Pjesë nga intervista me Giovanni Cedrone, redaktor i romanit “Per te Terra mia – le confessioni di Gjon Nikola Kazazi” të botuar këto ditënë Itali dhënë Radio Radicale.
Radio Radical: Përkthimi në italisht i librit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (Per te terra mia” te shkrimtarit Jusuf Buxhovi si dhe botimi i tij nga Armando Editore, paraqet një ngjarje kulturore, ngaqë ky libër flet për një histori tragjike dramatike të një populli që gjithmonë ka luftuar për liri. Ju jeni ndër ata që ndihmuar të ky libër të përkthehet dhe të botohet në Itali. Ishte kjo rastësi apo ua propozoi dikush?
Giovanni Cedrone: Nuk ishte rastësi. Prej kohësh njoh dhe bashkëpunoj me përkthyes shqiptarë këtu, që ma preferuan romanin e Buxhovit. Kur kontaktova me këtë libër, që vjen nga periferi kulturore, para së gjithash kuptova rëndësinë e tij të jashtëzakonshme edhe për faktin se ai fliste për një pandemi të një epidemie të murtajës në shekullin XVIII. Dhe kështu me Dr. Knox të vendosëm të kërkojmë një botues që e gjetëm në Armando editore që besoi në këtë botim dhe nga shtypi e nxori në prill. Kështu që në bashkëpunim me botuesin vendosëm të shtojmë këtë le të themi prefiksin e titullit “Për tokën time”, sepse është një fjali që autori e shqipton protagonist. Sepse, pikërisht Gjon NIkollë Kazazi me rrëfimin e tij jashtëzakonshëm që vjen nga shekullit XVIII, tregon saktësisht lidhjen me tokën shqiptare në këtë rast kosovare por me pak fjalë.
Në atë kohë ka një alternim në të cilin flasim për të njëjtin komb, por siç e kemi parashikuar tashmë të ndarë në pesë pjesë të ndryshme. Por, në të vërtetë, në shekullin e tetëmbëdhjetë, populli shqiptar ishte një, dhe ky libër, na tregon saktësisht se si në fund identiteti i këtij populli del shumë i fortë nën pushtimin osman. Natyrisht se rrëfimi për zhdukjen e një populli, paraqet një referencë historike, me të cilën ky popull është përballuar në vazhdimësi, gjë që nuk është e rastit që në roman, në njëfarë mënyre, ekziston paralelizmi midis pushtimit serb dhe atij osman. Kjo referencë është edhe e pritshme kur dihet se autori është historian i njohur, njëherësh aktivist nga radha e atyre që themeluan le të themi partinë e parë e opozitës, siç ishte Lidhjes Demokratike e Kosovës. Andaj, ajo që na aspekti imagjinar ndërton dramën tragjike të romanit rezulton nga puna hulumtimeve historike shumë të hollësishme të bëra në arkivat gjermane mbi të gjitha, ndaj edhe protagonisti i tij Gjon Nikollë Kazazi është një personazh që ekzistonte me të vërtetë, siç mund të thuhet edhe për epideminë e murtajës, me të cilën ai u ballafaqua dhe luftoi për ta përballua. Dhe kështu le të themi se, sado i trilluar të jetë, është një libër që ka gjithashtu shumë të vërteta historike, ndër të cilat edhe murtaja, qoftë edhe si metaforë, flet për një projekt zhdukjeje. Unë sinqerisht shpresoj se ky është një libër, ndonëse qet në pah të vërteta historike, nuk është thjesht një roman historik, por është një libër që tregon një histori të shpresës në realitet dhe të lirisë sot, që ndonëse është shkruar dyzet vjet më parë, korrespondon me edhe me të tashmen.
Radio Radical: Çështja e identitetit kombëtar, që shtron ky libër në kontekstin e lirive, që ne sot i kemi në Perëndim dhe në vende të tjera në Evropë, sikur bën të ditur se lufta për to nuk ka marrë fund?
Giovanni Cedrone: Për mendimin tim ky libër do të ishte mirë të gjendej gjithmonë në tavolinën dhe pranë shtratit, meqë rrëfimi i tij duhet t’i arrijë të gjithë, meqë ngreh në piedestal vlerën e të qenit si dhe dobinë për të luftuar për to edhe në rrethanat më tragjike, siç duken ato të kërcënimit nga murtaja.
Me këtë rast desha të them se ndihem shumë afër popullit shqiptar, kështu që jam shumë krenar edhe për prezantimin e librit ditë më parë bashkë me ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës të këtij libri, meqë ishte kultura ajo që themeloi shtetin shqiptar dhe atë të Kosovës, që janë pjesë e të njëjtit identitet historik. Kultura që ne sot po promovojmë, sigurisht që do të jetë ajo që Shqipërinë dhe Kosovën do të futen në bashkësinë evropiane ku edhe do të bashkohen. Kur them këtë kam parasysh faktin se shqiptarët përkundër vështirësive me tranzicionet, po ecin me hapa të mëdhenj drejt, të themi, modernitetit.
Radio Radical: Mund ta pengojë këtë fakti se mbi gjashtëdhjetë përqind të tyre i përkasin besimit islam?
Giovanni Cedrone: Ligjërimi i fesë për mendimin tim nuk duhet të jetë një problem i madh, ngaqë siç shihet edhe nga ky libër por edhe realitetet shoqërore, feja më e madhe e shqiptarëve sot është të jesh shqiptar meqë aty pasqyrohet uni i tyre shpirtëror, kulturor dhe historik. Duke lexuar romanin e Buxhovit, kuptova lidhjen e madhe të popullit shqiptar me tokën, identitetin, gjuhën në të cilën flisnin, si një element i fuqishëm unifikues. Gjatë bashkëpunimit me përkthyesen kam zbuluar me të vërtetë disa idioma të mrekullueshme shqiptare që janë gjithashtu të vështira për tu përkthyer në italisht pasi ato janë ndoshta fjalë që italishtja janë vërtet të komplikuara për tu përkthyer por janë të bukura. / KultPlus.com
Një grup i të rinjve të komunës së Prishtinës mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, OJQ PEN dhe Komuna e Prishtinës kanë lansuar projektin e bamirës “Click to Eat”.
Projekti synon uljen e numrit të qytetarëve në nevojë për ushqim, ngase synohet që ushqimi i parapërgatitur dhe i cili nuk arrin të konsumohen ë lokalet e gastronomisë, të shpërndahet te qytetarët që kanë nevojë për shujta, përcjell KultPlus.
Nënkrytari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se e ka mirëpritur këtë projekt dhe se do të mundësojnë shpërndarjen e ushqimit deri te familjet në nevojë.
“Po e promovojmë një projekt shumë të rëndësishëm për skemën sociale për qytetarët e Prishtinës”.
“E kemi përkrah që nga fillimi dhe projekti ka të bëjë me zvogëlimin e personave të uritur në Prishtinë, këtu ndërlidhet Komuna, UNICEF, PEN dhe qytetarët”.
“Bizneset çdo ditë tërë atë ushqim që ju mbetet e pashfrytëzuar ideja ka qenë që atë ta shpërndajnë deri të familjet e uritura”.
“Ne do të mundësojmë transportin e ushqimit për shpërndarjen e ushqimit çdo ditë nga ora 14:00 deri në 17:00. Kemi nevojë që kjo të shpërndahet edhe në komunat tjera”.
Ai i ka falënderuar të rinjtë për këtë projekt, raporton EO, përcjell tutje KultPlus.
“Do ta fuqizojmë dhe do të kemi një projekt stabil që ai të mos shuhet. Kështu njësoj projekte po aplikohen që sa vite në Francë. Qëndrueshmëria e këtij projekt do të jetë i garantuar.
Gresa Ismalili udhëheqëse e “Click to Eat”, tha se ide për realizimin e këtij projekti ka qenë e kamotshme.
“Ideja ka lind qysh moti. Përfshirja e gjithë komunitetit dhe mbrojtja e ambientit janë dy elemente të rëndësishme që i realizon ky projekt”.
“Gjatë punë sonë janë rrit numri i punëtorëve ku kemi edhe dy programe që ndihmojnë implementimi e Click to Eat”.
Gonxhe Haliti ideatorë e kësaj iniciative, tha se synojnë që “Clik to Eat”, të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë.
“Ushqimi që tepron te gastronomia do të bëhet paketim i shujtave dhe do të ofrohet te personat në nevojë. Synimi jonë është që Clik to Eat të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë”.
“Të krijohet shprehi që mos të hidhet ushqimi”. / KultPlus.com
Ned Beatty një nga figurat më emblematike e televizonit amerikan ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.
Sipas TMZ, Beatty vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe po si pas kësaj faqeje vdekja e tij nuk ka lidhje me COVID-19.
Familja e aktorit ka deklaruar se nuk duan të japin shumë detaje për publikun në lidhje vdekjen e aktorit dhe kërkuan nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e tyre.
Beatty u bë i famshëm në 1976 përmes filmit ‘Rrjeti’’ ku ai kishte një monolog 6 minutësh.
Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në filmat e njohur si ‘Supermen’ dhe ka dubluar filmat e animuar ‘Rango’ dhe Toy Story 3.
Dhe televizioni ishte një terren shumë i njohur për aktorin i cili ishte i ftuar në shumë shfaqje të njohura si Gunsmoke , MASH , Hawaii Five-O , The Rockford Files , The Streets Of San Francisco , Highway To Heaven , It’s Garry Shandling’s Show .
Aktori ishte i martuar katër herë dhe ka 8 fëmijë: katër fëmijë me gruan e tij të parë Walta Abbot, dy nga martesa e tij me Belinda Beatty dhe dy nga gruaja e tretë Dorothy Lindsey. / KultPlus.com
Sot janë bërë 35 vjet nga vdekja e intelektualit të shquar, Jorge Luis Borges.
Borges ka lënë gjurme të mëdha në letërsinë botërore, duke mbetur kështu një shkrimtar i pavdekshëm.
Më poshtë, KultPlus ju sjell një fragment nga po ky shkrimtar i madh.
Nuk jam i sigurt nëse ekzistoj. Në të vërtetë, unë jam gjithë shkrimtarët që kam lexuar, gjithë njerëzit që kam njohur, gjithë gratë që kam dashur dhe gjithë qytetet që kam vizituar.
Unë nuk flas për hakmarrje, as për falje. Harresa është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje. Nga tërë mjetet e shpikura prej njeriut, pa dyshim, më i mrekullueshmi është libri. Gjithë mjetet e tjerë janë shtojca të trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë shtojcë e të parit të tij; telefoni është shtojcë e zërit të tij; pastaj kemi parmendën dhe shpatën që janë shtojca të krahut.
Por libri është tjetër gjë: libri është një shtojcë e memories dhe e imagjinatës së njeriut. E kaluara është argjila që e tashmja gdhend sipas trillit të tij, pambarimisht. Të gjithë udhëtojmë drejt anonimatit, por mediokrit mbërrijnë atje pak më përpara. Njeriu është i dashuruar me dikë tjetër, kur ka bindjen se ai tjetri është i veçantë. / KultPlus.com
Rally Albania 2021 është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo garë ndërkombëtare, ku morën pjesë 300 garues nga 30 shtete.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e 300 garuesve nga 30 shtete, që përshkuan 2000 kilometra nga jugu në veri me aventurën Rally Albania, duke shijuar mrekullitë e natyrës shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, tha ai.
Makinat sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë kanë dhuruar spektakël në një garë që nisi nga Narta duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, për të iu drejtuar edhe Gjirokastrës.
Itinerari i “Rally Albania 2021”, zhvilluar nga data 5 deri më 12 qershor, vijoi në Ersekë dhe Peshkopi për t’u përmbyllur me ceremoninë e shpalljes së fituesve në kryeqytet. / atsh / KultPlus.com
Dita e 14 qershorit shënon një ditë shumë të rëndësishme për Komunën e Gjakovës, si një nga zonat më të prekura nga lufta e fundit në Kosovë.
14 qershori i vitit 1999, shënoi çlirimin e qytetit të Gjakovës.
Sot, në 22 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Gjakovës, KultPlus risjell fjalimin emocionues të nënës gjakovare e cila dy vite më parë protestonte kundër ardhjes së pelegrinëve serb në territorin e Gjakovës. / KultPlus.com
Çdo vit mijëra banorë të Etiopisë nisin udhëtimet e rrezikshme për të ikur nga vendlindja. Këtë e bëjnë për arsye të ndryshme, primare janë ato të keqjetesës, kequshqyerjes apo edhe mungesës së së ardhmes.
Rreth 2 mijë kilometra detyrohen t’i bëjnë në këmbë në drejtim të Arabisë së Saudite. Rruga e tyre nuk është gjithherë e lehtë pasi ju duhet të kalojnë malet të thata, shkretëtira përvëluese dhe madje edhe zona lufte. Shumë prej tyre përballen me grabitës, që ua vjedhin rrobat, të hollat e pakta apo ushqimet. Një pjesë e madhe e tyre vdesin rrugës ndërsa disa nuk arrijnë në cakun e duhur dhe përfundojnë si lypës nëpër rrugë.
“Me paratë që do i fitoj duke punuar, do ndërtojmë një shtëpi. S’do të ketë mjerim më, do jetë një shtëpi e vogël për nënën time”, tregon
Një vajzë e mitur ka rrëfyer për BBC se me gjithë mundimet gjatë rrugës, qëllim ka të jetojë mirë dhe e lumtur. Ajo beson se ndërrimi i vendbanimit do ia ndryshonte jetën.Përktheu: E.B./ KultPlus.com
Grupet mjedisore gjermane kanë paraqitur një kundërshtim zyrtar ndaj një leje të përkohshme nga autoriteti mjedisor Brandenburg për ndërtimin e një fabrike Tesla afër Berlinit, ka thënë avokati i grupeve.
Kundërshtimi bazohet në pretendimin se Tesla nuk ka sqaruar mjaftueshëm se çfarë masash paraprake do të marrë për të parandaluar që gazi shumë helmues të mos dalë nga fabrika, tregoi dokumenti i kundërshtimit.
Dokumenti shkruan se Tesla gjithashtu kishte ndryshuar dokumentet e saj të aplikimit për të prodhuar qelizat e baterisë në mjedis, për të cilat nuk ka marrë ende lejen e nevojshme.
Dy grupet, Gruene Liga dhe NABU, thanë se ata do të shkojnë në gjykatë nëse autoritetet shtetërore nuk arrijnë ta pezullojnë lejen deri më 16 qershor. / KultPlus.com
Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.
Slogani i sivjetmë i kësaj dite do të jetë “Jepni gjak dhe mbajeni botën duke rrahur”.
Mesazhi thekson kontributin thelbësor që dhuruesit e gjakut japin për të mbajtur botën pulsuese duke shpëtuar jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e të tjerëve. Ai përforcon thirrjen globale për më shumë njerëz në të gjithë botën për të dhuruar gjak rregullisht dhe për të kontribuar në një shëndet më të mirë.
Një fokus i veçantë i fushatës së këtij viti do të jetë roli i të rinjve në sigurimin e një furnizimi të sigurt me gjak.
Në shumë vende, të rinjtë kanë qenë në ballë të aktiviteteve dhe iniciativave që synojnë arritjen e furnizimeve të sigurta të gjakut përmes dhurimeve vullnetare të gjakut, pa shpërblim.
Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë. Aktivitetet për këtë ditë bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.
Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.
Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike. / Gazeta Express / KultPlus.com
Kur isha fëmijë, babën e shihja si hero, si mbrojtës timin nga rreziqet. Në bindjen time, ishte i fortë, i pamposhtur. Veç kësaj, ai ishte edhe një mjeshtër i situatave. Kur neve fëmijëve të tij, që ishim hiq më pak se nëntë, na mungonte gati gjithçka, ai në mënyrë gjeniale na mbante shpresën gjallë, na i ushqente ndjenjat me fjalë të zgjedhura, na jepte përshtypjen se ato gjëra i kemi afër, dhe se shumë shpejt do ti kishim në dorë ato që i dëshironim.
Diçka me ka feks në kokë; babai ishte fiksuar pas arsimit, me gjithë mungesat materiale që kishim, ai arriti të na shkolloj të gjithëve, nëntë fëmijët, i bindur se kështu do të kishim një të ardhme të mirë punësimi dhe përparimi.
Baba na fliste edhe për lodra por nuk mërzitej se nuk kishte mundësi të na i blinte, sepse ai kishte metodën e vetë për lumturinë tonë. Ai kur fliste për gjërat fëminore që na mungonin, disi na jepte një ndjenjë krenarie edhe pa i pasur ato. Por i njejti njeri, kur ishte në pyetje arsimimi ynë, ai ishte i pa kompromis, nga asgjëja gjente mundësi dhe zgjidhje që ne të ishim rehat në mësime. Baba nuk qante kurrë.
Ne si kundërshpërblim, gjithnjë e më shumë u avansuam, u shkolluam, e bëmë krenar. Baba ia arriti qëllimit të tij, por unë më vonë e kuptova se ku qëndronte e gjithë kjo dashuri për arsimin.
Babën, qysh në klasën e dytë të shkollës fillore e kishte ndalë nga shkolla baba i tij (gjyshi im). Fillimisht baba nuk e kishte kuptuar arsyen e këtij vendimi, prandaj kishte krijuar një urrejtje në heshtje ndaj tij. Gyshi kishte një arsye se përse nuk e kishte lejuar shkollimin e tij: në ata kohë, shqiptari i arsimuar ishte shënjestër e regjimit të atëhershëm. Pasi baba ishte djalë i vetëm, gjyshi im vendosi të sakrifikoj shkollimin e tij, në këmbim për jetën e tij.
Kështu, prej asaj kohe baba ishte fiksuar pas shkollës, dhe kur dëgjonte që dikush nuk kishte mundësi të i shkollonte fëmijët e tij, ai mërzitej edhe për ta, dhe mundohej të u gjente zgjidhje. Por, baba nuk qante kurrë.
Ne u rritëm, e baba u plak. Filluan tashmë rrobat t’i binin të mëdha, por ai vazhdonte të mbante peshën e përgjegjësisë familjare, në heshtje shqetësohej për çdo problem që kishim, vuante por me krenari të veçantë, dinte të fshihte vuajtjen. Baba nuk qante kurrë.
Kurrë babën nuk e pam të mërzitur. Ai dinte të jepte forcë edhe atëherë kur atë nuk e kishte as për vete.
Por…. një ditë baba nuk i mbajti lotët. Ai qau si fëmijë. Qau sepse nipi i tij, nuk do të shkoj në shkollë. Ne e kursyem nga njoftimi për sëmundjen e nipit, por babës i mjaftoi mosvazhdimi i shkollimit të tij. I mjaftoi të lëndohej rëndë në shpirt.
Këtu mbaroi krenaria e babës sonë. Ai nuk e mbajti më veten.
Baba qau…
*Ky shkrim është është shkruar nga Faton Avdiu, më 13.12.2018, në koridoret e spitalit në Prishtinë./ filozifia.al/ KultPlus.com
Në mesin e 42 shteteve ndërkombëtare, ku u është mbajtur ekspozita për paqen e balenave, organizuar në Ecuador, ka fituar edhe një nxënëse nga shkolla ‘Ismail Qemali’, përcjell KultPlus.
Fituesja është Gresa Qeska, nxënëse e dalluar e klasës së 9-të.
Ajo me talentin e saj dhe nën edukimin e mësimdhënëses Luljeta Rama Muçaj, u shpërblye dhe zuri vendin e tretë, duke reflektuar kështu aftësitë kreative artistike nga Kosova./ KultPlus.com
Muzika arbëreshe u bë dje pjesë e Festivalit Ndërkombëtar LECCO.
Shoqata kulturore “Vëllezërit arbëreshë” interpretoi dje në Festivalin Ndërkombëtar LECCO. Emocionet ishte të shumta në këtë periudh post pandemike për artin.
“Emocion në tinguj, këngë, valle e kolorit kostumesh. Kënaqësi të jem i ftuar në këtë festival. Mirë u Takofshim në koncerte të tjera”- shkruan drejtuesi i shoqatës Mimmo Imbrogno./ KultPlus.com
Fotografia e titulluar “Liqeni” dhe me firmën e fotografit iranian Masoud Mirzaei, është fituesja absolute e edicionit 2021 të “Creative Photo Awards”, një konkurs ndërkombëtar që i kushtohet fotografisë artistike dhe krijuese në Çmimet Siena, festival ndërkombëtar i Artit Pamor.
Fotoja është realizuar në liqenin Urmia i ndodhur midis provincave të Azerbajxhanit Lindor dhe Perëndimor, më i madhi në Lindjen e Mesme dhe liqeni i gjashtë me ujë të kripur në botë.
Ajo u përzgjodh midis dhjetëramijëra imazheve të paraqitura nga 137 fotografë nga e gjithë bota.
Konkursi “Creative Photo Awards” përfshin 19 kategori të hapura për fotografët bashkëkohorë, të cilët, me një qasje inovative të krahasuar me fotografinë tradicionale, përmbysin pritshmëritë e shikuesit.
Fotografitë e klasifikuara të parat për secilën kategori do të ekspozohen në ekspozitën “I wonder if you can” (Pyes veten nëse ti mundesh), gjatë festivalit “Siena Awards”, i planifikuar në Sienë nga 23 tetori deri më 5 dhjetor 2021./atsh/ KultPlus.com
Poezi nga Velimir Chlebnikov Përktheu Faslli Haliti
Vajzë! Nëse sytë e tu janë të lodhur për t’u zmadhuar, nëse të pëlqen të më thërrasësh “vëlla”, unë, syzjarrti, betohem për të mbajtur lart lulen e jetës tënde. Shiko, unë jam i tillë, rashë nga një re shumë keq, më bartën sepse isha ndryshe, jo gjithmonë i përzemërt, jo i dashur kudo. Nëse ti dëshiron, do të jemi vëlla e motër, pasi tashmë jemi në një tokë të lirë të njerëzive të lirë, ne i bëjmë vetë ligjet, ligjet nuk duhet të na trembin, dhe plazmojmë argjilin e veprimeve. E di, je e bukur, lule e kaltërsisë, dhe unë befas jam mirë, nëse flisni për Soçin dhe sytë e butë hapen. Unë, që kam dashur gjatë, papritmas kam besuar përherë se është e kotë që një druvar të çajë atë që ishte e paracaktuar… Shumë fjalë të tepërta do të shmangim ne. Thjeshtësisht do të shërbej për ty, si një prift kapelan me kresht të gjatë: për të pirë rrëketë e kaltra të pastërtisë dhe nuk do të kemi frikë nga disa emra të tmerrshëm./ KultPlus.com
Shqipëria është një vend i pasur me bukuri natyrore por dhe histori. Një vend që ka shumë kala që mbartin mbi supe histori të periudhave të ndryshme, por sa njihni prej tyre.
Më poshtë kemi përzgjedhur disa prej këtyre kalave:
Kalaja e Ali Pashës në Tepelenë
Kalaja e Tepelenës është një monument me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore. Në Mesjetë shquhej për pozitën e saj strategjike, duke pasur nën kontroll rrugët, nga Gjirokastra përgjatë luginës së Drinos dhe tjetra nga Përmeti gjatë luginës së Vjosës. Kalaja e Ali Pashë Tepelenës pozicionuar në veri të qytetit, u rindërtua prej Pashait më 1819 me një sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla.Kjo kala ka patur brenda saraje, garnizone dhe ambiente të një jete aristokratike nisur kjo nga nga struktura solide dhe organizimi perfekt.
Kalaja e Bashtovës
Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit tëVile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare. E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle eshte se kjo kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.
Kalaja e Drishtit, Shkodër
Kalaja e Drishtit gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivastumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër–Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir, të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX, Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të Mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek XIII si një fortesë bizantine. Gjate shekujve XIV-XV kalaja se bashku me qytetin kaloi nga njeri sundues tek tjetri, derisa me 1478 bie ne duart e osmaneve, te cilet u perpoqen ta meremetonin
Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit eshte ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve). Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit.
Kalaja e Borshit
Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore.
Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë (periudha pare).
Kalaja e Kaninës
Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës. Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër “Nr.95 Dt. 1.10.1948”. Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380m mbi nivelin e detit. Muri rrethues është i gjate 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.[2] Mendohet te jetë ngritur aty nga shekulli i IV p.e.r. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja u rindërtua nga Justiniani në shekullin VI,[3] i cili në Epir ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime.[4] Ajo përmendet nga Prokopi i Çezaresë në listen e tij me emrin Kionin.[3] Në shekujt XII-XIII u kthye në një qendër ushtarake të dorës së parë, duke i shërbyer Mbretërisë Mesjetare e të Shqipërisë anzhuine. Gjithashtu u meremetua nga sulltan Sulejmani më 1530 dhe së fundmi nga feudalët shqiptarë të Vlorës ne shekujt XVII-XIX.
Kalaja e Rodonit
Kalaja e Rodonit ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa Skënderbeu, duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det, ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta. Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik. Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
Kalaja e Lezhës
Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.
Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Kalaja e ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjonit në detin Adriatik.
Kalaja e Krujës
Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.
Kalaja e Prezës
Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Sipas autorit Papajani kjo kala është braktisur në kohën e Gjon Kastriotit, dhe më vonë nuk u rindërtua më. Pas pushtimit të Krujës nga osmanët, aty u bënë disa rindërtime, si dhe u ndërtuan një objekt kulti.
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.
Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje etj. Gruaja qe ishte murosur e kishe emrin Fati pastaj emri ndeshet Rozaf në biografinë e Nemanjit nga Stefani i Parëkurorëzuar, më 1215. Te Barleti haset në trajtën Rozapha, rreth 1480. Emri vjen prej qytetit Rusafa në Sirinë e sotme, jo larg Palmirës, që është qyteti i përmendur në legjendën e shenjtorëve Sergius dhe Baçhus. Kjo ndërlidhet me kuvendin e famshëm të këtyre shenjtorëve në rrjedhën e lumit Buna, dhe populli e kaloi vendlindjen e këtyre martirëve sirianë te rrethinat më të afërta. Hahn quan “kodrat e Rozafës” krejt kodrat që ndajnë ultësirën e liqenit me atë të lumit Drin. Populli i Shkodrës nuk e njihte me këtë emër, shkruan Hamdi Bushati. Dukagjinasit kishin shprehjen “Kush të sundojë kalanë, jemi me të!”.
Kalaja e Elbasanit
Kalaja e Elbasanit është një kala 2000-vjecare. Ajo ndodhet në qendër të qytetit te Elbasanit dhe dikur ka qenë kështjelle ushtarake. Permes saj kalonte rruga Egnatia, që në atë kohë ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture. Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore, si: kulla e sahatit, hamami i vjetër, Xhamia Mbret, Kisha Fjetja e Shën Mërisë etj. Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindërtimit nga Mehmeti i II, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e “Via Egnatia” që kalon përmes saj.
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.
Kalaja e Porto Palermos
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.
Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Kalaja është shume me e vjetër se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka pasur ne kontroll këtë pike dhe vetëm si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurrë aty. Kishën (Shën Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelbërimi nuk është gjithëvjeçar ne dimër thahet./ KultPlus.com
Vepër që ishte dhe mbetët në listën e romaneve më të qëndrueshme të letërsisë shqipe
Promovimi i versionit të rishkruar të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Pejë në kudër të takimeve letrare “Azem Shkreli”, u prit me interesim nga dashamirët e letërsisë po edhe shkrimtarët e shumtë nga viset shqiptare pjesëmarrës të këtij manifestimi.
Shkrimtari dhe kritiku letrar Ardian Haxhaj – referues kryesor, vlerësoi se “ një shoqëri, etnitet politik, gjuhësor apo kombëtar konsiderohet i konsoliduar së pari kur arrin ta krijojë orealin e vet kulturor, veçmas në letërsinë artistike, më konkretisht me shkrimin e romaneve, që e përçon aktin më të lartë zhvillimor të një kulture kombëtare dhe shtetërore. Letërsia shqipe e Kosovës për shkaqe objektive është zhvilluar vonë në kuptimin institucional, por jo edhe historik. Gjenocidi etnokulturor nga pushtuesit që u është bërë shqiptarëve të mbetur jashtë Shqipërisë londineze e ka pamundësua zhvillimin e letërsisë shqipe në Kosovë. Megjithatë, për një periudhë rekorde të shkurtër, vetëm brenda një gjysmëshekulli, pas rrethanave të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, letërsia shqipe në Kosovë hyri në panteonin e letërsisë së përbotshme me vepra emblematike, vlerat e të cilave përçojnë mesazhe universale të përhershme.” Sipas Haxhajt, në vazhdën e këtij konsolidimi kulturor, me botimin e parë të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në vitin 1982 të autorit Jusuf Buxhovi, romani shqip në Kosovë shënjoi një momentum reprezentativ kulturor në përgjithësi, e letrar në veçanti.
Haxhaj u ndal edhe te prosedeu i romanit, i shkruar në formë të shënimeve, që autori ia atribuon narratorit, një personazhi të mirënjohur historik, Gjon Nikollë Kazazit, me ç’rast mundëson që përvoja e leximit të këtij romani të shfaqet në shumë dimensione.”Gjon Nikollë Kazazi i takon provincës fetare të kohës, por në romanin e Buxhovit del në dimensionin e prijësit, liderit, shpëtimtarit. Përsiatjet teologjike i tejkalojnë përsiatjet teologjike. Si pjesëtarë i një etnie të mbërthyer nga një perandori , ai preokupohet me tema ekzistenciale. Merr masa që të shpëtohet nga epidemia e murtajës, që dyshohet se pushtuesit e kishin sjellë qëllimisht për shkatërrimin e popullatës vendëse, rrëfen për nevojën domosdoshme të bashkëpunimit të njerëzve të vullnetit të mirë për gjetjen e një mënyre shërimi, pothuajse klinike, e pazakonshme për atëbotë, përmes gërvishtjes së lëkurës”. Rreth estetike të narratorit, që janë pjesë e pandashme e ligjërimit të veprës, Haxhaj thotë se në këtë aspekt “Gjon Nikollë Kazazi të përkujton përsiatjet e narratorit të romanit Emri i trëndafilit të Umberto Eco-s, për fasadat e skizmave, për mbishtresimet simbolike të dijeve parakristiane me ato kristiane.” Ndërsa rreth epidemisë së murtajës në romanin e Buxhovit, Haxhaj vlerëson se ajo “ kuptohet edhe si luftë speciale e përdorur nga fuqitë madhore për qëllime nënshtrimi, pushtimi, shkatërrimi etj.” Me këtë dioptri shihet edhe mbijetesa e një kombi përmes përshtatje te dhe sintezave teologjike, botëkuptimore, kulturore dhe materiale. Është me rëndësi të theksohet se përdorimi i referencave me qasje estetike paraqitet në suaza të narracionit romanesk, në koherencë me rrëfimin, që e bën romanin të lexohet rrjedhshëm, për dallim nga shumë romane që trajtohen në formë të eseve, e të cilave u humb koherenca e narracionit.”
Në fund Haxhaj konstaton se “Romani Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ishte dhe mbetet në listën e romaneve më të qëndrueshme në letërsinë shqipe.
Autori i romanit u ndal te disa momente që e kanë detyruar të rishkruajë veprën, ndonëse, me shumë ribotime, vazhdonte të mbetej ndër veprat më të kërkuara. Sipas autorit, krahas futjes së paskajorës dhe të idiomave të gegnishtes si pjesë e një identieti kulturor që ruan kjo e folme e gjuhës sonë e përjashtuar me pa të drejtë nga standardi i gjuhës, ka qenë pikërisht koncepti i mbijetimit me anën e pranimit të besimeve të ndryshme, ku pajtimi i zotit me pushtuesin, shfaqet si formulë ekzistenciale, që e ka detyruar që ta zëvendësojë me kozmogominë si filozofi, që krijimin e lidh me fuqinë e natyrës, e ku katër elementet e saj kryesore (dielli, toka, uji dhe ajri) paraqesin fondamentin e dijeve të vjetra, të cilat i ka rrënuar monoteizmi, por te shqiptarët, si popull i vjetër antik, nuk i ka zhdukur, meqë ato kanë mbetur si pjesë e kësaj vetëdije, qoftë edhe si relikte. Të kësaj natyre janë simbolet, kultet dhe bazamenti i panteizmit, të cilat, në këtë vepër pasqyrohen me betimet: “Pasha Ujin”! “Pasha Tokën”! Pasha Gurin! Pasha Zjarrin!” Ky muze i kozmogomisë, në veri (Tropojë, Dukagjin dhe Gjakovë) ruget edhe te toponimia dhe antroponimia ku edhe sot e gjithëditën shfaqen emrat antropomorf dhe zoomorf: Zog, Shpend, Sokol, Ujk, Dash, Curr, Pëllumb,e të tjerë. Siç ruhen edhe simbolet ndër më të vjetrat nga kozmogomia përmes tatuazhit në trup të femrave si dhe në xhubletë (svastka, dielli, hëna e të tjera). Në këtë aspekt, edhe grithja si formë e vaksinimit, fiton dimensionit e njohurive të vjetra me të cilat është përballuar edhe murtaja dhe epidemitë tjera, formë kjo që për herë të parë ka gjetur konfirmimin medicinal në shekullin e kaluar me zbulimin e vaksinës nga mjekësia. Këta faktorë, kanë ndikuar që veprës sime t’i shtohet dimensioni universal për ta zëvendësuar konceptin e mbijetimit me atë të një filozofie ndër më të vjetrat e njerëzimit, gjurmët e së cilës gjenden te ne, me çka, kulturalisht, dëshmohet fuqia e tij shpirtërore dhe kulturore në përmasa botërore… Kjo shpjegon edhe interesimin e madh për librin me përkthimin e tij në shumë gjuhë botërore…/ KultPlus.com
Atleti shkodran Heldi Valikaj është shpllur Kampion Ballkani për U20 në kërcim së gjati. Valikaj është vlerësuar me medalje ari.
Kujtojmë se në shtator në Kampionati Ballkanik U20 të Atletikes, i cili u zhvillua në Stamboll të Turqisë, atleti shqiptar Heldi Valikaj zuri vendin e parë me rezultatin 7.63 m në kërcim së gjati, duke u renditur i 6-ti ne top listën europiane për U20.
Heldi stërvitet në Shkodër aty ku edhe jeton, ndërsa bashkë me trajnerin Dorjan Tafa, synojnë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike./ KultPlus.com
Në kafene u dëgjua një goditje shpulle, shkllap. U ndal gjithçka, tallva, domino, loja e letrave dhe bisedat. Kokat u kthye kah tavolina prej nga u dëgjua zëri i shuplakës. Ai i cili u godit ishte njeri i madh dhe i trashë. Kurse ai që e goditi, të kundërtën e tij, i hollë, i ligsht dhe i vogël. Gishtat e të dobëtit kishin lënë shenjën e pesë gishtave në faqen e majtë të të trashit. Po të donte, polici nëpërmjet shenjës së gishtërinjve lehtë mund ta gjente kush i ka rënë.
Burrat në kafene menduan se burri trashaluq do ta kapë të hollin dhe do ta shkelë si shajak rruge, por nuk u bë ashtu, por vetëm bërtiti: Jam paditës! Nuk doli zë nga askush. Më pas tha: E patë të gjithë. Dhe duke iu kthyer të dobëtit, i cili nuk i vinte as deri të krahët, i tha: Ec, drejt në stacion policor.
Goditësi në vend të përgjigjes bëri një gjest sikur ta trembte mizën. Më pas lëshoi një zë si avull nga goja: Psss!
I trashi doli jashtë.
Burrat e kafenesë iu kthyen përsëri lojërave e muhabeteve. Trashaluqi më pas u kthye me një polic pranë. Ia tregoi policit të dobëtin. Ja, ky është! Më pas i tregoi edhe të ulurit si dëshmitarë, duke thënë: Edhe këta e kanë parë!
Polici i dërgoi në stacionin policor të trashin, goditësin dhe katër persona të tjerë që ishin ulur pranë tavolinës së tyre.
I trashi duke mbajtur ende faqen e majtë, tha: Zotëri komisar, jam paditës ndaj këtij burri. Më goditi. Janë dëshmitarë edhe këta.
Komisari shkroi me makinë shkrimi të dhënat e paditësit, të paditurit dhe dëshmitarëve. Paditësi thoshte se nuk e njeh atë që e goditi. Edhe dëshmitarët ashtu, duke thënë se ne nuk dimë gjë.
Paditësi pyeti: A e keni dëgjuar zhurmën e shuplakës?
Dëshmitarët thanë: Jo, as nuk kemi parë e as dëgjuar gjë.
I padituri tha: Unë nuk e mohoj që e kam goditur këtë burrë.
Komisari e pyeti: Përse e ke bërë? A ka diçka që nuk shkon mes jush? A ju ka fyer?
– Jo, s’ka gjë mes nesh. Nuk e njoh atë.
E si ndodhi?
I dobëti filloi të rrëfejë: Mbrëmë erdha nga puna në shtëpi. Kur pashë na e kishin shkëputur rrymën elektrike. Nuk e kishim paguar. E kaluam tëre natën në errësirë. Natën nuk fjeta fare. Veç kësaj, edhe nëna është e sëmurë tash dy vjet. Vuan nga dhimbja e lukthit. Mjeku i jep një ilaç. Kur e merr atë, i pushon dhimbja. Mirëpo, ku është tani ilaçi se? Kur u bë mëngjes u ngrita nga shtrati, po më ishte mpirë ana e majtë. Xhami i dhomës në të cilën rashë është thyer tre muaj më parë. Nuk po gjejmë xham. As ai vetë nuk po vjen. I vendosem jastëk e çarçaf dritares. Mirëpo nuk pati dobi. Deri në mëngjes hyri brenda të ftohtit. Më ishte mpirë ana e majtë. U ngrita nga shtrati, më falni, shkova në tualet. Uji ishte ndalur. Jashtë binte shi i furishëm. Në çezme nuk kishte ujë. Hyra në dhomë. Po dridheshim. Kishin marrë pak dru. Por, u harxhuan. Tani nuk po gjejmë dru. S’ka. Gazetashitësi e kishte lënë gazetën. Çdo mëngjes pa shkuar në punë lexoj gazetë. Shikova gazetën. Kishte tituj si “Garë bukurie”, “Gallatasaraji u bë kampion i ligës”. Desha ta hedh shpirtin jashtë shtëpisë. Kur po dilja në derë, erdhi nëpunësi ekzekutiv me përmbaruesin. Për shkak që nuk e kemi paguar qiranë, pronari na ka paditur. Nuk gjetën gjëra për t’i marrë në shtëpi. Nuk dua asnjëherë që në shtëpi të me vijnë nëpunësi ekzekutiv dhe përmbaruesi. Nuk gjetën gjë për të marrë. Njeriu turpërohet.
Përmbaruesi tha: Ta marrim këtë kanape.
Me ta çuar dorën në kanape dolën në pah mbi sëndukët e vjetër të sheqerit, pantallona, copëza zhelesh e jorganë të grisur.
Përmbaruesi këtë herë tha: Radion.
Sikur ta marrin këtë dreq radioje dhe të shpëtoj. Dhjetë muaj të vitit është te mjeshtri. Fito, fito, e jepja rregullimit të radios. Zaten radio na ka sjellë në këtë gjendje.
Duke dalë nga dera, gruaja më tha: Vajza nuk po shkon në shkollë.
E pyeta pse?
Mësuesi i ka kërkuar uniformë sportive. Pa të nuk e lejon të hyjë në mësim.
Mirë, mirë…
Nuk ka as vaj ulliri.
E hodha vetën rrugëve. Sido që të jetë, në punë nuk kisha mbetur vonë. Nuk shkoj as sot, thashë.
Shi i rrëmbyeshëm.
Tramvajin aty te ne e kanë hequr. Autobusi vjen çdo gjysmë ore. Nuk ka mundësi të hip. Është i stërmbushur. Minibusët edhe ata të mbushur plot.
Veturat kalojnë një pas një, mirëpo asnjëra nuk ndalon. Uji me hynë në këpucë. Sikur shiu ra me kove. U bëra qullë. Po dridhem. Një djalosh më erdhi afër dhe më tha: Më falni xhaxha!
Mendova se do të më pyeste për orën.
Më tha: A keni dijeni për ndeshjen e djeshme?
Hë, Zoti im… Vazhdova të ec. Aty gjendet një kafene. Hyra në kafene. Uji më rridhte nga çdo anë. E porosita një çaj. Pranë meje ishte i ulur ky burri që i meshova shuplakë. Lexonte gazetë.
Unë duke thënë me vete: More çka do të bëhet kjo gjendja ime? Si do të jetë fundi ynë?
Teksa unë po mendoja kështu, ky burri me mllef e gjuajti gazetën që mbante në duar dhe bërtiti: More vendi po shkon drejt humnerës!
Mendova që edhe ai ishte me brenga si unë, dhe thashë të flasim e t’i rrëfehemi njëri-tjetrit. I thashë: Përse zotëri? Më falni, mos të jetë sikur po përzihem, përse jeni tendosur?
Ai përsëri me mllef: Çka të jetë më shumë! Ej, në këtë vend nuk ka arbitër! Nuk ka arbitër, i poshtër qofsha. Në ndeshjen e djeshme arbitri përsëri ka gjykuar duke mbajtur anën..
Më pas nuk e di se çfarë më ndodhi mua. Për besë as unë nuk e kuptova, zotëri komisar. Në jetën time nuk e kam qëlluar askënd asnjëherë. Sikur në trupin tim më është shtypur një sustë, sikur është ngritur me forcën elektrike, u ngre përnjëherë lart kjo dora ime e djathtë. I mëshova një shpullë në fytyre këtij herifit. Unë nuk po e mohoj. E godita. Mirëpo, jo qëllimisht. Për besë nuk e kisha me qëllim. Ishte diçka jashtë vullnetit tim. Më pas me erdhën mëndtë. U frikësova, madje thashë se ky njëri do të më bëjë copë-copë tani. Mirëpo, u bë një herë. Zoti, duke ma dhënë në krahun e djathtë forcën e mundësit Zalolu Rrystemit, i mëshova shuplakë këtij herifit.
Komisari e shikoi burrin e trashë i cili e kishte hëngër shpullën. I shtrëngoi dhëmbët, bëri sikur u çua në këmbë. Filloi ta kruante dorën e këmbën e djathtë, dhe i tha paditësit: Hajde më! Pajtohuni mos e zgjatni!
I godituri u rebelua dhe tha: Nuk pajtohem!
Komisari i zemëruar, iu drejtua policit që shkruante në makinë: Shkruaj! “Paditësi, duke thënë vendi po shkon drejt humnerës, interesat e mëdha të vendit, personalitetin shpirtëror të qeverisë…”
Iu kthye burrit të trashë edhe një herë: Hajde pajtohuni!
Burri i trashë, duke fërkuar me dorën e majtë faqen në të cilën ende qëndronte shenja e shpullës, tha: Mirë zotëri, pajtohemi.
/Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”/KultPlus.com
Të enjten, presidenti Joe Biden pati takimin e tij të parë personal me kryeministrin britanik Boris Johnson. Por ajo që ra më shumë në sy dhe u diskutua në internet ishte veshja e Zonjës së Parë, Jill Biden. Në pjesën mbrapa të xhaketës së saj të zezë shkruhej me gurë “LOVE” (dashuri).
Ky shkrim u ka kujtuar njerëzve menjëherë xhaketën famëkeqe, me një mesazh totalisht të ndryshëm nga ky, që ish-Zonja e Parë Melania Trump veshi në vitin 2018 kur vizitoi në Teksas një qendër me fëmijë emigrantë.
Në pjesën e pasme të xhaketës së saj shkruhej: “Me të vërtetë nuk më intereson, po ju?”
Për çudi, xhaketa e Biden po interpretohet gjerësisht si një kundërpërgjigje për ish-Zonjën e Parë.
Sigurisht, Jill nuk foli drejtpërdrejt për ngjashmërinë me veshjen e Trump kur u pyet nga gazetarët, por tha:
“Oh, dashuri? Unë mendoj se ne po sjellim dashuri nga Amerika. Kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet në të gjithë globin. Dhe mendoj se është e nevojshme tani, që njerëzit të kenë një ndjenjë uniteti nga të gjitha vendet dhe një ndjenjë shprese pas këtij viti pandemi.”
Nuk e dimë sa ju bindi juve ky shpjegim, por shumë njerëz online nuk ndalojnë dot së bëri krahasimet me xhaketën e Melania-s, e cila u përfol gjatë (për keq) asokohe./ KultPlus.com
Artistë nga mbarë trevat shqiptare, këngëtare dhe valltarë të folklorit popullor, dhe veshjet e tyre tradicionale shumëngjyrëshe, kanë pushtuar qytetin e Bajram Curri mbrëmjen e së enjtes, ku u hap Edicioni e 18 i “Sofrës Dardane”.
Kenge dhe valle te muzikes popullore shqiptare nga te gjitha trevat u performuan nga 16 grupet e para arstistike, pjese e konkursit ne natën e pare te Sofres Dardane. Edhe per dy nete te tjera artistet do te ndezin atmosferen duke kenduar e vallezuar në stadiumin e qytetit.
Azgan Haklaj kreu i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar, organizatori I ketij festivali shprehet i kenaqur dhe krenar qe Sofra Dardane kete vit përkon me 143 vjetorin e lidhjes shqiptare te prizrenit.
Sofra Dardane prej 18 vitesh ka bashkuar trojet shqiptare në qytetin e Bajram Currit, të cilin e kthejnë në një skenë gjigande të këngëve dhe valleve popullore të mbarë shqiptarisë./ KultPlus.com
Është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, si dhe një nga më të hershmit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit të Ohrit, i përket Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër, Shqipërisë.
Ohri, Struga dhe Pogradeci, janë tre qytetet, që rrethojnë e liqenin legjendar në mbrojtje nga UNESCO.
Pogradeci ka histori të lashtë, të kaluar të lavdishme me dëshmi të shumta artistike, kjo sipas historianët. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar vendbanimin ilir të shekullit V para Krishtit, që u përket fiseve të lashta desarëve dhe mbase enkelejdëve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të liqenit të Ohrit. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset ilire mbi 2,000 vjet para Krishtit. Në fund të shekullit V u formua shteti i fuqishëm ilir, me vendbanime e kështjella rrotull liqenit të lashtë të Ohrit, si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Këto qendra kanë pasur ndikim të fuqishëm në luftrat ilire-maqedonase dhe ilire-romake.
Po këtu, kalonte rruga e famshme “Egnatia”, lidhëse e Romës me Kostandinopojën. Zbulimet arkeologjike nxorën në dritë mozaikun e veçantë të kohës së sundimit të perandorit romak, me origjinë ilire, Justiniani.
Sipas përllogaritjeve, liqeni mendohet të jetë formuar 2 deri më 5 milion vjet më parë, nga dukuritë natyrore. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike, si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash, nën nivelin e liqenit.
Po a i dini legjendat e liqenit?
Sipas gojëdhënave, kur Zoti krijoi liqenin e Ohrit, tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe, në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë i trembeshin dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit.
Një ditë, një djalë i quajtur Strugë, shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë, për t’u përleshur me përbindëshin.
Ishte një luftë deri në vdekje.
Në fund, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun.
Pas kësaj ngjarjeje, njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.
Ndërsa historia thotë se, liqeni mbulon një qytet që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet gjenden nën ujë, ndërsa qyteti ilir u fundos nga tërmeti.
Pogradeci është banuar në periudhën e neolitit ku në Buqezë, përgjatë brigjeve të liqenit u ngritën vendbanime palafite. Më vonë, gjatë antikitetit kjo trevë banohej nga bashkësitë ilire të Dasaretëve, që popullonin Mokrën e sotme dhe Enkelejdët që jetonin përgjatë fushës së sotme të Buçimasit (Pogradecit). Qytetet e tyre Pelioni dhe Enkelana u shdërruan në shekujt IV-III pk, në qendra të rëndësishme urbane.
Me krijimin e shtetit ilir pas mesit të shekullin të V p.e.s., pushteti kaloi nga Taulantët tek Enkelejdët. Mbreti i parë ilir, ishte Sirra i Enkelejdëve. Nga martesa e vajzës së tij Euridikës, me Amintën e III të Maqedonisë, lindi mbreti i ardhshëm Filipi i II, i ati i Aleksandrit të Madh.
Më 167 p.e.s. treva e Pogradecit ra nën sundimin romak dhe nga ana administrative, do të bëjë pjesë në provincat e Maqedonisë dhe të Epirit të Ri.
Më pas, do të vijojë pushtimi bizantin, trashëgimi e të cilit është bazilika-rrënojë e Linit. Gjatë mesjetës së mesme në shekujt IX-XI, Pogradeci do të kalojë edhe një periudhë të pushtimit bullgar, nga edhe do të trashëgojë një sërë toponimesh sllave, bashkë me atë Pogra-Dec, që do të thotë: qyteti nën kështjellë. Edhe sot, qyteti ndodhet nën kështjellën antike dhe mesjetare.
Më pas, Pogradeci ishte pjesë e Principatës së Muzakajve dhe me rënien e saj, do t’i hapej rruga pushtimit të gjatë turk në krahinë dhe mbarë Shqipërinë./ KultPlus.com
Në listën e atyre turistëve që kërkojnë një destinacion luksoz dhe plazhe përrallore, sigurisht që përfshihen dhe ishujt Maldive.
Megjithatë, jo gjithmonë këto ishuj kanë qenë kaq joshës për vizitorët nga e gjitha bota. Vetëm në vitin 1972 nisën të ndërtoheshin vendpushimet e para, të quajtura “Kurumba”, por që sigurisht ishin larg konceptit të vilave dhe hoteleve mbresëlënëse që gjenden sot të shpërndara në gati 1200 ishuj. Vizitorët e parë, asokohe, ishin kryesisht gazetarë dhe fotografë nga Italia.
Kurumba, që do të thotë “kokos” në gjuhën lokale ishte fillimisht një fermë e vogël e pabanuar që sot është shndërruar në vendpushim luksoz, aq shumë të dëshiruar për të gjithë. Këto Kurumba ndërtoheshin përmes koralëve dhe gurit gëlqeror dhe çdo mjet tjetër që nevojitej sillej me anije. Megjithatë, shumë gjëra bazike mungonin në këto ishuj, duke filluar nga shërbimet telefonike, dyqanet dhe gazetat që mbërrinin së paku tre muaj me vonesë. Nga ana tjetër turistët nuk kishin shumë mundësi përpos se të peshkonin dhe bënin banjë dielli duke shijuar detin e mrekullueshëm.
Megjithatë, ndonëse sot çdo gjë ka ndryshuar, ndërhyrjet e shumta që po bëhen në ishuj, po rrezikojnë mjedisin e tyre unik dhe habitatin e shumë specieve të rralla. Ndaj autoritetet vendase shpeshherë kanë ndërmarrë iniciativa për të mbrojtur vendin nga ndotja dhe për të mos humbur numrin e madh të turistëve. /a2/ KultPlus.com
Emri Naxhie Deva nuk është aspak i panjohur për ata që e duan artin e kulturën shqipe. Njihet si regjisorja e parë te ne, që veç aktrimit e regjisë, do të merret edhe me dramaturgji, lekturë teatri e me përkthime.
Në vitet 50-të të shekullit të kaluar, kur te ne luftoheshin ferexheja dhe prapambeturia ajo ngjitet në Teatrin e Mitrovicës, ku e krijon një ansambël djemsh e vajzash entuziastë, me të cilët, në vitin 1953, teatrin amator e shndërrojnë në teatër profesionist, shkruan KultPlus.
Deva flet në librin e Sanije Gashit – “Ecje nëpër kujtesë”, botuar në vitin 2012-të, kësisoj për Mitrovicën, qytetin e saj të lindjes:
– Mitrovica, kurrë nuk ka qenë e ndarë, dëshiron patjetër të bëjë një shpjegim, ndërsa dëgjohet me vëmendje: qytet me lumenj, me 3 salla kinemaje, me fushë të tenisit, me hekurudhë që nga viti 1874, qytet i Minatorëve të Minierës Trepça.. nga Mitrovica janë edhe personalitetet, figurat e shquara të historisë sonë, si Nexhip Draga, apostull i arsimit kombëtar, Isë Boletini, tribun popullor. Që të dy bashkëpunëtorë të Hasan Prishtinës…
**** – Populli ynë kurrë nuk ka qenë pushtues, por liridashës, çlirimtar. Përpjekjet për kryengritje të pakoordinuara, me peticione, nuk kanë pasur sukses. Për të ardhmen tonë kanë vendosur Fuqitë e Mëdha, fqinjët hegjemonistë dhe mos-uniteti ynë: interesi personal, klasor, partiak.
****
– Eh, amatorët që i kam pasur unë, brezi i Mitrovicës kanë qenë të arsimuar, të gjithë më pastaj janë bërë drejtorë bankash, doktorë shkencash kanë vajtur në diplomaci… Edhe femrat kane qenë të ngritura, ka qenë grup që nuk kanë punuar për para as nuk kanë luftuar për role, kanë qenë entuziastë të disiplinuar…
E lindur në Mitrovicë më 1927, në një familje intelektualësh, u shkollua në Tiranë dhe me aktrim e regji filloi të angazhohet si shumë e re, së pari në Teatrin amator në Mitrovicë, si iniciatore e formimit të këtij teatri e pastaj edhe në Teatrin Kombëtar.
Ajo ishte regjisorja e parë shqiptare pasi kreu një kurs një vjeçar për regji gjatë viteve të pesëdhjeta si dhe magjistroi në shkencat filologjike në Prishtinë.
Deva luajti në dhjetra role kryesore e dytësore në dramën shqipe të Teatrit Kombëtar dhe së bashku me aktoret e para la gjurmë të pashlyer në krijimtarinë teatrore në këtë trevë. Ishte me vite përzgjedhëse dhe lektore e dramave në teatër dhe për angazhimin saj të shumë anshëm u shpërblye me mirënjohje e falënderime. / KultPlus.com
Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27-vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pa zbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-së, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qendruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Pëshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.
Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike
Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës dhe në në krahqafë hedhur çantën e sportit, e në supin tjetër një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit, kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjestar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlersimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.
Emri i Aleksandër Kondos si sportiest filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo kohë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.
Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.
Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.
Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.
Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.
Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.
Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar eksluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra.
Raporti i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, për bisedën që ka bërë bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Studenti”, me Aleksandër Kondon, më 24 dhjetor 1981
Dërguar nga DPB Tiranë me shkrim nr 3544 datë 24.12.1981
Dhënë b.p. “Studenti”
Marrë P.O. R.I.
Baza “Zambaku”
Raport i datës 14.12.1981
Burimi njofton se u takua tek klubi në afërsi të shkollës “P.N. Luarasi” me Aleksandër Kondon i cili, atë ditë ishte kthyer nga Rumania ku kishte shkuar me ekipin kombëtar shqiptar në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes.
Në muhabet e sipër ai, e pyeti Aleksandrin sesi kishte dalë në Rumani, dhe çfarë kishte sjellë me dietat që i kishin dhënë. Duke i thënë njëkohësisht edhe sesa i kishin kushtuar këto që kishte sjellë.
Në përgjigje të kësaj Aleksandri tha: “Kam blerë një xhakovento, katër golfa, kapele, gravatë, çorape, si dhe disa kinkalerira të tjera, megjithëse dietën e kishim të vogël”. Ai e pyeti se kur dietën e kishit të vogël, si arrite ti blije të gjitha këto?!
Aleksandri vazhdoi: “Kur ishim në hotel, pashë një sportist bullgar që futi në dhomë, një nga pastrueset e hotelit. Meqenëse e pashë këtë fakt bullgari, më dha 200 lei. Gjithashtu dhe 200 lei m’i dha përkthyesi që na shoqëronte neve që ishte me origjinë shqiptare. Ai, banonte në Rumani dhe më mori me makinë duke më shëtitur disa orë.
Më porositi që këto mos tua tregoja atyre të ambasadës meqënëse takohesha çdo ditë me ta”. Mbas disa ditësh ai u takua me …….. i cili kishte qenë dhe ai në Rumani me ekipin e peshëngritjes dhe kur ai i përmendi rreth bisedës së bërë me Aleksandrin dhe plaçkave që kishte marrë atje, më tha: “Dieten e kishim të vogël për të marrë ato gjëra.
Por se si i ka marrë Aleksandri unë nuk di gjë. Por di vetëm një gjë që shokët e ambasadës, më porositën që të mos shoqëroheshim shumë me përkthyesin i cili, quhej Ilia, dhe s’ma merr mëndja që ky ti ketë dhënë para atij”.
“Studenti”
Detyrë: Bashkpunëtori u porosit që të takohej përsëri me Aleksandër Kondon me qëllim që të thellojë më tepër bisedën e zhvilluar me të, sidomos rreth lekëve që ka marrë nga bullgari ashtu edhe nga përkthyesi.
Sqarimi: Sipas bashkpunëtorit Aleksandër Kondo, është ushtar në Gardën e RPSSH, dhe njëkohësisht është sportist në klubin “Dinamo”.
Masat operative: E dhëna të shtypet dhe ti kalojë Degës së 8 në Ministri, meqënë se klubin “Dinamo” e ka objekt pune. Me qëllim që këtë të dhënë, ta vlerësojë e ta përdori sipas interesit operativ që do të ketë, dhe një kopje Drejtorisë së II-të.
Puntori Operativ
R.I.
Dega e 8
Të vërtetohet me P.O. kjo e dhënë. Të marrë nga dogana çfarë ka sjellë ky. Të vërtetohet që i ka zhdoganuar. Të njoftohet Dega e II-të. Informova shokun ministër
29.12.1981
Raport-informacion i shoqëruesit të ekipit të peshëngritjes, lidhur me Aleksandër Kondon, gjatë aktivitetit që u zhvillua në Rumani, në nëntor 1981
Sekret
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 29.12.1981
Shënim:
Pashë raportin e b.p. “Studenti” datë 14.12.1981 që jep për Aleksandër Kondon. Për këtë sqaroj sa vijon:
Në datën 18.11.1981 që ekipi jonë i peshëngritjes, arriti në Bukuresht, dy rumunë të federatës na pritën në aeroport, dhe mbasi na dhanë darkë në një restorant, rreth orës 21.00 na kanë çuar në stacionin e trenit prej ku jemi nisur të pashoqëruar nga asnjë person për në qytetin e Bistricës. Kemi arritur në mëngjesin e datës 19.11.1981.
Jemi stabilizuar për fjetje në hotelin e atij qyteti. Në këtë hotel, u stabilizuan për fjetje dhe ekipet e tjera, si ato bullgare, rumune, jugosllave, greke, dhe turke. Në këtë hotel, komisioni i federatës rumune, bënte edhe kontrollin mjekësor dhe peshëmatjen e sportistëve përpara se të niste gara. Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që sportistët tanë të kenë parë lëvizjet nëpër hotel, të sportistëve të tjerë, si dhe të kenë marrë ndonjë kontakt me ta.
Në datën 19.11.1981 rreth orës 14.00 erdhi në hotel në Bistrita shoqëruesi dhe përkthyesi, që na ishte caktuar nga federata, Ilia Muzaka, me origjinë shqiptare dhe që banonte në Bukuresht. Brenda kësaj dite shoqëruesi nuk ka pasur mundësi të njihet me sportistët tonë, jo më të shoqërohej me ta. Në datat 20 dhe 21.11.1981 që u zhvilluan garat, ditët qenë shumë të ngarkuara dhe si rezultat, sportistët tanë ishin shumë të angazhuar me garat.
Këta shoqëroheshin në çdo vend nga trajnerët e tyre, për shkak të rezultateve që kërkonin të arrinin. Ndërsa shoqëruesi Ilia, nuk lëvizte nga vendi ku zhvilloheshin garat. Pra mendoj se nuk ka pasur mundësi që të qëndronin vetëm për vetëm shoqëruesi Ilia dhe Aleksandër Kondo. Nga ana tjetër shoqëruesi nuk kishte automjet në dispozicion. Në datën 22.11.1981 ekipi jonë qe i lirë dhe rreth orës 10.00 para dreke me grupe kanë dalë shëtitje nëpër qytetin e Bistritës. Mbas dreke u dha një koncert ku shkuam të gjithë së bashku.
Në orën 20.00 jemi nisur për në stacionin e trenit prej ku natën kemi ikur për në Bukuresht. Në tren sportistët kanë qëndruar nga 3-4 veta. Mbasi arritëm në Bukuresht në mëngjesin e datës 23.11.1981 tek stacioni i trenit, jemi ndarë nga shoqëruesi Ilia dhe deri sa jemi nisur për në Tiranë, nuk e kemi parë asnjëherë tjetër atë njeri. Ekipi jonë në Bukuresht u vendos me banim në një hotel të qytetit, ku nuk ishin asnjë nga ekipet e tjera pasi ato u shpërndanë. Në datën 23 dhe 24.11.1981 që qëndruam në Bukuresht shokët e ekipit, janë ndarë në tre grupe dhe kanë dalë shëtitje për të shpenzuar dietën.
Përsa i përket dietës ajo qe e vogël por megjithatë, sendet që pretendohen se janë blerë nga Aleksandri, mund të bliheshin pasi në përgjithësi xhakoventat që blenë disa sportistë kushtonin 108 lei. Dhe nëse trikot golf që ka blerë Aleksandri, ishin të pambukta ose fëmijësh. Gjatë shoqërimit të ekipit neve, nuk kemi konstatuar ndonjë lëvizje vetëm të Aleksandrit as edhe ndonjë shoqërim të veçantë me Ilian, ose me anëtarë të ekipeve të tjera. Mbasi u kthyem në Bukuresht ambasadori, i tha ekipit se Ilia ishte njeri jo i mirë.
Shoqëruesi i ekipit
Xh. M.
Raporti i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, lidhur me preparatet e dopingut që peshëngritësit e ekipit kombëtar kishin përdorur para garave
SEKRET
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 14.4.1983
SHËNIM – OPERATIV
Në vazhdim të verifikimit e të sinjalizimit, mbi përdorimin nga ana e peshëngritësave të ekipit kombëtar të lëndëve stimuluese (preparate dopingu) sot u takova me mjekun e Institutit të Fizkulturës M.K. i cili më tha: “Përpara disa ditëve u bë një mbledhje ku u diskutua rreth aktivitetit të fundit të peshëngritjes, ku pati shumë thyerje rekordesh e rezultate të larta.
Në këtë mbledhje mjeku nga Korca që është njëkohësisht dhe peshëngritës I.S., shfaqi shqetësimin se disa peshëngritës që thyen shumë rekorde kombëtare, kanë përdorur stimulues të tipit Anabolizant. Po kështu edhe peshëngritësi F.K. tha se këto kanë përdorur stimulues dhe se nuk ka mundësi që të arrihen në mënyrë të menjëhershme këto rezultate.
Kjo gjë tha M.K., nuk u thellua dhe nuk u kërkuan shpjegime se ku e mbështesnin ata, këtë konkluzion. Ai tha se duke i parë në kompleks, dyshimet e këtyre dy shokëve, rezultatet e larta të disa peshëngritësave dhe shtrimin pas garave të sportistit A.H. në spital shoqëruar kjo me të vjella dhe dhimbje barku, pyetja që më bëri mua sportisti A.B. se cfarë efektesh ka Anabofarma, insistimi i kryetarit të sporteve të rënda dhe i sportistëve për të mos patur mjekë për kontrollin e tyre, më shtyu drejt mendimit se mund të jenë përdorur stimulues.
Këto stimulues mund të jenë përdorur dhe herë tjetër. M.K. shtoi se këto preparate me efekte stimulimi, gjëndjen edhe në farmacitë tona të cilat janë: Anabofarma, Dianaboli, Testosteroni, dhe të tjera nga këto familje. Këto ndikojnë në hormonet e trupit dhe kanë veti që përkohësisht të shtojnë aftësinë fizike. Më vonë këto ndikojnë negativisht mbi organizimin e sportistit dhe ndalohen me ligj për t’u përdorur.
Puntori Operativ
H.Ç.
Shënim
Çështja është me rëndësi e duhet vepruar shpejt. Por më jepni më tepër kohë ti vërtetoj këto që po thuhen. Informoni Degën e 8 e cila duhet të interesohet se ç’thotë agjentura.
15.4.1983
Shënimi i Punëtorit Operativ lidhur me bisedat që kishte bërë Aleksandër Kondo me njerzit që e ndiqnin dhe survejonin
“Sekret”
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 9.4.1983
Shënim operativ
Në bisedën që pata sot më datë 9.4.1983 ora 13.00 me qytetarin F.S. me punë në Klubin Sportiv “Dinamo” ky i fundit më tha mua që në një bisedë që kishte zhvilluar me V.D. mësues i edukimit fizik e ushtarak në shkollën e mesme P.N. Luarasi ai i tha: “Në takimin kombëtar të peshëngritjes që u zhvillua para disa kohësh në Tiranë, peshëngritësit Aleksandër Kondo dhe A.H. të KS “Dinamo” thyen rekordet kombëtare me nga 25 kg.
Kur qytetari F.S. i kishte thënë se si ka mundësi që këto rekorde të thyen kaq shumë V.D. i ishte përgjigjur se Aleksandër Kondo dhe A.H. kur kanë qënë vjet në Turqi për një takim miqësor, kanë blerë disa preparate dopingu dhe tani në kampionat i përdorën. Prandaj dhe kjo është arsyeja që këta e thyen rekordin. Në vazhdim ai i deklaroi se këta, pasi thyen rekordet kërkuan me insistim që të vazhdonin garat për thyerje të mëtejshme edhe me nga 10 kg.
Këtë e bënin me qëllim se dopingu që kishin përdorur, afatin e përdorimit e kishte për një kohë të shkurtër. Në vazhdim V.D. i tha F.S. se, këtë gjë e kishte marrë vesh peshëngritësi tjetër M.H. dhe ky i ishte shprehur atij me nervozizëm se do ta bëj dhe unë tani këtë veprim kur të iki në Turqi, do t’i blej dhe do t’i pij me grushta. Mjafton që të thyej rekordet e smë bën përshtypje nëse vdes apo dëmtoj shëndetin.
Puntori Operativ
H.Ç.
SEKRET
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 14.4.1983
SH Ë N I M O P E R A T I V
Në bisedën që bëra me kryegjyqtarin e garave të fundit të peshëngritjes, shokun B.K. me punë arsimtar në shkollën “8 Marsi” mësova si më poshtë: “Rezultatet e larta janë rrjedhim logjik i arritjeve në procesin stërvitor”.
Më datën 14.4.1983 B.K. më erdhi në drejtori e më tha: “Kam mendimin se peshëngritësi i Partizanit G.N., përdor stimulues, dhe këto ia jep trajneri i tij H.A., i cili i merr te një farmacist në Tiranë.
Kjo duket në rezultatet e tij të dobta të vazhdueshme, ndërsa sa herë bëhen grumbullime për të dalë jashtë shtetit, ai ngre shumë më tepër nga mesatarja e tij megjithëse është në një moshë shumë të madhe rreth 40 vjec”. /Memorie.al/ KultPlus.com