Zgjedhen filmat më të mirë të vitit 2017 deri më tani

Edhe pse është gjashtë mujori i parë i këtij viti, sipas Bussines Insider janë disa filma që tashmë kanë marrë primatin si filmat më të mirë për vitin 2017, përcjellë KultPlus.

Performanca e zyrave të arkës nuk tregon gjithmonë nëse një film është i mirë. Disa nga titujt e mëposhtëm nuk kanë të bëjnë me vrasje të mëdha në multipleks, por ka një shans të mirë që do të flasësh për ta shumë kohë pas mbarimit të këtij viti sipas Bussines Insider. Edhe pse është gjashtë mujori i këtij viti ka pasur disa pika të habitshme të ndritshme.

Nga gjigantët si ‘The Fate of the Furious’ dhe ‘Guardians of the Galaxy Vol 2’, për të përfshirë ‘Colossal’, ‘The Lego Batman Movie’, ‘Life’, ‘Split’, ‘John wick: Chapter Two’, ‘Logan’, ‘Get Out’ , janë disa nga filmat më të mirë të vitit deri tani. / KultPlus.com

Piktorja Frida Kahlo shpjegon kuptimin e ngjyrave

Frida, e cila njihet për pikturat dhe për jetën e saj interesante, pos aksidentit që pësoi qysh në rini dhe dashurisë së jetës së saj – Diego Riverës, ka shkruar shumë.

Ditari i saj përmban shumë frikë, dashuri, letërsi, pikturë, zhgënjime të jetës por edhe inspirim, shkruan KultPlus.
Loja e saj me ngjyrat ka qenë gjithmonë një përzierje mes trishtimit e dashurisë. Në ditarin e jetës së saj – The Diary of Frida Kahlo: An Intimate Self-Portrait – ajo përshkruan ngjyrat dhe kuptimin që ato kanë, për jetën e saj dhe për brushat e saj.

Ky është përshkrimi që ajo jep :

Do të provoj secilin laps,
mprehur deri në pafundësi
dhe që e sheh të ardhmen para meje.
E gjelbërta – një dritë e mirë, e ngrohtë
Bojë kafe – ngjyra e gjetheve që shndërrohen në tokë. Ngjyra e nishaneve të njeriut
E verdha – ngjyra e diellit dhe lumturisë, ngjyra e frikës deri në çmenduri
E kaltërta – dashuri e pastër, ngjyrë e energjisë. Ngjyra e distancës
E zeza – Asgjë nuk është e zezë në këtë botë, asgjë.
Ngjyra e ullirit – E tërë Gjermania është e vizatuar në këtë ngjyrë. Shkencë, gjethe, ngjyrë trishtimi.
Ngjyra rozë – ngjyrë e hapur, e vjetër, gjak nga dardha me gjemba. / KultPlus.com

Vjen dokumentari në 20 vjetorin e vdekjes së Lady D

Duka i Cambridge dhe vëllai i tij princi Harry do të flasin “për herë të parë për figurën e Dianës si nënë”.

Siç raporton Telegraph, në një dokumentar që do të shfaqet së shpejti në rrjetin ITV – me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së princeshës, të dy do të sjellin kujtimet e ëmbla të fëmijërisë në shoqërinë e Lady Diana.
“Ishte mamaja jonë dhe është ende sot, më e mira në botë. Na ka mbushur me dashuri”, thonë djemtë.
Sipas revistës angleze, në dokumentarin me metrazh të shkurtër me titullin “Diana, Owr mother: Her Life and Legacy” – princi William ka saktësuar edhe sensin e humorit të mamasë së tij të dashur , shpesh në kontrast me rregullat e ashpra mbretërore.
“Ishte shumë e qeshur. Kishte një sjellje joformale dhe i dëshironte shumë të qeshurat dhe argëtimin. E kishte kuptuar që ishte një jetë reale jashtë mureve të Pallatit”.

Thëniet e Dukës së Cambridge, që në dokumentar kujton nënën e tij duke shfletuar një album të vjetër me fotografi, janë sipas mënyrës së tij historike, duke qenë se në prill 2017 William deklaroi se nuk ia kishte dalë të përballej me vëllanë e tij në mënyrë të plotë dhe të qetë mbi vdekjen e Dianës, shenjë që ajo ngjarje për ata është ende një lloj tabuje, një traumë.
Siç shpjegon Jo Clinton-Davis, në krye të seksionit të fakteve në ITV, nga portreti intim dhe emocional i ofruar nga William dhe Harry – së bashku me disa kujtime të miqve dhe familjarëve – do të dalë një figurë ” e freskët dhe një portret përfundimtar i princeshës Diana, një person unik që preku jetën e miliona njerëzve”.
Nick Kent, producent ekzekutiv i punës, njoftoi gjithashtu se ata do të shohin figurën e Lady D në mënyrë të paparë më herët, përmes syve të dy njerëzve siç janë William dhe Harry, të cilët e kanë njohur më mirë se kushdo tjetër./ KultPlus.com

Trembëdhjetë filma kombëtar do të sfidohen në DokuFest

Filmat e Erenik Beqirit, Eneos Carka, Visar Vishka, Joan Zhonga, Edin Alija, Odeta Cunaj, Durim Kryeziu, Ylljet Alicka, Art Haxhijakupi, Dea Gjinovci, Leart Rama, Astrit Alihajdaraj dhe Emiljo Leka, janë në garën e sivjetme të edicionit kombëtar të DokuFest, shkruan KultPlus.

“Bon Appetit”, City of Walls”, “Doda- The life and adventures of Franz Baron Nopcsa”, “Ethnophobia”, “Fatalist”, “Heaven has been fooled”, “Meeting”, “Plastic floëers”, “Recollection”, “Sans le Kosovo”, Station”, “The remigrant” dhe “They”, janë filmat artistik të metrazhit të shkurtë që janë pranuar sivjet në edicionin e DokuFest, në kategorinë e filmave kombëtar.

“Bon Appetit”, është film me regji të Erenik Beqirit që do të jetë pjesë e kësaj gare, për të pasuar më pas me Eneos Carka, që është regjisor i filmit City of Walls”, pastaj Visar Vishka me “Doda- The life and adventures of Franz Baron Nopcsa”, Joan Zhonga me “Ethnophobia”, “Fatalist”, nga Edin Alija, Odeta Cunaj “Heaven has been fooled”, “Meeting”, nga Durim Kryeziu”, nga Ylljet Alicka “Plastic floëers”, “Recollection nga Art Haxhijakupi, nga Dea Gjinovci “Sns Le Kosovo”, “Station”, nga Leart Rama”, “The remigrant”, nga Astrit Alihajdaraj dhe “They”, nga Emiljo Leka./KultPlus.com

Bukuria e Liqenit të Prespës vjen përmes fotografive të Fation Plakut

Ishulli Mali Gradit, Liqeni Prespës, është një ndër vendet më të bukura në Shqipëri. Liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2. Ky liqen është cilësuar si liqeni më i ndotur në Ballkan. Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Kjo bukuri natyrore është fokusuar nga fotografi Fation Plaku i cili ka vënë në pah bukurinë mahnitëse të këtij vendi shqiptarë. /KultPlus.com

102 filma në edicionin e sivjetmë të DokuFest

DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 16-të, i cili do të mbahet nga data 04 – 12 gusht në Prizren, Kosovë.

Festivali do të shfaqë 102 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 50 shtete – përfshirë dy premiera botërore, dy premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Tetë filma në kategorinë kombëtare poashtu do të kenë premierën botërore në festival.
Filma dokumentar të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni, me një numër të filmëbërësve që rikthehen të cilët do të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival dhe filmëbërës të rinjë puna e të cilëve është përfshirë nëpër seksionet garuese.
Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World, programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘E ardhmja’, programin retrospektivë të një filmëbërësi të rëndësishëm amerikan si dhe programet tjera speicale.
“DokuFest është i vendosur të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë dhe unë besoj që filmat në kategoritë garuese janë po ajo!. Ne jemi të kënaqur që edhe njëherë jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërërit e ri dhe mjeshtërat e kinemasë, publikut tonë në rritje”, tha drejtori artistik i festivalit Veton Nurkollari./ KultPlus.com

Trill

Poezi nga Rozafa Shpuza
Ndërtova nji shpi
me krandet që dallndyshja mblodhi
për folenë në qoshk të ballkonit.
Gërmiha saksitë e karajfilave
e ngjiza themele dhejet erëmirë.
Rrjeta merimangash t’bardha
vara ndër dritaret e faqes lindore,
t’stërpikun me purpur agut.
Mbi pullaz shtrova ashkla pendesash
kaplue me krahë që m’rrokën
gjatë shtegtimeve idhnake…
Tashma, bubullimat e prillit
duartrokasin monologjet e shpirtnave,
që kthehen përmes oxhakut,
me çilë buzëqeshjet e fotografive
varun në oden me tavan andrrash./KultPlus.com

Tringa Rexhepi sot sjellë këngën e parë në gjuhën shqipe

Pas këngës “GO” dhe asaj “Full Time” të cilën e kishte lansuar para disa muajve, këngëtarja kosovare por që jeton në Kanada Tringa Rexhepi, disa ditë më parë pati paralajmëruar për këngën e re.

Kënga e cila titullohet “Pa ty”, do të publikohet sot pasdite, njofton KultPlus.

Kjo është kënga e parë që Tringa e ka shkruar në gjuhën shqipe gjë që e bënë edhe debutimin e saj me këngë në gjuhën shqipe./ KultPlus.com

Artisti nga Kosova pjesë e jurisë së festivalit ‘Gaziantep Watercolor Festival’ në Turqi

Në Gaziantep të Turqisë, që nga 3 korriku ka nis të mbahet festivali më i madh i akuarelit në botë.

‘Gaziantep Watercolor Festival’, ka mbledhë rreth vetës shumë artistë e dashamirë të artit nga e gjithë bota ndërsa në jurinë e këtij festivali përpos artistëve të tjerë nga bota ka qenë edhe artisti nga Kosova Besnik Xhemaili.

Për këtë gjë për KultPlus, ka njoftuar vetë artisti i cili ka thënë se përpos atij edhe Kosova është e privilegjuar në këtë aspekt, pasi që, në këtë festival përzgjidhen vetëm artistët e nivelit shumë serioz për të qenë juri.

“Përzgjedhja është bërë në bazë të nivelit të artistëve, pra kanë votuar një numër i madh i artistëve ndërkombëtar se kush duhet të jetë juri”, ka thënë Xhemaili për KultPlus.
Përpos Besnik Xhemailit nga Kosova pjesë e jurisë së këtij festivali janë edhe Linda Doll nga USA, Atanur Dogan nga Turqia dhe Kanada, Liu Yi nga Kina dhe Rick Huang nga Kina.

Festivali ‘Gaziantep Watercolor Festival’, vazhdon të mbahet në Turqi deri më datën 18 korrik./ KultPlus.com

‘Blla Blla Blla’ rikthehen me albumin ‘Brum për Medioferr’

Albumi është i shtypur në vinly, ndërsa nesër me fillim nga ora 20:00 në Dit’ e Nat’, shkruan KultPlus.

Nesër më 10 korrik, grupi legjendar ‘Blla Blla Blla’, promovojnë albumin më të ri ‘Brum për Medioferr’, shkruan KultPlus. Albumi është i shtypur në vinly, ndërsa nesër me fillim nga ora 20:00 në Dit’ e Nat’, do të bëhet promovimi dhe dëgjimi i albumit bashkë me grupi ‘Blla Blla Blla’./ KultPlus.com

Street Studio Kosovo, e para e llojit të tillë në Kosovë

Punëtoria – One Beat Kosovo -, punëtori kjo e cila vjen e para e llojit të tillë në Kosovë po tenton hapjen e ushtruesve e pëlqyesve të muzikës ndaj komunikimit masiv e multimedias në Kosovë.

Punëtoria mbahet në kuadër të projektit Mobile Studio Kosova. Platformë muzikore mobile e cila udhëton nëpër lokalitete të ndryshme për t’i mësuar të rinjtë për inxhinjieringun teknologjik të muzikës, programe muzikore si dhe incizim direkt të audios (Abelton).

Qëllimi i këtij projekti është që t’i pajisë nxënësit dhe studentët e shkollave të mesme dhe fakultetet e muzikës me programet muzikore të cilat lehtësojnë në masë të madhe punën e audio incizimit e deri te produksioni dhe zhvillimi i punës finale, duke e bërë kështu një pjesëmarrës të mundshëm, të pajisur totalisht me aftësitë e kërkuara muzikore për treg. Into the Park organizon këtë projekt bashkë me
Found Sound Nation dhe GAIA Kosovo, kurse financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Metodologjia e punës për përdorim është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Pas ligjërimit dhe ushtrimit të softuerëve, pjesëmarrësit bashkërisht me facilitatoret, që në këtë rast do jenë Bajram Kinolli dhe Jeremy Thal, do vazhdohet tutje me praktikim e incizim të muzikës. Materiali i mbledhur do përpunohet tutje nga kera facilitore, dhe në fund do promovohet në Into the Park Festival 2017”, thuhet në komunikatë.

Street Studio Kosovo, do t’i shtrijë aktivitetet nga data 10 deri më 15 korrik. Ditët e mbajtjes së ngjarjes janë të hapura për këdo që gëzon dëshirë për pjesëmarrje. Më poshtë po ju sjellim edhe agjendën e plotë. / KultPlus.com

Gazetari i njohur shqiptar takohet me Van Damme (FOTO)

Blendi Fevziu, gazetari i njohur shqiptar është fotografuar me aktorin e njohur botëror Jean Claude Van Damme.

Ky takim i rastësishëm në aeroportin “Nice” të Francës, nuk ka kaluar pa një fotografi të përbashkët.

Këtë fotografi Fevziu e ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram e ku nuk kanë munguar edhe komentet e shumta nga fansat. Kujtojmë se aktori Jean Claude Van Damme, mbetet një ndër aktorët më të pëlqyer për shqiptarët. / KultPlus.com

Festivali i Filmit në Sarajevë, zbulon anëtarët e jurisë për filmat e metrazhit të gjatë

Një ndër festivalet më prestigjioze në rajon “Festivali i Filmit në Sarajevë”, tashmë ka zbuluar anëtarët e jurisë për filmat artistik të metrazhit të gjatë, shkruan KultPlus.

Në edicionin e 23 të këtij festivali që do të nisë më 11 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht, filmat e gjatë do të jenë nën llupën e pesë anëtarëve të jurisë.

Ata janë: Micehl Franco, Mark Adams, Goran Bogdan, Fatma Al Remaihi dhe Melisa Sozen./KultPlus.com

Fillon rregullimi i parkut të të martuarve (FOTO)

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, park ky i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës.

Rregullimi bazik i parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga qiftet që do të martohen në kryeqytet. Secili nga këto qifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.

Ky është veç një hap i vogël, por tejet i rëndësishëm në përmirësimin e ambientit në kryeqytetin tonë. Komuna e Prishtinës angazhohet për sa më shumë hapësira të tilla të gjelbra, dhe fton qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim. / KultPlus.com

Ishulli i Ksamilit pronë publike, qytetarët nuk duhet të paguajnë për plazhet

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) në Shqipëri, Auron Tare, ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit vendor të Bashkive bregdetare për mungesë bashkëpunimi me strukturat turistike shqiptare, ku këto të fundit sipas Tares, as këtë sezon nuk do të arrijnë t’u garantojnë pushuesve standardet e duhura të cilësisë së ujit, si dhe të shërbimit nga stacionet e plazheve.

Ndërkohë që kreu i AKB-së, Tare, ka shprehur shqetësimin se ishujt e Ksamilit po shfrytëzohen për biznes e kjo sipas Tares, është e palejueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa për sa i përket standardit të ulët të cilësisë së plazheve për shkak të ujit dhe të shërbimit nga stacionet e plazheve, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë se shkaku kryesor është mungesa e bashkëpunimit nga ana e njësive vendore.

“Ende unë mendoj se nuk jemi në standardin që duhet të jemi, sepse kemi kushtet që duhen për të qenë në një nivel më të lartë, aq më tepër që shumë subjekte private kërkojnë standarde. Por fatkeqësisht, për arsye nga më të ndryshmet, Bashkitë të cilat kanë detyrimin ligjor për të rritur standardin e kërkesës për cilësinë e plazheve, ende nuk i kanë zbatuar ato standarde që kërkohen nga ligji dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave për plazhet, siç është pastrimi i plazheve, pra shumë i rëndësishëm; është edhe standardi i sigurisë në plazhe”, thekson Auron Tare.

Kreu i AKB-së thotë se cilësia më e dobët e ujit haset në plazhet e Durrësit e Golemit, për shkak të ndërtimeve të shumta dhe shfrytëzimit pa kriter në vite. / KultPlus.com

Nesër ‘Peja poetike 2017’, i bashkon poetët nga trevat shqiptare

Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, në bashkëorganizim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”, nga Suedia, do të organizojë nesër Manifestimin letrar, tradicional, mbarëkombëtar – miqësor të shtatin me radhë “Peja poetike -2017”.

Ali Asllanaj nga Këshilli Organizativ tha se ky aktivitet ka qëllim që të tubojë poetët nga të gjitha trevat shqiptare. “Tani zhvillimi i teknologjisë na ka mundësuar shumë që të jemi më afër dhe besoj se do të kalojmë mirë”, i tha ai sot RTK-së.

“Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, synon që të integrojë në këtë shoqatë edhe të rinjtë. Tani ajo ka shumë anëtarë. Në programin e manifestimit letrar, tradicional, mbarëkombëtar – miqësor, të shtatin me radhë, “Peja poetike -2017”, do të ketë edhe tryeza të cilat do ta begatojnë këtë aktivitet duke përfshirë në të edhe pika muzikore”, tha ai.

Sipas tij, në aktivitetin “Peja poetike -2017” do të marrin pjesë rreth 50 poetë. Kurse anëtari i Shoqatën së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”, nga Suedia i cili është edhe organizator, Idriz Gashi, tha se me Shoqatë e shkrimtarëve të Pejës, kanë gjetur bashkëpunim të mirë dhe kjo po tregon rezultate. Ai tha se ka pasur bashkëpunim të mirë edhe me institucionet e Kosovës. / KultPlus.com

Bjeshkët e Oroshit, një atraksion për turizmin e aventurës dhe të kulturës

Mirdita dhe zemra e saj Oroshi, ndodhen në lindje të Rrëshenit. Kjo është një zonë malore mjaft atraktive me mundësi të shumta për zhvillimin e llojeve të turizmit malor. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine.

Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe Fushat e Lugjeve me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik.

Këtu ndodhej bërthama e krijimit të krahinës së Mirditës dhe njëkohësisht në shek. XV ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të rezistencës anti – osmane. Në Orosh ka qenë edhe abacia e Mirditës.
Kjo është një zonë me mjaft objekte të trashëgimisë kulturore dhe të kultit. Ka një histori të pasur bëmash dhe ngjarjesh. Përveç Nënshejtit e Lajthizës, janë edhe fshatrat Ndërshenë, Shëngjin e Lari, që mundësojnë turizmin familjar. Mikpritja në traditën e mirditorit është një nga virtytet më të rëndësishme e të hershme. Por turizmi familjar për mirditorët është një praktikë e re, që kërkon edhe parapërgatitje për krijimin e një mjedisi tërheqës për turistët. Kjo zonë nuk ka vetëm natyrën e bukur, por edhe një histori qindra vjeçare. Edhe pylli, edhe guri, edhe majat e maleve e kanë një histori. Për këtë flasin qartë edhe toponimet e shumta, që ka në këtë zonë.

Mirdita ka edhe shumë qendra arkeologjike si në Prosek, Përlat e Bukmirë, Kodër Rrëshen dhe Bukël. Të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarë Bjeshkët e Kaçinarit me bjeshkët e Tërbunit (Pukë), me majën më të lartë atë të Suçelit l476 metra. Bjeshka e Kaçinarit shtrihet në pjesën veriore të lumit Fani i Madh. Është përgjithësisht një bjeshkë nga më interesantet në veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj.

Është shfrytëzuar për disa dhjetëvjeçarë lënda pyjore e saj, si dhe bimët industriale qershigla, kërpudha etj. Burimet ujore të kësaj bjeshke sigurojnë bimësi të shëndetshme në fshatrat Kuzhnen, Gjegjan, Kaçinar, Arrës, Shtuf, Shëngjergj, Gjazuj. Nga kjo bjeshkë nis burimi i lumit të Gjadrit që përshkon Zadrimën me të cilën kufizohet Mirdita në pjesën perëndimore të saj. Kjo është një zonë me bukuri të rrallë natyrore ku mund të praktikohet turizmi gjithëpërfshirës, i gjelbër, i bardhë, kulturor dhe historik.

Në Orosh gjendet dhe një shpellë tepër e veçantë, “Shpella e Pashës” në Bjeshkët e Oroshit. Specialistët e AdZM-së Lezhë, kanë vendosur shkallë në këtë shpellë me qëllim që ajo të bëhet e vizitueshme nga turistët.

Kjo ndërhyrje u bë në bashkëpunim me banorët e zonës, duke bërë të mundur që kjo shpellë të jetë funksionale dhe e vizitueshme edhe në brendësi të saj. Që ky atraksion turistik të bëhet i prekshëm, kërkohet një vëmendje më e madhe në drejtim të infrastrukturës rrugore. Ajo është e vjetëruar dhe tepër e konsumuar, gjë që e bënë të vështirë turizmin në këtë zonë mbreslënëse./KultPlus.com

“Enver Hoxha ishte homoseksual dhe Nexhmija e dinte”

30 vite më parë, përkthyesi i telegrafeve të diktatorit, Ilir Bulka u arratis nga vendi. Ajo që bëri bujë në mediat Europiane nuk ishte arratisja e tij, por dëshmia e përkthyesit për jetën personale të Enver Hoxhës.

Iliri Bulka ishte i pari që zbërtheu figurën e diktatorit në një tjetët spektër. Dëshmia e tij se Hoxha ishte homoseksual bëri xhiron e disa gazetave prestigjoze greke e më pas italiane, oshëtima e të cilave mbërriti deri në Tiranën e atyre viteve.

“Kisha 10 vjet që planifikoja të ikja, por nuk gjeja rastin. Thashë të pres sa të vdesë Hoxha e të shoh se mos ndryshon situata, por e pashë se nuk ekziston as edhe një fije lirie. Ekonomia është në gjendje shumë të keqe. Në treg mungojnë të gjitha. Në janar – vjet – pashë se nuk ka asnjë shprese dhe mora vendimin që të arratisem. Hoxha ishte homoseksual. Këtë e dinë mirë njerëzit e oborrit të tij, por edhe shumë të tjerë që e patën njohur qysh kur ishte për studime në Paris,” ka deklaruar Bulka.

Ndër lajmet e publikuara pas kësaj dëshmie, artikujt flisnin për ministra, dashnorë të dikatorit të vrarë nga vetë dora e tij. Ditën e djeshme, Bulka e ripohoi dëshminë e tij të para tridhjetë vitesh. Due folur për Hoxhën, përkthyesi tha se diktatori u bë aq paranojak sa ndaloi këngët e dashurisë, porzitë populore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizon. Më pas, Bulka tha se: “Homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Gjatë intervistët me median amerikane UPI, Bulka tregoi se Hoxha kërkonte të njihej personalisht me të gjithë shkrimtarët, poetët dhe kompozitorët e rinj shqiptarë. Dontetë kuptontë nëse ata përbënin kërcënim për të dhe kërkonte dashnorë.

Të dhëna dhe deklarata rreth prirjeve seksuale të diktatorit Hoxha kanë qarkulluar edhe në fillim të viteve ’90 dhe në mungesë të provave konkrete, thashethemnaja është shuar sërish, deri më sot. / KultPlus.com

Mesnatë dimri tirane

Poezi nga shkrimtarja Flutura Açka.

Një qiri përzhit ajrin
si penel në të murrët i ngjyen muret,
tapeti që hodhi të vjetrin
mundohet të përgjunjë ftohtësinë
që ndjell dheu i nënkëmbëve,
një pikë-pikë që shkrin ngadalë
kubet e akullit të wiskit të papirë,
tryeza e pangritur me kupat e zbrazura në nxit
fotografia e motrës nuse e përkorë lëshon bardhësi
pegaso lodërth në heshtjen e vet terrin skërmit
karrigia rrotulluese vetlëviz pa fëminë që
po fle në errësi
duke kërkuar në ëndërr kandilushin
që diku në fund të detit bën dritë,
cd-të memece kanë harruar refrenet
dhe këngëtonjësit e tyre zëshuar.
Kjo jetë libër përgjysmë mbetur
pret të lexohet nesër o kurrmë.

Petrit Halilaj: Jam shumë i lumtur për çmimin Mario Merz

Artisti Petrit Halilaj sot i ka falenderuar të gjithë që kanë kontribuuar në punën e tij artistike, pasi dje ka marrë çmimin Mario Merz Prize.

Halilaj, në Instagramin e tij, ka shkruar se është i nderuar që e ka marrë këtë çmim.

“Jam shumë i lumtur për Mario Merz Prize! Falenderim për jurinë dhe Fondacionin Merz, ndërsa jam i kënaqur dhe mezi po pres të punoj në dy projektet e vitit tjetër” ka treguar Halilaj.
Halilaj dje ka qenë fitues i çmimit të madh artistik duke lënë pas katër artistë të tjerë të nominuar për këtë çmim, shkruan KultPlus.

“Falënderoj edhe dy galeritë – Chert Luedde dhe KamelMennour të cilat më kanë mbështetur, faleminderit votuesve dhe të gjithë atyre që më mbështetën” ka shkruar Halilaj, i cili jo shumë kohë më parë morri mirënjohje speciale edhe në Bienalen e Venecias në Itali, për pjesëmarrjen e tij në ekspozitën Viva Arte Viva.

Mario Merz ishte artist i madh italian, dhe ky çmim mban emrin e tij, për të kujtuar punën dhe veprën e tij dhe për të promovuar artistët e rinj evropianë që premtojnë.
Artisti ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano të Italisë, ndërsa ka ekspozuar në Prishtinë, Bon, Koln, Cologne, Paris etj. Disa nga ekspozitat personale të Petrit Halilaj janë “Who does the earth belong to while painting the wind?” (2012), “Kunstraum Innsbruck” (2011), “Beck to the Future” (2009), ndërsa nga ato grupore mund te veçohen “Temoranea”, “Ernste Tiere”, “Ostalgia”, e të tjera. / KultPlus.com

Miratohet raporti i Shqipërisë për Beratin dhe Gjirokastrën nga UNESCO

Qeveria shqiptare po merr pjesë në sesionin e 41 -t të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që zhvillohet në Krakow, Poloni në datat 2-12 korrik 2017.
Delegacioni shqiptar përfaqësohet nga ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s Venera Domi, drejtoresha e Institutit të Monumenteve Arta Dollani dhe Kozeta Angjeliu-Drejtoria e Trashëgimisë Materiale dhe Muzeve në Ministrinë e Kulturës. Komiteti i Trashëgimisë Botërore përbëhet nga 21 përfaqësues të Shteteve Pjesëmarrëse në Konventë, të cilët po diskutojnë në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Shteteve Pjesëmarrëse në Konventë.

Delegacioni shqiptar raportoi për gjendjen aktuale në Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, në mbrojtje të UNESCO-s dhe shprehu edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke theksuar se në çdo hap respektohen rekomandimet e UNESCO-s, ndërsa raportoi se shteti shqiptar ka ndërhyrë në një numër të konsiderueshëm objektesh në Gjirokastër dhe në Berat, si dhe ka ngritur disa operacione financiare me vlerë të lartë siç është projekti i restaurimit të Qafës së Pazarit me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, marrëveshja me Bankën Botërore për Beratin dhe Gjirokastrën, shkruan gazeta shqip.

Sesioni 41-t i Komitetit të Trashëgimisë Botërore miratoi pa vërejtje progres-raportin e paraqitur nga Qeveria shqiptare për Qendrat Historike Berat e Gjirokastër. Sesioni 41-t i UNESCO-s vlerësoi bashkëpunimin shumë efikas që është vendosur me Ministrinë e Kulturës dhe vuri theksin edhe në një fushë tjetër me rëndësi si mjedisi, ku edhe këtu UNESCO po jep një asistencë të vyer me implementimin e projektit për forcimin e menaxhimit të përbashkët të Liqenit të Ohrit, në përfundim të të cilit pritet që pjesa shqiptare të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke iu bashkuar pjesës maqedonase./ KultPlus.com

‘Tinguj dhe monumente’ koncert simfonik në Berat

Kryeveprat e muzikës klasike botërore Moxart, Shtraus, Çajkovski, por dhe muzika shqiptare e Dizdarit, janë interpretuar mbrëmjen e djeshme në Berat, ku tingujt janë ngjizur me pamjen e lagjes muzeale, në një koncert sinfonik.

Tingujt e muzikës instrumentale janë bashkuar mbrëmjen e djeshme me pamjen e lagjes muzeale “Mangalem” në qytetin e Beratit, gjatë një koncerti që ka emocionuar qytetar dhe vizitorë të rastit. Kuarteti i harqeve, pjesë e orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar kanë interpretuar për qytetarët në pedonalen e tij, duke bërë pjesë të këtij eventi kulturor dhe qytetin e një mbi një dritareve.

Fal projektit të Ministrisë së Kulturës “Tinguj dhe Monumente” Berati është bërë pjesë e rrugëtimit artistik pas Tiranës dhe Pogradecit.Orkestra sinfonike e përbërë nga Jadvina Vani dhe Alma Shehaj në violinë, Albana Meneri në violë, bashkë me violiçelistin e njohur shqiptar, Gëzim Belegu, Petagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, interpretuan në Berat pjesë të njohura të muzikës botërore dhe asaj shqiptare. Në zemër të qytetit dhe me sfond lagjen më me vlera atë “Mangalem” artistët interpretuan për gati një orë pjesë të zgjedhura nga Moxart, Shtraus, Çajkovski, Dizdari, etj.

‘E ku tjetër mund të shkonte kaq bukur muzika instrumentale, që u bashkua me pamjen e mrekullueshme, dashurinë e qytetarëve për artin, tha Gëzim Belegu në lidhje me këtë koncert. Pasi interpretuam për publikun kryeqytetas tek Reja në Tiranë dhe në Pogradec ne jemi në Berat për të sjell muzikën tek publiku duke e bashkuar atë me monumentet që qytetet kanë dhe fakti që vetë Berati është një monument bëri që të jemi sonte këtu”, u shpreh ai. / KultPlus.com

Letra e fundit e Dritëroit për Sadijen: Mbase do të jetë hera e fundit… (FOTO)

Dritëro dhe Sadije Agolli i kalonin pushimet çdo verë në Pogradec. Dashurinë e tij për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi ai e kishte shprehur në raste të shumta, shkruan KultPlus.

Në një letër të fundit drejtuar së shoqes, ku vërehet një shkrim ndryshe nga dora e dridhur e një të moshuari, ai shkroi fjalët më të ëmbla dhe i premtoi Sadijes pushimet e bukura në Pogradec.
E bija e çiftit, Elona Agolli, ka publikuar imazhet e dy letrave ku Dritëroi shkroi për pushimet e ardhshme që do t’i bënte me të shoqen, e që këtë premtim ai nuk arriti ta mbante.

Shënim “i herës së fundit “, shkruan e bija e Dritëros duke publikuar kështu edhe fotografitë e letrave.

“Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit . Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltërt , duke formuar një lule të bardhë të madhe , që zhduket e shfaqet , që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi . Ne, dy pleq të ulur në ballkon , do t’i ndjekim me sy këto qënie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur, ta soditim këtë mrekulli ! Mbase do të jetë hera e fundit …”, ka shkruar Dritëro në letrën e fundit drejtuar të shoqes Sadijes.
Dritëroi u nda nga jeta në shkurt të këtij viti në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. / KultPlus.com