent i KGB-së).

Zyrtarët rus e kanë mohuar prezencën e Putinit në këtë foto. / KultPlus.com

Postoi fotot e nipërve në Facebook, gjyshja dërgohet në gjykatë

Një gjyshe duhet t’i fshijë fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i postoi në Facebook dhe Pinterest pa lejen e prindërve të tyre, ka vendosur një gjykatë në Holandë.

Gjyshja përfundoi në gjykatë, pasi vajza e saj e paditi atë. Gjykatësi vendosi që çështja ishte brenda rregullave të Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave.

Rasti shkoi në gjykatë pasi gjyshja refuzoi t’i fshinte fotografitë e nipërve dhe mbesave të saj, të cilat i kishte publikuar në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.

Nëna e fëmijëve i kishte kërkuar asaj disa herë që t’i fshinte fotografitë, por ajo nuk e kishte bërë. Rregullorja e BE-së zakonisht nuk aplikohet për të dhënat “shumë personale” ose “shtëpiake”.

Por, pavarësisht kësaj, rasti nuk u përjashtua për shkak se postimi i fotografive në rrjete sociale i bëri ato të gatshme në një audiencë më të gjerë, thuhet sipas vendimit të gjykatës.

“Nuk mund të përjashtohet fakti se fotografitë e vendosura në Facebook mund t’iu bien në dorë palëve të treta”, tha vendimi. Gjyshja duhet t’i fshijë fotografitë ose të paguajë dënim 50 euro në ditë, nëse nuk i fshinë. /KultPlus.com

Fotografi që dëshmojnë se jeta është e bukur (FOTO)

Nga një gjysh duke luajtur me skateboard, tek disa vajza të vogla që vrapojnë nëpër livadhe, konkurisi më i madh i fotografisë në botë “CEWE Photo Aëard”, ka publikuar 20 pamjet më mahnitëse në planet.

Kjo ide është parë si një mënyrë shumë e mirë nga organizatorët e konkursit, për të relaksuar njerëzit në këtë kohë pandemie.

Nga Hungarian në Tanzani, fotografë nga e gjithë bota fiksuan momente të jetës së përditshme.

Shpesh shumë fenomene të cilat për ne mund të kalojnë pa na rënë në sy. Për fotografët ai mund të jetë momenti që ndoshta do t’i ndryshojë jetën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme. /KultPlus.com

Më mungojnë kohët kur fotot bëheshin për të ruajtur kujtime, jo për t’u hedhur nëpër rrjetet sociale

Shumë njerëz janë nostalgjik për kohën e shkuar, sidomos për raportin social, që viteve të fundit ka ndryshuar shumë, shkruan KultPlus.

Loja mes fëmijëve, dashuria mes njerëzve, komunikimi, ndihma për njëri tjetrin kanë qenë specifika që kanë dalluar kohën e shkuar me ditët e sotme. Dhe këto kënaqësi janë ndërlidhë shumë edhe me fotografi, pothuajse të gjithë e vërtetojnë se më herët, fotografia ka kap momentin e kënaqësisë, kurse sot, nuk shijohet momenti, por momenti i plasuar në rrjete sociale.

Lumturia e një fotografie të ditëve të shkuara, shihet edhe në këtë fotografi, të cilët nuk e kanë pasur mendjen tek like, apo te ndonjë koment./KultPlus.com

Ironia dhe frustrimi i jetës moderne në foto

Fotografitë e artistit dhe fotografit Ocatvi Serra kanë një qëllim shumë mirë të definuar: që të hedhë dritë në problemet dhe kontraditat e jetës tonë.

Me ironi dhe iluzioneve optike të bëra me mjeshtri, fotografi nga Barcelona merret me çështjet lakminë, korrupsionin, shkatërrimin e mjedisit, teknologjinë, konsumimin dhe egoizmin, transmeton Koha.net.

Simboli ‘Nike’ në një ëmbëlsirë të vogël të rrumbullakët do të na duket më interesant ose një orë muri e cila në vend të numrave i shkruan ‘Work’ (Punë), përmes së cilës Serra kritikon dedikimin tonë ndaj punës.

Gjithashtu, fotoaparati i Serras hedh dritë edhe në aspektet e shoqërisë sonë të cilët ne nuk i kemi zgjedhur por na janë imponuar.

Për më tepër, shikoni punimet e tij./ KultPlus.com

Fotografitë nga shfaqja “Çifti Martin” me regji të Bekim Lumit, shiten për të ndihmuar atë (FOTO)

Vazhdon ndihma në forma të ndryshme për regjisorin e njohur kosovar Bekim Lumi.

Së fundmi fotografi Petrit Prenaj, ka nxjerrë në shitje dy fotografi të realizuara nga shfaqja e vetë regjisorit Lumi “Çifti Martin”, e inskenuar në vitin 2009 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Këto dy fotografi të realizuara me shumë mjeshtri nga Petriti sjellim pak nga arti i madh i Lumit. Petrit Prenaj, këto fotografi i ka nxjerrë në shitje përmes rrjetit social facebook, me mbishkrimin: “Le ta ndihmojmë me art Bekim Lumin. Duke blerë këtë dy foto, të cilat i kam realizuar nga shfaqja e tij “Çifti Martin”, më 2009, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ju mund të kontribuoni në shërimin e Bekimit. Çmimi për secilën nga fotot nis nga 120 Euro, me mundësi që atë ta rrisni vetë sa të doni. [email protected] ose 044 222 988”, shkruan Petrit Prenaj./ KultPlus.com

Fotografitë që dëshmojnë lidhjen e Kosovës me Amerikën (FOTO)

Kosova vazhdon të ketë lidhje emocionale, politike dhe ekonomike me vendin që 20 vjet më parë bëri një ndërhyrje perëndimore në luftën e saj me Republikën Federale të Jugosllavisë, duke çuar përfundimisht në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shkruan “The Guardian”, përcjellë KultPlus.

Në vitet 1990 Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, çdo të premte mbyllte konferencën për media me fjalët “Zoti bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimorë”. Kjo frazë u mishëruar me popullin dhe lidhshmëria vetëm u forcua kur Bill Klinton urdhëroi NATO-n që të bombardojë objektet serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në ditët e sotme është vështirë të gjendet ndonjë gjurmë fizike e luftës. Një brez tashmë është rritur në një ambient paqeje dhe stabiliteti relativ. Megjithatë, ndjenja pro-SHB-së është ende e pranishme, përcjellë KultPlus.

Një nga rrugët kryesore në Prishtinë, quhet Bulevardi Bill Klinton, në emër të presidentin amerikan në kohën e luftës së Kosovës. Rrugë të tjera, shkolla dhe qendra sportive, janë emëruar me emrin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, po ashtu dhe me emrin e kongresmenit amerikan Eliot Engel, ish-presidentit George Bush dhe udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s përfshirë Tony Blairin e Britanisë së Madhe, për të cilët Kosova është shumë e dashur.

Çdo 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA, festohet edhe në Prishtinë. Zjarrfikësit në Prishtinë pastrojnë statujën e Bill Klintonit në një shesh qendror dhe zëvendësojnë flamurin amerikan që fluturon aty pranë. Ceremonia organizohet nga Shoqata e Miqve të Amerikës në Kosovë dhe në të marrin pjesë zyrtarë publikë dhe ushtarakë si dhe përfaqësues të ambasadës amerikane./ KultPlus.com

Tmerri i Reçakut përmes fotografive, Woker e përshkruante si krim kundër njerizimit (FOTO)

Masakra e Reçakut njihet si një nga masakrat më të trishtueshme që njeh historia e luftës në Kosovë. Më 15 janar 1999, në fshatin e Shtimes, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme kundër banorëve të këtij fshati, duke mos kursyer as të moshuar, gra e fëmijë, shkruan KultPlus.

Sot 19 vite pas, ky fshat numëron 45 varre nga kjo masakër. Masakra e Reçakut ishte vetëm një prej shumë të tjerave që po kryheshin gjithandej në Kosovë nga forcat serbe.

Përmes kësaj masakre bota mori alarmin e fundit se duhej të ndërhyhej në Kosovë. Pas kësaj masakre u mobilizua edhe forca më e madhe ushtarake në botë – NATO, e cila rreth dy muaj më vonë nisi bombardimet kundër forcave serbe në Kosovë e në gjithë atë që quhej Jugosllavi. Kjo fushatë e bombardimeve nga ajri dhe lufta e UÇK-së nga toka rezultuan me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe përfundimin e luftës në qershor të vitit 1999.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerizimit.

Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre burrave të moshuar dhe në ato momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..”

Më pastaj Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosur kufomat tjera të civilëve të ekzekutuar barbarisht.
“T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, pohoi Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit…kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…”. /KultPlus.com

Fotografitë e rralla të rivarrimit të Naim Frashërit nga italianët (FOTO)

Një nga disa prej ceremonive të rivarrimit të poetit Naim Frashëri.

Foto e arkivit italian “Luce”, dëshmojnë ceremoninë e rivarrimit të frashrit, në Tiranë në vitin 19940.

Pas ceremonisë së zhvilluar në vitin 1937, ku eshtrat e poetit u sollën nga Stambolli, për tu rivarrosur në Tiranë, italianët vendosin t’i ndërtojnë një varr monumental e si rrjedhojë i riorganizojnë një ceremoni tjetër në 1940 e cila dëshmohet nga këto foto.

Të njëjtën praktikë do të ndiqnin edhe komunistët, të cilët do të organizonin edhe dy ceremoni të tjera rivarrimi./ KultPlus.com

Punimet e artistit shqiptar në monitorin gjigant në Paris (VIDEO/FOTO)

Fotografitë e mrekullueshme të artisti shqiptar Adrian Limani, së fundmi janë ekspozuar në Paris, shkruan KultPlus.

Fotografitë e artisti Limani, janë shfaqur në një monitor gjigant të një kompanie e cila shfaqë punime të ndryshme artistike nga artistë të ndryshëm, e kësaj radhë edhe të artistit shqiptar.

“Bëhet fjalë për kompaninë “Vente Privee” që në fasadën e tyre kanë monitor gjigant ku shfaqin punime artistike nga artistë të ndryshëm botëror. Këtë javë ekskluzivisht për ditë me radhë i kanë shfaqur vetëm punimet e mija”, ka thënë Limani për KultPlus.

Punimet e artisti Adrian Limani, do të shfaqen përsëri në shkurt të vitit 2018-të./ KultPlus.com

Taksisti që kaloi 20 vite duke fotografuar pasagjerët e tij në NYC (FOTO)

Ulëset e pjesë se pasme të një taksi në Nju Jork, Ryan Weideman i shndërroi në një “studio fotografike” për dekada të tëra, përcjellë KultPlus.

Kur Ryan Weideman erdhi në Nju Jork në vitin 1980, kishte qenë i mbushur plot me ëndrra. Kurse vetëm pas një kohë të shkurtër e kuptoi se sa e vështirë ishte të fillonte një jetë prej fotografi derisa në të njëjtën kohë shqetësohej për të paguar faturat dhe qiranë.

I frymëzuar nga fqinji i tij i cili ishte një taksist, Ryanit i lindi ideja që përmes punës së taksistit të shfrytëzonte edhe pasionin e tij për fotografinë./ KultPlus.com

The Guardian paraqet bukuritë e bregdetit të Durrësit (FOTO)

The Guardian, sot përmes fotografive ka treguar bukuritë e bregdetit të Durrësit, shkruan KultPlus.

Fotografitë i ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili njëkohësisht ka uruar një ditë të mbarë me këto fotografi./ KultPlus.com