Ushtarët shqiptarë të cilët i shërbyen Napoleonit

Kjo është një gravurë e ushtarëve shqiptarë që shërbenin në trupat e Napoelonit në Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar një regjiment që përveçse përvojës shumë të çmuar ushtarake që afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit.

Intelektualët dhe udhëheqësit kombëtarë ballkanikë të shek XIX, do të ndikoheshin nga dy doktrina politike me prejardhje evropianoperëndimore: liberalizmi që buronte nga idetë e iluminizmit në shek e XVIII; dhe nacionalizmi.

Përballë këtij realiteti të ri në Ballkan, fillimisht nën një zgjim kulturor dhe pastaj nën një zgjim politik të nxitur më së tepërmi edhe nga Kriza Lindore, shqiptarët reaguan duke sendërtuar format e para të një ndërgjegje kombëtare të avancuar që kërkonte një shtet shqiptar në rajon.

Ndaj për shumë studiues serioze Ishujt Joniane dhe territoret përballë tyre quhen një nga vatrat e para ku lindin lëvizjet kombëtare në Ballkan.

Saga në tavernën Lora

Bajram Mjeku:
Në kujtim të mikut tim të mirë, poetit e dramaturgut norvegjez Erling Kittelsen dhe borës që i rrinte aq bukur Oslos pak orë mbas ndërrimit të Mileniumit të ri.

Në tavernën Lora jam ulur sonte
Në sheshin Henrik Ibsen në Kristiani
Shpejtojnë njerëzit duke çarë borën
Siç erdhi mbrëmë Mileniumi i ri.

Në tavernën Lora ka veç rrëzëllim
Në secilën tryezë ndezur nga një qiri
Unë pres dhe nuk më bëhet vonë
Durueshëm siç pritëm shekullin e ri.

Dera e vjetër e përplasi heshtjen
Me hapa të rëndë dikush po vjen 
Është shkrimtari Erling Kittelsen
Sagat skandinave mbi supe i çon.

Nga acari fërkon duart e thotë
Sonte do të flasim vetëm për lirikë
Harro plojën e luftës, gjithçka harro
Vetëm maskarenjtë bëjnë politikë.

Erlingu flet me pasion për lirikat
Të njëjta, si lirikat tona në Ballkan
Dy kultura të vagullta në Polin e Veriut
Vetëm acari dhe ngrohtësia i ndanë.

Derisa pijmë verë në tavernën Lora
Lora e gjallë ecte udhës natën vonë
Përtej xhamave ajo dhe bora e bardhë
Tundonte lirikat thellë në shpirtin tonë.

(Oslo, janar 2000)

Ava Max: Jam 100% shqiptare, do të dëshiroja të mbaja koncert në Shqipëri

Ava Max, këngëtarja e cila u bë e njohur me hitin e saj “Sweet But Psycho” dhe që kryesoi toplistat në Britani ka treguar më shumë për jetën e saj në një intervistë për Lucy Mapstone. Ajo ka theksuar faktin se është shqiptare si dhe ka treguar për planet e saj në të ardhmen. Ava Max po ashtu është shprehu se do të dëshironte të mbante një koncert në Shqipëri, transmeton KultPlus.com

Këngëtarja dhe kompozitorja Amanda Ava Koci, e cila i ka prindërit shqiptarë ka treguar se sa shumë i kështu dashur për të luftuat që të ketë suksese në muzikë. Ajo po ashtu ka treguar rrugën e vështirë që kanë bërë prindërit e saj nga Shqipëria për në Amerikë.

“Në vitet 1990 dhe 1991 prindërit tanë u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris. Në Paris jetuan në një kishë për një vit të plotë. Ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur për shkak se ata ishin në Paris. Aty takuan një zonjë e cila u dha atyre pasaporta dhe përfunduan në Wisconsin – aty ku unë kam lindur”, ka treguar ajo.

“Ata shkuan në Amerikë me asgjë, pa para, pa ditur gjuhën, ishte shumë e vështirë për ta, mbaj mend t’i shikoj ata kur u rrita duke luftuar dhe duke punuar në tri punë secili. Duke parë gjithë mundin që ata kanë bërë shpesh them me vete që unë jam më shumë fat”, ka treguar ajo.

Max rrëfen se shpesh ndihej sikur donte të hiqte dorë, sidomos gjatë viti të saj të parë në Los Anxhelos që ishte shumë i vështirë. Mirëpo sipas saj familja e saj e fortë e ka mbështetur gjithmonë. Tani ajo pret me padurim që të ua shpërblej mundin.

“Dua vetëm të ndihmoj familjen time, miqtë dhe njerëzit e mi në përgjithësi”, thotë ajo.

Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, ajo thotë se është “100% shqiptare dhe se dëshiron që të ndihmojë këtë komunitet kurdo që ka mundësi. “Do të ishte e mahnitshme të bëja një koncert për mbledhjen e fondeve atje. Të mirat duhet kthyer”.

Por, para se të arrijë të gjitha këto, qëllimi i Max-it për 12 muajt e ardhshëm është lansimi i albumit të saj debutues, si dhe më shumë këngë./ KultPlus.com

https://www.belfasttelegraph.co.uk/life/features/ava-max-my-parents-left-albania-in-1990-and-lived-in-a-church-in-paris-for-a-whole-year-37700264.html

Shiten të gjitha biletat për shfaqjen “Bretkosa”

Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Kolegjin AAB, do të mbahet repriza e tretë e shfaqjes “Bretkosa” me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi. Mirëpo, për KultPlus është konfirmuar se të gjitha biletat tashmë janë shitur dhe nuk ka më vende të lira për këtë reprizë.

“Bretkosa” është një dramë psikologjike, historia e të cilës zhvillohet brenda katër mureve të një dyqani të vjetër për qethje. Gjithë drama zhvillohet ditën e bajramit.

 Zeka (Ilir Tafa), është një veteran i luftës i cili vuan nga  Sindroma Post Trauamtike (PTSD). Një njeri të cilin familja e ka lënë pasi që ka qenë i dhunshme. Në anën tjetër është vëllai i tij Toni (Donat Qosja). Ai është një burrë familjar i cili ka humbur punën dhe ngushëllimin e gjen në pijë dhe në kumar.

Vëllai i madh dëshiron ta bind të voglin që të ndryshojë, ndoshta edhe me forcë.  Në mes të gjithë kësaj gjendet miku i tyre, një taksist (Basri Shala) i cili ka ikur gjatë luftës dhe e ka lënë Kosovën. Si dhe shitësi i librave (Valmir Krasniqi).

Tekstin e kësaj shfaqje e ka realizuar autori kroat  Dubravko Mihanović./ KultPlus.com

Filarmonia synon që prej shtatorit t’i bëjë koncertet me pagesë

Katërqind veta do t’i sigurojnë ulëset në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me biletë falas, për ta dëgjuar koncertin me të cilin Filarmonia e Kosovës e nis vitin 2019. Me këtë, ky institucion për të dytën herë do ta testojë sistemin e biletarisë. Deri në shtator paralajmërohet që biletat e koncerteve të Filarmonisë së Kosovës të bëhen me pagesë.

Për të parën herë sistemin e biletarisë ky institucion e kishte testuar në vitin 2012, për ta ndërprerë për shkak të mosfunksionimit. Asokohe çmimi i biletës kushtonte pesë euro.

Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës, ka thënë se për koncertin e së dielës mbrëma – në bashkëpunim me “Tingujt e flautit” që me këtë koncert hap edicionin e nëntë – biletat janë falas. Sipas njoftimit të bërë publik edhe në rrjete sociale, biletat mund të tërhiqen në objektin e Filarmonisë së Kosovës dhe posedimi i tyre është i obligueshëm për hyrje në koncert. Një person mund të tërheqë vetëm dy bileta./ koha.net/ KultPlus.com

Lulzim Tafa, anëtar i Akademisë edhe në Francë

Poeti i njohur kosovar Lulzim Tafa, i cili po arrin suksese të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, librat e të cilit janë përkthyer edhe në gjuhën frënge dhe i cili ka qenë disa herë pjesëmarrës në festivale të ndryshme të letërsisë në Francë, është zgjedhur së fundmi anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë, në Paris të Francës.

Anëtarë të jashtëm të Akademisë zgjidhen figura eminente botërore të fushës së shkencës, artit dhe letërsisë. Akademia Evropiane e Shkencave, Arteve dhe Letërsisë në Francë, ka rreth 200 anëtarë të listës së notave në mesin e të cilëve edhe tetëmbëdhjetë fitues të Çmimit Nobel.

Tafa është ftuar në Paris më 25 janar, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij si anëtar i Akademisë./ KultPlus.com

Hana Noka dërgon Mbretëreshën Teuta në Los Angelos

Hana Noka, një emër aspak i panjohur për publikun e gjerë shqiptar, por tashmë dhe të huaj. Ajo është një ndër femrat më të bukura shqiptare ku deri më tani ka ngjitur shkallët e karrierës së saj si modele në pasarelat më të famshme në botë. Gjithnjë themi kur bukuria dhe zgjuarsia bëhen bashkë ka vetëm një emër ‘perfeksion’ dhe ky është rasti më i vërtetë e konkret ku me krenari kjo vajzë me një klas dhe sharm të lindur, por mbi gjitha e zgjuar e cila përfaqëson kaq denjësisht Shqipërinë kudo ajo merr pjesë nëpër eventet më të mëdha botërore të modes.

Hana, ka studiuar për Gazetari dhe Media Vizuale, në Irlandë. Ajo e ka treguar se e do këtë profesion, pasi vetëm disa ditë më parë ka sjellë në treg botimin e saj të parë “Besa Po”. Një libër, të cilin ajo e quan një projekt tepër ambicioz ku i është dashur kohë dhe vullnet për ta sjellë, ku ka shkëlqyer për penën e saj edhe si shkrimtare.

Libri flet për fakte historike ku përshkruan  historinë e Mbretëreshës Teutë. Hana, tregon se i është dashur dy vjet kohë ta përfundojë dhe është tepër e lumtur që mban firmën e saj ku siç shprehet vet ajo: Jam krenare t’i tregoj gjithë botës historinë e bukur të Mbretëreshës Teutë që nga dashuria, heroizmat, intrigat, por dhe triumfet. Hana, është mbesa e një prej historianeve të shquar shqiptar Prof. Dr Skender Rizaj.  Gjyshi ka qenë një ndër shtysat kryesore të këtij punimi thotë ajo, por mbi gjitha ndihet kaq e privilegjuar që është e mbesa e tij pasi gjatë jetës Hana ka mësuar dhe zbuluar libra e autorë, e këshillat e një njeriu të zgjuar si gjyshi i saj sigurisht që do të ndikonin dhe në formimin e saj.

Ajo flet me kaq dashuri për “Besa Po” tregon sekretin e femrave të forta edhe atëherë kur i duhet të përballen me frikën, stuhitë e jetës, gjithmonë duhet të dimë të ballafaqohemi me dhimbjet e jetës e me kokën lartë të ecim përpara. Hana është një vajzë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë, ku nuk harron se virtytet e vlerat e njeriut janë më të rëndësishmet, vlera këto e cila i ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj ku i kanë folur gjithnjë për forcën e gruas. Të gjithë që duan ta blenë librin e saj  “Besa Po” e gjeni në gjuhën angleze, në platformën më të madhe në botë online ‘Amazon’ dhe në librarinë e njohur ‘Barnes dhe Noble’.

Hana, ka tri vjet e gjysmë që jeton në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ushtron dhe pasionin e saj për modelingun, por është dhe pjesë e revistave, eventeve, dhe shumë projekteve të njohura hullivudiane, vetëm dy ditë më parë ishte pjesë e eventit më të madh në botë “Golden Globes 2019″, ku bukuria e Hanës nuk mund t’i shpëtonte fotografëve botërorë, e cila tërheq për klasin dhe finesën e saj. Hana tregon se mbështetja më e madhe është pikërisht  bashkëshorti i saj Shkumbini, dhe flet me dashurinë më të madhe jo vetëm si bashkëshort, por dhe miku i saj më i shtrenjtë dhe i dashur.  Ndër të tjera Hana, thotë se: “Kurrë nuk ka ndierë asnjë dallim midis Prishtinës apo Tiranës, edhe pse ajo vetë vjen nga Prishtina dhe ka jetuar në disa vende të ndryshme të botës ndër vite, ajo përgjigjet se fizikisht ne mund të jetojmë në vende të ndryshme, por me shpirt e mendje ka vetëm një vend siç është Shqipëria dhe e ka për nder e krenari të jetë bijë shqiptare. Mesazhi më i vlefshëm që mund të përcillte për gratë është që të dinë të lundrojnë gjatë jetës pa frikë, pasi mes stuhisë do të mësoni të lundroni me anije ashtu siç lundronte heroina e librit ” Mbretëresha Teutë”. / dritare.net/ KultPlus.com

Të hënën, homazh për poetin Basri Çapriqi

PEN Qendra e Kosovës, me rastin e njëvjetorit të ikjes në amshim të poetit, profesorit dhe ish- kryetarit të PEN-it, Basri Çapriqit, mban homazh.

Aktiviteti mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës (skena e vogël), më 14 janar 2019, në orën 12:00. Me rastin e këtij homazhi, nga aktorët  profesionistë, do të lexohen pjesë të zgjedhura nga krijimtaria poetike e Basri Çapriqit./ KultPlus.com

Fal internetit, shqiptar i shquar mund të jetë çdo hajdut

Nga Edison Ypi.

Fal Internetit gjaku i shqiptarit është bërë ujë. Nuk ka më Besë, duel, flijim të jetës për Dashuri, Fè, Atdhè.
Fal Internetit, “Shqiptari i Vitit” u shpall Kaçarrum Kaçamaku nga Takapi Komuna e Sumës, ndërsa “Shqiptari i Shekullit” ai që e meriton, Loqemadh Katunari nga Taplasi, Komuna e Lëngut, Prefektura e Hiçit.
Fal Internetit, ajo që do duhej të ishte shtylla e shoqërisë, mikroborgjezia jonë, më së fundi ekziston, por është më e fëlliqura në fytyrë të dheut; Ca parazitë e ca hajdutë, ca bajga që hiqen për aristokratë e ca pëgërje që mbahen për elitë.
Fal internetit, shqiptar i shquar mund të jetë çdo hajdut që ngre një flamur dhe çdo budalla që bën hatanë me 1 rrjesht e gjysëm në fejsbuk.
Fal Internetit, çdo halabak është më i rëndësishëm dhe më i lavdishëm se një krahinë e tërë që nuk prodhon lajme me vrasje por vetëm grurë, misër, mish, qumësht.
Fal Internetit janë shtuar frikshëm ca budallaqe në kërkim të burrit që fotografojnë surratin e vet në dhjetra mënyra, shkruajnë vargje për të vjellë, sajojnë maksima me t’i sjell zorrët në fyt, nxjerrin piktura me sorkadhe të përlotura, përrua që rrjedh, liqen, pulëbardha, lejlekë, hënë e zbehtë në horizont.
Fal Internetit, shitësi i bulmetit, kasapi, marangozi, katundarja që sjell qumështin, dhe cilido llapaqen kafeneje, është pakrahasimisht më i rëndësishëm se çdo shqiptar gjithë jetën krrusur mbi libra, shkolluar nëpër universitete dhe akademira.
Fal Internetit shqiptarët Lirinë nuk e pranojnë si zgjerim, por si ngushtim, si hall, si siklet, si burg.
Fal Internetit shqiptarët nuk po e kuptojnë se po të shpërdorohet, Liria jo vetëm paksohet, por edhe zhduket./27.al/ KultPlus.com

Solistë shqiptarë dhe të huaj, në koncertin e Orkestrës së RTSH

Veprat e kompozitorëve të njohur si Beethoven, Martinu, Brahms do të interpretohen mbrëmjen e sotme në koncertin  Orkestrës Simfonike të RTSH.

Nën dirigjimin e mjeshtrit Oleg Arapi në skenë do të jenë dhe solistët Zamir Kabo në piano, Lena Neudauer në violinë, Leonhard Roczek në violonçel. Ky është dhe koncerti i parë për këtë vit në skenën e Universitetit të Arteve, që do të vijojë më pas dhe me të tjera aktivitete me artistët tanë, por nuk do të mungojnë dhe të huaj që do të jenë të ftuar gjatë këtij viti. Mjeshtri Oleg Arapi ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj.

Ka drejtuar formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli, Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze dhe Qendrën Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë, në Kapelën Perandorake në Shën-Petersburg. Ka drejtuar koncerte me Orkestra Filharmonike: në Poloni, Moskë,  Ukrainë, Ecuador, Pragë, Shenzhen Kinë, Mendoza Argjentinë, Kazan, Voronezh.

Repertori i Dirigjentit përfshin veprat më të mira të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në 29 Prill 2014 vuri në skenë Premierën Botërore të Operës “La cartomante” të kompozitorit Italian Salvatore Valente. Në Prill 2013, dekorohet nga Akademia Internacionale “Imperiali” e Italisë, me medaljen “Ylli i Artë”. Pianisti Zamir Kabo ka qenë i ftuar si solist nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare për të interpretuar: “Nei suoni dei Luoghi””-Itali, “Ohrid Summer Festival”- Maqedoni,  “Ëe gather friends”- Salla Rachmaninov e Konservatorit Çajkovski – Moskë (Rusi), koncerte të fondacionit “Eutherpe”-Spanjë, koncerte të qytetit Graus-Spanjë. Në koncertet brenda vendit ai ka sjellë për publikun shqiptar gjithmonë vepra premierë. Pianistja Cordelia Hofer ka një aktivitet artistik është shumë të gjerë, duke përfshirë koncerte solo me orkestra të njohura në shumë vende të Evropës, në SHBA dhe në Japoni.  Violinistja Lena Neudauer ka një aktivitet të pasur artistik. Ka luajtur me Orkestrën Simfonike MDR, Orkestra Gjermane e Radio Filarmonisë Saarbrucken, Orkestra e Kamerës së Mynihut, Simfonika e Nurembergut, Simfonika e Bernës, etj. Violonçelisti Leonhard Roczek në përvojën e tij orkestrale përfshin shfaqje me Filarmoninë e Vjenës dhe Camerata Salzburg. Për më tepër ai shpesh luan trio, duo me piano dhe solo violonçel.   

Kada se sruse sve kuce izgledaju isto

Shkruan: Alban Ukaj
(Dedikim ndaj Bekim Lumit)

Kada sam prvi put pročitao trilogiju Spašeni, Stolica i Nigdje nikog nemam, imao sam osjećaj da su napisane tu negdje iza ugla sobe u kojoj čitam drame. Uronio sam u fiktivni svijet E. Bonda, koji daje realnom svijetu smisao. Ljudska stvarnost je fikcija, i tako je stvarnost posljedica psihoze likova u njegovim dramama. Likovi Edwarda Bonda su oštri u jeziku. Njihove riječi su kao sjekira. Iako često inspirisan Joneskom, Bondov apsurd ima drugu dimenziju, onu tragičnu koja potiče iz grčke tragedije. U grčkoj tragediji su se likovi sukobljavali sa bogovima a kod Bonda bog je vlast. Postojale su dvije velike krize čovječanstva u historiji. One su prethodile nastanku dvije drame: grčkoj tragediji i onoj elizabetanskoj. Bondove drame kao i drame savremenih engleskih pisaca pripadaju trećoj krizi, ovoj koju mi živimo. U našoj krizi Antigona se ne bi ubila već bi glasala za stranku koja bi bila opozicija Kreontu. Edip ne bi oslijepio sebe nego bi bio smješten na psihijatriju. Voltaire je rekao da ako nema boga bilo bi neophodno da ga izumimo. Ali ako ljudski rod ne bi postojao, ne bi ga mogli izumiti. On već postoji i okrenuo se protiv sebe. U grčkoj tragediji ljudi su se žrtvovali bogovima. Mi ne prinosimo žrtvu bogovima ali pravimo hramove za bogove zbog kojih su žrtve požrtvovane. Mi ubijamo u njihovo ime. Zločine opravdavamoriječima “jer je bog tako htio”, prelijepo, zar ne?

U distopijskom svijetu u kome žive bračni par Sara i James nema pobune. Zabranjena su sjećanja. Pojava Grita kao stranca koji se predstavlja kao Sarin brat unosi nemir. Jesu li Sara i Grit u srodstvu? Bond kaže: “Ne znam, zato što to nije bitno. Jednom kad se to pitanje postavi predstava mora ići iznad tog odnosa”.

Na kraju komada Sara ne počini samoubistvo da bi pobjegla iz realnosti, već da bi lišila vlast od mogućnosti i satisfakcije da joj oni oduzmu život. To je jedini bunt u tom svijetu. Sara se vraća sebi. Često pomislim kako u snimcima pogubljenja Srebreničana od strane Škorpiona nema opiranja, ne traži se milost, nema plakanja. Imamo osjećaj da su ti ljudi preselili prije egzekucije. Egzekucija postane samo fizički čin. Sačuvalo se dostojanstvo.

U nepravednom društvu pravda postane osveta. A šta je pravda? Šta je namjera pravde? Namjera pravde je da dokaže su krivci krivi, a nevini slobodni. Jednostavno zar ne? Samo što nije tako jednostavno. Svako ima svoju istinu i nećemo da se bavimo prošlošću. Još uvijek je oko nas toliko razrušenih kuća prošlosti, a bolna je činjenica da sve razrušene kuće izgledaju isto.

Sonte në Sarajevë vjen premiera e shfaqjes nga Alban Ukaj

Aktori Alban Ukaj do ta provojë vetën si regjisor.

Pas një viti me plot suksese dhe projekte, Ukaj po kthehet me regjinë e shfaqjes ‘Nigdje nikog nemam’.

Sonte, premiera e shfaqjes vjen në SARTR në Sarajevë, dhe duket se Albani është i lumtur që ka punuar në këtë projekt.

Teksti flet për jetën e njeriut modern dhe për të ardhmen e tij. Një burrë i ekspozohet një regjimi totalitar, ndërsa ngjashmëria vërehet edhe me distopinë e Orwellit.

“E di fort mirë çka do të thotë regjim që shtypë, sepse jam rritur dhe kam qenë adoleshent në një regjim të tillë. Historia jonë shpesh përsëritet. Ky tekst është shkruar disa vitesh dhe gjithmonë ka qenë kontraverz” tregon në një intervistë për Klix – Alban Ukaj.

https://www.youtube.com/watch?v=-1H944zHxZA

Albani do të jetë edhe aktor në këtë shfaqje, duke mos e harruar ‘zanatin’ e tij të vjetër. Teksti i shfaqjes është shkruar nga Edward Bond, shkruan KultPlus.

Snežana Bogićević dhe Jasenko Pašić i bashkohen Albanit në lojën brenda shfaqjes.

Shfaqja fillon në ora 20:00 në Sarajevskog ratnog teatra (SARTR). / KultPlus.com

Gjuetarët në Ferizaj thonë se kafsha e vrarë nuk ishte rrëqebull

Isuf Idrizi, kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja” në Ferizaj, ka thënë për portalin Koha.net se kafsha e vrarë nga një anëtar i tyre nuk është rrëqebull.

Në raportin e Policisë së Kosovës të premten është raportuar se në fshatin Varosh të Ferizajt është vrarë një rrëqebull. Sipas këtij raporti, gjyqtari pas vrasjes së kafshës kishte postuar fotografitë në Facebook.

Idrizi ka thënë se kafsha e vrarë nga gjuetari i anëtarësuar në këtë shoqatë, ishte një mace e egër.

“Rasti nuk ka ndodhur në Varosh. Rasti ka ndodhur në malet e Pleshinës. Edhe gjuetari është i Pleshinës. Ai ka ardhur në shoqatë dhe ka pranuar ta ketë vrarë kafshën, por ajo ishte macë e egër, jo rrëqebull”, ka thënë Idrizi për portalin Koha.net.

“Rrëqebulli në majat e dy veshëve ka tufa qimesh dhe është më i madh sesa macja e egër”, ka sqaruar ai.

Studentët e Fakultetit Juridik përplasen me Policinë (VIDEO)

Studentët e Juridikut të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultet e kanë nisur aksionin sot herët në mëngjes për zhvendosjen e karrigeve dhe bankave në hyrjen e Fakultetit.

Kjo ka sjellë tensione dhe përplasje mes tyre dhe policëve privatë që gjenden në godinë. Videot i siguroi gazetari i Ora News, Xhoi Malësia.

Policia private ndërhyri edhe natën te Juridiku

Në mesnatë policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.

“Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do  të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vet.Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura!Mos guxoni të prekni njeri me dorë” janë shprehur studentët.

Aktori Xhevdet Jashari, pjesë e filmit i cili pranohet në Berlinale

Ferstivali i Filmit në Berlin – Berlinale, ka shpallur një pjesë të programit për këtë edicion.

Siç e do rendi, Berlinalja – festival i kategorisë A dhe një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë, programin e saj e sjellë copë copë deri në finalizim.

Sukses i madh është fakti se në program këtë vit merr pjesë edhe një shqiptar, me rolin e tij në një film të veçantë. Xhevdet Jashari është pjesë e filmit ‘Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija’ i cili është pjesë e garës në Berlinale.

Filmi është bashkëproduksion mes Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Belgjikës dhe Francës, me regji nga Teona Strugar Mitevska.

Zorica Nusheva, Labina Mitevska, Simeon Moni Damevski, Suad Begovski, Violeta Shapkovska, Stefan Vujisic, Xhevdet Jahari dhe Andrijana Kolevska janë aktorët në këtë film, i cili në këtë festival do ta ketë edhe premierën e tij botërore.

Petrunija është një historiane, e papunë, e cila jeton me prindërit e saj. Gjatë kthimit nga një intervistë e punës, ajo e sheh ceremoninë e përvitshme në Maqedoni, e cila ndodhë çdo 19 janar – prifti e hedhë një kryq në ujë. Ajo kërcen në ujë, bëhet senzacion, dhe çka pason është një histori e mishëruar në film.

Berlinale sivjet mbahet prej 7 deri me 17 shkurt, dhe aty mbledhet ajka e kinematografisë botërore momentale, shkruan KultPlus.

Për shqiptarin Jashari, ky është një sukses i madh dhe gëzimin aktori e ka shprehur edhe me anë të rrjeteve sociale. / KultPlus.com

Kosova vonohet në reagimin për lahutën në UNESCO

Komisioni parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacion dhe ndërmarrësi është vonuar sa i përket letrës që planifikonte t’ia dërgonte UNESCO-s. Pasi ajo nuk është dërguar gjatë dhjetorit siç ishte paralajmëruar, planifikohet që kjo të bëhet këtë muaj.

Komisioni planifikon që t’ia bëjë me dije UNESCO-s që lahuta është edhe instrument shqiptar. Por ky reagim do të shkojë në selinë e UNESCO-s më shumë se një muaj prej kur Serbia ia ka arritur qëllimit: “Të kënduarit me gusle” është regjistruar në emër të Serbisë.

Miratimi i propozimit është marrë pas sesionit të trembëdhjetë të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme që u mbajt në Port Louis, Republika e Mauritit, prej 26 nëntorit deri më 1 dhjetor 2018, në Qendrën Ndërkombëtare të Konventës Swami Vivekanada. Aty u vendos që “Të kënduarit me gusle” të merret nën mbrojtje. Studiuesit e kësaj fushe kanë thënë se shtetet shqiptare janë vonuar edhe sa i përket reagimit pas rrethanave të reja. Në mbledhjen e 10 dhjetorit të vitit të kaluar, në Komision ishte miratuar propozimi dhe ishte paralajmëruar që në adresë të UNESCO-s letra të dërgohej pas datës 13 të atij muaji.

Deputeti Smajl Kurteshi, kryetar i Komisionit parlamentar, kishte qenë ai që e dha propozimin. Të enjten, fiks një muaj pas asaj mbledhjeje, ka thënë se e kanë shkruar letrën dhe janë në fazën finale. Sipas tij, janë angazhuar disa persona për këtë. Ka thënë se të hënën fillojnë punën në Kuvend dhe do të finalizohet letra. / KultPlus.com

Përqafimi, lëndë shkollore në Danimarkë

Ky material, nëpërmjet pyetjes retorike (që nuk ka nevojë për një përgjigje) se ‘ Si është e mundur që fëmijët danezë duken të përshkruar nga një lumturi e qëndrueshme dhe shfaqen të edukuar dhe të sjellshëm?’ mund të shërbejë si përqasje tek fëmijët shqiptarë.

Motivimi te fëmijët danezë është më i thjeshtë se sa mund të mendohet: Gjithmonë janë mësuar ta kenë dhe ta bëjnë me empati ( e përkufizuar edhe si esenca njerëzore). Kjo i bën të qëndrojnë larg nga bullizmi dhe ankthi. Prandaj për këto arsye përqafimi është një lëndë e vërtetë shkollore. Jessica J. Alexander, gazetare dhe psikologe amerikane e apasionuar për studime mbi ndryshimet mes kulturave e ka studiuar edhe këtë. Metoda e re daneze për të edukuar fëmijët me lumturinë në shkollë dhe familje na jep disa spunto interesante drejt një jete më të lumtur.


Sipas autores modeli shkollor dhe edukues i shumë vendeve është në gjendje amullie, ka mbetur prapa në kohë dhe si rrjedhojë nuk mund t’u bëjë ballë problemeve aktuale, para së gjithash bullizmit. Në shkollat daneze është interesante të vësh re sesi përqafimi është shndërruar në lëndë shkollore. Përqafimi ndihmon të rritë empatinë dhe lumturinë pa qënë nevoja të impenjohen më veprimtari të shumëfishta. Autorja nënvizon dhe faktin sesi nofka dhe gjëra të ndaluara ndikojnë negativisht në rritjen pozitive të tyre. Për më tepër deklaron se vetëvlerësimi, vetëdija dhe lumturia varen drejtpërdrejt nga gjendja e mirë, pra ndikojnë në mënyrë anësore përgëzimet dhe notat e mara në kuadrin shkollor. Një tjetër shembull praktik mund të gjendet në Klassens tid, ose mësimdhënia që ka të bëjë me empatinë, aq sa fëmijët të mund ta kuptojnë plotësisht atë që ndiejnë fëmijët e tjerë, se është një ndjenjë gëzimi ose dhimbjeje.
• Të vihesh në rolin e dikujt; të depërtosh brenda shpirtit.

Përgatiti Arjan Th. Kallço/ korcareport/ KultPlus.com

Qyteti i ngrirë?

Photo by Blerdi Malushi.

…nga libri “ Qyteti dhe Dashuria”

Çfarë i bënë bora një qyteti komunikimi për të cilin është i ngrirë prej kohësh?!…

Shumë qytete në botë preokupohen që ta përfshijnë dimrin përbrenda procesit të vizionimit, formësimit dhe ngjarjeve në qytet. Këto ide përfshihen qysh në fazën e hershme të planifikimit si një mundësi më shumë në paletën kulturore të qytetit dhe si sfidë për ta përjetuar dhe për ta shijuar qytetin edhe gjatë stinës së dimrit. Në këtë drejtim sheshet e bulevardet apo hapësirat publike në përgjithësi akomodojnë hapësira patinazhi, ngjarje të ndryshme dimërore, festivale e çka jo tjetër. Krejt kjo bëhet me qëllimin kryesor që të ulet diskomforti dhe qyteti të jetë po aq present, po aq i përshtatshëm dhe i jetueshëm për njerëzit edhe gjatë stinës së dimrit. Prandaj, qytetet që kanë arritur që përmes politikave të tyre publike ta akomodojnë suksesshëm dimrin në mendjen e tyre, janë shndërruar në qytete të qëndrueshme duke përfituar edhe ekonomikisht në këtë drejtim, duke ngritur cilësinë e jetës dhe imazhin e një qyteti që i shërben qytetarëve të tij gjatë gjithë vitit. Në të kundërtën qytetet të cilat mundohen ti rezistojnë dimrit “duke u mbrojtur nga ai” shndërrohen në qytete të ngrira dhe trishtuese .

Prishtina nën petkun e bardhë është pamja që e dashuron shumëkush nga ne, ndoshta për faktin që lehtësisht e përkohësisht mbulon fytyrën tonë të vërtetë si komunitet a qytet. Por kjo pamje joshëse kthehet shumë shpejt në trishtim për shumkë për të lënë një shije të ithët sërish për qytetin.

A thua pse? E duam në vërtetë dimrin dhe borën apo vetëm idenë e borës si mbulesë për një Prishtinë më të bukur? Cila është ndjenja jonë e sinqertë?.

Për shumë njerëz dimri është stina me të cilën ata rriten, realizohen, dashurojnë, reflektojnë. Këtë emocion në Prishtinë e sollën këto ditë djemtë e “SNOWNJERI” për të cilët bora ishte festa ku ata do të akomodonin nevojën dhe dëshirën e tyre për një qytet të mundësive, për një qytet funksional dhe për një qytet për tu dashur e për tu përjetuar edhe gjatë dimrit. Në proces të shijimit dhe përjetimit të qytetit të bardhë përmes skijimit mu në zemrën e tij dhe akrobacioneve të shumta në hapësirat publike në qytet, ata sollën një fytyrë të re Prishtinase e të paparë deri më tani. Pamjet e djelmoshave akrobatik në ajër e me ski të kryqëzuara sikur simbolizonin fitoren e një qyteti që po shkrihej në dashurinë për dimrin. Ata nuk I rezistuan dimrit dhe borës, përkundrazi ata e përqafuan atë, u mishëruan me të, e përjetuan atë. Ata e fituan dashurinë e tij.

E për Komunën ideja për dimrin në Prishtinë nuk nënkupton asgjë më shumë se sa mirëmbajte a pastrim me kamionë, lopata e me krip, ngase dimri për ta është befasia dhe trishtimi bashkërisht. Por as edhe këtë ata nuk e menaxhuan dot, nuk i rezistuan dot dimrit, duke e lënë tash e një javë Prishtinën të ngrijë tërësisht duke u shndërruar në qytet ankthi ku komunikimi dhe lëvizja është e pamundur , në mos them të dhimbshme dhe me pasoja.

Këtij imazhi nuk i bëri ballë dot as “vetvendosja” e cila doli këto ditë në një demonstrim me ski nëpër qytet duke e ironizuar idenë e qytetit të ngrirë dhe të pamundshëm për lëvizje normale.

Ata nisën rrugëtimin nga “ NEWBORN”-I, simboli “Fisnik” i kryeqytetit të pavarësisë së Kosovës me moton Prishtina “qendër skijimi apo kryeqytet”?

Cila është e vërteta e Prishtinës?

Në mungesën e qendrës së skijimit të cilën Prishtina e kishte dikur në Gërmi si kryeqytet i krahinës së Kosovës, sot skijimi u qendërzua në Prishtinë si mundësi alternative për ta përballuar apo rezistuar Prishtinën dimërore si kryeqytet I shtetit të Kosovës . Ironike apo jo por edhe ky dimër nuk shpalosi asgjë më shumë , veçse idenë se ky qytet është pikërisht produkt I vetëvendosjes së këtij komuniteti për një menaxhment dhe mjedis të këtillë.

As qendër skijimi e as kryeqytet? Kjo është Prishtina sot, do thosha unë.

Këtij “krye” qyteti i cili e ka humbur kryet që moti dhe nuk i shërben kurrqysh komunitetit të tij as verë e as dimër do ti duhet një krye i ri, i cili me idenë e shkrirjes së relacioneve qytet- komunitet do të krijonte kondita për një platformë të përbashkët komunikimi për akomodimin e stinëve, dëshirave, nevojave dhe ideve për qytetin në një rrugëtim të ri me një rrëfim të ri.

Në të kundërtën në një qytet ku komunikimi për qytetin është i ngrirë, qyteti nuk mund të jetë përjashtim.

Përjashtim bëjnë vetëm disa që më çiltërsi dhe dashuri krijojnë copëza alternative për një përjetim dhe një imazh ndryshe të Prishtinës, në rrugëtimin e tyre “freestyle” për ta shkrirë dhe për ta çliruar atë nga ngërçet dhe ngricat që e kanë kapluar tash sa.

Eliza Hoxha (“Zeri, 09.02.2012)/ KultPlus.com

Ana e errët e qenies njerëzore

Paulo Coelho. Përktheu: Elona Qose

“Mund të shohësh përditë dikë që buzëqesh gjatë gjithë kohës dhe të përgjigjet me humor, por ti nuk ke idenë më të vogël se çfarë mban përbrenda ai, çfarë ndjen dhe barrën që mund të ketë mbi supe.

Njerëzit janë kaq paragjykues dhe, ç’është më e keqja, na duhet të përballemi përditë me njerëz të tillë. E vetmja mënyrë është që të hiqesh sikur çdo gjë shkon vaj për ty, ndryshe do të bëjnë ç’është e mundur të zhbirilojnë në mendjen dhe ndjenjat e tua për të mësuar më shumë. Dhe jo sepse u intereson shumë, thjesht është material për të shtyrë kohën.

Është e trishtueshme, por kështu funksionon natyra njerëzore. Personalisht, nuk më pëlqen t’u jap shpjegime njerëzve me të cilët punoj; fakti që na ka rënë për hise të punojmë bashkë nuk na bën shokë të ngushtë.

Unë e di vetë si të përballem me problemet e mia. Si person kam një perspektivë timen mbi jetën. Unë jam i ndryshëm nga të tjetër dhe si rrjedhojë i shoh gjërat ndryshe dhe ua gjej zgjidhjen sipas mënyrës time.

Mua më pëlqen të rri në shtëpi, të shikoj yjet dhe të flas me vete pa u shqetësuar nga zhurmat e jashtme. Kjo është mënyra ime, një lloj vetëterapie, që për mua është shumë efikase.

Provojeni! Injoroni negativitetin dhe përqendrohuni te vetja, te problemet tuaja. Mund të mos ua gjeni zgjidhjen menjëherë, por do të ndiheni shumë më mirë.

Nuk është çmenduri të flasësh me vete, përkundrazi është mënyra për të folur me Zotin.”/ KultPlus.com

Kjo ishte Prishtina në vitin 1996 (VIDEO)

Prishtina ka qenë gjithmonë e bukur. Ndër vite, herë më pak e zbukuruar e herë më shumë, ndërtesa të shumta janë larguar e të tjera janë ndërtuar në kryeqytet.

Institucionet kryesore të shtetit e bëjnë sot Prishtinën një vend simpatik dhe një pikëtakim për njerëzit, por edhe për turistët.

Një video na e tregon Prishtinën në vitin 1996, me pamje nga lagje të ndryshme të Prishtinë së bukur asokohe, para se të ndodhte edhe lufta në Kosovë.

Shijojeni Prishtinën e dikurshme. / KultPlus.com

Sod àsht kollaj..?!

Nga Donart Rexhbogaj

Nganjiherë
Jetën e shohim si lojë!
Me dalë prej lëkurës
Nuk àsht çudi..
Vet i dyti me jetue
Sod àsht lehtë
Bile,
As kryet mos me kthye mas
S’ka dert?!
I përkambë rrug’t
Që kurr’ s’i ke shkelë..
Kapërcen gardhiqet e therrat
Si hajni kur e ka me vrap..
Nuk t’mbetet gjá tjetër 
Veç,
Inadeve m’u grahë përpara
Si deleve n’torishtê..
Parazit duhesh mu bà me zor
Pasqyrën me p’shtye fshehtas
F’tyrën me g’rrithë vet,
E me thanë ma g’rrithi dashnorja..

Lojërat Olimpike në Japoni do të festohen me pikturat e Van Gogh

Galeria Kombëtare e Londrës ka vendosur që lulet e Van Gogut t’i dërgojë në Japoni.

Vitin tjetër, luledielli i dorës së Van Gogut do të rrugëtojë për në Japoni, në dy muze të njohur të Japonisë.

Kjo do të ndodhë pikërisht në vitin 2020 kur në Japoni do të mbahen Lojërat Olimpike Verore.

Punët e Van Gogut, rreth 60 të tilla, do të udhëtojnë në muajin mars në Tokio dhe në muajin tetor në Osaka.

Kjo do të jetë hera e tretë që këto piktura do të dalin prej Londrës. Në dy rastet e kaluara kjo ndodhi kur ato u bënë pjesë e ekspozitave në Amsterdam.

Toshio Yamanashi nga Muzeu i Otakës ka treguar se është i lumtur që Van Gogh do të jetë i pranishëm në Japoni.

“Zemra ime është e mbushur me pritje, kjo është një mundësi e rrallë të përjetohet Van Gogu dhe pikturat e tij, secila një tregim në vete” tregon Yamanashi.

Van Gog ishte piktor i njohur holandez i cili krijoi mbi 2100 piktura dhe me to u bë i famshëm në mbarë botën. / KultPlus.com

“Oscars” këtë vit mbetet pa prezantues

‘Academy of Motion Pictures Arts & Sciences” po merr në konsideratë mundësinë për të hequr dorë nga një prezantues për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2019”.

Sipas “Variety”, pas heqjes dorë nga Kevin Hart, pas polemikave “social”, organizatorët po mendojnë të gjitha opsionet për ta zëvendësuar, por sipas burimeve, po mendohet edhe për një spektakël pa prezantues tradicional. “Variety” shkruan se modeli për këtë është marrë nga “Saturday Night Live”.

Kevin Hart hoqi dorë nga prezantimi i “Oscar”, pasi Akademia i kërkoi që të shprehte ndjesë publike për disa postime të vjetra në “Twitter”, ku aktori komik ofendonte komunitetin LGBT. Hart fillimisht tha se nuk e shikonte të nevojshme ta bënte për diçka që ka ndodhur në të shkuarën. Por, më pas bëri falje publike dhe njoftoi se nuk do të prezantonte ceremoninë e “Academy Awards”.

Nata “Oscar” do të transmetohet më 24 shkurt 2019. Nominimet pritet të prezantohen një muaj përpara, më 22 janar dhe votimet do të hapen që më 7 janar./ lapsi.al/ KultPlus.com