“Gjysmë komandanti, humb ushtria”

Nga Fan S. Noli.

Gjysmë mjeku – vdes njerëzia!
Gjysmë avokati – mbushet qelia!
Gjysmë komandanti – humb ushtria!
Gjysmë arkitekti – shembet shtëpia!
Gjysmë ekonomisti – vjen varfëria!
Gjysmë kleriku – nuk kuptohet Perëndia!
Gjysmë historiani – përsëritet historia!
Gjysmë idealisti – nuk bëhet Shqipëria!/ KultPlus.com

Hymni i Flamurit

Fan S. Noli

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri./KultPlus.com

Filhamonia e Kosovës me ‘Rapsodi Shqiptare’ sjell për herë të parë një kompozim të Fan S. Nolit

Orkestra Filharmonike e Kosovës organizon koncert me ‘Rapsodi Shqiptare’ nga Fan S. Noli, duke shënuar kështu intepretimin e parë të një prej kompozimeve të Nolit, shkruan KultPlus.

Këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e “Koncert për Piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku.

Koncerti do të përmbyllet me Simfoninë e 3-të të Jean Sibelius-it, kjo pas interpretimit të Simfonisë së 1-rë dhe të 2-të vitin e shkuar.

Koncert i cili do të dirigjohet nga amerikani Gregory Charette, mbahet më 10 shkurt 2024, prej orës 20:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./ KultPlus.com

Syrgjyn-vdekur

Poezi nga Fan Noli
(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator./KultPlus.com

‘Vatra’ i kërkon Parlamentit riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit: Ç’e pengon të prehet në mëmëdhe! 

Debati për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit, konkretizohet me një kërkesë të shoqatës “Vatra” drejtuar Parlamentit Shqiptar, ku kërkohet kthimi i trupit në mëmëdhe. Por, parë precedentët me Faik Konicën dhe Mithat Frashërin ku varret u janë dhunuar ka dhe nga ata që mendojnë se është shpejt.

58 vjet pasi mbylli sytë në Florida, shqiptarët që duan të vendosin një tufë lule në banesën e fundit ku prehet imzot Fan Noli, u duhet të shkojnë në varrezat e Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Por, Noli, si personalitet shumëdimensional, i përket gjithë shqiptarëve, ndaj, sipas Degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Queens në Neë York, me president Skënder Murtezanin, ai duhet të jetë pranë tyre, edhe si figurë frymëzuese. Debatin për riatdhesimin e eshtrave të tij kësaj here “Vatra”, në  10-vjetorin e krijimit të saj , e konkretizon me këtë kërkesë drejtuar Parlamentit Shqiptar këtë 7 dhjetor.

“E nderuar kryetare e Kuvendit znj. Lindita Nikolla, vatranët e degës së Queens-it, mbas të gjitha bisedave, sondazheve, mbledhjeve që kemi patur nëpër forume, këto dhjetë vitet e fundit, na rezulton se ka ardhur koha që Theofan Stilian Noli të prehet përfundimisht në tokën mëmë”, shkruhet në kërkesë.

Riatdhesimi i eshtrave të Nolit, sipas “Vatrës” do të ndikonte edhe për të rregulluar disbalancën në komunitetet fetare.

“Ne kujtojmë Fan Nolin si një arkitekt të madh të përpunimit të fjalës shqipe dhe inkubator i zhvillimit të mendimit dhe shkrimit publicistik. Noli ishte shkrimtar, historian, diplomat, poitikan, orator Arqipeshkop, “Metropolit i Kishës së Durrësit”, krijues i Kishës Autoqefale Shqiptare në atdhe dhe Amerikë. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë, ishte kryediplomati që përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Fan Noli duhet të jetë në Shqipëri. Atëherë ç’e pengon Nolin të prehet në mëmëdhe?! Për ne vatrarët Noli është si gur që peshon rëndë në vendin e tiuj. Imzot Noli peshon në kulturën e kombit dhe atdheut të tij”, thuhet më tej.

“Vatra”, cek më tej kontributin e Nolit në shtetformimin shqiptar, por edhe përkrahjen ndaj Kosovës, duke theksuar, se riatdhesimi do të ishte dëshira e tij.

“E tërë kjo veprimtari kolosale , atdhetare e Fan Nolit na reflekton si një respekt i munguar që shteti duhet t’i bëjë atij kolosi. Nga respekti për Konicën, At Noli bëri ç’mos të riatdhesohet Faik Bej Konica. Pse mos ta dëshironte të njëjtën për vete?! Po fundja-fundit, a ka nevojë për një testament një atdhetar gjigand si At Fan Noli”?”, shkruhet në kërkesë.

Mirëpo përkundrejt drejtuesve të kësaj dege, ka edhe anëtarë të “Vatrës”, siç është Valentin Lumaj, që ndonëse nuk janë kundër kthimit të eshtrave të Nolit në Shqipëri, mendojnë se vendimi, nëse shteti shqiptar nuk jep garanci të plotë që të mos cënohet figura e tij, mund të jetë i nxituar. Si precedentë përmend dhunimin e varreve të Faik Konicës dhe Mithat Frashërit.

“Unë nuk e shikoj shumë të arsyeshme për momentin për të riatdhesuar eshtrat e Fan Nolit, kjo duke parë eksperiencën me Faik Konicën dhe Mithat Frashërin që të dyve iu dhunuan varret në Shqipëri. Në këtë kohë të paqartë politike të ngarkuar me ngarkesa të forta politike të së kaluarës por edhe të reja. Dhe ndoshta njerëzit e shikojnë edhe negativisht dhe jo me pëlqim. Shumica mund ta pëlqejnë por është një pjesë që është pak ekstravagante . Unë personalisht ngaqë e adhuroj Nolin Konicën Mithat Frashërin këto emblema të Vatrës nuk kisha pasur qejf që të cenohej sadopak figura e tyre sepse janë të shenjtë për kombin. Nga ana tjetër po ta shohim kishën Autoqefale të Nolit, në Boston këto janë dy trashëgimi të Nolit, dhe sikur Noli të largohet prej këtu sikur Vatra dhe Kisha ngelen pa rrënjë”, thotë Lumaj.

Lumaj thotë se kthimi i eshtrave të Nolit, duhet bërë në kushte më të qeta politike dhe etnike.

“Këto janë të pakëndshme se është një bumerang që kemi ne atje me figurat tona që i kemi dhe nuk i vlerësojmë por nuk jam kundra, edhe sikur të jetë një qasje e Parlamentit që ta mbrojmë,. Por ende është e ngarkuar edhe me kishën greke, sepse ende e lufton, ka tendenca është koha e regjistrimit të popullsisë, ka ngarkesa politike dhe etnike”, vijon ai.

Ndërsa vatranët drejtues të degës së Quuens-it theksojnë se ‘Trupi i Nolit, askund veç tokës amtare nuk do të gjente qetësinë dhe prehjen e përhershme’.

‘O Flamur gjak, o flamur shkabë’

Hymni i Flamurit

Poezi nga Fan Noli.

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.

Nga po na vjen, moj erë e rreptë

Poezi nga Fan Noli

Fryn moj erë

Nga po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Nga ata male, moj erë trime,
ç’lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, etj.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t’zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, etj.

Syri m’u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, etj.

Atje tek losnja në fush’ të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj’çup’ të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, etj.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m’u sos.
Fryn, moj erë, etj.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par’a çupën,
për kë të bënte më par’vajtim?
Fryn, moj erë, etj.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, etj.

-Moj er’e rreptë, erë malsore,
shpirti m’u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m’u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, etj.

Qëndro të lutem, të kam për t’dhënë
dhe un’i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott’e mi.
Fryn, moj erë, etj.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t’qëndrosh,
dhe lott’e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t’i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er’e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr’e saj./ KultPlus.com

Anës lumenjve

Poezi nga FAN NOLI

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.

Ku e lam’ e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?

Se ç’e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’ as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’ u-mpaka,
Se ç’ u-çora, se ç’ u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.

Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal’ e më bën trim,
Më jep forc’ e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes’ e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Shpell’ e Dragobisë

Nga Fan Noli

Elegji për Bajram Currin

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

Më 29 Mars 1925, në shpellën e Dragobisë ra heroikisht luftëtari nga Kosova, Bajram Curri. Për nder të tij në vitin 1952 qyteti Kolgecaj në Shqipëri u riemërua sipas emrit të tij. KultPlus.com

Shpell’ e Dragobisë

Nga Fan Noli

Elegji për Bajram Currin

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

Më 29 Mars 1925, në shpellën e Dragobisë ra heroikisht luftëtari nga Kosova, Bajram Curri. Për nder të tij në vitin 1952 qyteti Kolgecaj në Shqipëri u riemërua sipas emrit të tij. KultPlus.com

Nga na vjen, moj erë e rreptë?

Poezi nga Fan Noli

Fryn moj erë

Nga po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Nga ata male, moj erë trime,
ç’lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, etj.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t’zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, etj.

Syri m’u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, etj.

Atje tek losnja në fush’ të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj’çup’ të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, etj.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m’u sos.
Fryn, moj erë, etj.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par’a çupën,
për kë të bënte më par’vajtim?
Fryn, moj erë, etj.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, etj.

-Moj er’e rreptë, erë malsore,
shpirti m’u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m’u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, etj.

Qëndro të lutem, të kam për t’dhënë
dhe un’i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott’e mi.
Fryn, moj erë, etj.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t’qëndrosh,
dhe lott’e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t’i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er’e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr’e saj./ KultPlus.com

Poema “Skënderbeu” dhe trio Longfellow, Noli dhe Elena Gjika

Në qershor të vitit 1957, në libraritë e Tiranës do të dilte poezia “Skënderbeu” e poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow.

Këtë poezi ai e shkroi i frymëzuar nga tregimet gojore të Elena Gjikës (Dora d’Istria), për heroin tonë kombëtar. Ajo u përkthye nga Fan S. Noli, i cili më vonë mbi bazë të saj kompozoi një nga simfonitë e para shqiptare.

Longfellow (1807-1882) lindi në Portland dhe vdiq në Kambrixh. Punoi për një kohë të gjatë profesor në disa universitete ndërmjet tyre edhe në atë të Harvardit. Ai u bë poeti më i famshëm i kohës së tij.

Shkroi vjersha, romane, pjesë teatrore dhe u mor me përkthime nga letërsia klasike e popujve evropianë. Përkthimi më i njohur është ai Komedisë Hyjnore (i pari amerikan që e përktheu).

I ndikuar nga Dora d’Istria (shkrimtare romantike me origjinë shqiptare) hartoi poemën romatike “Skënderbeu” (1873) me temë kthimi i heroit në Krujë pas betejës së Nishit ku Skënderbeu paraqitet si hero legjendar.

SKENDERBEU

Botimi i Nolit hapet me kёtё dedikim ndaj Faik Konicёs:

“Faik Be Konicës, leronjesit të gjuhës atërore, dhe kalorësit të kryqësates kombëtare, si shenje nderimi, i dedikon kete vepër, nje shok armesh.”

SKENDERBEU

Shkruar me 4 Shkurt, 1873

Lëfton luftën dhe fiton

Mbreti Ladisllav gjëmon,

Djek si Ferr, si vdekje pret

Ditën e Rushajevet,

Dhe nga fush’ e kuqe gjak

Ikën, rent përpara tij

E Muratit ushtëri

Që shpëtoj e s’ra në lak.

Kur u-ngrys e kur u-err,

Skënderbeu, nder, lavdi

I asqerit Osmanlli

Tok me Turqit krismën merr,

Si lëfton e si humbet

Ditën e Rushajevet.

Mbet e vdekur prapa tij

E Muratit ushtëri,

Kryerojtja udhën hap,

Praparojtja rent me vrap,

Dhe armiku gjakësor

Si me drapër grin e kor.

Po kujdes ay s’të ka

As për Bej as për Pasha,

Edhe natën tek’ po shkon

Yjt’ e fatit po shikon

Që i ndritnin n’udhëtim;

Edhe kalit tij i ra,

Nënëqeshi edhe tha:

“Është koha për gëzim”.

Mez’ i natës kur afroj,

Ikja e rreptë kur pushoj,

Një Qatip na vjen i Mbretit

Me myhyrin e Dovletit

Edhe tha me zëmërim:

“Njoll’ e parë t’u-vu sot

N’emër, o Gjergj Kastriot!

Pse kështu? Oh, mjerë ne!

Ushtërinë pse e le

Therrur fushës për vajtim?”

U-përgjeq Skënderi, e tha:

“Dergjen mbytur nëpër gjak.

Thembr’ e kalit i ka prak,

Po kështu e shkruar qe

Nga i Madhi Zot atje

Q’urdhëron çdo ushtëri.

Dhe ku kemi ne fuqi

Kur ngre dorën kundër nesh

Dhe na grryen si rrebesh?

“Lidheni, tha, me litar

Shkronjësin me kallamar!”

Dhe Qatipi tha: “Po ç’faj

Paskam bërë që Pashaj

M’a bën mua këtë gjë?”

U-përgjeq Skënderi e tha:

“Faj s’ke bërë asnonjë,

Po që të mos na shpëtosh,

Dhe të fshihesh e të shkosh,

Përandaj t’a bënj këtë.”

Tani shkrua-më një shkrim

-Dhe për fis e paç bekim!

Me myhyrin e Dovletit

Për Mytesarifn e Mbretit

Që mban Krujën, një qytet

Rreth me mur e me hendek,

Të m’a kthenjë gjën’ e atit

N’emrin e Sulltan Muratit;

Se çdo urdhër që të japë

Kurrë nukë merret prapë.

Dhe Qatipi u-krrus prej tmerrit

Dhe kështu i tha Skënderit:

“O Allah i math, i naltë,

Që të jemi hi e baltë!

Qysh t’i shkruanj këto shkrime

Kur e di që kokën time

Po m’a pret ay Dovlet?”

Shpejt ahere si një yll

Që këputet lark nga qjelli

Çpallet nga i arti myll

Një hanxhar me reze djelli

Dhe gjëmon Skënderi: “Shkruaj!”

Dhe Qatipi i tmerruar

Shkroj në dritën e drithmuar

Afër zjarrit, i dërmuar,

Flokë-bardhë, kokë-ngrirë,

Nga e ftohta i mërdhirë,

Zëmër-prerë, vdekje-grirë.

Dhe Skënderi prapë tha:

“Tani eja pas me mua

Se të mbetesh këtu s’dua

Do t’të kem si mik e vlla,

Gjithënjë do t’të nderonj

Me kujdes do t’të rrethonj

Sa të rrosh në këtë botë.”

U përgjeq Qatipi e thotë:

“Udha jonë këtu ndahet,

Shoqëria jonë s’mbahet.”

Pa mbaruar këtë fjalë

Një hanxhar i rëndë ra,

Kur s’ish afër asnjë tjatër

Dhe Qatipi po përmbyset

Si një gur që rrugulliset

Në liqen të zi dhe shket

Tatëpjetë dhe humbet;

Edhe rreth në qetësi

Asnjë pipëtim s’u-ndi

Përveç kalit Skënderbeut

Që përpjet’ u-hodh prej dheut.

Pastaj sulet si shigjeta

Me tre qint pothua veta

Nëpër lum’ e pyll e garth

Përmi malet Argjendar;

Dhe me zemrën plot gëzim

Kapërceu lumin Drin

Dhe u-gdhi e n’agullim

Pa kështjellën Ak-Hissar,

Krujën, ah atë qytet

Rreth me mur e me hendek

Tek u-lint e tek u-rrit,

Yll mëngjezi mi të ndrit.

Dhe ahere trumbetarët

Brirëve t’argjëntë u bien

Edhe togje rreth i mblidhen

Turqit bashkë me Shqiptarët

Që dëgjuan atë thirrje.

Dhe kremtoj me miqt’ e tij

Dhe u-ngrohnë me dolli.

Dhe u thotë: “Miqt’ e mi,

Shihni fati ç’na dërgon,

Perëndia ç’na bekon!

Mbret Murati urdhëron

Mall’ i gjërë i tim-eti,

Vend’ i terë dhe qyteti

Të më jipen nga Dovleti.”

Dhe pastaj me salltanet,

Veshur armët si një mbret,

Shkon kaluar në kështjellë

Edhe hyn nga port’ e gjerë

Dhe pashajt që urdhëron

Përmi Kruj’ i dorëzon

Urdhërin e Murat Mbretit

Me myhyrin e Dovletit.

Dhe Pashaj, si heshti, tha:

“Lavdi pastë Perëndia,

Ja ku hiqem nga fuqia.

Merr-e vendin dhe qytetin;

Kush lëfton dot me kësmetin?”

Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysmë-hënë

Edhe populli shikon

Që në vënt të tij valon

Flamur’ i Skënderit n’erë

Shkab’ e zezë me dy krerë.

Dhe një thirrje lart-u-ngrit,

Se çdo zëmër e çdo shpirt

U-mërzit nga Turku i lik,

Q’e kish bërë atë Krujë

Zi, murtajë dhe rrëmujë.

Ay zë me gas me bujë

Q’oshëtin nga brek në brek

Është: “Rrofsh, o Skanderbeg!”

Ja kështu Skënderi trim

Mori Krujën me rrëmbim;

Edhe lajma u-përhap

Si një flagë, si një zjarr

Q’i fryn era në behar

Dhe qytetet afër larg,

Thotë Ben Isa Ben Miri

Në Qitap, të tij fakiri

“Binin m’atë lehtësi

Që zë burri veshn’ e tij” / KultPlus.com

Një rrugë në Bronx, SHBA merr emrin Fan Noli

Një rrugë në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, emërtohet me emrin Fan Noli.

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se, “dje ishte një ditë e shënuar për gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, kur një rrugë, në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, emërtohet me emrin Fan Noli”.

“Një nderim i jashtëzakonshëm për Fan Nolin, një prej figurave më të larta kombëtare dhe veçanërisht i diasporës shqiptare. Një ndër personalitetet më të shquara të kombit, kontribues në të gjitha segmentet e jetës kombëtare, politike, diplomatike, krijuese e fetare. Gjithë jeta dhe vepra e tij multidimensionale janë themele të forta të letrave, kulturës, diplomacisë dhe historisë sonë kombëtare”, theksohet në njoftimin e Ambasadës.

Ky aktivitet u organizua nga Mark Gjonaj, drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe Senatori Chuck Schumer.

Ambasadorja  Floreta Luli Faber gjatë fjalës së saj theksoi se, “Fan Noli njihet si kontribues i themelimit të disa institucioneve të diasporës shqiptare në SHBA, themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, bashkëthemelues i Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe drejtues i gazetës Dielli. Ai ishte një nga zërat e fuqishëm për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ai ishte Kryeministër i vendit, një qytetar me shpirt të lirë, demokrat dhe patriot”.

Faber theksoi se “Fan Noli lindi dhe vdiq jashtë Shqipërisë por jetën e tij ja dedikoi vetëm atdheut të tij dhe për këtë kombi ynë është shumë mirënjohës jetës dhe veprës së tij. Fan Noli është një nga shembujt më të mirë të kontributit të diasporës shqiptare në çështjen kombëtare, në demokratizimin e jetës shqiptare dhe në ndërtimin dhe rritjen e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Ceremonia për t’i dhënë një prej rrugëve emrin e tij, e organizuar pikërisht në vitin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, për të cilat ai kontribuoi kaq shumë. Rruga Fan Noli në Nju Jork do te jetë edhe një busull për brezat e rinj, për t’i orientuar ata në dhënien e kontributit të tyre në fuqizimin e Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare”, u shpreh Faber./ KultPlus.com

Noli i tha Zonjës Wilson: Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur që t’ ju lutem që të kujtoni Shqipërinë, një vënt aq i varfër, pa miq dhe pa nonjë përkrahje

Kur presidenti Wilsoni takoi Nolin, nuk mund të thuhet se presidenti amerikan ishte pa njohuri për Shqipërinë. Gjatë mandatit të parë të Wilsonit si president, një ambasador amerikan në Ballkan, George Fred Williams, kishte dhënë dorëheqje si protestë për trajtimin e shqiptarëve. Në Amerikë presidenti e ka për detyrim ta presë një ambasador që bën një gjest të tillë, sepse ambasadorët janë përfaqësues të kryetarit të shtetit. Gjithashtu, Wilsoni patjetër që kishte dëgjuar për Shqipërinë nga miku dhe këshilltari i tij, Charles Crane. Para takimit me Wilsonin Noli e shikonte si plotësisht të errësuar fatin e Shqipërisë. Nga ky takim Nolit iu duk se:

Atë ditë fati i Shqipërisë ish m’ i ndriçuar. Atmosfera familjare e krijuar qëllimisht për të ftuarit nga presidenti Wilson, i dha kurajo Nolit duke e bërë që gjatë rrugës së kthimit me jaht për në Washington, të hynte në bisedë edhe me zonjën Wilson, duke lobuar edhe pranë saj për Shqipërinë. Noli tregon për këtë në kuvendin e “Vatrës” po atë ditë: M’u duk për mirë që t’i flisnja dhe zonjës Wilson. Kur u afëruam afër kryeqytetit, pashë që Zonja e Presidentit ish më nj’ anë dhe kish kthyer sytë në bregonjat anës lumit. Iu afrova dhe i thashë:

“Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur që t’ ju lutem që të kujtoni Shqipërinë, një vënt aq i varfër, pa miq dhe pa nonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj.”

“Po, më thotë. Na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjia e të tjerat.”

“Situata jonë zonjë, i thashë, është shumë e koklavitur dhe e trazuar.”

Nga mënyra se si iu përgjigj Fan Nolit zonja Wilson kuptohet se ajo kishte dijeni për Shqipërinë dhe problemet e saj. Meqenëse z. Charles Crane ishte mik i familjes Wilson ajo sigurisht që kishte dëgjuar prej tij për aventurën e tij në Shqipëri në 1911, dhe për nismën që ai ndërmori për një fushatë ndihme humanitare në Shqipëri. Noli e kuptoi këtë gjë, ose ndoshta ishte informuar dhe madje ishte nxitur nga vetë zoti Crane, i cili ishte shumë i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, prandaj mori guximin që ta zgjaste bisedën me Zonjën e Parë të SHBA, duke bërë provë që t›i shpjegonte asaj se ku qëndronte komplikimi i situatës në të cilën gjendej Shqipëria. Për fatin e mirë të Fan Nolit dhe të Shqipërisë, presidenti Wilson iu bashkua atyre të dyve dhe Noli pati përsëri rast të fliste me të për Shqipërinë. Ja tregimi i Nolit: Presidenti Wilson, i cili po fjalosej me një dipllomat afër neve, u kthye dhe më thotë: “Me të vërtetë është shumë e koklavitur.” Atëherë unë mora kuxim dhe i thashë: “E vetmja shpresë për Shqiptarët është Amerika dhe ju, z. President.”/ KultPlus.com

Noli-Wilson, takimi historik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Nga Ndriçim Kulla

Takimi i Fan Nolit me presidentin Wilson është mbajtur në 4 korrik 1918. Megjithëse Noli nuk kishte asnjë titull zyrtar për të përfaqësuar Shqipërinë, përveç mandatit të “Vatrës”, ky takim i Nolit me Woodrow Wilsonin mund të quhet si jo vetëm i pari kontakt i një përfaqësuesi të shqiptarëve me qeverinë amerikane, madje në nivelin më të lartë, nga ana amerikane, por edhe nga më të rëndësishmit. Takimi përbën një gur themeli në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Koha e takimit, arsyeja dhe vendi ku u bë takimi, kanë një kuptim të madh.

Në verën e vitit 1918 kur ishte bërë e qartë se Luftën e Parë Botërore po e fitonte Antanta, ku bënte pjesë edhe SHBA, presidenti Wilson, duke qenë se dyshonte në qëllimet e pasluftës të aleatëve të tij evropianë, vendosi të shpallte programin e Amerikës për mënyrën sesi duhet të bëhej rregullimi i botës së pasluftës. Ky program i përmbledhur në katër pika, dhe që u njoh më vonë me këtë emër “Katër pikat” e presidentit Wilson, ishte një program i gjeopolitikës etike.

Për të shpallur programin e tij, presidenti Wilson zgjodhi një vend historik, malin Vernon, ku gjendet varri i George Washintonit, një nga etërit themelues të SHBA dhe të parit

president të vendit. Me rastin e shpalljes që do të bënte në malin Vernon, Wilsoni ftoi që ta shoqëronin edhe delegatët pjesëmarrës në Kongresin e Kombeve të Shtypura, që po mbahej në Uashington në atë kohë, me qëllim që të kërkohej ndihma e SHBA dhe e fuqive fituese të luftës për këto kombe. Një nga delegatët pjesëmarrës në kongres ishte edhe Noli, i cili përfaqësonte Shqipërinë, si i dërguar i “Vatrës”. Kështu që edhe Noli e shoqëroi presidentin amerikan në udhëtimin për në malin Vernon.

Megjithëse ka emrin “mal”, Mali Vernon nuk është aspak një mal. Ky emërtim figurativ i është vendosur nga familja e George Washington. Në fakt, mali Vernon është një territor fushor në breg të lumit Potomac, në Kontenë Fairfax, në Virginia. Presidenti Wilson shkoi atje duke lundruar me jahtin presidencial Myflower nëpër lumin Potomac, i cili kalon përmes kryeqytetit amerikan Washington. Në jahtin presidencial udhëtonin edhe delegatët e kongresit të kombeve të shtypur. Asnjë kryetar shteti i një fuqie të madhe nuk u kishte kushtuar deri në atë kohë një vëmendje të tillë përfaqësuesve të popujve të shtypur.

Fan Noli do ta përshkruante shumë herë gjatë jetës së tij takimin historik me presidentin Wilson dhe çdo herë do të sillte detaje të reja, të rëndësishme. Kështu, në autobiografinë e tij Noli shkruan për takimin me Wilsonin:

Si delegat i Vatrës Fan Noli mori pjesë në Kongresin e kombeve të shtypur që u mbajt në Uashington nën përkrahjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Delegatët e Kongresit shoqëruan Presidentin Uillson deri në varrin e Xhorxh Uashingtonit në Maunt Vermont ku ai mbajti fjalimin e tij të famshëm të Katër pikave, më 4 korrik 1918. Kjo i dha rast Fan Nolit të takohej me Presidentin Uilson në jahtin presidencial “Mejflauer” dhe i bëri thirrje atij të rivendoste pavarësinë e Shqipërisë, e cila ishte shkelur nga ushtritë e huaja gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ky mund të quhet si një tregim i përmbledhur dhe gjakftohtë që Noli i ka bërë takimit me Wilsonin. Por një përshkrim me shumë ndjenjë Noli ia ka bërë këtij takimi historik, pikërisht në mbrëmjen e ditës që ai u bë, në 4 korrik 1918. Atë ditë mbahej kuvendi vjetor i “Vatrës” në Boston dhe Noli, duke rendur ashtu si Marathonomaku i poezisë së tij të famshme, pasi u kthye në mesditë në Washington me jahtin presidencial, i hipi trenit për në Boston dhe shkoi drejt e në sallën ku mbahej kuvendi i shqiptaro-amerikanëve, i cili po e priste atë për të mbajtur fjalimin e hapjes. Dhe Noli, në fjalimin e tij u dha bashkëkombësve lajmin e takimit me Wilsonin, duke treguar dhe hollësi për takimin, që nga mënyra e pritjes plot nderime:

Ndofta e dëgjuat që Ditën e Indipendencës Presidenti Wilson desh ta kremtonte atë ditë si Ditën e Indipendencës për tërë botën. Për këtë arsye guverna amerikane i thirri si mysafirë kryetarët e gjithë kombësive të huaja që ndodhen në ktë vënt bujar. Idea ishte që tërë kombësitë së bashku të mblidheshin atje për të thyer shpirtën e autokracisë. Kryetari i Vatrës u ftua. Në kryeqytet na pritnë me nderime të mëdha. Me automobilla na shpunë gjer në jahtin e Presidentit, ku neve të përunjurit, të varfërit u gjetmë midis tërë dipllomatëve. Atje, Presidenti, e shoqja dhe e bija na përshëndoshnë, dyke na kërkuar emrat dhe përfaqësimin tonë.

Ndofta ish e para herë për ta që u bashkuan me një Shqiptar. I shtrënguam dorën të gjithë njëri pas jatërit dhe hymë brënda në anijen e bukur të Presidentit “Mayflower”. Udhëtimi nga Uashingtoni në Malin Vernon ish idealistik. Lumi Potomak dhe rrethet përbënin një panoramë kaq të bukur. Pas zakonit Presidenti në tërë udhëtimin i priti të tërë dipllomatët me të cilët u bashkëfjalos. Duallmë në mal ku ish varri i atij që krijoi këtë shtet. Që të gjithë neve patmë nderin të depozitojmë nga një kurorë mi varrin e tij, i cili ish aq i varfër sa dhe simple.

Ndërsa të pranishmit në kuvendin e “Vatrës” prisnin të dëgjonin se çfarë kishte thënë Wilsoni për Shqipërinë, Noli zgjatej duke folur për mënyrën sesi i kishin pritur atë dhe delegatët e tjerë. Por Noli nuk kishte faj këtu, se atij me të drejtë i kishin bërë përshtypje të madhe nderimet me të cilat u pritën nga qeveria amerikane ai dhe përfaqësuesit e tjerë të kombeve të shtypur, të cilët nuk përfilleshin nga qeveritë e fuqive të mëdha evropiane. Sipas zakonit amerikan, Wilsoni kishte krijuar një atmosferë familjare për të ftuarit, jo vetëm duke i pritur bashkë me familjen e tij, gruan dhe vajzën, por edhe duke u përfshirë ato në bisedat me të ftuarit, kuptohet në pjesën jozyrtare të aktivitetit. Por nga mënyra si flet Noli kuptohet se kjo atmosferë familjare e krijuar nga njeriu më i fuqishëm i botës, kishte ndikuar që delegatët e ndrojtur të kombeve të shtypura të shpreheshin lirshëm. Noli në këtë udhëtim pati rastin që të takohej dy herë me Wilsonin. Herën e parë gjatë qëndrimit në malin Vernon dhe herën e dytë gjatë rrugës së kthimit në jaht. Në këtë takim të dytë, u fol më tepër për Shqipërinë. Në të njëjtin fjalim para Kuvendit të “Vatrës” Noli thotë për këtë ngjarje: Kur u kthyem nga Mali Vernon pata rastin e mirë të fjalosem me Presidentin Wilson, të cilit i thashë që po të mbretërojnë ato parime që deklaroi në fjalën e tij, s’ ka dyshim që edhe Shqipëria do të fitonjë të drejtat e saj.

Parimet që u shprehën në fjalimin e presidentit Wilson ishin të tillë që bota nuk i kishte dëgjuar kurrë deri në atë kohë. Wilsoni shpalli se bota duhet të rregullohej mbi bazën e parimeve mbi të cilët ishte ndërtuar SHBA nga etërit themelues. Noli tha: Kur u kthyem nga Mali Vernon pata rastin e mirë të fjalosem me Presidentin Wilson, të cilit i thashë që po të mbretërojnë ato parime që deklaroi në fjalën e tij, s’ ka dyshim që edhe Shqipëria do të fitonjë të drejtat e saj.

Në qoftë se pjesa më e madhe e përfaqësuesve të kombeve të shtypura flisnin me përkthyes me Wilsonin, dhe të tjerët flisnin një anglishte të thyer, bashkëbiseduesi shqiptar fliste me Wilsonin anglishten e Harvardit ku kishte marrë diplomën pak kohë më parë. Wilsoni, ish-presidenti i Universitetit Princeton dhe i diplomuari i Universitetit “John Hopkins”, që sigurisht i vëzhgonte njerëzit edhe me syrin e studiuesit dhe njeriut me kulturë të madhe, nuk e pati të vështirë të dallonte te Noli njeriun e madh që përfaqësonte një popull të vogël. Ishte ky një kombinim perfekt për të zgjuar simpatinë e Wilsonit, i cili si politikan ishte i dashuruar me kauzat e vendeve të vogla dhe të pafuqishme, dhe si akademik nuk mund të mos kishte simpati për njerëzit me kulturë të madhe, të cilët e dallojnë lehtë njëri-tjetrin, edhe kur kalojnë vetëm pak kohë bashkë. Prandaj Wilsoni nuk u fye nga mosbesimi i shprehur prej Nolit por e pa si detyrim që t’i thoshte diçka më tepër atij, si shpjegim. Noli thotë për vazhdimin e bisedës: Më tha që ato parime do të mbretërojnë se për to lëftojmë. Në këto fjalë të bën përshtypje se Wilsoni tha “lëftojmë”, domethënë e llogariti edhe Nolin si bashkëluftëtar, megjithëse Shqipëria nuk ishte aleate e Amerikës në këtë luftë botërore, dhe në përgjithësi nuk ishte e rreshtuar me asnjërën palë ndërluftuese, por ishte bërë arenë e luftës së ushtrive të dy palëve. Por duket se në këtë çast Wilsoni iu drejtua Nolit si amerikan, pra i kërkoi që të kishte besim si amerikan, për kërkesën që i kishte bërë si shqiptar. Ky ishte një respekt i veçantë që Wilsoni po i bënte këtij shqiptaro-amerikani të shquar, i cili në fakt nuk e kishte marrë akoma shtetësinë amerikane.

Kur Wilsoni takoi Nolin, nuk mund të thuhet se presidenti amerikan ishte pa njohuri për Shqipërinë. Gjatë mandatit të parë të Wilsonit si president, një ambasador amerikan në Ballkan, George Fred Williams, kishte dhënë dorëheqje si protestë për trajtimin e shqiptarëve. Në Amerikë presidenti e ka për detyrim ta presë një ambasador që bën një gjest të tillë, sepse ambasadorët janë përfaqësues të kryetarit të shtetit. Gjithashtu, Wilsoni patjetër që kishte dëgjuar për Shqipërinë nga miku dhe këshilltari i tij, Charles Crane. Para takimit me Wilsonin Noli e shikonte si plotësisht të errësuar fatin e Shqipërisë.

Atë ditë fati i Shqipërisë ish m’ i ndriçuar. Atmosfera familjare e krijuar qëllimisht për të ftuarit nga presidenti Wilson, i dha kurajo Nolit duke e bërë që gjatë rrugës së kthimit me jaht për në Washington, të hynte në bisedë edhe me zonjën Wilson, duke lobuar edhe pranë saj për Shqipërinë. Noli tregon për këtë në kuvendin e “Vatrës” po atë ditë: M’u duk për mirë që t’i flisnja dhe zonjës Wilson. Kur u afëruam afër kryeqytetit, pashë që Zonja e Presidentit ish më nj’ anë dhe kish kthyer sytë në bregonjat anës lumit. Iu afrova dhe i thashë:

“Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur që t’ ju lutem që të kujtoni Shqipërinë, një vënt aq i varfër, pa miq dhe pa nonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj.”

“Po, më thotë. Na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjia e të tjerat.”

“Situata jonë zonjë, i thashë, është shumë e koklavitur dhe e trazuar.”

Nga mënyra se si iu përgjigj Fan Nolit zonja Wilson kuptohet se ajo kishte dijeni për Shqipërinë dhe problemet e saj. Meqenëse z. Charles Crane ishte mik i familjes Wilson ajo sigurisht që kishte dëgjuar prej tij për aventurën e tij në Shqipëri në 1911, dhe për nismën që ai ndërmori për një fushatë ndihme humanitare në Shqipëri. Noli e kuptoi këtë gjë, ose ndoshta ishte informuar dhe madje ishte nxitur nga vetë zoti Crane, i cili ishte shumë i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, prandaj mori guximin që ta zgjaste bisedën me Zonjën e Parë të SHBA, duke bërë provë që t›i shpjegonte asaj se ku qëndronte komplikimi i situatës në të cilën gjendej Shqipëria. Për fatin e mirë të Fan Nolit dhe të Shqipërisë, presidenti Wilson iu bashkua atyre të dyve dhe Noli pati përsëri rast të fliste me të për Shqipërinë. Ja tregimi i Nolit: Presidenti Wilson, i cili po fjalosej me një dipllomat afër neve, u kthye dhe më thotë: “Me të vërtetë është shumë e koklavitur.” Atëherë unë mora kuxim dhe i thashë: “E vetmja shpresë për Shqiptarët është Amerika dhe ju, z. President.”

“Unë, u-përgjegj ay, do të kem vetëm një zë në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor dhe për të drejtat e Shqipërisë.”

I thashë që ay zë është i mjaftë për Shqiptarët dhe ata do të jenë vdekërisht të gëzuar dhe fare të sigurtë për të drejtat e tyre. Sidoqoftë Noli e arriti atë që donte duke marrë nga presidenti amerikan të shprehur qartë atë premtim që dëshironte të dëgjonte prej tij. Dhe Noli i besoi në çast Wilsonit. Sepse Noli i njihte tanimë amerikanët dhe e dinte se ata nuk e kishin zakon që të gënjenin kur jepnin fjalën për të bërë një të mirë për të cilën nuk kishin ndonjë interes dhe nuk përfitonin gjë, përveç ndjenjës se kishin bërë një vepër të mirë. Në raste të tilla amerikanët nuk jepnin premtime kur nuk kishin ndërmend ta bënin atë gjë që iu kërkohej atyre. Fjalët e Wilsonit, të përcjella nga Noli u bënë legjendare në Shqipëri. Mund të merret me mend se sa xheloz është bërë për Nolin dhe si e ka mallkuar ai diplomati me të cilin ishte duke biseduar presidenti amerikan, që u shkëput prej tij, sepse i tërhoqi vëmendjen tema e bisedës së bashkëshortes së tij me Nolin. Duke qenë se sigurisht ky diplomat i akredituar në Washington nuk e njihte Nolin, të cilin nuk e kishte parë kurrë, me siguri që ka menduar se duhet të jetë një njeri shumë i rëndësishëm që e tërhoqi kështu dy herë vëmendjen e Wilsonit. Në përfundim të bisedës Wilsoni si me shaka i dha dhe një këshillë Nolit, që t’ua përcillte bashkëkombësve të tij:

Me nënqeshje kryetari i amerikanëve më tha: “Jo, mos ia u thuaj pikërisht ashtu shqiptarëve se ahere ata do ta lënë punën e tyre në gjumë. Duhet ata paskëtaj të punojnë ca më tepër se kurdoherë”.

Me këtë Wilsoni donte që me anë të Nolit t’u jepte shqiptarëve një mesazh se nuk duhet të rrinin duarkryq dhe të prisnin nga bota që ta begatonte shtetin e tyre, pasi e kishte shpëtuar atë. Amerika do t’u ndihmojë për të shpëtuar shtetin tuaj nga copëtimi, po iu thoshte Wilsoni shqiptarëve, por këtu nis puna juaj, dhe ju pas kësaj duhet të punoni shumë për ta begatuar atë, madje më tepër se ç’ po bëni përpjekje për ta shpëtuar. Kjo këshillë e dytë e Wilsonit vlen për shqiptarët edhe sot e kësaj dite. Në Tiranë ka një statujë të Wilsonit, por atje duhet të ishin shkruar këto fjalë që ai tha si porosi për shqiptarët. Noli, me përshtypje akoma të freskëta nga takimi me Wilsonin, iu tha po atë ditë delegatëve të kuvendit të “Vatrës”: Por munt t’ju thom Zotërinj delegatë: Kur i thashë që ju Z. President munt ta shpëtoni Shqipërinë, ia thashë jo vetëm me gojë po me tërë veten dhe në grykë ndjeva një lëmç të pagëlltitëshmë, se më në funt dolla përpara njeriut që me të vërtetë munt të shpëtonjë Shqipërinë po të dojë. Noli ishte i vetëdijshëm se ky ishte një çast historik për të dhe për Shqipërinë. Në këtë çast Nolit i duheshin përpjekje të mëdha për të mposhtur emocionet që e kishin përfshirë në mënyrë të natyrshme, pasi edhe ai vetë nuk e besonte dot se gjendej përballë njeriut më të fuqishëm të botës, i cili ishte gati ta dëgjonte atë t’i fliste në emër të shqiptarëve. Për një njeri si Noli që kishte ardhur në Amerikë me mundime të mëdha, dhe atje kishte bërë përpjekje të mëdha për të mbijetuar dhe për t’u shkolluar, takimi dhe biseda me Wilsonin ishte njëlloj sikur t’i fliste Statuja e Lirisë dhe t’i bënte një premtim për Shqipërinë. Siç e dimë të gjithë nga historia, Wilsoni e mbajti fjalën që iu dha shqiptarëve nëpërmjet Nolit. Fan Noli do të tregonte përsëri me emocione të mëdha për këtë takim, në fjalimin e mbajtur në parlamentin shqiptar në 11 shkurt 1924, me rastin e vdekjes së presidentit Wilson, ku kujton takimin me të. Tanimë akti i Wilsonit në dobi të Shqipërisë ishte i njohur për të madh e të vogël në vend dhe Wilsoni kishte fituar mirënjohjen e çdo shqiptari. Dita e vdekjes së tij ishte një ditë zie për shqiptarët dhe parlamenti shqiptar mbajti zi zyrtarisht për vdekjen e tij. Duke përkujtuar gjestin e Wilsonit në dobi të Shqipërisë, Noli iu tregoi deputetëve për takimin: E kam njohur këtë kalorës të kohëve në një kohë tragjike, më 4 të korrikut 1918, në Yacht-in Presidencial “Mayflower”, ku i rrethuar prej kabinetit, prej trupit diplomatik dhe prej përfaqësonjësve të racave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, shkonte te varri i Washingtonit për të prononcuar të parin diskors luftëtar. Ahere iu afrova dhe i bëra një apel në emër të kombit tonë fatzi, dhe përgjigjen e tij bujare e mbanj ment sikur po e dëgjon sot: “Një zë do të kem në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë”. Në këtë çast Noli u duartrokit nga të gjithë deputetët e parlamentit shqiptar, pa dallime partiake. Le të mos harrojmë se jemi në shkurt 1924, kur konflikti politik në vend kishte arritur kulmin, pas pak ditëve në parlament do t’i bëhej atentat kryeministrit Ahmet Zogu, pak muaj më vonë do të shpërthente në vend një revolucion, dhe palët politike që ishin gati në çdo çast për të nisur luftën me njëra-tjetrën, bashkoheshin befas për të duartrokitur për Wilsonin! Presidenti amerikan i vdekur kishte fuqi t’i bashkonte deputetët shqiptarë që ishin gati të vdisnin se të bashkoheshin për ndonjë gjë me kundërshtarët e tyre. Noli në takimin e vetëm që pati me Wilsonin, nuk mund të mos e vëzhgonte atë edhe me syrin e shkrimtarit të madh, të aftë për të zbuluar cilësitë e veçanta të personazheve historike. Në këtë këndvështrim, Noli jep këtë përshtypje për Wilsonin: Në çdo gjest e në çdo fjalë çfaqej njeriu mistik i iluminuar, i dërguar prej Perëndisë për një mision të shenjtë. Pranë një karakteri të çelniktë kishte mirësinë e Shën Françeskut. Më pas, shumë presidentë dhe kryeministra të Shqipërisë kanë pasur rastin të takohen me presidentët amerikanë, por takimi i Nolit me Wilsonin në 1918 mbetet ende dhe sot më i rëndësishëm se të gjithë këto takime. Ishte një fat i madh për Shqipërinë që njeriu të cilit i takoi t’i përfaqësonte shqiptarët para Wilsonit, duke u bërë kështu shqiptari i parë dhe ndoshta i fundit që takoi Wilsoni në jetën e tij, dhe nëpërmjet të cilit presidenti amerikan, formoi një opinion për shqiptarët, ishte pikërisht Fan Noli. Kështu Wilsoni i njohu shqiptarët nëpërmjet një njeriu me formim perëndimor, me kulturë të madhe, me aftësi të mëdha prej oratori. Në 4 korrik 1918 një përfaqësues i shqiptarëve kishte rastin për herë të parë të fliste me presidentin Wilson për çështjen e Shqipërisë dhe këtu zuri fill shpëtimi i Shqipërisë. Janë të rralla çaste të tilla historike si ky në marrëdhëniet e vendeve të vogla me vendet e mëdha. Nuk ka asnjë çast të ngjashëm në historinë e Shqipërisë, që një përfaqësues i shqiptarëve të jetë trajtuar nga lideri i një fuqie tjetër të madhe, ashtu siç u trajtua Fan Noli nga Woodrow Wilsoni./ KultPlus.com

Noli i tha Zonjës Wilson: Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur që t’ ju lutem që të kujtoni Shqipërinë, një vënt aq i varfër, pa miq dhe pa nonjë përkrahje

Atë ditë fati i Shqipërisë ish m’ i ndriçuar. Atmosfera familjare e krijuar qëllimisht për të ftuarit nga presidenti Wilson, i dha kurajo Nolit duke e bërë që gjatë rrugës së kthimit me jaht për në Washington, të hynte në bisedë edhe me zonjën Wilson, duke lobuar edhe pranë saj për Shqipërinë. Noli tregon për këtë në kuvendin e “Vatrës” po atë ditë: M’u duk për mirë që t’i flisnja dhe zonjës Wilson. Kur u afëruam afër kryeqytetit, pashë që Zonja e Presidentit ish më nj’ anë dhe kish kthyer sytë në bregonjat anës lumit. Iu afrova dhe i thashë:

“Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur që t’ ju lutem që të kujtoni Shqipërinë, një vënt aq i varfër, pa miq dhe pa nonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj.”

“Po, më thotë. Na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjia e të tjerat.”

“Situata jonë zonjë, i thashë, është shumë e koklavitur dhe e trazuar.”

Nga mënyra se si iu përgjigj Fan Nolit zonja Wilson kuptohet se ajo kishte dijeni për Shqipërinë dhe problemet e saj. Meqenëse z. Charles Crane ishte mik i familjes Wilson ajo sigurisht që kishte dëgjuar prej tij për aventurën e tij në Shqipëri në 1911, dhe për nismën që ai ndërmori për një fushatë ndihme humanitare në Shqipëri. Noli e kuptoi këtë gjë, ose ndoshta ishte informuar dhe madje ishte nxitur nga vetë zoti Crane, i cili ishte shumë i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, prandaj mori guximin që ta zgjaste bisedën me Zonjën e Parë të SHBA, duke bërë provë që t›i shpjegonte asaj se ku qëndronte komplikimi i situatës në të cilën gjendej Shqipëria. Për fatin e mirë të Fan Nolit dhe të Shqipërisë, presidenti Wilson iu bashkua atyre të dyve dhe Noli pati përsëri rast të fliste me të për Shqipërinë. Ja tregimi i Nolit: Presidenti Wilson, i cili po fjalosej me një dipllomat afër neve, u kthye dhe më thotë: “Me të vërtetë është shumë e koklavitur.” Atëherë unë mora kuxim dhe i thashë: “E vetmja shpresë për Shqiptarët është Amerika dhe ju, z. President.”/ KultPlus.com

Fan S. Noli, figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare

Fan Stilian Noli ka qenë poet, përkthyes, prift, politikan, historian, dhe ish kryeministër i Shqipërisë.  Noli ka studiuar në Harvard, për arte, ndërsa ka qenë edhe mësues në Egjipt dhe ka përkthyer në greqisht veprën e Sami Frashërit  “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.

Është i njohur me kryeveprat e tij “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, e shumë të tjera. Fan Noli ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1913, dhe ka qenë përkrahës i madh i Ismajl Qemajlit, dhe qeverisë së tij.

Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër.

Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë.  Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike.

Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit. Ndonëse vetë nuk shkroi shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.

Fan Noli ka qenë deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923), si dhe kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut ishte Fan Noli. Ky i fundit mbretin e quante “shakaxhi të përparimit” Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.

Noli ka lindur  një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja, në Turqi dhe ka vdekur në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1965.

Noli ka lindur  një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja, në Turqi dhe ka vdekur në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1965. /KultPlus.com

Noli: Si erdhi Konica në Boston me fustanellë më 1909 (FOTO)

“E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazeta dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë e të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem, po të më shihnin duke ecur rrugës me një burrë të veshur me fustanellë shqiptare. Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë shqiptare, e përfytyroja se do ngjasonte me fustanellën greke, një lloj fundi balerinash. Unë isha i shkurtër e i bëshëm. Konica ishte i gjatë e i thatë, kështuqë të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë, kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëhere e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanella qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.”

Fan Noli /KultPlus.com

Noli: I këndoni lutjet ashtu si dini në shqip, pastaj lartë i rregullon Perëndia

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejtë, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë thëniet dhe fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij.

Si një personalitet me njohuri të gjerë, Noli ka kontribuar gjatë tërë jetës së tij për kombin shqiptar, të cilin donte ta shihte të njëjtë me popujt tjerë.

Edhe kjo thënie e Nolit që po e sjellim sonte, ka të bëjë pikërisht me këtë. Noli kërkon të ruhet gjuha shqipe edhe në predikimet fetare, ndaj dhe e bën këtë thirrje.

“I këndoni lutjet ashtu si dini në shqip, pastaj lartë i rregullon Perëndia”. /KultPlus.com

Plak, topall dhe ashik

Poezi nga Fan S. Noli

Dale, moj, se kam një fjalë
Se më rjedhin djersët valë;
Dale, moj, se s’jam më djalë
Dhe më s’ecënj dot.

Dale, moj, se më kapite,
Më këpute, më sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Që të vjen me not.

E arriva dhe ia thashë,
Asnjë gur pa tundur s’lashë,
Dhe mëgjunjazi i rashë,
Ç’u mundova kot.

Hapi gojën, dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M’ardhi keq, po s’e mohova,
Syri m’u përlot.

Dhe nga jeta u mërzita,
Dhe nga lumi u vërvita
Që të vdes, se u korita
Dy-tri herë sot.

Po ti, Zot, më ngushëllove
Pas një tjatre më lëshove,
Dhe nga mbytja më shpëtove,
Lavdi paç, o Zot.

Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë;
Dale, moj, se jam i çalë
Dhe më s’ecënj dot. /KultPlus.com

Nuk shikojmë se do të na zaptojnë të huajt vendin, po çajmë kokën si e si t`i gjejmë një emër të bukur sipas gramatikës

”Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet. Nuk shikojmë të ndreqim gjuhën, por shikojmë se me ç`shkronja lipset shkruar. Nuk shikojmë se do të na zaptojnë të huajt vendin, po çajmë kokën si e si t`i gjejmë një emër të bukur sipas gramatikës.

E mjera Shqipëri, po dergjet e po vdes dhe ne të mallkuarit nuk shikojmë ta shërojmë, po mundohemi ta pagëzojmë se mos na vdesë pa emër, pastajza si do ta njohë Shën Pjetri që mban hapset e parajsës?” ~ Fan S. Noli 1906 /KultPlus.com

Fjalët e fundit që shkrimtarët e mëdhenj thanë para vdekjes

Shkrimtarë të njohur të botës së letrave, para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… atë çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit.

Gjergj Fishta

Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi para disa vitesh detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.

Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”.

Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë”.

Ndërkohë, Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”.

Ndërsa, italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.

Faik Konica

Për shqiptarin më të veçantë në historinë tonë, edhe vdekja ashtu duhet të ishte. Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. Është e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti.

“Nuk më duket shenjë e mirë kjo”, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por, çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë shumë të madhe dhe kur mbaroi tha: “Nuk do ha mish për tri ditë”. Por, në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër.

Megjithatë, historia e fjalëve të fundit apo testamentit që ka lënë Konica nuk mbaron këtu. Deri më sot ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që Konica të ketë lënë një testament, sipas të cilit nuk do ta treste dheu nëse nuk do ta varrosnin në atdhe. Këtë e ka përforcuar Fan Noli, i cili në disa letra dërguar Enver Hoxhës i ankohej se Faikun e kishte në “dollap”, domethënë në morg, dhe shteti shqiptar duhet të financonte varrimin në atdhe. Por, Enveri e kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë.

Mbështetur në këtë dëshmi, në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Mendohet se testamenti i është lënë Sejfulla Malëshovës dhe kjo është përmendur, por për hir të vërtetës, testamenti origjinal i tij nuk është botuar asnjëherë.

Fan Noli

Një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, Fan Noli, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Fort Lauderdale, Floridë, larg vendit të cilit i kushtoi jetën e tij. Më 13 mars të vitit 1965, në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora dhe ai kishte nënvizuar këto vargje: “Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi! Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi! Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë! Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.

Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.

Lasgush Poradeci

“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944.

I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.

Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes. “Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.

Petro Marko

“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai. Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri në detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.

Teodor Keko

Dhe, në fjalët e fundit Teodor Keko do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste.

I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë, Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.

Dhimitër Shuteriqi

Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha: mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por, edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë.

Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por, edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë. “Ti, Mynever, e di si e kam shkruar historinë e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”, një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por, në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë.

Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por, nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.

Nonda Bulka

Chri-Chri i mbylli sytë në orën 20:10 të mbrëmjes së datës 14 nëntor të vitit 1972. Prej kohësh ishte i sëmurë prej kancerit. Ai e dinte se ishte nisur në një rrugë pa kthim, por nuk e lëshonte veten. “Do ta mund demonin”, kujton ish-bashkëshortja e tij, Qefseri, fjalët që përmendte shpesh shkrimtari që prej vitesh kishte pushtuar zemrat e njerëzve.

Ai është një ndër shkrimtarët e parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal, si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni.

Megjithatë, sëmundja e rëndë shpeshherë ia ulte moralin. Në një letër dërguar miqve të tij, kur shkon të kurohet në Bukuresht, shkruan: “Të dashur shokë, Sterjo, Zisa, Fate! L’inevitable, l’inexorable, l’ineluctable, l’irreparable… erdhi (e paevitueshmja, e papërthyeshmja, e paluftueshmja, e pariparueshmja..). Po hyj edhe unë në listën e kandidatëve të 50000-ve që i venë pikë librit të jetës, çdo ditë në turmën e miliardave frymorëve që mbërthen globi”. Me tej, duke e mbyllur letrën, thotë: “P.S.: Në hyrje të spitalit me shkronja të padukshme, po që duken është shkruar ‘Voi ch’entrate,Lasciate ogi speranza’ (Ju që hyni, braktisni çdo shpresë)! Jo Dante, po K… (kanceri)”.

Virginia Woolf

Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë. Fjalët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.

Anton Chekhov

Anton Çehov, në shtratin e vdekjes kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, ishin fjalët e fundit që tha.

Voltaire

“Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

Franz Kafka

“Më vrit, ndryshe je vrasës”, janë fjalët e fundit të Kafkës që i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.

Aldous Huxley

Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

Johann Wolfgang von Goethe

Fjalët e fundit të Gëtes ishin: “Më shumë dritë”! Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.

Jane Austen

Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, thotë: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes”!

James Matthew Barrie

“Nuk mund të fle”! Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

Hunter S. Thompson

Hunter S. Thompson, para se të vriste veten shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë”!

Edgar Allan Poe

“Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

Lev Tolstoi

Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

Emily Dickinson

“Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për shtatë muaj para se të ndërronte jetë.

Eugene O’Neill

“E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tëra./KultPlus.com