22 maj 1960, bota përjetoi atë që njihet si lëkundja më vdekjeprurëse e njerëzimit, tërmeti i Valdivisë apo siç njihet ndryshe tërmeti i madh i Kilit, shkruan KultPlus.com
Me një magnitudë 9.4–9.6 tërmeti shkatërrues ndodhi pasdite dhe zgjati 10 minuta duke shkaktuar një cunami që preku Kilin Jugor, Japoninë, Filipinet, Zelandën e Re lindore, Australinë Juglindore e të tjerë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi këtë ngjarje si “tërmeti më i madh i shekullit 20”.
Qeveria e Kilit vlerësoi se rreth 2 milionë njerëz kishin mbetur pa shtëpi.
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Kim Mehmeti, është i njohur për angazhimin e tij intelektual. Këtu kemi zgjedhur disa nga thëniet e tij përmes së cilave ka shprehur zhgënjimin e tij për disa çështje në shoqërinë shqiptare, shkruan KultPlus.com
“Nëpër vendbanimet tona nuk ka librari e biblioteka, por në çdo lagje ka nga një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por truptrashë: vashat tona nuk e vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit që ai grahë!”
“Pa dyshim se e keni dëgjuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrejtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit! Por ky baba është dashur t’ia sqaroj të birit se, nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë: ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve!”
“Pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundon ose në vajtim, ose në nënshtrim! Dhe aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e ‘Shqipërive’ tona: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe të pafytyrët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta krahasojnë me më të keqen e djeshme!”
“Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”
“Ne jetojmë në kohë kur shumica e të rinjve nuk mbajnë llogari as si vishen, as ku zhvishen! Pra ne e jetojmë epokën kur vlerësohen prapanica dhe gjoksi i cullakosur, e jo koka e mbushur dhe fytyra që dinë të skuqet! Dhe kjo ndodhi shkaku se ne, prindërit e këtyre të rinjve, u zhveshëm nga morali e ndershmëria dhe, fatin e fëmijëve tanë, e lamë në duar të atyre që janë disfata e shqiptarisë!”
“Fare nuk lexojmë , e aq shumë flasim dhe shesim mençuri! Sikur të lexonim nga një libër në vit, do vinte dita kur do e kuptonim sa shumë rrëfen heshtja dhe, sa i mençur është ai që di të dëgjojë!”
“…Mençuria dhe oratoria nuk vijnë me porosi: i rrënuam standardet vlerësuese dhe u bëmë shoqëri ku njeriu nuk vlen aq sa ka në kokë, por sa ka ne xhep: të gjithë të rinjtë tanë duan të bëhen o ‘tallava’ këngëtarë, o ‘tallava’ gazetarë, o ‘tallava’ politikanë: jemi duke u bërë ‘tallava’ popull”.
Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka shkruar sot për Bashkinë e Sëndahstinës, e cila banohet nga komuniteti më i ri dhe më i vogël arbëresh në Siçili, shkruan KultPlus.com
“Bashkia e Sëndahstinës është qyteza arbëreshe në Itali, e njohur ndryshe edhe si Santa Cristina Gela. Ky është komuniteti më i vogël dhe më i ri arbëresh në Siçili. E themeluar në vitin 1691 nga 82 bujq që u zhvendosën nga Piana degli Albanesi, sot qyteza banohet nga rreth një mijë arbëresh, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditat”, ka shkruar Majko në Facebook.
Arthur Schopenhauer është njëri nga filozofët më të shquar gjerman që përmes mendimit të tij ka siguruar pavdekësinë historike ndër breza, shkruan KultPlus.com
Këtu kemi zgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura:
“Njeriu i pasur së jashtmi, por mjeran përbrenda, përpiqet më kot të zëvendësoj mjerimin e brendshëm me pasuritë e tij. Në këtë mënyrë, varfëria e brendshme bëhet më në fund, shkaku i mjerimit.”
“Njeriu sa më shumë që ka në vetvete, aq më pak ka nevojë për botën jashtë tij, aq më pak vlejnë të tjerët. Lartësia e gjeniut qon te mungesa e shoqërizimit. Nëse mund të zëvendësohej cilësia e shoqërisë me sasinë, ndoshta do t’ja vlente të jetohej në botë; por megjithatë, nga njëqind të çmendur bashkë, zor se mund të nxjerrësh një të mençur.”
“Dhimbja dhe mërzia janë dy armiq të lumturisë njerëzore.”
“Me këtë vepër përpara lexuesit tonë vizatohet e plotë fuqia kolektive e një popullsie heroike, të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit”, kështu mjeshtri i letrave Ismail Kadare e ka vlerësuar librin e Fatos Mero Rrapajt, “Këngë Popullore nga Çamëria”, shkruan KultPlus.com
Ky libër ka për botues Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ai do të promovohet në Kosovë në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” më 24 shtator me fillim nga ora 17:00.
Mëngjes vjeshte, Duket sikur çdo gjë ka vetëm një ngjyrë, Një ngjyrë që veç ‘e bukur’ quhet Mbulon çdo pemë, çdo rrugë, çdo ndjenjë hijshëm, këndshëm në çdo mënyrë, Prandaj veç e bukur i thuhet.
Erë e ftohtë, për veshët melodi Me të cilën flokët vallëzojnë, Ngrohtësinë e saj ua falë vetëm atyre Që të ftohtin vërtetë e shijojnë.
Dhe sa herë që gjethet lozonjare i vështron Lehtë duke u lëkundur e pastaj duke rënë, Të bëjnë të zhvishesh edhe në brendësi Nga çdo brengë që zemrës mund t’i kesh vënë.
Mëngjes vjeshte, panorama më e sinqertë e shpresës. E çfarë mund të të dhurojë më shumë siguri Kur sheh se krejt ajo që po vdes Do të lindë më e bukur përsëri?! / KultPlus.com
Me datë 30 shtator në Europe House – Shtëpia e Evropës në Prishtinë do të promovohet ‘Kosova në 14 tregime kulturore’.
“Kosova në 14 tregime kulturore” është një përmbledhje e teksteve gazetareske shkruar nga Arbër Selmani, nga muaji mars 2019 deri në gusht 2019. Tekstet janë realizuar në gjuhën shqipe dhe angleze, në këtë libër do t’i gjeni vetëm ato në gjuhën shqipe.
Libri u realizua si pjesë e projektit/grantit “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga BIRN – Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe AGK – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Si një prej përfituesve të grantit, gazetari Arbër Selmani ka depërtuar në tregime të ndryshme kulturore, prej Anton Çettës e deri te Hamami i Prizrenit, prej Istref Begollit e deri te Muzeu Etnologjik në Prishtinë, prej Armend Rexhepagiqit e deri te Ali Podrimja. Këto katërmbëdhjetë tregime dhe rrëfime përmbajnë njerëz të fateve të ndryshme, që shënuan dhe ende shënojnë kulturën dhe artin shqiptar.
Dallimi mes asaj që është abuzim emocional dhe asaj që nuk është.
Ne e dëgjojmë termin abuzimi emocional të përdoret pak si shumë këto ditë. Pra, për të mos e lënë të bëhet një terren për çdo takim të emocioneve negative, duhet ta sqarojmë se çfarë është dhe çfarë nuk është abuzimi emocional.
Së pari, le të flasim për atë që nuk është abuzim emocional. Nuk është abuzim emocional nëse ndahesh me partnerin. Nuk është abuzim emocional të debatosh me partnerin tënd. Nuk është abuzim emocional kur dikush reagon duke ju lënduar për atë që keni bërë. Njerëzit reagojnë nga perceptimet e tyre, kështu që reagimet e tyre nuk përcaktojnë sjelljen tuaj. Gjithashtu nuk është abuzim emocional për të folur mendje hapur dhe me çiltërsi. Ndoshta, formulimit të mendimit i mungon takti, por kjo nuk e bënë me qenë abuzim emocional. E përsëris, vetëm për shkak se dikush reagon ndaj asaj që është thënë me vrazhdësi nuk do të thotë që dikush është abuzuar emocionalisht.
Nuk është abuzim emocional t’i bërtasësh partnerit tuaj – kjo është nga ato tema që shumë shpesh ngatërrohen. Pra, le të ndalemi dhe të bisedojmë për një moment. Ndonjëherë të gjithë bërtasin. Ama të gjithë. Sinqerisht, unë do të isha më shumë e shqetësuar për dikë që asnjëherë nuk e ngrit zërin të bërtas, unë jam për ata që ndonjëherë e ngrijnë zërin në oktavën më të lartë për të shprehur emocionet e tij. Pra, diçka që e bëjnë të gjithë nuk mund të konsiderohet të jetë abuzim emocional. Por të bërtiturit tek dikush në mënyrë histerike me një sulm emocional verbal konsiderohet të jetë abuzim emocional. Por kur një burrë dhe një grua, ose prind dhe fëmijë, bërtasin me njëri-tjetrin, kjo është vetëm një shprehje normale e emocioneve. Pasi emocioni është shprehur, ndoshta do të ishte një ide e mirë për t’u ulur dhe për të biseduar për të gjetur një zgjidhje për problemin.
Abuzimi emocional është një përpjekje për ta pasur kontrollin, në të njëjtën mënyrë si abuzimi fizik që është një përpjekje për të kontrolluar një person tjetër. Dallimi i vetëm është se abuzuesi emocional nuk përdor goditjen fizike, shkelmimin, shtrëngimin, kapjen, shtyrjen, ose forma të tjera fizike të lëndimit. Përkundrazi, kryerësi i abuzimit emocional e zgjedh si armë të tij/saj ta përdorur emocionin.
Zakonisht, kryerësi i abuzimit emocional nuk e di se po abuzon. Më saktë, ajo mund të jetë e vetëdijshme që ndihet e pasigurt për faktin që nëse partneri i saj e do atë, kështu që ajo ndihet e detyruar ta akuzojë atë për mashtrim, ta fajësoi atë për pakënaqësinë e saj ose do të ja kontrolloj vazhdimisht mesazhet me zë dhe mesazhet me tekst etj. Akuzat, fajësimet, dhe kontrolli i vazhdueshëm janë forma të abuzimit emocional.
Ai mund të mendojë se e di se çfarë është më e mira për partnerin e tij ose çka është e saktë për botën e jashtme, kështu që ai vazhdimisht përpiqet të kontrollojë çdo veprim të saj, duke e kritikuar ashpër atë kur nuk shkon sipas mënyrës së tij ose e kërcënon atë kur ajo duket se i kalon kufijtë. Ai mund ta sulmojë atë me fjalë kur ajo argumenton me të, sepse argumentimi i saj është dëshmi bindëse për të që ajo nuk është nën kontrollin e tij. Ai mund të kritikojë bisedën e saj, ecjen e saj, veshjen e saj, ndërveprimet e saj me të tjerët, stilin e jetesës të gjitha këto me qëllim që të fitojë dhe mbajë kontroll mbi të. / KultPlus.com
Simone de Beauvoir, është një nga autoret më të famshme dhe më të rendësishme që ka dhënë kontribut në rrafshin intelektual në fushat sociale dhe filozofike, me theks të veçantë në problemin e barazisë gjinore, shkruan KultPlus.com
Këtu kemi një pjesë nga libri i saj “Gruaja e shkatërruar”
“Në ditën kur të jetë e mundur për gruan të dashurojë jo në dobësin por në forcën saj, jo të ik nga vetja por ta gjej veten, jo ta ul veten por ta mbroj veten – në atë ditë, dashuria për të do të bëhet, ashtu sikurse për burrin, një burim jete dhe jo një rrezik për vdekje”.
lirojini gratë, duhet burgos mungesa e tyne! Ka nji mramje që vdes për çdo gru që s’e shef dot, që s’del jashtë me nde teshat me pa yjet, me puth nji dashnor a burrë a f’mi a nji gru tjetër. si ka mundësi që nuk e dallojmë sa hapa grash mungojnë qyteteve tona? lirojini gratë! janë tendenca e çdo qelize kahu i çdo natyre lirojini gratë! le ta paguajë shteti fajin e tyne, ose të na shtojnë një taks për çdo faj! le ta shlyejmë me një orë ma pak drita një ditë ma pak parlament një fjalim kryeministri ma pak! për çdo grua që ka gabu le ta bajnë ditën me 23 orë si dënim, edhe pse disa prej tyne kanë pagu aq sa kanë shly gabimet e t’gjitha tjerave përgjithmonë.
Shqipëria po përballet me gjendje të jashtëzakonshme natyrore pasi po goditet nga tërmete të fuqishme me shkallë të lartë.
Vetëm dje, Shqipëria u godit nga dhjetëra tërmete, më i madhi ishte me shkallë 5.8 deri në 6 të rihterit, gjë që shkaktoi qindra lëndime në njerëz dhe dëme të mëdha materiale, shkruan Reporteri.net
E duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që po kalojnë shqiptarët, në ndihmë kanë dalë edhe kosovarët, të cilët nuk kanë harruar ndihmën që Shqipëria i kishte ofruar atyre gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Mediumi JOQ Albania përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga tërmetet. / KultPlus.com
Kaluan 45 vite në vetmi, ai jetoi në internim në regjimin komunist, ajo në Itali duke e pritur. Kjo është historia e ushtarakut elegant shqiptar, Valentin Pervizi, dhe vajzës së bukur bolonjeze, Maria Gorizzia. Dashuria që nuk u shua kurrë.
20 shkurt 1991. Maria Gorizzia ishte zgjuar herët në mëngjes. Do përgatitej për një ditë shumë të rëndësishme. Në dhomën e saj të vetmuar, kishte diku në qoshe një komodinë ku ruante sendet më të shtrenjta. Prej andej, nxorri disa bizhu e nisi t’i vendosë në qafë e duar dhe pasi u stolis, u nis plot me emocione drejt aeroportit të Bolonjës.
Atje priste orën kur do të mbërrinte një avion nga Tirana. Qëndroi gati gjithë ditën, sepse avioni ishte nisur me vonesë nga Tirana, për shkak të situatës politike që po kalonte asokohe Shqipëria. Atë ditë, po rrëzohej busti i diktatorit Enver Hoxha. Maria Gorizzia (Gori) priti disa orë në aeroport dhe as që i shkoi mendja të largohej, pasi kishte një bindje se avioni nga Tirana do të vinte gjithsesi.
Kishte një jetë që e priste atë çast. Ishte pasdite në Bolonja, kur Gori arriti të shohë nëpër tabelat e aeroportit se avioni nga Tirana, ishte nisur e do të mbërrinte shpejt në destinacion. Ishte vendosur në një qoshe atje ku arrinte të shquante qartë të gjithë pasagjerët që do të zbrisnin nga avioni. Erdhi çasti. Avioni kishte mbërritur dhe pasagjerët pas pak minutash, nisën të shfaqen. Para syve i kaluan me radhë të gjithë pasagjerët dhe Gori mbeti e shtangur në këmbë.
Aeroporti nisi të boshatisej dhe Gori po ndiente ftohtësinë e stinës e të fatit të keq që iu duk se po e përndiqte. Nisi t’i drejtohej portës së daljes, kur i kapi syri një siluetë në një prej karrigeve në terminal. Ishte një burrë i kthyer me kurriz që po qëndronte i drojtur dhe i vetëm në atë karrige. Gori iu afrua ngadalë edhe nisi të bëlbëzojë emrin Valentino… silueta nisi të lëvizë e Gori me të “panjohurin” u panë sy më sy. Ishte Valentini, dashuria e jetës së saj… kishte 45 vjet që e priste.
Gori nuk e kishte njohur kur i kaloi para syve e as Valentini nuk e kishte njohur fytyrën e gruas që dikë kërkonte duke pritur me ankth. Gori e Valentini kishin ndryshuar mjaft. Ashtu si të habitur, u panë sy më sy për disa sekonda e mes lotësh u përqafuan…
“Valentini ishte ulur në një qoshe të sallës së pritjes duke parë nga jashtë, me mend se Gori do t’ishte vonue ose mund të kishte ngatërrue orarin. Ajo afrohet dalëngadalë afër përsonit, dhe me një gjysmë zani i foli: «Scusi Signore, lei non è per caso Valentino ?…» . Valentini ishte kthye: «Gori?» …dhe u përqafuen pas 47 vjet si pleq. Ky Uliks i shekullit njëzet, ia kishte kalue Uliksit të 3000 vjet ma parë, sepse jo 20 vjet por ma tepër se dyfishin e kohës i ishte dashun të përballonte stuhitë e tallazët e detëve ideologjike të komunzmit, për të arritë të përqafonte të dashunën e tij, që ia kishin grabitë nga krahët në moshën ma të bukur të rinisë. E tashti pas 45 vjet arritën të bashkohën, sa thue nuk po njihnin njeni tjetrin…. “, rrëfen Lekë Pervizi, takimin në aeroport të të vëllait Valentin me bashkëshorten e tij, Gorizzia (Gori).
I fundit përqafim i tyre kishte ndodhur fiks 45 vjet më parë, në mars të vitit 1946, kur Gori mori rrugën e riatdhesimit në Itali e Valentini një tjetër rrugë, një udhëtim të gjatë nëpër burgjet e kampet e internimit gjatë regjimit komunist. Prej atij përqafimi të fundit, në mars të vitit 1946, Maria Gorizzia do të kthehej në shtëpinë e saj në Bolonja, për të qëndruar atje e vetme, me shpresë se një ditë do të kthehej bashkëshorti i saj i dashur, Valentin Pervizi.
Ndërkohë, Valentini do të shëtiste thuajse të gjitha kampet e diktaturës, duke nisur me burgun e Shkodrës, kampet e internimit të Beratit, Kuçovës, Porto-Paleroms, Tepelenës, Çorovodës, Fabrikës së Tullave Tiranë, Shtyllas të Fierit, Kuç të Vlorës, Plug e Gradishtë të Lushnjës. 47 vjet i dënuar nga regjimi komunist. E gjithë rinia e tij burgjeve e internimeve, e gjithë jeta e tij trishtim.
Dënohej vetëm për shkak se ishte i biri i gjeneralit të famshëm të asaj kohe, Preng Pervizi, i shpallur nga regjimi komunist si “armik i popullit”.
Valentin Pervizi kishte përfunduar akademinë ushtarake të Modenas në Itali. Ishte një ndër ushtarakët më në zë të kohës dhe i spikatur në luftën kundër gjermanëve. Më 20 shtator të vitit 1943, ishte kapur si rob lufte nga gjermanët me oficerët e tjerë italianë, të cilët ishin dërguar në kampin e Dakaut. Valentini bashkë me dy shokë oficerë italianë, mundën të arratiseshin nga kampi i Fraskatit.
U kthye në Bolonja, atje ku e priste e fejuara e tij Gorizzia. Në vitin 1943, Valentini dhe Gorizzia u kurorëzuan në martesë dhe u duk se gjithçka do të shkonte mirë. Por në korrik të vitit 1944, Valentini vendos të kthehet në atdhe bashkë me bashkëshorten e tij. Gjen shtëpitë e djegura dhe familjën e strehuar në malin e Skurajt.
Pas pak muajsh, në dhjetor 1944, komunistët e arrestojnë dhe e burgosin vetëm për faktin se ishte i biri i Prenk Pervizit, që kishte qenë gjeneral në qeveritë e mëparshme të Shqipërisë. Kështu nis kalvari i çiftit simpatik, ushtarakut elegant shqiptar, Valentin e vajzës së bukur bolonjeze, Gorizzia.
Takimi i fundit
Në atë mars të 46-ës, Valentini ishte në burgun e Shkodrës. Po i afrohej një ditë e trishtë. Drejtori i burgut që kishte qëlluar të kishte një farë humanizmi në raport me xhelatët e diktaturës, e thirri Valentinin në zyrë, atje ku e priste bashkëshortja, Maria Gorizzia.
Takimi do të duhej të zhvillohej në prani të drejtorit, por ky i fundit u përpoq të largohej sa mundi për t’i lënë dy të rinjtë në aq intimitet sa mundej. Ishte takimi i tyre i fundit. “Valentini u mundue me e qetësue bashkëshorten duke i dhan kurajo e zemër.
Duke përfitue nga rasti kur drejtori shkoi në fund të dhomës, para se ai të kthehej i tha Gorit se në rastin ma të parë ai do të mundohej të arratisej nga Shqipnia, prandaj kishte një shpresë shpëtimi për ta. Këto fjalë sikur e qetesuen Maria Gorizzian, sa që e mori veten.
Drejtori e lejoi zgjatjen e takimit deri kur vetë ato të dy e vunë në dijeni se kishte ardhë çasti i ndarjes e nuk donin të përfitonin nga mirësjellja e tij. Kështu e shoqja e përshëndeti drejtorin duke i dhanë dorën në shenjë falendërimi. Por Valentini u çudit kur drejtori, ndërsa ai po ulej te shkallët i kishte shtrëngue dorën fort duke i thanë: “Mos u mërzit, sepse nuk i dihet, mund të lirohësh e kështu mund të bashkohësh përsëri me të.”
Valentini e kishte falendërue dhe ai i la përsëri vetëm, ndërsa kalonin sallonin dhe zbrisnin shkallët. Kur arritën në fund të shkallëve u përqafuen para se të ndahëshin, pa mund të thonin nji fjalë aq i kishte pushtu emocioni. Valentini e përmbante veten mos me derdh lot.
Matanë hekrave ishin grumbullue shokët e burgut, te cilët donin t’u gjendëshin afër në ato çaste të dhimbshme. Gori, nuk mund ta përmbante veten e kishte shpërthye në vaj të ngashëruem dhe ashtu doli prej burgut”, rrëfen Lekë Pervizi, vëllai i Valentinit.
Pas riatdhesimit të Maria Gorizza-s, Valentini denohet me tre vjet internim në Berat, ku bashkohet me gjyshen e nënën e tij. Më pas, në shkurt 1948, lirohët e bashkohet me të vëllanë e vogël, Lekën, në Tiranë. Maj 1950, arrestohet me gjithë Lekën e mbyllet ne kalanë e Portopalermos. Në vitet 1951-1952, Valentini e Leka dënohen në kampin e mbyllur të Tepelenës, me punë të rënda të detyrueshme.
Më pas, në vitin 1952-1954, kampi i Ҫorovodës dhe fabrika e tullave Tiranë, me punë të detyrueshme. 1954, në kampin e Plugut të Lushnjës, punë të detyrueshme në bujqësi. 1954-1955, kampi i Shtyllazit, punë të detyrueshme me të burgosurit, gërryerje me krah të një kanali të madh. 1955-1958, kampi-burg i izolimit në Kuç të Vlorës (Kurveleshit), izolim pa punë. 1958-1991, në kampet e Plugut e të Gradishtës së Lushnjës, në punë të detyrueshme në bujqësi e ndërtim.
Nëpër kampet e diktaturës
Ishte viti 1956. Valentin Pervizi, ishte një prej punëtorëve të Brigadës së ndërtimit në Çermë. Mëngjesi i tij niste me apelin në kampin e internimit në Gradisht e më pas nisej drejt Çermës ku punonte në brigadën e ndërtimit. Një makinë e merrte bashkë me të tjerë djem e burra të internuar dhe i çonte në Çermë për t’i kthyer pasdite kur paraqiteshin në apelin e radhës. Kjo ishte dita e jeta e 36-vjeçarit, Valentin Pervizi. Puna që ishte detyruar të bënte nuk kishte asnjë lidhje me profesionin e tij.
“Kështu Valentini rrinte me ne gjatë gjithë javës të punës dhe të dielave shkonte ne Gradishtë. Kjo i jepte mundësi me shkue edhe nga qyteti, ku postonte ndonjë letër ose kartolinë. Sikur u lidh nje far korespondence ma e rregullt me Gorin. Nga kjo far lirie, në letrat e Valentinit e të Gorit shprehej dashuria e pashtershme dhe shpresa e një bashkimi të afërt të tyne. Me prishjen e marrëdhanjeve me Bashkimin Sovjetik, sikur u acarue gjendja përsëri e lidhja me Kinën e keqësoi ma shumë. Letër këmbimi me Gorin u bllokue. Kaloi një kohë shumë e gjatë heshtje. Letrat e kartolinat as shkonin as vinin. Maria Gorizzia e merakosun, i drejtohet prapë Ministrisë së Jashtme. Nga Ambasada në Tiranë vjen një telegram ku shkruhej:
“…për sa do të vazhdojë regjimi aktual në Shqipëri, mendohet se do të jetë shum e zorshme që Pervizi, që konsiderohet “armik i popullit”, të mund të fitojë lirine”. Ambasada Italiane
29 shtator 1967.
Lajmi i ishte dhanë Gorit me shumë kujdes nga Ministria nëpërmjet Shtëpisë së Oficerëve, ku kishte shërbye Valentini dhe ku ai figuronte akoma efektiv (rob lufte). Sidoqoftë Gorit, me gjithë kujdesin e treguem nga oficeri përgjegjës, lajmi i kishte shkaktue troditje e kishte kalue ne depresion, ku iu desh te shtrohej disa ditë në spital.
Qëlloi që një mik yni i lire, që i lipsej një dokument për motrën e tij të martueme ne Itali, kur kishte hyrë në ambasadë, vetë ambasadori italian e kishte pyet nëse e njihte dhe dinte apo kishte informacion për Valentin Pervizin.
Ai që na njihte fare mire, i kishte tregue se si Valentini gjëndej i internuem pa shpresë lirimi në Gradishtë. Ky mik i joni punonte e banonte ne Lushnje dhe me qe ndonjëherë e takoja me tregoi për Ambasadën, ku e kishin pyet për Valentinin. Gjendja shpirtnore e Valentinit ishte randue.
Me fundin e diktaturës, në prag të vitit 1990, letërshkëmbimi mes Valentinit dhe Gorit, u ba me i rregullt, dhe e shoqja dërgoi edhe disa pako, si dhe dollarë. Ajo shfaqte dëshirën që të vinte vetë në Shqipni, duke qenë se u hapen dyert e lirisë. Por Valentini e këshilloi mos me e ba atë hap e ta priste në Bolonja ku do të vinte vetë.
Po të kishte ardhë grueja, ku ta çonte, në kampin e Gradishtës? Mirë do të kishte qenë për të njohun kushtet mizerabel ku kishte jetue e punue Uliksi i saj”, rrëfen lekë Pervizi.
Valentin Pervizi, jetoi në Bolonja pjesën e mbetur të jetës së tij, bashkë me Maria Gorizzia-n. Valentini ndërroi jetë në mars të vitit 1999 dhe pak vite më pas, në korrik 2003, ndërroi jetë edhe Maria Gorizzia./kujto.al/KultPlus.com
Mick Jagger, vokalist – “Në qoftë se humbisni ëndrrat, ndoshta një ditë do të humbisni dhe mendjen!”
Rolling Stones janë një grup muzikor anglez i formuar në Londër, Angli në vitin 1962. Pjesëtarët e parë të grupit ishin Brian Jones (kitarë, harmonikë), Mick Jagger (vokal), Keith Richards (kitarë, vokal mbështetës), Bill Wyman (bas), Charlie Watts (bateri), dhe Ian Stewart (piano). Stewart u hoq nga grupi në vitin 1963, por vazhdoi si anëtar në turne deri në vdekjen e tij në vitin 1985.
Jones u largua nga grupi më pak se një muaj para vdekjes së tij në 1969, duke u zëvendësuar nga Mick Taylor, i cili mbeti deri në 1974.
Pasi Taylor u largua nga grupi, Ronnie Wood mori vendin e tij në 1975 dhe ka qenë në kitarë së bashku me Richards që nga ajo kohë. Pas largimit të Wyman në vitin 1993, Darryl Jones iu bashkua si basisti i turneut të tyre. Në tastierë për grupin gjatë turneve kanë qenë Nicky Hopkins (1967-1982), Ian McLagan (1978-1981), Billy Preston (nga mesi i viteve 1970) dhe Chuck Leavell (1982-të pranishëm).
Bendi u drejtua fillimisht nga Brian Jones, por pas zhvillimit të disa anëtarëve të grupit në autorë tekstesh dhe muzikash, Jagger dhe Richards morën rolin udhëheqës, ndërkohë që Jones pati probleme ligjore dhe personale.
Rolling Stones ishin në krye të grupeve të ‘British Invasion’ që u bënë popullorë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1964 dhe u identifikuan si frymëzim për grupet rinore dhe rebele të viteve 1960.
I rrënjosur në ‘blues’ dhe rock&roll , grupi filloi një periudhë të shkurtër të eksperimentimit muzikor në mes të viteve 1960 që arriti kulmin me albumin “Satanik Majesties Request” (1967).
Më pas, grupi u kthye në rrënjët e tij të “bluzit” me ‘Beggars Banquet’ (1968), e cila së bashku me pasardhësit ‘Let It Bleed’ (1969), ‘Sticky Fingers’ (1971) dhe ‘Exile on Main St'(puna më e mirë e grupit) e cila shihet si “Epoka e Artë” e tyre.
Gjatë kësaj periudhe, ata u prezantuan së pari në skenë si “Të Mëdhenjtë e Rock&Rollit në botë”. Muzikologu Robert Palmer vlerësoi këmbënguljen Rolling Stones për “të rrënjosur në traditën e mrekullueshme, në shpirt të muzikës Rock&Roll dhe Blues”, ndërkohë që “modelet më të mira të pop-it kanë hyrë dhe dalë nga tregu periodikisht”.
Grupi vazhdoi të publikojë albume të suksesshme, përfshirë ‘Some Girls’ (1978) dhe ‘Tattoo You’ (1981), të cilat ishin albumet e tyre më të njohura në të gjithë botën. Nga viti 1983 deri në vitin 1987, tensionet midis Jagger dhe Richards pothuajse bënë që grupi të ndahej.
Megjithatë, ata arritën të rregullojnë miqësinë e tyre pasi u ndanë përkohësisht për të punuar në projekte solo dhe përjetuan një rikthim me ‘Steel Wheels’ (1989), e cila u pasua nga turne i madh në stadiumet më të njohur të botës.
Që nga viti 1990, materiali i ri i regjistruar nga grupi ka qenë më pak i pranuar dhe jo i shpehstë. Pavarësisht kësaj, Rolling Stones kanë vazhduar të jenë një tërheqje e madhe, me turne në vitet 1990 dhe 2000.
Deri në vitin 2007, grupi kishte katër nga pesë koncertet më të mëdha të të gjitha kohërave: ‘Voodoo Lounge Tour’ (1994-1995), ‘Bridges to Babylon Tour’ (1997-1998), ‘Licks Tour’ (2002-2003) dhe ‘A Bigger Bang Tour’ (2005-2007).
Rolling Stones u bënë pjesë e ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në vitin 1989 dhe në ‘UK Music Hall of Fame’ në 2004. Revista ‘Rolling Stone’ renditën ata në vendin e katërt në listën “100 Artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” dhe shifrat nga albumet e shitura kapin mbi 250 mln dollarë.
Ata kanë publikuar 30 albume të prodhuar në studio, 18 albume ‘live’ dhe përmbledhje të shumta. Në vitin 2008, grupi u rendit i dhjeti në tabelën Billboard Hot 100 All-Time Top Artists. /konica.al/KultPlus.com
Ka vende ku dimri nuk vjen kurrë. Ne jemi natyrisht në pjesët më të butë ose madje edhe të nxehtë të planetit, në Azi, Afrikë, Australi. Këtu natyra është ende e paprekur, por ka edhe disa kopshte botanike ku dora e njeriut ka grumbulluar dhe mbledhur më të mirën nga ajo që bota e bimëve mund të japë. Rezultati është një kryevepër e bukurisë.
KOPSHTI BOTANIK I PAMPLEMOUSSES – MAURITIUS – Është një nga kopshtet botanike më të vjetra në botë: është themeluar në 1770 nga mbikëqyrësi francez i kolonisë Pierre Poivre dhe zë një sipërfaqe prej 37 hektarësh. Ai përmban shumë mostra të llojeve të rralla, duke përfshirë rreth 80 lloje të palmave: është i famshëm para së gjithash për trupat e ujit në të cilat rriten zambakët gjigantë të ujit dhe zambakët aziatikë.
KOPSHTI BOTANIK – SINGAPOR – Veçantia e këtij kopshti spektakolar është se me 74 hektarë të tij, gjendet brenda qytetit. Është një nga vendet e preferuara ku banorët e Singaporit shkojnë për një shëtitje, pasi është i hapur për çdo ditë të vitit nga ora 5, deri në mesnatë. Përveç liqenit të këndshëm të mjellmave, ekziston një kopsht i shkëlqyer Orkidesh me mbi një mijë specie dhe 2000 hibride.
PARKU ZOOLOGJIK DHE BOTANIK I MAMELLES – GUADELOUPE – Si dhe strehimi i kopshtit zoologjik me 85 lloje shtazore nga Karaibet dhe Guajana, ai përfshin mbi një e gjysmë hektarë kopshte të harlisura tropikale. Vizita më e çuditshme ndodh në këmbë në majë të pemëve të mëdha, në shtigjet e ngritura pezull mbi 20 metra të larta, për të zbuluar bimë të padukshme nga toka, si orkide dhe pineapole të egra.
KOPSHTI BOTANIKE ROYAL – MELBOURNE, AUSTRALI – Kopshti ndodhet në brigjet e lumit Yarra, pranë qendrës së qytetit. Ai shtrihet në rreth 40 hektarë tokë dhe ka shtigje të shumta, lojëra për fëmijë dhe një observator. Parku përmban mbi 10 mijë specie bimore dhe rreth 50 mijë bimë me vlerë të madhe historike dhe kulturore.
KOPSHTI TROPIKAL BOTANIK NOOCH – NONG NOOCH – TAILANDE – Përafërsisht 600 hektarë kodra mbi të cilat ky kopsht i madh botanik shtrihet janë shtëpi për lule dhe bimë zbukuruese. Kopshti është një tërheqje e vërtetë turistike, me strehim, restorante, pishinë dhe hapësira për shfaqje të vërteta. Ai gjithashtu mban larminë më të madhe të orkideve në Tajlandë dhe një zonë të ruajtjes për disa lloje të rrezikuara.
KOPSHTI YUYUAN – SHANGAI – Është quajtur edhe “Kopshti i lumturisë” dhe gjendet në qytetin e vjetër të Shangait. Është shumë i lashtë: ndërtimi i tij mund të datojë edhe në 1559, në epokën e dinastisë Ming. Ai përbëhet nga gjashtë zona të ndryshme të rregulluara sipas stilit botanik klasik kinez.
KOPSHTI I MREKULLIVE – DUBAI – Veçantia e këtij kopshti qëndron në faktin se mbyllet në verë. Në fakt, klima e Emirateve arrin temperatura të tilla të larta në periudhën e verës, duke e bërë shumë të vështirë kultivimin e luleve. Ashtu si gjithçka në Dubai parku është i madh: me mbi 45 milionë lule, ndoshta është më i madhi në botë. Parku është ndërtuar praktikisht në shkretëtirë: për këtë arsye lulishtet janë rrethuar me pemë që ofrojnë një strehë të vogël nga era.
KOPSHTI I FIN – KASHAN – Është një nga kopshtet historike më të bukura persiane në botë. U përfundua në vitin 1590 dhe mbulonte mbi dy hektarë sipërfaqe. Në qendër të tij është një oborr i madh i rrethuar me mure me katër kulla rrethore. Ashtu si shumë kopshte myslimane, ai është i pasur me burime dhe lojëra uji: frymëzimi vjen nga Hori që përshkruan parajsën si një tokë të pasur me ujë dhe lumenj.
KOPSHTI GARCÍA SANABRIA – SANTA CRUZ DE TENERIFE, TENERIFE – Kopshti u përurua në vitin 1926 dhe është parku më i madh urban në Ishujt Kanarie. Ai përmban shumë specie bimore dhe një koleksion skulpturash, ndër të cilat shquhen shatërvan qendror dhe ora e luleve, mekanizmi i të cilës është ndërtuar në Zvicër dhe është plotësisht funksional.
KOPSHTI BOTANIK FUNCHAL – MADEIRA – Me klimën e tij oqeanike subtropikale, vetë ishulli i Madeiras është një kopsht i madh në të cilin rritet një shumëllojshmëri e pafund e specieve bimore. Kopshti botanik i Funchalit është një nga atraksionet turistike më të njohura në ishull, mbulon një sipërfaqe prej 35 mijë metra katrorë me shtretër të jashtëzakonshëm të luleve që mbajnë shumë lloje të bimëve ekzotike nga të gjitha kontinentet, shkruan bota.al. Qëllimi i kopshtit botanik është ruajtja e specieve dhe studimet shkencore./klankosova/ KultPlus.com
Ekspozita që u zhvillua në muzeun ”Nga mbeturina në art”, zë vend në Baku të Azerbejxhanit. Realizimi i kësaj ekspozite, ashtu edhe si herave të tjera kishte për synim rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Këtë herë i ftuar ishte edhe artisti Burhan Ahmeti nga Maqedonia, i cili do të paraqitej me një portret të poetit dhe filozofit të njohur nga Azerbejxhani, Nasimit, shkruan KultPlus.
”Kam realizuar një vepër arti, instalacion me teknikë të kombinuar në dy shtresa nga qese plastike dhe në pllaka akriliku të tejdukshëm, dhe me gravurë, portretin e Nasimit (poet dhe filozof i njohur nga azerbejxhani)”, deklaroi Ahmeti për KultPlus.
Portreti i realizuar, është i ndarë në dy pjesë, me dimensione 100x150cm do të jenë të ndara me nga 6 pllaka akriliku të tejdukshëm 50x50cm sikur mozaik të lidhura mes veti.
Ku te pjesa e parë e mozaikut do të duket portreti i Nasimi si gravurë dhe në prapavijë pjesa e dytë e mozaikut në pllaka do të ngjiten qese plastike të kaltërta dhe të bardha. Ku qeset e kaltërta simbolizojnë ujin dhe qeset e bardha akullnajet.
Te portreti dhe te duartë e Nasimit në pjesën pas si prapavijë e portretit do të ngjiten qese plastike të bardha të cilat simbolizojnë dritën, njëkohësishtë çiltërsinë dhe pastërtinë.
Arti është një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Me këtë qëllim në mendje, me mbështetjen e fondacionit “Heydar Aliyev” projekti i mrekullueshëm me titull “Nga mbeturina në art” realizohet në Baku çdo vit që nga viti 2012. Objektivi i ekspozitës është të rritet vëmendje ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe për të agjituar qasje të përgjegjshme ndaj shëndetit mjedisor të planetit tonë.
Prandaj, 156 artistë nga 40 vende të ndryshme të botës si Holanda, Kuba, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kolumbia, Spanja, Franca, Gjermania, Italia, Shqipëria, Bjellorusia, Japonia, Australia, Republika Çeke, Turqia, Rusia, Benini, Taxhikistani, Uzbekistani, Ukraina, Izraeli, Kazakistani, Xhorxhia, Polonia, Rumania, Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania së bashku me Azerbajxhanin morën pjesë në 7 ekspozita të mbajtura gjatë viteve 2012-2018 dhe demonstruan veprat e tyre origjinale të artit të përgatitura nga mbeturinat.
“Tamiz Shahar” OJSC është një organizatë shtetërore që ofron shërbime të deponimit të mbeturinave në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Qëllimi i kompanisë është të krijojë një sistem të azhurnuar dhe të qëndrueshëm të administrimit të mbeturinave në Baku dhe të sjellë risitë më të fundit në sferën e administrimit të mbeturinave në vend përmes shkëmbimit të përvojës me vendet e huaja dhe kompani ndërkombëtare.
Kompania ka realizuar një numër projektesh të rëndësishme si Impianti i Mbeturinave në Energji, Objekti i Rimëkëmbjes së Materialeve dhe gjithashtu po kryen një numri i aktiviteteve për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për problemin e mbeturinave dhe për të stimuluar njerëzit që të mbrojnë mjedisin përmes trajtimit të duhur të mbeturinave.
Fondacioni Heydar Aliyev është një fondacion bamirës, i kryesuar nga Zonja e Parë e Azerbajxhanit Mehriban Aliyeva. Duke filluar aktivitetin e saj që nga viti 2004, fondacioni Heydar Allyev ka marrë pjesë aktive në ndërtimin e një shoqërie të re dhe kontribuon në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, duke zbatuar të ndryshme projekte në sfera të tilla si arsim, shëndetësi publike, kulturë, sport dhe teknologji, mjedis dhe në sfera tjera sociale./KultPlus.com
Në politikë çdo gjë është e ndarë. Partitë, antëtarët e tyre ndahen në të majtë e të djathtë, varësisht nga mendimet e pozitat që kanë, por si kanë lindur këto terme? Termat “e majtë” dhe “e djathtë”, u shfaqën për herë të parë gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789.
Gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789, anëtarët e Asamblesë Kombëtare ishin ndarë në mbështetës të mbretit në të djathtë të presidentit të Asamblesë, dhe mbështetësit e revolucionit në të majtë të tij.
Ndonëse këto fjalë janë shumë të përdorura dhe aspak të panjohura, atë vit në Francë u ndanë për të qenë gjithmonë në skenën poltike në mbarë botën.
Sot, mund të sqarohen edhe kështu: E majta promovon paketën e ndihmës sociale, ç’ka do të thotë se pensionet sociale apo mbështetja e shtetit ndaj individit është shumë e madhe. E djathta mendon se “supë falas nuk ka”, ndaj programet sociale janë shumë të reduktuara, ndërsa taksat që qytetarët duhet të paguajnë janë shumë të ulëta. Kjo, pasi e djathta mendon se njeriu duhet të ketë lirinë për ta shpenzuar apo investuar vetë kapitalin e tij.
Një tjetër diferencë mes këtyre dy ideologjive janë edhe pyetjet që ndërtojnë. Në hartimin e një politike, e djathta pyet se “A është e dobishme?” E majta është më e shqetësuar për çështjet morale, ndaj pyetja themelore është “A është e drejtë?”
Pak histori për Revulocionin Francez, që bëri këtë ndarje për herë të parë:
Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën.
Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit Luigji XVI dhe mbretëreshës, Marie Antoinette Josèphe Jeanne de Habsbourg-Lorrain, do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian Robespierin, i cili legjitimoi Regjimin e Terrorit./gazetametro/ KultPlus.com
Shqiptarët në Epir janë autoktonë. Që nga epoka e bronzit, ndoshta edhe më parë, në Jug të Vjosës banonin fiset ilire të Epirit. Midis tyre, më të përmendur qenë Kaonët, që zinin krahinat bregdetare të Jonit të Veriut, Thesprotët që banonin më Çamërinë e sotme dhe Molosët në Jug të Vjosës së Sipërme dhe Fushës së Janinës, që atëherë quhej Fusha e Etiopisë.
Emri Epir, që do të thotë stere ose tokë kontinentale, është një shprehje gjeografike me të cilat banorët e Jonit, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, kanë quajtur krahinat përballë. Përhapja e gjuhës dhe kulturës greke në Epir janë fenomene të vona. Ato fillojnë pas formimit të kolonive në bregun e Ilirisë dhe zgjerohen më tepër në kohën bizantine, kur kultura dhe gjuha greke u përhap në tërë botën antike.
Sipas të dhënave epirografike, greqishtja e përdorur në Epir është e dialektit dorik, gjë që provon hyrjen e vonë të saj nëpërmjet hyrjeve dorike të vendit. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Që në lashtësi, Epiri përmendet si një trevë e zhvilluar, që kishte lidhje tregtare dhe lundrim të zhvilluar. Në shekullin III dhe II para erës sonë, sundimtarët e Epirit, Pirrua e të tjerë, kishin monedhat e tyre. Në këtë kohë, fiset më të fuqishme ilire filluan të bashkohen dhe të krijojnë mbretëri të fuqishme. Pikërisht në këtë kohë krijohet në Epir Lidhja Molose e kryesuar nga mbreti Alketa.
Në vitin 307, me ndihmën e Taulantëve, trashëgimtari 12-vjeçar i Molosëve, Pirrua i Epirit, u vu në krye të shtetit epirot. Nisi kështu një nga periudhat më të përmendura të trevave Arbënore, kur kufijtë e mbretërisë u shtrinë në Lindje deri në lumin Vardar, në Veri përtej Apolonisë dhe në Jug deri në Peloponez.
Pas vdekjes së Pirros, shteti i Epirit u dobësua. Ai humbi tokat e pushtuara dhe u kthye në kufijtë e tij të vjetër. Kryengritja e vitit 230 para erës sonë, e përmbysi pushtetin mbretëror. Mbretëria u kthye në një lidhje krahinash, që mori emrin Lidhja e Epirotëve, e cila ishte një nga institucionet më demokratike të kohës. Gjatë kohës së dyndjes romake, epirotët ndërmjetësojnë për nënshkrimin e Traktatit të Paqes në vitin 205 në qytetin Pojnik, megjithëse ai nuk pati jetë të gjatë.
Romakët u kthyen me forca të shumëfishuara dhe, gjatë luftës së tretë iliro-romake, nënshtruan edhe Epirin. Pushtimi romak u shoqërua me plaçkitje dhe shkatërrime të mëdha. U shkatërruan deri në themel të 70 qytetet e Epirit dhe mbi 15 mijë banorë u kthyen në skllevër, veç sasisë së madhe të arit dhe të argjendit që u grabit nga pushtuesi.
Deri në shekullin e dytë të erës sonë, Epiri ishte i ndarë në mes të provincave Ahes dhe Maqedonisë. Gjatë reformave administrative të Dioklanit, perandor romak që jetoi gjatë viteve 284-305, pjesa lindore e perandorisë u nda në dy prefektura të mëdha: të Lindjes dhe Ilirikut.
Prefektura e Ilirikut ndahet në tre dioqeza, që përfshinin tri provinca të tilla: Probali, Kufiri në Krahinat e Dalmacisë së Jugut dhe ato të Shqipërisë së Veriut. Provinca e Epirit të Ri, Epirua Nova, që përmblidhte të gjitha trevat e Shqipërisë së Mesme dhe ato të Jugut, deri në Vjosë dhe Provinca e Epirit të Vjetër, Epirus vetues, tokat në Jug të Vjosës, me qendër Nikopojen, Nikopolisë, pranë gjirit të Prevezës. Pra, përsëri tokat shqiptare dhe ato të Epirit ishin të njësuara më vete.
Roma respektoi ngjyrat etnike të tyre. Kjo ndarje administrative u ruajt edhe pas shpërbërjes së Perandorisë Romake në vitin 135, në Perandorinë Romake dhe atë Bizantine.
Në shekullin IV filluan dyndjet e barbarëve në Iliri. Epiri pushtohet nga Çotët, Sarvatet, Alanët etj., që shkretojnë, shkatërrojnë dhe plaçkitin gjithçka.
Nga fundi i shekullit V, në Ballkan filloi dyndja e fiseve bullgare dhe sllave dhe një shekull më vonë ata filluan të vendosen në trojet e gadishullit, duke përfshirë edhe provincën e Epirit. Sulmet e vazhdueshme barbare, sidomos forcimi i shtetit bullgar, i detyroi qeveritarët bizantinë në fundin e shekullit IX të kalonin në tokat shqiptare dy ndarje administrativisht më vete dhe asnjëherë nuk është përfshirë në njësitë administrative greke.
Krahas shembjes dhe shkatërrimit të Perandorisë Bizantine dhe rritjes së rrezikut sllav në tokat shqiptare, formohet principata e Arbërisë, kurse në Jug Despotati i Epirit dhe në Perëndim, Dukati i Durrësit. Sundimtarët arbëreshë, para kërcënimit të jashtëm lidheshin me bashkime dhe aleanca. Kështu, Despoti i Epirit Mihal Engjëll Komneni u martua me një fisnike nga Durrësi. Po kështu, Dhimitri, kryesori i Arbërisë kishte lidhje të ngushta me Despotatin e Epirit.
Një figurë tjetër e shquar në Despotatin e Epirit është edhe Mihali II, Engjëll Komneni, i cili ashtu si paraardhësit e tij zhvilloi luftëra pa fund për zgjerimin e zotërimeve të veta dhe rimëkëmbjen e Perandorisë Bizantine. Nga mesi i shekullit XIV, pothuajse e gjithë Arbëria dhe Epiri u pushtuan nga shteti serb, i cili zhvilloi një politikë energjike kolonizuese.
Çlirimi i Epirit nga pushtimi serb erdhi nga Gjin Bue Shpata, që shënon një faqe të shkëlqyer në historinë e kësaj treve. Me forcën e shpatës dhe mendjes, ai ngriti Despotatin e Artës që shtrihej në Jug deri në gjirin e Koriantit, kurse në Veri deri në Gjirokastër.
Fitoret e Despotatit të Artës i forcuan edhe më tepër feudalët arbëreshë, por zhvillimi i mëtejshëm i tij, sikurse edhe i principatave të tjera arbërore, u pengua nga dyndjet turke të cilat filluan të invadonin territoret shqiptare.
Në vitin 1430, ushtritë e Sulltan Muratit II nënshtruan Epirin. Në vitin 1431, tokat e nënshtruara të Shqipërisë, turqit i përmblidhnin në një njësi ushtarake administrative më vete: në Sanxhakun e Shqipërisë; Sanxhaku Arvanit me kryeqendër Gjirokastrën. Ai përfshinte krahinat e pushtuara prej Çamërisë në Jug, deri afër lumit Mat në Veri. Pra, është e përfshirë në një njësi administrative bashkë me tokat e tjera shqiptare.
Gjatë kohës së pushtimit turk në Epir, si dhe në të gjitha viset, hyri feja muhamedane. Për dy shekuj, 60-65 për qind e popullsisë u kthye në myslimanë. Kjo pati një rëndësi të madhe për të ardhmen e popullsinë epirote, sidomos asaj çame.
Në krahinën e pashallëqeve shqiptare, Epiri si dhe gati tërë Toskëria u përfshi në Pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës. Kjo përkon edhe me vitet 1812-1824, kur në Greqi shpërtheu revolucioni për çlirimin kombëtar. Me mijëra shqiptarë të Epirit, të entuziazmuar nga thirrjet e zjarrta kundër pushtuesve osmanë u bashkuan me kryengritësit grek dhe luftuan krah për krah me ta për çlirimin e Elladhës, duke e konsideruar këtë si pjesë të luftës për çlirimin kombëtar.
Me triumfin e revolucionit dhe krijimin e shtetit të pavarur grek, lindi dhe shtrohet problemi i Vorio-Epirit. Shtetarët e Athinës, që në fillim dolën me pretendimet për aneksimin e kësaj treve shqiptare./konica.al/ KultPlus.com
Disa vjet më parë pati një përpjekje mes Shqipërisë dhe Kosovës për ta regjistruar lahutën si vegël muzikore në UNESCO, si pasuri të trashëgimisë kulturore.
Por, kërkesa nuk u paraqit sepse Kosova u pengua të bëhej anëtare e UNESCO-s, pasi Serbia regjistroi lahutën në UNESCO si trashëgimi të saj.
E ky veprim ngjalli shumë pakënaqësi tek populli shqiptar.
Për të riinincuar certifikimin e lahutës, okarinës dhe këngëve kreshnike, qendra për zhvillim dhe promovim të kulturës tradicionale “Shkabat”, ka iniciuar një peticion për certifikimin e tyre në UNESCO.
Themeluesi i kësaj qendre Sokol Plakolli, gjatë një prononcimi për Ekonomia Online thotë se peticioni është hapur dhe ka filluar të nënshkruhet, ndërsa në netët në vazhdim do të bëhet edhe nënshkrimi i aktit themelues i shoqatës së lahutarëve.
“Lahutën dhe këngët e krahut do t’i certifikojmë dhe do të bëjmë peticion për certifikimin e tyre në UNESCO. Peticioni është hapur mbrëmë dhe ka filluar të nënshkruhet ndërsa sot në natën e dytë do të bëjmë nënshkrimin e aktit themelues të shoqatës së lahutarëve të trojeve etnike”, thotë ai.
Plakolli shtoi se me anë të këtij peticioni do të kërkojnë nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që të riinicohet ky certifikim në UNESCO.
“Në UNESCO nuk mund ta procedojmë ne si individ, as si grup shoqatë. Por ne do t’i bëjmë apel Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës që të riinicojnë certifikimin e lahutës të okarinës dhe këngëve kreshnike në UNESCO si një fenomen i cili i takon enkas shqiptarëve në Ballkan, dhe kjo është një padrejtësi që iu është bërë lahutës”, thotë ai.
Lahutari nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Jonuz Delaj thotë për EkonomiaOnline, se lahuta është e vjetër sa vetë Kelmendi, para se të bëhej vendbanim.
Thotë se ky instrument muzikor është trashëguar brez pas brezi dhe se i takon popullit shqiptar.
“E vërteta se unë që 10 vjeç i kam ra lahutës dhe e kemi si trashëgimi familjare, sepse gjyshi i babës , baba dhe unë jemi tre breza që i kemi ra lahutës dhe i kemi kënduar”.
Lahuta është aq e moçme sa vetë Kelmendi kur është bërë vendbanim dhe vlefshmëria e lahutës në Malësinë e madhe dhe në trojet shqiptare veriore është jashtëzakonisht e hershme”.
Delaj shtoi se edhe shqiptarët janë ndër ata popuj që kanë ruajtur traditën e tyre si gjithë popujt e tyre të Evropës.
“Kjo është një vegël tradicionale dhe duke u mbështetur si gjithë popujt e Evropës dhe botës e ruajnë folklorin e tyre si pasuri shpirtërore të tyre dhe pra edhe ne jemi pjesë e kësaj ndershmërie. Lahuta ka vajtuar dhe u ka kënduar trimave që kanë rënë në luftë nga pushtuesit e huaj”, thotë ai.
Lahuta është një instrument, i cili ka një shtrirje paneuropiane. E kanë spanjollët, portugezët, francezët, rumunët edhe ne. Është një emërtim, që vjen prej arabishtes al lahut (për lart).
Fakti që është një instrument me një emër, që ka ardhur prej botës arabike dhe jo nga Lindja drejt Perëndimit, sipas studiuesve, do të thotë që është një instrument që i takon një familje të përbashkët./literal.media/KultPlus.com
Nëse për një çast Zoti do të harronte se jam një kukull lecke e do të më dhurojë paksa jetë, ka gjasa se nuk do të them gjithçka që mendoj, por patjetër do ta mendoj çdo gjë që do ta them.
Do t’iu jepja vlerë gjërave, jo për vlerën që kanë, por për kuptimin që kanë.
Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë,
e kuptoj se për çdo minutë që i mbyllim sytë, humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.
Do të ecja përpara kur të tjerët do të ndaleshin, do të rrija zgjuar kur të tjerët do të flinin, do të dëgjoja kur të tjerët flasin dhe dhe sa do të shijoja një akullore të mirë çokolate!
Nëse Zoti do të më dhuronte paksa jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha në pishë të diellit duke lënë zbuluar jo vetëm trupin tim por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nëse do të kisha një zemër, do ta shkruaja urrejtjen time në akull dhe dhe do të prisja që të shkrihej në diell.
Do të pikturoja me një ëndër të Van Gogut sipër yjeve një poemë të Benedettit dhe një këngë e Serratit do të ishte serenata që do t’ia kushtoja hënës.
Do t’i ujitja me lotët e mi trëndafilët, për ta ndjerë dhimbjen e gjembave të tyre dhe puthjen e mishtë të petaleve të tyre…
Zoti im, nëse do të kisha paksa jetë…
Nuk do të lija të kalonte qoftë një ditë të vetma pa iu thënë njerëzve se dua, se i dua. Do t’i bindja të gjithë burrat e gratë se janë të parapëlqyerit e mi dhe do të jetoja i dashuruar nga dashuria.
Njerëzve do t’ua provoja sa gabojnë tek mendojnë të heqin dorë së dashuruari kur plaken, pa e ditur se plaken kur heqin dorë së dashuruari.
Një fëmije do t’i jepja flatra, por do ta lija ta merrte fluturimin vetë.
Të moshuarit do t’i mësoja se vdekja nuk vjen me pleqërinë por me harresën.
Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, Njerëzit!
Ka mësuar se e gjithë bota adhuron të jetojë mbi majën e malit, pa e ditur se lumturia e vërtetë është në ngjitjen e shpatit. Kam mësuar se kur i sapolinduri shtrëngon me grushtin e tij të vogël, për herë të parë, gishtin e babait të tij, e mban shtrënguar për gjithmonë. Kam mësuar se një njeri ka të drejtë ta vështrojë një tjetër nga lart poshtë vetëm kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur.
Janë aq shumë gjëra që kam mundur të mësoj nga ju, por realisht, nuk do të më shërbejnë shumë, sepse kur do të m’i vendosin brenda asaj valixheje, palumturisht do të jem duke vdekur. /KultPlus.com
Gruaja aziatike arrin ta mundë frikën dhe më në fund lëshohet nga helikopteri me parashutë. Gjyshja afrikane mbetet e stepur nga befasia që ia bëjnë nipërit e mbesat për ditëlindje.
Familja hinduse shikon e lumtur fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndriçojnë qiellin. Një ushtar amerikan kthehet në shtëpi nga zonat ku ka shërbyer. Një vajzë i hedhet në përqafim të dashurit pasi i thotë Po propozimit të tij për martesë.
Këto janë vetëm disa përjetime të njerëzve të moshave dhe kulturave të ndryshme nga i gjithë globi, që shfaqen në ekranin gjigant të kinemasë së vogël gjysmëhark, shkruan sot Koha Ditore.
Që të gjithë i festojnë momentet e gëzimit duke hapur e cakërruar shishet e “Coca-Colas”.
“Faleminderit që na lejoni në botën tuaj. Tani na lejoni ne t’ju ftojmë në botën tonë”, dëgjohet një zë femre në përmbyllje të videos gjashtëminutëshe. Sakaq dy dyer të mëdha skaj ekranit hapen dhe vizitorët ndjekin dritën që depërton prej tyre për të dalë në hollin e madh me kulm të xhamtë. Aty u shfaqet bota e madhe e “Coca- Colas”.
I madh është edhe numri i vizitorëve që kanë kureshtje ta njohin atë në një pasdite fundgushti.
Muzeu i pijes më të famshme në botë ndodhet në vendlindjen e saj, në Atlanta, Georgias.
“The World of Coca-Cola” (Bota e Coca- Colës) është muze dykatësh në formë gjysmëharku. Hyrja aty është me pagesë dhe vizitori duhet të kalojë nëpër kontrollin e skanerit. Ngjitur me muzeun është ndërtesa e lartë ngjyrë çimentoje, ku ndodhet selia e kompanisë që prodhon pijen me të cilën ka më shumë se një shekull ëmbëlsohet dhe freskohet njerëzimi.
Një plagë, morfina dhe “Coca-Cola”
Mbrëmjen e 16 prillit 1865, kalorësit e Unionit dhe Konfederatës ishin përleshur në urën e Columbias, në Georgia, që njihet edhe si beteja e fundit e Luftës Civile në SHBA.
Gjatë luftimeve koloneli i Konfederatës, John Pemberton, kishte marrë plagë të thella në gjoks nga shpata dytehëshe dhe ishte tërhequr nga fushëbeteja. Mund të duket e pabesueshme, por është pikërisht plaga e tij arsyeja që ne sot kënaqemi me pijen magjike dhe mrekullohemi me reklamat e saj./koha.net/KultPlus.com
1. Lumturia qëndron për ata që qajnë, që lendohen, ata që kanë kërkuar dhe kanë tentuar, sepse vetëm ata mund ta vlerësojnë rëndësinë e njerëzve të cilët e kanë prekur jetën e tyre. – Viktor Hygo
2. Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm nëse me zemërgjerësi pranoni ta ndani atë me të tjerët. Mirëpo, për të qenë i lumtur, është esenciale të mos shqetësohesh me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston ndonjë shpëtim. I lumtur dhe i gjykuar, ose i falur dhe i mjerë. – Albert Camus
3. Hidhërimi jep thellësi, lumturia lartësi. Hidhërimi jep rrënjë, lumturia degë. Lumturia është sikur një pemë që shkon lart në qiell, ndërsa hidhërimi sikur rrënjët, që shkojnë thellë në tokë. Të dyja janë të nevojshme sepse sa më lart që shkonë një pemë, aq më thellë nguliten rrënjët e saj, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha janë rrënjët e saj. Në fakt, këto gjithmonë janë në proporcion. Ky është balanci. – Osho
4. Secili moment i lumturisë kërkon një sasi të madhe të injorancës. – Honoré de Balzac
5. Lumturia është atëherë kur ajo që e mendon, ajo që e thua dhe ajo që e bën, janë në harmoni. – Mahatma Gandhi
6. Lumturia tek njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e shoh. – Ernest Hemingway
7. Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia, mendoj, verbon më shumë se krenaria. – Alexandre Dumas
8. Të qenurit budalla, vetiak dhe të gëzoshë shëndet të mirë, janë tre kushtet për të qenë i lumtur, megjithëse nëse budallaku mungon, gjithçka humbet. – Gustave Flaubert
9. Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t’u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë. Dale Carnegie
11. Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi. — Lucille Ball
12. Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh. — Helen Keller
12. Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur. — Lucille Ball
13. Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre ― Abraham Lincoln.
14. Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen ― Jimmy Buffett
15. I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh — Cesare Pavese
16. Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet ― Oscar Wilde
17. Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet. Numëro buzëqeshjet, jo lotët” ― John Lennon
18. Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin. — Morris West
19. Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë ― Chad Sugg
20. Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur ― Lauren Oliver
21. Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese — Franklin D. Roosevelt
22. Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten. — Alice Walker
23. Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi. ― Winston Churchill
24. Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli. ― Allen Ginsberg
25. Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur. ― Andy Rooney
26. Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie. ― Ralph ëaldo Emerson
27. Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi. — Lucille Ball /KultPlus.com
Ka kaluar pothuajse një dekadë nga ikja e artistit të rrallë, Muharrem Qenës. Krijimtaria e tij artistike është e pasur me këngë të cilat edhe sot dëgjohen e si të tilla i kanë rezistuar kohës.
Sonte po e kujtojmë artistin Muharrem Qena me këngën “Mallëngjimi”, një prej këngëve më të bukura të bagazhit të tij muzikor e cila flet për dashurinë ndaj vendlindjes.
Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale./ KultPlus.com