Vuejtja

Poezi e shkruar nga Erenestina Gjergji Halili.

Ti burrë,
qi rrin mendueshëm,
mes zânit, qi s’b’zân ndër njer’z,
Grue,
qi kqyr thonjtë e f’mijën karshi,
mes heshtimit, qi vend kâ bâ n’ju,
e vuejtjes s’po dini m’i vânë emën,
as ikjes,
as ardhjes,
as ikjes prore,
harrimit,
zgjimit,
nd’rrimit,
ând’rrimit…
Ngoni:
Kush frigon vùejtjen,
vùen tânë jetën frigën… / KultPlus.com

Rrëfehet ish-e fejuara e piktorit Edison Gjergo: Më shkatërruan jetën, mbetet i paharruar në zemrën time

Hapja e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, ish-selia e përgjimit gjatë regjimit komunist ka sjellë në vëmendje edhe njëherë historinë e trishtë të piktorit Edison Gjergo. Dosja e plotë e tij, nga përgjimi te hetimi, e deri te dënimi është bërë publike për këdo që viziton muzeun.

Pseudonime spiunësh, biseda me Gjergon të riprodhuara prej tyre, rrëfejnë gjendjen në të cilën ndodhej piktori. “Jam i mërzitur se ashtu është edhe vetë natyra e njeriut, që nuk gjen rehat në këtë botë… Vullneti i njeriut është gjithnjë i kondicionuar në rrethanat në të cilat ndodhet… Të jetuarit e njeriut nuk vlen për asgjë. Këtë të vërtetë njeriu e konsumon kur vdes”, janë disa prej frazave që kish thënë Gjergo në vitin 1973, shkruhet të ketë thënë ai sipas dokumenteve të dosjes.

Çeljen e muzeut në maj e shoqëroi publikimi në media i dosjes, dokumenteve, ndërsa ndër vite, miq të tijtë kanë rrëfyer njohjen me të, bisedat me të, trishtimin e tij, artin e tij, natyrën e tij si edhe kanë interpretuar veprat që la pas, duke u nisur nga më e njohura “Epik e yjeve të mëngjesit”.

Muzeu është vizituar edhe nga ish-e fejuara e Gjergos në kohën para arrestimit.

Pas vizitës, në librin e përshtypjeve, ajo ka shënuar me pak radhë, historinë e saj, historinë e tyre.

“Përjetova momente tejet emocionuese nga vizita, për faktin se jam viktimë e këtyre përgjimeve të tmerrshme, që më shkatërruan çastin më të bukur të jetës”, shkruan Shpresa Leka, sipas “GSh”.

Më tej, ajo shton: “Isha e fejuar me Edison Gjergon, në maj 1974 deri në momentin kur u arrestua në janar 1975. Edisoni ishte një piktor i talentuar, modern që përjetoi ferrin komunist me burgosjen në Spaç për 8 vjet, për të vetmen arsye se ishte i talentuar dhe
njeri me mendime të lira”.

Sipas Lekës, Gjergo “i fali Shqipërisë jetën e tij nëpërmjet veprës së mrekullueshme dhe vuajtjes si askush tjetër”.

Në fund, ajo shënon se mbetet ende emri i tij i lartë, kur thotë: “Edisoni mbetet në altarin e artit figurative shqiptar. I paharruar në zemrën time. Shpresa Leka”.

Spiunët që e përgjonin dhe raportonin për të mbanin pseudonimet “Bufeja e madhe”, “Artisti”, “Plani”, “Fatmiri”, “Dëshira”, “Mekaniku” etj., apo “Gjethja e mollës”. Ende nuk kanë dalë emrat e tyre, dihen sërish vetëm pseudonimet. “E vërteta është se unë dashuroj një vajzë që punon në bibliotekë në Pallatin e Pionierëve. Ajo më shfaqi simpati për punën time”, i kish thënë Gjergo një spiuni, pa e ditur që është spiun.

ARRESTIMI E DËNIMI

Edisoni arrestohet më 13 janar 1975. I gjithë rrethi miqësor i Edisonit, njerëz të njohur të artit, vihen në përpunim të detajuar. Në burg Edisonit i thuhet se ky rreth miqësor është i gjithi i arrestuar. Edison Gjergo dënohet me vendimin e 29 prillit 1975 të Gjykatës së Tiranës me 8 vjet burg me akuzën e agjitacionit e propagandës. Dënimin Edisoni e vuan në burgun e Spaçit. Është interesante se edhe në burgun e Spaçit për të pati disa denoncime nga të burgosur po për të njëjtat gjëra. Dëshira për të rrënuar shokun e qelisë i kishte vënë një pseudonim të veçantë: “Dëshira”, që shkruante në vitin 1980 se Edisoni zhvillonte veprimtari të dendur armiqësore brenda burgut.

Pas lirimit nga burgu nga më 15 nëntor 1982 nuk ishte e thënë që ta linin të qetë. Teksa punonte bojaxhi në ndërmarrjen e mjeteve mësimore “Hamit Shijaku”, afrohet këtë herë bashkëpunëtori “Mekaniku”, i cili merr vesh se Edisoni kishte thënë se punonte si skllav për të fituar bukën e gojës, se e kishin çuar aty për ta poshtëruar. Vijnë edhe të dhëna të tjera për t’i rezervuar një dënim të dytë, i cili nuk ndodhi, pasi më 1989 Edison Gjergo ndahet nga jeta.

“Unë kam marrë të dhëna shumë të sakta dhe mund të them një gjë shumë tragjike, që një shoku i tij i burgut (shok i ngushtë i Edisonit edhe para burgimit) ka treguar se Edison Gjergo e parandjeu që po i vinte rrotull arrestimi, pasi e kishin thirrur në hetuesi dhe kishte çuar te ky shoku rreth 15 vepra pikture, të cilat ai i mbajti në shtëpi dhe në momentin kur u arrestua Edisoni, ky shoku e kishte të qartë që do shkonin edhe në shtëpinë e tij Sigurimi i Shtetit për kontroll”, ka thënë Abaz Hado. Sipas Hados, gruaja e tij, pa e vënë fare në dijeni, i ka marrë këto piktura, i ka mbledhur me plastmas dhe i ka futur në pus, me qëllim që t’i merrte përsëri pas kontrollit. “Sigurimi mori me vete edhe burrin e saj dhe kështu u bënë të dy edhe shokë burgu. Edhe diçka tjetër nga jeta e piktorit që bëhet publike për herë të parë, është që në burg Edison Gjergo ka pasur një rast kur ka rrëshqitur gati 150 metra në borë, duke punuar në kushte shumë të vështira dhe ka rënë në humnerë, por ka shpëtuar me vështirësi” ka rrëfyer studiuesi i artit. Hado ka shtuar se është tragjik fakti, që shumë policë, gardianë burgu në Spaç kanë nga një vepër të Edisonit vetëm e vetëm për t’i dhënë një cigare apo një ushqim. “Kjo është një gjë shumë tragjike. Unë akoma nuk kam rënë në gjurmët e këtyre policëve dhe do ta ndjek këtë çështje”, ka treguar Hado. / KultPlus.com

‘Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botox, dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre’

Pasazhe nga Charles Bukowski

Padyshim Bukowski është një nga shkrimtarët dhe poetët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.

E ndonëse forma autobiografike haset shpesh në prozë, në poezi, sidomos në varg të lirë, ajo është tepër e vështirë dhe kërkon virtuozitet të jashtëzakonshëm. Këtë virtuozitet e gjejmë kudo në poezitë e Bukowskit, që nuk ngurron të kthejë në varg biseda cubash në cepin e rrugës, sherre grash të lodhura nga jeta apo shkëlqimin që has në sytë e maces së tij. Megjithatë, ekziston një veçanti në formën autobiografike të autorit. Padyshim, gjithçka frymëzohet nga ndodhi të jetës së tij, por në këtë pikë vlen të ngremë pyetjen: cili është Charles Bukowski, autor? Që në fillim të veprës së tij, Bukowski krijon personazhin e tij artistik: Henry Chinaskin, ose Henkun, siç e thërrasin miqtë. Një personazh shumë i ngjashëm dhe i frymëzuar nga vetë autori, por dhe shumë i ndryshëm për sa i përket karakterit të tij shpërthyes. Këtë ndryshim e ka spikatur fillimisht miku dhe biografi i autorit, Neeli Cherkovski, i cili i referohet Henkut letrar si një personazh-mjet për të fshehur dobësitë e Charls-it. Histori që në të vërtetë mbylleshin me një përshëndetje të thjeshtë, në prozën apo poezinë e autorit përfundojnë me rrahje të përgjakura, që shpëlahen me birrë, verë, uiski (gjithmonë të cilësisë më të ulët), ose të vjella. Ky transformim i realitetit s’është gjë tjetër veçse një pasqyrim i vuajtjeve shumë më të thella, se ato të shkaktuara nga të rrahurat. Bukowski vuan thellë dhe pamundësia e tij për të rënë dakord me jetën e rezervuar për të dhe të ngjashmit e tij, nga shoqëria, vjen e përshfaqur përmes grushteve, shkelmave, zemërimit. Për mendimin tim, ky është dhe këndvështrimi nga i cili duhen perceptuar skenat e dhunshme që shoqërojnë gjithmonë rrëfimin e tij. Henku ka diçka të frymëzuar nga Hemingway-dhe Bukowski bëri gjithçka që cilësitë e tij të dukej se i përkisnin vetë autorit. Ketë sforcim ai e shpreh dhe në poezinë “Zogu i kaltër” ku i kërkon kësaj brishtësie të personifikuar në zogun e kaltër, të mos dalë në sipërfaqe, pasi kështu do të rrezikonte shitjet e autorit të suksesshëm në Europë. Por “zogun e kaltër” nuk ngurroi ta sillte në dritë biografi i tij në botimin “Hank a life”. Zbulimi i Cherkovski-t mbi këtë ndërtim fiktiv të alteregos së autorit, u bë dhe shkaku i cenimit të miqësisë së tyre, e cila për këtë arsye u ftoh gjatë viteve të fundit të jetës së autorit.
^^^
“Nuk kërkoj kurrë të përmirësohem ose të mësoj diçka, qëndroj ekzaktësisht siç jam. Nuk jam ai që mëson, jam një që shmang. Nuk kam dëshire të mësoj, ndjehem përsosmërisht normal në mënyrën time të çmendur. “
“Po çfarë shmangni?”
“Për t’u bërë si të tjerët.”
^^^
I dua vetmitarët, ata ndryshe, ata që nuk i takon kurrë.
Ata të humburit, të shkuarit, shpirtshkatërruarit.
Ata me shpirtin në flakë…
^^^
‎”Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë…por tek të gjitha shkruhej: Pas buke!”
^^^
Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botox. Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca , prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit …
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse , me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta
^^^
6 këshilla nga Bukowski se si ta jetoni një jetë të mrekullueshme

Ai nuk është ndonjë ‘guru’ i mirë, mirëpo nuk mund ta mohojmë që e ka jetuar një jetë plotësisht të shfrenuar pasi që ashtu ka dashur dhe asnjëherë nuk i kanë interesuar mendimet e të tjerëve.
Pavarësisht se çfarë jete ka jetuar ai, ju mund ta jetoni jetën që dëshironi nëse i dëgjoni këshillat e tij.

Më poshtë, lajmi.net i sjellë për ju 6 këshilla nga Bukowski se si ta jetoni një jetë të mahnitshme.
1) “Gjeni diçka që e dashuroni dhe lëreni të ju vrasë”
Shumë shpeshherë brengosemi me vendimet të cilat i marrim se a do t’i pëlqejnë familjarëve apo shoqërisë. Mirëpo, harrojeni atë gjë dhe jetoni jetën tuaj, prandaj gjeni diçka që dashuroni të bëni dhe bëjeni atë deri të vdisni.
2) “Jeta është aq e mirë sa ju e leni të jetë”
Mos i bëni presion vetvetes pasi që ju merrni nga jeta atë që ju e vëni së pari aty. Dhe ndonjëherë, krejt çfarë duhet për një jetë të lumtur është një perspektivë e mirë.
3) “Disa njerëz asnjëherë nuk sillen si të çmendur. Çfarë jete të tmerrshme e jetojnë…”
Mos harroni të silleni si të ‘shfrenuar’ së paku një herë. Jeta është shumë e shkurtë të qëndroni gjithmonë normal.
4) “Ndonjëherë ju zgjoheni nga gjumi dhe mendoni se nuk mund të ja dilni mbanë – por pastaj filloni të qeshni kur i kujtoni të gjitha ato rastet kur jeni ndjerë njëjtë”
Të gjithë jemi ndjerë kështu, së paku një herë.
5) “Më së shumti rëndësi ka se sa mirë ecë ti përgjatë zjarrit”
6) “Të gjithë ne do të vdesim, çfarë cirku. Kjo gjë duhet të na bëjë ne ta duam njëri-tjetrin por nuk na bën. Ne jemi të terrorizuar dhe të rrafshuar nga gjërat e pa rëndësishme”
Kjo po që është e vërtetë dhe shumë e rëndësishme që ta mbani mend. / KultPlus.com

Këngë, rite e valle nga tradita shqiptare në hapje të ‘Etnofest’

Fotografitë: N. Cahani
Fshati Kukaj është vendi nikoqir i festivalit Etnofest, ku edhe këtë si herëve të tjera, vendi kishte marrë pamje artistike i mbushur me vepra nga më të ndryshmet, duke dashur kështu që dashamirëve të artit që ishin prezentë në hapje të festivalit, të ju ofrohet më e mira, shkruan KultPlus.

Edicioni i shtatë i Etnofest, mblodhi një numër të madh të njerëzve në ambientin ku përherë merr frymë ky festival kulturor.

‘Hasjanet’ e Destan Gashit, artistit nga Vjena e Austrisë, kishin zënë vend në këto hapësira dhe po merrnin vëmendjen e njerëzve. Por jo prapa mbetnin edhe pikturat e Barbara Gashit – “Hasjanet”, por edhe skulpturat e Luan Mulliqit, po ashtu “Hasjanet”.

Të ftuarit pasi mund të qarkullonin në këto pjesë e të njiheshin me ‘Hasjanet’ e këtyre artistëve, tashmë prisnin edhe fillimin e programit të këtij edicioni, e që gjithçka nisi me Ansamblin etno-kulturor “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit.

Ky ansambël bëri një hapje me vlera kulturore dhe artistike duke dëshmuar që tradita e vendit tonë është një vulë e pashkelur.

Këngë, rite e valle nga tradita shqiptare morën jetë në këtë ambient në fshatin Kukaj ku gjithçka vinte ende më bukur se zakonisht.
Me një perfomancë të shkëlqyer u prezantua edhe Grupi “Melodia e Vjetër” të cilët u përkujdesen për gjithë vizitorët e Kompleksit ETNO Village.

Ky edicion do të jetë tejet i pasur në aspektin cilësor dhe vëllimor që do të shtrihet në nëntë shtylla programore. Etno Fest i cili u hapë mbrëmë, do të zgjasë deri më 3 shtator. / KultPlus.com

Prishtina bëhet me muze të kukullave

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, duke u shprehur se shumë prej fëmijëve duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetin e Prishtinës dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

“Secili fëmijë i Prishtinës tonë dhe jo vetëm, pas themelimit të Teatrit të Kukullave në vitin 1986, duhet të ketë shijuar të paktën një nga dyzetë e pesë premierat e shfaqjeve për fëmijë dhe sigurisht duhet të ketë prenotuar biletën të paktën një herë për të ndërtuar historinë e bujshme të afro 650 mijë shikueseve, që teatri “Dodona” me dashamirësi i ka pritur përgjatë këtyre viteve”, ka shkruara drejtori i Kulturës Besart Vllahinja, duke dhënë kështu lajmin se janë duke projektuar hapjen e një muzeu në kuadër të teatrit, ku do te ekspozohen personazhet kukulla.

Vllahinja është shprehur se shumë prej fëmijëve, por edhe prej fëmijëve tashmë të rritur, sipas tij duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur. Ai gjithashtu tha se hapja e muzeut është projektuar në kuadër të teatrit me qëllim për të promovuar trashëgiminë e pasur të Teatrit të Kukullave.

“Në këtë kuptim, ndjekja e modeleve të suksesshme është vlerë e shtuar. Në qytetin e Bursës tashmë është realizuar muzeu i “teatrit të hijes”, njohur me emrin “Karagöz Müzesi”. Vizita në këtë muze është në kuadër të vizitës zyrtare e cila po zhvillohet në institucionet kulturore turke bashkë me Institutin Kulturor turk “Yunus Emre”, ka shtuar ai. / KultPlus.com

Halle Berry ishte e pastrehë para se të bëhej e famshme

Aktorja e Hollywood, Halle Beryy ka bërë të ditur për media, se në kohën kur jetonte në New York, ajo kishte qenë e pastrehë, dhe se jetonte në qendrat e të pastrehëve në këtë qytet.

Tashmë 50 vjeçare dhe fituese e çmimit Oscar, ajo tregon se në kohën kur jetonte në New York, kishte telefonuar nënën e saj për t’i kërkuar para, por kishte refuzuar dhe i kishte thënë që të mundohej vetë.

Berry ka thënë se edhe pse pas asaj telefonate ajo nuk kishte komunikuar asnjëherë me nënën e saj për një vit.

Sipas saj, nëna kishte vepruar drejt dhe se kjo e kishte mësuar atë se nëse do diçka duhet të punosh vetë për të. / KultPlus.com

Monumenti i Skënderbeut edhe me dy elemente tjera kombëtare

Sot përfundon projekti i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për rregullimin e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë.

Përveç rregullimit të shkronjave të monumentit, po ashtu do të shtohen edhe dy elemente tjera kombëtare, të cilat i kanë munguar deri sot monumentit të kryeheroit kombëtar, flamuri kombëtar dhe harta e Shqipërisë së Bashkuar.

Sot do të bëhen të ditur edhe emrat e anëtarëve të LSHB-së, që ndihmuan këtë aksion./ KultPlus.com

Zvicra nominon filmin për Oscars (VIDEO)

“Die gottliche Ordnung”, është filmi me skenar dhe regji të Petra Biondine Volpe, që është nominuar nga Zvicra për çmimin prestigjioz Oscar, për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, shkruan KultPlus.

Filmi flet për Norën, një nënë amvise nga fshati, e cila bashkë me miqtë e saj vendosë për të luftuar për të drejtat e grave, ngjarje kjo që është vendosë në vitet e shtatëdhjeta. Filmi deri më tash është vlerësuar lartë nga kritika, duke marrë parasysh edhe çmimet e rëndësishme, tre sosh në festivalin prestigjioz Tribeca.

Lista e të nominuarve për çmimet Oscars do të bëhet më 23 janar të vitit 2018./KultPlus.com

Dafinë Vitija: Nuk kam ëndrra, kam qëllime

Veprat e saja janë të mbushura me ngjyra, me kontraste dhe me një stil shumë të veçantë. Edhe pse me jo shumë ekspozita, artistja e re kosovare Dafinë Vitija, ka zgjedhur një rrugë tjetër për promovimin e punës së saj, nëpërmjet faqes zyrtare në rrjete sociale. Dhe interesimi për veprat e saj ka shpërthyer përtej interesimin lokal, pasi që për ngjyrat e saja po interesohen edhe të huajt, të cilët, shumë shpesh po e krahasojnë edhe me Picason. Në një intervistë për KultPlus ajo ka treguar edhe për projektin e saj të fundit “Hyjneshat” , e cila ka treguar një detaj se ky projekt i saj ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare në vende të ndryshme të botës.

Ardianë Pajaziti
Foto: Meddy Huduti

KultPlus: Ngjyrat e dhezura janë arma më e fortë në veprat e tua, por jo vetëm ngjyrat, por edhe stili. Përdorimi i ngjyrave të tilla reflekton një guxim të madh në raport me artin, si e shpjegoni vetë ju?
Dafinë Vitija:
Gjëja e parë që na bie në sy, kurdo që shikojmë ndonjë vepër arti (në këtë rast piktura) është përmbajtja e ngjyrave. Ngjyra është subjekti i parë që identifikon konceptin e ndonjë vepre. Pa dashur të bëj përgjithësime. Megjithëse, varet nga përmbajtja e veprës dhe disponimi i autorit i shprehur në atë vepër të caktuar.

E dimë që ngjyrat e errëta zakonisht tregojnë diçka të zymtë apo të trishtë, ndërsa ato të ndezura tregojnë të kundërtën e zymtësisë . Personalisht nuk e mendoj shumë këtë çështje, ashtu si ndihem ashtu edhe i kombinoj ngjyrat. Më pëlqejnë kontrastet, e besoj që në nënvetëdije e aplikoj këtë guxim, si e quani ju. Përfundimisht nuk e mendoj shumë, pasi që, në art, në përgjithësi gjërat që nuk mendohen shumë janë më autentike dhe më të bukura.

KultPlus: Si erdhët deri te formësimi i stilit tuaj, pasi që veprat e juaja tashmë dallohen se cilit autor i përkasin?
Dafinë Vitija:
Ka qenë një proces relativisht i gjatë, pasi që kam eksperimentuar në shumë teknika, mënyra apo edhe stile të ndryshme të pikturimit, por gjithmonë e kam pas një ndjesi se është diçka që mungon, në kontekst të asaj që më identifikon si artiste. Megjithëse, ende kam dëshirë të bëj gjëra të ndryshme dhe kohë pas kohe pikturoj gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me stilin tim.
Personalisht mendoj që arritja e një stili të caktuar nuk do të thotë ‘kufizim’ për të pikturuar gjëra tjera, në fakt mendoj që është një mënyrë shumë e mirë që të konkretizohet imagjinata në atë mënyrë që mundet, dhe shpesh edhe të befasosh vetën, pse jo. Duke qenë e tërhequr nga teksturat dhe detajet në përgjithësi kudo që i shoh, kam filluar t’i aplikoj në pëlhurë, në mënyrën time, duke përdorë materiale të ndryshme, prej tekstilit e deri te rëra artificiale që përdoret në maketat e projeketve arkitekturale. Konsideroj që formësimi i stilit, apo edhe ai artistik në përgjithësi është një proces i vazhdueshëm dhe që përditësohet kohë pas kohe.

KultPlus: Disa i kanë krahasuar veprat e tua me ato të Picasos, vetë krahasimi besoj që të ka bërë të ndiheni mirë, por pos ndjesisë, e kishit menduar se jeni duke investuar në këtë rrugëtim, apo edhe ju vetë jeni befasuar kur keni përfunduar me këtë stil?
Dafinë Vitija: Krahasimi i veprave të mia me ato të Picasos nuk më ka bërë të ndihem mirë ose keq. Në fakt kam qenë e ‘përgatitur’ për këtë etiketim, pasi që është piktori i parë me këtë stil, pas të cilit kam qenë e mahnitur qysh si fëmijë. Fakti që më pëlqen shumë kubizmi nuk e dërgon larg mendimin që gjithçka mund të duket si Picasso. Megjithatë, e pranoj që jam e influencuar nga Kubizmi i Picassos, në këtë rast për disa prej pikturave që i kam bërë më herët, dhe mundet me ndodhë dhe në të ardhmen, kurdo që vendosi të bëj diçka të këtij stili.
Nëse konsiderojmë se kjo është diçka pozitive, në këtë rast atëherë mendoj që çdo rezultat i mirë në fund të fundit është i mirëpritur dhe më bën të ndihem mirë, por asnjëherë nuk kam pas tendencë apo qëllim të tillë, paraprakisht.

KultPlus: Pastaj, në faqen e juaj kemi hasur të interesohen për çmimet edhe të huajt, por edhe vendorët, përkundër faktit se ka ankesa nga artistët që nuk ka shumë të interesuar për blerje?
Dafinë Vitija:
Interesimi për punën time nga vendorët por edhe të huajt ka qenë i papritur, pasi që e kam menduar si një proces të vështirë dhe që merr kohë, për vetë faktin që kriza ekonomike-sociale e edhe politike e kanë rolin e vet drejtpërdrejt e te secili, andaj kjo dukuri ka ndikim të dukshëm deshëm apo nuk deshëm ne. Mendoj që ky realitet qëndron në përgjithësi në Ballkan. Sidoqoftë, falë teknologjisë kam pasë rastin t’i shfaqë punimet e mia në rrjete socialedhe më gjerë ku edhe kam pasë qasje tek njerëzit që e pëlqejnë punën time, qoftë ata vendorë apo edhe të huaj.

KultPlus: Po nëraport me eskpozitat, si qëndron, cili është angazhimi i juaj në këtë drejtim?
Dafinë Vitija:
Nuk mund të them që jam shumë e angazhuar në ekspozita në përgjithësi, pasi që mendoj që është përgjegjësi e madhe të bësh një ekspozitë, prej realizimit deri tek përmbajtja. Të paktën unë e marr më me seriozitet këtë punë.Megjithëse kam pasë disa ekspozita kolektive ku kam qenë vetëm pjesëmarrëse, si dhe një ekspozitë personale që ka qenë e mundësuar nga “Raifeissen Bank’. Megjithatë, ekspozitat janë pjesë shumë e rëndësishme për promovim të punës, kështu që me kohë do të kujdesem me qenë më e angazhuar në të ardhmen.

KultPlus: Ju sapo keni bërë të ditur se jeni në përgatitje të projektit të radhës “Hyjneshat”, për çka po bëhet fjalë?
Dafinë Vitija:
Si fiilim, projekti “Hyjneshat” ka qenë një shtytje e personave që e njohin punën time, dhe më kanë sygjeruar që të bëj diçka me motive kombëtare, pasi që është e dukshme lidhja ime me kulturën aziatike dhe afrikane, ku në shumicën prej pikturave vërehet ndikimi i këtyre kulturave.
Andaj vendosa që të hulumtoj më shumë rreth kulturës tonë dhe të gjitha trevave ku kanë jetuar shqiptarët. Kam mbetë e mahnitur nga laramania dhe diversiteti i veshjeve, tu e pasë parasysh që nuk jemi numër shumë i madh i popullsisë. Diçka që është shumë e dukshme është shpirti krijues i jashtëzakonshëm, në këtë hapësirë të vogël gjeografike, dhepopullësi të vogel , ne kemi një pasuri të madhe shpirtërore që pasqyrohet në këto veshje, deri tek detaji më i vogël. ‘Hyjnesha në Fron’ ka qenë subjekti më i ngjajshëm në pamje me subjketet që i përdori zakonisht në pikturat e mia, përmendim këtu nga konturat e fytyrës e deri te qafa e gjatë.
Ky projekt ka me qenë pjesë e një projekti për promovimin e vleravekombëtare-tradicionale në diasporë. Meqenëse, ende nuk është e definuar tamam, nuk jam personi i duhur të zbuloj diçka më shumë, besoj që me kohë do ti kuptoni detajet tjera.

KultPlus: Përpos këtij projekti, a ka diçka tjetër që mund të presim brenda vitit?
Dafinë Vitija:
Momentalisht jam duke punuar në një projekt që është i destinuar për në rajon, dhe disa tjera në vend e nuk kam vend të mendoj për diçka tjetër në këtë kohë, mirëpo në çdo rast keni me qenë të informuar për ndonjë event më të rëndësishem ose diçka të ngjashme.

KultPlus: Ndërkohë, artistët kosovarë së fundi po prezantohen në shumë galeri ndërkombëtare, çfarë përvoje keni në këtë drejtim?
Dafinë Vitija:
Jam e informuar për këto prezantime dhe performanca të artistëve tanë në audiencë ndërkombëtare, megjithëse, realisht (pa dashur që ti përfshijë të gjithë) disa prej artistëve unë nuk di ende se çfarë pune bëjnë ose në çka janë të orientuar, edhe kam dëshirë ti shoh punët e tyre, kurdo që ka me pasë material që të mund të shihen .
Sidoqoftë mendoj që vendi jonë më shumë se kurrë ka nevojë për njerëz të tillë, më shumë se kurrë ka nevojë me i lënë ankesat dhe pesimizmin se ‘ktu s’ka kurgjo’ ‘’ktu s’ka perspektivë’. Perspektiva fitohet kur ka material për të bërë ndryshime pozitive, e të gjithë e dimë që me ‘një lule nuk qel Pranvera’. Qasja ime në këtë çështje është që une dua të kontribuoj për vendin tim në çfarë do mënyre që më ofrohet kjo mundësi, por nësekam fat, du me shkelë dhe vende tjera, mirëpo gjithmonë me një bagazh të mbushun e të lënë pas në vendin tim.

KultPlus: Dhe për fund, çfarë keni pikëarritje që e ëndrroni çdo ditë?
Dafinë Vitija:
Nuk kam ëndrra, kam qëllime. Qëllimetregohen me vepra në kohë dhe momente të caktuara. Shpresoj që keni me qenë edhe ju dëshmitar./KultPlus.com

Shkrimtarja britanike sjell librin “Si të jesh nuse kosovare”(VIDEO)

Me Kosovën u njoh në vitin 2004. E që nga ajo kohë, britanikja, Naomi Hamill, mësoi shumë për jetën e kosovarëve, saqë edhe librin e saj të parë ua kushtoi atyre.

Ajo shkroi në gjuhën e saj, romanin me titull “Si të jesh nuse kosovare”, në të cilin shpalos historinë, kulturën, rrëfime për luftën dhe vështrimin e femrave moderne kosovare për gjithë këto çështje.

Edhe pse titulli i librit lë të kuptohet se ajo është si një udhëzues për nuset e Kosovës, autorja thotë se vepra e saj nuk është e tillë.

Ajo që po cilësohet si e veçantë në librin e Hamill, është forma që ajo përdori në të shkruar.

Sonte hapet Festivali i Filmit në Sarajevë, prezantohen edhe Ilir Tafa e Gentian Koçi

Tre mijë ulëse janë përgatitë për hapjen solemne të Festivalit të Filmit në Sarajevë, festival që do të hapet për pak minuta, shkruan KultPlus.

Në këtë festival, një ndër më të rëndësishmit në rajon do të merr pjesë edhe regjisori amerikan Joshua Oppenheimer, kurse në këtë edicion me punët e tyre artistike do të zënë vend edhe artistë shqiptarë, aktori kosovar Ilir Tafa dhe regjisori nga Shqipëria Gentian Koçi.

Tafa do të jetë këtë vit i pranishëm në Festivalin prestigjioz të Filmit në Sarajevë me lojën e tij në dy projekte. Krahas Vanesa Glodos, Tafa vjen në filmin “Invisible” me regji nga Amra Mehiq, koproduksion mes Bosnjës dhe Hungarisë. Filmi fokusohet në lojën e aktorit Tafa, i cili i dëshpëruar me jetën ndërmerr diçka që ndryshon rrjedhën e gjërave.Në anën tjetër, vetë aktori ka treguar se projekti i dytë ku ai luan e i cili do të shfaqet në Sarajevë është “Zhaba” nga regjisori Elmir Jukic, shkruan KultPlus.

Kurse Gentian Koçi është në konkurrencë zyrtare me filmin e tij “Dita zë fill”, ku ky film do të ketë edhe premierën në këtë festival tashmë tejet të njohur. /KultPlus.com

Era Istrefi shënon edhe një sukses në fushën e promocionit (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi përpos suksesit të saj në botën e muzikës, po prek edhe suksesin me kontrata të ndryshme me kompani të njohura, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka publikuar një video ku shihet të ketë realizuar një kampanjë për SinfulColors, kopmani kjo e kozmetikës, ku në këtë rats Era Istrefi shihet duke bërë kampanjë për llak të thonjëve./KultPlus.com

Aleksandër Prosi, njeriu që mahniti teatrin shqiptar

Njeriu që i dha drejtim frymës së kohës, me kredo në gjendjen e edukimit të artit nëpërmjet filtrit të së vertetës dhe kënaqësisë. Njeriu që i bëri të gjithë për vete me urtësinë që e karakterizonte; zërin dhe sytë e paqtë.

Aleksandër Prosi, njeriu që i dhuroi i pari teatrit ndërsjelljen gjegjëse të gjëndjeve: planeve logjike dhe monologjeve të brendshme.

Udha për te njeriu është e vështirë, por Sandri e gjeti shtegun për të mbetur i pavdekshëm tek të gjithë vdekatarët. Ai kristalizoi individualitetin e tij të spikatur në mbi 100 role. Gama e gjerë e personazheve të cilat ai jetëzoi kanë mbetur aty; jo vetëm në arkivën e artë të Teatrit Kombëtar, por dhe në sirtarin sekret të kujtesës sonë emocionale.

Në shënimet e tij të fëmijërisë, shkruante: ‘’Më pëlqen të ndjek filmat. I adhuroj! Sidomos ato të Charlie Chaplin. Më pëlqen shumë kinemaja. Ëndërroj të bëhem violinist…’’

Lindur në Shkodër më 1920. Pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë nga ku merr dhe pjesë në dramën ‘’Vilhem Teli’’, do të shkonte në Austri për të ndjekur studimet për stomatologji. Por duket se i la në gjysmë, për të përfunduar atë çka donte: Artin.

Ndaj dhe kthehet për të marrë pjesë në konkursin që asokohe mbahej në Teatrin Popullor më 1947 dhe e fiton atë, për të nisur kështu me përgjegjshmëri profesionin e aktorit, kontributi i të cilit përçon dhe sot mesazhe të qarta duke na bërë thirrje mes rikuptimësimesh; edukimin e të bërit dhe të qenët artist. Nga ku në fakt, sot, druaj kjo tokë nuk pjell më…

Të gjithë filmat e tij, i kemi parë. Janë rreth 30, por shumë prej kolegëve dhe artdashësve veçojnë: ‘’Përballimi’’ – 1976, ‘’Udha e Shkronjave’’ -1978, ‘’Gjeneral Gramafoni’’- 1978, ‘’Njeriu me top’’ – 1977, ‘’Nëntori i dytë’’- 1982, ‘’Dora e ngrohtë’’- 1982, me interpretime të një mjeshtërie të lartë njërzore, filmike dhe skenike.

Në teatër ka shkëlqyer në rolin e Otellos. Nuk iu deshën pak, por plot katër vjet për të arritur magjinë e këtij personazhi, duke punuar veçmas me vetveten, për të arritur ndjesitë komplekse të kësaj figure. Shumë teatro në fakt, e trajtojnë si tragjedi të xhelozisë, por Sandri rezulton ndryshe; duke i mëshuar nderit dhe besës, veçori këto që e ndoqën deri në fund të jetës, duke e lënë dënimin e pabesisë për në fund.

Ka interpretuar gjithashtu në “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Fytyra e dytë”, “Hamleti”, “Makbethi”, “Familja e Peshkatarit”, “Epoka para Gjygjit”, “Revizori”, “Xhaxha Vanja”, etj…

Malcolm Turner vjen këtë vit në Festivalin Anibar

Malcolm Turner, udhëheqësi i Festivalit Ndërkombëtar të Animacioni në Melbourne do të jetë prezent në edicionin e tetë të Anibarit, për të prezantuar 2 programe speciale qe ka kuruar për festivalin Anibar.

Malcolm po sjell në Anibar filmin Grendel, Grendel, Grendel nga Alex Stitt, i cili është film i bazuar në romanin me emër të njëjtë. Ai do e prezantojë filmin, dhe më pas do të flasë edhe për regjisorin e filmit, dhe do të shpërndajë edhe te shikuesit 2 kopje të librave të Alex Stitt.

Prezentimi i dytë do të jetë i shkurtër, ku Malcolm do e prezantojë programin e filmave Australian Showcase. Pas prezantimit pasojnë 17 filmat më të mirë e më të fundit të animuar Australianë, të mbledhur në një program dhe të selektuar vetëm për publikun e Anibarit.

Australian Showcase Program me prezantim të M.Turner do të mbahet të Martën më 15 Gusht, prej orës 12:00 në kinemanë Jusuf Gervalla.
Grendel, Grendel, Grendel bashkë me prezantim fillojnë në orën 14:00, të enjten me 17 gusht. / KultPlus.com

Kur arratisja e spikereve shqiptare Izabela dhe Zamira ishte kryetitull i gazetave spanjolle

Nga Armand PLAKA

Ishte një nga aktet më të guximshme të ndërmarra ndonjëherë gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri.

Historinë e tyre ata kanë pasur rast t’a tregojnë edhe vetë me detaje, e madje Ismail Kadare u ka kushtuar atyre edhe një vepër me titull: Spiritus, botuar në vitin 1996.

Bëhet fjalë për arratisjen e bujshme të dy motrave Islami, Izabela dhe Zamira, të cilat sot njihen gjerësisht si gazetaret dhe spikeret e “Zërit të Amerikës”.

Një foto që hasa së fundmi në mediat spanjolle, më bëri shumë përshtypje për vetë faktin se edhe një gazetë nga një vend në dukje jo fort i interesuar për ngjarjet në Shqipëri, kishte zgjedhur t’a vendoste në faqe të parë këtë ngjarje e t’i linte hapësirë primare fotos së “dy grave heroina”.

Kështu thuhet të paktën në diçiturën e fotos me përmasa relativisht të mëdha, ku dy pjesëtaret e familjes Islami, që kishin provuar ndërkaq persekutimin në shkallë madhore të internuara në fshatrat e Lushnjes dhe kishin humbur vëllanë e tyre të vetëm gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga Saranda për të mbërritur më pas në brigjet e Korfuzit.

Fotoja është marrë gjatë ditëve të qëndrimit të tyre të përkohshëm në Athinë (para një kioske) dhe shoqërohet edhe më një tekst të shkurtër, ku theksohet fort simbolika dhe mesazhet e atij akti të pashoq heroizimi e sakrifice.

Botimi mban datën 14 gusht 1984 dhe është botuar në të përditshmen “La Vanguardia” të Barcelonës, e cila ishte vërtetë një platformë “leader” përsa i përket shtypit spanjoll. / KultPlus.com

Disa artistë nga Kosova dhe një fotografi e vjetër e një kafeje në Gjakovë (FOTO)

Një pjesë e mirë e tyre sot kanë ndërtuar karrierë në fusha të ndryshme, por dikur kanë nisur nga zeroja dhe në rrethana të ndryshme.

Aktori Kushtrim Hoxha e ka ndarë këtë fotografi nga Gjakova e dikurshme, ku shihet ai me shokët e tij në Take Five Jazz Café, në vitin 1997.

Disa vite më vonë ky vend i njohur në Gjakovë do të digjej shkaku i luftës në Kosovë, ndërsa Kushtrimi tregon se shokët e tij dhe ai kanë kaluar kohë të konsiderueshme në këtë vend.

“Ishte shtëpia jonë e dytë, u rritëm duke punuar aty. Dy vite më pas, në prill të vitit 1999 Take Five morri flakë” tregon artisti.
Pos tij, në fotografi shihet edhe Ilir Bokshi – sot regjisor i njohur, Armond Morina – aktor i njohur, Arben Lleshi, Erzen Vala dhe Qekim Bela.

Sot secili ka vazhduar jetën e tij në forma të ndryshme ndërsa të kthehesh në kohë është gjithmonë e këndshme kur kjo ndodhë me anë të fotografive. / KultPlus.com

‘Dita Ndërkombëtare e Rinisë’ shënohet nesër edhe në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovës nga të rinjët të përkrahur nga Departamenti i Rinisë në MKRS, përmes organizimit të aktiviteteve me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë, përcjellë KultPlus.

Nesër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Rinj, në objektin e Qeverisë së Kosovës, do të mbahet konferenca “Ndërtimi i Paqes për të Rinj”.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.
Andaj, Kosova përmes Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon këtë ditë nesër me moton “Ndërtimi i Paqes për të Rinj” e rekomanduar nga OKB, duke filluar nga ora 10:30 në ndërtesën e Qeverisë të Kosovës, salla P38.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2017, ka për qëllim për të festuar kontributet e të rinjve në parandalimin dhe transformimin e konfliktit, si dhe gjithë përfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinj. / KultPlus.com

8 piktorë të huaj që artin e tyre e zbukuruan dhe e përsosën me ngjyrat e Shqipërisë (FOTO)

Ata janë disa nga artistët më të mëdhenj të kohës së tyre. Kontribuan në lindjen e gjinive të reja artistike me vlera bashkëkohore, por gjithashtu eksploruan vetë viset e trojet Shqiptare. Dora e atyre mjeshtrave bënte mrekulli në paraqitjen e Shqipërisë dhe shqiptarve.

Këta të fundit u bënë një subjekt i artistëve evropianë që kërkonin njohjen e historisë së shqiptarëve, njohjen e virtyteve ngacmuese si edhe burimi çudibërës i këtij vendi të vogël e të bekuar nga perënditë në zemër të Ballkanit.

Qenë ata krijues francezë, gjermanë, britanikë etj, që u desh të shoqërojnë shkrimet në libra me skica e foto, ç’mendonin ata për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përshtypja e artistëve dhe piktorëve krahas studiuesve dhe letrarëve nëpërmjet veprës së tyre, janë një pasuri e çmuar në fondin e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Zhan Babtiste Hiler (Jean Baptiste Hileaire, 1751-1829): Piktor francez. Hiler është bërë i njohur me tablotë: “Muzika” dhe “Leximi”, të cilat janë të ekspozuara në Luvër.
Duke u marrë me temën nga Shqipëria dhe shqiptarët, Hiler krijon në gjininë e gravurës, kompozime me vlera komplekse ngaqë kujdeset aq sa për anën historike edhe për motive etnografike shqiptare.

Piktura e tij më e bujshme me motive shqiptare është “Luftëtarë shqiptarë”, e cila sot e kësaj dite qëndron me dinjitet artistik në radhët e veprave të shquara të artistëve bashkëkohës me piktorin.

Luftëtarë shqiptarë, në Luvër.

Ushtarë shqiptar

Çarl Kokrell (Charles Robert. Cockerel, 1788-1863): Piktor, arkitekt dhe arkeolog anglez. Udhëtoi në Shqipëri nga 1812 deri 1813 dhe bëri mjaft grafika e vizatime me pamje nga vitet që ai vizitoi si: “Trimat shqiptarë duke ndjekur armikun”, ku tregon aspekte nga qëndresa e shqiptarve për mbrojtjen e trojeve.
“Berati”, ku pasqyrohet pamja e bukur e qytetit me ndërtime e objekte me vlera artistike e arkitektonike.

Origjinalet e këyre veprave ndodhen në muzeumin e Londrës.

Trimat shqiptarë duke ndjekur amikun, nga Çarl Kokrell

Berati, nga Çarl Kokrell.

Kamij Koro (Camille Corot, 1796-1875): Piktor francez, mbahet si një nga mjeshtrit më të mëdhenj të shek. XIX. Deri në vitet e fundit të jetës krijimtaria e tij nuk u çmua aq sa duhej.
Është quajtur “poet i peisazhit” dhe “muzikanti i piktorëve francezë”. Dallohet për stilin e tij të ndjeshëm, të thjeshtë e të pastër. Kjo ilustrohet edhe tek pikturat e tij të fundit, që tregojnë një piktor të madh. Koro është konsideruar prej impresionistëve si një pararojë e impresionizmit.

Koro, i frymëzuar nga Shqipëria dhe shqiptarët e asaj kohe, realizoi vepra: “Shqiptarja” (1872), si më e arrira dhe më e ndjera e krijimtarisë së tij dhe vepra tjetër “Haideja” (1870-1872) një vajzë bukuroshe shqiptare që mendohej si e bija e Ali Pashë Tepelenës.

Shqiptarja, nga Kamij Koro, muzeu i Bruklinit.

Haideja, Kamij Koro.

Ezhen Deklarua (Eugene Delacoix, 1798-1863): Piktor, akuarelist, disenjator e litograf francez.
Në vitet 1840, Deklarua realizoi disa tablo të frymëzuara nga ngjarjet bashkëkohore, si: “Liria udhëheq popullin në barrikada”. Në pikturat e tij ndihet dinamizmi i linjave të forta dhe shpërthimi i njollave koloristike. Njihen mbi dhjetë punime me temë shqiptare të realizuara nga E. Delakrua.

Më të njohurat “Dy luftëtarë shqiptarë”, “Një luftëtar dhe një grua shqiptare”, “Episod nga luftra kundër turqve” , “Kampi i Marko Boçarit”etj. Pjesa më e madhe e këtyre krijimeve ruhen në Muzeumin e Luvrit në Paris, të tjerat në muze dhe në koleksione private në Zvicër, Greqi dhe në Francë.

Dy luftëtarë shqiptarë, Luvër.

Kampi i Marko Boçarit.

Aleksandër Deka (Aleksandre Gabriel Dekamps, 1803-1860): Një nga përfaqësuesit më të njohur të romantizmit në Francë. Pas udhëtimit në disa vende të Ballkanit realizoi tablo, akuarele dhe vizatime, që e bënë të shquar. Vlerësohet si një nga pasuesit e Delakruas. Në disa vepra ishte po aq gjeni sa edhe vetë Delakrua. Deka është autor i tablosë “Valltarët shqiptarë”, një nga më të bukurat me temë shqiptare.

Në fillim ajo ishte pronë e një koleksioni privat. Në vitin 1960 u ble në Paris për Muzeun e Brestit, ku ruhet edhe tani, gjithashtu është ekspozuar në Luvër dhe në disa muze jashtë Francës. Piktura të tjera të Dekas si “Luftëtarë Shqiptarë”, “Fshatar shqiptar”.


Valltarët shqiptarë.

Luftëtarë Shqiptarë.

Zhorzh de la Poer Beresford (George de la Poer Berestford, 1826 – 1865): Piktor anglez i shek. XIX. Udhëtoi në disa vende të Ballkanit, grumbulloi material të bollshëm duke u tërhequr nga historia dhe natyra. Nga Shqipëria, Berstford ka lënë vepra të shquara, të botuara në albumin: “Skena nga Shqipëria e Jugut.” Në album gjejmë edhe figura shqiptarësh, banorë të Artës, Prevezës, Janinës e Filatit.

Vendet karakteristike e sidomos figurat e shqiptarëve, të realizuara nga Poer Berestford, dallohen për realizimin e theksuar, të veçorive kompozicionale dhe estetike që vënë në dukje cilësitë individuale tek çdo përsonazh i veprës.

Qëndrimi i piktorit anglez ndaj natyrës dhe njeriut shqiptar tregon nëpërmjet vizatimeve e gravurave, dashamirësi, profesionalizëm e mençuri prej mjeshtri.

Pamje nga pallati i Ali Pashës.

Pallati i Janinës.

Leon Zherom (Léon Gérôme, 1824-1904): Ishte piktor dhe skulptor francez, i cili u shqua si mjeshtër që në krijimet e para. Ai sa herë i ekspozonte pikturat e tij, fitonte admirimin e shkuesve, të studiuesve dhe historianëve.
Veprat me motive nga Shqipëria i realizoi gjatë udhëtimit në Lindje. Ata dallohen për realizimin me vërtetësi të tipareve dhe të mjedisit kombëtar. Veprat e tij përfshijnë: “Shqiptarë duke luajtur shah”, “I burgosuri”, “Shqiptarë në Kajro” etj.

Mjaft nga veprat e tij për Shqipërinë ruhen në koleksione private në Amerikë. Vepra të veçanta ruhen edhe në muze të Francës dhe Anglisë.

Zheromi bën pjesë midis autorëve më të shquar të temës shqiptare. Nëpërmjet veprave bindesh se ai e ka njohur mirë botën e shqiptarit të atyre viteve.

Shqiptarë i Egjiptit.

Shqiptari dhe qeni.

Ketën Uodlvil (Caton Woodville, 1856-1927): Udvili është vlerësuar si një piktor që trajtoi me ndjenjë jetën e njerëzve të thjeshtë.
Me motive të tilla janë edhe krijimet për Shqipërinë. Pamjet na japin atmosferën e kohës dhe mjedisin ku jetonin e punonin njerëzit e thjeshtë. Udvili është gjithashtu autor i krijimeve më të bukura për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të cilat i realizoi i frymëzuar nga zonat ku kishte ndezur zjarri i luftës për liri.

Disa nga veprat më të njohura të Uodvilit janë: “Mirditorë pranë liqenit të Shkodrës”, Nik Leka, udhëheqës i Këlmendëve”, Në pazarin e Shkodrës” etj.


Lidhja e Prizrenit.

Mirdëtorë pranë liqenit të Shkodrës

Ky artikull ishte një përmbledhje shumë e shkurtër e artistëve dhe e pikturave të tyre që regjistruan Shqipërinë dhe shqiptarët në tablotë e tyre shumë kohë para se i madhi Pjetër Marubi të bënte fotografitë e para. Konica.al ju inkurajon që të zbuloni më shumë për pikturat me motive shqiptare të këtyre artistëve. / KultPlus.com

Hapet edicioni i shtatë i festivalit ‘Etnofest’

Me një program të pasur, në fshatin Kukaj në Prishtinë, hapet edicioni i shtatë i festivalit ‘Etnofest’, shkruan KultPlus.

Vikendin e parë ky edicion e nisë sot prej orës 17:00 e deri në orët e vona, me perfomancë të shkëlqyer të Grupit “Melodia e Vjetër” të cilët do të përkujdesen për gjithë vizitorët e Kompleksit ETNO Village.

Ky edicion do të jetë tejet i pasur në aspektin cilësor dhe vëllimor që do të shtrihet në nëntë shtylla programore.

Etno Fest do të hapet sot dhe do të zgjasë deri më 3 shtator. / KultPlus.com

Disenjatorja Eshrefe Sylejmani, mahnitë me koleksionin ‘Start’ (FOTO)

Jeta Zymberi

Të jesh i veçantë në atë që bënë, sot është bërë e vështirë sepse secili po mundohet të vijë sa më unik në punën e tij. Por, veçantia vërehet menjëherë te disenjatorja Eshrefe Shkodra Sylejmani e cila këto ditë solli koleksionin e saj të parë dhe njëkohësisht bëri edhe hapjen e studios të emëruar si ‘ES Couture’, shkruan KultPlus.

Për Eshrefen, dizajni dhe moda kanë qenë gjithmonë pasion dhe qysh e re ajo ka filluar të merret me këtë punë, deri më kur edhe vendosi të studiojë e të bëhet me master për Dizajn të modës në Akademinë Evolucion.

“Dizajni dhe moda ka qenë gjithmonë pasion i imi. Kam pasur fatin që nana ime ka qenë një mjeshtre e punës së dorës dhe hapat e parë i kam marr nga ajo. Në moshën 16 vjeçare kam filluar me zanat për rrobaqepësi, gjatë kësaj kohe kam punuar edhe për dizajnimin e fustaneve. Përkrahja e madhe e bashkëshortit dhe dy djemve të mi më kanë dhënë forcë dhe vullnet shtesë për këtë profesion”, ka treguar disenjatorja fillimisht për KultPlus.

Hapja e studios së saj në Gjilan, ku të pranishëm kishte shumë miq dhe njerëz të modës, e ka shpalosur edhe koleksionin e parë të disenjatores, i cili koleksion ka mahnitur të pranishmit. Koleksioni i quajtur ‘Start’, është një fillim i ri në jetën e Eshrefes e cila premton shumë me punën e saj.

“Kam pas kënaqësinë që në mesin e shumë miqve të filloj me studion time të modës, jam ndier jashtëzakonisht mirë në mesin e tyre. Jam përpjekur të bëjë më të mirën me koleksionin tim të parë, ky koleksion është i përshtatur me trendin. Kam përdorur materiale unike, me kualitet shumë të lartë. Kam punuar shumë gjatë viteve të fundit që ky koleksion të pranohet mirë nga tregu ynë, dhe shpresoj që kjo do të ndodhë, komentet e para janë shumë pozitive”, është shprehur tutje Eshrefja, e cila tutje tregoi që ajo çka e karakterizon atë nga disenjatorët tjerë është teknika e punës, përkushtimi maksimal për kualitet dhe dizajnet unike.

“Pika ime e fort është zgjedhja e materialeve unike”, ka pohuar ajo.

Ky koleksion i cili përmban rreth 20 fustane me prerje të lartë (Houte Couture), është punuar me materiale të ndryshme por dominon dantella dhe materialet me shkëlqim, të gjitha këto materiale italiane. Ngjyrat e përdorura janë ari, e bardha, e zeza dhe rozë.

Këtë koleksion, disnjatorja përveç që e prezantoi në studion e saj, ajo e solli edhe përmes një fotosesioni të realizuar me fotografin Arton Humolli. Ndërsa fustanet kanë shkëlqyer edhe më tepër në trupin e modeles Dhurata Lipovica, e cila po vazhdon të jetë ndër modelet më të kërkuara në vend në 10 vitet e fundit.

“Fotosesioni ka qenë fantastik, me shumë kënaqësi kam bashkëpunuar me emrat më të njohur të modelingut, fotografisë dhe makeup-it. Jam jashtëzakonisht e kënaqur për bashkëpunimin me këta njerëz profesional”, është shprehur disenjatorja, e cila tregoi se përshtypjet dhe komentet e para kanë qenë shume pozitive dhe inspiruese për të.

Krejt për fund disenjatorja tregoi për KultPlus se shumë shpejt do të filloj me përgatitjen e koleksionit të ri pranverë verë 2018-2019, që do të dalë në muajin shkurt-mars të vitit të ardhshëm. Sipas saj, ky koleksion do të ketë bashkëpunime edhe me emra të njohur të televizionit dhe modës, me të cilët ajo tashmë është në bisedime. / KultPlus.com



Arbëreshët në Itali promovojnë identitetin kulturor arbëror në Festivalin e Pulias

Ruajtja dhe promovimi i identitetit kulturor arbëror midis komunitetit arbëresh në Itali, ishte kryefjala e Festivalit të Pulias të organizuar në qendrën historike të San Marzano di San Giuseppe (Taranto), Itali.

Muzika, letërsia dhe shfaqjet artistike mbërthyen me emocione të pranishmit, të cilët shijuan shfaqjen mbi një nga ritualët më të vjetra arbëreshe rreth martesës dhe të drejtuar nga AlfredoTraversa “Vej kurore”, të shoqëruar me muzikë të “Katundi në zembra” dhe me kostume nga shoqata “Rrënjët te tona-Grupe Arbëreshe Shën Marcani”. / KultPlus.com

Filmi ‘Zonjusha’ vazhdon me pjesën e dytë

Filmi ‘Zonjusha’ i regjisorit Genc Berisha, pas shfaqjes në kinema të vendeve të ndryshme dhe numrit të madh të shikuesve, tashmë do të vijë edhe me pjesën e dytë, shkruan KultPlus.

A&G Production, ka njoftuar se si rezultat i këtij suksesi, tashmë skenaristi i filmit Besart Sllamniku dhe Luzim Bucolli, janë angazhuar për të shkruar skenarin për vazhdimin e pjesës së dytë të filmit.
Produksioni njofton se titulli ende nuk është caktuar, sepse varet nga tregimi dhe tema që do të trajtojë filmi, e që sillet rreth një diamanti.

Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi etj, do të jenë aktorët që do të luajnë edhe në pjesën e dytë, derisa do të ketë edhe aktorë të tjerë të ri dhe aktorë mysafir special.

Producent të filmit do të vazhdojnë të jenë sërish Besart Sllamniku dhe Genc Berisha dhe gjithçka do të vijë prapë nën regjinë e Genc Berishës.

Producentët njoftojnë se janë në fazën e gjetjes së koproducentëve për realizimin e filmit, xhirimet e së cilit parashihen të fillojnë në muajt tetor/nëntor 2017, ndërsa premiera pritet të shfaqet në verë të vitit 2018.

Filmi ‘Zonjusha’ pas rrugëtimit nëpër kino të disa qyteteve dhe transmetimit në TV, së fundmi është lansuar edhe në platformën vendore online GjirafaVideo. / KultPlus.com

https://agproduction.gjirafa.com/?video=zonjusha-film-artistik

Shkelja e kanunit në vitin 1972, heroina Gjejrane Lokaj sjellë rrëfimin e saj në DokuFest

Sarandë Selimi

‘I zoti i shpis’, ka vendos për krejt familjen. Kur me shku në shkollë, kur me e ndalë shkollën, çka me punu, kur me u martu… Veç një burrë mund të jetë zot shtëpie, gratë janë ato që merren vetëm me pastrim dhe rritjen e fëmijëve. Kështu thoshte kanuni, asokohe kur gjithçka bëhej sipas tij.

Në vitin 1972, të rralla janë ato gra që kanë guxuar ta qojnë nëpër mend shkollimin e të ikin nga martesa. Por një e tillë vjen nëpërmjet filmit dokumentar ‘Zoti i shpis’, me regji të Daniëll Bremer, shkruan KultPlus.

Bremer, sjellë personazhin e Gjejranes, pra Gjejrane Lokaj e cila në vitin 1972, natën vonë iku nga familja e saj për të vazhduar shkollimin dhe për të mos u martuar. Gjejranja, përmes këtij dokumentari kthehet mbrapa shumë viteve, duke paraqitur në ekranin e madh të Kino Bahce, familjen e saj, nga të cilët tashmë kërkon përgjigje se a ishte ajo gjëja e duhur që ka bërë.

Gjejranja, tashmë është një zonjë shtëpie, një heroinë e gjallë e një derë e hapur për motrat e saja të cilat ‘pësuan’ për shkak të kanunit. Filmi 58 minutësh mori pas vetës në Kino Bahce, një audiencë goxha të madhe, të cilët e pëlqyen shumë filmin ndërsa personazhin kryesorë Gjejranen që ishte në mesin e tyre, e nderuan me një pritje në këmbë e shumë duartrokitje.

“Po ajo Gjejranja që isha në dokumentar po ajo jam. Kjo gjë i takon viteve të mëhershme dhe nuk do të thotë që gjërat janë zhdukur sot, por kemi nevojë të punojmë më shumë për barazinë gjinore. Ai është borxhi ynë, shqetësimi ynë dhe besoj që duhet që të gjithë ne duhet të bashkëpunojmë që ta zhdukim këtë gjë sepse jo-barazia dhembë shumë. Unë nuk u trajtova e barabartë asokohe, por nuk e kisha problem të flasë me të vetmin qëllim, që të jem si model i angazhimit të realizimit të objektivave të mija dhe tonat në përgjithësi. Nuk ishte e lehtë të kthehesh në vitin 1972, atëherë kur unë e lashë familjen time. Ishte emocionuese pak, por megjithatë kjo mund t’i shërbej ndokujt që të ketë guxim”, tha duke i falënderuar përzemërsisht të pranishmit, Gjejrane Lokaj tashmë një mami e zonja e cila përkujdeset për shumë foshnje të sapo lindura, e krejt kjo më guximin e saj t’i bëjë ballë kanunit, fjalës së zotit të shtëpisë, fjalëve të komshive, e gjithçka tjetër.

‘Zoti i shpis’, është dokumentari i cili në edicionin e 16-të të DokuFest, garon në kuadër të Ballkan DOX. Ndërsa regjisorja Daniëll Bremer, tregoi se si e ka nisë krejt këtë rrëfim.

“Unë kam menduar të bëjë diçka me Kanunin. Kam nis ta lexoj kanunin dhe ajo çka më ka interesuar rreth tij ishin shkrimet për gratë. Unë si nuse e Kosovës, e kam lexuar sepse më ka interesuar që të dijë rreth grave të Kosovës. Kësisoj një shoqe e imja, më ka dërguar tek Igballe Rugova, ku e kam pyetur se ku ta gjej një grua që të më flasë për këtë temë. Kështu jemi takuar me Igon dhe më ka propozuar Gjejranen”, theksoi Bremer.

‘Zoti i shpis’, erdhi premierë botërore në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër-DokuFest. Ky film për producent ka Edon Rizvanollin, ndërsa është përkrahur nga NL Films Fond, ASFALT Films, dhe Culture for All./ KultPlus.com

Turistët gjermanë: Natyra, ushqimi dhe mikpritja shqiptare janë mbresëlënëse

Jo vetëm zona bregdetare, por edhe pjesa tjetër e Shqipërisë është shumë e pëlqyer nga turistët e huaj. Transporti mbetet ende sfidë për turistët.

Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët nga Gjermania. Të rinjë nga Gjermania kanë nisur ta zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore e për të shijuar veçoritë që ofron ky vend. Shqipëria është një vend, ku pushuesit gjermanë gjejnë një larmi atraksionesh turistike, që dallojnë nga ato të vendeve të tjera evropiane.

“Udhëtimi me minibusët nëpër ato rrugë gjarpëruese ishte për mua një përvojë mjaft e veçantë”, thotë Moritz, student nga Këlni. Ai për DW veçoi, se është mjaft i kënaqur me pushimin e tij në Shqipëri dhe se nuk ka pasur ndonjë përvojë negative, pavarësisht se mjetet e transportit në Shqipëri ai e sheh si sfidë për pushuesit e huaj.

Christin nga Eseni e ka vizituar Shqipërinë para 2 vitesh në muajin e shtator, kur fluksi i turistëve është më i vogël në krahasim me muajt e verës. Ajo për DW thotë: “Hera e parë me makinë në Tiranë ishte e vështirë, por ia dola mbanë të përshtatem edhe pse rregullat e trafikut nuk respektoheshin”. Çështja e trafikut ka habitur edhe Michaelin nga Boni, i cili thotë: “Në Evropën Qendrore nuk kam parë ndonjëherë një ngjarje të tillë të makinës në rrethrrotullimet e trafikut si në Shqipëri. Në Tiranë vlenin rregulla të veçanta sa i përket kësaj”.

Atraksionet kulturore dhe sportive – një arsye më tepër për të vizituar Shqipërinë

Pushuesit nga Evropa janë të mahnitur nga historia dhe kultura shqiptare. Kruja, Berati, Apollonia dhe muzeu kombëtar në Tiranë janë pika të preferuara turistike. Xiengong në intervistë për DW shprehet: “Unë do t’jua sugjeroja pushimin në Shqipëri të gjithë atyre që janë të interesuar për shumëllojshmëri kulturore si dhe për historinë evropiane”.

Prezenca e më tepër religjioneve që e karakterizon Shqipërinë u veçua si vlerë nga të intervistuarit. Tirana si kryeqytet është shumë tërheqëse për pushuesit gjermanë. Ata veçojnë, se në këtë qytet u ka rënë sy organizimi i festave e koncerteve dhe se si popull shqiptarët kanë karakter festiv. Christin më tej thekson se si lagje, përshtypje të veçantë i ka lënë Blloku në Tiranë me të gjitha pub-et si dhe të rinjtë që ka takuar përreth.

Kuzhina shqiptare – e leverdishme në çmim dhe e pakrahasueshme në shije

Në Shqipëri, kohëve të fundit vërehen mjaft ndryshime pozitive sa i përket përgatitjes së ushqimit, gjë që e bën Shqipërinë një vend edhe më të pëlqyer për turistët e huaj. Sipas Bobb, i cili e ka vizituar Tiranën para dy vitesh, kuzhina shqiptare është në nivel të asaj italiane dhe spanjolle. Të gjithë të intervistuarit nga DW janë treguar mjaft të kënaqur sa i përket ushqimit në Shqipëri duke shprehur gjithashtu habinë për çmimet, që janë dukshëm më lirë se në shumë vende të tjera të Evropës.
Ushqimet e detit mbeten më të preferuarat, ndër të tjera.

Turistët gjermanë shprehën një admirim kundrejt mikpritjes shqiptare. Të gjithë theksojnë kujdesin që bëjnë shqiptarët për t’u ofruar një nivel të lartë komoditeti pushuesve. “Unë jam pozitivisht i habitur nga fakti që, në Shqipëri, edhe në lokalin më të vogël ofronin lidhje në internet, gjë që nuk e gjen as edhe këtu në Gjermani”, thotë Bobb për DW. / KultPlus.com