Katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame është përfshirë nga flakët, që kanë shkatërruar simbolin parisian, e një humbje e madhe për Francën.
Më poshtë janë pesë fakte rreth kryeveprës Gotike.
1. Guri i parë i katedrales “Notre Dame de Paris” (Zonja Jonë e Parisit) është vendosur në vitin 1163 nën sundimin e Louis VII, derisa qyteti mesjetar i Parisit ishte duke u rritur në popullsi dhe rëndësi, në të dyja aspektet, politike e ekonomike në Mbretërinë Franceze.
2. Ndërtimet e saja kanë vazhduar deri në shekullin e ardhshëm, ndërsa restaurime të mëdha i janë bërë në shekullin e 17-të dhe 18-të. Punimet e gurit e të qelqit në dritare krijojnë imazhe dhe mësime nga Bibla.
3. Strukturat dominuese janë dy kambanore të ndërtuara në shekullin e 13-të.
4. 387 shkallët e saja deri në kulla i dërgon vizitorët te Galeria e Chimeras, krijesa mitike që zakonisht përbëhet nga më shumë se një kafshë. Më e famshmja e tyre e quajtur “Stryge” qëndron në maje të katedrales duke shikuar Parisin, duke mbajtur kokën me duart e tij.
5. Viktor Hugo ka përdorur katedralen si një mjedis për romanin e tij në vitin 1831, “The Hunchback of Notre-Dame”. Quasimodo, karakteri kryesor në roman, është i frikësuar nga parisienët për shkak të deformimit të tij, por gjen strehë në katedrale dhe punësohet për t’i rënë ziles. Quasimodo është portretizuar nga aktorët Hollivudian, përfshirë Charles Laughton e është adaptuar në karakter nga Disney./ KultPlus.com
Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo. Padashur ajo i mbylli sytë përsëri. Por më kot.
I dukej sikur edhe përmes qepallave të saj ngjyrë trëndafili po e shihte atë maskë përbindëshi, i cili ishte qorr me një sy dhe i kishte dhëmbët si çataj. Atëherë, ndërsa po i mbante sytë mbyllur, ajo dëgjoi një zë të vrazhdë, që po fliste plot ëmbëlsi: – Mos u trembni, mua më keni mik. Erdha të shihja nëse po flinit. Unë nuk ju bëj ndonjë të keqe në qoftë se vij të shoh nëse flini, apo jo? Ç’punë ju prishet nëse unë rri këtu, kur ju i mbani sytë të mbyllur. Tani po iki.
Shikoni, tani jam prapa murit. Ju mund t’i hapni sytë. Dhe, më i përvajshëm se fjalët, ishte theksimi me të cilin ai i shqiptonte ato. Cigania, e ngashëryer, hapi sytë. Te dritarja nuk kishte asnjeri. Ajo u afrua atje dhe pa gungaçin e shkretë, që ishte strukur në një qoshe të murit, kryeulët dhe i brengosur. Atëherë vajza e mposhti me pahir neverinë që i ngjallte dhe i tha me ngadalë: – Ejani.
Nga lëvizja e buzëve të saj, Kuazimodo pandehu se ajo po e dëbonte; atëherë ai u ngrit dhe, duke ecur çalë – çalë, u largua kokëvarur, pa guxuar as t’i hidhte Esmeraldës vështrimin e tij, që ishte i mbushur me dëshpërim. – Ejani, pra!- thirri ajo. Por ai vazhdoi të largohej. Atëherë vajza doli nga qelia, e arriti atë dhe e zuri për krahu. Kur ndjeu dorën e saj, Kuazimodos i shkuan mornica në trup.
Ai i hodhi asaj një vështrim përgjërues me syrin e tij të vetëm dhe, duke parë se ajo po kërkonte ta afronte, i rrëzëlleu fytyra nga gëzimi dhe përmallimi. Ajo deshi ta fuste në qelinë e saj, por ai u tregua kokëfortë dhe qëndroi te pragu. – Jo, jo, – ia bëri ai, – bufi nuk mund të hyjë në folenë e laureshës. Atëherë ajo u ul hijshëm mbi shtrat bashkë me dhinë, të cilën e zuri gjumi te këmbët e saj. Që të dy ndenjën një copë herë pa lëvizur dhe në heshtje: ai duke soditur bukurinë e saj dhe ajo duke u habitur me shëmtimin e tij.
Vajza po zbulonte te Kuazimodo për çdo çast një shëmtim të ri. Vështrimi i saj hidhej prej atyre gjunjëve të shtrembër te shpina gungaçe, prej shpinës gungaçe te syri i vetëm. Ajo nuk arrinte ta kuptonte se si mund të kishte në botë një krijesë kaq të shëmtuar. Por këtë shëmtim e mbulonte një melankoli dhe një butësi aq e madhe, saqë pak nga pak ajo filloi të mësohej me të.
Gungaçi e theu heshtjen i pari: – Më thatë të kthehesha? – Po, – iu përgjigj ajo, duke pohuar me kokë. Ai e kuptoi atë pohim me kokë. – Medet!- vazhdoi të thoshte ai si me ngurrim. –Unë jam… shurdh. – I shkreti!- thirri vajza me një shprehje plot dashamirësi dhe dhimbsuri. Ai buzëqeshi me hidhërim. – Si ju duket: vetëm kjo më mungonte, apo jo? Kurse ju jeni kaq e bukur! Në zërin e atij fatziu ndihej një brengë aq e thellë, saqë ciganes nuk i bëri zemra të thoshte asnjë fjalë: le që Kuazimodua as që do ta kishte dëgjuar. Ai vazhdoi: – Kurrë s’e kisha ndjerë shëmtimin tim kaq fort sa tani. Kur e krahasoj veten me ju, më vjen keq për veten time, për një përbindësh të mjerë siç jam unë. Pa më thoni: unë ju dukem si ndonjë egërsirë pylli, apo jo? Ju jeni një rreze dielli, një cirkë vese, një këngë bilbili. Kurse unë jam diçka e llahtarshme, as njeri dhe as kafshë; jam një send më i vrazhdë, më i shëmtuar dhe më i përçmuar se një copë gur! Ai zuri të qeshte dhe asgjë në botë nuk mund të krahasohej me atë të qeshur, që të copëtonte zemrën./bota.al/ KultPlus.com
Sot në Paris ka marrë flakë katedralja Notre Dame madje mbi çatinë e saj ka rënë edhe kumbonarja e gjatë 90 metra. Zjarrit besohet që të ketë ndodhur si pasojë e punimeve që kanë qenë duke u zhvilluar në katedrale. Mirëpo fajin për këtë lajm të rëndë për trashëgiminë kulturore të botës , mediat në Serbi janë duke ia lënë Kosovës.
“Franca gjashtë muaj më parë e vendosi
flamurin e shteti të rremë të Kosovës dhe sonte katedralja ka marrë flakë. Kjo është
një ndëshkim nga zoti”, është pjesa e publikuar nga informer.rs
Në nëntor të vitin të kaluar, gjashtë muaj më parë, në katedralen Notre Dame ishte ngritur për herë të parë, flamuri i Kosovës në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore./ KultPlus.com
Kanë kaluar më shumë se 530 vjet nga zanafilla e një ndër historive më të bukura të dashurisë dhe mëshirës humane, asaj mes Kuazimodos dhe Esmeraldës.
Më
6 janar 1482 Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve në Paris, si personi më i
shëmtuar i Parisit.
Ndërkohë
Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e
shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit por veçanërisht atë
të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit.
Në këtë kryevepër të mrekullueshme të Viktor Hugo, nuk mund të harrohen pamjet kur Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bën thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij.
Rrjedha
e ngjarjeje të kësaj historie kaq interesante, vërtitet e gjitha në murret e
ndërtesës mbi 580 vjeçare, Katedrales “Notre Dame” në Paris.
Pas
varjes së të bukurës Esmeralda, Kuazimodo shkon dhe shtrihet mbi kufomën e saj
ku e kishin hedhur pas ekzekutimit.
Rreth
2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i
ndajnë, kthehen në pluhur.
Në
pluhur po kthehen edhe murret e Katedrales historike. Prej orësh “Notre Dame”
është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Kjo
është një fatkeqësi e madhe për të gjithë botën.
Ndërkohë që bien murret e kësaj Katedraleje, bien edhe qindra mijëra pjesë historie që ajo i ka mbartur ndër
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.
Zjarrfikësit thonë që flakët kanë shpërthyer në zonën e çatisë së katedrales. Nga pamjet dallohet që maja e katadrales, rreth 93 metra e lartë, cilësuar si simboli i Parisit, që është rrafshuar plotësisht.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.
Kumbonarja e Katedrales Notre Dame në Paris është rrëzuar si pasojë e zjarrit masiv që ka kapluar katedralen, shkruan KultPlus.
Kryebashkiaku i qytetit dhe zjarrfikësit i
paralajmëruan njerëzit që të qëndrojnë sa më larg zonës. Deri tani nuk është
raportuar për të lënduar. Pritet që në vendin e ngjarjes të arrin edhe
presidenti Emmanuel Macron.
Në videot e publikuar shihet sesi kumbonarja e gjatë 90 metra bie mbi çati.
Për vitin 2019 producentët e Eurovizionit kanë ardhur me një ide interesant ku katër të ftuarit, Conchita, Mans Zelmerlow, Verka Serduchka dhe Eleni Foureira do të këndojnë këngët e njëri-tjetrit, shkruan KultPlus.
Conchita do të këndojë këngën “Heroes” të Mans
Zelmerlow (Suedia 2015), ndërsa Mans këngën “Fuego” të shqiptares Eleni
Foureira, përfaqësueses së Qipros vitin e kaluar.
Eleni do të këndojë këngën “Dancin Lasha Tumbai të Verka Serduchka derisa Verka do të këndoj këngë fituese të edicionit të kaluar të Eurovizionit, “Toy” nga Netta.
Ndërsa në fund katër artistët do të performojnë së bashku këngën Hallelujah./ KultPlus.com
Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris. Sipas njoftimeve të para, zjarri ka lidhje me renovimet të cilat janë duke ndodhur në këtë katedrale.
Vitin e kaluar kjo katedrale kërkoi ndihmë urgjente për mirëmbajtjen dhe renovimin e saj. Zjarri fillimisht kishte përfshirë papfingon e katedrales. Menjëherë për të ndalur zjarrin ndërhynë zjarrfikësit të cilët edhe e krijuan një perimetër sigurie rreth katedrales./ KultPlus.com
Pjesëmarrjen
në Eurovizion e Shqipërisë nisi në vitin 2004 kur ky shtet u përfaqësua nga Anjeza
Shahini me këngën “Imazhi yt”. Kënga u këndua në anglisht, me titull ”The Image
Of You”, shkruan KultPlus.
Anjeza Shahini me këtë këngë u kualifikua për në finale, ku u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese.
Pas Anjezës në vitin 2005 në Eurovizion u paraqit
Ledina Çelo me këngën “Tomorrow I Go” e cila zuri vendin e 16-të. Në
vitin 2006 në këtë garë u paraqit Luiz Ejlli me këngën “Zjarr e
ftohtë”, ndërsa në vitin 2007 Frederik Ndoci me këngën “Hear My
Plea”, anjëri nga ta nuk arriti që te kualifikohet në finale.
Shqipëria në Eurovizion në vitin 2008 u përfaqësua
nga Olta Boka me këngën “Zemrën e lamë peng” e cila zuri vendin e
17-të në finale. Në vitin 2009 u paraqit Kejsi Tola me këngën “Carry Me in
Your Dreams” e cila po ashtu zuri vendin e 17-të. Në vitin 2010 u paraqit Juliana
Pasha me këngën “It’s All About You” e cila fitoi 76 pikë dhe zuri
vendin e 19. Në vitin 2011 Shqipëria u përfaqsua nga Aurela Gaçe me këngën “Feel the Passion” e cila nuk u
kualifikua për në finale.
Arritje
të mëdha në këtë garë muzike me paraqitjen e saj në Eurovizion pati Rona Nishliu në vitin 2012 e cila e dërgoj
Shqipërinë në finale. Ajo në Eurovizion u paraqit me këngën “Suss” e cila u
vlerësua me 146 pikë e cila zuri vendin e 5-të.
Në vitin 2013 në Eurovizion u paraqiten Adrian Lulgjuraj
dhe Bledar Sejko me këngën “Identitet” e cila nuk u kualifikua në
finale. Në vitin 2014 u paraqit Hersi Matmuja me këngën “One Night’s
Anger” e cila po ashtu nuk u kualifikua në finale. Në vitin 2015 në
Eurovizion u paraqit Elhaida Dani me këngën
“I’m Alive” e cila zuri vendin e 17 në finale.
Në vitin 2016 Shqipëria u përfaqësua nga Eneda
Tarifa me këngën “Fairytale” e cila nuk u kualifikua në finale. Në
vitin 2017 u paraqit Lindita Halimi me këngën “World” e cila po ashtu
nuk u kualifikua në finale.
Në vitin 2018 Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” e cila fitoi 162 pikë dhe zuri vendin e 11-të në finale.
Ndërsa këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga Jonida Maliqi, me këngën ‘Ktheju tokës’. Eurovizion këtë vit do të mbahet në Telaviv të Izrealit, me datat 14, 16 dhe 18 maj. / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i është përgjigjur një kritike në Twitter se përse ajo kishte shkuar në Liban për të takuar dhe përkrahur fëmijët refugjatë sirianë e nuk po ndihmon në vendlindje, në Kosovë.
“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë po vuajnë pa shtëpi e pa ushqim. Ju shkoni në Lindje të Mesme për të ndihmuar arabët e jo popullin tuaj”, ishte kritika që kishte marrë këngëtarja.
“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet SunnyHillFoundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes uebfaqes tonë”, ka shkruar ajo.
“Sunny Hill Foundation” ka dhuruar vitin e shkuar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore e shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 apo 10 mijë euro./ KultPlus.com
Dua Lipa tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë në kuadër të aktiviteteve të saj me UNICEF-in, shkruan KultPlus.
Kjo e fundit gjatë vizitës atje ka mësuar më shumë për këtë
vend duke ndarë kohën e saj me refugjatët atje për të cilët është shprehur se
ka një lidhje të veçantë.
Ajo po ashtu këtë kohë ka mësuar edhe për traditat dhe zakonte e refugjatëve si dhe ka vallëzuar së bashku me ta. Lipa ka theksuar se asnjë familje apo fëmijë nuk zgjedh që të lë me dëshirë vendin e tyre./ KultPlus.com
Rita
Ora dhe Kygo kanë punuar së bashku për të sjellë këngën për filmin e ri “Detektivi
Pikachu”, shkruan KultPlus.
Filmi Detektivi Pikachu do të shfaqet në kinema me 10 maj në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ryan Reynolds do të jetë zëri i Pokemonit ndërsa pjesë e kastës do të jetë edhe Rita Ora mirëpo akoma nuk është zbuluar se cili personazh i filmit./ KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës këtë muaj hap ekspozitën METAXYUM- Grouping-Moving-Spreading e cila është realizuar nga World Anonymous Society W.A.S. dhe The Activists, shkruan KultPlus.
Ekspozita “Metaxyum” -nga greqishtja e lashtë metaxy μεταξύ / në mes- është një formë prezantimi që nuk përfaqëson asgjë tjetër përveç vetvetes, pra gjendjen e ndërmjetme. Metaxyum është diçka midis një Muzeu dhe një Wunderkammer, mes origjinalit dhe kopjes, mes reales dhe fiktives, mes artit dhe asaj çfarë vjen pas.
Ceremonia e hapjes do të bëhet këtë të premten më 19 prill duke filluar nga ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të zgjasë deri më 19 maj. / KultPlus.com
Gati dy mijë vjet pasi u shkatërrua nga erupsioni i Vezuvit, Pompei antik ende vazhdon t’i nxjerrë sekretet e veta të varrosura.
Freska fantastike, mozaikë të ruajtur mirë, mbishkrimet mbresëlënëse janë vetëm disa prej gjetjeve në kuadër të hulumtimit më të madh për këtë lokalitet, që kanë nisur qysh prej viteve ‘50 të shekullit të kaluar.
Pompei tash e sa kohë vlon prej punëtorëve fizikë, arkeologëve e konservuesve.
Ky shpërthim aktivitetesh vjen në kuadër të projektit të madh për ruajtjen e Pompeit që ka nisur qysh prej vitit 2012, pas disa shembjeve të objekteve që ndodhën si pasojë e lënies pas dore të tyre, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Bashkimi Evropian dhe Italia asokohe morën vendim që të investojnë 105 milionë euro për ta ndërprerë shkatërrimin e njërit prej lokaliteteve arkeologjike më madhështore në botë.
“Rreziku prej shembjeve me dëm të madh, tashmë i ka takon së kaluarës. Pompei tash është goxha i sigurt”, ka thënë arkeologu Francesco Muscolino.
Punimet e zgjeruara konservuese ua kanë mundësuar ekspertëve të zbulojnë pjesë të Pompeit, që deri më tash kanë të mbuluara përfshirë dy shtëpi të mëdha, rrugica dhe një kafehane antike.
Pompei u mbulua nga hiri vullkanik në erupsionin e Vezuvit në vitin 79.
Në qytet humbën jetën mijëra njerëz, që nuk e dinin se po jetojnë rrëzë njërin prej vullkaneve më të mëdha evropianë. Kujtimi për këtë katastrofë u zbeh me kohë dhe tek në vitin 1748 u kryen gërmimet e para që mund të cilësoheshin të rëndësishme, e ato më përmbajtjesore, tek pas një shekulli.
Por deri në fund të shekullit XX, neglizhenca, mosfinancimi dhe përmbytjet e shpeshta e bënë të veten.
Në vitin 2010, turistët kishin qasje vetëm në 15 për qind të lokalitetit që ishte e gërmuar, dhe për vizita ishin të hapura hiç më shumë se 10 shtëpi për dallim prej 64 sosh që ishin të qasshme para 50 vjetësh.
Sot, turistët mund të vizitojnë 70 për qind të qytetit të gërmuar dhe mbi 30 ndërtesa krejtësisht të rinovuara. Kjo ka ndikuar me rritjen e numrit të vizitorëve. Vitin e kaluar Pompein e vizituan 3.5 milionë vizitorë, trefish më shumë sesa para një dekade.
Në mesin e freskave të zbuluara së fundmi, e një rëndësie të veçantë është edhe ajo që portretizon Narcisin tek vështron reflektimin e vet në liqe, dhe atë që paraqet zotin antik grek Zeus që shndërrohet në mjellmë për ta joshur mbretëreshën spartane, Ledën.
“Ato ishin gjetje mbresëlënëse, sepse freskat janë fort të bukura dhe në gjendje të shkëlqyeshme”, ka thënë konservuesja Stefania Giudice.
Por mbase gjetja me e rëndësishme, në shikim të parë, dukej si diçka krejt tjetër. Bëhej fjalë për mbishkrim të shkurtër me thëngjill, në murin e një shtëpie ku u gjetën gjashtë trupa. Mbishkrimi mbante datën 17 tetor, dhe pasi arkeologët besojnë se është shkruar pak kohë para erupsionit, kjo do të thotë se katastrofa ka ngjarë dy muaj më vonë sesa koha për të cilën mendoj para kësaj gjetjeje.
Një e treta e Pompeit, qytetit që shtrihej në më shumë se 66 hektarë, nuk është gërmuar asnjëherë deri më tani. Tash për tash, nuk ka as plane për gërmime të reja pasi në fokus është konservimi.
“Lokalitetet arkeologjike janë si fëmijët. Duhet të kujdeseni për to. Nuk mund ta lini pas dore atë që është gërmuar e të nisni projekt tjetër”, ka thënë Giudice./ KultPlus.com
Misteri i emrit, piktura më e hershme,
mësuesi i shastisur, mënyra e të shkruarit dhe aksidentet e fëmijërisë. Si iu
shkatërruan 12 vite punë në një minutë. Dhe a e dinit që Njeriu Vitruvian është
një mënyrë për të treguar zgjerimin e universit tonë? Lexoni këto 16 fakte
shumë interesante për jetën e një gjeniu të vërtetë.
1. Një fëmijë i paligjshëm!
Ai lindi si biri jashtë martese i Piero
Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë
nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17
gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.
2. Emri i një qyteti!
Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në
Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e
tij sot.
3. Pa arsimim formal!
Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk
mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.
4. Personi që qëndron prapa aftësive të
tij!
Talenti i tij artistik u vlerësua së
pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë
pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi
teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe
e trajnoi atë në artet mekanike.
5. Piktura e tij më e hershme!
Megjithëse puna e tij e parë mendohet të
jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç
raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth
1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin
Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën,
Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do
të quhej “Biri i Perëndisë”.
6. Kur mësuesi u impresionua me punën e
tij!
Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea
del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan
pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u
pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë
përshtypje mësuesit të tij.
7.
Shkrimi, nga e djathta në të majtë!
Leonardo
da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të
majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për
t’u lexuar nga të tjerët.
8.
Adhurues i kafshëve!
Ai ishte
shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze.
Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.
9. Një
vegjetarian i rreptë!
Gjatë
gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë,
gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.
10.
Incidentet e fëmijërisë!
Leonardo
mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë
ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë
ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund
të ndodheshin disa përbindësha.
11.
Shtëpia e fëmijërisë!
Kush nuk
dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e
fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit
të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të
famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.
12. Vepra
e parë e porositur
Në vitin 1478, ai u bë një
mjeshtër i pavarur dhe rreth vitit 1482, filloi të pikturonte veprën e tij të
parë të porositur – “Adhurimi i Magjistarëve”. Megjithatë, ai kurrë nuk mundi
ta përfundonte atë vepër.
13. Kur 12 vite punë iu
shkatërruan brenda një minute!
Në fund të shekullit të 15-të, ai
u zhvendos në Milano për të krijuar një statujë kuajsh të lartë 5 metra (në
bronz) për të nderuar Francesco Sforzën (themeluesi i dinastisë së klanit të
atëhershëm Sforza). Ai punoi për 12 vjet në këtë projekt dhe përgatiti një
model balte të kalit në vitin 1493. Megjithatë, gjatë luftës që afroi, ajo u
shkatërrua kur Sforzat ranë nga pushteti në 1499.
14. Ai vizatonte një simetri të
përsosur të trupit të njeriut!
Bazuar në punën e arkitektit Vitruvius, Leonardo da Vinçi
përshkroi përmasat e trupit të njeriut në vizatimin e tij – Njeriu Vitruvian.
Ai e vizatoi këtë rreth vitit 1490 dhe vizatimi supozohet të jetë zgjerimi i
universit, në formën e trupit njerëzor.
15.
Piktura murale më e famshme në botë!
Në fund të shekullit të 15-të,
Leonardo da Vinçi krijoi një pikturë murale – “Darka e Fundit”. Ishte pjesë e
një plani për të restauruar kishat e Milanos. Piktura murale përshkruan skenën
e Darkës së Fundit të Jezusit me dymbëdhjetë dishepujt e tij, kur Jezusi
njoftoi se njëri prej tyre do ta tradhëtonte.
16. Kur
pikturoi një buzëqeshje misterioze!
Midis 1503 dhe 1506, Leonardo krijoi pikturën më të famshme në botë – Mona Lisa. Gruaja e përshkruar në pikturë ka qenë një objekt spekulimesh. Më parë mendohej të ishte Mona Lisa Gherardini, një kurtizane dhe më vonë, ajo u mendua të ishte Lisa del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo. Piktura është e njohur për buzëqeshjen misterioze të gruas. Mbreti Francis I i Francës e kishte blerë pikturën dhe tani është pronë e Republikës Franceze. Piktura origjinale është shfaqur në Muzeun e Luvrit në Paris që nga viti 1797. Piktura ka fituar shumë lavdi, si më e vizituara, më e njohura, më e kënduara, më e shkruara etj./KultPlus.com
‘Kosova gjatë viteve 1912-1915’ është libri i botuar nga Shpend Avdiu, i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Libri trajton temat politike e ushtarake në Kosovë në vitet 1908-1912, Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare 1912, Kosova gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, si dhe zhvillimet tjera politike të shtetit serb dhe të vendeve të tjera ballkanike që janë të ndërlidhura me zhvillimet politike në Kosovë.
Po ashtu këtij libri i bashkëngjiten edhe zhvillimet e kryengritjeve antiserbe në Kosovë 1913-1915, administrimi, kolonizimi, shpërnguljet, dhe pasojat e tjera siç janë krimet shtetërore, konvertimi i dhunshëm i shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në ritin ortodoks. / KultPlus.com
Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.
Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja vdekjeprurëse artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë, është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh, në vëndin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës. Në një fletë të muzeut të atëhershëm në Shkodër, në datën 30 prill 1972, aktori i madh shqiptar shkruan me dashuri për Shkodrën: Jam i lumtur që mbas tridhjetë e nji vjetë të gjindem në Shkodër, në qytet ku kam kaluar vitet e para të fëminisë s’ime, rrajët kishin qënë të thella dhe të pa shpërngulta…..Bekim Ibrahim Fehmiu….Shkodër me 30-Prill. 1972.
Një gjuhë e bukur në një shqipe të veriut dhe sidomos shprehja “
të pa shpërngulta” në atë kohë ishin shumë domethënëse për të gjithë ato që
kishin mundësi ti lexonin. Një dedikim dhe përshtypje e ndjerë e një kosovari “gjysëm
shkodran” me origjinë nga Gjakova, që kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së
tij dhe fillimin e shkollës në qytetin e Shkodrës. I jati tij Ibrahim Fehmiu, i
lidhur me patriotët anti serbë, por edhe me një përndjekje të gjatë, ka qenë
një mësues si në vitet 20-të, por edhe një qytetar i Shkodrës në vitin 39-të
dhe drejtor didaktik i shkollave fillore.
Sikundër thotë dhe djali i
aktorit të madh që tashmë nuk jeton Uliksi, emrat e fëmijëve të Ibrahimit ishin
vënë kështu: Vajza më e madhe u quajt Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj
shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të
mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të
shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin;
Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër
për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.
Afërdita është edhe vajza që ka lindur në Shkodër. Por një pjesë e
madhe e fëmijëve kanë qënë në shkollë në qytetin e madh verior në
shkollën “Skanderbeg” të lagjes Rus. Bekimi është larguar nga Shkodra në vitin
41 dhe në këtë mënyrë ai shkruan i qartë dhe mungesën prej 31 vitesh në qytetin
ku ka mësuar për herë të parë të lexojë.
Në Shkodër në atë kohë, edhe pse me një kujdes të madh nga ana e
autoriteteve si të partisë e cila kontrollonte gjithshka dhe më në prapavijë
atyre të sigurimit, e kanë pritur me një gëzim dhe respekt të madh njerzit,
sidomos ato të kulturës dhe artit. E gjithë trupa e teatrit “Migjeni” dhe pjesët
intelektuale të qytetit, por dhe kulturës në veçanti, kanë mundur të jenë afër
tij. Shoqëruesi i përhershëm i Fehmiut ka qënë drejtori i atëhershëm i teatrit
Jovan Vojushi që nuk jetom më. Fehmiu i veshur në mënyrë të kohës, por tepër
serioz, ka dalë në disa dhjetra foto me të ndjerët Serafin Fanku e Tano
Banushi, Vitore Nino e Bep Shiroka, por edhe Bik Pepa e Mërgim Muhja si dhe të
tjerë, të cilët nuk janë më. Janë në foto në një gëzim të veçantë shumë artistë
të skenës shqiptare, letrarë dhe kompozitorë e këngëtarë të Shkodrës.
Janë në foto me Fehmiun, Fadil Kraja, Esat Kola, Ymer Bala dhe Katrina
Biga, Bik Ndoja dhe Mark Kaftalli, Paulin Preka dhe i riu Zef Deda në atë kohë,
e vogla e asaj kohe Violeta Zefi, por dhe Bruno Shllaku etj etj. Me aktorin e
madh janë shumë e shumë artistë, dhe patjetër Fehmiu ka takuar ose më mirë të
themi është lejuar të takojë edhe qytetarë të ndryshëm në rrugët e Shkodrës. Ai
ka takuar edhe bashkëshorten e Bajram Currit dhe familjen e saj në Shkodër, ka
vizituar Muzeun e Shkodrës, dhe ka takuar shumë njerëz të historisë dhe
letrave, në mes tyre edhe prof Karahman Ulqinin, por edhe shumë të tjerë, dhe
është interesuar në mënyrë të veçantë për historinë. Në një nga sektorët ku ka
qënë edhe historia e Gjergj Kastriotit, Fehmiu i emocionuar shumë, ka kujtuar
se “duhet një film i madh i luajtur nga një shqiptar për Skënderbun” dhe nga
kjo batutë, ka dalë edhe e thëna e asaj kohe, se Bekim Fehmiu, ka kërkuar të
luajë Skënderbun.
Në fakt, Fehmiu ka treguar se nuk ka një film për Skënderbeun, të luajtur
nga një shqiptar, duke ditur se aktori i filmit të realizuar kryesisht nga
sovjetikët, ishte një aktor gjeorgjan. Vizita e Fehmiut, ka bërë një bujë të
madhe në qytetin e Shkodrës dhe duhet thënë se në atë kohë një aktor i tillë, i
përmasave të mëdha, që kishte luajtur një nga filmat më të realizuar për
“Odisenë”, është parë edhe me interesin e madh të një “lirie” dhe kontakti me
botën. Fehmiu ka vizituar edhe në shtëpinë e dikurshme, dhe është interesuar
edhe për të dhëna të tjera mbi familjen dhe sidomos të jatin e tij.
Është interesuar për të shkuarën e familjes dhe miqësitë e dikurshme, apo edhe për emra të komshive. Bekim Fehmiu në atë kohë pinte shumë cigare, dhe në një rast i kanë afruar një cigare nga markat e reja të prodhimit të fabrikës së Shkodrës, e batuta e asaj rradhe ka qënë sipas njerzve prezent në takimet me të: Ky po, që është duhan i fortë, dhe i pastër si vetë ky qytet. Një ditë mbas Bekim Fehmiu mori pjesë në tribunë në paradën e “1 Majit” në Tiranë dhe normalisht që tërhoqi vëmëndjen e madhe të njerzve, që vizitën e tij, e shikonin si një premisë të një lëshimi nga diktatura.
Ishte Rita Ora e cila para një jave si pjesë e një misioni bamirësie me ‘UNICEF’-in erdhi në Kosovë për një qëndrim tre ditorë.
Por, tashmë me një mision të tillë është përshirë edhe Dua
Lipa.
Lipa ka treguar se tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban
me shumë fëmijë refugjatë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare përmes disa postimeve në Instagram ka treguar rreth aktivitetit të saj në bashkëpunim me UNICEF.
https://www.instagram.com/p/BwRinecFtFY/
Në këtë udhëtim tre ditor, ajo së bashku me UNICEF organizuan
shumë aktivitete zbavitëse me fëmijët dhe ju erdhën në ndihmë atyre duke dëgjuar
rrëfimet dhe kërkesat e tyre.
Këtë eksperiencë ajo e ka cilësuar si shumë emocionale pasi
kanë arritur të shohin buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve.
“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com
Qendra Multimedia ka inicuar Platformën Kulturore të Kosovës 2019+, e cila mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC. Qëllimi i platformës është forcimi i zhvillimit kulturor lokal në Kosovë, si shtytës i ndryshimit shoqëror dhe i zhvillimit ekonomik.
Platforma Kulturore e Kosovës 2019+ përfshinë prodhimin e shfaqjeve të reja dhe turneun e tyre në Kosovë, në rajon dhe në sferën ndërkombëtare; promovimin e skenës teatrore vendore përmes ‘Kosovo Theatre Showcase 2019’; mbështetjen e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip, si dhe mbështetjen artistike dhe infrastrukturore për industrinë e teatrit në Kosovë. Një pjesë kyçe e këtij projekti do të jetë turneu i 5 shfaqjeve të prodhuara nga Qendra Multimedia, të cilat kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e publikut dhe janë vlerësuar ndërkombëtarisht. Shfaqjet kan tema të ndryshme, duke filluar nga shkelja e të drejtave të punëtorëve, të drejtat e komunitetit LGBTI, korrupsioni në sektorin e shëndetësisë, emigracioni etj.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i programit është mbështetja e teatrove lokale, me fokus në teatrin e Gjilanit dhe të Ferizajt. Ato do të mbështeten përmes përmirësimit të aftësive teknike dhe kreative të stafit teatror, si dhe promovimit të shfaqjeve të prodhuara. Përmes partnerëve tanë ndërkombëtarë, programi do të ftojë ekspert të ndryshëm, për të trajnuar dhe avancuar stafin kreativ dhe teknik në këto teatro lokale, duke përmirësuar kështu aftësitë e përgjithshme teknike të ekipeve prodhuese, dhe në këtë mënyrë cilësinë e përgjithshme të shfaqjeve.
Më pas, shfaqjet nga teatrot lokale si dhe shfaqjet nga Qendra Multimedia do të promovohet në nivel lokal në festivalin polip dhe në Kosovo Theatre Showcase 2019, me mundësi të shumta për promovim dhe rrjetëzim ndërkombëtar. Mbështetja e drejtpërdrejtë për teatrot lokale në ngritjen e kapaciteteve dhe promovimin do të sigurojë një stabilitet rritjen e kësaj pjese të industrisë krijuese në Kosovë./KultPlus.com
Nuk hamendësoj aspak kur them se artistët e kanë një dëshirë sublime në pavetëdijen e tyre, një dëshirë që shkapetet sfiduese në shpirtin e ngarkuar emocionalisht e rishtas shpërndahet si jehonë në krijimtarinë e tyre.
Përmes veprave të tyre artistët duan të jetojnë me zë të lartë e mbase kjo dëshirë i bëri bashkë katër artistë, nga Kosova dhe Shqipëria, në një ekspozitë paksa të veçantë në llojin e vet, prejse sjell njëherësh para artdashësve, pikturë dhe fotografi. Lebibe Topalli, Pranvera Sylejmani, Hazir Reka dhe Rozafa Shpuza u tubuan me dëshirën për të sjellë në Shkodër, në këtë qytet të ngjizur prej legjendash e ngjarjesh unike në art e kulturë, ekspozitën 4N1.
Janë katër artistë, secili i veçantë në llojin e vet, me një karrierë artistike të pasur mbi supe, me ekspozita të hapura brenda dhe jashtë vendit, të dashuruar pas të bukurës, të pasionuar pas misterit të bojërave apo dritëhijeve të shkrepjeve, të mbarsur me muza krijuese, janë katër artistë që duan të jetojnë me zë të lartë. E parë nga një këndvështrim më i gjerë, ideja për të hapur një ekspozitë të përbashkët, ku ndërthuren estetikisht penelatat dhe shkrepjet, erdhi si dëshirë për t’i risjellë Shkodrës një emocion të kahershëm.
Ishte Kolë Idromeno, një prej piktorëve më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të Arteve Pamore, që në fillimet e tij iu përkushtua me shumë dashuri fotografisë, nën kujdesin e Pjetër Marubit, babait të fotografisë. Idromeno punonte me të njëjtin pasion në dyja fushat, pikturë dhe fotografi, të cilat, duke qenë të brendëzuara në artet pamore drejtpërdrejt ose tërthoras, ndikojnë pashmangshëm te njëra-tjetrën. Kështu, për të pikturuar kryeveprën e tij, “Motra Tone”, Kola përdori fotoportretin që i kish bërë motrës së tij të ndjerë, ndërsa piktura e mësoi të bënte fotografi artistike me një perceptim konceptual të admirueshëm. Duke pasur parasysh këtë piedestal unik, të ngritur prej artistësh shumëdimensionalë, që vunë gurët e themelit në artit shqiptar, Galeria e Arteve Shkodër, përzgjodhi këto katër artistë, sa të ndryshëm, aq edhe të ngjashëm në ndjeshmëri, për të ekspozuar dhe e për t’u servirur artdashësve punët e tyre në pikturë dhe fotografi./KultPlus.com
Në vazhdën e performancave para netëve të festivalit evropian ‘Eurovizion’, përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Jonida Maliqi, ka performuar në Londër këngën ‘Ktheju tokës’.
Në paraqitjen e në ‘London Eurovision Party 2019’, Jonida Maliqi, është mirëpritur nga publiku të cilët kanë kënduar bashkë me këngëtaren.
Eurovizion do të mbahet në Telaviv të Izrealit, me datat 14, 16 dhe 18 maj, ndërsa Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë në këtë festival me këngën ‘Ktheju tokës’. / KultPlus.com
Bisedë me Albanologun dhe përkthyesin suedez, Ullmar Qvick, kujtime nga procesi i hartimit të fjalorit të parë suedisht-shqip.
Bisedën e realizoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza Hasani Pllana:I nderuar, z. Qvick, po nisim këtë bisedë duke kujtuar rëndësinë e hartimit të fjalorëve në funksion të njohjes së gjuhëve. Për të krijuar një fjalor përveçse duhet investuar kohë për lexim, kërkohet një durim i shtuar për të hartuar sqarimet shtesë rreth shumëkuptimësisë së fjalëve. Pra, për të arritur qëllimin final të leximit, komunikimit, fillimisht duhet kuptuar fjalët. Këtë proces ju e njihni shumë mirë përmes përvojës tuaj si redaktor i fjalorit të parë suedisht-shqip. A mund të shkëpusim diçka nga kujtimet tuaja gjatës punës së vështirë për redaktimin e fjalorit suedisht –shqip?
Ullmari Qvick: Ju keni kuptuar mirë kërkesat dhe vështirësitë e lidhura me përpilimin e një fjalori, në rastin aktual fjalorin e parë suedisht-shqip. Jo vetëm se na munguan fjalorë të tjerë me cilësi të lartë për krahasim, por edhe ka ekzistuar një hendek midis gjuhës së gjallë të popullit dhe gjuhës së njësuar, të pranuar me vendimet e vitit 1972. Në përpilimin e Fjalorit të parë në mes të viteve 1980, jemi munduar të respektonim gjuhën e njësuar. Prapë ishim të vetëdijshëm se procesi i adaptimit të gjuhës së njësuar do të ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Menduam se kjo punë, me Fjalorin e vogël suedisht-shqip, do të ishte me vlerë shumë të kufizuar, se një fjalor i shqipes do të ishte me përdorim shumë të kufizuar praktik. Gabuam! Me ardhjen masive të shqiptarëve nga Kosova në fillim të viteve 1990, porositë nga kampet e refugjatëve, nga zyrat e migracionit dhe bibliotekat na mundësuan të lëshojmë botime të reja të këtij fjalori. Edhe sot herë pas here vijnë porosi për të. Për përdorim të gjithanshëm ky fjalor i parë është i pamjaftueshëm dhe më vonë janë botuar disa fjalorë më të vëllimshëm, mirëpo ende ka vend për botime të reja në këtë fushë.
Mimoza H.P: Përkthimi është një proces i vështirë, përveç transportimit të kuptimit nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, është e rëndësishme të ruhen vlerat stilistike. Si e vlerësoni ju, cila është pjesa më e bukur dhe më e vështirë që e kujtoni gjatë përkthimit të veprës shqipe në gjuhën suedeze?
Ullmar Q: Më pëlqen sidomos përkthimi ose më mirë të themi interpretimi i poezisë shqipe. Nga njëra anë më pëlqen poezia që ndriçon dhe tingëllon bukur, një poezi me cilësi të lartë formale gjuhësore. Sfidë e madhe për ta transferuar me gjuhë dhe ndjenja në një gjuhë tjetër. Në mjaft raste përpjekjet dështojnë. Stili i autorit, aludimet në rrethana të panjohura për të huajt, rimat etj., të gjithë mund të krijojnë pengesa të pakapërcyeshme për përkthyesin. Edhe mjaft nga krijimet poetike na vënë përpara enigmave, kur nuk kuptohen lehtë rrethanat, mendimet dhe synimet e autorit. Një komunikim me poetin aktual per sqarim nuk është i mundshëm gjithmonë. Ndoshta sfidat më kanë frymëzuar, dhe besoj se shumë nga krijimet poetike nga bota shqiptare janë me vlerë për lexuesit në botë. Sidomos më kanë tërhequr dhe mahnitur veprat më të mira poetike nga Kosova.
Mimoza H. P: Në suedisht keni përkthyer pjesë nga poezia, proza dhe drama shqipe. Fillimisht zgjodhët përkthimin e tregimeve të shkurtëra (1974), pastaj përkthyet poezi të përmbledhura në Antologjinë tuaj të pare (1979) dhe më vonë disa pjesë drame. Si e keni përzgjedhur veprën, bazuar në vlerësime subjektive, në vlerësime të kritikës, miqve, apo në ndonjë mënyrë tjetër?
Ullmar Q: Procesi ka pasur më shumë elemente të zgjedhjes subjektive. Jam amator në aspektin e krijimtarisë, deri në vitin 1999 punova në arsim dhe që nga viti 1992 më kanë angazhuar firmat e përkthimit në punë me dëftesa, diploma, certifikate, etj., thjesht për nevojat praktike në lidhje me shqiptarët në Suedi. Këtë punë e kam kryer si për të plotësuar nevojat e palëve, edhe për ekonominë time private. Përkthimet e letërsisë dhe letërsia në përgjithësi na japin pasuri shpirtërore por jo materiale!
Mimoza H. P: Në poezinë shqipe të Kosovës, të pjesës së tretë të shek.XX, poetët zgjedhin tematika nacionale, historike, sociale por edhe të dashurisë. Si shkruanin poetët suedez të së njëjtës kohë?
Ullmari Q: Poetët tanë në këtë epokë kanë shkruar më shumë për ndjenjat intime dhe për dashurinë, temat nacionale dhe historike janë lënë pas dore gati plotësisht, ndërsa problemet ndërkombëtare kanë tërhequr disa nga poetët tanë edhe për të krijuar këngë. Që nga vitet 1960 problemet sociale dhe politike kanë qenë në qendër të vëmendjes kur një pjesë e poetëve u frymëzuan nga lëvizjet revolucionare në botë, mirëpo realiteti politik ka bërë që të soset kjo rrymë. Si reagim u zhvillua poezia postmoderniste, me mohim të vlerave, të së vërtetës, të ekzistencës së egos. Kjo poezi mori hov në vitet 1990, por si plotësisht e shkëputur nga jeta sociale dhe me stil poetik shpeshherë pa vlerë estetike, nuk ka krijuar interesim te lexuesi i rëndomtë, dhe shihet nga shumëkush si e dështuar .
Mimoza H.P: Gjatë karrierës tuaj letrare keni takuar shumë autorë shqiptarë. Në një nga intervistat tuaja kujtoni një takim që ju krijoi emocione të forta. Ishte takimi me poetin modern shqiptar Din Mehmeti, poezia e të cilit ishte pjesë e antologjisë suaj dhe poeti nuk ishte në dijeni se ishte përkthyer në suedisht, si e kujtoni këtë takim?
Ullmar Q: Ishte në vitin 2010. Bashkë me mikun tim të vjetër Shefki Oseku kisha ardhur për një promovim letrar në Gjakovë. Më priten me bujarinë tradicionale shqiptare. Për fat kisha marrë me vete kopje të antologjisë dhe në sallë ishte edhe Din Mehmeti, i cili nuk dinte fare se poezitë e tij ishin të përfshirë në një antologji suedeze që 31 vite…. I dorëzova librin me ndjenja të forta. Sa i egër represioni kulturor serb kur poetët nuk mund të komunikonin normalisht për arsye politike! Ali Podrimja, edhe ai i pranishëm në sallë, ishte në dijeni, kushëriri i tij me banim në Suedi, kishte vepruar si korier për ne. Din Mehmeti ishte i prekur mjaft nga sëmundja, ai vdiq më vonë atë vit. E vlerësoj si një nga poetët më të mirë nga gjenerata e vjetër në Kosovë.
Mimoza H. P: Sot, përveç biografisë dhe shumë intervistave, njohësit e gjuhës dhe letërsisë shqipe, punën tuaj në funksion të promovimit dhe njohjes së letërsisë shqipe në shtetin suedez kanë mundësi t`a ndjekin edhe përmes filmit dokumentar të realizuar nga Vranin Gecaj. Për më shumë se gjysmë ore, dokumentohen pjesë nga realiteti i jetës kryesisht në funksion të prezantimit të angazhimeve letrare dhe atyre me shoqatën Queen Teuta. Në këtë film ndonëse të shkurtër kuptojmë se marrëdhënia juaj me shqiptarët është e ndërtuar mbi një dashuri të sinqertë. Prej nga kjo lidhje, ku janë rrënjët e saj?
Ullmari Q: Shumë i ri isha kur më interesonte radio ndërkombëtare. Dëgjova muzikën shqiptare, sidomos këngët qytetare shkodrane. Ndjeva një ngrohtësi dhe emocione për këtë popull të vogël, të mënjanuar, të shtypur, të tradhtuar. Ishte muzika e bukur dhe ndjenja ime e drejtësisë, së bashku, që më bënin të mendoj se ky popull meriton një fat më të mirë se sa të vazhdojë të bëhet viktimë e politikës ndërkombëtare, e cila rrallë merr përsipër interesat e popujve të keqtrajtuar nëpër shekuj.
Mimoza H. P: Në Suedi, veprojnë disa shoqata kulturore dhe arsimore shqiptare, cilat janë relacionet tuaja në raport me aktivitetet letrare dhe kulturore që zhvillohen nga shoqatat shqiptare?
Ullmar Q: Për arsye të moshës sime nuk marr pjesë personalisht në aktivitete larg qytetit ku banoj. Jam anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” dhe në Shoqatën lokale “Iliria”. Kam shkruar mjaft artikuj për shoqatën e parë, ndërsa në aktivitetet e shoqatës së dytë marr pjesë rregullisht edhe tani, duke pasur një bashkëpunim të sinqertë dhe frytdhënës me kryetarin e saj, z. Fahredin Berisha. Shoqatat dhe shqiptarët individualisht më tregojnë gjithmonë respekt, mirënjohje dhe miqësi.
Mimoza H.P: Si qëndron institucionalizimi i gjuhës shqipe në Suedi, a janë krijuar kushte për mësimin e shqipes në institucione arsimore parauniversitare dhe universitare? Si është e rregulluar me infrastrukturë ligjore mësimi i gjuhëve të pakicave që jetojnë në këtë vend?
Ullmar Q: Suedia është vend relativisht i vogël me vetëm 9 milion banorë. Vitet e fundit kanë qenë një barrë e madhe për ne, me pranimin dhe sistemimin e qindra mijëra refugjatë. Për atë arsye shqiptarët dhe kultura shqipe nuk janë në qendër të vëmendjes, komuniteti shqiptar është i inkuadruar mirë në shoqërinë suedeze, lidhjet me vendlindjen mbeten në shumë raste të forta, por koha bën punën e vet. Shqiptarët tani kanë fituar një pozitë të mirë në shoqërinë tonë. Arsimi i gjuhës amtare vazhdon por jo si në vitet 1990, janë sot nipërit dhe mbesat e mërgimtarëve të cilët janë në moshën shkollore. Organizohet arsimi i gjuhës shqipe në mjaft komuna, ndërsa në nivelin universitar kurse të shkurtëra për fillestarët, nuk kemi asnjë institucion suedez për studime albanologjike. Do të ishte shumë pozitive për marrëdhëniet tona kulturore të kemi një qendër studimi shkencor në Skandinavi, por kjo kërkon financim, dhe Suedia sot bën kufizime të buxhetit në shumë fusha të jetës, dhe do të ishte jashtë realitetit të kërkojmë një angazhim ekonomik në këtë drejtim.
Mimoza H.P: Sot, vazhdoni të jenë afër me gjuhën shqipe, madje vullnetarisht ofroni dijen tuaj për t`i ndihmuar të tjerët për mësimin e gjuhëve të huaja. Siç duket njohja e gjuhëve dhe kulturave të huaja është pasioni juaj që me dëshirë e bartni te të tjerët, a mund të flasim edhe për angazhimet tuaj aktuale në këtë fushë?
Ullmar Q: Përveç punës aktuale me poezinë shqipe, po angazhohem për rininë mërgimtare në qytetin tim, për arsimin e suedishtes. Kjo është një punë drejtpërdrejt me njerëz. Në moshën time kam nevojë për kontakte njerëzore, të mos mbetem i vetmuar para kompjuterit! Mirënjohja e të rinjve dhe të rejave nga Lindja e Mesme më frymëzon të vazhdoj aktivitetet e mia. Dhe gjithmonë kam në listë diçka për të bërë për kulturën shqipe. Jam me ju deri në fund…, dhe garanci për këtë është edhe bashkëshortja ime Samka, e lindur në Kosovë, e cila më mbështet në jetën dhe punën time./KultPlus.com
Një mbrëmje kushtuar mjeshtrit të madh, Josif Minga, kompozitorit dhe përpunuesit të mbi 120 veprave muzikore gjatë karrierës së tij 40 vjeçare erdhi për publikun korçar.
Aktiviteti i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në sallën e teatrit të qytetit , mblodhi emra të njohur të muzikës e artit si dirigjenti i korit Lira Pandi Bello, këngëtarët e mirënjohur Eli Fara, vëllezërit Prifti, Sherif Merdani e disa interpretues të njohur korçarë.
Mjeshtri i Madh e nisi karrierën në moshën 19-vjeçare
duke u bërë pjesë e festivaleve të këngës dhe në mbrëmjen kushtuar atij, Minga
dirigjoi orkestrën teksa artistët performonin këngët e tij.
Krijimet e suksesshme ndër vite me interpretimin mjeshtëror të këngëtarëve ofruan një spektakël për të pranishmit. /a.a/ KultPlus.com