Jeta Kalaveshi përmes pikturave e vajton kohën e shkuar

Mesazhet artistike për kohën e kaluar, për mos leximin e librit dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë u shfaqen mbrëmë në ekspozitën “Velloja e kujtimit si dramë” e artistes Jeta Kalaveshit, vepra këto që shënojnë ekspozitën e dytë personale të artistes ë që u ekspozuan në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në këto vepra shfaqet preokupimi i artistes me rrezikun në rritje ndaj uljes së nivelit të leximit të librit tek të rinjtë në Kosovë dhe e rritjes së përdorimit tekniko teknologjik, respektivisht elektronikës. Rezultatet në këto vepra të paraqitura na tregojnë që sipas autores shumë pasuri shpirtërore duke filluar prej bibliotekave familjare dhe publike, si duket janë bërë problem për familjet e reja “bashkëkohore” të cilat marrin rrugën e riciklimit.

Në këtë ekspozitë, artistja Jeta Kalaveshi u paraqit me 19-të punime të karakterit vajë në pëlhurë që i ka punuar që në vitin e tretë të studimeve. Çdo vepër e ekspozuar ka një mesazh unik, e në tersi ekspozita e bënë një krahasim të fëmijërisë në të cilën është rritur vetë artistja dhe fëmijërisë në të cilën rriten sot gjeneratat e reja.

Kuratorja e ekspozitës Zake Prelvukaj, tha që kemi të bëjmë me një ekspozitë shumë atraktive në të cilën paraqiten kohët e vjetra dhe koha kur lexoheshin librat e që sipas saj sot ato mungojnë.

“Kemi të bëjmë me një ekspozite shumë atraktive, kemi të bëjmë me një artiste të re e cila gjithë jetën e vet, ato që i absorboj i vendosi në këto piktura e na tregoj neve që fatkeqësisht një kohë e ëmbël, emocionale e dashur që ishte për të gjithë e po ashtu kohë kur lexonim libra e që sot në këtë vit atraktiv të gjitha këto mungojnë”, tha Prelvukaj.

Po ashtu ajo u shpreh se artistja përmes këtyre veprave e vajton kohën e shkuar e cila sipas saj është duke u shuar.

“Jeta përmes këtyre pikturave e vajton kohën e shkuar, e shpall jo krejt të vdekur por në atë mënyrën e saj të butë, që ajo kohë po shuhet e po mbetet në muzeume. Kemi të bëjmë me një artiste të dashur, ajo është temperamente aty ku duhet të jetë dhe  mendoj që Jeta do të japë shumë për artin kosovarë”, u shpreh ajo.

E autorja e kësaj ekspozite, Jeta Kalaveshi, u shpreh për KultPlus se mesazhi që përcjellin veprat e saj është që të vetëdijesojnë njerëzit që të lexojnë më shumë libra, që të vizitojnë të afërmit e tyre e që sipas saj të mos e kalojnë kohën kotë në rrjetet sociale.

“Mesazhi që përcillet nga këto piktura është që ti vetëdijesoj njerëzit që të lexojnë më shumë libra, që ti kujtojnë kohët e vjetra, që të mos ecin përpara pa kujtuar të shkuarën po ashtu mos ta shpenzojnë kohën e tyre vetëm në Instagram e Facebook kotë, kur mundën që të lexojnë një libër e ta vizitojnë një shokë, shoqe apo kolegë”, u shpreh Jeta për KultPlus.

Jeta Kalaveshi ka studiuar për Marketing në Kolegjin AAB, pastaj në Fakultetin e Arteve-drejtimi Pikturë, në Universitetin e Prishtinës. Deri më tani është pjesëmarrëse në dhjetë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës si në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Trieste-Itali, Abidjan-Bregu i Fildishtë, etj. / Gzim Mujaj / KultPlus.com

Nipi i Nënës Terezë: Nëna Terezë humanizmin e ka trashëguar nga nëna e saj, gjithmonë kishte përgatitur dreka për të varfërit

Një shenjë e Nënë Terezës është familja Gombar, gjegjësisht kryefamiljari i saj Alojz Gombar, që është një familjar, apo disa e konsiderojnë si nipi i Gonxhe Bojaxhiut.

Familja e shenjtores dhe nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza nuk ka ndonjë shenjë të theksuar që mund të evidentohet në Shkup. Ajo dikur ishte në zemër të Shkupit, sot lokacioni afër Qendrës së Vjetër Tregtare apo vetëm pak hapa afër përmendores së Aleksandrit të Madh në shesh.

Aty ka ngelur vetëm një pllakë me mbishkrimin “këtu ka qenë shtëpia e Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiu”. Kjo pllakë është vendosur në një qoshe, dhe disa herë ka qenë pre e akteve vandale.

Një shenjë e Nënë Terezës është familja Gombar, gjegjësisht kryefamiljari i saj Alojz Gombar, që është një familjar, apo disa e konsiderojnë si nipi i Gonxhe Bojaxhiut.

Ai thotë se gjyshja e tij dhe babai i Nënë Terezë ka qenë motër dhe vëlla, pra një lidhje e afërt familjare. Sipas tij bëhet fjalë për një familje të pasur e cila ka pasur shumë pasuri në Shkup dhe në Kosovë, që janë marrë me artari dhe filigrane.

“Por familja jonë ka qenë shumë humane dhe se Nëna Terezë e humanizmin e ka trashëguar nga nëna e saj, e cila gjithmonë kishte përgatitur dreka me kazane për të varfërit. Fryma e ndihmës ndaj të varfërve ka mbetur edhe tek ne”, theksoi Gombar. Ai shton se është një moment i veçantë që për së dyti herë takon Papën dhe se ndjehet shumë i emocionuar. “Me shumë gëzim e presim ardhjen e tij unë dhe familja ime”, theksoi Gombar./voal/KultPlus.com

Sot, vënia e gurthemelit për Muzeun e Historisë së Natyrës

Sot, në ora 14:00, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do ta bëjnë vendosjen e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”.

 Ceremonia do të zhvillohet në fshatin Sllatinë, Komuna e Fushë Kosovës, në Parkun “Te Pishat”. Gjendet rreth 18 km në perëndim të Prishtinës.  /KultPlus.com

Papa në Shkup: Jam shumë i gëzuar që jam në vendin e shenjtores Nënë Tereza

Papa Françesku arriti të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtuesi të kishës katolike. Ai do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humanistes së njohur botërore dhe fitueses së çmimit Nobel, që ka lindur në Shkup.

Ati i shenjtë, gjatë qëndrimit njëditor në Maqedoninë e Veriut u takua me presidentin në largim, Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili vizitën e Papës në Shkup, e ka vlerësuar si historike dhe që mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.

“Jam shumë i gëzuar që jam ne vendin e shenjtores Nënë Tereza dhe mund të bëj një lutje në Kishën ku ajo është pagëzuar në Kishën ‘Zemra e Shenjtë e Jezusit’”, ka theksuar kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku gjatë qëndrimit në Shkup, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Duhet të jeni të lumtur që bëni pjesë si bashkëqyetarë të kësaj gruaje të madhe”, ka theksuar Papa Françesku pas takimit që ka patur me presidentin në largim, Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, .solidaritetit.

Papa Françesku është ndalur në rëndësinë e karakterit shumë-etnik që ka Maqedonia e Veriut si shtet.

“Përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, ka krijuar një mozaik të bukur, e i cili do të zbukurohet edhe më tej nëse do të dini që ta bartni këtë mozaik edhe në gjeneratat e reja”, ka theksuar Papa Françesku,

Në fokus të fjalës së tij për mediat ka qënë dhe përballja e Maqedonisë me krizën e migrantëve

“Solidariteti i juaj me ata të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, shtëpitë, ju bën nder juve si shtet”, ka theksuar kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku

Papa Françesku më pas është përkulur para përmendores së Shën Terezës të vendosur para shtëpisë përkujtimore të shenjtores Nëna Terezë ku është takuar me liderët e komuniteteve fetare në Maqedoninë e Veriut. / KultPlus.com

Shikuesit vunë re një gotë të kafesë Starbucks në episodin e fundit të serisë së “Game of Thrones”

Në xhirimet e fundit të serisë, “Game of Thrones”, shumëkush u befasua me një skenë.

Shumë nga fansat e “Game of Thrones” ishin të zemëruar pasi panë një filxhan kafeje të “Starbucks” në episodin e fundit të kësaj serie televizive që hyri në sezonin e fundit.

Gjegjësisht, në një tavolinë të ndotur që gjendet në këtë pjesë skenike gjatë kremtimit në kështjellën Winterfell.

Prodhuesit e serisë shpejt reaguan duke thënë se nuk ishte filxhan kafeje, por çaji.

“Gota e harruar në setin e xhirimit nuk ishte kafe, por çaj herbal të cilin e kishte porositur Daenerys”, kanë deklaruar ata të HBO

“Game Of Thrones” e pati premierën më 17 prill 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa që prej 14 prillit të këtij viti, ka filluar sezoni i tetë dhe final.

INdryshe, seriali ka arkëtuar shifra të majme, ndërsa bashkë me serialin, është rritur shumë edhe fama e aktorëve protagonistë të tij. /KultPlus.com

Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj

Papa Françesku pas takimit me krerët shtetëror dhe korin diplomatik në Vodno, ka arritur tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

Ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule. Papa u shoqërua nga katër motra të nderit, të cilat i takojnë rendit të themeluar nga Nënë Tereza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, papa do të ketë takime me liderët e bashkësive fetare në vend dhe përfaqësues tjerë të organizatave qytetare.

Më pas, kreu i Kishës Katolike do të drejtohet për tek sheshi “Maqedonia” ku do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe jashtë./KultPlus.com

20 vite nga vdekja e Esat Bicurrit

Sot, janë bërë plot 20 vite që nga vdekja e këngëtarit të njohur kosovar Esat Bicurrit. Këngët e tij konsiderohen perla të muzikës popullore shqiptare dhe vazhdojnë të dëgjohen e vlerësohen ende, shkruan KultPlus.

Dhe, kujt nuk i kujtohet kënga fituese me “Okarinë të Artë” në “Akordet e Kosovës” – “E kujtoj atë takim?”, por edhe këngët e tjera, si: “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera”, e shumë të tjera.

Fatkeqësisht, ai është ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe më 7 maj të 1999 së bashku me shumë bashkëqytetarë të tjerë, ndërsa kufoma e tij u gjet dhe u rivendos vetëm në vitin 2004.

Ministria e Kulturës së Kosovës krijoi një çmim kombëtar të quajtur Esat Bicurri për përsosmëri në muzikë popullore dhe urbane.

Ai gjithashtu botoi dy libra të cilat quheshin: “Një këllëf me ar ta çova” dhe tjera, “Ahengjet Gjakovare në shekuj”.  / KultPlus.com

Veshjet më të bukura në Met Gala: Nga Dua Lipa e Lady Gaga deri te Kim Kardashian

Ngjarja kryesore e modës, MET GALA, njihet si një ndër mbrëmjet ku yjet botërore sfidohen me veshje të guximshme.

Mbrëmja e cila është edhe bamirëse, ku një biletë kushton hiq më pak se 30 mijë dollarë, njihet edhe parakalimet e yjeve botërore me fustane të ndryshme.

Kësaj here për temë e kishte “Camp: Shënime të modës” dhe rezultoi sërish me paraqitje që na çuditën yjet në tepihun e kuq në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York.

Kim Kardashian, Dua Lipa, Lady Gaga dhe Katy Perry ishin në mesin e atyre që lanë gjurmë në këtë mbrëmje.

Ndryshe, Gaga u paraqit me katër veshje të ndryshme për dallim prej yjeve të tjerë që kishin përzgjedhur vetëm një sosh. /Telegrafi/ KultPlus.com

Dua Lipa (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Rita Ora (Foto by Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Lady Gaga (Foto by Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Lady Gaga (Foto by Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Lady Gaga (Foto by Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Lady Gaga (Foto by Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Katy Perry (Foto by Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian West (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Jennifer Lopez (Foto by Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Cardi B (Foto by Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Bella Hadid (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Kylie Jenner dhe Kendall Jenner (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Rita Ora e Dua Lipa, të mahnitshme në “Met Gala 2019”

Mbrëmë të gjithë artistët kanë mahnitur me dukjen e tyre në “Met Gala”, një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë.

Por, një vëmendje të veçantë e kanë marrë edhe dy yjet shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa të cilat u paraqitjen mjaft të veçanta.

Kjo ngjarje e cila njihet në veçanti për veshjet ekstravagante, çdo vit ka një temë të caktuar. Sivjet mysafirët ishin bazuar në “ironi, humor, parodi, veshje artificiale e ekzagjerim”.

Të pranishmit ju kishin përmbajtur në mënyrën më të mirë kësaj teme, këtë e dëshmuan me dukjen e tyre.

Rita Ora mbrëmë u paraqit me një fustan ngjyrë ari dhe tejet elegante, përderisa Dua Lipa u paraqit me fustan të gjatë shumëngjyrësh e me stil të veçantë flokësh, ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim Duan. / KultPlus.com

NEW YORK, NEW YORK – MAY 06: Rita Ora attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Theo Wargo/WireImage)

Ava Max mesazh për fansat: “Dashuroni veten”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka rrëfyer së fundmi se kur ka qenë fëmijë moshatarët e saj janë tallur me të.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Max pohoi se gjithnjë ka hasur vështirësi për t’u ndjerë e pranuar, pasi moshatarët e saj e kishin bërë të besonin se nuk përshtatej me modelin e përcaktuar shoqëror. E megjithatë, ajo ka treguar për ndjekësit se ka arritur ta ndjejë aromën e lirisë kur mundi të dashurojë unin.

“Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t’u ndjerë e pranuar. Kur u rrita u përballa me ankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenit vetvetja me dallimet që përpiqesha t’i fshihja për shumë gjatë. Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, u ndjeva e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten. Kjo është historia e ‘Kjo jam unë’”, ka shkruar Max në postim.

Për të gjithë fansat dhe ndjekësit, këngëtarja përcolli më tej një mesazh mjaft të vlefshëm.

“Shpresoj që t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë”, ka shkruar tutje ajo.

Gjithashtu, Max në postim ka publikuar edhe një foto të saj kur ishte fëmijë me fytyrë të ngjyrosur.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, korri sukses të madh në tregun muzikor botëror me këngën “Psycho But Sweet”, e cila numëron tashmë mbi 298 milionë klikime në Youtube. / KultPlus.com

Nexhmije Pagarusha mbush sot 86 vjet

Mbretëresha e Këngës Shqipe ka një ditë të veçantë.

Nexhmije Pagarusha e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 85-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.

Veç muj me t’dashtë ashtu siç je

Jorge Luis Borges. Perkthyer nga Jozef Radi.

Jo, s’mundem me iu dhanë zgjidhje krejt problemeve t’jetës
s’kam përgjigje për dyshimet as për ndërdyshjet e tua
veç mundem me t’ndigjue e gjithçka me nda me ty…

Jo, unë s’mundem me e ndryshue
as t’shkuemen e as t’ardhmen tande
por n’se asht nevoja pranë vedit m’ke gjithnji

S’mundem me i shmangë teposhtat e tua,
veç dorën mundem me ta shtri e me të mbajtë mos me u rrzue
Gëzimi yt, fitoret e tua, triumfi yt
vërtet s’janë të miat
po shpirti më gëzon i tani kur t’shoh me flatra

S’gjykoj vendimet e marra n’jetën tande
po me të mbështetë e ndjej detyrë,
me të nxitë e me të ndihmue nëse ti më pranon!

S’mundem me i vu cak qiellit kah vërtitesh,
veç mundem me t’ofrue hapsinë të mjaftë
që ti t’naltohesh

S’mundem me ta shmangë as vuejtjen tande,
kur ndonji ndëshkim zemrën ta lëndon,
po mund t’përlotem me ty, e me i rimbledhë bashkë
krejt gastaret e nji shpirti t’thyem e me rinis nga e para

S’mundem me t’thanë as kush je, as kush duhet të jesh,
veç mundem me të dashtë njashtu siç je
dhe me mbetë përjetë Miku yt…/ KultPlus.com

Shoqata “Jakova” po mbledh punime rreth jetës dhe zhvillimeve të viteve 1990-1999

Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” u ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve kosovarë që të sjellin punime autoriale në lidhje me zhvillimet që kanë ndodhur midis viteve 1990-1999 në Gjakovë dhe fshatrat e saj.

Ndërkaq, këto punime është planifikuar të prezantohen në një konferencë, që do të mbahet me 15 qershor, por afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve të këtyre punimeve, është data 15 maj.

“Shoqata “Jakova” tashmë ka vu në programin e saj edhe projektin me titull: “Gjakova: 1990-2000”, për ta sjellë në kujtesë dhe për të mos i harruar vitet 1990- 1999 dhe zhvillimet politike, sindikale, në arsim, në shëndetësi, në ekonomi (e sidomos industri), në zejtari, në kulturë, procesi i migrimit.. dhe të gjitha ato që e kanë karakterizuar jetën në Gjakovë dhe në fshatrat e Gjakovës”, ka bërë të ditur kryetari i saj, Ruzhdi Sefa.

Ai ka thënë se vend të veçantë, në këtë konferencë do të zënë ndodhitë dhe përjetimet e popullatës shqiptare të Gjakovës, si pjesëmarrja dhe lufta e UÇK-së, flakët e luftës, dëbimi i banorëve nga fshatrat, strehimi në familjet e Gjakovës, ndihmat… dhe çlirimi, kthimi i popullatës në vatrën e vet.

“Me këtë projekt unik, Shoqata e ka për qëllim t’i shënojë dhe të lërë gjurmë të zhvillimit historik të ngjarjeve, të situatave tepër të rënda, të angazhimeve, të veprimtarisë së personave dhe të familjeve”, ka thënë Sefa.

Ai ka shtuar se autorët këto të gjitha duhet t’i paraqesim sa më besnikërisht, sa më realisht, pa zbukurime e lavdërime.

“Me një fjalë, të paraqitet ashtu siç ka ndodhur gjithçka deri në imtësinë më të hollë, duke i paraqitur ngjarjet në shumë rrafshe, pa harruar kontributet e të gjithë atyre personave që kanë ndihmuar ta zbusin gjendjen dhe t’i kalojnë sa më me pak pasoja rrethanat e krijuara si pasojë e shkatërrimeve nga armiku”, ka thënë Sefa.

Ai ka theksuar se projekti “Gjakova: 1990-2000” do të finalizohet me një konferencë tematike me punimet autoriale, e cila do të mbahet më 15 qershor 2019. Të interesuarit për pjesëmarrje paraprakisht duhet të paraqiten me një abstrakt me 100-150 fjalë. Afati për dorëzimin e abstrakteve është 15 maji. Kurse, punimet e pranuara nga ana e Këshillit organizativ duhet të dorëzohen më së largu me 5 qershor 2018. Punimet e pranuara e të lexuara në Konferencë do të botohen si monografi me të njëjtin titull.

“Ky projekt është i të gjithë neve, kurse ideja është e Shoqatës ‘Jakova’, prandaj qytetarë të komunës së Gjakovës, jepni kontributin tuaj dhe ndihmoni ta shkruajmë kronikën tonë të përbashkët, sepse në vitin e largët 1913 të njëjtët armiq na e dogjën, ose na e vodhën kronikën (“sixhilin”) e Gjakovës, këtë radhë ndihmoni mos të na i vjedhë koha të gjitha ngjarjet që na kanë ndodhur dje”, ka thënë Sefa./koha.net/KultPlus.com

Teatrot i dikton iftari, regjisori Ben Apolloni këtë vendim e sheh si tallje me Teatrin

Teatri Kombëtar i Kosovës, ai i Gjilanit dhe i Ferizajt tashmë kanë zhvendosë oraret për shfaqje për një orë më vonë, duke iu referuar riteve fetare, atë të muajit të Ramazanit, shkruan KultPlus.

Teatri Kombëtar i Kosovës tashmë ka publikuar repertorin e muajit maj dhe të gjitha shfaqjet që do të reprizohen brenda muajit të Ramazanit do të jenë prej orës 21:00.

Por jo njëjtë ka vepruar Baleti Kombëtar i Kosovës, institucion ky që vepron brenda Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqjet e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë mbetur me orarin e mëparshëm të shfaqjeve, atë prej orës 20:00.

Paralajmërime për shfaqje me orar prej orës 21:00 ka bërë edhe Teatri i Gjilanit por edhe ai i Ferizajit.

Dhe pikërisht për këtë ndërrim orari ka reaguar edhe regjisori Ben Apolloni, i cili këtë vendim e quan si tallje.

Më poshte mund ta lexoni të plotë reagimin e tij mbi këtë cështje.  

Nje muaj pa teater

Shtyrja e shfaqjeve nga terminet e zakonshme per nje termin pas iftarit, nuk eshte aspak ide e mire, madje eshte tallje me Teatrin si intstitucioni kryesor kulturor i nje shteti qe veten e quan shtet sekular. 
Kolege te dashur, keni gabuar shume me kete gjest./KultPlus.com

Xhamitë më të bukura në botë

Përveç lidhjes shpirtërore me besimtarët, objektet e kultit kanë qenë gjithnjë edhe vepra të rëndësishme arti, që kanë marrë vëmendjen e arkitektëve më të mëdhenj.

Xhamitë kanë ekzistuar për më shumë se 1.000 vite në të gjithë botën, por vazhdojnë t’i frymëzojnë turistët edhe sot me bukurinë dhe historinë e tyre.

Këto janë disa nga xhamitë më të bukura e më të rëndësishme në të gjithë botën./tch

Image

Xhamia Zahir, Malajzi

Image

Xhamia Putra, Malajzi

Image

Xhamia Pallati Shvetcingen, Gjermani

Image

Xhamia Umajad, Damask, Siri

Image

Xhamia Sulltan Omar Ali Saifudin, Brunei

Image

Xhamia Ul Alfar, Kolombo, Shri Lanka

Image

Xhamia Sulltan Hazrat, Kazakistan

Image

Xhamia Sulejman, Stamboll, Turqi

Image

Xhamia Sheik Zajed Bin Sulltan Al Nahajan, Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Image

Xhamia Sheik Lotfolla, Iran

Image

Xhamia Nur-Astana, Kazakistan

Image

Minarja Emin, Kinë

Image

Xhamia e Ubudias, Malajzi

Image

Xhamia Moti Masxhid, Indi

Image

Xhamia Masxhid, Nju Delhi, Indi

Image

Xhamia Kul Sharif, Kazan, Rusi

Image

Xhamia e Madhe, Çian, Kinë

Image

Xhamia Kombëtare e Abuxhes, Nigeri

Image

Xhamia Katem Al-Anbija, Bejrut, Liban

Image

Xhamia Hasani II, Kazablanka, Marok

Image

Xhamia e Profetit, Medina, Arabi Saudite

Image

Xhamia e Plumbit, Shkodër

Image

Xhamia e Madhe e Samaras, Irak

Image

Xhamia e Madhe e Kordobës, Spanjë

Image

Xhamia e Madhe Baiturrahman, Indonezi

Image

Xhamia e Londrës, Britani

Image

Meka, Arabi Saudite

Image

Xhamia e Kristaltë, Malajzi

Image

Xhamia e Hekurit, Malajzi

Image

Xhamia e Emir Abdel Kaderit, Algjeri

Image

Xhamia Blu, Turqi

Image

Xhamia Badshahi, Pakistan

Image

Xhamia Badite, ishulli Xherba, Tunizi

Image

Malaka, Malajzi

Image

Kupola e Gurit, Jeruzalem

Image

Hazrat Ali, Afganistan

Image

Baitun Nur, Kanada

Image

Xhamia e Madhe, Xhene, Mali

Image

As Siakirin, Kuala Lumpur, Malajzi

Dua Lipa edhe sivjet merr pjesë në “Sunny Hill”, por nuk këndon

Alban Kastrati nga “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të qëndrojë për një periudhë të shkurtër kohore në Kosovë gjatë edicionit të sivjetmë të festivalit, por jo si performuese.

Ai në Express të KTV-së ka thënë se Lipa do të vijë në Kosovë për t’u marrë me çështjet e fondacionit “Sunny Hill” dhe se nuk dëshiron të humbë netët e festivalit. Sipas tij, Lipës i ka mbetur hatri që në edicionin e shkuar nuk kishte arritur të shijonte natën e tretë të festivalit ku kishte performuar DJ Martin Garrix.

Kastrati ka konfirmuar po ashtu se edhe sivjet do të ndahen fonde nga “Sunny Hill” për organizata të ndryshme.

Edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival” do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht. Në edicionin e shkuar, Dua Lipa ishte ylli kryesor në natën e parë të festivalit, në të dytën reperi Action Bronson e në të tretën Martin Garrix./koha.net/ KultPlus.com

Ministrja Besa Shahini në Bujanoc: Diskutohet për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini ka zhvilluar takim në Bujanoc me ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mladen Sarcevic me të cilën folën për avancimin e arsimit shqip.

“Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në #Bujanoc homologun serb Z. Mladen Šarčević, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi”, ka shkruar ajo në faqen e saj zyrtare në Facebook./ KultPlus.com

Pak ditë para Eurovizionit, Jonida Maliqi publikon foto si turiste në Jerusalem

Jonida Maliqi e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, është duke kaluar kohë në Jerusalem para garës së madhe e cila do të filloj më 14 maj, shkruan KultPlus.

“Një eksperiencë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe historike. Sot për herë të parë në Jerusalem”, ka shkruan këngëtarja Jonida Maliqi.

Jonida Maliqi do të prezantohet në eurovizion me këngën “Ktheju tokës”./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=eo4aFzAkQkA

Ambasada e Francës shënon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, hapet ekspozita “Veronikë, njëzet vjet…”

Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Francës që u mbajtën sot për të shënuar njëzet vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë, u bë edhe hapja e ekspozitës me fotografi e titulluar “Veronikë, njëzet vjet…” nga fotoreporteri Hazir Reka, duke sjellë kështu fotoreportazhe të luftës në Kosovë të bërë gjatë viteve të 90-ta, shkruan KultPlus.

Ekspozita është hapur në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Autori në këtë ekspozitë është paraqitur me dy lloj fotografish, fotografi bardh dhe zi që janë të refugjatëve shqiptarë në fshatin Kishnarekë dhe pjesa tjetër e fotografive janë foto të një foshnje, 20 vite më parë, kur ajo sapo kishte ardhur në jetë.

Kjo ekspozitë e fotoreporterit Hazir Reka, lidhet me momentit kur një gazetare zvicerane, 20 vite më parë, kishte takuar një foshnjë të porsalindur e cila pastaj ishte pagëzuar me emrin e saj, Veronika. Veronika Zeka, e cila tashmë është studente në Fakultetin e Bujqësisë, tha për KultPlus se është mjaft interesant që ti sheh fotografitë e saj pas 20 viteve.

 “Për mua janë mjaft interesante pasi që ka kaluar një kohë mjaft e madhe, pra 20 vjet që nga lufta, dhe gjatë kësaj kohe kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha. Unë jam personazhi i këtyre fotove dhe mbaj emrin e gazetares zvicerane, e cila na ka vizituar në atë kohë, dhe ndihem shumë krenare që e mbajë këtë emër”, tha Veronika për KultPlus.

Organizatorja e këtyre ngjarjeve Lemane Kamberi, tha që njëra nga projektet që kanë propozuar që të shfaqet në shënimin e kësaj dite ka qenë edhe kjo ekspozitë pasi që sipas saj këto fotografi janë shumë të rëndësishme.

“Ambasada franceze na ka mundësuar neve që t’iu propozojmë atyre projekte në mënyrë që të kremtojmë 20-të vjetorin e luftës në Kosovë, e njëra nga projektet që kemi propozuar që të shfaqet në këtë ditë është edhe ekspozita me fotografi  të Hazir Rekës. Mendoj që fotografia është shumë e rëndësishme pasi që na mundëson që të përkujtohet lufta”, tha ajo për KultPlus duke shtuar se këto fotografi janë dëshmi të asaj kohe.

Pos këtyre fotografive në këtë ekspozitë janë paraqitur edhe disa reportazhe që janë shkruar në atë kohë për ngjarjet në Kosovë. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për publikun deri me 8 maj në hollin e Bibliotekës Kombëtare. /Gzim Mujaj / KultPlus.com

Ekskluzive: Fituesja e çmimeve Emmy realizon dokumentar për Kosovën, KultPlus ju sjellë detajet

Alberina Haxhijaj

Fituesja e dy çmimeve Emmy, Ashley Colburn, ka qëndruar në Kosovë për pesë ditë. KultPlus gjatë kohës sa ajo ishte në Kosovë ka biseduar me të për të mësuar më shumë për dokumentarin për Kosovën të cilin është duke e realizuar e që do të shfaqet në disa rrjete televizive.

Ashley Colburn është rritur e rrethuar me suvenire të cilat i ka marrë si dhurata nga gjyshi dhe gjyshja e saj, dy persona të pasionuar pas udhëtimeve të cilët çdo herë pasi që janë kthyer nga udhëtimet i kanë sjellë diçka edhe mbesës së tyre. Ashley është rritur duke dëgjuar rrëfimet e tyre për vende të cilat ata i kanë vizituar, histori mistike dhe intriguese për një fëmijë.  “Ata kanë vizituar më shumë vende sesa unë”, tregon Colburn për të cilën Kosova është vendi i 61-të që viziton.

Mirëpo dëshira e saj e madhe për të udhëtuar nuk erdhi vetëm nga gjyshërit. Colburn, një amerikane e cila tashëm jeton në Kroaci thotë se fakti që ka studiuar në Spanjë e ka bërë të kuptojë mundësinë që ofron Evropa, një kontinent me vende të ndryshme por që janë afër njëri-tjetrit e që presin për tu eksploruar. Mirëpo përtej kësaj, Ashley Colburn ishte shumë me fat. “Mund ta imagjinoni si do të ishte nëse në punën tuaj të parë ju ofrohet mundësia që ta vizitoni botën”, thekson Colburn duke theksuar se pikërisht kjo mundësi i kishte ardhur asaj pasi që kishte diplomuar në Colorado State University për Gazetari dhe Gjuhë Spanjolle.

Ashley Colburn gjatë qëndrimit në Kosovë

Pasi që fitoi punën e saj të parë, si spikere, producente dhe skenariste për Wealth TV, në vitin 2009, ajo ju përvesh punës për të sjellë emisionin e saj të parë “WOW Croatia!” i cili edhe i solli çmimin e parë Emmmy në vitin 2010. “Isha shumë e lumtur që isha e nominuar dhe nuk e prisja që do të fitoja pasi që ishte emisioni im i parë. Isha vetvetja, në një vend të ri dhe duke bërë punën që e doja dhe në mënyrën që dëshiroja, mendoj që pikërisht kjo është vënë re”, theksoi Colburn.

Pas kësaj Ashley Colburn filloi emisionin e saj “TAKEOFF with Ashley Colburn”, dhe pas dy viteve filmim në 25 vende të ndryshme, Colburn vendos që ka ardhur koha që të bëjë diçka për veten e saj dhe kështu fillon produksionin e saj qëllimi i të cili është “Të gjejë mrekullitë e botë. Njerëz të mrekullueshëm. Kultura të mrekullueshme. Histori të mrekullueshme”.

“Emisioni TAKEOFF with Ashley Colburn ishte 30 minuta dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme kështu që gjëja e parë që dëshirova që të bëja ishte që të bëja diçka me të gjatë dhe ta ndaja në disa episode dhe kështu fillova programin ‘Wonders’”, theksoi Colburn për KultPlus. Ajo me punën e saj në vitin 2012 me emisionin “Wonders of the Worls: Machu Picchu”, rrëmbeu çmimin e dytë Emmy.

Mimoza Ymeri dhe Ashley Colbur

Kosova pjesë e serisë televizive “Përmes syve të saj”

Duke jetuar në Kroaci, Ashley Colburn kishte dëgjuar për Kosovën mirëpo nuk kishte shumë njohuri për këtë vend të cilin e ka bërë pjesë të serisë televizive të titulluar “Through her eyes” në të cilin hyjnë vende ku jeta e vendasve është e ‘jashtëzakonshme dhe në ekstrem’.

Kjo seri televizive do i ketë 13 episode përmes të cilave Ashley Colburn e shoqëruar nga një grua vendase do të eksplorojë vendin në të cilin ato jetojnë dhe mënyrën e tyre të jetesës. Në Kosovë ajo është shoqëruar nga Mimoza Ymeri, e cila është psikologe dhe merret me joga. Ymeri dhe Colburn së bashku kanë vizituar Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe Pejën. Kanë provuar kajaking në Nashec (Prizren), zipline në Rugovë (Pejë) si dhe kanë veshur kostume tradicionale në Gjakovë.

“Në këtë seri televizive do të kem gjithçka, duke filluar nga një grup hebrenj në Izrael, të një fisi në Kenya, pastaj do kem dikë që ka gjak mbretëror në Francë që do me tregoj për festat me qaj dhe si është gjithë ajo eksperiencë sot. Pastaj një fis tjetër në Kanadë, Kosovën, pra jetë mjaft ekstreme. E në fund do të jetë shumë interesante të shohim sesa të njëjtë jemi të gjithë pasi që diçka që kam vënë re duke biseduar me gratë gjatë kësaj kohë është që po prisja që gjërat të jenë më të jashtëzakonshme më ekstreme gjersa i kam gjetur këto gra, mirëpo në fund të ditës e kam kuptuar se njerëzit janë me të relaksuar sot sesa mund t’i mendosh, dhe jetët e tyre nuk janë aq intensive sa i ke menduar”, tha ajo për KultPlus.

Ashley Colburn theksoi se veçantia e dokumentareve të saj është se ajo bënë pyetjet që çdo udhëtar do i bënte. Sipas saj njerëzit nuk i dinë të gjitha dhe pika kryesore e udhëtimeve është që të mësojnë gjëra të reja. Ajo thekson se duke qenë vetvetja dhe duke qenë reale ju ofron mundësinë edhe shikuesve nga shtëpia që të lidhen me shumë me atë që shfaqet.

“Njëlloj është edhe me ketë emision. Përderisa udhëtoj nëpër Kosovë i bëjë pyetje Mimit (Mimoza Ymerit) pasi që mendoj se njerëzit gjatë emisionit do të kenë mundësi që ta njohin atë dhe njëkohësisht të mësojnë sesi është këtu. ‘Në rregull ju thoni se jeni myslimane, mirëpo nuk jeni e mbuluar?’, nëse e pyes Mimin për këtë do mund të vë në pah se edhe praktikimi i religjionit ndryshon nëpër vende. Pra tregoj më shumë për vendin përmes vetes por edhe Mimit”, tha Colburn gjersa theksoi se ajo që e ka habitur më së shumti në Kosovë është dashuria ndaj amerikanëve.

Mimoza Ymeri dhe Ashley Colbur

Një jetë e tërë duke udhëtuar

Mirëpo, përkundër të gjitha ndryshimeve që Colburn do të vë në pah në këtë seri të re televizive ajo beson se në fund të gjithë jemi të njëjtë.

“Në fund të ditës të gjithë hamë, pimë, flemë, dashurojmë dhe besojmë në diçka, pa marrë parasysh se nga cili vend i botës jemi”, thekson ajo duke shtuar se gjersa udhëtoni është e rëndësishme që të mos krijoni pritshmëri për një vend të caktuar dhe thjeshtë të ndiqni rrjedhën, pasi që kështu do të befasoheni nga ajo që do të përjetoni.

“Për mua udhëtimi është bërë një mënyrë e jetesës. Edhe nëse nuk jam duke udhëtuar për punë, unë përsëri jam duke udhëtuar. Më pëlqen të them se ndjehem më rehat në momentet kur nuk jam rehat. Për mua të jetoja në Amerikë ku gjithçka që të nevojitet ishte në prag të derës, ishte monotone. Mua më pëlqen fakti se mund të humbas, më duhet të pyes njerëzit, kështu e kupton si është bota me të vërtetë dhe kjo është gjëja më përmbushëse. Pra, jo vetëm që të shihnin pjesën më të bukur por edhe të jetoni dhe të mësonin sesi është jeta në atë vend”, theksoi Ashley Colburn.

Sigurisht disa njerëz nuk do e dëshironin këtë punë, pasi që dëshirojnë një komoditet, do ishte i bezdisshëm për ta të provonin çdo herë ushqime të reja apo të udhëtonin nga një vend në tjetrin dhe kjo është e kuptueshme. Mirëpo Ashley Colburn nuk është në mesin e tyre. Në momentin që ju e lexoni këtë artikull me shumë mundësi ajo do të jetë duke eksploruar një vend të ri./KultPlus.com

Ashley Colburn gjatë qëndrimit në Kosovë

Realizimi i emisionit për Kosovën u mbështet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Pse turqit i quajnë shqiptaret Arnaut?

Shkruar nga Astrit Lulushi

Përdorimi i emrit Arnoud nga një derë fisnikësh lë të kuptohet se ai mund të jetë përdorur edhe para viteve 800. Në fakt emri “Arnulf” nga i cili rrjedh edhe “Arnaud” ndeshet qysh në shekullin V-VI, kur flitet për një Shën Arnulf, burrë shteti, strateg ushtarak, kryepeshkop i Mentzit, dhe më pas shenjëtor i Kishës Katolike. Pra është një e vërtetë historike se që në shekujt V – VI emri Arnaud del diku midis Francës dhe Spanjës, dhe papritur pas shumë shekujsh, në vitet 1400 shfaqet në Ballkan nëpërmejt pushtuesve osmanë.

Është thëna se turqit e morrën fjalën “arnaud” nga grekët të cilët e quanin fqinjin e tyre verior “arvanit”. Por që emri “arvanit” të pësonte ndryshime duke u shndërruar në “arnaud” për këtë me siguri do të duhej një periudhë më e gjatë kontakti midis turqve dhe grekëve para se turqit të binin në kontakt me arvanitët (shqiptarët). Këtu duhet patur parasysh edhe karakteristika e turqishtes, e cila fjalët e huazuara nga greqishtja, veçanërisht emrat e vendeve, vazhdon t’i ruajë edhe sot thuajse të pandryshueshme. Rrjedhimisht mund të thuhet pra, se emrin “arnaud” turqit ka gjasa ta kenë patur në fjalorin e tyre shume shekuj para se të binin në kontakt me shqiptarët. Por si dhe kur..?

Në vitin 851-852, morët (arabët myslimanë) pushtuan Barcelonën dhe vazhduan sulmin e tyre drejt veri perëndimit në Navarra dhe Gaskoni, ku ata zunë rob dukën Sançez dhe kunatin e tij, Kontin Ermenon, atin e Arnaudit. Siç ndodh shpesh gjatë pushtimeve, konti Ermenon për të shpëtuar familjen dhe zotërimet e tij bëhet vasal i sunduesve arabë dhe veç haraçit në të holla që paguante, ai ishte i detyruar të dërgonte edhe ushtarë sa herë që trupat muslimane ndërmerrnin fushata. Në vitin 863, gjatë një beteje me vikingët, konti Ermenon, dhe vëllai i tij Turpio vriten. Në krye të trupave vihet Arnaudi i ri, i cili ndryshe nga i ati, ngriti krye kundër pushtuesve, dhe arriti të marrë nën kontroll rajonin Fezensak. Konti Arnaud gjithashtu u përpoq të fuste nën kontrollin e tij edhe Gaskoninë, por pa sukses.

Arnaudi, kont i Fezensakut vdiq në vitin 926 dhe falë famës së tij, emri Arnaud, tashmë sinonimi qëndresës, gëzoi një përhapje të gjërë. Në mesjetën e herëshme emri “Arnaud” u bë një nga emrat më të përdorur në jug të Francës. Në vitin 1318, me shtypjen e lëvizjes së Albigjenësve në Francën jugore, fshati i thellë malor Montaillou në malet Pirenenj u bë një nga strehimet e fundit të heretikëve. Historiani francez Le Roy Ladurie përmend mbi 10 familje me mbiemrin Arnaud, dhe fshati Montaillou në atë kohë nuk kishte më shumë se 50 familje.

Në shekullin XII – XIV, për të ndalur zgjerimin e perandorisë osmane, perandori i Bizantit përdori trupa mercenarësh nga Evropa perëndimore, ndërsa në vitin 1324, vetë sulltan Orhani filloi të zbatonte politikën e përdorimit të mercenarëve të krishterë nga Evropa në radhët e ushtrisë osmane, për të pakësuar kështu varësinë e deri atëherëshme për trupa nga fiset nomade. Shumica e këtyre mercenarëve të krishterë ishin njerës të përndjekur nga vendet e tyre kryesisht për arsye fetare. Franca jugore në Mesjetën e herëshme njihej si djepi i heretizmit dhe rajoni ky kisha katolike me kryqëzatën e saj kundër Albigjenësve shënoi fillimin e periudhës së Inkuzicionit. Për pasojë qindra mijëra të ashtuquajtur heretikë morrën arratinë duke kërkuar strehim. Dhe ku tjetër ata mund të ndjeheshin më të sigurt nga inkuzicioni sesa në territoret e perandorisë osmane? Cili vend tjetër do t’u ofronte atyre mundësinë më të mirë për të luftuar, me bindje ose si mercenarë, kundër kishës, sesa perandoria Osmane? Ka gjasa që pas nje farë kohe emri “arnaud” ne gojën e turqve u be sinonim i ushtarit me pagesë ose të krishterë që luftonte në radhët e ushtrisë osmane.

“Arnaud” rrjedh nga gjermanishtja e vjetër (teutonishtja) dhe në shqip merr kuptimin “kryeshqiponjë”. Emri “Shqiptar” dihet se është një term relativisht i ri që filloi të përdorej si emër populli disa shekuj pas qarkullimi të termit “arnaut”. Ka gjasa që emri “shqiptar” të mos jetë tjetër veçse një “kalk”, një përkthim i përpiktë i gjermanishtes “arnaud” dhe ndoshta vetëm rastësisht afrohet me termin “arbër”. Arkivat ushtarake austriake përmendin faktin se në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në shërbim të forcave të perandorisë austriake kishte një numër të madh arnautësh që luftonin kundër trupave osmane. Ata sigurisht kishin një farë njohurie rreth gjuhës së vendit në ushtrinë e të cilit shërbenin. Ndonjëri prej tyre ndoshta u bë kurreshtar të mësonte kuptimin e emrit “arnaut” me të cilin e thërrisnin dhe kur e dëgjoi, emri “shqipe” duket se i pëlqeu. Në burimet turke dhe ato veneciane të shekullit XVII që bëjnë fjalë rreth fushatave turke në Balkan vihen re edhe shprehje të tilla si “arnautë dhe arnautë-shqiptarë”. Kjo lë të kuptohet se shprehja “arnaud” sapo kishte filluar të “shqiptarizohej”.

Profesor Çabej thotë se ‘dalja fitues i emrit “shqiptar” ndaj atij “arbër” nga fundi i shekullit XVII morri shkas ndoshta nga shtegtimet e shumta të fiseve shqiptare të kohës së mesme, formime fisesh të reja, dhe dyndja e osmanëve.’ Në këtë rast mund të thuhet se shtegtimet e shumta dhe dyndja osmane që solli me vete emrin “arnaud”, ishin ato që ndihmuan në daljen fitues të emrit “shqiptar”./KultPlus.com



“Pavilioni i Verdhë” vendoset në rrugën “Rexhep Luci”

Të dielën, më 5 maj, 2019 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, u instalua intervenimi urban “Pavilioni i Verdhë”, i cili ka për qëllim të inkurajojë rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët.

Instalacioni do të qëndrojë deri më 11 maj, 2019. Gjatë javës do të organizohen diskutime dhe ngjarje të ndryshme. Ky projekt përkrahet nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut./KultPlus.com