‘The Herald’: Zbulimi i Shqipërisë, 10 destinacionet më të mira për eksploruesit skocez

Shqipëria po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues për udhëtarët skocezë, falë disponueshmërisë së shtuar të fluturimeve buxhetore që lidhin këto dy vende, shkruan në një artikull “The Herald Scotland”.

Si një nga perlat e fshehura të Evropës, ky vend ballkanik mbetet kryesisht pa turma, duke ruajtur një autenticitet të humbur shpesh, në destinacione më të njohura.

Për më tepër, Shqipëria ofron një kombinim plazhesh mesdhetare, arkitekturë osmane dhe peizazhe mahnitëse malore, të gjitha të përshtatshme për eksplorim.

10 mrekullitë e Shqipërisë: Nga vendstrehimet bregdetare në pikat e nxehta historike

Shqipëria është një mikrokozmos i vërtetë i Mesdheut, që përfshin plazhe të pacenuara, monumente historike, dhe jetë nate të gjallë brenda kufijve të saj.

Ju mund të gjeni disa bukuri natyrore të jashtëzakonshme, të ktheheni prapa në kohë duke eksploruar rrënojat e lashta ose të shijoni “skenën ku lulëzojnë” kafenetë dhe baret në Tiranë.

Më poshtë vijojnë 10 atraksionet dhe destinacionet që nuk duhet të humbisni ndërsa shijoni aventurën tuaj shqiptare.

Relaks në Rivierë, plazhi i Dhërmiut

I ndodhur përgjatë Rivierës Shqiptare, plazhi i Dhërmiut u ofron vizitorëve rërë të bardhë të pacenuar, ujëra të pastër kristal dhe bukuri natyrore të paprekur.

I veshur me shpella dhe limane të fshehura, ky plazh konsiderohet si një nga më të mirët në vend.

Berati, qyteti i një mijë dritareve

Berati është një qytet unik, i fortifikuar që ofron një udhëtim nëpër histori me arkitekturën e tij otomane me tulla të bardha, të ruajtura mirë, e cila është njohur nga UNESCO.

Dritaret e veçanta të qytetit kanë çuar në pseudonimin e tij, duke krijuar një horizont magjepsës që kap thelbin e së kaluarës së Shqipërisë.

Disa nga atraksionet më të dukshme përfshijnë Kalanë e Beratit në majë të kodrës, dhe Muzeun Ikonografik Onufri, kushtuar artit bizantin.

Aventurë në lartësi të mëdha në Alpet e Shqipërisë

Ky Park Kombëtar mahnitës i Alpeve të Shqipërisë ofron një arratisje emocionuese për admiruesit e natyrës.

Shtigjet e saj sfiduese, ujëvarat befasuese dhe fshatrat tradicionale malore ofrojnë një përvojë autentike të malësisë.

Vetëm sigurohuni që të keni kujdes nga arinjtë e zinj vendas!

Mrekullia arkitekturore: Piramida e Tiranës

Piramida e Tiranës, dikur një muze kushtuar liderit afatgjatë komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, është një strukturë ikonike që simbolizon historinë komplekse të vendit.

Edhe pse një monument i diskutueshëm për shumë vite, në vitin 2017 u vendos që kjo pjesë e jashtëzakonshme e arkitekturës të rinovohej dhe jo të prishej.

Kohët e fundit, ajo është shndërrua në një qendër IT rinore për Teknologjitë Kreative, e cila i hapi dyert e saj në maj 2023.

Ngjitni një nga shkallët e shumta në muret e piramidës për një pamje spektakolare të Tiranës dhe për të shkrepur disa foto të shkëlqyera.

Rrënojat madhështore të Parkut Kombëtar të Butrintit

Shtëpia e rrënojave të qytetit antik të “Buthrotum”, Parku Kombëtar i Butrintit është një tjetër vend i bukurisë natyrore, që ofron gjithashtu një pamje të pasur historike të rajonit.

Një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, ky vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s krenohet me rrënojat e ruajtura mirë të qytetërimeve greke, romake dhe bizantine.

Ju mund të vizitoni teatrin romak, muret e qytetit të lashtë dhe madje edhe rrënojat e 2 kështjellave, të gjitha të vendosura midis një pylli të qetë.

Izolim magjepsës në ishullin e Sazanit

Dikur një bazë ushtarake, ishulli i Sazanit është tani një destinacion intrigues, duke ofruar një kombinim unik të bukurisë natyrore dhe historisë së Luftës së Ftohtë.

Ishulli ka një vijë bregdetare kryesisht shkëmbore, por gjithashtu krenohet me plazhin e mrekullueshëm “Admiral” dhe disa resorte luksoze.

Mos e humbisni mundësinë për të zhytur skuba në ujërat e ishullit, për të zbuluar një botë magjepsëse nën ujë.

Jeta e gjallë e natës në “Bllokun” e Tiranës

Nëse jeni duke kërkuar për një natë të mrekullueshme në qytet ndërsa jeni në Shqipëri, Blloku në Tiranë është një vizitë e domosdoshme.

Dikur ekskluzive për elitën komuniste, tani zona është e mbushur me bare, klube dhe restorante moderne që janë të hapura për të gjithë, duke ofruar një pjesë të gjallë të kulturës moderne shqiptare.

Gjirokastër: Qyteti i Gurit

Hyni në librin e historisë së gjallë në Gjirokastër, i vendosur në jug të Shqipërisë.

I njohur si “Qyteti i Gurit”, rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës dhe qyteti i vjetër i ruajtur bukur, ofrojnë një dritare në një epokë të së shkuarës.

Mos e humbisni Kalanë mbresëlënëse të Gjirokastrës, e cila ofron pamje panoramike mbi qytet dhe më gjerë.

Diell, det dhe rërë në Ksamil

I vendosur pak më larg Rivierës Shqiptare, fshati piktoresk i Ksamilit është i njohur për plazhet e tij të mrekullueshme.

Ishujt e Ksamilit në afërsi të bregut, janë gjithashtu një arratisje e përsosur për ata që kërkojnë paqen, për të bërë banjo dielli dhe për t’u zhytur në ujëra të pastër kristal.

Liqeni i Komanit dhe Fierzës, me traget

Përfundoni udhëtimin tuaj duke marrë tragetin e Komanit përmes një rrjeti liqenesh bruz dhe shkëmbinjve dramatikë në veri të Shqipërisë.

Ky udhëtim mahnitës shpesh krahasohet me fjordet norvegjeze, duke ofruar një mbyllje të qetë të aventurës suaj shqiptare. /atsh/KultPlus.com

Jepen çmimet ndërkombëtare për shkollat më të mira në botë për këtë vit

Akademia e njohur ndërkombëtare “T4 Education” ndau çmimet për institucionet arsimore më të mira në botë.

Ato janë: Shkolla Dunoon në Skoci që fitoi kategorinë bashkëpunimi me komunitetin; Shkolla Emilia Lascar në Kili, që mori çmimin e inovacionit; Shkolla e Mesme Bonuan Bukuig në Filipine, që u vlerësua me çmimin për mjedisin; ndërsa nisma Uakadogo në Ugandë triumfoi në kategorinë e tejkalimit të vështirësive pasi menaxhoi dy klasa me 450 nxënës; dhe në fund Shkolla e Mesme e Çikagos në SHBA. Kuri Metropolitan u vlerësua me çmimin e mbështetjes së jetës së shëndetshme me gjithëpërfshirje mes komuniteteve.

5 shkollat më të mira do të ndajnë shpërblimin financiar prej 250 mijë dollarësh, fond i cili do të përdoret për të mbështetur nxënësit dhe komunitetet.

Akademia “T4”, e cila u themelua gjatë pandemisë koronavirus, bën bashkë mësues nga e gjithë bota përmes një platforme digjitale ku diskutohen mjetet dhe nismat e reja për edukimin e brezave./A2CNN/ KultPlus.com

“Pa vend” me regji të Samir Karahodës përzgjedhet edhe në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci

Filmi “Pa vend” me regji të Samir Karahodës përzgjedhet edhe në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci, përcjell KultPlus.

“Pa vend” do të shfaqet në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Glasgow.

Kjo do të jetë edhe premiera skoceze për ‘Pa vend’. Ndërkaq, festivali do të mbahet nga 23-27 mars në Glasgow, Skoci.

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve. / KultPlus.com

400 avionë privatë ndotën ajrin në samitin për mbrojtjen e klimës

Në samitin e klimës në Glasgow të Skocisë, shumë biznesmenë e personalitete politike mbërritën me avionë privatë, duke u kthyer dhe vetë në një arsye për ndotje thonë mediat e huaja.

Sipas tyre, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos mbërriti me një Gulfstream prej 48 milionë paundësh, i ndjekur nga dhjetëra të tjerë, në takimin ku u diskutuan mënyra sesi të kufizojmë ndikimin e dëmshëm njerëzor mbi mjedisin që na rrethon.

DailyMail thotë se mbi 400 avionë privatë mbërritën në Skoci për konferencën, duke shkaktuar një bllokim trafiku që detyroi avionë të tjerë të fluturonin 30 milje për të gjetur një hapësirë për të ndaluar.

Si për ironi, thotë gazeta, një nga mesazhet që vijnë nga bisedimet për klimën është se ne të gjithë duhet të fluturojmë më pak për të ulur emetimet, përcjell Top Channel.

Sipas disa përllogaritjeve, flota e avionëve privatë të mbërritur për këtë konferencë, shpërndan 13,000 ton dioksid karboni në total – e barazvleshme kjo me sasinë e prodhuar nga më shumë se 1,600 britanikë në një vit. Mendohet që avionët privatë ndotin më tepër se ata komercialë./ KultPlus.com

Kështjella 120-vjeçare del në shitje për vetëm 1£

Autoriteti i Trashëgimisë Kombëtare të Skocisë njoftoi se një kështjellë historike 120-vjeçare në ishullin e largët të brendshëm të Hebrid është në shitje për 1 £.

Por, ka disa kushte të cilat duhen plotësuar për t’u bërë pronarë të kështjellës.

Në një deklaratë, autoriteti tha: “Kështjella Kinloch është në shitje për vetëm 1 £, por me kushte të caktuara. Çdo pronar duhet të provojë aftësinë për të mirëmbajtur kështjellën sepse ajo ka nevojë për riparime me vlerë 20 milion £. Gjithashtu, duhet plan për të përmirësuar të ardhmen e ishullit.”

Kalaja e rrënuar Kinloch ndodhet në Isle Rùm në Skoci dhe aktualisht është në pronësi të NatureScot – organi publik për trashëgiminë kombëtare të kombit.

E ndërtuar nga një miliarder viktorian, rezidenca e shekullit të XIX ishte një vend i njohur për festa, kërcime, lojëra dhe peshkim.

Të gjitha dhomat janë të mbushura postera, skulptura, vepra arti dhe një piano të madhe Steinway. Ekziston edhe një sallë vallëzimi me dysheme dhe mure prej ari.

Pallati ende strehon instrumentin e fundit muzikor të vjetër, të cilit i duhen 50,000 paund për tu restauruar.

NatureScot tani po kërkon një person, kompani ose fondacion për të blerë pronën mbresëlënëse.

Çdo pronar shpresëdhënës do të duhet të dëshmojë se ka burimet për të ruajtur historinë.

Një zëdhënës tha: “Prioriteti ynë është të mbrojmë dhe ruajmë natyrën në Skoci, prandaj, ne punojmë për të gjetur një pronar që do ta ruajë atë,” shkruan metro.uk. / KultPlus.com

Propozim martese në mes të koncertit, Rita ndan me fansat momentin romantik

Rita Ora është vazhdimisht e angazhuar me koncerte, nga të cilat nuk pushon pothuajse asnjë ditë.

Këngëtarja mbrëmë ka performuar në Skoci, ku as reshjet e mëdha të shiut nuk e ndaluan atë të performonte para fansave të saj, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më kulmore të atij koncerti, e një prej tyre ishte shumë romantik.

Një çift në mes të skenës janë fejuar, pasi djaloshi i propozoi të dashurës dhe ajo pranoi para gjithë asaj mase.

Rita ishte emocionuar nga ajo skenë, ndërsa në një video që ndau me ndjekësit shkroi “Urime, shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj”.

As shiu i fuqishëm nuk e ndalë Rita Orën (FOTO)

Rita Ora me tren ishte nisur për në Skoci, atje ku u prit nga një numër i madh i fansave. As shiu nuk i kishte larguar ata nga koncerti i këngëtares shqiptare, Rita Orës, shkruan KultPlus.

Rita Ora me performancën e saj atje, ka bërë që publiku të harrojë shiun dhe të këndoj në çdo fjalë së bashku me të. Rita ka kënduar disa nga hitet e saj si “Anywhere”, “Your song”, “For You”, “Girls”, e këngë të tjera.

“Çfarë mbrëmje, faleminderit që kënduar me mua në shi”, ka shkruar Rita Ora derisa po largohej nga skena, duke falënderuar kështu gjithë fansat e saj që në shi ndoqën koncertin e saj.

Ajo po vazhdon turneun e saj kudo në botë ndërsa para dy muajsh kishte performuar edhe në Tiranë. / KultPlus.com

I anulohet fluturimi, Rita Ora niset me tren për në koncert (FOTO)

Rita Ora po vazhdon performancat e saj të mahnitshme kudo në botë. Për shkak të përkeqësimit të motit, asaj i është anuluar fluturimi për në Skoci, atje ku po e presin fansat e saj, shkruan KultPlus.

Për të qenë pranë tyre, ashtu edhe sic ishte parashikuar, Rita Ora është nisur me tren. Për këtë, Rita Ora i ka njoftuar fansat e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar se as moti i ligë nuk do ta ndalojë që të shkoj atje.

“Performanca duhet të vazhdojë! Skoci unë po vij! Moti është i tmerrshëm, fluturimi u anulua, por kjo nuk do të më ndalojë që të mos më vijë atje! U nisa me tren (është një udhëtim shumë i gjatë) Le të shpresojmë se moti nuk do të përkeqësohet dhe të jemi bashkë jashtë! Shihemi se shpejti!!”, ka shkruar Rita./ KultPlus.com