Rrënojat antike të Çermës së Lushnjës drejt zhdukjes

Këto rrënoja në Çermë të Lushnjës që i përkasin periudhës së shekujve të 4-të ose të 6-të të erës sonë u zbuluan për herë të parë në vitet ‘60, por prej asaj kohe u lanë në harresë.

Janë struktura të ngritura anës lumit Shkumbin, por ka mbetur ende e paqartë nëse janë pjesë e një ure apo i përkasin rrugës Egnatia.

Arkeologët thonë se nevojiten studime të thella për të saktësuar origjinën e rrënojave të shtruara në një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë.

Lënia e këtij sajti arkeologjik në harresë ka sjellë edhe shkatërrimin e tij nga banorë të zonës që kanë marrë materialet në mënyrë të paligjshme duke bërë që të shkojë drejt zhdukjes një tjetër shenjë e historisë.

Arkeologët dyshojnë se edhe brenda lumit Shkumbin mund të ketë pjesë të kësaj strukture. Zyrtarët lokalë kanë kërkuar disa herë nga Drejtoria e shërbimeve arkeologjike në Tiranë për të ndërhyrë në këtë zonë dhe pavarësisht premtimeve ende nuk ka pasur lëvizje konkrete/Koha Jonë/ KultPlus.com

Vajza në Mitrovicë e denoncon një mashkull për dhunim seksual dhe fizik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar dje në Komunën e Mitrovicës një person nën dyshimet se e ka dhunuar seksualisht një vajzë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

E njejta ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë derisa gjatë intervistimit ka deklaruar se është dhunuar disa herë seksualisht.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht. I dyshuari është arrestuar  i cili me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë./GazetaExpress/ KultPlus.com

Emigrantët nuk kanë atdhe

Poezi nga Flygerta Krypi

Emigrantët nuk kanë atdhe
Të huaj ku u lindën
Të huaj ku jetojnë
Të pakuptuar ku u rritën
Të pavlerësuar ku frymojnë.

Emigrantët nuk kanë atdhe
Kockat nuk kanë ku iu prehen
Epitafet e tyre askush si fshin
Nën rrjeta merimangash, këmbënyjëtuar
Mbledhin gjakun që askush nuk ia shet.

Emigrantët nuk kanë gjuhë
Dhe pse rrjedhshëm flasin disa
Ata askush nuk i kupton
Shpatullat askush nuk ia prek
Të gjithë lindur nga një tokë
E prapë jetimë si të jenë dreq.

Emigrantët nuk kanë shtëpi
Dhe nëse blejnë një qytet
Se kudo iu kumbon përjashtimi
Me pashaportë, por pa shtet
Veç me taksa mbijetimi.

Emigrantët nuk kanë kujtime
Koka jonë mban veç rrënoja
Një mijë histori udhëtimesh
E prapë skllevër të burgut të tyre.

Sikur unë, sikur ne… / KultPlus.com

Nxënësit grumbullohen në një vend pa distancë fizike, presin për t’u regjistruar në shkollë

Ruajtja e distancës është një ndër rregullat kyçe për mbrojtje nga Covid-19. Por përkundër rregullave, grumbullimi i njerëzve para institucioneve dhe jo vetëm, po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie, shkruan KultPlus.

Por, padyshim që kjo vie edhe si pasojë e mos kujdesit të shtetit për të vënë rregulle  rend.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, një grumbullim i tillë është parë para shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Ky grumbullim vjen si pasojë e hapjes së konkursit për regjistrim të nxënësve në shkolla.

Të rinjtë nuk po mbajnë distancë fizike, e askush nuk po kujdeset që të vërë rregull e rend aty. Regjistrimet vazhdojnë! / KultPlus.com

Faqja e njohur turistike: Vizitoni Beratin e arkitekturave të panumërta

Berati, ose siç njihet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, është një qytet simpatik i UNESCO-s, plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum, shkruan faqja e njohur turistike, bucketlistly.blog.

Berati është një qytet që nuk duhet ta humbisni kur vizitoni Shqipërinë.

Eksploroni Kalanë e Beratit

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit. Kalaja është më e madhe se sa duket nga qyteti. Mund të kaloni disa orë duke zbuluar të gjitha kishat bizantine dhe xhamitë osmane brenda kështjellës. Rruga deri në kështjellë nga qyteti është mjaft e pjerrët dhe në mes të nxehtit të verës së Shqipërisë mund të jetë mjaft e padurueshme të ngjitesh në kështjellë gjatë ditës, kështu që shkoni më mirë pasdite atje. Duke parë peizazhin përreth, do të vini re dy male në të dy anët e lumit Osum. Ata janë Tomori dhe Shpiragu. Legjenda thotë ka se këto dy male ishin dikur gjigantët që luftuan me njëri-tjetrin për të fituar zemrën e një gruaje në Berat.

Admironi Kishën e Trinisë së Shenjtë

Brenda mureve të kalasë së Beratit, ndodhet një kishë e jashtëzakonshme, Kisha e Trinisë së Shenjtë. Kjo kishë është një vizitë e domosdoshme nëse jeni të interesuar të shihni një shembull të shkëlqyeshëm të ndikimit të madh të Perandorisë Bizantine të lënë në këtë zonë. Kjo kishë bizantine mesjetare u ndërtua diku midis shekullit XIII dhe XIV.

Vizitoni xhamitë dhe kishat e tjera në Berat

Shumë civilizime kanë arritur të bashkëjetojnë në Berat për shekuj dhe ju mund ta shihni atë nga të gjitha xhamitë dhe kishat që do të gjeni atje. Ka edhe disa kisha dhe katedrale të tjera që duhet t’i shikoni. Aty ndodhen Kisha e Shën Teodorit dhe Kisha e Shën Mërisë si edhe Katedralja e Shën Dhimitrit, e vendosur në skajin lindor të bulevardit ”Republika”. Për xhamitë, ju do të gjeni Xhaminë e Plumbit jo shumë larg nga Katedralja e Shën Dhimitrit si edhe Xhaminë Mbret.

Shëtisni natën në bulevardin ”Republika” dhe përjetoni një xhiro fantastike

Pas perëndimit të diellit, sigurohuni që të shëtisni përgjatë bulevardit ”Republika” dhe të provoni ”xhiron”, një traditë shqiptare pasi bie dielli, ku i gjithë qyteti do të mblidhet së bashku në një bulevard dhe do të ecë lart e poshtë rrugës duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Me njerëz jashtë, duke luajtur shah në natyrë, duke folur me njëri-tjetrin ndërsa ecin lart e poshtë, na duhet të themi se nuk kemi parë kurrë një traditë si kjo. Ajo që jo shumë njerëz e dinë është se bulevardi ”Republika” është gjithashtu vendi më i mirë për të bërë një foto të Beratit.

Vizitoni Muzeun Etnografik

Muzeu Etnografik është një vend i shkëlqyeshëm për të vizituar nëse dëshiron të mësosh për historinë e Beratit dhe kulturën shqiptare. Pamja është gjithashtu e mahnitshme nga ballkoni i muzeut, me pamje nga qyteti. Është një vend i shkëlqyeshëm për të ndaluar për një orë pasi të keni zbritur nga kështjella.

Kanionet e Osumit

Nëse keni një ditë tjetër për të pushuar, ju rekomandojmë ta kaloni atë ditë në natyrë dhe të eksploroni peizazhin përreth të Beratit. Kanioni i Osumit është kanioni më i madh në Shqipëri. Është gjithashtu një shans për ju që të pushoni dhe të notoni në kanion./ atsh/ KultPlus.com

Samuel, ti kurrë s’duhej të kishe vdekur

Poezi Nga Shqiptar Oseku

Samuel

Ti kurrë s’duhej të kishe vdekur.
Në një tjetër botë,
ti s’ke pritur fare as në radhë të kufirit.
Atje kufinj nuk ka,
e ti ke vazhduar rrugën duke pyetur prindërit
a mbërrimë? a mbërrimë? a mbërrimë?
njëqind herë rresht
gjersa më në fund ke mbërritur në shtëpi.
Je shplodhur pak, bir,
e ke dalë të luash me shokët.
U ke rrëfyer tregime të bukura nga Shqipëria.
Mandej je shtrirë që të flesh,
se nesër nis shkolla.
Ti kurrë s’duhej të kishe vdekur, bir.
Dhe kjo botë s’duhej të kishte këso kufinjsh.
Në një tjetër botë,
ti ëndërron se je nisur për diku dhe pyet
a mbërrimë? a mbërrimë? a mbërrimë?
Fli biri ynë, fli. Ti ke marrë leksionin e mortit
dhe tash ke mbërritur në shtëpi.
Plaku yt mezi pret të vie
tek ti. / KultPlus.com

Fshatrat dhe qytetet e Kosovës që flenë mbi Ar dhe Argjend

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

“Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”, thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

Tutje, në Strategji janë paraqitur të dhëna për përmbajtjen e arit në secilin ton të eksploatuar. Shembull, në Stantërg vlerësohet se përmbajtja e arit në një ton është vetëm 0.6 gram.

“Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t”, thuhet tutje në Strategjinë minerare. / KultPlus.com

Martiri i gjuhës shqipe, Petro Nino Luarasi

Petro Nino Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911.

Ai ishte prift, shkrimtar, mësues. Petro punoi si drejtor dhe mësues i shkollës së parë shqipe të motrave Gjerazi në Korçë më 1887. Në vitin 1904, emigroi në Shtetet e Bashkuara ku qëndroi disa vite si anëtar aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Petro Nini Luarasi ishte delegatë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit shqip më 1908. Për atdhetarizëm, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtari shoqërore, Petro Nini u përndoq si nga turqit e rinj, ashtu edhe nga Patriarku Ekumenik ortodoks i Konstandinopojës.

Përparimi i shkollës shqipe të Negovanit, veprimtaria e tij për themelimin e një komiteti për bashkimin e gjithë çetave në Shqipërinë jugore dhe sidomos libri ”Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit”, që goditi rëndë politikën shoviniste te klerit grek në Shqipëri, bënë që më 17 gusht 1911 agjentë e dhespotit të Korçës Joakim ta helmonin, të shpallnin se vdiq nga kolera dhe të tentonin për t’ia djegur edhe kufomën me gëlqere. Ai vdiq si martir i gjuhës shqipe duke mos e gëzuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Petro Nini Luarasit urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën. / KultPlus.com

“Vals o vals ti jeho mbi të bukurin atdhe” (VIDEO)

Vaçe Zela, padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare, shkruan KultPlus.com

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.

KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e këngës “Valsi i lumturisë”, një nga hitet më të njohura të artistes shqiptare.

lalalala…
lalalala…

Sa knaqsi kur degjoj
valsin tone ne kete pranvere
ai perseri po na fton
te vallzojme si ate here.

Bashk me pranveren dhe ti lulezon
lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron…

(refreni)
Vals o vals ti jeho
mbi te bukurin atdhe
Fushat tona i pershkon
ku shperthen jete e re.

lalalala…
lalalala…

Ne nje vals na bashkoi
dhe na fali lumturin
tingujt sot e ndegjoj
dhe kujtoj prape rinine.

Bashk me pranveren dhe ti lulezon
lule plot ere qe ne shpirt me gjallerroooooooooon

(refreni)
Vals o vals ti jeho
mbi te bukurin atdhe
Fushat tona i pershkon
ku shperthen jete e re.
lalalala…
lalalala…

Kjo është miniera ku mund të jetë shfaqur koronavirusi tetë vjet më parë (FOTO)

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në mesin e punëtorëve që pastronin feçe nga një minierë kineze në vitin 2012 dhe mund të mos kenë ardhur nga tregu Wuhan, thonë shkencëtarët.

Gjashtë minatorë u sëmurën me një virus të ngjashëm me pneumoni në minierën Mojiang në provincën Yunnan në jug-perëndim të Kinës tetë vjet më parë.

Minatorët kishin kaluar dy javë duke hequr feçet e lakuriqëve të natës duke rezultuar në tre prej tyre të vdisnin nga virusi.

Sipas gazetës britanike ‘The Sun’, mjeku Li Xu, i cili trajtoi minatorët, përshkruan se si pacientët kishin ethe, kollë të thatë, dhimbje gjymtyrësh dhe dhimbje koke.

Këto janë simptoma që ne i shoqërojmë tani me COVID-19, sipas virologut, Jonathan Latham dhe biologut molekular, Allison Wilson.

Latham dhe Wilson, të cilët punojnë për projektin jo-fitimprurës të Burimit të Bioseksionit në Ithaca, lexuan tezën e shkruar nga mjeku kinez që trajtonte minatorët.

Ata thanë që provat në tezë i çuan të ‘rishqyrtojnë gjithçka’ menduan se dinin për pandeminë.

Latham tha për New York Post se koronavirusi ‘pothuajse me siguri iku’ nga laboratori Wuhan.

Ata besojnë se virusi, i cili ka vrarë mbi 760,000 njerëz në të gjithë botën, evoluoi brenda minatorëve dhe ishte përshtatur shumë mirë me njerëzit.

Mostrat e indeve nga minatorët e infektuar në laboratorin Wuhan nga mjeku, ku shumë besuan se virusi ishte rrjedh, treguan se burimi i infeksionit ishte një koronavirus i ngjashëm me SARS nga një lakuriq nate.

Tregu në Wuhan besohet të ketë qenë vendi ku virusi filloi në dhjetor 2019.

Netflix lanson platformën Restflix, për gjumë më të mirë

Të gjithë kemi dëgjuar për dobitë e gjumit të mirë, por gjithashtu edhe dihet se sa vështirë është ndonjëherë të pushohet si duhet, posaçërisht në kohëra të vështira si këto.

Në kohën e pandemisë, gjumi është bërë edhe më i rëndësishëm. Hulumtuesit kanë gjetur se gjumi aktivon qelizat T në trupin e njeriut, që janë luftëtarët kryesorë në sistemin e imunitetit për të luftuar sëmundjet. Kjo do të thotë se nëse flemë mjaftueshëm çdo natë, e kemi një mbrojtje më të mirë ndaj koronavirusit apo sëmundjeve tjera.

Prandaj, në vend se të ndërrohen kanalet apo të surfohet në internet gjatë netëve pa gjumë, Netflix ka lansuar shërbimin Restflix, që ofron më shumë se 20 kanale që janë krijuar për të ndihmuar në fjetjen më të lehtë dhe më të shpejtë, shkruan The Next Web, transmeton KOHA.

Këto kanale ofrojnë një përzierje të muzikës medituese, përralla dhe tregime para gjumit, zëra qetësues dhe imazhe nga natyra të cilat do të qetësojnë mendjen. Këto kanale përdorin ritëm binaural, që është një formë e terapisë me anë të zërit. Duke lëshuar zërin në dy frekuenca të ndryshme, truri i interpreton ato sinjale si një frekuencë të vetme, e cila ndez një ndryshim në kiminë e trurit. Ky ndryshim shkakton lirimin e hormonit të melaninës, i cili e rregullon gjumin.

Kjo shkencë, së bashku me meditimet, tregimet dhe imazhet nga natyra të Restflixit, do t’i ndihmojë shikuesit që të luftojnë pagjumësinë, të përmirësojnë shëndetin dhe të forcojnë imunitetin, dhe thjeshtë të ballafaqohen më lehtë me gjërat që i sjellë dita.

Pranimi i nxënësve në shkollat e mesme, vetëm në bazë të notës mesatare

Të gjithë nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë nga e hëna do të mund t’u drejtohen shkollave të mesme për të aplikuar për regjistrim.

Konkursi për pranimin e nxënësve shkolla të mesme do të qëndrojë i hapur deri të premten, ndërsa rezultatet do të shpallen më 24 gusht.

Pas anulimi të testit të arritshmërisë, regjistrimi në klasën e dhjetë këtë vit do të bëhet vetëm në bazë të notës mesatare që nxënësit ka treguar nga klasa e 6 deri në të nëntën.

Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale mund të konkurrojnë kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.

Për t’u pranuar në shkollën e mesme nxënësi duhet t’i plotësojë disa kritere, si nota mesatare e të gjitha lëndëve nga klasa e 6 deri në të nëntën, që do të vlerësohet me 60 pikë, dhe nota mesatare nga lëndët prioritare, që do të vlerësohet me 40 pikë.

Ndërkaq për gjimnaze dhe shkolla të mesme të mjekësisë kriteri i lëndëve prioritare është që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4 e më lart.

Kryesuesi i drejtorëve komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj, ka thënë se shkollat i kanë bërë përgatitjet e duhura për regjistrimin e nxënësve dhe presin që çdo gjë të shkojë pa probleme.

Sfidë këtë vit, sipas tij, do të jetë fakti që regjistrimi do të bëhet pa test të arritshmërisë, por vetëm në bazë të suksesit, por shton se udhëzuesi i publikuar nga MASH-i i ka precizuar këto procedura dhe ua ka lehtësuar punën.

Konkursin do ta hapin drejtoritë komunale, kurse MASH do të bëjë monitorimin e procesit të regjistrimit dhe pranimit.

Dokumenti i Ministrisë së Arsimit ka përcaktuar se në shkollat ku nuk plotësohet numri i nxënësve aplikimi mund të vazhdojë deri më 26 gusht dhe rezultatet shpallen më 28 gusht.

Sipas të dhënave të MASH-it, këtë vit janë gjithsej 26.261 nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë.

Përderisa për këtë gjeneratë ditë më parë u anulua testi i arritshmërisë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me testin e maturës të klasave të 12-a, meqë Ministria ka vendosur të mbahet më 29 gusht.

Nexhmije Pagarusha këndon ‘Këngën e Rexhës’ (VIDEO)

“Kënga e Rexhës” është këngë epike e kënduar nga e madhja Nexhmije Pagarusha.

Ngjarja tragjike, ka ndodhë në fshatin Stubëll , afër Medvegjës – rrethi i Jabllanicës .

Rexha, kur i kishte vetëm dy vjet jetë, i kishte vdekur babai i tij dhe e kishte lënë jetimë nën përkujdesjen e nënës, e cila si nuse e re, ngeli e vejë pa më të dashurin e saj.

Sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, Nëna e Rexhës me qëllim që ta ruaj djalin që të mos mbetet jetimë pa baba dhe pa nënë, kishte pranua që të martohej për kunatin e saj, përkatësisht mixhën e Rexhës.

Mixha i Rexhës, ishte kujdesur për ta rritur nipin e vet – Rexhën, deri sa u bë për martesë. Pastaj edhe e fejoi dhe vendosi që ta martojë Rexhën me dasmë dhe krushqi , sipas zakoneve dhe traditave tona.

Ditën e Dasmës së martesës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipë në kokë një mërzi e madhe, nga se mendonte se tash po sa të martohet Rexha, do të ndahet prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë së patundshme, e cila edhe me ligj do t’i takonte nga trashëgimia e babait të tij të ndjerë!

Për këtë qëllim ai e mashtroi Rexhën dhe e qoi tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’iu qitur ushqim kuajve dhe atje e vrau tinëzisht mu në grazhd të kalit./ KultPlus.com

Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët, disa nga thëniet më brilante të Faik Konicës

Faik Konica është një prej figurave më interesante të letërsisë shqiptare. Ky njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Më poshtë po ju sjellim disa nga thëniet më briliante të tij:

1. E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

2. Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).

3. Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

4. Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

5. Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

6. Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

7. Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

8. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).

9. Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

10. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

11. Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).

12. Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Albania 15-30 janar 1899 C).

13. Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj. (Albania 15-30 janar 1899 C).

14. Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).

15. Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes. (Albania 12, 1909).

16. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).

17. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).

18. Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).

19. Letërsia jonë popullore është ruajtur dhe përcjellë vetëm nga gratë e fëmijët dhe nuk mund të mos merrte veçse formën naive të gjuhës së tyre. (Albania 1, 1905).

20. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (Albania 4, 1906).

21. Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).

22. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

23. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

24. Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

25. Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole).

26. Njeriu është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit, më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe miu. (Letër N. Nacos, 20 mars 1896).

27. Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë (F. Konica, Vepra 1, f. 155).

28. Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187).

29. Kush nuk kupton përparimin, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës. (Vepra 1, f.198).

30. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

31. Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).

32. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34).

33. Shkodra është pothuaj vendi më interesant i Shqipërisë së sotme, argjendarët dhe punëtorët e tjerë të saj janë të famshëm në gjithë Europën e Jugës dhe të Lindjes… Shqiptarët janë të njohur për individualitet dhe në kostumin e tyre kombëtar ka varietete dhe ngjyra. Pothuaj çdo krahinë ka kostumet e saj të veçanta. (Shqipëria, 1930).

34. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).

35. Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 214).

36. Gratë e Tiranës janë shakaxhesha të mëdha. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 317).

37. Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).

38. Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (Vepra 3, f. 169).

39. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).

40. Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Albania 2, 25 prill 1897).

41. Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25 prill 1897).

42. Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).

43. Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut. (Vepra 3, f. 127).

44. Ne duam të bëjmë një komb shqiptar, dhe për këtë punë kemi nevojë për bashkim të të gjitha pakicave të Shqipërisë me shumicën shqiptare. As që mund, një shqiptar që duket sot për sot i kulluar, të lëvdohet se 1000 a 2000 vjet më parë, fëmijëria e tij ish shqiptare. Ndofta po, ndofta jo. S’mund të hipim gjer te Adami a gjer te protistet e profesorit Haeckel. Si ka mijëra e mijëra shqiptarë të sllavizuar, ashtu ka pasur prej racash të tjera të tretur në racën shqipe. (Vepra 3, f. 136).

45. Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15).

46. Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim. (Vepra 3, f. 81).

47. Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm. … Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam. (Vepra 3, 83).

48. Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin]. (Vepra 3, f. 100).

49. Dëshiri i nxehtë i grave është një sëmundje fort e rrallë në Shqipëri: e kanë vënë re të gjithë se kombi shqiptar mund të quhet i ftohtë në këtë punë. (Vepra 3, f. 143).

50. Frika, kur është e madhe, në vend që ta mposhtë njeriun, ia forcon, ia galvanizon nervat dhe frikaçi sillet (jashtërisht) posi trim i vërtetë…. Edhe trimëria, s’është trimëri e vërtetë pa frikë: se trimi pa frikë, s’bën ndonjë punë të rëndë, të çuditshme, me vlerë a me meritim… Le t’u japim bashkatdhetarëve tanë të kuptojnë shumësinë e formave të trimërisë. Trimëria me pallë, trimëria e luftëtarit nuk është e vetmja trimëri… Është trim çdo njeri që ka zemrën të sillet sipas mendimeve të tija, të bashkojë punët me fjalët… Një formë trimërie që e kemi përditë në sy është trimëria e grave. Numri i nënave trimëresha është i habitshëm – dhe ndofta pak vende mund të lëvdohen të kenë nga ajo farë trimërie aq sa ka Shqipëria. (Vepra 3, 149-151). / KultPlus.com

Poezia e Andon Zako Çajupi për shkrimtarin e madh Naim Frashëri

Poezi nga Andon Zako Çajupi

Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,

moj e mjera Shqiperi!

Mendjelarti, zemërtrimi,

vjershëtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni

shqipetarka, shqipetare!

Naimne kur ta kujtoni,

mos pushoni duke qare!

…………………………….

Vdiq Naimi, gjithè thone,

qani turq, qani kaure!

Bilbil’ i gjuhese tone

s’do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe këndoi

trimërinë, Skënderbenë,

vdiq Naimi, qe lëvdoi

dhe nderoi mëmedhënë!

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,

o moj Shqipëri e mjerë!

Vdiq Naimi, po kush mbeti?

Si Naimi s’ka të tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,

pse more të tillë burrë?

I ndritë shpirti për jetë,

mos i vdektë nami kurrë! / KultPlus.com

Filip Shiroka, poeti veprimtar që do të mbetet gjatë një model për të gjithë

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot përmes rubrikës “Homazh”, poetin shkodran, Filip Shiroka.

“Filip Shiroka, shkodrani i madh, u lind në gusht, 161 vite më parë. Mjeshtëri shfaqi pa dallim; zanatin e armëve e mësoi krah atyre burrave motit që luftuan për mbrojtjen e trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit; aftësinë për të stërvitur penën elegante në kallamarin e skrivanisë, e përftoi pranë mësuesit të tij Leonardo di Martino; prirjen për udhëheqësi përmes fjalës së qëruar që nuk i ra kurrë poshtë në diasporën e largët në Lindjen e Mesme, nga Egjipti në Liban, e mori prej Shkodrës fisnike dhe fretënve të përkushtuar e me një sens morali qelibar”, tha Rama.

Rama tha se “poeti i dallëndyshes që vjen e ikën me kumtë plot, ishte një zotëri krejt në fazë me kohën e vet”.

“I ndërgjegjshëm për detyrën kombëtare, ky biznesmen i respektuar, por edhe nëpunës me përvojë në sektorë strategjikë për kohën, ndihmoi me mish e me shpirt çështjen e përbashkët dhe mbeti deri në fund një vëzhgues i hollë i elitave tekanjoze shqiptare, siç e dëshmon letërkëmbimi i tij interesant me Imz. Gjini della Pietra-n, rektorin e Kolegjit papnor të Shkodrës”, tha Rama.

“Hyjnor në sonetet e tij, që shpalosin një gegnishte plot hijeshi, të rrokshme dhe përkundëse për çdo shqipfolës, kudo ku ndodhej i shpërndarë, Filip Shiroka nuk ka qenë asnjëherë thjesht një ëndërrimtar, sikundër rëndom pritet nga poetët, por mirëfilli një veprimtar, ndaj do të mbetet gjatë një model për të gjithë, thënë ndryshe një shqiptar i ëndërruar”, shtoi ai. Atsh / KultPlus.com

ANIBAR – Hapja e festivalit

Festivali i filmit të animuar “Anibar”, i cili organizohet në Pejë, do të hapet të hënën nga ora 19:30.

Ndryshe, Festivali do të mbahet deri më 23 gusht dhe sikurse edhe hapja do të gjejë forma alternative për të arritur deri tek adhuruesit e filmit të animuar gjithandej globit. 139 filma janë pjesë e programit të këtij edicioni, të cilët do të shfaqen përgjatë 7 ditëve përkatësisht nga 17 deri më 23 gusht.

Filmat janë ndarë në 7 kategori, ku 5 prej tyre janë kategori garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara për Videoklipin Muzikor të Animuar dhe Kategoria e Filmit për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa, 2 kategoritë e tjera të platformës së këtij viti janë: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Në mesin e filmave të përzgjedhur nga “Anibar”, do të shfaqet edhe premiera botërore e “All Those Sensations in my Belly” e regjisorit Marko Djeska, film ky në Garën Ballkanike dhe në Kategorinë e të Drejtave të Njeriut.

Programi i larmishëm i filmave, që do të shfaqen gjatë muajit gusht janë përzgjedhur, nominuar ose shfaqur në një numër festivalesh të tjera siç janë: “Annecy International Animation Film Festival”, “The Academy Awards”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Sarajevo Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Ottawa International Animation Festival”, dhe shumë tjerë.

Ndryshe nga vitet e tjera sikurse po ndodh rëndom me ngjarjet kulturore edhe “Anibar”-in këtë vit mund ta ndjekim përmes platformave digjitale për të cilat mund të informoheni në ueb faqen dhe faqet zyrtare të festivalit nëpër media sociale.

Takohet pas 6 muajsh çifti i ndarë shkaku i pandemisë

Një çift gjerman-brazilian, të ndarë ndarë për shkak të kufizimeve të lëvizjes, janë bashkuar sërish pasi që Gjermania lehtësoi kufizimet për çiftet e pamartuara, të cilët mund të dëshmojnë se lidhja e tyre ka nisur para pandemisë.

Florian Mehler, 41 vjeç nga Gjermania, nuk e kishte parë të dashurën Renata Alves, 40 vjeçe, që kur ajo u kthye në Brazil në janar, pasi që e kishte vizituar të dashurin në Gjermani, shkruan Reuters.

“Kemi mbledhur aq shumë letra dhe dokumente, është e pabesueshme”, tha Mehler pasi që e përqafoi Alvesin në aeroportin e Frankfurtit. “E kam pyetur veten pse jemi përjashtuar ne çiftet, ngase dashuria është e njëjtë si me çiftet e martuara. Por tani ajo më në fund është këtu!”.

Shumica e shteteve të BE-së janë mbyllur për udhëtarët tjerë që nga marsi, pos nëse janë të martuara më një shtetas të BE-së, transmeton KOHA.

Vendimi i Berlinit për të lejuar hyrjen e njerëzve që vijnë nga shtetet që konsiderohen të rrezikut të lartë, siç është Brazili, për t’iu bashkuar partnerëve të tyre në Gjermani, erdh pas një fushate të gjatë nëpër mediat sociale.

Peja synon që të kthejë nxënësit në shkolla nga shtatori

Drejtoria e Arsimit në Pejë vlerëson që mësimi i rregullt duhet të fillojë në shtator, nëse deri atëherë nuk ka përkeqësim të situatës së krijuar nga pandemia me Covid-19.

Sipas udhëheqësve të këtij sektori në këtë komunë, në veçanti fëmijët në klasën e parë dhe të dytë, ata në të gjashtën dhe nxënësit e klasës së dhjetë duhet të vijojnë mësimin në shkolla.

Ditë më parë, Ministria e Arsimit u ka shpërndarë komunave udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021 në kushtet e pandemisë, të cilin mund ta zbatojnë varësisht nga kushtet dhe rrethanat në të cilat gjenden komunat.

Drejtori i Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj, synon që nxënësit e kësaj komune t’i kthejë në klasa me mësim të rregullt nga muaji shtator.

“Ne shpresojmë që duke respektuar udhëzuesit që kanë dalë nga Ministria e Arsimit dhe grupi i ekspertëve që po punojnë, janë tre variante të fillimit të ri shkollor, ne do të synojmë variantin e parë që fëmijët të shkojnë në shkollë. Sidomos fëmijët në klasën e parë që ballafaqohen me mësuesen apo klasa e dytë që i kanë harruar shkronjat, klasa e gjashtë që nxënësit dalin nga klasa e pestë me një mësuese, me 13 mësues dhe klasat e dhjeta. Varianti i dytë është në disa shkolla mund të mbahet mësimi në klasë për shkak të hapësirave dhe numrit të caktuar në nxënësve dhe varianti i fundit, nëse rekomandon edhe Instituti Shëndetësor mësimi në formën online apo në distancë”, thotë ai.

Ai shpjegon se do të organizojnë oraret ku klasat me numër më të madh të nxënësve do të mund të ndahen në grupe në mënyrë që të vazhdohet mësimi në shkolla.

“Kjo do të organizohet, bazuar në protokollim, klasat e mëdha do të ndahen në grupe më të vogla të nxënësve dhe sigurisht drejtorët e shkollave dhe menaxherët nëpër shkolla do t’i bëjnë oraret e caktuara për vazhdueshmërinë e mësimit në këto shkollat”, thotë ai.

Në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Arsimit në komunën e Pejës përmend edhe sfida të tjera përveç fillimit të vitit shkollor.

Sipas tij, sfidë është edhe regjistrimi i nxënësve në klasën e dhjetë që fillon nga e hëna dhe testi i maturës që do të mbahet më 29 gusht.

“Para fillimit të vitit shkollor i kemi dy sfida të tjera. Nga e hëna fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të dhjeta që është anuluar testi i arritshmërisë, shohim si mund të menaxhojmë dhe zhvillu regjistrimin, është në tërë Kosovën. Pastaj një sfidë shumë e madhe është testi i maturës që është i obliguar me ligj dhe mbi 30 mijë maturantë të shtunën më 29 gusht do të vazhdojnë të zhvillojnë testin e maturës, edhe kjo nëse nuk ka ndonjë rezultat të keq apo ndonjë informacion nga Instituti i Shëndetësisë për ndërprerje të testit të maturës atëherë duhet të shkojmë me forma të tjera”, shprehet ai.

Ai thotë se Peja i ka të gjitha kushtet për të mbajtur testin e maturës.

“Kushtet janë. Janë përgatitë klasat, janë përgatitë komunat, numri në klasë është 12, do të mbahet distanca, maska do të sigurohet, dezinfektuesit do të sigurohen, transporti do të sigurohet i administruesve, çdo gjë është në rregull”, shton ai.

Duke theksuar që Peja synon kthimin e nxënësve në klasa, Avdimetaj, thotë se mësimi online është edhe i kushtueshëm meqë shumë fëmijë nuk jetojnë në kushte të mira financiare dhe prindërit në të shumtën e rasteve i kane disa fëmijë në shkollë, gjë që e vështirëson angazhimin e tyre online.

Që nga marsi i këtij viti, mësimi në Kosovë është zhvilluar online për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Me slloganin “Kthehu në shkollë i sigurt” Anglia do ta nisë vitin e ri shkollor

Me anë të një kampanje sllogani i së cilës do të jetë “Kthehu në shkollë i sigurt”, ku pritet të përfshihen edhe mediet si gazetat,reklamat digjitale ,radiot dhe billbordet. Qeveria angleze po përpiqet të theksojë rëndësinë e organizimit të mësimit që kontribuon në zhvillimin e fëmijëve.

Shkollat në Angli pritet që të rihapen në shtator ,dhe qeveria po bënë përpjekje që t’i bindin prindërit se fëmijët e tyre do të jenë të sigurt në shkolla, pasi ndërprerjes së procesit mësimorë shkaku i pandemisë COVID-19. shkruan BBC.

Lideri Laburist Sir Keir Stamer, tha se “është përgjegjësi morale e kryeministrit të vendit ,që t’ua mundësoj fëmijëve rikthimin në shkolla”.

Qeveria e Anglisë njofton se sipas Institutit Kombëtare të Shëndetit Publik të Anglisë ,shkollat janë të sigurta dhe se fillimi i vitit të ri shkollore bëhet me rekomandimet nga ky institut.

Të rinjtë kosovarë hapin platformë kundër lajmeve të rreme

“No fake news” është një platformë e një grupi të rinjsh që është vënë në përpjekje për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme që lidhen me koronavirusin, duke verifikuar lajmet që lidhen me pandeminë.

Olta Abazi, një nga ideatoret e kësaj nisme thotë se sasia e prodhimit të lajmeve të rreme është shumë e lartë.

“Është diçka shumë shqetësuese jo vetëm për neve por është temë shqetësuese në krejt botën, tema e fake neës, vaksinave gjithçka çka po lidhet me COVID”, tha ajo.

Platforma “no fake news” merret me tri kategori të lajmeve, ato të rreme, të vërteta dhe pozitive dhe verifikon posaçërisht lajmet që vijnë nga media që janë ngritur në kohën e pandemisë.

“Një person ose një x organizatë e shpërndan një lajm pastaj prej mediave që kryesisht kanë lindur në kohën e virusit për me marr klikime dhe krejt ato që postohen këto media e bëjnë në mënyrë e vet e ndrojnë një titull, e ndrojnë komplet tekstin, referencat se ku është bazuar dhe krejt fokusi ynë është te mediat që kanë lindur në një peiudhë shumë të shkurtër dhe jo tek këto që janë veç të verifikuara. Kështu që si target grup i yni është ajo pjesa që kanë lindur momentalisht dhe që shpërndojnë çfarëdo që atyre ju ndihmon për të pasur klikime”, thotë Olta Abazi.

Grupi i të rinjve është pjesë e Qendrës së Kosovës për Inovacion, një organizatë që mbështet të rinjët në krijimin e platformave të ndryshme teknologjike.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Uranik Begu, thotë se me shfaqjen e pandemisë dhe krijimin e rrethanave të reja, komuniteti i teknologjisë u përfshi në pëprjekje për të gjetur zgjidhje për problemet e kohës.

“Andaj si Qendër e Inovacionit të Kosovës organizuam menjëherë në muajin mars garën online e cila quhet Hack the Crisis e cila kishte për qëllim të sjellë në pah ato ide dhe ato zgjidhje të cilat do të zbusnin po e quaj kështu kushtimisht problemet e kohës që lidheshin me pandeminë”, tha ai.

Zoti Begu thotë se në këtë kohë u krijuan produkte dhe shërbime për të lehtësuar jetën e qytetarëve përfshirë edhe informimin e tyre të drejtë për pandeminë.

“Edhe sot vazhdon me të madhe që informacioni të jetë i pabazuar dhe ky informacion si i tillë shkakton panik dhe ky panik sigurisht sjellë veprime të gabuara të cilat mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme”, tha ai.

Besart Abazi, anëtar i bordit të organizatës “No fake news” thotë se ideja kryesore ishte shmangia e dezinformimit në kohën kur të gjithë ishin të mbyllur.

“Në kohën kur të gjithë kemi qenë në karantinë dhe ka lind si ide që të ndalen këto lajme edhe kemi krijuar një platformë online e cila është “nofakeneës.com” ku do t’i shërbejmë qytetarëve në mënyrë vullnetare për çdo lajm të cilën për ta është i dyshimtë munden të hynë në ëebsite dhe të shikojnë vet të verifikojnë lajmin sipas burimit ku e kanë marr atë lajm, sa mund të jetë i vërtetë ai lajm”, thotë ai.

Zoti Abazi thotë se kategoria e lajmeve të rreme është shumë më e lartë se sa ato të vërteta.

“Brenda kësaj platforme ka qenë ideja që fillimisht për COVID-19 por në vazhdimësi besoj që do të arrijmë të luftojmë lajmet fake ose lajme e rreme gjithmonë edhe pas kësaj situate të keqe që jemi duke e kaluar”, tha ai.

Olta Abazi tregon përmbajtjen e lajmeve të rreme që janë shpërndarë më së shumti.

“Zakonisht në fillim ka qenë si trend ajo pjesa që ky produkt ose ky medikament e eviton apo shëron virusin, në fillim ka qenë ajo pjesa me hudhër që është bërë trend në Kosovë pastaj limoni, çaji, specat e djegëst dhe plot produkte që kanë qenë tema aktuale, momentalisht është vaksina, çështja e vaksinës është një temë që është duke u shpërndarë shumë fake ndoshta vet çështja e Rusisë që doli me një deklaratë, secili shtet po mundohet të krijojë një vaksinëë kështu që kjo është tema aktuale për fake news”, tha ajo.

Aktualisht verifikimi i lajmeve të rreme në platformën “no fake news” bëhet në mënyrë manuale duke hyrë në faqe dhe gjetur burimet e informacionit. Krijuesit e platformës thonë se janë duke punuar që zbulimi i lajmeve të rreme në të ardhmen të bëhet në mënyrë automatike duke përdorur teknologjinë dhe të njëjtat të paraqiten në polici./VOA

Atdheu

Nga Fatos Baxhaku

– Atdheu është vatra familjare, gardhi, era e mirë e shtëpisë, vendi ku e ndien veten të barabartë dhe të respektuar, bash atje ku të zë gjumi rehat. Do hash ndonjë të sharë, por të jesh i sigurt që e ke pasur hallall.

– Atdheu është gjuha, rrugicat, dialekti, ëndrrat, përrallat, hartimet, dashuritë e para dhe ato të munguara, librat e shkoqur erëmirë.

– Atdheu është dhimbja jote. Është pafuqia dhe fuqia jote. Është pikërisht ajo që ti do të doje të ishte më mirë.

– Atdheu është gjeni yt, mëkatet e tua, mëritë e tua, dashuritë e tua, tradhtitë e tua.

– Atdheu është edhe me ngjyra: Flamuri, Kuqezia, Pavarësia, heronjtë, bëmat… Por mos harro, kanë ardhur kohë të tjera, që kanë nevojë për punë dhe jo për legjenda.

– Atdheu është edhe stinë. Nganjëherë na lodh me zymtësinë, apo me shiun, dhe herë të tjera na ngazëllon me beharin e parakohshëm që vjen befas. Atdheu është ai, vetmitar, i paparashikueshëm.

– Atdheu nuk do brohoritës. Më të famshmit brohoritës nuk kanë pasur fat të mirë.

– Atdheu nuk i do ata që shkojnë nga salla e bilardos drejt e në stadiumin ku mëtojmë të jemi edhe ne. Atdheu na kërkon në radhë të parë punë dhe mend. Si i bëhet?

– Atdheu është ai vend i mrekullueshëm ku na kanë mësuar se më e mbara udhë është të shtojmë miqtë dhe jo armiqtë.

– Nga Atdheu dhe historia e tij e gjatë kemi mësuar se ai nuk do që të fshihemi pas tij. Kjo duhet të jetë e pandershme.

– Atdheu është zemërgjerë, ai na i fal edhe mëkatet tona, dhe të të tjerëve, vetëm e vetëm që njerëzia të jenë mirë.

– Atdheu hera-herës na kujton: Kujdes të korrat!

– Atdheu është ajo gjë që të mungon sa herë që thua me krenari “I am Albanian”.

– Atdheu hap punë, shpresë dhe jo sherre.

Sigurisht që edhe Atdheu ka një cak, ka një limit deri në të cilin mund të na falë mëkatet. Mjaft na ka duruar! Më e para nga të gjitha është se ne duhet të jemi më kokunjur në krenarinë tonë të pabazuar në themel.

Është bazike, nisur nga historia e kulturave njerëzore, që popujt që arrijnë të njohin veten e tyre, njësoj si njerëzit, e kanë jetën më të mbarë, përkundrazi, popujt, që merren me lapidarë, himne, simbole lloj-lloj dhe aspak me thelbin e gjësë, ahere atyre do t’u duhet një rrugë e gjatë drejt përparimit.

Sido që të jetë: Rroftë Atdheu ynë! Kjo për ne. Por rrofshin të gjithë për atdhetarët e tjerë! / KultPlus.com

‘Dua t’iu kërkoj falje të gjitha grave që i kam quajtur të bukura para se t’i quaja inteligjente dhe të forta’

Rupi Kaur është një poete, shkrimtare dhe ilustratore. Para 6 viteve ajo publikoi librin e quajtur “Qumësht dhe Mjaltë” – një libër ku gërshetohen proza dhe poezia me temë dashurinë, dhunën, zemrën e thyer dhe feminizmin.

Më poshtë sjellim disa thënie nga ajo.

“Dua t’iu kërkoj falje të gjitha grave që i kam quajtur të bukura para se t’i quaja inteligjente dhe të forta.”

“Vetmia është një shenjë dëshpërimi se keni nevojë për vetën tuaj.”

“Unë nuk u largova sepse ndalova së dashuruari, por u largova sepse sa më shumë që rrija me ty, aq më pak e doja vetën.”

“Nëse keni lindur me dobësinë për tu rrëzuar, ju keni lindur me fuqinë për tu ngritur.”

“Mos kërko shpëtim tek ata që të thyen.”

“Çfarë është më e fortë se zemra e njeriut e cila thyhet e thyhet dhe prapë jeton?”

“ Kjo është e vërteta për njerëzit vetjak. Ata luajnë me shpirtrat tanë, për të kënaqur të tyrin.”

“Po dërgoj dashurinë në sytë e tu. Shpresoj që gjithmonë do të shohin mirësinë tek njerëzit. Dhe gjithmonë do të praktikojnë atë.”/ KultPlus.com