Kori “Siparantum” vazhdon me koncertet ndërkombëtare

Kori i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e tre koncerteve të rëndësishme korale që do të mbahen në Zagreb, Kroaci nga data 9-11 qershor 2018, shkruan KultPlus.

Kori do të jetë pjesë e koncerttit “7. međunarodnog memorijala Emil Cossetto 2018” që mbahet me 9 qershor 2018, në sallën e njohur “Hrvatski Glazbeni Zavod”. Në këtë program, kori Siparantum do të paraqitet në mesin e gjashtë koreve të njohura kroate.

Koncerti i dytë për neve mbahet me 10 qershor në “Mimara Museum” – Zagreb, në organizim të Universitetit të Zagrebit – Universitas Cantat dhe korit “Emil Cossetto”.

“Po vazhdon të ruhet dhe zhvillohet bashkëpunimi ynë i sinqertë me dirigjentin e njohur maestro Josip Degl’ Ivellio me të cilin tash e tre vite kemi bashkëpunime të panderprera, dhe ja që rezultatet nuk po mungojnë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit

Përpos këtyre dy koncerteve të rëndësishme kori do të jetë pjesëmarrës në aktivitetin kulturor

(Dan nacionalnih manjina grada Zagreba – Dita e pakicave kombëtare të Zagrebit) që mbahet në parkun Parkun Zrinjevac me datë 09.06.2018. në ora 18:00 me ç’rast do të bëhet hapja solemne, që fillon me shqiptarët dhe do të përfaqësohet me korin ” SIPARANTUM CHOIR” nga Peja.

Në program do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë.

Kujtojmë se kori Siparantum muajin e kaluar ka qenë pjesë e festivalit të koreve botërore “Nanxy Voix Du Monde” që është mbajtur në Nancy të Francës, me ç’rast Kosova është paraqitur për here të pare në këtë festival./ KultPlus.com

EC Ma Ndryshe publikon hulumtimin “Prizreni, ‘qytet muze’ pa muze?”

EC Ma Ndryshe ka publikuar hulumtimin “Prizreni, ‘qytet muze’ pa muze?”, në kuadër të së cilit është pasqyruar gjendja ekzistuese e gjithsej gjashtë muzeve të qytetit të Prizrenit dhe janë adresuar çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e tyre. Duke qenë se shumica e muzeve në Prizren janë ose të mbyllur ose të panjohur për publikun e gjerë, atëherë EC ka marrë si iniciativë këtë hulumtim me qëllim të prezantimit të gjendjes momentale dhe sjelljes së rekomandimeve konkrete për ringjalljen dhe promovimin e këtyre institucioneve kulturore. Në këtë hulumtim janë analizuar poashtu edhe praktikat muzeve të tjerë në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar në mënyrë që të sillen shembuj të tjerë që mund të shërbejnë si praktika pozitive të cilat mund të aplikohen nga muzetë e qytetit të Prizrenit.

Qyteti i Prizrenit, krahas epitetit të kryeqytetit kulturor të Kosovës, sipas perceptimit të përgjithshëm të publikut kosovar është qytet me vlera të lashta kulturore dhe historike dhe mban edhe epitetin e “Qytetit muze”. Ky epitet domosdoshmërisht reflekton ruajtjen e strukturës së saj historike dhe rrjedhimisht nënkupton edhe promovimin e kësaj pasurie tek publiku i gjërë. Një nga mjetet e promovimit të kësaj pasurie të Prizrenit janë edhe muzetë që mes tjerash kanë po këtë mision. Mirëpo a e meriton një epitet të tillë sot Prizreni? Sa muze sot gjenden në Prizren dhe sa prej tyre janë funksionale e të hapura për publik? Në çfarë gjendje janë dhe çfarë ofrojnë muzetë e këtij qyteti? Sa reflektohet diversiteti kulturor i këtij qyteti në muzetë e saj?

Hulumtimi ka analizuar aspekte të ndryshme të funksionimit të gjashtë muzeve të qytetit dhe ka karahasuar përmbajtjen e tyre me standarde bashkëkohore të muzeve në rajon e botë. Muzetë e përfshirë në hulumtim janë: 1. Muzeu i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 2. Muzeu arkeologjik – Hamami i Shemsidin beut dhe Sahatkulla, 3. Muzeu etnologjik – Shtëpia e shehzades, 4. Muzeu i hapur arkeologjik si dhe dy muze tjera 5. Muzeu i elektroekonomisë – Hidroelektrana “Prizrenasja” 6. Muzeu i Nënë Terezës të cilat nuk janë funksion dhe të hapura për publik.

Bazuar në të dhënat e prezantuara në këtë hulumtim del të jetë se në Prizren dy muze janë tërësisht të mbyllur për publikun; muzetë e tjerë nuk i plotësojnë në tërësi standardet ndërkombëtare të aplikueshme; prezantimi dhe mirëmbajtja e fondit të vlefshëm brenda tyre nuk bëhet në mënyrë adekuate; si dhe ka mungesë të theksueshme të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shërbim të këtyre muzeve. Rrjedhimisht del se epiteti “Qytet muze” përfshirë këtu humbjen dhe degradimin e viteve të fundit në lokalitetet e trashëgimisë kulturore, duket të jetë i pamerituar për qytetin e Prizrenit. Hulumtimi përmbyllet me konkluzione dhe rekomandime që i adresohen Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prizrenit dhe menaxhmentit të muzeve të qytetit. Këtu mund ta gjeni hulumtimin e plotë: https://bit.ly/2sDËdNQ

Ky hulumtim është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)./ KultPlus.com

Publikohet videoklipi i Himnit të Botërorit, Era Istrefi e mahnitshme (VIDEO)

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam janë artistët që do ta këndojnë himnin e Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artistë ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Sapo është publikuar edhe videoklipi i shumëpritur i këngës së titulluar “Live it Up”. Në këtë videoklip Era Istrefi paraqitet me një dukje të veçantë e plot stil./ KultPlus.com

Presidenti Thaçi lë gjurmët e tij në pikturën “Lulëzimi”

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Muzeun e Kosovës dhe ka lënë gjurmët e tij në pikturën të cilën po e realizon artistja Ellen Frank në kuadër të projektit “Qytetet e Paqes”. Në këtë pikturë kanë lënë gjurmë po ashtu edhe personalitet të tjera të njohura në Kosovë, shkruan KultPlus.

Projekti drejtohet nga Ellen Frank, e cila ka formuar një konsorcium pune në partneritet me Muzeun e Kosovës, Trashëgiminë Kulturore pa Kufijë, Universitetin e Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Kjo pikturë monumentale është shndritur me 4 lloje të arit të çmueshëm duke përfshirë fletët e palladiumit për të festuar historinë 8000 vjeçare të rajonit. E krijuar me pjesëmarrjen e studentëve, artistëve, studiueseve, nga etni të ndryshme dhe nga 38-të komuna të ndryshme.

Prishtina: Lulëzimi, gjurmon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij qyteti, me vijat më të holla të filigranit.
“Qytet e Paqes” i dedikohet fuqisë transformuese të artit, për të ndërtuar një kulturë të mirëkuptimit.
Qytetet e paqes nderojnë historinë dhe kulturën e qyteteve botërore që kanë përjetuar konflikte dhe trauma të mëdha. Shndërrimi i ankthit në bukuri, piktura me fletë ari thekson kuptueshmërinë si parakusht për paqen. Puna nuk është as e dhunshme as polemike, përkundrazi, Qytetet e Paqes inkurajon veprimin tonë nëpërmjet energjisë shpresëdhënëse duke festuar më të mirën e shpirtit njerëzor.

Piktura e Kosovës do të udhëtojë me 10 piktura të tjera në shtete të ndryshme botërore. Për të është arritur edhe një marrëveshje, që piktura të udhëtojë deri në fund të vitit në Kombet e Bashkuara në SHBA së bashku me dokumentarin (që do të bëhet gjatë 2 muajve)./ KultPlus.com

MKRS mbështet Lidhjën e Shkrimtarëve të Kosovës

Sot, në kabinetit e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Sipas këtij memorandumi, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 15 mijë euro. Kjo mbështetje financiare bëhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, konkretisht për takimin “Esad Mekuli i cili do të mbahet në Prishtinë më 17-18 Dhjetor 2018 në të cilin do të organizohet sesioni letrar, përurim veprash letrare, akademia poetike dhe vizitë e monumenteve kulturore-artistike. Po ashtu sipas këtij memorandumi, këto mjete financiare do të shërbejnë për organizimin e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” i cili organizohet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës më 09, 10, 11 Qershor 2018, festival në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shkrimtarë dhe në kaudër të të cilit do të mbahen aktivitete të ndryshme letrare, dhe për veprimtarinë letrare gjatë vitit 2018 për organizimin e aktiviteteve: 6 orë letrare e përurime në Prishtinë, 3 sesione letrare për krijimtarinë letrare-shqiptare, 6 takime letrare në shkollat fillore e të mesme, 4 takime letrare në Shqipëri dhe aktivitete të përbashkëta në diasporë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se si minister dhe MKRS-ja mbetemi të angazhuar maksimalisht që t’i mbështesim aktivitetet e lidhjesë së shkrimitrëve te Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen dhe punën e tij dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje./ KultPlus.com

Shpresa Faqi përmes ekspozitës kthen mbrapsht rrugëtimin e ikjes gjatë luftës në Kosovë

Alberina Haxhijaj

Galeria Kombëtare e Kosovës mbrëmë ka mirëpritur artisten Shpresa Faqi. Ajo në ekspozitën e saj një ditore “Vozitja”, solli vizatimet e realizuara gjatës rrugës që ka bërë nga Gjermani për në Kosovës, shkruan KultPlus.

Publiku i cili ka vizituar dy ekspozitat e fundit në Galerinë Kombëtare të Kosovës ka krijuar përshtypjen se oborri para galerisë është kthyer në një parking të veturave. Fillimisht një veturë ishte vendosur aty në kuadër të ekspozitës “Mjegulla” e cila po qëndron akoma e hapur në galeri e ku artisti Fatmir Mustafa-Karllo, pati vendosur një veturë e cila tymin që lironte e kthente përsëri brenda saj, ndërsa për një ditë në të njëjtin vend do të qëndrojë edhe vetura e artistes Shpresa Faqi.

Artistja veturën e saj e ka përdorur për ta paraqitur projeksionin e vizatimeve me tush në muret e galerisë, në kuadër të ekspozitës së saj një ditore, “Driving” (Vozitja). Një veturë e cila në rend të parë pasqyron statusin në shoqëri, apo edhe një mjet për të ikur nga një situatë jo humane por edhe për të zbuluar horizonte të reja.
Në projektin “Driving” artistja kthen mbrapsht procesin e ikjes nga Kosovë në Gjermani që e kishte përjetuar gjatë luftës së fundit, duke u nisur nga Kassel (D), në Bielefeld. Salzburg, Ljubljana, Zagreb, Sarajevë, Podgoricë dhe Ulqin (MNE), për të ardhur në Prishtinë.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Bunjaku, tha se projekti i Shpresës i titulluar “Driving” jep theks të migrimi, pra zhvendosja si fenomen shoqëror që është aq i përditshëm për ne.
“Aq sa e njoh Shpresën ajo e urren që të quhet si një vajzë refugjatë , diçka që shumë media e kanë bërë e sidomos ato jashtë Kosovës. Mirëpo, më duhet ta pranoj se bash aty në vitin 1999 e ka fillin inspirimi i saj për të realizuar këtë projekt. Tregimi i saj nuk është as i dhimbshëm e as nostalgjik sepse në një formë ajo feston jetën dhe lirin e lëvizjes duke u kthyer në vendet që i ka parë me herë. Mirëpo kësaj herë duke i ripërjetuar ato nga pikëpamja e një artisteje që ka interesim të madh në humanitetin dhe relacionet ndër njerëzorë”, tha ajo
Në secilin vend ku artistja është kthyer ka komunikuar me njerëz duke e bërë këtë udhëtim pas në kohë dhe hapësirë, një udhëtim të shenjtë për të.

Një rrugëtim të cilin e paraqiti duke prezantuar vizatime e realizuar me tush përmes një projeksioni i cili reflektonte në muret e Galerisë dhe përmes relikteve (fellneve) të automjeteve që ka mbledhur gjatë udhëtimit.
Kapakët e rrotave të veturave paraqiteshin si relikte të statusit patriarkal, gjersa ishin ndotur nga artistja me llak thonjsh me ngjyra dhe ishin shndërruar në objekte të çuditshme muzeale me lule të pikturuara e të përshkruar me emërtime shkencore latine.

Artistja Shpresa Faqi, e cila u rikthye në vendlindje u shpreh e lumtur për ekspozitën dhe për mundësin që i është dhënë për të paraqitur punën e saj, pikërisht në vendlindje, destinacionin e fundit të udhëtimit të saj.
“Gjuha ime është arti pamor dhe unë flas me duar, në mënyrën sesi i bëjë vizatimet apo veprat e artit. Faleminderit për mundësin që më është dhënë për t’i prezantuar vizatimet e kësaj rrugë në galerie por edhe kapakët e rrotave, kështu që shijojeni ekspozitën”, u shpreh artistja ëmbël në gjuhën shqipe në hapje të ekspozitës.

Ekspozita “Driving” do të qëndrojë e hapur edhe sot gjatë gjithë ditës deri në ora 23:00 në Galerinë Kombëtare të Kosoëvs./ KultPlus.com

Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister

Agatha Christie, shkrimtarja më e famshme e veprave me mister, u lind më 15 shtator 1890 si Agatha Mary Clarissa Miller, në Devon, Angli.

U rrit në Asfild, ku mbaroi shkollën dhe më pas studioi për këngë në Paris. Në vitin 1914, para Luftës së Parë Botërore, u martua me kolonelin Arshybald Christie, me të cilin pati një vajzë. Kur burri i saj u lirua nga detyra, punoi si asistente në një farmaci, ku mësoi për helmet. Filloi të shkruajë me nxitjen e motrës së saj dhe në librin e saj të parë, të botuar në vitin 1920 nën titullin “Rasti misterioz në Stajls,” shfaqi për herë të parë detektivin legjendar Hercule Poirot, një karakter i cili u shfaq në më shumë se 25 romane të tjera.

Libri i saj i dytë (“Vrasja e Roger Acroud” – 1926) ishte në krye të tabelës së shitjeve dhe ajo ndër shkrimtarët më të njohur. Megjithë suksesin e saj të madh, pas vdekjes së nënës dhe burrit, Agatha Christie hyri në një periudhë trazirash emocionale.
U zhduk për 11 ditë dhe më në fund u gjend në banjat termale. Në 1930 u martua me një arkeolog, Sir Max Malouwan, të cilin e shoqëroi në misionet e tij në Lindjen e Mesme, ku u zhvilluan shumë prej romaneve të saj.

Aty u krijua Miss Marple, një prej heroinave më të dashura të saj. Në përgjithësi, Agatha Christie shkroi 80 romane, 30 koleksione tregimesh të shkurtra dhe 15 drama teatrale, teksa dhe 6 dhe romanca sentimentale nën pseudonimin Mary Uestmakot. Deri në vdekjen e saj, më 12 janar 1976, më shumë se 400 milionë kopje të librave të saj ishin shitur në më shumë se 100 gjuhë. Agatha Christie 1890 – 1976/ Ngjarje Nga Historia Boterore

Ndue Ukaj: Bashkëfajtorë për rrëmujën tonë shoqërore, janë ata që u kanë dhënë krahë budallenjve

Ndue Ukaj

Shoqërinë tonë e ka vërshuar injoranca, prandaj, pasojat reale të degradimit, nuk mund t’i kuptojmë tashmë, kur jemi duke përjetuar kulmin e dalldisë së kësaj epidemie. Ato di t’i kuptojmë një ditë, kur do të kthjellemi, dhe do të detyrohemi ta pastrojmë llumin e madh që është mbledhë kudo.
Nëse duam të bëhemi shoqëri normale- edhe nëse nuk na pëlqen një gjë e tillë- këtë hap do të detyrohemi ta bëjmë. Atëherë, do të dalim përballë gjykatores së historisë dhe do të turpërohemi të gjithë.
Bashkëfajtorë për rrëmujën tonë shoqërore, politike dhe kulturore, janë ata që u kanë dhënë krahë budallenjve, po aq sa ata që i kanë parë ata duke marshuar përpara dhe janë strukë.
E të tillët janë të shumtë dhe nuk janë vetëm në politikë. Të tillët janë kudo.
Po ashtu, bashkëfajtorë janë, edhe inxhinierët e ideologjive të shumta, që tentuan t’i bëjnë një “brainwashing” shoqërisë sonë, duke luftuar me tërë fuqinë kundër çdo gjëje që lidhet me historinë dhe kulturën shqiptare. Si pasojë e këtij ligjërimi të pështirë, jemi ligështuar tej mase, prandaj përbuzim dhe mohojmë çdo gjë.
E një i ditur si Ernest Koliqi, në librin e tij, “Dy shkolla letrare shkodrane”, na këshillonte: “Nji komb qi përbuzë traditat e veta vendosë vetvrasjen e vet.”/KultPlus.com

Artisti Omer Kaleshi bëhet anëtar nderi i ASHAM-it

Listës së shqiptarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) i është shtuar edhe emri i artistit të shquar shqiptar, Omer Kaleshi, njofton Portalb.mk.

“Në përputhje me ligjin dhe statutin e ASHAM-it, si anëtar i asociuar është zgjedhur Bllazhe Boev, si anëtar jashtë përbërjes së punës është zgjedhur Vlladimir Kostiq, dhe si anëtar nderi është zgjedhur Omer Kaleshi”, njoftojnë nga ASHAM-i.

Omer Kaleshi është piktor, i lindur në Kërçovë të Maqedonisë. Përveç në Maqedoni, veprimtarinë artistike Kaleshi e ka zhvilluar edhe në Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Britani të Madhe dhe Francë. Përvoja e dija disa dekadëshe ka numëruar mbi 50 ekspozita në shtete të ndryshme, pjesa dërmuese e tyre edhe në Francë.

Filharmonia e Kosovës

Orkestra Filarmonike e Kosovës u formua në vitin 2000, fillimisht si një ansambël string dhe më vonë si një orkestër e dhomës.

Menjëherë pas krijimit të saj u përballën me probleme financiare. Për shkak të mungesës së interpretuesve nga Kosova, shpesh ishte e nevojshme të ftoheshin interpretues të ftuar nga Maqedonia dhe Shqipëria. Filharmonia e Kosovës ka performuar edhe jashtë Kosovës, në vende të tilla si Japonia, Turqia, Zvicra dhe ka marrë ftesa për të performuar në Shqipëri dhe Bullgari, ndërsa gjithashtu ka bashkëpunuar me Filarmoninë Sllovene. Që nga viti 2006, drejtori i Filarmonisë së Kosovës është Baki Jashari. Filharmonia e Kosovës aktualisht ka 120 anëtarë.

Tel: 038244939
Email: [email protected]
https://www.facebook.com/filharmoniaks/

Publikohet “Prisoner” e Era Istrefit (VIDEO)

“Prisoner” titullohet kënga më e re e publikuar nga këngëtarja e njohur Era Istrefi, shkruan KultPlus.

Po ashu këngëtarja Era Istrefi po arrin me sukses të ngjitet edhe në skenën ndërkombëtare. Ajo do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror, ndërsa do të këndoj përkrah artistëve të njohur Ëill Smith dhe Nicky Jam. Videoklipi i këngës “Live it Up” është paralajmëruar të dal së shpejti.

Kujtojmë se Era Istrefi ka arritur sukses ndërkombëtar me hitin e saj të sukseshëm “Bon bon”./ KultPlus.com

Shkrimtari francez François-Henri Désérable: Jam i lumtur që po e shoh librin tim të përkthyer në gjuhën shqipe

Alberina Haxhijaj

Në kuadër të edicioni të 20-të të Panairit të Librit në Prishtinë erdhi edhe mysafiri i nderit i këtij edicioni, shkrimtari François-Henri Désérable. Ai me ardhjen e tij në Prishtinë promovoi edhe botimin e librit “Njëfarë Z.Piekielny”,të botuar në shqip nga shtëpia botuese “Buzuku”, shkruan KultPlus

Shkrimtari francezë François-Henri Désérable, i cili është edhe një lojtar hokeji, krijoi historinë për librin e tij “Njëfarë Z.Piekielny” pas rastësive të këndshme që ia kishte kurdisur fati. E siç thotë edhe ai në librin e tij “Nuk e di nëse besoj në Zot apo tek rastësia –dhe fundja ç‘është rastësia, në mos Zoti i atyre që s’besojnë në Zot?”

Histori e librit fillon në maj të viti 2014 kur ai kishte bërë gati valixhen e tij, e i kishte dhënë besën të dashurën se përveç sallës se patinazhit dhe dhomës së hotelit nuk do shihte asgjë tjetër në udhëtimin e tij për në Bjellorusi, Minsk, ku do të ishte dëshmitar në dasmën e një shoku. Mirëpo pasi që avioni për në Minsk ishte plot, ia mori fluturimin për në Vilnius nga ky do merrte trenin për në Minsk.

E rastësia bëri që ai gjersa qëndronte në një kafe dhe priste që të afrohej ora e nisjes se trenit, të humbiste portofolin e tij të cilin ia vodhi dikush. Në mungesë të të hollave dhe në pritje për të marrë paratë nga babi i tij përmes bankës, ai humb trenin. Kështu, në pritje të trenit të radhës fillon të bredhë rrugëve t Vilniusit e duke shëtitu gjen një pllakë përkujtimi dedikuar shkrimtarit Romain Gary.

Shkrimtar të cilin ai rastësisht e kishte lexuar gjatë studimeve, pasi që në mesin e njëzet librave që i kishte obligim e të cilat nuk i kishte prekur asnjëherë ai kishte lexuar vetëm “Premtimin” nga Romin Gary.
I gjendur përballë kësaj pllakat, Désérable, kujtoi një fjali brenda librit që i kishte thënë fqinji i tij shkrimtarit Gary. “Kur të takosh njerëz të rëndësishëm, burra të rëndësishëm, më premto që do t’ju tregosh atyre: që në numrin 16, rruga Grande-Pohulanka, në Ëilno, jetoi Z. Piekielny…”.

“Kur unë u gjenda përballë kësaj pllake përkujtimore mu kujtu ai zotëri pasi që kisha lexuar librin e tij dhe mu kujtua fjali dhe tani unë gjendesha pikërisht para asaj shtëpie. Mendova se vetëm letërsia ta jep ata mundësi që ta kujtosh një rrugë dhe ta thuash emrin e saj edhe pse të gjithë e kanë harruar. Një rrugë e cila ka vazhduar që të përmend ndër vite pikërisht për shkak të letërsisë”, theksoi shkrimtari.

Ai i intriguar nga Z.Piekielny filloi që të hulumtojë mbi jetën e tij dhe krijoi edhe librin në të, një libër që qëndron në mes të realitetit dhe fantazisë pasi që siç thotë shkrimtari realiteti dhe fiksioni janë shumë të lidhura më njëra-tjetrën.

“Një personazh edhe nëse është fiktiv mundet me pas shumë ndikim pasi që vetëm letërsia e ka atë ndikim që ti nxjerrë njerëzit prej harresës. Jam shume i lumtur që jam në Kosovë, faleminderit për praninë tuaj është hera e parë që jam këtu në Ballkan. Një falënderim të posaqë shkon për shtëpinë botuese e cila ka një shije të theksuar për letërsinë frënge. Është përkthimi i parë që i është bërë librit tim dhe jam i lumtur që po e shoh atë në një gjuhë tjetër, në gjuhën shqipe”, tha ai.

Libri i shkrimtarit François-Henri Désérable “Njëfarë Z.Piekielny”, është përkthyer në 13 gjuhë të ndryshme ndërsa promovimi i parë i librit në një gjuhë tjetër është bërë në Prishtinë. Shkrimtari do të jetë i pranishëm në Panairin e Librit, sot duke filluar nga ora 12:00/ KultPlus.com

Aktivitetet e ditës së katërt të Panairit të Librit

Në ditën e katërt të Panairit të 20-të të librit në Prishtinë do të ketë disa aktivitete.Më poshtë i gjeni ato:

Në orën 11:00

DITURIA
Isak Shema, “Mësimi i gjuhës shqipe në Arbënesh të Zarës”

Në orën 11:30

BUZUKU

Haxhi Kraki, “Atdheu s’është monedhë tregtie”

Në orën 12:00

INSTITUTI I STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TË KOMUNIZMIT

ISKPK – Tiranë

Ermira Xhomaqi, “Përtej harrimit – Abdulla Rami”

Në orën 12:30

BUZUKU

François-Henri Désérable, “Njëfarë Z. Piekielny”

Dedikime në stendë nga autori – vizitë panairit – intervista për media

Në orën 14:00

VATRA

Majlinda Nana Rama, “Lulet e egra”

Në orën 15:00

SHBK

SKËNDERBEU, ZEF JUBANI, SOLZHENICINI, MIGJENI

Në orën 16:00

DITURIA

Albert Mustafa, “Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë”

Në orën 17:00

Maliqe Mulolli-Jahmurataj dhe Shkurte Sylejmani, “Miku i pushimeve”

Në orën 20:00

SHBK

Darka solemne dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të panairit

(Në hotelin Prishtina)

Miratohet Këshilli Artistiko-Kulturor i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për ngritjen e Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës. Në bazë të këtij vendimi ky këshill ka karakter këshillimor dhe vepron pranë Bashkisë së Tiranës për shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin e projekteve kulturore dhe sportive, që ato të jenë në përputhje me prioritetet e politikave kulturore të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu këshilli do të ketë një rol vendimmarrës në përcaktimin e kalendarit vjetor të veprimtarive kulturore – artistike dhe sidomos të atyre që tani përbëjnë traditën e qytetit.

Këshilli Artistiko-Kulturor i Tiranës në përbërje të tij do të ketë personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit dhe të shkencës. Bien në sy mes 9 anëtarëve të këtij këshilli emra si ai i aktorit dhe Artistit të Popullit, Robert Ndrenika, aktores Yllka Mujo, trajnerit të sportit të futbollit, Ylli Tomorri apo edhe piktorit Helidon Haliti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në prezantimin e këtij vendimi para Këshillit Bashkiak theksoi se përfaqësuesit e këtij këshilli do t’i bënin nder çdo bashkie në vend. “Është një listë që ka edhe një përfaqësim e mbulim të shumë fushave të artit. Jam i sigurt që është një këshill që do të japë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e mëtejshëm të jetës kulturore të qytetit”, tha Veliaj.

Pjesë e vendimit të sotëm të Këshillit Bashkiak ishte edhe miratimi i pagesës së çdo anëtari me 4 500 (katër mijë e pesëqind) lekë për çdo mbledhje./gazetashqip

Versioni Queer i këngës “Qou Rexho” (VIDEO)

Një nga këngët folklorike që njihet për publikun shqiptarë, “Qou Rexho” është kthyer në një version ndryshe prej asaj që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Lendi Mustafa, një prej aktivistëve të komunitetit LGBTI ka bërë publike këngën “Qou Rexho” të cilën e ka realizuar AKA Thesaur, ku e ka përpunuar duke u inspiruar nga pop artistja britanike, Lady Gaga.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar arsyen e përpunimit të kësaj kënge për të cilën thotë se e ka lidhur me kulturën etnike të cilës i takon.

“Njihuni me artistin shqiptar i cili po promovon kulturën Queer në anë të artit, AKA Thesaur, arsyeja pse e kom përpunua “këngën e Rexhes” që është e kompozume në formë korale nga Lorenc Antoni, është se e kam lidhe me kulturën etnike që i takoj. Po në performancen në vijim e kom krijuar si manifestim i identiteteve tjera që i posedoj, duke përfshi elemente nga pop culture edhe queer kulture, saktësisht, e inspiruar nga pop ikonave kryesore Lady Gaga, qe më ka inspiru sot të jem ky person që jam”, ka shkruar Lendi Mustafa.

Kënga “Qou Rexho” është kënduar nga Qamili i Vogël, ndërsa historia e kësaj këngës besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në grazhd të kalit. /Insajderi.com
Video:

Koha nuk është thjesht një datë në kalendar

Intervistë me poetin dhe gazetarin Ndrek Gjini1

Nga Trevor Conway, kryeredaktor i revistës irlandeze “Poems in Profile”

Poezia e Ndrek Gjinit duket në pamje të parë e thjeshtë. Ajo e tërheq lexuesin në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, me referenca për komunizmin, rakinë e rrushit dhe gjyshen e folësit. Por kjo poezi ka një gjë tjetër që është më abstrakte. Nënkuptimi i përdorimit nga folësi i një kalendari personal është se vetë nocioni i kohës është trillim, një konstrukt që ne e kemi krijuar siç kemi dashur vetë.

Në fakt, “trillimi” i folësit është “i vërtetë” dhe “domethënës”. Ai/ajo refuzon konvencionin në formën e kalendarit të përgjithshëm. Mbase ne të gjithë operojmë përmes kalendarëve të tillë personalë. Kur i shikojmë fotografitë, ne nuk themi “Ishte 3 gushti i vitit 1993”. Ne mund të themi “Ishte dita kur ne shkuam për piknik”. Apo 9/11 na ngjall imazhet e një ngjarje më shumë sesa vetë datën. Dhe shumë prej nesh kujtojmë ku ishim kur kanë ndodhur ngjarje të tilla të rëndësishme duke i lidhur përvojat tona të vogla jetësore me ndodhi të tilla globale.

Kalendari konvencional me të gjithë shenjat e tij dhe numrat është gjithashtu i lidhur me ngjarje të tilla si rrotullimi i tokës rreth vetes, fazat e rrotullimit të hënës dhe rrotullimi i tokës përreth diellit. Ne instiktivisht shikojmë përtej këtij planeti për të kuptuar dicka më të madhe dhe abstrakte siç është koha. Në të njëjtën kohë, ne mësojmë nga bashkëkohësit dhe familjet tona siç bën poeti këtu. Zakonisht, njohje të tilla lidhen me gjëra shumë praktike por këtu rrëfimi i gjyshes e bën poetin dhe lexuesin ta shikojë më nga afër ngjarjen apo ndodhinë e treguar.

Kalendar

Gjyshja ime përdorte një kalendar të vërtetë, domethënës, sipas ngjarjeve.

“Ti ke lindur katër hëna pas përmbytjes së madhe kur vdiqën gjysma e qytetit, dymbëdhjetë hëna pasi komunistët hodhën në erë kishën.

Linde vetëm dy hëna pasi qe pjekur rrushi,” më tregonte ajo.

Si fëmijë, para se të shkoja në shkollë unë nuk dija asgjë për faktin se qeshë lindur më 1 Tetor 1963.

Nëse ju them datën e lindjes time sipas kalendarit të tanishëm nuk ju them asgjë për veten.

Po, çfarë nëse unë përdor kalendarin e sime gjysheje?

Ndrek Gjini

Kam lindur në Shqipëri. Pas diplomimit nga Universiteti i Shkodrës, për Gjuhë-Letërsi, kam punuar fillimisht si mësues e më pas si gazetar. Gjatë atyre viteve, kam botuar katër libra në gjuhën shqipe dhe shumë poezi, kritikë letrare, ese dhe artikuj në gazetat dhe revistat shqiptare.

Në vitin 2002, kam emigruar në Irlandën perëndimore. Në 2004, ndoqa një kurs tek CCFE (http://www.ccfe.ie/) ku mora një Çertifikatë Kombëtare për Shtypin e Shkruar dhe më pas ndoqa në GMIT (http://www.gmit.ie/) dhe përfundova një program baçelor studimesh universitare për trashëgiminë kulturore. Më 2011, mbarova Masterin për krijimtari (MA In Writing) në Universitetin Kombëtar të Irlandës, Galway (http://www.nuigalway.ie/) . Interesat e mia për studime dhe mësimdhënie janë në shkencat humanitare digjitale, histori, studime tekstuale dhe bibliografi, redaktime dhe letërsi e shekullit XX. Poezitë e mia, tregimet e shkurtra dhe shkrimet për kritikën letrare janë botuar në shumë gazeta dhe revista në shumë vende të botës. Përmbledhja ime e parë e poezive në gjuhën angleze “The Death of Night” (Vdekja e Natës) është botuar më 2011 nga shtëpia botuese EMAL.

Në vitin 2011, jam përzgjedhur për të lexuar në Festivalin Poetik Ndërkombëtar të Strokestown (http://www.strokestownpoetry.org/), në aktivitetet e “Over the Edge & Culture Night “ (Në Teh & Netë Kulture ((http://www.galwayculturenight.com/) si dhe si folës i ftuar me studentët e programit Master për krijimtari në Universitetin Kombëtar të Irlandës, Galway më 2014 dhe 2015.

Gjatë viteve 2012-2013, kam punuar si ndihmës në zyrën për artet në Departamentin e Kulturës dhe Komunitetit të Bashkisë Galway. Nga viti 2013 deri më 2017, kam punuar në Qendrën e Arsimit të Galway (Galway Education Centre, (http://www.galwayec.ie/). Aktualisht jam redaktor përgjegjës për revistën letrare “The Galway Review” (http://www.thegalwayreview.com/) si dhe webmaster dhe editor online i www.artsingalway.com

Intervistë:

Ka një ndjesi sikur jeta që bëhej dikur ka patur më shumë gjallëri sesa kjo aktuale apo moderne. Në ç’mënyrë mendoni ju se jeta e sotme moderne ka ndikuar tek poezia?

Ndrek Gjini: Bota ka ndryshuar shumë nga ajo që ishte në rininë time në vitet 1970. Ndryshimet e mëdha në fushën e teknologjisë dhe komunikimit i kanë dhënë fund mënyrës tradicionale të jetesës, e cila ka qenë statike për shumë breza. Pa dalë fare nga dera e shtëpisë, ne tani mund të shohim dhe të dëgjojmë rreth ngjarjeve që sapo ndodhin në pothujajse çdo pjesë të botës. Pajisjet dhe mjetet e reja teknologjike kanë sjellë më shumë argëtim dhe “kohë të lirë” dhe e gjitha kjo ka ndodhur brenda harkut kohor të një brezi. Këto ndryshime kanë ndikuar në gjithë mënyrën e të menduarit tonë, në mënyrën e të shkruarit gjithashtu, përfshirë edhe poezinë. Megjithatë, pavarësisht nga lehtësirat dhe kënaqësia që na sjellin këto ndryshime, ato kanë shkatërruar shumë nga zakonet tradicionale të jetesës. Bashkëbisedimi i çiltër në shtëpi mes anëtarëve të familjes, madje edhe me fqinjët, mbrëmjeve pranë zjarrit, pa Radio, TV, Laptop, Iphone apo IPad ka marrë fund tashmë. Do të thoja se këto lloj bisedash ishin më interesante sesa aktivitetet e leximit të poezive në pabet e Galluejt, Londrës apo Nju Jorkut ku secili pretendon se po dëgjon ndërsa rri duke dërguar mesazhe apo duke postuar statuse në facebook ose tuiter gjithë kohën.

Koha pothuajse gjithnjë paraqitet si një lloj gjuhe në poezinë tuaj ku njerëz të ndryshëm e masin atë në mënyra të ndryshme,. A shikoni ndonjë lidhje mes kohës dhe gjuhës, në mënyrën e të shkruarit të përgjithshëm dhe specifik?

Ndrek Gjini: Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, së pari do të thoja se që në kohën që njerëzit për herë të parë vunë rë lëvizjen e rregullt të diellit dhe yjeve, kanë filluar ta vrasin mendjen rreth kalimit të kohës. Njerzit parahistorikë masnin fazat e lëvizjes së hënës rreth 30 000 vjet më parë. Matja e kohës ka qenë një mënyrë përmes së cilës shoqëritë kanë vëzhguar qiejt dhe kjo tregon edhe progresin e qytetërimit.

Së dyti, do të thoja se duhet ta kuptojmë se koha nuk është thjesht një datë një kalendar; ajo është një ndjesi, ngjarje, ndodhi. Edhe gjuha si mjet i të shprehurit është e tillë. Keshtu që çdo ndryshim që sjellin këto ngjarje në mënyrën tonë të jetesës, pasqyrohet edhe në gjuhë gjithashtu.

Anëtarët e familjes tuaj janë karaktere që shfaqen shpesh në përmbledhjen tuaj “Vdekja e Natës” siç ndodh edhe në këtë poezi. Përveçse si karaktere në poezitë tuaja, a kanë ndikuar ata në shkrimet tuaja në ndonjë mënyrë tjetër?

Ndrek Gjini: Po, nëna ime ishte një grua e qetë dhe e ndrojtur. Kur isha i vogël e dëgjoja atë shpesh duke recituar poezi kur ajo lutej. Lutjet në shqip kanë shumë muzikalitet dhe rimë. Në atë kohë, unë nuk dija gjë për kuptimin e tyre por unë i doja vjershat dhe kështu erdhi edhe pasioni im për poezinë.

Perse shkruan? Ndrek Gjini: Nuk mund ta imagjinosh sa herë ia kam bërë vetes këtë pyetje deri në momentin që vendosa të shkruaj një poezi për të ku them: “Unë linda në një qytet pa heronj / Jo fort i zoti për të luftuar / dhe për këtë shkruaj.”

Nëse do të kishit ndonjë këshillë për një shkrimtar, çfarë do të ishte? Ndrek Gjini: Më fal por nuk kam. Nuk e di se pse e kemi kaq të vështirë ta pranojme idenë se talenti nuk është thjesht një dhuratë nga Zoti, por një zeje që mësohet duke punuar me mijëra e mijëra orë. Ka shume aforizma rreth të shkruarit; dua të kujtoj vetëm dy prej tyre. “Shkrimi eshte rishkrim” dhe “Nuk mund të mësosh dikë sesi të shkruajë./KultPlus.com

Porta nga kaloi qytetërimi në mesjetën shqiptare ishte Arkitektura Ilire

Veprat më të rëndësishme të artit që njihen në Shqipëri nga shekujt e mesjetës i përkasin arkitekturës. Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetës së përditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale…

Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve

Veprat më të rëndësishme të artit që njihen në Shqipëri nga shekujt e mesjetës i përkasin arkitekturës. Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetës së përditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale. Përveç kësaj monumentet e arkitekturës kanë mundur t’u qëndronin më mirë dëmtimeve të kohës sesa veprat e tjera të artit, që u shkatërruan nga luftërat e shumta.

Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve avaro-sllave. Perandori bizantin Anastasi I (491-518) fortifikoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin, me tri radhë muresh, ndërtoi kështjella dhe riparoi mure qytetesh.

Periudha e Justinianit I (527-565) ishte më intensivja në fushën e ndërtimeve, sidomos të atyre me karakter ushtarak. Përveç tyre ai ndërtoi shumë kisha, ujësjellësa etj. Këtë veprimtari e bën të njohur në veprën e tij Mbi ndërtimet historiani i Justinianit, Prokopi i Qezaresë. Por gjithë këto ndërtime pjesërisht nuk janë ruajtur, ndërkaq shumica e emrave të vendeve të përmendura nga Prokopi është vështirë të identifikohen me emrat e rinj.

Fortifikimet më të rëndësishme të shek. VI janë pa dyshim muret rrethuese të Durrësit që i takojnë periudhës së sundimit të perandorit Anastasi I. Ato janë ndërtuar krejtësisht me tulla dhe kanë një gjerësi prej 3,50 metrash. Çdo 60-65 metra janë ndërtuar kulla të fuqishme pesëkëndëshe, të cilat kanë patur një lartësi prej 18 m dhe ndaheshin në tri kate me dysheme druri. Kati përdhes kishte një lartësi të dyfishtë dhe shërbente si depo.

Kati i parë përbëhej nga një hapësirë e vetme e pajisur me frëngji për katapulta. Kati i dytë mbulohej nga qemere mbi të cilat ndodhej tarraca e rrethuar nga parapeti me frëngji. Muret e qytetit përshkoheshin nga një numër i madh portash, prej të cilave ruhen vetëm dy prej tyre në murin jugperëndimor. Hyrja kryesore e qytetit, e cila nuk ekziston më, duket se ndodhej nga verilindja. Sipas përshkrimit të Ana Komnenës, para kësaj porte qëndronte një statujë prej bronzi, e cila me sa duket kishte mbetur aty nga koha romake dhe i kushtohej perandorit Adrian.

Në shumë drejtime vlerat arkitektonike të Durrësit në fushën e artit të fortifikimit i kalojnë kufijtë krahinorë. Para se gjenerali i Justinianit, Belizari, të ndërtonte në Romë një tip të ri bedenash, që siguronin një mbrojtje anësore, dhe që sipas Prokopit bëri përshtypje në atë kohë, ato i gjejmë të zbatuara në kështjellën e Durrësit.

Gjatë periudhës së Justinianit vërehet një tendencë për ndërtimin e kështjellave mbi lartësinë e kodrave, përdorimi i akropoleve dhe nënndarje të tjera, që s’ishte gjë tjetër veçse kthimi në format e vjetra të periudhës helenistike apo të fortifikimeve më të hershme ilire. Shembuj të tillë ndeshen në kështjellën e Zvezdës, Zaradishtës, Çukës së Ajtojt etj. Frëngjitë fillojnë të bëhen gjithnjë e më të ngushta, hyrjet e vjetra murosen ose ngushtohen duke e bërë mbrojtjen gjithnjë e më pasive.

Një vend të rëndësishëm midis monumenteve të arkitekturës mesjetare zënë ndërtesat e kultit të krishterë. Ndërsa banesat brenda kështjellave ishin të thjeshta, përgjithësisht njëkthinëshe, ndërtimet e kultit të krishterë përbëheshin nga godina të mëdha, të tipit bazilikal ose me planimetri qendrore, prej të cilave mbizotëronte tipi i parë. Këto ndërtime ndoqën në vija të përgjithshme skemat arkitekturale të shekujve të fundit të arkitekturës romake.

Mjaft monumente kulti të kësaj periudhe janë nxjerrë në dritë nga gërmimet arkeologjike në Ohër, Amantia, Bylis, Butrint, Elbasan, Lin (Pogradec), Tiranë, Paleokastër (Gjirokastër), Tushemisht (Pogradec), Polenë (Korçë), Karbunarë (Vlorë), Pluk (Fier) etj. Deri tani janë zbuluar gjurmët e rreth 30 bazilikave, dyshemetë e të cilave në pjesën më të madhe kanë qenë shtruar me mozaikë. Vetëm në qytetin antik të Bylisit, brenda mureve rrethuese të ngritura nga Justiniani I, janë zbuluar pesë bazilika të mëdha.

Numri i madh i këtyre monumenteve, cilësia artistike e realizimit të tyre si dhe përmasat shpesh gjigante tregojnë se në trevat iliro-shqiptare, arkitektura kishtare, veçanërisht në shek. VI, kishte marrë një zhvillim të madh.

Bazilikat ishin ndërtime që kishin një shtrirje të theksuar gjatësore. Ato ndaheshin në tri hapësira kryesore (nefe) nëpërmjet një sistemi arkadash mbi pilastra apo mbi kolona dhe mbuloheshin me çati mbi kapriata druri (varianti helenistik) ose me qemere (varianti oriental).

Në anën lindore ndodhej absida ku vendosej altari, ndërsa hyrja kryesore ndodhej nga perëndimi dhe paraprihej zakonisht nga një parasallë (narteksi). Në bazilikat e mëdha kishte dhe një oborr të hapur me kolona (atrium) si dhe ambiente të tjera ndihmëse (Bazilika e Arapajt-Durrës).

Më të rralla janë ndërtesat e kultit me planimetri qendrore. Karakteristikë e tyre është ndërtimi rreth një ambienti kryesor, që ndodhet në qendër të ndërtesës. Ndryshe nga bazilikat, në këto ndërtime mbizotëron boshti vertikal kundrejt atij gjatësor. Këto ndërtesa që mbuloheshin në të shumtën e rasteve me kupolë, përbëjnë veçoritë themelore të arkitekturës bizantine në shekujt në vazhdim. Në vendin tonë deri tani janë zbuluar dy ndërtime të mirëfillta me planimetri qendrore: kisha e Linit (Pogradec) dhe Baptisteri i Butrintit, të cilat shquhen dhe për vlerat e mëdha artistike të mozaikëve të dyshemesë.

Gjatë shekujve të parë të mesjetës, që u karakterizuan nga pushtimet avaro-sllave, të cilat sollën si pasojë shkatërrimin e shumë qyteteve dhe kështjellave si dhe shndërrime të mëdha etnike në Ballkan, vihet re një rënie ekonomike dhe për pasojë edhe rënie në fushën e ndërtimeve civile apo të kultit. Në ndonjë rast shpenzimet kalojnë në favor të fortifikimeve, si në Butrint ku një pallat peshkopal mbeti i papërfunduar, ndërkohë që rindërtohet një mur mbrojtës në shek. VII.

Gjurmë të tjera ndërtimesh mbrojtëse të mesjetës së hershme hetohen gjithashtu në kështjellën e Lezhës dhe të Pogradecit. Për dy shekuj vazhduan të përdoren të njëjtat monumente kulti në zonat që i qëndruan pushtimeve sllave. Riparimet apo rindërtimet janë realizuar me një teknikë të varfër, që tregon për vështirësitë ekonomike të kohës. Bazilika e madhe e Butrintit e ndërtuar në shek. VI rindërtohet në shek. IX. Gjithashtu, në shek. XI vazhdon të përdoret bazilika e Ballshit, ku mbreti Boris i bullgarëve, në vitin 865, kthehet në fenë e krishterë.

Gjatë shek. X vërehet në përgjithësi një rritje e nivelit të ndërtimeve. Kriza që u shkaktua nga inkursionet arabe në detin e Jonit dhe shfaqja e frankëve në kufijtë perëndimorë rriti rolin e Temës së Durrësit në fortifikimin e qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Mure mbrojtëse të kësaj periudhe, të pajisura me kulla trekëndëshe dhe kontraforta, hetohen në Kaninë dhe Butrint. Në shek. X u fortifikuan gjithashtu një radhë qytetesh rreth Shkodrës, si Sarda (Shurdhahu), Drishti (Drivast) dhe Deja.

Në fushën e ndërtimeve të kultit vazhdimi i traditës bazilikale hetohet në kishën e Shën Kollit në Perondi të Beratit, si dhe në bazilikën nën xhaminë e Fatihut në Durrës. Arkitektura e kultit arrin kulmin me kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit të Gjirokastrës e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Kjo kishë e ndikuar nga arkitektura kryeqytetase shquhet për ngritjen e saj vertikale (lartësia 17 m), për tamburin masiv mbi të cilin mbështetet kupola, si dhe për dekoracionin e pasur me tulla.

Këto elemente si dhe konceptimi i hapësirës së brendshme krijojnë ndjenjën e madhështisë. Arkitektura kishtare bizantine gjatë shekujve X-XV në Shqipëri dallohet për shumëllojshmërinë e tipave arkitektonikë duke filluar nga kishat njënefëshe, bazilikat, tipat në formë kryqi me kupolë si dhe nga tipa të tjerë ndonjëherë unikalë.

Përveç këtyre monumenteve për vlerat e tyre të veçanta arkitektonike shquhen edhe objekte të tjera të stilit bizantin, që u përkasin shekujve XIII-XIV, si: kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, manastiri i Apolonisë, kishat bizantine të Beratit (Shën Mëria Vllaherna, Shën Triadha, Shën Mëhilli i ndërtuar në shkëmb), manastiri i Mesopotamit (Sarandë), ai i Zvernecit, kishat në fshatin Perondi të Beratit, në Kurjan të Fierit, ajo e Marmirojt në Orik të Vlorës, e Labovës në rrethin e Gjirokastrës etj.

Vlera të veçanta artistike paraqet kisha e manastirit të Pojanit, e ndërtuar në shek. XIII nga perandori bizantin Androniku II. Shtyllat në oborrin e saj përbëjnë elementë të huaj që nuk gjenden në asnjë ndërtesë tjetër të këtij stili dhe që janë dëshmi e stilit romanik të përhapur në viset Veriore të Shqipërisë dhe në ato Perëndimore të bregdetit ballkanik.

Në Shqipërinë Qendrore, por më tepër në atë të Epërme lulëzoi në mesjetë edhe arkitektura romaniko-gotike, kjo sepse krahinat veriore mbetën të lidhura më shumë me kishën perëndimore, ndërsa në Durrës dhe krahinat rreth tij vepronin të dyja kishat, por kishte përparësi kisha lindore. Në kushte të tilla përveç tipave arkitektonikë të pastër kemi dhe ndikime të ndërsjellta të arkitekturës bizantine dhe asaj perëndimore. Ndikimet e arkitekturës perëndimore vërehen dhe në ato krahina ku për periudha të shkurtra erdhën sundimtarë perëndimorë.

Shembujt më të shquar nga arkitektura romaniko-gotike datohen në shek. XII-XIII. Kishat e këtij tipi në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore karakterizohen nga planimetritë kryesisht njënefëshe me theksim të boshtit gjatësor perëndim-lindje me absida rrethore ose drejtkëndëshe, nga përdorimi i frantonive në anët më të ngushta, nga çatitë mbi kapriata druri me rrathë mbi qemere cilindrike, si dhe nga prania e këmbanave.

Prej tyre dalloheshin për trajtimin e tyre arkitektonik monumental dhe për kërkesat artistike, kisha e Shën Serxhit dhe e Bakut pranë fshatit Shirgj të rrethit të Shkodrës, kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, kisha e Rubikut etj., prej të cilave dy të parat ndërtuar në shek. XIII mbi bazën e ndërtimeve më të hershme, ndërsa e fundit në shek. XII. Pjesa më e madhe e këtyre kishave ka qenë zbukuruar me piktura murale.

Elemente arkitektonike karakteristike romaniko-gotike ishin të përhapura prej bregdetit të Shqipërisë së Epërme deri në Kosovë, ku kjo arkitekturë pati një lulëzim të veçantë në ndërtimet e kultit në shek. XIV, siç është kisha e manastirit të Deçanit pranë Pejës.

Banesat mesjetare i njohim më tepër nga të dhënat burimore. Ato ndërtoheshin me gurë, dru apo të ndërthurura. Çatitë mbuloheshim me furde ose me kashtë. Tjegullat përdoreshin në godinat e kultit dhe në ato të shtresave të pasura. Banesat e Shurdhahut (Sarda) të datuara në shek. XI, janë përgjithësisht dykthinëshe, si dhe të tilla me një ambient qendror midis tyre. Shtrimi i dyshemeve me pllaka guri tregon se ato duhet të kenë qenë njëkatëshe.

Gjatë shekujve XIII-XIV morën gjithashtu një zhvillim të dukshëm ndërtimet mbrojtëse, zgjerohen dhe rindërtohen muret e qyteteve dhe në disa raste rrethohen me mure edhe lagjet e jashtme (varoshet). Në këtë veprimtari u dalluan despotët e Epirit dhe më vonë fisnikët shqiptarë, si Topiajt, Balshajt, Muzakajt etj. Kështu Topiajve me qendër në Krujë dhe Pertelë u atribuohet nga Barleci ndërtimi i kështjellës së Petrelës, ndërsa Balshajve kështjella e Shkodrës. Rreth mesit të shek. XIV Karl Topia rindërton kështjellën e Krujës, ndërsa në vitin 1389 Muzakët ndërtuan Kullën e Pirgut në derdhje të Semanit.

Monumentet kryesore të arkitekturës civile në Shqipëri janë kështjellat. Tipa më interesantë paraqesin kështjellat e Beratit, Shkodrës, Lezhës, Shurdhahut, Krujës, Rodonit, Petrelës, Kaninës etj. Për një pjesë të mirë ato janë ndërtuar mbi themelet e kohës antike të herët ose të vonët, por janë rindërtuar gjatë shekujve të mesjetës. Kështjellat kryesore të vendit në gjendjen e tyre të sotme në themel u përkasin shek. XII-XV.

Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të shek. XIII-XIV, kur ato u ndërtuan apo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës. Shembulli më tipik është kështjella e Beratit, muret e sotme të së cilës janë rindërtuar në fillim të shek. XIII prej despotit Mihail Engjëll Komneni, monogrami i të cilit qëndron mbi portën e parë të hyrjes.

Muret rrethuese që ndjekin konturin e terrenit kanë një gjatësi prej 1 400 m dhe përforcohen nga 24 kulla me forma planimetrike dhe përmasa të ndryshme. Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrës ndodhet kështjella e përforcuar nga pesë kulla. Vetë kështjella përmban edhe një ndarje tjetër më të vogël, të përforcuar me dy kulla që shohin nga oborri i kështjellës. Kjo ndarje shërbente si vend i qëndresës së fundit, por më tepër për të veçuar selinë e fortifikuar të sundimtarit nga garnizoni.

Kështjella ka një hyrje kryesore nga veriu, e cila mbrohet nga një barbakan. Përveç ndërtimeve të mësipërme, në shpatin jugor të kodrës zbritnin dy mure nga qyteti deri në lumë, duke përfshirë brenda tyre një sipërfaqe prej 6 ha nga 16 ha që zë krejt sistemi i fortifikimit të Beratit.

Brenda mureve të kështjellës ndodhej bërthama kryesore dhe më e vjetër e qytetit. Edhe sot në kështjellë ndodhet një lagje e tërë me emrin “Kala”, më e vjetra e qytetit të Beratit. Duke u zgjeruar, qytetet mesjetare dolën jashtë mureve të kështjellës, ku u formuan te këmbët e saj lagje të jashtme, “varoshet”, të fortifikuar me mure shumë të dobëta. Nganjëherë varoshi lidhej me mure me kështjellën, siç ndodhte në Lezhë, në Drisht e në vende të tjera.

Një nga fortifikimet që ka marrë trajtën themelore gjatë shek. XIII-XIV është kështjella e Shkodrës, e cila me gjithë ndërtimet dhe rindërtimet që ka njohur gjatë sundimit osman, ruan strukturën e saj të brendshme dhe të jashtme që ka pasur në ata shekuj. Sipërfaqja e brendshme e kështjellës, ndahet nëpërmjet muresh në tri oborre që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle.

Gjatë shekujve XIII-XIV vihet re rritja e lartësisë së mureve dhe sidomos të kullave. Këtë e tregojnë sidomos kullat e kështjellës së Beratit. Deri në shfaqjen e armës së artilerisë ato duhet të ishin sa më të larta, për të vështirësuar ngjitjen në to me shkallë, dhe me mure të fuqishme për t’u rezistuar makinave gurëhedhëse. Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri ose me qemere. Zakonisht kati i sipërm mbulohej me qemer, mbi të cilin krijohej një platformë e rrethuar me bedena.

Përveç kullave të zakonshme në kështjella ndërtoheshin dhe kryekulla (donzhone), që mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe të zinin një vend qendror në kështjellë, mund të ishin të lidhura me muret apo krejt të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t’i qëndronte një rrethimi të gjatë. Ato i hasim kryesisht gjatë periudhës së Despotatit të Epirit, si në Durrës, Butrint etj.

Gjatë shek. XIII-XIV u ndërtuan edhe kështjella më të vogla. Të tilla ishin kështjellat në grykat e disa lumenjve që mbronin skelat tregtare, si kështjella e Pirgut në grykën e Semanit, e Bregut në atë të Shkumbinit, e Rodonit në grykën e Ishmit etj. Nga këto ruhet ende sot në gjendje të mirë kështjella e Bregut. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet. Muret e trasha kanë përsipër bedena dhe, sikurse kullat, janë pajisur me frëngji për t`u përdorur për mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndërtesa banimi, depo ushqimesh etj.

Një tjetër tip kështjellash qenë ato që u ndërtuan në formë kullash në viset malore nga feudalë shqiptarë. Zakonisht të ndërtuara në vende strategjike, nga ana arkitekturore ato ishin të thjeshta. Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në Guribardhë (Mat), në Kalanë e Lekës (Va-Spas), në kullën e Turanit (Korçë) etj. Shek. XV shënon një epokë të re në zhvillimin e fortifikimeve, e cila lidhet me periudhën e përdorimit të armës së artilerisë dhe të përsosjes së saj.

Në territorin e Shqipërisë fillojnë të gjejnë zbatim parimet moderne të fortifikimit, siç janë kullat për artileri që u quajtën “Rondelo”, të ulëta dhe me mure të fuqishme, të barabarta me lartësinë e kullave, hendeqet e fortifikuara etj. Kjo ndodhte në një kohë kur në disa vende të Evropës Perëndimore vazhdonin të ndërtonin gjithnjë e më tepër në lartësi për të vendosur sa më lart artilerinë mbrojtëse. Frymëzimet, më tepër teorike se praktike vinin nga Gadishulli Apenin.

Në këtë fushë konkurruan Skënderbeu, venecianët dhe turqit, prej të cilëve këta të fundit nuk patën zhvillime të shënueshme të teorive moderne të fortifikimit në territorin e Shqipërisë. Ndërmjet shumë fortifikimeve të realizuara në këtë periudhë, përmenden fortifikimi në Kepin e Rodonit, të cilin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ndërtoi në vitin 1463 dhe kulla për artileri në kështjellën e Durrësit etj./albapoli.com/

Veliaj: Dorëhiqem nëse Bashkia ka shpenzuar lekë për Rita Orën dhe Ermal Metën

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për të sjellë në Tiranë, këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, të cilët perfomuan në sheshin “Skënderbej”.

“Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare dhe një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka e bukur. A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm ti lëmë të ndodhin edhe vetëm ti vlerësojmë. Dhe nëse nuk duam të falenderojmë bashkinë vetëm ta kyçim sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakosur me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se nëse Bashkia e Veronës pagoi për të pasur në koncert talentet shqiptarë të muzikës botërore, gjithçka në Tiranë është realizuar pa shpenzuar asnjë qindarkë.

“A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin, me Ritën që t’i sillnin dhe të ndërronin axhendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që Kryetari i Bashkisë që i priti të dy pas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shpenzoi miliona për t’i pasur, ne i patëm falas dhe i përgojuam.

Ata i paguan me taksa dhe i falenderuan. A ka mundësi të bëheni i çik më të mirë? Të mos bëhemi telendarë. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar lekë për këta artistë. Por do të isha super krenar dhe po të kishim shpenzuar diçka siç bëri miku im në Verona, që i lutet, ua shtron tapetin e kuq dhe paret në dorë. Unë jetoj me punën si kryetar bashkie, gazetarët me punën si gazetarë dhe Ermali me Ritën me punën si këngëtarë. Pa atë punë nuk hanë edhe ata bukë kështu që në këtë sens le të mos bëhemi qesharakë dhe ti japim këtë damë vendit tonë sa herë që ndodh diçka e mirë dhe diçka e bukur”, deklaroi Veliaj.

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni po kthehen në origjinen e tyre

Intelektuali shqiptar ortodoks Branisllav Sinadinovski thotë se në Maqedoni mungojnë kishat ortodokse shqiptare, ndërsa nga ana tjetër, nuk mungojnë, sipas tij, kërcënimet dhe sulmet për të penguar deklarimin e hapur dhe zyrtar të tyre si shqiptarë.

“Mesazhi im është të festojmë edhe njëmijë vjet të tjera dhe të përparojmë edhe më shumë, të ndërtojmë jo një, po më shumë kisha, çdokënd ku do të kërkojë dhe do të jetë e nevojshme për popullin shqiptar ortodoks, meqenëse atë e ndërtojnë maqedonasit, nuk shoh arsye përse ne jo, nuk kërkojmë shumë financa nga shteti sepse kemi edhe përkrahje nga gurbetçarët dhe njerëzit tanë”, thotë Sinadinovski.

Ai për gjendjen e Rekës së Epërme, theksoi se duhet angazhim dhe ndihmë prej popullit shqiptar, pa dallim feje. Sipas tij, numri i shqiptarëve ortodoks arrin mbi 100 mijë, dhe ata shërbejnë nëpër funksione të ndryshme.

Çështja e ortodoksëve shqiptarë asnjëherë më parë nuk është hapur dhe studiuar në mënyrë shkencore. Kjo çështje kërkon një përkujdesje institucionale, për pasqyrimin e denjë të autoktonisë së shqiptarëve në këto treva, sidomos të periudhës mesjetare, e cila deri më tani shumëherë është keqpërdorur, madje ende po keqpërdoret për çështje politike nga qarqet e ndryshme serbe, greke, bullgare e maqedonase.

Gjatë shekullit XIX dhe në dekaden e parë të shekullit XX, shqiptarët ortodoksë të trevave lindore shqiptare, ishin nën presionin e vazhdueshëm nga Ekzarkia Bullgare për t’u asimiluar. Faktikisht, aty ku e kishte jurisdiksionin kjo kishë, të gjithë besimtarët ortodoks ishin të detyruar të deklaroheshin si bullgarë. Këtu qëndron edhe kurthi i manipulimeve statistikore të historianëve bullgarë, të cilët në raportet e tyre, shqiptarët ortodoks nga rajonet kompakte të shqiptarëve ortodoks, i paraqesin si bullgarë. vlerëson Skender Asani.

Asani thotë se kjo golgotë e shqiptarëve ortodoksë në trevat lindore, vazhdoi edhe pas krijimit të Federates Jugosllave, përkatësisht me themelimin e Republikës së Maqedonisë dhe themelimin e Kishës Autoqefale Maqedonase, e cila duke e përdorur fenë, arriti që me mjete të ndryshme të pushtetit dhe dhunës institucionale, të asimilojë gati se në tërësi popullatën ortodokse shqiptare.

Veton Surroi thotë se Shefqet Krasniqi është dhunues i fjalës së lirë (VIDEO)

Publicisti, Veton Surroi në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka folur edhe për fenë islame dhe pluralizmin e islamit në Kosovë.

Surroi e ka quajtur Shefqet Krasniqin “dhunues”, pasi sipas tij, e ka keqpërdorur religjionin..

“Nuk mund të tërhiqemi prej dhunuesve të fjalës në publik. Pra, Shefqet Krasniqi është dhunues. Një njëri që thotë se Nënë Tereza ka me shku në ferr…, e keqpërdor religjionin me fjalor dhune. Fjalor dhune është kur i degradon të tjerët”, ka thënë Surroi.

Ai ka theksuar se Islamofobia poashtu është fjalor dhune.

“Ta quash dikë të prapambetur pse është mysliman, është absolutisht fjalor dhune, e zhvlerëson identitetin e njerëzve”, tha ai.

Surroi ka folur edhe për institucionet e Kosovës, duke thënë se nuk kanë pse merren me interpretimin e formave të ligjërimit të hoxhallarëve në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“Është krejtësisht në kundërshtim me Republikën shekullare laike të Kosovës. Institucionet nuk kanë pse merren me interpretimin e formave të ligjërimit të mulla Shefqetit apo cilitdo hoxhë në Kosovë”.

Surroi ka thënë se ligjërimi i fesë islame në shqip është i vonshëm krahasuar me katolicizmin.

“Islami (te shqiptarët) ka një veçanti krahasuar me religjionet tjera, për shkak të një interpretimi shumë të vonshëm të dhënies së lirisë të ligjërimit në gjuhën amtare. Ka rreth 80 vjet që ne ligjërojmë islamin në shqip, në krahasim me Kishën Katolike, e cila ligjëron shqip së paku nga shekulli XVI”, është shprehur Surroi.

Publicisti në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka deklaruar se Islami në Kosovë ka si përparësi pluralizmin.

“Islami shqiptar ka një përparësi, është i vetmi islam evropian, sepse nuk është pjesë e një procesi dekolonizimi ku vijnë emigrantë etj., është i njerëzve të këtushëm”, ka thënë ndër të tjera Veton Surroi./Telegrafi/

Botohet studimi që tregon pse Kosova e Çamëri u ndan dhunshëm nga Shqipëria

Në Tiranë, historiani Romeo Gurakuqi sapo ka botuar studimin e tij shumëvjeçar “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939 – 1946”. Libri bazohet në mijëra dokumente amerikane e britanike, italiane e gjermane, të lëna pas dore nga historiografia komuniste.

Ai përshkruan me detaje Shqipërinë e Luftës së Dytë dhe instalimin e regjimit komunist në Tiranë me ndihmën e komunistëve jugosllavë. Studimi tregon një mori ngjarjesh tragjike që ndodhën në Kosovë e Çamëri, dhe që shkaktuan ndarjen e tyre të dhunshme nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Profesor Gurakuqi! Çfarë burimesh keni shfrytëzuar në përgatitjen e këtij studimi mbi Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore?

Romeo Gurakuqi: Kjo është historia institucionale dhe politike e Shqipërisë nga 1939 deri në 1946. Kjo është historia e rezistencës antifashiste, historia e rezistencës së forcave nacionaliste. Në këtë histori ndërthuret Shqipëria në kufijtë e saj etnikë. Nga viti 1941 një pjesë e madhe e trojeve shqiptare u përfshinë brenda shtetit shqiptar. Pra, nuk është vetëm historia e Shqipërisë së vjetër, por është historia e Shqipërisë në kufijtë e saj maksimalë nga viti 1941 deri në fillim të vitit 1945.

Kjo është një përpjekje për ta rishkruar historinë nga fillimi, bazuar në një tërësi dokumentash, që vijnë jo nga një burim i vetëm dhe i përzgjedhur, por vijnë nga arkivat më të rëndësishëm perëndimorë; arkivat britanike, të marra nga fondet e Foreign Office-it, War Office-it, shërbimit inteligjent britanik i pranishëm atë kohë në Shqipëri, nga burimet amerikane të botuara dhe të pabotuara ose jo, nga burimet italiane të ministrisë së punëve të jashtme, dhe të ministrisë së punëve të brendshme, nga dokumenta gjermane, dhe mbi të gjitha janë dokumentat që gjenden në arkivin qendror të shtetit të Republikës së Shqipërisë AQSH, të cilat janë përgjithësisht të paeksploruar nga historianët shqiptarë. Aty kanë qenë, por për arsye të ndryshme, dhe unë mendoj se para të gjithash janë arsyet e censurës, historianët shqiptarë e kanë patur të pamundur të shohin fondin e dokumentave të Mëkëmbësisë së Përgjithshme, fondin e Ministrisë së Punëve të brendshme dhe Divizioneve partizane në fillim të vitit 1945. Të gjitha këto i kam shfrytëzuar në mënyrë të plotë.

Zëri i Amerikës: Cila ishte shtysa juaj kryesore në këtë punë shumëvjeçare?

Romeo Gurakuqi: Jam përpjekur t’u jap zë atyre, të cilëve iu mohua e vërteta për 70 e ca vite në këtë vend. Jam përpjekur me maksimumin e dijeve të mia profesionale të jem i paanshëm në vlerësimin e të gjitha aspekteve: të luftës nacional-çlirimtare, të kolaboracionizmit, të akomodimit, të uzurpimit të pushtetit nga ana e komunistëve, të regjimit të terrorit, që ato vendosën në Shqipëri, të nderimit të heronjve të luftës, rinisë shqiptare, që luftuan mbi bazën e antifashizmit kryesisht për çlirimin e vendit, si edhe të forcave nacionaliste, të cilat deri sot në mënyrë të padrejtë janë konsideruar si forca kolaboracioniste. Në fakt, nga burime të paanshme e të ftohta, rezulton se ato kanë qenë pjesë e aktivitetit antifashist. Një pjesë e veçantë i është kushtuar arsyetimit të elitës politike që pranoi pushtimin dhe përpjekjes së tyre për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohej nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Çfarë vendi dhe çfarë roli kishte Shqipëria atë kohë në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Romeo Gurakuqi: Libri është një përpjekje e përgjithshme mbi raportet e Shqipërisë së asaj kohe në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore deri në fund të saj, si dhe përpjekjet pas saj për të vendosur një rend të ri botëror. Libri është një përpjekje për të trajtuar raportet e posaçme që Mbretëria e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe SHBA patën me parti të ndryshme brenda Shqipërisë në periudhën e luftës dhe në regjimin e Enver Hoxhës. Në një kapitull të veçantë ëhstë trajtuar raporti që regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, që unë e quaj regjimi i terrorit për shkak të terrorit që ushtroi mbi popullit shqiptar, kryesisht të Shqipërisë së veriut, krijoi me dy fuqitë kryesore perëndimore antifashiste; SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Raportet janë trajtuar në mënyrë të vërtetë, të detajuar, të vendosura në një linjë kronologjike dhe bazuar në një teori të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Po me fqinjët e tjerë si ishin marrëdhëniet e Shqipërisë:

Romeo Gurakuqi: Një kujdes i veçantë i është kushtuar çështjes së Epirit të jugut dhe raporteve të shtetit shqiptar të periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj me Mbretërinë e Greqisë dhe me regjimin tranzitor, që u vendos atje pas luftës, mbi të gjitha, çështja çame ka një trajtim tç veçantë bazuar në dokumentat arkivore britanike dhe amerikane.

Zëri i Amerikës: Kuptohet se vendin e zë Kosova, apo jo?

Romeo Gurakuqi: Po. Ndalem gjatë te riintegrimi i Kosovës dhe tokave të tjera të liruara në Shqipëri në 1941 dhe si ndodhi procesi i rishkëputjes së Kosovës dhe rajonave të Shqipërisë lindore dhe veriperëndimore në 1945. Kjo ndodhi për shkak të bashkëpunimit të regjimit të pilotuar komunist shqiptar nga Partia Komuniste Jugosllave, i cili e lëshoi gradualisht këtë pjesë të trojeve shqiptare përsëri në Jugosllavinë e dytë e drejtuar nga PKJ dhe nga një ekip krejt i ri.

Zëri i Amerikës: Cili është përfundimi kryesor për këtë periudhë?

Romeo Gurakuqi: Studimi tregon se çfarë ndodhi praktikisht në këtë periudhë të thyerjes historike. Kështu e kam quajtur këtë periudhë 1939-1946; është një thyerje historike. Shqipëria në vitet 1944-45, Tirana, Durrësi, Shkodra, Berati, Korça, Gjirokastra, Gjakova, Prizreni, që ishin qendra të qytetërimit tonë, ku drejtonin elitat që formuan Shqipërinë dhe kombin shqiptar; të gjitha këto eliminohen brenda këtij harku të shkurtër kohor. Ishte, pra, një periudhë thyerje historike midis Shqipërisë së parë dhe Shqipërisë që krijoi Enver Hoxha. Ky proces vazhdon deri në vitin 1952 dhe Shqipëria pëson një ndryshim rrënjësor; e gjithë jeta qytetare, arsimore, kulturore, komb-formuese, shkollë-formuese, elita drejtuese politike u eliminua. Ato që vijnë në pushtet më 17 nëntor në Tiranë dhe më 29 nëntor në të gjithë Shqipërinë janë një grup i pilotuar nga PKJ, e cila pati në fakt një veprimtari të vendosur për shkatërrimin e gjithë arritjeve pararendëse të elitës shqiptare, të cilën në bllok e cilësuan si “kolaboracioniste dhe tradhtar të kombit”, por në fakt ata ishin komb-formuesit.

Periudha vijuese ishte periudha e shkatërrimit të vlerave arsimre, kulturore, shtetformuese, ekonomisë së tregut, pronës nga regjimi i vendosur në 17 nëntor në kryeqytet dhe 29 nëntor në gjithë Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Bie në sy vëllimi i madh i librit. Sa kohë keni punuar me të?

Romeo Gurakuqi: Kjo është një punë e nisur 9 vite më parë, por duke nisur nga viti 2012 e deri sot është një punë e pandërprerë pa asnjë ditë pushimi, as edhe ditët e festave. Kam punuar intensivisht me orë të tëra, dhe janë dhjetëra e mijëra faqe dokumentacion, i lexuar, i skeduar dhe i studiuar. Janë me qindra faqe literaturë e shkruar enkas ose tangent për Shqipërinë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një punë intensive, të cilën e kam konsideruar si një detyrim para së gjithash ndaj atyre që iu mohua e vërteta në mënyrë të padrejtë. Kjo është një vepër, të cilën ia kam kushtuar atyre që nuk u lanë me fol, atyre që iu imponuar një të vërtetë të pilotuar nga diktatori dhe kasta që e ka drejtuar vendin në atë kohë dhe bijtë e tyre, që drejtojnë sot vendin me të njëjtën ashpërsi, me të njëjtën kulturë të dhunimit të Shqipërisë ndryshe dhe të kushteve të pluralizmit.

Zëri i Amerikës: Pra, ju keni zgjedhur të zeroni gjithë historiografinë komuniste dhe të shkruani një histori krejt të re e të panjohur?

Romeo Gurakuqi: Kam shkruar historië mbi bazën e dokumenteve arkivore shqiptare dhe të huaja. Dokumentat ishin në AQSH të pashfrytëzuara aspak nga historianët e kohës së komunizmit. Edhe sikur thjesht të lexohen dokumentet e AQSH të prodhuara nga institucionet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe më vonë të PPSH-së, dokumentat dhe raportet e Divizioneve partizane, kujtimet e liderëve kryesorë të diktaturës, ato do të ishin të mjaftueshme që të gjykohej në mënyrë të paanshme dhe të kuptohej falsifikimi i historiografisë komuniste. Kuptohet qartë se çfarë është thënë është tërësisht e ndryshme nga dokumentat që projektuesit e kësaj qasjeje të shtrembëruar të historisë kanë lënë në arkivin qendror të shtetit.

Mjafton një të përmendet; pleniumi i dytë i komitetit qendror i Beratit nën nëntor 1944. Shihet qartë se qasja e diktuar nga diktatori i ka pozicionuar luftën dhe sjelljet e liderëve komunistë është krejt e ndryshme nga realiteti. Aty ata pranojnë edhe luftën civile edhe regjimin e terrorit edhe intrasigjencën ndaj forcave antifashiste nacionaliste kryesisht në veri, në qebdër e në jug të Shqipërisë. Këtë çast të rrëfimit të krimeve të tyre ata e fshinë fare nga historiografia zyrtare.

Zëri i Amerikës: Si mendoni se do të pritet ky libër në Kosovë?

Romeo Gurakuqi: Populli i Kosovës do të mësojë se ka patur një periudhë të caktuar të historisë së shqiptarëve në Ballkan kur shteti shqiptar është shtrirë jo në të gjitha trojet etnike, por në kufijtë maksimalë nacionalë që ka arritur ndonjë herë në Ballkan. Pjesa më e madhe e Kosovës, Dibra, Tetova, Struga, Gostivari kanë qenë pjesë e shtetit shqiptar. Shqiptarët e Kosovës do të mësojnë se cili ka qenë kontributi i “kolabotacionistëve” në këndvështrimin e Enver Hoxhës, cili ka qenë kontributi i atyre qeverive në formimin e shkollës shqipe në tokat e lirueme, kur është krijuar elita e parë drejtuese, e cila më pas luajti rol të madh në mbajtjen gjallë të frymës shqptare edhe në periudhat e errëta të okupacionit serb pas Luftës së Dytë Botërore edhe më vonë kur kishte një status në kuadër të federatës jugosllave.

Shqiptarët e Kosovës do të mësojnë rrugën në të cilën Kosova është përfshirë në Shqipëri dhe mënyrën se si Kosova dhe krahina të tjera shqiptare janë rishkëputur nga Shqipëria me një kompromis të heshtur dhe të pamarrë vesh në mënyrë publike midis dy liderëve komunistë Enver Hoxha nga PKSH-ja dhe Josif Tito nga PKJ-ja.

Shqiptarët e Kosovës do të mësojnë se Shaban Polluzha ka qenë një lider nacionalist antifashist. Ai ka luftuar përkrah me forcat partizane kundër okupatorit dhe më pas ka pësuar goditjen e divizioneve jugosllave në bashkëpunimin e heshtur dhe aktiv të dy divizioneve partizane nga Shqipëria divizionit 5 dhe divizionit 6. Drejtuesit e këtyre dy divizioneve kanë raportuar dhe kanë lënë dokumente të padëmtuar në arkivin e shtetit.

Ata do të mësojnë se në fillim të 1945, sidomos pas shtypjes së kryengrijtes së Shaban Polluzhës, në mars deri qershor, djelmënia e Kosovës dhe viseve të tjera të lirueme janë zhbi nga vatrat e tyre, janë marrë deportuar nga mosha 16 vjeç deri në 49 vjeç përmes një rruge që kalonte përmes Prizrenit, Kukës, Qafa e Malit, Fushë-Arrëz, Pukë, Gomsiqe, periferi e Shkodrës, Sukobinë, në drejtim të Tivarit e Dalmacisë dhe u krye masakra e Tivarit mbi ta. Kjo prapë është vetëm një pjesë e vogël e masakrimit dhe shpërbërjes pjesë pjesë e djelmnisë shqiptare të Kosovës. Por populli rezistoi dhe arriti të ketë sot një shtet të pavarur dhe merita kryesore i takon nacionalistëve, të cilët u përçmuan si “kolaboracionistë” pa i pyetur se cila ka qenë qasja e tyre, forca e tyre para fuqive fashiste italiane e naziste gjermane. Ata janë munduar të shpëtojnë çfarë mund të shpëtohej nga Shqipëria në luftë. A ka patur kolaboracionistë që kanë dëmtuar shqiptarët? Po, ka pasur, por ata janë një pjesë fare e vogël dhe krimet e tyre janë minimale në raport me vrasjet që partizanët e komanduar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nako Spiru, Shefqet Peçi kanë shkaktuar popullit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë. Vrasjet e tyre ndaj shqiptarëve në Shqipërinë e veriut dhe të jugut janë të pamata në raport me dëmtimet që kanë bërë qeveritë kolaboracioniste si gjatë pushtimit italian si edhe instituconet e Shqipërisë neutrale gjatë pushtimit nazist gjerman. Kjo kërkonte një ridimensionim dhe u krye mbi bazën e dokumentave arkivore.

Zëri i Amerikës: A prisni kritika për këtë libër?

Romeo Gurakuqi: Shoqëria shqiptare është mësuar vetëm me një qasje. Për fat të mirë, disa historianë shqiptarë para meje dhe historianë perëndimorë kanë shkruar për këtë periudhë dhe përfundimet e tyre nuk janë të ndryshme nga të miat nga Bernd Fisher, Rodrik Bejli si dhe vëzhgues të tjerë të paanshëm të situatës në Shqipëri.

Unë e kam shkruar studimin krejt ftohtë dhe me qëndrim të paanshëm, për t’i thënë të vërtetat deri në fund, pavarësisht se kë mund të prekin. Shumëkush do të mbetet i pakënaqur nga thyerja e tabuve, por unë në raport me ndërgjegjen time profesionale dhe me interesat publike dhe interesat e brezit të ri, i cili edhe sot e kësaj dite indoktrinohet sa herë që ka një festë, në vend që t’i thuhet e vërteta, injektohet me gënjeshtra nga të majtët sa herë që vijnë në pushtet, që janë intransigjent ndaj njohjes së të vërtetës dhe heqjes së tabuve; pra ky është një detyrim që unë ia kam plotësuar brezit të ri dhe kam bërë një shkrim të saktë dhe të vërtetë të qëndrimit të gjithë elitës shqiptare, që themeloi shtetin shqiptar, që shpalli pavarësinë, ndërtoi institucionet dhe i dha zë Shqipërisë në periudhën e Shqipërisë së parë dhe të dytë, duke quajtur Shqipëri të tretë atë që krijoi Enver Hoxha, edhe asaj elite i kam dhënë vendin e duhur në meritat komb-formuese.

Dita e tretë e “Javës së Kulturës” në qytetin e Vushtrrisë

Në Vushtrri po vazhdon të mbahet “Java e Kulturës”, shkruan KultPlus.

Sot u shënua dita e tretë e cila u karakterizua me panele diskutime dhe aktivitete të ndryshme artistike. Të rinjtë e “OJQ Access” kanë shprehur talentin e tyre përmes pikturimit.

Temën të cilën e kishin zgjedhur për pikturim ishte: “E kaluara dhe e ardhmja në sytë e artistëve të rinj”./ KultPlus.com