Ai hodhi kafe Në filxhan Hodhi qumësht Në filxhanin e kafesë I hodhi sheqer Kafes me qumësht Me lugën e vogel E përzjeu E piu kafen Dhe vuri filxhanin mbi tavolinë Pa më folur Ndezi një cigare Bëri rrathë Me atë tym Shkundi hirin Në taketuke Pa më folur Pa më shikuar U ngrit Vuri kapelen në kokë Veshi xhaketën e shiut Sepse binte shi Dhe doli jashtë Nëpër shi Pa një fjalë Pa më shikuar Dhe unë Futa kokën Mes duarve Dhe qava /KultPlus.com
Kryevepra e baletit klasik “Don Kishoti”, bazuar në romanin e famshëm satirik me të njëjtin titull të Migel Servantesit, vjen në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, si një shfaqje e vërtetë artistike, me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht.
TKOB është impenjuar maksimalisht për ta sjellë këtë kryevepër botërore sa më pranë origjinales: me mullinjtë e erës, gruan “perfekte” Dylqinjën e Tobozës, pas të cilës një idealist si Don Kishoti ishte dashuruar marrëzisht.
TKOB premton për audiencën e tij besnike se “Aventurat e Don Kishotit”, do t’i përfishijnë në botën magjike të artit. Ato do të vijnë me koreografi të mrekullueshme nga ikona evropiane e baletit, Giuseppe Picone, nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Jacopo Sipari, tashmë bashkëpunëtor me TKOB në disa shfaqje.
Idetë kostumografike janë të Dea Bejlerit, drejtuese e Trupës, Alisa Gjoni, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së dhe ndjekur nga Solistët e Trupa jonë e Baletit, duke bashkëpunuar gushtë me nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike.
Historinë e kalorësit legjendar që sfidon plot guxim mullinjtë e erës, TKOB do e sjellë javën e fundit të muajit maj./KultPlus.com
Tedi Papavrami lindi në Tiranë në 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Më pas studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike, shkruan KultPlus.
Në moshën 8 vjeçare, interpreton “Arie Bohemienne të Sarasate me orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganini-t. Ai ishte shume i talentuar dhe i ati besonte shume te talenti i tij. Ky i fundit ishte i vendosur qe Tedi te behej dikush ne jete Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal.
Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet “Çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës. Më pas ndjek studimet muzikore nën drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate “ në Pamplona.
Tedi krahas karrieres se tij si violinist ka perkthyer veprat e Ismail Kadarese pas vdekjes se Jusuf Vrionit ne vitin 2002 dhe luan personazhin kryesor ne filmin Kronike provinciale. Ai ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj. Ka interpretuar nën drejtmin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogwood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Në stinët 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capricci” të Paganinit dhe është ndër të paktët violinistë që interpreton integrale. Artisti i gjithanshëm Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës së bashku me P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj. /KultPlus.com
Gjurmët, rock grupi kosovar që ishte i pranishëm në skenën e muzikës shqiptare gjatë periudhës 1980-1986 kanë realizuar shumë këngë që edhe sot këndohen nga rock grupet tjera e vazhdojnë të dëgjohen akoma nga adhuruesit e këtij zhanri. ‘
’Mendoja çdo gjë merr fund pa ty’’, është një ndër këngët më të njohura të grupit. Kjo, një këngë që përçon një emocion të jashtëzakonshëm dhe është himn i plot gjeneratave dhe realiteteve të ndryshme prej njëra tjetrës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Në vitin 2002, Gjurmët publikuan projektin Gjurmët LP, një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.
Më poshtë keni tekstin e plotë të këngës:
Vallë është e mundur më kalon pranë dhe një copë akull më bën një puthje ta kujtoj Ishe ti ajo
Duket me bëhet nuk di çfarë kam sot..
Ledhatimet a thua ishin dhe ajo ëndërr
Një sheti s’me bie n’mend sa je larg nga unë sa afër ishim të premtoja mrekulli i marri, thosha çdo gjë merr fund pa ty
Një grimcë, ti një grimcë unë kështu fati e do këtë punë Një grimcë, ti një grimcë unë kështu fati e do këtë punë
Kthehem rrotull nganjëherë ç’kanë këta njerëz ç’shikojn n’qiell
Ledhatimet a thua ishin dhe ajo ëndërr
Një sheti smë bie n’mend sa je larg nga unë sa afër ishim të premtoja mrekulli i marri, thosha çdo gjë merr fund pa ty
Një grimcë, ti një grimcë unë kështu fati e do këtë punë Një grimcë, ti një grimcë unë kështu fati e do këtë punë Kthehem rrotull nganjëherë ç’kanë këta njerëz ç’shikojnë n’qiell./KultPlus.com
Elon Musk ka emëruar Linda Yaccarino shefe të re ekzekutive të platformës së medieve sociale Twitter.
“Jam i emocionuar të mirëpres Linda Yaccarino si CEO e re e Twitter!” Musk shkroi në Twitter të premten, duke konfirmuar raportet e medieve.
”Linda do të fokusohet kryesisht në operacionet e biznesit, ndërsa unë fokusohem në dizajnin e produktit dhe teknologjitë e reja. Mezi pres të punoj me Lindën për ta transformuar këtë platformë”, shtoi ai.
Yaccarino ishte së fundmi kreu i biznesit të reklamave në NBC Universal, një gjigant mediatik.
Përvoja e dekadave të Yaccarino mund të ndihmojë Twitter-in të sjellë pak qetësi tek reklamuesit kryesorë që Musk i ka trembur me stilin e tij të çrregullt të lidershipit.
Musk kishte postuar të enjten në Twitter për dorëheqjen e tij të afërt si shef ekzekutiv i Twitter dhe tha se ishte gjetur një pasardhës. /KultPlus.com
Amfiteatri madhështor i Durrësit, monumenti 2700-vjeçar, më i madhi që romakët ndërtuan jashtë Romës, do të vazhdojë të zbulohet më tej, me shumë kujdes, si një zemër e hapur e Durrësit antik dhe modern, falë projektit për rivitalizimin e tij, besuar arkitektit të mirënjohur Stefano Boeri.
Ky projekt tejet i rëndësishëm me impakt të drejtpërdrejtë në turizëm dhe ekonomi, është fryt i bashkëpunimit të suksesshëm mes qeverisë dhe bashkisë së Durrësit për hartimin e një vizioni të ri për Durrësin, si qytet me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor.
Projekti u prezantua këtë mbrëmje në mjediset e Amfiteatrit, nga arkitekti Stefano Boeri me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama, ministres së Kulturës Elva Margariti, kryetares së Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe qytetarëve durrsakë.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit, deklaroi se amfiteatri madhështor do të vazhdojë të zbulohet më tej si një zemër e hapur e Durrësit antik dhe modern, duke shfaqur një përmasë monumentale të historisë mijëravjeçare të qytetit ku do të vazhdohet të ndërtohet me vizion, ambicie, aftësi e përkushtim një motor i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë 2030.
Rama e cilësoi këtë projekt si sfidues e me shumë kompleksitet.
“Është një projekt i cili vetvetiu është afatgjatë, jo vetëm për arsye financiar, por edhe për arsye të ngadalësisë që imponon ecja “si mbi vezë“, për shkak të kësaj pasurie që është ende e mbuluar dhe duhet zbuluar me kujdes, ashtu sikundër edhe për shkak të domosdoshmërisë së qasjes së butë dhe me përfitim, dhe jo me humbje për banorët dhe të zotët e godine që rrethojnë amfiteatrin”, u shpreh Rama.
Rama tha se ky është një projekt që nga njëra anë garanton vazhdimin e punës së nisur disa vite më parë me zbulimin e një pjesë të kësaj pasurie kolosale, por shtrihet në vazhdim si një projekt i një gjenerate dhe përbën një pasqyrë të një ambicie të madhe.
“Sepse realisht ecuria e këtij projekti do të jetë një tjetër element shtysë për ekonominë, turizmin, artin e kulturën jo thjeshtë të qytetit të Durrësit, por në nivel kombëtar”, u shpreh ai.
Rama vuri në dukje se ajo që e bën Durrësin gjithmonë e më të rëndësishëm në hartën e zhvillimit të përgjithshëm të vendit është fakti se Durrësi, për shkak të pozicionit, potencialit e trashëgimisë ka një peshë specifike që do të shkojë duke u rritur me impaktin kombëtar në të gjitha nivelet.
“Prandaj investimet në Durrës nuk janë investime në një zonë të kufizuar apo nga një bashki, por janë investime që sjellin impakt shumë më të gjerë se sa vet impakti në bashkinë e Durrësit. Kjo i bën qytetarët e Durrësit përfituesit e drejtpërdrejt të parë dhe kryesor, por padiskutim kjo sjell përfitim edhe për të tjerët që nuk janë qytetarë të Durrësit”, theksoi Kryeministri.
Një aspekt tjetër të rëndësishëm theksoi Rama, është rritja eksponenciale e vlerës së pronës në Durrës.
“Ka filluar të ketë një rritje të veçantë, krahasuar edhe me vendet e tjera, përfshirë edhe Tiranën për shkak të projektit të portit turistik, Ky është vetëm një element, shumë i rëndësishëm, që do të rrisë vlerën e pronës së banorëve të Durrësit, ndërkohë që projekti i amfiteatrit është një tjetër element. Ndërkohë që të gjitha projektet e tjera kanë peshën e vet specifike në rritjen e vlerës së pronës, ashtu sikundër edhe projektet kulturore edhe progami i terreneve sportive”, tha Kryeministri.
Rama tha se në Durrës do të zgjerohen në mënyrë të vazhdueshme arteret e qarkullimit të të gjithë energjisë së organizmit të qytetit dhe do të bëjnë që banorët e Durrësit, ose kërkesa për banim të shkojë duke u bërë më e lartë dhe vlera e pronës të rritet.
Rama bëri të ditur se element tjetër është dimensioni i artit dhe kulturës.
“Kemi pasur shumë dëshirë të bëjmë më tepër për sportin. Kemi bërë aq sa kemi mundur, pasi pengesat kanë qenë të jashtëzakonshme e të befasishme dhe na kanë detyruar të bëjmë spostime të vëmendjes dhe fondeve. Vetëm tani na është dhënë mudnësia të hedhim një hap të rëndësishëm për projektin e sportit> Enjëjta gjë vlen dhe për artin dhe kulturën. Këtë vit kemi një financim që është më i larti i të gjitha viteve për kalendarin e artit e kulturës në vijën bregdetare dhe Durrësi zë vendin kryesor”, u shpreh Rama.
Kryeministri informoi se ky program është hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ajo e Kulturës ku peshën kryesore e ka Agjencia Kombëtare e Turizmit. Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një përpjekjeje që çdo vit do të rritet hapësira dhe epsha e aktiviteteve kulturore dhe artistike dukej u dhënë mundësi banorëve të qyteteve kryesore si fillim që të kenë akses edhe më shumë por duke e çuar edhe në pika periferike.
Kryeministri po ashtu deklaroi se një skenë ultramodern lëvizëse e operas do të sjellë premierat e operas edhe në sheshet e qyteteve të tjera të vendit.
Kjo, sipas tij, për tu dhënë mundësi shumë më tepër qytetarëve të konsumojnë edhe këtë lloj produkti.
Njëkohësisht, ai informoi edhe për nisjen e një tjetër projekt në bashkëpunim me Fondin Shqiptarë-Amerikan të Zhvillimit për rikonceptimin dhe rikualifikimin urban të rrugicave e godinave në pjesën e pasme të bulevardit kryesor me vlerë historike./KultPlus.com
Suzana të merr teposhtë Te vendi i vet pranë lumit Dëgjon barkat që shkojnë E ti e di mirë se mund Të shtrihesh pranë saj Pranë saj t’ia krisësh gjumit… Ajo është gjysmë e çmendur Prandaj ti je këtu duke pirë çaj Dhe duke ngrënë portokaj Nga Kina e largët të sjellë Dhe bash kur mendon t’i thuash Se ti nuk mund ta duash Ajo të futet në gjatësinë tënde valore Dhe e lë lumin ta thotë përgjigjen: Ti dashnor i saj ke qenë prore…
Dhe ti e di se me të do të shkosh Të udhëtosh me të verbërisht Dhe ti e di se ajo të beson plotësisht Teksa prek trupin e përkryer Me mendjen tënde tinëzisht…
Dhe Krishti marinar ishte Kur këmbë mbi ujë udhëtonte Kohë të gjatë nga një kullë druri Njerëzit nga larg vrojtonte Ai me siguri e dinte Se vetëm të mbyturit Mund ta shikonin, edhe Ai t’i shikonte Tha se gjithë njerëzit detarë do t’i bënte Derisa nga mëkatet t’i lironte Po ai vetë ishte i thyer Moti para se t’i hapej qielli I braktisur, gati njerëzor Ai zhytet mes urtësisë sate Si një gur meteor
Ti e di se do të shkosh me të Të udhëtosh me të verbërisht Dhe mendon se mund t’i besosh lirisht Teksa prek trupin tënd të përkryer Me mendjen e tij tinëzisht
Tash Suzana ta kapë dorën Dhe të çon kah lumi ngadalë Veshur është me zhele lëkure Ardhur me ndihma humanitare E dielli ëmbël si mjalti Bie mbi retë mëkatare Ajo të tregon ku të shikosh Mbi mbeturina a lule të zjarrta Mbi heronj, mbi alga deti Fëmijë të lëmoshë në mëngjes Që ligështohen për dashuri Ashtu deri në përjetësi Ndërsa Suzana pasqyrën Mban pranë vetes
Dhe ti e di se me të do të shkosh Të udhëtosh me të verbërisht Dhe ti e di se ajo të beson plotësisht Kur prek trupin tënd të përkryer Me mendjen e saj tinëzisht. / KultPlus.com
“White Men Can’t Jump” është komedia e re dedikuar sportit të rrugës, me regji të Calmatic.
Premiera e këtij filmi u shfaq në Los Angjellos. Të pranishëm atje ishin: reperi Jack Harlow, aktori Sinqua Walls dhe aktorja Laura Harrier.
Filmi “White Men Can’t Jump” është ripunim nga filmi me po këtë titull i realizuar në vitin 1992. Harlow debuton me rol në të. Ai paraqitet me rolin e Jeremy.
Me fjalë të tjera, Harlow dhe Walls janë në rolet kryesore.
Në këtë film me rol u paraqit edhe aktori Lance Reddick, i cili vdiq në mars të këtij viti. Ky ishte roli i tij i fundit në film. Reddick vdiq nga sulmi në zemër.
Sa i përket ngjarjes në filmin “White Men Can’t Jump”, ai paraqet lojëtarë basketbolli të cilët luajnë për para. Në me role paraqiten edhe: Teyana Taylor, Vince Staples e Myles Bulloc.
Ky film do të shfaqet premierë në Hulu me 19 maj 2023./21Media/ KultPlus.com
Imagine Dragons ka publikuar një video për këngën e tyre ‘Crushed’ që përmban imazhe nga vijat e para të luftës në Ukrainë. Grupi amerikan njoftoi publikimin e videos për këngën me një postim në Twittter, duke theksuar: “Klipi ynë për ‘Crushed’, i filmuar në vijën e parë të luftës në Ukrainë, tashmë ka dalë.
Pjesë e videos është Sasha, një djalë i ri që duroi muaj të tërë bombardimesh në qytetin e tij. Historia e Sashës është zemërthyese dhe ka mijëra të tjerë si ai që kanë nevojë dëshpërimisht për ndihmë.
Familja e tij edhe sot është pa energji elektrike dhe pa shërbime të tjera elementare. Grupi shpërndau gjithashtu një video në United24, platformën zyrtare të Ukrainës për mbledhjen e fondeve, duke u kërkuar dëgjuesve të dhurojnë.
“Shpresojmë që njerëzit të dhurojnë për United24 dhe të ngrenë zërin për këtë kauzë”, tha këngëtari Dan Reynolds.
“Crushed tregon historinë e vërtetë të një djali 14-vjeçar të quajtur Sasha. Forcat ruse pushtuan fshatin e tij për pesë muaj derisa luftëtarët ukrainas të lirisë më në fund e çliruan atë”, shtoi regjisori Ty Arnold.
“Shkolla dhe lagjja e tij u shndërruan në gërmadha. Ai i mbijetoi bombardimit duke qëndruar në një strehë nëntokësore.”
Videoja tregon historinë e tij të pabesueshme të këmbënguljes ndërsa ai ecën nëpër rrënojat”, vuri në dukje ai, duke vënë në dukje se Sasha dhe familja e tij shpresojnë të rindërtojnë atë që u shkatërrua dhe janë ende atje./abcnews.al/ KultPlus.com
Our video for Crushed, filmed on the front lines of Ukraine, is out now. It follows Sasha, a young boy who endured months of shelling in his town.
Sasha's story is heartbreaking, and there are thousands more like him who desperately need help. Even today, his family is without… pic.twitter.com/fuz4turOBk
Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse Andej nga Kosova në fshatrat e thella, Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe Si valë e flamurit tek shpella.
Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra, Ku rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj. Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura, po veç si qëmoti me kuaj.
Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë, Me pluhur mbi vello të vinte nusja e nipit tek unë, me dorën time t’ia shkundja duvakun palë mbi palë Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.
Dhe s’kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët Në vatrën time të vjetër sa përralla, Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër, Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,
Ku s’merr dot një nuse për nip a për djalë, Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta; Këto pasaporta s’te lënë të marrësh nuse me kalë, As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta…
Kam ëndërruar t’i gjeja një nuse tim nipi të dashur Në fshatrat e thella andej nga Kosova, Se s’desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur, Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja. / KultPlus.com
Mbetjet e një rruge të epokës së gurit të ndërtuar 7000 vjet më parë janë zbuluar në fund të Detit Mesdhe.
Arkeologët e bënë zbulimin befasues pasi analizuan imazhet satelitore rreth vendit neolitik tashmë të zhytur në Soline, i cili u zbulua në vitin 2021 në brigjet e ishullit kroat të Korçulës.
Ata besojnë se rruga parahistorike mund të ketë lidhur dikur Korçulën dhe Solinenë kur kjo e fundit ishte një tokë artificiale që ishte shtëpia e kulturës së lashtë Hvar.
Korçula, pjesë e arkipelagut të Adriatikut, fillimisht u bashkua me kontinentin, por kur nivelet e detit filluan të rriten në fund të epokës së fundit të akullnajave 12,000 vjet pes, përmbytjet pak a shumë çuan në paraqitjen aktuale nga rreth 8,000 vjet më parë.
Gjatë eksplorimit, ekspertët hasën në muret e një vendbanimi të lashtë që dukej se ishte i lidhur me ishullin kryesor nga një rrip i ngushtë toke.
I njëjti ekip kërkimor zbuloi gjithashtu një vendbanim tjetër nënujor në anën e kundërt të Korçulës.
Duke pasur një ngjashmëri të çuditshme me Soline, ai gjithashtu është zhytur në një thellësi prej 4-5m dhe ka çuar në zbulimin e disa veglave interesante të Epokës së Gurit.
Historianët dhe arkeologët mendojnë se kultura Hvar e Epokës së Gurit ndoshta vendosi lidhje tregtare midis ishullit dhe brigjeve lindore të Medit, në atë që tani është Azia perëndimore citon DayliMail./ KultPlus.com
Disa vazo të blera në një dyqan të dorës së dytë në Londër për 20 paund (25 dollarë) në fakt datojnë nga dinastia Qing e shekullit të 18-të të Kinës dhe vlera e tyre mund të arrijë deri në 50,000 paund (62,700 dollarë).
Vlera e tyre e vërtetë u zbulua kur u gjet një etiketë në bazën e një prej vazove. Blerësit i çuan sendet në shtëpinë e ankandit për inspektim.
Këto vazo janë të rralla, pasi janë bërë me porosi të perandorisë. Vazot 11,5 cm, janë të dizanjuara me gjethe, zambak uji ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe jeshile me një shtresë blu./ KultPlus.com
Prezenca e OSBE-së zhvilloi një sesion informues për anëtarët e Forumit të të Rinjve të Verbër për t’i njohur me rregullat gjatë zgjedhjeve, procesin e votimit dhe procedurat e tjera në ditën e votimit.
Në këto zgjedhje, të rinjtë e verbër të angazhuar nga Forumi do të luajnë një rol aktiv në monitorimin e pjesëmarrjes së votuesve të verbër në votime, njofton Prezenca e OSBE në Shqipëri.
Forumi është një shoqatë kombëtare e të rinjve me probleme me shikimin nga e gjithë Shqipëria, e krijuar në vitin 2017 për t’u mundësuar atyre të punojnë së bashku për të mbrojtur të drejtat, për të kapërcyer përjashtimin social dhe për të përfaqësuar interesat e tyre./ KultPlus.com
Më 12 maj 1910 në Gjakovë lindi Zekeria Rexha. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje dhe në vitin 1925 së bashku me familje u vendos në Tiranë.
Shkollën e mesme e kreu në Liceun frëng në Korçë, kurse studimet e larta i ndoqi ne Francë. Në vitin 1941 u kthye në Gjakovë ndërsa një vit më vonë themeloi dhe drejtoi Shkollën e parë Normale shqipe në këtë qytet.
Ishte pjesëmarrës dhe kryesues i Konferencës Historike të Bujanit nga 30 dhjetor 1943 – 1 janar 1944. Është edhe hartuesi dhe nënshkruesi i Rezolutës së kësaj Konference për vetëvendosje pas çlirimit të vendit. Nga marsi 1958 kur u dëbua me dhunë nga Kosova nga pushteti i atëhershëm jugosllav e deri sa vdiq jetoi në Shqipëri. Vdiq në Tiranë më 26 shkurt 1972. / KultPlus.com
Mbrëmë në kuadër të festivalit ‘ReMusica’ u prezantuan veprat e kompozuara nga kompozitorët e rinj e premtues kosovarë. Si çdo edicion tjetër, edhe në edicionin e 22-të të këtij festivali nuk mungoi hapësira, inkurajimi dhe motivimi për kompozitorët dhe instrumentistët e rinj, e që u kurorëzua me koncertin e djeshëm në Kishën Katolike ‘Shën Ndou’ në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Në mbrëmjen katërt të festivalit ‘Remusica’ publiku pati mundësinë të shijojnë tingujt e kompozimeve të kompozitorëve të rinj Fjolla Gashi, Dea Ahma, Leutrim Sahiti, Lum Halabaku, Ersan Januzi, Leart Sejdiaj.
E këto vepra u interpretuan në përfeksion nga dy ansamble të klarinetëve “4clariSonore” me anëtarët Ardit Ibrahimi, Blendi Axhillari, Fisnik Shkodra, Jon Rrecaj dhe “Lorenc Antoni” i përbërë nga Megi Rexhepi, Orges Thaçi, Eriona Shabani, Adis Kurtaj dhe ansamblin e flautave Yllka Simnica, Alba Basha, Elda Meka, Ujana Këpuska.
Pak para fillimit të koncertit, muzikanti Shaban Behramaj, i cili është edhe pjesë ‘Remusicas’ u shpreh i lumtur për këtë koncert të radhës së festivalit.
“Jemi shumë të lumtur që sonte po e shënojmë një sukses të radhës të këtij edicioni të ‘ReMusica’. Kjo është një prej mbrëmjeve më të veçanta për neve sepse si festival e dijmë që ndër vite i kemi kushtuar një rëndësi të madhe e në fakt gjeneza e këtij festivali është në motivimin dhe inspirimin e kompozitorëve të rinj”, u shpreh Behramaj, teksa i la më pas hapësirën instrumentistëve e me ç’rast u interpretuan gjashtë vepra premierë.
I pranishëm në këtë koncert kushtuar muzicientëve të rinj e premtues ishte edhe kompozitori Valton Beqiri, i cili pas koncertit vlerësoi lart veprat të cilat u interpretuan këtë natë.
“ Mund të them që jemi fatlumë që kemi një gjeneratë të tillë të kompozitorëve, jo vetëm kompozitorët por edhe instrumentistët meqë kanë pranuar ta marrin përsipër këtë program. Besoj që festivali si festival po e mban edhe më tutje frymën e stimulimit të krijimtarisë muzikore tek ne. Pavarësisht pse kësaj radhe ishin edhe instrumentistët vendorë , në të kaluarën kemi pasur ansamble të cilay na kanë vizituar nga bota dhe ata kanë interpretuar edhe veprat tona”, u shpreh Beqiri i cili më tutje i përgëzoi artistët dhe instrumentistët për këtë paraqitje.
Ndërsa Donika Rudi, drejtoreshë artistike e festivalit ‘ReMusica’ thotë se që në fillimin e tij ky festival i ka pasur gjithmonë në fokus artistët dhe kompozitorët e rinj.
“ ‘ReMusica’ që nga viti 2002 në fokus gjithmonë i ka pasur kompozitorët e rinj, për shkak se ata janë një pasuri e vendit, janë talentë të mëdhenj të skenës muzikore në vend dhe ata duhet të promovohen dhe këtë po mundohemi dhe po e bëjmë ndër vite në këtë festival. Që nga fillimi i këtij rrugëtimi të gjatë të ‘ReMusica’ kemi pasur rreth 500 vepra të autorëve tanë, kryesisht vepra të reja dhe vepra të porositura nga vetë festivali. Këtë vit kemi 10 premiera botërore nga kompozitorët tanë me ç’rast gjashtë prej tyre i dëgjuam sonte nga kompozitorët e rinj”, tha Rudi, duke shtuar se veprat e interpretuara mbrëmë ishin të një niveli të lartë dhe të interetuar jashtëzakonisht bukur nga instrumentistët e rinj.
Ndërkaq, Dea Ahma, e cila u prezantua në këtë festival me kompozimin e saj ‘Chant’, vlerëson hapësirën që ky festival u jep përherë kompozitorëve të rinj dhe jo vetëm.
“Remusica për vite me radhë ka pasur hapësirë sidomos për muzikën moderne dhe bashkëkohore që çdo ditë e më shumë është duke sjellë në skenë si insturmentistë ashtu edhe kompozitorë që i përkasin rrymave të tilla. Këtë vit ka qenë edhe një edicion i veçantë për ne për faktin se na është siguruar një hapësirë e veçantë. Nata e sotme ka qenë e kushtuar vetëm për ne kompozitorët e rinj dhe për punën tonë së bashku me prezantimin që u është bërë edhe instrumentistëve të rinj të cilët kanë marrë përsipër me i interpretu këto vepra”, deklaroi mes emocionesh Ahma.
Sonte ‘Remusica’ mban koncertin e radhës në Kishën ‘Shën Ndou’ në Prishtinë e ku do të performojnë grupi ‘Duo Aliada’./ KultPlus.com
Siç njoftoi Google të enjten gjatë Google I/O, Gmail së shpejti do të presë një veçori të re që do të shkruajë për ju me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Po, e lexuat mirë! Funksioni i ri “më ndihmo të shkruaj” është në thelb një zgjatje e përgjigjeve automatike dhe tekstit që Google përdor tashmë në Gmail. CEO i Google, Sundar Pichai tregoi se si funksioni mund të përdoret për të shkruar një email për një linjë ajrore që kërkon rimbursim për një fluturim të anuluar.
Duke përdorur korrespondencën tuaj të mëparshme me linjën ajrore për të shtuar datën e udhëtimit dhe numrin e fluturimit, funksioni shkruan një email të plotë që mund ta shtoni, modifikoni ose thjesht dërgoni.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni ta bëni emailin më specifik duke zgjedhur ta modifikoni dhe ta bëni më të gjatë, ta shkurtoni emailin për ta bërë atë konciz, për ta bërë atë më formal ose mund të shtypni “ndjehuni me fat” për të parë se çfarë ndodh. Qëllimi është të lejoni që AI t’ju kursejë kohë duke shkruar ato emaile që normalisht mund të kërkojnë kohë.
I prezantuar javën e kaluar, Magic Compose me AI do të ndihmojë përdoruesit e aplikacionit Messages nga Google t’u përgjigjen mesazheve me tekst dhe të sugjerojnë përgjigje bazuar në kontekstin e mesazhit në hyrje.
Gjithashtu do t’ju lejojë të kompozoni një përgjigje në stile të ndryshme. Për shembull, nëse dëshironi, mund të krijoni edhe një përgjigje tuajën sikur të ishte shkruar nga William Shakespeare. Magic Compose do të nisë këtë verë si një version beta./abcnews.al/ KultPlus.com
Një skulpturë e re e titulluar “Rrënjët” është vendosur në një nga hapësirat e shëtitores “Taulantia”. Kjo skulpturë e derdhur në bronz është realizuar nga skulptori i mirënjohur Adrian Dule dhe i është dhuruar qytetit të Durrësit.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, së bashku me artistin, i cili ia dhuroi këtë vepër arti Durrësit, prezantuan para qytetarëve domethënien e saj dhe vlerën që ka arti në hapësirën publike dhe për turistët.
Sako tha se, ”Arti në hapësirat publike” është një qasje e qeverisë shqiptare dhe ne duam ta përqafojmë në mandatin që vjen. Është e rëndësishme për ne që çdo pjesë të qytetit, jo vetëm në shëtitoren “Taulantia”, në sheshin “Liria”, por dhe në lagje të tjera të qytetit të bëjmë të mundur vendosjen e veprave artistike të artistëve tanë, pse jo dhe të huaj, në mënyrë që të emocionojmë ata që janë vizitorë të qytetit tonë, turistët, jo vetëm me bukuritë që ka natyra, plazhi, shërbimin e mirë dhe të sigurt që japim në qytetin tonë. Mbi të gjitha për të dhënë dhe emocionet e një qyteti 2700-vjeçar. Kultura dhe arti do të jenë në fokusin tonë gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm”.
Kuptimi parësor i kësaj skulpture, sipas autorit të veprës, janë rrënjët që zgjaten nga toka në det ashtu siç është vetë qyteti, i cili është i lidhur përjetësisht me detin.
Artisti Dule tha se, “kjo vepër arti tregon në thelbin e saj rrënjët në tokë dhe tentakulat në det, siç ka Durrësi një të përbashkët mes tokës dhe detit. Sa i përket pjesë së kulturës së qytetit ajo që më ka pëlqyer shumë tek Emiriana kur kemi biseduar është se ka disa plane interesante përsa i përket anës së artit vizual të aplikuar në sheshet dhe paraqet e Durrësit. Do të ketë mbështetjen time të plotë jo vetëm si artist por dhe si këshillues sesi mundet që gjithë ky plan i saj me vlerë të realizohet”.
Nga ana tjetër, simbolika e kësaj skulpture flet për lidhjen e bashkëatdhetarëve tanë me vendin e tyre. Për këtë arsye kjo vepër arti është vendosur në afërsi të monumentit përkujtimor të eksodit të vitit 1991, ku mijëra shqiptarë emigruan jashtë atdheut, por duke qëndruar të lidhur fort me rrënjët e tyre në Shqipëri. / atsh / KultPlus.com
Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 12 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit të Bimëve. Një ditë tejet e rëndësishme po të mendojmë se 80% të ushqimit tonë e përbëjnë bimët dhe 98% të oksigjenit që thithim vjen po prej tyre.
OKB ngre shqetësimin mbi të ardhmen, duke kujtuar se udhëtimet dhe tregtia ndërkombëtare kanë lidhje me përhapjen e dëmtuesve të bimëve. Llojet invazive të dëmtuesve janë një nga nxitësit kryesorë të humbjes së biodiversitetit dhe kërcënojnë zinxhirin delikat të jetës që mbështet planetin tonë.
Dëmtuesit dhe sëmundjet janë shoqëruar gjithashtu me rritjen e temperaturave, të cilat krijojnë hapësira të reja për popullimin dhe përhapjen e dëmtuesve. Si përgjigje, përdorimi i pesticideve mund të rritet, gjë që dëmton pjalmuesit dhe organizmat thelbësorë, për një mjedis të shëndetshëm, siç janë bletët. Mbrojtja e shëndetit të bimëve është thelbësore duke promovuar praktika miqësore me mjedisin, siç është menaxhimi i integruar i dëmtuesve.
Dita Ndërkombëtare e Shëndetit të Bimëve 2023 u bën thirrje të gjithëve të rrisin ndërgjegjësimin dhe të ndërmarrin veprime për t’i mbajtur bimët tona të shëndetshme dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit./ atsh / KultPlus.com
Farmer hand holding a fresh young plant. Symbol of new life and environmental conservation. Space for text
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe institucione të tjera partnere në nivelin qendror dhe lokal, kanë lansuar programi ndër-ministror “Arti në Shkolla”.
Zëvendësministrja Daulina Osmani së bashku me ministren Arbërie Nagavci dhe ministrin Elbert Krasniqi prezantuan para kryetarëve të komunave, zyrtarëve publikë, si dhe përfaqësuesve të komunitetit artistik, programin i cili parasheh që çdo nxënës të ketë të paktën një aktivitet ekstrakurikular kulturor në javë, duke përfshirë: Orë të veçanta të artit të cilat do të sjellin artistin në klasën shkollore; Vizitat direkte në institucionet kulturore dhe në monumente të trashëgimisë kulturore; Organizmin e nxënësve për pjesëmarrje në shfaqje të ndryshme artisike; Themelimin e art klubeve në shkolla, që do të shërbejnë si platforma për aktivizmin e nxënësve që shprehin interesim dhe talent në cilëndo gjini të caktuar artistike: lexim, teatër, muzikë, trashëgimi kulturore apo të tjera.
Përgjatë muajve maj dhe qershor, fillon faza e parë e zbatimit të programit që do të zhvillohet në shkollat e Gjilanit, për të vazhduar më pas në komunat tjera. / KultPlus.com
Vau i Dejës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë bukuritë e shumta natyrore që ofron kjo zonë.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vaun e Dejës, për të përmbyllur fushatën elektorale të 14 majit, ndau në rrjetet sociale pamje nga restorant “Mullari”, një ndërthurje mahnitëse e traditës me shijen dhe bukuritë natyrore.
“Mullari i Resit në Vaun e Dejës, një kryevepër arkitektonike e konceptuar dhe ndërtuar nga vetë Resmiu, me ftesën që kush e dëshiron mishin në prush apo krapin në tavë e ka adresën tek sofra e tij”, u shpreh Rama.
“Ndërkohë që unë po mjaftohem me një kafe në parkun fantastik të “Mullarit”, ku dëgjohet koncerti i zogjve në sfondin e Drinit pas kurrizit, në pritje të takimit përmbyllës të fushatës që do ta bashkojë Vaun e Dejës me trenin e fitores së 14 majit”, theksoi Rama.
Nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet me menu tradicionale anës tij, monumentet e shumta historike e kulturore, Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. / atsh / KultPlus.com
Gjurmët janë një prej grupeve më të njohura kosovare të periudhës 1980-1986. Pothuajse të gjitha këngët e tyre janë bërë hite dhe dëgjohen edhe sot nga gjeneratat e reja, shkruan KultPlus.
Në skenën muzikore shqiptare, grupi Gjurmët ka qenë një prej emrave më të njohur dhe më të dashur për shumë vjet. Me muzikën e tyre të veçantë dhe tekstet që ngjallin ndjenja të thella, ata kanë fituar një vend të veçantë në zemrat e dëgjuesve.
Një ndër këngët më të njohura të grupit është kënga “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty”, një baladë e ëmbël që përshkruan ndjenjat e mungesës dhe vuajtjes pas humbjes së dashurisë. Me një melodi të ngrohtë dhe fjalë që prekin zemrat, përmes kësaj kënge “Gjurmët” na sjellin në një rrugëtim emocional të mendimeve dhe kujtimeve.
Teksti i këngës është shkruar me një ndjenjë thellësie dhe sinqeriteti. Me vargjet e tij të thella dhe metaforat e bukura, kënga shprehë vuajtjen e protagonistit për t’u përgjithësuar pa personin e dashur. Nëpërmjet vargjeve, dëgjuesi është i shtyrë të reflektojë mbi mungesën e dikujt dhe vlerën e atij personi në jetën e tyre.
Melodia e kësaj kënge është e ndjeshme dhe e këndshme, duke përshtatur bukur me tekstin e thellë. Instrumentet muzikore krijojnë një atmosferë melankolike dhe ndjesinë e humbjes, duke shtuar intensitetin emocional të këngës.
“Gjurmët” kanë demonstruar mjeshtërinë e tyre në performancën e kësaj kënge dhe njëkohësisht kanë përcjellur një mesazh që jep forcë dhe shpresë se edhe pas humbjes së dashurisë, jeta vazhdon dhe gëzimi mund të rikthehet. / KultPlus.com
Nju Jorku miratoi një ligj që ndalon diskriminimin e personave mbipeshë.
Mbi 40% e të rriturve amerikanë konsiderohen obezë dhe studimet tregojnë se prirja ndaj peshës është e përhapur.
Paragjykimet mund të çojnë në kosto të larta, siç janë shkurtimet e pagave, veçanërisht për gratë.
Këshilltari i qytetit Shaun Abreu tha se diskriminimi i mbipeshës ishte një barrë e heshtur që mbahej nga shumë persona.
Gjatë dëgjimeve publike, mbështetësit e lëvizjes përmendën vështirësitë në gjetjen e vendeve në restorante dhe teatro, largimin nga pronarët dhe problemet me kufijtë e peshës në programin e qytetit për ndarjen e biçikletave.
Këshilltari Abreu, i cili sponsorizoi projektligjin, tha se u bë më i vetëdijshëm për problemin e diskriminimit, kur ai shtoi mbi 18 kilogramë gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid-19 dhe vuri re një ndryshim në mënyrën se si trajtohej.
Masa pritet të nënshkruhet nga kryebashkiaku i Nju Jorkut në fund të këtij muaji.
Udhëheqësi i pakicës në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut, një republikan, Joseph C. Borelli, tha për “The New York Times” se ai ka frikë se ligji do t’u japë njujorkezëve aftësinë për të paditur këdo dhe gjithçka. / atsh / KultPlus.com
I doli gjumi. U zvarrit ta merrte telefonin, e pa orën, ishte dy e tridhjetë e pesë. I digjte fyti, ndërsa trupin e kishte të këputur, e lëkura po i nxirrte flakë. U ngrit dhe shkoi të pinte ujë. Kishte një shije hekuri a gjaku të mpiksur në gojë. E lau fytyrën, por pas pak vendosi se duhej të bënte një dush. Ndoshta do të bëhej më mirë. Zakonisht gjithçka ishte më e mirë pasi të lahej, edhe nëse era mbetej, edhe nëse gjaku ishte mpiksur mbi lëkurë. Uji e zbuste trupin, sikur i hiqte një peshë që e mbante të mbërthyer.
Kur doli nga banjo u mat ta zgjonte gruan. Ndonjëherë kur ajo flinte i mungonte. I vinte ta zgjonte dhe ta shtrëngonte shumë në krahë, sikur bënte kur ende e donte. Por e dinte se dëshira do të venitej sapo të zgjohej ajo. I mungonte vetëm kur nuk ishte. Gjithsesi, kishte nevojë të dëgjonte një zë tjetër njeriu. Bëri zhurmë me qëllim, por ajo vazhdonte të flinte. I dukej çudi se si arrinte të flinte në këtë vapë. Hoqi dorë, ajo nuk do ta kuptonte gjithsesi.
E kishte kapluar një ndjenjë neverie. Ndihej i uritur sa i gërryenin zorrët, por vetëm paramendimi i rrotullonte barkun. Doli nga shtëpia, në rrugë nuk kishte njerëz dhe iu duk se u bë pak më mirë. Qentë e rrugës rrinin turmaturma. Përnjeherësh filloi t’i shihte si kufoma, me lëkurën e rrjepur, vetëm si copa mishi të gjalla, bile e ndiente edhe erën e tyre prej mishi. Iu duk sikur përkundër kësaj gjendjeje të turbullt, shqisat nuk i kishte pasur kurrë më të mprehta. Gjithçka e ndiente me intensitet shumë më të madh se zakonisht. Si të ishte i droguar. Jam duke përjetuar ndonjë makth, mendoi. Ishte një vend ku shkonte zakonisht, afër njërës prej urave më të vjetra të qytetit. Një vend shumë i qetë, ku nuk shkonte askush, kryesisht sepse dukej shumë i frikshëm, si strehë e njerëzve të rrugës apo e ndonjë psikopati. Mirëpo, edhe për ta ishte shumë i frikshëm, sepse dukej se do të shembej në çdo moment, por ai e njihte mirë dhe e dinte se ishte një nga vendet më të sigurta në këtë botë të pasigurtë. Kishte nevojë të ishte krejtësisht vetëm. Rrugët ishin pa njerëz, por atij i dukej se dëgjonte grahma frymëmarrjesh pas shpine. Kur ai shpejtonte hapat, shpejtoheshin edhe frymëmarrjet. E dinte se nuk kishte njeri, megjithatë kjo nuk e bënte më pak të frikshme. Arriti. Të mbështetur në murin e vjetër, një çift po bënin dashuri. Ata nuk e shihnin, të përhumbur në lojën e tyre. Ai më shumë se që i shihte, i dëgjonte, dhe për një moment filloi të ndihej i eksituar, i kishte shumë afër. Herën e fundit që kishte bërë dashuri kishte qenë para disa muajsh.
Çifti e ndërroi pozitën dhe filluan përsëri. Atë filluan ta kaplonin djersë të ftohta. Deshi të largohej po nuk mundej, i dukej shumë e komplikuar fillimisht, ndërsa pas disa momentesh thjesht nuk ishte i aftë ta bënte. Filloi të vinte një lloj ere, si kërmë e mbytur. U mbajt, sepse për pak e lëshuan këmbët dhe nuk donte që ata ta vërenin. Psherëtimat e tyre po vinin e po bëheshin më të zhurmshme, e krupa e tij më e madhe. Me përpjekje të sforcuara u nis, por u pengua në një gur dhe u rrëzua. Ata e verejtën, filluan të qeshnin por nuk i ndalën lëvizjet e tyre. Ai tani i pa për herë të parë, lëkura e tyre ishte e skuqur shumë dhe ishte bërë me vrraga, si të ishte hequr pjesa e sipërme. Iu duk se era vinte prej trupave të tyre. Filloi të vraponte, pa e kthyer kokën pas. Ata qeshnin dhe e thërrisnin.
U kthye në shtëpi. Gruaja ishte zgjuar dhe e pyeti ku ishte. Ai nuk foli. Hyri në dush, por nuk kishte ujë. Po dridhej. I vinte krupë, por nuk mund të villte. Ajo po përgatiste mëngjesin, era e të cilit e neveriti edhe më shumë. Nuk mund të rrinte as në shtëpi dhe gjithsesi duhej të shkonte të hapte dyqanin. Njerëzit blerjet e mishit i bëjnë në mëngjes. E hapi derën. Bëri një hap prapa, i neveritur prej një ere të keqe që iu përplas në fytyrë. Ai çdo natë para se të shkonte në shtëpi e pastronte mirë dyqanin dhe i linte dritaret hapur për ta ajrosur. Por, era që po vinte në dyqan ishte mbytëse. Si të kishte vdekur dikush dhe kufoma të kishte qenë e mbyllur prej kohësh. E hapi derën dhe dritaret, e ndezi edhe kondicionerin. Po sikur të vinte dikush dhe ta ndiente këtë erë, biznesi i tij do të përfundonte përgjithmonë. Filloi të kërkonte për ndonjë gjë që kishte mundur të shkaktonte këtë erë, anash rafteve, nëpër dysheme. Nuk gjeti asgjë, dhe përkundër masave që morri ai, era nuk hiqej. Kishte filluar ta kapte panik. Nëse do të vinte dikush ai nuk dinte as çfarë të thoshte. I mbylli dritaret dhe derën dhe u ngut të dilte. Kur e pyeti pronari i dyqanit fqinj, ai nëpërdhëmbi diçka se nuk ndihej mirë. Edhe kur u kthye në shtëpi e pyeti gruaja, por asaj nuk i dha as përgjigje. I dukej se po ta hapte gojën era do të përhapej edhe në shtëpi. Uji kishte ardhur. U la gjatë dhe doli me lëkurë të skuqur nga uji i nxehtë. Neverinë e ndiente ende, por ndihej pak më mirë se më parë. U shtri dhe dikur e kishte zënë gjumi.
U zgjua në darkë. Ndihej i uritur, nga kuzhina dëgjoheshin zhurma. Hyri dhe u ul. Ajo ia solli një pjatë me drekën e ngrohur. Mishi në pjatë filloi të lëvizte. Aq iu desh dhe filloi t’i nxirrte zorrët jashtë aty mbi pjatë, pa mundur as të mënjanohej paksa. Gruaja e shikoi e tmerruar. U nervozua dhe filloi ta shante. Ai vetëm u ngrit dhe shkoi prapë në tualet. Edhe aty vazhdoi të villte. Ajo hyri pas tij. Tashmë e shqetësuar e pyeti ç’kishte. Ai i tha të largohej. Ajo filloi të pastronte dhe kur u sigurua që kishte fshirë gjithçka, u largua pa thënë asgjë. Ai vazhdoi të rrinte. I erdhi prapë të villte. Gjumi e kishte zënë në dyshemenë e tualetit. Nuk shkoi më ta hapte dyqanin, pavarësisht se gruaja kishte qenë disa herë dhe e siguronte se asnjë erë nuk po vinte më. Pas tre muajsh vendosi ta nxirrte në shitje. U divorcua me gruan dhe me paratë që mori nga shitja e dyqanit, u nis për diku. Muajt e fundit rrinte vetëm dhe nuk flinte kurrë. Disa thonë se u çmend diku në vendet e perëndimit, disa të tjerë thonë se ka vdekur si i pastrehë./ KultPlus.com