Tirana do të jetë kryeqyteti i filmit në Ballkan. Në kryeqytet nga data 13-17 dhjetor do të vijnë producentët dhe regjisorët më të rëndësishëm në fushën e filmit nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në “Balkan Film Market”.
Jonid Jorgji, kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në bashkinë e Tiranës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, bëri të ditur se industria kreative dhe filmi në tërësi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm.
“Eventi gjigand në industrinë e kinemasë do të sjellë në Tiranë qindra producentë dhe kineastë, përfaqësues të platformave televizive nga më të njohurat në Europë. Do të vijnë në Tiranë për katër-pesë ditë. Do ketë panele diskutimesh, workshop-e, por edhe konkurse për idenë më të mirë “Pitching”, që do të sjellin bashkëprodhime të ndryshme ballkanike, shqiptare por edhe në Europë”, tha Jorgji.
Kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës solli dhe shembuj se si industria e kinemasë ka ndikuar drejtpërdrejt në turizëm.
“Industria e filmit dhe e gjithë industria audiovizuale jep një feedback të rëndësishëm në turizëm. Është një ambasador i mirë për turistët e ardhshëm që do të vijnë në vendin tonë. Kroacia është një shembull konkretë që edhe falë “Game of Throne” u kthye në një atraksion turistik nga më të rëndësishmit në rajon dhe Evropë. Këtë strategji po ndjekim dhe në Tiranë, duke krijuar këtë zyrë të filmit, duke sjellë sa më shumë produksione filmash”, tha ai.
“Falë incentivave të marra kanë ardhur shumë produksione filmash, ndërsa po punohet dhe ligji për sektorin audiovizual, ku ndihmon dhe incentivon të huajt dhe vendasit që duan të xhirojnë në vendin tonë filmat apo produktet e tyre audiovizuale. Para një viti në vendin tonë u xhirua dhe episodi i fundit i një Reality Show holandeze, dhe Tirana pas transmetimit të atij episodi pati bum turistësh nga Holanda”, theksoi Jorgji.
“Balkan Film Market” do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, do të punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen. Paralelisht, kineastë nga rajoni do të prezantojnë projektet e tyre para producentëve dhe distributorëve të ftuar në BFM, duke pasur mundësinë të sigurojnë mbështetjen që u nevojitet në fazën e para ose pas prodhimit.
Në rrethin e mbi 300 të ftuarve, të cilët kthejnë sytë nga projektet ballkanike, regjisorët e rajonit do të kenë mundësinë përgjatë pesë ditëve të promovohen, të zgjerojnë rrethin e njohjeve me emra të cilët kanë një historik të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë filmike botërore, ku disa prej tyre të nominuar me çmime OSCAR.
Përpos mundësisë për ekspertët e fushës, nëpërmjet marketit Tirana do të shndërrohet në një pikë strategjike takimi për prodhuesit e filmit, që do ta njohin më nga afër kryeqytetin, duke e parë edhe nga këndvështrimi i një lokacioni të mundshëm për xhirime.
Balkan Film Market realizohet në partneritet me bashkinë Tiranë, Ambasadën Franceze, Ambasadën Austriake, Institutin Italian të Kulturës, Filmmakers Europe, Qendrën e Artit AGIMI, nën organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative./atsh/KultPlus.com
Në shoqëritë me krizë identiteti, mediat që kanë humbur rolin emancipues, i faktorizojnë kriminelët me modelin e njeriut që nuk i frikësohet ligjit e që nuk i bindet policisë. Vetë gjyqtarët, në shumë raste, u janë frikësuar duke u dhënë dënime të buta me gjoba të lehta, pa i dënuar me asnjë ditë burgimi, që rrethanat rënduese i kanë kthyer në rrethana lehtësuese, në mënyrë paradoksale – një recidivist me dhjetëra dënime të plotfuqishme, e kanë dënuar si të ishte gjykuar për herë të parë. Dhe prokurorë të paaftë, që frikësohen, shantazhohen e korruptohen, për t’i liruar nga procesi ata që do të duhej të ndiqeshin penalisht. Deri tek ato rastet kur gjykatësit janë frikësuar të dënojnë apo të marrin në gjykim një kriminel të njohur pa u përfshirë edhe ndonjë gjykatës ndërkombëtar.
Janë paraqitur si njerëz të paprekshëm, që kanë rehatinë të ecin lirshëm në rrugë pas çdo vepre penale të cilat nuk i njohin dhe as i pranojnë si të tilla, duke menduar se vetëm vrasja është vepër kriminale dhe penale. Ekspozohen si personazhe me stile të ndryshme të jetesës luksoze e mafioze, që promovojnë jetën e natës, të rrethuar me sekserë problematikë, truproje e vetura luksoze, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke arsyetuar armëmbajtjen pa leje për vetëmbrojtje.
Një shoqëri që i admiron, respekton, privilegjon dhe lartëson kriminelët nga frika, që i gjunjëzohet njerëzve potencialë për vrasje, që e arsyeton vrasjen dhe i gëzohet dhunës, që ndihet inferiore përballë ”të fortëve”, që ia hapë derën njerëzve që shiten si gangsterë, në të vërtetë vrasës, sekserë, diletantë, narko-dillerë, hajdutë e trafikues, thelbësisht analfabetë, nuk mund të ketë kurrë paqe.
Elitat politike nganjëherë janë të lidhura kokë e këmbë me elitat kriminale të ”gangsterëve”. Madje jo rrallë herë i ndihmojnë njëra-tjetrës. Politikanë frikacakë që paguajnë grupe mafioze ”për t’ua ruajtur shpinën” dhe ”për t’ua trembur armiqtë”! Mafiozë që flirtojnë me politikanë, me forcat e pushtetit, për të fituar sa më shumë ”imunitet” para ligjit, sa më shumë ”gravitet” që të mos prekin në tokë, e ta ndajnë ”kulaçin” e krimit politiko-ekonomik bashkë.
Ajo shoqëri që i bën kriminelët të ndjehen si elitë me autoritet që mund të hyjë me duartrokitje në kafiteritë ekskluzive të kryeqytetit si të ishin çliruesit e tij, e që në fund nuk njohin as polici as rregull. Sillen si të ishin vetë shteti sepse nuk ka prokuror që guxon të ngritë aktakuzë për ta e as gjykatës që guxon t’i dënojë maksimalisht për t’iu dhënë një leksion të gjithë kriminelëve potencialë dhe mentalitetit kriminal se nëse zhvillohen, do të kenë një përfundim të keq sepse shtetin nuk mund ta sfidojë një grup prej disa kriminelëve sado të sofistikuar e me pushtet të forcës, kërcënimit, infiltrimit e parave të jenë.
Aty ku mungojnë elitat kulturore, shkencore dhe humane, fytyrat monstruoze me jaka të bardha lulëzojnë.
Kriminelët mund të marrin edhe përgjegjësi dhe pozicione institucionale, të fshihen nën petkun e humanistit, të shtiren si profesionistë që kanë aftësi këshilluese, por si sekserë të ndytë, si servilë imponues, si tipa narcizistë, duan të krijojnë opinionin se janë të rëndësishëm në shoqëri, se kanë lidhje të forta në krahun politik të oligarkëve, shprehur përmes ekspozimeve me figura publike, që një ditë, me monstruozitet potencial, të shpifin një heroizëm, e të përfundojnë heronjë të rrejshëm që lënë plagë të rënda në historinë e tragjedive.
Një ditë, fantazitë e tyre të çmendura, do të dalin në shesh.
Disa qytete apo zona urbane i kanë disa profile kriminale të identifikuara me nofka, që nganjëherë mund të jenë edhe narko-dillerë e recidivistë të rryer, që paraqesin rrezikshmëri të lartë.
E kaluara e errët e tyre kriminale përfshin rrahje, kërcënime, kanosje, vjedhje, shmangie tatimore – evazion fiskal, armëmbajtje pa leje, dëmtim të pasurisë, fshehje të provave, përsëritje të veprave, haraç dhe fajde. Në njërën anë shfaqin arrogancën e tyre injorante dhe idiote prej gangsteri, hiqen si njerëz të rëndësishëm, krekosen se kush u jep më shumë para këngëtareve e valltareve të natës në striptiz-kulturë, kush po paguan dhe po dehet më shumë me pije abuzuese alkoolike, kurse në anën tjetër kamuflohen në portretin e një artisti, të një qytetari aktiv, të një biznesmeni apo ironikisht edhe të një humanisti, sepse ndonjë familjeje rastësisht u japin ndonjë ndihmë financiare, komunitetit mysliman ndonjëherë i shtrojnë iftar, ndonjëherë në intervista e përmendin Zotin dhe kështu mundohen ta shpërlajnë veten.
Mbi të njëjtët rëndojnë me dhjetëra vepra penale dhe krejt këto promovohen gjatë një interviste mediale nga llumi i gazetarëve dhe i moderatorëve. Po kjo media ata i paraqet si njerëz model, të suksesshëm, figura me peshë publike, duke krijuar stereotipin e një ”krimineli ideal”, për njerëzit e ndershëm e të devotshëm s’ka asnjë lajm, asnjë admirim, asnjë opinion, përveçse si tepricë e shoqërisë, që shikohen me syrin injorues.
Derisa televizionet kanë ftuar e promovuar në emisione gangsterë, vrasës, racistë, kriminelë lufte, recidivistë, dhunues grash, njerëz të korruptuar, njerëz të dyshuar për terrorizëm, për trafikim e për prostitucion, shërbëtorë të ish-regjimit, islamofobë që blasfemojnë, atëherë për cilën vlerë po flasim, për cilën liri dhe demokraci po flasim?
Më e keqja këtu është admirimi i kriminelëve për gjuhën e dhunës, të forcës, të kërcënimit, të linçimit, të cilën ata e bëjnë ndaj rivalëve e armiqve të tyre, gjuhë kjo që imitohet në sub-kultura të ndryshme adoleshentësh. Sepse televizioni ende përjetohet si një lloj autoriteti moral që përfaqëson të vërtetën morale.
Në një shoqëri tolerante ndaj krimit, monstrumët kanë shumë fat, sepse mbijetojnë gjatë me karrierën e tyre dhe procedurat penale policore, prokuroriale e gjyqësore i kryejnë si të ishin ceremoni.
Në një shoqëri që nuk bën kompromise me ligjin, këta do të ishin duke vuajtur dënimin ose shoqëria dhe media do t’i injoronte duke i bërë të jetonin të getoizuar, në rast se vetë shteti nuk do të arrinte t’i korrektonte dhe t’i disiplinonte pas shumë dënimeve, protokolleve e procedurave. Sepse një qasje e gabuar stigmatizuese, kur kriminelët pas vuajtjes së dënimit nuk risocializohen, krijon kushte për përsëritje të krimeve dhe riprodhim të mllefit social.
Kriminelët nuk mund të jenë të famshëm në shoqëritë e qytetëruara dhe të zhvilluara, ose të paktën nuk mund të shndërrohen në fenomene sensacionale që triumfojnë mbi ligjin dhe institucionet.
Por ka një rregull që na tregon për fatin që i pret kriminelët: Zoti i lufton kriminelët me kriminelë tjerë. Ata vrasin njëri-tjetrin. Pra, njohim shumë raste kur kriminelët janë eliminuar nga kriminelë tjerë me të cilët kanë qenë në konflikt.
Snobizmi i shoqërisë arrin kulmin kur këto profile marrin miliona ndjekës. Në tregun medial të idiotëve, këta persona të guximshëm, që vazhdimisht kanë konflikte me institucionet dhe me ligjin, që krenohen me ekstravagancë dhe me dhunë, me brutalitet dhe me kërcënim, janë më të famshmit dhe sensacion i internetit.
Por nëse u afrohemi të famshmëve dhe ua shohim biografinë e tyre të vërtetë të skandaleve, të krizave dhe të veprave të tyre sekrete, do të shihni nga sa të pavlerë janë pushtuar televizionet tona; sa barbarisht përdhunues të vlerave estetike, qytetare e kulturore që janë; çfarë perversiteti mediatik e çfarë programe të pista; çfarë shfaqje artificiale e mashtruese – pseudo-artistike; i ofrohen shoqërisë për konsum kulturor, që kalbëzojnë Mijëvjeçarin e Tretë që po e jetojmë.
(Shkëputur nga libri ”Pasionet e idiotëve” i autorit Labinot Kunushevci)/KultPlus.com
Një dokumentar rreth Dardanëve dhe mbretërisë së Dardanisë është realizuar së fundmi nga gazetari i njohur Marin Mema, në kuadër të serisë “ Gjurmë Shqiptare”, shkruan KultPlus.
Ky dokumentar mbështetet edhe në deklaratat e akademik Neritan Cekës, arkeologut Luan Përzhita dhe historianit Jusuf Buxhovi.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke e cilësuar si një ideal të përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt që çdo individ të gëzojë të drejtat dhe liritë themelore në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.
Ai, në një postim në rrjetin social, Facebook, thotë se ky dokument themelor ka shënjuar historinë e të drejtave të njeriut.
Presidenti Begaj përmend edhe rastësinë e bukur që në këtë 75-vjetor Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB.
“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit. Deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore. Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”, ka shkruar Begaj.
Debati për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit, konkretizohet me një kërkesë të shoqatës “Vatra” drejtuar Parlamentit Shqiptar, ku kërkohet kthimi i trupit në mëmëdhe. Por, parë precedentët me Faik Konicën dhe Mithat Frashërin ku varret u janë dhunuar ka dhe nga ata që mendojnë se është shpejt.
58 vjet pasi mbylli sytë në Florida, shqiptarët që duan të vendosin një tufë lule në banesën e fundit ku prehet imzot Fan Noli, u duhet të shkojnë në varrezat e Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Por, Noli, si personalitet shumëdimensional, i përket gjithë shqiptarëve, ndaj, sipas Degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Queens në Neë York, me president Skënder Murtezanin, ai duhet të jetë pranë tyre, edhe si figurë frymëzuese. Debatin për riatdhesimin e eshtrave të tij kësaj here “Vatra”, në 10-vjetorin e krijimit të saj , e konkretizon me këtë kërkesë drejtuar Parlamentit Shqiptar këtë 7 dhjetor.
“E nderuar kryetare e Kuvendit znj. Lindita Nikolla, vatranët e degës së Queens-it, mbas të gjitha bisedave, sondazheve, mbledhjeve që kemi patur nëpër forume, këto dhjetë vitet e fundit, na rezulton se ka ardhur koha që Theofan Stilian Noli të prehet përfundimisht në tokën mëmë”, shkruhet në kërkesë.
Riatdhesimi i eshtrave të Nolit, sipas “Vatrës” do të ndikonte edhe për të rregulluar disbalancën në komunitetet fetare.
“Ne kujtojmë Fan Nolin si një arkitekt të madh të përpunimit të fjalës shqipe dhe inkubator i zhvillimit të mendimit dhe shkrimit publicistik. Noli ishte shkrimtar, historian, diplomat, poitikan, orator Arqipeshkop, “Metropolit i Kishës së Durrësit”, krijues i Kishës Autoqefale Shqiptare në atdhe dhe Amerikë. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë, ishte kryediplomati që përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Fan Noli duhet të jetë në Shqipëri. Atëherë ç’e pengon Nolin të prehet në mëmëdhe?! Për ne vatrarët Noli është si gur që peshon rëndë në vendin e tiuj. Imzot Noli peshon në kulturën e kombit dhe atdheut të tij”, thuhet më tej.
“Vatra”, cek më tej kontributin e Nolit në shtetformimin shqiptar, por edhe përkrahjen ndaj Kosovës, duke theksuar, se riatdhesimi do të ishte dëshira e tij.
“E tërë kjo veprimtari kolosale , atdhetare e Fan Nolit na reflekton si një respekt i munguar që shteti duhet t’i bëjë atij kolosi. Nga respekti për Konicën, At Noli bëri ç’mos të riatdhesohet Faik Bej Konica. Pse mos ta dëshironte të njëjtën për vete?! Po fundja-fundit, a ka nevojë për një testament një atdhetar gjigand si At Fan Noli”?”, shkruhet në kërkesë.
Mirëpo përkundrejt drejtuesve të kësaj dege, ka edhe anëtarë të “Vatrës”, siç është Valentin Lumaj, që ndonëse nuk janë kundër kthimit të eshtrave të Nolit në Shqipëri, mendojnë se vendimi, nëse shteti shqiptar nuk jep garanci të plotë që të mos cënohet figura e tij, mund të jetë i nxituar. Si precedentë përmend dhunimin e varreve të Faik Konicës dhe Mithat Frashërit.
“Unë nuk e shikoj shumë të arsyeshme për momentin për të riatdhesuar eshtrat e Fan Nolit, kjo duke parë eksperiencën me Faik Konicën dhe Mithat Frashërin që të dyve iu dhunuan varret në Shqipëri. Në këtë kohë të paqartë politike të ngarkuar me ngarkesa të forta politike të së kaluarës por edhe të reja. Dhe ndoshta njerëzit e shikojnë edhe negativisht dhe jo me pëlqim. Shumica mund ta pëlqejnë por është një pjesë që është pak ekstravagante . Unë personalisht ngaqë e adhuroj Nolin Konicën Mithat Frashërin këto emblema të Vatrës nuk kisha pasur qejf që të cenohej sadopak figura e tyre sepse janë të shenjtë për kombin. Nga ana tjetër po ta shohim kishën Autoqefale të Nolit, në Boston këto janë dy trashëgimi të Nolit, dhe sikur Noli të largohet prej këtu sikur Vatra dhe Kisha ngelen pa rrënjë”, thotë Lumaj.
Lumaj thotë se kthimi i eshtrave të Nolit, duhet bërë në kushte më të qeta politike dhe etnike.
“Këto janë të pakëndshme se është një bumerang që kemi ne atje me figurat tona që i kemi dhe nuk i vlerësojmë por nuk jam kundra, edhe sikur të jetë një qasje e Parlamentit që ta mbrojmë,. Por ende është e ngarkuar edhe me kishën greke, sepse ende e lufton, ka tendenca është koha e regjistrimit të popullsisë, ka ngarkesa politike dhe etnike”, vijon ai.
Ndërsa vatranët drejtues të degës së Quuens-it theksojnë se ‘Trupi i Nolit, askund veç tokës amtare nuk do të gjente qetësinë dhe prehjen e përhershme’.
Gadishulli Ballkanik, i njohur zakonisht si Ballkani, është një nga destinacionet turistike më të njohura në Poloni, shkruan në një artikull revista polake “Business Insider”.
Kjo për shkak të bregdetit të larmishëm, plazheve të bukura, motit me diell, arkitekturës antike, monumenteve të shumta, kuzhinës së shijshme dhe çmimeve që nuk janë aq të larta sa në vendet e tjera.
Gadishulli përfshin, ndër të tjera Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pse ia vlen të kaloni pushimet në Shqipëri?
Së pari, moti është shumë i mirë pothuajse gjatë gjithë vitit, sigurisht që ka temperatura dhe reshje më të ulëta, por nga pranvera në vjeshtë mund të pritet një mot që do të mundësonte një pushim perfekt.
Së dyti, ka një pasuri monumentesh, qytetesh dhe qytezash të lashta nën patronazhin e UNESCO-s dhe atraksione natyrore të lënë pa frymë, si ujëvarat, parqet kombëtare, malet e larta, brigjet e ndryshme dhe plazhet e bukura.
Së treti, ka njerëz të këndshëm dhe miqësorë, kuzhinë të shijshme dhe çmime relativisht të ulëta.
Gjatë këtij udhëtimi, vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë për vendasit, historinë, bukuritë natyrore dhe zbulojnë qytetet bregdetare.
Një aventurë e bukur ju pret në këtë vend të largët të Gadishullit Ballkanik.
Nga bregu i pacenuar i Adriatikut dhe pamjet mbresëlënëse malore deri te kryeqyteti i gjallë dhe plot ngjyra, Tirana me minaret elegante, muralet dhe kafenetë në ambjent të hapur.
Në qytetet kala të vjetra dhe të restauruara bukur si Berati, Gjirokastra dhe Kruja, do të mësoni më shumë për kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
Saranda dhe Vlora tundojnë me shëtitoret dhe restorantet e peshkut buzë plazhit, dhe Apolonia me rrënojat romake që edhe italianët mund t’i kenë zili.
Gjithashtu ju mund të vizitoni Shkodrën dhe të bëni një lundrim me varkë në liqenin më të madh në Ballkan./atsh/KultPlus.com
Robert Shvarc (Sarajevë, 10 dhjetor 1932 – Tiranë, 25 prill 2003) ka qenë përkthyes shqiptar me prejardhje hebree, që u shqua me përkthime e letërsisë nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Njihet për punën e bërë me shqipërimin e letërsisë gjermane dhe “Eksodin” e Leon Uris.
Ishte i biri i Julius Shvarc dhe Saveta Çipit. I ati ishte po ashtu i lerë në Sarajevë me profesion teknik elektrik, i gjyshi Siegfried ishte nga Vjena, ndërsa e ëma vinte prej një familjeje elbasanllie me profesion rrobaqepëse. Familja e tyre u zhvendosën në Shqipëri më 1925 duke u vendosur fillimisht në Shkodër.
Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Ndërroi jetë më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre.
Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli Mjeshtër i Madh. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.
Emri i Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin “Kryqi i meritave gjermane”. Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit.
Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes. Pas titullit që mori nga presidenti Alfred Moisiu dhe titujve të lartpërmendur, qëndrojnë një varg i gjatë librash të përkthyer nga gjuha gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit të tyre, Robert Shvarc.
Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden: Tre shokë, Harku i Triumfit, Asgjë e re nga fronti i Perëndimit, Shkëndija e jetës apo Obelisku i zi nga Erih Maria Remark; Çifutja e Toledos, Françesko Goja nga Lion Fojtvanger; dhe drama të Bertolt Brehtit, Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj, Kënga e një nëne gjermane, Ditët e Komunës, Arturo Ui, Pushkët e nënës Karrar, Opera për tre grosh, Baali; nga Heinrich Heine: Gjermania, përrallë dimri; nga Gëte dhe Shileri: Poezi dhe balada. Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Gaqo Bushaka, Xhevahir Spahiu, Hatibi, Ahmeti, Beqiri, Qosja etj./KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon edhe sot vizitën e tij dyditore në Gjermani, ku të shtunën është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku ka marrë pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate. Kurti do të vijojë sot takimet me mërgatën tonë në Gjermani.
Kryeministri Kurti, në margjina të Kongresit të SPD-së, pati takime edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi, si dhe me kryetarin e SPD-së, njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.
Bëhet e ditur se me sekretaren Lasi, u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.
Kryeministri Kurti, dje në takim me kryetarin e SPD-së Klingbeil, ka thënë se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian, e Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim. Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke, thuhet tutje në njoftim.
Të shtunën kryeministri Kurti kishte takime edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai tha se me kancelarin e bëjnë bashkë marrëdhëniet e forta bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, angazhimi i përbashkët në Procesin e Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjet tona socialdemokrate./rtk/KultPlus.com
Festa për poetët shqiptarë erdhi. Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa” po bën përgatitjet e përfundimtre për të sjell mbrëmjen finale ku edhe do të shpërblehen fituesit e këtij edicioni.
Sonte, hijeshia e fjalës dhe ngrohtësia e poezisë do të bashkohen në një valë emocionesh në KultPlus Caffe Gallery.
Kuruar me kujdes dhe pasion nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”, në këtë mbrëmje finale, drita e fjalës do të ndezët në orën 19:00, kur poetët do të nderohen me çmime të veçanta për poezitë e tyre.
Edhe këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme.
Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka njoftuar se mbrëmja finale e konkursit “KultStrofa” do të mbahet sonte, më datë 10 dhjetor, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Juria profesionale e këtij edicioni e përbërë nga Agim Vinca, kryetar jurie, Beti Njuma dhe Shpat Deda do të jenë prezentë në mbrëmjen finale dhe do t’i ndajnë çmimet për fituesit. Juria tashmë ka përzgjedhur dhjetë poezi- finalistë dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Të gjithë ju konkurrentë dhe dashamirë të artit të fjalës, jeni të ftuar në këtë mbrëmje finale ku do të ndajmë momente të mrekullueshme bashkë dhe do të përqafojmë poezitë e këtij edicioni të konkursit “KultStrofa”.
Historia e këtij konkursi ka ngjyra të veçanta, me emra të njohur si fitues ndër vite: Ragip Sylaj, Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi dhe Zhaneta Barxhaj, të cilët kanë shtuar një kapitull të ri në pasurinë e poezisë shqiptare.
Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Frutomania, Ujë Rugove dhe Veraria Labi . / KultPlus.com
Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” do të ketë Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit, projekt që do të zbatohet nga studioja projektuese daneze “CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale projektin fitues të Konkursit Ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që u shpall katër ditë më parë Tiranë.
Juria e përbërë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shefi ekzekutiv i Patagonia Ryan Gellert dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të mjedisit, arkitektonikës e planifikimit të territorit vlerësoi projektin e kësaj studioje si më kreativi dhe inovativi në përputhje me kriteret e shpallura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për këtë konkurs.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij tha se “jam i bindur se ky projekt, i cili do të materializohet menjëherë pas shpalljes së fituesit, do të jetë projekti që do të hapë edhe atë shteg të perpsektivës së të ardhmes dhe për njerëzit e mbi të gjitha për vajzat dhe djemtë që rriten në mes të kësaj mrekullie të natyrës, që të gjejnë të gjitha arsyet ta ndërtojnë jetën aty, duke pasur mundësinë të jetojnë po aq mirë sa vetë Vjosa, të mbrojtur, të mbështetur edhe të financuar nga aktiviteti i tyre ekonomik dhe social”.
Projekti i dizajnit të grupit “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO” fituese u vlerësua si më afër zgjidhjeve arkitektonike në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin si dhe për nxjerrjen në pah të vlerave natyrore, kulturore, trashëgiminë e historinë e zonës.
Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall në mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”./atsh/KultPlus.com
Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.
Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.
Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./rtk/KultPlus.com
Mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit nëntor.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se fakti që vendi u vizitua nga 547 mijë turistë të huaj në nëntor tregon se Shqipëria po shihet si superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.
“Shifrat e nëntorit na çojnë në rekorde dhe pritshmëri të reja të mikpritje me 9.538 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, u shpreh Kumbaro.
“Ne kemi një limit, një limit shumë shkurajues dhe poshtërues: vdekjen.”
“Tani kam arritur në përfundimin se e gjithë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që bëhet e tmerrshme prej përpjekjes sonë të çmendur, për ta interpretuar sikur të ketë një të vërtetë që fshihet nën të.”
“Ti vdes, por pjesa më e madhe e atyre që ke akumuluar nuk humbet. Ti lë prapa një mesazh në shishe.”
“Të lexosh një libër të shtypur është një përvojë krejt tjetër: mund ta bësh në anije, në degë të një peme, në shtrat, edhe kur nuk ka fare drita.”
“Funksioni i kujtesës është që të ruajë, por edhe të hedhë tutje. Nëse do të mbanit mend gjithçka, nga e gjithë jeta juaj, do të ishit të sëmurë.”
“Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, nuk është se ata tashmë nuk besojnë në asgjë: tani ata besojnë në gjithçka.”
“Njerëzit janë të lodhur nga gjërat e thjeshta. Ata duan të sfidohen.”
“Problemi me internetin është se ai të jep gjithçka, materiale të besueshëm dhe materiale të çmendur. Kështu që, problemi është, si të bësh dallimin?”
“Shteteve të Bashkuara iu desh një luftë civile, për t’u bashkuar ashtu si duhej.”
“Hero i vërtetë është gjithmonë gabimisht hero; ai ëndërron që të jetë burracaku i ndershëm, ashtu si gjithë të tjerët”
“Interneti është si një bibliotekë pa filtrim. E mira e bibliotekave, ashtu sikurse dhe e enciklopedive, nuk është vetëm që ruajnë kujtesën, por edhe që hedhin tutje ato gjëra që një kulture nuk i duhen.
Nëse nuk do të hidhnim poshtë asgjë, do të ishim si “Funes el memorioso”, tek një tregim i Jose Luig Borges. Ky personazh kujtonte gjithçka: ishte një njeri me kujtesë totale, i paaftë të arsyetonte, sepse ishte i paaftë të filtronte.
Interneti është si Funesi: përmban gjithçka, të vërtetën dhe të gënjeshtërtën, gjë që është një risk i madh, mbi të gjitha për të rinjtë.”
“Kur dikujt i duhet të ndërhyjë për të mbrojtur lirinë e shtypit, atëherë ajo shoqëri është e sëmurë.”
“Më mirë realiteti, se sa një ëndërr: kur një gjë është reale, atëherë ajo është e vërtetë dhe për këtë nuk është faji yt.”
“Unë e kam humbur lirinë e të mos paturit një opinion.”
“Nëse njerëzit i blejnë kot librat e mi, unë këtë e konsideroj një taksë mbi idiotësinë.”
“Mendoj se një libër duhet gjykuar dhjetë vjet më vonë, pasi e ke lexuar dhe rilexuar.”
“Druajuni profetëve dhe atyre që janë të përgatitur të vdesin për të vërtetën, sepse si rregull ata bëjnë shumë të tjerë që të vdesin me ta, shpesh herë para tyre, ndonjëherë edhe në vend të tyre.”
“Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit.
Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë”
“E dashuroj aromën e bojës së librave në mëngjes”
“Mungesa është për dashurinë, ashtu si era është për zjarrin: shuan flakët e vogla, por ndez të mëdhatë”
“Monstrat ekzistojnë sepse janë pjesë e një plani hyjnor, dhe tiparet e tmerrshme të atyre monstrave, zbulojnë fuqinë e krijuesit”
“Nuk e kuptoj dot për se duhen 80 milionë njerëz online, kur, ajo që ata bëjnë në fund, është që t’u flasin fantazmave në periferi.”
“Den Braun është një personazh nga “Lavjerrësi i Fukoit”. Unë e kam krijuar. Ai ndan me personazhet e mi magjepsjen për botën e komploteve të Masonëve, Jezuitëve. Rolin e Kalorësve Tempullarë. Sekretin hermetik. Parimin që gjithçka është e ndërlidhur. Madje dyshoj që Den Braun të ekzistojë vërtetë.”
“Asgjë nuk i jep një njeriu të frikësuar më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri”
“Cfarë është dashuria? Nuk ka asgjë në botë, as njeri, as Djall, asgjë tjetër, që ta konsideroj aq të dyshimtë sa dashuria, sepse ajo penetron në shpirt më shumë se cdo gjë tjetër.
“Nuk ekziston asgjë që ta mbushë dhe lidh kaq shumë zemrën, sa dashuria. Kështu që, nëse nuk i keni ato armë që e nënshtrojnë atë, shpirti zhytet përmes dashurisë, në një humnerë të paanë”
“Unë besoj se, ajo që ne bëhemi, varet shumë nga ajo që etërit tanë na mësojnë, në momente të cuditshëm, atëherë kur nuk po përpiqen fare të na mësojnë dicka. Ne formohemi prej copëzave të vogla të urtësisë”. / KultPlus.com
SpaceX ka nisur me sukses të premten një grup prej 22 satelitësh Starlink për në hapësirë.
Raketa Falcon 9 u nis gjatë ditës së sotme nga Kalifornia, duke realizuar kështu misionin e 91-të orbital të kompanisë së pronarit Elon Musk.
Ndërkohë, sateliti përforcues i fazës së parë, i cili kreu fluturimin e 13-të, tashmë është kthyer në Tokë, raporton space.com.
Rreth një orë para nisjes, SpaceX ka njoftuar se “të gjitha sistemet po duken mirë” dhe se moti ishte 70 për qind i përshtatshëm për lansim.
Ky mision ka për synim të shtojë rreth dy duzina satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës, ku ata do të bashkohen me më shumë se 5000 satelitë të tjerë të Starlink.
Ndryshe, Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë në mbarë botën.
Kjo nisje vjen pak më shumë se 24 orë pasi SpaceX lëshoi 23 satelitë të tjerë Starlink nga Florida, SHBA. / KultPlus.com
Një piramidë e kontestuar së fundi, e cila daton prej 25,000 vjet më parë, mund të mos jetë ndërtuar nga njerëzit, ose nga njerëz me teknologji të panjohura më parë, thonë studiuesit për strukturën gjigante e misterioze në Indonezi.
Një studim i kryer në ‘piramidën’ e Gunung Padang thuhet se ka gjetur prova të aktivitetit njerëzor aty që daton prej mijëra vjetësh, madje më të vjetra sesa piramidat e njohura.
Autorët e studimit shkruanin: “Analizat radiokarbonike nga toka organike kanë zbuluar faza të shumta ndërtimi që datojnë mijëra vjet më parë, deri në epokën e paleolitit.
“Studimet tregojnë se Gunung Padang nuk është një kodër natyrale por një konstruksion në formë piramide”.
Ndërsa të tjerë arkeologë kanë reaguar ndaj deklaratës duke thënë se ‘piramida’ mund të mos jetë ndërtuar nga njerëz.
Askush nuk përmendi “alienë” por teoritë e ngritura thonin se struktura nuk ishte ndërtuar nga njerëzit pasi ‘nuk ishte ndërtuar nga askush’, shkruan rrjeti “Unilad”.
Por megjithë provat e zbuluara qe tregojnë ndryshe, ka mundësi serioze që “piramida” të jetë formuar në mënyrë natyrale.
Ky është shpjegimi që zyrtarët japin dhe për struktura të tjera të ngjashme nëpër botë, si për shembull, një mal në Antarktikë që citohet si provë e piramidave, pasi maja e saj del nga akulli dhe cepat i duken ende të mprehtë, megjithë mijëra vjet stuhi në Antarktikë.
Arkeologu Flint Dibble i Universitetit të Cardiff në Uells, tha për revistën Nature se struktura mund të jetë formuar vetë, megjithë provat që sugjerojnë të kundërtën.
Gjithsesi asnjë nga zbulimet nuk fliste për aftësitë e shkëlqyera të ndërtimit të atyre që e kanë ndërtuar ‘piramidën’.
Kjo nuk do të thotë se njerëzit e lashtë nuk ishin të aftë për gjëra të jashtëzakonshme, edhe pse në këtë rast thuhet se struktura është një vepër e natyrës dhe jo e njeriut./ KultPlus.com
Arkeologët që gërmonin në vendin e lashtë romak, Pompei, kanë zbuluar një furrë buke që u përdor edhe si një burg ku skllevërit dhe gomarët mbylleshin dhe shfrytëzoheshin për të bluar miellin, shkruan Reuters.
Furra është një hapësirë e ngushtë me vetëm dritare të vogla me grila hekuri për kalimin e dritës dhe gropa në dysheme për të drejtuar lëvizjen e kafshëve.
Furra e bukës ndodhet në Regio IX, insula 10, ku gërmimet janë duke u zhvilluar si pjesë e një projekti më të madh për të mbështetur dhe mirëmbajtur frontet që rrethojnë zonën ende të paeksploruar të qytetit antik romak që u varros nga shpërthimi i malit të afërt Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit. / KultPlus.com
Bota e humbi John Lennon që në 1980-ën, por muzika dhe poezia e tij jetojnë ende në zemrat tona. Fjalët e tij për dashurinë, jetën, dhe paqen që dekada më parë i la për ne, tingëllojnë ende kuptimplota dhe na nxisin drejt një versioni më të mirë të vetes dhe të së ardhmes tonë.
Ne duam t’u kujtojmë ndjekësve tanë për këtë muzikant gjenial dhe ëndërrimtar madhështor thëniet më të fuqishme të tij:
“Jetojmë në një botë ku duhet të strukemi që të bëjmë dashuri, ndërkohë që dhuna praktikohet ditën për diell.”
“Kur shkoja në shkollë, ata më pyesnin çfarë dëshiroja të bëhesh kur të rritesha. Unë shkrujta “i lumtur”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën, dhe unë u thashë se ju s’keni kuptuar jetën.”
“Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë.”
“Nuk ka rëndësi kë dashuroni, ku dashuroni, pse dashuroni, kur dhe si dashuri, rëndësi ka që dashuroni.”
“Nëse të gjithë do ta dëshironin paqen aq as dëshirojnë një set të ri televiziv, atëherë paqja do mbretëronte.”
“Të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve është e pamundur – nëse e bën, do përfundosh në një midis ku asnjërit s’i pëlqen. Duhet të marrësh vendimin për atë që mendon se është më e mira për ty, dhe bëjë atë.”
“Si zakonisht, qëndron një grua madhështore, prapa çdo idioti.”
“Vetëm duke provuar rrobat e të tjerëve e kuptojmë përmasën tonë.”
“Kur bën diçka fisnike dhe të bukur e askush nuk e vëren, mos u trishto. Për diellin, çdo mëngjes është i bukur, edhe pse audienca fle gjumë ende.”
“Gjithçka do të shkojë në vendin e vet në fund. Nëse gjërat nuk janë në vendin e tyre, atëherë s’ka ardhur fundi.”
“Një ëndërr që e ëndërron i vetëm, është vetëm një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërrojmë së bashku, është realitet.”
“Paqja nuk është diçka për të cilën ne lutemi dhe urojmë; është diçka që bëhet, diçka që je, dhe diçka që jepet.”/ KultPlus.com
Krishtlindja është një ndër festat më të festuara në botë. Kjo ditë e shënuar e cila simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri celebrohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës, duke u konsideruar prej tyre si festa më të rëndësishme të vitit.
Meqënse jemi në virgjilje të Krishtlindjes, ne po ju tregojmë disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
1. Alabama ishte shteti i parë amerikan që legalizoi festimin e Krishtlindjes. Shteti i fundit që e bëri Krishtlindjen një festë ligjore ishte Oklahoma në vitin 1907. Po ashtu, në SHBA Krishtlindja është festa më e festuar e vitit. 9 nga 10 persona e festojnë atë pavarësisht nëse janë apo jo besimtarë.
2. Vakti i festës së Krishtlindjes nuk shërbehet në Hungari derisa një yll i ndezur të shihet në qiell.
3. Shembulli i parë i dokumentuar i kallamave të karameleve për të festuar Krishtlindjet në Amerikë ndodhi në vitin 1847. August Imgard, një emigrant gjermano-suedez nga Wooster i Ohios i përdori ato për të dekoruar pemën e Krishtlindjes.
4. Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve, të cilat do të mund të zëvendësonin pemët origjinale për herë të parë në vitin 1991.
5. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
6. Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
7. Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës.
8. Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.
9. Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
10. Parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale në 1647. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell. / KultPlus.com
Protagonisti më influent dhe kontradiktor i politikës ndërkombëtare të shekullit të XX-të dhe një historian me famë. Henry Kissinger u përgjigjet pyetjeve të Niall Ferguson për llogari të National Geographic Channel. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Richard Nixon dhe më pas Sekretar Shteti përballë historianit dhe editorialistit, autor i “Empire” (lidhur me Perandorinë Britanike) dhe “Colossus” (lidhur me atë amerikane). Më poshtë po përcjellim disa pjesë:
Kissinger: Duhet të kuptosh se je në krye të një procesi historik me një rëndësi të paprecedent. […] Sigurisht që do të bëja të njëjtat zgjedhje, sado të dhimbshme të kenë qenë. […] Në këtë periudhë të jetës time nuk kam interest ë fitoj një sfidë popullariteti në Google. Duhet të reflektoj lidhur me çka kam bërë, të shkruaj dhe të jem fatalist lidhur me të.
Raporti me Richard Nixonin
K: Pas zgjedhjeve të vitit 1968, Nixon më ftoi pranë shtabit qendror të tij në Pierre Hotel të New York. / Më foli për situatën ndërkombëtare për rreth 2 orë – e dija se donte diçka nga unë, por nuk e kuptoja se çfarë. Një javë më pas John Mitchell, një nga njerëzit më të afërt me Nixon në atë periudhë, më telefonoi për të më kërkuar nëse e pranoja postin. Unë e pyeta: Cilin?
K: Gjithmonë kam menduar se për të shpjeguar personalitetin e Richard Nixon do të ishte e nevojshme aftësia e Shakespeare. Parasëgjithash qenë kaq shumë Nixon! Duhet të jetë ndjerë i refuzuar nga dikush në moshë të re. […] Nixon nuk kishte miq të ngushtë, aq unë nuk isha mik i ngushtë me të. / Nuk kishte jetë sociale. Nuk shikohej me askënd. […] Duhet kujtuar se nuk ishte i përgatitur të bënte politikanin. Urrente të njihte njerëz të rinj. Ndjehej gjithmonë i kërcënuar. […] Pas çdo diskutimi pretendonte që asistentët e tij t’i telefononin për t’i thënë se ishte i zoti, gjë që e bindte se nuk kishte qenë edhe aq keq. Influence ime varej nga raporti me Nixon. / I telefonoja 10 herë në ditë dhe e takoja çdo herë që mundesha. Kalonim shumë kohë duke diskutuar me zjarr. […]
K: Në janarin e 1969, Shtetet e Bashkuara qenë në një gjendje jashtëzakonisht të komplikuar. / Kishin kaluar 3 vjet nga fillimi i luftës në Vietnam. Atë vit, protesta ishte bërë luftarake dhe e dhunshme. / Në nivel ndërkombëtar, nuk kishim raporte me Kinën. / Raportet me Bashkimin Sovjetik qenë ngrirë / dhe rusët po ndërtonin një bazë nëndetësesh në Kubë. / Kështu që Presidenti nuk ishte paranojak kur fliste për një problem të markës komuniste në botë. […]
Vietnami
Ferguson: Lufta e Ftohtë menjanë, lufta në Vietnam nuk po ecte mirë. Gjatë presidencës së mëparshme, atë të Lyndon Johnson, kishin vdekur tashmë 30000 amerikanë në terren. Pse të mos ndërpritej lufta dhe të tërhiqeshin trupat?
K: Duhet kuptuar strategjia që ishte në themelin e presidencës Johnson. […] U përdorën 500000 ushtarë për një përkufizim të fitores. / Objektivi ishte t’u shkaktoheshin sa më shumë dëm që të ishte e mundur vietnamezëve të Veriut në mënyrë që të shtyheshin të negocionin. Fatkeqësisht, aftësia duruese e tyre qe shumë më e larta nga parashikimi. […]
K: Administrata Nixon filloi me 20 janar. 3 javë më pas vietnamezët filluan një ofensivë që vrau midis 400 dhe 500 amerikanëve në një javë. / Strategjia jonë parashikonte tërheqjen e trupave dhe, në të njëjtën kohë, mbrojtjen e aleatëve tanë në jug të Vietnamit. […] Vietnami i Veriut pretendonte tërheqjen e pakushtëzuar të trupave amerikane. / Praktikisht flitej për dorëzim / gjë që, natyrisht, nuk ishte e pranueshme. / Një konservator me një histori politike personale më shumë se 20 vjeçare nuk do ta inauguronte kurrë administratën e tij duke shpallur një dorëzim pa kushte. Ishte mundësia e vetme që kishim, por nuk ishte e konceptueshme. […]
K: Në gushtin e 1969 nisëm një seri takimesh sekrete në Paris me vietnamezoveriorët. / Kisha arritur në konkluzionin se lufta nuk mund të fitohej në terren, kështu që doja të negocioja. Kundërshtari im kryesor ishte Le Duc Tho. / Pavarësisht se më ka bërë të plakem parakohe, më duhet të them se ishte një njeri i spikatur. Vinte nga kryeqyteti i vendi të largët dhe nuk kishte përvojë në fushën ndërkombëtare. Kishte jetuar si revolucionar dhe tani gjendej përpara kundërshtimit të një superfuqie, e megjithatë nuk e humbi kurrë përmbajtjen. Ishte këmbëngulës dhe gjithmonë i sjellshëm. Ishte kokëfortë dhe i pagabueshëm. […] Detyra e tij nuk ishte të negocionte. Detyra e tij ishte që të thyente vullnetin tonë, duke shfrytëzuar përçarjet tona të brendshme. Në Amerikë akuzoheshim në mënyrë konstante se nuk e donim një marrëveshje.
Bombardimi i Kamboxhias
Ferguson: Pika themelore e këtij kundërshtimi të brendshëm qe bombardimi i Kamboxhias. Pse ishte – dhe është akoma sot – një aspekt kaq kontradiktor?
K: I ashtuquajturi bombardim “sekret” i Kamboxhias është një prej episodeve qëllimisht të anashkaluar të kësaj periudhe. Le të sqarojmë më parë se çfarë ndodhi. […] Me 20 janar, pas 3 javësh nga fillimi i mandatit, teksa stafi i Shtëpisë së Bardhë duhej të gjente se ku ishin banjot, Vietnami i Veriut ndërmorri një sulm ku u vranë 400 amerikanë brenda një jave. Pjesa më e madhe e këtyre sulmeve vinin nga baza që vietkongët kishin ngritur në territorin kamboxhian. I mbushur me dyshime, Nixon autorizoi sulmin. / Vendosi të minimizonte rrezikun e demonstrimeve të mëdha masive duke e shmangur njoftimin e sulmit. […] Mendoja se ishte ide e mirë të sulmoheshin këto baza.
Ferguson: E çfarë mund të më thoni për akuzën se qindra mijëra civilë të pambrojtur do të mbeteshin të vrarë?
K: Ky është budallallëk. Po flas për të ashtuquajturin bombardim sekret. / Është e natyrshme që ka pasur viktima midis civilëve, duke qenë se bëhej fjalë për një operacion ushtarak, / por po flas ekskluzivisht për bombardimin sekret.
Exit strategy
Ferguson: Gjendeshit kështu në mes të Luftës së Ftohtë, të kërcënuar nga një sulm bërthamor, dhe duhej të mbyllnit një luftë në Juglindjen aziatike që po përçante vendin. Si mendonit ta bënit?
K: Presidenti Nixon dhe unë kishim në mendje një strategji paqeje qysh nga fillimi. / Kishim kuptuar se Bashkimi Sovjetik dhe Kina qenë armiq dhe jo aleatë. Veç të tjerash, besonim se shpërndarja e botës ishte e panatyrshme. / Kina ishte jashtë sistemit ndërkombëtar, / kështu që strategjia ishte të përfshihej, në mënyrë që Bashkimi Sovjetik do të kishte tjetër se çfarë të mendonte. / Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishte se, duke favoprizuar marrëdhëniet me Kinën, do të mund të na ndihmonin që të bindnin vietkongët që të na bënin lëshime. […] Nixon pati kurajën që t’i hapej Kinës i mbështetur nga një këshilltar i vetëm, pa konsultuar vendet e tjera. Mendonte se sikur gjëja të ishte bërë publike përpara se ta shpallte, nuk do të përfundonte kurrë me sukses.
Ballë për ballë me Mao Ce Dunin
K: Çdo takim kishte një skemë të tijin dhe skema ishte që kinezët nuk do të na e thonin kurrë përpara kohe se kur do ta takonim Maon. Të shoqëronin në rezidencën e Maos, e cila ndodhej në Qytetin e Ndaluar dhe ishte si çdo shtëpi tjetër, shumë e thjeshtë, pa roje. / Kalohej një korridor me një tavolinë pingpongu për të arritur në studion e tij, e cila gjatë vizitës time të parë përfshinte edhe një krevat, që më pas u zhduk. Kishte libra nëpër gjithë dyshemenë. Mao ishte i ulur në një gjysmërrethi me karrige. […] Gjatë jetës time kam takuar pak njerëz që e dominonin dhomën si ai, si ata aktorë që dalin në skenë dhe e pushtojnë publikun brenda një sekonde. Mao ishte nga ata njerëz. […] Kishte një ndjenjë sardonike humorizmi dhe ishte gjithmonë paksa kërcënues, pak fare, aq sa duhej. Më tha: “E shikoni profesor, është e lehtë të bashkëbisedosh me mua. Çdo lëshim që bëj zgjat 100 vjet”. Por në të vërtetë nënkuptonte: “Ki kujdes: nëse më sulmon, nuk do t’ia kalosh lehtë”.
Origjina gjermane
K: Isha 9 vjeç kur nazistët erdhën në pushtet. / Mu ndalua të frekuentoja shkolla gjermane. / Gjermanët me të cilët prindërit e mi kishin raporte i ndërprenë menjëherë ato. / Për prindërit e mi qe një ndryshim tronditës jetese. / Ata nuk qenë intelektualë. Im atë ishte mësues, jo njeri praktik. Ferri nazist e paralizonte. Ime më ishte më e thjeshtë dhe shumë praktike. Për të mirën e fëmijëve, vendosi ta lërë Gjermaninë dhe im atë nuk e kundërshtoi. Unë vuajta për humbjen e shokëve të mi dhe të jetës time. Qe një kthesë e madhe në jetëm time, e cila pati një influencë të thellë mbi mua. Të gjitha siguritë e mia u zhdukën. […] 3 vite më vonë, erdha s refugjat. Amerika dhe Gjermania qenë në luftë. U mobilizova në ushtrinë amerikane. Kur u ktheva në Gjermani, eksperimentova personalisht holokaustin, nga këndvështrimi i anëtari të ushtrisë pushtuese. Arrita në vend i pari. / Respektivisht drejtimit nga vinim, kampi hebre ishte në të djathtë. Mbanin uniforma me vija. […] Kampi i përqëndrimit Ahlem ka qenë… hëm, nuk kisha parë kurrë kamp përqëndrimi, nuk kisha parë kurrë të burgosur si ata. […] Hebrenjtë qenë në një gjendje çnjerëzore. / Qenë shumë të dobët. Jetonin në Baraka druri, 3 ose 4 për shtrat. Përreth kishte shumë kufoma. Instiktivisht, menduam që t’u jepnim të hanin, duke u dhënë atyre racionet tona, duke vrarë kështu disa prej tyre, pasi nuk qenë në gjendje të përtypnin ushqime të ngurta. / Ishte një botë me mospërputhje idioteske. […] Shumë prej familjarëve të mi dhe rreth 70% e shokëve të mi të klasës kanë vdekur në kampet e përqëndrimit. Është një gjë që nuk mund ta harroj. […] Ishte detyra ime të pengoja që gjëra të ngjashme të ndodhnin sërish.
Grushti i shtetit në Kili
K: Në shtator të 1970, marksisti Salvador Allende ishte në fushatë elektorale për presidencën e Kilit. / Siç u demonstrua më pas nga disa dokumenta, ekzistonte frika se mos Allende ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik dhe me Kubën. I frikësoheshim vendosjes së një qeverie komuniste në Santiago. Besoj se edhe një student e kuptonte se Allende ishte në të majtë të partisë komuniste. […] Qenë këto bazat e problemit kilian. Por nuk i shkova më thellë çështjes kiliane. […] Papritmas, na lajmëruan se Allende kishte fituar zgjedhjet. / Kështu, në mes të një krize, Presidenti i dha urdhëra drejtpërsëdrejti inteligjencës. / Në thelb, Nixon dha urdhëra që të merreshin masa. […] Papritmas, na lajmëruan se Allende kishte fituar zgjedhjet. / Nixon ishte absolutisht i indinjuar. Papritmas e informuan se në Santiago kishte një qeveri komuniste. […] Kështu, Shtetet e Bashkuara nuk bënë asgjë për ta kundërshtuar. Gjëja e vetme që bënë që furnizimi me fonde partitë dhe gazetat që Allende kishte ndaluar.
Ferguson: Kur ushtarakët kilianë e përmbysën Allende në 1973, qeveria e Shteteve të Bashkuara, vetë ju, qetë përfshirë?
K: Nuk kishim të bënim aspak me çfarë ndodhur dhe çdo hetim e konfirmon. […]
Ferguson: Imagjinoj që ju dhe Presidenti Nixon e keni pritur me kënaqësi lajmin e grushtit të shtetit.
K: Nartyrisht.
Ferguson: Nuk duhet t’ju ketë ardhur keq… As Presidentit Nixon.
K: Jo. Asnjërit nga ne nuk i erdhi keq.
Lufta e Ftohtë
K: E gjitha kjo ndodhte ndërkohë që rajone të ndryshme të botës qenë në erupsion, pasi Bashkimi Sovjetik, me ideologjinë e tij, por fitonte terren. Problemi themelor ishte të menaxhohej agresioni sovjetik, duke reduktuar në të njëjtën kohë kërcënimi i një asgjësimi bërthamor. Dialogu me udhëheqësit sovjetikë ishte me rëndësi jetike. Ata qenë një produkt i spastrimeve dhe qenë ngjitur në gradë ndërkohë që Stalini shfaroste baballarët e tyre. qenë rritur në një regjim terrori. / Në një farë kuptimi, qenë vullkanë të shuar. / Ajo që i bënte në një farë mënyrë të cënueshëm ishte dëshira që të njiheshin sit ë barabartë, në gjendje të jetonin në bazë të standardeve ekonomike perëndimore. […] Brezhnjevi na ftoi në Sovietpol, një rezervat gjuetie ku kishte një shtëpi deridiku të sofistikuar. / Më pyeti sesa do të kushtonte kjo shtëpi në Shtetet e Bashkuara. / Ju përgjigja “400000 dollarë’, që më dukeshin shumë. E pashë të shokuar. Një nga të mitë më sugjeroi t’i thoja se i gjithë rezervati do të kushtonte disa milionë. Pas këtyre fjalëve, Brezhnjevit i ndriti fytyra. […] Ai ishte në krye të ndërmarrjeje të madhe të cilës po i humbiste kontrollin. E dinte se gjërat nuk po funksiononin. Donte paqen me Shtetet e Bashkuara. Plani fillestar parashikonte një samit me rusët lidhur me kontrollin e armatimeve përpara se të kompletonim marrëdhëniet diplomatike të saponisura me Kinën, por rusët qenë të zotë dhe e mësuan se kisha qenë në Pekin. […] Tri javë pas vizitës time në Pekin, rusët pranuan që të bëhej samiti që uronim të bëhej. […] Qe kurorëzimi i 4 viteve punë. Do të konkludonim një marrëdhënie të bilancuar midis dy fuqishë bërthamore. Qe një prej momenteve më elektrizuese që mund të jetohen.
Fundi i Vietnamit dhe Watergate
K: Një përdorim masiv i forcave ajrore amerikane e dobësoi mbrojtjen e Vietnamit të Veriut. […] Në shtator, Le Duc Tho u tërhoq dhe në tetor jo dorëzua negociimit. U ktheva nga takimi me Le Duc Tho dhe i raportova Nixon. Besoj t’i kem thënë: “Ja dolëm. Kemi tre në tre; Rusi, Kinë dhe Vietnam”. […]
K: U mbërthyem në një diskutim lidhur me atë se çfarë do të ndodhte, çfarë do të mbetej dhe çfarë do të nënkuptonte. Përpara se të largohesha, më kërkoi që të luteshim bashkë. / Duke parë solemnitetin e rastit dhe fatin e pamëshirshëm, nuk pashë asgjë të çuditshme. Çfarë mund të bëhej tjetër? […] Ka qenë një ndër momentet më mallëngjyes të jetës time dhe është edhe për këtë që e respektoj Nixon. Nuk donte të linte dëshmi, por të mbyllte mbrëmjen që do të përfundonte një jetë kushtuar politikës. […] Rënia e Vietnamit të Jugut dhe evakuimi i Sajgonit qenë padyshim momenti më i trishtuar i karrierës time politike. […] Kishte një President të ri që duhej të ndeshej me një Kongres armiqësor. I shkurtoi ndihmat ekonomike dhe financiare për Vietnamin e Jugut me dy të tretat. Duke shfrytëzuar atmosferën demoralizuese, Vietnami i Veriut e drejtoi të gjithë ushtrinë për nga jugu. Ju deshën 3 muaj që të thyenin rezistencën e Vietnamit të Jugut. […] Jam shumë i bindur se Vietnami nuk duhej të binte. Është faji ynë.
Bilanci
[…] Mendoj se është legjitime të thuhet se unë e kam dhënë tashmë një pjesë të madhe të kontributit tim për botën. Vija nga një grup akademikësh dhe kam përfunduar në krah të një Presidenti që ka përqafuar politika pasojat e të cilave nuk qe në gjendje t’i përballonte. […] Gjatë gjithë jetës kam kërkuar që ta bëj botën më paqësore. Kam kërkuar që të parandaloj një luftë katastrofike dhe ta çoj Amerikën në një drejtim më të qëndrueshëm. / Është e vështirë të thuhet nëse e gjitha kjo do të më nihet ndonjëherë. Në të mirë dhe në të keq, vendimet kryesore pasqyronin bindjet e mia. Do ta ribëja gjithçka që kam bërë, edhe gjërat më të dhimbshme, si Vietnami. […] Nuk do t’u jap një përgjigje të duhur për atë që doni të dini, edhe pse e di se publiku do të mbetej më shumë i goditur nga një mea culpa e imja.
Me një pamje të re tashmë, HOLLYWOOD feston shekullin e parë të krijimit.
Në fakt, mbushen 100 vjet që kur shenja ikonë u shfaq për herë të parë e ndriçuar nga 3 700 llamba në kodrën Griffith Park me pamje nga qyteti i kinemasë.
Kjo fjalë, në funksion të përvjetorit, u pastrua dhe u restaurua.
Operacioni i kompanisë ”Sherwin-Williams” u ndoq minutë pas minutë për javë të tëra në faqen e internetit Hollywoodsign.org përmes një videokamere që ishte aktive 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.
”Shenja është krenaria e Los Anxhelesit dhe ne jemi të lumtur që fansat në mbarë botën do të mund të shohin pamjen e re për ditëlindjen e 100-të”, tha Jeff Zarrinnam, president i ”Hollywood Sign Trust”.
Germat kanë dominuar kodrën që nga fundi i vitit 1923, megjithëse fillimisht shkrimi lexonte Hollywoodland, në një referencë jo për industrinë e ëndrrave, por për atë që ishte atëherë motori ekonomik i Kalifornisë Jugore, ndërtimi i shtëpive të reja.
Në fakt, ishte Harry Chandler, një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme që zotëronte gjithashtu ”Los Angeles Times”, i cili i ngriti ato në pamje të qartë për të reklamuar tokën e ndërtimit që zotëronte poshtë.
Hera e fundit që germat u restauruan ishte 10 vjet para kontaktit përfundimtar, me rastin e 90-vjetorit të tyre.
Shkrimi, i cili kushtoi 21 000 dollarë, fillimisht ishte menduar të qëndronte në këmbë vetëm për 18 muaj, por jo.
Në vitin 1978 germat u çmontuan dhe u rindërtuan plotësisht.
Të vjetrat përfunduan në duart e Hugh Hefner, i cili atë vit i nxori në ankand për bamirësi për rreth 35 000 dollarë secila.
Kishin mbetur nëntë pasi Hollywoodland ishte shkurtuar në Hollywood, që në vitin 1949./ KultPlus.com
Aktori amerikan Ryan O’Neal, i njohur për rolet e tij në filmat e Stanley Kubrick “Love Story” dhe “Barry Lyndon”, vdiq të premten në moshën 82-vjeçare, njoftoi djali i tij.
“Kjo është gjëja më e vështirë që më është dashur të them ndonjëherë, por është ajo që është. Babai im ndërroi jetë i qetë sot”, shpjegoi Patrick O’Neal në Instagram.
Ryan O’Neal bëri emër në vitin 1970 me “Love Story”, një romancë ku ai luajti një student të drejtësisë në Harvard, i cili pasionohet pas një vajze të re, që detyrohet të punojë në bibliotekë për të paguar studimet.
Roli i dha atij një nominim për Oscar.
Më pas, ai u punësua veçanërisht nga Stanley Kubrick për “Barry Lyndon” të tij në 1975, një satirë sociale që eksploronte zakonet e shekullit XVIII.
Aktori ishte i njohur edhe për lidhjen e tij të trazuar me aktoren Farrah Fawcett (“Zonja qesharake”), e cila zgjati disa dekada.
Ajo vdiq nga kanceri në vitin 2009, në të njëjtën ditë me Michael Jackson.
Pas vdekjes së aktores, ai ishte në qendër të një mosmarrëveshjeje në lidhje me një portret të Farrah Fawcett të nënshkruar nga Andy Warhol, të pretenduar nga Universiteti i Teksasit.
Pas një beteje ligjore, një gjykatë në Kaliforni pranoi në 2013 se ai ishte pronari.
Aktori kishte pasur më parë përplasje të tjera me ligjin.
Në vitin 2009, ai u dënua me një program 18-mujor të trajtimit të drogës pasi policia e arrestoi atë dhe djalin e tij Redmond dhe gjeti metamfetaminën në shtëpinë e tyre në Malibu./ KultPlus.com
DRTK Shkodër kujtoi fotografin e mirënjohur Angjelin Nenshati, duke ndarë në rrjetet sociale foto të aparatit të tij fotografik AGFA, me të cilin Nenshati fiksoi ngjarje të rëndësishme të historisë së qytetit të Shkodrës e më gjerë.
Ai ushqeu pasionin e tij për fotografinë qëkur ishte 14 vjeç, periudhë që përkon dhe me angazhimin e tij në laboratorin-atelier të fotografit të njohur Rraboshta në Shkodër.
Në moshën 18-vjeçare, aparatin AGFA, Angjelinit ia pati blerë si dhuratë xhaxhai i tij me të cilin i lidhte ngushtësisht një pasion i përbashkët, “fotografia”. Sot ky objekt është pjesë e arkivit të familjes së fotografëve Nenshati.
Fotografi Angjelin Nënshati, lindi në Shkodër në vitin 1929. Studimet e para i kreu në Kolegjin Saverian e mbas mbylljes së tij, në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër. Formimi i tij zë fill në mënyrë autodidakte. Impakti me fotografinë erdhi nga rasti fatlum i të rënit në dorë që herët i një aparati fotografik, me të cilin bëri shkrepjet e para në kontekstin e një qyteti me traditë në këtë fushë. Me vendosjen e regjimit komunist, për t’iu shmangur disi persekutimit për prirjet e tij demokratike e fetare, nga viti 1948 kur vendoset në Pukë e deri në 1957, është arsimtar pranë shkollave të ndryshme, por kjo nuk e pengon të punojë edhe në fushën e fotografisë.
Që herët, edhe falë lidhjeve familjare, ai qëndron pranë fotografit të njohur në Shkodër, Pjetër Rraboshta, gjë që e plotësoi formimin e tij në drejtim të proceseve të laboratorit. Në vitin 1958 hyn në kooperativën shtetërore ku punon si fotograf. Në vitet ’70 i bashkohet Gegë Marubit në aktin e dhurimit të fondit fotografik personal. Ky fond i ruajtur në Fototekën Marubi dhe i pasuruar më tej prej tij, numëron mbi 228.000 imazhe të shkrepura në film rul 24x36mm.
Angjelin Nënshati ishte fotografi që ndiqte eventet social-kulturore të vendit, por edhe familjet qytetare në ritualet e ndryshme të jetës së tyre. Aktiviteti i tij u realizua më shumë jashtë studios se brenda saj.
Punoi në repartin e fotografëve deri sa arrin moshën e pensionit në vitin 1989. Realizoi fotografi të zhanreve të ndryshme, por është shumë afër atij të reportazhit. Krahas fondit të tij në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, famija zotëron një fond të pasur me fotografi, kryesisht me ngjyra.
Ai ishte autori që ndoqi nga afër ngjarjet më të rëndësishme të qytetit, lëvizjet e ndryshme demokratike të viteve ’90, momentet e kthesave të rëndësishme, rifillimin e kremtimeve fetare, rihapjen e kishave e xhamive. Më 1993 fotografoi vizitën e Papa Gjon Palit II dhe Nënë Terezës së Kalkutës në Shqipëri. Më 1996 bashkë me djemtë e tij hap studion fotografike “Nenshati”. Angjelin Nënshati u nda nga jeta në vitin 2008. / KultPlus.com
Një ekspozitë me dorëshkrimet e tij dhe 7 vëllime të reja u publikuan për herë të parë në 120-vjetorin e lindjes së At Donat Kurtit, një prej figurave me të shquara të kishës katolike dhe studimeve shqipe.
Në veprat e tij, Kurti, ka një pasuri të jashtëzakonshme kombëtare pasi ka dokumentuar të gjitha traditat, zakonet, doket, mitologjinë, lojërat dhe jetën shoqërore të malësive të veriut.
Për studiuesin, At Viktor Demaj, studimet folkloristike dhe etnografike të Donad Kurtit, nëse u kushtohet rëndësia e duhur, ato i shtojnë vlera turizmit në veri të Shqipërisë. Mbesa e klerikut, kujton momentin kur daja i saj u arrestua me akuzën për futjen e armeve në kishë.
Një pjesë të mirë të jetës së tij, prej vitit 1945 e deri sa vdiq në vitin 1983, At Donat Kurti, e kaloi me tortura në burg, por fatmirësisht vepra e tij është ruajtur./ KultPlus.com