“Është e rëndësishme të dish të dëgjosh”


Jetojmë në një kohë, ku vlerësimi i tjetrit bëhet nga ajo çfarë ai thotë, nga ajo çfarë ai shkruan dhe nga ajo çfarë ai bën. Shpeshherë thuhet: Sa bukur flet ai! Sa bukur shkruan! Sa mirë i bën gjërat!

E pak ose aspak thuhet se sa dikush është i aftë të dëgjojë. Pra, sa pak vlerësohet pjesa më kryesore, DËGJIMI, që është shumë i rëndësishëm për formimin personal e gjithashtu edhe në marrëdhënie me tjetrin. Ai është çelësi i marrëdhënieve efektive.

Në realitet, dëgjimi nuk është më pak i rëndësishëm sesa fjala e shkrimi. Por, duket se nuk e kemi akoma të qartë se çfarë do të thotë të dish të dëgjosh?! E nuk po e vërejmë se njerëzit sot, më shumë se asnjëherë tjetër, kanë nevojë të dëgjohen, të kuptohen e jo të paragjykohen. Sepse paragjykimi vjen nga mosdëgjimi mirë e nga mosdëgjimi aktiv.

Shpesh  mendohet se dëgjimi është diçka e lehtë e pasive, por kjo është e gabuar e për këtë edhe njeriu gënjen veten duke thënë se di të dëgjojë, po në të vërtetë jo. Derisa ne paragjykojmë do të thotë se ende nuk kemi mësuar artin e dëgjimit. Të dëgjosh është të jesh tërësisht aktiv përballë tjetrit.

Të dëgjosh, është shprehje e dashurisë dhe e respektit që është shumë e rëndësishme në marrëdhënie me tjetrin, si në jetën në çift, ashtu në jetën familjare e gjithashtu në marrëdhënie pune e në marrëdhënie shoqërore. Goethe thotë: Të flasësh është e nevojshme, të dëgjosh është art. 

Do të thotë se të gjithë dinë të flasin, e të gjithë kanë nevojë të shprehen e të tregojnë për veten, për dhimbjet e kënaqësitë e veta  gjithashtu të flasin edhe për të tjerët. Por, a janë të gjithë të aftë të dëgjojnë, apo të praktikojnë artit e të dëgjuarit?!

Mjerisht pak vlerësohet e pak praktikohet e mjaft pak i jepet rëndësi, sidomos në këtë kohë ku jetohet në shpejtësi e zhurmë të paparë. Të dëgjosh nuk është e lehtë, nuk është natyrale, por të dish të dëgjosh është art që nevojitet të mësohet.

Dëgjimi i mirë  është shkathtësia themelore jo vetëm në këshillim psikologjik, por edhe në marrëdhënie të përditshme me tjetrin sepse na ndihmon ta njohim e ta kuptojmë më mirë atë e jo ta paragjykojmë. Sepse të dëgjosh të tjerët pa kaluar në paragjykim është një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë.

Njerëzit sot nuk kanë nevojë për këshilla apo përgjigje sepse ato mund t’i dinë edhe vetë, por ajo për të cilën kanë nevojë është thjesht një person që i dëgjon me durim e pa paragjykim. Të dëgjuarit e vërtetë ndaj personit tjetër padyshim është manifestim dashurie respekti e mirëkuptimi.

Scott Peck thotë: Të kuptuarit se dikush ju dëgjon me vëmendje, vetvetiu është veprim terapeutik.

Kjo do të thotë se, të dëgjuarit e vërtetë paraqet largim të përkohshëm nga vetvetja, nga nevojat personale e nga interesat e dëshirat e tua. Mundëson pranimin absolut të përkohshëm të tjetrit.  Të dëgjuarit e vërtetë bëhet i mundur vetëm atëherë kur i përkushtohet kohë e kujdes tjetrit.

Është i pamundur të realizohet dëgjimi kur njerëzit vetëm punojnë, përgatiten për aktivitete të së nesërmes dhe shpejtojnë  deri në rraskapitje dhe gjithmonë janë të zënë e pa kohë. Të tillët nuk janë në gjendje të dëgjojnë vetveten e aq më pak tjetrin. Sepse të dish ta dëgjosh tjetrin, në radhë të parë kërkohet të dish ta dëgjosh vetveten.

Të dëgjuarit është forma më e rëndësishme e kujdesit ndaj tjetrit që ka për bazë dashurinë. Të jesh dëgjues i mirë, jo vetëm do t’ju bëjë person më të dashur e më të durueshëm por do t’ju shtojë edhe shumë cilësi të mira në marrëdhënie me tjetrin. Do t’ju ndihmojë në formimin e personalitetit e do t’ju bëjë persona më paqësor.

Dëgjimi me kujdes i bashkëbiseduesit është njëri ndër komplimentet më të bukura që mund t’ia bëni tjetrit, personit. Charls W. Eliot thotë: Është shumë e rëndësishme që të dimë të dëgjojmë me kujdes bashkëbiseduesin, sepse kjo çdo njeriu i pëlqen.

Çdo njeri e ka të nevojshme këtë, sidomos në ditët e sotme. Sepse, duket se askush nuk ka kohë për askënd. E kjo vërehet shumë qartë në bisedat me njëri-tjetrin siështë shumë e shpeshtë shprehja “nuk kam kohë”, “jam shumë i zënë”, ndërprerja e tjetrit derisa flet, plotësimi i fjalisë së tjetrit, mungesë durimi, mungesa e kontaktit me sy ose edhe më e keqja që akoma pa përfunduar fjalinë  i thuhet tjetrit e di çfarë do të thuash, e plotësohet mendimi i tjetrit sipas dëshirës apo nevojës që unë kam. E harrojmë se gatishmëria për të dëgjuar tjetrin është elementi kryesor që e bën të mundur një takim të vërtetë, ndërpersonal.

Sa herë i dëgjojmë të tjerët, u tregojmë se i çmojmë dhe se ata na interesojnë, se ata janë të rëndësishëm për ne e kjo nxit te ata ndjenjën e kënaqësisë. E kështu njerëzit  ndihen të çmuar e të respektuar, persona me vlerë. Gjatë dëgjimit të tjetrit nuk do të thotë se është diçka e mirë vetëm për atë që dëgjohet, por një e mirë e padiskutueshme është edhe për atë që dëgjon sepse duke dëgjuar tjetrin ti mëson aq shumë për vete sa që do ta donit ta përsëritnit këtë.

Kur dëgjimi bëhet pa e mbyllur mendjen, zemrën ndaj të dashurve, kolegëve të punës, fëmijëve dhe ndaj personave që nuk janë shumë simpatik ose kujtdo tjetër, është e rëndësishme ta dëgjoni  se çfarë po thotë e kështu të dy palët do të përjetojnë një ndryshim të madh. Ndihesh mirë kur dëgjon, dhe ndihesh mirë kur të dëgjojnë.

Sipas Liggy Webb: Të dëgjuarit aktiv dhe reflektues është shprehja unike, më e dobishmja dhe më e rëndësishmja për të dëgjuar. Në të dëgjuarit aktiv, ne jemi sinqerisht të interesuar për të kuptuar çfarë po mendon, ndjen, dëshiron ose çfarë do të thotë mesazhi i personit tjetër dhe jemi aktivë në shqyrtimin e të kuptuarit tonë përpara se të përgjigjemi. 

E për këtë Zoti na ka dhuruar dy veshë e një gojë që të kemi mundësi të dëgjojmë mirë për t’u përgjigjur edhe më mirë. Ebu Derda thotë: të janë dhuruar dy veshë e një gojë që të dëgjosh më shumë se sa të flasësh. E gjithashtu për të kuptuar se jo gjithmonë kërkohet të përgjigjemi menjëherë. Nganjëherë e ndoshta shumë herë më e nevojshme është thjesht të dëgjojmë se sa të përgjigjemi se për këtë duket se njerëzit kanë nevojë më shumë.

Kur flasim për dëgjimin, nuk kemi parasysh vetëm dëgjimin me veshë, por dëgjimin me tërë  qenien tonë që bëhen aktive mendja, zemra, shpirti dhe sytë. Sepse kur dëgjojmë tjetrin ne dëgjojmë jo vetëm fjalët që thotë, por edhe gjestet e tij, edhe emocionet, të cilat japin një mesazh të rëndësishëm. Në aspektin psikologjik është shumë i rëndësishëm dëgjimi e sidomos dëgjimi aktiv e emfatik që ka si qëllim të kuptuarit e tjetrit në thellësi. Kërkohet energji e kërkohet të jemi përgjegjës si kur flasim ashtu edhe kur dëgjojmë.

Të dëgjuarit është një shprehje tejet e rëndësishme për të rritur vetëvlerësimin e personit tjetër. Të dëgjosh dhe të kuptosh se çfarë na komunikojnë të tjerët është pjesa më e rëndësishme e ndërveprimit të suksesshëm dhe anasjelltas. Ai ka si synim të kuptuarit e tjetrit dhe kërkon kontakt, kohë, vëmendje, respekt e mirëkuptim.

T’i japësh kohë tjetrit është një dhuratë e madhe që do të thotë jo vetëm t’i kushtoj kohë përmes aparateve teknologjike, telefonit, internetit, por që ta takojmë tjetrin në mënyrë direkte dhe personale. Sepse vetëm kështu mund të arrijmë të jemi dëgjues të mirë që arrijmë të dëgjojmë jo vetëm fjalët, por edhe gjuhën e trupit (gjestet) e gjithashtu edhe emocionet që japin mesazhe mjaft të qarta.

Imagjinoni se sa ndryshe do të ishte bota nëse miqtë, burrat, gratë, fëmijët, kolegët  madje edhe politikanët ta mësonin e ta praktikonin artin e të dëgjuarit. Gjithçka do të ishte ndryshe e gjithçka do të  kishte një aromë e një ngjyrë tjetër.

Pra, bëjeni provë e kaloni një ditë duke dëgjuar secilin që takoni në vend që të bisedoni me të. Një veprim i tillë do t’ju ndryshojë tërë fokusin e ditës suaj e do t’ju bëjë të dilni “jashtë vetes.” Të dëgjosh përvojat e njerëzve mund të jetë shumë e efektshme në formimin e personalitetit.

Kështu që të dish të dëgjosh nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Mësojeni e praktikojeni këtë art! Ta dëgjoni pa e paragjykuar e pa e gjykuar, është dhurata më e madhe që mund t’ia bëni tjetrit. Ta dëgjoni pa i mbajtur leksione, pa e kritikuar e pa i ndërhyrë në mendime e biseda.

Marianella Sclavi thotë: Gjatë dëgjimit mos nxitoni të nxirrni konkluzione sepse konkluzionet janë pjesa më jetëshkurtër e hulumtimeve.

Dëgjoni në mënyrë aktive sepse ky është çelësi i marrëdhënieve efektive ndërpersonale./filozofia.al /KultPlus.com

Autore: M.Franciska (Suzana) Lekaj/drita.info

Bright Side rendit Dua Lipën në mesin e yjeve që duken bukur edhe pa makeup

 

Nga Miley Cyrus e deri tek Gwyneth Paltrow, ka shumë fytyra publike të gjinisë femërore që nuk kanë frikë ta fshijnë makeup-in dhe me krenari ta shfaqin lëkurën e tyre natyrale.

E edhe pse shoqëria vazhdimisht vazhdon të thotë që femrat duken më të bukura me makeup, ata që mund ta vlerësojnë bukurinë e vërtetë e dinë se kjo është larg së vërtetës.

Për këtë arsye Bright Side ka bërë një listë disa të famshme që duken mahnitshëm edhe kur nuk kanë asnjë grimcë të makeup-it në fytyrë, në mesin e tyre edhe këngëtarja kosovare, Dua Lipa.

“Çfarë femre jam unë që nuk më pëlqen mu shminku e me vesh take”

Nuk më pëlqen me u shminku.
Kur shkoj në punë nuk veshi take.
Nuk i du thonjtë e gjatë.
Nuk shkoj në pedikyr. Veç me mendu me shku në solarium më çohen flokët përpjetë.
Nuk aktroj se nuk mundem me bart nji kuti ma të rand se 2 kilogram edhe nuk du me u paraqit si qenie e brishtë.
E urrej shopingun edhe blej veç kur e kam patjetër.

Çfarë gruaje jam unë, me siguri kishin me pyet ata që nuk më njohin.. Mu më pëlqen me gatu, po edhe me hangër, edhe pse apo nuk duhet me kallxu që më pëlqen me hangër. Por, nuk bahem sikur më duket që brokoli është sendi ma i shëndetshëm në botë, as se lulelakra është ma e shijshme se pica. Po qysh jo. Unë ma s’shumti kam qejf me vesh atlete edhe jo, taket nuk janë të rehatshme. Ato që thonë se taket janë të rehatshme ose asnjëherë nuk kanë vesh atlete, ose gënjejnë. Të tretë nuk ka.

Mu më pëlqen me lexu. Gjithçka. Prej Tolstojit, deri te E.L. Xhejms. Edhe nuk mendoj se jam ma pak inteligjente veç pse e kam lexu “50 shades of grey”, edhe nuk kam problem me këtë. Më pëlqen me shiku histori dashurie me fund të lumtur në vend të atyre ku Rambo i mbyt krejt, e çka ka të keqe këtu?

E tani krejt janë konfuz kur e shohin një grua që nuk i pëlqen me vu një kile pudër, buzëkuq e sene tjera përmbi veten, e prap është e ndjeshme. Se kjo grua mundet me bajt diçka ma të rand se telefoni, e prap se prap të mbytet tu kajt kur e sheh “Titanikun”. Janë konfuz sepse kjo nuk përshtatet me stereotipin e shoqërisë se si duhet me qenë një grua.

E sot duhet me qenë veç ajo çka jam. Këtë e bëj çdo ditë edhe nuk mendoj se çka kanë me thanë të tjerët. Ata që nuk më njohin me siguri mendojnë se jam një person i hallakatur, i lan mas dore, që nuk flet me askënd e nuk e do askënd. Edhe ky është stereotip koti. Përkundrazi. Unë çdoherë jam sinqerisht e gëzume, sinqerisht e mërzitun, e sinqerisht nervoze. Rrobat e mia çdoherë janë të pastra, ama thjesht veç kam qejf me qenë të pambukut, a jo sintetike, me likra e dantella. Mendojnë se unë u shmangem njerëzve e komunikoj me nervozë. Edhe kjo nuk asht e vërtetë.

Më pëlqen me shkru. Ma s’shpeshti për veten. E di se disa personave të parealizuar iu shkoj në nerva. Unë e bëj atë që m’ban t’lumtur, e për momentin një prej këtyre është të shkruarit. Sa prej njerëzve e kanë luksin të merren me atë çka i bënë të lumtur edhe nuk merren me atë që mendon rrethi?

Sinqeriteti ashtë shumë ma i lehtë se mirësjellja e buzëqeshjet e rrejshme. Gënjeshtrat t’lodhin, e buzëqeshjet e rrejshme t’krijojnë rrudha. Unë e zgjedh natyrën në vend të betonit. Edhe nuk më pëlqen me ec nëpër qytet e shminkume të shtunën në mbramje, veç për me iu lan përshtypje njerëzve që nuk janë të rëndësishëm për mu.

Nuk më pëlqen me dalë në vende “fancy”. Ma konkretisht, nuk më pëlqen me dal hiç, se për tri ditë rresht lëkurës ka me m’i ardh era cigare, e fyti ka me mu djeg prej cigareve të huja. Edhe hiç nuk e kam dert nëse dikush mendon se jam hipokrite, se prej moshës së re tan kohën je kanë nëpër kafene e klube e ke pi ka dy kuti cigare në ditë. Jam ba grua që të shtunën n’mbramje ka qejf me shiku film e me lexu libër. Edhe nuk mendoj shumë për vete, po jetoj qashtu qysh më jetohet.

Nuk e programoj mëngjesin, drekën edhe nuk e la pa e hangër darkën. Mes zhurmës edhe qetësisë, te unë çdoherë fiton qetësia. Mes të zezës e të bardhës, çdoherë e zgjedhi të bardhën. Nuk më pëlqen ngjyra e hirit. Nuk më pëlqen mesi.

Pak asht irracionale, po sa herë i zgjedhi ekstremet.

Burimi: skopjeinfo.mk
Përshtatja: supergrate.net



Vajzat shqiptare shkëlqejnë në para-festën e Grammyt (FOTO)

Vajzat shqiptare edhe një herë kanë rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e tyre të radhës, kësaj radhe në një event shumë të rëndësishëm.

Bukuroshet shqiptare ishin prezente në para-festën e Grammy Awards organizuar nga Clive Davis.

Në këtë para-festë ishin të ftuar emra të njohur të skenës muzikore botërore, në vigjilje të ngjarjes më të madhe muzikore.

Rita zgjodhi një fustan të bardhë në Jason Rembret, kurse ajo mahniti të gjithë me sharmin e elegancën, duke qenë biondja më e bukur e mbrëmjes Rita Ora nuk është e nominuar për asnjë çmim në Grammy, por të nominuara janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Këto dy të fundit mbrëmë shkëlqyen me dukjen e tyre. Dua Lipa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kaltërt i cili i shkonte shumë dhe dukja e saj ishte shumë elegante, ndërsa Bebe Rexha e veshur në një fustan të kuq ka tërhequr gjithashtu vëmendje.

BEVERLY HILLS, CA – FEBRUARY 09: Dua Lipa attends The Recording Academy And Clive Davis’ 2019 Pre-GRAMMY Gala at The Beverly Hilton Hotel on February 9, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Steve Granitz/WireImage)

Ceremonia e 61-të e Grammy Awards mbahet mëngjesin e të hënës sipas kohës tonë. /KultPlus.com

Sot 81 vjet nga lindja e poetit Azem Shkreli

Azem Shkrelí ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Librat e tij me të njohur me poezi janë: Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve , “Lirikë me shi, Zogj dhe gurë. Ndërsa në prozë ai shquhet sidomos me romanin e tij “Karvani i bardhë”.

Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vazhdon të mbetet i tillë falë thesarit që ka lënë si pjesë e letërsisë shqipe. /KultPlus.com

Dua Lipa e gatshme për ceremoninë e ‘Grammy Awards’: Është një vit i mirë për ndryshime

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shawn Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

https://www.instagram.com/p/Bq7tmdLh6mb/?utm_source=ig_embed

Krahas sukseseve të mëdha gjatë 12 muajve të shkuar, Dua është nominuar në dy kategori në për Grammy Awards: ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Në kategorinë për artisten e vitit, këngëtarja shqiptare është njëra prej gjashtë femrave të nominuara, krahas Bebe Rexhës, Jorja Smith, Chloe x Halle, H.E.R., Margo Price, Greta Van Fleet dhe këngëtari Luke Combs.

Po ashtu, tashmë është konfirmuar se Lipa do të jetë një prej performuesve në evenimentin e të dielës mbrëma në Staples Center në Los Angeles.

Në një intervistë për Vanity Fair, Dua ka folur për nominimet e saj, kë shpreson ta takojë në ceremoninë e Grammy Awards, si edhe për planet e të ardhmes dhe se çfarë duhet të presim nga albumi i saj i ri.

“Oh, Zot. Akoma më duket joreale. E dini çfarë? Për disa javë nuk kam mundur të besoja”, ka thënë 23-vjeçarja kur është pyetur se si ndihet pas nominimit për Grammy.

 “Si artiste britanike, kur të jepet një njohje e këtillë, jam shumë e gëzuar dhe shumë falënderuese për të. Nuk di si ta them me fjalë, por jam falënderuese për fansat e mi, ata që e dëgjojnë dhe e shpërndajnë muzikën time, dhe që po arrin te shumë njerëz, prandaj kam marrë dy nominime. Jam shumë e lumtur, e emocionuar dhe e entuziazmuar. Asnjëherë më parë nuk kam qenë si e nominuar në Grammy. Është një emocion krejt i ri. Kësaj radhe ndihem si pjesë e plotë e ceremonisë”.

“I njoh shumicën prej tyre (konkurrentët për çmimin e artistit të ri). I njoh të gjitha femrat në atë kategori. Është një dallim i madh nga vitet e kaluara, të shohësh kaq shumë femra të përfshira në Grammy. Dhe është gjë e mirë kur të jepet kjo mundësi dhe kjo njohje. Mendoj se është një vit i mirë për ndryshime dhe është bukur të jem pjesë e një viti të tillë”, ka shtuar më tej këngëtarja.

Gjatë intervistës, Dua ka thënë se për të ka qenë Pink këngëtarja që e ka bërë performancën më të mirë në Grammy, ndërsa të dielën mbrëma shpreson ta takojë Alicia Keys. “E dua atë (Alician). I kam kënduar këngët e saj kur kam qenë e vogël”, ka thënë 23-vjeçarja.

“E shndritshme. Elegante, pakëz dramatike – por, në të njëjtën kohë, mendoj se është klasike. Ndihem komode në atë veshje. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja” – kështu e ka përshkruar Dua veshjen që ka zgjedhur për mbrëmjen e rëndësishme.

Këngëtarja ka thënë se është duke u përgatitur për një këngë të re këtë vit, mirëpo dëshiron që ta bëjë përzgjedhjen e duhur. “Dua të jem e sigurt se do të jetë një fillim i përsosur për albumin e dytë. Është akoma në fillim. Shpresoj t’ju sjell diçka këtë vit”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/KultPlus.com

Mahmood, fituesi i Festivalit të Sanremos 2019

Mahmood, 27 vjeç është edhe fituesi i këtij edicioni të 69-të Festivalit të Këngës Italiane Sanremo.

Ai erdhi në këtë festival si fitues i Sanremo Giovani. I lindur në Milano Mahmood është me nënë italiane dhe baba egjiptian. Në këtë festival kishte marrë pjesë tek prurjet e reja në vitin 2016 dhe në vitin 2012 kishte provuar X Factor. Ai ka shkruar këngë për Marco Mengoni, Michele Bravi dhe Elodie.

Mes fërshëllimash është pritur mbrëmjen e kaluar njoftimi i podiumit të tre të parëve në Festivalin e Sanremos. Në plate dhe në sallën e medias të pranishmit reaguan sapo mësuan se Loredana Berte mbeti jashtë treshes: Il Volo, Ultimo dhe Mahmood u renditen tre të parët.

Çmimi “Sergio Endrigo” për interpretimin më të mirë në këtë festival shkoi për Simone Cristicchi, me këngën “Abbi cura di me”. Ai mori edhe çmimin “Giancarlo Bigazzi” për kompozimin më të mirë dhënë nga Orkestra e Festivalit.

Në këtë festival Simone paraqitej pas 12 vjetësh dhe në natën e dueteve ai këndoi i 22-ti në garë bashkë me Ermal Metën këngën pjesëmarrëse. Ermali rikthehej në skenë si fituesi në fuqi i Festivalit të Këngës Italiane pasi ishte ai dhe Fabrizio Moro qe e fituan këtë festival vitin e kaluar. Ai është aktualisht duke vijuar me turneun e tij dhe pritet të jetë në Tiranë sërish në fillim të muajit mars për një koncert bashkë me kuartetin e instrumentistëve me të cilin po bashkëpunon. Daniele Silvestri për këngën “Argentovivo” fitoi çmimin “”Sergio Bardotti” për tekstin më të mirë dhënë nga juria e ekspertëve. Ai mori edhe çmimin e Kritikës “Mia Martini”.

Ultimo me këngën “I tuoi particolari” fitoi çmimin TIMMUSIC. Kjo ishte dhe kënga më shumë e dëgjuar në platformat dixhitale. “Jam një djalë 100% Italian. Kjo që unë këndoj është edhe një kujtim nga fëmijëria ime. Jam fans i muzikës modern, dëgjoj gjëra të përziera, që nga të vetëkëndimi deri tek indie e kam lënë vetën të ndikohem. Kjo që unë bej është Marocco-pop”, ka thënë më parë fituesi.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar pasi ende nuk i besohej kjo tore dhe prezantuesja Raaele i thotë: “Po, është e gjitha e vërtetë”, ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe ka reinterpretuar këngën “Soldi”. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ogqRjzZjFSE

Biblioteka e re e Korçës, më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët

Qyteti i Korçës tashmë do të ketë një bibliotekë e cila i përmbush të gjitha kushtet dhe standardet për të qenë e tillë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga biblioteka e re e qytetit të Korçës, e cila do të ketë më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët.

“Në Bibliotekën e re të qytetit të Korçës, pjesë e kompleksit polifunksional me hapësira të shumta sociale e kulturore në shërbim të qytetarëve”, – shkruan Kryeministri Rama. /atsh/ KultPlus.com

View this post on Instagram

Po merr formë kompleksi i ri kulturor i Korçës, me Bibliotekën e re të Qytetit që është drejt përfundimit dhe Galerinë e re të Arteve, që së shpejti do të vendoset pranë saj👍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on Feb 9, 2019 at 9:53am PST


SiViaggia: Syri i Kaltër, burimi në zemër të Shqipërisë që të mahnit

“Syri i kaltër”, një fenomen natyror që nuk ka gjetur ende një shpjegim të vërtetë, mund të admirohet në mes të pyllit vetëm disa kilometra larg Sarandës, shkruan SiViaggia.it.

I kaltër si ngjyra e burimit natyral që gjendet në Shqipëri.

Një fenomen që mund të admirohet në Muzinë, një fshat në qarkun malor të Vlorës. Një vend shumë popullor në mesin e shqiptarëve, por pothuajse i panjohur për turistët, të cilët gjithnjë e më shumë e vizitojnë çdo vit vendin.

Ujërat transparente të lumit – meritë edhe e gurëve të bardhë gëlqerorë – burojnë nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Zhytësit rregullisht zhyten në thellësi të tilla, por askush nuk ka qenë kurrë në gjendje të shpjegojë fenomenin e as çfarë qëndron në fund të rrjedhës së lumit.

“Syri i kaltër” është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë prej 25 kilometrash që rrjedh në detin Jon në jug të Sarandës.

Zona e pushtuar zë më pak se dy kilometra katrorë, kështu që është mjaft i vogël dhe pothuajse nuk gjendet, i fshehur në mes të pyllit të dendur të lisave dhe fiqve.

Mund të arrihet vetëm në këmbë pasi keni ecur për rreth 2 km. Nga Saranda është një udhëtim ditor i bukur për të bërë. Autobusët gjithashtu mbërrijnë atje. Vlen të vizitosh këtë cep të pacënuar dhe bukurinë hipnotike të Shqipërisë.

Meqenëse ai është një kandidat për Trashëgiminë e UNESKO-s, nëse do të bëhet një vend i mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të jetë e vështirë ta gjesh ende të paprekur dhe pa turma njerëzish./k.s/ KultPlus.com

Jeta dhe trashëgimia e Mandelës në një ekspozitë në Londër

Për një njeri që i kaloi gati tri dekada në burg si Nelson Mandela, kalimi i kohës pa dyshim ishte diçka e rëndësishme për të. Kështu që ndoshta është e përshtatshme që një ekspozitë, e cila është hapur në Londër të premten, për jetën dhe trashëgiminë e tij, përmban orën e tij, e cila mbahej gjithmonë në kohën e Afrikës së Jugut, pavarësisht udhëtimeve të tij nëpër botë si presidenti i parë me ngjyrë i vendit.

Ekspozita interaktive shpalos rrugëtimin e tij, edhe pse jeta e Mandelës, duke përfshirë edukimin e tij në një provincë lindore të Afrikës së Jugut, si djalin e një shefi, burgosjen e tij 27-vjeçare dhe fundin e aparteidit, kur edhe u bë president në vitin 1994. Mandela vdiq në vitin 2013, në moshën 95-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Ekspozita sjell imazhe të panjohura deri më tani së bashku me më shumë se 150 artefakte, si rrobat, posterët e fushatave dhe dokumentet e udhëtimit të huazuara nga familja e fituesit të çmimit “Nobel” për paqe dhe muzetë dhe arkivat në mbarë botën./ KultPlus.com

Shfaqet filmi që denoncon abuzimet në Kishë të cilin një prift u përpoq ta ndalonte

Një nga regjisorët më të famshëm francezë prezantoi një dramë të re të bazuar në viktimat në jetën reale të abuzimeve seksuale në Kishën Katolike, ndërsa një prift i akuzuar u përpoq ta ndalte shfaqjen e filmit këtë muaj.

Francois Ozon ka punuar prej vitesh fshehtazi për “By the Grace of God”, (Me vullnetin e zotit) që u duartrokit jo pak në prezantimin në Festivalin e Filmit në Berlin, para premierës gala.

Ky është një nga dramatizimet e profilit më të lartë të mbulimit sistematik të molestimeve seksuale nga ana e klerikëve, që nga koha e “Spotlight” që mori edhe një çmim Oscar, që u shfaq në 2015, transmeton Tch.

Por, para premierës, një nga priftërinjtë e akuzuar për molestimin e më shumë se 80 djemve, Bernard Preynat, u paraqit në gjykatë për të kërkuar që filmi të mos shfaqej në Francë deri pas përfundimit të procesit gjyqësor, që duhet të fillojë këtë vit.

Premiera e filmit vjen ndërsa kardinali Filip Barbarin, arqipeshkv i Lionit, dhe pesë të tjerë presin verdiktin nën akuzat për mbulim të abuzimit.

Ozon, i njohur për filma të tjerë si “Pishina” dhe “8 femra”, tha për AFP se ai shpresonte që seria e abuzimeve të merrte fund, por filmi duhet të shfaqet për publikun./ KultPlus.com

Artnet: Pajtim Osmanaj, kosovari që e shndërroi përvojën e tij të ndërtimtarisë në atë artistike

Artnet i ka kushtuar një artikull punës që bënë artisti Pajtim Osmanaj në studion e tij në New York. Osmanaj i cili punonte në një firmë ndërtimi dhe lyente muret e ndërtesave ka gjetur inspirimin për artin e tij gjersa punonte në këtë sektor, përcjellë KultPlus.

Në vitin 2013, artisti i ri nga Kosova Pajtim Osmanaj u largu nga vendlindje e tij ku kishte ndjekur shkollën e artit dhe ishte vendosur në New York. Atje, ai filloi që të punonte në ndërtim ku gjeti edhe frymëzimin për punët e tij dhe një bollëk të materialeve të gatshme për t’u kthyer në art.

https://www.youtube.com/watch?v=WgPCd4ESrzM#action=share

Kur u zhvendosja për herë të parë në Nju Jork, punova në ndërtim, dhe nganjëherë na duhej që të pikturonim një dhomë të tërë duke përdorur makinat e spërkatjes. Ndonjëherë na duhej që të bënim edh tavanin prandaj mbulonim me pëlhurë dyshemenë që ta mbronim. Ne do të spërkatnim nga të gjitha anët dhe nga kënde të ndryshme, kështu që pëlhura rrudhosej dhe spërkatej me ngjyra. Kur përfundoni lyerjen, bojë e linim që ë thahej, diçka që kërkonte dy-tri orë se paku. Pastaj shefi im kërkonte që ta hidhnim pëlhurën e vendosur mbi dysheme, mirëpo kur e hapa i pashë rrudhat dhe ngjyra që kishin mbetur, ishte aq e bukur kështu që i ruaja ato”, ka treguar Osmanaj.

Pikërisht kjo mënyrë e rrudhosjes së letrës është kthyer në një teknikë për artistin Pajtim Osmanaj./ KultPlus.com

E kena humbë dashninë

Arjola Zadrima

E kena humbë dashninë
rrugëve pa krye,
n’vorbullat e lumenjve,
universit pafund.
E lamë diku në hapsinë
si një yll që as bjen as ndrin.
Si një dëshirë jetime
e shpirtnave të lirë,
e vetë ikëm, shkuem, ndërruem formë,
qytete , ngjyrë
e shtete. 
Prej gjithçkasë mbeti veç një grusht kujtime
të zjarrta,
që ende digjen në sy…
Por toka rrokulliset 
gurët shkërmoqen
prej zemrave
dhe jeta kudiset.
Ndije këtë ding dong
kumonë e vonë kishet,
asht lutja e Zotit tonë
atij që nën shtatë botë degdisëm,
asht Ave Maria e tij që na afron.

Tash që ndjek fantazmat
shfaqesh prej prrallave,
letrave të shkrumueme
Ti dashni e madhe
shumë e madhe për mue…

Tash që më ke ngujue
brenda kujtimit tand të brishtë
ndal se më therin 
brinjt…ndal se të.drue,
se unë kam frikë,
unë kam frkë çka due./ KultPlus.com

“G performance” sjellë një rrëfim mbi trashëgiminë kulturore dhe jetën sociale në Gjilan

Kjo performancë është vazhdimësi e projektit të mëhershëm “Me G, a me Gj”, duke u realizuar prej pjesëmarrjes së publikut. Gjatë performancës, audienca do të ketë mundësi, që nëpërmjet kufjeve “wireless”, ta dëgjojnë një rrëfim mbi trashëgiminë kulturore dhe jetën sociale në Gjilan.

Ecja e publikut do të bëhet nga Sahat Kulla, nëpër Parkun e Qytetit, e deri te Sheshi i Ri në qendër të qytetit (afër ish-Urës së Maskatarit).

Në dy pika të kësaj rruge ecjeje të publikut, do të kemi dy instalacione të artistëve – pjesëtarë të Asociacionit për Art Bashkëkohor “Varg e Vi”, Din Azizit dhe Kushtrim Sylejmanit.

“Projekti “G-Performance” realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/2003170546652952/

97 vjeçarja nënshkruan kontratë modelimi

Në moshën 97 vjeçare, Iris Apfel ka nënshkruar një kontratë të madhe modelimi me agjencinë globale IMG, e cila gjithashtu përfaqëson supermodele si Karlie Kloss, Chrissy Teigen dhe Bella e Gigi Hadid.

Apfel filloi karrierën e saj si një dizajnere e interierit dhe fitoi famë për stilin e saj i cili përfshinë syze të mëdha dhe ngjyra të theksuara. Vitin e kaluar, në moshën 96-vjeçare, ajo u bë personi më i vjetër që kishte një kukull Barbie të krijuar sipas imazhit të saj, shkruan cnn.

“Unë nuk mendoj se një numër (vitet) nuk duhet të bëjë ndonjë ndryshim dhe t’ju bëjë që të ndaloni së punuari. Mendoj se dalja në pension është më e keqe sesa vdekja”, ka thënë ajo për Women’s Wear Daily./ KultPlus.com

Ekipi i Kosovës të dielën udhëton për në Berlinale

“Në mes” prezanton dashurinë vëllazërore dhe migrimin nga fshatrat.

Për herë të parë një film nga Kosova është pjesë e garës zyrtare në festivalin ndërkombëtar të filmit në Berlin. Filmi “Në mes” me regji të Samir Karahodës është në garë për filmin më të mirë të shkurtër. Në një prononcim për RTV21, regjisori Samir Karahoda ka thënë se në Berlin do të prezantohet një temë nga Kosova që pasqyron dashurinë nder vëllazërorë si problematikën e migrimit nga fshatrat e Kosovës. /21Media/ KultPlus.com

Një foto e Geraldinës në kopshtin zoologjik të Stokholmit në 1939

Nga Aurenc Bebja

“Ce soir” ka botuar, të hënën e 24 korrikut 1939, në faqen n°8, fotografinë e rrallë të mbretëreshës Geraldinë dhe motrave të mbretit Zog në kopshtin zoologjik të Stokholmit.

Ish-sovranët e Shqipërisë kishin nisur një udhëtim të gjatë në Evropë. Gjatë qëndrimit të tyre në Suedi, Mbretëresha Geraldinë dhe motrat e Mbretit Zog përfituan të bënin një vizitë të gjatë në kopshtin zoologjik të Stokholmit./ KultPlus.com

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-vizita-e-mbretereshes-geraldine-dhe-motrave-te-mbretit-zog-ne-kopshtin-zoologjik-te-stokholmit-foto-ekskluzive/

Pritet bashkëpunimi i Tunës me Armend Rexhepagiqin

Tuna dhe Armend Rexhepagiqin mund të sjellin së shpejti në projekt të ri muzikor pasi që Tuna ka postuar në Instagram pamje nga studio ku gjendet me Armend Rexhepagiqin.

Dyshja kanë bashkëpunuar shumë kohë më parë e duket se tash kanë në plan projekte të reja muzikor, shkruan insajderi.

Kujtojmë se Tuna bashkëpunoi 12 vjet më parë me Armendin, në hitin e atëhershëm, “Bileta”. / KultPlus.com

Kosovari që u pranua në NASA tregon formulën e suksesit

Xhafer Rama ka nisur “rrugëtimin” e tij në Mars!

24 vjeçari nga fshati Turuçicë e komunës së Podujevës, Xhafer Rama nuk është astronaut, por rrugët e suksesit në karrierën e tij drejtuan djaloshin kosovar në NASA (National Aeronautics and Space Administration).

NASA, ky emër për të cilin kemi dëgjuar vetëm në lajme dhe filma është Agjencia më e madhe Hapësinore në Botë, e cila daton që nga viti 1958, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizioni i së cilës është: Ne tentojmë të mbërrijmë lartësi të reja dhe zbulojmë të panjohurën për përfitimet e njerëzimit. Në këtë agjenci të njohur botërisht, së fundmi është punësuar si inxhinier, kosovari Xhafer Rama.

Rrugëtimin e tij prej kur ka shkuar në Amerikë e deri te punësimi në NASA, ai sot e rrëfeu në një intervistë ekskluzive audiovizuele për portalin rtv21.tv Prapa një suksesi të tillë, qëndron edhe një punë e madhe. Xhaferi ka hyrë në histori të Universitetit “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Ai është i pari që ka arritur të përfundojë tri drejtime në të njëjtën kohë brenda katër viteve në këtë Universitet. Ndërsa, aktualisht karrierën po e vazhdon duke punuar për shumë kompani në SHBA./ KultPlus.com

https://youtu.be/L7wD1vVKb6E

11 vjetori i Pavarësisë me Elvana Gjatën! Zbuloni detajet e para

17 Shkurti do ta rikthejë në skenë Elvana Gjatën!

Këngëtarja e njohur në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës do të performojë në Prishtinë hitet e saj më të njohura në një event që pritet të mbahet mend.

Këtë ka arritur ta konfirmojë Prive.al nga burime pranë organizimit. Eventi, me ftesa, do mbahet nën patronazhin e bashkëshortes së Kryeministrit, znj. Anita Haradinaj teksa detajet tjera pritet të bëhen publike në ditët në vazhdim.

Pas ngjarjeve në jetën private në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas, kjo paraqitje do jetë e para për Elvanën që do i rikthehet publikut të saj.

Kujtojmë se vitin e kaluar gjatë verës, Gjata kishte mbajtur një koncert falas në qendër të Prishtinës nën organizimin e një prej bankave komerciale, duke grumbulluar mijëra njerëz./Prive/ KultPlus.com

Po të ofronin kafe të ëmbël, ky ishte mesazhi te familjet shqiptare

Shqiptarët kanë pasur simbolika të shumta në ritualin e pirjes së kafes. Ato shënjonin mesazhe pozitive dhe negative kur miqtë kishin marrëdhënie, takime apo situata të ndryshme. Po cilët janë këto mesazhe që shprehte rituali i shërbesës së kafes.

Nëse një malësor shkonte për shembull me kostumin e mikut në shtëpinë e një bashkëfshatari tjetër, qoftë ky i afërm ose thjeshtë i njohur, për të vazhduar një bisedë të nisur më parë, si të thuash, në një seancë të rastësishme ndërrim duhani që kishte të bënte me ndonjë fejesë, zbutjen ose tejkalimin e ndonjë konflikti me pajtim gjaku ose me çështje të tjera të rëndësishme, i zoti i shtëpisë nuk e pyeste mikun se si e dëshironte kafenë.
Nëpërmjet shkallës së ëmbëlsisë ose të idhëtisë së kafesë simbolikisht miku merrte mesazhin e duhur për ecurinë e çështjes që qëndronte në sfondin e një vizite të tillë. Nëse i servirej kafja fare e ëmbël, miku merrte mesazhin se çështja ishte zgjidhur ose ishte në rrugë të mbarë dhe pa kthim prapa.
Për të përforcuar kuptimin e një mesazhi të tillë pozitiv miku, si rregull, në një formë tjetër vinte në dukje ëmbëlsinë tej mase të kafesë, duke përdorur përgjithësisht shprehje të tipizuara në motërzime të tilla: “E paskeni ngatërruar kafenë me mjaltin”, “kafesë i paskeni hedhur mjaltë, jo sheqer”, “një qyp me mjaltë i paskeni hedhur kafesë” etj.
I zoti i shtëpisë përgjithësisht i miratonte pohime të tilla, domethënë, në thelb tundjes së kokës lart-poshtë ose buzëqeshjes. Pas një miratimi të tillë, miku fliste me frymë optimiste dhe më shpenguar për zgjidhjen e çështjes në shqyrtim.


Nëse i servirej kafe e mesme, merrte mesazhe se çështja për të cilën ishte i interesuar kishte mbetur pezull, pra nuk mund të parashikohej ecuria e zgjidhjes së saj. Për të konfirmuar se kafeja e mesme, që nënkuptonte ngrirje të çështjes, miku gati me tone diplomatike shprehej: “Nuk di nëse ka pasur ose jo sheqer në anët tuaja”, “bora ka zënë rrugët e nuk ka ardhur sheqer nga shehri qysh kur nuk mbahet mend” etj. Në situata të tilla burrat e palës mikpritëse heshtnin.
Miku që kishte një mision në bisedë merrte mesazhin se duhej të ishte shumë i kujdesshëm në arsyetime, se duhej të përdorte me mençuri gjithë arsenalin e argumenteve, për ta lëvizur çështjen në kahun e zgjidhjes më të mirë.


Mikpritësit mund t’i servirnin mikut kafe pa sheqer. Në situata të tilla miku sillej në dy mënyra. Më rrallë e përforconte këtë fakt me shprehje disi diplomatike, si: “Ka qenë mot i keq dhe nuk kanë ardhur mallrat nga qyteti”, “bota ia ka zënë vendin sheqerit” etj.
Si rregull, mikpritësit heshtnin. Në shumicën e rasteve idhësia e kafesë nuk kishte nevojë për konfirmim. Heshtjes së mikpritësve miku i përgjigjej me heshtje, çka nënkuptonte se përgjigja negative për çështjen ishte e padiskutueshme.

Në rrethana të tilla shfaqej më qartë profili prej fermani ose dekreti mbretëror i mesazhit ngjizur nga idhtësia e kafesë. Prandaj miku nuk çelte fare bisedën, për të cilën ishte në rolin e ”nënpunësit” mik.
Përgjithësisht, miku ruante qetësinë shpirtërore ose, të paktën, paraqitej i tillë dhe niste biseda për çështje të tjera që kishin të bënin me ndikimet e motit në ecurinë e punëve të stinës në bujqësi, me mbarështrimin e blegtorisë e deri me problemet e luftës ruso-japoneze etj.
Në të shumtën e rasteve miku bënte kujdes që në biseda të tilla t’i largohej me zgjuarsi dhe sa më shumë çështjes për të cilën ishte i interesuar drejtpërdrejt.


Vlen të theksohet se përdorimi i idhtësisë së kafesë dhe i mjeteve të tjera simbolike për të përcjellë përgjigje negative, sidomos për çështje jetike që kishin të bënin me fatet e individëve, të familjeve ose të anëtarëve të bashkësive më të zgjuara, kishte rëndësi të veçantë në shumë”segmente” të shoqërisë tradicionale shqiptare, ndërkohë që fjala mohuese kishte peshë mjaft të rëndë, deri në nivelin e shpërfilljes ose të fyerjes për palën tjetër, pra jo vetëm për familjen e individin që prekte drejtpërdrejt hija e fjalës së keqe, por edhe për gjithë fisin e tij.


Gjithashtu, edhe shkalla e ëmbëlsisë ose e hidhësisë së kafesë që servirej në ceremoninë mortore në shumë krahina të Shqipërisë, shprehte simbolikisht shkallën e hidhërimit për të ndjerin, shprehte moshën e të ndjerit dhe mprehtësinë e shqetësimeve familjare, fisnore ose më gjerë që shkaktonte largimi i tij nga kjo jetë.
Nëse personi i vdekur ishte i moshuar dhe me fëmijë të rritur, të martuar dhe në gjendje ekonomike të stabilizuar, servirej kafe e ëmbël; nëse i ndjeri ishte në moshë mesatare dhe me fëmijë pjesërisht të martuar dhe të pamartuar, servirej kafe e mesme; dhe, nëse personi i vdekur ishte i ri ose e re, me fëmijë të vegjël ose i pamartuar servirej kafe fare e hidhur, pa sheqer.

Sipas paragjykimeve të përhapura gjerësisht në shoqërinë shqiptare paramoderne, në filxhanin e kafesë pasqyronin edhe mjaft element të personalitetit, të mënyrës së jetesës dhe të gjendjes shpirtërore të personave që pinin kafenë.
Për shembull, nëse burri e pinte kafenë e nxehtë, mendohej se ai sipas bestytnive ishte aq frikacak saqë kishte frikë edhe gruan. Gjithashtu, sipas bestytnive, nëse personi e pinte kafen e ëmbël, kishte jetë të hidhur dhe e kundërta, nëse pinte kafen e hidhur, kishte jetë të lumtur.
Si rregull, servirja e kafesë shënonte simbolikisht përfundimin pothuajse të çdo lloj ceremonie gëzimi dhe rrezatonte mesazhe simbolike kompleke dhe mjaft të nuancuara në ceremonitë mortore.
Përveçse në mjedise të tilla dhe në bar-kafe e restorante, kafeja ishte ndoshta e vetmja pije, e cila në një pjesë të konsiderueshme të trojeve shqiptare servirej edhe në varreza.
Por, çfarë mesazhi përcillte kafeja e servirur në vareza, fill pas varrosjes së të ndjerit?


Një kafe e tillë, sidomos në krahinat veriore të Shqipërisë, dëshmonte simbolikisht se i ndjeri kishte kryer funksione shoqërore të rëndësishme për anëtarët e fisit, banorët e fshatit, kraniës etj., pra ishte burrë i shquar.
Servirja e kafesë me dorën e majtë dhe sidomos nën gju konsiderohej një fyerje shumë e rëndë, veçanërisht për burrat që kishin vonuar marrjen e gjakut në emër të ndonjë anëtari të familjes ose të afërmi të vrarë. /Marrë nga “Lente të ndërveprimit simbolik”/Zyhdi Dervishi/ KultPlus.com

Ansambli i Këngëve dhe Valleve transmeton traditën në shkolla

Projekti i iniciuar nga ministria e Kulturës ”Edukimi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat e artit dhe kulturës.

Artistët e Ansamblit Popullor vazhdojnë me kalendarin artistik në kuadër të projektit “Edukimi përmes Artit” këtë herë me nxënësit e shkollës 9–vjeçare “Fan Noli”.

Ata interpretuan disa nga këngët e vallet më të spikatura të repertorit si: Vallen e Skraparit, Vallen e Fajës, Vallen e Shupalit, Kolazh me këngë të Shqipërisë së Mesme etj.

Mbas workshop-it, atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e valleve të Ansamblit Popullor u bashkuan  edhe nxënësit e shkollës, duke kërcyer bashkë me ta./ KultPlus.com

Si bëhej propozimi për fejesë, në Korçën tradicionale?

Në vitet ’20 dhe sidomos në vitet ’30 të shekullit XX, Korça ka qenë një nga qytetet më të rëndësishëm, më të zhvilluar në shumë aspekte të hapësirës shqiptare në Ballkan.

Sipas regjistrimit të parë më të plotë e më të saktë të popullsisë së shtetin shqiptar, në vitin 1923 Korça kishte 25,598 banorë, duke qenë qyteti me popullsinë më të madhe.

Ajo ka qenë qendra më e rëndësishme ekonomike, tregtare dhe arsimore-kulturore e Shqipërisë Juglindore.

Sidomos, që nga mesi i shekullit XIX deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, Korça ka qenë një nga qytetet me koeficient të lartë emigrimi të banorëve në vende të ndryshme të Lindjes, e më pas të Perëndimit, si: Rumania, Bullgaria, Rusia, Ukraina, Franca, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Kur ktheheshin, emigrantët sillnin në qytetin ku kishin lindur jo vetëm mjetet financiare për të jetuar familja e tyre ose për të nisur veprimtari ekonomike të caktuara, por edhe mjaft modele sjelljeje dhe komunikimi, mjaft elemente kulturore të vendeve ku kishin punuar e jetuar si emigrant për disa vite.

Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në zhvillimin arsimor e kulturor të këtij qyteti dhe më gjerë, ka qenë Liceu Francez që nisi të funksionojë më 25 tetor 1917, si e para shkollë e mesme e arsimit të përgjithshëm në hapësirën shqiptare në Ballkan.

Në vitin 1921, kjo shkollë që i zhvillonte mësimet në gjuhën franceze, u emërua Liceu Kombëtar dhe ishte e barazvlefshme me shkollat analoge të Francës së atyre viteve. Ky Lice u mbyll nga pushtuesit italianë në vitin 1940.

Deri në vitin 1938 në këtë shkollë të mesme u diplomuan 600 liceistë, ndër të cilët 100 ishin vajza.

Pjesa më e madhe e tyre kanë kryer studime universitare dhe pasuniversitare në Shqipëri pas vitit 1946 dhe sidomos në vende të tjera dhe kanë pasur ndikim të rëndësishëm në jetën kulturore e politike, artistike e shkencore të shoqërisë shqiptare deri në fund të shekullt XX.

Banorët e qytetit të Korçës përgjatë viteve 1840-1940, përgjithësisht kanë qenë në ballë të lëvizjeve të shumanshme të popullit shqiptar për çlirim kombëtar, për emancipim shoqëror dhe për zhvillim arsimor e kulturor.

Avangardizimi i korçarëve shprehej edhe në përdorimin e simboleve kulturore në jetën e përditshme.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, si rregull, çdo fejesë paraprihej nga një fazë disa mujore “testimi” në distancë të parapëlqimeve për fejesë të vajzës, të familjarëve të saj nga ana e të afërmve të kandidatit për dhëndër.

Ndërkohë, “formulat” e “propozimit” zyrtar për lidhje krushqie ndërmjet dy familjeve, dy fiseve ndryshonin shumë nga njëra krahinë ose qytet në tjetrin.

Nga bisedat me korçarë, që mbajnë mend elemente të funksionimit të jetës në qytetin e Korçës të viteve ’30 të shekullit XX, rezulton se qerasja me llokume kishte kuptim simbolik të veçantë ndër familjet e arsimuara.

Një kuptim simbolik i tillë realizohej përmes një “mekanizmi” të veçantë të propozimit për fejesë.

Familja e djalit që do kërkonte dorën e vajzës për martesë, pas testimit në distancë, vinte në rolin zyrtar të “shkuesit”, një djalë të vogël, si rregull 7-9 vjeç. Ai duhet ta luante rolin pa e kuptuar, por me korrektësi absolute. Për këtë qëllim djali duhej të ishte tërësisht i bindur ndaj një burri autoritar me lidhje të afërta fisnore, miqësore ose shoqërore me kandidatin për dhëndër.

Djalit të vogël i jepej një buqetë me lule natyrale të shumëllojshme, më të bukurat e stinës. Mbi lule vihej një zarf i mbyllur, në të cilin ndodhej propozimi për fejesë. Me këtë buqetë lulesh që mbante zarfin djali trokiste në portën e shtëpisë së vajzës që kërkohej për nuse.

Djali i vogël porositej që ta pranonte ftesën e të zotit ose të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda në shtëpi dhe duhej të priste derisa ta qerasnin. Menjëherë pas qerasjes, djali duhej të paraqitej te burri me autoritet që ia kishte caktuar këtë rol.

Ai e pyeste djalin me detaje për mënyrën e qerasjes.

Nëse djalin e kishin qerasur me llokume, kandidati për dhëndër dhe familjarët e të afërmit e tij merrnin mesazhin e pakontestueshëm se kërkesa e tyre për miqësi ishte pranuar nga familjarët e kandidates për nuse.

Për rolin që luante djali i vogël, shpërblehej me dhurata, më së shpeshti me para. /Konica/KultPlus.com

Nata e fundit e jetës së Naim bej Frashërit

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

Nga: Mit’hat Frashëri

Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! -kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…

E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin!

S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!

Midhat Frashëri

Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”.

Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!

Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata.Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!

Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar’ e math që po shpihetë në varr.

Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!

Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’.

0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.

0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.

0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!
U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.

Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!

Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë./gazetaobsever/ KultPlus.com