Dio Dragaj, 14 vjeçari nga Kosova që arriti të prekë finalen në “The Voice Kids” të Gjermanisë, nuk ka arritur të dalë para votuesve.
Ai është eliminuar nga tutorja e tij Lena Meyer Landrut, e cila në mes Dragajt dhe Thapelo, vendosi që me këtë të dytin të synojë të triumfojë nga votat e publikut.
Në natën finale, talenti kosovar vendosi që të paraqitet me këngën “Love someone”. Edhe në natën finale Dio ka shkëlqyer, e siç ka raportuar Koha.net më parë, deri në këtë pikë ai erdhi falë performancave të mrekullueshme të tij.
14-vjeçari, që është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmenit të grupit të njohur “Humus”, në audicionet e fshehta kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriheshin në këmbë duke kërkuar që ai të bëhej pjesë e grupeve të tyre.
Dio garon në këtë format të talenteve tash e 7 muaj.
Rrugëtimi i tij në “The Voice Kids of Germany” ka filluar me fazën përzgjedhëse para komisionit, ku kanë aplikuar mbi 25 fëmijë. Në fazën e parë para publikut në “Audicionet e fshehta” u prezantua me këngën “Ordinary People” të John Legend. Para performancës së tij, atë e befasuan me një video nga vetë këngëtari J. Legend kushtuar Dios. Në fazën e dytë që njihet si “Betejat” u prezantua me këngën “You give me something” të James Morrison, ku me gjithë dy këngëtaret jashtëzakonisht të mira që ishin në betejë me të, ai vazhdoi në fazën e tretë në gjysmëfinale, përsëri me këngën “Ordinary people” të Legend. Këtu në mesin e dy finalisteve Lena Mayer Landrut zgjodhi të parin Dion.
Në mediat gjermano-folëse ka mjaft shkrime dhe komente për ngjyrën e zërit të tij, stilin e këndimit Soul dhe R&B, duke e krahasuar me këngëtarë si Sam Smith, James Arthur./koha.net/ KultPlus.com
Historia emocionuese nga lufta e Kosovës, si e detyruan babain të zgjedh se cilin djalë t’ia vrasin e cilin ta shpëton.
“Njanin tha merre edhe hec ik, u nala pi kshyri e thash cilit mi than, edhe ky Sherifi pom shtyn se ky u kan ma i madh se aj.
Thash o nuk shkoj, tha o po shkon po tash um bren ,a kom mujt njanin me marr , po ta kisha marr njanin , po ta kisha marr njanin çfarë pasoja masnej kisha pas”.
Kompanitë Amazon dhe Google përqafojnë “modelin Spotify” për muzikë streaming.
Përveç shërbimit të abonimit, ata në fakt kanë vendosur të lejojnë përdorimin e lirë të këngëve, me kusht që njerëzit të jenë të gatshëm të dëgjojnë gjithashtu edhe reklamat.
Kjo teknologji shërben për të zgjeruar bazën e përdoruesve, por mbi të gjitha për të rritur popullaritetin dhe apelin e ”folësve” të mençur të dy kompanive, Echo Amazon dhe Google Home.
Amazon, pas hamendësimeve të ditëve të fundit, njoftoi nisjen e një versionit të lirë, të sponsorizuar nga reklamimi i Amazon Music.
Një njoftim i ngjashëm erdhi edhe nga kompania Google: YouTube Music do të jetë në dispozicion falas (por gjithmonë me reklama) në ”folësit” e Google Home dhe ”folësit” e tjerë që integrojnë Asistentin.
Ky aplikacion aktualisht është aktiv në 16 vende.koha.net/ KultPlus.com
Rreth 90 për qind e relikteve të çmueshme dhe veprave të artit që ishin brenda katedrales Notre Dame në Paris u shpëtuan nga zjarri shkatërrues i së hënës, pas planit të emergjencës për të evakuar thesaret e punës, tha menaxher i sigurimit kryesor.
Rregullatorit të sigurimeve Michel Honore, i cili është
drejtor i arteve të bukura në Sedgwick, i është dhënë detyra për të vlerësuar
çdo dëmtimi të “Trésor” ose thesarit të katedrales.
Plani i evakuimit të parashikuar përfshinte vendosjen e
prioriteteve mbi objektet për largimin, tha Honore për Reuters, duke shtuar se
“vetë plani ka funksionuar në mënyrë të përkryer dhe është respektuar dhe
kjo është arsyeja pse përmbajtja e humbur nuk është aq e ashpër sa kemi pasur
frikë”.
Thesaret e Notre-Dame përbëhen nga 1,000 deri në 1,200 objekte duke përfshirë metalet e çmuara, veshjet tradicionale dhe piktura. Sende moderne përfshijnë gjithashtu një dhuratë për katedralen nga Papa Gjon Pali II.
“Një nga artikujt e parë që është evakuuar ishte kurora e cila ishte vendosur në kokën e Jezusit dhe kryqi.
Ato ishin në krye të listës dhe u konsideruan si prioritet gjatë zbatimit të
rreptë të planit, “tha Honore.
Kurora, e bërë nga kallamishtja e thurur që u soll në Francë nga Kostandinopoja në shekullin e 12, është nderuar si objekt i adhurimit nga krishterët për shekuj me radhë. Mbetjet e kryqëzimit i referohen relikteve që besohen nga të krishterët që kanë qenë pjesë e kryqit ku ka vdekur Jezusi.
Honore tha se shumica e pikturave të mëdha në katedrale
dukeshin “të jenë në rregull”, por ato do të kenë nevojë për
inspektim më të afërt nga restauruesit e specializuar.
“Ka optimizëm të madh se organi (instrumenti muzikor) kryesor në katedrale do të mbetet i padëmtuar, por përsëri ajo ka nevojë për kontroll,” tha ai.
Ndërsa shumica e relikteve të vlefshme u hoqën, disa prej
tyre mbeten prapa, edhe pse ishte e paqartë se sa.
“Sendet që nuk u tërhoqën në natën e zjarrit janë në proces të
kontrollimit dhe të mbështjelljes dhe të largimit nga vendi dhe po ruhen në
Muzeun e Luvrit”, tha Honore.
Artikujt që ishin në krye të listës së prioriteteve u zhvendosën në Paris City Hall dhe me siguri do të merren në Louvre për mbajtjen më të sigurt. / Reuters / KultPlus.com
Qyteti i vjetër i Beratit me bukurinë e tij po rikthen pranë vetes ish-banorët e tij. Familja Mehmetaj është rikthyer pas shume vitesh në Berat duke investuar në një banesë 100-vjeçare që ishte drejt rrënimit të plotë.
Shtëpia e vjetër, e quajtur ndryshe “Hani i Goricës’, tashme është kthyer në një bujtinë. Eluerta, vajza e madhe e familjes Mehmetaj me profesion arkitekte, flet për rikthimin e saj në qytetin ku është rritur dhe vënien në jetë të projektit për ri-jetëzimin e kësaj banese.
“Brenda banesës kishte ndërhyrje në pjesët murale të zëna me suva apo lyer me gëlqere, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të kalbura. Muret u risollën në identitet ndërsa dyert dhe punimet e drurit u restauruan duke e rikthyer banesën siç ka qenë 1 shekull më parë. Po ashtu edhe arredimi i dhomave është përshtatur me banesën karakteristike”, tha ajo.
Këto bujtina në lagjen karakteristike të qytetit të Beratit janë kthyer në një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe te huaj.
Ndërkaq baskia e Beratit ka vlerësuar me çmimin për ruajtjen dhe promovimin i e trashëgimisë Kulturore 2019 arkitekten Eluerta Mehmetaj. Bashkia e Beratit nxit qytetarët që të mos e braktisin qytetin por të rikthehen dhe te investojnë aty./Topchannel/ KultPlus.com
Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë presidenti i ardhshëm i Ukrainës.
Rezultatet preliminare tregojnë se aktori shpallet fitues pas balotazhit ku garonte kundër presidentit të deritanishëm, Petro Poroshenko, me 70% të votave.
Zelensky kishte dominuar edhe në raundin e parë të zgjedhjeve ku garonin 39 kandidatë, shkruan rtv21.tv.
Presidenti i Ukrainës mban fuqi mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit. Nëse sondazhet janë të sakta, aktori do të zgjidhet president në një mandat 5 vjeçar./KultPlus.com
Si çdo epokë që ka pasur tmerret e saj, kjo e jona është
epokë e fanatikëve, e terroristëve vetëvrasës, kësaj specieje të lashtë, që ka
bindjen se duke vrarë fitohet parajsa, se gjaku i të pafajshmëve lan fajet
kolektive, korrigjon padrejtësitë dhe vendos të vërtetën mbi besime të rreme.
Viktima të panumërta sakrifikohen çdo ditë në vende të ndryshme të botës, nga
ata që e ndjejnë veten posedues të të vërtetave absolute.
*** Forma të reja barbarie u shumuan të nxitura nga fanatizmi dhe, me përhapjen e armëve të shkatërrimit masiv, nuk mund të përjashtohet që çdo grup i vogël i “shpëtimtarëve” të çmendur një ditë të shkaktojë një kataklizëm bërthamor. Duhet t’ua zëmë rrugën, të përballemi me ta dhe t’i mposhtim. Nuk janë shumë, edhe pse zhurma e krimeve të tyre jehon në të gjithë planetin dhe na trullosin me tmerrin e maktheve që shkaktojnë. Ne nuk duhet të frikësohemi nga ata që duan të na e rrëmbejnë lirinë që e kemi përvetësuar gjatë gjithë qytetërimit./ Orjella apolloni/ KultPlus.com
Kosova nuk arrin të mbajë turistët e huaj më shumë se dy ditë. Së paku kështu thonë statistikat zyrtare. Agjencia e Statistikave e Kosovës për gjatë vitit 2018 ka mbledhur se në të gjitha hotelet, në Kosovë kanë qëndruar 192.761 vizitorë të huaj. Por ata kanë qëndruar vetëm 321.308 net. Kësisoj 453 njësitë hoteliere nuk arrijnë të shfrytëzojnë më shumë se 10 për qind të kapaciteteve të tyre.
Pronarë të njësive hoteliere në Kosovë fajin ia hedhin institucioneve qeverisëse, që nuk kanë bërë sa duhet në promovimin e Kosovës si destinacion turistik. Të tjerë thonë se Kosova është më e shtrenjtë se sa vendet e tjera të rajonit, shikuar nga xhepi i turistëve.
Ciceronët thonë se turistët janë në lëvizje, e qëndrimin e shkurtër e kanë problem edhe vendet e rajonit.
Prishtina, lehtë e eksplorueshme
Ndonëse Divizioni i Turizmit, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në faqen e tyre zyrtare i ka renditur disa nga aspektet kulturore e natyrore pse duhet të vizitohet Kosova, një gjë e tillë nuk po i ndalë gjatë turistët.
“Rrallë rrinë më shumë se dy ditë”, tha Lavdim Grajqevci, menaxher i njërit prej hoteleve në Prishtinë.
Ai thotë se gjatë bisedës me turistë, ka mësuar, se për ta, Prishtina është lehtë e eksplorueshme, vetëm për dy ditë. E sidomos kur nuk kanë ndonjë ciceron që të ju tregojë veçantitë e kryeqytetit.
Mirëpo Grajqevci nuk lë pa përmendur edhe çmimet, duke cilësuar se Kosova është më e shtrenjtë se të gjitha vendet e rajonit.
Madje ai thotë se në raste të caktuara, turistët paguajnë hotele në vendet e rajonit si Shqipëria e Maqedonia, dhe vinë në vizitë një ditore në Kosovë. “Kaq për ta është e mjaftueshme”, thotë ai.
Të njëjtin mendim për çmimet nuk e ndanë edhe pronari i një hosteli në Prishtinë, Jeton Latifi. Ai thotë se turistëve ju kushton shumë më pak qëndrimi në Kosovë se sa në vendet e rajonit.
Fajin ai e hedh tek Qeveria, duke thënë se asnjëherë nuk është bërë mjaftueshëm në promovimin e Kosovës si destinacion turistik.
Mirëpo edhe Latifi, thotë se turistët lehtë e shëtisin Prishtinën për më pak se dy ditë, e pastaj sipas tij nuk ngelet arsye tjetër për të qëndruar.
“Ndodhë rrallë që të vijnë grupe të turistëve të cilët qëndrojnë më gjatë”, ka thënë ai.
Ai thotë se gjatë bisedës me turistë shpesh herë i ka ngjarë të dëgjojë se si ata keqtrajtohen tek kufiri Kosovë-Serbi, duke hasur në vështirësi për të lëvizur në vendet e Evropës nga Kosova përmes kufirit me Serbinë.
Ai këtë e konsideron si linçim nga ana e Serbisë, duke kritikuar ashpër edhe Qeverinë e Kosovës që ende nuk ka arritur të bëjë asgjë që të ndalojë një praktikë të tillë.
“E di që vazhdimisht thonë se ekziston marrëveshja por nuk po respektohet, edhe ne e dimë qe ekziston por çka kanë bërë ata që të ndalohet një praktikë e tillë. Kosova humb shumë turist, sepse e dimë që rruga më e lehtë për të depërtuar në vendet e Evropës është përmes Serbisë, dhe kur ajo u nxjerr kaq shumë telashe, atëherë pse duhet të kthehen edhe njëherë ata në Kosovë e të kalojnë nëpër situata të tilla”, thotë ai.
Potenciali që nuk po shfrytëzohet
Ndërkaq ciceroni Muhamer Hasani, thotë për Koha.net se Kosova ka potencial turistik për qëndrim më të gjatë se një ditor, nëse futen të gjitha pikat e turizmit.
Ai thotë se gjërat që i tërheqin turistët në Kosovë janë të shumta, duke filluar prej historisë, traditës, ushqimit, gjallërisë së qytetit, rinisë, e deri tek jeta e natës, ku në shumicën e rasteve turistët ndahen më të kënaqur se sa që kanë pritur.
Mirëpo sipas tij, praktika e qëndrimit dy ditorë e turistëve, i ndjek edhe vendet e Ballkanit, jo vetëm Kosovën.
“Shumica e vizitorëve në Kosovë qëndrojnë një apo dy ditë (një natë e rrallë herë dy net) mirëpo kjo nuk vlen vetëm për Kosovën po pothuajse për tërë rajonin e Ballkanit, ku zakonisht vizitohen të gjitha shtetet e rajonit me nga një ose dy ditë. Ruta standarde të cilën e përcjellin është Maqedonia, Shqipëria, Kosova, etj”, ka thënë ai. “Në shumicën e rasteve të përvojës sime personale turistët qëndrojnë dy ditë në Kosovë. Zakonisht vizitohet Prishtina me rrethinë e pastaj vazhdohet për Prizren dhe Pejë”, ka përfunduar Hasani.
Koha.net ka provuar disa herë të marrë deklaratë lidhur me temën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Divizioni i Turizmit, mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.
Megjithatë, në faqen e saj zyrtare janë të përshkruara ofertat kryesore turistike me të cilat prezantojnë Kosovën.
Segmentet kryesore që ky divizion ka paraqitur, janë Turizmi Kulturor, Turizmi malor dhe alpin, Turizmi rural, eko-turizmi dhe turizmi alternativ, Vizitat ndër-kufitare si dhe Takime dhe konferenca.
Kjo e fundit nga Divizioni i Turizmit konsiderohet si njëri nga segmentet me fitimprurës të ofertës aktuale.
Sipas tyre, në veçanti, seminaret, konferencat dhe trajnimet, aktualisht janë si rezultat i prezencës të një numri të madh të organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të ndryshme që operojnë brenda vendit.
Ndryshe, Kosova ka një trashëgimi të larmishme kulturore, ku shumë monumente kulturore datojnë që nga koha e neolitit.
Ka lloje të ndryshme të monumenteve që datojnë nga periudha Ilire duke vazhduar me Perandorinë Romake, Perandoria Bizantine, Antikiteti i Vonë, dhe Mesjeta, Perandoria Osmane.
Disa prej monumenteve historike janë të stacionuara në qytetet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, etj. Shumica e Monumenteve në Kosovë janë qytete të lashta, ku përfshijnë kështjella, manastire, xhami dhe kisha./ Koha,net/ KultPlus.com
Fotografia: Arben Llapashtica, Kalaja e Novobërdës
Princ Leka dhe princesha Elja Zaharia Zogu kanë uruar besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Pashkëve.
Në një mesazh në rrjetet sociale, princi dhe princesha shprehen se të gjithë shqiptarët kudo që janë kanë bekimin dhe dritën e Zotit.
“Gëzuar Pashkët!Në këtë ditë të shenjtë të ringjalljes së Krishtit, urojmë të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë, si edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të kenë bekimin dhe dritën e Zotit!
T’i hapim derën mirësisë, dashurisë vëllazërore dhe të mposhtim egon, mosmirënjohjen, urrejtjen e ndasitë…
Të duam të mirën e njëri tjetrit, se vetëm kështu duam të mirën e Shqipërisë sonë të bekuar.”/ 27.al/KultPlus.com
Sot bëhen 29 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit Adem Demaçi. Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë.
Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.
Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Ademi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit.
Gjatë vitit 1975 në Kosovë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Vojvodinë, ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, u bënë shumë burgosje arbitrare dhe u montuan shumë procese gjyqësore kundër njerëzve të cilët policia sekrete serbe i konsideronte të rrezikshëm dhe bartës të forcave disintegruese të Jugosllavisë. Me këtë qëllim, me 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë.
Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan, me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme, Adem Demaçi, Rexhep Mala (i ndjeri), Skënder Kastrati dhe 16 vetë të tjerë. Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet.
Ndonëse fare i pafajshëm, Adem Demaçi, nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe shqiptimin e dënimit ndaj tij prej 15 vjetësh ai e priti me buzëqeshje.
Tani ai e kishte krejtësisht të qartë se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e shpartallimit të vet të sigurt.
Në mars të vitit 1990, në kazamatin famëkeq të Stara Gradishkës, ku qëndronin të patundur, Adem Demaçi dhe tridhjetë shqiptarë të tjerë, tash katërmbëdhjetë vjet, për herë të parë, autoritetet policore lejuan të hynin brenda nëpunësit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Pastaj lejuan të hynin edhe disa gazetarë. Të gjithë gazetarëve me të cilët pati rastin të takohej, Adem Demaçi u pati thënë se z. Millosheviq, me politikën e vet punon për shpartallimin e Jugosllavisë. Jugosllavinë tashmë e kishin përfshirë ethet e dekompozimit. Demaçi mundohej që ky dekompozim të bëhej dalëngadalë, në mënyrë paqësore dhe pa gjakderdhje. Nga perspektiva dhe rrethanat e asaj kohe kjo dukej e mundshme.
Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Ademi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit.
Në një takim në Ljubjanë, para një auditori të madh, Demaçi, nuk nguroi që të shprehej kundër variantit me luftë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë, koha.net.
Ndryshe, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë Simboli i rezistencës kombëtare.
Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007)./ KultPlus.com
Premiera botërore e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranvеrë е Paharruar në Fshatin e Harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit do të jepet sonte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (MIFF), shkruan KultPlus.
Në përzgjedhjen e 15 filmave në edicionin e 41-të të
Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, portali “Festival Film” e
rekomandon edhe filmin shqiptar “Pranvеrë е Paharruar në Fshatin e
Harruar”, që do të shfaqet në datat 21 dhe 24 prill.
Për këtë ka njoftuar për KultPlus, producenti i filmit Mumin Jashari i cili tregon se ai bashkë me Kushtrimin sonte janë prezent në festival për prezantimin e filmit.
Ky është një sukses i madh i regjisorit Kushtrim Bekteshi, i
cili me film debutant po prezantohet në një festival të kategorisë A.
Ky film është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të
Korçës. Në film është paraqitur jeta e zakonshme dhe e qetë e një fshati “të
harruar” që e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy
vëllezërve makro. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i
ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool
dhe seks. Në shkollë mbizotëron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë.
Vetëm dy të rinjë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur të realizojnë
lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë çohen në
kryengritje. Si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të
kthehet përsëri në normalitet.
Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga
Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi,
Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili,
Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa
Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl
Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire
Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri,
Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu,
Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita
Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço,
etj…
Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë. / KultPlus.com
Sot është një ditë e veçantë për anëtarët e grupit të njohur Backstreet Boys.
Kjo ditë shënon 26 vjetorin e themelimit të këtij grupi dhe anëtarët e grupit e festuan këtë përvjetor me një fotografi nga arkiva, ku shihen duke kënduar në palestrën e shkollës së mesme.
“Në këtë ditë më 1993 ne u bëmë Backstreet Boys. Nga performanca në palestrën e shkollës së mesme e drejt në turneun muzikor këtë verë, plus një album. Asnjëri nga ne nuk e kishim menduar se çka do të ndodhte pas 26 vjetësh. Faleminderit shumë të gjithëve edhe shumë vite të tjera“, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Backstreet Boys është njëri nga grupet që kanë incizimet më të shitura të të gjitha kohërave, duke numëruar kështu më shumë se 130 milionë incizime të shitura në të gjithë botën, përcjellë rtv21.tv.
Grupi gjithashtu ka qenë të nominuar shtatë herë në “Grammy Awards” si dhe me albumin e tyre të fundit, “DNA”, kanë arritur të zënë vendin e parë në tabelën e “US Billboard 200 Chart”./ KultPlus.com
“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 16 marsit 1919, nëballinë, një shkrim në lidhje me emërimin, 100 vite më parë, të Luigj Bumçit dhe Gjergj Fishtës në delegacionin shqiptar që përfaqësonte kombin tonë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Myslimanët dhe të krishterët janë dakord në Shqipëri
Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes është rritur me dy anëtarë të rinj. Ata janë Imzot (Luigj) Bumçi, peshkop i Lezhës dhe anëtar i Qeverisë së Përkohshme, dhe Ati Gergj Fishta, françeskan i Shkodrës dhe poet i madh kombëtar shqiptar.
Imzot Luigj Bumçi
Këta dy delegatë të rinj, që gjatë audiencës së Papës, në Romë, morën miratimin e Atit të Shenjtë, afirmojnë në këtë Konferencë bashkimin e ngushtë të krishterëve në Shqipëri me myslimanët në lidhje me kërkesat e tyre kombëtare.
Artisti i njohur Genc Prelvukaj, përpos angazhimit të tij në muzikë ku po vazhdon suksesshëm me prurjet e reja, ai tashmë është ngarkuar edhe më një detyrë të re të cilën e ka marrë me shumë përkushtim, shkruan KultPlus.
Genc Prelvukaj është emëruar drejtor i shoqatës APIK.
APIK është shoqatë për menaxhimin kolektiv të të
drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës. Kjo
shoqatë përfaqëson autorët, prodhuesit , interpretuesit e Kosovës.
APIK është licencuar nga Zyra për të Drejtat e Autorit në Ministrinë
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për këtë post të ri të Prelvukajt, ka njoftuar ish- drejtori i kësaj shoqate,
Florent Boshnajku, i cili i ka dëshiruar suksese Gencit.
“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojme shume suksese ne vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës se autorit ne vendin tone”, ka shkruar në Facebook, kompozitori Florent Boshnjaku.
Ndërsa vetë Prelvukaj është shprehur se me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rrugë e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Por ai beson fuqishëm që me mbështetjen e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund t’i shtyjnë edhe më tej në aspektin pozitiv.
Postimi i plotë i Gencit:
Te nderuar autorë, prodhues dhe interpretë
“Para pak ditesh bordi i Shoqates per menaxhim kolektiv të së drejtës së autorit : APIK, më ka besuar detyrën e pozitës së parë në ekzekutiv. Me pajtueshmëri të plotë të tyre, jam zgjedhur drejtor i shoqatës së vetme në vend që vihet në shërbim të autorëve, prodhuesve dhe interpreteve, e njohur dhe e licensuar nga organet shtetërore. Paralelisht me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rruge e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Megjithatë duke besuar në mbështetjën e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund ti shtyjmë edhe më tej në aspektin pozitiv. Shoqata “APIK” është drejtuar në kohën e saj më të vështirë, nga themelimi dhe deri sot, përreth shtatë viteve nga Florent Boshnjaku, puntor i madh dhe njeri i mirë me shumë vullnet, për ti dhënë kësaj cështje drejtimin e duhur. Është bërë shumë pavarësisht pengesave, problemeve, diskutimeve të shumta me cdo organ shtetëror apo subjekt juridik shfrytëzues i punës së autorëve, interpretëve dhe producentëve, punë e mbrojtur sipas ligjit në fuqi. Antarët e rregjistruar në “APIK” e kanë pasur gjithnjë parasysh rrugën e gjatë dhe të vështirë deri në realizimin e plotë synimeve mbi bazën e të cilës është themeluar shoqata. Në fazën ku ndodhet “APIK” tani, na pret një punë e vështirë, me shumë ngarkesë duke filluar me zgjerimin e ekzekutivit deri te fillimi i mbledhjës së detyrimeve ekonomike që transmetuesit e cfarëdo lloji, kanë ndaj komunitetit që “Apik” përfaqëson. Në këtë kontekst ftoj të gjithë autorët, prodhuesit dhe interpretët në vend, të qëndrojnë në mbështetje të “APIK”-ut , sepse me një ndërlidhje të tillë synimet dhe të mirat e përbashkëta do të jenë shumë më afer. Ju faleminderit”, ka shkruar Genci.
Kujtojmë që Prelvukaj për një kohë ka qenë i angazhuar edhe në
politikë dhe kishte punuar në Ministrinë e Kulturës ku kishte dhënë gjithë
kontributin e tij për miratimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Përmes postit të ri, si drejtor i APIK, Prelvukaj do të dëshmoj tutje për angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të autorit në Kosovë. / KultPlus.com
Festa e Pashkëve cilësohet ndryshe nga besimtarët e saj si ”Festa e festëve dhe mbreti i të gjitha ditëve”. Kjo festë ka simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.
Po përse pikërisht një vezë? Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës. Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën. Në disa prej teksteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj.
Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza posedon një forcë magjike. Por simbolikën më të njohur e merr ajo që cilësohet si Veza e Pashkëve, e cila prish magjinë e keqe. Bazuar në traditë vezët ngjyrosen ditën e së Enjtes së Madhe nga më me moshuara e familjes. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe!
Veza e parë detyrimisht ngjyroset e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, që të jenë të shëndetshëm,të bukur e të mbrojtur prej syrit të keq. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqënie. Me të fillon ngrënia e parë, për herë të parë hahet veza e kuqe pas kreshmës së gjatë.
Por në traditën e krishterimit, sidomos vitet e fundit vihet re veza jo vetëm me ngjyrë të kuqe por edhe me ngjyra të tjera. Përdorimi i ngjyrave të tjera simbolizon ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit. Lyerja e tyre në mjaft ngjyra preferohet më tepër nga besimtarët e krishterë katolikë ndërsa ortodoksët qëndrojnë fanatikë përballë këtij procesi të lyerjes së vezëve. Për ta esenca e simbolikës qëndron te ngjyra e kuqe.Veç vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. /a.a/ /a.g/
I cilësuar si një nga fshatrat më piktoreskë të Shqipërisë së Jugut, i njohur për ujin e kristaltë, plazhin e mrekullueshëm dhe natyrën mbresëlënëse, Borshi do të mirëpresë fundjavën që vjen nga 26-29 prill “South Outdoor Festival”.
Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sport, kulturë, traditë, muzikë dhe kulinari. Vendi i festivalit do të jetë mes fushave të Groove Olive, 400 metra nga bregu, në rrugën e shtruar që të çon në det.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Aktualisht jemi në hapat e fundit dhe gjithçka është gati për festën dhe moti tregon për se do të jenë 4 ditë plotë diell për të pritur vizitorët”.
Goro shprehet se festivali në edicionin e tretë të tij do të sjellë pjesëmarrës nga vendi dhe më gjerë.
“I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të Rivierës Shqiptare, në Borsh. Festivali fton në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 Prill pjesëmarrës nga vendi dhe më gjerë, për të përjetuar 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare”, – nënvizon Goro.
Duke folur për veçoritë e këtij fshati, Goro thotë se “Borshi shquhet për mikpritjen dhe potencialin agro-turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ullishtet dhe prodhimin e vajit”.
Sipas tij, vendndodhja kryesore e festivalit do të jetë mes ullishteve të Borshit, rreth 400 m nga bregu i detit.
Këtë viti, vijon Goro, në festival do të marrin pjesë rreth 8.000-10.000 pjesëmarrës, të cilët përveç aktiviteteve sportive do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet tradicionale dhe bukuritë që ofron fshati i bukur i Borshit.
Në festivali do të ketë më shumë se 40 aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore, gjatë 3 ditëve të tij.
“Përveç aktiviteteve tradicionale sportive do të kemi edhe shume surpriza të tjera për pjesëmarrësit në festival”, tha Goro.
Kreu i bashkisë së Himarës u shpreh se “gjatë ditëve do të zhvillohen mjaft forume tematike si Forumi 100 fshatrat, diskutime të organizuara me sektorin privat dhe përfaqësues të qeverisë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”.
“Nuk do të mungojnë panairi i produkteve lokale dhe artizanit, ndërsa një tjetër ekspozitë me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e dielë, me rastin e festimeve të Pashkës. Mbrëmjet do të vijojnë me një maratonë me performanca muzikore live. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar “Elita 5”, Alban Nimani, “All in Band”, Venera Lumani dhe Lindi Islami si dhe Urban Band”, – tha Goro.
Duke folur për risitë e këtij festivali, Goro veçon aktivitetet që do të zhvillohen në natyrë. “Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me aktivitete të reja si: Hot Air Balloon, Trike Flying, Gara Stand Up Paddling, Sailing, Paddleboard Yoga si dhe Individual Stand Up Paddling. Hiking në shtegun e luleve Viola është një tjetër risi, ndërsa aktivitetet Flyboard dhe Jetpack do ta bëjnë eksperiencën e pjesëmarrësve akoma më të paharrueshme”, – nënvizoi Goro.
Ai shprehet se ky është aktiviteti më i madh që zhvillohet në jugun e Shqipërisë dhe me këtë aktivitet bëhet dhe hapja zyrtare e turizmit për bashkinë Himarë.
I pyetur për potencialet e tjera që ofron Borshi, përveç ujit të kristaltë dhe plazheve mahnitëse, Goro thotë se “Borshi është një nga fshatrat me potenciale më të mëdha turistike, ku përveç plazhit ofron dhe shume atraksione të tjera si : Ture kulturore, kalanë historike të Sopitit, natyrën e bukur, kuzhinën e pasur tradicionale, vajin e ullirit bio dhe agrumet”.
Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut dhe është shumë i njohur për fushat e ullishtave, prodhimin e vajit të ulliri,t si dhe për plazhin e gjerë (7 km të gjatë) të krijuar nga delta e lumit.
Borshi gjithashtu karakterizohet nga një diversitet i jashtëzakonshëm gjeologjik, një përzierje e detit, maleve dhe burimeve të mahnitshme natyrore, si dhe një trashëgimi e pasur kulturore, traditë dhe kuzhinë të shijshme që e bën atë ideal për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion perfekt turistik.
Një koleksion i mrekullueshëm i talenteve muzikore, me akte dhe skena shumë më të mira se shumica e festivaleve të lirë, do të performojnë çdo ditë, ndërsa birra, vera dhe shitësit e ushqimeve do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit.
Të parën, merre vazon e kaftë merre edhe atë afër saj, vazon me motive orientale që u bë copë kur nisën grindjet tona merri dy jastëkët ku zunë vend dy koka boshe merri pjatat që na dhuruan në ditëlindjen e tretë të fëmiut tonë të parë Merre aparatin e hekurosjes, që kurrë nuk e zbuti zemrën tënde të zezë si mustaqet e Hitlerit merri patikat e verës, sandalet e pranverës, fustanet, syzet, setrat, të brendshmet, intimet, kukullat merri dy goblenët që i blemë në Taksim merre kasafortën e kursimeve, ku nuk kurseve kurrë pak lumturi ku nuk na kurseve as mua e as ty. Diplomën e Fakultetit të Drejtësisë fjalës që ti ia humbe kuptimin sinonimet, esencën e ke poshtë tepihut merre shih si shkëlqeve në secilin provim, në secilën datë shkollore në çdo definicion pos në definimin e asaj çka ishte mes nesh. merre atë pleh letre merre edhe tepihun e korridorit
merri pikturat që nuk i dalin ballë shoqja shoqes e majta, lule e Van Gogut djathtake, Guernica urrehen, duan të dalin prej kornizave e ta plasin njëra tjetrën Si unë e ti. Merri çadrat e ditëve tona pa Diell merri shallat e kashmirit që ti bleva në Strasburg merre radion e vogël, dhuratën time kur të ngritën në pozitën e punës merri të gjitha këmishat të gjitha ngjyrat që prapë nuk e dritësojnë shpirtin tënd të thatë, si jogurt me datë të skaduar merre pasaportën, anipse nuk të hyn në punë se nuk ka shtet në botë që pranon dokument kaq të rënduar prej trishtimit e ke poshtë televizorit, në raftin e dytë zbrazi të gjitha raftet e dollapit të cilin s’ta jap dot se e bleva për shtatë palë qejfe.
Merri lapsat, fletoret çantat faturat e energjisë elektrike, e papaguar prej kur morri fund lufta faturat e bërllogut, faturat e ujit, ujit që për të mirë nuk të lau kurrë. merri erëzat e mëlmesat e shafranit, unazat qesharake, merri kartolinat deodorantin që kutërbon qen i ngordhur merr gjithçka që është e jotja gjithçka që ti mendon se është e jotja dhe e ke përvetësuar, Merri copat e metalta me të cilat mendon se po kërkon falje futu në dhomë, merre llambën që e blemë bashkë, ditën e katërt kur nisëm bashkëjetesën jetesën e zymtë së bashku bashkimin e dërrmuar të dy jetëve merre çdo libër që e lexova merre edhe këtë televizor që u bë dëshmitari gojëmbyllur, shurdhi e memeci i shtëpisë i kacafytjeve tona merri krejt drojat tua për divorc merri ëmbëlsirat që këtë mëngjes t’i përgatita me përulje, merri targat e vjetra të veturës së vjetruar merre tavolinën merre çdo fjalëkryq të paplotësuar merre shtypin ditor merri revistat pornografike poshtë orendive shtëpiake merri makinat për rroje që pa sukses provuan pastërtinë e atij trupit tënd merri fotografitë tua prej albumit familjar merre buzëkuqin e kalbur,
çelësat, as mos guxo, mos i merr asnjë, dhe largohu.
Blogerët kolumbianë, Lina dhe Andres i kanë kushtuar një reportazh fantastik Shqipërsië, duke e përshkruar atë nga veriu në jug dhe duke e vlerësuar si xhevahirin e Ballkanit në blogun e tyre “Renunciamos y Viajamos”.
Ashtu si Kolumbia, Shqipëria është e mbuluar nga një mantel, nën të cilin qëndron një vend plot me xhevahire për t’u zbuluar. Vetëm ata që guxojnë, do të kenë mundësinë të shijojnë koktejlin që u ofrohet vizitorëve në shenjë mikpritjeje, të eksplorojnë pasurinë historike dhe bukurinë e pashembullt natyrore të këtij vendi. Shqipërisë i është veshur një imazhi famëkeq duke e bërë pjesë të rreziqeve të ndryshme si mafia, droga, krimet dhe emigrantët. Por, mjafton të shkelësh në këtë vend dhe të përshkosh pozitën e tij gjeografike për të kuptuar se Shqipëria ofron më shumë sesa disa lajme të këqija për të cilat televizioni mbetet përgjegjës. Por, natyrisht që këto fenomene ndodhin edhe në një vend si Kolumbia. Gjatë një turi dy-javor, ne zbuluam bukuritë që ofronte Shqipëria dhe zonat që ne vizituam i tejkaluan pritshmëritë tona, historia dhe bukuria e natyrës që ky vend ofron na nxiti dhe më shumë për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.
Kjo është historia sesi ne u gjendëm në një situatë të vështirë në Shqipëri.
Kolumbianë? Prisni aty, ju lutem.
Ata nuk e kishin idenë se çfarë mund të bënin me pasaportat tona. Ne mbërritëm me taksi nga Ulqini, qyteti kufitar i vendit fqinj, Mali i Zi. Kaluam pothuajse të gjithë Ballkanin, por vetëm sot, ditën që kaluam kufirin shqiptaro-malazez, u përballëm me një situatë që na i vështirësoi mundësitë tona për të udhëtuar. Taksia na la pasi vulosëm daljen nga Mali i Zi dhe shkuam drejt pikës kufitare shqiptare. Kabinat dukeshin sikur ishin shpëtuar nga braktisja. Ne qëndruam në pritje ndërsa çantat e shpinës i vendosëm në dysheme.
Ku janë vizat tuaja? Pyet një oficer me një anglishte të çalët.
Që prej muajit dhjetor 2018, siç është raportuar, Shqipëria ka qënë vendi i fundit në listën e kombeve që hapën dyert për kolumbianët për të hyrë pa viza në territorin e tyre. Por zotërinjtë këtu nuk e dinë. Ata futen në “Google”, flasin me njëri-tjetrin, thërrasin eprorin dhe na pyesin sërish.
Ku po shkoni?
Sot ne duam të flemë në Shkodër dhe pastaj të vazhdojmë rrugën drejt Tiranës.
Dhe si u gjendët në këtë kufi?
Ata as që nuk e dinë se çfarë janë duke kërkuar. Papritur, njëri prej tyre fillon të shfletojë fletët e pasaportave. Ai zbulon se pasaportat përmbajnë pulla dhe viza.
Më falni, nuk i pamë pasaportat tuaja. Sa kohë dëshironi të qëndroni në Shqipëri?
I’a hodhëm edhe stresit në kufi. Ne bëhemi gati të udhëtojmë drejt një vendi të ri, për të cilin kemi shumë pritshmëri, por shumë pak njohuri.
Shkoder, kthimi në doganën plot kaos
Herën e fundit që u larguam nga shtëpia shkuam në Kanada dhe pastaj në Gjermani. Ndërmorrëm një udhëtim që zgjati më shumë se një muaj drejt Rusisë kur luhej kampionati botëror i futbollit për t’u kthyer në Europë dhe më pas në Ballkan. Vende të mbushura me kështjella, ndërtime madhështore dhe sinjalistika rrugore që respektohen. Pastërtia dhe nivelet e zhurmës në rrugë, të tolerueshme edhe për një të porsalindur, trena të shpejtë dhe të përpiktë, një rregull i panjohur për ne dhe ushqim pa erëza për dy udhëtarë latinë të mësuar me kaosin e vendit prej nga vijnë.
Për këtë arsye, kur mbërritëm në Shqipëri na u duk sikur na nxorrën nga akuariumi i shndritshëm dhe i rregullt për të na hedhur përsëri kundër rrymës. Aty ku makinat ecin në rrugë të hapura me punime që nuk kanë përfunduar ende dhe teksa ecën përgjatë rrugës mundohesh të evitosh kabllot që varen nga rrjeti i energjisë, ku autobusin duhet ta presësh në stacione të padukshme ndërtuar me material të bëra me porosi.
Ne jemi dy peshq më shumë në këtë pellg ku çdo gjë duhet bërë. Kësja duhet t’i shtojmë një mikpritje të ngrohtë në mes të këtij dimri të ftohtë ballkanik dhe çmimet më të ulta se në çdo vend tjetër të Europës na bën të ndihemi si në shtëpi.
Është ftohtë këto ditë. Krishtlindjet po afrohen dhe temperaturat po shkojnë drejt zero gradë. Mbërrijmë në Shkoder, si gjithmonë, pa rezerva por në pritje të fatit të rradhës. Me çanta mbi supe ne ecim nëpër rrugë derisa shenja që kërkonim shfaqet përpara nesh. Është një reklamë e madhe, që shkëlqen në krye të ndërtesës më të bukur në lagje, lexon me gërma të mëdha: “HOTEL ARGJENTINA”. Ne e ndiejmë thirrjen e destinacionit nga vijmë dhe ecim drejt saj.
Hyjmë brenda, drejtohemi tek recepsioni dhe kërkojmë pronarin. Përshëndetje, ne jemi Andres dhe Lina, ne udhëtojmë nëpër botë, jemi blogerë udhëtimi dhe sapo kemi ardhur në Shqipëri. Ky është projekti ynë i udhëtimit. Njeriu, i cili nuk është argjentinas, por shumë më i ri se ne, na dëgjoi sikur të ishin duke pritur prej kohësh. Ai na ofroi tri netë në hotelin e tij: “Mirë se vini, mëngjesi shërbehet deri në orën 10:00”.
Bëme një pushim, u ngrohëm dhe ecëm në këmbë për të parë Shkodrën. Berbera dhe dyqane bastesh në çdo rrugë ku dhjetëra burra mblidhen për të ndjekur ligat më të mëdha europiane dhe për të vënë bast për ekipet e zemrës.
Gjithmonë shije e mirë të mbetet nga këta njerëz që të buzëqeshin kudo që shkel, që u rekomandojnë vizitorëve vendet e bukura të qytetit të tyre, që shpjegojnë me qetësi gatimet që ofron menuja dhe reklamojnë në rrugë shumë rroba dimri të përdorura. Meqë ra fjala, Lina gjeti disa dorashka marke për vetëm dy dollarë.
Si pjesë dikur e Perandorisë Osmane, në Shqipëri pjesa më e madhe e popullsisë (70%) praktikon fenë islame. Pjesa tjetër (30%) ndahet mes katolikëve që janë 20% dhe ortodoksëve që janë 10%. Mes viteve 1967 dhe 1990 besimi ishte i ndaluar nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe të gjitha kishat dhe xhamitë u mbyllën ose shkatërruan, si dhe në vitin 1973 ky ishte vendi i parë në botë që e shpalli veten ateist. Por sot thirrjet për lutje të myslimanëve janë pjesë e zhurmave të jetës së përditshme të shqiptarëve.
Shqipëria është Kolumbia e Europës, na tha Marko kur shëtitëm me veturën e tij luksoze “Mercedes Benz”. Ai nuk kuptonte as spanjisht as anglisht, por fliste shumë mirë italiasht, gjuha e dytë më e përdorur në Shqipëri për shkak të afërsisë me Italinë.
Të kesh sot një “Mercedes Benz” në Shqipëri është njësoj si të kishe një veturë “Reanult” në vitet 80’ në Kolumbi. Ato i sheh kudo, ato përdoren nga çdo punëtor dhe rrugët janë të mbushura plotë me këto vetura të parkuara dhe me ofiçina të specializuara për t’i rregulluar. Por vetura e këtij tipit është si një anije. Kur mbërritëm në Tiranë filloi repertori i ankesave për qytetin, vendin, shoqërinë që çdokush ia shpreh kujtdo me të cilin krijon konfidencë. Rregullat janë të këqija, këtu nuk funksionon asgjë, shiko sa keq është punuar kjo dhe ajo, si dhe për çdo gjë e ka fajin mafia.
Ai ende nuk e kishte përfunduar listën e tij të ankesave kur një veturë tjetër e goditi nga pas. Ai doli plot zemërim, pa me vëmendje bojën e bardhë të fildishtë të veturës së tij si anije kozmike dhe u kthye duke buzëqeshur.
“Nuk ishte asgjë, kjo ndodh shpesh këtu, sepse trafiku është një katastrofë”. Rreth 15 minuta më pas e njëjta gjë ndodhi me një veturë tjetër, “ai duket djalë i mirë, ska gjë”, buzëqeshi dhe vazhdoi rrugën e tij. Më në fund mbërritëm. Patëm një debat të vogël me shoqëruesin, pasi ai pretendonte që të paguhej për udhëtimin që na ofroi, ndërkohë që menduam se na mori sepse dëshironte të na ndihmonte.
Mirësevjen në shtëpi
“Nuk ndodhi asgjë, keni për të parë, do e dashuroni Shqipërinë, vajtëm në shtëpi, u shlodhëm dhe më pas dolëm për të ngrënë diçka”.
Këtu njohëm, Juan Carlos, një kolumbian, i cili na ftoi në apartamentin e tij që e kishte marrë me qera ndërkohë që ishte duke zhvilluar një projekt konsultimi për të ngritur sipërmarrjet që nuk kishin arritur të gjenin rrugën e suksesit.
Shqipëria është një vend me një histori fantastike, plotë kështjella, qytete osmane që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, një kryeqytet që nuk ngjason me kryeqytetin e asnjë vendi tjetër, por ende vazhdon përpjekjet për të lënë pas gjysmëshekulli komunizëm që nuk ka shumë vite që ka përfunduar. Por mbi të gjitha, ka një atmosferë madhështore në gjendje që të lërë gojëhapur cilindo që e eksploron. Shlodhje, adrenalinë, male, det, lumenj, plazhe, laguna, dëborë… Çdo gjë ndodhet në menunë shqiptare që është duke pritur që të shërbehet sipas shijeve të udhëtarëve. Dhe sigurisht që ne e provuam.
Pelikanët e Ujit
Ne vendosëm në ujë varkat me rrema në mënyrë që të udhëtonim nëpër lagunën më të madhe të vendit. I ftohti është i hatashëm por ndjesia e të qenurit vetëm në këtë pafundësi e shnëdrron këtë në një kënaqësi që të shlodh nga shtatë muajt e fundit mbushur plotë udhëtime me çantën në shpinë. Në fakt ne nuk jemi krejtësisht vetëm, varka jonë drejtohet nga Blerina Ago, vajza 30-vjeçare që është shndërruar në imazhin e turizmit të qëndrueshëm në vend.
Me Blerinën u njohëm nëpërmjet, Juan Carlos dhe kur i treguam për udhëtimin tonë, ajo u ofrua që të na shëtisë një fundjave për të jetuar eksperienca plot aventurë me kompaninë e saj “Active Albania”. Udhëtimi filloi këtu, në perëndim të vendit në lagunën gjigante të Karavastasë, një nga më të mëdhatë në Mesdhe. Horizonti pret në dysh qiellin me ujërat e akullt ku lundrojnë qindra pelikanë gjigantë. Këtu jetojnë 5% e popullsisë botërore të këtij pelikani.
Në furgonin që na mori në Tiranë, shkuam deri në Berat, qytetin e vjetër pjesë të tragjëgimisë kulturore të UNESCO i njohur si “Qyteti i njëmijë dritareve”. Shqipëria ishte prova se udhëtimet janë një cikël që vazhdon të përsëritet. Pasi kishim kaluar Europën, Rusinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit duke kërkuar një strehë sa për të fjetur, këtu ju kthyem të fjeturit në hotele të ngrohtë dhe të rehatshëm. Fillimisht në hotelin “Argjentina” në Shkoder e tani në hotelin e mrekullueshëm “Castle Park” në Berat, një hotel luksoz në të cilin Blerina na ftoi të kalonim netët bashkë me ekipin e produksionit. Ushqime tipike shqipëtare, verë, ëmbëlsira dhe shoqëri e mire. Shqipëria na ka rrëmbyer me të vërtetë. Por më e mira nuk ka filluar akoma.
Përballja me frikën për tu ndjerë të gjallë
Nëse fama e keqe e shekullit XXI që ka marrë Kolumbia është për shkak të serialit të “Netflix”, “Narcos”, kjo famë Shqipërisë i ka ardhur nga aktori i famshëm Liam Neeson protagonist në filmin “Taken”, në të cilin ai luan rolin e një babai të dëshpëruar dhe të inatosur i cili bën çdo gjë për të shpëtuar vajzën e tij të rrëmbyer nga mafia shqipëtare. Por nëse në Kolumbi miti i Pablo Eskobar tërhoqi një valë turistësh që këkonin të ndiqnin gjurmët e monstrës që televizioni e ktheu në një “Robin Hood” të ligë, në Shqipëri ndodhi e kundërta me Neeson-in. “Hollywood”-i hapi fjalën se Shqipëria është një vend rrëmbyesish dhe është më mirë të mos vish këtu nëse të dhimbset jeta ose nëse nuk ke një baba që di karatenë që të të shpëtojë. Kjo në mendjen e zgjuar të Blerinës solli idenë e fushatës “Taken by Albania” (të rrëmbyer nga shqipëria) në të cilën shumë shqipëtarë ftojnë Leam Neeson të vizitojë vendin e tyre dhe të rrëmbehet nga mikpritja e tyre, traditat, kuzhina shumë e mire dhe mrekullitë natyrore dhe historike. Në videon e fushatës shihen pamje impresionuese që nuk mund të krahasohen lehtë me asnjë vend të planetit. Si kanioni i lumit të Osumit, ku kemi ardhur sot për të bërë rafting me Blerinën dhe ekipin e saj.
Sërish kostumet ngjyrë të ndezur na bëjnë të dukemi njësoj. Kemi helmeta dhe këpucë të veçanta që nuk e lejojnë ujin e ftohtë akull të na prekë këmbët. Sytë jeshil të Linës u mbushën me lot ashtu si çdo herë që do të përjetojë një eksperiencë në ujë. Sigurisht që mund të kishte qëndruar në hotel ndërkohë që ne të tjerët rrezikonim të vdisnim nga argëtimi në mes të rrymës së lumit. Duke parë zogjtë dhe ujëvarat ndërkohë kalonim duke dëshmuar natyrën në formën e saj më të bukur.
Drejtuesi i barkës sonë është drejtori i Ligës Kombëtare të Rafting në Shqipëri, me ne është edhe Blerina e cila ka kaluar 14 vite të jetës së saj duke sfiduar rrymat e lumenjve. Ajo na tha më përpara se të hipnim në barkë se për të kjo ishte si një droge, dhe se nga e hëna në të premte në zyrën e saj në Ministrinë e Turizmit ajo mezi pret fundjavën për t’u kthyer tek lumenjtë apo malet.
Në barkë ne ndiqnimim udhëzimet e gudës tone. “GO” për të vazhduar përbara, “BACK” për të vozitur mbrapsht dhe “STOP” që të ndalonim, elementaret. Rruga mes mureve gjigande të kanionit është më shumë për t’u parë se sa ekstreme, por ka momente kur krahët të dhembin nga vozitjet e shumta në ujë, gurët bëjnë që barka të lëkundet dhe lumi na tërheq me vërshim. Ne po lundrojmë në venat e hapura të Shqipërisë në kanionin e lumit të Osumit mes mikpritjes së këtyre njerëzve të cilët mundohen të largojnë paragjykimet dhe t’i tregojnë botës se kufijtë e tyre mbajnë brënda një stoli të papërpunuar që pret të zbulohet.
Qershia mbi tortë ishte shëtitja nëpër Berat në rrugicat e qytetit të njëmijë dritareve dhe fotografimi i maleve që plotësojnë imazhin. Mund të zgjatemi më shumë duke treguar çdo detaj që zbuluam gjatë ecjes në këtë bukuri osmane, por këtë here po ja lëmë lenteve të flasin dhe të na transportojnë për pak minuta në magjinë e qytetit.
Pas një nate Krtishtlindjesh Kolumbiane dhe një darke tek shtëpia e Juan Carlos-it, e mbyllëm këtë aventurë që na e hapi derën me duart bosh dhe na përcolli me zemrat plot me dashuri dhe kujtime. Ne u rrëmbyem nga Shqipëria dhe mezi po presim të kthehemi që të zbulojmë më shumë nga qytetet, plazhet dhe fashatrat që nuk i vizituam këtë herë.
Nga tani e tutje, sa here që dikush do të kërkojë një vend për të udhëtuar në Europë ne do t’i përmendim shqipërinë. Është gjithmonë mirë të rrëmbehesh nga njerëz aq të mirë dhe gjëra aq të bukura dhe të lira./atsh / KultPlus.com
Me mbështetjen e Ambasadës Austriake Tiranë, të Muzeut Historik Kombëtar Tiranë dhe në praninë e një numri të madh të krijuesve, artdashësve dhe dashamirëve të librit, të shtunën, në sallën e bibliotekës të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u bë promovimi i krijimtarisë së autorit shqiptar nga Vjena e Austrisë, Besim Xhelili.
Autori me prejardhje nga Tetova Besim Xhelili, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, promovoi në Tiranë dhe në Korçë vëllimet e tij më të reja me poezi, të tetin me radhë “Fragmente të një zemrë të dalldisur…!” dhe të nëntin “Vragë malli”, që të dyja botuar në janar të këtij viti.
Promovimin në Tiranë me disa poezi nga këto vëllime e hapi Saranda Iseni, avokate e cila jeton në Suedi. Ajo me leximet artistike dhe shijen për artin dhe poezinë, i dha një bukuri të veçantë këtij aktiviteti letrar dhe kulturor. “Ndjehem shumë e gëzuar që ndodhem për disa punë private këtu në Shqipëri dhe deshi fati të jem e pranishme në këtë promovim të krijimtarisë së mikut tim Besim Xhelili. Nuk kam lexuar shumë nga krijimet e tij, por këto libra që sot po promovohen, dallohen për vargun e mprehtë dhe emocionin që kanë në thelb, si dhe për ndjenjën e thellë të dashurisë në këto lirika të bukura. Kam kënaqësinë të lexoj disa poezi që m’u besuan dhe autorit i uroj shumë suksese të mëtutjeshme”, u shpreh Iseni.
Saranda Iseni duke hapur promovimin me disa poezi
Për organizimin dhe moderimin e programit u përkujdes poetja Helena Halilaj. Ajo me shumë shkathtësi udhëhoqi të pranishmit drejt tematikës dhe materies së vargjeve të Besim Xhelilit, duke bërë të ditur se autori jeton jashtë vendlindjes, por atje ai gjen
kohën dhe frymëzimin që të na argëtojë, duke na shpalosur një qasje shumë të fortë dhe shumë më ndryshe të ndjenjës, të dashurisë, përjëtimit, gëzimit, harmonisë, por edhe të pikëllimit, vuajtjes, dëshpërimit dhe dhimbjes.
Nga Ambasada Austriake në Tiranë e pranishme ishte Admira Poçi. Ajo përshëndeti të pranishmit në emër të institucionit që përfaqëson dhe në emër të ambasadorit Johann Sattler, e përgëzoi autorin Xhelili për botimet e tij të shumta dhe i uroi suksese të mëtutjeshme. Për disa pika në violinë u përkujdes Bejbi Shahini, kurse disa poezi nga librat lexuan dhe Anxhela Peza, psikologe dhe Alisa Dauti, artiste.
Për librat një vështrim gjithëpërfshirës bëri shkrimtari dhe gazetari Demir Reshiti, ardhur enkas nga Prishtina. “Të ecësh në shtigjet e poezisë së Besimit është një aventurë interesante dhe e bukur në të cilën nuk të presin stuhi dhe përmbytje, por ëndrra jete të thurura me përkushtim me të cilat ai komunikon me lexuesit, duke ia zbuluar emocionet e tij, përvojën jetësore dhe urtësitë e jetës. Mesazhi emocional i poezisë së tij është i hapur për jetën dhe gjithçka që sjell ajo. Tematika dominuese e poezisë së tij është dashuria; dashuria ndaj njeriut, dashuria ndaj peizazhit, dashuria ndaj jetës dhe të gjitha dukurive të saj. Poezia e Besim Xhelilit shpesh është narrative. Me gjallëri dhe varg ekspresiv krijon rrëfimin dhe e pikturon atë me ngjyrat përrallore romantike. Vizualiteti në poezinë e tij është fort i theksuar. Imazhet e tij janë të thjeshta, të pastra, ngjyrat janë të theksuara dhe para syve të lexuesve rrjedhin si një peizazh i pikturuar gjatë gjithë jetës. Këto ngjyra dhe këta tinguj janë të shkrirë në aromën e dashurisë, e cila ndjehet me të gjitha shqisat.”, u shpreh Reshiti. Më pas Saranda Iseni lexoi shkëputje nga kritika letrare e Migena Arllati mbi këto dy tituj të autorit Xhelili, e cila për arsye objektive nuk mundi të jetë e pranishme në këtë promovim.
Shkrimtari Demir Reshiti gjatë vështrimit mbi poezinë e Besim Xhelilit
Në fund autori Besim Xhelili falënderoi të pranishmit, organizatorët dhe të gjithë shokët e miqtë, duke treguar një mirënjohje të përzemërt për të gjithë që kishin ndarë kohën të jenë në këtë promovim.
Autori Besim Xhelili
Të nesërmen promovimi vazhdoi në Korçë, në qytetin e bukur të artit dhe serenadave. Në Muzeun e ABC-së, nën organizimin e klubit letrar “Bota e Re” një grup i çmuar miqsh të autorit Xhelili dhe dashamirë të librit, autorë e krijues nga ky qytet me një kulturë të hershme qytetare, u mblodhën për t’u njohur me dy titujt e rinj të Besim Xhelilit. Autori kishte sjellur mjaft libra nga Austria. Programin e udhëhoqi poeti Arjan Kallco, i cili
tregoi për ecurinë e njohjes në Vjenë me poetin Xhelili, për të cilin ka një konsideratë të madhe dhe u shpreh që bashkëpunimi të thellohet në të ardhmen.
Në emër të klubit letrar “Bota e Re” me një fjalë rasti, njëkohësisht dhe një vështrim mbi krijimtarinë e Besim Xhelilit u paraqit Eris Rusi, kryetar i klubit. “Më duket sikur kjo lloj poezie e shkurtër është esenciale në atë që mund të komunikojë tek lexuesi. Të ushqyerit me lëndën e zemrës, me histori që i ndodhin shpirtit dhe e bëjnë të marrë tjetër ngjyrim, e formojnë poezinë dhe i japin një imagjinatë që jo vetëm të kënaq, të lëndon, të dhemb, por edhe të kanos – pak a shumë si plaga në trup të tjetrit ose si poezia e shkruar një herë e përgjithmonë.”, u shpreh Rusi. Një fjalë përshëndetëse bëri drejtori i muzeut Niko Kotherja. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe shkrimtari Skënder Rusi, aktori Koço Qendro, aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka, i cili lexoi disa vargje të autorit Xhelili, shkrimtarja Gerta Bandilli etj. Për pjesën e muzikës gjatë promovimit u përkujdes kantautori Maksi Kulla, kurse për atë pas promovimit këngëtari Tomi Kondakçi. Në fund autori Besim Xhelili u shpreh i kënaqur për mikpritjen e ngrohtë, të përzemërt dhe shumë bujare të miqve korçarë, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe respektin.
Përndryshe në këto dy promovime një pjesë të krijimtarisë së saj prezantoi edhe poetja tetovare Sadije Aliti. / KultPlus.com
Atdheu është dhimbje, është dhimbje. Një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është kryqi, është kryqi E mban – dhe të mban ty në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe se ka ndën këmbë. Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar. Vdes dashuria në dashuri që të çmend. Atdheu është buka e uritur. Të ikën nga duart e dot nuk të ngop Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që lind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë. Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli ai hyjnori i pavdekshmi si loti. / KultPlus.com