Vendet që duhet të vizitoni në 2023 sipas New York Times, Shqipëria në ‘top’ listë

Londra, Japonia dhe Arizona dolën në krye të listës vjetore të “New York Times” të destinacioneve që duhen vizituar. Nëse kërkoni të rezervoni një udhëtim këtë vit, por nuk po vendosni se ku të shkoni, ekspertët në gazetës prestigjioze kanë publikuar listën e tyre vjetore të 52 vendeve që duhen vizituar në vitin 2023.

Për të përcaktuar vendet kryesore në botë, ata shtruan pyetjen shumë të rëndësishme se përse udhëtojmë. Këto destinacione në mbarë botën u zgjodhën sepse u ofrojnë udhëtarëve ushqim, kulturë, aventurë ose bukuri natyrore që është unike për atë vend dhe për të cilën ia vlen të udhëtosh.

Ajo që bijë në sy është se Shqipëria renditet e 8-ta në këtë listë, dhe vendi që “New York Times” sugjeron është lumi Vjosa. “Mbrojtja e Vjosës , një nga lumenjtë e fundit të Evropës, nuk ka qenë e lehtë”, shkruan “New York Times”. “Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të tij dhe ekosistemet e panumërta, qeveria shqiptare mori një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e tij me kanione prej 120 milje të rrugës ujore nga 169 milje e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik si dhe duke përfshirë rreth 60 milje nga degët e lumit”, thuhej më tej. New York Times vlerëson gjithashtu mikpritjen e vendasve, duke thënë se ata mirëpresin aventurierët për kafe, raki dhe ushqime tradicionale.

Lista e plotë e vendeve për të udhëtuar në 2023 sipas “New York Times” në 2023.

1. London, UK

2. Morioka, Japan

3. Monument Valley Navajo Tribal Park, Arizona

4. Kilmartin Glen, Scotland

5. Auckland, New Zealand

6. Palm Springs, California

7. Kangaroo Island, Australia

8. Vjosa River, Albania

9. Accra, Ghana

10. Tromsø, Norway

11. Lençóis Maranhenses National Park, Brazil

12. Bhutan

13. Kerala, India

14. Greenville, South Carolina

15. Tucson, Arizona

16. Martinique

17. The Namib Desert, Southern Africa

18. The Alaska Railroad

19. Fukuoka, Japan

20. Flores, Indonesia

21. Guadalajara, Mexico

22. Tassili n’Ajjer, Algeria

23. Kakheti, Georgia

24. Nîmes, France

25. Ha Giang, Vietnam

26. Salalah, Oman

27. Cuba

28. Odense, Denmark

29. Uluru-Kata Tjuta National Park, Australia

30. Boquete, Panama

31. Tarragona, Spain

32. Charleston, South Carolina

33. Cayos Cochinos, Honduras

34. Burgundy Beer Trail, France

35. Istanbul, Turkey

36. Taipei, Taiwan

37. El Poblado, Medellín, Colombia

38. Lausanne, Switzerland

39. Methana, Greece

40. Louisville, Kentucky

41. Manaus, Brazil

42. Vilnius, Lithuania

43. Macon, Georgia

44. Madrid, Spain

45. Grand Junction, Colorado

46. La Guajira, Colombia

47. Bergamo and Brescia, Italy

48. American Prairie, Montana

49. Eastern Townships, Quebec

50. New Haven, Connecticut

51. The Black Hills, South Dakota

52. Sarajevo, Bosnia and Herzegovina./ KultPlus.com

Nga “Park natyror”, Vjosa së shpejti në mbrojtje si “Park Kombëtar”

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje mbresëlënëse të luginës së Vjosës në rubrikën “Beatiful Albania”.

“Vjosa, sot e mbrojtur si ‘Park Natyror’ së shpejti në mbrojtje si ‘Park Kombëtar’”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare./atsh / KultPlus.com

Di Caprio zë i fuqishëm në mbrojtjen e Lumit Vjosa, kërkon mbështetje përmes peticionit

Aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio, po vazhdon të jetë zëri i fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, ai ndau një video me ndjekësit e tij, më shumë se 50 milionë të tillë, ku edhe shkroi se aktivistët kanë punuar pothuajse për një dekadë që të mbrojnë këtë lum.

“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera”.

Tutje ai shpjegoi se një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte shumë vende të reja punës.

Përmes një linku të vendosur aty, shihet edhe peticioni i krijuar për të mos lejuar kompanitë e naftës të bëjnë kërkime aty.

Ky peticion veçse ka marrë vëmendje të madhe, ku madje është nënshkruar nga më shumë se 32 mijë njerëz. /KultPlus.com

Fituesi i çmimit alternativ “Nobel”, letër Ramës: 30 projektet e HEC-eve rrezik për ekosistemin, Vjosa dhuratë për gjithë Evropën

Ekologjisti gjerman, Michael Succow, fitues i çmimit alternativ “Nobel”, në një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i bën thirrje për fillimin e projektit të Parkut të Kombëtar të Vjosës.

Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe autoriteteve të BE-së, fituesi i çmimit të fondacionit “The Right Lievelihood”, i njohur ndryshe edhe si çmimi alternativ Nobel, bën thirrje për të nisur që tani me planifikimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Model për BE-në
“Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të virgjër të Evropës me një nga ekosistemet më të spikatura të kontinentit. Në dritën e përkeqësimit të jashtëzakonshëm të habitateve natyrore dhe biodiversitetit në Evropë dhe në notë, Vjosa është një dhuratë e madhe jo vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë evropianët dhe më gjerë”, shkruan ekologjisti 79-vjeçar ndër të tjera në letrën e tij.

Profesor Succow, i cili në këtë letër mbështetet edhe nga të tjerë fitues të çmimit alternativ Nobel, i bëjnë thirrje Shqipërisë që të fillojë sa më shpejt me planifikimin e Parkut Kombëtar te Vjosës përgjatë gjithë lumit në Shqipëri duke përfshirë edhe degët e tij. Sipas Succow rreth 30 projektet e HEC-eve të reja përgjatë lumit përbëjnë rrezik për ekosistemin.
Në letrën e tij drejtuar edhe BE-së, Succow u bën thirrje edhe Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të mbështesin me fonde dhe me ekspertizë Shqipërinë në qëllimin e saj për të krijuar Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të virgjër në Evropë. “Kjo do të ishte një arritje gjigante për natyrën e Evropës dhe dhe mund të shërbente si model për BE-në” shkruan ndër të tjera Succow.

36 organizata mbështesin nismën
Rreth 36 organizata mjedisore i janë drejtuar për këtë çështje që nga shkurti e deri tani qeverisë së Shqipërisë, ndër ta edhe aktori i Hollivudit, Leonardo di Caprio, në një mesazh në Twitter. Më 10 shkurt, rreth 20 organizata mjedisore nga Shqipëria dhe Evropa i kishin dorëzuar ministrit të Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, një plan për krijimin e Parkut Kombëtar në rrjedhën e lumit Vjosë.

Qeveria e Shqipërisë më herët kishte paralajmëruar se do ta kthente luginën e Vjosës në një plan kombëtar, por sipas shoqatës për mbrojtjen e mjedisit, EcoAlbania, projekti i qeverisë shqiptare i ka përjashtuar nga mbrojtja zonat përreth hidrocentraleve të planifikuara.
Veç hidrocentraleve, ekspertët e shohin të rrezikuar ekosistemin e Vjosës, me ngritjen e aeroportit të Vlorës, tenderi i të cilit i është dhënë ndërkohë kompanisë zvicerano-shqiptare Mabetex, të ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Behgjet Bacolli, dhe kompanisë turke ADA, e cila aktualisht po ndërton edhe spitalin e Fierit.

Sipas Ecoalbania, përgjatë Vjosës jetojnë aktualisht 1.175 specie kafshësh dhe bimësh, duke përfshirë 119 specie të mbrojtura sipas ligjit shqiptar dhe 39 specie që janë të listuara në Listën e Kuqe Ndërkombëtare të Specieve të Kërcënuara të shoqatës ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës IUCN. Ekspertët mendojnë se numri i specieve të rralla është shumë më i lartë, pasi shumë zona të Vjosës dhe degëve të saj janë ende të paeksploruara./DW/ KultPlus.com

Osmani: I dashur Apple, Kosova është pjesë e botës tuaj, Dua imazh i juaj

Vjosa Osmani i është bashkuar nismës së këngëtares Dua Lipa, i cila i bëri peticion Apple, që të heqë Kosovën nga harta e Serbisë. Ajo është mbështetur në këtë nismë nga shumë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Së fundmi nismës i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në Twitter, shkruan se shumë prej aplikacioneve të Apple përdoren masivisht në Kosovë, dhe kërkon që të shtojë sa më shpejtë Kosovën në hartë.

“Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj”, shkruan Osmani ndër të tjera.

Postimi i plotë

I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën.

Në mars, ju keni bërë Dua Lipën, superstaren nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në ”Apple Music”. Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu.

Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj. /KultPlus.com