Prishtina, qyteti më i lirë në Ballkan

Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira.

Kostot e jetesës në Tiranë janë rritur në 2019-n në raport me vendet e tjera të rajonit.

Jetesa në Tiranë tashmë është po aq e shtrenjtë sa në Beograd dhe pak më e lirë në raport me Podgoricën.

Të dhënat janë marrë nga portali “Expatistan.com”, i cili krahason kostot e jetesës midis qyteteve të ndryshme për individët që lëvizin për arsye punësimi në shtete të tjera. Për të përcaktuar kostot e jetesës, portali i ka kategorizuar në 5 grupe: ushqim, strehim, veshje, transport, kujdes personal dhe argëtim.

Për vitin 2019, Podgorica mbetet qyteti më i shtrenjtë i rajonit. Në krahasim me Beogradin dhe Tiranën, kryeqyteti i Malit të Zi është vetëm 2% më i shtrenjtë. Atje kushton më shtrenjtë ushqimi, strehimi dhe transporti, monitor.al

Ndryshe nga viti 2018, Tirana është po aq e shtrenjtë sa Beogradi, ku më shtrenjtë kushtojnë po ashtu ushqimi, strehimi dhe transporti.

Për vitin 2019, Shqipëria është më e shtrenjtë se Sarajeva, në të cilën një vit më parë jetesa për të huajt që zhvendosin atje ishte më e shtrenjtë se Tirana. Diferenca në kostot e jetesës në krahasim me Tiranën është më e theksuar në Shkup dhe në Prishtinë. Shkupi është rreth 11% më i lirë se Tirana. Sipas portalit, atje kushton më shtrenjtë transporti (rreth 3% më shtrenjtë) dhe argëtimi rreth 28% më shtrenjtë.

Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira.

Tirana, më e shtrenjta në rajon për veshjet dhe kujdesin personal

Veshjet dhe kujdesi personal janë më të shtrenjta në Tiranë në krahasim me kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me Beogradin dhe Shkupin, në Tiranë veshjet kushtojnë përkatësisht 2 dhe 3% më shtrenjtë. Në krahasim me Podgoricën, ato janë 7% më të shtrenjta, ndërsa me Sarajevën rreth 9%. Prishtina mbetet kryeqyteti më i lirë për sa i përket veshjeve. Në raport me Tiranën, diferenca është e madhe, pasi të vishesh atje kushton rreth 75% më lirë. Edhe për kujdesin personal, ku bëjnë pjesë tarifat e vizitave te doktori, çmimet e ilaçeve dhe çmimet e produkteve personale, Tirana është më e shtrenjtë. / insajderi/ Kultplus.com

Në Zvicër promovohet libri “Bllaca, dhimbja e lirisë”

Pasi është promovuar në Prishtinë, Tiranë dhe në disa vende të tjera, libri i autorit Emin Azemi “Bllaca, dhimbja e lirisë” do të promovohet edhe në Zvicër.

Organizatorë janë Lidhja Shqiptare në Botë dhe Këshillimtorja ABSM, Basel.

Promovimi do të organizohet më 27 prill (e shtunë), ora 15:00 në Bowling Center, Lotzwilstrasse 66, 4900 Langenthal (BE), Zvicër.

Libri përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve, që filloi qysh nga marsi i 1999-tës. Në shiritin e kujtesës së autorit kanë ngelur shumë detaje, rrëfime, imazhe, e mbi të gjitha shumë fytyra pleqsh të shqetësuar, tronditje grash e fëmijësh të trishtuar, dhe shumë të humbur e të hutuar në labirintin e ferrit të Bllacës, aty ku gjatë ditëve të ftohta të mars/prillit 1999 po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit.

Për Ditën e Librit, në Bibliotekën Kombëtare u mbajt një mbrëmje me plot aktivitete

Mbrëmë për nder të Ditës Botërore të Librit, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt një   mbrëmje mbi poetikën dhe letërsinë. Gjatë mbrëmjes u zhvilluan aktivitete të ndryshme si diskutime, muzikë, poezi dhe lexime nga dashamirë të librit, shkruan KultPlus.

Nën atmosferën e ngrohtë  të tingujve të muzikës  filloi edhe hapja e mbrëmjes, ishte Arta Hoda nga organizata “Etea”, e cila nisi fjalimin duke i uruar mirëseardhje publikut që gjendej në sallë dhe duke treguar për ngrohtësinë që të jep libri, letërsia, edhe çdo gjë që vjen nga bota e librit.  

Mbrëmja vazhdoj më pas me një diskutim të hapur mbi “të drejtën e autorit” ku në panel ishin të ftuar drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku dhe drejtori i zyrës ligjore, Valon Kashtanjeva. Gajraku tregoj rreth mënyrës se si Biblioteka Kombëtare e Kosovës rregullon të drejtën e autori në kushtet që ka.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës është depoja e gjithë korpusit kulturor të shkruar, të shtypur duke përfshirë të gjitha formatet që mund të ruhen sot në këtë epokë . Po flasim për të drejtën e autorit në formatin kulturor lëndorë ku Biblioteka Kombëtare e Kosovës deponon brenda kësaj hapësire gjithë veprimtarin që përfshin dijen, letërsinë dhe artin që prodhohet në Kosovë, dhe rëndom tek ne vinë përdorues për të huazuar materiale dhe fati i këtij materiali që e prodhojnë autorë është në duart e lexuesve”, tha Gajraku gjatë diskutimit.

Lidhur me temë për të drejtën e autori fjalën e mori edhe drejtori i zyrës ligjore, Valon Kashtanjeva i cili tregoj se çfarë ka bërë Kosova në këtë drejtim dhe si po mbrohet e drejta e autorit nga institucionet.

“Kosova në këtë drejtim deri më tani ka punuar në aspektin e legjislacionit ku është krijuar baza ligjore e cila ofron mundësin e mbrojtjes së të gjitha veprave që mbrohen me të drejtën e autorit. Të gjitha fotokopjet që janë në Kosovë, të cilat kryejnë fotokopjime të kapitujve të librave për nevoja private jo të librit të plotë duhet t’i kompensohen autorit”, tha Kashtanjeva.

Ai nuk la pa përmendur edhe aspektin e plagjiaturës duke e parë si një nga problemet kryesore  të së drejtës së autorit e ku sipas tij dënohet edhe me ligj.

“Plagjiatura është problematik mjaftë e theksuar, të gjithë ata që krijon vepra origjinale e dinë kopjimi, marrja e pjesëve të teksteve të caktuara  është e ndaluar më ligj, është jo etike dhe përbën shkelje të drejtës së autori dhe dënohet me ligj”, shtoj më tej Kashtanjeva.

Pas diskutimin u luajtën disa pika muzikore në piano nga Shkurte Gashi, duke vazhduar më pas me pjesë e leximit të poezive , ku të ftuar ishin Agon Rexhepi, Donika Dabishevci dhe Florent Kurtalani. Pas poezive mbrëmja vazhdon më muzikë qytetare nga Andi Sadiku dhe Fatjona Matoshi, e krejt në fund mbrëmja u përmbyll më lexime të shkurtra nga Ndue Ukaj dhe Ulpiana Maloku. / KultPlus.com

Fotografitë nga droni tregojnë pamjet e mrekullueshme të parkut “Star Wars” që po ndërtohet në DisneyLand

Fansat po numërojnë ditët derisa “Walt Disney World” të hap një seksion të ri të parkut të tij zbavitës i dedikuar posaçërisht për ekskluzivitetin e “Star Wars”.

I planifikuar në 14 hektarë dhe thuhet se kushton 1 miliard dollarë, “Star Wars: Edge Galaxy” është planifikuar të përfundojë punimet deri më 29 gusht.

Dhe me vetëm katër muaj deri në ditën e hapjes, fotot e reja ajrore tregojnë ndërtimin në fazat e tij përfundimtare, pasi zhvilluesit sjellin në jetë shumë elementë të ndryshëm të serisë së filmit të dashur.

Shkalla e dukshme e projektit është bërë e qartë në momentet e vështira, me zhvillimin e një hapësire të vogël parkimi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Disa ndërtesa dhe kulla të rrumbullakëta mund të shihen në mes të ndërtesës, pasi punëtorët e ndërtimit krijojnë atë që do të njihet si “Black Spire Outpost” – një fshat i imagjinuar që tani do të jetë një zgjerim i botës Star Wars.

Ekipi i zhvillimit thotë se ata u frymëzuan nga arkitektura e qyteteve të Lindjes së Mesme, përfshirë Stambollin dhe Jerusalemin.

Ndërkohë, vinça dhe ekskavatorë mund të shihen edhe në imazhet ajrore, me instalimin e rides dhe teknologjisë novatore.

Ky park do të ketë gjithashtu disa restorante, duke përfshirë ‘Ronte Roasters’ dhe ‘Oga’s Cantina’, që do të njihen si vendet e para të botës “Disney” që do të shesin pije alkoolike.

Sidoqoftë, një vizitë në këtë vend nuk do të jetë e lirë, pasi Disney ka arritur çmimet që nga janari.

Një biletë në park tani kushton 104 dollarë për ditët me kërkesa të ulëta, të tilla si ditët e javës në muajt më pak të frekuentuar.

Çmimi i biletave pritet të shkojë deri në 149 dollarë. /Telegrafi/ KultPlus.com

Në këtë qytet shqiptar zbulohet thesar i çmueshëm

Ndërtimi i një rrjeti metroje nën qytetin grek të Selanikut ka zbuluar një thesar të jashtëzakonshëm të objekteve të lashta, si kurora dhe unaza prej ari dhe statuja të perëndeshës Afërditë. Përparimi i ndërtimi të metrosë është vonuar për shkak të numrit të artikujve që janë gjetur nën rrugët e qytetit të Greqisë.

Arkeologët kanë gërmuar më shumë se 300,000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja mermeri, amfora, llamba  nafte dhe vazo parfumi. Ato u gjetën në atë që do të ishte qendra e lulëzuar tregtare e qytetit të lashtë, që ishte rajoni i dytë më i rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës.

Gjatë ndërtimit të rrjetit të metrosë, arkeologët gjetën një rrugë të shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që do të kalonte në zemër të Selanikut në shekullin e gjashtë pas Krishtit, si dhe mbetjet e vilave, dyqaneve, punëtorive dhe një kishe të hershme.

Më shumë se 5.000 varre u zbuluan, disa prej tyre përmbajnë kurora të arta. “Gërmimet janë projekti më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi”, tha Yannis Mylopoulos, kryetari i Attiko Metro, kompania që ndërtoi rrjetin, për The Telegraph.

“Cilësia dhe sasia e gjetjeve është me të vërtetë mbresëlënëse. Ata zbulojnë vazhdimësinë e historisë së Selanikut dhe Maqedonisë. ”

Disa statuja të Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë u zbuluan në të njëjtin vend. Gjithashtu ajo është përshkruar në mozaikë, që e tregon të shtrirë në një shtrat para Erosit. “Një numër i madh statujash që përshkruajnë Afërditën janë gjetur në qendër të qytetit, ndërsa disa të tjerë u zbuluan në zonën rreth Kishës së Acheiropoietos (një kishë bizantine e shekullit të pestë”, tha Dr Polyxeni Adam-Veleni, kreu i departamenti i antikiteteve në Selanik. / KultPlus.com

Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix” edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Shteti i parë është Norvegjia – vend ky në të cilin artistja shqiptare ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave.

Duke qenë se është krenuar gjithnjë me rrënjët e saj, simbolet shqiptare, duket se mbeten të preferuarat e artistes kur ajo është në skenë.

Kjo pasi në një moment gjatë performancës, Rita ka bërë shqiponjën me duar, duke e ndjerë kështu edhe më shumë interpretimin e këngës së saj.

Rita bën me duar shqiponjën në Norvegji (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Me këtë gjest, ajo edhe e ka nderuar prezencën e fansave të saj shqiptarë në këtë koncert, duke pasur parasysh që në Norvegji është një komunitet i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë atje. /Telegrafi/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/stories/ritaora/?hl=en

Dy motrat shqiptare këndojnë shqip në ‘The Voice Italy’, juria ngel pa fjalë (VIDEO)

Dy motrat shqiptare të  cilat pretendohet që  janë  binjake, Serena Sinani dhe Ina Sinani janë  bërë  pjesë  e “The Voice of Italy”, shkruan KultPlus.

Vajzat janë  prezantuar para jurisë  me këngë n e Era Isrefit dhe Ledri Vulë s, ‘Shumë pis’, dhe interpretimi i mahnitshëm i tyre ka arritur që  të  gjithë  pjesëtarët e jurisë  të  kthejnë  karriget dhe të  vlerësojnë  performancën e tyre.

Ato morë n edhe shumë  duartrokitje nga publiku në  sallë .

KultPlus ju sjellë  performancën e dy motrave shqiptare në  “The Voice of Italy”. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/Thevoiceufficiale/videos/329071787752097/

Festivali ‘Mirëdita, dobar dan’ në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd

Rinë Abrashi
Kulmita Kajtazi

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i mbajtur në Beograd çdo qershor, prezanton publikun e Beogradit me skenën kulturore të Kosovës, si një kontribut kulturor i aspiratave të përgjithshme të krijimit të përhershëm të paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ideja kryesore e këtij festivali është krijimi i platformave të sigurta të takimeve dhe shkëmbimeve kulturore e sociale midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që këto takime të bëhen një traditë dhe vazhdimisht të kontribuojnë në bashkëpunimin e dy shoqërive për të përmirësuar lidhjet shoqërore, politike dhe kulturore.

Këtë vit festivali ‘Mirëdita, dobar dan!’ filloj ndryshe dhe më herët nëpërmes pjesëmarrjes së tij në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd (International Civil Society Week – ICSW ), si një nga aktivitetet e shumta në kuadër të këtij mbledhimi global të shoqërisë civile, ku luftohet dhe avokohet për të drejtat e njeriut në mënyra të ndryshme dhe diskutohet për fuqinë dhe ndikimin që shoqëritë civile mund të kenë.

Ekipi i Festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’ me 10 Prill 2019, ka organizuar një ndejë në kuadër të këtij eventi me rëndësi të madhe, duke sjellë një ndër DJ-ët e njohur për muzikën komerciale Pop-RnB të Prishtinës, Kosovës, DJ Caboo. Ky aktivitet u prit mjaft mirë nga publiku i cili ishte i përbërë nga pjesëtarë të shoqërisë civile që vinin nga e gjithë bota. Edhe lokacioni i këtij eventi ishte mbresëlënës marrë parasysh se u mbajt në një anije lundruese mbi Danub.

Mirëpo senzacioni dhe fokusi i asaj nate në festën e organizuar nga ekipi i festivalit ‘Mirëdita, Dobar Dan!’ ishte performanca surprizë e grupit të famshëm Punk Rock ‘Pussy Riot’ nga Rusia, të cilët janë të njohur për aktivizmin politik, luftën dhe avokimin për të drejtat e njeriut. Performanca e tyre sa atraktive aq edhe drithëruese u fokusua në përvojën e protestuesve të burgosur në Rusi. Meqenëse objektivi dhe tema e ICSW -së ishte ‘Fuqia e Bashkimit’, ftesa që i’u është bërë grupit Pussy Riot për të performuar ishte mëse e qëlluar.

Java Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSW ) është një tubim global për shoqërinë civile për t’u lidhur, debatuar dhe për të krijuar zgjidhje të përbashkëta. Kjo ngjarje mbahet në vende me rëndësi politike dhe shoqërore, në hapësira publike duke dalluar kështu nga vendet tradicionale të konferencave. Nëpërmjet qasjes së “partnerizuar”, organizatat i bashkojnë burimet e tyre për të mbledhur një grup të larmishëm ndërkombëtar të udhëheqësve të shoqërisë civile për të shkëmbyer ide, për të nxitur ndryshime pozitive sociale, për të shkëmbyer mjete që nxisin veprimtarinë e qytetarëve dhe për të festuar pushtetin e njerëzve.

Më shumë se 200 liderë të shoqërive civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile (ICSË ) e cila u organizua në qytetin e Beogradit prej 8 deri me 12 Prill 2019, e ndër ta ishte edhe ekipi i festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’. Kjo iniciativë kishte për synim të krijojë biseda të thella midis liderëve të shoqërisë civile, aktivistëve të drejtësisë sociale, anëtarëve të komunitetit filantropik, diplomatëve dhe të tjerëve rreth sfidave globale në zhvillim dhe si duhet të jetë shoqëria civile duke iu përgjigjur këtyre sfidave që të shqyrtojnë alternativa dhe mbështetje për të rinjtë drejt një pune efikase dhe efektive, duke i krijuar hapësirë bisedave sfiduese, inovative dhe aktiviteteve drejtë një qëllimi të përgjithshëm që mundohet të forcojë veprimin e shoqërive civile dhe qytetarëve për të ndërtuar një mision më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Tema e këtij viti ishte “Fuqia e Bashkimit” duke u fokusuar kështu në identifikimin e mundësive që organizatat dhe njerëzit në mbarë botën kanë që të punojnë së bashku për të mbrojtur hapësirat për veprim qytetar, në një botë ku transformimet globale po rindërtojnë se si funksionon shoqëria civile. Eksperiencat e krijuara gjatë kësaj jave janë ndarë me aktivistë nga e gjithë bota në delegim të aktiviteteve nga liderët e organizatave të vendeve si Indonezia, Zimbabve, Ukraina, Serbia, etj. duke siguruar që të mësojnë teknikat e punës dhe përvoja tjera, duke marrur perspektiva të ndryshme dhe shembuj konkret se çka mund të funksionoj dhe çka mund të dështoj.

Pjesëmarrës në një nga debatet e shumta të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile në Beograd ishte edhe Besa Luci si paneliste, kryeredaktore e revistës Kosovo 2.0 nga Prishtina, ku diskutuan për mënyrat efektive të të komunikuarit dhe ndikimin që mediat kanë në formim të opinionit dhe nxitje të aktivizmit. Gjithashtu u diskutuan edhe pikat e forta të lëvizjeve bashkëkohore qytetare anembanë botës. Nga Kosova në këtë ngjarje masive për shoqërinë civile, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile, ishte Dren Puka nga KCSF i cili foli për reagimin e shoqërisë civile dhe angazhimin e përbashkët me shumë partnerë vendorë e të huaj për rikthim të dispozitave të drejta, duke u fokusuar në Ligjin problematik për OJQ i miratuar nga Kuvendi më 7 nëntor, i cili po merret si shembull i keq në nivel global i shkeljes nga shteti të parimeve bazë të sektorit joqeveritar.

Kjo festë (ndejë) e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan!’ në Beograd si pjesë e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile ishte si një paralajmërim i edicionit të gjashtë të këtij festivali i cili do të mbahet po në Beograd nga 29 maj deri më 01 qershor 2019, ku do të prezantoj edhe një herë një program të cilësisë së lartë të fushave të ndryshme nga teatri, filmi, muzika, instalacione artistike, promovime librash e debate të shumta për çështje të rëndësishme që prekin edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ky event është mbështetur nga ICSW  dhe BCSDN.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” 2019 fuqizohet nga Integra, KFOS, YIHR, (Serbi), GI (Serbi), RBF. / KultPlus.com

Si ka ndryshuar jeta e Al Pacinos “Nga ferri, në parajsë”

Alfredo James Pacino ka lindur në New York City më 25 prill 1940. Ai ishte i vetmi fëmijë i emigrantëve italianë nga Sicilia, që u ndanë kur ai ishte një foshnjë. Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në California dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks.

Megjithëse disi i turpshëm si fëmijë, në adoleshencën e tij të hershme, Pacino zhvilloi një interes për aktrimin dhe më vonë u pranua në Shkollën e Mesme të Arteve Përformuese, transmeton tch.

Megjithatë, ai tregoi se ishte një student i dobët, duke dështuar në shumicën e lëndëve të tij para se ai përfundimisht ta braktiste shkollën në moshën 17-vjeçare.

Më pas, Pacino punoi shumë punë përpara se të shkonte në Greenwich Village në vitin 1959, për të ndjekur ëndrrat e tij për t’u bërë aktor. Në vitin 1962, në moshën 22-vjeçare, ai humbi mamanë, e cila u nda nga jeta. Ai kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion gati për të vrarë veten. Ishte i pastrehë dhe konsumonte shumë alkool.

Por, do të ishte shfaqja e Pacino-s në një film të njohur më 1971-in, i quajtur “Panik in Needle Park”, që do ta vendoste karrierën e tij në një rrugë drejt suksesit. Portreti i Pacino-s i një heroi të droguar kapi syrin e Francis Ford Coppola, i cili ishte duke kërkuar aktorë për filmin “The Godfather”, bazuar në romanin e Mario Puzo.

Megjithëse ai kishte konsideruar yje të tillë si Robert Redford dhe Jack Nicholson për pjesën, Coppola përfundimisht zgjodhi Pacino-n, pak a shumë të panjohur, për të luajtur Michael Corleone.

I publikuar në vitin 1972, “The Godfather” ishte një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht të jetë ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Pas këtij suksesi, karriera e tij dihet nga të gjithë si ka shkuar. / KultPlus.com



Në Sarandë piketohen masat për sezon turistik më të sigurt dhe cilësor

Takimet e taskforcave të bregdetit vijojnë në të gjitha bashkitë nga veriu në jug, me qëllim garantimin e një sezoni veror më të sigurt dhe cilësor.

Pas Velipojës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u ndal në Sarandë, me taskforcën e përbërë nga prefekti, strukturat e mjedisit dhe aktorë lokalë, në zbatim të vendimit të ri të qeverisë për “Stacionet e Plazhit”, i cili shton detyrimet ligjore në kontratat me operatorët privatë, për të siguruar me kushte konkrete jetën e qytetarëve, higjienën, sigurinë ushqimore, ndarjen e shezllonëve, si edhe respektimin e orareve, që kufizojnë apo lejojnë muzikën në bregdet.

“Ajo që kemi më shumë shqetësim është që viti 2019 mund të jetë me të njëjtat shifra si 2018-a, padyshim mund të ketë edhe më shumë se 2018 por kjo nuk do të thotë që ne i kemi zgjidhur problemet kur ne akoma nuk jemi një destinacion turistik. Jemi në mes të prillit, në Sarandë, në zonën më turistike të vendit ku duam dhe kanë filluar të vijnë turistët e parë, ku duam dhe presim që të ketë kontrata që të fillojnë të paktën nga fillimi i majit dhe të mbarojnë në fund të tetorit dhe situata është realisht me shumë probleme për sa i përket pastërtisë, për sa i përket rregullave për të qenë një destinacion, me shumë probleme për sa i përket rregullave të menaxhimit të stacioneve të plazhit”, tha ministri Klosi.

Një nga shembujt që e dëshmon këtë, sipas ministrit, është situata në Syrin e Kaltër, ku megjithëse ka nisur puna për pastrimin dhe rehabilitimin e territorit, jemi ende shumë larg zhvillimit të turizmit elitar.

“Në qoftë se nuk është kjo përpjekje e përbashkët me bashkitë dhe me ju tur operatorët e Sarandës, kjo është përpjekje e dështuar. Pra, duhet t’i ndajmë që tani problematikat që kanë të bëjnë me menaxhimin e sezonit turistik duke kërkuar që të bëjmë këtë taskforcë në mënyrë urgjente. Prandaj e bëmë këtë vendim të ri të Këshillit të Ministrave, i cili kërkon që të zgjidhë një sërë problematikash, por e para problematikë është ndarja e plazheve, në zbatim të këtij vendimi. Ruajtësi i plazhit është një element shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve, për të shtuar sigurinë në sezonin turistik. Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se këto kontrata nuk mund të lidhen nëse nuk kanë dëshmi, që operatorët kanë zgjidhur problemin e ruajtësve të plazhit”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, një tjetër problematikë, që duhet eliminuar këtë sezon të ri veror është edhe ndotja akustike.

“Muzika shumë e lartë dëmton shumë turizmin në qytete si Saranda. Vjet patëm në qarkun e Vlorës dy shembuj shumë pozitivë; një ishte vendimi i këshillit bashkiak të bashkisë Himarë e cila përcaktoi ashtu siç duhej zonat se ku lejohej muzika dhe ku ishin zonat e kufizuara. Kishim po ashtu edhe shembullin shumë të mirë të bashkisë së Vlorës ku lënia në zonën e Lungomares, çdo të premte për muzikë non stop i dha shumë jetë fundjavës në Vlorë dhe shtoi biznesin e asaj zone. Kjo gjë kërkohet edhe sot, që bashkitë nëpërmjet këshillave bashkiakë të përcaktojnë zonën ku lejohet muzika, ku operatorët duhet të kenë muzikë me orar dhe ku pa kufizim”, theksoi ministri Klosi, i cili në përfundim shtoi se zbatimi i këtij vendimi të ri, në thelb kërkon të kemi rregulla të qarta, dakordësi me komunitetin, por edhe që komuniteti të pranojë detyrimet, siç janë edhe sigurimi i higjienës, i tualeteve publike, koshave të mbeturinave, për pastërti dhe cilësi në shërbime. /a.a/j.p/ KultPlus.com

Projekti për muzeun “Ibrahim Kodra” kthehet në pikën zero

Fundi i vitit të kaluar ishte paralajmëruar si afat kur muzeu “Ibrahim Kodra” në kryeqytet do të hapte dyert për vizitorë. Kjo kohë e hapjes ishte përmendur në qershor, përderisa Komuna e Prishtinës dhe fondacioni “Ibrahim Kodra” kishin nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Në tetor ishin publikuar disa pamje të projektit ideor se si do të dukej muzeu në ish-ndërtesën e bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani”.

Por me kaq ka përfunduar gjithçka sa i përket realizmit të projektit. Nuk është bërë më asnjë hap sa i përket kësaj çështjeje. Meqenëse bëhet fjalë për adaptimin e një monumenti, Komuna do të duhej që projektin ta dërgonte për aprovim në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Adrian Berisha, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, njëherësh këshilltar i kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ekipi i arkitektëve të angazhuar nga fondacioni “Ibrahim Kodra” e ka hartuar projektin ideor. “Jemi në bashkëbisedim me IKMM-në që ata të shohin se a mund të realizohet ky projekt. Biblioteka e dimë që është nën mbrojtje. Tash ne jemi duke iu qasur problemit nga fillimi. Tash do t’i dërgohet IKMM-së dhe ata do ta shohin se çfarë punimesh do të bëhen”, ka thënë ai. Ka kritikuar qasjen e mëhershme sa i përket muzeut.

Por përgjigjja që ka marrë gazeta nga IKMM-ja është se në këtë institucion nuk ka shkuar ndonjë projekt për shqyrtim.

Madje projekti nuk ka arritur as në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë./ ndertimiinfo/ Kultplus.com

Fatmir Spahiu: Vullnetarisht do të angazhohesha si aktor me fëmijët e kthyer nga Siria

Ka disa ditë që rreth një qind persona janë kthyer nga Siria në Kosovë, ku përfshihet një numër i madh i fëmijëve të cilët fillimisht janë pozicionuar në fshatin Vranidoll, shkruan KultPlus.

Producenti dhe aktori Fatmir Spahiu ka thënë se vullnetarisht do t’ua kushtonte një ditë këtyre fëmijëve të kthyer nga Siria, në mënyrë që të kontribuojë që këta fëmijë të kuptojnë se i takojnë një populli me zemër të madhe dhe tolerant.

KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Spahiut.

Personalisht dhe vullnetarisht do te angazhohesha si aktor me femijet e kthyme nga Siria.

Nuk do te ishte keq te ju lexonim femijeve ndonje veper nga Kadare, Qosja, Podrimja, Kukaj etj. Do te ishte mire qe te ju flasim per Nane Terezen e Mulla Idrizin.

Veprat e Anton Cetes dhe Adem Jasharit.

Si aktor vullnetarisht do te ju falja ndonje dite ketyre femijeve. Me kete menyre mendoj qe femijet do ta kuptonin se i takojne nje populli me zemer te madhe dhe tolerant.

E gjith shoqeria do te duhej me u angazhu qe kujtimet nga atje ata ti kujtojne veq si nje anderr e keqe.

Ky është shteti ku lexohet më së shumti në botë

Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri ndodhen 6 vende aziatike dhe 4 vende evropiane.

Megjithatë, tërheq vëmendjen India që është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri.

Në nën-kontinentin indian çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë, transmeton ATSH.

Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Në Indi, që është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon rreth 10 orë e 42 minuta në javë. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libra.

“E bukura asht nder misteret ma të çuditshme të frymës njerëzore”

Shkruan: Fjolla Spanca

Besoj, secili e ka nji xhep dikund aty n’loçke t’shpirtit ku i palos emocionet sa here syni i rroket me dike a diçka t’Bukur! e Bukura asht nji det qe te merr lehte me vale paqtimi e te nxjerre n’breg me bojna gzimi!!

Ata qe fytyres i mveshin fjale t’randa, s’mundet te jene qytetare t’mire! Ata qe nji pjese te bashkeqytetareve u thone se s’jane mjaftueshem shqiptare, s’ka si te jene per vete te tille!

Fytyra e çdo gruaje asht nur mbi nur! Drite mbi drite! Fytyra e gruas qe me krahnorin e vet i ka shkund idhnimet e trishtimet e faluna prej burrash gjasme ‘te kulturuar e moderuar’ asht Qiell qe s’kapercehet prej zemerngushteve!

Fytyra e çdo gruaje asht e Bardhe: TAMEL! as nuk zezohet e as nuk turpnohet! Fytyrat jane Pasqyrat! Ju i kqyrni vetet tuaja tek ngjyrat e fytyres se nje gruaje! Zaten, e zeza asht Bukuri!

Ndersa ajo e zeze per t’cilen flitni ju asht katrani i paditunise; e jo “jo-tradita’ e shqiptarise! 🙈

çelni zemrat o njerez t’Fjales!

Kënga e “Florence & The Machine” mahnit adhuruesit e “Game of Thrones”

Në episodin e pardjeshëm të “Game of Thrones”, me siguri nuk e keni huqur këngën e “Florence & The Machine”.

Kënga e pati premierën e saj në fund të episodit, ndërsa bëhet fjalë për versionin origjinal të këngës “Jenny of Oldstones” nga Game of Thrones (më saktë, nga libri i tretë A Storm of Swords). Në episodin e parmbrëmshëm para fundit kemi mundur ta dëgjojmë nga Podrick i cili e këndoi pranë zjarrit.

Florence + The Machine janë muzikantët e vetëm në sezonin e fundit të hit serisë, ndërsa e regjistruan vetëm pasi këtë e kërkuan personalisht adhuruesit e tyre të mëdhenj, krijuesit e serisë David Benioff dhe D.B. Weiss.

“Gjithmonë kemi qenë adhurues të mëdhenj të muzikës së tyre, ndërsa traileri i sezonit të dytë në të cilën ishte kënga e tyre Seven Devils me siguri është më e fuqishmja që e kemi pasur ndonjëherë. Mundësia që Florence dhe zërin e saj të bukur ta kemi në seri është diçka që gjithmonë e kemi pasur në mendje. U shokuam pozitivisht kur ajo pranoi ta këndojë Jenny of Oldstones, ndërsa si rezultat, jemi absolutisht të dashuruar”, thanë dyshja në një deklaratë që u publikua pas episodit.

“Kur e dëgjova për herë të parë këngën më tingëllonte si ninullat kelte. Muzika kelte ka qenë gjithmonë në gjakun tim, kështu që besova se mund të bëja diçka me të… Është nder për mua që jam pjesë e sezonit të fundit”, tha Florence.

Këngën Jenny of Oldstones për serinë e kanë shkruar Ramin Djawadi, Dan Weiss, David Benioff dhe George R.R. Martin, shkruan KOHA Ditore.

Episodi i tretë i sezonit të fundit Game of Thrones do të shfaqet të hënën, më 29 prill, në 3 të mëngjesit në HBO paralelisht me premierën amerikane, dhe më vonë po të njëjtën ditë në ora 20:00.

Këngën mund ta dëgjoni në vijim. VËREJTJE: Videoja përmban skena nga e tërë seria si dhe nga episodi i fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Edi Rama e emra të njohur u përfshinë në maratonën e leximit COD

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, COD  u kthye në një qendër të hapur komunikimi, në një maratonë leximi, ku morën pjesë 400 nxënës të shkollave të Tiranës, shkruan KultPlus.

Duke nisur nga ora 11:00- 22:00 lexuan në COD  që nga kryeministri Edi Rama e deri tek emra të njohur si Lorik Cana, Gaz Paja, Ema Andrea, Eridana Çano, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi. Ata u përfshinë në këtë maratonë, e cila përfshiu audienca të moshës nga 7-18 vjeç, me lexime, takime, diskutime për librin.

Aty morën pjesë gjimnazet :”Sandër Prosi”, “Faik Konica”, “Sami Frashëri”, “Andon Zako Çajupi”, “Petro Nini Luarasi” dhe nxënësit e shkollles “Kosova”.

Aty u tha se edukimi Përmes Kulturës është një nga prioritetet e programit të qeverisë shqiptare, nisur që në mandatin e parë.

“Maratona e Leximit” organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Librit ndërgjegjëson të rinjtë për rëndësinë e leximit, me qëllim rritjen e lexuesit të së ardhmes. Në këto pesë vite, në politikat e librit fokusi ka qenë lexuesi, ndërgjegjësimi i qytetarëve e në veçanti i lexuesit të ri për rëndësinë e leximit, duke e konsideruar atë si çelësin kryesor në zhvillimin personal, kulturor dhe social./ KultPlus.com

Pas Sllovenisë, Sihana Badivuku me dy koncerte në Francë

Violinistja e njohur nga Kosova, Sihana Badivuku pasi është prezantuar në Slloveni së bashku me pianisten Maja Kastratoviç,  tashmë do të prezantohet edhe në Francë, shkruan KultPlus.

Badivuku dhe Kastratoviç këtë vit shënojnë edhe 25 vite të bashkëpunimit.

Badivuku së bashku me violistin Blerim Grubi dhe violonçelisti francez  Eric Courreges do të prezantohen me dy koncerte në Francë.

Këto koncerte do të mbahet më datë 25 dhe 26 prill.

Më shumë detaje rreth koncertit mund t’i kuptoni në linkun e mëposhtëm.

https://mairie-taradeau.fr/tag/chapelels/

Filmi “Internimi” zgjedhet filmi më i mirë i huaj në Arizona

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Arizona International Film Festival”.

Në “Arizona International Film Festival” filmi shqiptar shënoi dhe premierën botërore.

Me skenar dhe regji nga Kast Hasa filmi tregon ngjarje të vitit 1983, nga Shqipëria gjatë sundimit komunist. Filmi solli një histori dashurie të ndaluar gjatë periudhës së komunizmit.

Dashuri, urrejtje dhe vrasje por e gjitha një histori shqiptare, në filmin e financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografisë. Rolet në film erdhën nga aktorët Klodian Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj.

Me regjisor Kast Hasa dhe producentë Saimer Zeneli dhe Gjergj Trola, xhirimet e filmit janë zhvilluar në Divjakë. /atsh/ KultPlus.com

Për nder të Ditës Botërore të Librit, Primo Shllako solli një frymë tjetër nga përvoja e tij

Me rastin e Ditës Botërore të Librit sot në  Fakultetin e Filologjisë në Universitetin në Prishtinë u mbajt një diskutim me shkrimtarin e njohur Primo Shllakun, shkruan KultPlus.

Diskutimin e  hapi profesori i letërsisë shqipe Ag Apolloni i cili tregoi se si e kishte parë ardhjen e Shllakut në letërsinë e Shqipërisë, dhe me ardhjen e tij e kishte ndjerë që fjala shqipe kishte mbërritur nivelin më të lartë të dëgjimit.

“Ardhjen e Primo Shllakut në letërsi e sidomos në letërsinë e Shqipërisë e shoh si një ringjallje të fjalës në kuptimin e fjalës shqipe të pacenzuruar, Primo njihet për mungesën e kompromisit ndaj çështjes  së gegnishtës dhe  çështjes së standardes kështu duke ngritur  toskërishten dhe duke mënjanuar gegërishten, Primo është një autor gegë dhe duke qenë një autor gegë është një autor gjithëshqipëtarë, pra nuk është autor i standardit. Nuk lexohet shumë prej policëve të standardit, prej kritikëve tradicional, sigurisht Primo e bënë këtë reagim jo për ta kthyer këtë në vend, për ta kthyer këtë në një traditë. Ka lexuar Eliotin “Tranditat gjatë talentit individual” duke e ditur që po su përvetësua traditat ne s’mund ta shfaqim dot as talentin tonë individual” tha Apolloni.

Ai gjithashtu tregoi se si Shllaku rikthehet në traditën e letërsisë së Buzukut e më pastaj  ringjallë letërsinë e sotme duke e bërë të duket e re.

“Me qenë se tradita ishte në gjuhen gegërishte  prej Buzukut, Shllaku i kthehet asaj tradite dhe sigurisht që traditën e përbëjnë 5 shekuj e jo 4-5 dekada, pra ka zgjedh me hesht në ato dekadat të pushtimit për t’ iu rikthyer traditës,  por gjithmonë duke pasur parasysh Ezra Pound që kishtë thënë “Make it neë”  bëje të dukut e re, duke marrë diçka të vjetër duke e bërë të re. Dhe kur lexojmë poezinë, prozën e Shllakut e shohim që urdhri i Pound-it ka funksionuar për mrekulli në letërsinë e tij”, shtoi më tej shkrimtari Apolloni.

Duke lexuar poezin e tij “Dashunia fillon prej gjysmës”, fjalën e mori vet shkrimtari Primo Shllaku, i cili tregoi se pse ka heshtur gjatë regjimit dhe pse ka filluar të shkruaj tani.

“Ashtu si të folurit që e ka të kundërt heshtjen ashtu edhe heshtja e ka aftësinë e saj folëse, pra njeriu në jetën e vet karakterizohen me dy faktor madhor të padukshëm jetën dhe vdekje.  Vjen një kohë që ti nuk duhesh të flasësh, ti nuk duhet të shkruash , ti nuk duhet të rezistosh sepse jeta ka vënë një kurth dinake kurthin e vrapimit pas sirenave, duke e ditur se çfarë i ndodhi Odiseut pas ndoqi sirenat, pra Odiseut i Omerit hipotetik zgjodhi shurdhërinë, ndërsa unë si një molekulë e Odiseut  zgjodha memecerinë” tha Shllaku./ Xheneta Uka/KultPlus.com

Dasmorët

Poezi nga Danilo Kis

(Përktheu: Salajdin Salihu)

Nga shtëpia ime
Dalin dasmorët

Të zinjtë më morën
Nënën

kurse të bardhët
motrën

Zemrës sime i duken njësoj
krismat ose zilet
ose zilet e pushkëve

Nga shtëpia ime
dalin dasmorët.

Si vdiq në burg në moshën 30-vjeçare kompozitori i këngës aq të dashur për Shkodrën

Një dokumentar kushtuar Gac Çunit, muzikantit shkodran që mbylli sytë në moshën 30-vjeçare në burgun e Burrelit. Gac Çuni është kompozitor i këngës shumë të dashur për Shkodrën, “Kaçurrelat e tu”. Si u shua zëri i djaloshit shkodran në qelitë e burgjeve komuniste; dëshmia e vëllait dhe mikut të tij të qelisë, në çastet e fundit të jetës; si u kthyen në Shkodër këngët e Gacit, nga bashkëvuajtësit e tij. Historia dhe brenga e Gac Çunit për vajzën me kaçurrela.

Nga Luljeta Progni/ Gac Çuni ishte një djalosh shkodran, që këndonte si askush tjetër në qytet. Ishte rritur në një ambient familjar e shoqëror ku muzika nuk mungonte kurrë. Në familjen e tyre miqtë priteshin gjithmonë me këngë.

Mbrëmjeve, bashkë me vëllain e tij, Lazrin, e shokët që i bashkonte muzika, Gaci merrte kitarën e këndonte. I këndonte lirisë, qytetit të tij të dashur, Shkodrës, i këndonte të bukurës, dashurisë.

Gac Çuni, lindi në Shkodër më 6 korrik 1926. Filloi arsimimin në shkollën “Skënderbeg” Shkodër, vazhdoi studimet për 4 vjet në gjimnazin e Jezuitëve dhe 4 vjet të tjera në gjimnazin e shtetit. Vitin e fundit u sëmur rëndë nga tuberkulozi, disa muaj para përfundimit të shkollës dhe nuk arriti të diplomohej. Pasi u përmirësua nga shëndeti, nisi punë si mësues në Malësinë e Mbishkodrës, në Kastrat.

E donin dhe e admironin të gjithë. Miqtë e tij tregojnë se ishte tip sportiv, i shkathët, i zgjuar, shumë miqësor, i paqtë, por mbi të gjitha me një pasion të rrallë për muzikën. Në moshë të re kishte mësuar t’i binte kitarës, e më pas ishte angazhuar në korin Scuola-kantorum të Kishës Françeskane.

Gaci këndonte një repertor të pasur me këngë shkodrane, spanjolle e italiane, por kishte kompozuar edhe disa këngë frymëzuar nga muzika e bukur popullore shkodrane.

Ai krijoi vargje e melodi për qytetin e tij të lindjes, natyrën e bukur që e rrethonte, traditat e trimërinë e të rinjve shkodranë dhe dashurisë së dlirë. Skena e tij ishin rrugicat e Shkodrës e muza e tij vetë shpirti i qytetit. Gaci e shprehte çdo ndjenjë të bukur me këngë. Këndonte serenata rrugicave të bukura të qytetit përmes dritash të zbehta poshtë dritareve, ku shquheshin siluetat e vajzave të bukura që e prisnin çdo natë këngën e Gacit. Ato serenata që më së shumti i dedikoheshin njërës prej tyre… e poshtë dritares së saj, këndoheshin ëmbël, me pasion rinor e me zë dashurie për atë vajzë me kaçurrela.

Kënga pushoi natën e 1 shtatorit të vitit 1946 sepse Gaci ishte arrestuar atë ditë nga sigurimi i shtetit, në Radio Shkodra, ku kishte shkuar për të kënduar një prej këngëve të tij. Që prej asaj dite kënga e Gacit nuk u ndje më. Kaçurrelja nuk do ta dëgjonte përsëri zërin e ëmbël, rrugicat nuk do ta prishnin më qetësinë me tingujt e kitarës së tij, e prindërit nuk do ta kishin më pranë birin e tyre. E prangosën në moshën 20-vjeçare, për të filluar kalvarin e gjatë të torturave në qelitë e hetuesisë për më shumë se 15 muaj. Gac Çuni, bashkë me Ndrekë Temalin e Lorenc Dedën ishin shënjestruar prej regjimit, si shumë prej të rinjve shkodranë që nuk e donin regjimin komunist dhe u arrestuan brenda tri ditëve. Në procesverbalin e dosjes hetimore, Gaci shënohet të ketë thënë:

“Ne, në të vërtetë nuk kemi pasun nji grup t’organizuem, po kemi qenë nji rreth shoqërije me mendime të njajta. Kur mblidheshim shoqnisht flitshim për politikën e jashtme, se si nuk pranohej Shqipnija n’Lidhjen e Kombeve. Kemi bisedue me Paulin Ternakun kundra partisë, tue thanë se këta janë horra e tue fol kundra Enver Hoxhës e Koçi Xoxes, tuej thanë se këta janë teneqexhinj e nuk dinë me drejtue qeverinë.”

Mbi të u ngarkuan akuzat e zakonshme për veprimtari armiqësore ndaj regjimit dhe pas një procesi të gjatë nën torturat ç’njerëzore të hetuesve. Më 5 dhjetor 1947 gjyqi dha një vendim edhe 5 vjet më tepër nga sa kishte kërkuar prokuroria: 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. Gjatë kohës të qëndrimit në hetuesi, aty ku kishte qenë Kisha e Françeskanëve, Gaci i sëmurë nga tuberkulozi, u shtrua në spitalin e qytetit ku punonte sanitare e motra, Maria. Doktor Karagjozi u tregua dashamirës ndaj tij dhe e lejoi Marien e të afërmit ta takonin Gacin herë pas here. Pasi e mori veten, e morën përsëri në hetuesi për të vazhduar me torturat e përditshme.

Pasi mori dënimin, Gaci u transferua në kampet e punës së detyruar të Maliqit dhe të Bedenit, Kavajë, bashkë me rreth 2500 të dënuar të tjerë, intelektualë, shkrimtarë, muzikantë, klerikë, profesorë me tituj në Universitetet Evropiane dhe tregtarë.

Kushtet ishin aq të vështira saqë Sami Repishti do t’i quante bashkëvuajtësit e tij aty “kufoma lëvizëse”.

Bënin më shumë se 3 orë rrugë për të shkuar te vendi i punës, punonin më shumë se 10 orë të zhytur në baltë deri në brez e duronin fyerjet dhe torturat e togerëve injorantë.

Që vitin e parë më shumë se 60 të dënuar lanë eshtrat nën baltën e kënetave, përfshirë edhe inxhinierët që u shpallën grup sabotator e u pushkatuan në Maliq, ndër ta edhe Zyrika Mano, e cila ishte shtatzënë. Ndërsa qindra të tjerë u sëmurën rëndë dhe u zëvendësuan me të burgosur të tjerë politikë.

Në ato kushte, Gaci u sëmur përsëri dhe e larguan nga puna e vështirë e hapjes së kanaleve. Për pak kohë u kurua në spital, e më pas e dërguan në burgun famëkeq të Burrelit.

“Është natë prilli dhe Gaci është duke kënduar në qelinë e tij…zëri i tij i ka përpirë të gjitha klithmat prej torturash që gozhdojnë shpirtra të pafajshëm në ato biruca të errëta. Për një çast dhimbja largohet. Mendjet e shpirtrat enden të lirë ndër kujtime rinie. Ashtu, përmallshëm, vjen zëri i ëmbël, kënga e dashurisë për vajzën me kaçurrela, kujtimet e imazhit të saj të tretura si hije e largët në rrugicat e Shkodrës”. Në burg bashkë me shumë shokë të tjerë, do të përpiqeshin me mbinjerëzoren e tyre, për t’i mbijetuar torturave të pamëshirshme të xhelatëve komunistë, punës së detyruar në minierë dhe urisë… Por Gaci, kishte edhe një dënim më tepër; I ndalohej të këndonte!

Shpesh herë shokët i luteshin të këndonte për ta dhe Gaci ia fillonte këngës, edhe pse e dinte se do të përfundonte në birucën e izolimit.

***

Sapo ka hyrë prilli. I dhjeti që kur Gaci është mbyllur në qelitë e errëta. Shkodra me rrugicat e saj vazhdojnë ta presin. Edhe për 4 muaj do të rikthehej sërish në qytet sepse kishte përfunduar dënimin. Zëri i tij do të kthehej…

Vëllai i tij Lazri kishte shkuar për ta takuar sepse nuk e dinte se së shpejti Gaci do të lirohej. Për shkak të disa faljeve, Gaci do të lirohej në pranverën e vitit 1956. Kur Lazri e mori vesh se do të lirohej i vëllai u gëzua shumë, por e pa të shqetësuar Gacin… kishte një hall të madh se nuk kishte tesha të bukura me veshë kur të lirohej…

Ja çfarë tregon nga biseda e tij e fundit me Gacin, vëllai i tij Lazri, në një bisedë radiofonike të viteve ’90, me kompozitorin e njohur Zef Çoba.

“Shkova, dhe e takova. Më thotë: Tashti shkoi e shumta, mbeti e pakta.   Mor’ vëlla… Mir’po, u ngurru, nuk mujte me m’dëftu. I thashë: Më dëfto, ça ke?

M’thotë që: Sikur të dal,  nuk kam do tesha. Iu përgjigja: Kam unë, mos ki merak.”

Donte të kthehej elegant, sa më i bukur e i gëzuar… kushedi sa kohë e kishe ëndërruar atë moment kur me kitarën në dorë t’ia niste këngës në krye të rrugicës te dugajt e reja… e atje në dritare do t’i dilte kaçurrelja…..

Po Gaci nuk ka shumë kohë. Është mbërthyer nga meningjiti dhe temperatura e lartë nuk i ndalet…. duhej vetëm një penicilinë që t’ia ulë temperaturën, por xhelatët nuk duan t’ia japin. Gacin e mban gjallë gëzimi se do të shkojë te shtëpia, të nana e kaçurrelja… E ka mundur dhimbjen për dhjetë vjet në ato biruca të frikshme torturash e s’ka se si të dorëzohet tani në fund për dy javë… por jo se trupi i ligsht i Gacit ka mbaruar… nuk ka më fuqi të mposhtë sëmundjen… është duke pirë cigare përbri shokut të tij të qelisë, Xhevatit. Papritur Gaci nis e mbështetet për mur deri sa rrëzohet përtokë, i lëshon duar e këmbë si të mos ishin të vetat… cigaren e ka në cepin e buzës. Xhevati shoku i tij i dhomës e sheh se Gaci po shkon drejt fundit.

Ja si i tregon çastet e fundit të Gac Çunit, shoku i tij në qelinë e burgut të Burrelit, Xhevat Meka:

“Me Gacin kam ndenj’ n’Burrel, n’një dhomë, gati 5-6 vjet, se ai vdiq përpara, para se me dal’ ne. Ka kenë benjamini i dhomës, e kena dasht fort. Vdiq prej Meningjitit. S’kishim ku me i gjetë penicilinat se kushtonin 1 mijë lekë copa. S’kishim paré për me i ble’. Ka vdek’ në duart e mia. Ka pas përbri edhe Arshi Pipën, e të tjerë, por sidomos Arshinë, se dhe ai e donte fort. U këput. Pa prit, pa mendu. Tue pi duhan ka kenë. Ma harroi edhe emrin.

Më pyeste: A je Xhevati ti, a jo?

-Mos u tall Gac!

E pashë… At’herë u shtri. U shtri e filloi… njihet i dekuni, se jena mësu atje me pa tu dek’. Shtrin duart e këmbët…

At’herë i thashë: Kujtoje Zotin se po t’ndihmon!

-S’di, tha. -Po të mësoj unë.

Unë mbaja mend “T’falemi Mari”, megjithëse jam musliman. I thashë: Unë po e lexoj, po e them me gojë, ti më ndiq! Mendoj se aty vdiq…

Kur e kam hap batanijen për me e vesh’, me e pastru,  me e la, me teshat që ato që kishte e të tjera,  që i falshin edhe shokët. E bamë si nuse… Veç ësht’ mbushur dhoma me avull. Katërdhet e katër mund ta ketë pas’ temperaturën. Kaq i sëmurë qe! Përnjiherë vdiq. Menjiherë e këputi. At’herë, mbasi e vesha krejt… I pata premtu’ ma përpara, me kohë, se e kishte afër me dal’ prej burgut, unë kisha shumë vjet me ba, i thashë: Gac, unë s’kam me dal’ gjallë, s’ma merr mendja se dal gjallë. Po t’jap një letër e çoja nënës. Ça të ket’ rujt tesha t’i fali ty se m’bahet qejfi.

Edhe e përgatita atë letrën. Kur vdiq, atë letër ia kam fut’ në xhep. I thashë: Merre me vete dhe jepja nënës atje, se edhe ajo do të ketë vdekur… Takoheni ndokund.”

Tingujt e këngëve të tij të krijuara në burg, kanë ardhur prej kohësh në qytetin e Shkodrës, por Gaci nuk u kthye kurrë më në qytet…

Ata që i mbijetuan burgut të Burrelit i mësuan këngët e Gacit dhe i përçuan anembanë. Por një prej tyre, kënga “Kaçurrelat e tu”, ishte e parapëlqyera.

Ahmet Kopliku, një prej bashkëvuajtësve të Gacit, i përcolli notat dhe tekstet e këngëve të Gac Çunit tek Shyqyri Elezi, i cili ishte një këngëtar tjetër shkodran, që s’mund të këndonte në skenë, sepse tre vëllezërit dhe i ati ishin të burgosur politikë, por e këndoi këngën nëpër dasmat e gëzimet familjare. Sapo i ra në dorë kënga “Kaçurrelat e tu”, Shyqyri Elezi e këndoi në dasmën e parë dhe kënga u përhap nëpër qytet për t’u kënduar ashtu fshehurazi, por shpejt zuri vend mes këngëve më të dashura të qytetarëve shkodranë. Kënga u ngjit në skenën e vet dhe mbeti aty për t’u kënduar edhe sot me aq pasion e dashuri nëpër serenata, dasma e gëzime, si një ndër më të bukurat këngë për dashurinë./kujto.al

Kujto.al/ Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

“Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit”, Fjalë të urta popullore

Fjalë të urta popullore:

• Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet!

• S’ka varfëri i mençuri!

• Pa pare njeriu ha dhe një thes me kripë!

• Ajo që ke frikë, të gjen!

• Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit!

• Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal!

• Jo gjithmonë “mirë se të gjeta”, po nganjëherë edhe “mirë se erdhe”!

• Ai që ka trupin drejtë, nuk ka dert pse i del hija shtremtë!

• Armikun fale, por emrin mos ia harro!

• Zija është nji vjet, marrja ashte përjetë!

• Shok gjithkush! Fjalën e mirë gjithsecilit! Me i besue pakkujt!

• Djalë, në vend të huaj, si të bjerë daullja luajë!

• Menja e madhe ka fikë tri herë krahinën!

• I urti kurrë nuk ngutet, prej trimnisë e jo prej tutet!

• Burrë e grua, mish e thua!

• Ai që t’bërtet shumë, të del i mirë n’fund!

• Bane në det se të vjen në krypë!

• Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet!

• Djalin martoje kur të duash, vajzën kur të mundesh!

• Fukaraja ma së mirit i nimon fukarasë!

Ferdiana Hoti, shkencëtarja 23-vjeçare që po vijon studimet e doktoratës në Belgjikë

Ferdiana Hoti është 23 vjeçare nga qyteti i Gjilanit, një shkencëtare që premton shumë dhe një shembull suksesi dhe inkurajimi për të rinjtë kosovarë.

E lidhur fort me punën dhe profesionin, ajo po kontribuon në mënyrën më të mirë për shoqërinë dhe promovon Kosovën kudo në botë përmes arritjeve dhe hulumtimeve të saj shkencore.

Ajo kishte pasion shkencat shoqërore, për çka vendosi që rrugëtimin e saj akademik ta fillojë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT. Më pas aplikoi në programin Erasmus+, ku fitoi bursë njëvjeçare për të vazhduar studimet në Universitetin e Salzburgut, në Austri.

Pas diplomimit, ajo filloi studimet master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë, ku përveç studimeve, falë njohurive dhe eksperiencave të marra, Ferdiana ka arritur të bëhet edhe asistentja e parë kosovare në po të njëjtin universitet.

“Gjithmonë do kemi raste dështimesh, mirëpo në vend që t’i përdorim këto dështime si mur për të izoluar veten, duhet t’i përdorim si shkallë drejt arritjes së qëllimit tonë. Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë përpara dhe që besojnë në aftësitë tuaja. Asnjë vizion nuk është i paarritshëm dhe limitet e vetme që ekzistojnë janë ato që ju ia vendosni vetes”, i këshilloi ajo të rinjtë kosovarë.

Aktualisht, Ferdiana është studente e doktoraturës në Akademinë më të madhe shkencore në Evropë, “SCK-CEN”, ku është duke doktoruar për mënyrat e komunikimit të pasigurive që janë pranishme në situatat me rreziqe radiologjike. Teksa, është duke hulumtuar tema që lidhen me mënyrën se si mund të integrohen shkencat shoqërore dhe interesat e publikut në çdo disiplinë, në bashkëpunim në Institutin Shkencor për Energji Nukleare.

Përveç këtyre angazhimeve, ajo udhëton dhe merr pjesë në konferenca të shumta shkencore, ku së fundmi prezantoi hulumtimin e saj në Universitetin e Oxford-it, në Angli. Ndërkohë, me qëllim të përkrahjes së grave në shkencë, Ferdiana është duke organizuar një konferencë në Barcelonë, që ka për qëllim krijimin e hapësirës për prezantimin e rezultateve shkencore të shkencëtareve të reja.

Burimi: UBT-Higher Education Institution

Ky është i riu nga Amerika që la Nju Jorkun për Pogradecin

James Leithart është emri i 28-vjeçarit nga Shtetet e Bashkuara, i cili la qytetin e Nju Yorkut për të jetuar në Shqipëri.

I riu nga Amerika jeton në qytetin e Pogradecit. Ai thotë se e do shumë vendin tonë aq sa ka realizuar edhe video vetëm për të treguar se Shqipëria është një vend shumë i bukur.

James ka ardhur në Shqipëri fillimisht dy vite më parë me babanë e tij dhe që nga ajo kohë u dashurua me vendin tonë.

I riu punon në një Universitet privat në Pogradec dhe bën video siç thamë edhe më lart për natyrën dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Në një intervistë ai ka thënë:

E vizitova Shqipërinë para dy vitesh, më pëlqeu shumë këtu. Jeta është fantastike këtu e dua shumë. Askush nuk ka tentuar të më përdorë, kam bërë shumë miq këtu.’’