Për një puthje u shemb Troja

Duke qenë se dashuria dhe fëmijëria janë dy prej realiteteve më të rëndësishme letrare të krijuesve, dy prej mundësive më fatlume që një krijues shtin në dorë për të bërë letërsi, unë po ndalem në atmosferën që krijojnë këto dy gjëndje.
***
Shumë më përpara se të mësoja për kalin e Trojës, mllefin dhe tërbimin e Menelaut për tradhëtinë
e Helenës, dhe para se të merrja vesh se “për një puthje u shemb Troja”, e kam kuptuar dhe ndjerë
pothuaj porsi trojanët dhe akejtë se ç’ndodh nga një puthje e fshehtë për dikënd që nuk është e vendit tënd. Kam qenë rreth 8 vjeç, kur një djalë i pallatit tonë puthi një vajzë të një lagjeje tjetër. Dhe sedra prej djemësh gangstera, inati dhe mllefi i tërë mëhallave të tjera, u turr e ra si një mallkim mbi të gjithë fëmijët e godinës sonë. Për shumë e shumë kohë, djemtë dhe camërdhokët e qytetit, si shpagim rrihnin e godisnin ku të zinin, fëmijë nga pallati ynë.

Madje për vite e vite me radhë, deri sa unë jam rritur e kam ikur prej atje, të gjithë ne, që patëm dalë nga ai pallat quheshim “rrugaçët e katërkatëshit”, kishim apo s’kishim lidhje me puthjen. (“Katërkatëshi” quhej pallati, mbasi qe ndërtesa më e lartë e qytetit). Çdo gjë lidhej me atë natë kur kishte ndodhur puthja e fshehtë. Megjithëse unë kisha qenë fare i vogël kur pati ndodhur ai akt, nuk kisha lidhje me puthjen dhe qesh fëmijë i urtë, (që merreshe me libra dhe pulla poste), dhe për më tepër nuk qesh aspak “rrugaç”, përsëri seç kisha një dëshirë të fshehtë, një turbullim të lehtë, dhe më dukej vetja disi më krenar kur, dhe unë isha pjesë e “atyre rrugaçëve”.

Mbasi e mendoja veten edhe unë të përfshirë në fshehtësinë e asaj nate, sikur pata ndihmuar në komplotin e puthjes, madje e dëshiroja vetën të isha në qendrën e asaj historie me zullume, zarare, shamatë e sherre. Se ç’kisha një krenari prej fëmije, se qemë pikërisht ne ata që, ua kishim puthur vajzën atyre të tjerëve, ne qemë trimat, kaubojsit, gangsterët.

Në atë kohë më duket se një pjesë e vajzave të bukura që këndoheshin në këngët e rrugës quheshin Neti. Nuk e di se përse e kam përshtypjen se dhe vajza e puthur është quajtur Neti. Madje nuk kishte se si të quhej ndryshe përveç se Neti, emri më i përdorur në tërë atë atmosferë këngësh dashurie. Bash në atë kohë thuhej se një poet i quajtur Ndoc Gjetja, dhe që jetonte tri lagje përtej nesh, pati shkruar në librin e tij “… përse puthja të mbetet ilegale”.

Atëherë nëpër qytetet e vogla, dashuritë e fshehta dhe puthjet, disa i shihnin si flamë, sëmundje a dert,
dhe disa të tjerë magjepseshin me vezullimin e tyre misterioze, pak të zbehta dhe të rrethuara nga thashethemet dhe hamendjet. Ngjarjet që lidheshin me dashuritë ndaheshin në dy lloje. Në “filanen e ka zënë qymyri me filanin” dhe “atë grua e kanë zënë në flagrancë”.

Ndërsa e para kishte diçka poetike, ku rënia në dashuri qe një vendim i marrë në gjysmëjerm, pak në marrakotje, nga një turbullim i lehtë koke, nga një hutim, dhe kishte dhe shumë poezi në atë veprim, tek e dyta qe krejt prozaike. “Filanen e kanë zënë në flagrancë”, kishte në tërë atë thënie diçka policore, shtetërore, si një fletë gjobe, si të thoje ndryshe “je zënë me presh në duar”, e duke bërë një faj, kishte një tradhëti, shumë terr e thashetheme. Dhe fjala “flagrancë” e bënte më zyrtare dhe më të zezë se sa duhej atë situatë, që tregonte se një grua i kishte kthyer shpinën të shoqit dhe pat shkuar pas të dashurit.

Nëpër qytet, buzëmbrëmjeve, lulishteve, disi me zë të ultë, silleshin ca këngë sentimentale, me dashuri, herë fatzeza, ku dashuria shkonte deri në vdekje, dhe herë të tjera ku vajzat e dashuruara i zinte ndonjë sëmundje pikërisht nga dashuritë e parealizuara. Por qenë dhe një grusht këngësh që këndoheshin ose nga pijanecë mejhanesh, ose nga jevgj të dëshpëruar, ose nga rrugëtarë që nuk e dinin se as nga ç’vend qenë nisur dhe as se ku do të mbërrinin.

Ato këngë më duket se këndoheshin vetëm mesnatave, krejt në vetmim, mbasi duke u kënduar natën, nëpër rrugët shkret, qenë më të rënda, më të përmallshme e të përvajshme. Dhe brenga, dhimbja e dashurisë, sëmundja apo vdekja e ardhur prej saj, dukeshin shumë më të thekshme. Dhe sa më shpesh këndoheshin këto këngë, aq më shumë më dukej se zbukuroheshin vajzat e qytetit tim të vogël, dsa që mendoja se ato vajza silleshin nëpër qytet, të dëgjonin pikërisht ato këngë, që unë kujtoja se qenë bërë enkas për to.

Kam qenë 9 apo 10 vjeç kur, mes tërë atij muri me libra të tim ati, (zyrtar arsimi dhe pedagog letërsie),
gjeta në një faqe të vjetër reviste “O ti këngëtar i vetmuar i rrugës / Që në mesnatë i bie kitarës ,/ Mos
m’i zgjo të lutem shumë / Ëndërrat e së dashurës…”

Qenë katër vargje që kishin brenda tyre edhe këngëtarin e vetmuar, edhe që bredh rrugëve, pikërisht në mesnatë, edhe që ka brenda tij bohemin dhe shpirtin e aventurës së njeriut të dashuruar, dhe i bie kitarrës duke kënduar serenata poshtë dritareve të vajzave, të vajzave të bukura që ashtu në gjumë shikojnë ëndërra dashurie.

Më kanë tronditur dashuritë e leximeve që nga Eva dhe Adami, Orfeu dhe Euridika, Fiklemoni dhe Baukida, Perikliu dhe Aspasia, Antoni dhe Kleopatra, Abelardi dhe Heloiza, Tristani dhe Izolta, Zigmundi dhe Ziglinda, Dantja dhe Beatriçja, Romeo dhe Zhulieta, Markezi dhe zonja Dë Sad, Gëte dhe Kristina Vulpius, Napoleoni dhe Zhozefina, Persi B. Shelli dhe Meri Shelli, Kuazimodo dhe Esmeralda, Shumani dhe Klara Vik, Karl dhe Zheni Marks, Rikardi dhe Kozima Vagner, Roza Luksemburg dhe Leo Jozhikes, Eleonora Duze dhe Gabriele D’Anuncio, Gertrudë Shtein dhe Alis Toklas, Lorens dhe Frida von Rihtofen, Martin Hajdeger dhe Hanah Arend, Virxhinia Ulf dhe Vita Sakvill, Salvadore Dali dhe Gala, Zhan Pol Sartri dhe Simonë de Bovuar, Anais Nin dhe Henri Miller, Ingrite Bergman dhe Roberto Roselini, Martin Luter King dhe Koreta Skot King, Lolita dhe Humbert Humberti, Merlin Monroe dhe Artur Miler, Uini dhe Nelson Mandela, Xhon dhe Xheki Kenedi, Elizabet Teilor dhe Riçard Barton, Xhon Lenon dhe Joko Ono, etj etj etj, por ato katër vargje dhe sot e kësaj dite, që unë kam ikur prej kohësh prej fëmijërisë dhe rinisë sime, më kujtohen si t’i kem lexuar sot. Një pjesë e vajzave të bukura të qytetit tonë qenë nga familje që shteti i pati shtyrë e degdisur nga qytetet e mëdha dhe zyrat e larta, në fund të rrugicave të ngushta të lagjeve dhe mëhallave tona.

Qenë të hijshme, gjithë nur, sharm, bukuri, të heshtura, të përkora, të përvuajtura nga një vuajte dinjitoze, pak në distancë, (qenë “me hije”, shprehja që përdorej për ata që kishin diçka në biografi, një cen, sikur nga radioskopia e tyre të ishte dalluar brenda trupit të tyre një njollë e zezë, apo hija e një sëmundje të fshehtë).

Dashuria qe një atmosferë pak misterioze, e mbajtur disi në fshehtësi, me ca pusulla letrash që shoqe
mbas shoqeje mbërrinin në duart e djemve, rrahje me djemtë e tjerë për t’u dalë zot vajzave të lagjes,
tatuazhet në trupat e të rinjve ku pikturoheshin zemra të përshkuara nga shigjetat, (simbole të vrasjes nga dashuria), koka të bukura femrash, apo ndonjë datë që gjithësesi kishte lidhje me ndonjë ngjarje dashurie.

Dhe si për të mos mjaftuar tërë këto dashuri, një mesnatë mbërritën në qytetin tonë, me ca makina të vjetra, ngarkuar plot tesha e njerëz, familja e Fadil Paçramit, si dhe Todi Lubonja me familjarët e tij. Thuhej e përshpëritej nga mëhalla në mëhallë se, shteti qe nervozuar me to, mbasi ato kishin kërkuar më shumë dashuri dhe puthje.

E shikoja Lubonjën kur dilte darkave për të bërë xhiron e zakonshme me Lirinë. Kalonte bri pallatit tonë dhe humbte në periferi, atje ku rrugët qenë të qeta dhe pa njerëz. Ai pati lënë kryeqytetin e madh, rrugët e gjëra, shtëpitë e mobiluara, vajzat e bukura të Tiranës që shëtisnin më të çlirta dhe pa teklif, djemtë e veshur bukur që këndonin në kodrat e liqenit serenata.

I pati lënë të gjitha, (për atë “liberalizmin e tij”, që njerëzit e përkthenin “që të kishte më shumë dashuri dhe puthje”), Dhe e patën sjellë e rrasur në qytetin tonë të vogël, me pak njerëz, me rrugica të ngushta e me tri lagje të vjetra. Kisha një dhimbje të turbullt e të zbehtë prej fëmije kur e shihja. Vërtetë për pak më tepër dashuri dhe pak më tepër puthje, qe shembur dhe Troja e këtij burri.

O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”, e këtë herë fajin kujt me ia lanë? (VIDEO)

Rock-grupi Troja në vitin 2014 protestoi përmes këngës “Demokraci”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e cila është e shoqëruar bashkë me videoklip e sjellë gjendjen aktuale në të cilën gjendet shoqëria kosovare. Ndonëse kanë kaluar pesë vite nga lansimi i këngës, shoqëria jonë vazhdon me të njëjtat probleme dhe pa ndryshime.

Më poshtë po ju sjellim testin e kësaj këngë që mbetet aktuale edhe sot:

-Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! …

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë?

HardhFest spektakolar në natën e parë me Trojën, sonte performojnë Kee Marcello dhe Eugent Bushpepa

HardhFest filloi të premtën mbrëma më 7 shtator me performancat e disa prej yjeve të muzikë vendore dhe ndërkombëtare. përcjellë KultPlus.

Në skenën e madhe të HardhFest u mblodhën mijëra adhurues për të përjetuar spektaklin që sjell çdo vit ky festival në vendin e rrushit dhe të verës.

Në natën e parë performuan Troja, ku rock grupi është rikthyer në skenën e HardhFest me paraqitje spektakolare dhe hitet e tyre të vjetra që u kënduan një zëri nga publiku.

NouveauBeats nga Holanda u përkujdes për muzikën më të mirë elektronike duke elektrizuar publikun deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ndërkaq, skenën e pushtuan edhe rokerët suedezë, Madmans Choice, të cilët ishin një prej befasive ndërkombëtare të festivalit, ashtu sikurse Rahoveci All Stars, rock grupi i themeluar enkas për këtë festival.

Në natën e dytë (sonte) performojnë legjenda e grupit Europe, Kee Marcello me bend dhe Eugent Bushpepa i cili ekskluzivisht mban koncertin e parë pas suksesit në Eurovision.

HardhFest është ndër të vetmet festivale që kultivon muzikën rock me performanca live. /Telegrafi/

“Po janë këta njerëz që diellin ma kanë nal”

“Amaneti i Cloën-it”, nga grupi Troja është publikuar në shkurt të vitit 2015-të, shkruan KultPlus.

Kjo këngë me një tekst shumë aktual për gjendjen në vend, po vazhdon të dëgjohet shumë nga qytetarët.

Po ashtu kjo është kënga e cila po përcjellë protestat e përjavshme që po mbahen nga qytetarët për ngjarjet e fundit në vend.

Po sjellim të plotë tekstin:

Janë do vjet që kanë kalue neper mue
Mrena n’shpirt me forcë po më shtyn me thanë..
Kush janë këta njerz që s’janë shkollue
Nuk kan msu qe njeri nuk ban
Shpin e vet me vjedh
Janë do fjal që nuk po muj me i thanë

Janë kta njerz qe kan teprue
Shumë kanë kushtu rrenat e tyne
Janë tu m`qu atje ku veten nuk muj ma me gjet

Edhe sa vjet duhet me shkue
Me i duru kta njerz qe krejt forcen ma kan marr
Janë kta njerz që trunin ma kanë la
Janë kta njerz që vet nuk muj me i nal

AAAAHHH(scream)

Kisha dasht diqka me ndrrue
Te kta njerz qe diellin diellin ma kan nal
Sa shum vjet kam andrrue
Kam besue.. zotit ju kam lut dielli me dal
Po jan kta njerz qe diellin ma kan nal
Jan kto vjet qe kurr nuk muj me i marr

Këngëtarët që i qëndruan besnikë muzikës së tyre

Trendet dhe kërkesat e reja në skenën muzikore kanë bërë që shumë këngëtarë të dalin jashtë kornizave të tyre, duke iu përshtatur pikërisht asaj që kërkohet.

Ndryshimet e mëdha i shohim prej kohësh, dikush e ka gjetur vetën mirë e të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim të asaj që do t’i shndërronte në emra të kërkuar dhe mbi të gjitha të kishin përfitime nga ajo që bëjnë.

Megjithëkëtë, një pjesë e këngëtarëve të njohur kanë arritur t’i rezistojnë asaj që cilësohet komerciale, e cila në këtë fakt shumicës po i sjell shumë klikime, mbrëmje muzikore dhe si rrjedhojë shumë para. Një pjesë e atyre që kanë zgjedhur këtë drejtim nuk janë tërhequr nga skena por kanë vazhduar të jenë aktiv duke sjellë projekte muzikore në momente të caktuara, e veçmas duke marrë pjesë në festivale muzikore edhe pse nuk janë të shumta.

Eliza Hoxha është një prej këngëtareve, e cila nuk ka bërë kompromise me muzikën e saj. Ka sjellë këngë e videoklipe, ka marrë pjesë nëpër festivale, mirëpo gjithmonë duke ardhur me këngë të jashtëzakonshme, të cilat megjithëse jokomerciale, janë mirëpritur, dëgjuar e shumë prej tyre janë shndërruar në hite të mëdha. Këngëtarja e njohur nuk ka lënë anash as projekte videomuzikore, përmes të cilave ka prekur tema sociale dhe kauza të rëndësishme për shoqërinë tonë, siç ishte ai me titull “Për ata që s’janë”.

Këngët dhe klipet e saj janë të rralla sepse edhe Rosela Gjylbegu ka zgjedhur këtë rrugë. E nisi tek “Ethet e së premtes mbrëma”, ashtu siç kanë bërë shumë kolegë të saj, por gjithmonë i qëndroi besnike muzikës së saj. Rosela njihet sidomos për pjesëmarrjet nëpër festivale.

Ani pse kohëve të fundit nuk janë aktivë, në Kosovën e pasluftës grupet “Jericho” dhe “Troja” i kanë dhënë shumë rok-muzikës shqiptare. Pikërisht, janë këto dy grupe që i kanë rezistuar tregut të vrazhdë dhe asaj që vazhdimisht është kërkuar.

Kësaj liste nuk i mungon Rona Nishliu. Madje, këngëtarja tregoi më së miri se si me një këngë me vlera, me një mesazh dhe me një interpretim nga shpirti mund të shkëlqesh dhe të fitosh vëmendje edhe në një skenë siç është ajo e Festivalit Evropian “Eurovizion”, aty ku më shumë se kudo tjetër kërkohen këngët komerciale.


“Shtyje”, “Krejt andrrën” e “Këtu” janë disa nga këngët e kantautorit Genc Salihu, i cili gjithashtu ka arritur ta ruajë shumë mirë atë që ka kultivuar qysh herët.

Hashani, Shpat Deda e Mariza Ikonomi janë disa emra të tjerë, të cilët i kemi parë të mos eksperimentojnë shumë, por të vijnë në ujërat e tyre e që gjithsesi risitë nuk kanë munguar.

Këta ishin vetëm disa nga emrat që arritën t’iu rezistojnë ndryshimeve të mëdha, t’i qëndrojnë besnik stilit të tyre dhe të kultivojnë muzikën që e duan, edhe pse dikush më shumë e dikush më pak aktiv./KultPlus.com

“O sen s’kem pasë, po jemi dashtë” (VIDEO)

Albumi “One” që erdhi para tri viteve nga grupi “Troja”, u mirëprit nga publiku që s’kishte reshtur së dëgjuari “Trojë”-n përmes këngëve të albumit “Amaneti i Clown”-it, shkruan KultPlus.

Me një dinamikë të tingujve e zërit të thellë të Bujar Berishës, këngët e tij ishin bërë si një jehonë në përforcimin e zërave revoltues, që derisa dëgjojnë këngët e këtij grupi, i përcjellin në çdo fjalë.

Si pjesë e albumit “One”, kënga “A e man men” është veçuar nga shumë dëgjues të këtij grupi. Si një thirrje në të kaluarën, në kërkim të solidaritetit e dashurisë, kjo këngë u bë një rikujtim për historinë e dhimbjen e këtij vendi, e reflektim ndaj të sotmes.

KultPlus e sjellë këtë këngë së bashku me tekst, nga rok-grupi i përbërë nga vokalisti Bujar Berisha, Florent Bajrami në gitarë, Violand Shabani në trambor dhe Agron Ejupi në bas.

A e man n’men
A e man n’men a e manë?
Udhën deri ktu qysh kemi ardhë!

A e man n’men a e manë?
A e man n’men kush jemi kanë?
A e man n’men a e manë ti, venin tënd?
A e man n’men a e man, a e man n’men çfarë jete kemi ba?
A e man n’men a e man:
O send s’kem pasë…
Po jena dashtë.

A e man n’men a e manë?
Vajin e fëmijëve, n’men a e man?
A e man n’men, kur kemi thanë:
“A ka një Zot, Zot që na del krahë?”
A e man n’men a e man?
A e man n’men atë kohë vendin tënd?
A e man n’men a e man?
Kur u hap qielli engjëjt me i pa!

E kush kish thanë, kush kish thanë…?
E kush kish thanë, kush kish thanë…
Që n’kët ditë kemi me ardhë?

“Qysh thirret sistemi ku kriminelët e udhëheqin një shoqni?” (VIDEO)

Po sjellim sot këngën e rok grupit Troja “Demokraci”.

Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! …

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë?

Këngën “Demokraci” nga Troja, Demi e shndërron në “PANokraci” (VIDEO)

Kolumnisti Agron Demi, duke parë zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës ka bërë një riformulim të tekstit të këngës “Troja”, “Demokraci”, por tashmë duke ia dedikuar koalicionit të madh “PAN”, ku “Demokraci”, është shndërruar në “PANOkraci”, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund të lexoni komplet tekstin e Agron Demit.

“Refreni i ri i Troja:
‘Qysh quhet sistemi ku e drejta i takon atij qe nuk e ka shumicen?’
– PANokraci, PANokraci
‘Qysh quhet sistemi ku ligji vlen veç për ty?’
– PANokraci, PANokraci
‘Qysh thirret sistemi që nuk ka hiq demokraci?’
– PANokraci, PANokraci.
‘Qysh thirret sistemi ku kriminelt e udhëheqin me një shoqëri?’
– PANokraci, PANokraci
‘Qysh thirret sistemi ku në modë janë xhipat me xhama të zi?’
– PANokraci, PANokraci…”/KultPlus.com