Kori Siparantum po merr pjesë në festivalit evropian, “European Music Festival for Young People”,shkruan KultPlus.
Dje ky kor fitoi çmimin e parë në Kategorinë G nërkaq sot, ‘Siparantum’ fitoi vendin e parë edhe në kategorinë F.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë dirigjenti Memli Kelmendi përmes një postimi në Facebook.
“Sapo fituam vendin e 1-rë në kategorinë F (Kategoria Pennant). Kështu për dy ditë morëm dy çmime, dy vendet e para në Festivalin Evropian për të rinjtë. Kori Siparantum është zgjedhur për të performuar sonte në “Laurente Concert” – Con Bravura”, ka shkruar Kelmendi./ KultPlus.com
Ministri Hajrulla Çeku u prit nga ministri bullgar i rinisë dhe sportit, Radostin Vasilev bashkë me ekipin e tij. Të dy ministrat folën për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin përmes programeve rinore dhe sportive.
Gjatë takimit shumë miqësor mes dy ministrave që mbulojnë rininë dhe sportin u diskutuan disa mundësi konkrete të bashkëpunimit ndër-shtetëror. Ministri Çeku e ftoi homologun e tij për vizitë zyrtare gjatë vitit në Kosovë, ndërsa palët u dakorduan për hartimin dhe zyrtarizimin e dokumentit të bashkëpunimit muajve në vijim.
Në këtë takim, ministri Çeku ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Sofje, Delfin Pllana dhe shefja e kabinetit në MKRS, Klodeta Krasniqi./ KultPlus.com
Ti do vish, e dashur, si s’do vish? Kur e di se une ty te pres duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise Ti do vish, e dashur, si s’do vish? Kur e di qe une po te mundnja, rreth vetvetes rruzullin do vertitnja si nje portokall’ ne doren time- te rrjedhe koha shpejt …………e ti te vish…./ KultPlus.com
”Zambaku i Prizrenit 2022” ka hapur konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin e 33-të festivalit.
Ky festival do të mbahen në fund të muajit qershor, njofton Klankosova.tv.
“Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion.Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur deri më 06 qershor 2022″.
Rregullat e Festivalit janë këto:Kënga s’duhet të jetë e publikuar më parë në të kundërtën eliminohet, një autor mund të konkurrojë me më shumë këngë – por vetëm njëra pranohet dhe një orkestrues s’mund të jetë më shumë se dy orkestrime./ KultPlus.com
“Me guximin dhe vendosmërinë e saj, Malala ka treguar çfarë kanë më tepër frikë terroristët. Një vajzë me një libër në dorë”. – Ban Ki Moon
Në këtë artikull do të mësoni se si Malala filloi luftën e saj për vajzat – nga një aktiviste e arsimit në Pakistan deri në fituesen më të re të Çmimit Nobel për Paqe – dhe si e vazhdon fushatën e saj përmes Fondit “Malala”.
1997
Malala lindi në Mingora, Pakistan, më 12 korrik 1997. Mirëpritja e lindjes një vajze nuk është gjithmonë shkak për festa në Pakistan. Por babai i saj, Ziauddin Yousafzai, ishte i vendosur të bënte çdo festë dhe ritual, siç bëhej për lindjen e një djali.
2008
Babai i saj ishte mësues dhe drejtonte një shkollë vajzash në fshatin ku jetonin. Malala e donte shkollën. Por gjithçka ndryshoi kur talebanët morën kontrollin e fshatit të tyre në luginën Suat.
Ekstremistët ndaluan shumë gjëra – si zotërimi i një televizori dhe luajtja e muzikës. Dhe zbatuan dënime të ashpra për ata që kundërshtuan urdhrat e tyre.
Ata vendosën që vajzat nuk mund të shkonin më në shkollë. Në janar 2008, kur ishte vetëm 11 vjeç, Malala u dha lamtumirën shokëve të klasës. Duke mos ditur se kur – nëse ndonjëherë – do t’i takonte përsëri.
2012
Malala foli publikisht në emër të vajzave mbi të drejtën e tyre për të mësuar. Mirëpo kjo gjë e bëri objektiv urrejtjeje nga pakistanezët. Në tetor 2012, kur po kthehej nga shkolla në shtëpi, një person i armatosur dhe i maskuar hipi në autobusin e shkollës dhe pyeti: “Kush është Malala?”.
Pasi e mësoi kush ishte, e qëlloi në anën e majtë të kokës me armë. Malala u zgjua 10 ditë më vonë në një spital në Birmingham, Angli. Mjekët dhe infermierët i treguan për sulmin. Dhe se njerëzit në të gjithë botën po luteshin për shërimin e saj./ KultPlus.com
Shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit ka marrë çmimin kryesor në festivalin ndërkombëtar “Kontrapunkt” në Poloni.
Juria e edicionit të 56-të të kësaj ngjarjeje e ka vlerësuar shfaqjen me tekst të Jeton Nezirajt, nën regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt për mjeshtërinë e zbërthimit të një teme komplekse.
Kënaqësi dhe krenari të shohim vlerësime të tilla për shfaqje e teatro të vendit.Përgëzime për gjithë ekipin e shfaqjes dhe Teatrin e Gjilanit./KulPlus.com
Eklipsi i parë i pjesshëm diellor i vitit 2022 zbukuroi qiejt e Santiagos dhe pjesë të hemisferës jugore të shtunën.
Spektakli qiellor filloi në kryeqytetin kilian disa minuta para perëndimit të diellit, duke lumturuar ata që mbanin syze diellore të sigurta.
Një eklips i pjesshëm diellor ndodh kur hëna kalon pothuajse drejtpërdrejt midis diellit dhe Tokës, duke krijuar përshtypjen e një “kafshimi” nga dielli.
Njerëzve u kërkohet të mos shikojnë drejtpërdrejt diellin gjatë eklipsit pa syzet e duhura për të shmangur dëmtimin e syve.
Eklipsi tjetër i pjesshëm diellor do të ndodhë në tetor të këtij viti dhe do të jetë i dukshëm në Evropë, Afrikën verilindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Perëndimore, sipas NASA-s. /A2CNN/ KultPlus.com
Fitnete Rexha ishte një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase.
Rreth moshës 15 vjeçare këndoi dhe regjistroni këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.
Ndër këngët më të bukura të kënduara prej Fitnete Rexhës përmendim: ”Te selvitë e Namazgjasë”, ”Qënke veshur me të bardha”, ”Mun aty tek shtatë zymbylat”, ”Dy të bukurat në nji derë” etj. Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.
Sonte, KultPlus ju sjell këngën ”Dashuria si rrufe”, e cila kësaj radhe vjen nën zërin e mahnitshëm të Fitnete Rexhës.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Dashunia si rrufe Ç’më goditi mu në kokë x2
Nuk kam gjuhë që t’ju rrëfej O ç’më ka gjetur more shokë x2
Ç’më gremisi sevda e shkretë Pleqënia s’mund ta mbajë x2
Rrojtja ime s’osht ma jetë Oh natë e ditë me lot po qaj x2
Ku qëlloi kjo ditë e zezë Me u taku o ne të dy x2
Unë kam ngelun krejt pa shpresë O s’kam me t’pamun ma me sy x2. / KultPlus.com
Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri do të performojnë së bashku në festivalin muzikor “Roskilde”, përkrah këngëtarëve të njohur nga mbarë bota, shkruan KultPlus.
Zeqiri përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, ka bërë të ditur edhe pjesëmarrësit që do të jenë në këtë festival, ku shihet edhe Dua Lipa dhe emra të tjerë nga industria e muzikës.
Ndihem e nderuar që do të performoj në Roskilde Festival më 2 korrik. Sigurohuni që të merrni biletat tuaja”, ka shkruar ajo.
Festivali Roskilde është një festival muzikor danez që mbahet çdo vit në jug të Roskilde. Është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë dhe më i madhi në Nordikët.
Më poshtë janë të paraqitur edhe këngëtarët që do të marrin pjesë në këtë festival dhe datat kur ata do të performojnë. /KultPlus.com
Në kuadër të eventeve të organizuara për Javët Ndërkombëtare të Kulturës, u mbajt dje një performancë e veçantë orkestrale midis Petites Mains Symphoniques dhe orkestrës së Liceut Artistik Tiranë në Amfiteatrin e Tiranës.
Një harmoni perfekte në Orkestrën e “Duarve të vogla simfonike”, përbërë nga fëmijë francezë e shqiptarë të moshave 6-17 vjeç e kthyen Amfiteatrin e kryeqytetit shqiptar në një festë muzikore për fëmijë e të rritur.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se “është kënaqësi të shohësh se si muzika, kultura lidh njerëzit, edhe pse flasin gjuhë të ndryshme. Ky është qëllimi i Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
Javët Kulturore Ndërkombëtare një nismë e Ministrisë së Kulturës sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, Javët Kulturore Ndërkombëtare është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.
Qëllimi i kësaj nisme është njohja dhe forcimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritja e ofertës së aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat duke u shndërruar në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore. /KultPlus.com
“Vdekja është diçka e pashmangshme. Kur një njeri bën atë që konsideron se është detyra e tij ndaj popullit dhe vendit, mund të prehet në paqe. Mendoj se ne e kemi bërë, prandaj unë do të fle në përjetësi.” – Nelson Mandela
“Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij.” – Albert Einstein
“Errësira nuk e dëbon dot errësirën, vetëm drita mund ta bëjë. Edhe urrejtja nuk e dëbon dot urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë.” – Martin Luther King Jr.
“Mirësia është gjuha që të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shikojnë.” – Mark Twain
“Unë nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo vjen shumë shpejt.” – Albert Einstein
“Ke armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë se ke qëndruar fort për diçka në jetën tënde.” – Winston Churchill
“Nëse do siguri, shko në burg. Atje ke gjithçka: ushqim, rroba, kujdes mjekësor, e kështu me radhë. E vetmja gjë që të mungon është LIRIA.” – Dwight D. Eisenhower
“Nëse mendon se je shumë i vogël për të sjellë ndryshimin, provo të flesh me një mushkonjë.” – Dalai Lama
“Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde, janë DITA KUR KE LINDUR dhe dita KUR KE KUPTUAR PERSENË.” – Mark Twain
“Ne jemi zotër të fjalëve të pathëna, por bëhemi skllevër të fjalëve që na shpëtojnë nga goja.” – Winston Churchill
“Fal, por mos harro, përndryshe do të lëndohesh sërish. Falja ndryshon këndvështrimin. Harresa humbet mësimin.” – Paulo Coelho
“Mos i jep askujt fuqinë që të të ulë poshtë. Ata që URREJNË janë thjesht HUMBËSA që bëjnë gjoja sikur janë fitues.” – Paulo Coelho
“Të thuash të vërtetën duke e bërë dikë të qajë, është më mirë se të thuash një gënjeshtër duke e bërë dikë të buzëqeshë.” – Paulo Coelho
“Eshtë më e kollajtë t’i bësh njerëzit për budallenjë, se sa t’i bindësh se i ke bërë për budallenj.” – Mark Twain
“Ti takon njerëz që të harrojnë. Pastaj ti harron njerëz që takon. Por ndonjëherë ti takon njerëz që nuk i harron dot. Këta janë miqtë.” – Mark Twain
Në vitin 1918, më datë 1 maj, në ilegalitet të plotë u themelua komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.
Ky komitet në po të njëjtin vit më 7 nëntor, u vendos përfundimisht në Shkodër, nga figurat e shquara atdhetare si Bajram Curri, Hoxha Kadri Prishtina, Sali Nivica, Niman Ferizi, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Qamil Bala, Sali Rama, Hafiz Ismet Dibra etj.
Qëllimi parësor i kësaj organizate politike kombëtare ishte mbrojtja e shtetit të pavarur shqiptar, për demokratizimin e tij, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare mbrenda Jugosllavisë, që ishin të shkëputura padrejtësisht më 1913 dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë. /KultPlus.com
(Foto nga Albanian Vintage Photography) / KultPlus.com
“The Paris Time” ka botuar, të mërkurën e 31 dhjetorit 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me rikthimin asokohe në pushtet të Ahmet Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ahmet Zogu merr udhëheqjen e Shqipërisë
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Beograd, e mërkurë. — Ahmed Zogu, prijësi i kryengritësve shqiptarë, i cili së fundmi detyroi Imzot Fan Nolin dhe kabinetin e tij të largoheshin jashtë vendit, i ka njoftuar Qeverisë Jugosllave se :
“Qeveria revolucionare e Imzot Fan Nolit, pasi ka provokuar me akte arbitrare dhe persekutime të llojeve të ndryshme një kryengritje në rajonin e Matit, është detyruar të largohet nga vendi.Në pritje të formimit të një qeverie të re dhe në përputhje me një dekret të qeverisë së vjetër legjitime, unë kam marrë drejtimin me të drejtë si shefi i ushtrisë së re. Të gjithë zyrtarët e kanë njohur autoritetin tim.”/KultPlus.com
Filip Gjergji i lindur 1 maj 1927 njihet si themeluesi i koreografisë shqiptare në Shkodër. Pinjoll i familjes së njohur Gjergji të ardhur nga Mirditë në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës para qindra vitesh është i afërm dhe i përfaqësuesit kualitet të jareve shkodrane Ndrek Gjergji, shkruan KultPlus.
Bashkohës dhe koleg i personaliteteve të artit si Fadil Kraja dhe Prenk Jakova, Filipi është dhe autor i disa botimeve si “Barcoleta shkodrane”, “Për Shkodrën dhe njerëzit e saj” si dhe pritet të botojë Historikun e Serenatës së parë të mbërritur nga Spanja në qytetin e humorit, argëtimit dhe kulturës.
Gjergji u radhit në grupin më të madh të valleve me artistë të mbledhur nga gjithë Shqipëria. Në këtë grup kërceu si solist në disa valle.Ky grup iu bashkëngjit Ansamblit Kombëtar Popullor që mori pjesë pjesë në Festivalin Botëror të Rinisë në Budapest. Kanaçi, nga kujtimet e tij, më ka treguar se”në këtë evenimet Filip Gjergji ishte korifeu i disa valleve popullore, me të cilat la mbresa të thella,një baletmaestër hungarez foli mbi finesën e tij.”Për fat të keq grupi u shpërnda, sapo erdhi nga Hungaria…” Në vitin 1949 Filipi u emërua koreograf në Shtëpinë e Kulturës ,Shkodër,të cilin e drejtonin tre personalitete:Prenk Jakova,kompozitor, AndreaS, regjisor dhe Filipi.
Vlerësimet për Filip Gjergjin mbeten gjithnjë në kontekstin,jo vetëm të mirënjohjes për një mësues,po shtrihen më gjërë në parimet e kujtesës , kur na duhet të kthejmë sytë dhe të shohim se si jeta e një artisti sillet në hapësirën e kohës, por i tejkalon ato në përmasat e dhënies së ndihmesës për artin,sidomos për artistë të tillë që vunë bazat e koreografisë kombëtare dhe, me modelin e tyre, bëhen shembull frymëzues për artistët e rinj.Arti i fuqishëm mbetet gjithnjë një përcjellje vlerash që ushqjejnë njëra tjetrën si rrjedhat e një lumi të pashtershëm.Në këtë hulli Filip Gjergji është një shembull frymëzues dhe ,nga krijimtaria e tij e niveleve të larta artistike, jo vetëm mund të mësosh, por edhe frymëzohesh… /KultPlus.com
Tubim i përmasave epike, konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, ku rreth 500 mijë shqiptarë bashkohen në fushën e pajtimit.
Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë. Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.
Dhe një kontribut të madh pat dhënë figura e njohur shqiptare Anton Çetta, i cili me kontributin e tij ka arritë të vë paqe në shumë familje shqiptare.
Sot bëhen 32 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.
Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë familje të cilat falen mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare. / KultPlus.com
Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, do të protestohet në Prishtinë.
Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social, nga faqja “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.
“Përgatitjet e fundit për protestën e 1 majit. Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë, pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet tutje në njoftim./ KultPlus.com
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887.
Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.
Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës. / KultPlus.com
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë iu referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ” 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve. Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që 1 Majit të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës. / KultPlus.com