MSN: Shqipëria, vendi i mbushur me mrekulli

Një nga portalet informative më të njohura në botë, MSN, që menaxhohet nga gjiganti i informatikës “Microsoft”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë, ku liston vendet më të bukura për t’u vizituar.

Më poshtë vijon artikulli:

Berat

Shumica e udhëtarëve në Shqipëri e vendosin Beratin në krye të listës së tyre me të drejtë. Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një nga fortesat më të vjetra në Europë të banuara deri në ditët e sotme. Kalaja në vetvete i përket një epoke tjetër me gurin e ngrënë dhe strukturat mesjetare. Por nëse një vizitë nuk është e mjaftueshme për ju, merrni një dhomë në një nga bujtinat e shumta  brenda kështjellës.

Ajo që shumë prej vizitorëve të Beratit kujtojnë shpesh është kantina e verës Çobo. E mbushur plot e përplot me varietetet e rrushit shqiptar, ky biznes familjar është një nga kantinat më të mira të verës në Shqipëri, e specializuar në prodhimet vendase. Ndaloni për të shijuar verën e saj dhe vizitoni kantinën në dalje të qytetit, ku nuk do të mbeteni të zhgënjyer.

Gjirokastër

Vendosur thellë në një luginë dhe e mbuluar me mjegull, Gjirokastra ka një nga kështjellat më të mirëmbajtura në Shqipëri që daton në shekullin e 12-të. Ndonëse duket shumë ndryshe nga struktura origjinale, brenda saj gjendet një muze i mirëkuruar që dokumenton historinë e ndërtesës që nga sundimi otoman deri në Luftën e Dytë Botërore.

Ashtu si në Berat, edhe këtu ka shumë bujtina rrëzë kalasë ku mund të ndjeheni si mbret për një ditë teksa shijoni pamjen e gjithë qytetit si në pëllëmbë të dorës. Bëni një shëtitje poshtë në qytetin e vjetër turistik dhe blini produkte autentike shqiptare, ose pini një raki dhe kafe me vendasit ndërsa shihni njerëzinë që ecin rrugës me kalldrëm. Gjithashtu sigurohuni që të bëni një vizitë në shtëpinë e fëmijërisë së shkrimtarit më të mirë shqiptar të kohërave moderne, Ismail Kadare.

Korçë

Më tej në brendësi drejt liqenit të Ohrit, Korça shpesh konsiderohet si kryeqyteti kulturor i Shqipërisë, edhe pse shumica e turistëve nuk mund ta dine këtë gjë. Shpesh mbetet në hije për shkak të destinacioneve përgjatë bregdetit ose në veri, por ofron shumë për ata që janë të pasionuar pas historisë ballkanike dhe vizitorët kuriozë.

Arkitektura e saj e frymëzuar nga stili francez, kombinuar me rrugët e rrethuara me kafene i japin qytetit të vjetër hijeshinë karakteristike, siç është Pazari i Vjetër. Pazari ka një arkitekturë të këndshme otomane që daton në shek. XIX dhe XX dhe një treg plot gjallëri. Në Korçë gjendet kisha më e madhe orthodhokse në Shqipëri, dhe ajo që shumica, por jo të gjithë, e konsiderojnë birrën më të mirë të vendit.

Himara, Dhërmiu, dhe Vunoi

Këto tre fshatra përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë janë një destinacion që s’duhet humbur gjatë çdo udhëtimi në pjesën jugore të vendit dhe janë në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Ndonëse në muajin gusht mund të mbipopullohen paksa, këto fshatra gjallërohen gjatë verës me festivale, aktivitete dhe motin e mrekullueshëm. Vunoi është fshati më i vogël dhe më i qeti, ndërsa Dhërmiu dhe Himara janë disi më të zhurmshëm gjatë verës. Banorët e fshatrave flasin shqip dhe greqisht dhe pikërisht këtu gjenden disa prej shtigjeve më të mira për ecje në natyrën e jugut të vendit. Plazhet më të mirë gjenden gjithashtu këtu, ku më i bukuri është padyshim ai i Gjipesë, që shtrihet mes një kanioni gjigant dhe detit.

Saranda

E mbushur gjatë viteve të fundit me ndërtime të reja që i kanë zvetënuar pamjen, Saranda ruan ende magjinë e qytezës së dikurshme, veçanërisht në fund të pranverës dhe në fillimvjeshtë. E vendosur rreth një gjiri të mahnitshëm dhe shumë pranë ishullit të Korfuzit, është e pamundur të mos joshesh nga magjia e kësaj qyteze bregdetare.

Shijoni oktapodët, perimet e freskëta dhe raki të prodhuar në kushte shtëpie te “Taverna Garden” dhe shëtisni përgjatë shëtitores qendrore përgjatë bregut. Plazhi urban i Sarandës është shpesh i mbipopulluar, por plazhi i Pasqyrave aty pranë është thuajse i zbrazur, madje edhe në kulmin e sezonit të plazhit. Rrënojat e një manastiri të shekullit VI gjenden në veri të qytezës, ndërsa kalaja e Lëkurësit ngrihet mbi gjirin magjepsës me pamje nga Korfuzi dhe xhunglën urbane, që Saranda është shndërruar sot. Saranda është një nga pikënisjet e përsosura për të eksploruar njëkohësisht natyrën dhe bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Për një përvojë të paharrueshme, ndaloni në bujtinën “Saranda Backpackers”, e njohur gjithashtu si Shtëpia e Tomit. Bujtina ka dhoma të pastra dhe Tomi, mikpritësi ynë, ofron mish të pjekur në skarë, si edhe informacione të bollshme lidhur me gjërat që duhet të shikoni dhe bëni gjatë udhëtimit në zonë, si për turistët me çanta shpine, ashtu edhe për ata në kërkim të përvojave më individuale.

Butrinti

Ndonëse tashmë i pabanueshëm, Butrinti ia vlen ende të vizitohet si një nga zonat kryesore arkeologjike të Shqipërisë. I vendosur në jug të Sarandës, aty do të gjeni një thesar të rrënojave antike greke dhe romake. Bukuria natyrore e harmonizuar me një përzierje epokash që përfaqësohen aty, e bëjnë vizitën një përvojë magjepsëse kulturore.

Pasi keni vizituar zonën arkeologjike, mos harroni të ndaloni në restorantin aty pranë për të provuar midhjet më të shijshme në Shqipëri, si dhe plazhet e Ksamilit, vetëm disa kilometra larg në veri të Butrintit. Vizitorët mund të çlodhen në rërën e bardhë si perlë, duke kundruar Korfuzin dhe ishujt e vegjël të panumërt përgjatë gjirit.

Shkodra

Shkodra është qyteti perfekt për të gjithë të pasionuarit pas çiklizmit. Vetëm par kilometra nga liqeni më i madh i Europës Jugore, duke sikur është dizenjuar që të shëtitet me biçikletë. Banorët dhe turistët kalojnë me biçikleta përmes rrugëve për kalimtarë duke kaluar shtëpitë dhe kafet e bukura.

Kështjella e Rozafatit që ngrihet sipër qytetit të ofron pamje mahnitëse të Lumit të Bunës dhe të Lumit Drin, madje një udhëtim i shkurtër me biçikletë deri tek liqeni për të bërë një notim është gjëja perfekte në një pasdite të ngrohtë.

Thethi

Lart në veri ndodhet fshati i Thethit, që është bërë shumë turistik, si dhe është e vështirë për të vajtur deri aty, por është një vend ku shumë vizitorë nuk duan ta humbasin. Me majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, ujin e burimeve që rrjedh dhe fermat e këndshme, ai rivalizon fshatrat e Zvicrës dhe Austrisë. E vetmja mënyrë për të vajtur në këtë fshat është duke ecur nëpër shtigje për shtatë orë nga fshati fqinj i Valbonës, ose mund të bëhet për tre orë nga Shkodra me një makinë të lartë.

Valbona

E ngjashme me Thethin, Valbona gjithashtu të ofron një pamje të jashtëzakonshme që duket si një skenar që nuk i përket kësaj bote, por udhëtimi me varkë nëpërmjet liqenit të Komanit është një mrekulli. Ky liqen i krijuar nga njeriu kalon mes për mes majave shkëmbore dhe të gjelbëruara të Alpeve në veri të Shqipërisë duke sfiduar edhe fjordet norvegjeze.

Më pak e zhvilluar për turizmin se sa Thethi, Valbona ka bujtina të ngrohta dhe të dashura të ndërtuara kohët e fundit, por jo qendra të vërteta. Megjithatë, ia vlen të qëndrosh një natë për të shijuar pjesën tjetër të Shqipërisë, larg plazheve plot lëvizje dhe autostradave të mbushura me vetura.

Tirana

Shumë guida turistike këshillojnë vizitorët që të anashkalojnë Tiranën. Ndonëse me siguri nuk është kryeqyteti më piktoresk në Ballkan, ajo ka sharmin e saj. Dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për historinë interesante të kohëve të fundit, atëherë duhet vizituar patjetër.

Piramida që nuk ndodhet shumë larg sheshit “Skënderbej” është një godinë me formë gjeometrike e ndërtuar nga diktatori shqiptar, Enver Hoxha i cili sundoi deri në vdekjen e tij. Fillimisht synohej të përdorej si një muze që i dedikohej trashëgimisë së tij, por pas vdekjes së tij këto plane fatmirësisht u shkatërruan. Tani është në mes të procesit për t’u shndërruar në një qendër të shkencës dhe teknologjisë. Në qendër të qytetit ndodhet “BunkArt 2”, instalime artistike të vendosura në një bunker të vjetër të epokës komuniste. Ndërsa ekspozita origjinale “BunkArt” ndodhet pak më larg, jashtë qytetit në rrugën që të dërgon në Malin e Dajtit.

Në mbrëmje vizitoni shtëpinë e Enver Hoxhës dhe bëni një shëtitje përreth lagjes Blloku. Rezidencat e vjetra të elitës së Partisë Komuniste janë kthyer në bare, klube, restorante luksoze. /atsh

Notre Dame dhe shqiptarët

Zjarri shkatërrimtar që goditi dje Katedralen e famshme Notre Dame të Parisit, solli reagime emocionale në mbarë botën. Ndonëse në esencë një objekt fetar, bukuria e madhështia arkitekturale, lidhja me ngjarje të mëdha historike, vendi në vepra letrare, filma e vepra të mëdha artistike, lidhjet me Parisin, kujtime personale e shumë arsye të tjera kanë ndikuar që ta bëjnë atë një ikonë të civilizimit perëndimor, apo një simbol mbarëbotëror.

Shumë shqiptarë e amerikanë ashtu si njerëz në mbarë botën komentuan ngjarjen e shumë prej tyre botuan e ribotuan kujtime kolektive e personale, historike e intime, të lidhura me Katedralen e famshme.

Në këtë kuadër, ia vlen të kujtojmë një moment të caktuar në histori, kur shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Notre Dame për një meshë historike.

Ngjarja ndodhi, 39-vjet më parë, në 6 maj 1980, kur qyteti i Parisit nderoi Heroin Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun duke emërtuar një shesh me emrin e tij.

At Sofron Prence, murgu i shquar arbëresh udhëhoqi meshën e madhe. Kori i famshëm i vajzave arbëreshe nga Siçilia, që kishin mahnitur Parisin me kostumet e tyre, kënduan nën drejtimin e At Sotirit.

Sipas “Buletinit Katolik Shqiptar”, në meshë merrte pjesë edhe Kardinali i Parisit si dhe figura të njohura zyrtare e fetare franceze.

Meritën më të madhe që një shesh në Paris mori emrin e heroit tonë kombëtar e kishte Lec Shllaku, gazetar dhe redaktor i gazetës “Koha Jonë”.

Kryetari i Bashkisë së Parisit në atë kohë, ishte njeriu që do të bëhej një ditë President i Francës, Zhak Shirak (Jacques Chirac).

Në fakt, një numër i gazetës “Koha Jone” e vitit 1982, i fotografuar këtu, tregon se vendimi për emërtimin kishte qenë një kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare, e nisur me sa duket që në 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Vendimi zyrtar u mor nga Këshilli Bashkiak i Parisit, në 10 korrik 1978. Datat e ceremonive për nderimin e ikonës historike shqiptare u caktua 6-7 maji i vitit 1980.

Në këto data, qindra shqiptarë udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës si dhe nga SHBA për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe.

“Koha e Jonë” shkruan se ditët e festës filluan me mbëritjen e arbëreshëve nga Piana degli Albanesi në Itali, e mbaruan me një gosti zyrtare në mbrëmjen e 7 marsit.

Është një kujtim i bukur shqiptar, në paradën e kujtimeve nga e gjithë bota, kushtuar Katedrales që pavarësisht prej zjarrit të tmerrshëm, dukt se ka mbijetuar, do të riparohet në kohë, e do të vazhdojë të frymëzojë e zbukurojë Parisin.

Muzeu Etnologjik, rrëfimi prej Eminit të vogël e deri te etnokultura shqiptare

Arbër Selmani

Është një ndër komplekset më të vjetra në Prishtinë, ndërsa legjenda thotë se i pari i familjes aty ka qenë Emini. Emini, me shtat të vogël e trup thatanik, prej familjarëve dhe të tjerëve është quajtur me pjesën ledhatuese ‘gjik gjik gjik’, bash shkaku i trupit të shkurtër. Emini u bë Emin Gjiku, dhe kësisoj tërë kompleksit i mbeti ky emër.

Historinë e tregon Avni Emingjiku, i cili si 7 vjeçar, në vitin 1959 u largua nga ky kompleks.

Ky kompleks sot është pjesë e Qendrës Historike të Prishtinës, dikur e quajtur Çarshia, në të cilën është investuar pak në krahasim me rëndësinë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore që kjo pjesë bartë me vete.

Nuk ka shenja se si të arrish deri atje, njëjtë siç shpesh gjen vetura që parkohen edhe jashtë kompleksit në parkingun e dedikuar për Muze, një mentalitet që nuk i ka hije shqiptarëve plot traditë. Traditë dhe kulturë është edhe Muzeu Etnologjik në Prishtinë, apo ndryshe i quajtur edhe Kompleksi Emin Gjiku.

Burimi: Wikipedia

Bekim Xhemili, pjesë e stafit të Muzeut, shndritë kur duhet të tregojë për Muzeun, i cili është pjesë e Muzeut të Kosovës por u pavarësua me objekt në vitin 2006. Saktësisht, Muzeu i cili sot gjendet i pari në listën e TripAdvisor në mesin e atraksioneve turistike në Kosovë dhe është i binjakëzuar me Cambridge Folk Museum – Muzeun e Folklorit në Kembrixh të Anglisë, u hap me 11 shtator 2006.

“Kur e kemi bo intervistën me Avniun, na ka tregu për këtë kompleks dhe për vazhdimësinë e historisë familjare. Tregimi shkon deri në tri gjenerata, që nuk mjafton për të ditur më shumë për historinë e kompleksit të vjetër 300 vjet. Gjyshi i Avniut, Hajrullahu – (hafëz) e ka ditë Kuranin përmendësh dhe ka pasur dy djem, Hetemin e Rexhepin (babai i Avniut), njëri berber e tjetri këpucëtar”.

“Kjo familje, në fillimin e viteve 40-të ka qenë një prej familjeve më të pasura në Prishtinë, dhe ka pasur në pronësi edhe prona tjera. Më pas familja e humbi primatin e familjes së pasur e të fuqishme ndërsa rreth viteve 1957-59 familja vendosë ta shesë kompleksin dhe shpërngulet për në Turqi. Që nga ajo kohë kompleksi është pronë e Muzeut të Kosovës. Thuhet se kontratën e ka nënshkruar vetë Fadil Hoxha, meqë ishte pronë me interes shtetëror, plot 21 ari” tregon tutje Bekimi.

Burimi: Muzeu Etnologjik / Facebook

I kthehemi më pas kësaj historie, për të kaluar pak në njerëzit dhe copëzat e tregimeve që i dhanë oksigjen e frymë jete Muzeut, i cili sot vizitohet prej 15-20 mijë vizitorëve në vit, me rreth 80 % të tyre turistë dhe vizitorë të huaj.

Ndryshe përjetohet çdo emocion kur je brenda Muzeut

Në librin e tyre me titull “Kosovo – the Bradt Travel Guide’ – një lloj guide për vendet që një turist duhet t’i vizitojë gjatë qëndrimit në Kosovë, autorët Verena Knaus dhe Gail Warrander e përmendin patjetër edhe Kompleksin Emin Gjiku. “Lejojani vetes së paku një orë për të shëtitur nëpër këtë kompleks ku vërehet ndikimi otoman” shkruajnë autorët në këtë libër. [i]

Nuk është më pak i veçantë tregimi i Elizabeth Gowing. E ardhur në Kosovë para disa vitesh si turiste, Gowing ende jeton në Kosovë, e mahnitur sidomos me Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Elizabeth Gowing.
Burimi / Facebook / Muzeu Etnologjik

Sa për ta bërë edhe më pikante dashurinë e saj për Kosovën, ditëlindja e Elizabeth është me 28 nëntor – ditën kur shqiptarët gjithandej e festojnë shtetin shqiptar dhe flamurin me shqiponjë.

“Kur e kuptova këtë rastësi të bukur vendosa që me 28 nëntor 2006 ta festoj ditëlindjen në mënyrë më të madhe se zakonisht. Kam kërkue leje me e shfrytëzu hapësirën e Muzeut Etnologjik për një ndejë. Ka qenë një natë shumë e ftohtë dhe me mjegull, por kemi vendosur qirinjtë pranë shtegut që çon nga dyert e mëdha të Muzeut e deri te dhoma e zjarrit, ku kemi shërbye verë të nxehtë, dhe gjithçka ka qenë si përrallë” tregon Elizabeth.

Ajo ka punuar si vullnetare për dy vite në Muze, në aspektin e promovimit të tij dhe poashtu edhe si mësuese e gjuhës angleze. Elizabeth, ndër ato gratë e veçanta që nuk punon në asnjë projekt nëse nuk lë një copëz shpirti brenda, e përmendë Muzeun Etnologjik në katër libra të saj.

Një prej këtyre librave është edhe ‘Travels in Blood and Honey: Becoming a Beekeeper in Kosovo’.[ii]

“Muzeu Etnologjik është vendi im i preferuar në Prishtinë. Ndoshta jam personi i parë ndonjëherë që këtë pjesë të bukur e ka shfrytëzuar për festime ditëlindjesh (me përjashtim të familjes që ka jetuar aty)…..Po filloja të ndjeja se unë përkas këtu diku, në këtë pjesë të Evropës. Tash edhe po e ndjeja lidhjen e veçantë përtej Prishtinës” shkruan në këtë libër Elizabeth.

Burimi: David Mbyrne Photography

Ç’të bësh që Muzeu i tillë nuk ka as faqe personale/website online, në një kohë moderne, por megjithatë nuk e sheh këtë si problem. Kushdo që vjen në këtë Muze, mund të gjejë histori, kulturë, arkeologji, gjeografi, eksponate, vjetërsi që nuk bëhet asnjëherë e vjetër, retrospektivë e cila për fatin tonë është dokumentuar nga të gjallët e të vdekurit.

Bashkim Tejeci – filigranist nga Prizreni, tregon se Muzeu Etnologjik si i tillë është vlerë e shtetit dhe duhet ruajtur e besa besa brenda tij edhe duhet investuar. Bashkimi në rreth katër raste ka demonstruar zejen e filigranit – bashkë edhe me ekipin e tij, për vizitorët por edhe për ata që duan ta shohin filigranin duke marrë formën si foshnja e posalindur, brenda një objekti që është vatër meditimi edhe kur ka plot zhurmë, njerëz, histori edhe në ajër e sipërfaqe.

“Unë kam demonstruar disa herë në Muzeun Etnologjik, por edhe kam qenë në vizitë studimore në Kembrixh kur Muzeu Etnologjik është binjakëzuar me Muzeun në Kembrixh. Kemi shkëmbyer traditat dhe kulturat tona, duke i treguar anglezëve atje për traditat tona kombëtare dhe për filigranin si një karakteristikë e veçantë” tregon Tejeci, i cili vepron e jeton në Prizren. 

Një muze i njohur ndërkombëtarisht, përzierja e disciplinave dhe historia që nuk bën të stagnojë

Muzeu etnologjik ose etnografik e nënkupton objektin në të cilin janë të konservuara dhe të ekspozuara artefaktet që dëshmojnë për trashëgiminë kulturore të një etnie a komuniteti. Ekzistenca e një muzeu të tillë sot është praktikë në shumë qytete të Evropës, ku nëpërmjet muzeve etnografikë u rikujtojnë banorëve veçoritë dhe mënyrën e jetesës së paraardhësve, siç edhe i njoftojnë vizitorët e huaj me tiparet dhe mënyrën tradicionale të jetesës në atë qytet. Përzgjedhja e artefakteve dhe eksponateve të veçanta identifikuese për banorët dhe jetën e tyre në një kohë të kaluar, të cilat janë të konservuara dhe të tubuara në një vend duke arritur ta improvizojnë të kaluarën si tërësi brenda një hapësire të vogël siç mund të jetë një shtëpi tradicionale, është një njoftim shumë lehtësues dhe konkret për të huajt që të marrin informacionin për qytetin, kulturën dhe banorët e tij në të kaluarën. Pra muzeu etnografik si tillë, ka dy role: kujtues e përkujtues për banorët vendas si edhe informues e turistik për vizitorët e huaj. Kështu na tregon Arbnora Dushi, folkloriste në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Bekimi, pjesë e Muzeut, na tregon tutje se si është i zhvilluar momentalisht Muzeu Etnologjik, në zemër të Prishtinës dhe i qasshëm për të gjithë ata që duan të kalojnë pak kohë duke u zhytur në etnologji, antropologji, mënyrë jetese të shqiptarëve ndër shekuj, eksponate, qypa e çardaka.

Arben Llapashtica

Kompleksi dikur ka qenë Muze i Natyrës, me kopsht zoologjik, me arusha e me ujqër e kafshë të tjera. Deri në vitin 2001, mbi 1 mijë eksponate të sektorit të natyrës i kanë lënë vendin renovimit të të dyja objekteve, që ekspozita pasuese të jetë në formën ideale për t`iu prezantuar vizitorëve.

Ndërtesa kryesore, ku gjendet ekspozita kryesore, ka gjashtë dhoma, dy korridore e dy çardaka. Ndërtesa përballë saj ka qenë e njohur si shtëpia e miqve – e mysafirëve, e ndërtuar kuptueshëm në stilin e ndërtesave osmane.

Shtëpia e miqve, të cilën e gjeni nëse futeni në Kompleks dhe shkoni deri në fund në anën e majtë, ka tri dhoma: dhoma e zjarrit është e para, aty ku edhe është përgatitur dhe është ngrënë ushqimi, aty ku sinijat e tepsijat janë prej bakri dhe janë përdorur dukshëm asokohe vetëm prej familjeve më të pasura dhe me një status më të lartë shoqëror. Janë dy hyrje, njëra për familjen dhe tjetra për mysafirët. Maxhja është shfrytëzuar për përgatitjen e ushqimit dhe pijeve.

Jashtë, në hyrjen tjetër me shkallë, është çardaku, afër pjesës në formën e verandës apo terracës. Brenda objektit, dhoma e grave dhe fëmijëve është shfrytëzuar kur gratë janë kujdesur për fëmijët e tyre. Dera e cila ndanë dhomën e fëmijëve – grave dhe dhomën e mysafirëve (oda e burrave) është punuar me lesh të lëkurës së dhisë, kjo për të ruajtur akustikën dhe larguar zhurmën si dhe për ta mbajtur ngrohtë shtëpinë gjatë dimrit, freskinë gjatë verës.

Dyert e vogla kanë qenë të tilla për shenjë respekti, sepse je përkulur për të dalë prej tyre dhe ke qenë i përkulur kur je futur në dhomën tjetër.

Kur u rrit numri i anëtarëve të kësaj familjeje e cila jetoi aty në shekullin 18, lindi nevoja edhe për objektin tjetër, në këtë rast objektin kryesor dhe ahrin që gjendet në anën e majtë në hyrje të Kompleksit.

Duke numëruar të gjitha objektet, janë rreth 12 dhoma që ekspozojnë histori, rreth 1400 eksponate që presin shpirtat kurioz për vizitë.

“Prania e këtij tip muzeu edhe në Prishtinë, siç është Muzeu Etnologjik, i jep një vulë identifikuese qytetit tonë, duke e bërë të paharrueshëm për vizitorët. Të paharrueshëm qytetin, jo Muzeun, sepse për një të huaj që e viziton Prishtinën dhe largohet, Muzeu mbetet kujtimi i tij për Prishtinën. Besoj e kuptoni sa është i rëndësishëm ky muze për trashëgiminë kulturore të Prishtinës në veçanti, dhe të Kosovës në përgjithësi” vazhdon Arbnora Dushi.

***

Me gjithë fjalët e mira për Muzeun Etnologjik, nevojën për ndryshime brenda tij bashkë me rritjen e përgjegjësisë duke qenë vendi më i vizituar në Prishtinë në fushën e trashëgimisë kulturore e tregon Dushi.

Muzeu në dimër.
Burimi: Bekim Xhelili

“Aty ku na shohin të tjerët pse të mos mundohemi të dukemi më së miri që mundemi? E ne mundemi. Një organizim për grumbullimin dhe blerjen e eksponateve, të cilat fatmirësisht mund të gjenden tek familjet apo artizanët në Prishtinë e në Kosovë, do t’i jepte më shumë ngjyra dhe shpirt Muzeut, por edhe do ta bënte më joshës dhe më reprezentativ para vizitorëve. Unë besoj shumë që ka edhe njerëz të vullnetit të mirë që do të ishin të gatshëm edhe të falnin eksponate, por kjo punë kërkon një organizim dhe përkushtim serioz për pasurimin e Muzeut me eksponate, të cilat do të shërbenin për pasurimin e tij me artefakte” përfundon Dushi.

“Dua që në këtë Muze të ketë më shumë risi e freski. Duhet të bëjmë çmos që të ekspozojmë gjërat e vjetra, të hulumtojmë edhe se si në treva të ndryshme punimet e vjetra të bakrit shiten si hekurishte, duhet më shumë eksponate dhe të mos jenë gjithmonë të njëjtat aty, duhet të sjellim qypa të rinj, valuta, eksponate. Në Kembrixh, prej kurgjofit krijonin diçka, ndërsa këtu i kemi vlerat por po punohet pak” tregon tutje Bashkimi – filigranist.

Bashkim Tejeci flet edhe për filigranin, për të cilin thotë se si zeje duhet ruajtur e duhet përkrahur edhe institucionalisht, meqë sipas tij pala serbe po e bën të pamundurën ta bëjë të sajën, por edhe ta zhdukë një pjesë të mirë të traditës e kulturës shqipe.

Duhet të kujtojmë këtu se sipas shënimeve, Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosovës( 676 eksponate arkeologjike dhe 571 eksponate etnologjike) vazhdon të mbahet në Serbi.[iii]

E gjithë bota zbarkon herët e vonë në Muzeun Etnologjik në Prishtinën simpatike

Te Muzeu Etnologjik nëpër vite është mbledhur histori. Pazari i Grave ose pazari i plaçkave dikur ishte traditë në qytete të ndryshme të Kosovës. Mbahej të martave, herë në hapësirat e garazheve të sotme të RTK-së e herë në brendi të lagjes në të djathtë të pikërisht Muzeut Etnologjik, e herë në hyrje të sokakut. [iv]

Bekimi nga Muzeu Etnologjik vazhdon të na tregojë tutje se si zhvillohet jeta brenda këtij Muzeu. Vizitorët vijnë nga të gjitha anët, prej Tajvanit e deri në Japoni, prej Kinës e deri në Malajzi, prej Signaporit e deri në Indonezi.

“Një pjesë e njerëzve që vijnë këtu, pos interesimit për etnokulturën e popullit të Kosovës në të kaluarën dhe sot, i kanë dy pyetje shtesë: cilat janë marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, dhe a dëshirojnë kosovarët bashkimin me Shqipërinë. Ne që funksionojmë si Kustos – persona profesionistë që specializohen në fushë të caktuar – në këtë rast në etnologji, dhe mund të bëjnë studimin e interpretimin e eksponateve por edhe punën e ciceronit, dhe stafi që tani punon këtu me fuqinë më të madhe që gjithçka të dalë mirë, e shpjegojmë Muzeun edhe duke u bazuar në shtetin prej nga vijnë vizitorët” tregon Bekimi.

“Ne këtu flasim prej arkeologjisë deri te historia, gjeografia, popullata, mënyra e jetesës, pra jemi guidë më gjithëpërfshirëse. Prej këtu ne i shpjegojmë qytetet tjera, sado që kjo është e vështirë. Madje jemi një prej muzeve të vetme në rajon që funksionon me guidën e tillë, dhe jo me audio-guidë. Me ekspozitën tonë udhëtojmë bashkë me vizitorët duke folur për Evropën, Azinë, Afrikë, për lidhjen e kulturave, për diversitetin” vazhdon Bekimi.

Ndërtesa kryesore, ekspozita ku tregohet jeta, lindja, vdekja, kultura shpirtërore në tërësi, me rreth 60 % të eksponateve brenda tij, momentalisht është në renovim e sipër, edhepse viti 2018 e ka gjetur këtë ndërtesa jo-funksionale dhe punimet kanë ndaluar. E po në këtë ndërtesë flitet për Kosovën, rajonin, Ballkanin, gjatë periudhave të kaluara.

“Ka qenë e nevojshme të fillonte renovimi shkaku i fasadave, dritareve, drunjët dhe trajt është dashur të ndërroheshin sepse ka filluar kalbja edhe nuk ka qenë as vend i sigurt për turistët që vinin. Këto janë objekte që dëmtohen me kohën por duhet ruajtur” shton Bekim Xhemili.

Bekimi është etnolog dhe pjesë e Muzeut, krahas edhe Ilir Sopjanit, Erodita Qorkadiu – Haxhiut, Fatos Bimbashit dhe Anduena Balaj – Thaçit.

Elizabeth Gowing thotë se ky Muze, pa marrë parasysh zhagitjet e mëdha, investimet e vogla dhe mbarëvajtjen e tij, e ka vlerën e vet dhe rëndësinë jetike.

“Mundesh me mësu aty për domethënien e gjërave, dhe për kultura që pasqyrohet në të. Shembull, me e pa dhomën e mysafirëve në shtëpinë e vjetër, me qasje nga rruga, me pa vegëza ku varet arma (për shkak që mysafirët mbesin nën mbrojtjen e zotit të shpisë), dera e vogël ku mysafirët duhet me e ulë kokën për me hy brenda ose mangalli ku zoti i shtëpisë e ndezë cigaren… Mundesh me mësue shumë ma shumë për mikpritjen tradicionale dhe rolet e njerëzve prej këtyre gjërave dhe vizitës në Muze sesa nga një libër” thotë Gowing.

Gjatë verës, Muzeu bëhet edhe më i bukur. Oborri jashtë reflekton gjelbrim. E meqë Prishtinës i mungojnë hapësirat e gjelbërta në qendër të qytetit, është kënaqësi për secilin e secilën që ta vizitojë Muzeun dhe të ulet nën arrë, e të pushojë. Tregojnë se në këtë oborr njerëzit vijnë të shkruajnë poezi, të pikturojnë, të bëjnë ushtrime yoga e të meditojnë, në çdo stinë e mundësi, në këtë pjesë të qytetit ku zogjtë janë jehona e vetme kumbuese që e kap veshi.

Burimi: Facebook / Muzeu Etnologjik

Shumë ngjarje nëpër vite kanë ndodhur në këtë Muze, të cilat veç sa ia kanë shtuar rëndësinë dhe dashurinë e publikut. Ngjarje të ndryshme artistike e kulturore mbahen edhe sot.

Këngëtarja Elina Duni, shembull, në vitin 2016-të pati një mbrëmje muzikore në Muzeun Etnologjik në kuadër të KAEF.

Po këtu u mbajtën edhe “Java e Artizanateve”, “Rrëfimtari popullor”, një shfaqje e regjisorit Bekim Lumi, “Gatimet tradicionale” apo edhe “Konkursi për fotografi të muzeut”.

Arbnora Dushi e kujton edhe një ngjarje tjetër. Instituti Albanologjik, në bashkëpunim me Komisionin ndërkombëtar të Baladës me qendër në Aberdeen të Skocisë, patën organizuar në vitin 2015 Konferencën e 45’të të Baladës. Ishin diku rreth tridhjetë pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës dhe për katër ditë u zhvilluan seanca akademike në sallën e Institutit. Komisioni ndërkombëtar i baladës, të cilët organizonin konferenca të këtilla për çdo vit në vende të ndryshme të botës, e kishin praktikë në kuadër të aktivitetit social të organizonin një mbrëmje të quajtur “Nata e baladave”, ku secili pjesëmarrës i konferencës i këndonte baladat e kulturës së vet.

Arbnora Dushi / Burimi: KultPlus

“Atë vit, ne që ishim vendi nikoqir, për “Natën e baladave” vendosëm të zhvendosemi nga Instituti në Muzeun Etnologjik, ku përpos baladave të njëri tjetrit studiuesit e huaj, bashkë edhe me studiuesit shqiptarë që morën pjesë në atë konferencë, patën rastin të vizitojnë Muzeun, të relaksohen në oborrin e rregulluar të tij si dhe – më e bukura e asaj mbrëmjeje, të shijojnë ushqimet tona tradicionale, ku dy zonja nikoqire nga Muzeu, që mbanin veshje kombëtare, për mysafirët,  i përgatitën aty pitet e flijat me saç, duke performuar kështu mikpritjen shqiptare krahas gastronomisë me recetat tradicionale” kujton Dushi.

Më mirë se çdo material a dorëshkrim tjetër, një vizitë në Muzeun Etnologjik do ta shuaj kureshtjen e secilit, një mënyrë tjetër për ta mbajtur gjallë njohurinë për traditën dhe kulturën e popullit dhe të parëve tanë.

( Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së )


[i] https://www.amazon.com/Kosovo-2nd-Bradt-Travel-Guide/dp/1841623318

[ii] http://www.elizabethgowing.com/pb/wp_f504d6c9/wp_f504d6c9.html

[iii] https://www.kultplus.com/trashegimia/disa-pjese-te-veshjeve-popullore-qe-jane-pjese-e-trashegimise-se-luajtshme-te-muzeut-te-kosoves-foto/

[iv] https://www.kultplus.com/trashegimia/pazari-grave-te-martat-dhe-ardhja-e-janjevalive-foto/

Në Prizren, hapet ekspozita “Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut Korçë”

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, të premten me datë 19 prill hapet ekspozita “Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut Korçë”, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozita u mundësua nga bashkëpunimi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Korçë dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren.

Ekspozita do te hapet, të premten duke filluar nga ora 19:00 në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës. /KultPlus.com

‘Ika, shpërndajeni lajmin!’, shkrimtari shqiptar në gjendje të rëndë

Shkrimtari i njohur Bardhyl Londo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

Ai i ka trembur të gjithë miqtë kur ka shkruar “Ika, shpërndajeni lajmin”.

Është Ilir Kadia ai i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, i thotë mikut të tij, se e ka të kotë, dhe se Bardhi, siç i thërret ai, nuk ikën dot.

“Bardhyl Londo e ke kot!
Ti na autorizon të shpërndajmë lajmin se po ikën nga kjo botë! Kërkon të shohësh në sytë tanë lot për ty së gjalli! Kërkon të shohësh sa do marrë malli! Kërkon ta shohësh vetë përcjelljen tënde! Mirëpo e ke kot o Mik! Poeti është varg! Njeriu është mish e kockë që tretet! Vargu i poetit mbetet! Ti nuk ikën dot! Bardhi e ke kot”, shkruan Kadia.

Newsbomb.al mëson se Bardhyl Londo i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe kjo duket se e ka trembur ndaj dhe ka menduar t’i njoftojë vetë miqtë për gjendjen e tij.

Sipas burimeve, Londo ka ndërruar dy spitale në kryeqytet dhe nipi i tij, me profesion mjek, ka pohuar se po kujdeset për të dhe se situata është nën kontroll. / KultPlus.com

Bota po kërkon babain dhe vajzën që dje po loznin para Notre Dame

Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar para katedrales Notre Dame disa minuta para se të vërshohej nga zjarri, ka marrë dhenë në mediat sociale.

Momente të ngrohta dhe plot lumturi, të një babai me vajzën e tij duke lozur pranë katedrales historike në Paris, figurojnë në fotografi, njofton Klan Kosova.

Turistja Brooke Windsor, ka thënë se e ka shkrepur atë fotografi rreth një orë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë.

Në një përpjekje për t’i gjetur ata, 23 vjeçarja e postoi foton në Twitter me mesazhin:

“Twitter nëse ke ndonjë magji, ndihmoje atë ta gjejë këtë”, njofton Klan Kosova.

Siç raportohet, mesazhi është ndarë online 66,000 herë nga njerëz në mbarë botën, të vendosur për të ndihmuar turisten Windsor të gjurmojë çiftin.

Brooke Windsor, nga Michigan i SHBA-ve, tha për BBC se kishte ende për të identifikuar njeriun dhe vajzën në foto, por kishte shpresë ta bënte këtë.

20 vjet nga eksodi i shqiptarëve, Kukësi pret sërish kosovarët

Sot mbushen 20 vjet nga eksodi i kosovare kur rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat serbe të shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre dhe te strehoheshin ne Shqipëri dhe Maqedoni.

Në qytetin e Kukësit si çdo vit u be pritja simbolike e kosovarëve nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa i pranishëm ishte edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

“Është kënaqësi pas 20 vitesh flet vete gjithçka. Cfare ka ndodhur, si kujtohet, cfare ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu te gjithe bashke. I pyetur se cfare ka ndryshuar ne marrëdhëniet Kosove- Shqipëri? Majko tha: – Kosova dhe Shqipëria ndihen me mire por ne duam te jete me mire. Jemi Shqiptare dhe dy kufij këtu. Eshte kufiri i ish Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë te Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do te behet shume shpejt.”

Eksodit i vitit 1999 konsiderohet si një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e kombit shqiptar. 20 vite më parë banorët e Kukësit hapën dyert e shtëpive të tyre në një moment mjaftë të vështirë per vëllezërit nga Kosova.

Kukësi u bë qendra e zhvillimeve me përmasa botërore. Personalitetet më të mëdha të kohës, media, shoqata e plot organizma të tjerë mbërritën në qytetin verior për të parë e ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

Një çmim “Pulitzer” i takoi edhe këngëtares së ndjerë, Aretha Franklinit

Aretha Franklin u nderua edhe me një çmim pas vdekjes.

Çmimet Pulitzer për kontributin më të madh në gazetari dhe art u dha mbrëmë në Universitetin e Kolumbisë në New York.

Legjenda e muzikës Solu, Franklin mori një çmim të veçantë për “kontributin e pashlyeshëm prej pesë dekadash në muzikën amerikane”.

Midis laureatave ishin agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters, gazeta New York Times dhe Los Angeles Times.

Ndër të tjera, çmimet e fotografive iu dhanë Reuters dhe Washington Post, ndërkohë që çmimi për gazetari hulumtuese iu dha gazetarëve të Los Angeles Times.

Ndryshe, këngëtarja amerikane kujtojmë se ndërroi jetë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar./ KultPlus.com

Parada Shqiptare në New York, këtë vit do t’i kushtohet Çamërisë (VIDEO)

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me Bataljonin “Atlantiku”, Shoqatën shqiptaro-amerikane që iu bashkua UÇK-së, në luftën për çlirimin e Kosovës.

Të pranishëm në takim ishte Presidenti i Bataljonit “Atlantiku”, Mark Kepi, Anëtari i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe shqiptarë të diasporës, që jetojnë në SHBA.

Gjatë fjalës së tij Idrizi falënderoi Bataljonin “Atlantiku”, që këtë vit Parada e Shqiptare në New York, do ti kushtohet Çamërisë.

“Jam shumë mirënjohës të gjithë organizatave shqiptare në SHBA, që bën të mundur këtë vit kanë vendosur që paradën shqiptare t’ja përkushtojnë Çamërisë. Për këtë ju jam shumë mirënjohës në emër të shqiptarëve të Çamërisë, sepse jam i bindur që ju duke e pasur atdheun larg jeni dhe më patriot duke kuptuar që Çamëria plotëson hartën identitare të vendit tonë, sepse Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë politike që ne kemi sot. Përtej kësaj Çështja Çame ka nevojë për të gjithë, ka nevojë për një emër, ka nevojë që shpirtrat e atyre njerëzve që kanë rënë të vlerësohen. Megjithëse kanë kaluar 75 vjet ne pasardhësit e tyre jemi në këmbë për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë“, u shpreh Idrizi. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/2332718516945753/

Gashi mysafir special në turneun e këngëtarit të njohur amerikan

Hip hop artisti me prejardhje shqiptare, Gashi, rrugëtimin e nisur muzikor po e sjellë çdo ditë e më bindshëm para adhuruesve te tij. Ai tashmë ka zbuluar datat e turneut të ardhshëm, shkruan KutlPlus.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Gashi ka treguar që është i ftuar special në turneun e këngëtarit  Blackbear dhe do të performojnë nëpër vende të ndryshme në Amerikë.

“Po fillojmë me turne. Shihemi atje”, ka shkruar artisti në Instagram.

Gashi së fundmi ka konfirmuar që është duke punuar në një projekt të ri në bashkëpunim me Cardi B dhe DJ Snake. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BwSwavwFmaq/?utm_source=ig_embed

Çmimi Pulitzer i ndahet gazetës amerikane që u sulmua vitin e kaluar

Capital Gazette ka fituar çmimin Pulitzer, për mbulimin e të shtënave masive në redaksinë e tyre.

Ani pse kjo redaksi ka fituar çmimin më prestigjioz në gazetarinë amerikane, nuk ka festuar.

Pjesëtarët e stafit kanë qëndruar të heshtur në kujtim të kolegëve, të cilët ishin vrarë në qershor të vitit 2018, kur një person kishte shtënë me armë zjarri në zyren e tyre. Po ashtu, çmimin Pulitzer e kanë marrë edhe New York Times dhe Wall Street Journal për hetimet ndaj presidentit Trump./ KultPlus.com

Miliarda njerëz kanë shikuar episodin e parë të “Game of Thrones”

Shikuesit e “Game of Thrones” të sezonit 8 kanë qëndruar zgjuar deri në orën 03:00 të mëngjesit për të parë episodin final të serisë së parë.

Miliarda ndjekës kanë pritur me padurim serinë e fundit të këtij episodi për të zbuluar se si do të përfundojë ai. Ata kërkonin të zbulonin nëse Jon Snow më në fund do të zbulonte të vërtetën për prindërit e tij…

Në lidhje me qëndrimin zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, ndjekësit e këtij seriali janë shprehur se mezi prisnin të shikonin përsëri në ekran karakteret e tyre të preferuar. Reagimet e tyre kanë qenë të jashtëzakonshme dhe pozitive, duke e quajtur episodin e parë të “pabesueshëm”.  Kujtojmë se në vitin 2017, rreth 115.000 ndjekës vetë në Britani u regjistruan për të parë episodin e parë të serisë së fundit, por shifra e këtij viti, e cila ende nuk është dhënë e saktë, pritet të jetë dukshëm më e lartë me një  total prej 3.42 milion shikues. Ndërkohë në botë shifrat shkojnë në Miliadra, transmeton tch.

Ky është seriali më i ndjekur i viteve të fundit dhe prej dy vitesh qëndron në krye të top listës së serileve më të ndjeura. / KultPlus.com

“Pranvera në Prishtinë” erdhi me katër duar nga “Duo Ariadita”, befasuan publikun me interpretimin e tyre në piano

Një atmosferë e mrekullueshme u krijua mbrëmë në natën e gjashtë të festivalit “Chopin Piano Fest” nga dy pianistet Ardita Statovci dhe Ariane Haering, shkruan KultPlus.

Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur përplot me artdashës. Pasi që ajo natë ishte më ndryshe nga të tjerat, sepse piano e vendosur në mes të Amfiteatrit ishte në dispozicion që të luhej nga katër duar.

Për dy orë mjeshtëria e lojës me piano me katër duar, të cilat luajtën vepra të mëdha që rrallë herë luhen me katër duar, mbajti publikun të vëmendshëm dhe me një qetësi shumë të madhe. E këtë qetësi dhe mikpritje të publikut e vlerësoi shumë pianistja zvicerane Ariane Haering, e cila tha se publiku ishte i mrekullueshëm dhe se e ka shijuar çdo moment të asaj mbrëmje.

“Kjo ishte një audiencë e mrekullueshme, e dua çdo moment të saj, ishte audiencë mjaftë e ngrohtë dhe publiku ishte shumë i vëmendshme duke na dëgjuar duke luajtur. Ata ishin shumë të heshtur, kështu që unë me të vërtetë u kënaqa sonte këtu”, tha Haering për KultPlus.

Gjatë mbrëmjes u luajtën vepra të ndryshme si Sonatina e G. Ligetit, vepra “Prapëseprapë” e V. Beqirit, po ashtu dy vepra të mëdha nga literatura simfonike në verzionin për piano me katër duar, simfonia e shtatë e L. V. Bethovenit dhe poemën simfonike Moldau nga B. Smetana.

E shumë e kënaqur nga kjo mbrëmje u nda edhe pianistja kosovare Ardita Statovci, e cila për KultPlus tha që është kënaqësi të performoj ne Prishtinë, pasi që publiku prishtinas është shumë entuziast për muzikën klasike.

“Është kënaqësi gjithmonë të performoj këtu, publiku i Prishtinës gjithmonë është entuziast për këtë lloj muzike artistike ose klasike siç e quajmë, dhe me të vërtet është inspiruese. Gjatë interpretimit ekziston ai shkëmbimi i energjisë mes interpretuesit, kompozitorit dhe publikut, ai trekëndëshi që krijohet në Prishtinë është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Statovci për KultPlus.

E në fund të koncertit, pasi që ky festival po organizohej në stinën e pranverës, pikërisht për këtë stinë, dyshja e mrekullueshme “Duo Ariadita” patën një befasi për publikun. Ato kishin përpunuar këngën “Pranvera në Prishtinë” të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.

Pianistja Ardita Statovci tha se kjo ishte një befasi dhe premierë për nderë të edicionit të 10-të të “Chopin Piano Fest”.

“Befasi e mbrëmjes edhe për festivalin edhe për publikun ishte përpunimi i këngës “Pranvera në Prishtinë” të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj dhe në këtë formë si pjesë pianistike për piano me katër duar sot erdhi si premierë në edicionin e 10-të të Chopin Festit”, tha ajo për KultPlus.

Ndërsa sonte me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të performoj pianisti Istvan Lajko, nga Hungaria . G. Mujaj / KultPlus.com

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj kuq e zi, mësohet arsyeja

Mëngjesin e sotëm në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj kuq e zi. Mësohet se vendosja e këtyre flamujve është bërë për shkak të vizitës së Batalionit amerikan, i cili do të vijë nesër në Prishtinë.

Express ka kontaktuar me kompaninë e cila i ka vendosur flamujt në kryeqytet, ata kanë thënë se vendosja e këtyre flamujve është bërë për nder të vizitës së batalionit amerikan të cilët kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë.

“Janë vendosur sepse të mërkurën batalioni amerikan do të vijë në Prishtinë”, ka thënë një punëtor i kësaj kompanie

E flamuj të tillë ishin parë para disa ditësh edhe në autostradën “Ibrahim Rugova. / KultPlus.com

“Si ka mundësi që nuk jeni po kaq të ndjeshëm dhe nuk reagoni për rrënimin e Gjirokastrës”


Katedralja e Notre Dame mbrëmë u përfshi në flakë dukë bërë kështu që të shkatërrohet një pjesë e saj, duke përfshirë këtu kryesisht çatinë dhe kumbonaren, shkruan KultPlus.

Kjo ndodhi ka lënë të shokuar të gjithë e sidomos dëshmitarët e rastit. Shumë prej tyre janë parë të tmerruar , e disa të tjerë duke kënduar lutje. Ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve nga e gjithë bota, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur trishtimin e tyre për këtë ndodhi. Në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë të cilët duken të shokuar nga kjo ndodhi e madje rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të vizitave të tyre në këtë Katedrale.

Por, gazetarja Erjona Rusi gjithë këtë ndodhi e ka parë nga një këndvështrim tjetër. Përmes një statusi në Facebook, ajo ka pohuar se djegia e Notre Dame është një trishtim por është shprehur e befasuar me shqiptarët se si ka mundësi që nuk janë kaq të ndjeshëm dhe nuk po reagojnë njëjtë edhe për gurë të çmuar të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë të cilët po rrënohen çdo ditë.

Postimi i plotë i Erjona Rusit:

Djegia e Notre Dame eshte padyshim trishtim se po shuhet nje prej ikonave te trashegimise kulturore europiane. 
Por, si ka mundesi qe nuk jeni po kaq te ndjeshem dhe nuk reagoni per rrenimin e Gjirokastres, shkaterrimin e shtepise se Fishtes, per betonin e Velieres, per perpjekjen per te prishur Teatrin Kombetar, per koncensionin e Butrintit, per permbytjen e Xhamise se Plumbit, e shume e shume te tjere gure te cmuar te trashegimise tone kulturore e historike qe po na i vjedhin, po i shqyejne, ose thjesht i kane lene te rrenohen. 
Ne fund te fundit te gjithe keto qe permenda me siper jane pjese e identitetit tone shqiptar, ashtu si Notre Dame per francezet. / KultPlus.com

Imazhet e para që tregojnë dëmtimet brenda Katedrales Notre Dame (VIDEO)

Katedralja e Notre Dame mbrëmë u përfshi në flakë dukë bërë kështu që të shkatërrohet një pjesë e saj, duke përfshirë këtu kryesisht çatinë dhe kumbonaren, shkruan KultPlus.

Kjo ndodhi ka lënë të shokuar të gjithë e sidomos dëshmitarët e rastit. Shumë prej tyre janë parë të tmerruar , e disa të tjerë duke kënduar lutje.

Pas një beteje të vërtet kundër zjarrit, rreth 400 zjarrfikësit që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar atë që mbetet nga katedralja e Notre Dame në Paris, duket sikur ia dolën.

Autoritetet kanë deklaruar që struktura e jashtme e katedrales do të shpëtojë.

Ndërkohë autoritetet religjioze që shërbenin në katedrale njoftuan se reliket më të çmuara, si ajo që cilësohet si kurora me gjemba e Jezusit, kanë shpëtuar dhe janë në një vend të sigurt.

KultPlus ju përcjellë një video të realizuar nga CNN ku shfaqen pamjet e para që tregojnë dëmtimet e Katedrales Notre Dame. / KultPlus.com

Në të njëjtën kohë me Notre Dame, zjarrfikësit u ballafaquan edhe me një zjarr në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem

Derisa katedralja Notre Dame në Parish ishte djegur, një zjarr gjithashtu ka shpërthyer në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zjarr shpërtheu në çatinë e një strukture të njohur si dhoma e lutjes Al Marwani në xhaminë e Al Aqsa në Jerusalem.

Siç shkruan gulfnews.com, zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, por rrezikoi një pjesë të vendit të adhurimit që është mbi 2.000 vjeç.

Ndërsa Agjencia e lajmeve të Palestinës, citon një roje të ketë thënë se të hënën se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit dhe brigada e zjarrit e Jerusalemit, Waqf islam, e trajtoi me sukses çështjen”.

Brigada e zjarrfikësve të Departamentit Islamik Waqf të Jerusalemit arriti të kontrollojë flakët, ndërsa zona aktualisht është e mbyllur për të shqyrtuar shkakun e zjarrit.

Ndërsa Shaikh Azzam Al Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jerusalemit dhe Al Aqsa, ka thënë Al Mamlaka TV të Jordanisë se zjarri doli në oborr dhe hetimet po zhvillohen. /Telegrafi

https://twitter.com/nbntweets/status/1118026059696476160

‘Sonte s’dëgjohet Zonja e Parisit’

Nga Nezir Kraki

Kambanat e Notre Dame nuk dëgjohen më. Dritat anësore që kalimtarit ia mundësonin panoramën e skultuar ndër shekuj në fasadat e saj sonte nuk ndriçojnë. Parisienët e turistët të pafuqishëm e shikojnë Zonjën e Parisit të mbuluar nga tymi dhe errësira. Disa i këndojnë, disa tjerë e vajtojnë, të gjithë e admirojnë. Loti është krejt i natyrshëm sonte.

Nuk mund të përshkruhet pesha e këtij monumenti në historinë, kulturën, kujtesën dhe zemrën e çdo parisieni, çdo francezi, çdo evropiani e çdo botërori. Gjithmonë ka qenë më shumë se katedrale, më shumë se monument, më shumë se vend lutjesh. Ka qenë zemra dhe fryma e këtij qyteti, e këtij vendi.

Ka qenë muzë kryeveprash botërore. Me shekuj inspiroi kolosë të artit e letërsisë. Victor Hugo sonte sigurisht rrotullohet në Panteonin e të mëdhenjve nga era e djegies që Zonja e tij frymëzuese lëshon.

Çfarë trishtimi!

Asnjë luftë, asnjë ndodhi nuk ia kishte shu dritat kësaj Zonje. Shtatë shekuj u ndriçua me pishtarë, një shekull e gjysmë me rrymën moderne.

Franca e krijoi. Veç Franca di t’ia rikthejë dritën Zonjës por shpirti i saj do mbetet me plagë. Kulmi i saj kurrë s’do t’i ketë më 1200 pishat e gdhendura në shekullin e 13-të nga dorë mjeshtri që shekulli ynë nuk njeh.

Çfarë errësire në zemër të dritës!

Në zemër të Parisit. / KultPlus.com

Fotografia: Nezir Kraki



‘Arti dhe historia shkatërrohen para syve tanë’: Dëshmitarët e ndajnë tmerrin e tyre ndërsa Notre Dame është zhytur në flakë

Katedralja e Notre Dame u përfshi në flakë të hënën në një shpërthim të zhurmshëm që shkatërroi pikën parisiane, duke e lënë qytetin, Francën dhe bashkësinë ndërkombëtare të shqetësuar.

Flakët që filluan në mbrëmjen e hershme shpërthyen nëpër çatinë e katedrales shekullore dhe e përfshinë kumbonaren, e cila u rrëzua shpejt pas gjithë çatisë.

Ndërkohë që një pëlhurë e madhe e tymit shpërtheu nëpër qytet dhe hiri ra në një zonë të madhe, parisianët dhe turistët mbetët duke shikuan këtë pamje të tmerrshme, ndërsa të tjerët iu drejtuan mediave sociale për të shprehur pikëllimin e tyre, shkruan DailyMail.

“Shekuj të artit dhe historisë u shkatërruan para syve tanë. Kjo ndërtesë ka qëndruar që nga Mesjeta. Kjo është absolutisht shkatërruese”, shkroi një përdorues i Twitter.

Më vonë në mbrëmje, qytetarët u mblodhën në qytet për të thënë lutje dhe këndonin himne para kishës së Shën Julien Les Pauvres, ndërsa flaka masive vazhdoi vetëm disa qindra metra larg.

KultPlus ju sjellë disa fotografi të cilat përcjellin trishtimin e qytetarëve kur panë me sytë e tyre shkatërrimin e Katedralen Notre Dam. / KultPlus.com

Nga sot hapet Panairi i Edukimit në Prishtinë

Sot në Prishtinë hapet Panairi i Edukimit, i cili do të jetë i hapur për dy ditë, më 16-17 prill.

Panairi i Edukimit është ngjarja më e rëndësishme në vend për promovimin e programeve dhe shërbimeve të çdo institucioni arsimor. Panairi i Edukimit gjithashtu është ngjarje ideale për shfaqjen e ideve dhe punëve kreative të nxënësve dhe studenteve të institucioneve arsimore para gjeneratave të reja.

Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve për bursa dhe gjetjes së punës praktike.

Në panair nxënësit dhe studentët do të takohen dhe bisedojnë me personat përgjegjës të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, ku do të marrin informacione të detajuara për mundësit e studimeve. Do të takohen edhe personat përgjegjës të organizatave dhe Ambasada të huaja në Kosovë, që ofrojë fonde për programe te ndryshme studimi.

Modelet e mira, storiet e suksesit gjithmonë kanë inspiruar shoqëri të tëra, andaj dhe motoja e Panairit të Edukimit këtë vit është “Ne e duam sfidën” Ky panair është edicioni i 13 dhe do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. / KultPlus.com

Miliarderi francez ofron 100 milionë euro për të rindërtuar Katedralen e Notre Dame (FOTO)

Një nga familjet më të pasura të Francës iu është përgjigjur menjëherë thirrjeve të presidentit të vendit për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales dhe ka premtuar 100 milionë euro për të rindërtuar ikonën e Parisit.

“Babai dhe unë vendosëm që menjëherë të nxjerrim nga fondet e Artemis një shumë prej 100 milionë euro për të marrë pjesë në përpjekjet që do të jenë të nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame”, tha François-Henri Pinault, në një deklaratë të cituar nga Le Figaro dhe media të tjera franceze, përcjell Telegrafi.

I riu z. Pinault është kryetari dhe drejtori ekzekutiv i grupit Kering, i cili kontrollon markat e tilla luksoze si Gucci dhe Saint Laurent.

Ai gjithashtu është president i Groupe Artemis, kompani franceze që zotëron shtëpinë e ankandit Christie.

William Plummer@PlummerWilliam

La famille Pinault débloque 100 millions d’euros pour Notre-Dame de Paris (François-Henri Pinault à l’AFP)2,74612:46 AM – Apr 16, 2019Twitter Ads info and privacy1,056 people are talking about this

Ndërsa zjarri përfshiu të hënën në mbrëmje simbolin shekullor, presidenti francez Emmanuel Macron premtoi një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve.

“Ne do ta rindërtojmë”, tha ai. “Ne do të rindërtojmë Notre Dame sepse kjo është ajo që presin francezët, sepse kjo është ajo që meriton historia jonë, sepse është fati ynë”.P

Ndryshe, i riu Pinault është i martuar me aktoren e njohur, Salma Hayek.

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila sot është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1160, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë.

Vetë kisha nga proporcione impozante, në veçanti në kohën kur ishte ndërtuar – ajo është e lartë 128 metra, e gjerë 48 kurse kullat e kambanave janë 69 metra të larta. /Telegrafi/ KultPlus.com

Macron: Struktura e Notre Dame ka shpëtuar, do ta rindërtojmë

Pas një beteje të vërtet kundër zjarrit, rreth 400 zjarrfikësit që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar atë që mbetet nga katedralja e Notre Dame në Paris, duket sikur ia dolën.

Flakët janë pakësuar ndjeshëm, dhe autoritetet kanë deklaruar që struktura e jashtme e katedrales do të shpëtojë. Një lajm i mirë, së bashku me konstatimin që nuk ka patur viktima, në një natë që parisienët dhe jo vetëm vështirë se do të harrojnë lehtësisht.

Presidenti francez Emmanuel Macron ndoqi nga afër operacionet, dhe deklaroi se “falë kurajës së zjarrfikësve, kemi shmangur më të keqen, kemi shpëtuar strukturën”, duke shtuar që katedralen do ta rindërtojmë , të gjithë së bashku. Është ajo që presin francezët, dhe që meriton historia jonë”.  

Ndërkohë autoritetet religjioze që shërbenin në katedrale njoftuan se reliket më të çmuara, si ajo që cilësohet si kurora me gjemba e Jezusit, kanë shpëtuar dhe janë në një vend të sigurt.

Qarku i Shkodrës, 168 festa për provimin e potencialeve turistike

Me qëllim promovimin e Shkodrës si destinacion turistik, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj, shoqatat e turizmit kanë realizuar kalendarin e parë me 168 festa lokale, që do të organizohen gjatë 2019-s.

Një iniciativë, që pritet ta shndërrojë Shkodrën në një festival vlerash, traditash, për të pritur shumë më shumë turistë. Ky ishte një nga qëllimet e aktivitetit, që ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi realizoi me operatorë turistikë, banorë, përfaqësues të shoqatave të mjedisit dhe të turizmit, në praninë e prefektit të qarkut Shkodër dhe deputetit socialist Ditmir Bushati, në liqenin e Shirokës. Aktivitet i zhvilluar në kuadër të diskutimit që ministri Klosi ka nisur në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë, ka si qëllim sigurimin e një pasaporte për çdo zonë të mbrojtur dhe shndërrimin e tyre në destinacione turistike.

”Zona e liqenit të Shkodrës padyshim mund të shndërrohet fare lehtë në një destinacion të vërtetë turistik, që është jo vetëm i bukur, jo vetëm mikpritës, por që ka edhe rregulla menaxhimi. E kush më mirë se komuniteti që jeton me liqenin, që e shfrytëzon atë, do duhej të ishte disktutanti i parë për këtë temë. Pra, çfarë mund të bëjmë që ky liqen të jetë një destinacion turistik? Ku jemi ne që të kemi mundësinë që t’i afrojmë një ofertë tjetër turistike? A e kemi ne këtë në Shirokë? Padyshim që e kemi mundësinë që këtu të jetë një pikë ku të gjithë të ndalojnë. Dhe investimet që po bën buxheti i shtetit nëpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit me një projekt transformues të zonës, për ta bërë atë një qytet karakteristik të gjithë rajonit të Mesdheut”, tha ministri Klosi.

Ministri tha se gjatë këtij viti turistik, do të organizohen mbi 200 festa lokale, që nuk do të shtrihen vetëm në sezon, por gjatë gjithë vitit.

”Qarku i Shkodrës ka evidentuar plot 168 festa fetare, lokale, të turizmit, agroturizmit të cilat mund të jenë një spunto e vërtetë që në qoftë se kemi mundësinë që këtë ta promovojmë të kemi se ku të çojmë turistët apo ku t’i çojmë pushuesit shkodranë, lezhjanë tiranasit. Vjet ne tentuam për të organizuar festën e Krapit këtu në liqenin e Shkodrës. Është një ide që do ta mbështesim këtë vit për të pasur mundësinë që jo vetëm të vijnë dhe të kemi një ekspoze të gjithë këtyre lokaleve që prodhojnë këtë produkt kaq interesant dhe me kaq emër në të gjithë Shqipërinë saqë ne të kemi një lidhje, por të kemi një garanci dhe kjo garanci na duhet dhënë që sot nga operatorët e hoteleve dhe restoranteve të gjithë qarkut që në qoftë se caktojmë disa ditë në sezonin turistik apo dy tre herë ta bëjmë këtë gjatë sezonit turistik, tur operatorët sjellin këtu autobusët me turistë që jo vetëm të shikojnë bukurinë e liqenit, por të testojnë produktin tuaj dhe të bëjnë biznes”, u shpreh ministri Klosi, i cili pranoi se megjithëse Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, ka ende plazhe si Velipoja apo Rrjolli, ku ujërat e zeza derdhen në det.

“Pra këtu janë disa kontradikta që koha do t’i përmirësojë, por ne duhet që t’i japim më shumë vrull dhe për këtë duhet të kemi më shumë ekonomi, më shumë biznes, të kemi më shumë turizëm dhe t’ju kemi të gjithë së bashku në këtë përpjekje të mirëstrukturuar”, tha ministri Klosi. /a.a/ /a.g/

Disa fotografi të katedrales Notre Dame që tregojnë historinë e saj të rëndësishme

The Saint-Michel bridge, the Hôtel-Dieu, and the Notre-Dame cathedral before 1857.
Ura Saint Michel dhe katedralja Notre Dame para vitit 1857/ Roger Viollet/ Getty Images
Interior of the Cathedral of Notre-Dame as drawn by Thomas Allom from France Illustrated, 1845.
Interieri i Notre Dame sipas vizatimeve të Thomas Allom, 1845
Notre-Dame Cathedral, France, late 19th or early 20th century. The Gothic Cathedral of Notre Dame de Paris was begun in the 12th century. The western facade was built between c1200 and 1225.
Notre Dame në fund të shek. XIX/ Getty Images
The Rose window at the Cathedral.
Dritarja, Notre Dame, Phas/ Getty Images
The exterior of the cathedral is adorned with sculptures illustrating biblical stories, known as the "poor people's book," as, historically, the majority of parishioners could not read. Left: Christian martyr Saint Denis holding his head; Right: Statue of Saint Veronique holding the shroud of Christ
Statujat e katedrales të cilat tregojnë histori të ndryshme biblike.
Joséphine kneels before Napoléon I during his coronation at Notre Dame.
Kurorëzimi i Napoleonit 1807 Jacques-Louis David
The emperor arriving at Notre-Dame from "Book of the Coronation" by Percier and Fontaine.
Nga libri i Percier and Fontaine
American Anti-Aircraft gun positioned close to the Cathedral of Notre-Dame during the Liberation of Paris, 1945.
Gjatë çlirimit të Parisit 1945
U.S. soldiers fill the pews of Notre Dame Cathedral during the GI memorial service for US President Roosevelt on April 16, 1945.
Ushtarë amerikan gjatë shërbimeve memoriale për presidentin Roosvelt, 1945
A photo taken circa Aug. 23, 1944 during World War II shows a flaming vehicle close to the Pont Saint-Michel and Notre Dame Cathedral Notre-Dame as part of the "Battle of Paris" opposing the French Forces of the Interior and remaining Nazi forces, a few days before the Liberation of Paris on Aug. 25, 1944.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore
Philippe Petit, a 21-year-old professional tightrope walker, perches 225 feet above the ground, between the two towers of Notre Dame cathedral, Paris, on June 26, 1971, during a stunt which lasted several hours, with police unable to bring him down.
Akrobatiku, Philippe Petit, 1971
A gargoyle on top of the Notre Dame Cathedral in July 1980.
Barbara Alper, Getty Images
Notre-Dame de Paris Cathedral with a general view of the Seine river and its surroundings, June 26, 2018.
2018, Ludovic Marin
A photo taken on June 28, 2017 shows the roof of Notre Dame Cathedral, as the monument needs a huge restoration.
Katedralja Notre Dame kërkon fonde për restaurim, Martin Bureau, AFP, Getty Images, 2017
Snow blankets the bank of the River Seine and Notre-Dame Cathedral.
Andia/ Getty Images
Tourists take in the view from the Notre-Dame Cathedral in October 2018.
Frederic Soltan/ Getty Images, 2018
A statue of Saint John is removed from the spire of Notre Dame Cathedral by a crane before restoration work on April 11, 2019.
Zhvendosja e statujes “Saint John” gjatë renovimit, prill 2019, Philippe Wojazer, Reuters
A man watches the landmark Notre-Dame Cathedral, engulfed in flames, in central Paris on April 15, 2019.
Një njeri duke shikuar katedralen në zjarr, 15 prill, 2019, Geoffroy Van Der Hasselt, Getty Images
Smoke and flames rise during a fire at the landmark Notre-Dame Cathedral on the evening of April 15, 2019.
Flakë dhe tym, 15 prill 2019, Ludovic Marin, Getty Images