‘Je tepër xheloze për të qenë e mirë’

Rok grupi i njohur Elita 5 është një nga grupet më të preferuara në vendet shqipfolëse, i cili i rezistoj kohës, shkruan Kultplus

Sot po ju sjellim këngën e tyre “ Al capone  ”.

Ç’më shikon ashtu, si ndonjë skifter
Që zogjtë e vegjël në kthetra i merr…

Je tepër xheloze për të qenë e mirë
Prandaj më lër të qetë, kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë…

Ti s’mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S’ ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua se jam Al Kapone

Më dukesh si bleta që m’ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg me therrën e zjarrtë

Këshillat e mia vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu e mos më zemëro
E mos më zemëro…/  KultPlus.com

Epigramë gruaje

Sibel Halimi

Na nuk shpërndahemi 
Këqyrim seri
Tue kalua e shpejtu njana – tjetrën 
Të kapne fort për ideologjie 
Si këtu me pas nis e sos barazia

Na nuk shpërndahemi 
Ia nalim turrin njana – tjetrës 
Frymën n`gjysë ia lamë 
E kthejmë n`shpi njana – tjetrën,
n`robni 
e tani ia japim njanin gisht me shpëtu

Na nuk shpërndahemi 
Që kur fluturon njana 
Tjetra braktisë edhe qiellin e nalë shikimin n`lartësi

Na nuk shpërndahemi 
Rrahim shpina 
I gëzohemi asaj që s’ka të bëjë me ne

Na nuk shpërndahemi 
Braktisemi kur ia bajmë qenies shtëpinë 
Që e lamë vet, fillikat 
E ajo qohet 
del se dhimbja e mytë

Na nuk shpërndahemi 
Se kur lejmë 
S`e mbajmë për krahu 
e me i thanë qu bre se e sëmut nuk je 
ki me e le edhe nji liri

Na nuk shpërndahemi 
Se s’jemi mësua me këqyr n`sy njana – tjetrën 
Me pa veten në bebëza t’synit të saj 
Kur je ra e qu

Na nuk shpërndahemi 
Se jemi lehona të shtrime në shtretër t`huej 
Nuk shpërndahemi…/ KultPlus.com

Kafka: Përse nuk u martova ?

Nuk mund të gjesh edhe një shkrimtar tjetër që të ketë qenë më i sinqertë sesa Franz Kafka kur është në pyetje martesa. Shkrimtari çek nuk u martua kurrë. Pati disa tentativa, madje edhe u fejua, por, sapo afrohej koha e martesës, tërhiqej.

Natyrisht probleme me martesën kanë pasur shumë filozofë e shkrimtarë, por te Kafka kishte diçka më shumë. Sa herë i afrohej dita e martesës kjo ‘diçka’ e bënte të tërhiqej.

Në eseun “Letër Babait”, Kafka i flet në detaje disa nga shkaqet traumatike që e shtynin të hiqte dorë nga martesa. Më poshtë jepet një pjesë e eseut:

“Në fund të fundit, përse nuk u martova? Kishte disa pengesa, siç ndodhë gjithnjë, por jeta kështu e ka; duhet të dish të pranosh pengesa të tilla. Por pengesa më thelbësore, që, për fat të keq, nuk varej nga një rast i veçuar, ishte pazotësia ime e theksuar shpirtërore për t’u martuar.

Këtë e tregon fakti që në çastin që vendos të martohem nuk arrijë të vë gjumë në sy, ditë e natë kokën e kam zjarr, rresht së jetuari, sorollatem i dëshpëruar, si i kalamendur.”

Shkëputur nga eseu “Letër babait”
Përktheu: Agim Doksani/filozofia.al/ KultPlus.com

Pjesa më e vështirë nuk ishin traumat nga regjimi komunist por tradhtia e nënës sime që më denoncoi

Feridum Doko 

Ne vitin 1952, 19 vjecarit me emrin Feridum Doko I kishte ardhur ne maje te hundes varferia dhe mbikeqyrja intensive ne perditshmerine e jetes ne Shqiperi. Mbas bisedave te fshehta me miqte e tij te ngushte ne vlore, te cilet ishin gjithashtu te pakenaqur, 3 djem te rinj vendosen te arratiseshin per ne Greqi nepermjet Permetit.

Per te kaluar kufirin, tre djemte paguan nje kontrabandist njerezish te famshem, I cili I ndihmoi te arrinin ne Greqi. Perpara se te nisej, Feridumi mori nje pistolete te cilen nena e tij e mbante te fshehur ne shtepi per vetembrojtje. Me nje njohuri te thelle te rrugeve qe do te ndiqte, ai njoftoi mamane se do te vizitonte te vellain, nje mesues ne Ujanik, Skrapar. Feridumi kaloi naten ne Ujanik, I vendosur qe do t’I bashkohej miqve te tij, sipas planit qe kishin vendosur – por ne mengjes, pritshmerite e tij do te shkaterroheshin totalisht.

Feridumi u fut ne nje qeli, me balte dhe fekale qe I vinin deri tek kyci I kembes. Ai I mohoi akuzat per arratisje, por u dergua gjithsesi ne nje burg te famshem, ku e zuri nje semundje serioze mushkerish, e cila per pak e vrau.

Feridumi eshte torturuar rregullisht ne qeline e burgut, ne menyre qe te spiunonte emrat e bashkepuntoreve te tij. Mbasi ai refuzoi te spiunonte, rojet e quajten nje budalla kokforte per besnikerine e tij.

Gjithsesi, insistimi I tij per pafajshmerine e tij perballe torturave ishte I kote, pasi fati I tij do te vendosej ne gjykate nga nje deshmmitar ocular qe deshmoi kunder tij.
Deshmitari okular ishte vete mamaja e tij. Vite me vone, makthi I tij ka mbaruar. Tashme ai eshte nje gjysh krenar I nje nipi adoleshent dhe thote se pjesa me e veshtire e te shkuares se tij nuk ishin traumat qe kaloi nga regjimi por tradhetia e nenes se tij e cila deshmoi kunder tij ne gjykate. Ky eshte nje mendim me te cilin I eshte dashur te luftoje me vite.

Historia e Feridumit eshte nje histori besnikerie, e cila perngjason me historite e shume familjeve te tjera te cilat u shkaterruan, ne menyre qe te nenshtroheshin totalisht ndajt Partise. Kontrolli i informacionit dhe kontrolli i disidences jane jetike per mirembajtjen e nje shteti totalitarian dhe nje pjese e madhe e informacionit te brendshem vinte nga vete pjesetaret e familjes. Paranoja e kudondodhur e krijuar nga partia, bente qe familje te tera te jetonin me friken se mund te persekutoheshin mbi bazen e dyshimeve per veprimet e njerit prej pjesetareve te tjere te familjes. Fatkeqesisht, kjo ishte nje gje normale ne nje shoqeri te mbytur nga regjimi totalitarian.

Ne fjalet e tij:

“Qelite ishin shume te ngushta, 1.5m te gjata dhe 3 metra te larta.

Ndenja ne paraburgim per pothuajse 3 jave pa pasur as edhe nje interviste fillestare. I hiqja kepucet nga kembet ne menyre qe te mbroja gjoksin ndaj cimentos se ftohte dhe te lagesht kur shtrihesha. 15 dite me vone, filloi hetimi duke me pyetur se ke kisha takuar gjate udhetimit per ne Ujanik. Pastaj filloi tortura fizike. Me prangosen duart mbas kurrizi per 15 dite.

Roja mi hiqte vetem kur haja ose shkoja ne tualet. Me informoi me sadizem se nuk do ja mbathja dot kurre pa I treguar se ke kisha takuar ate dite. Por un vazhdova me historine time, vazhdova me te njejtin skenar. Per kete gje, kam kaluar tortura te tmerrshme.

Per me pak se 2 muaj, u dobesova jashte mase dhe u bera kocke e lekure. Sa me godiste polici, me binin te fiket. Mbaj mend qe heren e fundit qe me torturoi, me duhej te shpikja nje genjeshter dhe I thashe 2 emra. Isha I sigurt qe keta njerez ishin ekzekutuar ne Berat ne vitin 1946. ‘ngrije zerin budalla. Je torturuar pa arsye.” Me tha – dhe me ne fund nuk me torturoi me.

Me “vizitoi” nje hetues tjeter. Dukej me I afte dhe me I sofistikuar ne manerizmat e tij. Duke pare ne cfare gjendjeje isha une, me kenaqesi do merrte duke torturuar nje kufome. Ne momentin qe me gjuajti me shkop, me rane te fiket.

Ky ishte ai qe me tha qe isha nje budalla kokforte qe nuk I tradhetoja bashkepunetoret e mi. une vazhdoja mohoja cdo gje, duke vendosur mos te spiunoj. Ne nje pike, shkruajti nje raport zyrtar se cfare kishte ndodhur ku thoshte: “Nuk ka rendesi se si e deklaron veten I pandehuri. Prokuroria ka nje deshmi te firmosur dhe te betuar nga nje deshmitar okular” te cilin do e takoja me vone.

Mqs ndihesha ne kurth dhe nuk kisha me fuqi ti rezistoja me presionit fizik dhe psikologjik, e firmosa dokumentin, duke menduar qe do e mohoja gjate gjyqit. Si perfundim, me nxoren nga biruca dhe me cuan ne burgun qendror.
Ju lutem te me falni, por akoma kam turp ta pranoj qe atehere vuaja nga zgjebe.
Ne burgun qendror kishhte nje shpirt miqesie midis te burgosurve, qe na bente te ndiheshim sikur ishim pjese e nje familjeje. U perpoqen te me ushqenin, por nuk mund te haja pasi ndihesha akoma I dobet dhe kisha temperature te larte.

Insistimi per pafajshmerine time rezultoi ne 4 seanca gjyqesore; nuk behej fjale qe une ta pranoja qe kisha thyer ligjin. Gjyqtari ( qe ne ate pike ishte irrituar) ftoi si deshmitare Myzafere Dokon, mamane time.

Ajo kishte qene personi qe me kishte kallezuar tek Kryebashkiaku I Beratit; ajo ishte arsyeja se pse me kishin arrestuar dhe ajo ishte personi qe deshmoi kunder meje ne gjyq.

Ajo tha qe : “Keto jane te njejtat ide qe kishte edhe gjate luftes; ai nuk ka besuar kurre tek Partia Komunise; ka qene gjithmone shume I vendosur per pakenaqesirat ndaj sistemit; donte te tradhetonte vendin duke u arratisur ne Greqi.       Perpara se te konfirmonte perseri qe ishte ajo e cila me kishte denoncuar.

Me denuan me 10 vite burg, mqs trupi im po luftonte me nje temperature te lart 39.5 grade Celsius. Keshili I mbrojtjes shpalli qe ceshtja ishte e mbyllur per shkak te deshmise se nenes time. Ajo ma mbylli gjithcka.

Mamaja erdhi me vizitoi ne burg. Sic duket, disa te afermit e mi e kishin shtyre qe te me takonte pasi isha diagnostikuar me kancer ne mushkeri.

Kur u takova me nenen time, ishim te dy mbas hekurave – me hapesire ne mes.
Erdhi dhe qau, ndoshta ishte penduar; nuk e permendem si ceshtje ate dite. E pa se ne cfare gjendjeje te mjerueshme isha, ku me duhej te pushoja mbas cdo 4 hapash, sepse ndihesha I rraskapitur, megjithese isha nje djale I ri.
Serisht, per hir te Zotit mbijetova.

Arrita te perfundoja pjesen tjeter te denimit dhe me ne fund u lirova.”

Feridum Doko ka lindur ne 14 Mars 1933 ne Berat. Ai eshte 85 vjec dhe jeton ne Berat.

Marrë nga faqja “Edhe muret kanë veshë”./ KultPlus.com

http://evenwallshaveears.org/story/feridum-doko-2/?fbclid=IwAR2syrpgY3IdAbPbqt-uvsZPol-Can6o8xP2mgWNtBdd-eeENHjfya9q_Yk

“Shpagimi erotik i Kazanovës”

Shpresa Qeriqi

Mira Meksi, autorja e romanit “E Kuqja e Demave” e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, e cila ka përfaqësuar  Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “ Ballkanika”, me shumë përvojë dhe pjekuri në prozë madje edhe në përkthimin e shkrimtarëve të mëdhenj si Sabato, Neruda, Vargas Llosa e të tjerë, këtë herë na vjen me një përmbledhje tregimesh në krye me një novelë “Hakmarrja e Kazanovës”

Që në titull të përmbledhjes autorja kërkon një lexues të veçantë, një lexues me njohuri në fushën e letërsisë, filozofisë dhe historisë. Një lexues entuziast që do të kërkojë të zbulojë hakmarrjen e dashnorit më të madh të të gjitha kohërave, një lexues që nuk ka frikë të depërtojë në labirintet e një bote të re përtej realitetit të vrazhdë, një bote të tërë imagjinare.

Përmbledhja e tregimeve “ Hakmarrja e Kazanovës” përmban gjithsej gjashtëmbëdhjetë tregime dhe një novelë, me gjuhë të pasur figurative dhe përplot emocione.

Të gjitha tregimet  shpalosin një botë psikologjike, botën e brendshme shpirtërore të personazhit, duke shtruar përpara përvojën e njeriut, shpirtin dhe dëshirën e pashmangshme përnjohje dhe kërkimin e pandalshëm për vetnjohje si një proces të vazhdueshëm dhe të papërfunduar.

Tregimet  gjithashtu luajnë me temën e dashurisë së librave në përgjithësi, përkthimit të tyre dhe enciklopedive të veçanta që janë secila, në njëfarë kuptimi, një botë.

Ndër vetitë e para të tregimeve janë kërkimi i të veçantës, të pazakonshmes dhe të posaçmës në aspektin e lëndës. Në pamje të parë tregimet na paraqiten si tregime fantastike ku dominojnë historitë që kanë të bëjnë me dukuritë mbinatyrore dhe mistike që gjithmonë kanë qenë mjaftë atraktive dhe joshëse për lexuesin. Një shpirt mes të gjallëve i ngujuar në aromën e një kolonje, aventurieri i Venecias ringjallet për të marrë një shpagim, mikja e vdekur kthehet për të bërë një falënderim, dhe hajmalia për dashurinë e përjetshme e ringjallura nga legjendat spanjolle.

Mirëpo a janë më të vërtetë shpirtra të ringjallur, shpirtra që enden rrugëve, a janë të vërteta legjendat spanjolle, nata dhe mali i të vdekurve, apo janë vetë personazhet që i jetësojnë ato, si manifestim i pendesës, frikës nga ndëshkimi, dëshirat për pasionet e ndaluara, kujtimet dhe domosdoshmëria për t’i mbajtur përjetë ato. 

Tregimet mund të lexohen të shkëputur nga njeri-tjetri, e përbashkëta e tyre është bota e thellë imagjinare e cila shpesh të rikthen furishëm në realitetin e mjegulluar të personazheve. Pozita e narratorit  ka një status të ndryshueshëm, ajo do të ndryshojë shpesh nga tregimi në tregim, dhe rrallë bëhet një me autoren. Në strukturën e rrëfimit të këtyre tregimeve, secili nga protagonistët e ka historinë e tij vetjake që e ruan si kujtim, faj, frikë, kureshtje apo dashuri. Tregimet cilësohen me ngrohtësinë e rrëfimit artistik, në to trajtohen një varg çështjesh a dukurish që lidhen me botën reale dhe përtej saj. Në shtjellimin e fabulës shpesh realja ngatërrohet me irealen, ngase personazhi shpesh nuk dihet kur është i gjallë e kur është vetëm një shpirt që endet i etur për të vërtetën.

Dhe çfarë është ajo që e duam dhe në të njëjtën kohë e urrejmë nëse nuk është një kujtim. Rrëfimet që në thelb kanë kujtimet, të hershme e fëmijërore, të bukura  dhe ndonjëherë të kthyera në formë të një arome, këpuce apo kurdeli, janë kujtime që në njërën anë torturojnë dhe në anën tjetër çlirojnë personazhet nga pengjet e së kaluarës. Është pra kjo kthimi në të kaluarën apo e kaluara në një të tashme dhe refleksioni i saj?

I tillë është tregimi “ Pasqyra veneciane me cipë mërkuri”- A janë rrudhat në portretin e një gruaje apo humbja e kujtimeve dhe ëndrrave të dikurshme frika më e madhe e pleqërisë?

Ëndrrat e lëna dhe të parealizuara  shfaqen në gjurmët e ashpra të plakjes në pasqyrë, për t’i kujtuar edhe njëherë fëmijërinë e dikurshme, dhe ëndrrën e parë fëmijërore. Këpucët me take metalike tashmë të dal mode dhe një vallëzim përpara pasqyrës risjellin kujtimin më të bukur, vajzës tashmë të rritur dikur me bishtaleca që admironte lehtësinë e lëvizjeve mbi këpucët e zeza në këmbët e nënës së saj.

Pasionet e ndaluara të dashurisë, dashuritë e vjetra dhe të reja, të gjithë ato që nuk u jetuan dot e që do mbesin peng i jetës do të përjetohen në mënyrën më të pazakontë,  “nën qiellin mashkullor” të nisur nga një puthje fluture në tregimin ‘’ Orgji gushti”.

Kujtimi i ngecur në aromën e një kolonje  kthen të vdekurin nga bota e përtejme nëse ka një të tillë, për t’u kthyer magjishëm si në ankth rrugëve dhe shtëpisë së dikurshme për të ndjerë edhe një herë aromën e kolonjës së marinarëve që vazhdonin të largoheshin nëpër det pa dal kurrë në tokën e thatë. Tregimi “Aksidenti”  torturon një shpirt në mes të gjallëve që endet rrugëve me një parandjenjë, për të provuar edhe një herë një aksident.

Tregimi që na flet për një krim të vjetër i cili kthehet si një kujtim fëmijërie, në një shtëpi të veçuar, për të ndezur dëshirën e njohjes së një të vërtete të pathënë,  na e e jep që në titull mjetin e kryerjes së krimit “ Gërshërët”. Krim i vjetër ndoshta nga pasioni apo krim i bërë si akt i mbrojtjes së njeriut të dashur.

Ringjallja nga bota e të vdekurve na vjen e rrëfyer herë si një ëndërr e keqe, herë në mendime të përziera nga alkooli për të marrë formën e pendesës të një faji të mbajtur me vite  apo si frika nga ndëshkimi prej një ndërgjegjeje jo të pastër. Të dytën  e hasim fillimisht në novelën    “Hakmarrja e Kazanovës”. Një ekspeditë e çuditshme historianësh krejt ndryshe nga paraardhëset, një ekspeditë romantike e shënjuar nga dashuria, në qytetin e lagësht të Venecias. Rrugëtimi i ekipit nis nëpër gjurmët e jetës së Kazanov-ës. Emri i të cilit u memorizua në kujtesën e kohës si filozof, prift, ushtarak, spiun, kumarxhi, bibliotekar, shkrimtar e aventurier. Por gjeneratat dhe vetë historia do ta mbajë mend si dashnori më i madh i të gjitha kohërave. Ekzistonte megjithatë një gjurmë fare e zbehtë, por që ishte sidoqoftë një fillesë, nga ku nisi rrugën ekspedita e Sydney Fox. Një ilustrim botimi  qon deri në zbulimin e një fshehtësie shekullore, tejet personale. Megjithëse një grua, në jetën e një aventurieri, si Kasanova, nuk duhet të ishte më shumë se një numër në historitë e shpenguara të pasionit te këtij përbindëshi oreksesh epshi, që akoma vazhdonte të ishte pa një varr. E fshehta e tij e zbuluar nga Arbër Muzaka do të trondit botën dhe të gjithë historianët e kohës. Do të trondit dhe shpirtin e Kazanovas i cili do kërkoj dhe do gjejë një rrugë për shpagim.

Një lajm si në ëndërr, në një natë kujtimesh, në gjendje të mjegulluar dehëse, kthehet për të falënderuar nga vdekja e ftoftë në sekondat e fundit të një minutëshi telefonik, tani jo më si një kujtim, jo si një fantazmë a shpirt që endet, por si një zë i dikurshëm, i gjallë dhe i dashur. Për të lënë kështu një kordele të blertë të kthyer nga përjetësia në varësen prej atllasi të bardhë ku një ditë më parë ishte i vendosur fustani i kuq indian. Ishte vetja kjo që fal, apo shpirti i dal në dimension tjetër që gabimeve të së shkuarës dhe fajit të ndjerë me vite, u ndërton një rrugë dhe i përzë.

Ashtu si breshkat, edhe ne kemi nevojë për një zhguall mbrojtës edhe pse të padukshëm, për të mbrojtur brishtësinë tonë, e ardhmja na tremb, kemi frikë nga forcat e padukshme dhe kemi nevojë për shpresë, dashuri dhe lumturi. Që nga kohët e lashta, njeriu ka mësuar ta dallojë atë që është e përgjithshme nga ajo që është e veçantë, sepse ka pasur një simbol, një ngjyrë apo një formë të pazakontë dhe një vlerë të shenjtë. Talismanët e vërtetë të mbushur me ritual special të Magjisë së Bardhë, janë si bateria elektrike e mbushur me rrymë e cila pandërprerë jep dritë e të hap rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar. Nevoja për të besuar në fat madje edhe në mrekulli apo në mbrojtjen nga hajmalitë, e shpien Teutën protagonisten e tregimit  “Shiriti prej mëndafshi blu” e pafat në dashuri rastësisht  në qytetin e legjendave në Spanjë pikërisht në natën e të vdekurve për të marrë një dhuratë nga Beatriçja e legjendës spanjolle shenjën e dashurisë së përjetshme.

Tloni i tregimit të Borgesit ishte krijimi i një bote imagjinare dhe banorët e saj mbajnë një formë ekstreme të idealizmit subjektiv, e cila e mohon  realitetin e botës. Bota e tyre kuptohet “jo si një pajtim i objekteve në hapësirë, por si një seri heterogjene e akteve të pavarura”.  Realitet i ashpër i një dashurie të pamundur, në tregimin “ Tloni i dashurisë” qon në domosdoshmërinë e krijimit të një botë plotësisht  imagjinare tash në një Tlon të ri e personal të projektuar nga një mendje e re, dhe një zemër plotë, ku çdo fjalë, veprim a deklaratë dashurie, etje dhe dëshirë për t’u dashuruar qon në një gjendje magjike të rrënuar prapë nga po i njëjti realitet. Duke lënë pa komentuar edhe shumë tregime të tjera, si përfundim mbetet fakti se falë aftësive krijuese, njohjes së letërsisë, dhe leximit të saj në gjuhë të ndryshme, pra në gjuhët e para në të cilat janë shkruar veprat e shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë, i siguron autores jetëgjatësinë e krijimeve të saj. Dhe njëherësh i ofron lexuesit një letërsi të pasur, përplot emocione, pasione, dashuri,ëndrra dhe kujtime./ KultPlus.com

Ismail Kadare: Kombi shqiptar është i vetmi sot që është shënjuar për të keq

KultPlus ju sjellë një shkrim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadaresë në të cilin ai vlerëson se në familjen e popujve evropianë, kombi shqiptar është i vetmi sot që është shënjuar për të keq.

Shkrimi i plotë:

“Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmash ndërkombëtare nuk mund ta pengojë kombin shqiptar të kryejë atë që të gjithë kombet e tjerë të Evropës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer: bashkimin e tyre. 
Me këtë akt, populli shqiptar nuk synon asgjë të pazakontë, e nuk kërkon asgjë të veçantë: ai kërkon veç normalitetin e vet. Ky normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të qortohet. Në familjen e popujve evropianë, kombi shqiptar është i vetmi sot që është shënjuar për të keq. Ndërsa të gjithë ecin në një mënyrë normale, ai, i prerë mizorisht, është i detyruar të bëjë rrugën si një i gjymtuar.
Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faje për të larë përpara botës. Ndonëse ka dy mijë vjet që ekziston në këtë botë, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjellë doktrina për zhdukjen e të tjerëve.
Shprehje të tilla si “Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizëm i pashembullt në botën e sotme. Shqipëria e tkurrur në 28.000 kilometrat e saj, është e kërcënuar të fajësohet si “e madhe” në qoftë se do të arrijë 45 ose 50 mijë kilometra, e shtete të tjera me shtrirje të përbindshme prej miliona kilometrash katrore, shtete që kanë bërë krime të frikshme ndaj botës, që kanë pjellë teori më të zeza se murtajat, që kërcënojnë njerëzimin me armë bërthamore, nuk quhen “të mëdha”.
Si organizmi që kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizimin e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një krim. Ndihma që mund t’i jepet është detyrë humane dhe historike.”./ KultPlus.com

Në Irlandë hapet ekspozita me kostume të serialit ‘Game of Thrones’

Javën gjatë të cilës shfaqet premiera e sezonit i fundit të “Game of thrones”, një ekspozitë është hapur në Belfast të Irlandës, dedikuar kostumeve, gjithçkaje të përdorur në set si edhe atyre vendeve irlandezo-veriore që shfaqen në xhirime.

“Historia e errët e këtushme po shpaloset. Ky vend po lulëzon. Dhe që ne të kemi këtë show këtu dhe të jemi pjesë e këtij tranzicioni”, tha Liam Cunningham, aktor i Game of Thrones.

Me suksesin e madh të filmit, në të gjithë botën, zyrtarët lokalë thonë se po ndihmohet edhe në transformimin e imazhit të vendit në botë. Në shumë mënyra, filmi po bën një reklamë të pashoqe për Irlandën e Veriut dhe po ndikon në mënyra të ndryshme po ashtu, transmeton tch.

“Filmi ka bërë që të rritet numri i vizitorëve në vendin tonë dhe sigurisht, kjo do të thotë që njerëzit shpenzojnë më shumë para këtu, hapen vende të reja pune, pra kemi përfitime shumë domethënëse nga këndvështrimi ekonomik”, u shpreh John McGrillen, chief executive of Tourism Northern Ireland.

Në më pak se 120 orë, shumëkush do të ulet para televizorit, monitorit të kompjuterit apo ekraneve të laptopëve për të parë premierën e sezonit final të Game of Thrones, një serial që ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve nga e gjithë botë. Dhe në këtë sezon të fundit, sigurisht që padurimi është akoma më i madh, dhe surprizat po ashtu, shkruan koha.net.

Filmi është xhiruar në Belfast dhe ka edhe skena të filmuara në vende të tjera të Irlandës së Veriut, por edhe në Kanada, Kroaci, Islandë, Maltë, Marok, Skoci, Spanjë dhe SHBA.

Game of thrones ka tërhequr shifra rekord shikuesish në HBO dhe ka një bazë të gjerë fansash në të gjithë botën./ KultPlus.com

Regjimi e kishte ndarë Valbonën nga prindërit, që nga atëherë ajo nuk do e takonte me kurrë nënën e saj

Valbona Çoku Mirakaj

Vetem 16 vjec, Valbona Çoku Mirakaj e mban mend mire makinen qe erdhi ta merrte me vete. Oficeret e Sigrumit te Shtetit ishin duke ndjekur femijen e disidentit Mentor Coku, ne menyre qe ta internonin ne kampin e Lushnjes per mosbindjen e tea tit.

Regjimi e kishte ndare Valbonen nga mamaja dhe babai I saj qe ne nje moshe shume te re. Keshtu qe, ajo u dergua ne nje kazerme ku dergoheshin burrat pa familje. Edhe ushtaret e kampit ndjene keqardhje ndaj nje vajze kaq te vetmuar, keshtu qe Valbona u lejua t’I bashkohej nje familjeje tjeter qe jetonte ne kamp.

Ajo punonte me ore te gjata ne fusha, dhe mban mend qe nuk kishte mbajtur ne dore as edhe nje cader, perpara se ti duhej te mbante vegla te renda pune.

Kaq I gjate ishte qendrimi I saj ne kete kamp, saqe aty takoi burrin e saj me te cilin sollen ne jete 3 femije (prape gjate qendrimit ne kamp), nderkohe qe jetonte me friken se edhe femijet e saj do te kishin te njejtin fat si ajo.

Babai I Valbones, Mentor Çoku, ishte nje activist si babai dhe xhaxhai I tij dhe regjimi I Shqiperise kishte vene nje shperblim per vrasjen e tij.

Ne nentorin e 1944-Mentor  u arratis nga shqiperia per ne Itali, kur Valbona ishte akoma nje bebe e sapolindur. Ne te njejten kohe, mamaja e saj u semur shume dhe u largua nga vendi ne kerkim te nje trajtimi mjekesor te specializuar ne Korfuz te Greqise, duke lene kshu pas Valbonen me mamane dhe vellain e saj.

Me pas, nena e Valbones, u hidherua tejmase kur kuptoi qe nuk mund te kthehej me, pasi gjate qendrimit te saj ne Korfuz, kufinjte e Shqiperise u mbyllen dhe nuk do te hapeshin me per 47 vitet e ardhshme. Kjo coi ne ndarjen e familjes, dhe Valbona nuk do e takonte me kurre mamane e saj.

Valbona u ribashkua me babain e saj mbas 30 vitesh por ishte teper vone per nenen e saj – nje grua e cila e mbushur me dhimbjen e ndarjes.

Tashme, e martuar dhe me femije, Valbona thote qe eshte e rendesishme qe te flitet per padrejtesiste qe ju bene gjenerates se saj, edhe nqs njerezit jane te shokuar nga mizoria e ketyre akteve…

Ne fjalet e saj:

“Kur bera 16 vjec, sapo kisha mbaruar vitit e trete te shkolles se mesme.

Por, nje dite, me thane qe do internohesha ne Lushnje. Mendoja se me ngaterronin me dike tjeter megjithese e dija mire historine e prinderve te mi; por mendoja qe ata do ishin duke ndjekur njerez me te rendesishem dhe jo nje femije.

Me derguan ne nje kamp ne nje fshat te Lushnjes. Kishte disa fshatra ne Lusnje, ishin me shume si sektore fermash dhe jo fshatra, te cilat ishin shnderruar ne kampe internimi.

Mua me derguan ne nje vend qe kishte qene dhe babai im dhe me futen ne nje kazerme ku dergoheshin burrat beqare pa familje.

Ishte e tmerrshme. Isha komplet vetem.

Ta quash kazerme eshte ti besh qejfin. Ishte si nje magazine e madhe me beqare.

Familjet ishin ne kazerma te tjera,

Isha shume e turpshme por kur e pashe veten ne ate vend u tmerrova.

Kaq e frikesuar isha sa ju afrova nje oficeri dhe e pyeta nqs mund ti bashkohesha nje familjeje.

Cuditerisht, atij I erdhi keq per mua. Nuk kishte pare ndonjehere nje rast te tille, qe te internohej nje vajze e vetme. Zakonisht kishte nena me femijet e tyre, sepse baballaret dergoheshin ne burg, por nje vajze te internohej vetem? Asnjehere.

Keshtu qe me tha qe mund ti bashkohesha nje familjeje vetem nqs do te me pranonin.

Pyeta nje nene disi te vjeter e cila kishte 3 vajza te rritura, nqs mund te rrija me to. Ajo tha pod he ndau krevatin e saj me mua.

2 kazerma kishin 20 familje. Mund ta degjoje personin tjeter duke marre fryme nga ana tjeter e murit.

Dita fillonte me apel.

Rreshtoheshim te gjithe.

Me pas, shkonim neper fusha.

Nje dite do korrje gru.

Nje dite do gerrmoje ndonje kanal.

Ndonje dite do punoje token.

Ndonje dite do korrje miser. Keshtu, pune ferme kryesisht.

Une nuk kisha mbajtur ndonjehere nje cader e jo me te mbaja vegla te renda pune. I terhiqja me vete.

Vitin e pare, shkoja ne shkolle, sepse me duhej te perfundoja maturen. Me lejuan te shkoja ne Lusnje. I vetmi kusht ishte qe te kthehesha ne darke.

Punonim rregullisht cdo dite. Pune shume e veshtire.

Nuk ka fjale qe mund ta pershkruajne horrorin e vertete te atyre kushteve.

Ne u martuam në kamp [me burrin Sokolin]. Femijet tane, qe te tre, u linden ne kamp.

Jeta u be akoma me e veshtire, sepse na duhej te rrisnim femije ne ato kushte. Nderkohe qe femijet rriteshin, te pushtonte nje merzi e madhe perbrenda, sepse mendoje qe dhe ata do te kishin te njejtin at si ty.

Ne vitin 1990, doli nje ligj qe te gjithe Shqiptaret duhet te pajiseshin me pashaporte, sepse pashaportat nuk ekzistonin atehere. Keshtu qe shkuam te Zyra e Puneve te Brendshme dhe polici aty me tha qe nuk mund te merrja pashaporte.

Ne gazete, shkruhej qe personat me ceshtje penale dhe ata ne moshen e ushtrise, nuk mund te pajiseshin me pashaporta. I thashe policit se une nuk isha as ne ushtri dhe as nuk kisha kryer ndonje krim.

Babai im jetonte ne Rome. Ishte Presidenti I Bashkimit Islamik, keshtu qe kishte nje fare pozite shoqerore.

Polici me pyeti se perse nuk mund te bente gje babai im per ne, megjithese ishte person kaq I rendesishem.

Per ta thene fiks fare, tha qe “si nuk leviz as nje gur te vogel per ju?”. Keshtu qe u ktheva ne shtepi dhe thashe me vete qe nuk do mund ta takoja dhe u ktheva ne shtepi duke qare.

Ne ate kohe, policet filluan te merrnin para. Sokoli pagoi 600 dollare per pashaportat tona; timen dhe te tim biri.

Ishte viti 1991. Babai im ishte ne Rome, presidenti I Unionit Islamik. I lashe vajzat e mia me burrin dhe mora djalin me vete.

Shume njerez me pyesin se si ishte takimi me babain tim mbas 47 vitet.

Edhe mbas 47 viteve, e njoha fytyren e babait tim, e cila ishte sin je drite per mua. Ishte e vetmja gje qe shifja midis turmes se njerezve.

U futem ne shtepi. Ai ndenji jashte, dhe me la te futesha vetem. Kishte vene nje foto te mamase time perballe hyrjes se shepise dhe nje buqete me lule me nje shkrim qe thoshte: “Mireseerdhe ne shtepi moj zonja e shtepise.”

Mamaja ime vdiq ne 1988-en por se pashe dot me kurre. Ajo vdiq e depresionuar me nje femije te vetem, te cilin nuk mund ta takonte dhe qe ishte ne nje kamp internimi. Ajo fajesonte veten per kete gje.

Takimi me te ishte nje gje e madhe, pasi nepermjet tij arrita te takoj ne njefare menyre, edhe nenen time. Ka qene nje histori e vecante, nje histori e trishtueshme.

[Ne Kamp] Kisha nje foto te nenes dhe babait qe e mbaja me vete gjithe kohes. Mendoja “Mjere ju, si jetoni pa mua’. Nuk e shikoja situaten e mjerueshme ne te cilen gjendesha vete. Sidomos mbasi linda femijet…

[Sot] Kam 2 femije ne Itali; vajza me e vogel dhe djali. Me qan zemra cdo here qe ikin nga ketu, keshtu qe perpiqem dhe imagjinoj se si kane jetuar prinderit e mi pa me pare asnjehere.

Nje person I ri sot, eshte I shokuar nga gjerat qe kane ndodhur atehere. Madje, as nuk I besojne qe jane te verteta. Gjerat si intervista jone, duhen, pasi njerezit duhet te mesojne efektin e vertete te komunizmit ne vendin tone.

Nje person I ri sot, nuk e kupton dot, nuk e perceptojne dot qe te burgosesh thjesht sepse po degjoje nje kenge te ndaluar.

Duhet thene, e vertata e vertete.

Keto gjera duhet te studiohen neper shkolla, sepse njerezit e moshes tone, ne mblidhemi bashke per te folur, por perfundojme duke folur vetem me njerez te cilet I kane kaluar edhe vete keto gjera dhe e dine se cfare ka ndodhur.

Bisedat tona duhen degjuar nga te rinjte te cilet nuk I kane perjetuar keto gjera. Te gjitha keto gjera I duken si fantazi rinise se sotme.

Realiteti duhet shkruar.”

Valbona Coku Mirakaj eshte 74 vjec. Ajo ka lindur ne 19 Tetor 1944 ne Tirane. Ajo jeten ne Tirane me burrin e saj.

Marrë nga faqja “Edhe muret kanë veshë”./ KultPlus.com

http://evenwallshaveears.org/story/valbona-coku-mirakaj-2/?fbclid=IwAR2azSyh2MlbJro3GlfnWQy2VQapJ9oukKjVn2lIOxLjhwscaYFzJ8AQgsA

TKK-ja të enjten mirëpret shfaqjen “As andej, as këndej” të Teatrit të Kumanovës

Shfaqja “As andej, as këndej” e Teatrit të Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli do të shfaqet me 13 prill në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje pasqyron realitetin aktual, ku shumë persona për shkaqe sociale marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Situata zhvillohet në mes Ilirit dhe Bekimit të cilët kishin marrë rrugën për të migruar në Amerikë. Ilir kthehet në Maqedoni pas 18 vjetësh, pasi që i shfaqen problemet familjare në Amerikë. Përjetimet dhe rrjedhat e ngjarjes për publikun do të shfaqet nëpërmjet situatave komike dhe dramatike.

Në shfaqje luajnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi.

Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë Ilir Ajdini, sipas veprës së autorëve Bojan Trifunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski. Muzika është realizuar nga Burim Ramadani dhe Funda Ali, kurse skenografia nga Ardian Kadriu./ KultPlus.com

Fotografi i FAZ-it që dokumentoi shkatërrimin e Prekazit pas vrasjes së Adem Jasharit

Fotoreporteri i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Wolfgang Eilmes, ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë luftës në Kosovë.

Fotografitë e tij përfshijnë periudhën e luftës, vrasjet, kufomat e gjetura nën gërmadha nga shtëpitë e djegura gjithandej Kosovës, si dhe refugjatët e vendosur në Shqipëri e Maqedoni.

Ai ka rrëfyer për kushtet e vështira të punës në atë kohë, duke thënë se i është dashur ndoshta gjysmë nate që t’i dërgojë fotografitë nga Prishtina në Frankfurt për lidhjeve të dobëta të internetit asokohe, transmeton Koha.net.

Por, thotë se mbi të gjitha, komunikimi me personat që ka takuar ka qenë i kuptueshëm, pasi, siç thotë ai, “këto ngjarje nuk kërkojnë njohuri të gjuhës lokale”.

Eilmes thotë se ka hasur në shumë raste që në njërën anë kanë qenë policia, ushtarët dhe militantët serbë, dhe në anën tjetër vullnetarët shqiptarë të Kosovës apo familje të mëdha të dëbuara nga fshatrat e tyre të djegura.

Ai ka kapur në objektivin e tij shumë ngjarje, nga forcat serb, ushtarët e UÇK-së e deri tek dhimbja e atypëratyshme e viktimave.

E më vonë, pas hyrjes së forcave të NATO-s, Wolfgang ka vëzhguar ushtarët gjermanë të vendosur në Kosovë.

“Njëzet vjet më parë, NATO-ja vendosi të intervenonte në luftën e Kosovës. Ushtarët e Bundeswehrit luftuan përgjatë ushtarët britanikë dhe amerikanë kundër ushtrisë së Serbisë në kuadër të misionit të KFOR-it. Fotografitë e para i shkrepa në fshatin e shkatërruar, Prekaz, pas vrasjes së Adem Jasharit dhe 60 anëtarëve të familjes së tij nga një njësit special i ushtrisë së Serbisë. Bashkë me Tyler Hicks, fotograf i ‘The New York Times’, dokumentova shkatërrimin e fshatit Prekaz. Me lejen e ushtrisë serbe, neve na u lejua të kalonim përmes rrugëve të shkatërrua. Njerëzit veçse ishin varrosur, ndërsa kafshë të vrara kishte gjithandej. Po udhëtonim bashkë me rrezikun për neve, kësaj radhe nga ndonjë snajperist i UÇK-së shqiptare, pasi mund të na mendonin si pjesëtarë të ushtrisë serbe. Rregullisht raportoja mbi situatën e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë e Gjermani”, ka thënë Wolfgang Eilmes për FAZ.

Përurohet shtatorja e Sami Frashërit në Belshit

Në qytetin e Belshit sot është përuruar shtatorja e intelektualit të njohur të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashërit, shkruan  KultPlus.

Shtatorja e tij është vendosur buzë liqenit në qytezën e Belshit. Këtë qytet e pati shumë për zemër edhe vet Sami Frashëri i cili propozoi dhe ëndërroi që Belshi të ishte kryeqendra shqiptar.

Afër bustit të tij është edhe Nimfa e liqeneve, të cilën mund ta vëreni po ashtu buzë kësaj shëtitore të bukur.

Ky projekt u iniciua nga Bashkia e Belshit me kryetar Arif Tafani, stafi i bashkisë dhe intelektual të zonës, si shenjë mirënjohje ndaj kësaj figurë kombëtare./ KutlPlus.com

Grupi punk ‘Pussy Riot’ në festën e Festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Grupi i njohur rus “Pussy Riot” ka performuar të mërkurën në Beograd në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile e cila po zhvillohet në Serbi, përcjellë KultPlus.

Anëtaret e grupit të njohur rus që njihet edhe për aktivizëm politik kanë performuar në Beograd pa një njoftim paraprak. Mediat patë njoftuar se ky grup mund të vijë në Serbi në kuadër të organizimeve të kësaj javë mirëpo më shumë detaje nuk ishin publikuar.

Grupi punk “Pussy Riot” sipas raportimit të mediave ka performuar në një lokacion të panjohur mirëpo aty në të njëjtën kohë po mbahej edhe një festë në kuadër të festivalit të njohur “Mirëdita, dobar dan”

“Mirëdita, dobar dan” është festival i cili njihet për shkëmbime kulturore në mes të artistëve nga Kosova dhe Serbia të cilët punojnë së bashku për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës./ KultPlus.com

Il Sole 24 Ore: Shqipëria destinacioni i dëshiruar në çdo stinë

Me 300 ditë me diell në vit, Shqipëria paraqitet si destinacion i dëshiruar në të gjitha stinët, fillon reportazhin e saj të gjatë gazeta e njohur italiane “Il Sole 24 Ore”.

“Në të vërtetë, pa nxehtësinë e verës, mund t’i vlerësoni më mirë qytetet në brendësi të vendit dhe zonat arkeologjike me të cilat është i mbushur Vendi i Shqiponjave. Ju nuk mund ta vizitoni vendin pa kaluar nëpër historinë e saj, nga ilirët deri te romakët, nga osmanët deri te mbreti Zog, nga kolonizimi italian deri te diktatura e Enver Hoxhës që e bëri të paeksploruar Shqipërinë për rreth 40 vjet. Ajo që perceptohet sot është një dëshirë e madhe për të promovuar bukuritë dhe vlerat kombëtare përmes turizmit, para së gjithash mikpritjen dhe bujarinë.

Tirana

Zgjedhja e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, si faza e parë e udhëtimit, ju lejon të perceptoni një paraqitje të shkurtër të shenjave të një rilindjeje urbane që fokusohet në bukurinë dhe në hapësirat ku jetohet. Duke ecur nëpër rrugët e qendrës mund të vlerësoni zonat e gjelbra, pastërtinë e rrugëve dhe gjallërinë e banorëve të ulur në tavolinat e bareve. Nga kati i 23-të i hotelit ”Plaza” ju mund të shijoni një pamje të veçantë mbi  gjithë qytetin dhe sheshin e madh, dedikuar heroit kombëtar Gjergj Kastriot, i njohur si Skënderbeu.

Bunkart 2

Në një pozicion pak të izoluar me sheshin ”Skënderbej” do të hasni në Bunkart 2, një ish-bunker i shndërruar në një muze. Kubeja e sapondërtuar, e ngjashme me ato të qindra mijëra bunkerëve të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, të ndërtuar për terrorin e sulmeve bërthamore në diktaturë, përfaqëson kujtimin e viktimave të komunizmit. Secila prej 24 dhomave nga të cilat përbëhet kjo strukturë, e lidhur me tunele drejtpërdrejt te zyrat e ministrit të Brendshëm, zbulon sekretet e sigurisë dhe policisë politike, të të famshmit “Sigurimi” si dhe metodat e përdorura. Dhoma e fundit është ajo për ministrin, e kompletuar me një tualet dhe e pajisur me mjetet e tij të punës.

Pallati i Mbretit

Edhe Pallati i Mbretit ose siç quhet ndryshe Pallati i Brigadave meriton të vizitohet kur jeni në Tiranë. Konceptuar nga Giulio Bertè në vitin 1936 për mbretin shqiptar Ahmet Zogu dhe më pas i kompletuar nga Gherardo Bosio në vitin 1941, është i vetmi pallat mbretëror që nuk ka qenë i banuar, por është përdorur vetëm për pritjet institucionale. Në 1 400 metra katrore, të gjitha orenditë e pallatit janë dizajnuar tërësisht nga Giò Ponti: një gjurmë e arkitekturës italiane të kohës në Shqipëri.

Berati

Nëse nga Tirana do të kaloni në zonën qendrore të vendit duke ecur për rreth 100 kilometra në zonat rurale, ku prodhohen dhe shijohen ullinj të shkëlqyeshëm dhe verë tradicionale, do të arrini në  Berat, qytet i  shpallur Trashëgiminë Botërore e UNESCO-s. Në të djathtë dhe në të majtë të lumit Osum, që e përshkon atë mespërmes, shikimi humbet në “1 000 dritaret” e dy lagjeve, Goricës (së krishterë) dhe Mangalemit (mysliman), të lidhura me një urë që mund të kalohet vetëm më këmbë. Shtëpitë me çatitë me pllaka të kuqe të shkallëzuara me njëra-tjetrën, i gjejmë edhe në Kështjellën e Beratit. Këtu ndodhet muzeu ikonografik i Onufrit. Përtej mureve të kalasë qëndrojnë malet shqiptare që ende kanë majat e mbuluara me dëborë në fund të marsit. Nëpër rrugët e pjerrëta ju mund të thithni ajrin e historisë, të cilën mund t’ua tregojnë banorët e paktë që kanë mbetur në kala.

Drejt detit të Vlorës

Tërheqja drejt detit është e fortë, prandaj kthehemi në drejtim të Vlorës duke u shtyrë kështu drejt jugut. Rrugët nuk janë ende krenaria e Shqipërisë, por kjo lejon, nëse nuk nxitoni, të vëzhgoni dhe kapni shumë detaje: shumë njerëz  ndodhen në anët e rrugës, ndoshta duke pritur për një autobus ose një udhëtim. Çifte të moshuar të veshur me rroba festive ose familje të vogla që përshëndesin një anëtar duke u larguar me një valixhe. Nuk është e pazakontë që të shkëmbehesh me  karroca të tërhequra nga gomarët dhe barinjtë me kopetë e tyre të vogla të deleve dhe dhive. Shihen gjithashtu edhe shitës që shesin fruta dhe perimet që i prodhojnë vetë. Vlora, port i Shqipërisë, është absolutisht kryeqyteti i bregdetit shqiptar të jugut. Më afër me  Italinë sesa me Tiranën, Vlora është një qytet që ndodhet mes detit Adriatik dhe atij Jon, me një plazh me rërë dhe me një rrugë të gjerë të mbjellë me palma, shtuar këtu ndërtesat e viteve të fundit me disa kate dhe restorante me të dyja llojet e gatimeve, si ato tipike vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Apolonia

Shumë mbresëlënëse është edhe zona arkeologjike e Apolonisë, e vendosur në një fshat pranë qytetit të Fierit. Këtu, me ndihmën e një udhërrëfyesi, është e këndshme të imagjinohet jeta në një qytet antik të origjinës ilire, dedikuar Apolonit, ku edhe perandori Oktavian iu dedikua studimeve të filozofisë dhe oratorisë në vitin 44 para Krishtit. Apolonia, një qytet antik me origjinë ilire, dedikuar Apolonit, zotit të Diellit dhe mbrojtës i kolonive, u bë në shekullin III para Krishtit një protektorat romak. Në sajë të pozitës së saj strategjike, ”civitas libera et immunis” përjetoi një periudhë lulëzimi të lirisë së madhe derisa një tërmet, në shekullin III detyroi braktisjen e qytetit, i cili mbeti një qendër kishtare deri në shekullin V për t’u zhdukur më pas nga burimet e shkruara.

Jo e gjithë trashëgimia arkeologjike është gërmuar deri tani. Pranë agorasë u gjetën mbetjet e tempullit të Artemisës (ose Diana), si dhe kolonat e harkut të triumfit. Romakët e përshtatën tregun (agoranë) duke e transformuar atë sipas nevojave të tyre: janë gjetur shenja të një biblioteke dhe dyqane. Gjithashtu interesant është amfiteatri i madh që është rreth gjysmë ore larg nga ish-tregu. Në krye të kodrës së Apolonisë, tamam aty ku gjendet tempulli i Apollonit, arkeologu francez, Leon Rey ndërtoi shtëpinë e tij, që tani shërben si një restorant. Më shumë se 1 000 gjetje arkeologjike, përfshirë statuja dhe orendi, ruhen mirë në muze brenda kompleksit të manastirit që daton prej shekullit XII, një muze unik në Shqipëri./

Unë ia pashë medntë si i dilnin

Poezi nga Dije Demiri Frangu

(një nëne në Bllacë, prill 1999)

Unë ia pashë mendtë si i dilnin
I fluturonin si zogj duke lëshuar krrokama
Duke hyrë nëpër retë e zeza ato humbnin 
Në formë kujtimesh me krih
Në formë dhembjesh të lëngëta
Në formë atdheu 
Në formë shtëpie
Shpërndaheshin shesheve të qiellit
As Zoti nuk arrinte t’i kapte dot
Dëbohej gjithçka nga trupi nga shpirti i saj
Vetëm furtunë frike e mbështillte 
Si prangë e lidhte
Unë e pash si për çast i humbën sytë
Ju zbrazen nga bukuria
Sa të lumtur jeni ju që nuk e keni parë
Mendtë si fluturojnë si humbin

U dha premiera e shfaqjes “Të martuarit e lumtur” e regjisores Zana Duraku

Mbrëmë në teatrin “Dodona” u dha premiera e shfaqjes “Të martuarit e lumtur” me regji të Zana Duraku dhe tekst të Pashtrik Brahaj dhe Zana Durakut, shkruan KultPlus.

Shfaqja në vete ngërthen një ngjarje mjaft interesante.

Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një qift, të cilët janë mjek profesionist, burri mjek ndërsa gruaja ndihmëse e tij. Ata së bashku kanë një klinikë private gjinekologjike ku shpesh here kryejnë aborte ilegale. Telashet e qiftit fillojnë gjatë komplikimit të një aborti selektiv nga një grua viktimë e mentalitetit provincial e cila pas tri vajzave që i ka sjell në jetë, detyrohet nga burri dhe prindërit e tij të abortoj tri here për arsye se fetusi është vajzë, ata dëshirojnë që djali i tyre i vetëm ta ketë një djalë, trashëgimtar.

 Gruaja viktimë në shtatzëninë e fundit vendos që ta ndaloj këtë krim të detyruar prej tyre. Për ta ndaluar këtë ajo tenton të vetëvritet me konsumimin e pakontrolluar të barnave, dhe e detyruar në atë gjendje shkon në klinikë hyn në sallën e operacionit për të abortuar dhe aty vdes.

Nga frika e mediave doktori bën një plan që ta vrasin dhe burrin e saj dhe ti djegin në furrë viktimat, aty ku i djegin copat e fetuseve, për ti zhdukur mbetjet e tyre mirëpo gruaja tij e kundërshton dhe nuk pranon ta bëjë edhe një vrasje tjetër. Mos bashkëpunimi i tyre i qet në pah jetën e tyre të vërtetë bashkëshortore, problemet, tradhtitë, dhe shumë skandale të tjera, për të cilat kanë heshtur dhe kanë mbyllur sytë për shumë kohë.

Këtë shfaqje e jetësuan në skenë aktorët: Rabije Kryeziu, Armend Ballazhi, Njomza Tmava, Mirgita Lushtaku, Rita Mustafa dhe Jora Dajçi,

Në piano erdhi Alzan Gashi, ndërsa koreografe ishte Rabije Kryeziu. Skenografia dhe Kostumografia nga Dhurim Ismaili, dizajn i dritave: Skender Latifi dhe Bedri Maloku, teknik skene: Skerdi Morina dhe dizajni: Leonard Krasniqi.

Ndërsa repriza e kësaj shfaqje vjen sonte në Teatrin “Dodona” duke filluar nga ora 19:30. Hyrja e kësaj shfaqje do të jetë falas. / KultPlus.com

Historia e dhimbshme e Marigosë, gruaja që qëndisi flamurin e Pavarësisë


Historia e gruas që besohet se qëndisi flamurin, të cilin Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Aktiviteti politik e shoqëror i Marigo Pozios, që vdiq e vetmuar në Tiranë, pasi kishte humbur fëmijët dhe bashkëshortin nga turbekulozi.

Mediat kanë sjellë një shkrim të antropologut Jakov Milaj (1911-1997) të botuar në revistën Përpjekja Shqiptare e Branko Merxhanit.

Shkrimi është publikuar në numrin 13 të janarit 1938 të kësaj reviste, vetëm pak kohë pasi ishte shënuar 25 vjetori i Pavarësisë Kombëtare. Pa marrë përsipër vërtetësinë e të gjithë atyre që shkruhen në artikullin e mëposhtëm, po e sjellim atë të plotë me fare pak ndryshime gjuhësore, për të kuptuar atmosferën e asaj kohe si edhe disa fakte rreth figurës së gruas së shumëpërmendur në historinë tonë kombëtare.

Zonja Marigo dhe flamuri kombëtar

Nga Jakov Milaj

E ëma e një shoku t’im ruan me kujdes, në fund të arkës së teshave një flamur të vogël në trajtë trekëndshi me dimensionet 70 X 40 cm. Eshtë i kuq si flaka, me thekë të mëndafshtë rreth e rrotull, me një shqipe të bukur nga pjesa e gjerë, e me një fytyrë…., të qëndisur me dorë në zemër të shqipes. Nga pjesa e ngushtë e trekëndëshit shkruhet me germa ari: Rroftë Shqipëria.

Si ky flamur ka me qindra nëpër familjet vlonjate. I ka punuar Zonja Marigo. Kush e ka e ruan si sytë e ballit. E mbante, dikur, të fshehur në ndonjë cep që s’i binte në sy gjindarmit fesë-kuq; më pas, të ekspozuar në krye të odës së miqve; tashi që ka nisur të vjetërohet, e ka palosur, e ka mbledhur mirë dhe e ruan si ujët e pakët që mos të shkyhet.

Esht pema e një epoke entuziazmi, puna a një farkëtareje të idesë kombëtare.

Vlore, një herë e një kohë, ka pasur një zonjë që të gjithë ditën e kalonte duke qëndisur flamuj, të gjithë natën duke pritur e përcjellë nacionalistët që në shtëpinë e saj, bënin mbledhje për të shkëmbyer mendime e për të marrë vendime rreth luftës për Atdhe. Ata që kanë hyrë e dalë në një shtëpl të vogël, dera e madhe e së cilës hapet në rrugën që sot mban emrin “Justin Godart”, m’a kanë përshkruar në këtë mënyrë Zonjën Marigo Pozio: ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare, e me një fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ri të saj. Ishte gojëmbël e buzëgaz.

E zonja në fjalë sa ia kthente mendjen edhe burrit më të peshuar, trimëreshë në vepra sa nuk i trembej syri as prej bajonetave tyrke. Ishte mjaft e gjallë dhe, për në kohët e saj, kishte një kulturë të mirë të shoqëruar nga një gjykim i fortë. Dinte shume gjëra: njihte, sidomos, mirë përpjekjet e shqiptarëve për liri; kishte lexuar të gjithë poetët e Rilindjes sonë Kombëtare, shumicën e vargjeve të të cilëve e dinte përmendësh.

Kam përpara sysh shumë fotografi të saj: diku ajo duket e zymtë a e menduar, diku ka një qeshje ironike në buzë, diku spikat shenja e gëzimit. Këto kuadro përbëjnë, në mënyrën e tyre, termometrin e veprës nacionaliste: herë ngrihet pse punët shkojnë mbarë, herë ulet pse dalin pengesa, paraqiten rreziqe, bëhen gabime. Por kurdoherë, në thellësin e syve që lëshojnë xixa gjallërije, fshihet një farë gëzimi, gëzimi që ajo pret: është e sigurt se Shqipëria do të dalë më vehte e do të shkojë përpara. Shumë vjet më pas, gazeta e saj “Shpresa Kombëtare” do të botojë një poezi të hartuar në kohën e robërisë:

Do vinjë prapë, do vinjë

Do vinjë vera, behari;

Bima, lule ta mbinja,

Të marrë shpirt Shqipëtari.

Retë e zeza do përdahen,

Do shkojnë koha e ftohtë,

Lotët në vite do thahen,

Se do vinj diell i ngrohtë.

(Shpresa Kombëtare: Viti 1, Nr. 6 — 25 Maj 1921)

***

Ibrahim Shyti, arkivisti fanatik i impulsit nacionalist vlonjat, përves kujtimeve që mban në tru, ruan edhe shumë dokumenta të vlefshëm, letra të shkëmbyera e gazeta të vjetra që kanë të bëjnë me Rilindjen tonë Kombëtare. Shumë ndër këto flasin për Zonjën Marigo Pozio.

Ka njerëz që mbajnë mend se kjo zonjë, që në vitin 1904, do me thënë përpara shpalljes së Hyrietit, interesohej psr csshtjen shqiptare, predikonte idenë e shqiptarizmës nëpër gra e nëpër burra, mirrte pjesë nëpër mbledhjet e ndryshme të nacionalistëve. Ndërsa i shoqi, Jovan Pozio, një burrë i mirë e i dukshëm, e kalonte ditën në dyqanin e tij të madh, Zonja Marigo, në shtëpi, qëndiste, shkruante artikuj për gazetat, shkëmbente letra me miqtë e shumtë atdhetarë të shpërndarë në të gjithë botën, e u fliste grave të Vlorës për një Shqipëri të lirë, diskutonte me burrat për ngjarjet e ditës, për propagandën që duhej filluar, për luftën që duhej nisur.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Zonja Marigo nuk men së punuari për çështjen kombëtare. Është bashkëpunëtore e Ismail Qemalit, të cilit, më 28 Nëntor 1912, i jep flamurin që do të shohë për të parën herë dritën e diellit të shkëlqyer shqiptar. Dera e oborrit të saj tashi i hap të dyja kanatat për të pritur e përcjellë nacionalistët. Oda e miqve bëhet qendra më kryesore ku rrihen problemet e koklavitura të ditës; është salloni ku autorët e Shqipërisë së porsalindur lexojnë me zë të lartë, ashtu siç bënin poetët frëngj të shekullit të 18, veprën e tyre ndërtonjëse të shkruar sido kudo.

Në këtë kohë ajo kthen sytë në një fushë tjetër të palëruar të cilën e kishte në kujdes për vite me radhë: në rrethin e grave. Nis, më parë, këshillat, propagandën. Iu flet zonjave të cilësdo klasë: të bejlerëve, të tregtarëve, shërbetorëve të tyre, grave të pasura e të varfëra. Më vonë propozon mbledhjen e një kongresi të gruas Shqiptare dhe ia arrin qëllimit. Në krye të vitit 1914, themelohet shoqërija “Shpresa Kombëtare” (“Populli”, Viti 1, Nr, 3 — 18 Prill 1914), në të cilën ajo, më e ditura grua e qytetit, zgjidhet sekretare.

Viti 1914 ka qenë një nga vitet më të përzierë në jetën tonë kombëtare. Princi gjerman von Ëied, që u dërgua për të mbretëruar, e gjeti vendin tonë në lufte me tanët e me të huajt. Shqipëris i ishin njohur kufijt që më 1913 prej Konferencës së Londrës, por shtetet fqinjë nuk e pranonim vendimin e Fuqive të Mëdha. Grekët kishin dale në prefekturat e Korcës e të Gjirokastrës dhe, me gjithë kundërshtimin e dëshpëruar shqiptar, kishin mundur të ecin përpara. Shumë familje, për të shpëtuar nga ndjekjet e tyre, kishin lënë plënk e shtëpi dhe kishin ardhur në Vlorë. Nën ullishtat, nëpër shtëpira të rrëzuara e dyqane të vjetër ishin mbledhur mijëra muhaxhirë.

Një gjendje e këtille, që as burrat s’po i bënin dot ballë, me gjithë se po përdornin armët dhe po derdhnin të gjitha fuqitë e tyre të varfëra në diplomaci, e vinte në pozitë të vështirë veprën e Zonjes Marigo. Ajo duhej të mbante gjallë entusiazmin ndër shoqe dhe të bënte dicka të dobishme për Atdhen e mjeruar.

Për të ngrohur zemrat e vlonjatëve u paraqit një rast i mirë: mbreti Ëilhelm i Parë, një muaj mbasi arriti në Shqipëri, i mallëngjyer prej mjerimit të muhaxhirëve të ndjekur prej Grekëve, desh të vizitojë Vlorën. Zonja Mango do t’i përgatiste një pritje madhështore nga ana e organizatës femërore të porsakrijuar.

Mustafa Quill, gazetari dëshmor, e përshkruan për bukuri, në një reportazh të gjatë, këtë pritje.

“Skela e Vlorës ishte mbushur me njerëz. Ismail Qemali, prefekti, kryekatundari, oficerët organizatorë t’ardhur prej Hollande, e konsujt e Austris e të Italisë kishin zënë vendin qendror. Pranë tyre vinte grupi i madh i grave, të veshura me petkat më të bukura, nëpër mëngët e nëpër kraharorët e të cilave ishin qepur kordela të kuqe e të zeza. Porsa u duk, në horizontin e hapët jahti mbretëror, një mori barkash të vogla, mbushur me popull të thjeshtë e me përfaqësonjës, shkuan drejt tij. Kur jahti u ndal nja njëqind metra larg toke, vetëm një barkë e vogël u drejtua kah shkallët dhe disa gra u ngjitën në të. Mbreti e Mbretëresha pranuan përpara të gjithëve, përfaqësinë e shoqëerisë “Shpresa Kombëtare”. Zonja Marigo, kryetarja e këtij grupi, e mallëngjyer pse po shihte të vërtetuar ëndrrën e saj të sa e sa vjetëve, me lot ndër sy i dorëzoi Mbretëreshës një tufë të madhe lulesh të zgjedhura. Mbretëresha e puthi në ballë. Në tokë Sovranët u pritën me brohoritje të papërshkruarshme. Jani Minga mbajti një fjalim të mallëngjyeshëm. Kur karroca mbretërore po nisej për në qytet, populli zbërtheu kuajt prej saj dhe e tërhoqi vetë Mbretin gjer sa e coi në banesën që i ishte caktuar”. (“Popull”, Viti 1, Nr 3, 18 Prill 1914).

Kjo vizitë mjaftoi për t’u ngjallur entusiazmin grave të Vlorës. Zonja Marigo, e pagëzuar me një puthje mbretërore në ballë, fitoi fuqi të reja për të vazhduar misionin që i kishte ngarkuar vetvehtes. Vepra më e mirë për kohën kur një mori njerëzish, të plagosur në luftë e të sëmurë, janë duke vdekur urije e së ftohti nëpër ullinjt e Vlorës, ishte ndihma për muhaxhirët. Edhe përpara se të vinin në Vlorë Sovranët, ajo kishte mundur të mbledhë dicka: 3804 groshë. Mbretëresha Sofije, për të përkrahur këtë inisiativë, i dhuron Zonjës së Syrja Bej Vlores — kryetare a shoqërisë — edhe 3000 franga ari bashkë me disa topa basme e pëlhure. (Mbreti, mbasi vizitoi të gjithë muhaxhirët me radhë, nëpër banesat a tyre të shkreta iu fali atyre 1000 napolona).

Nis, atëherë, fushata e ndihmave më me nxehtësi. Zonja Marigo, bashkë me dy a tri gra të tjera, shkon shtëpi më shtëpi, trokiti derë më derë për të kërkuar lëmoshë. S’le grua pa kapur. Te dyert e pacelura pret nga një gjysëm ore e nga një orë më këmbe, gjer sa ato cilen. Gjithkush kontribuon me dicka. Dikush jep dhjetëshin për muhaxhirët, dikush kacidhen. E me dhjetëshe e me kacidhe mblidhet një shumë e madhe: 21.813 groshe. (Në këtë shumë nuk hyn ndihma e Mbretëreshëes, por vetëm ndihmat e vogla bashkë me të ardhurat e llotarisë që u hodh për një qostek të falur nga Zonjëza Bukroshe Qazim Kokoshi)

Lista e ndihmëtarëve, edhe e atyreve që për mungesë groshi, kishin dhënë vetëm nga njëzet e nga tridhjetë para, botohet në fletoren “Populli”. (Populli, Viti I, Nr. 11, 20 Qershor 1914).

Është lista e vuajtjeve të kësaj zonje nacionaliste: qindra emra, do të thotë qindra dyer të trokitura, qindra shtëpi të vizituara; punë që kërkon djersë, sidomos kur kryhet ndër ditët e fundme të majit. Gratë e Vlorës mendonin që fushata e tyre të përhapej në të gjithë Shqipërinë e nëpër kolonitë shqiptare; e prandaj kishin dërguar një tok letrash, të thjeshta e të porositura, nëpër të katër anët e botës. Në gazetën “Populli” pas listës së ndihmëtarëve, shënohet lista e letrave të dërguara, e më në fund, Zonja Marigo përshkruan llogarinë se si u shpenzuan të hollat e mbledhura. Po e botoj tekstualisht këtë pjesë:

Shuma e të hollave grosh 20.801

Nga qosteku qe dhuroi vajza e Z. Qazim Kokoehit 1.012

Gjithsej 21.813

Ndihmat që u dhanë prej Zotërinjve të Vlorës:

10 qese misër i dhuroi Nëna e Qazim Kokoshit.

Të holla 15.000

Për 10 shtresa dhe 10 krenka (jastikë) 70 kut nga 2.20 gr 175

U dërguan në Kaninë për të prishurat e krahinës së Delvinës:

Basma 129 kut nga 1.30 grosh 225

Basma 79 kut nga 1.23 105

Mashemir 54 kut nga 2.20 135

Humai topa 4 nga 0.455 180

Për kalin që shpuri plackët në Kaninë 20

Harxhet e shtypit 300

Për letra 29.50

Prej shumës së të hollavet 21.813 grosh u harxhuan 16,169.50

Kusuri 5.643.50 gr. do t’i paraqitet këto ditë bashkë me statutin M. së sajë Mbretëreshës, dhe si të kqyret nga M. S. Mbretëresha, do të formohet Shoqëria e rregullshme dhe pastaj tu lutemi bashkatdhetarëve tona që dëshirojnë përparimin e Atdheut të marin pjesë në këtë shoqëri.

Gjithë zonjave e zotërinjve që patën mirësinë e na ndihmuan u falemi fort nderit. Zonjave Shqipëtarka brenda e jashtë Shqipërisë që u cuam letra pas listës që po botojmë, u lutemi fort të na përkrahin me ndihmat e tyre. Zonjat e Vlorës që s’na ndihmuan si Z-za K. G. dhe Za N. E. që u fshehën dhe Z. Dr. P. (të gjithë inicialet përfaqësojnë emra që janë shkruar të plotë në original) që si na mbajti një orë ne porta, mezi na hodhi 20 gr., u themi që meqë neve nuk u suallëm si dinkardashët e tyre Grekët, që kur vinin kërkonin nëpër Shqiptarët e viseve që kishin shkelur e u thoshin jepni 4-5 napolona; dhe ato të ngratat Shqiptarka që kishin burrat në kurbet, dhe s’u ndodheshin të holla, i shtrëngonin të shisnin bakëret, ose bagëtinë dhe jo vetëm këtë punë, po shumë herë (dhe përse, që t’u vrasin vëllezërit dhe t’u djegin mallë), pra pse me fisnikëri u kërkonim të na ndihnin sa të duan, na u fshehën e s’na dhanë?

***

Por kohët e veprimit kaluan shpejt e shpejt. Rebelët e Shqipërisë së Mesme e dëbuan Mbretin Wilhelm i Parë prej vendit tonë, mbasi i vranë trimat më të mirë. Po n’atë kohë plasi Lufta e Madhe dhe Shqipëria u shkel prej Fuqive të Huaja. Shoqërija e “Shpresa Kombëtare” u shpërnda pa e parë të aprovuar statutin e saj nga ana e Mbretëreshës Sofije që do të ishte kryetare nderi. Zonja Marigo hyn prapë në shtëpinë e saj të vogël për të pritur e përcjellë miqt e vjetër nacionalistë. Fatbardhësisht kjo periudhë turbullimi nuk i kalon të pes a gjashtë vjetët. Luftrat e 1920-ës i nxjerin jashtë Shqipërije fuqitë e huaja; Kongresi i Lushnjës riorganizon shtetin e lirë shqiptar.

Zonja Marigo, porsa e sheh Shqipërinë të lirë e sovrane, mendon menjëherë komitetin e grave vlonjate që, gjashtë vjetë më parë, ishte shpërndarë pa u formuar mirë. Shoqërija “Shpresa Kombëtare, u formua më 21 Janar 1921 (Mbrojtja Kombëtare Viti 1, Nr. 16, 23 Janar 1921) dhe menjëherë mori një vendim të madh: të botojë një gazetë që do të ketë për mision zhvillimin e femrës shqiptare. Zonja Marigo J. Pozio caktohet drejtoreshë e përgjithshme.

Kam lexuar vetëm një numër të kësaj fletoreje të botuar mbi letër ngjyrë trandafili; në krye titulli “Shpresa Kombstare” formon një gjarpër në trajtën e gërmes “S” të shtritur. Nën të vijnë artikujt, të ndarë në tri shtylla, përmbajtja e të cilëve, po të merret parasyshë koha në të cilën janë botuar dhe niveli kultural i femrës shqiptare të vitit 1921 që kishte kryer shumë shumë, vetëm një shkollë fillore propagande në gjuhë të huaj, është mjaft e mirë.

Shifet qartë se Zonja Marigo ka pasur dhe një kulturë që e bënte superiore ndërmjet shoqeve, edhe një farë shije në gazetari. Fletorja “Shpresa Kombëtare” vazhdoi botimin vetëm për pak muaj. Kur entuziami që kishte grumbulluar të gjithë gratë e Vlorës rreth Zonjës Marigo u shua, shoqërija u shpërnda dhe fletorja u mbyll. Zonja Marigo tashmë ishte mplakur dhe nuk mund të punonte më me vrullin e dikurshëm. Përvec pleqërisë, sëmundjet e mjerimet familjare nuk e linin të qetë. Dy vajza dhe biri i vetëm i vdiqën nga tuberkulozi. Jovani, i shoqi zemërbardhë, që për disa vjetë me radhë mundohej të përkrahte veprimtarinë e saj dhe të ndihmojë cështjen kombëtare, vdiq po prej kësaj sëmundjeje. Më në fund, bacilet e Koch-ut nisën të brejnë edhe mëlcinë e Zonjës Marigo. E varfër sa s’bëhet, s’kishte asnjë mjet për t’u mjekuar. Me kohë humbi edhe dritën e syve dhe, pesë a gjashtë vjet më parë, vdiq në Tiranë në një gjendje të vuajtëshme. Për varrimin e saj u përkujdes i kunati, Kristo Floqi.

***

Ky është fundi i tmerrshëm i një idealisteje të madhe. Zonja Marigo Pozio të gjithë jetën e pasurinë ia kushtoi cështjes Kombëtare. Por me gjithë këtë, emri i saj do të harrohej krejt, sikur ndonjë polemikë gazetash ose ndonjë shënim i pakontrolluar reviste kulturale mos të parashtronte pyetjen: Cili flamur qe ai që u ngrit në Vlorë, më 28 Nëntor, prej Ismail Qemalit?

Gjithkush, gjer më sot, është përgjigjur sipas qejfit. Disa duan të thonë se flamuri i parë që valoi në Vlorë qe ai që Don Aleandro Castriota u pat falur bejlerëve të këtij qyteti. “Hylli i Drtës” kujton se Ismail Qemali, duke ardhur prej Viene, u ndal në Kotorr dhe atje Lec Shkjezi, që kishte flamuj gjithfarë maset, i dha nji flamur të thjeshtë, kund dy metra të gjatë, mbasi i pat thanë Plaku: nuk e due as tepër të madh, as tepër të vogël. (Hylli i DrItës, Nr. II, Nanduer 1937)

Të dyja këto, pretendime janë të pathemelta. Kërkush nga ata që kanë marrë pjesë në Kongresin e Vlorës, përvec të interesuarve, nuk përmendin gjëra të këtilla. Mbeten vetëm dy hipoteza, në të cilat Zonja Marigo figuron, në mos si qëndisësja, së paku si kustodja e Flamurit Kombëtar: u ngrit flamuri i dërguar prej Amerike nga shoqërija “Besa Besë”, apo ai që punoi me duart e veta Zonja Marigo?

Zoti Kol Rodhe, në këto ditë, pati mirësinë të më dërgojë një letër të gjatë në të cilën përshkruan një histori të mahniteshme qi duhet ta njohë cilido Shqiptar: Në verën e vitit 1911, me pretekst se do të mjekohej, Zonja Marigo shkon në Korfuz (sikurse kishte shkuar, më parë edhe nëpër qytete të tjera) dhe aty ndeshet me të gjithë përfaqësonjësit nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur në ishullin grek për të hyrë së bashku e me pushkë në dorë në Shqipëri që të nisnin luftën kombëtare. Midis këtyre ishin dhe përfaqësonjësit e Amerikës, të dërguar nga shoqërija “Besa Besë”. Këta, dhe posacërisht Kola me të vëIlain e Thoma Katundit, i dorëzuan Zonjës Marigo një flamur të qëndisur n’ar e në mëndafsh që, “me gjithë shtizën dhe me një shkabë të celikteë kishte kushtuar 140 dollarë”. Ndërsa 13 vetët që përbënin cetën e Amerikës vuanin nëpër bodrumet e Gjirokastrës, Zonia Marigo kthehet në Vlorë me flamurin e veshur në trup nën teshat e përditëshme, nga frika se mos ia gjejnë rojtarët e doganës që teshat e asaj i kontrollonin më imët nga cdo gjë tjetër. Një vit më pas këtë flamur ia dhuroi Ismail Qemalit për t’a ngritur më 28 nëntor, në ballkonin e Xhemil Beut. (Përshkrimin e Z. Rodhe po e shkurtoj e po i shtoj ndonjë episod të mbledhur nga persona të tjerë.)

Të njëjt mendim me Kol Rodhen janë edhe shumë nacionalistë të tjerë, ndër të cilët edhe Zoti Qazim Kokoshi. Por Kristo Floqi ka shkruar ne fletoren “Arbënia”, ka nja dy vjet, se flamurin kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” me duart e veta Zonja Marigo mbi cohën e blerë te tregtari Diamanti si mbas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin. Midis atyreve që kanë dijeni mbi faktin, Zoti Kristo Floqi përmend edhe Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza lsain e Ymer Radhimën.

Këtë hipotezë të dytë e përkrah edhe shërbetorja që Zonja Marigo, ka mbajtur pranë vehtes gjatë gjithë jetës së saj. Kjo di shumë sende nga jeta e Zonjës dhe i kujtohet së si qëndron puna e flamurit që u ngrit në Vlorë.

“Flamuri që ngriti për të parën herë Ismail Beu — më tha Zonja Thina Ferra — e ka pikturuar me hoje të zezë vetë Marigoja. Bile, këtë flamur unë vetë e kam ngrohur pranë mangallit që ta thaj sa më parë. “Shpejt, Thinë, më thoshte e ndjera Zonjë, pse Ismail Beu e do për tashi pas drake”. Flamuri i Amerikës që suallëm prej Korfusi i është dorëzuar Llambi Bimblit e Kol Rodhe’s, i paprekur, kur këta po niseshin për në Korcë. Flamuri që bëmë ne nuk ishte krejt i kuq, por pak si i zbardhur, në bojë të specit. Po atë ditë kemi pikturuar edhe shumë flamuj të tjerë për t’ia shpërndare popullit. Kishim edhe një shqipe të vogël që e lyenim me bojë të zezë dhe iu vulosnim qylafët a bardhë të gjithë lebërve që muarën pjesë në manifestime.

***

Nga gjithë sa thamë më sipër, duhet besuar se flamuri që u ngrit në Vlorë qe punuar nga Zonja Marigo. Fjalët e Thinës sidomos, duhen marrë në konsideratë, pse, brenda tyre nuk fshihet asnjë ambicje a paragjykim. Kjo flet vetëm mbi sa ka parë me sytë e ka dëgjuar me veshët e saj.

Por, edhe në mos qoftë e vërtetë se flamuri që u ngrit për herën e parë ka qenë i pikturuar vetë prej dorës së Zonjës Mango, ësht krejt e sigurtë se, të paktën, ai flamur u ngroh prej trupit të saj, u nxeh në prushin e zemrës së saj shqiptare sa here i duhej të kalonte nëpër doganat e huaja ose të kërkohej prej autoriteteve turke. Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk është blerë nëpër tregtarë, por është punuar prej dorës së një Shqiptarke, qoftë kjo edhe n’Amerikë, që shkriu jetë e pasuri për lirin e Atdheut.

Gjithkujt i bëhet të besojë se Vincens Prendushi (O.F.M.) ka pasur parasyshë Zonjën Marigo duke qëndisur flamurin kombëtar, kur ka shkruar në “Gjeth e Lule” romancën e tij të pavdekshme: Grueja Shqyptare./njekomb/ KultPlus.com

Miratohet rregullorja për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”


Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar Projekt Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ministri Gashi tha se “Objektivat kryesore të kësaj projekt-rregulloreje janë organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në harmoni të plotë me Ligjin për Administratën Shtetërore të Kosovës.

Po ashtu, ministri Gashi tha se “miratimi i kësaj rregulloreje do të sjellë qartësi të një niveli më të lartë, dhe do të ndikoj edhe në përformancën e stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, pasi që do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në funksionimin e strukturës organizative. Dispozitat e kësaj Rregulloreje janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit të BE si dhe me  prioritetet e Qeverisë së Kosovës”.

“Kjo Rregullore ka kosto buxhetore mirëpo nuk krijon obligime buxhetore shtesë pasi që mjetet financiare do te ndahen nga linja për Paga dhe Mëditje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Po ashtu nuk ka nevojë për krijim të mekanizmave shtesë, sepse   mekanizmat për zbatimin e saj tanimë janë funksionale. Duke marr parasysh atë që u tha me lartë, kërkoj nga ju aprovimin e Rregullores”, shtoi ministri Gashi. / KultPlus.com

Promovohen librat “Testamenti” dhe “Kukuta e Sokratit” nga Sabri Hamiti

Sot është bërë promovimi i dy librave, “Testamenti” dhe “Kukuta e Sokratit”, të shkruara nga autori Sabri Hamiti.

Sipas akademikëve Ali Aliu e Rexhep Ismajli, këto libra janë me vizion gjithëpërfshirës. Sipas tyre, “Testamenti” është vepër studimore. Ndërsa “Kukuta e Sokratit” është libër me poezi, njofton Klan Kosova.

Përurimi i këtyre dy librave është bërë në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.


Cilin vagon të parin ta mallkoja?!

Poezi nga Mentor Mani.

Rebesh lotësh me kokën pas kthyer
Më ngulfiste aroma e lamtumirës
Binarët mallkonin motin e ligë të çakajve
Mbi supe trastat mbushur me dhimbje

Ngarkova pak dhe në vend të kujtimeve
Në rigën e shiut ta bëja baltë t’vendlindjes
Diku në vagon ishte ulur Lindita
Atë do ta quaja dielli i vendit tim

Por rrugët na u prenë…
Dy dhimbje më thumbonin në plagë
Ëndrrat treteshin në rrugën gjarpërore
Kosova jonë zhdukej në tym e në flakë

Nga dritarja e trenit  në harkun e Bllacës
Vagonat e zinj një nga një numëroja
Gulçimin në vaj s’e përmbaja dot
Cilin vagon të parin ta mallkoja?!  / KultPlus.com

Këngëtarja e njohur shqiptare performon në “The Ellen Show”

Këngëtarja shqiptare  e hiti “Sweet but psycho”, Ava Max, po korr sukses të madh në muzikë dhe është renditur ndër emrat shqiptarë që po e bëjnë krenar  vendin tonë në mbarë botën.

Së fundmi,  Ava ka njoftuar në profilin e saj në ‘Instagram’ se mbrëmjen e sotme në ora 21:00, ajo do të performojë në studion e emisionit të famshëm “The Ellen Show”.

Ky është një pomovim  mjaft i mirë i këngëtares, këngët e së cilës janë kthyer në hitet e momentit.

Pianisti Eric Ferrer solli mesazhe paqeje dhe dashurie në Prishtinë

Fotografitë: Arben Llapashtica

Chopin Piano Fest në Prishtinë, në mbrëmjen e së mërkurës kishte përzgjedhë që të sjellë pranë audiencës kosovare francezin Eriz Ferreri, i cili për më shumë se një orë tregoi mjeshtërinë nën tingujt e pianos, tinguj të cilët magjepsën të pranishmit, shkruan KultPlus.

Mjeshtri i pianos Ferreri i cili luan në piano që nga mosha pesë vjeçare theu edhe rregullat e festivalit, i cili duke parë entuziazmin e krijuar në sallë, nuk përfilli pushimin e shkurtë që i është ofruar, duke sjellë kështu një mbrëmje melodike me vepra të ndryshme të Chopen.

Këtë paraqitje pandërprerë nga pianisti francez e ka vlerësuar edhe Besa Luzha, drejtoreshë artistike e këtij festivali, e cila ka potencuar  se përgjatë dhjetë viteve sa po shënon ky festival, të rralla janë paraqitjet e pianistëve që nuk përdorin pushimin e shkurtë.

Poashtu Luzha ka thënë se nuk ka pas raste që në një mbrëmje të veçantë të prezantohet komplet mbrëmja me vepra të Chopen, pasi që, sipas saj, interpretuesit në të shumtën e rasteve kombinojnë vepra të kompozitorëve të ndryshëm.

Pas përfundimit të koncertit, publiku nuk i ndali duartrokitjet për disa minuta, e për të nderuar publikun për duartrokitjet,  pianisti Eric Ferrer u kthye përsëri në skenë dhe luajti edhe një vepër të Francis Poluenc e cila titullohej “Dream of Love”. Ai u mundua të flasë edhe në shqip ku tha se këtë vepër e prezantoi në shenjë kontributi  për  Kosovën,  dhe se përmes kësaj vepre dërgon mesazh paqeje dhe dashurie për Kosovën.

E mysafiri i mbrëmjes Eric Ferrer tha se e do Kosovën,  dhe se për të ishte një nderë që të luaj në festivalin Chopin Fest pasi që sipas tij shqiptarët janë një komb i madh,  dhe paqja është shumë e rëndësishme për të rinjtë.

“Jam shumë, shumë i lumtur që shohë sonte kaq shumë të rinj që kanë ardhur për të dëgjuar Chopin. E dua muzikën, i dua njerëzit, e dua pianon dhe unë kur të luaj dërgoj mesazh nga zemra ime dhe mesazhi i natës së sotme është paqja dhe dashuria” tha Eric Ferrer për KultPlus.

Gjatë kësaj nate nga veprat e Chopin-it  u luajtën veprat si: Mazurkas, Valses, Etudes, sikurse që janë  luajtur dhe dy balada. E loja e këtyre veprave,  sipas drejtoreshës së këtij  festivali  Lejla Haxhiu-Pula u cilësua si performancë jashtëzakonisht e bukur dhe sipas saj loja e këtyre veprave është mirëpritur shumë mirë edhe nga publiku.

“Ishte një atmosferë jashtëzakonisht e bukur, publiku i cili ishte mbledhur sonte këtu e ka mirëpritur jashtëzakonisht bukur. Ky pianist po vjen për herë të parë në Kosovë dhe është jashtëzakonisht i kënaqur me mikpritjen, me sallën, me publikun dhe po ashtu me ne organizatorët. Neve është duke na ardhur mirë që po i përjetojmë këto qaste të bukura me  këta artistë të njohur” tha për KultPlus  Haxhiu-Pula.

Ndërsa sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë me piano do të luaj pianisti norvegjez Hakon Austbo. G. Mujaj / KultPlus.com

Shteti serb ia promovon librin ish-ushtarakut i dënuar për krime lufte në Kosovë

Ministria serbe e Mbrojtjes të mërkurën promovoi një libër nga një ish-shef i shtabit ushtarak i cili po e vuan dënimin prej 22 vjetësh burgim për krimet e kryera nga trupat serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Një video-incizim ia mundësoi Gjeneralit Nebojsha Pavkoviq t’i adresohej pjesëmarrësve në një ceremoni ministrore nga qelia e tij në Finlandë. Ai tha se libri i tij, që janë pjesë të ditarit të tij që e kishte mbajtur gjatë luftës në Kosovë, paraqesin një “dëshmi heroike” të mbrojtjes së Serbisë nga “agresioni i NATO-s”, raporton AP.

Një tribunal i OKB-së për krime lufte e dënoi Pavkoviqin për depërtim, transferim të dhunshëm, vrasje dhe persekutim të shqiptarëve etnikë më 2009.

Serbia ka shënuar fushatën bombarduese të NATO-s me ceremoni që kryesisht nxisin ndjenja anti-Perëndimore që fuqizohet edhe nga propaganda pro-Rusi në mediat lokale të drejtuara nga shteti, transmeton Koha.net.

Ditari i ish-ushtarakut është i titulluar “78 Ditë në Përqafimin e Engjëllit të Mëshirshëm”, që, siç shkruan AP-ja, është i bazuar në propagandën serbe që deklaron rrejshëm se NATO-ja i dha fushatës së Kosovës emrin e koduar “Engjëlli i Mëshirshëm”.

Që kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq nisi ngritjen e tij politike më 2012, autoritetet serbe, sipas agjencisë amerikane të lajmeve AP, kanë mirëpritur kriminelë të dënuar të luftës dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike. / KultPlus.com

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, pjesë e kongresit të arkivave në Zvicër

Në Luzanë të Zvicrës në kongresin e 75-të të Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit -FIAF merr pjesë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Në kongres marrin pjesë 166 institucione nga 75 vende dhe 360 përfaqësues arkivash shkëmbejnë eksperienca.

Drejtuesja e AQSHF-së, Iris Elezi, prezantoi përpara të ftuarve Arkivin e Filmit Shqiptar në panelin mbi të kaluarën dhe të ardhmen e arkivave të filmit. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992.

Në fondin filmik të arkivit të filmit gjenden gjithashtu materiale arkivale të grumbulluara nga privatizimi i të gjithë filmave artistikë, dokumentarë dhe kronika të prodhimit të huaj, që nga shfaqjet e para luftës deri në përfundim të luftës së dytë botërore, të konsideruara plaçkë lufte.

Po ashtu janë materiale filmike të depozituara sipas ligjit të depozitës legale të ushtruar që në vitin 1945, kur sipas marrëveshjeve të reja shtetërore rifillojnë xhirimet e kineastëve të huaj. Materiale nga dorëzimi i një kopjeje të prodhimit të huaj të blerë nga distribucioni shtetëror apo dhe materiale nga xhirime arkivale.

Koleksioni i AQSHF vazhdon të pasurohet nga prodhimi kinematografik shqiptar dhe bashkëpunimet e huaja me kompanitë shqiptare private të prodhimit filmik të cilat kanë filluar prej vitit 1992.

AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi dhe negativa të fotove. /a.a/ /a.g/ KultPlus.com

“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”

Disa nga thëniet e Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova kishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Ibrahim Rugova, ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Rugova pas vetës la shumë, gjurmët e tij janë të pashlyeshme që përcillen brezë pas brezi.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga thëniet e tij:

“Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë”.

“Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e saj për vete”.

“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”.

“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”.

“Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor”.

“Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”.

“Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit”.

Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 në moshën 62 vjeçare dhe është varrosur në Prishtinë. /KultPlus.com